Neni 3

Kujde­si për shën­detin riprod­hues përf­shin një tërësi meto­dash, teknikash dhe shër­bimesh shën­de­të­sore që ndiko­jnë mbi shën­detin riprod­hues të njerëzve, duke paran­dalu­ar dhe zgjid­hur prob­lemet e tyre, si më poshtë:

a) shër­bime dhe këshillim, informim, edukim, komu­nikim për plan­i­fikimin famil­jar;

b) shër­bime dhe edukim për kujdesin para lind­jes, lind­jen e sig­urt dhe kujdesin pas lind­jes, veçanër­isht ushqy­er­jen me gji;

c) shër­bime dhe edukim për fëmi­jët, adolesh­en­tët dhe kujdes shën­de­të­sor për gru­an;

ç) paran­dal­im­in dhe tra­j­timin për sëmund­jet sek­su­al­isht të trans­metueshme, HIV/AIDS, e infek­sion­eve dhe sëmund­jeve të trak­tit riprod­hues;

d) abortin e sig­urt dhe menax­himin e kom­p­lika­cion­eve lid­hur me abortin;

dh) informim, edukim dhe këshillim mbi sek­su­alitetin dhe shën­detin riprod­hues;

e) shër­bime refer­i­mi për plan­i­fikimin famil­jar, kom­p­lika­cionet e shtatzënisë, abortin, infer­til­itetin, infek­sionet e trak­tit riprod­hues, kanceret e gjir­it dhe kanceret e sis­temit riprod­hues, menopauzën, sëmund­jet sek­su­al­isht të trans­metueshme, përf­shirë HIV/AIDS;

ë) paran­dal­im­in dhe tra­jn­imin e për­sh­tat­shëm të infer­til­itetit.

 

Neni 10

1. Të gjithë indi­vidët dhe çiftet kanë të drejtë të për­fi­to­jnë nga për­dori­mi i meto­dave të sig­ur­ta, të për­bal­lueshme dhe të pranueshme të plan­i­fikim­it famil­jar, sipas zgjed­hjes së tyre, si dhe ndaj meto­dave të tjera të zgjed­hu­ra për rreg­ul­lim­in e fer­til­itetit.

2. Të gjithë indi­vidët dhe çiftet kanë të drejtë të për­fi­to­jnë shër­bime të për­sh­tat­shme të kujde­sit shën­de­të­sor për të pasur shtatzëni dhe lind­je të sig­urt dhe një fëmi­jë të shën­det­shëm.

3. Të gjithë indi­vidët dhe çiftet kanë të drejtë për të për­fi­tu­ar nga pro­gre­si shken­cor dhe teknologjitë e reja lid­hur me riprod­himin e sek­su­alitetin, kur ato janë të sig­ur­ta dhe të pranueshme.

 

Neni 11

1. Gru­a­ja ka të drejtë për një mëmësi të sig­urt dhe për mën­ja­n­imin e shtatzënisë së padëshiru­ar, e cila mund të kër­cëno­jë jetën e saj. Jeta e gruas nuk duhet ekspozuar ndaj rrezikut të lid­hur me shtatzën­inë, lind­jen e penge­sa të tjera që lid­hen me pabaraz­inë gji­nore.

2. Shër­bimet e plan­i­fikim­it famil­jar duhet të për­doren dhe të pro­movo­hen si mjet për shmang­ien e shtatzënive të padëshiru­ara.

3. Çdo grua ka të drejtë për mbro­jt­je shën­de­të­sore gjatë shtatzënisë së saj, për asis­tencë gjatë lind­jes dhe të për­fi­to­jë zba­timin e meto­dave e prak­tikave që min­i­mi­zo­jnë rrezikun për shën­detin e saj ose shën­detin e fetusit, të të por­salin­durit dhe fëmi­jës.

 

Neni 13

1. Çdo indi­vid ka të drejtë për kujdes mjekë­sor dhe shër­bime bazë të nevo­jshme mjekë­sore, që janë bazë për të mbro­j­tur shën­detin e mirëqe­nien e tij si indi­vid dhe gëzon të drejtën për kujdes të kual­i­fikuar për shën­detin riprod­hues e sek­su­al.

2. Mëmësia dhe fëmi­ja kanë të drejtën për kujdes shën­de­të­sor dhe mbështet­je të veçan­të.

3. Çdo indi­vid në moshën e riprod­him­it mund të kërko­jë ekza­min­ime mjekë­sore dhe tra­j­tim të për­sh­tat­shëm e reha­bil­itim për riprod­him të shën­det­shëm.

 

Neni 22

Veprim­taria e shër­bimeve për kujdesin ndaj shën­de­tit riprod­hues përf­shin:

a) kujdesin para, gjatë dhe pas lind­jes;

b) kujdesin për rrit­jen dhe zhvil­lim­in e fëmi­jës 0–6 vjeç;

c) kujdesin për shën­detin e adolesh­en­tëve;

d) kon­trol­lin dhe mjekimin e sëmund­jeve ngjitëse sek­su­al­isht të trans­metueshme HIV/AIDS;

e) informimin dhe edukimin sek­su­al;

f) paran­dal­im­in e shtatzënive të padëshiru­ara nëpër­m­jet meto­dave kon­tra­cep­tive të plan­i­fikim­it famil­jar;

g) ndër­pre­rjen e vull­net­shme të shtatzënisë;

h) kurim­in e sterilitetit dhe teknikat e riprod­him­it;

i) tra­j­timin e sëmund­jeve të trak­tit riprod­hues;

j) tra­j­timin e menopauzës.

 

Neni 25

1. Të gjithë fëmi­jët 0–6 vjeç për­fi­to­jnë masa paran­daluese shën­de­të­sore, si dhe kon­troll e ndjek­je mjekë­sore falas.

2. Num­ri i ekza­min­imeve dhe kon­trolleve që duhen kry­er për fëmi­jët 0–6 vjeç, si dhe insti­tu­cionet që do t’i krye­jnë për­cak­to­hen nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.

 

Neni 33

Teknikat e riprod­him­it për­doren vetëm në rastet kur:

a) meto­da të tjera të tra­j­tim­it kundër infer­til­itetit të bur­rit ose të gruas nuk janë pro­duk­tive ose të për­sh­tat­shme dhe nuk garan­to­jnë rezul­tatin e dëshiru­ar;

b) paran­dalo­jnë trans­me­timin te fëmi­ja të sëmund­jeve gjenetike, si dhe të sëmund­jeve të tjera që do të rezul­tonin në një vdek­je të parakohshme, në pra­pam­bet­je men­dore të tij dhe inva­liditet të rëndë;

c) kon­sidero­hen për një alter­na­tivë për lind­je naty­rore.

 

Neni 37

Gjatë për­dorim­it të teknologjive riprod­huese të asis­tu­ara, nuk lejo­het zgjed­h­ja e sek­sit të fëmi­jës së ardhshëm, me për­jash­tim të rasteve kur ka mundësi për të trashëguar sëmund­je të lid­hu­ra me seksin.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 15, datë 13 Maj 2002, faqe 438

[2] Ligji nr. 8876/2002 ka ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.86, datë 12 Qer­shor 2002, faqe 3775

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim