Neni 5

Fiti­mi dhe rifiti­mi i shtetë­sisë shqiptare, si dhe heq­ja dorë prej saj, nga të mitu­rit bëhet me mira­timin e prindërve. Çdo ndryshim në shtetës­inë e të miturve, të moshës 14–18 vjeç, bëhet duke mar­rë edhe pëlqimin e fëmi­jës.

 

Fiti­mi i shtetë­sisë me lind­je

Neni 7

(Ndryshuar me ligjin nr. 8442, datë 21.1.1999)

Kush­do që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetës­inë shqiptare.

 

Neni 8

1. Një fëmi­jë i lin­dur ose i gje­tur bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë merr shtetës­inë shqiptare në rast se ai është lin­dur nga prindër të pan­jo­hur, dhe si paso­jë fëmi­ja do të mbetej pa shtetësi.

Në rast se prindërit e fëmi­jës bëhen të njo­hur për­para se fëmi­ja të ketë arrit­ur moshën 14 vjeç, dhe ata janë me shtetësi të huaj, shtetësia shqiptare mund të hiqet më kërkesë të prindërve të njo­hur ligjër­isht, me kusht që fëmi­ja të mos mbetet pa shtetësi si paso­jë e këtij vepri­mi.

2. Një fëmi­jë i lin­dur bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët janë rezi­den­të të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë , mund të mar­rë shtetës­inë shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.

 

Neni 9

Mar­r­ja e shtetë­sisë me natyral­iz­im

Një i huaj që ka paraqi­tur kërkesë për mar­rjen e shtetë­sisë shqiptare me natyral­iz­im e fiton atë në rast se plotë­son kushtet e mëposhtme:

1. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

2. Të ketë ban­uar ligjër­isht në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë , në mënyrë të vazh­dueshme, për jo më pak se 5 vjet.

3. Të kete banesë dhe të dispono­je të ard­hu­ra të mjaftueshme.

4. Të mos ketë qenë ndon­jëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Repub­likën e Shqipërisë ose në ndon­jë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dën­ime me jo më pak se 3 vjet heq­je lirie.

Për­jash­tim nga ky rreg­ull bëhet vetëm në ato raste kur vërte­to­het se dën­i­mi është dhënë për motive poli­tike.

5. Të ketë njo­huri, të pak­tën fillestare, të gjuhës shqipe;

6. Pra­n­i­mi i tij si shte­tas shqip­tar të mos prekë sig­urim­in dhe mbro­jt­jen e Repub­likës së Shqipërisë ;

7. Të hua­jit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyral­iz­im edhe në qoftë se nuk plotë­son kushtet e këtij ligji, me për­jash­tim të pikës 6, në qoftë së Repub­li­ka e Shqipërisë ka një interes shken­cor, ekonomik, kul­tur­or dhe kom­bë­tar.

Në rast se per­soni është pa shtetësi, kushtet e pikës 1, 3, 4 dhe 5 të këtij neni nuk mer­ren parasysh.

Në rast se i hua­ji vërte­ton se është me origjinë shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, koha e qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë , e për­men­dur në pikën 2 të këtij neni, duhet të jetë të pak­tën 3 vjet. Të gjitha kushtet e tjera për fitimin e shtetë­sisë shqiptare të treguara në këtë nen, mbeten të papreku­ra.

 

Neni 11

Në rast se të dy prindërit fito­jnë shtetës­inë shqiptare me natyral­iz­im, fëmi­ja i tyre, nën moshën l8vjeç, kur jeton me prindërit, bëhet gjithash­tu shte­tas shqip­tar me kërkesën e prindërve dhe me pëlqimin e fëmi­jës, në qoftë se ky është në moshën 14–18 vjeç.

Në rast se njëri prej prindërve fiton shtetës­inë shqiptare, fëmi­ja i tij nën 18 vjeç bëhet shte­tas shqip­tar, në se kjo kërko­het nga të dy prindërit, ose nga njëri prej prindërve kur prin­di tjetër është pa shtetësi dhe fëmi­ja ka vend­ba­n­imin në Repub­likën e Shqipërisë.

Neni 12

Fiti­mi i shtetë­sisë me birësim

Në rast se dy prindërit me shtetësi shqiptare birë­so­jnë një të mitur të një shtetësie tjetër apo pa shtetësi, fëmi­ja fiton shtetës­inë shqiptare.

I mituri i birë­suar e fiton shtetës­inë shqiptare edhe kur njëri prej prindërve është shqip­tar dhe të dy prindërit, në çastin e birësim­it, bano­jnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë , si dhe në çdo do rast tjetër kur fëmi­ja rrezikon të mbetet pa shtetësi, si rezul­tat i birësim­it.

 

Neni 13

Revoki­mi i vendim­it për dhënien e shtetë­sisë

Vendi­mi për dhënien e shtetë­sisë shqiptare mund të revoko­het në se vërte­to­het se i hua­ji ose per­soni pa shtetësi, me vetëdi­je, kërkesën për mar­rjen e shtetë­sisë shqiptare e ka bazuar në të dhë­na të pasak­ta ose në doku­mente të fal­si­fikuara.

Vendi­mi për mar­rjen e shtetë­sisë shqiptare, i dhënë në kushtet e para­grafit të mësipërm, revoko­het edhe për fëmi­jët nën moshën 18 vjeç, të cilët e kanë fitu­ar shtetës­inë së bashku me prindërit e tyre, duke pasur gjith­n­jë parasysh interesin e fëmi­jës, si dhe fak­tin që fëmi­ja të mos mbetet pa shtetësi.

 

Neni 15

Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të per­son­it, kur ai plotë­son kushtet e mëposhtme:

1. Ka mbushur moshën 18 vjeç.

2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezul­tat i heq­jes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garan­ton se do të fito­jë shtetësi të huaj.

3. Është rezi­dent në një shtet të huaj.

4. Nuk është në ndjek­je penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjis­la­cionit shqip­tar, parashiko­het dën­im me burgim jo md pak se 5 vjet.

5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, per­son­ave juridikë dhe fizikë.

Vendi­mi për njo­hjen e fak­tit të heq­jes dore nga shtetësia shqiptare mund të revoko­het, kur vërte­to­het se ish-shte­tasi shqip­tar, me vetëdi­je, ka për­dorur të dhë­na të pasak­ta ose doku­mente të fal­si­fikuara për lënien e shtetë­sisë .

 

Neni 16

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr. 8442, datë 21.1.1999)

 

Për të mitu­rit, shtetësia shqiptare mund të mbaro­jë kur të pak­tën njeri nga prindërit ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Në këtë rast pëlqi­mi i prindërve.

Edhe kur njëri prej prindërve nuk është dako­rd që fëmi­ja të hum­basë shtetës­inë shqiptare, fëmi­jës mund t’i hiqet shtetësia, në se çmo­het se një gjë e tillë është në dobi të fëmi­jës dhe nëse fëmi­ja ka apo do të mar­rë një shtetësi tjetër.

Fëmi­ja i mitur e hum­bet shtetës­inë shqiptare kur birë­so­het nga prindër të huaj dhe fiton, me këtë rast, një shtetësi të re.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 21, datë 20 Gusht 1998, faqe 845

[2] Ligji nr. 8389/1998 është ndryshuar me ligjin nr. 8442, datë 21.1.1999, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.3, datë 22 Shkurt 1999, faqe 19

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim