LIGJ
Nr.9108, date 17.7.2003

PER SUBSTANCAT DHE PREPARATET KIMIKE

(Ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2008)

Ne mbështet­je te nen­eve 78 dhe 83 pika 1 te Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit te Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1

Qël­li­mi

Ky ligj ka për qel­lim te rreg­ul­lo­je admin­istrim­in e sub­stan­cave dhe te preparat­eve kimike për mbro­jt­jen e jetës, shën­de­tit te njerëzve e te kaf­shëve, si dhe për mbro­jt­jen e mje­dis­it nga rrez­iqet qe mund te shkak­to­jnë lendet e rrezik­shme.

 

Neni 2

Objek­ti

Objekt i këtij ligji është:
a) ven­dos­ja e te drej­tave dhe detyrimeve te per­son­ave juridike ose fizike ne për­cak­timin e vetive dhe klasi­fikimin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve kimike për regjistrim­in, inven­ta­riz­imin, njof­timin, menax­himin dhe treg­timin e tyre;
b) për­cak­ti­mi i juridik­sion­it te zyrave te admin­is­tratës për mar­rjen e masave për mbro­jt­jen e jetës dhe te shën­de­tit te njerëzve e te kaf­shëve, si dhe për mbro­jt­jen mje­dis­it, kundër efek­teve te dëmshme te sub­stan­cave dhe preparat­eve kimike për jetën dhe shën­detin, si dhe te ven­dose juridik­sion­in e organ­eve eksperte te inspek­tim­it, ne për­puth­je me parashikimet e këtij ligji.

 

Neni 3

Ky ligj nuk zba­to­het:
a) për pro­duk­tet mjekë­sore, ushqimet, ushqimet për bleg­tor­inë, preparatet kozmetike, lendet e para minerare, muni­cionet, eksplozi­vat, radi­a­torët radionuk­leare dhe mate­ri­alet nuk­leare, pro­duk­tet për mbro­jt­jen e bimëve, sub­stan­cat narkotike dhe psikotrope, armët kimike dhe prekur­soret e tyre dhe sub­stan­cat qe dëm­to­jnë shtresën e ozonit te tokës, te cilat janë objekt i lig­jeve te veçan­ta;
b) për detyrimet ne trans­portin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve kimike te rrezik­shme me heku­rud­he, rruge tokë­sore, rruge ujore dhe ajrore, tra­j­timin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve nen kon­trol­lin doganor, me kusht qe një pjese e këtij trans­porti te mos këtë te beje me tra­j­timin ose për­punimin e mbet­jeve dhe menax­himin e ujer­ave te ndo­tu­ra dhe ujer­ave spe­ciale.

 

Neni 4

Përku­fiz­ime

Ne kup­tim te këtij ligji, ter­mat e mëposhtëm kane këto kup­time:
1. “Sub­stan­ca kimike”, qe me poshtë do te quhen sub­stan­ca, janë ele­mentet kimike dhe kom­ponimet e tyre ne gjend­je naty­rore ose te fitu­ara nga një pro­ces prod­hi­mi, përf­shirë sht­e­sat dhe sol­ven­tet krye­sore për te sig­u­ru­ar qën­druesh­mërinë e tyre, si dhe ndon­jë papastër­ti me origjine naty­rore ose te marre ne pro­cesin e prod­him­it, me për­jash­tim te sol­ven­teve qe mund te veço­hen nga sub­stan­ca pa ndryshuar për­bër­jen e saj ose pa ndikuar ne sta­bilitetin e saj.
2. “Preparate kimike”, qe me poshtë do te quhen preparate, janë përzier­jet ose solu­cionet e për­bëra nga dy ose me shume sub­stan­ca kimike.
3. “Polimer” është sub­stan­ca, moleku­lat e se cilës janë for­muar nga një varg, prej një ose me shume njësi monomeresh, qe përm­ba­jnë me shume se gjys­mën e peshës se tyre, nga një frak­sion i për­bëre nga moleku­la me te pak­tën tre njësi monomeri, te lid­hu­ra me lid­hje kova­lente me te pak­tën një njësi monomeri ose një reak­tiv tjetër, qe përm­ban me pak se gjys­mën e peshës se tij, ose një frak­sion me moleku­la me te njëjtën peshe moleku­lare.
4. “Njësi monomeri” është for­ma reak­tive e monomer­it ne molekulën e polimer­it.
5. “Klasi­fikim” është vlerësi­mi, sipas te cilit sub­stan­ca ose preparati ka një ose me-shume
veti te rrezik­shme dhe për­cak­ti­mi me tej i kat­e­gorive te rrezikut indi­vid­ual.
6. “Shpërn­darës” është per­soni juridik ose fizik, i autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, i cili ruan dhe ua shpërn­dan sub­stan­cat ose preparatet per­son­ave te tjerë dhe nuk ndikon drejt­për­drejt ne vetitë e sub­stan­cave dhe preparat­eve, nëpër­m­jet veprim­tarisë te tij.
7. “Vlerësim” është cilësi­mi i një vetie te rrezik­shme, sipas mënyrës se parashikuar ne nenin 5 te këtij ligji.
8. “Importues” është per­soni juridik ose fizik, ven­das ose i huaj, i cili fut ne ter­ri­torin e
Repub­likës se Shqipërisë një sub­stance ose preparat kimik.
9. “Eksportues” është per­soni juridik ose fizik, ven­das ose i huaj, i cili nxjerr nga ter­ri­tori i Repub­likës se Shqipërisë një sub­stance ose preparat kimik.
10. “Treg­tim” quhet kali­mi i sub­stan­cave dhe preparat­eve kimike te një per­son tjetër fizik ose juridik. Ne kup­tim te këtij ligji, ne treg­tim përf­shi­het edhe impor­ti.
11. “Tran­sit” quhet çdo sub­stance dhe preparat kimik, qe pas hyr­jes ne ter­ri­torin shqip­tar
dhe deri ne dal­jen e tij nga ky ter­ri­tor, nuk i nën­shtro­het asnjë lloj pro­ce­si ose tra­j­ti­mi.
12. “Admin­istri­mi i sub­stan­cave dhe preparat­eve” është një veprim­tari, objekt i se cilës janë sub­stan­cat dhe preparatet, ne veçan­ti, prod­hi­mi, impor­ti, eksporti, tranz­iti­mi, për­dori­mi, rua­jt­ja, ambal­azhi­mi, etike­ti­mi, trans­porti­mi bren­da ter­ri­torit te sub­jek­tit, si dhe asgjësi­mi i tyre.
13. “Regjistri­mi i sub­stan­cave” është regjistri­mi i sub­stan­cave ne Regjistrin Kom­bë­tar, qe mba­het nga Min­is­tria e Mje­dis­it, ne baze te te dhë­nave me shkrim për sub­stan­cat, ne për­puth­je me këtë ligj.
14. “Rreg­ul­lore e sig­urim­it teknik” është një përm­bled­hje e te dhë­nave te iden­ti­fikim­it për prod­huesin ose importuesin për sub­stan­cat ose preparatet e rrezik­shme dhe te dhë­nat qe kërko­hen për mbro­jt­jen e jetës dhe te shën­de­tit te njerëzve, te kaf­shëve dhe te mje­dis­it.
15. “Sis­te­mi i lab­o­ra­torëve te akred­i­tu­ar” është një sis­tem bashkëpuni­mi ndërkom­bë­tar për sig­urim­in dhe kon­trol­lin e cilë­sisë se prak­tikes lab­o­ra­torike, e cila ver­i­fiko­het dhe mira­ti­mi i se cilës kon­fir­mo­het me cer­ti­fikate.
16. “Sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme” janë sub­stan­cat dhe preparatet, qe kane një ose
me shume veti te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas kushteve te ven­do­sura ne këtë ligj.

 

KREU II

 

Neni 5
Klasi­fiki­mi i sub­stan­cave dhe i preparat­eve kimike

Sub­stan­cat dhe preparatet kimike për shkak te vetive, klasi­fiko­hen:
1. Eksplozive, qe, mund te vepro­jnë ne mënyrë ekzoter­mike, pa pran­inë e oksig­jen­it, me zhvil­lim te shpe­jte gazesh ose qe vetën­dizen dhe dig­jen shpe­jt ne kushte te cak­tu­ara ose qe shpërthe­jnë me ngro­hje kur ven­dosen ne kon­te­jn­erë joher­metike.
2. Oksiduese, qe ne kon­takt me sub­stan­ca te tjera, ne veçan­ti me sub­stan­ca te ndezshme,
shkak­to­jnë reak­sion ekzoter­mik te fuqishëm.
3. Ekstrem­isht te ndezshme, qe ne gjend­je te lëngët kane pike flakëri­mi me te ulet se 0oCdhe pike vli­mi me te ulet se 35oC ose qe janë te ndezshme ne gjend­je te gazte, ne kon­takt me ajrin ne tem­per­a­ture nor­male te dhomës dhe pre­sion atmos­ferik nor­mal.
4. Shume te ndezshme, qe:
a) mund te nxe­hen ne mënyrë spon­tane dhe pas­taj te dig­jen ne kon­takt me ajrin ne
tem­per­a­ture nor­male te dhomës, pre­sion nor­mal atmos­ferik dhe pa prani te energjisë;
b) mund te dig­jen lehtë­sisht ne gjend­je te ngurte, si paso­je e një kon­tak­ti te shkurtër me një burim zjar­ri, ndez­je­je dhe vazh­do­jnë te dig­jen ose te tymosin edhe pas largim­it te burim­it te zjar­rit;
c) kane një pike ndez­je­je ne gjend­je te lëngët me te ulet se 21oC dhe nuk janë ekstrem­isht te ndezshme;
ç) ne kon­takt me ujin ose ajrin e laget liro­jnë gaze shume te rrezik­shme, ne sasi te pak­tën 1 liter/kg.h
5. Te ndezshme, qe e kane piken e flakërim­it 21oC deri ne 55oC .
6. Shume hel­muese, qe pas thith­jes, gëlltit­jes ose depër­tim­it ne lëkurë, edhe ne sasi te vogla, mund te shkak­to­jnë dëm­time akute ose kro­nike te shën­de­tit, ose vdek­je.
7. Hel­muese, qe pas thith­jes, gëlltit­jes ose depër­tim­it ne lëkurë, edhe ne sasi te vogla mund te shkak­to­jnë dëm­time akute ose kro­nike te shën­de­tit, ose vdek­je.
8. Te dëmshme për shën­detin, qe pas thith­jes, gëlltit­jes ose depër­tim­it ne lëkurë, edhe ne sasi te vogla, mund te shkak­to­jnë dëm­time akute ose kro­nike te shën­de­tit, ose vdek­je.
9. Kor­rozive, qe ne kon­takt me indet e gjal­la jetë­sore mund ti shkatër­ro­jnë ata.
10. Irrituese, qe nuk kane vetitë e sub­stan­cave kor­rozive, por qe nga kon­tak­ti i drejt­për­drejtë për një kohe te gjate me lëkurën ose mem­branat mukoze mund te shkak­to­jnë infla­ma­cione.
11. Sen­si­bi­lizuese, qe pas thith­jes, gëlltit­jes ose depër­tim­it ne lëkurë mund te shkak­to­jnë hipersen­si­bilitet dhe, për paso­je, pas një ekspoz­i­mi tjetër, shfaqen simp­to­mat karak­ter­is­tike te tij.
12. Kancerog­jene, qe pas thith­jes, gëlltit­jes ose depër­tim­it ne lëkurë mund te shkak­to­jnë ose te rrisin frekuencën e shfaq­jes se kancer­it.
13. Mutag­jene, qe pas thith­jes, gëlltit­jes ose depër­tim­it ne lëkurë mund te shkak­to­jnë ose te rrisin frekuencën e shfaq­jes se dëm­timeve gjenetike.
14. Dëmtuese për riprod­himin, qe pas thith­jes, gëlltit­jes ose depër­tim­it ne lëkurë mund te shkak­to­jnë ose te rrisin frekuencën e dëm­timeve ne funk­sion­in e riprod­him­it ose ne aftës­inë riprod­huese te meshku­jve ose te fem­rave.
15. Te rrezik­shme për mje­disin, qe pas fut­jes ne mjedis, për­be­jnë ose mund te për­be­jnë një rrezik te men­jëher­shëm ose te mëvon­shëm për mje­disin.

 

Neni 6

1. Ne klasi­fikimin e preparat­eve nuk duhet te mer­ren parasysh për­bërësit, përzier­jet, sht­e­sat ose papastër­titë e pran­ishme ne përqen­drime:
a) me pak se 0,02 për qind ne vël­lim, nëse kemi te bëjmë me sub­stance ne preparate te
gaz­ta, klasi­fikuar sipas pikës 6 te nen­it 5 te këtij ligji;
b) me pak se 0,1 për qind ne peshe, nëse kemi te bëjmë me sub­stance te klasi­fikuar sipas pikave 7, 11, 12, 13 dhe 14 te nen­it 5 te këtij ligji, dhe ne preparate te tjera, përveç atyre te gaz­ta, sipas pikës 2 te këtij neni;
c) me pak se 1 për qind ne peshe, nëse sub­stan­ca është klasi­fikuar sipas pikave 8, 9, 10 te
nen­it 5 te këtij ligji.
2. Prod­hue­si dhe importue­si janë te detyru­ar te bëjnë klasi­fikimin e ri për preparatet me
për­bërës te njo­hur:
a) nëse për shkak te vlerës absolute te ndryshim­it te përqen­drim­it origji­nal te një ose me shume për­bërësve te rrezik­shëm te preparatit, është e vlef­shme for­mu­la e mos­barazim­it ne aneksin nr.1 te këtij ligji;
b) ne lid­hje me ndryshimet ne për­bër­jen e preparatit, si paso­je e shtim­it te sub­stan­cave ose te zëvendësim­it te disa për­bërësve te preparatit me një tjetër sub­stance, pa marre parasysh rrezik­sh­mërinë e sub­stancës.
3. Prod­hue­sit dhe importue­sit e një sub­stance janë te detyru­ar te pajisin me te gjitha te dhë­nat qe kërko­hen për klasi­fikimin e preparatit te ri një tjetër per­son juridik ose fizik, te autor­izuar për kry­er­jen e një veprim­tarie tregtare, i cili për­dor këtë sub­stance si për­bërës te preparatit te ri.

 

Neni 7
Tes­ti­mi i sub­stan­cave dhe i preparat­eve kimike

1. Para se te hid­het ne treg një sub­stance e pak­lasi­fikuar, prod­hue­si ose importue­si është i detyru­ar te ver­i­fiko­je nëse sub­stan­ca ose preparati ka një ose me shume veti te dëmshme dhe, ne baze te këtij vlerësi­mi, te klasi­fiko­het sub­stan­ca ose preparati ne grupe te veçan­ta rreziku, sipas nen­it 5 te këtij ligji.
2. Vetitë e sub­stan­cave dhe te preparat­eve testo­hen vetëm me meto­da qe plotë­so­jnë parimet e mbro­jt­jes se kaf­shëve eksper­i­men­tale. Meto­dat për për­cak­timin e vetive te rrezik­shme cak­to­hen me urd­hër te:
a) Min­istrit te Mbro­jt­jes, për sub­stan­cat qe zotëro­jnë vetitë e për­shkru­ara ne pikat 1 dhe 2 te nen­it 5 te këtij ligji;
b) Min­istrit te Shën­de­të­sisë, për sub­stan­cat qe zotëro­jnë vetitë e dhë­na ne pikat 6 deri ne 14 te nen­it 5 te këtij ligji;
c) Min­istrit te Indus­trisë dhe Energjetikes për sub­stan­cat qe zotëro­jnë vetitë e dhë­na ne pikat 3 deri ne 5 te nen­it 5 te këtij ligji;
ç) Min­istrit te Mje­dis­it për sub­stan­cat qe zotëro­jnë vetitë e dhë­na ne piken 15 te nen­it 5 te këtij ligji.
3. Te dhë­nat për vetitë e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme paraqiten nga
prod­hue­si ose importue­si pas testeve te kry­era ne lab­o­ra­torin e akred­i­tu­ar.
4. Pro­ce­du­ra për vlerësimin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, mënyra e klasi­fikim­it, ambal­azhim­it dhe etike­tim­it dhe lista e sub­stan­cave te rrezik­shme, qe do te klasi­fiko­hen, për­cak­to­hen me vendim te Këshillit te Min­is­trave.

 

Neni 8
Sis­te­mi i lab­o­ra­torëve te akred­i­tu­ar

1. Vetitë e rrezik­shme te sub­stan­cave dhe preparat­eve, sipas këtij ligji, testo­hen vetëm nga per­sona juridike ose fizike, te autor­izuar, te cilët janë te pajisur me cer­ti­fikate si lab­o­ra­tor i akred­i­tu­ar për këtë qel­lim.
2.. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, ne mbështet­je te pikës 1 te këtij neni, janë te detyru­ar t’i japin min­istrisë përgjegjëse te gjitha te dhë­nat e nevo­jshme për plotësimin e kushteve, te lëshuara nga lab­o­ra­tori i akred­i­tu­ar për tes­timin e sub­stan­cave te rrezik­shme.
3. Drej­to­ria e Përgjithshme e Stan­dard­izim­it, kun­drejt pagesës, pajis per­son­at juridike ose fizike te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, me cer­ti­fikatën e lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar, ne baze te një apliki­mi dhe me pas ver­i­fikon për­puth­jen me kërke­sat e paraqi­tu­ra ne pikat 4 dhe 5 te këtij neni.
4. Apliki­mi përm­ban:
a) emrin, mbiem­rin, emrin e veprim­tarisë tregtare, adresën, adresën e veprim­tarisë tregtare dhe num­rin e iden­ti­fikim­it te aplikan­tit;
b) emrin, mbiem­rin dhe num­rin e cer­ti­fikatës se lind­jes se për­faqë­sue­sit ligjor te qen­drës se tes­tim­it;
c) një vërte­tim nga gjyka­ta për për­faqë­suesin ligjor te qen­drës se tes­tim­it, te marre gjate tre mua­jve te fun­dit;
ç) një deklarate qe aplikan­ti lejon min­istrinë përgjegjëse te ver­i­fiko­je cer­ti­fikatën e lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar.
5. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, sipas pikës 1 te këtij neni, duhet t’i paraqesin min­istrit përkatës një pro­gram, qe sig­uron një sis­tem cilësie, sipas parimeve te lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar.
6. Pas ver­i­fikim­it te për­puth­jes me prak­tiken e lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar, min­istri përkatës, sipas për­cak­tim­it te pikës 2 te nen­it 7 te këtij ligji, bren­da 30 ditëve jep cer­ti­fikatën e paj­tim­it me lab­o­ra­torin e akred­i­tu­ar.
7. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, sipas pikës 1 te këtij neni, te pajisur me cer­ti­fikatën e lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar, janë te detyru­ar te lejo­jnë per­son­at e autor­izuar te hyjnë ne mjedis­et dhe ndërte­sat qe shër­be­jnë për tes­tim dhe te japin te dhë­nat e kërkuara, ne kuadër te kon­trol­lit te për­puth­jes me parimet e prak­tikes se lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar.
8. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, te cilët janë te pajisur me cer­ti­fikatën e paj­tim­it me parimet e prak­tikes se lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar, janë te detyru­ar te paraqesin rezul­tatet e tes­tim­it, qe vërte­to­jnë se testet janë kry­er ne për­puth­je me parimet e lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar.
9. Min­istri përkatës i heq cer­ti­fikatën e paj­tim­it si lab­o­ra­tor i akred­i­tu­ar per­son­it juridik ose fizik, te autor­izuar për te ushtru­ar këtë veprim­tari, ne rast se ky per­son nuk përm­bush qofte edhe njërin nga kushtet, sipas te cilave është dhënë cer­ti­fika­ta.
10. Min­istri përkatës ven­dos me rreg­ul­lore parimet e paj­tim­it me prak­tiken e lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar, pro­ce­durën për ver­i­fikimin e për­puth­jes, pro­ce­durën për dhënien ose heq­jen e cer­ti­fikatës dhe pro­ce­durën e kon­trol­lit te për­puth­jes me parimet e lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar.
11. Cer­ti­fika­ta e paj­tim­it te lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar, e dhënë jashtë ter­ri­torit te Repub­likës se Shqipërisë, ka te njëjtën vlere me cer­ti­fikatën e dhënë bren­da këtij ter­ri­tori, ne rast se plotë­son te gjitha kushtet e vena nga ky ligj dhe nga aktet e tjera norm ative.
12. Min­istritë e ngarkuara nga ky ligj mba­jnë një liste te per­son­ave te pajisur me cer­ti­fikate te paj­tim­it me parimet e lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar dhe e pub­liko­jnë këtë liste nga data 30 qer­shor deri me 31 dhje­tor te çdo viti ne Bule­tinin e Min­istrisë se Mje­dis­it.

 

KREU III

REGJISTRIMI I SUBSTANCAVE

 

Neni 9

Detyri­mi për regjistrim

1. Prod­hue­si dhe importue­si janë te detyru­ar te regjistro­jnë sub­stan­cat qe hed­hin ne treg edhe ne rastet kur kjo sub­stance përm­ba­het ne një sub­stance tjetër si sht­ese, përzier­je ose papastër­ti, ose përm­ba­het ne preparat, si një nga për­bërësit e tij.
2. Për nevo­ja te kërkim­it shken­cor dhe zhvil­lim­it nuk është i detyrueshëm, sipas këtij ligji, regjistri­mi i sub­stan­cave qe:
a) Janë futur ne treg nga i njëjti prod­hues dhe importues ne sasi qe nuk i kalon 10 kg ne një vit kalen­darik, te regjistru­ar sipas kërke­save për leje veprim­tarie, me kusht qe kërke­sat e regjistrim­it te jene te njëj­ta me kërke­sat e këtij ligji; I
b) Janë për­bërës te preparat­eve, përzier­jeve, sht­e­save ose papastërtive, përqen­dri­mi i te
cilave nuk i kalon vler­at e dhë­na ne piken 5 te nen­it 7 te këtij ligji;
c) janë te hed­hu­ra ne treg nga i njëjti prod­hues dhe importues, ne sasi qe nuk i kalon 100 kg ne një vit kalen­darik, vetëm për nevo­ja te kërkim­it shken­cor dhe zhvil­lim­it, ose vetëm për për­dorim lab­o­ra­torik;
ç) Janë te hed­hu­ra ne treg nga i njëjti prod­hues dhe importues, ne sasi qe nuk i kalon 1000 kg ne një vit kalen­darik, vetëm për nevo­ja te kërkim­it te aplikuar dhe zhvil­lim­it, bren­da një peri­ud­he njëv­jeçare;
d) Janë pro­duk­te te ndër­m­jetme te prod­him­it, te fitu­ara nga reak­sionet kimike ne sis­teme
teknike te mbyl­lu­ra, qe nuk janë veçuar dhe larguar nga pro­ce­si teknologjik;
dh) Janë regjistru­ar me kushte te njëj­ta me këtë ligj, kur prod­hue­si dhe importue­si i këtyre sub­stan­cave njofton me shkrim min­istrinë përkatëse për kërke­sat e shkro­n­jave “a” dhe “ç” te pikës 1 te nen­it 10 te këtij ligji.
3. Nëse nga një prod­hues dhe importues, sasia e sub­stancës, sub­jekt i regjistrim­it, është me pak se 1000 kg ne një vit kalen­darik, prod­hue­si dhe importue­si, ne varësi nga sasia dhe shkalla e rrezik­sh­mërisë se sub­stancës se hed­hur ne treg, paraqesin doku­mentet e regjistrim­it ne një afat te ven­do­sur ne rreg­ul­loren e min­istrisë se ngarkuar nga ky ligj.

 

Neni 10

Apliki­mi për regjistrim

1. Para hed­hjes ne treg te sub­stancës qe regjistro­het, prod­hue­si dhe importue­si paraqesin ne min­istritë e ngarkuara nga ky ligj një aplikim me shkrim, ne gjuhen shqipe.
2. Apliki­mi për regjistrim përm­ban :
a) emrin, mbiem­rin, gjend­jen civile, vend­ba­n­imin dhe num­rin e iden­ti­fikim­it te per­son­it fizik, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare;
b) emrin dhe adresën e treg­tar­it, te prod­hue­sit te huaj te sub­stancës se impor­tu­ar, te detyru­ar për regjistrim;
c) te dhë­nat baze për sub­stancën dhe sas­inë qe regjistro­het;
ç) te dhë­nat për sig­urim­in teknik te sub­stancës se rrezik­shme, qe regjistro­het.
3. Hol­lësitë e tjera, qe përf­shin apliki­mi për regjistrim dhe mënyra e plotësim­it te tij
ven­dosen ne udhëz­imin e min­istrit.
4. Prod­hue­si dhe importue­si janë te detyru­ar te njofto­jnë bren­da 10 ditëve min­istrin përkatës për ndon­jë ndryshim ne te dhë­nat e aplikim­it për regjistrim.
5. Ne rast se plotë­so­hen kushtet e ven­do­sura ne këtë nen, min­is­tria përkatëse e regjistron sub­stancën bren­da 60 ditëve nga paraqit­ja e aplikim­it dhe për këtë njofton aplikan­tin. Min­is­tria, bren­da 30 ditëve, e refu­zon zba­timin për regjistrim nëse nuk plotë­so­hen kushtet për regjistrim.
6. Prod­hue­sit dhe importue­sit e sub­stancës, qe duhet te regjistro­het, paraqesin pro­tokol­let e testeve te kërkuara sipas këtij ligji, te për­gat­i­tu­ra nga per­sona te tjerë, kur ata, njëko­hë­sisht, mar­rin mira­timin me shkrim te per­son­it ne fjale për t’i për­dorur këto te dhë­na.
7. Min­is­tria e Mje­dis­it mban Regjistrin Kom­bë­tar për sub­stan­cat dhe preparatet kimike. Te dhë­nat për këtë regjistër sig­uro­hen nga min­istritë e ngarkuara nga ky ligj, përveç te dhë­nave qe për­be­jnë sekret treg­tar.
8. Orga­niz­i­mi dhe struk­tu­ra e zyrës se regjistrim­it te kimikat­eve mira­to­hen me vendim te Këshillit te Min­is­trave. Rreg­ul­lor­ja e funk­sionim­it te kësaj zyre mira­to­het nga Min­istri i Mje­dis­it.
9. Min­istritë pub­liko­jnë listën e sub­stan­cave te regjistru­ara, te pak­tën një here ne vit, ne
Bule­tinin e tyre ose te Min­istrisë se Mje­dis­it.

 

Neni 11

Rua­jt­ja e sekretit treg­tar

I. Te dhë­nat, pub­liki­mi i te cilave dëm­ton prod­huesin dhe importuesin, me kërkesën e prod­hue­sit ose te importue­sit, kon­sidero­hen gjate pro­ce­sit te regjistrim­it si sekret treg­tar dhe mer­ren vetëm me kërkesë te per­son­ave te autor­izuar.
2. Detyri­mi për rua­jt­jen e sekretit te te dhë­nave te kon­sideru­ara nga prod­hue­si dhe importues si sekret treg­tar, është i vlef­shëm për te gjithë punon­jësit qe krye­jnë tes­timin e vetive te sub­stan­cave.
3. Nuk për­bën sekret treg­tar:
a) emër­ti­mi treg­tar i sub­stancës;
b) emri dhe mbiem­ri, emër­ti­mi i veprim­tarisë tregtare, rezi­den­ca, adresa e treg­tar­it dhe
num­ri i iden­ti­fikim­it te prod­hue sit dhe importue­sit te sub­stancës;
c) vetitë fiziko-kimike te sub­stancës;
ç) udhëzimet për kufiz­imin e efek­teve te rrezik­shme te sub­stancës;
d) rezul­tatet për­fundimtare te tes­timeve tok­sikologjike dhe eko­tok­sikologjike te sub­stancës;
dh) shkalla e pastër­tisë dhe iden­ti­fiki­mi i papastërtive ose i përzier­jeve me veti te rrezik­shme, sipas nen­it 7 te këtij ligji, te real­izuara ne për­puth­je me kërke­sat e klasi­fikim­it dhe te emër­tim­it te sub­stancës;
e) udhëzimet ne rastet e rrjed­hjes se sub­stancës;
ë) te dhë­nat e sig­urim­it teknik;
f) meto­dat anal­i­tike për sub­stan­cat e rrezik­shme, qe lejo­jnë për­cak­timin e tyre ne rast ekspoz­i­mi ne mjedis dhe te njerëz­it.

 

Neni 12
Te dhë­na plotë­suese

1. Min­istri përkatës, sipas për­cak­tim­it te pikës 2 te nen­it 7 te këtij ligji, u kërkon prod­huesve dhe importuesve te dhë­na plotë­suese për vetitë e sub­stancës se rrezik­shme edhe nëse sasia e sub­stancës ose preparatit kimik, e hed­hur ne treg nga një prod­hues dhe importues, është baras ose me shume se 10 tone për një vit kalen­darik.
2. Këto te dhë­na jepen ne rastet kur sub­stan­ca përm­ba­het ne një tjetër sub­stance, si përzier­je sht­ese a papastër­ti ose përm­ba­het ne preparat, si për­bërës i tij.

 

KREUIV
ADMINISTRIMI I SUBSTANCAVE DHE I PREPARATEVE TE RREZIKSHME

 

Neni 13
Vlerësi­mi i rrezikut te sub­stan­cave te rrezik­shme për shën­detin e njeri­ut dhe mje­disin

1. Lista e sub­stan­cave te rrezik­shme, qe prej natyrës se tyre për­be­jnë një rrezik seri­oz për
jetën dhe shën­detin e njeri­ut dhe për mje­disin, për­cak­to­het me vendim te Këshillit te Min­is­trave.
2. Min­is­tria e Mje­dis­it, se bashku me min­istritë e tjera te ngarkuara nga ky ligj, mar­rin masa për vlerësimin e rrezikut për jetën dhe shën­detin e njeri­ut dhe për mje­disin për sub­stan­cat e përf­shi­ra ne liste, sipas pikës 1 te këtij neni.
3. Pro­ce­du­ra për vlerësimin e rrezikut te sub­stan­cave te rrezik­shme për jetën dhe shën­detin e njeri­ut për­cak­to­het me urd­hër te Min­istrit te Shën­de­të­sisë.
4. Pro­ce­du­ra për vlerësimin e rrezikut te sub­stan­cave te rrezik­shme për mje­disin,
për­cak­to­het me urd­hër te Min­istrit te Mje­dis­it.
5. Ne baze te rezul­tat­eve te vlerësim­it te rrezikut te sub­stan­cave te rrezik­shme, ne niv­el kom­bë­tar dhe ndërkom­bë­tar, Këshilli i Min­is­trave, me propoz­imin e min­istrit përkatës, ven­dos kushtet për hed­hjen e këtyre sub­stan­cave ne treg.

 

Neni 14
Kushtet e përgjithshme për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme

1. Ne menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme çdo per­son është i detyru­ar te rua­je shën­detin e njeri­ut dhe mje­disin, te ven­dose shen­jat par­ala­jmëruese te rrezikut, me shpre­hjet qe për­shkru­a­jnë rrezikun speci­fik dhe me udhëzimet e sig­urim­it teknik për menax­himin e tyre.
2. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, mund t’i menax­ho­jnë sub­stan­cat dhe preparatet e rrezik­shme, qe kane një ose me shume veti te rrezik­shme, sipas pikave 1, 2, 3, 6, 12, 13 , 14 dhe 15 te nen­it 5 te këtij ligji dhe t’ i tra­j­to­jnë këto sub­stan­ca ne sasi me te mad­he se 10 tone për një vit kalen­darik, vetëm me leje te min­istrisë përkatëse.
3. Menax­hi­mi i sub­stan­cave te rrezik­shme behet pasi është marre leja nga agjen­cia rajonale e mje­dis­it.
4. Per­son­al fizike mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi juridike për te vepru­ar, mund te menax­ho­jnë sub­stan­cat dhe preparatet e klasi­fikuara sipas pikave 6, 7, 9, 12, 13 dhe 14 te nen­it 5 te këtij ligji.
5. Per­son­at fizike nga 15 deri ne 18 vjeç mund te menax­ho­jnë sub­stan­cat dhe preparatet e klasi­fikuara sipas pikave 6,7,9, 12, 13 dhe 14 te nen­it 5 te këtij ligji, vetëm ne kuadër te për­gatit­jes pro­fe­sion­ale dhe nen mbikëqyr­jen e një per­soni me kual­i­fikim pro­fe­sion­al, sipas pikës 2 te nen­it 19 te këtij ligji.
6. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, janë te detyru­ar te lejo­jnë per­son­at e autor­izuar nga zyrat e kon­trol­lit dhe te inspek­tim­it, te hyjnë ne mjedis­et dhe ndërte­sat, qe për­doren për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve dhe te mar­rin te gjitha te dhë­nat e nevo­jshme për punën e tyre.

 

KREU V
HEDHJA NE TREG E SUBSTANCAVE DHE E PREPARATEVE TE RREZIKSHME.

 

Neni 15

1. Prod­hue­si, importue­si dhe shpërn­darësi nuk lejo­hen te hed­hin ne treg sub­stan­cat dhe
preparatet e rrezik­shme, te përf­shi­ra ne aneksin nr. 2 te këtij ligji.
2. Me propoz­imin e Min­istrit te Mje­dis­it, Këshilli i Min­is­trave mira­ton listën e sub­stan­cave dhe te preparat­eve kimike, prod­hi­mi, hed­h­ja ne treg dhe për­dori­mi i te cilave kufi­zo­hen ose ndalo­hen.

 

Neni 16

1. Per­soni juridik ose fizik nuk mund t’u shesë kon­suma­toreve ose t’i japë një per­soni tjetër, qe nuk ka lid­hje me veprim­tar­inë tregtare, sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas pikave 6, 12, 13 dhe 14 te nen­it 5 te këtij ligji.
2. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, nuk lejo­hen t’u shesin kon­suma­toreve ose t’i japin një per­soni tjetër sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te n enit 5 te këtij ligji:
a) per­son­ave nen moshën 18 vjeç
b) per­son­ave qe u është hequr ose kufizuar zotësia juridike për te vepru­ar.
3. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare nuk lejo­hen te shesin sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te nen­it 5 te këtij ligji, ne vendqën­drime, ne lëviz­je, ne mak­i­na automatike për shit­je dhe ne kon­te­jn­erë, te cak­tu­ar nga blerësi.
4. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, janë te detyru­ar qe për shit­jen e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te nen­it 5 te këtij ligji, te sig­uro­jnë ven­dos­jen me vete te këtyre sub­stan­cave dhe preparat­eve nga mall­rat e tjera. Këto sub­stan­ca dhe preparate duhet te mba­hen vetëm ne ambal­azhe origji­nale, te mbyl­lu­ra dhe te pathyeshme. Ne rastet e shit­jes me vetëshër­bim, këto mall­ra nuk lejo­hen te ekspo­zo­hen ne vende ku mund te mer­ren lirisht, ato duhet te jepen vetëm nga shitësi.

 

Neni 17

Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare janë te detyru­ar, për sa u për­ket sub­stan­cave dhe preparat­eve te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas pikave 6, 7,9, 12, 13 dhe 14 te nen­it 5 te këtij ligji:

a) t’i rua­jnë këto sub­stan­ca dhe preparate nga vjed­hjet, hum­b­jet ose nga këm­bi­mi me te tjera sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme;
b) te sig­uro­jnë pajis­jen e mjedi­s­eve te rua­jt­jes me mjete te për­sh­tat­shme për ndih­mën e pare mjekë­sore dhe rua­jtën e per­son­ave te shër­bim­it dhe te dekon­t­a­minim­it te mje­dis­it, ne për­puth­je me rreg­ul­loren e sig­urim­it teknik.

 

KREU VI
LICENCIMI PER MENAXHIMIN E SUBSTANCAVE DHE TE PREPARATEVE TE RREZIKSHME

 

Neni 18

1. Per­son­at juridike ose fizike, qe krye­jnë veprim­tari tregtare, lejo­hen te menax­ho­jnë sub­stan­cat dhe preparatet e rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas nen­it 5 te këtij ligji, vetëm nëse kjo veprim­tari kry­het ne baze te licencim­it, te marre ne emër te tyre, ne për­puth­je me këtë ligj.
2. Licenci­mi nuk lëshohet nëse per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, menax­ho­jnë sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme qe kane një ose me shume veti te rrezik­shme, sipas pikave 5, 8, 9, 10 dhe 11 te nen­it 5 te këtij ligji, ne sasi me te vogël se 1 ton për një vit kalen­darik.

 

Neni 19
Kushtet për dhënien e licencim­it

(Ndryshuar pika 1 dhe 3 me ligjin nr.10 137, datë 11.5.2009)

1. Licenci­mi mbështetet në kriteret e kual­i­fikim­it pro­fe­sion­al dhe të gjend­jes shën­de­të­sore, për një per­son, juridik ose fizik, me zotësi të plotë juridike, që ka vend­ban­im ose vendqën­drim në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë e që nuk ka kry­er vepra penale.

2. Kual­i­fiki­mi pro­fe­sion­al për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme vërte­to­het:
me doku­mentin e kry­er­jes se arsim­it uni­ver­si­tar ne fushën përkatëse;
me doku­mentin e kry­er­jes se arsim­it te mesëm ne fushën përkatëse;
c) me doku­mentin e kry­er­jes se formim­it pro­fe­sion­al.
3. Licen­ca, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, përf­shi­het në kat­e­gor­inë VIII.1 të s hto­jcës së ligjit për licen­cat dhe tra­j­to­het sipas pro­ce­du­rave të ligjit për licen­cat.
4. Licenci­mi jepet për një peri­ud­he 2‑vjeçare. Licenci­mi mund te shty­het edhe për një 1 vit, me kusht qe kërke­sa te paraqitet tre muaj për­para mbarim­it te afatit. Vendi­mi për zgjat­jen e afatit telicencim­it jepet bren­da 90 ditëve nga data e paraqit­jes se aplikim­it. Kërke­sa për zgjat­jen e afatit refu­zo­het për mosplotësim te kushteve.
5. Per­son­at e autor­izuar janë te detyru­ar:
a) te sig­uro­jnë qe veprim­taria, për te cilën është lëshuar licencim, kry­het nga per­sona te tra­jnuar;
b) te sig­uro­jnë se pajis­jet e për­doru­ara për kry­er­jen e veprim­tarisë, për te cilën është lëshuar licenci­mi, plotë­so­jnë kushtet për mbro­jt­jen dhe besuesh­mërinë;
c) t’u japin per­son­ave te inspek­tim­it dhe kon­trol­lit te dhë­na për kry­er­jen e veprim­tarisë, për te cilën është lëshuar licenci­mi.
6. Licenci­mi nuk mund te për­doret nga per­sona te tjerë juridike ose fizike.
7. Min­is­tria përkatëse ia heq licencimin per­son­it juridik ose fizik, nëse, ne mënyrë te përsërit­ur, ai nuk plotë­son detyrimet apo nëse ka ndryshim te kushteve, ne mbështet­je te te cilave është lëshuar licenci­mi.
8. Vlef­sh­mëria e licencim­it mbaron:
a) me mbarim­in e peri­ud­hës kohore për te cilën është dhënë, nëse nuk është shtyre afati kohor;
b) me heq­jen e licencim­it;
c) kur vdes per­soni fizik;
ç) me hum­b­jen e se drejtës si per­son juridik.

 

Neni 20

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10 137, datë 11.5.2009)

1. Kur per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare “Asgjësi­mi i orga­niz­mave, bimëve dhe mikroor­ga­niz­mave te dëmshme dhe eli­m­in­i­mi i fak­torëve te tjerë dëmtues, duke për­dorur helme, përf­shirë dez­in­fek­timin mbro­jtës, kon­trol­lin e insek­teve dhe bre­jtësve, me për­jash­tim te veprim­tarive pro­fe­sion­ale ne fushën e kujde­sit mjekë­sor” nuk rapor­to­jnë ne min­istrinë përkatëse, sipas për­cak­tim­it të pikës 2 të nen­it 7 të këtij ligji, bren­da një peri­ud­he kohe te cak­tu­ar nga kjo zyre, për zba­timin e kushteve te licencim­it sipas këtij ligji, licenci­mi për kry­er­jen e treg­tim­it ne këtë fushe behet i pavlef­shëm.
2. Min­is­tria përkatëse, sipas për­cak­tim­it të pikës 2 të nen­it 7 të këtij ligji njofton për këtë fakt per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare dhe njëko­hë­sisht zyrën admin­is­tra­tive. Kur min­is­tria përkatëse, sipas për­cak­tim­it të pikës 2 të nen­it 7 të këtij ligji ka doku­mente te vlef­shme për kual­i­fikimin pro­fe­sion­al për një pjese te veprim­tarisë tregtare, merr vendim për ndryshim ne licencën e dhënë.

 

 

KREU VII
IMPORTI DHE EKSPORTI I SUBSTANCAVE DHE I PREPARATEVE TE RREZIKSHME

 

 

Neni 21

1. Impor­ti dhe eksporti i sub­stan­cave dhe i preparat­eve te rrezik­shme bëhen vetëm me autor­iz­im te min­istrit përkatës.
2. Importue­sit dhe eksportue­sit janë te detyru­ar t’i kërko­jnë min­istrit përkatës mira­timin e autor­iz­ims për importin dhe eksportin e sub­stan­cave dhe preparat­eve te rrezik­shme, jo me pak se 60 dite para datës se kry­er­jes se impor­tit dhe eksportit. Përm­ba­jt­ja e aplikim­it për dhënien e autor­iz­ims, sipas pikës 1 te këtij neni, për­cak­to­het me urd­hër te min­istrit.
3. Dhë­nia e autor­iz­ims, sipas pikave 1 dhe 2 te këtij neni, nuk është e nevo­jshme për sub­stan­cat dhe preparatet e cak­tu­ara, qe impor­to­hen ose eksporto­hen ne sasi me te vogla se 1 kg për një vit kalen­darik, nga një per­son juridik ose fizik, i autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, për qël­lime kërki­mi shken­cor dhe zhvil­li­mi.
4. Zyra e regjistrim­it te kimikat­eve, ne baze te te dhë­nave te min­istrive te ngarkuara, nga ky ligj, regjistron aplikimet për importin dhe eksportin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme te cak­tu­ara, mira­timet e dhë­na, si dhe njofton Min­istrin e Mje­dis­it për shkëm­bimin ndërkom­bë­tar te te dhë­nave për këto sub­stan­ca.
5. Menax­hi­mi i sub­stan­cave dhe i preparat­eve te rrezik­shme, te cak­tu­ara për veprim­tari
tregtare, kry­het sipas kushteve te nen­it 14 te këtij ligji.
6. Eksportue­si është i detyru­ar te ven­dose mbi ambal­azhin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, te cak­tu­ara për veprim­tari tregtare, etike­tat ne gjuhen e ven­dit pritës ose te zonës, ku këto sub­stan­ca e preparate do te për­doren.
7. Importue­sit dhe eksportue­sit janë te detyru­ar t’u paraqesin autoriteteve doganore, për kon­troll, doku­mentet shoqëruese te sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, te cak­tu­ara për veprim­tari tregtare.
8. Mira­ti­mi për importin dhe eksportin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme te cak­tu­ara, i dhënë sipas këtij ligji, nuk mund te zëvendë­so­je autor­iz­imn për import ose eksport, te dhënë me ligj te veçante.

 

KREU VIII
REGJISTRIMI DHE NJOFTIMI PER SUBSTANCAT DHE PREPARATET E RREZIKSHME

 

Neni 22

1. Prod­hue­si, importue­si dhe shpërn­darësi i sub­stan­cave dhe i preparat­eve te rrezik­shme janë te detyru­ar te regjistro­jnë llo­jin, sas­inë, vetitë e sub­stancës dhe te preparatit. Regjistri­mi behet veç­mas për çdo biznes. Mënyra dhe hol­lësitë e regjistrim­it dhe te njof­tim­it për­cak­to­hen nga zyra e regjistrim­it te kimikat­eve.
2. Prod­hue­sit dhe importue­sit vetëm te sub­stan­cave te rrezik­shme ose qe përm­ba­hen ne preparat ne sasi me te mad­he se 10 tone për një vit kalen­darik, janë te detyru­ar te njofto­jnë me shkrim min­istrinë përkatëse, bren­da datës 15 shkurt te çdo viti, për llo­jin e sub­stancës se rrezik­shme, qe prod­ho­jnë ose importojnë,sasinë dhe vetitë e saj.
3. Me kërkesën e per­son­ave te autor­izuar, ne kuadër te detyrim­it për njof­tim, mund te shëno­het si sekret treg­tar bër­ja e njo­hur e te dhë­nave qe mund t’i shkak­to­jnë prod­hue­sit ose importue­sit dëme ne prod­him ose tregti.
4. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, janë te detyru­ar qe për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te klasi­fikuara, sipas pikave 6 dhe 7 te nen­it 5 te këtij ligji, te njofto­jnë agjenc­inë rajonale te mje­dis­it , te regjistro­jnë hyr­jet e këtyre sub­stan­cave dhe sas­inë mak­si­male te rua­j­tur. Gjithash­tu, ata duhet t’i dër­go­jnë kësaj agjen­cie rreg­ul­loren e sig­urim­it teknik për këto substanca.Ky detyrim nuk është i vlef­shëm për sub­stan­cat e për­doru­ra për kërkime shken­core dhe për zhvil­lim.
5. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, për zhduk­jen e orga­niz­mave dhe mikroor­ga­niz­mave te dëmshëm, janë te detyru­ar qe, për për­dorim­in e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas pikave 6 dhe 7 te nen­it 5 te këtij ligji, te njofto­jnë me shkrim agjenc­inë rajonale te mje­dis­it dhe zyrën përkatëse te bashkise, ku do te kry­het kjo veprim­tari, 48 ore për­para fil­lim­it te saj. Bren­da kësaj peri­ud­he kohore nuk përf­shi­hen ditët e fes­tave, te fund­javës dhe ditët e pushimeve.
6. Agjen­cia rajonale e mje­dis­it se bashku me njës­inë ven­dore te mbro­jt­jes se shën­de­tit për­cak­to­jnë, 24 ore para fil­lim­it te veprim­tarisë, për te cilin është here njof­ti­mi, kushtet e veçan­ta për kry­er­jen e kësaj veprim­tarie, sipas pikës 5 te këtij neni.

 

Neni 23

Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it
Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) mbikëqyr zba­timin e rreg­ullave juridike dhe te udhëz­imeve te Min­istrit te Mje­dis­it e te zyrave te tjera admin­is­tra­tive ne fushën e mbro­jt­jes se mje­dis­it, gjate menax­him­it te sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, nga per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare;
b) për­cak­ton kushtet për shmang­ien e mangë­sive ne menax­himin e sub­stan­cave dhe te
preparat­eve te rrezik­shme gjate punës inspek­tuese;
c) ven­dos gjo­ba për per­son­at juridike ose fizike, ne raste shkel­jesh te detyrimeve ne fushën e mbro­jt­jes se mje­dis­it, gjate menax­him­it te sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme;
ç) i propo­zon min­istrisë përkatëse ndër­pre­rjen e veprim­tarisë se per­son­it te autor­izuar, mak­si­mu­mi për 30 dite, ne qofte se ai nuk përm­bush kushtet e licencim­it. Nëse nuk respek­ton kushtet, ne baze te te cilave është lëshuar licenci­mi, propo­zon heq­jen e tij;
d) i sug­jeron Min­istrit te Mje­dis­it kry­er­jen e inspek­tim­it te larte shtetëror, ne fushën e
mbro­jt­jes se mje­dis­it, për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme;
dh) bashkëpunon me autoritetet doganore dhe u sig­uron atyre asis­tence me spe­cial­iste.
e) ngarkon inspek­toret për kry­er­jen e detyrës inspek­tuese. Gjate kry­er­jes se detyrës
inspek­toret vërte­to­jnë iden­titetin e tyre me ane te doku­men­tit te inspek­torit ne Inspek­toratin Shtetëror te Mje­dis­it.

 

Neni 24

Inspek­torati San­i­tar Shtetëror

Inspek­torati San­i­tar Shtetëror ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) kon­trol­lon zba­timin e rreg­ullave juridike dhe te vendimeve ne fushën e mbro­jt­jes se jetës dhe te shën­de­tit te njeri­ut gjate menax­him­it te sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, si dhe përm­bush­jen e detyrimeve te për­cak­tu­ara për regjistrim­in e sub­stan­cave, nga per­son­at juridike ose fizike;
b) kërkon nga per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, ndreq­jen e par­reg­ull­sive ne fushën e menax­him­it te sub­stan­cave dhe te preparat­eve, me veti te rrezik­shme për jetën dhe shën­detin e njeri­ut, ne për­puth­je me detyrimet e për­cak­tu­ara për regjistrim­in e sub­stan­cave, si dhe për­cak­ton afatin e fun­dit te rreg­ul­limeve;
c) ven­dos gjo­bat për per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë
tregtare;
ç) jep mendim për lëshimin e licencim­it për menax­himin e sub­stan­cave te klasi­fikuara,
sipas pikave 6,7,8,9, 10, 13 dhe 14 te nen­it 5 te këtij ligji;
d) bashkëpunon me Inspek­toratin Shtetëror te Mje­dis­it dhe me autoritetet doganore, si dhe u sig­uron atyre asis­tence me spe­cial­iste.

 

Neni 25

Admin­is­tra­ta doganore

1. Autoritetet doganore kon­trol­lo­jnë ne pikat e kalim­it te kufir­it shtetëror mallin e deklaru­ar si sub­stance dhe preparat i rrezik­shëm, për importin dhe eksportin e te cilave kërko­het mira­tim nga min­is­tria përkatëse e për­cak­tu­ar nga ky ligj.
2. Ne rast dyshi­mi apo shkel­je­je te këtij ligji, autoritetet doganore blloko­jnë mallin dhe njofto­jnë Inspek­toratin Shtetëror te Mje­dis­it ose Inspek­toratin San­i­tar Shtetëror për kundër­va­jt­jen dhe, ne rast dyshi­mi, u kërko­jnë këtyre inspek­torat­eve asis­tence teknike.
3. Autoritetet doganore regjistro­jnë ngarkesën me sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme, qe kalon kufirin shtetëror.
4. Autoritetet doganore u lejo­jnë punon­jësve te Min­istrisë se Mje­dis­it dhe te inspek­torat­eve shqyr­timin e regjis­trave, ne kop­je te shkru­ara ose fotokop­je, si dhe trans­me­timin dix­hital te te dhë­nave.

 

KREUIX
KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE GJOBAT

 

Neni 26

Shkel­jet e mëposhtme, kur nuk për­be­jnë vepër penale, për­be­jnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me gjobe si me poshtë:
1. Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it dhe Inspek­torati San­i­tar Shtetëror ven­dosin gjo­ba nga 500 000 deri ne 1 000 000 leke për per­son­in juridik ose fizik, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, i cili:
a) nuk vepron ne për­puth­je me kushtet për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, sipas pikave 1, 4 dhe 5 te nen­it 14 te këtij ligji;
b) shet ose jep sub­stan­ca dhe preparate te rrezik­shme, te klasi­fikuara sipas pikave 6, 12, 13 dhe 14 te nen­it 5 te këtij ligji.
Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it dhe Inspek­torati San­i­tar Shtetëror ven­dosin gjo­ba nga 50000 deri ne 500 000 leke për importuesin dhe prod­huesin, i cili:
a) nuk i klasi­fikon sub­stan­cat dhe preparatet para hed­hjes ne treg dhe nuk plotë­son detyrimet sipas pikave 1 dhe 4 te nen­it 7 te këtij ligji;
b) nuk jep te dhë­nat e kërkuara për klasi­fikimin e një preparati te ri, sipas pikës 5 te nen­it 7 te këtij ligji.
3. Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it ven­dos gjo­ba nga 1 000000 deri ne 10000 000 leke, ne varësi te shkel­jes, për per­son­in juridik ose fizik, i cili:
a) teston vetitë e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme ne kundër­sh­tim me meto­dat e për­cak­tu­ara ne nenin 7 te këtij ligji;
b) nuk vepron ne mbështet­je te parimeve te sis­te­meve te lab­o­ra­torëve te akred­i­tu­ar, sipas nen­it 8 te këtij ligji;
c) nuk vepron sipas kushteve te cak­tu­ara ne licencimin për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme;
ç) nuk vepron sipas te gjitha kushteve për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme, sipas nen­it 14 te këtij ligji;
d) nuk regjistron dhe nuk jep te dhë­na për sub­stan­cat dhe preparatet e rrezik­shme.
4. Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it ven­dos gjo­ba nga 500 000 deri ne 1 000 000 leke për per­son­in juridik ose fizik, i cili hedh ne treg një sub­stance te paregjistru­ar, qe është e detyrueshme te regjistro­het, sipas nen­eve 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 te këtij ligji.
5. Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it ose Inspek­torati San­i­tar Shtetëror ven­dos gjo­ba nga 10 000 000 deri ne 50 000 000 leke për një prod­hues ose importues, i cili:
a) nuk plotë­son kërke­sat e cak­tu­ara për ambal­azhimin dhe etike­timin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme;
b) nuk plotë­son kushtet e cak­tu­ara për hed­hjen ne treg te sub­stan­cave dhe te preparat­eve te
rrezik­shme, sipas nen­eve 15, 16 dhe 17 te këtij ligji;
c) nuk plotë­son kushtet për importin ose eksportin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te rrezik­shme te cak­tu­ara, sipas nen­it 21 te këtij ligji;
ç ) bën deklarime te rreme për për­puth­jen me cer­ti­fikatën e paj­tim­it te lab­o­ra­torit te akred­i­tu­ar, sipas pikës 8 te nen­it 8 te këtij ligji;
d) i jep te pasak­ta te dhë­nat e kërkuara nga ky ligj.
6. Inspek­toratet përkatëse, për shkel­je te përsërit­u­ra, e gjo­bisin per­son­in juridik ose fizik, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, me dyfishin e vlerës se cak­tu­ar me sipër, si dhe me mbyll­jen e veprim­tarisë, heq­jen e licencës dhe sekuestrim­in e pro­duk­teve te rrezik­shme.
7. Shkel­je e përsërit­ur është shkel­ja e detyrimeve, e kry­er bren­da një peri­ud­he dyv­jeçare nga data e hyr­jes ne fuqi te vendim­it te mëparshëm për vënien e gjobës.
8. Gjo­ba ven­doset nga organi admin­is­tra­tiv, i cili fil­lon i pari pro­cesin. Ne qofte se pro­ce­si fil­lon njëko­hë­sisht, ne te njëjtën date, nga me shume se një organ admin­is­tra­tiv, pro­ce­si i vënies se gjobës real­i­zo­het nga Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it. Gjo­ba ekzeku­to­het nga zyra finan­cia­re përkatëse.
9. Kundër vendim­it te dënim­it me gjobe mund te behet ankim bren­da 10 ditëve nga njof­ti­mi i vendim­it, te min­istri përkatës, i cili duhet t’i përgjig­jet ankim­it bren­da 15 ditëve nga depoz­iti­mi i tij.
10. Kundër vendim­it te min­istrit ose kur ky i fun­dit nuk përgjig­jet bren­da afatit 15-ditor, mund te behet ankim ne gjykate bren­da 30 ditëve.
11. Gjo­bat e vena nga inspek­toratet derd­hen ne Bux­hetin e Shtetit dhe likuido­hen bren­da 30 ditëve nga data e vendim­it te for­mës se pre­re. Për çdo dite vonese, pas plotësim­it te këtij afati, kundër­va­jtësi dety­ro­het te pagua­je, përveç gjobës, një shume te barabarte me 2 për qind te gjobës.

 

KREU X
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

 

Neni 27

1. Dis­poz­i­tat e krerëve II, V, VI, VII dhe VIII zba­to­hen bren­da një viti nga data e hyr­jes ne fuqi te këtij ligji.
2. Dis­poz­i­tat e kreut III zba­to­hen bren­da dy vjetëve nga data e hyr­jes ne fuqi te këtij ligji.
3. Dis­poz­i­tat e kreut IX zba­to­hen bren­da një viti nga data e hyr­jes ne fuqi te këtij ligji.
4. Bren­da 2 viteve nga data e hyr­jes ne fuqi e këtij ligji, Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton listën e sub­stan­cave te rrezik­shme, sipas nen­it 13 pika 1 te këtij ligji.
5. Per­son­at fizike, te kual­i­fikuar pro­fe­sion­al­isht për menax­himin e helmeve, sipas rreg­ullave juridike ekzistuese, vlerë­so­hen te tille sipas pikës 2 te nen­it 19, edhe për menax­himin e sub­stan­cave dhe te preparat­eve te klasi­fikuara, sipas pikave 6 e 7 te nen­it 5, për një peri­ud­he prej tre vjetësh nga data e hyr­jes ne fuqi te këtij ligji.
6. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, qe mer­ren me tregt­inë e cilë­suar “Prod­him i helmeve dhe sub­stan­cave kor­rozive, me për­jash­tim te helmeve te rrezik­shme spe­ciale” ose “Shit­ja e helmeve, sub­stan­cave kor­rozive dhe pes­ti­cideve”, ne baze te licencës për tregt­inë e vogël, te nxjerre para datës se hyr­jes ne fuqi te këtij ligji, lejo­hen te vazh­do­jnë tregt­inë, për një peri­ud­he prej një viti pas datës se hyr­jes ne fuqi te këtij ligji.
7. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, janë te detyru­ar te vërte­to­jnë për­puth­jen me kushtet e licencim­it, sipas këtij ligji, bren­da një peri­ud­he njëv­jeçare nga data e hyr­jes ne fuqi te këtij ligji.
Zyra e licencim­it, kur mungo­jnë kushtet e kual­i­fikim­it pro­fe­sion­al, bën ndryshime ne licencën e dhënë.
8. Kur per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare nuk vërte­to­jnë ne zyrën e licen­cave ushtrim­in e veprim­tarisë ne për­puth­je me kushtet, licenci­mi i lëshuar për kry­er­jen e veprim­tarisë se tyre tregtare mbaron ne datën e për­fundim­it te peri­ud­hës njëv­jeçare, nga data e hyr­jes ne fuqi te këtij ligji.
Zyrat e licencim­it njofto­jnë per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare dhe zyrën admin­is­tra­tive përkatëse për për­fundimin e peri­ud­hës se ushtrim­it te veprim­tarisë se tyre tregtare, te për­cak­tu­ar ne licencim.
9. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, qe zhvil­lo­jnë tregt­inë e lejuar “Asgjësi­mi i orga­niz­mave, bimëve dhe mikroor­ga­niz­mave te dëmshëm dhe eli­m­in­i­mi i fak­torëve te tjerë dëmtues duke për­dorur hel­met, përf­shirë dez­in­fek­timin mbro­jtës, kon­trol­lin e insek­teve dhe bre­jtësve, me për­jash­tim te veprim­tarive pro­fe­sion­ale ne fushën e kujde­sit mjekë­sor” ose “Prod­hi­mi i helmeve te rrezik­shme spe­ciale”, ne baze te licencës se nxjerre para datës se hyr­jes ne fuqi te këtij ligji, mund ta vazh­do­jnë këtë tregti deri një vit nga data e hyr­jes ne fuqi te këtij ligji.
10. Per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare, janë te detyru­ar qe, bren­da një viti nga data e hyr­jes ne fuqi te këtij ligji, te vene ne dijeni zyrën e licencim­it për zba­timin e kushteve te licencim­it, sipas këtij ligji. Me mbarim­in e këtij afati licenci­mi është i pavlef­shëm.
Zyra e licencim­it njofton për këtë fakt per­son­at juridike ose fizike, te autor­izuar për kry­er­jen e veprim­tarisë tregtare dhe, njëko­hë­sisht, zyrën admin­is­tra­tive.
Nëse kjo zyre e gjykon se janë plotë­suar kushtet, merr vendim për ndryshime ne licencën e dhënë.

 

Neni 28
Akte te tjera te nevo­jshme

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave te nxjerre aktet nën­ligjore ne zba­tim te nen­eve 7 pika 4, 10 pika 8, 13 pikat 1 dhe 5 dhe 15 pika 2 te këtij ligji.

 

Neni 29

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botim­it ne Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekret nr .3922, date 30.7.2003 te Pres­i­den­tit te Repub­likës se Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

Anek­si nr.1

Lim­itet për ndryshimin e klasi­fikim­it te preparat­eve kimike

Vlera absolute e ndryshim­it te përqen­drim­it origji­nal, e shpre­hur ne përqind­je ne peshe për sub­stan­cat e ngur­ta dhe te lëngë­ta ose ne volum për sub­stan­cat e gaz­ta jepet:
[C2-C1] > K.C1]

[C2 — C 1] — është vlera absolute e ndryshim­it te përqen­drim­it origji­nal te kom­po­nen­tit (ne %)
K — koe­fi­ci­en­ti i dhënë ne tabelën me poshtë C 1- përqen­dri­mi origji­nal i kom­po­nen­tit (ne %) C2 — përqen­dri­mi i ri i kom­po­nen­tit ( ne %)

Përqen­dri­mi origji­nal C1 Koe­fi­ci­en­ti K
C1 ? 2,5
2,5 < C1 ? 10 %
10% <C1 ? 25 %
25% <C1 ? 50 %
50% <C1 ? 100 % 0,150
0,100
0,060
0,050
0,025

 

Anek­si nr.2

Ndalo­hen ne Repub­likën e Shqipërisë:
prod­hi­mi, impor­ti­mi, eksporti­mi dhe shpërn­dar­ja e këtyre sub­stan­cave

Emri i sub­stancës Cas Numër
Bife­nile te polik­lor­in­uara (PCB) dhe preparate me përm­ba­jt­je
te kësaj sub­stance ne sasi me te mad­he se 0,005 % (me
për­jash­tim te bife­nileve te mono dhe dik­loru­ara) 1336–36‑3
Tre­fe­nile te polik­lor­in­uara (PTC) dhe preparate me përm­ba­jt­je te kësaj sub­stance ne sasi me te mad­he se 0,005 % 61788–88‑8
Fibra azbesti
kro­ci­dolit
b) amoz­it
c) antro­fil­it
ç) aktono­lit
d) tremolit 12001–28‑4
12172–73‑5
77536–67‑5
77536–66‑4
77536–68‑6
Monometil tetrak­lordife­nil metan
(emri treg­tar Ugilec 141) 75623–60‑6
Monometil dik­lordife­nil metan
(emri treg­tar Ugilec 141)
Monometil dibromd­ife­nil metan
(emri treg­tar DBBT) 99688–47‑8

Shën­im: CAS — Chem­i­cal Abstract Ser­vice

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim