Neni 5

Kriteret e përzg­jed­hjes se për­fituesve

Tra­j­to­hen me për­parësi indi­vidët ose famil­jet që plotë­so­jnë kushtet e nen­it 4 pika 1 dhe që kanë këto speci­fi­ka:

a) famil­jet, të cilat vërte­to­jnë se nuk kanë për­fi­tu­ar nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 “Për pri­va­tiz­imin e bane­save shtetërore”;

b) famil­jet, ku krye­famil­jari është grua e ve ose e divor­cuar;

c) famil­jet një prindërore, që kanë në ngarkim fëmi­jë;

ç) të moshuar që kanë mbushur moshën e pen­sion­it dhe që nuk përzgjid­hen për t’u stre­huar në insti­tu­cionet pub­like të përku­jde­sit shoqëror;

d) indi­vidët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzo­jnë sta­tusin e të verbrit të grupit të parë, të inva­lid­it para­plegjik ose tetraplegjik, të inva­lid­it të punës dhe të inva­lid­it të Luftës Nacionalçlir­imtare;

dh) famil­jet me shume fëmi­jë;

e) çiftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjeç;

ë) famil­jet qe kane ndryshuar vend­ba­n­imin për efekt punësi­mi;

f) indi­vidët me sta­tusin e jetim­it qe nga çasti i dal­jes nga jeti­moret ose nga qen­drat e perku­jde­sit e deri ne moshën 30 vjeç.

 

Neni 13

Rastet e për­dorim­it te bonusit te stre­him­it

Entet menax­huese në qytet, që kanë treg bane­sash me qira, në bazë të vendim­it të këshillit bashki­ak, i japin famil­jes që për­fi­ton nga bane­sat sociale me qira, të cilat plotë­so­jnë kushtet e për­cak­tu­ara ne nenet 4 e 5 të këtij ligji, bonus stre­hi­mi kur:

a) ndër­ti­mi ose bler­ja e bane­save nga tregu është me e kushtueshme;

b) nuk zotëro­hen fonde për inves­time te reja ose bler­je bane­sash ne treg;

c) famil­ja qe kërkon te stre­ho­het ne bane­sa sociale me qira banon ne një banese me qira, e cila ndod­het pranë ven­dit te punës, shkol­lës se fëmi­jëve, qen­drave shën­de­të­sore ose pranë shër­bimeve te tjera;

ç) bane­sa sociale me qira është sig­u­ru­ar me financim nga sub­jek­te pri­vate jofitim­prurëse.

 

Neni 27

Për­parësitë ne përzg­jed­hjen për te për­fi­tu­ar ndih­mën e shtetit

Për­parësi ne mar­rjen e ndih­mës kane:

a) famil­jet me shume fëmi­jë;

b) famil­jet qe kane ne për­bër­jen e tyre një per­son me aftësi te kufizuar, sipas për­cak­tim­it te shkro­n­jës “d” te nen­it 5 te këtij ligji;

c) famil­jet ku krye­famil­jari është grua;

ç) bashkëshorti ose bashkëshort­ja e shkurorëzuar qe ka ne ngarkim fëmi­jët;

d) indi­vidët me sta­tusin e jetim­it, sipas shkro­n­jës “f’ të nen­it 5 te këtij ligji.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 38, datë 16 Qer­shor 2004, faqe 2800

[2] Ligji nr. 9232/2004 është ndryshuar me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.58, datë 17 Maj 2007, faqe 1523

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim