L I G J
Nr. 8876, datë 04.04.2002

PËR SHËNDETIN RIPRODHUES

(Ndryshuar me ligjin nr. 10 137, datë 11.5.2009)

Në mbështet­je të nen­eve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

 

Neni 1

Ky ligj rreg­ul­lon orga­niz­imin dhe mbikëqyr­jen e të gjitha veprim­tarive që zhvil­lo­hen në fushën e shën­de­tit riprod­hues, në insti­tu­cionet shën­de­të­sore pri­vate dhe pub­like, mbron të drej­tat riprod­huese të indi­vid­it e të çiftit dhe sig­uron që të drej­tat riprod­huese të çdo indi­vi­di të mbro­hen në për­puth­je me lig­jet dhe poli­tikat kom­bëtare me principe të tjera të njo­hu­ra ndërkom­bëtare.

 

Neni 2

“Shën­de­ti Riprod­hues” nënkup­ton mirëqe­nien e përgjithshme fizike, men­dore, në tërësi, me mungesën e sëmund­jeve e paaftë­sive prob­lematike, si dhe çdo kushtëz­im tjetër bazë që i nevo­jitet sis­temit të riprod­him­it për funk­sionet, pro­ce­set si dhe aftës­inë e një jete sek­suale të kënaqshme e të sigurt.Ai nënkup­ton aftës­inë e njerëzve për t’u riprod­huar dhe lir­inë e tyre për të ven­do­sur për mënyrën dhe kohën e riprod­him­it, si dhe të infor­mo­hen se ku mund ta bëjnë këtë dhe të infor­mo­hen se ku mund ta bëjnë këtë dhe ku mund të gje­jnë të tilla shër­bime.

 

Neni 3

Kujde­si për shën­detin riprod­hues përf­shin një tërësi meto­dash, teknikash dhe shër­bimesh shën­de­të­sore që ndiko­jnë mbi shën­detin riprod­hues të njerëzve, duke paran­dalu­ar dhe zgjid­hur prob­lemet e tyre, si më poshtë:
a) shër­bime dhe këshillim, informim, edukim, komu­nikim për plan­i­fikimin famil­jar;
b) shër­bime dhe edukim për kujdesin para lind­jes, lind­jen e sig­urt dhe kujdesin pas lind­jes, veçanër­isht ushqy­er­jen me gji;
c) shër­bime dhe edukim për fëmi­jët, adolesh­en­tët dhe kujdes shën­de­të­sor për gru­an;
ç) paran­dal­im­in dhe tra­j­timin për sëmund­jet sek­su­al­isht të trans­metueshme, HIV/AIDS, e infek­sion­eve dhe sëmund­jeve të trak­tit riprod­hues;
d) abortin e sig­urt dhe menax­himin e kom­p­lika­cion­eve lid­hur me abortin;
dh) informim, edukim dhe këshillim mbi sek­su­alitetin dhe shën­detin riprod­hues;
e) shër­bime refer­i­mi për plan­i­fikimin famil­jar, kom­p­lika­cionet e shtatzënisë, abortin, infer­til­itetin, infek­sionet e trak­tit riprod­hues, kanceret e gjir­it dhe kanceret e sis­temit riprod­hues, menopauzën, sëmund­jet sek­su­al­isht të trans­metueshme, përf­shirë HIV/AIDS;
ë) paran­dal­im­in dhe tra­jn­imin e për­sh­tat­shëm të infer­til­itetit.

 

Neni 4

1. Shën­de­ti sek­su­al është pjesë e shën­de­tit riprod­hues dhe nënkup­ton për­mirësimin e jetës dhe mar­rëd­hënieve sek­suale të shën­det­shme, informimin, këshillim­in, kujdesin lid­hur me riprod­himin dhe sëmund­jet sek­su­al­isht të trans­metueshme .
2. Shën­de­ti sek­su­al përf­shin:
a) zhvil­lim­in nor­mal;
b) mar­rëd­hëni­et sek­suale të barabar­ta dhe të përgjegjshme të pran­uara njël­loj nga secili part­ner;
c) mën­ja­n­i­mi i sëmund­jeve dhe çdo paaftësie, detyrim­it, dhunës dhe çdo sjell­je­je e prak­tike të dëmshme të lid­hu­ra me sek­su­alitetin;
d) real­iz­imin e një jete opti­male sek­suale.

 

Neni 5

Të gjithë indi­vidët kanë të drejtë të infor­mo­hen, të këshillo­hen, të mar­rin edukimin dhe shër­bimin e nevo­jshëm shën­de­të­sor dhe social për të pasur një shën­det të mirë sek­su­al, si dhe të ushtro­jnë të drej­tat dhe përgjegjësitë e tyre riprod­huese dhe sek­suale.

 

Neni 6

1.Çdo grua, e lirë dhe e për­jash­tu­ar nga çdo for­më diskri­m­in­i­mi, detyri­mi dhe dhune, ka të drejtë për t’u kon­trol­lu­ar e për të ven­do­sur lirisht për të gjitha çësht­jet që lid­hen me sek­su­alitetin e saj dhe shën­detin sek­su­al e riprod­hues.
2. Respek­ti­mi rec­i­prok i mar­rëd­hënieve të barabar­ta nga ana e grave dhe bur­rave gjatë lid­hjeve sek­suale dhe riprod­him­it nënkup­ton respek­tin, moscën­imin e integritetit të secilit, mirëkup­ti­min dhe ndar­jen e përgjegjë­sive për sjell­jet sek­suale dhe paso­jat e tyre.

 

Neni 7

Mëmësia e sig­urt kup­ton që çdo grua të mar­rë kujdesin që i nevo­jitet për të pasur një shën­det të mirë nga shtatzë­nia deri në lind­jen e fëmijës.Elementët krye­sorë për të sig­u­ru­ar mëmës­inë e sig­urt përf­shi­jnë aksesin për kujdes me cilësi të lartë para lind­jes, gjatë dhe pas lind­jes, paran­dal­im­in e shtatzënive të padëshiru­ara, paran­dal­im­in e abor­tit të pasig­urt dhe të lind­jes së parakohshme.

 

KREU II

TË DREJTAT RIPRODHUESE

 

Neni 8

1. Të gjithë indi­vidët dhe çiftet kanë të drejtë të ven­dosin lirisht, por duke respek­tu­ar dëshirën e secilit part­ner, për kohën, num­rin e inter­valin e lind­jeve, të infor­mo­hen për mjetet e duhu­ra të real­izim­it të tyre, të kërko­jnë stan­dard­et më të lar­ta të shën­de­tit riprod­hues dhe atij sek­su­al.
2. Ky ligj i garan­ton çdo indi­vi­di vendim­mar­rjen për ushtrim­in e të drej­tave riprod­huese sipas dëshirës dhe interes­im­it të tyre të lirë nga diskri­m­in­i­mi, detyri­mi dhe dhu­na.

 

Neni 9

Çdo indi­vid ka të drejtën të zgjed­hë mar­rëd­hëni­et e tij sek­suale dhe të kon­trol­lo­jë jetën e tij riprod­huese. Zgjid­h­ja duhet të bëhet me vull­netin e tij që nënkup­ton:
a) asnjë grua nuk duhet të dety­ro­het të jetë shtatzënë;
b) çdo ndërhyr­je mjekë­sore e lid­hur me shën­detin riprod­hues dhe sek­su­al duhet kry­er me pëlqimin (pra­n­imin) e per­son­it mbi të cilin do të kry­het ndërhyr­ja.

 

Neni 10

1.Të gjithë indi­vidët dhe çiftet kanë të drejtë të për­fi­to­jnë nga për­dori­mi i meto­dave të sig­ur­ta, të për­bal­lueshme dhe të pranueshme të plan­i­fikim­it famil­jar, sipas zgjed­hjes së tyre, si dhe ndaj meto­dave të tjera të zgjed­hu­ra për rreg­ul­lim­in e fer­til­itetit.
2. Të gjithë indi­vidët dhe çiftet kanë të drejtë të për­fi­to­jnë shër­bime të për­sh­tat­shme të kujde­sit shën­de­të­sor për të pasur shtatzëni dhe lind­je të sig­urt dhe një fëmi­jë të shën­det­shëm.
3. Të gjithë indi­vidët dhe çiftet kanë të drejtë për të për­fi­tu­ar nga pro­gre­si shken­cor dhe teknologjitë e reja lid­hur me riprod­himin e sek­su­alitetin, kur ato janë të sig­ur­ta dhe të pranueshme.

 

Neni 11

1.Gruaja ka të drejtë për një mëmësi të sig­urt dhe për mën­ja­n­imin e shtatzënisë së padëshiru­ar, e cila mund të kër­cëno­jë jetën e saj.Jeta e gruas nuk duhet ekspozuar ndaj rrezikut të lid­hur me shtatzën­inë, lind­jen e penge­sa të tjera që lid­hen me pabaraz­inë gji­nore.
2. Shër­bimet e plan­i­fikim­it famil­jar duhet të për­doren dhe të pro­movo­hen si mjet për shmang­ien e shtatzënive të padëshiru­ara.
3. Çdo grua ka të drejtë për mbro­jt­je shën­de­të­sore gjatë shtatzënisë së saj, për asis­tencë gjatë lind­jes dhe të për­fi­to­jë zba­timin e meto­dave e prak­tikave që min­i­mi­zo­jnë rrezikun për shën­detin e saj ose shën­detin e fetusit, të të por­salin­durit dhe fëmi­jës.

 

Neni 12

1.Çdo indi­vid ka të drejtën për edukimin shën­de­të­sor.
2. E drej­ta për edukim shën­de­të­sor përf­shin mundës­inë për t’u infor­muar në mënyrë të për­sh­tat­shme dhe edukimin në fushën e të drej­tave riprod­huese dhe sek­suale. Liria për shën­detin riprod­hues e sek­su­al nuk duhet të kufi­zo­het nga influ­en­ca e fesë, e filo­zofisë ose e kul­turës dhe ide­ologjisë.

 

Neni 13

1.Çdo indi­vid ka të drejtë për kujdes mjekë­sor dhe shër­bime bazë të nevo­jshme mjekë­sore, që janë bazë për të mbro­j­tur shën­detin e mirëqe­nien e tij si indi­vid dhe gëzon të drejtën për kujdes të kual­i­fikuar për shën­detin riprod­hues e sek­su­al.
2. Mëmësia dhe fëmi­ja kanë të drejtën për kujdes shën­de­të­sor dhe mbështet­je të veçan­të.
3. Çdo indi­vid në moshën e riprod­him­it mund të kërko­jë ekza­min­ime mjekë­sore dhe tra­j­tim të për­sh­tat­shëm e reha­bil­itim për riprod­him të shën­det­shëm.

 

Neni 14

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 10 137, datë 11.5.2009)

1. Veprim­tar­itë e për­cak­tu­ara në këtë ligj përf­shi­hen në kat­e­gor­inë II.6, të shto­jcës së ligjit për licen­cat. Këto veprim­tari licen­co­hen sipas ligjit për licen­cat.
2. Shër­bimet mjekë­sore shtetërore, per­son­at juridikë pub­likë dhe pri­vatë, si dhe per­son­at që kanë të drejtë të ushtro­jnë këtë veprim­tari në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, dety­ro­hen të rua­jnë kon­fi­den­cialitetin dhe anon­imitetin e të dhë­nave, për të cilat vihen në dijeni për shkak të veprim­tarisë që ato ushtro­jnë.

 

Neni 15

1.Me ster­il­iz­im kup­to­het një pro­ce­durë mjekë­sore kirurgjikale, me anë të së cilës kry­het ndal­i­mi i përher­shëm i aftë­sisë për riprod­him të një indi­vi­di.
2. Ster­il­iz­i­mi është një metodë e ligjshme për plan­i­fikimin famil­jar dhe kry­het vetëm kur:
a) paci­en­ti jep pëlqimin me shkrim;
b) indi­vi­di plotë­son kri­terin moshë.

 

Neni 16

Çdo indi­vid ka të drejtën, në për­puth­je me dëshi­rat e veta, t’u nën­shtro­het meto­dave kirurgjikale për ster­il­iz­im.

 

Neni 17

Çdo indi­vid ka të drejtën, të mbro­jë aftësitë e tij riprod­huese, duke u ankuar kundër veprimeve, vendimeve, dëmeve të të tretëve, kur ceno­hen të drej­tat që lid­hen me shën­detin riprod­hues.

 

Neni 18

Çdo indi­vi­di duhet t’i sig­uro­het informim dhe shër­bime shën­de­të­sore, t’i jepet ndih­më mjekë­sore dhe sociale me meto­dat e teknikat e zgjed­hu­ra, në për­puth­je me veçoritë indi­vid­uale të pran­uara dhe të parashikuara me ligj, për të paran­dalu­ar shtatzën­inë e padëshiru­ar, duke pasur parasysh gjend­jen e shën­de­tit, moshën dhe karak­ter­is­tikat indi­vid­uale.

 

Neni 19

Adolesh­en­tët, të rin­jtë gëzo­jnë të drejtën për informim dhe shër­bime për shën­detin riprod­hues, për informim dhe pro­grame që syn­o­jnë paran­dal­im­in e shtatzënive të padëshiru­ara, abuz­imeve dhe për gjithç­ka që lid­het me sjell­jen e tyre aktive sek­suale, në për­puth­je me moshën e tyre.

 

Neni 20

1. Të gjithë indi­vidët kanë të drejtën për:
a) tra­j­timin e infer­til­itetit, përf­shirë zba­timin e meto­dave deh teknologjive mod­erne për riprod­him;
b) infor­ma­cion për përm­ba­jt­jen e teknologjive riprod­huese suple­mentare, efi­cencën, peri­ud­hat opti­male për zba­timin e tyre, paso­jat mjekë­sore dhe paso­jat e mund­shme, si dhe informimin mbi vlef­sh­mërinë e meto­dave të tjera për tra­j­timin e infer­til­itetit.
2. Çiftet dhe indi­vidët do të kenë të drejtën për zba­timin e teknologjive riprod­huese vetëm në rast të një mar­rëvesh­je­je të për­bashkët.

 

KREU III

ORGANIZIMI I SHËRBIMIT TË SHËNDETIT RIPRODHUES

 

Neni 21

Min­istri i Shën­de­të­sisë për­cak­ton struk­tu­rat dhe shër­bimet e shën­de­tit riprod­hues, kriteret, rreg­ul­loret e funk­sionim­it të tyre, s i dhe poli­tikën e strategjinë për shën­detin riprod­hues.

 

Neni 22

Veprim­taria e shër­bimeve për kujdesin ndaj shën­de­tit riprod­hues përf­shin:
a) kujdesin para, gjatë dhe pas lind­jes;
b) kujdesin për rrit­jen dhe zhvil­lim­in e fëmi­jës 0–6 vjeç;
c) kujdesin për shën­detin e adolesh­en­tëve;
d) kon­trol­lin dhe mjekimin e sëmund­jeve ngjitëse sek­su­al­isht të trans­metueshme HIV/AIDS;
e) informimin dhe edukimin sek­su­al;
f) paran­dal­im­in e shtatzënive të padëshiru­ara nëpër­m­jet meto­dave kon­tra­cep­tive të plan­i­fikim­it famil­jar;
g) ndër­pre­rjen e vull­net­shme të shtatzënisë;
h) kurim­in e sterilitetit dhe teknikat e riprod­him­it ;
i) tra­j­timin e sëmund­jeve të trak­tit riprod­hues;
j) tra­j­timin e menopauzës.

 

Neni 23

(Shfuqizuar fjalw nw pik­wn 1 me ligjin nr. 10 137, datë 11.5.2009)

1. Shër­bi­mi i shën­de­tit riprod­hues orga­ni­zo­het në klini­ka pub­like dhe pri­vate të spe­cial­izuara dhe të licen­cuara në të tria nivelet e kujde­sit shën­de­të­sor.
2. Shër­bi­mi i shën­de­tit riprod­hues në kujdesin shën­de­të­sor parë­sor krye­jnë paran­dal­im­in, zbu­lim­in, tra­j­timin e prob­le­meve të shën­de­tit riprod­hues, informimin dhe edukimin shën­de­të­sor, ndjek­jen e patologjive në sis­temin riprod­hues.

 

Neni 24

1.Të gjithë gratë shtatzë­na për­fi­to­jnë falas ndjek­jen peri­odike mjekë­sore të shtatzënisë, të lind­jes dhe paslind­jes veçanër­isht ekza­minimet e par­alind­jes dhe të pas lind­jes, të detyrueshme, që cak­to­hen me akt të Min­istrisë të shën­de­të­sisë.
2. Num­ri dhe llo­ji i ekza­min­imeve të detyrueshme dhe peri­ud­ha e kry­er­jes së tyre për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrisë të Shën­de­të­sisë.
3. Të gjitha gratë shtatzë­na kanë të drejtë të krye­jnë pa pagesë ekza­minimet e detyrueshme të për­shkuara nga mjeku dhe të mar­rin falas fle­toren per­son­ale të ndjek­jes së shtatzënisë.

 

Neni 25

1.Të gjithë fëmi­jët 0–6 vjeç për­fi­to­jnë masa paran­daluese shën­de­të­sore, si dhe kon­troll e ndjek­je mjekë­sore falas.
2. Num­ri i ekza­min­imeve dhe kon­trolleve që duhen kry­er për fëmi­jët 0–6 vjeç, si dhe insti­tu­cionet që do t’i krye­jnë për­cak­to­hen nga Min­istri i Shën­de­të­sisë.

 

Neni 26

Meto­dat kon­tra­cep­tive për plan­i­fikimin famil­jar, të pranueshme për t’u për­dorur në vend, për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Shën­de­të­sisë, ku do të përf­shi­hen kon­domet, meto­dat bar­ri­erë vagi­nale, kon­tra­cep­tivë oralë, implantet , injek­tablët, IUD, ster­il­iz­i­mi mashkul­lor e femëror vull­ne­tar dhe kon­tra­cep­sioni i emergjencës. Gjithash­tu pacientët/klientët duhet të mar­rin infor­ma­cion të hol­lë­sishëm për rrez­iqet dhe për­parësitë e çdo metode.

 

KREU IV

DIAGNOSTIKIMI PARA LINDJES

 

Neni 27

Në kup­tim të shën­de­tit riprod­hues, diag­nos­tiki­mi para lind­jes është i lejueshëm për të gjitha gratë.

 

Neni 28

Rreg­ul­lat, kushtet dhe meto­dat e veçan­ta për diag­nos­tikimin para lind­jes do të për­cak­to­hen me akte të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

 

Neni 29

Për ekza­minimet që kry­hen lid­hur me diag­nos­tikimin para lind­jes, infor­ma­cioni duhet të jepet në mënyrë të atil­lë që gru­a­ja të ndje­jë liri të plotë zgjed­hje­je.

 

KREU V

TEKNIKAT E RIPRODHIMIT MJEKËSOR TË ASISTUAR

 

Neni 30

Riprod­hi­mi mjekë­sor i asis­tu­ar ka për qël­lim t’i përgjig­jet kërkesës së një indi­vi­di ose të një çifti për të pasur fëmijë.Ai syn­on të tra­j­to­jë një ose disa shfaq­je mjekë­sore të infer­til­itetit, që bëjnë që një çift të mos arri­jë një shtatzëni në rrugë naty­rore.

 

Neni 31

Riprod­hi­mi mjekë­sor i asis­tu­ar përf­shin prak­tikat klinike dhe biologjike, të cilat mundë­so­jnë kon­cep­ti­min in vit­ro, trans­fer­im­in e embri­on­eve dhe insem­i­nimin arti­fi­cial, si dhe të gjitha teknikat e tjera të barasvler­shme që lejo­jnë riprod­himin jashtë pro­ce­sit naty­ror.

 

Neni 32

Zba­ti­mi i teknikave të riprod­him­it kry­het:
a) kur indi­vi­di ka mbushur moshën për t’u mar­tu­ar;
b) kur bashkëshort­ët kanë dësh­tu­ar në për­p­jek­jet për një peri­ud­hë prej dy vjetësh për të pasur fëmi­jë deri në momentin kur kry­het trans­fer­i­mi i embri­on­it dhe insem­i­ni­mi;
c) në prani të mjekut spe­cial­is­tit të licen­cuar;
d) vetëm pasi të jetë mar­rë pëlqi­mi me shkrim për çdo cikël nga indi­vidët e intere­suar.

 

Neni 33

Teknikat e riprod­him­it për­doren vetëm në rastet kur:
a) meto­da të tjera të tra­j­tim­it kundër infer­til­itetit të bur­rit ose të gruas nuk janë pro­duk­tive ose të për­sh­tat­shme dhe nuk garan­to­jnë rezul­tatin e dëshiru­ar;
b) paran­dalo­jnë trans­me­timin te fëmi­ja të sëmund­jeve gjenetike, si dhe të sëmund­jeve të tjera që do të rezul­tonin në një vdek­je të parakohshme, në pra­pam­bet­je men­dore të tij dhe inva­liditet të rëndë;
c) kon­sidero­hen për një alter­na­tivë për lind­je naty­rore.

 

KREU VI

INSEMINIMI ARTIFICIAL

 

Neni 34

Me insem­i­nim tifi­cial kup­to­het për­fiti­mi i semen­eve nga dona­tori dhe injek­ti­mi i tyre te gru­a­ja. Kjo kry­het kur:
a) bashkëshorti i saj rezul­ton infer­til;
b) dhu­rue­si nuk është bashkëshorti i gruas.

 

Neni 35

Insem­i­ni­mi arti­fi­cial me bashkëshort­in kry­het nëpër­m­jet injek­tim­it të semen­eve të bashkëshort­it te bashkëshortja.Inseminimi arti­fi­cial me bashkëshort­in për­doret vetëm në rastet kur paaftësia e çiftit për të lin­dur nuk vjen si rezul­tat i mungesës së aft ësisë riprod­huese të bur­rit.

 

Neni 36

Kushtet dhe kërke­sat për kry­er­jen e teknologjive riprod­huese të asis­tu­ara, insem­i­nim-fekondim arti­fi­cial, me paso­ja implan­tin embri­on­al, për­cak­to­hen me akt të Min­istrisë të Shën­de­të­sisë.

 

Neni 37

Gjatë për­dorim­it të teknologjive riprod­huese të asis­tu­ara, nuk lejo­het zgjed­h­ja e sek­sit të fëmi­jës së ardhshëm, me për­jash­tim të rasteve kur ka mundësi për të trashëguar sëmund­je të lid­hu­ra me seksin.

 

Neni 38

Embri­oni human ndalo­het të për­doret për çfarë­dol­loj qël­li­mi tjetër komer­cial ose indus­tri­al dhe eksper­i­men­tal.

 

Neni 39

1.Burrat dhe gratë kanë të drejtën për të rua­j­tur qelizat sek­suale.
2. Kushtet dhe kërke­sat e rua­jt­jes dhe ven­dos­jes së qelizave sek­suale do të për­cak­to­hen me akt të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

 

KREU VII

FEKONDIMI ARTIFICIAL IN VITRO

 

Neni 40

Me fekondim arti­fi­cial kup­to­het fer­til­iz­i­mi në rrugë eksper­i­men­tale i vezëve me sper­mën e mashkul­lit, të një çifti jashtë orga­nizmit të gruas.Pjesëmarrja në të kushtë­zo­het nga pëlqi­mi me shkrim i gruas, e cila dhuron vezët dhe bur­rit që dhuron sper­mën.

 

Neni 41

Fekondi­mi arti­fi­cial abor­to­het në një nga rastet kur:
a) te gru­a­ja shfaqen dëm­time ose defek­te në tuba;
b) bur­ri është infer­til ose bartës i sëmund­jeve gjenetike me rrezik për jetën;
c) sper­ma e part­ner­it mashkull rezul­ton e papër­sh­tat­shme për kry­er­jen e një lind­je­je naty­rore.

 

KREU VIII

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

 

Neni 42

1. Shkel­jet e rreg­ullave të parashikuara në nenet pararendëse të këtij ligji, kur nuk për­bëjnë vepër penale, quhen kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen nga Min­istri i Shën­de­të­sisë ose nga per­sona të autor­izuar prej tij si vijon:
a) për ushtrim pro­fe­sioni në fushën e shën­de­tit riprod­hues nga mjekët e këtij spe­cialiteti pa licencë, me gjobë nga 25 000 deri në 100 000 lekë;
b) për funk­sion­imin e insti­tu­cion­eve shën­de­të­sore pri­vate pa licencë në fushën e shën­de­tit riprod­hues, me gjobë nga 50 000 deri në 1 000 000 lekë.

2. Në rast përsërit­je­je të shkel­jeve të parashikuara në shkro­n­jat a dhe b të pikës 1 të këtij neni mer­ren masat e mëposhtme:
a) sekuestri­mi i pajis­jeve të insti­tu­cionit;
b) heq­ja e të drejtës së ushtrim­it të pro­fe­sion­it;
c) kallëz­im penal.

 

Neni 43

Min­istri i Shën­de­të­sisë dety­ro­het që të nxjer­rë akte të veçan­ta për të për­cak­tu­ar speci­fikimet lid­hur me:
a) insem­i­nimin arti­fi­cial;
b) teknikat e riprod­him­it të asis­tu­ar;
c) sdop­ti­min sur­rog­a­tiv.

 

Neni 44

1.Ministri i Shën­de­të­sisë duhet të sig­uro­jë falas për adolesh­en­tët shër­bime të shën­de­tit riprod­hues dhe të edukatës sek­suale.
2. Min­istri i Shën­de­të­sisë në bashkëpunim me Min­istrin e Arsim­it dety­ro­hen që të nxjer­rin akte të veçan­ta për të për­cak­tu­ar speci­fikimet lid­hur me të:
a) insti­tu­cionet arsi­more dhe ato shën­de­të­sore për adolesh­en­tët për edukatën sek­suale;
b) mod­elet e pro­grameve të edukim­it për edukatën sek­suale dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit riprod­hues.

 

Neni 45

Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim