Neni 4

Detyrimet e një­sisë se qev­eris­jes ven­dore

1. Njësitë e qev­eris­jes ven­dore, nëpër­m­jet zyrave te gjend­jes civile, dety­ro­hen qe, bren­da mua­jit tetor te çdo viti, t’u japin qen­drave te rekru­tim-mobi­lizim­it listën emërore te shte­tasve (meshkuj), te cilët vitin pasard­hës mbushin moshën 17 vjeç.

2. Bashkite (njësitë bashki­ake) dhe komu­nat lajmëro­jnë dhe sig­uro­jnë paraqit­jen e shtetasit,që thirret për kry­er­jen e shër­bim­it ushtarak, në bazë të listëthirrjeve dhe fletëthirrjeve te dër­guara nga qen­drat e rekru­tim-mobi­lizim­it ose njësitë e repartet ushtarake.

3. Shpen­zimet për lajmërim­in e shte­tasve mbu­lo­hen nga bux­heti i shtetit, sipas kritereve e rreg­ullave të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 5

Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak për shte­tasin me dy shtetësi

1. Shte­tasi shqip­tar qe ka fitu­ar shtetësi tjetër dhe ka kry­er shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv ne shtetin, shte­tas i te cilit është, sipas lig­jeve te atij shteti, i nji­het i kry­er ky shër­bim.

2. Shte­tasi shqip­tar qe ka fitu­ar shtetësi tjetër dhe ka ban­im te përher­shëm ne ter­ri­torin e
Repub­likës se Shqipërisë:

a) u nën­shtro­het detyrimeve ushtarake ne Repub­likën e Shqipërisë;

b) është i lire, deri ne moshën 19 vjeç, te zgjed­he nëse do t’u nën­shtro­het detyrimeve ushtarake ne shtetin tjetër, shte­tas i te cilit është.

3. Shte­tasi shqip­tar qe ka kry­er shër­bimin ushtarak, pavarë­sisht ne cilin shtet, nëse trans­fer­o­het me ban­im te përher­shëm ne njërin prej shteteve, shte­tas i të cilave është, përgjegjës për kry­er­jen e shër­bim­it ushtarak në rez­ervë, vetëm në shtetin ku ka vend­ba­n­imin e përher­shëm.

4. Për mënyrën e përm­bush­jes se detyrimeve ushtarake te shte­t­a­sit shqip­tar, qe ka me shume se një shtetësi, mund te lid­hen mar­rëvesh­je te veçan­ta me shtetet përkatëse.

 

Neni 9

Mosha e kry­er­jes se shër­bim­it

1. Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv kry­het nga shte­tasi shqip­tar
mashkull i moshës 19 deri ne 27 vjeç i cili plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara ne këtë ligj.

Thirr­ja e shte­t­a­sit për kry­er­jen e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv fil­lon sapo mbush moshën 19 vjeç e deri ne moshën 26 vjeç.

2. Në rast mobi­liz­i­mi të përgjithshëm ose të pjesshëm, me ligj ose me dekret të Pres­i­den­tit të Repub­likës, thirret për shër­bim ushtarak edhe shte­tasi i moshës 18 vjeç.

3. Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak ne rez­erve kry­het nga shte­t­a­sit e moshës:

a) deri në 45 vjeç për ushtare dhe nënofi­cerë meshkuj;

b) deri në 35 vjeç për ushtare dhe nënofi­cerë fem­ra;

c) deri në 50 vjeç për ofi­cere meshkuj;

ç) deri në 40 vjeç për ofi­cere fem­ra.

 

Neni 12

Kriteret e mosthirrjes ne shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tive

Nuk thirret për kry­er­jen e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv:

a) shte­tasi i cili del i paafte nga komi­sioni mjekë­sor;

b) shte­tasi qe ka nen kujdestari prindër ose pjesë­tarë te famil­jes, invalidë te plote, qe kane
nevo­je për përku­jdesje dhe qe nuk kane përku­jdesje tjetër;

c) shte­tasi krye­famil­jar, i mar­tu­ar dhe me një apo më shumë fëmi­jë të mitur.;

ç) shte­tasi qe është duke kry­er vua­jt­jen e dënim­it me heq­je lirie ose për te cilin zba­to­het
masa e sig­urisë me burg.

Shte­tasi i parashikuar ne shkro­n­jën “ç” te këtij neni nuk thirret ne shër­bimin e detyrueshëm
ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv, për sa kahe qe përf­shi­het ne kushtet e parashikuara në këtë nen.

 

Neni 14

Lir­i­mi para kohe

Shte­tasi në shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv liro­het para kohe nga ky shër­bim në rastet kur:

a) cilë­so­het i paaftë për vazhdimin e shër­bim­it me vendim të komi­sion­it mjekë­sor të spi­tal­it ushtarak qen­dror uni­ver­si­tar;

b) për rastet e fatke­që­sive famil­jare dhe kur per­son­at në ngarkim të ushtar­it mbeten pa përku­jdesje;

c) pra­nohet stu­dent ne shkol­lat e lar­ta ushtarake ose ne akadem­inë e poli­cisë;

ç) shte­tasi krye­famil­jar, i mar­tu­ar, i cili, gjatë kohës së shër­bim­it ushtarak, bëhet me një apo më shumë fëmi­jë;

d) tit­ul­lo­het ushtar pro­fe­sion­ist.

Për rastet e parashikuara ne shkro­n­jat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d” të këtij neni, urdhri i lirim­it lëshohet nga she­fi i shtabit të përgjithshëm të for­cave të armato­sura.

 

Neni 29

Mar­r­ja e shte­t­a­sit ne evi­dence

1. Evi­den­ti­mi i shte­tasve meshkuj, si burime njerë­zore për kry­er­jen e detyrim­it të shër­bim­it ushtarak aktiv, fil­lon ne moshën 17 vjeç.

2. Shte­taset shqiptare mer­ren ne evi­dencë me hyr­jen ne shër­bimin ushtarak.

 

Neni 31

Detyrimet e shte­t­a­sit për evi­dencën ushtarake

1. Shte­tasi shqip­tar ka për detyre te paraqitet ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it për kon­trol­lin e aftë­sive fizike e shën­de­të­sore, për t’u marre ne evi­dence ushtarake, kur mbush moshën 17 vjeç.

2. Shte­tasi është i detyru­ar te paraqitet ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it, kur ndryshon vend­ba­n­imin, shtetës­inë, te dhë­nat ne regjistrin themeltar te shte­tasve, si dhe kur liro­het nga shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak aktiv.

3. Shte­tasi, i cili largo­het jashtë shtetit mbi 6 muaj dhe ka detyrim për shër­bimin ushtarak, është i detyru­ar te paraqitet ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it për te bere veprimet përkatëse, duke njof­tu­ar me pare struk­turën ku kryen shër­bimin ushtarak.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 64, datë 4 Gusht 2003, faqe 2845

[2] Ligji nr. 9047/2003 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.9487, dt.6.3.2006, Fle­tore Zyrtare nr.24, dt.7 Prill 2006 , fq.723
  2. ligjin nr.9999, dt.25.9.2008, Fle­tore Zyrtare 156, dt.10 Tetor 2008, fq.7678

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim