L I G J

Nr. 8607, datë 27.4.2000

STATUSI I DËSHMORIT TË ATDHEUT[1]

(I ndryshuar[2])

 

Neni 14

Shpër­bli­mi, sipas nen­it 13 të ligjit, u jepet famil­jarëve. Në rrethin e famil­jarëve bëjnë pjesë bashkëshorti/bashkëshortja, fëmi­jët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur krye­jnë studimet e lar­ta, prindërit bashkë­jetues dhe per­son­at në kujdestari, sipas cer­ti­fikatës së gjend­jes famil­jare, në çastin e vdek­jes së Dësh­morit të Atd­heut. Shpër­bli­mi ndër­pritet kur asnjëri nga famil­jarët nuk plotë­son kushtet e për­cak­tu­ara më sipër. Shpër­bli­mi famil­jar tërhiqet nga krye­famil­jari i Dësh­morit të Atd­heut ose, në rast mos­mar­rëvesh­je­je, kur është më shumë se një per­son, nga secili sipas pjesës që i për­ket.

 

Neni 14/1

Në famil­jen e Dësh­morit të Atd­heut, për efekt nder­i­mi dhe mirën­jo­hje­je, përf­shi­hen bashkëshorti/bashkëshortja, fëmi­jët, prindërit dhe vëllezërit e motrat.

 

 

Lexo  të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 13, datë 19 Maj 2000, faqe 568

[2] Ligji nr. 8607/2000, ka ndryshuar me:

  1. ligjin nr.9243, dt.17.6.2004, Fle­tore Zyrtare nr.49, dt.19 Kor­rik 2004, fq. 3375
  2. ligjin nr. 9650, dt. 27.11.2006, Fle­tore Zyrtare 136, dt. 26 Dhje­tor 2006, fq. 5366

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim