L I G J
Nr. 8607, datë 27.4.2000

STATUSI I DËSHMORIT TË ATDHEUT

(Ndryshuar me ligjin nr. 9243, datw 17.6.2004)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 

Neni 1

Në nder­im të të rënëve në luftën për liri dhe pavarësi të Shqipërisë, mira­to­het “Sta­tusi i Dësh­morit të Atd­heut”, i cili për­cak­ton nocionin, kriteret, të drej­tat dhe detyrimet që rrjed­hin prej tij.

 

Neni 2

(Shtu­ar shkro­n­ja e/1 me ligjin nr. 9243, datw 17.6.2004)

Sta­tusi i Dësh­morit të Atd­heut u nji­het:
a) per­son­ave të rënë në luftë për liri dhe pavarësi kom­bëtare para 28 nën­torit 1912 dhe shte­tasve shqip­tarë që kanë rënë në luftë për mbro­jt­jen e integritetit ter­ri­to­r­i­al, të lirisë dhe pavarë­sisë të Shqipërisë para 7 pril­lit 1939;
b) shte­tasve shqip­tarë që kanë mar­rë pjesë me armë në dorë ose në for­më të orga­nizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlir­imtare (7 prill 1939 deri më 29 nën­tor 1944) dhe kanë rënë duke luftu­ar kundër pushtuesve naz­i­fashistë dhe bashkëpunë­torëve të tyre; që kanë vdekur për shkak të plagëve të mar­ra në luftë ose janë ekzeku­tu­ar, ose kanë vdekur nga tor­tu­rat në burgje e kampe përqen­dri­mi naz­i­fashiste deri më 9 maj 1945;
c) shte­tasve shqip­tarë, pjesë­tarë të for­ma­cion­eve ushtarake të Ushtrisë Nacionalçlir­imtare, që kanë rënë në luftën kundër pushtuesve naz­i­fashistë jashtë kufi­jve shtetëror, deri më 9 maj 1945;
ç) shte­tasve shqip­tarë, pjesë­mar­rës në for­ma­cione të rreg­ull­ta të Ushtrisë Nacionalçlir­imtare, që kanë vdekur për shkak të sëmund­jeve, të të fto­htit ose të fatke­që­sive të ndryshme, duke qenë në krye të detyrës luftarake deri më 9 maj 1945;
d) shte­tasve shqip­tarë, që kanë rënë duke luftu­ar për çlir­im­in e Kosovës nga pushtue­sit serb në vitet 1998–1999;
dh) shte­tasve shqip­tarë që kanë rënë duke luftu­ar në Span­jë (1936–1939) ose në vende të tjera, të inkuadru­ar në for­ma­cionet e koa­li­cionit antifashist, deri më 9 maj 1945 ose kanë vdekur nga plagët e mar­ra në këtë luftë;
e) shte­tasve shqip­tarë që kanë rënë ose bien në krye të detyrës për mbro­jt­jen e integritetit ter­ri­to­r­i­al, për mbro­jt­jen e insti­tu­cion­eve shtetërore nga ter­ror­iz­mi ose në luftë kundër ban­dave të armato­sura dhe kundër krim­it ndaj jetës së indi­vid­it;

e/1) shte­tasve shqiptare qe kane rene ose bien ne krye te detyrës për mbro­jt­jen e paqes dhe
te lirisë se kom­bit shqip­tar, ose atyre qe kane rene apo bien ne mbro­jt­je te paqes e te sig­urisë se pop­u­jve te tjerë ne luftën kundër ter­ror­izmit ndërkom­bë­tar ose për mbro­jt­jen e pasurisë shtetërore, apo qe hum­basin jetën ne krye te detyrës nga rrez­iqet e fatke­qësitë naty­rore.
ë) shte­tasve të huaj, pjesë­tarë të for­ma­cion­eve të Ushtrisë Nacionalçlir­imtare, që kanë rënë duke luftu­ar kundër pushtuesve naz­i­fashistë.

 

Neni 3

Për kërkimin dhe njo­hjen e Sta­tusit të Dësh­morit të Atd­heut vle­jnë doku­mentet shtetërore, që e vërte­to­jnë atë.
Të gjitha vendimet e mbështe­tu­ra në lig­jet ose dekretet e organ­eve shtetërore të mëparshme për shpall­jen “Dësh­mor”, nuk janë objekt rishikimi.Personi i rënë në luftë dhe i shpal­lur “Dësh­mor” kon­sidero­het “Dësh­mor i Atd­heut” në kup­tim të këtij ligji.
Kërkesën për shpall­jen “Dësh­mor i Atd­heut” e bën famil­ja e dësh­morit, organet shtetërore ose për­faqë­sues të shoqërisë civile.

 

Neni 4

(Shtu­ar fjalw nw para­grafin e parw dhe ndryshuar para­grafi i tretw me ligjin nr. 9650, datw 27.11.2006)

Pranë Këshillit të Min­is­trave kri­jo­het Komi­sioni Qen­dror i Sta­tusit të Dësh­morit të Atd­heut, i cili ven­dos për njo­hjen ose jo të Sta­tusit të Dësh­morit të Atd­heut, në bazë të propozim­it të bërë nga këshilli i qarku­tapo prefek­ti.
Komi­sioni për­bëhet nga 7 anë­tarë, 4 nga min­istritë dhe 2 nga shoqëria civile, sipas vendim­it të Këshillit të Min­is­trave. Kryetari cak­to­het nga Këshilli i Min­is­trave, ndër­sa për­faqë­sue­sit e min­istrive janë në rang zëvendës­min­istri.
Komi­sioni Qen­dror i Sta­tusit të Dësh­morit të Atd­heut, për ushtrim­in e përgjegjë­sive të cak­tu­ara në ligj, mbështetet nga një staf teknik. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton organin e lin­jës, pranë të cilit funk­sionon ky staf. Përgjegjësi i stafit teknik ushtron funk­sionet e sekre­tar­it të Komi­sion­it Qen­dror të Sta­tusit të Dësh­morit të Atd­heut. Stafi teknik ka përgjegjësi që, bren­da 45 ditëve nga afati i mbër­rit­jes së propozim­it, të ver­i­fiko­jë doku­menta­cionin, sipas nen­it 3 të këtij ligji, të har­to­jë rela­cionin, pro­jek­tak­tin, si dhe pro­jek­tin e ren­dit të ditës dhe t’ia për­c­jel­lë ato kryetar­it. Kryetari i Komi­sion­it, sipas doku­menta­cionit të dër­guar nga stafi teknik, cak­ton rendin e ditës. Çdo propoz­im përf­shi­het në rendin e ditës dhe shqyr­to­het në Komi­sion bren­da 3 mua­jve nga afati i dorëzim­it të prak­tikës së plotë nga stafi teknik.
Kur kanë kalu­ar 3 muaj, por kërke­sa nuk është shqyr­tu­ar sipas këtij ligji, kërkue­si ka të drejtë t’i kërko­jë gjykatës të ven­dosë detyrim­in ndaj Kryetar­it të Komi­sion­it, për të përf­shirë kërkesën men­jëherë në mbled­hjen më të parë të Komi­sion­it. Gjyka­ta, bren­da 10 ditëve, shqyr­ton kërkesën dhe jep vendim për çësht­jen.
Stafi teknik ndjek zba­timin e vendimeve të Komi­sion­it dhe njofton të intere­suar­in..
Komi­sioni merr vendime me shu­micën e votave të të gjithë anë­tarëve të tij.
Komi­sioni është komi­sion i përher­shëm, për funk­sion­imin e të cilit Këshilli i Min­is­trave cak­ton fondin e shpen­z­imeve admin­is­tra­tive bren­da mua­jit janar të çdo viti.
Këshilli i Min­is­trave cak­ton një shpër­blim për anë­tarët e Komi­sion­it.
Komi­sioni rapor­ton para Këshillit të Min­is­trave, të pak­tën 1 herë në vit, për punën e bërë për Sta­tusin e Dësh­morit të Atd­heut.
Deri në kri­jimin e qar­qeve, kom­pe­ten­cat e detyrat e këshillit të qarkut, për Sta­tusin e Dësh­morit të Atd­heut do t’i krye­jnë këshillat e rretheve (Këshilli Bashki­ak i Tiranës).

 

Neni 5

(Ndryshuar para­grafi i parw me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Kërke­sa, së bashku me doku­mentet përkatëse, sipas nen­it 3 të ligjit, i paraqitet për shqyr­tim këshillit të qarkut ose prefek­tit, që ka juridik­sion në ter­ri­torin ku ka vend­ba­n­imin famil­ja e dësh­morit. Këshilli i qarkut ose prefek­ti, bren­da 6 mua­jve nga afati i regjistrim­it, shqyr­ton kërkesën për shpall­jen “Dësh­mor i Atd­heut”.
Kur është plotë­suar afati 6‑mujor nga afati i regjistrim­it dhe kërke­sa nuk është shqyr­tu­ar sipas ligjit, kërkue­si ka të drejtë t’i kërko­jë gjykatës të ven­dosë detyrim­in e insti­tu­cionit për të tra­j­tu­ar kërkesën men­jëherë, sipas pro­ce­durës në fuqi. Gjyka­ta, bren­da 10 ditëve, shqyr­ton kërkesën dhe jep vendim për çësht­jen..
Kundër vendim­it të Komi­sion­it, të intere­suar­it kanë të drejtë të anko­hen në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, bren­da një mua­ji nga data e mar­rjes në dijeni për vendimin.

 

Neni 6

Dita përku­j­ti­more e Dësh­morëve të Atd­heut është 5 Maji.

 

Neni 7

Dësh­mori i Atd­heut pre­het në Var­rezat e Dësh­morëve të Atdheut.Çdo dësh­mor ka një varr në Var­rezat e Dësh­morëve të Atd­heut, të ngrit­u­ra në ter­ri­torin e qarkut.Në Var­rezat e Dësh­morëve të Atd­heut në krye­qytet për­faqë­so­hen të gjitha qar­qet e Repub­likës së Shqipërisë.
Në Var­rezat e Dësh­morëve të Atd­heut nuk mund të var­rosen per­sona të tjerë, që nuk kanë sta­tusin e Dësh­morit të Atd­heut.

 

Neni 8

Var­ri­mi i Dësh­morit të Atd­heut në Var­rezat e Dësh­morëve të Atd­heut bëhet me cer­e­moni zyrtare me arkivol të mbu­lu­ar me fla­murin kom­bë­tar.
Cer­e­mo­nia orga­ni­zo­het dhe zhvil­lo­het nga organet e pushtetit ven­dor, sipas vendim­it të Këshillit të Min­is­trave.
Shpen­zimet e var­rim­it të Dësh­morit të Atd­heut për­bal­lo­hen nga bux­heti i shtetit.
Ato për­cak­to­hen çdo vit në bux­hetin e Min­istriswsw Brend­shme.

 

Neni 9

Në Var­rezat e Dësh­morëve të Atd­heut në shen­jë nder­i­mi qën­dron gjith­monë i ngrit­ur fla­muri kom­bë­tar.

 

Neni 10

Ndër­ti­mi, mirëm­ba­jt­ja dhe rua­jt­ja e Var­rezave të Dësh­morëve të Atd­heut bëhet nga shteti dhe për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 11

Në shen­jë nder­i­mi për Dësh­morët e Atd­heut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashk­isë (komunës) ngri­hen, mirëm­ba­hen dhe ruhen lap­i­dare, plla­ka përku­j­ti­more, për­men­dore etj., si dhe emër­to­hen mjedise dhe insti­tu­cione pub­like.

 

Neni 12

Zhven­dos­ja e për­men­doreve, lap­i­dareve, pllakave përku­j­ti­more, si dhe e objek­teve të tjera, që kanë lid­hje me Dësh­morët e Atd­heut, bëhet vetëm në raste të veçan­ta, kur këtë e kërko­jnë intere­sa të lartë shtetërorë.
Zhven­dos­ja bëhet me vendim të këshillit të qarkut, ku ndod­het objekti.Ky këshill për­bal­lon edhe shpen­zimet për zhven­dos­jen.
Objek­tet e mësipërme riven­dosen në një mjedis pub­lik të për­sh­tat­shëm, para se të fil­lo­jnë punimet në vend­ndod­hjen e mëparshme të objek­tit.

 

Neni 13

Famil­jet e Dësh­morëve të Atd­heut gëzo­jnë nder­im e përkrah­je të veçan­të nga shteti.Ato për­fi­to­jnë shpër­blim finan­ciar mujor.Kriteret dhe masa e shpër­blim­it për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 14

(Ndryshuar me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Shpër­bli­mi, sipas nen­it 13 të ligjit, u jepet famil­jarëve. Në rrethin e famil­jarëve bëjnë pjesë bashkëshorti/bashkëshortja, fëmi­jët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur krye­jnë studimet e lar­ta, prindërit bashkë­jetues dhe per­son­at në kujdestari, sipas cer­ti­fikatës së gjend­jes famil­jare, në çastin e vdek­jes së Dësh­morit të Atd­heut. Shpër­bli­mi ndër­pritet kur asnjëri nga famil­jarët nuk plotë­son kushtet e për­cak­tu­ara më sipër.Shpërblimi famil­jar tërhiqet nga krye­famil­jari i Dësh­morit të Atd­heut ose, në rast mos­mar­rëvesh­je­je, kur është më shumë se një per­son, nga secili sipas pjesës që i për­ket.

 

Neni 14/1

(Shtu­ar me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Në famil­jen e Dësh­morit të Atd­heut, për efekt nder­i­mi dhe mirën­jo­hje­je, përf­shi­hen bashkëshorti/bashkëshortja, fëmi­jët, prindërit dhe vëllezërit e motrat.

 

Neni 15

Famil­ja e Dësh­morit të Atd­heut dhe shoqatat e tyre kanë të drejtë të kërko­jnë në organet e pushtetit ven­dor dhe në Këshillin e Min­is­trave, mar­rjen e masave për mirëm­ba­jt­jen e var­rezave dhe të lap­i­dareve, busteve, pllakave përku­j­ti­more etj., sipas legjis­la­cionit në fuqi.

 

Neni 16

Famil­ja e Dësh­morit të Atd­heut ruan e trashë­gon reliket, doku­mentet vet­jake, fotografitë, deko­ratat, urdhrat etj., që i janë dhënë Dësh­morit të Atd­heut, si dhe çdo gjë tjetër që lid­het me të dhe mundet që vull­ne­tar­isht t’i dorë­zo­jë ato në muze, ku ruhen e mirëm­ba­hen si objek­te të rëndë­sisë së veçan­të.

 

Neni 17

Famil­ja e Dësh­morit të Atd­heut pajiset nga Komi­sioni me vendimin e tij për njo­hjen e Sta­tusit të Dësh­morit të Atd­heut dhe me sim­bolin “Famil­je e Dësh­morit të Atd­heut”, të cilin ajo ka të drejtë ta ekspo­zo­jë në mjedise të duk­shme të banesës së saj në ditët përku­j­ti­more, më 5 Maj, më 28 dhe 29 Nën­tor.
Sim­boli “Famil­je e Dësh­morit të Atd­heut” për­bëhet nga një copë e kuqe me thekë, me për­masa 30 x 50 cm, në të cilën është stam­po­sur në ngjyrë ari për­men­dor­ja “Nënë Shqipëri” dhe është shkru­ar anash “Famil­je e Dësh­morit të Atd­heut”.

 

Neni 18

Organet shtetërore dhe organet e pushtetit ven­dor orga­ni­zo­jnë dhe mar­rin pjesë në cer­e­monitë përku­j­ti­more për Dësh­morët e Atd­heut, me rastin e 5 Majit, të 28 dhe 29 Nën­torit.

 

Neni 19

Pjesë­tarëve të famil­jeve të dësh­morëve, kur kanë sta­tusin “I pas­tre­hë” dhe “I papunë”, u sig­uro­het për­parësi për stre­him e punësim nga organet e pushtetit ven­dor.

 

Neni 20

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave për të nxjer­rë aktet nën­ligjore, në bazë dhe për zba­tim të këtij ligji.

 

Neni 21

Dekreti nr.4558, datë 18.10.1969 “Për dësh­morët e Atd­heut” dhe dekreti nr.7155, datë 29.1.1998 “Për një ndryshim në dekretin nr.4558, datë 18.10.1996 “Për dësh­morët e Atd­heut”, shfuqi­zo­hen.

 

Neni
Dis­pozi­ta kalimtare

(Shtu­ar me ligjin nr. 9650, datw 11.2.2006)

Pas mbarim­it të tre mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, për­fitues të shpër­blim­it finan­ciar mbeten vetëm per­son­at e për­cak­tu­ar në rrethin e famil­jarëve, sipas nen­it 4 të këtij ligji.
Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, bren­da një mua­ji nga data e hyr­jes në fuqi, të nxjer­rë aktet nën­ligjore për zba­timin e nen­it 4 të këtij ligji.

 

Neni 22

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim