Neni 80

Detyrimet e RTSH-së ndaj insti­tu­cion­eve shtetërore, pub­like dhe pri­vate

RTSH-ja trans­me­ton ato sean­ca të punimeve të Kuven­dit Pop­ul­lor të për­cak­tu­ara në  legjis­la­cionin përkatës për zgjed­hjet dhe ref­er­en­dumet.

 

Neni 81

Gjatë fushatave elek­torale dhe ref­er­en­dumeve RTSH-ja vë në dis­pozi­cion të partive pjesë­mar­rëse kohë trans­me­ti­mi falas sipas min­u­tazhit të për­cak­tu­ar në legjis­la­cionin përkatës për zgjed­hjet dhe ref­er­en­dumet.

 

Neni 82

Insti­tu­cion­eve fetare nga RTSH-ja u vihet në dis­pozi­cion pa pagesë min­u­tazhi i nevo­jshëm për trans­me­timin e cer­e­monive që krem­to­hen në datat e për­cak­tu­ara me ligj si fes­ta zyrtare.

 

Neni 83

Për përm­ba­jt­jen e mesazheve të parashikuara në nenet 80, 81 dhe 82, përgjegjësi të plotë mban sub­jek­ti, të cilit i është dhënë kohë trans­me­ti­mi.

Drej­tori i përgjithshëm i RTSH-së pezul­lon trans­me­timin e këtyre mesazheve në ato raste kur përm­ba­jt­ja e tyre dhunon në mënyrë të duk­shme dhe seri­oze lig­jet në fuqi. Këshilli Drejtues ven­dos për trans­me­timin ose jo të mesazheve të pezul­lu­ara nga drej­tori i përgjithshëm.

 

Neni 84

RTSH-së i ndalo­het pro­pa­gan­da poli­tike dhe fetare.

 

Neni 85

RTSH-ja vë në dis­pozi­cion të oper­a­torëve të tjerë radiotele­vizivë mjedise në pronësi të saj për instal­im­in e pajis­jeve trans­metuese në bazë të mar­rëvesh­jeve dhe kon­tratave dypalëshe.

Tar­i­fat e shfry­tëzim­it të mjedi­s­eve ose impianteve të RTSH-së për ven­dos­jen dhe mba­jt­jen e pajis­jeve trans­metuese të oper­a­torëve të tjerë radiotele­vizivë dhe kon­tra­ta-tip për­gatiten nga RTSH-ja në bazë të treguesve tekniko-ekonomikë . Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it, pasi tërheq objek­sionet e oper­a­torëve radiotele­vizivë, bën mira­timin e tyre.

Modalitetet, duke përf­shirë garancitë e një konkur­rence të nder­shme midis oper­a­torëve radiotele­vizivë, për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e KKRT-së në zba­tim të nen­it 7, pika 4 të këtij ligji dhe në statutin e RTSH-së.

 

Neni 86

Organet drejtuese

Organet drejtuese të RTSH-së janë:

a) Këshilli Drejtues.

b) Drej­tori i përgjithshëm.

c) Bor­di i Admin­istrim­it.

 

Neni 87

Këshilli Drejtues

Për­bër­ja dhe pro­ce­du­ra e emërim­it

Anë­tarët e Këshillit Drejtues të Radios dhe Tele­vizion­it zgjid­hen nga rad­hët e per­son­aliteteve në fushat e poli­tologjisë, drejtë­sisë, mas­me­dias, soci­ologjisë ose shken­cave të tjera human­itare, të cilat kanë lid­hje apo ndiko­jnë drejt­për­drejt mbi qël­limet e veprim­tarisë radiotele­vizive, siç për­cak­to­het në nenet 35 e 36 të këtij ligji. Kri­teri parë­sor për përzg­jed­hjen e këtyre per­son­aliteteve është mba­jt­ja e titu­jve të nder­it (deko­ra­ta), sipas ligjit nr.8113, datë 28.3.1996 “Për deko­ratat në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, titu­jve apo gra­dave shken­core ose kual­i­fikimeve të ngjashme, apo që janë autorë veprash dhe pub­likimesh në fushat e mësipërme. Anë­tarët e Këshillit Drejtues të Radios dhe Tele­vizion­it duhet të mos jenë larguar nga shër­bi­mi civ­il, detyra ose funk­sioni pub­lik si paso­jë e një mase disi­plinore.

 

Neni 88

1. Këshilli Drejtues i RTSH-së për­bëhet nga 11 anë­tarë, të cilët zgjid­hen nga Kuven­di i Repub­likës së Shqipërisë pas një përzg­jed­hje­je në bazë të propoz­imeve të sub­jek­teve përkatëse të për­cak­tu­ara në pikën 2 të këtij neni.

2. Komi­sioni për Edukimin dhe Mjetet e Informim­it Pub­lik i propo­zon Kuven­dit 2 kan­di­datu­ra alter­na­tive për çdo vend anë­tari të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas një përzg­jed­hje­je mes të pak­tën 4 kan­di­dat­u­rave të propozuara nga sub­jek­tet përkatëse si më poshtë:

a)nga shoqatat e grupimet e medi­ave elek­tron­ike dhe shoqatat e medias së shkru­ar;

b) nga sen­atet e uni­ver­siteteve pub­like;

c) nga pro­fe­so­rati dhe shoqatat e inx­hin­jerisë elek­trike dhe elek­tron­ike;

ç) nga shoqatat e juristëve dhe Dhoma Kom­bëtare e Avokatisë;

d)nga orga­ni­zatat jofitim­prurëse, që vepro­jnë në fushën e të drej­tave të njeri­ut, të drej­tave të fëmi­jëve ose kërkimeve në poli­tikat pub­like;

dh) nga Qën­dra Kom­bëtare e Kine­matografisë, insti­tu­cionet pub­like të artit skenik dhe shoqatat e shkrim­tarëve.

3. Për përzg­jed­hjen e kan­di­dat­u­rave alter­na­tive për çdo vend anë­tari të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Komi­sioni për Edukimin dhe Mjetet e Informim­it Pub­lik zba­ton pro­ce­durën e mëposhtme:

Kan­di­dat­u­rat e admin­istru­ara, në bazë të propoz­imeve të mësipërme, i nën­shtro­hen për­jash­tim­it një nga një deri në mbet­jen e një num­ri që i kor­re­spodon dy të tillave për çdo vend anë­tari, të cilat i propo­zo­hen seancës plenare. Pro­ce­du­ra e për­jash­tim­it zba­to­het sipas rad­hës, një nga për­faqë­sue­sit e shu­micës par­la­mentare dhe një nga për­faqë­sue­sit e opoz­itës.

4. Kan­di­dat­u­rat e propozuara nga sub­jek­tet e për­cak­tu­ara në shkro­n­jat “b” dhe “c” të pikës 2 duhet të kenë gra­da ose tituj shken­corë.

5. Voti­mi në Kuvend bëhet i veçan­të për çdo anë­tar.

6. Në mënyrë që të sig­uro­het vijimësia e funk­sionim­it të Këshillit Drejtues të RTSH-së, gjatë man­datit të parë të tij, Kryetari dhe 5 anë­tarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së zgjid­hen në funk­sion për një peri­ud­hë 5‑vjeçare, ndër­sa 5 anë­tarët e tjerë për një peri­ud­hë 3.5‑vjeçare. Për­cak­ti­mi i man­datit të anë­tarëve bëhet me short.

 

Neni 89

Neni 89 shfuqi­zo­het.

 

 

Neni 90

Papa­jtuesh­mëritë

1. Anë­tarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk mund të jenë indi­vidët, që janë per­sona të lid­hur ose kanë në pronësi vet­jake kuo­ta kap­i­tali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drej­ta të tjera në fushën e trans­me­timeve radiotele­vizive, reklamës, prod­himeve audiovizuale, botimeve të shtyp­it ose teleko­mu­nika­cionit apo per­sona të punë­suar ose anë­tarë të organ­eve drejtuese apo këshilluese të këtyre sub­jek­teve.

2. Anë­tarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së nuk mund të jenë indi­vidët, që janë larguar nga shër­bi­mi civ­il apo funk­sioni si paso­jë e një mase disi­plinore.

3. Anë­tarë të Këshillit Drejtues nuk mund të jenë per­son­at punon­jës aktu­alë të RTSH-së ose që kanë qenë punon­jës të këtij insti­tu­cioni tre vitet e fun­dit.

 

Neni 91

Afati i qën­drim­it në detyrë

Man­dati i anë­tarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së zgjat 5 vjet. Secili anë­tar i Këshillit Drejtues të RTSH-së mund të rizgjid­het për një man­dat tjetër vetëm pas një ndër­pre­rje­je 3‑vjeçare.

 

Neni 92

Këshilli Drejtues i RTSH-së quhet i for­muar në rast se në takimin e parë të thirrur nga kryetari i Këshillit Drejtues ekzistues ose nga 1/3 e anë­tarëve të tij të sapozg­jed­hur, kon­sta­to­het se janë mbled­hur 2/3 e anë­tarëve që për­bëjnë Këshillin Drejtues.

Mbled­h­ja e parë thirret jo më vonë se 15 ditë nga dita e zgjed­hjes së anë­tarëve të Këshillit Drejtues.

 

Neni 93

  1. Anë­tari i Këshillit Drejtues të RTSH-së zëvendë­so­het kur:

a)   mbaron man­datin;

b)   largo­het nga detyra në për­puth­je me pikën 2 të këtij neni;

c)   vdes;

ç)   jep dorëhe­q­jen;

d)   dëno­het me vendim të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale.

Kuven­di largon nga detyra anë­tarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, me propoz­imin e Komi­sion­it te Përher­shëm për Mjetet e Informim­it Pub­lik, kur:

a)   bëhet i paaftë për të kry­er detyrën për shkak sëmund­je­je;

b)   nuk merr pjesë në mbled­hjet e Këshillit Drejtues për 6 muaj rresht;

c)   kryen veprim­tari që kri­jo­jnë kon­flikt intere­sash ose kur vërte­to­hen rastet e penge­save ligjore për të votu­ar në mbled­hjet e Këshillit Drejtues, në kup­tim të nen­it 37 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive të Repub­likës së Shqipërisë”, edhe pse ka qenë në dijeni të ekzis­tencës së rasteve të skual­i­fikim­it në pjesë­mar­rjen në vendim­mar­rje.

  1. Kur kon­sta­to­het njëri nga rastet e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së njofton me shkrim, bren­da 5 ditëve, Kuvendin dhe insti­tu­cionet e tjera që kanë propozuar kan­di­daturën përkatëse.
  2. Në rast se ven­di i anë­tar­it të Këshillit Drejtues të RTSH-së mbetet vakant, Kuven­di, duke rua­j­tur raportin e për­faqes­im­it, zgjedh anë­tarin e ri, në për­puth­je me pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në nenin 88 të këtij ligji. Ky anë­tar qën­dron në detyrë deri në mbarim­in e man­datit të anë­tar­it që ka zëvendë­suar.

 

Neni 94

Këshilli Drejtues në mbled­hjen e parë cak­ton afatin kohor për har­timin e rreg­ul­lores së veprim­tarisë së tij dhe zgjedh nga rad­hët e tij kryetarin dhe zëvendëskryetarin.

Kryetari i Këshillit Drejtues zgjid­het me shu­micë rel­a­tive të votave midis jo më pak se dy kan­di­dat­u­rave.

 

Neni 95

1.Mbledhjet e këshillit Drejtues të RTSH-së janë të vlef­shme kur në to mar­rin pjesë shu­mi­ca e anë­tarëve. Vendimet e Këshillit Drejtues të RTSH-së mer­ren me shu­micën e votive të pjesë­mar­rëse, me për­jash­tim të rasteve kur kërko­het shu­micë e cilë­suar për mar­rjen e vendim­it, sipas pikës 2 të këtij neni.

2. Vendimet e këshillit Drejtues të RTSH-së, të mar­ra sipas pikave 1 dhe 3 të nen­it 99 të këtij ligji, quhen të mirat­u­ara kur për to voto­jnë pro jo më pak se 7 anë­tarë.

 

Neni 96

Këshilli Drejtues mblid­het jo më pak se një herë në 2 muaj. Ai mund të mblid­het jashtë rad­he sa herë që kryetari i Këshillit Drejtues, drej­tori i përgjithshëm ose 1/3 e anë­tarëve kërko­jnë mbled­hje.

 

Neni 97

Drej­tori i përgjithshëm dhe kryetari i Bor­dit të Admin­istrim­it kanë të drejtë të mar­rin pjesë në mbled­hjet e Këshillit Drejtues, përveç rasteve kur Këshilli ven­dos ndryshe.

 

Neni 98

1. Kryetari dhe anë­tarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së për­fi­to­jnë një shpër­blim fiks mujor për detyrën që krye­jnë. Kuven­di cak­ton me vendim masën e shpër­blim­it të anë­tar­it të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kryetari për­fi­ton një shpër­blim 20 për qind më të lartë se shpër­bli­mi i anë­tar­it.

2. Kuven­di cak­ton pagën dhe shpër­blime të tjera të Drej­torit të Përgjithshëm të RTSH-së.

 

Neni 99

Kom­pe­ten­cat e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues ka këto kom­pe­ten­ca:

1. Mira­ton rreg­ul­loren e veprim­tarisë së tij.

2. Mira­ton statutin e RTSH-së bren­da 70 ditëve nga mbled­h­ja e tij e parë. Në statutin e RTSH-së për­cak­to­het:

a) struk­tu­ra e insti­tu­cionit;

b) organet drejtuese dhe kom­pe­ten­cat e tyre;

c) kriteret dhe pro­ce­du­rat për emërim­in dhe shkarkimin e zëvendës­drej­torit të përgjithshëm, të drej­torëve të Radios dhe Tele­vizion­it, si dhe të she­fave të depar­ta­menteve;

ç) për­shkri­mi i punës për të gjitha kat­e­goritë e punon­jësve;

d) për­shkri­mi i veprim­tarisë ekonomike dhe finan­cia­re të RTSH-së.

3.Emëron dhe shkarkon drej­torin e përgjithshëm me 2/3 e votave sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në statut, jo më vonë se 1 muaj nga mbled­h­ja e tij e parë.

4.Emëron dhe shkarkon zëvendës­drej­torin e përgjithshëm dhe drej­torët e Radios dhe të Tele­vizion­it me shu­micë të thjeshtë votash, sipas propoz­imeve të drej­torit të përgjithshëm, jo më vonë se 1 muaj pas emërim­it të këtij të fun­dit.

5. Mira­ton anë­tarët e Bor­dit të Admin­istrim­it të propozuar nga drej­tori i përgjithshëm.

6. Mira­ton plat­for­mën, struk­turën orga­ni­za­tive dhe struk­turën pro­gramore të RTSH-së.

7. Mbikëqyr paan­sh­mërinë, objek­tivitetin dhe tërës­inë e infor­ma­cionit radiotele­viziv.

8. Mira­ton kriteret krye­sore për mar­rjen në punë, vlerësimin e punës dhe shpër­blim­in e punon­jësve.

9. Këshillon drej­torin e përgjithshëm në lid­hje me pro­gram­et dhe ndih­mon në cak­timin e nor­mave dhe të kon­cepteve pro­gramore në për­puth­je me ligjin.

10. Këshillon dhe ndih­mon drej­torin e përgjithshëm në real­iz­imin e përgjegjë­sive pro­gramore.

11. Deklaro­het me shkrim për trans­me­time të cak­tu­ara, që kanë shkelur parimet pro­gramore të parashikuara në këtë ligj. Ai këshillon drej­torin e përgjithshëm, pasi dëgjon opin­ion­in e tij, dhe kërkon garan­ci për të paran­dalu­ar shkel­je të tilla.

12. Har­ton raport për veprim­tar­inë vje­tore të RTSH-së në për­puth­je me kërke­sat e këtij neni dhe ia paraqet Kuven­dit Pop­ul­lor në fund të mua­jit mars të çdo viti.

 

Neni 100

Drej­tori i përgjithshëm

Drej­tori i përgjithshëm është menax­heri i veprim­tarisë pro­gramore, finan­cia­re dhe të biz­ne­sit të RTSH-së.

Drej­tori i përgjithshëm i RTSH-së zgjid­het me votim të fshe­htë nga Këshilli Drejtues për një peri­ud­hë 5- vjeçare ndër­m­jet jo më pak se 2 kan­di­dat­u­rave.

Selek­sion­i­mi i kan­di­dat­u­rave bëhet nga Këshilli Drejtues mbi bazën e konkur­rim­it të hapur dhe kritereve të për­cak­tu­ara në statutin e RTSH-së.

 

Neni 101

Drej­tori i përgjithshëm i RTSH-së nuk lejo­het të jetë deputet, anë­tar i Qev­erisë, anë­tar i forumeve drejtuese të ndon­jë par­tie poli­tike, anë­tar i Këshillit i Drejtues të RTSH-së, pronar, bashkëpronar apo anë­tar i çfarë­do sub­jek­ti të medi­ave pri­vate.

 

Neni 102

Drej­tori i përgjithshë­mi RTSH-së ka këto të drej­ta dhe detyra:

1. Drej­ton veprim­tar­inë e RTSH-së në për­puth­je me kërke­sat e këtij ligji dhe të statu­tit të RTSH-së.

2. Emëron, liron dhe shkarkon, në për­puth­je me lig­jet që rreg­ul­lo­jnë mar­rëd­hëni­et e punës, të gjithë vartësit e tij, me për­jash­tim të rasteve kur në këtë ligj dhe në statutin e RTSH-së parashiko­het ndryshe.

3. Emëron, liron apo shkarkon nga detyra, vetë ose me propoz­im të drej­torëve të Radios dhe Tele­vizion­it, drejtue­sit e depar­ta­menteve dhe të sek­torëve.

4. Përgjig­jet për pro­gram­et në mënyrë që ato të jenë në për­puth­je me parimet e pro­gramim­it të ven­do­sura me këtë ligj.

5. Merr vendime që lid­hen me çësht­je të orga­nizim­it, finan­cave dhe pagave, pasi të jetë kon­sul­tu­ar me Bor­din e Admin­istrim­it, në bazë të kritereve të për­cak­tu­ara nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.

6. Për­faqë­son zyr­tar­isht RTSH-në bren­da dhe jashtë ven­dit, si dhe në gjykatë.

7. Përgjig­jet për ligjsh­mërinë në veprim­tar­inë e insti­tu­cionit.

8. Bashkëren­don punën e një­sive admin­is­tra­tive të sis­temit të RTSH-së dhe zgjidh, bren­da kom­pe­ten­cave të tij, mos­mar­rëvesh­jet e lin­dura midis tyre.

 

Neni 103

Drej­tori i përgjithshëm liro­het nga detyra për­para afatit ligjor në rastet e mëposhtme, kur:

- shkel kom­pe­ten­cat që i jep ky ligj;

- kryen një vepër penale për të cilën është dënuar nga gjyka­ta me vendim të for­mës së pre­rë;

- bëhet i paaftë për të kry­er detyrën për shkak sëmund­je­je;

- jep dorëhe­q­jen me shkrim dhe kjo pra­nohet nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.

 

Neni 104

Bor­di i Admin­istrim­it të RTSH-së

Bor­di i Admin­istrim­it është organ këshillimor i drej­torit të përgjithshëm për çësht­jet finan­cia­re të RTSH-së, të brend­shme dhe të jashtme, përveç prob­le­meve që kanë të bëjnë me pro­gramimin.

 

Neni 105

Bor­di i Admin­istrim­it të RTSH-së për­bëhet nga 5 anë­tarë (3 të brend­shëm dhe 2 të jashtëm), të cilët janë ekspertë në prob­lemet e admin­istrim­it, financës dhe biz­ne­sit. Anë­tarët e Bor­dit të Admin­istrim­it cak­to­hen për një peri­ud­hë 4‑vjeçare dhe mund të ricak­to­hen për dy peri­ud­ha të tjera, në rast se gjatë kësaj kohe nuk kapërce­jnë kufirin e moshës për pen­sion.

 

Neni 106

Bor­di i Admin­istrim­it emëro­het nga Këshilli Drejtues i RTSH-së me votim të fshe­htë dhe me shu­micë të thjeshtë midis 8 kan­di­dat­u­rave të propozuara nga drej­tori i përgjithshëm. Bor­di zgjedh me shu­micë të thjeshtë dhe me votë të fshe­htë nga gjiri i vet kryetarin ndër­m­jet 2 kan­di­dat­u­rave.

 

Neni 107

Largi­mi nga detyra

Anë­tarët dhe kryetari i Bor­dit të Admin­istrim­it, me propoz­imin e drej­torit të përgjithshëm, largo­hen nga detyra para afatit ligjor në rastet kur:

- shke­lin detyrimet me të cilat i ngarkon ky ligj dhe rreg­ul­lor­ja e mirat­u­ar për veprim­tar­inë e bor­dit;

- vëre­het se janë të paaftë për kry­er­jen e detyrës nga jo më pak se 8 anë­tarë të Këshillit Drejtues;

- mungo­jnë pa arsye për katër mbled­hje rad­hazi;

- dëno­hen për një vepër penale.

 

Neni 108

Papa­jtuesh­mëritë

Anë­tarët e Bor­dit të Admin­istrim­it nuk lejo­hen të jenë anë­tarë të Qev­erisë, deputetë të Kuven­dit Pop­ul­lor, anë­tarë të forumeve drejtuese të ndon­jë par­tie poli­tike ose të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

 

 

Neni 109

Anë­tarëve të Bor­dit të Admin­istrim­it nuk u lejo­het që gjatë ushtrim­it të funk­sion­it të tyre të për­faqë­so­jnë intere­sat e palëve të tre­ta ose të konkur­ren­tëve te insti­tu­cionit, si dhe te jenë të lid­hur me intere­sa biz­ne­si me konkur­ren­të ose palë të tre­ta.

 

Neni 110

Mbled­hjet e zakon­shme të Bor­dit të Admin­istrim­it thirren 1 herë në muaj. Bor­di bën edhe mbled­hje jashtë rad­he, kur një gjë të tillë e kërko­jnë të pak­tën 2 prej anë­tarëve të tij ose drej­tori i përgjithshëm i RTSH-së.

Në mbled­hjen e parë Bor­di i Admin­istrim­it për­cak­ton afatin për mira­timin e rreg­ul­lores së tij të brend­shme, ku shpreh qartë pro­ce­du­rat e veprim­tarisë së këtij orga­niz­mi. Rreg­ul­lor­ja mira­to­het nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.

 

Neni 111

Vendimet e Bor­dit të Admin­istrim­it janë të vlef­shme kur për to ka votu­ar shu­mi­ca e anë­tarëve të pran­ishëm. Kur num­ri i votave është i barabartë, vota e kryetar­it është vendimtare.

 

Neni 112

Bor­di i Admin­istrim­it të RTSH-së ka këto kom­pe­ten­ca:

1. Për­pi­lon rreg­ul­la për çësht­jet finan­cia­re, të cilat mira­to­hen nga drej­tori i përgjithshëm.

2. Për­pi­lon pro­jek­t­bux­hetin e RTSH-së, llog­a­r­itë vje­tore dhe ndjek real­iz­imin e tyre në emër të drej­torit të përgjithshëm.

3. Shqyr­ton leverdish­mërinë e biz­ne­seve në të cilat angazho­het RTSH-ja.

4. Shqyr­ton kon­tratat, shu­ma e të cilave kalon 5 % të bux­hetit vje­tor të RTSH ‑së.

5. Jep mendim për shpen­zimet e paparashikuara në bux­het. Këshilli Drejtues i RTSH-së, mira­ton me vendim masat e propozuara nga Bor­di i Admin­istrim­it, në lid­hje me shpen­zimet e paparashikuara në bux­het.

6. I paraqet drej­torit të përgjithshëm raporte dhe bilance finan­cia­re, si dhe kryen detyra të tjera në për­puth­je me rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në statutin e RTSH ‑së.

7. Kërkon dhe merr gjithë infor­ma­cionin e nevo­jshëm për punën e tij nga depar­ta­mentet dhe sek­torët e RTSH-së.

Në rast kon­flik­ti midis drej­torit të përgjithshëm dhe Bor­dit të Admin­istrim­it, ky i fun­dit mund t’i drej­to­het Këshillit Drejtues.

 

Neni 113

Pëlqi­mi i Bor­dit të Admin­istrim­it është i domos­doshëm për veprim­tar­itë e mëposhtme:

- kon­tratat e punësim­it, për­fundimin e mar­rëvesh­jeve dhe negocimin e kon­flik­teve me sindikatat;

- bler­jen, shit­jen dhe lënien peng të pasurisë;

- mar­rjen dhe shly­er­jen e kre­dive bankare;

- për­fundimin e kon­tratave për inves­timet e reja, kur shu­ma për t’u inves­tu­ar nga RTSH- ja është mbi 5–10 për qind e bux­hetit vje­tor të insti­tu­cionit.

 

Neni 114

Bor­di i Admin­istrim­it të RTSH-së shpër­ble­het për çdo mbled­hje që bën. Masa e shpër­blim­it cak­to­het nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.

 

Neni 115

Financi­mi i RTSH-së

RTSH-ja i sig­uron fondet finan­cia­re për kri­jimin, për­gatit­jen, trans­me­timin dhe përhap­jen e pro­grameve të veta nga burimet e mëposhtme:

- tak­sa mbi aparatin mar­rës për pro­gram­et e RTSH-së, e mirat­u­ar sipas legjis­la­cionit për tak­sat;

- kon­tratat me palë të tre­ta për trans­me­time të ndryshme, duke shfry­tëzuar kapacitetet e lira teknike;

- shër­bime të tjera pro­gramesh;

- botimet e prod­himeve muziko­re, vidio, audio, librave, gaze­tave, revis­ta­va që lid­hen me pro­gram­et;

- veprim­tar­itë kon­cer­tale dhe shfaq­jet pub­like;

- veprim­tari të tjera të për­cak­tu­ara nga statu­ti i RTSH-së;

- rekla­mat dhe pub­liki­mi i mesazheve të tjera të paguara;

- spon­sorizimet dhe dhurimet;

- shit­ja e pro­grameve të RTSH-së;

- bux­heti i shtetit.

 

Neni 116

Tepri­cat e të ard­hu­rave, pas mbu­lim­it të shpen­z­imeve të kry­era sipas rela­cion­eve të paraqi­tu­ra nga Bor­di i Admin­istrim­it, për­doren nga RTSH-ja për të finan­cuar prod­himin e pro­grameve, trans­me­timin e tyre, mirëm­ba­jt­jen dhe funk­sion­imin e rrjetit të trans­me­tim­it, pronë e RTSH-së , rinovimin teknologjik dhe shpër­blim­in e punon­jësve.

 

Neni 117

Bux­heti i shtetit finan­con:

- shër­bimin e radios për shqip­tarët jashtë kufi­jve të Repub­likës së Shqipërisë;

- shër­bimin e radios për pub­likun e huaj (në gjuhë të huaj);

- shër­bimin tele­viziv për shqip­tarët jashtë kufi­jve të Repub­likës së Shqipërisë;

- pro­jek­te të rëndë­sishme teknike për fut­jen e teknologjive të reja për prod­him dhe trans­me­tim;

- pro­jek­te të rëndë­sishme prod­hi­mi filmik ose veprim­tari artis­tike të mëd­ha mbarëkom­bëtare.

- orkestrën sin­fonike të RTSH-së dhe kine­matografisë;.

Masa e financim­it për­cak­to­het në ligjin vje­tor të bux­hetit të shtetit.

 

 

Neni 118

Min­istritë dhe insti­tu­cionet e tjera shtetërore finan­co­jnë pro­jek­te të veçan­ta me rëndësi kom­bëtare në fushat e kul­turës, të shkencës dhe të edukim­it me mira­timin e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

 

Neni 119

Page­sa e tak­sës për aparatin mar­rës

Tak­sa paguhet për mar­rësit radio­fonikë dhe tele­vizivë indi­vid­u­alë në për­puth­je me legjis­la­cionin për sis­temin e tak­save në Repub­likën e Shqipërisë.

Tak­sa për aparatin mar­rës vilet nga Kor­po­ra­ta Elek­troen­ergji­tike Shqiptare dhe derd­het në llog­a­r­inë e RTSH-së në fund të çdo viti. Tak­sa i bashkëlid­het faturës së energjisë elek­trike e ndarë në zë më vete. Përqind­ja e shër­bim­it për agjentin tati­mor cak­to­het me ligjin për sis­temin e tak­save.

 

Neni 120

Në fil­lim­in e çdo viti Këshilli Drejtues i RTSH-së bën anal­izën finan­cia­re të insti­tu­cionit në bazë të rapor­tim­it të Bor­dit të Admin­istrim­it, duke e bërë pub­lik këtë raport në 3‑mujorin e parë të vitit në mënyrën e cak­tu­ar nga statu­ti.

 

 

KREU IX

 

PROGRAMET RADIOTELEVIZIVE ME KABËLL

 

Neni 121

Përku­fiz­i­mi i pro­grameve radiotele­vizive me kabëll

Pro­grame radiotele­vizive kabllore janë trans­me­ti­mi i zërit, fig­urës ose i të dyjave bashkë nëpër­m­jet një sis­te­mi shpërn­darës kabllor për mar­rje të njëkohshme të këtyre pro­grameve nga dy ose më shumë paj­tim­tarë.

 

Neni 122

Përm­ba­jt­ja e pro­grameve radiotele­vizive me kabëll

Pro­gram­et radiotele­vizive kabllore përf­shi­jnë:

1. Ritrans­me­tim të pro­grameve që jepen në efir nga trans­metues tokë­sorë dhe satelitorë, duke përf­shirë gjith­monë pro­grame të oper­a­torëve pub­likë.

2. Ritrans­me­tim të pro­grameve të des­tin­uara për qar­qe të mbyl­lur tele­vizivë si hotele, pen­sione, rezi­den­ca tur­is­tikë, fsha­tra tur­is­tike, ani­je, tragete, spi­tale, kine­ma, teatro dhe diskote­ka.

3. Ritrans­me­tim të prod­himeve audiovizive të regjistru­ara me mjete të ndryshme.

4. Trans­me­tim të pro­grameve të ndryshme të prod­huara vetë.

 

Neni 123

Licen­ca

Licen­ca për trans­me­tim të pro­grameve radiotele­vizive kabllore jepet nga Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it për një kohë prej 6 vjetësh. Ajo mund të rinovo­het me kërkesën e mba­jtësit të licencës, e cila duhet të bëhet 3 muaj para për­fundim­it të licencës së parë.

Në licencë për­shkruhet natyra e pro­grameve që do të trans­me­to­hen, duke për­cak­tu­ar të drej­tat dhe detyrimet që rrjed­hin nga ky ligj. Të drej­tat e të tretëve, veçanër­isht të drej­tat e autorit, nuk preken.

Sub­jek­tet që mar­rin licencë për trans­me­tim radiotele­viziv kabllor, dety­ro­hen të pagua­jnë tak­sat sipas për­cak­timeve në ligj.

 

Neni 124

Pro­ce­du­ra për mar­rjen e licencës

Pro­ce­du­ra dhe kërke­sat e tjera të nevo­jshme për mar­rjen e licencës, si dhe të drej­tat e detyrimet e sub­jek­teve janë të njëj­ta me ato që parashiko­hen për licen­cat e trans­me­timeve radiotele­vizive në efir të për­shkru­ara në kre­un IV të këtij ligji.

 

Neni 125

Për­dori­mi i lin­jave kabllore

Per­son­at juridikë ose fizikë që kanë mar­rë licencë për trans­me­tim radiotele­viziv kabllor, për­dorin lin­jat kabllore të oper­a­torëve të shër­bim­it pub­lik. Kur nuk ka lin­ja të disponueshme për këtë qël­lim, instal­i­mi dhe shfry­tëz­i­mi i rrjeteve kabllore për trans­me­tim radiotele­viziv bëhet me leje të posaçme nga organet kom­pe­tente.

 

Neni 126

Rreg­ul­lat e shpërn­dar­jes me kabëll

të pro­grameve radiotele­vizive

Për të real­izuar trans­me­timin cilë­sor të zërit dhe të fig­urës për paj­tim­tarët nëpër­m­jet rrjeteve kabllore të teleko­mu­nika­cion­eve, Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe i Tele­vizion­it, në bashkëpunim me Entin Rreg­ul­la­tor të Teleko­mu­nika­cion­eve, për­cak­ton rreg­ul­lat dhe mënyrat e shpërn­dar­jes së pro­grameve radiotele­vizive.

 

Neni 127

Leja për rrjetin kabllor

Leja për vënien në punë të rrjetit kabllor për trans­me­tim radiotele­viziv jepet nga Enti Rreg­ul­la­tor i Teleko­mu­nika­cionit në dy eta­pa:

1. Leja para­prake jepet nga ERT-ja bren­da 15 ditëve nga data e kërkesës, duke u bazuar në licencën e trans­me­tim­it të lëshuar nga Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it, si dhe në pro­jek­tin e rrjetit kabllor për trans­me­tim. Në lejen para­prake cak­to­het afati për për­fundimin e punimeve.

2.Leja për­fundimtare jepet nga ERT-ja bren­da 30 ditëve nga data e për­fundim­it të punimeve dhe pasi të jetë bërë kon­trol­li i zba­tim­it të pro­jek­tit teknik dhe i pajis­jeve të instalu­ara.

 

 

KREU X

 

PËRSËRITËSIT RADIOTELEVIZIVË

 

Neni 128

Përsëritësat e pro­grameve të hua­ja tele­vizive

Përsëritësat janë aparatu­ra trans­me­ti­mi, të për­bëra nga mar­rësat satelitorë ose ante­na mar­rëse tokë­sore, nga përsëritës tele­vizivë ose radio, nga trans­metues tele­vizivë ose radio, të des­tin­uar për mar­rjen dhe ritrans­me­timin e plotë, të pandryshuar dhe të njëkohshëm në efir bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë të pro­grameve tele­vizivë ose radio që trans­me­to­hen nga sta­cionet e hua­ja në rrugë tokë­sore ose satelitore.

 

Neni 129

Kushtet për instal­im­in e pajis­jeve përsëritëse

Instal­i­mi dhe shfry­tëz­i­mi i pajis­jeve përsëritëse bëhet vetëm pasi është dhënë licen­ca përkatëse nga Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it.

Në cak­timin e kanaleve dhe frekuen­cave për përsëritësat kanë për­parësi kërke­sat për kanale dhe frekuen­ca të sub­jek­teve pub­like e pri­vate të licen­cuara.

Cak­ti­mi i kanaleve dhe frekuen­cave për përsëritësit e sta­cion­eve të hua­ja radiotele­vizive bëhet duke respek­tu­ar për­parës­inë për trans­metue­sit ose përsëritësit e oper­a­torëve radiotele­vizivë ven­das.

 

Neni 130

Kushtet për licencën

Licen­ca për trans­me­time radiotele­vizive me përsëritës jepet pasi të plotë­so­hen këto kushte:

1. Kërkue­si të gëzo­jë të gjitha të drej­tat civile.

2. Sta­cionet e trans­me­t­u­ara nga përsëritësit të mos nxisin cen­imin e ren­dit kushtetues të Repub­likës së Shqipërisë.

3. Përsëritësit të plotë­so­jnë nor­mat e mbro­jt­jes nga fatke­qësitë, si dhe nor­mat teknike lid­hur me instalimet elek­trike.

4. Të paraqitet pro­jek­ti teknik i instalim­it të përsëritësve.

5. Karak­ter­is­tikat teknike të përsëritësve të jenë në pajtuesh­mëri me nor­mat ekzistuese për trans­me­timet radiotele­vizive në vendin tonë dhe me nor­mat teknike të reko­man­d­uara nga orga­niz­mat ndërkom­bë­tarë të spe­cial­izuar në fushën e stan­dard­eve.

6. Kushte të tjera të për­cak­tu­ara nga KKRT-ja në rreg­ul­loren e saj për ritrans­me­timin e pro­grameve të hua­ja tele­vizive dhe radio në Shqipëri.

 

Neni 131

Anul­li­mi i licencës

Licen­cat e dhë­na për trans­me­time radiotele­vizive me përsëritës anul­lo­hen kur:

1. nuk plotë­so­het qoftë edhe një nga kushtet për dhënien e licencës;

2. vëre­hen par­reg­ull­si të rën­da ose të përsërit­u­ra në zba­timin e kushteve të vëna në licencë.

 

Neni 132

Num­ri i lejueshëm i përsëritësve

Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it cak­ton num­rin e përsëritësve për trans­me­time radiotele­vizive që lejo­hen të funk­siono­jnë për çdo zonë të ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 133

Ndryshimet në licen­ca për interes pub­lik

Për nevo­ja të zhvil­lim­it të radios dhe të tele­vizion­it pub­lik e pri­vat kom­bë­tar, Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it ka të drejtë të anul­lo­jë licen­cat e dhë­na për përsëritës të veçan­të ose të cak­to­jë frekuen­ca të tjera për trans­me­tim.

 

Neni 134

Mosle­ji­mi i ndryshim­it të des­ti­na­cionit të përsëritësve

Nuk lejo­het ndryshi­mi i des­ti­na­cionit të përsëritësve për t’i për­dorur ata si trans­metues të pro­grameve radiotele­vizive.

 

Neni 135

Mosle­ji­mi i ritrans­me­tim­it me kabëll i pro­grameve

satelitore nga indi­vidë

Nuk lejo­het ritrans­me­ti­mi me kabëll për qël­lime fiti­mi i pro­grameve satelitore nga indi­vidë që kanë pajis­je mar­rëse të tilla.

 

 

KREU XI

 

TRANSMETIMET ME SATELIT

 

Neni 136

Shër­bimet e pro­grameve për pub­likun të përha­pu­ra me satelit i nën­shtro­hen ligjit në  mënyrë të njëjtë dhe në të njëjtën masë, si dhe shër­bimet për përhap­jen e pro­grameve kom­bëtare me rrjetin tokë­sor. Për këto shër­bime do të zba­to­het Kon­ven­ta Europi­ane për tele­vizion­in.

 

Neni 136/1

Oper­a­torët radiotele­vizivë të licen­cuar nga KKRT-ja për përhap­jen e pro­grameve radiotele­vizive në rrjetin tokë­sor kanë të drejtë të ritrans­me­to­jnë pro­gram­et e tyre edhe në rrjetin satelitor. Oper­a­torët radiotele­vizivë të licen­cuar nga KKRT-ja për përhap­jen e pro­grameve radiotele­vizive në satelit kanë të drejtë të ritrans­me­to­jnë pro­gram­et e tyre edhe në rrugë tokë­sore. KKRT-ja për­cak­ton kushtet përkatëse në për­puth­je me këtë ligj.

 

KREU XII

 

SANKSIONET

 

Neni 137

Në rastet e shkel­jes së dis­poz­i­tave detyruese të këtij ligji, Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it ven­dos sank­sione admin­is­tra­tive si më poshtë:

1. Par­ala­jmërim.

2. Gjobë deri në 3 për qind të xhi­ros vje­tore të të ard­hu­rave.

3. Pezul­lim i përkohshëm i licencës.

4. Reduk­tim i kohës së licencës.

5. Heq­je e licencës.

KKRT-ja për­cak­ton shkel­jet konkrete, të cilat ndëshko­hen nga sank­sionet e për­cak­tu­ara në këtë nen, duke zbat­u­ar fil­lim­isht si rreg­ull sank­sion­in e par­ala­jmërim­it.

KKRT-ja ven­dos sank­sionet e parashikuara në ligj jo më vonë se 1 vit nga data e kry­er­jes së shkel­jes.

Kur KKRT-ja vëren shkel­je të dis­poz­i­tave ligjore, për të cilat me ligj ven­dosin sank­sione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fun­dit.

Oper­a­tori i ndëshkuar mund të kundër­sh­to­jë vendimin e KKRT-së në rrugë gjyqë­sore bren­da një mua­ji nga data e mar­rjes së njof­tim­it për ndëshkimin.

 

Neni 137/1

Inspek­ti­mi i veprim­tarisë së të licen­cuar­it

Inspek­ti­mi i veprim­tarisë së të licen­cuar­it kry­het nga spe­cial­istë të admin­is­tratës së KKRT-së. Këta spe­cial­istë pajisen me doku­ment të posaçëm iden­ti­fiki­mi dhe quhen inspek­torë.

Ata krye­jnë inspek­tim në mjedis­et ku i licen­cuari zhvil­lon veprim­tar­inë e tij edhe pa e njof­tu­ar para­prak­isht atë, për të ver­i­fikuar zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij ligji, të kushteve të licencës dhe të rreg­ul­loreve të mirat­u­ara nga KKRT-ja.

I licen­cuari nuk ka të drejtë t’i ndalo­jë inspek­torët për të kry­er inspek­tim. Ai është i detyru­ar të bashkëpuno­jë me ta dhe t’u japë infor­ma­cion, kur ata e kërko­jnë një gjë të tillë.

Inspek­tori, kur nevo­jitet eksper­tizë e veçan­të, mund të mar­rë ekspertë.

 

Neni 137/2

Blloki­mi i pajis­jeve

Inspek­torët blloko­jnë dhe mbyllin me vulos­je pajis­jet, kur për për­dorim­in e tyre nuk është mar­rë licencë, kur ato nuk janë të mirat­u­ara ose kur nuk plotë­so­hen kushtet e licencës.

Pajis­jet e bllokuara inven­ta­ri­zo­hen dhe sekue­stro­hen me kalim­in e afatit 1‑mujor nga data e bllokim­it dhe më pas i jepen për shit­je sub­jek­teve të ngarkuara me ligj. Pje­sa e të ard­hu­rave nga shit­ja, që rreg­ul­lo­het me kon­tratën përkatëse ndër­m­jet Këshillit Kom­bëar të Radios dhe Tele­vizion­it dhe sub­jek­tit të mësipërm, kalon në bux­hetin e shtetit.

 

 

Neni 137/3

Kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive

Kur inspek­torët e KKRT-së vërte­to­jnë se i licen­cuari ka shkelur dis­poz­i­tat e këtij ligji, kushtet e licencës dhe rreg­ul­loret e mirat­u­ara nga KKRT-ja, kanë të drejtë:

1. të ven­dosin gjobë, në zba­tim të nen­it 137/4 të këtij ligji dhe të kërko­jnë nga i licen­cuari mar­rjen e masave për ndreq­jen e shkel­jes, duke ven­do­sur afat për real­iz­imin e saj;

2. t’i propo­zo­jnë KKRT-së ndal­im­in e veprim­tarisë së të licen­cuar­it;

3. t’i propo­zo­jnë KKRT-së pezul­lim­in e përkohshëm të licencës, reduk­timin e kohës së vlef­sh­mërisë së licencës ose heq­jen e saj.

KKRT-ja, pasi shqyr­ton propoz­imin e inspek­torëve në për­puth­je me pikat “2” dhe “3” të këtij neni:

a) par­ala­jmëron të licen­cuar­in me shkrim, duke për­cak­tu­ar shkel­jen e bërë;

b) pezul­lon përko­hë­sisht licencën e dhënë dhe reduk­ton kohën e vlef­sh­mërisë së licencës;

c)   heq licencën sipas nen­it 34 të këtij ligji.

Për t’i dhënë të licen­cuar­it mundësi të japë mendime, para mar­rjes së vendim­it për ndal­im­in, reduk­timin ose heq­jen e licencës, KKRT-ja njofton të licen­cuar­in për vendimin dhe arsyet e mar­rjes së këtij vendi­mi.

Nëse edhe pas dëgjim­it të të licen­cuar­it, KKRT-ja e mira­ton mar­rjen e vendim­it, ai i jep të licen­cuar­it një kop­je. KKRT-ja e boton vendimin në Fle­toren Zyrtare në num­rin më të afërt të saj dhe në Bule­tinin e vet.

KKRT-ja ndjek zba­timin e vendim­it.

KKRT-ja ven­dos sank­sionet e parashikuara në ligj, jo më vonë se një vit nga data e kry­er­jes së shkel­jes.

 

Neni 137/4

Gjo­bat

Shkel­jet e mëposhtëme, të kry­era nga të licen­cuar­it, kur nuk për­bëjnë vepër penale, janë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen si më poshtë:

1. Me gjobë nga 20.000 deri 200.000 lekë për rastet kur:

a) nuk sig­uron kohë të mjaftueshme në trans­me­tim për infor­ma­cionet, objekt i nen­it 39 të këtij ligji;

b) elemi­non, para afatit të për­cak­tu­ar në nenin 42 të këtij ligji, regjistrim­in dhe arkivimin e lajmeve;

c) elemi­non, para afatit të për­cak­tu­ar në nenin 54 të këtij ligji, regjistrim­in e rekla­mave.

2. Me gjobë nga 60.000 deri 1.000.000 lekë për rastet kur:

a) nuk respek­to­hen në trans­me­tim kufi­jtë kohorë dhe ter­ri­to­ri­alë të për­cak­tu­ara në kushtet e licencës;

b) nuk respek­to­hen detyrimet e nen­eve 50, 51, 52, 53, 55, 56, 57 dhe 58 të këtij ligji për trans­me­timin e rekla­mave;

c) nuk respek­to­hen detyrimet e nen­eve të kreut VII të këtij ligji për spon­sorizimet;

ç) nuk respek­ton kushtet e licencës për­sa i për­ket pro­grameve të prod­huara në vend;

d) nuk njofton për ndryshimet që kanë ndod­hur në të dhë­nat e paraqi­tu­ra në kërkesën për licencë;

dh) ndalo­het hyr­ja e inspek­torëve në mjedis­et ku janë ven­do­sur pajis­jet radiotele­vizive të të licen­cuar­it ose nuk jepen të dhë­nat e kërkuara nga ata;

e) shkak­to­hen inter­fer­en­ca ndaj të një licen­cuari tjetër si rezul­tat i mosre­spek­tim­it të kushteve teknike në trans­me­tim.

3. Me gjobë nga 500.000 deri 1.500.000 lekë për rastet kur:

a) kryen trans­me­time në një frekuencë tjetër të paau­tor­izuar;

b) kryen trans­me­time me fuqi rrezat­uese më të mad­he se ato të autor­izuara;

c) trans­me­ton nga vende të ndryshme nga ato të shënuara në licencë;

ç) trans­me­ton pro­grame të ndalu­ara me ligj, të për­cak­tu­ara si të tilla në nenin 38 të këtij ligji;

4. Me gjobë deri në 4 mil­ionë lekë për rastet kur një per­son instalon pajis­je tele­vizive ose radio­je­je, duke dalë në trans­me­tim në efir me fig­urë ose me zë pa autor­iz­imin, licencimin e KKRT-së.

5. Me gjobë nga 20 000 deri 200 000 lekë për rastin kur nuk sig­uron paan­sh­mërinë në paraqit­jen e fak­teve dhe ngjar­jeve.

6. Me gjobë nga 40 000 deri në 400 000 lekë për rastin kur nuk respek­to­het e drej­ta për përgën­jeshtrim.

7. Me gjobë nga 200.000 deri në 1.000.000 lekë, kur trans­me­to­jnë pro­grame që nuk i kanë prod­huar vetë dhe për të cilat nuk kanë mar­rëvesh­je, kon­tratë shit­je­je, shkëm­bi­mi ose dhuri­mi nga sub­jek­tet e tjera radiotele­vizive, prod­hue­sit apo shpërn­dare­sit e autor­izuar te tyre. Gjo­ba ven­doset nga KKRT-ja me nis­mën e saj ose pas ankim­it të oper­a­torëve. Përsërit­ja e kësaj shkel­je­je më shumë se 5 herë dëno­het me uljen deri në 50 për qind të afatit të licencës. Në rast ripërsërit­je shkel­ja ndëshko­het me heq­jen e licencës. Ndëshki­mi me gjo­bat e mësiperme ështe i vlef­shëm edhe për Radio Tele­vizion­in Shqip­tar.

Kundër vendim­it të dënim­it me gjobë nga inspek­tori përkatës bëhet ankim në KKRT bren­da 10 ditëve nga data e dhënies së tij. Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it merr vendim bren­da 30 ditëve nga data e dhënies së gjobës.

Kundër vendim­it të dënim­it me gjobë mund të bëhet anki­mi bren­da 5 ditëve nga data e shpall­jes ose e njof­tim­it në gjykatën e rrethit ku është kry­er kundër­va­jt­ja, në për­puth­je me Kodin e Pro­ce­durës Civile, kreu “Gjyki­mi i mos­mar­rëvesh­jeve admin­is­tra­tive”.

Shqyr­ti­mi i kundër­va­jt­jeve admin­is­tra­tive, anki­mi dhe ekzeku­ti­mi i vendimeve bëhet sipas ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive” me ndryshimet e plotësimet e mëvon­shme.

Gjo­ba është tit­ull ekzeku­tiv që vilet nga Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it  dhe derd­het në Bux­hetin e Shtetit.

 

Neni 137/5

Bashkëpuni­mi me organet e tjera

Për ushtrim­in e të drej­tave që buro­jnë nga ky ligj, Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it duhet të mbështetet nga autoritetet pub­like ven­dore dhe ato policore.

Ngarko­het Poli­cia Tati­more në ekzeku­timin e vendimeve të Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it, lid­hur me gjo­bat, sank­sionet dhe heq­jen e licen­cave.

 

 

DISPOZITA KALIMTARE

 

Neni 138

Kuven­di, bren­da 30 ditëve nga data e hyr­jes në fuqi të këtij ligji, ngre Këshillin e ri Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it, sipas nen­it 2 të këtij ligji dhe Këshillin e ri Drejtues të RTSH-së, sipas nen­it 7 të këtij ligji.

Këshilli Kom­bë­tar ekzistues i Radios dhe Tele­vizion­it dhe Këshilli Drejtues ekzistues i RTSH-së vazh­do­jnë veprim­tar­inë deri në kon­sti­tu­imin e organ­eve të reja.

 

Neni 139

Oper­a­torët radiotele­vizivë pri­vatë dhe trans­metue­sit radiotele­vizivë me përsëritës që kanë funk­sionuar para hyr­jes në fuqi të këtij ligji, duhet të pajisen me licencë bren­da 6 mua­jve nga fil­li­mi i veprim­tarisë së KKRT-së.

 

 

Neni 140

6 muaj nga dita e hyr­jes në fuqi të këtij ligji, RTSH-ja fil­lon të vepro­jë si insti­tu­cion pub­lik me të drej­tat dhe detyrimet që rrjed­hin nga ky ligj.

 

Neni 141

Këshilli Drejtues i RTSH-së kri­jo­het sipas këtij ligji bren­da 50 ditëve nga hyr­ja e tij në fuqi.

 

Neni 142

Këshilli Drejtues ekzistues kryen detyrat me të cilat e ngarkon ligji deri në mbled­hjen e parë të Këshillit Drejtues, të zgjed­hur sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara nga ky ligj.

 

Neni 143

70 ditë nga kri­ji­mi i tij, Këshilli Drejtues i RTSH-së mira­ton statutin e RTSH-së , i cili bren­da 15 ditëve në vazhdim i paraqitet për mira­tim Kuven­dit Pop­ul­lor.

 

Neni 144

Bren­da 60 ditëve nga kri­ji­mi i tij, Këshilli Drejtues i RTSH-së për­cak­ton drej­timet dhe stan­dard­et e pro­gramim­it.

 

Neni 145

Funk­sioni i drej­torit të përgjithshëm të RTSH-së, deri në momentin e emërim­it të drej­torit të ri, kry­het nga drej­tori i mëparshëm, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji.

 

Neni 146

Bor­di i Admin­istrim­it, pas mira­tim­it të rreg­ul­lores së tij të brend­shme nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, i propo­zon këtij ndryshimet struk­tur­ore që i gjykon të nevo­jshme.

 

Neni 147

Të gjitha pasuritë e lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme që shfry­të­zo­hen nga RTSH-ja, të tilla si: god­i­nat admin­is­tra­tive, radio-sta­cionet, pikat e trans­me­tim­it, objek­tet e MCR-së, të gjitha pajis­jet teknike kalo­jnë në pronësi të këtij insti­tu­cioni pa shpër­blim, duke u pasqyru­ar në kontabilitetin e RTSH-së në datën e hyr­jes në fuqi të këtij ligji.

 

Neni 148

Të gjitha frekuen­cat që janë në për­dorim të RTSH-së, në çastin e hyr­jes në fuqi të këtij ligji mbeten në dis­pozi­cion të këtij insti­tu­cioni për një peri­ud­hë 10-vjeçare.

 

Neni 149

Me hyr­jen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 7524, datë 19.11.1991 “Për statutin e RTSH”, ligji nr. 8221, datë 14.5.1997 “Për Radion dhe Tele­vizion­in pub­lik dhe pri­vat në Repub­likën e Shqipërisë” dhe ndryshimet përkatëse, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 150

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim