LIGJ
Nr.9047, date 10.7.2003

PER SHERBIMIN USHTARAK NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

(Ndryshuar me ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

Ne mbështet­je te nen­eve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 166 te Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit te Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1

Objek­ti

Ky ligj për­cak­ton rreg­ul­lat për kry­er­jen e shër­bim­it ushtarak ne Repub­likën e Shqipërisë, te drej­tat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shte­tasve, te organ­eve shtetërore e sub­jek­teve pri­vate për mobi­liz­imin dhe shër­bimin ushtarak.

 

Neni 2

Përku­fiz­ime

Ne zba­tim te këtij ligji, ter­mat e mëposhtëm kane këto kup­time:
1. “Mobi­liz­i­mi ushtarak” është detyri­mi ligjor i shte­t­a­sit, per­son fizik e juridik, për te marre pjese ose për te sig­u­ru­ar plotësimin e një­sive e reparteve te struk­tu­rave ushtarake me per­son­el, mate­ri­ale, teknike, kaf­she, autom­jete e mjete te tjera te nevo­jshme.
2. “Shër­bi­mi alter­na­tiv” është shër­bi­mi i detyrueshëm, i cili kry­het ne vend te shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv nga shte­tasi i cili, për arsye ndërgjeg­je­je, nuk pra­non shër­bimin me arme ne For­cat e Armato­sura.
3. “Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak aktiv” është detyri­mi ligjor i shte­tasve shqiptare, meshkuj, sipas kritereve te për­cak­tu­ara me këtë ligj, për te kry­er shër­bimin me arme ne For­cat e Armato­sura.
4. “Shër­bi­mi ushtarak ne rez­erve” është shër­bi­mi qe kry­het nga shte­tasi shqip­tar qe ka kry­er shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv dhe ai qe ka kapër­cy­er kufi­jtë e moshës se cak­tu­ar për kry­er­jen e këtij shër­bi­mi, si dhe ushtaraku (ofi­ceri) i shër­bim­it ushtarak aktiv i nxjerre ne rez­erve, sipas kritereve te për­cak­tu­ara me këtë ligj.
5. “Shër­bi­mi ushtarak” është detyri­mi kushtetues i shte­tasve shqiptare për te marre pjese ne mbro­jt­jen e Repub­likës se Shqipërisë dhe për te përm­bushur detyrimet qe rrjed­hin nga pjesë­mar­r­ja ne orga­niz­mat ndërkom­bëtare, ku Repub­li­ka e Shqipërisë është anë­tarë ose part­nere.
6. “Ushtarak i For­cave te Armato­sura” është shte­tasi qe bën pjese ne këto struk­tu­ra dhe mban uni­for­men me sim­bo­let përkatëse, te mirat­u­ara me ligj.

 

Neni 3
Llo­jet e shër­bim­it ushtarak

(Shfuqizuar fjalia e dytë e pikës 2 me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

1. Shër­bi­mi ushtarak ne Repub­likën e Shqipërisë është i detyrueshëm dhe vull­ne­tar.
2. Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak rreg­ul­lo­het me këtë ligj. Shfuqizuar.

 

Neni 4
For­mu­la e betim­it ushtarak

Shte­tasi shqip­tar, me fil­lim­in e shër­bim­it ushtarak, bën betimin sipas for­mulës se mëposhtme: “Beto­hem se do t’i shër­bej me besnikëri Repub­likës se Shqipërisë; do te jem ushtar besnik i pop­ul­lit tim, luftë­tar i den­je, trim e i disi­plin­uar, do te jem i gat­shëm ne çdo kohe e vend dhe nuk do te kursej as jetën time për mbro­jt­jen e intere­save te Atd­heut. Beto­hem!”.

 

Neni 5
Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak për shte­tasin me dy shtetësi

1. Shte­tasi shqip­tar qe ka fitu­ar shtetësi tjetër dhe ka kry­er shër­bimin e detyrueshëm ushtarak
aktiv ose alter­na­tiv ne shtetin, shte­tas i te cilit është, sipas lig­jeve te atij shteti, i nji­het i kry­er ky shër­bim.
2. Shte­tasi shqip­tar qe ka fitu­ar shtetësi tjetër dhe ka ban­im te përher­shëm ne ter­ri­torin e
Repub­likës se Shqipërisë:
a) u nën­shtro­het detyrimeve ushtarake ne Repub­likën e Shqipërisë;
b) është i lire, deri ne moshën 19 vjeç, te zgjed­he nëse do t’u nën­shtro­het detyrimeve
ushtarake ne shtetin tjetër, shte­tas i te cilit është.
3. Shte­tasi shqip­tar qe ka kry­er shër­bimin ushtarak, pavarë­sisht ne cilin shtet, nëse trans­fer­o­het me ban­im te përher­shëm ne njërin prej shteteve, shte­tas i te cilave është, është përgjegjës për kry­er­jen e shër­bim­it ushtarak ne rez­erve, vetëm ne shtetin ku ka vend­ba­n­imin e përher­shëm.
4. Për mënyrën e përm­bush­jes se detyrimeve ushtarake te shte­t­a­sit shqip­tar, qe ka me shume se një shtetësi, mund te lid­hen mar­rëvesh­je te veçan­ta me shtetet përkatëse.

 

Neni 6
Përku­jdes­ja sociale dhe mbështet­ja finan­cia­re

Përku­jdes­ja sociale dhe sig­uri­mi mate­r­i­al e finan­ciar për ushtarakun ne shër­bim dhe për shte­tasin e thirrur për stërvit­je e mobi­liz­im rreg­ul­lo­hen me ligj.

 

KREU II
SHERBIMI I DETYRUESHEM USHTARAK

 

Neni 7
Llo­jet e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak

1. Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak përf­shin:
a) shër­bimin ushtarak aktiv;
b) shër­bimin alter­na­tiv;
c) shër­bimin ne rez­erve.
2. Shër­bi­mi ushtarak aktiv dhe rez­erve kry­het ne For­cat e Armato­sura.
3. Shër­bi­mi alter­na­tiv kry­het ne insti­tu­cionet pub­like ose ne For­cat e Armato­sura, sipas kritereve te këtij ligji.

 

Neni 8
Kry­er­ja e shër­bim­it ushtarak

1. Shte­tasi shqip­tar, kudo qe ndod­het, është i detyru­ar te krye­je shër­bimin ushtarak ne
Repub­likën e Shqipërisë, me për­jash­tim te rasteve te parashikuara ne nenin 5 te këtij ligji.
2. Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak kry­het nga vete shte­tasi.

 

Neni 9
Mosha e kry­er­jes se shër­bim­it

1.Shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv kry­het nga shte­tasi shqip­tar
mashkull i moshës 19 deri ne 27 vjeç i cili plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara ne këtë ligj.
Thirr­ja e shte­t­a­sit për kry­er­jen e sh ërbim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv fil­lon sapo mbush moshën 19 vjeç e deri ne moshën 26 vjeç.
2. Ne rast mobi­liz­i­mi te përgjithshëm ose te pjesshëm, me ligj ose me dekret te Pres­i­den­tit te Repub­likës, thirret për shër­bim ushtarak edhe shte­tasi i moshës 18 vjeç.
3. Shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak ne rez­erve kry­het nga shte­t­a­sit e moshës:
a) deri ne 45 vjeç për ushtare dhe nënofi­cerë meshkuj;
b) deri ne 35 vjeç për ushtare dhe nënofi­cerë fem­ra;
c) deri ne 50 vjeç për ofi­cere meshkuj;
ç) deri ne 40 vjeç për ofi­cere fem­ra.

 

Neni 10
Kohëzg­jat­ja e shër­bim­it

(Ndryshuar fjalia e dytë e pikës 1 me ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

1. Kohëzg­jat­ja e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv është 12 muaj. Shte­tasi shqip­tar që ka për­fun­d­uar një shkol­lë të lartë uni­ver­sitare me shkëput­je nga puna, bren­da ose jashtë ven­dit, për­jash­to­het nga kry­er­ja e shër­bim­it të detyrueshëm ushtarak.
2. Kohëzg­jat­ja e shër­bim­it ushtarak ne rez­erve është 4 deri ne 7 dite ne vit.
Për nevo­ja te stërvit­jeve ushtarake, qe zgjasin me shume se 4 deri ne 7 dite ne vit, Min­istri i Mbro­jt­jes urd­hëron bashkimin e ditëve te stërvit­jes te dy viteve ne një vit, por jo me shume se 14 dite.
3. Peri­ud­ha e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv, rez­erve dhe shër­bim­it alter­na­tiv mund te zgjatet mbi kohen e për­cak­tu­ar ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni vetëm ne rastet kur ven­dosen masat e jashtëza­kon­shme, sipas kritereve te për­cak­tu­ara me ligj.

 

Neni 11
Kriteret e mosnjo­hjes se shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv

Ne kohen e plote te kry­er­jes se shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv, për
shte­tasin qe hyn ne këtë shër­bim, nuk përf­shi­het:
a) koha e vua­jt­jes se dënim­it me burg;
b) koha e ndër­pre­rjes se këtij shër­bi­mi pa shkaqe ligjore.

 

Neni 12
Kriteret e mosthirrjes ne shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tive

(Ndryshuar shkro­n­ja c) me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

Nuk thirret për kry­er­jen e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv:
a) shte­tasi i cili del i paafte nga komi­sioni mjekë­sor;
b) shte­tasi qe ka nen kujdestari prindër ose pjesë­tarë te famil­jes, invalidë te plote, qe kane
nevo­je për përku­jdesje dhe qe nuk kane përku­jdesje tjetër;
c) shte­tasi krye­famil­jar, i mar­tu­ar dhe me një apo më shumë fëmi­jë të mitur;
ç) shte­tasi qe është duke kry­er vua­jt­jen e dënim­it me heq­je lirie ose për te cilin zba­to­het
masa e sig­urisë me burg.
Shte­tasi i parashikuar ne shkro­n­jën “ç” te këtij neni nuk thirret ne shër­bimin e detyrueshëm
ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv, për sa kahe qe përf­shi­het ne kushtet e parashikuara ne këtë nen.

 

Neni 13
Shtyr­ja e afatit te kry­er­jes se shër­bim­it

Qen­dra e rekru­tim-mobi­lizim­it ka te drejte te shty­je afatin e thirrjes se shte­t­a­sit për kry­er­jen
e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alter­na­tiv ne rastet kur:
a) shte­tasi del përko­hë­sisht i paafte për këtë shër­bim nga komi­sioni mjekë­sor;
b) shte­tasi vazh­don studimet ne shkol­lën e mesme, ne uni­ver­sitete ose shkol­la te lar­ta bren­da ose jashtë ven­dit;
c) famil­ja është ne gjend­je te vështirë ekonomike, por thirr­ja nuk mund te shty­het me
shume se 2 vjet.
ç) shte­tasi zgjid­het ne zgjed­hjet e përgjithshme ose ato ven­dore, si dhe kur shte­tasi vazh­don studime pasuni­ver­sitare.

 

Neni 14

Lir­i­mi para kohe

(Ndryshuar shkro­n­ja b) dhe shtu­ar shkro­n­jat ç) dhe d) me ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

(Ndryshuar shkro­n­ja ç) me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

Shte­tasi ne shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv liro­het para kohe nga ky shër­bim ne rastet kur:
a) cilë­so­het i paafte për vazhdimin e shër­bim­it me vendim te Komi­sion­it Mjekë­sor te Spi­tal­it Ushtarak Qen­dror Uni­ver­si­tar;
b) për rastet e fatke­që­sive famil­jare dhe kur per­son­at në ngarkim të ushtar­it mbeten pa përku­jdesje;
c) pra­nohet stu­dent ne shkol­lat e lar­ta ushtarake ose ne Akadem­inë e Poli­cisë;

ç) shte­tasi krye­famil­jar, i mar­tu­ar, i cili, gjatë kohës së shër­bim­it ushtarak, bëhet me një apo më shumë fëmi­jë;
d) tit­ul­lo­het ushtar pro­fe­sion­ist.
Për rastet e parashikuara ne shkro­n­jat ““a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d” te këtij neni, urdhri i lirim­itlëshohet nga She­fi i Shtabit te Përgjithshëm te For­cave te Armato­sura.

 

Neni 15
Ndër­pre­r­ja e përkohshme e shër­bim­it

1. Shte­tasi ne Shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tive ndër­pret përko­hë­sisht
këtë shër­bim ne rastet kur:
a) me vendim te Komi­sion­it Mjekë­sor te Spi­tal­it Ushtarak Qen­dror Uni­ver­si­tar del
përko­hë­sisht i paafte për vazhdimin e këtij shër­bi­mi;
b) pjesë­tarë te famil­jes, te cilët janë ne ngarkim te tij, sëmuren për një kohe te gjate.
2. Ndër­pre­r­ja e përkohshme e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv aktiv
behet vetëm një here dhe jo me shume se 6 muaj.

 

Neni 16
Kriteret e njo­hjes se shër­bim­it

1. I nji­het i kry­er shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak aktiv shte­t­a­sit shqip­tar, i cili fil­lon studimet ne shkol­lat e lar­ta ushtarake ose ne një akade­mi poli­cie, bren­da ose jashtë ven­dit, nga dita e pra­nim­it ne këto shkol­la.
2. Kur shte­tasi qe ndër­pret studimet ne këto shkol­la, pa shkaqe te ligjshme, ose për­jash­to­het nga shkol­la ose akademia, nuk e ka plotë­suar kohen e kry­er­jes se shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv, është i detyru­ar ta plotë­so­jë atë si ushtar.

 

Neni 17
E drej­ta e rua­jtj es se ven­dit te punës

Shte­tasi, i cili i ndër­pret mar­rëd­hëni­et (kon­tratën) e punës për shkak te detyrim­it për kry­er­jen e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv, ka te drejtën e rik­thim­it ne vendin e punës.
Sub­jek­tet shtetërore janë te detyru­ara ta ripune­so­jne atë.

 

Neni 18
Te drej­tat e shte­t­a­sit ne shër­bimin ushtarak aktiv ose alter­na­tiv

Shte­tasi, gjate kry­er­jes se shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv, për­fi­ton
këto te drej­ta:
a) koha e shër­bim­it i nji­het vjetër­si pune, për efekt sig­uri­mi e pen­sioni;
b) shër­bim shën­de­të­sor pa pagese ne insti­tu­cionet shën­de­të­sore shtetërore, bren­da ose jashtë ven­dit;
c) rim­bur­sim te shpen­z­imeve te trans­portit, kur thirret ose liro­het nga shër­bi­mi, kur
dër­go­het me leje pranë famil­jes, si dhe shër­bim postar pa pagese;
ç) tra­j­tim me page dhe shpër­blim, sipas vështirë­sisë se shër­bim­it, te për­cak­tu­ar ne aktet ligjore.
d) leje, sipas kritereve te për­cak­tu­ara me urdhra dhe udhëz­ime te Min­istrit te Mbro­jt­jes.

 

Neni 19
Kufizimet për moskry­er­jen e shër­bim­it ushtarak aktiv ose aker­na­tiv

(Shfuqizuar me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

 

Neni 20
Kërke­sa për shër­bim alter­na­tive

(Ndryshuar pika 1me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

1. Shte­tasi që, për arsye ndërgjeg­je­je, nuk pra­non të krye­jë shër­bimin me armë në For­cat e Armato­sura dhe kërkon të krye­jë, në vend të tij, shër­bim alter­na­tiv, duhet të paraqesë një kërkesë, së bashku me doku­menta­cionin shoqërues, në qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it, për­para se të plotë­so­jë moshën ligjore të thirrjes për kry­er­jen e shër­bim­it të detyrueshëm ushtarak, ose në komandën e një­sisë (repar­tit ushtarak), kur është duke kry­er shër­bimin e detyrueshëm ushtarak.
2. Doku­menta­cioni qe duhet te shoqëro­jë kërkesën për kry­er­jen e shër­bim­it alter­na­tiv
për­cak­to­het me urd­hër te Min­istrit te Mbro­jt­jes.
3. Qen­dra e rekru­tim-mobi­lizim­it pasi shqyr­ton kërkesën, ia për­c­jell, se bashku me një
rela­cion, Komi­sion­it te Shër­bim­it Alter­na­tiv pranë Min­istrisë se Mbro­jt­jes.

 

Neni 21
Komi­sioni i Shër­bim­it Alter­na­tiv

1. Për njo­hjen e te drejtës se shte­t­a­sit për kry­er­jen e shër­bim­it alter­na­tiv kri­jo­het Komi­sioni i
Shër­bim­it Alter­na­tiv pranë Min­istrisë se Mbro­jt­jes.
2. Komi­sioni i Shër­bim­it Alter­na­tiv shqyr­ton kërke­sat dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur, si
dhe merr vendimin për­fundim­tar.
3. Për­bër­ja, funk­sion­i­mi, detyrat dhe te drej­tat e Komi­sion­it për­cak­to­hen me vendim te
Këshillit te Min­is­trave.

 

Neni 22
Kry­er­ja e shër­bim­it alter­na­tiv

1. Shte­tasi te cilit, me vendim te Komi­sion­it te Shër­bim­it Alter­na­tiv, i nji­het e drej­ta për ta
kry­er detyrim­in ushtarak ne shër­bimin alter­na­tiv, e kryen atë ne:
a) insti­tu­cionet e shër­bim­it pub­lik;
b) njësitë e qev­eris­jes ven­dore, për shër­bime te ndryshme pub­like;
c) orga­ni­za­ta jofitim­prurëse me karak­ter human­i­tar;
ç) shër­bimin e mbro­jt­jes se mje­dis­it;
d) shër­bimin e zjar­rfikësve.
2. Insti­tu­cionet e për­men­dura ne piken 1 te këtij neni janë te detyru­ara te paraqesin ne
Min­istrinë e Punës dhe te Çësht­jeve Sociale vendet e punës ku mund te kry­het shër­bi­mi alter­na­tiv.
Min­is­tria e Punës dhe e Çësht­jeve Sociale bashkëren­don punën me insti­tu­cionet e
për­men­dura ne piken 1 te këtij neni dhe ne çdo fund viti dër­gon pranë Min­istrisë se Mbro­jt­jes, me shkrim num­rin e vendeve te punës për këtë shër­bim.
3. Shte­tasi, me dëshirën e vet, mund ta krye­je shër­bimin alter­na­tiv, sipas aftë­sive dhe
pro­fe­sion­it civ­il qe ka, ne For­cat e Armato­sura, ne shër­bimet e logjis­tikes, te shën­de­të­sisë,
trans­portit, riparim-mirëm­ba­jt­jes dhe ne vende te tjera pune, ku nuk është e nevo­jshme mba­jt­ja dhe për­dori­mi i armës.

 

Neni 23
Detyrimet e insti­tu­cionit ku kry­het shër­bi­mi alter­na­tiv

Insti­tu­cioni, ku shte­tasi kryen shër­bimin alter­na­tiv, dety­ro­het te sig­uro­je kushte nor­male
pune, fjet­je­je, ushqi­mi, rro­ba pune dhe pagese, ne për­puth­je me kriteret dhe nor­mat e për­cak­tu­ara për ushtarin e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv.

 

Neni 24
Plotësi­mi i një­sive dhe reparteve te For­cave te Armato­sura me per­son­el rez­ervist

Plotësi­mi i një­sive dhe reparteve te For­cave te Armato­sura me per­son­el rez­ervist behet sipas kritereve te për­cak­tu­ara me rreg­ul­lore te veçante, te mirat­u­ar nga Min­istri i Mbro­jt­jes.

 

Neni 25
Për­jash­ti­mi nga shër­bi­mi ushtarak ne rez­erve

Për­jash­to­het nga thirr­ja për te marre pjese ne shër­bimin ushtarak ne rez­erve shte­tasi qe kryen detyrat e deputetit, min­istrit, prefek­tit, kryetar­it te një­sisë se qev­eris­jes ven­dore, gjyqtaret, prokuroret, kryetaret e partive poli­tike par­la­mentare, drejtue­sit e insti­tu­cionit fetar, për­faqë­sue­si diplo­matik ose kon­sul­lor, si dhe shte­tasi qe ndod­het jashtë shtetit me studime ose për t’u kuru­ar dhe per­sona qe nga min­istritë ose insti­tu­cionet e tjera qen­drore, për­cak­to­hen si per­sona qe kane detyra te rëndë­sishme, ndër­pre­r­ja e te cilave cenon sek­torët jetike te ven­dit.

 

KREU III
DETYRIMET E ORGANEVE SHTETERORE, TE SUBJEKTEVE PRIVATE E TE SHTETASVE PER SHERBIMIN USHTARAK DHE MOBILIZIMIN

 

 

Neni 26
Qen­dra e rekru­tim-mobi­lizim­it

Qen­dra e rekru­tim-mobi­lizim­it kri­jo­het dhe funk­sionon si struk­ture pranë çdo qarku dhe varet nga ana admin­is­tra­tive nga Shtabi i Përgjithshëm i For­cave te Armato­sura.

 

Neni27
Përgjegjësia e qen­drës se rekru­tim-mobi­lizim­it

(Ndryshuar pika 1me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

1. Qen­dra e rekru­tim-mobi­lizim­it përgjig­jet për zba­timin e pro­gramit të Shtabit të Përgjithshëm të For­cave të Armato­sura, sig­urim­in e per­son­elit të nevo­jshëm për shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv, rez­ervist dhe të per­son­elit pro­fe­sion­ist (me pagesë), për plotësimin e një­sive e të reparteve të For­cave të Armato­sura.
2. Për mënyrën e rekru­tim­it te shte­tasve, qe kane detyrim për kry­er­jen e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv, dhe lajmërim­in e rez­ervis­teve, ne rast mobi­liz­i­mi e stërvit­je­je, qen­dra e rekru­tim-mobi­lizim­it përgjig­jet edhe para prefek­tit te qarkut.

 

Neni 28
Komi­sionet mjekë­sore te kon­trol­lit te aftë­sive për shër­bim ushtarak

1. Për kon­trol­lin e aftë­sive te shte­t­a­sit për shër­bim ushtarak, ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it kri­jo­het komi­sioni mjekë­sor i kon­trol­lit te aftë­sive fizike e shën­de­të­sore te shte­t­a­sit qe thirret ne shër­bimin ushtarak.
2. Ne Spi­tal­in Ushtarak Qen­dror Uni­ver­si­tar kri­jo­het dhe funk­sionon komi­sioni mjekë­sor i kon­trol­lit te aftë­sive fizike e shën­de­të­sore te ushtarakut dhe te shte­t­a­sit qe dër­go­het nga qen­dra e rekru­tim-mobi­lizim­it te qarkut.
3. Për­bër­ja e komi­sion­eve, detyrat dhe përgjegjësitë për­cak­to­hen ne rreg­ul­loren e aftë­sive fizike e shën­de­të­sore te shte­t­a­sit dhe ushtarakut, e cila mira­to­het bashkër­isht nga Min­istri i Mbro­jt­jes dhe Min­istri i Shën­de­të­sisë.

 

Neni 29
Mar­r­ja e shte­t­a­sit ne evi­dence

1.Evidentimi i shte­tasve meshkuj, si burime njerë­zore për kry­er­jen e detyrim­it te shër­bim­it
ushtarak aktiv, fil­lon ne moshën 17 vjeç.
2. Shte­taset shqiptare mer­ren ne evi­dence me hyr­jen ne shër­bimin ushtarak.

 

Neni 30
Heq­ja e shte­t­a­sit nga evi­den­ca ushtarake

Shte­tasi shqip­tar hiqet nga evi­den­ca ushtarake kur:
a) deklaro­het i paafte për shër­bim ushtarak me vendim te komi­sion­it mjekë­sor;
b) mbush moshën e për­cak­tu­ar ne piken 3 te nen­it 9 te këtij ligji;
c) le shtetës­inë shqiptare;
ç) vdes.

 

Neni 31
Detyrimet e shte­t­a­sit për evi­dencën ushtarake

1.Shtetasi shqip­tar ka për detyre te paraqitet ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it për kon­trol­lin e aftë­sive fizike e shën­de­të­sore, për t’u marre ne evi­dence ushtarake, kur mbush moshën 17 vjeç.
2. Shte­tasi është i detyru­ar te paraqitet ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it, kur ndryshon vend­ba­n­imin, shtetës­inë, te dhë­nat ne regjistrin themeltar te shte­tasve, si dhe kur liro­het nga shër­bi­mi i detyrueshëm ushtarak aktiv.
3. Shte­tasi, i cili largo­het jashtë shtetit mbi 6 muaj dhe ka detyrim për shër­bimin ushtarak, është i detyru­ar te paraqitet ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it për te bere veprimet përkatëse, duke njof­tu­ar me pare struk­turën ku kryen shër­bimin ushtarak.

 

Neni 32
Doku­menta­cioni për shër­bimin ushtarak

Doku­menta­cioni për evi­den­timin, iden­ti­fikimin dhe për­punimin e te dhë­nave te shër­bim­it ushtarak ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it ose ne struk­tu­rat e tjera te For­cave te Armato­sura, si dhe mod­elet përkatëse te tyre për­cak­to­hen me rreg­ul­lore te mirat­u­ar nga Min­istri i Mbro­jt­jes.

 

Neni 33
Detyrimet ne rast mobi­liz­i­mi te shte­tasve

1. Shte­tasi, i cili ka detyrim­in për shër­bimin ushtarak, kur lajmëro­het me fletëthirrje për te kry­er shër­bimin e detyrueshëm ushtarak, për stërvit­je ose merr lajmërim­in për mobi­liz­im, dety­ro­het te paraqitet ne qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it ose ne struk­turën përkatëse ushtarake.
2. Ushtaraku i shër­bim­it aktiv ose rez­ervist, ne rastet e pamundë­sisë se paraqit­jes për arsye mad­hore, me te marre njof­tim, ve ne dijeni, ne vendin e kohen e cak­tu­ar, struk­turën përkatëse.

 

Neni 34
Detyrimet e një­sisë se qev­eris­jes ven­dore

1.Njësitë e qev­eris­jes ven­dore, nëpër­m­jet zyrave te gjend­jes civile, dety­ro­hen qe, bren­da mua­jit tetor te çdo viti, t’u japin qen­drave te rekru­tim-mobi­lizim­it listën emërore te shte­tasve (meshkuj), te cilët vitin pasard­hës mbushin moshën 17 vjeç.
2. Bashkite (njësitë bashki­ake) dhe komu­nat lajmëro­jnë dhe sig­uro­jnë paraqit­jen e shtetasit,qe thirret për kry­er­jen e shër­bim­it ushtarak, ne baze te lis­tethirrjeve dhe fletëthirrjeve te dër­guara nga qen­drat e rekru­tim-mobi­lizim­it ose njësitë e repartet ushtarake.
3. Shpen­zimet për lajmërim­in e shte­tasve mbu­lo­hen nga Bux­heti i Shtetit, sipas kritereve e rreg­ullave te për­cak­tu­ara me vendim te Këshillit te Min­is­trave.


Neni 35
Detyrimet e insti­tu­cion­eve arsi­more

Insti­tu­cionet e arsim­it te larte, pub­lik dhe pri­vat, dety­ro­hen qe, me fil­lim­in e vitit akademik e ne vazhdimësi, t’u paraqesin qen­drave te rekru­tim-mobi­lizim­it listën emërore te shte­tasve (meshkuj) qe regjistro­hen, për­fun­do­jnë, për­jash­to­hen ose largo­hen nga shkol­lat, bren­da ose jashtë ven­dit.

 

 

Neni 36
Detyrimet e insti­tu­cion­eve te drejtë­sisë

Min­is­tria e Drejtë­sisë, nëpër­m­jet Drej­torisë se Përgjithshme te Burgjeve, dety­ro­het:
a) te njof toje qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it te qarkut, ku shte­tasi ka vend­ba­n­imin, bren­da 15 ditëve nga dira qe shte­tasi i dënuar me burg e qe plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara ne këtë ligj për kry­er­jen e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak, dër­go­het për te vua­j­tur dën­imin;
b) te njofto­je qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it te qarkut, ku shte­tasi ka vend­ba­n­imin, për për­fundimin e dënim­it nga shte­tasi, 30 dite për­para për­fundim­it.

 

 

Neni 36/1
Detyrimet e organ­eve të Poli­cisë së Shtetit

(Shtu­arme ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

Organet e Poli­cisë së Shtetit në qar­qe dety­ro­hen të shoqëro­jnë për në qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it të qarkut shte­t­a­sit, të cilët janë thirrur për kry­er­jen e shër­bim­it të detyrueshëm ushtarak, sipas listëthirrjeve të dër­guara nga qen­dra e rekru­tim-mobi­lizim­it dhe që nuk janë paraqi­tur në qen­drën e rekru­tim-mobi­lizim­it.
Min­istri i Mbro­jt­jes dhe Min­istri i Brend­shëm nxjer­rin udhëz­im të për­bashkët për zba­timin e këtij neni.

 

Neni 37

Detyrimet e insti­tu­cion­eve shën­de­të­sore

1. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore dety­ro­hen te dër­go­jnë mjeke ne komi­sionet mjekë­sore te
qen­drave te rekru­tim-mobi­lizim­it.
2. Page­sa për mjeket, qe mar­rin pjese ne këto komi­sione, për­cak­to­het me vendim te
Këshillit te Min­is­trave.

 

Neni 38
Mobi­liz­i­mi ushtarak

Mobi­liz­i­mi ushtarak ne Repub­likën e Shqipërisë kry­het ne kohe paqe ose ne kohe lufte.
Mobi­liz­i­mi është i përgjithshëm ose i pjesshëm.
Kriteret e ven­dos­jes se gjend­jes se mobi­lizim­it dhe te çmo­bi­lizim­it, te përgjithshëm ose te
Pjesshëm, për­cak­to­hen me ligj.

 

Neni 39
Mobi­liz­i­mi ushtarak ne kohe paqe

1. Mobi­liz­i­mi ushtarak ne kohe paqe plan­i­fiko­het, orga­ni­zo­het e drej­to­het ne për­puth­je me synimet dhe për­cak­timet ne doku­mentin e poli­tikes se mbro­jt­jes, te strategjisë se sig­urim­it dhe strategjisë ushtarake te Repub­likës se Shqipërisë, nga Shtabi i Përgjithshëm i For­cave te Armato­sura, koman­dat e for­cave dhe ato te mbështet­jes.
2. Koha e thirrjes dhe e lirim­it, kriteret e përzg­jed­hjes dhe mënyra e orga­nizim­it te rekru­tim-mobi­lizim­it te shte­t­a­sit për kry­er­jen e shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv për­cak­to­hen me urd­hër te Min­istrit te Mbro­jt­jes.
3. Mobi­liz­i­mi i for­cave rez­erve, për zhvil­lim­in e stërvit­jeve dhe te veprim­tarive te tjera, behet nga She­fi i Shtabit te Përgjithshëm, koman­dan­tet e for­cave dhe ata te mbështet­jes, ne baze te pro­grameve vje­tore te mirat­u­ara nga Min­istri i Mbro­jt­jes.

 

Neni 40
Kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive

(Shtu­ar fjalia e fun­dit në pikën 3 me ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

1. Për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive, ne kup­tim te këtij ligji, dhe dëno­het me gjobe nga
3000 deri ne 30 000 leke, shman­gia nga:
a) detyrimet ne fushën e evi­dencës ushtarake;
b) thirr­ja për te kry­er shër­bimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv;
c) thirr­ja për stërvit­je ushtarake ose nga pro­va e gatish­mërisë ose e mobi­lizim­it.
2. Shman­gia nga detyrimet e për­cak­tu­ara ne piken 1 te këtij neni, kur kry­het me shume se 1
here, për­bën kundër­va­jt­je penale, sipas Kodit Penal Ushtarak.
3. Pranë çdo qen­dre rekru­tim-mobi­liz­i­mi, për shqyr­timin e shkel­jeve qe për­be­jnë
kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive, kri­jo­het komi­sioni i shqyr­tim­it te kundërvajtjeve.Vendimi i komi­sion­it është tit­ull ekzeku­tiv

 

Neni 41
Ekzeku­ti­mi i gjobës

Shqyr­ti­mi i kundër­va­jt­jeve admin­is­tra­tive, anki­mi ndaj vendimeve te komi­sion­it te shqyr­tim­it te kundër­va­jt­jeve admin­is­tra­tive dhe ekzeku­ti­mi i tyre bëhen ne për­puth­je me dis­poz­i­tat e ligjit nr.7687, date 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”, i ndryshuar dhe Kodit te Pro­ce­durës Civile.

 

KREU IV
DISPOZITA TE FUNDIT

 

Neni 42
Shly­er­ja e detyrim­it te shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv me pagese

(Ndryshuar fjalia e fun­dit me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

Shte­t­a­sit shqip­tar, qe plotë­son kriteret e ven­do­sura nga ky ligj për kry­er­jen e detyrim­it te shër­bim­it te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alter­na­tiv, mund t’i nji­het i shly­er ky detyrim kur, me dëshirën dhe kërkesën e vet, paguan per­son­al­isht dhe men­jëherë një shume te cak­tu­ar lekesh.
Kriteret dhe shu­ma e detyrim­it ne këto raste për­cak­to­hen me vendim te Këshillit te
Min­is­trave.
Ky nen do të zba­to­het deri më 31 dhje­tor 2009.

 

Neni 43
Nxjer­r­ja e akteve nën­ligjore

Këshilli i Min­is­trave dhe Min­is­tria e Mbro­jt­jes nxjer­rin aktet nën­ligjore te nevo­jshme ne zba­tim te këtij ligji, bren­da gjashte mua­jve nga data e hyr­jes ne fuqi te ligjit.

 

Neni 44
Shfuqizimet

Kreu I “Dis­pozi­ta te përgjithshme”, nenet 1, 2 dhe 3, Kreu II “Shër­bi­mi ushtarak”, nenet 5 deri ne 27, Kreu IV “Evi­den­ca ushtarake”, nenet 33 deri ne 45 dhe Kreu V nenet 46,47,48 dhe 49 te ligjit nr.7978, date 26.7.1995 “Për For­cat e Armato­sura te Repub­likës se Shqipërisë”, si dhe çdo dis­pozite tjetër, qe bie ne kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 45
Hyr­ja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botim­it ne Fle­toren Zyrtare.
Shpal­lur me dekret nr.3914, date 30.7.2003 te Pres­i­den­tit te Repub­likës se Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim