Neni 17

Vendet e dënim­it për gratë dhe të mitu­rit

Gratë dhe të mitu­rit rreg­ull­isht e vua­jnë dën­imin në insti­tu­cione të posaçme vetëm për to dhe në pamundësi, në sek­sione të veçan­ta të insti­tu­cion­eve të tjera sipas kritereve të këtij ligji.

Nënave u lejo­het që të mba­jnë me vete fëmi­jët deri në moshën 3 vjeç. Për kujdesin dhe asis­tencën ndaj këtyre fëmi­jëve funk­siono­jnë çerd­he të posaçme.

 

Neni 33

Shër­bi­mi mjekë­sor

(Ndryshuar me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, neni 17)

Shër­bi­mi mjekë­sor sig­uro­het gjatë të gjithë kohës së qën­drim­it në insti­tu­cion, pavarë­sisht nga kërke­sat e të dënuarve.

Admin­is­tra­ta e insti­tu­cionit sig­uron kushtet, mjetet dhe per­son­elin për mbro­jt­jen e shën­de­tit të të dënuarve.

Orga­niz­i­mi dhe real­iz­i­mi i shër­bim­it shën­de­të­sor bëhen nga admin­is­tra­ta e insti­tu­cionit, në bashkëpunim me spi­tal­in e burgjeve dhe me organet shtetërore përkatëse të shën­de­të­sisë.

Të dënuar­it mund të kërko­jnë që të viz­ito­hen, me shpen­zimet e tyre, nga një mjek që duan ata.

Shër­bi­mi shën­de­të­sor duhet të sig­uro­jë:

1. Diag­nos­tikimin dhe mjekimin e sëmund­jeve.

2. Furniz­imin me ilaçe dhe pajis­je mjekë­sore.

3. Pro­fi­laksinë për sëmund­jet, duke bërë kujdes të veçan­të për sëmund­jet infek­tive dhe ato ngjitëse.

4. Sig­urim­in e higjienës së mje­dis­it dhe edukimin san­i­tar të të dënuarve.

Çdo insti­tu­cion ka shër­bim shën­de­të­sor e far­ma­ceu­tik, që i përgjig­jet nevo­jave për paran­dal­im­in dhe rua­jt­jen e shën­de­tit të të dënuarve.

Të dënuar­it, që dyshohen ose kanë sëmund­je ngjitëse, izolo­hen men­jëherë në mjedise të posaçme.

Në insti­tu­cionet ku vua­jnë dën­imin gratë, funk­siono­jnë shër­bimet spe­ciale në shër­bim të grave shtatzë­na dhe të atyre me fëmi­jë në gji. Per­son­eli mjekë­sor viziton çdo ditë të dënuar­it e sëmurë e ato që bëjnë kërkesë dhe kon­trol­lon, peri­odik­isht, të gjithë të dënuar­it e tjerë, sipas një grafiku të har­tu­ar nga drej­to­ria e insti­tu­cionit. Per­son­eli mjekë­sor evi­den­ton dhe njofton men­jëherë për sëmund­jet që kërko­jnë tra­j­tim të spe­cial­izuar.

Për rastet e sëmund­jeve ngjitëse ose të sëmund­jeve të tjera, diag­nos­tiki­mi dhe mjeki­mi i të cilave nuk mund të sig­uro­hen në kushtet e insti­tu­cionit, të dënuar­it trans­fer­o­hen në spi­tal­in e burgjeve dhe, kur është e nevo­jshme, ata trans­fer­o­hen në Qen­drën Spi­talore Uni­ver­sitare, Tiranë e në insti­tu­cionet spi­talore, në rang qarku apo rrethi, në varësi të saj.

Diag­nos­tiki­mi dhe mjeki­mi në këto qen­dra bëhen sipas një udhëz­i­mi të për­bashkët të Min­istrit të Drejtë­sisë dhe të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

Në raste urgjence, kur rreziko­het jeta e të dënuar­it, ai trans­fer­o­het për mjekim në spi­tal­in e burgjeve ose në spi­talet rajonale.

Insti­tutet rajonale higjieno-san­itare viz­ito­jnë, të pak­tën dy herë në vit, insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale, për kon­trol­lin e gjend­jes higjieno-san­itare të mjedi­s­eve dhe masat e mar­ra nga shër­bi­mi shën­de­të­sor i insti­tu­cionit, për paran­dal­im­in e sëmund­jeve infek­tive.

 

Neni 37

Arsim­i­mi

Arsim­i­mi dhe formi­mi kul­tur­or e pro­fe­sion­al bëhet me anë të orga­nizim­it të shkol­lës, e detyrueshme për të mitu­rit, si dhe të kur­se­ve pro­fe­sion­ale, sipas site­meve në fuqi.

Nxitet kry­er­ja dhe favorizo­het ndjek­ja e studimeve pro­fe­sion­ale, duke për­dorur kurset me kor­re­spon­dencë.

Favorizo­het lex­i­mi pa kufiz­im i pub­likimeve dhe për­dori­mi i sis­te­meve të tjera infor­ma­tive të bib­liotekës së insti­tu­cionit.

Kujdes i veçan­të i kush­to­het formim­it kul­tur­or e pro­fe­sion­al të të dënuarve me moshë nën 25 vjeç.

 

Neni 40

Lid­hjet me famil­jen

Kujdes i veçan­të i kush­to­het rua­jt­jes, për­mirësim­it ose riven­dos­jes së lid­hjeve të të dënuarve me famil­jen.

I dënuari mund të infor­mo­jë men­jëherë famil­jarët për fut­jen e tyre në një insti­tu­cion ose kur trans­fer­o­het prej tij.

Në rast vdek­je­je ose sëmund­je­je të rëndë fizike ose psikike të një të dënuari, duhet të njofto­hen men­jëherë famil­jarët.

Insti­tu­cioni njofton men­jëherë të dënuar­in kur vihet në dijeni për vdek­jen e të afër­mëve të tij. Për të dënuar­it e mitur dhe për gratë që kanë fëmi­jë të mitur, bëhet një pro­gram i posaçëm dhe favorizues për lid­hjet me famil­jen.

 

Neni 53

Masat disi­plinore

1. Për shkel­jet disi­plinore zba­to­hen këto masa:

a) Qor­tim indi­vid­ual;

b) Vëre­jt­je në prani të të dënuarve;

c) Për­jash­tim nga veprim­tari të veçan­ta, të për­bashkë­ta deri në 10 ditë;

ç) Për­jash­tim nga ajros­ja në grup për jo më shumë se 20 ditë;

d) Për­jash­ti­mi nga të gjitha veprim­tar­itë e për­bashkë­ta deri në 20 ditë;

dh) Ndër­pre­r­ja e lejeve.

Ndaj të miturve dhe grave masat e parashikau­ra në shkro­n­jat “c”, “ç” dhe “d” mund të jepen deri në gjys­mën e kohës së parashikuar. Për gratë shtatzë­na ose që u është lënë fëmi­ja, mund të zba­to­hen vetëm masat disi­plinore të parashikuara në shkro­n­jat “a” dhe “b” të këtij neni.

Në rreg­ul­loren e burgjeve masat e mësipërme mund të difer­en­co­hen në varësi të llo­jit të insti­tu­cionit, pa kalu­ar kufi­jtë mak­si­malë.

2. Masa disi­plinore e për­jash­tim­it nga veprim­tar­itë e për­bashkë­ta dhe ajros­ja në grup nuk mund të bëhet pa një doku­ment me shkrim, të lëshuar nga mjeku, që dësh­mon se i dënuari mund ta për­bal­lo­jë atë. I dënuari, ndaj të cilit mer­ret kjo masë, i nën­shtro­het kon­trol­lit të vazh­dueshëm mjekë­sor.

Neni 56

Përm­ba­jt­ja e regjim­it të mbikëqyr­jes së veçan­të

Regji­mi i mbikëqyr­jes së veçan­të përm­ban kufizimet më të nevo­jshme për mba­jt­jen e rreg­ul­lit dhe të sig­urisë, për ushtrim­in e të drej­tave të të dënuarve dhe për rreg­ul­lat e tra­j­tim­it të parashikuara në rreg­ul­loren e burgjeve.

Për çdo rast, shtrënge­sat nuk kanë të bëjnë me kërke­sat e higjienës, të shën­de­tit, të vesh­jes, të ushqim­it, të pajis­jeve, me mba­jt­jen, bler­jen dhe mar­rjen e ushqimeve ose objek­teve të tjera të parashikuara nga rreg­ul­lor­ja e insti­tu­cionit, me lex­imin e librave, me prak­tikat fetare, me për­dorim­in e aparat­eve radio të tip­it të lejuar, me ajros­jen, me bisedimet me avokatin mbro­jtës, si dhe me bashkëshort­ët, fëmi­jët dhe për të mitu­rit me prindërit.

 

Neni 59

Lejet shpër­blyese

Të dënuarve, të cilët respek­to­jnë rreg­ul­loren e brend­shme të insti­tu­cionit, kanë sjell­je të mirë dhe nuk paraqesin rrezik­sh­mëri shoqërore, për real­iz­imin e intere­save të tyre emo­cionale, per­son­ale, ekonomike dhe kul­tur­ore, drej­tori i insti­tu­cionit mund t’u japë leje shpër­blyese, kohëzg­jat­ja e të cilave, në total, nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit.

Për të dënuar­it e mitur, kohëzg­jat­ja e lejeve shpër­blyese nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë për çdo rast të dhënies së saj dhe, në total, nuk mund të jetë më shumë se 45 ditë në vit.

Lejet shpër­blyese janë pjesë e tra­j­tim­it reha­bil­itues dhe zba­ti­mi i tyre ndiqet nga punon­jësit e shër­bim­it përkatës.

Leja shpër­blyese i jepet:

a) per­son­ave të dënuar deri në 3 vjet burgim, pasi të kenë vua­j­tur jo më pak se 1/4 e dënim­it;

b) per­son­ave të dënuar nga 3 deri në 10 vjet burgim, pasi të kenë vua­j­tur jo më pak se 1/2 e dënim­it;

c) per­son­ave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi të kenë vua­j­tur jo më pak se 2/3 e dënim­it.

Sjell­ja e të dënuar­it vlerë­so­het e mirë, kur gjatë vua­jt­jes së dënim­it, në mënyrë të vazh­dueshme, i dënuari ka shfaqur ndjen­jë përgjegjësie e sjell­je kor­rek­te me punon­jësit e insti­tu­cionit, me të dënuar­it e tjerë dhe gjatë veprim­tarive kul­tur­ore e punës së orga­nizuar nga insti­tu­cioni, si dhe ka kri­juar bes­imin e një qën­dri­mi të mirë jashtë insti­tu­cionit. Mos­d­hë­nia e lejes shpër­blyese motivo­het vetëm si masë disi­plinore, në për­puth­je me shkro­n­jën “dh” të nen­it 53, si dhe në rastet e një sit­u­ate të jashtëza­kon­shme.

Leja shpër­blyese në burgjet apo sek­sionet e sig­urisë së lartë jepet vetëm me urd­hër të Min­istrit të Drejtë­sisë ose me autor­iz­imin e tij nga Drej­tori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Në rast refuz­i­mi, i bur­go­suri mund të anko­het në gjykatë, e cila ven­dos për kërkesën për dhënien e lejes.

 

Neni 67

Lir­i­mi

Lir­i­mi i të dënuarve bëhet kur për­fun­don ekzeku­ti­mi i vendim­it të dënim­it ose në bazë të ligjit, me vendim të organ­it kom­pe­tent. Admin­is­tra­ta kryen veprimet me urd­hër me shkrim të drej­torit të insti­tu­cionit.

Për të dënuar që nuk kanë mjete finan­cia­re dhe veshm­bat­h­je, me urd­hër të drej­torit të insti­tu­cionit i jepet një ndih­më në sas­inë dhe sipas kritereve të rreg­ul­lores së burgjeve.

Në të gjitha rastet kur rezul­ton që i liru­ari do të hasë në vështirësi për kthimin në jetën e lirë, drej­tori i insti­tu­cionit njofton për këtë organet e pushtetit lokal, ku banon i dënuari për asis­tencë të mëte­jshme.

Për të dënuar­it e mitur është i detyrueshëm njof­ti­mi para­prak i prindërve ose kujdestar­it të tij.

Gjyka­ta që ka dhënë vendimin, organet e poli­cisë lokale dhe Min­is­tria e Brend­shme njofto­hen men­jëherë për lir­im­in e të dënuar­it dhe në raste të veçan­ta edhe para­prak­isht. Për shte­t­a­sit e huaj njofto­het Min­is­tria e Punëve të Jashtme nëpër­m­jet Min­istrisë së Drejtë­sisë.

Të liru­ar­it i jepet një vërte­tim lir­i­mi në të cilin sak­të­so­het kohëzg­jat­ja e vua­jt­jes së dënim­it, uljet dhe për­fitimet që ka pasur për shkak të ligjit, si dhe kohëzg­jat­ja e llo­ji i punës së kry­er në insti­tu­cion.

Me kërkesën e tij mund të jepet edhe vërte­tim me të dhë­na për aftësimin pro­fe­sion­al të fitu­ar, si dhe njof­time për sjell­jen në burg.

 

Neni 72

Shqyr­ti­mi i çësht­jes nga gjyq­tari

Gjyq­tari shqyr­ton çësht­jen dhe merr vendime vetëm për­sa është ankuar ose kërkuar në seancë gjyqë­sore me pjesë­mar­rje të detyrueshme të drej­torit të insti­tu­cionit ose për­faqë­sue­sit të tij. Kur çësht­ja nuk mund të shqyr­to­het pa pran­inë e të dënuar­it, sean­ca zhvil­lo­het në mjedise të për­sh­tat­shme të insti­tu­cionit ku ndod­het.

Në shqyr­timin e çësht­jes merr pjesë edhe avokati i kërkuar nga i dënuari ose i cak­tu­ar krye­sisht për të dënuar­it e mitur, ata që kanë shqetësime psikike, gratë me bar­rë ose fëmi­jë në gji, si dhe të dënuar­it me shtetësi të huaj.

 

Neni 75

Tra­j­ti­mi i të parabur­go­surve

Nenet 5 deri 11, 16, 23 deri 28, 30, 32 deri 45, 47 deri 58, 60, 61 dhe 64 të këtij ligji zba­to­hen edhe ndaj indi­vidëve që mba­hen në insti­tu­cionet e paraburgim­it, në për­puth­je me rreg­ul­loren e burgjeve.

Në insti­tu­cionet e paraburgim­it ndalo­het mba­jt­ja e të miturve në një dhomë me të rri­t­u­rit, ose ven­dos­ja e të mitu­rave vajza me të mitur djem në një dhomë. Të mitu­rit ven­dosen në dhoma e sek­sione të veçuara, duke u kri­juar mundës­inë e një tra­j­ti­mi të veçan­të. Të mitu­rat vajza mba­hen nën mbikëqyr­jen dhe kujdesin vetëm të një per­son­eli femëror.

Gratë e parabur­go­sura ven­dosen në dhoma apo sek­sione të veçan­ta nga bur­rat dhe mba­hen nën mbikëqyr­jen e kujdesin vetëm të një per­son­eli femëror.

Drej­tori i insti­tu­cionit të paraburgim­it, me kërkesë të prokuror­it apo gjykatës, kufi­zon të drejtën e të parabur­go­surit për të prit­ur vizita, për kor­re­spon­dencë apo për bise­da tele­fonike, kur është e nevo­jshme për kry­er­jen e veprimeve pro­ce­du­rale penale.

Të parabur­go­surit nuk për­fi­to­jnë leje shpër­blyese. Me mira­timin para­prak të prokuror­it dhe të drej­torit të insti­tu­cionit, të parabur­go­surit mund t’i jepet leje e veçan­të për:

a) lind­je të fëmi­jës së të parabur­go­surit;

b) martesë e fëmi­jës, vël­lait, motrës apo prindit të të parabur­go­surit;

c) vdek­je e fëmi­jës, bashkëshortit/es, vël­lait, motrës apo prindit të të parabur­go­surit;

ç) raste të tjera për­jash­ti­more.

Vërte­ti­mi i fak­teve juridike dhe iden­ti­fiki­mi i per­son­ave të mësipërm bëhen në bazë të doku­menteve të lëshuara për këto raste nga organet përkatëse.

Pra­n­i­mi i të parabur­go­surve bëhet në bazë të doku­menta­cionit, i cili përm­ban vendimin e gjykatës për cak­timin e masës së sig­urim­it “arrest në burg”, pro­cesver­balin e ndalim­it ose të arres­tim­it në fla­grancë, pro­cesver­balin e kon­trol­lit per­son­al, for­mu­la­rin e iden­ti­fikim­it, me dy fotot dhe gjur­mët e gishtërin­jve, doku­mentin e kon­trol­lit mjekë­sor e cer­ti­fikatën per­son­ale dhe doku­mentin e iden­ti­fikim­it, pas­aportë apo doku­ment iden­ti­fiki­mi të për­gat­i­tur nga poli­cia.

Lir­i­mi i të parabur­go­surit bëhet vetëm me vendim të gjykatës ose të prokuror­isë. Në rast pamundësie objek­tive për t’u larguar nga insti­tu­cioni pas lirim­it, me kërkesën e tij, i parabur­go­suri stre­ho­het në insti­tu­cion, deri në për­fundimin e pengesës për largim.

Rreg­ul­li­mi i deta­juar i të drej­tave dhe detyrimeve të të parabur­go­surve, në për­puth­je me për­cak­timet e bëra në këtë ligj, parashiko­het në rreg­ul­loren e burgjeve dhe në aktet e tjera nën­ligjore.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 11, datë 1 Maj 1998, faqe 379

[2] Ligji nr. 8328, datë 16.4.1998 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8758, dt.26.3.2001, bot. Fle­tore Zyrtare 15, dt.16 Prill 2001, fq.450
  2. ligjin nr.9071, dt.22.5.2003, bot. Fle­tore Zyrtare 53, dt.3 Kor­rik 2003, fq.2120
  3. ligjin nr.9888, dt.10.3.2008, bot. Fle­tore Zyrtare 44, dt.1 Prill 2008, fq.2013
  4. ligjin nr.10087, dt.26.2.2009, Fle­tore Zyrtare 32, dt.25 Mars 2009, fq.1805

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim