Neni 4

Parimet themelore të zhvil­lim­it të veprim­tarisë radiotele­vizive

Veprim­taria radiotele­vizive është e lirë.

Veprim­taria radiotele­vizive respek­ton paan­sh­mër­isht të drejtën për infor­ma­cion, bind­jet poli­tike e bes­imet fetare, per­son­alitetin, din­jitetin, jetën pri­vate të njeri­ut, si dhe të drej­tat e lir­itë themelore të tij. Në këtë veprim­tari respek­to­hen në mënyrë të veçan­të të drej­tat, intere­sat dhe kërke­sat morale e ligjore për mbro­jt­jen e të miturve.

Veprim­taria radiotele­vizive nuk lejo­het të ceno­jë rendin kushtetues, sovran­itetin dhe integritetin kom­bë­tar.

 

Neni 36

Pro­gram­et radiotele­vizive pub­like dhe pri­vate respek­to­jnë din­jitetin vet­jak dhe të drej­tat themelore të njeri­ut, paan­sh­mërinë, plotës­inë dhe plu­ral­izmin e infor­ma­cionit, të drej­tat e fëmi­jëve dhe të adolesh­en­tëve, rendin pub­lik dhe sig­ur­inë kom­bëtare, gjuhën dhe kul­turën shqiptare, të drej­tat kushtetuese e njerë­zore të shte­tasve, të paki­cave kom­bëtare në për­puth­je me kon­ven­tat ndërkom­bëtare të nën­shkru­ara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, diver­sitetin fetar shqip­tar.

 

Neni 43

Trans­me­ti­mi i fil­mave

Veprat kine­matografike (përveç rasteve të mar­rëvesh­jeve midis trans­metue­sit dhe atij që ka të drejtën e autorit) mund të trans­me­to­hen në tele­vizion vetëm 2 vjet pas shfaq­jes së parë të kësaj vepre në sal­lat kine­matografike të ven­dit të origjinës. Për veprat e prod­huara në bashkëpunim me kom­pan­itë tele­vizive ky afat reduk­to­het në 1 vit, kur me mar­rëvesh­je nuk ven­doset ndryshe.

Fil­mat dhe pro­gram­et, që janë të ndalu­ara të shfaqen në kine­ma, nuk shfaqen në tele­vizion.

Fil­mat e ndalu­ar për fëmi­jët nën moshën 14 vjeç nuk shfaqen në tele­vizion as pjesër­isht prej orës 600 deri në orën 200 të ditës tjetër.

Në trans­me­timet e fil­mave zba­to­hen kërke­sat e ligjit nr. 8096, datë 29.4.1996 “Për Kine­matografinë”, si dhe të ligjit nr.7564, datë 19.51992 “Për të drejtën e autorit”, ndryshuar me ligjin nr.7923, datë 19.4.1995.

Për shkel­je të dis­poz­i­tave të ligjit për të drejtën e autorit, si dhe për shkel­je të të drej­tave që lid­hen me trans­me­timet radiotele­vizive, pala e intere­suar i drej­to­het gjykatës në për­puth­je dhe sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në ligjin për të drejtën e autorit.

 

Neni 52

Ndër­fut­ja e rekla­mave

Rekla­mat mund të futen ndër­m­jet pro­grameve, si edhe në rastet e për­shkru­ara më poshtë, bren­da pro­grameve, por duke mos dëm­tu­ar integritetin dhe vlerën e tyre.

Në pro­grame që për­bëhen nga pjesë të pavaru­ra ose në pro­grame kul­tur­ore-sportive dhe ngjar­je të tjera të ngjashme që përm­ba­jnë inter­vale, rekla­mat ndër­futen vetëm midis pjesëve ose në inter­valet. Në pro­gram­et e tjera çdo ndër­pre­rje për rekla­ma nuk do të bëhet pa kalu­ar të pak­tën 20 min­u­ta nga ndër­pre­r­ja më e afërt.

Trans­me­ti­mi i fil­mave (duke për­jash­tu­ar doku­men­tarët), kur zgjasin më shumë se 45 min­u­ta, mund të ndër­pritet një herë për çdo peri­ud­hë të plotë 45 min­u­tash me rekla­ma që nuk i kalo­jnë bllo­qet e 2 min­u­tave. Ndër­pre­r­ja tjetër lejo­het nëse fil­mi vijon të pak­tën edhe 20 min­u­ta pas dy ose më shumë peri­ud­have 45-min­u­tash.

Rekla­mat nuk ndër­futen në asnjë trans­me­tim shër­bi­mi fetar.

Emi­sionet e lajmeve, doku­men­tarët dhe pro­gram­et e fëmi­jëve që janë më pak se gjys­më ore, nuk ndër­priten nga trans­me­ti­mi i rekla­mave.

 

Neni 56

Mbro­jt­ja e të miturve

Nuk lejo­het të jepen në radio e tele­vizion rekla­ma që nxisin sjell­je, të cilat rreziko­jnë shën­detin dhe zhvil­lim­in nor­mal psikik të fëmi­jëve.

Rekla­mat e des­tin­uara për fëmi­jët ose kur real­i­zo­hen me fëmi­jë, të jenë të tilla që të shman­gin çdo gjë që dëm­ton intere­sat dhe veçan­ti­në e moshës së tyre.

 

Neni 57

Rekla­mat e pijeve alkoo­like

Rekla­mat e pijeve alkoo­like të të gjitha llo­jeve u nën­shtro­hen këtyre kushteve:

1. Të mos u drej­to­hen në veçan­ti fëmi­jëve dhe ata të mosle­jo­hen të paraqiten në reklamë me pije alkoo­like në duar ose në ndon­jë mënyrë tjetër.

2. Të mos reklam­o­het kon­su­mi i alkoolit në lid­hje me për­gatit­jen fizike dhe energjinë apo me vlera ter­apeu­tike.

3. Të ndalo­het pro­pa­gandi­mi i përqind­jes së alkoolit në pijet e rekla­muara.

4. Të mos reklam­o­het kon­sum­i­mi i tepërt i alkoolit.

 

Neni 88

(Ndryshuar me ligjin nr. 9531, datë 11.5.2006)

(Ndryshuar pika1, 2, 3 në ligjin nr. 9677, datë 13.1.2007)

1. Këshilli Drejtues i RTSH-së për­bëhet nga 11 anë­tarë, të cilët zgjid­hen nga Kuven­di i Repub­likës së Shqipërisë pas një përzg­jed­hje­je në bazë të propoz­imeve të sub­jek­teve përkatëse të për­cak­tu­ara në pikën 2 të këtij neni.

2. Komi­sioni për Edukimin dhe Mjetet e Informim­it Pub­lik i propo­zon Kuven­dit 2 kan­di­datu­ra alter­na­tive për çdo vend anë­tari të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas një përzg­jed­hje­je mes të pak­tën 4 kan­di­dat­u­rave të propozuara nga sub­jek­tet përkatëse si më poshtë:

a) nga shoqatat e grupimet e medieve elek­tron­ike dhe shoqatat e medies së shkru­ar;

b) nga sen­atet e uni­ver­siteteve pub­like;

c) nga pro­fe­so­rati dhe shoqatat e inx­hinierisë elek­trike dhe elek­tron­ike;

ç) nga shoqatat e juristëve dhe Dhoma Kom­bëtare e Avokatisë;

d) nga orga­ni­zatat jofitim­prurëse që vepro­jnë në fushën e të drej­tave të njeri­ut, të drej­tave të fëmi­jëve ose kërkimeve në poli­tikat pub­like;

dh) nga Qen­dra Kom­bëtare e Kine­matografisë, insti­tu­cionet pub­like të artit skenik dhe shoqatat e shkrim­tarëve.

3. Për përzg­jed­hjen e kan­di­dat­u­rave alter­na­tive për çdo vend anë­tari të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Komi­sioni për Edukimin dhe Mjetet e Informim­it Pub­lik zba­ton pro­ce­durën e mëposhtme:

Kan­di­dat­u­rat e admin­istru­ara, në bazë të propoz­imeve të mësipërme, i nën­shtro­hen për­jash­tim­it një nga një deri në mbet­jen e n jë num­ri që i kor­re­spon­don dy të tillave për çdo vend anë­tari, të cilat i propo­zo­hen seancës plenare. Pro­ce­d­uara e për­jash­tim­it zba­to­het sipas rad­hës: një nga për­faqë­sue­sit e shu­micës par­la­mentare dhe një nga për­faqë­sue­sit e opoz­itës.

4. Kan­di­dat­u­rat e propozuara nga sub­jek­tet e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “b” dhe “c” të pikës 2 duhet të kenë gra­da ose tituj shken­corë.

5. Voti­mi në Kuvend bëhet i veçan­të për çdo anë­tar.

6. Në mënyrë që të sig­uro­het vijimësia e funk­sionim­it të Këshillit Drejtues të RTSH-së, gjatë man­datit të parë të tij, Kryetari dhe 5 anë­tarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së zgjid­hen në funk­sion për një peri­ud­hë 5‑vjeçare, ndër­sa 5 anë­tarët e tjerë për një peri­ud­hë 3.5‑vjeçare. Për­cak­ti­mi i man­datit të anë­tarëve bëhet me short.

 

 

Lexo të plotë ligjin, Neni 1- Neni 79

Lexo të plotë ligjin, Neni 80- Neni 150

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 24, datë 1 Nën­tor 1998, faqe 937.

[2] Ligji nr. 8410/1998 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8655, dt.31.7.2000, Fle­tore Zyrtare nr.24, dt.7 Gusht 2000, fq.1249
  2. ligjin nr.8794, dt.10.5.2001, Fle­tore Zyrtare 34, dt.15 Qer­shor 2001, fq.1057
  3. ligjin nr.9016, dt.20.2.2003, Fle­tore Zyrtare nr.18, dt.21 Mars 2003, fq.511
  4. ligjin nr.9124, dt.29.7.2003, Fle­tore Zyrtare nr.71, dt.19 Gusht 2003, fq.3218
  5. ligjin nr.9531, dt.11.5.2006, Fle­tore Zyrtare 65, dt.28 Qer­shor 2006, fq.1783
  6. ligjin nr.9584, dt.17.7.2006, Fle­tore Zyrtare nr.84, dt.9 Gusht 2006, fq.2841
  7. ligjin nr.9677, dt.13.1.2007, Fle­tore Zyrtare nr.2, dt.14 Janar 2007, fq.54
  8. ligjin nr.9962, dt.21.7.2008, Fle­tore Zyrtare nr.125, dt.1 Gusht 2008, fq.5532

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim