Neni 14

Kushtet e përgjithshme për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme

1. Në menax­himin e sub­stan­cave dhe të preparat­eve të rrezik­shme çdo per­son është i detyru­ar të rua­jë shën­detin e njeri­ut dhe mje­disin, të ven­dosë shen­jat par­ala­jmëruese të rrezikut, me shpre­hjet që për­shkru­a­jnë rrezikun speci­fik dhe me udhëzimet e sig­urim­it teknik për menax­himin e tyre.

2. Per­son­at juridike ose fizike, të autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, mund t’i menax­ho­jnë sub­stan­cat dhe preparatet e rrezik­shme, që kanë një ose me shumë veti të rrezik­shme, sipas pikave 1, 2, 3, 6, 12, 13 , 14 dhe 15 të nen­it 5 të këtij ligji dhe t’ i tra­j­to­jnë këto sub­stan­ca në sasi më të mad­he se 10 tonë për një vit kalen­darik, vetëm me leje të min­istrisë përkatëse.

3. Menax­hi­mi i sub­stan­cave të rrezik­shme bëhet pasi është mar­rë leja nga agjen­cia rajonale e mje­dis­it.

4. Per­son­at fizike mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi juridike për te vepru­ar, mund të menax­ho­jnë sub­stan­cat dhe preparatet e klasi­fikuara sipas pikave 6, 7, 9, 12, 13 dhe 14 të nen­it 5 të këtij ligji.

5. Per­son­at fizike nga 15 deri ne 18 vjeç mund te menax­ho­jnë sub­stan­cat dhe preparatet e klasi­fikuara sipas pikave 6,7,9, 12, 13 dhe 14 te nen­it 5 te këtij ligji, vetëm në kuadër të për­gatit­jes pro­fe­sion­ale dhe nën mbikëqyr­jen e një per­soni me kual­i­fikim pro­fe­sion­al, sipas pikës 2 të nen­it 19 te këtij ligji.

6. Per­son­at juridike ose fizike, të autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, janë të detyru­ar të lejo­jnë per­son­at e autor­izuar nga zyrat e kon­trol­lit dhe te inspek­tim­it, të hyjnë në mjedis­et dhe ndërte­sat, që për­doren për menax­himin e sub­stan­cave dhe të preparat­eve dhe të mar­rin të gjitha të dhë­nat e nevo­jshme për punën e tyre.

 

Neni 16

1. Per­soni juridik ose fizik nuk mund t’u shesë kon­suma­toreve ose t’i japë një per­soni tjetër, që nuk ka lid­hje me veprim­tar­inë tregtare, sub­stan­ca dhe preparate të rrezik­shme, të klasi­fikuara sipas pikave 6, 12, 13 dhe 14 të nen­it 5 të këtij ligji.

2. Per­son­at juridike ose fizike, të autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, nuk lejo­hen t’u shesin kon­suma­toreve ose t’i japin një per­soni tjetër sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te n enit 5 te këtij ligji:

a) per­son­ave nën moshën 18 vjeç

b) per­son­ave qe u është hequr ose kufizuar zotësia juridike për te vepru­ar.

3. Per­son­at juridike ose fizike, të autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare nuk lejo­hen të shesin sub­stan­ca dhe preparate të rrezik­shme, të klasi­fikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te nen­it 5 te këtij ligji, ne vendqën­drime, në lëviz­je, në mak­i­na automatike për shit­je dhe në kon­te­jn­erë, të cak­tu­ar nga blerësi.

4. Per­son­at juridike ose fizike, të autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, janë të detyru­ar që për shit­jen e sub­stan­cave dhe të preparat­eve të rrezik­shme, të klasi­fikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te nen­it 5 te këtij ligji, të sig­uro­jnë ven­dos­jen me vete te këtyre sub­stan­cave dhe preparat­eve nga mall­rat e tjera. Këto sub­stan­ca dhe preparate duhet të mba­hen vetëm në ambal­azhe origji­nale, të mbyl­lu­ra dhe të pathyeshme. Në rastet e shit­jes me vetëshër­bim, këto mall­ra nuk lejo­hen të ekspo­zo­hen në vende ku mund të mer­ren lirisht, ato duhet të jepen vetëm nga shitësi.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 66, datë 6 Gusht 2003, faqe 2925

[2] Ligji nr. 9108/2003 ka ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.86, datë 12 Qer­shor 2009,  faqe 3775

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim