LIGJ

Nr.8328, datë 16.4.1998

PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË

PARABURGOSURVE

(Ndryshuar me ligjin nr.8758, datë 26.3.2001)

(Ndryshuar me ligjin nr.9071, datë 22.5.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008)

(Ndryshuar me ligjin nr.10 087, datë 26.2.2009)

I përditë­suar

 

Në mbështet­je të Nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

 

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

KREU I

OBJEKTI

 

Neni 1

Ky ligj për­cak­ton të drej­tat dhe tra­j­timin e të dënuarve me burgim, kom­pe­ten­cat dhe detyrat e organ­eve shtetërore kom­pe­tente.

 

Neni 2

(Shto­hen fjalët me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 2)

I nën­shtro­hen rreg­ullave të këtij ligji të gjithë të dënuar­it me burgim me vendim të for­mës së pre­rë të gjykatave shqiptare dhe në për­puth­je me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare edhe të gjykatave të hua­ja, duke respek­tu­ar kërke­sat përkatëse pro­ce­dur­al si dhe të parabur­go­surit.

 

Neni 3

(Shfuqizuar me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 3)

 

Neni 4

Vua­jt­ja e dën­imeve me burgim bëhet vetëm në vendet e cak­tu­ara posaçër­isht sipas këtij ligji. Min­istri I Drejtë­sisë në raste të gjend­jes së jashtëza­kon­shme, të rrezikim­it nga for­ca mad­hore, të kry­er­jes së punimeve të rëndë­sishme, si dhe kur rreziko­het jeta dhe shën­de­ti i të dënuarve, mund të urd­hëro­jë që vua­jt­ja e dënim­it të bëhet përko­hë­sisht në vende të tjera të për­sh­tat­shme.

 

KREU II

PARIMET THEMELORE

 

Neni 5

Respek­ti­mi i të drej­tave të njeri­ut

Ekzeku­ti­mi i dënim­it me burgim bëhet duke respek­tu­ar din­jitetin e të dënuar­it dhe për­shko­het nga ndjen­ja njerë­zore.

Tra­j­ti­mi i të dënuarve bëhet pa njëan­sh­mëri apo diskri­m­in­im për shkak të sek­sit, kom­bë­sisë, racës, gjend­jes ekonomike dhe shoqërore, pikë­pam­jeve poli­tike dhe bes­im­it fetar.

Të dënuarve duhet t’u sig­uro­hen kushte jetese të tilla që ulin në min­i­mum efek­tet paragjykuese neg­a­tive të burgim­it dhe ndryshimet me jetën e shte­tasve të tjerë.

 

Neni 6

Kufiz­i­mi indi­vid­ual i të drej­tave

Të drej­tat e të dënuarve, sipas këtij ligji, mund të kufi­zo­hen ose të hiqen përko­hë­sisht për shkel­je të ligjit ose rreg­ullave të brend­shme, vetëm në rastet dhe sipas kritereve të parashikuara në këtë ligj.

 

Neni 7

Kufiz­i­mi në grup i të drej­tave

Të drej­tat e të dënuarve mund të kufi­zo­hen ose të hiqen përko­hë­sisht në grup, me urd­hër të min­istrit të Drejtë­sisë vetëm në kushtet e gjend­jes së jashtëza­kon­shme, për shkak të for­cës mad­hore, të kry­er­jes së punimeve të rëndë­sishme në insti­tu­cion ose kur ka rrezik për jetën dhe shën­detin e të dënuarve në atë masë dhe për aq kohë sa për­cak­to­het në urd­hër.

Drejtue­si i insti­tu­cionit dhe në mungesë të tij zëvendësi, për rastet urgjente mund të ven­dosin kufiz­ime sipas para­grafit të parë të këtij Neni dhe jo më vonë se 24 orë të mar­rë për këtë mira­timin e Min­istrit të Drejtë­sisë.

 

Neni 8

E drej­ta e kërkesës dhe ankim­it

(Shfuqizuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 4)

Të dënuar­it kanë të drejtë të paraqesin kërke­sa dhe të bëjnë ankime lid­hur me zba­timin e ligjit dhe rreg­ullave të brend­shme në for­mën që për­cak­to­het në këtë ligj dhe në mënyrë indi­vid­uale.

Kërke­sat dhe anke­sat duhet t’i drej­to­hen, si rreg­ull, organ­it kom­pe­tent sipas këtij ligji, por të dënuar­it kur e çmo­jnë me vend mund t’i drej­to­hen cil­it­do organ shtetëror ose orga­ni­za­të joqever­itare bren­da dhe jashtë ven­dit.

 

KREU III

TRAJTIMI

 

Neni 9

Reha­bil­iti­mi social

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 5/a;

zëvendë­suar fjalët me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 5/b)

Për të dënuar­it duhet të real­i­zo­het një tra­j­tim që syn­on reha­bil­itimin social për inte­grim­in e tyre në jetën shoqërore.

 

Neni 10

Indi­vid­u­al­iz­i­mi i tra­j­tim­it

Tra­j­ti­mi i të dënuarve duhet të bëhet sipas kri­ter­it të indi­vid­u­al­izim­it në për­puth­je me gjend­jen dhe karak­ter­is­tikat indi­vid­uale të secilit të dënuar. Indi­vid­u­al­iz­i­mi bëhet duke ver­i­fikuar nevo­jat indi­vid­uale dhe duke mar­rë parasysh kushtet dhe mje­disin në të cilin i dënuari ka jet­u­ar, shkaqet eduka­tive dhe shoqërore që e kanë larguar atë nga jeta nor­male.

Vëzhgi­mi bëhet në fil­lim të tra­j­tim­it dhe rezul­tatet e tij ver­i­fiko­hen vazhdimisht gjatë ekzeku­tim­it, duke bërë për­sh­tat­jet e duhu­ra.

 

Neni 11

Pro­gra­mi dhe real­iz­i­mi i tra­j­tim­it

Vëzhgi­mi, pro­grami­mi dhe real­iz­i­mi i tra­j­tim­it bëhet nga admin­is­tra­ta e burgut me anë të per­son­elit të vet, në bashkëpunim me organet dhe insti­tu­cionet shtetërore përkatëse.

Kon­tribu­ti i orga­ni­zatave joqever­itare dhe indi­vidëve të veçan­të, inku­ra­jo­het dhe mbështetet nga

admin­is­tra­ta e burgjeve në real­iz­imin e pro­gramit të tra­j­tim­it.

 

PJESA E DYTË

INSTITUCIONET

 

KREU I

LLOJET E INSTITUCIONEVE

 

Neni 12

Insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të dën­imeve penale

(Shtu­ar fjalët me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 6/a;

ndryshuar para­grafi i dytë me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 6/b)

Insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve me burgim janë:

Bur­gu i sig­urisë së lartë

Bur­gu i zakon­shëm

Bur­gu i sig­urisë së ulët

Insti­tute të veçan­ta

Insti­tu­cion paraburgi­mi

Kri­ji­mi, klasi­fiki­mi dhe mbyll­ja e insti­tu­cion­eve të ekzeku­tim­it të vendimeve penale me burgim apo sek­sion­eve të veçan­ta në këto insti­tu­cione bëhen me urd­hër të min­istrit të Drejtë­sisë.

 

Neni 13

Bur­gu i sig­urisë së lartë

(Shfuqizuar para­grafi i dytë me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 7)

Bur­gu i sig­urisë së lartë është insti­tu­cioni ku ekzeku­to­hen vendimet me burgim për sub­jek­te të krim­it të orga­nizuar dhe të dënuar të tjerë të cilët në kry­er­jen e veprës penale ose gjatë vua­jt­jes së dënim­it janë karak­ter­izuar nga qën­drime e sjell­je që bëjnë të pamundur qën­drim­in në burgjet e kat­e­gorive të tjera.

Shfuqizuar

Ven­dos­ja e të dënuar­it në bur­gun e sig­urisë së lartë kur nuk është shpre­hur gjyka­ta me vendim, bëhet me kërkesë të prokuror­it tek ajo gjykatë. Kur i dënuari vuan dën­imin dhe është ven­di për trans­fer­im­in e tij në një burg të sig­urisë së lartë, sipas kritereve të këtij ligji, kërke­sa e prokuror­it i paraqitet gjykatës së ven­dit ku ndod­het insti­tu­cioni. Trans­fer­i­mi nga bur­gu i sig­urisë së lartë në insti­tu­cionet e tjera të vua­jt­jes së dënim­it bëhet me kërkesë të vetë të dënuar­it, pranë gjykatës ku ndod­het insti­tu­cioni.

Në burgjet e sig­urisë së lartë, vihen kufiz­ime në të drej­tat e të dënuar­it, në rastet dhe sipas kritereve të për­cak­tu­ara shpre­himisht në këtë ligj.

Në burgjet e kat­e­gorive të tjera me urd­hër të min­istrit të Drejtë­sisë mund të kri­jo­hen sek­sione të burgut të sig­urisë së lartë, në të cilat zba­to­hen rreg­ul­lat e mësipërme.

 

Neni 14

Bur­gu i sig­urisë së zakon­shme

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 8)

Burgjet e sig­urisë së zakon­shme janë insti­tu­cionet, ku vuhet dën­i­mi nga të gjithë të dënuar­it, me

për­jash­tim të atyre, që ven­dosen në burgjet e sig­urisë së lartë, në burgjet e sig­urisë së ulët dhe në insti­tu­cione të veçan­ta.

Kur gjyka­ta, në vendimin me burgim, nuk është shpre­hur për llo­jin e insti­tu­cionit, ku do të vuhet

dën­i­mi, të dënuar­it ven­dosen në një burg të sig­urisë së zakon­shme. Shpërn­dar­ja dhe trans­fer­i­mi i të dënuarve në burgjet e sig­urisë së zakon­shme bëhen nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Burgjeve.

Me urd­hër të Min­istrit të Drejtë­sisë, në burgjet e sig­urisë së zakon­shme mund të kri­jo­hen sek­sione të sig­urisë së ulët.

 

Neni 15

Bur­gu i sig­urisë së ulët

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 9)

Burgjet e sig­urisë së ulët janë insti­tu­cionet, ku vuhet dën­i­mi për të dënuar­it për kundër­va­jt­je penale, për vepra penale nga paku­jde­sia dhe për vepra të tjera penale, dën­i­mi i të cilave nuk i kalon 5 vjet burgim.

Drej­tori i Përgjithshëm i Burgjeve, me kërkesë të drej­torit të insti­tu­cionit ku i dënuari po vuan dën­imin, apo me nis­mën e vet, për të dënuar­it që u ka mbe­tur për të vua­j­tur më pak se 2 vjet burgim dhe kanë respek­tu­ar rreg­ul­loren e brend­shme të insti­tu­cionit, mund të ven­dosë trans­fer­im­in e tyre në një burg të sig­urisë së ulët.

 

Neni 15/1

Insti­tu­cionet e paraburgim­it

(Shtu­ar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 10)

Insti­tu­cionet e paraburgim­it janë insti­tu­cionet, ku mba­hen indi­vidët, ndaj të cilëve është dhënë nga gjyka­ta masa e sig­urim­it “arrest në burg”

 

Neni 16

Insti­tutet për të sëmurët dhe të paaftët

Insti­tu­cionet mjekë­sore të posaçme ose sek­sione të veçan­ta në burgje ose në spi­tale jashtë sis­temit të burgjeve shër­be­jnë për mjekimin e të dënuarve të sëmurë ose me shqetësime men­dore ose psikike.

Ven­dos­ja e per­son­ave në këto insti­tu­cione dhe sek­sione mund të parashiko­het që në fil­lim në vendimin e dënim­it ose gjatë ekzeku­tim­it të dënim­it, me mira­tim të prokuror­it dhe në raste që nuk presin, edhe nga drej­tori i burgut, ku ndod­het i dënuari, duke vënë në dijeni men­jëherë prokuror­in.

Dal­ja nga këto insti­tu­cione bëhet me propoz­im të drejtue­sit të insti­tu­cionit dhe me mira­tim të prokuror­it.

Për ven­dos­jen, refuz­imin e ven­dos­jes, dal­jen ose refuz­imin e dal­jes, i dënuari, mbro­jtësi ose kujdestari I tij kanë të drejtën e ankim­it në gjykatë bren­da 5 ditëve nga mar­r­ja dijeni.

Në insti­tu­cionet dhe sek­sionet e mjekim­it respek­to­hen të gjitha të drej­tat e të dënuarve sipas këtij ligji, për aq sa janë të zbat­ueshme në kushtet spi­talore. Min­istri i Drejtë­sisë dhe Min­istri i Shën­de­të­sisë me udhëz­im të për­bashkët për­cak­to­jnë mënyrën e zba­tim­it të këtij ligji në to.

Me urd­hër të prokuror­it në këto insti­tute mund të ven­dosen edhe të dënuar që kanë pro­fe­sione që lid­hen me mjekës­inë ose fusha të tjera të nevo­jshme, kur për ta nuk ka penge­sa sipas këtij ligji.

Ven­dos­ja e të dënuarve në këto insti­tute bëhet nga gjyka­ta në rastet e për­cak­tu­ara në Kodin e Pro­ce­durës Penale. Në këto insti­tute, me reko­mandim të shër­bim­it mjekë­sor të burgjeve ose të insti­tu­cion­eve të tjera mjekë­sore, të dënuar­it me burgim trans­fer­o­hen me urd­hër të prokuror­it.

Dal­ja dhe ven­dos­ja e të dënuarve në burgje bëhet nga organi që ka ven­do­sur ekzeku­timin e vendim­it në insti­tut.

 

Neni 17

Vendet e dënim­it për gratë dhe të mitu­rit

Gratë dhe të mitu­rit rreg­ull­isht e vua­jnë dën­imin në insti­tu­cione të posaçme vetëm për to dhe në

pamundësi, në sek­sione të veçan­ta të insti­tu­cion­eve të tjera sipas kritereve të këtij ligji.

Nënave u lejo­het që të mba­jnë me vete fëmi­jët deri në moshën 3 vjeç. Për kujdesin dhe asis­tencën ndaj këtyre fëmi­jëve funk­siono­jnë çerd­he të posaçme.

 

Neni 18

Rreg­ul­lor­ja e brend­shme e insti­tu­cion­eve

Çdo insti­tu­cion ka rreg­ul­loren e brend­shme, të dalë mbi bazë të rreg­ul­lores së burgjeve, që për­cak­ton orga­niz­imin, disi­plinën e brend­shme dhe kërke­sat e tra­j­tim­it në kushtet e insti­tu­cionit.

Rreg­ul­lor­ja e brend­shme për­gatitet nga një komi­sion i cak­tu­ar dhe i krye­suar nga drej­tori i insti­tu­cionit dhe mira­to­het nga Min­istri i Drejtë­sisë.

 

KREU II

ORGANET DREJTUESE TË BURGJEVE

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 11)

 

Neni 19

Drej­to­ria e Përgjithshme e Burgjeve

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 12)

(Shtu­ar dy para­grafë në fund të Nen­it me ligjin nr.10 087, datë 26.2.2009, Neni 1)

Drej­to­ria e Përgjithshme e Burgjeve është organ qen­dror, në varësi të Min­istrisë së Drejtë­sisë, e cila orga­ni­zon, drej­ton dhe kon­trol­lon të gjitha insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale.

Drej­tori i Përgjithshëm i Burgjeve emëro­het dhe shkarko­het nga Kryem­i­nistri, me propoz­imin e

Min­istrit të Drejtë­sisë.

Nëpunësit e admin­is­tratës civile të Drej­torisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët nuk bëjnë pjesë në struk­tu­rat e Poli­cisë së Burgjeve, gëzo­jnë sta­tusin e nëpunësit civ­il, sipas legjis­la­cionit në fuqi dhe janë pjesë e shër­bim­it civ­il.

Mar­rëd­hëni­et juridike të punës për punon­jësit mbështetës të admin­is­tratës civile, në Drej­tor­inë e

Përgjithshme të Burgjeve dhe për punon­jësit e admin­is­tratës civile, në insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale, rreg­ul­lo­hen sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Punës.

 

Neni 20

Insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 13)

Insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale janë insti­tu­cione në varësi të Drej­torisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kanë për detyrë prit­jen, sis­temimin, tra­j­timin dhe reha­bil­itimin social të të bur­go­surve.

Insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale drej­to­hen, kon­trol­lo­hen dhe për­faqë­so­hen nga drej­tori, i cili emëro­het dhe shkarko­het nga Min­istri i Drejtë­sisë, me propoz­imin e Drej­torit të Përgjithshëm të Burgjeve.

 

Neni 22

Poli­cia e Burgjeve

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.10 087, datë 26.2.2009, Neni 2)

1. Poli­cia e Burgjeve ka për mision rua­jt­jen e ren­dit dhe të sig­urisë në insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale, gjatë trans­fer­imeve e shoqërimeve të të dënuarve ose të të parabur­go­surve, në gjyka­ta e insti­tu­cione të tjera, në për­puth­je me ligjin, duke respek­tu­ar të drej­tat dhe lir­itë e njeri­ut.

2. Mënyra e orga­nizim­it dhe e funk­sionim­it të Poli­cisë së Burgjeve rreg­ul­lo­het me ligj të veçan­të.

 

Neni 22

Poli­cia e Burgjeve

(Ndryshuar me ligjin nr.8758, datë 26.3.2001, Neni 1)

Poli­cia e Burgjeve është struk­turë e armato­sur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Burgjeve. Veprim­taria e

kësaj poli­cie rreg­ul­lo­het nga ligji nr.8321, datë 2.4.1998 “Për Policinë e Burgjeve.

 

KREU III

KUSHTET E JETESËS NË INSTITUCION

 

Neni 23

Ndërte­sat

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 14)

Ndërte­sat e insti­tu­cion­eve të ekzeku­tim­it të vendimeve penale me burgim duhet të pro­jek­to­hen, të ndër­to­hen apo të rikon­struk­to­hen, në mënyrë që të plotë­so­jnë kërke­sat për një jetë nor­male. Ato duhet të kenë hapësira të mjaftueshme për zhvil­lim­in e veprim­tarive të për­bashkë­ta, si dhe të plotë­so­jnë kërke­sat indi­vid­uale të të dënuarve apo të parabur­go­surve.

Rreg­ul­lat dhe kriteret e hol­lë­sishme për kushtet teknike, që duhet të plotë­so­jnë ndërte­sat e reja të

insti­tu­cion­eve të ekzeku­tim­it të vendimeve penale, për­cak­to­hen me udhëz­im të për­bashkët të Min­istrit të Drejtë­sisë, Min­istrit të Shën­de­të­sisë dhe të min­istrit që mbu­lon fushën e ndër­tim­it.

 

Neni 24

Mjedis­et e qën­drim­it dhe të fjet­jes

Mjedis­et, në të cilat jeto­jnë të dënuar­it, duhet të kenë hapësira të mjaftueshme, me ndriçim të nevo­jshëm naty­ror dhe arti­fi­cial, për të bërë të mundur qën­drim­in, punën dhe çlod­hjen aktive, të ajro­sura dhe të pajisura me shër­bimet higjienike. Atje ku e kërko­jnë kushtet kli­ma­terike duhet të sig­uro­het edhe ngro­h­ja e mjedi­s­eve.

Kur nuk është e mundur të sig­uro­het fjet­ja në dhoma indi­vid­uale, cak­ti­mi i të dënuarve në të njëjtën dhomë duhet të bëhet në mënyrë të tillë, që të shman­gen kon­flik­tet dhe ndikimet neg­a­tive të ndërsjel­la. Për këtë qël­lim për­doren kriteret e grup­moshave, të llo­jit të veprave penale të kry­era dhe të veçorive instelek­tuale e psikike të të dënuarve.

Për çdo të dënuar sig­uro­het shtrat i veçan­të dhe një kom­plet i për­sh­tat­shëm fjet­je­je.

Kuo­tat min­i­male për sipër­faqet, vël­limet, ndriçimin dhe ajrim­in e mjedi­s­eve për të dënuar­it, cak­to­hen në rreg­ul­loren e burgjeve, sipas reko­mandimeve të Min­istrisë së Shën­de­të­sisë.

 

Neni 25

Vesh­ja dhe pajis­jet

Çdo të dënuari i sig­uro­het veshm­bat­h­je dhe pajis­je të tjera indi­vid­uale në sasi të mjaftueshme, në gjend­je të mirë dhe të pas­tra, të tilla që të sig­uro­jnë plotësimin e kërke­save nor­male të jetesës.

Të dënuar­it mund të mba­jnë me leje të admin­is­tratës, veshm­bat­h­je dhe sende të për­dorim­it vet­jak, të cilat duhet të jenë të pas­tra dhe të për­sh­tat­shme, si dhe të objek­teve që kanë një vlerë të veçan­të morale ose per­son­ale.

 

Neni 26

Higjiena vet­jake dhe e mje­dis­it

Të dënuar­it i sig­uro­hen mjedis­et, pajis­jet dhe mjetet e nevo­jshme për pastërt­inë vet­jake, në për­p­jesë­tim me num­rin e për­doruesve, që të garan­to­jë në mënyrë sa më opti­male higjienën vet­jake.

Çdo insti­tu­cion sig­uron shër­bime peri­odike të pastrim­it të mjedi­s­eve, veshm­bat­h­jes dhe pajis­jeve

vet­jake, si dhe të qeth­jes dhe të rru­a­jt­jes.

Higjiena vet­jake, qeth­ja dhe rru­a­jt­ja mund të bëhen me detyrim vetëm për arsye të veçan­ta higjienosan­itare, sipas kërkesës së shër­bim­it mjekë­sor dhe me urd­hër të drej­torit të insti­tu­cionit.

 

Neni 27

Ushqi­mi

Të dënuarve u sig­uro­het ushqim i shën­det­shëm dhe i mjaftueshëm, i për­sh­tat­shëm për moshën, gjend­jen shën­de­të­sore, punën, klimën dhe stinën.

Ushqi­mi për­gatitet dhe jepet si rreg­ull në mjedise të cak­tu­ara për këtë qël­lim. Me leje të drej­torit të insti­tu­cionit, në raste të veçan­ta, të dënuar­it mund të për­gatisin dhe të kon­sumo­jnë ushqimin indi­vid­u­al­isht.

Nor­ma e ushqim­it ditor për­cak­to­het nga tabelat përkatëse të mirat­u­ara nga Min­is­tria e Drejtë­sisë dhe Min­is­tria e Shën­de­të­sisë.

Admin­is­tra­ta e insti­tu­cionit pra­non ushqime tërë­sisht ose pjesër­isht për të dënuar­it ose i sig­uron ato me shpen­zimet e tij duke respek­tu­ar kufi­jtë e rreg­ul­lores së brend­shme.

Të dënuarve duhet t’u sig­uro­het në vazhdimësi ujë i pijshëm.

 

Neni 28

Koha e ajrim­it

(Ndryshuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 15)

Të dënuar­it që nuk puno­jnë jashtë dhe të gjithë të dënuar­it e tjerë, në ditët që nuk puno­het, kanë të drejtë të qën­dro­jnë në ajrim në mjedise të hapu­ra jo më pak se 2 orë në ditë.

Kjo peri­ud­hë kohe mund të reduk­to­het, por jo më pak se 1 orë në ditë për shkaqe të jashtëza­kon­shme dhe vetëm me urd­hër të drej­torit të insti­tu­cionit.

Ajri­mi në mjedise të hapu­ra bëhet në grupe, përveç rasteve të parashikuara në Nenin 53 shkro­n­jat “c”, “ç” dhe “d”.

 

Neni 29

Shër­bi­mi shën­de­të­sor

(Shfuqizuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 16)

 

PJESA E TRETË

PRANIMI DHE TRAJTIMI I TË DËNUARVE NË INSTITUCION

 

KREU I

PRANIMI

 

Neni 30

Pra­n­i­mi i të dënuarve

Në çdo insti­tu­con kri­jo­het një shër­bim për të pran­uar të sapoard­hu­rit, për t’u dhënë infor­ma­cion fille­sa­tar mbi rreg­ul­lat e burgut dhe për të paran­dalu­ar ndikimet neg­a­tive nga ndryshi­mi i mje­dis­it ose rrez­iqet e mund­shme për të dënuar­it e tjerë.

Me pra­n­imin në insti­tu­cion, i dënuari i nën­shtro­het men­jëherë një viz­itë mjekë­sore të përgjithshme dhe anal­izave përkatëse për për­cak­timin e gjend­jes shën­de­të­sore, veçorive fizike dhe psikike, si dhe të aftë­sisë për punë.

Mbi bazën e doku­menta­cionit shoqërues dhe shp­jegimeve gojore, for­mu­lo­hen të dhë­nat indi­vid­uale të të dënuar­it lid­hur me per­son­alitetin e tij.

Mbi bazën e këtyre të dhë­nave për­pi­lo­het kartela e vëzhgim­it para­prak të të dënuar­it dhe pro­gramo­het tra­j­ti­mi indi­vid­ual i tij.

 

Neni 31

Difer­enci­mi i insti­tu­cion­eve për qël­lime tra­j­ti­mi cak­ti­mi dhe grupi­mi i të dënuarve

Insti­tu­cionet dhe sek­sionet e veçan­ta janë të orga­nizuara sipas nevo­jave të tra­j­tim­it indi­vid­ual ose në grup të të dënuarve.

Num­ri i të dënuarve në insti­tu­cione dhe në sek­sione përgjithë­sisht, sis­temi­mi dhe aktiviz­i­mi i tyre posaçër­isht janë të kufizuara në atë masë që të favorizo­jnë tra­j­timin e indi­vid­u­al­izuar.

Lejo­het pra­n­i­mi i të dënuarve në veprim­tari të veçan­ta, të orga­nizuara në insti­tu­cione ose sek­sione të një kat­e­gorie të ndryshme nga ato ku janë cak­tu­ar, me për­jash­tim të atyre të sig­urisë së lartë.

Grupi­mi i të dënuarve bren­da insti­tu­cion­eve të veçan­ta bëhet duke pasur parasysh mundës­inë që ata të për­fi­to­jnë nga një tra­j­tim i difer­en­cuar në grup, në për­puth­je me kërke­sat dhe angazhimin e tyre.

Duhet të favorizo­het kri­teri i cak­tim­it të të dënuarve në insti­tu­cione pranë vend­ba­nim­it të famil­jeve të tyre.

 

KREU II

DREJTIMET DHE FORMAT E TRAJTIMIT

 

Neni 32

Tra­j­ti­mi

Tra­j­ti­mi i të dënuarve bëhet duke sig­u­ru­ar mjedis­et e për­sh­tat­shme dhe në për­puth­je me të dhë­nat e per­son­alitetit të tyre.

Objek­ti­vat e tra­j­tim­it përf­shi­jnë arsim­imin, formimin pro­fe­sion­al, zhvil­lim­in e aftë­sive të tjera indi­vid­uale, veprim­tar­itë kul­tur­ore, çlod­hëse e sportive, punën, asis­tencën shpirtërore dhe veprim­tari të tjera në grup që kanë si qël­lim rikri­jimin e aftë­sisë për t’i inte­gru­ar në shoqëri.

Tra­j­ti­mi social-eduka­tiv i të dënuarve zhvil­lo­het me anë të veprimeve indi­vid­uale dhe të veprim­tarive for­muese, që real­i­zo­hen nga ana e per­son­elit të burgjeve të aftë­suar posaçër­isht në fushën ped­a­gogjike, në bashkëpunim me punon­jësit e tjerë të insti­tu­cionit.

Kon­tak­tet me botën e jashtme dhe famil­jen inku­ra­jo­hen dhe sig­uro­hen sipas pro­grameve indi­vid­uale dhe gru­pore.

 

Neni 33

Shër­bi­mi mjekë­sor

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 17)

Shër­bi­mi mjekë­sor sig­uro­het gjatë të gjithë kohës së qën­drim­it në insti­tu­cion, pavarë­sisht nga kërke­sat e të dënuarve.

Admin­is­tra­ta e insti­tu­cionit sig­uron kushtet, mjetet dhe per­son­elin për mbro­jt­jen e shën­de­tit të të

dënuarve.

Orga­niz­i­mi dhe real­iz­i­mi i shër­bim­it shën­de­të­sor bëhen nga admin­is­tra­ta e insti­tu­cionit, në bashkëpunim me spi­tal­in e burgjeve dhe me organet shtetërore përkatëse të shën­de­të­sisë.

Të dënuar­it mund të kërko­jnë që të viz­ito­hen, me shpen­zimet e tyre, nga një mjek që duan ata. Shër­bi­mi shën­de­të­sor duhet të sig­uro­jë:

1. Diag­nos­tikimin dhe mjekimin e sëmund­jeve.

2. Furniz­imin me ilaçe dhe pajis­je mjekë­sore.

3. Pro­fi­laksinë për sëmund­jet, duke bërë kujdes të veçan­të për sëmund­jet infek­tive dhe ato ngjitëse.

4. Sig­urim­in e higjienës së mje­dis­it dhe edukimin san­i­tar të të dënuarve.

Çdo insti­tu­cion ka shër­bim shën­de­të­sor e far­ma­ceu­tik, që i përgjig­jet nevo­jave për paran­dal­im­in dhe rua­jt­jen e shën­de­tit të të dënuarve.

Të dënuar­it, që dyshohen ose kanë sëmund­je ngjitëse, izolo­hen men­jëherë në mjedise të posaçme.

Në insti­tu­cionet ku vua­jnë dën­imin gratë, funk­siono­jnë shër­bimet spe­ciale në shër­bim të grave shtatzë­na dhe të atyre me fëmi­jë në gji. Per­son­eli mjekë­sor viziton çdo ditë të dënuar­it e sëmurë e ato që bëjnë kërkesë dhe kon­trol­lon, peri­odik­isht, të gjithë të dënuar­it e tjerë, sipas një grafiku të har­tu­ar nga drej­to­ria e insti­tu­cionit. Per­son­eli mjekë­sor evi­den­ton dhe njofton men­jëherë për sëmund­jet që kërko­jnë tra­j­tim të spe­cial­izuar.

Për rastet e sëmund­jeve ngjitëse ose të sëmund­jeve të tjera, diag­nos­tiki­mi dhe mjeki­mi i të cilave nuk mund të sig­uro­hen në kushtet e insti­tu­cionit, të dënuar­it trans­fer­o­hen në spi­tal­in e burgjeve dhe, kur është e nevo­jshme, ata trans­fer­o­hen në Qen­drën Spi­talore Uni­ver­sitare, Tiranë e në insti­tu­cionet spi­talore, në rang qarku apo rrethi, në varësi të saj.

Diag­nos­tiki­mi dhe mjeki­mi në këto qen­dra bëhen sipas një udhëz­i­mi të për­bashkët të Min­istrit të

Drejtë­sisë dhe të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

Në raste urgjence, kur rreziko­het jeta e të dënuar­it, ai trans­fer­o­het për mjekim në spi­tal­in e burgjeve ose në spi­talet rajonale.

Insti­tutet rajonale higjieno-san­itare viz­ito­jnë, të pak­tën dy herë në vit, insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale, për kon­trol­lin e gjend­jes higjieno-san­itare të mjedi­s­eve dhe masat e mar­ra nga shër­bi­mi shën­de­të­sor i insti­tu­cionit, për paran­dal­im­in e sëmund­jeve infek­tive.

 

Neni 34

Punësi­mi

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 18/a;

shtu­ar fjalia me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 18/b)

Të gjithë të dënuarve u nji­het e drej­ta për të punuar.

Puna orga­ni­zo­het nga drej­to­ria bren­da dhe jashtë insti­tu­cionit duke shfry­tëzuar edhe ndih­mën e sub­jek­teve të tjera.

Gjatë vua­jt­jes së dënim­it me burgim nuk mund të dety­ro­hen të puno­jnë të dënuar­it që kanë plotë­suar kushtet për pen­sion ple­qërie, që janë invalidë të grupit të parë dhe të dytë, gratë shtatëzana, për aq kohë sa parashikon ligji në fuqi, si dhe per­son­at që nuk janë në gjend­je fizike dhe shën­de­të­sore të krye­jnë punën që u ofro­het. Të dënuar­it që kanë prob­leme psikike mund të vihen në punë kur kjo i shër­ben qël­limeve ter­apeu­tike.

Puna nuk ka karak­ter dën­i­mi dhe shpër­ble­het sipas kritereve të për­cak­tu­ara me vendim të veçan­të të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 35

Kushtet e punës

Kushtet e punës duhet të jenë si në shoqërinë e lirë, me qël­lim që të dënuar­it të për­fi­to­jnë aftësi

pro­fe­sion­ale për të lehtë­suar riin­te­grim­in e tyre në shoqëri.

Të dënuar­it që tre­go­jnë aftësi për veprim­tari shken­core, kul­tur­ore, artis­tike ose të arti­za­natit, mund të lejo­hen që të ushtro­jnë me shpen­zimet dhe për llog­a­ri të tyre këto veprim­tari.

Kohëzg­jat­ja e punës nuk mund të kalo­jë kufi­jtë e për­cak­tu­ar nga Kodi i Punës.

Puna është me shpër­blim dhe përf­shi­het në vjetërsinë në punë për efekt pen­sioni.

 

Neni 36

Cak­ti­mi i punës

Objek­ti i punës duhet t’u për­sh­tatet kërke­save të veçan­ta të per­son­alitetit të secilit nga të dënuar­it në per­spek­tivën e riin­te­grim­it në shoqëri.

Kur në insti­tu­cion nuk është e mundur të sig­uro­het puna për të dënuar­it, tërë­sisht ose pjesër­isht, mund të sig­uro­hen fronte pune jashtë insti­tu­cionit, duke aktivizuar të dënuar­it me kri­terin e aftë­sisë për punë, formimin pro­fe­sion­al dhe duke prefer­u­ar të dënuar­it që kanë pasur më pak aktiviz­im pune.

Në çdo rast, dal­ja jashtë insti­tu­cionit dhe kry­er­ja e punës bëhen gjith­monë të shoqëru­ar nga per­son­eli I insti­tu­cionit dhe të rua­j­tur nga poli­cia e burgjeve.

 

Neni 37

Arsim­i­mi

Arsim­i­mi dhe formi­mi kul­tur­or e pro­fe­sion­al bëhet me anë të orga­nizim­it të shkol­lës, e detyrueshme për të mitu­rit, si dhe të kur­se­ve pro­fe­sion­ale, sipas site­meve në fuqi.

Nxitet kry­er­ja dhe favorizo­het ndjek­ja e studimeve pro­fe­sion­ale, duke për­dorur kurset me kor­re­spon­dencë.

Favorizo­het lex­i­mi pa kufiz­im i pub­likimeve dhe për­dori­mi i sis­te­meve të tjera infor­ma­tive të bib­liotekës së insti­tu­cionit.

Kujdes i veçan­të i kush­to­het formim­it kul­tur­or e pro­fe­sion­al të të dënuarve me moshë nën 25 vjeç.

 

Neni 38

Veprim­tar­itë kul­tur­ore, çlod­hëse e sportive

Orga­niz­i­mi i veprim­tarive kul­tur­ore, çlod­hëse e sportive duhet të syn­o­jë rua­jt­jen dhe zhvil­lim­in e

aftë­sive fizike, shpirtërore dhe psikike të të dënuarve.

 

Neni 39

Mjedis­et dhe kushtet mate­ri­ale të tra­j­tim­it

Në insti­tu­cionet e vua­jt­jes së dënim­it dhe riedukim­it, sipas kërke­save të tra­j­tim­it, duhet të sig­uro­hen mjedis­et dhe mjetet e për­sh­tat­shme dhe të nevo­jshme për zhvil­lim­in e punës, arsim­imin shkol­lor dhe pro­fe­sion­al, veprim­tar­itë çlod­hëse, kul­tur­ore dhe çdo veprim­tari tjetër të për­bashkët ose indi­vid­uale.

Insti­tu­cionet duhet të jenë të pajisura me një bib­liotekë librash dhe botime peri­odike.

 

Neni 40

Lid­hjet me famil­jen

(Shfuqizuar fjalia e fun­dit e para­grafit të katërt me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 19)

Kujdes i veçan­të i kush­to­het rua­jt­jes, për­mirësim­it ose riven­dos­jes së lid­hjeve të të dënuarve me

famil­jen.

I dënuari mund të infor­mo­jë men­jëherë famil­jarët për fut­jen e tyre në një insti­tu­cion ose kur trans­fer­o­het prej tij.

Në rast vdek­je­je ose sëmund­je­je të rëndë fizike ose psikike të një të dënuari, duhet të njofto­hen

men­jëherë famil­jarët.

Insti­tu­cioni njofton men­jëherë të dënuar­in kur vihet në dijeni për vdek­jen e të afër­mëve të tij.

Për të dënuar­it e mitur dhe për gratë që kanë fëmi­jë të mitur, bëhet një pro­gram i posaçëm dhe

favorizues për lid­hjet me famil­jen.

 

Neni 41

Takimet, viz­itat, kor­re­spon­den­cat dhe infor­ma­cioni

Të dënuar­it lejo­hen që të kenë takime dhe kor­re­spon­den­ca me famil­jarët dhe per­sona të tjerë.

Takimet zhvil­lo­hen në vende të veçan­ta nën kon­troll shiki­mi dhe jo dëgji­mi nga per­son­eli mbikëqyrës.

Favorizo­hen veçanër­isht takimet me famil­jarët.

Kur orga­niz­i­mi i insti­tu­cionit e lejon, të dënuar­it mund të autor­i­zo­hen të rrinë me famil­jarët përtej kufir­it kohor të parashikuar. Sipas kritereve të rreg­ul­lores së burgjeve viz­itat mund të bëhen në vende të rez­ervuara.

Admin­is­tra­ta e insti­tu­cionit vë në dis­pozi­cion të të dënuarve, që nuk i kanë mundësitë, mjetet e

nevo­jshme për kor­re­spon­dencën.

Kor­re­spon­den­ca tele­fonike mund të autor­i­zo­het në mar­rëd­hëni­et me famil­jarët, në raste të veçan­ta me të tretët.

Të dënuar­it lejo­hen të mba­jnë gaze­ta, revista e libra që janë në shit­je të lirë jashtë dhe të shfry­të­zo­jnë mjete të tjera infor­ma­cioni të lejuara.

Me kërkesë të prokuror­it në rastet e parashikuara në ligj, gjyka­ta lejon kon­trol­lin e kor­re­spon­dencës së të dënuar­it. Kon­trol­li mund të bëhet nga drej­tori i insti­tu­cionit ose nga per­sona të autor­izuar prej tij në prani të prokuror­it. Kërke­sa e prokuror­it pezul­lon dorëz­imin e kor­re­spon­dencës.

 

Neni 42

E drej­ta e bes­im­it dhe ushtri­mi i riteve fetare

Të dënuar­it kanë të drejtën e bes­im­it dhe të ushtrim­it të riteve. Për ushtrim­in e riteve, insti­tu­cioni

sig­uron mjedise të veçan­ta.

Të dënuar­it kanë të drejtë të mar­rin kon­takt me për­faqë­sues të komu­niteteve fetare, të cak­tu­ar në mar­rëvesh­je mes Drej­torisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe komu­niteteve fetare të njo­hu­ra ligjër­isht.

 

Neni 43

Hyr­ja në insti­tu­cion

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 20)

Insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale mund të viz­ito­hen pa autor­iz­im nga:

Pres­i­den­ti i Repub­likës, Kryetari i Kuven­dit, Kryem­i­nistri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Zëvendëskryetari i Kuven­dit, Zëvendëskryem­i­nistri, Min­istri i Drejtë­sisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, deputetët, Zëvendës­min­istri i Drejtë­sisë, Avokati i Pop­ul­lit, komi­sion­erët dhe ndih­mëskomi­sion­erët e tij, Drej­tori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe zëvendësit e tij, Drej­tori i Poli­cisë së Burgjeve, drej­tori dhe inspek­torët e kon­trol­lit të brend­shëm të burgjeve, anë­tarët e komi­sion­it mbikëqyrës të ekzeku­tim­it të vendimeve penale, gjyq­tarët dhe prokurorët gjatë ushtrim­it të detyrës së tyre, si dhe avokatët e të bur­go­surve dhe të parabur­go­surve.

Nuk është i nevo­jshëm autor­iz­i­mi për ata që shoqëro­jnë per­son­at e për­men­dur në para­grafin e mësipërm, por gjith­monë jo më shumë se dy.

Per­son­at e tjerë, që nuk parashiko­hen në para­grafin e parë, mund të hyjnë në insti­tu­cion vetëm me autor­iz­im të drej­torit të insti­tu­cionit.

Këta per­sona, në rast refuz­i­mi pa shkaqe të arsyeshme të dhënies së autor­izim­it nga drej­tori i insti­tu­cionit, kanë të drejtë të anko­hen te Drej­tori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për për­faqë­sue­sit e komu­niteteve fetare zba­to­hen rreg­ul­lat e parashikuara në Nenin 42 të këtij ligji.

 

PJESA E KATËRT

REGJIMI NË INSTITUCION

 

KREU I

NORMAT E SJELLJES, ZHDËMTIMI DHE PËRGJEGJËSIA DISIPLINORE

 

Neni 44

Nor­mat e sjell­jes së të dënuarve

Rreg­ul­lor­ja e burgjeve dhe ajo e brend­shme e insti­tu­cionit për­cak­to­jnë rreg­ul­la lid­hur me tra­j­timin, regjimin dhe sjell­jen e të dënuarve, duke ven­do­sur kufiz­ime të nevo­jshme për aq sa nuk ceno­hen kërke­sat e këtij ligji dhe syn­i­mi për riedukimin e tyre.

Me rastin e pra­nim­it në insti­tu­cion dhe gjatë vua­jt­jes së dënim­it, të dënuar­it janë të detyru­ar të njo­hin dhe respek­to­jnë rreg­ul­lat e brend­shme, dis­poz­i­tat që lid­hen me të drej­tat dhe detyrat e tyre, të tra­j­tim­it dhe të disi­plinës.

Asnjë të dënuari nuk mund t’i cak­to­hen detyra në shër­bimet në insti­tu­cion, që i japin atij një pozi­cion sun­dues ose favorizues ndaj të dënuarve të tjerë.

 

Neni 45

Përgjegjësia për dëmet

Të dënuar­it dety­ro­hen të kujde­sen për sendet e vëna në dis­pozi­cion të tyre, si dhe të shman­gin çdo lloj dëm­ti­mi të sendeve të të tjerëve.

Të dënuar­it që shkak­to­jnë dëm mate­r­i­al ndaj admin­is­tratës së insti­tu­cionit ose per­son­ave të tjerë, duhet ta dëmsh­për­ble­jnë atë.

 

Neni 46

Izoli­mi

(Shfuqizuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 21)

 

Neni 47

Kon­troll vet­jak

I dënuari i nën­shtro­het kon­trol­lit vet­jak në çdo rast të hyr­jes apo dal­jes nga insti­tu­cioni dhe, në raste të

tjera, kur ka shkaqe të arsyeshme.

Kon­trol­li vet­jak duhet të bëhet, duke respek­tu­ar din­jitetin e të dënuar­it.

Kon­trol­li mund të bëhet vetëm nga per­sona me të njëjtin seks me të dënuar­in.

Me autor­iz­im të drej­torit të insti­tu­cionit, në rastet dhe mënyrën që parashiko­het në rreg­ul­loren e

burgjeve, mund të bëhen edhe kon­trolle të anë­sive.

 

Neni 48

Disi­plin­i­mi i lëviz­jeve

Lëviz­jet e të dënuarve jashtë insti­tu­cionit bëhen në një kohë mundë­sisht sa më të shkurtër me shoqërim

nga Poli­cia e Burgjeve sipas rreg­ullave të cak­tu­ara. Lëviz­ja e grave bëhet me asis­tencë të per­son­elit të të njëjtit

seks, ndër­sa i të sëmurëve, të shoqëru­ar nga per­son­eli mjekë­sor.

Gjatë lëviz­jes tre­go­het kujde­si i duhur, për të mbro­j­tur të dënuar­it që trans­fer­o­hen, nga kuresht­ja i njerëzve dhe çdo lloj pub­liciteti tjetër, si dhe për të mos u kri­juar shqetësime atyre.

Në lëviz­jet indi­vid­uale për­dori­mi i pran­gave është i detyrueshëm, kur e kërkon rrezik­sh­mëria e lartë e të dënuar­it ose rrethanat e mje­dis­it, që e bëjnë të vështirë trans­fer­im­in.

Në lëviz­jet kolek­tive është gjith­monë i detyrueshëm për­dori­mi i pran­gave ose i mjeteve të tjera

shtrënguese.

 

Neni 49

Anke­sat

Të dënuar­it mund t’ua paraqesin anke­sat me gojë ose me shkrim edhe në zarf të mbyl­lur:

drej­torit të insti­tu­tit, inspek­torëve, Drej­torit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Min­istrit të Drejtë­sisë;

gjykatës së ven­dit të ekzeku­tim­it të vendim­it dhe prokuror­it të rrethit;

per­son­ave që viz­ito­jnë insti­tu­cionin sipas Nen­it 43 të këtij ligji.

Insti­tu­cioni është i detyru­ar të evi­den­to­jë anke­sat dhe mënyrën e zgjid­hjes së tyre.

Për anke­sat me shkrim doku­men­to­het mar­r­ja dhe dërgi­mi në des­ti­na­cion.

 

Neni 50

Afatet e shqyr­tim­it të anke­save dhe të kërke­save

(Ndryshuar para­grafi i dytë me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 22/a;

shfuqizuar para­grafi i tretë dhe i katërt me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 22/b)

Organet kom­pe­tente sipas këtij ligji shqyr­to­jnë anke­sat dhe kërke­sat sa më parë, por jo më vonë se 1 muaj nga paraqit­ja e tyre, përveç kur ka afate të posaçme me dis­pozi­ta të veçan­ta.

I bur­go­suri ka të drejtë të anko­het në instan­cat më të lar­ta të sis­temit të burgjeve dhe, kur kjo

ankesë nuk zgjid­het në rrugë admin­is­tra­tive, apo ndaj vendim­it të dhënë, i bur­go­suri mund t’i drej­to­het gjykatës së ven­dit ku ndod­het insti­tu­cioni.

 

Neni 51

Regji­mi disi­plinor

Regji­mi disi­plinor real­i­zo­het në mënyrë që të stim­u­lo­jë sensin e përgjegjë­sisë dhe aftës­inë e vetëkon­trol­lit. Ai i për­sh­tatet sek­sit, moshës, të dhë­nave fizike dhe psikike të të dënuarve.

 

Neni 52

Shkel­jet disi­plinore

Të dënuar­it nuk mund të ndëshko­hen për një fakt që nuk është parashikuar shpre­himisht si shkel­je në këtë ligj, në rreg­ul­loren e burgjeve dhe rreg­ul­loren e insti­tu­cionit.

Ndëshki­mi mund të jepet vetëm pas dëgjim­it dhe ver­i­fikim­it të pre­tendim­it të të dënuar­it.

Ndëshkimet cak­to­hen në për­puth­je me llo­jin dhe rëndës­inë e shkel­jes, qën­drim­in e të dënuar­it ndaj saj, si dhe të dhë­nat indi­vid­uale të tij.

Ndëshkimet zba­to­hen duke respek­tu­ar per­son­alitetin e të dënuar­it.

 

Neni 53

Masat disi­plinore

1. Për shkel­jet disi­plinore zba­to­hen këto masa:

a) Qor­tim indi­vid­ual;

b) Vëre­jt­je në prani të të dënuarve;

c) Për­jash­tim nga veprim­tari të veçan­ta, të për­bashkë­ta deri në 10 ditë;

ç) Për­jash­tim nga ajros­ja në grup për jo më shumë se 20 ditë;

d) Për­jash­ti­mi nga të gjitha veprim­tar­itë e për­bashkë­ta deri në 20 ditë;

dh) Ndër­pre­r­ja e lejeve.

Ndaj të miturve dhe grave masat e parashikau­ra në shkro­n­jat “c”, “ç” dhe “d” mund të jepen deri në gjys­mën e kohës së parashikuar. Për gratë shtatzë­na ose që u është lënë fëmi­ja, mund të zba­to­hen vetëm masat disi­plinore të parashikuara në shkro­n­jat “a” dhe “b” të këtij Neni.

Në rreg­ul­loren e burgjeve masat e mësipërme mund të difer­en­co­hen në varësi të llo­jit të insti­tu­cionit, pa kalu­ar kufi­jtë mak­si­malë.

2. Masa disi­plinore e për­jash­tim­it nga veprim­tar­itë e për­bashkë­ta dhe ajros­ja në grup nuk mund të bëhet pa një doku­ment me shkrim, të lëshuar nga mjeku, që dësh­mon se i dënuari mund ta për­bal­lo­jë atë. I dënuari, ndaj të cilit mer­ret kjo masë, i nën­shtro­het kon­trol­lit të vazh­dueshëm mjekë­sor.

 

Neni 54

Organi kom­pe­tent për dhënien e masave disi­plinore

Masat disi­plinore të vëre­jt­jes dhe të qor­tim­it ven­dosen nga drej­tori i insti­tu­cionit.

Masat e tjera ven­dosen nga komi­sioni disi­plinor i për­bërë nga drej­tori ose zëvendësi i tij, me funk­sion­in e kryetar­it, nga san­i­tari, eduka­tori dhe koman­dan­ti i poli­cisë.

Masat disi­plinore evi­den­to­hen në kartelën e të dënuar­it dhe kon­sidero­hen të pad­hë­na në rast mospërsërit­je­je për një peri­ud­hë 6‑mujore.

 

Neni 55

Regji­mi i mbikëqyr­jes së veçan­të

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 23/a;

ndryshuar para­grafi i dytë me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 23/b)

I dënuari mund të ven­doset nën regjimin e mbikëqyr­jes së veçan­të për një peri­ud­hë jo më të gjatë se 3 muaj, kur:

a. rreziko­jnë sig­ur­inë ose prishin rreg­ullin në insti­tu­cion;

b. pen­go­jnë veprim­tar­itë e të dënuarve të tjerë nëpër­m­jet dhunës dhe kër­cën­imeve;

c. për­piqen të dety­ro­jnë të dënuar­it e tjerë që t’ju nën­shtro­hen ose të për­fi­to­jnë prej tyre;

ç. nxisin të tjerët të mos zba­to­jnë ose të shke­lin rreg­ul­lat indi­vid­u­al­isht ose në grup.

Të dënuar­it nën regjimin e mbikëqyr­jes së veçan­të, me urd­hër të drej­torit të insti­tu­cionit, i kufi­zo­het vetëm pjesë­mar­r­ja në veprim­tar­itë e për­bashkë­ta ose ajros­ja në grup.

Në rast nevo­je urgjente, drej­tori i Përgjithshëm i Burgjeve urd­hëron drejt­për­drejt për kalim­in e përkohshëm të të dënuar­it në regjimin e mbikëqyr­jes së veçan­të, duke vënë men­jëherë në dijeni për këtë prokuror­in, i cili bren­da 24 orëve, i paraqet kërkesën gjykatës, e cila me vendim kon­fir­mon ose anu­lon masën e përkohshme.

Ndaj të dënuar­it, i cili gjatë regjim­it të mbikëqyr­jes së veçan­të kryen shkel­je të parashikuara në këtë nen, mund të shty­het koha e regjim­it deri në 3 muaj për çdo rast, duke u respek­tu­ar rreg­ul­lat e mar­rjes së kësaj mase.

 

Neni 56

Përm­ba­jt­ja e regjim­it të mbikëqyr­jes së veçan­të

Regji­mi i mbikëqyr­jes së veçan­të përm­ban kufizimet më të nevo­jshme për mba­jt­jen e rreg­ul­lit dhe të sig­urisë, për ushtrim­in e të drej­tave të të dënuarve dhe për rreg­ul­lat e tra­j­tim­it të parashikuara në rreg­ul­loren e burgjeve.

Për çdo rast, shtrënge­sat nuk kanë të bëjnë me kërke­sat e higjienës, të shën­de­tit, të vesh­jes, të ushqim­it, të pajis­jeve, me mba­jt­jen, bler­jen dhe mar­rjen e ushqimeve ose objek­teve të tjera të parashikuara nga rreg­ul­lor­ja e insti­tu­cionit, me lex­imin e librave, me prak­tikat fetare, me për­dorim­in e aparat­eve radio të tip­it të lejuar, me ajros­jen, me bisedimet me avokatin mbro­jtës, si dhe me bashkëshort­ët, fëmi­jët dhe për të mitu­rit me prindërit.

 

Neni 57

Për­dori­mi i for­cës fizike dhe i mjeteve shtrënguese

Nuk lejo­het për­dori­mi i for­cës fizike ndaj të dënuarve, nëse nuk është e domos­doshme për të ndalu­ar aktet e dhun­shme, ten­ta­ti­vat e largim­it nga insti­tu­cioni, si dhe për mposht­jen e kundër­sh­tim­it edhe kur ai është pasiv, në zba­timin e urdhrave të dhë­na.

Per­son­eli, i cili për çdo lloj arsye ka për­dorur for­cën fizike ndaj të dënuarve, duhet men­jëherë të verë në dijeni me shkrim drej­torin e insti­tu­cionit, i cili nga ana e tij bën kon­trol­lin dhe sig­uron ndih­mën shën­de­të­sore të të dënuarve dhe vetëm pas kësaj ver­i­fikon çësht­jen.

Mjetet e shtrëngim­it fizik nuk mund të për­doren si ndëshkim, por vetëm në rastet që parashiko­hen shpre­himisht në rreg­ul­lore dhe për të shman­gur për­p­jek­jet për largimin nga insti­tu­cioni, dhunën ndaj per­son­ave, dëm­timin e sendeve, si dhe për të garan­tu­ar shën­detin e vetë të dënuar­it.

Për­dori­mi i mjeteve të shtrëngim­it fizik duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe për kalim­in për një peri­ud­hë mbi 72 orë duhet të mer­ret mira­ti­mi i prokuror­it.

Gjatë shtrëngim­it fizik, i dënuari duhet të jetë nën kon­trol­lin e vazh­dueshëm të shër­bim­it shën­de­të­sor.

 

Neni 58

Llo­jet dhe natyra e for­cës dhe mjeteve të shtrëngim­it

Në rreg­ul­loren e burgjeve për­cak­to­hen llo­jet, natyra e for­cës dhe e mjeteve të shtrëngim­it dhe rreg­ul­lat e për­dorim­it të tyre me funk­sion paran­dalues dhe në për­puth­je me indi­vid­u­alitetin e të dënuar­it. Ndalo­het për­dori­mi i mjeteve të for­cës dhe atyre shtrënguese, që for­mo­jnë armë ose i lëndëve narkotike në kup­tim të Kodit Penal, si dhe ato që kanë natyrë tor­tu­ruese dhe hip­noze.

Policët e shër­bim­it bren­da insti­tu­tit nuk duhet të mba­jnë armë, me për­jash­tim të rasteve të parashikuar në ligjin “Për Policinë e Burgjeve”.

 

KREU II

LEJET, SHPËRBLIMET DHE NDRYSHIMI I GJENDJES CIVILE

 

Neni 59

Lejet shpër­blyese

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 24)

Të dënuarve, të cilët respek­to­jnë rreg­ul­loren e brend­shme të insti­tu­cionit, kanë sjell­je të mirë dhe nuk paraqesin rrezik­sh­mëri shoqërore, për real­iz­imin e intere­save të tyre emo­cionale, per­son­ale, ekonomike dhe kul­tur­ore, drej­tori i insti­tu­cionit mund t’u japë leje shpër­blyese, kohëzg­jat­ja e të cilave, në total, nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit.

Për të dënuar­it e mitur, kohëzg­jat­ja e lejeve shpër­blyese nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë për çdo rast të dhënies së saj dhe, në total, nuk mund të jetë më shumë se 45 ditë në vit.

Lejet shpër­blyese janë pjesë e tra­j­tim­it reha­bil­itues dhe zba­ti­mi i tyre ndiqet nga punon­jësit e shër­bim­it përkatës.

Leja shpër­blyese i jepet:

a) per­son­ave të dënuar deri në 3 vjet burgim, pasi të kenë vua­j­tur jo më pak se 1/4 e dënim­it;

b) per­son­ave të dënuar nga 3 deri në 10 vjet burgim, pasi të kenë vua­j­tur jo më pak se 1/2 e dënim­it;

c) per­son­ave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi të kenë vua­j­tur jo më pak se 2/3 e dënim­it.

Sjell­ja e të dënuar­it vlerë­so­het e mirë, kur gjatë vua­jt­jes së dënim­it, në mënyrë të vazh­dueshme, i

dënuari ka shfaqur ndjen­jë përgjegjësie e sjell­je kor­rek­te me punon­jësit e insti­tu­cionit, me të dënuar­it e tjerë

dhe gjatë veprim­tarive kul­tur­ore e punës së orga­nizuar nga insti­tu­cioni, si dhe ka kri­juar bes­imin e një qën­dri­mi të mirë jashtë insti­tu­cionit. Mos­d­hë­nia e lejes shpër­blyese motivo­het vetëm si masë disi­plinore, në për­puth­je me shkro­n­jën “dh” të Nen­it 53, si dhe në rastet e një sit­u­ate të jashtëza­kon­shme.

Leja shpër­blyese në burgjet apo sek­sionet e sig­urisë së lartë jepet vetëm me urd­hër të Min­istrit të

Drejtë­sisë ose me autor­iz­imin e tij nga Drej­tori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Në rast refuz­i­mi, i bur­go­suri mund të anko­het në gjykatë, e cila ven­dos për kërkesën për dhënien e lejes.

 

Neni 60

Leje të veçan­ta

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 25)

Drej­tori i insti­tu­cionit mund t’u japë të dënuarve leje të veçan­të, në rast të sëmund­jeve të rën­da, të cilat rreziko­jnë jetën e anë­tarëve të famil­jes, të vërte­t­u­ar me raport mjekë­sor, apo të ngjar­jeve të rëndë­sishme famil­jare, si vdek­je, lind­je apo marte­sa. Kjo peri­ud­hë përf­shi­het në kohën e vua­jt­jes së dënim­it.

Leja e veçan­të mund të jepet deri në 7 ditë dhe, me kërkesë të të dënuar­it, mund të zgjatet për aq

kohë sa e dik­to­jnë rrethanat. Në çdo rast, kohëzg­jat­ja e lejes së veçan­të nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë.

Në rast se dhë­nia e lejes refu­zo­het nga drej­tori i insti­tu­cionit, i bur­go­suri mund të anko­het në gjykatë, e cila ven­dos për kërkesën për dhënien e lejes. Dhë­nia e lejes së veçan­të i komu­niko­het men­jëherë struk­tu­rave të Poli­cisë së Shtetit, ku do të qën­dro­jë i dënuari.

 

Neni 61

Detyrimet gjatë lejes dhe përgjegjësia për shkel­jet

I dënuari është i detyru­ar të respek­to­jë kohën e lejes, ta krye­jë atë në vendin për të cilën i është dhënë, të respek­to­jë të gjitha detyrat dhe kushtëzimet që i janë dhënë dhe të njofto­jë insti­tu­cionin për çdo shmang­ie të imponuar.

Për mos respek­timin e rreg­ullave të mësipërme drej­tori i insti­tu­cionit ndër­pret lejen, ndër­sa për rastet e tejkalimeve në kundër­sh­tim me kriteret e neveve 59 dhe 60 të këtij ligji, kërko­het nis­ja e pro­cedim­it penal sipas Nen­it 323 të Kodit Penal.

 

Neni 62

Shpër­blimet

(Shfuqizuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 26)

 

Neni 63

Ulja e dënim­it

(Ndryshuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 27)

Të dënuar­it që zba­to­jnë rreg­ul­lat dhe kanë një pjesë­mar­rje shem­bul­lore në veprim­tar­itë tra­jtuese, duke dhënë pro­va për riin­te­grim në shoqëri, mund të për­fi­to­jnë një ose disa ulje, deri 90 ditë në çdo vit të vua­jt­jes së dënim­it. Në burgjet e sig­urisë së lartë ulja e dënim­it bëhet deri 45 ditë në vit.

Për dhënien e këtij shpër­bli­mi të veçan­të, vlerë­so­het qën­dri­mi i të dënuar­it nga ulja e mëparshme ose gjatë 12 mua­jve të fun­dit.

Ulja e dënim­it bëhet me vendim të gjykatës, në bazë të kërkesës së të dënuar­it apo për­faqë­sue­sit të tij, ose të drej­torit të insti­tu­cionit.

 

Neni 64

Ndryshimet në gjend­jen civile

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 28)

Drej­to­ria e insti­tu­cionit i evi­den­ton, në një regjistër të veçan­të, fak­tet e lind­jeve, marte­save apo vdek­jeve të ndod­hu­ra në insti­tu­cionet e ekzeku­tim­it të vendimeve penale me burgim, si dhe infor­mon autoritetet përgjegjëse, për të bërë shënimet përkatëse në regjistrin e posaçëm të gjend­jes civile, në të cilin nuk pasqy­ro­het sta­tusi i per­son­it si i bur­go­sur.

Drej­to­ria e insti­tu­cionit duhet të njofto­jë men­jëherë autoritetet gjyqë­sore, zyrën përkatëse të gjend­jes civile, famil­jarët dhe Drej­tor­inë e Përgjithshme të Burgjeve për vdek­jen e të dënuar­it.

Në këto raste kufo­ma vihet men­jëherë në dis­pozi­cion të famil­jarëve dhe, kur nuk ka të tillë ose kur refu­zo­het mar­r­ja, ven­doset në var­reza pub­like. Për vdek­jen e të dënuar­it me shtetësi të huaj dhe për ven­dos­jen e tij në var­rezat pub­like njofto­het Min­is­tria e Punëve të Jashtme.

 

Neni 65

Depoz­i­tat

Shu­mat në para të të dënuarve depoz­i­to­hen pranë zyrës së llog­a­risë në insti­tu­cion dhe, kur janë mbi lim­itet e parashikuara në ligj, jashtë tij, duke i dhënë doku­mentin përkatës sipas ligjit.

I dënuari mund të dispono­jë depoz­itën sipas ligjit dhe kritereve të parashikau­ra në rreg­ul­loren e burgut.

 

KREU III

TRANSFERIMET DHE LIRIMI

 

Neni 66

Rreg­ul­lat e trans­ferim­it

Trans­ferimet bëhen për arsye të rën­da sig­urie, kur rreziko­het jeta ose shën­de­ti i të dënuar­it nga të tjerët, kur ka mbipop­ul­lim në insti­tu­cion, për nevo­ja të hetim­it dhe gjykim­it, për shkaqe shën­de­të­sore dhe famil­jare, si dhe kur për shkak të formim­it pro­fe­sion­al është i nevo­jshëm në një insti­tu­cion tjetër.

Trans­ferimet duhet të favorizo­jnë mundësi që të dënuar­it ta krye­jnë dën­imin pranë vend­banimeve të famil­jeve të tyre.

Të dënuar­it duhet të trans­fer­o­hen së bashku me sendet vet­jake.

 

Neni 67

Lir­i­mi

(Hequr fjalia e fun­dit e para­grafit të parë me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 29)

Lir­i­mi i të dënuarve bëhet kur për­fun­don ekzeku­ti­mi i vendim­it të dënim­it ose në bazë të ligjit, me vendim të organ­it kom­pe­tent. Admin­is­tra­ta kryen veprimet me urd­hër me shkrim të drej­torit të insti­tu­cionit.

Për të dënuar që nuk kanë mjete finan­cia­re dhe veshm­bat­h­je, me urd­hër të drej­torit të insti­tu­cionit i jepet një ndih­më në sas­inë dhe sipas kritereve të rreg­ul­lores së burgjeve.

Në të gjitha rastet kur rezul­ton që i liru­ari do të hasë në vështirësi për kthimin në jetën e lirë, drej­tori i insti­tu­cionit njofton për këtë organet e pushtetit lokal, ku banon i dënuari për asis­tencë të mëte­jshme.

Për të dënuar­it e mitur është i detyrueshëm njof­ti­mi para­prak i prindërve ose kujdestar­it të tij.

Gjyka­ta që ka dhënë vendimin, organet e poli­cisë lokale dhe Min­is­tria e Brend­shme njofto­hen men­jëherë për lir­im­in e të dënuar­it dhe në raste të veçan­ta edhe para­prak­isht. Për shte­t­a­sit e huaj njofto­het Min­is­tria e Punëve të Jashtme nëpër­m­jet Min­istrisë së Drejtë­sisë.

Të liru­ar­it i jepet një vërte­tim lir­i­mi në të cilin sak­të­so­het kohëzg­jat­ja e vua­jt­jes së dënim­it, uljet dhe për­fitimet që ka pasur për shkak të ligjit, si dhe kohëzg­jat­ja e llo­ji i punës së kry­er në insti­tu­cion.

Me kërkesën e tij mund të jepet edhe vërte­tim me të dhë­na për aftësimin pro­fe­sion­al të fitu­ar, si dhe njof­time për sjell­jen në burg.

 

PJESA E PESTË

SHQYRTIMI GJYQËSOR I ANKIMEVE DHE ROLI I AVOKATIT TË POPULLIT

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 30)

 

Neni 68

Ushtri­mi i mbikëqyr­jes

(Shfuqizuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 31)

 

Neni 69

Detyrat e prokuror­it

(Shfuqizuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 31)

 

Neni 70

For­mat e mbikëqyr­jes së prokuror­it

(Shfuqizuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 31)

 

Neni 71

Kom­pe­ten­cat e gjykatës

(Hequr fjalët me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 32)

Gjyka­ta, në ter­ri­torin e së cilës ndod­het insti­tu­cioni, shqyr­ton me një gjyq­tar të gjitha rastet që

për­cak­to­hen shpre­himisht në këtë ligj, si dhe çësht­je të tjera që kanë të bëjnë me të drej­tat e të dënuar­it, të cilat nuk janë zgjid­hur nga insti­tu­cioni mbi ankimin e të dënuar­it me për­jash­tim të çësht­jeve për të cilat në Kodin e Pro­ce­durës Penale është për­cak­tu­ar kom­pe­ten­ca.

 

Neni 72

Shqyr­ti­mi i çësht­jes nga gjyq­tari

(Hequr fjalët në para­grafin e parë dhe të tretë me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 33/a;

shfuqizuar para­grafi i tretë dhe i katërt me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 33/b)

Gjyq­tari shqyr­ton çësht­jen dhe merr vendime vetëm për­sa është ankuar ose kërkuar në seancë gjyqë­sore me pjesë­mar­rje të detyrueshme të drej­torit të insti­tu­cionit ose për­faqë­sue­sit të tij. Kur çësht­ja nuk mund të shqyr­to­het pa pran­inë e të dënuar­it, sean­ca zhvil­lo­het në mjedise të për­sh­tat­shme të insti­tu­cionit ku ndod­het.

Në shqyr­timin e çësht­jes merr pjesë edhe avokati i kërkuar nga i dënuari ose i cak­tu­ar krye­sisht për të dënuar­it e mitur, ata që kanë shqetësime psikike, gratë me bar­rë ose fëmi­jë në gji, si dhe të dënuar­it me shtetësi të huaj.

 

Neni 73

Shqyr­ti­mi i ankimeve

(Shfuqizuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 34)

 

Neni 74

Ekzeku­ti­mi i vendimeve

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 35)

Vendimet e for­mës së pre­rë, që jepen nga gjyka­ta, kur nuk parashiko­het ndryshe, ekzeku­to­hen nga drej­tori i insti­tu­cionit të ekzeku­tim­it të vendimeve penale.

 

Neni 74/1

Mekaniz­mi Kom­bë­tar për paran­dal­im­in e tor­turës, tra­j­tim­it ose dënim­it të egër, çnjerë­zor ose poshtërues dhe kom­pe­ten­cat e tij

(Shtu­ar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 36)

Avokati i Pop­ul­lit, nëpër­m­jet Mekanizmit Kom­bë­tar për paran­dal­im­in e tor­turës, tra­j­tim­it ose dënim­it të egër, çnjerë­zor ose poshtërues, në vijim Mekaniz­mi Kom­bë­tar, që vepron si struk­turë e veçan­të nën autoritetin e tij, mbikëqyr zba­timin dhe real­iz­imin e këtij ligji për mbro­jt­jen e të drej­tave të të dënuarve.

Mekaniz­mi Kom­bë­tar ka këto kom­pe­ten­ca:

a) vëzh­gon rreg­ull­isht tra­j­timin e indi­vidëve, që u është hequr liria në vendet e ndalim­it, arres­tim­it ose bur­gos­jes, me qël­lim që të for­co­het, kur është e nevo­jshme, mbro­jt­ja e indi­vidëve nga tor­tu­ra, tra­j­ti­mi ose dën­i­mi i egër, çnjerë­zor ose poshtërues;

b) paraqet reko­mandime për organet përkatëse, me qël­lim që të për­mirë­so­hen tra­j­ti­mi dhe kushtet e indi­vidëve që u është hequr liria dhe të paran­dalo­het tor­tu­ra dhe tra­j­ti­mi ose dën­i­mi i egër, çnjerë­zor ose poshtërues.

 

Neni 74/2

Garancitë në veprim­tar­itë e Mekanizmit Kom­bë­tar

(Shtu­ar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 36)

Mekanizmit Kom­bë­tar, gjatë ushtrim­it të detyrës së tij, i garan­to­het:

a) mar­r­ja e çdo infor­ma­cioni në lid­hje me num­rin e indi­vidëve që u është hequr liria, në vendet e

privim­it të lirisë, si dhe num­rin e vendeve dhe vend­ndod­hjen e tyre;

b) mar­r­ja e të gjithë infor­ma­cionit për tra­j­timin e këtyre indi­vidëve, si dhe për kushtet e tyre të

ndalim­it;

c) hyr­ja lirisht në të gjitha vendet dhe mjedis­et ku është kufizuar liria e indi­vid­it;

ç) kry­er­ja e inter­vis­tave pri­vate, pa dësh­mi­tarë, me indi­vidët që u është hequr liria, per­son­al­isht ose me një përk­thyes kur është e nevo­jshme, si edhe me çdo indi­vid tjetër që mund të japë infor­ma­cionin e nevo­jshëm;

d) zgjed­h­ja lirisht e vendeve që kërkon të viz­ito­jë dhe e indi­vidëve që kërkon të inter­vis­to­jë.

 

Neni 74/3

For­mat e mbikëqyr­jes

(Shtu­ar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 36)

Mbikëqyr­ja e Mekanizmit Kom­bë­tar real­i­zo­het nëpër­m­jet:

a) pra­nim­it të kërke­save ose anke­save nga të dënuar­it ose të parabur­go­surit me shkrim ose

drejt­për­drejt;

b) mar­rjes së infor­ma­cionit, anke­save ose kërke­save të të dënuar­it, ose nga indi­vidë që kanë sta­tusin e viz­itorit apo të organ­eve shtetërore ose orga­ni­zatave joqever­itare, të cilat kanë kon­trol­lu­ar apo viz­itu­ar insti­tu­cionin, sipas kom­pe­tencës që u njeh ligji, si dhe nga avokati i të dënuar­it ose të parabur­go­surit;

c) kërkim­it të infor­ma­cion­eve nga admin­is­tra­ta e insti­tu­cionit;

ç) ver­i­fikim­it të doku­menteve, objek­teve, pajis­jeve ose mjedi­s­eve, që kanë lid­hje me të dënuar­in ose me të parabur­go­surin, bren­da dhe jashtë insti­tu­cionit.

Për real­iz­imin e pro­ce­sit të mbikëqyr­jes, Mekaniz­mi Kom­bë­tar mund të mar­rë edhe spe­cial­istë të

fushave përkatëse. Në çdo rast dhe pavarë­sisht nëse kon­sta­to­hen shkel­je e par­reg­ull­si gjatë ver­i­fikim­it, spe­cial­istët e këtij mekaniz­mi mba­jnë pro­cesver­bal, i cili nën­shkruhet nga drej­tori i insti­tu­cionit ose i ngarkuari prej tij, me të drejtën e pasqyrim­it të vëre­jt­jeve.

 

DISPOZITA TRANSITORE DHE TË FUNDIT

 

Neni 75

Tra­j­ti­mi i të parabur­go­surve

(Ndryshuar Neni me ligjin nr.9888, datë 10.3.2008, Neni 37)

Nenet 5 deri 11, 16, 23 deri 28, 30, 32 deri 45, 47 deri 58, 60, 61 dhe 64 të këtij ligji zba­to­hen edhe ndaj indi­vidëve që mba­hen në insti­tu­cionet e paraburgim­it, në për­puth­je me rreg­ul­loren e burgjeve.

Në insti­tu­cionet e paraburgim­it ndalo­het mba­jt­ja e të miturve në një dhomë me të rri­t­u­rit, ose ven­dos­ja e të mitu­rave vajza me të mitur djem në një dhomë. Të mitu­rit ven­dosen në dhoma e sek­sione të veçuara, duke u kri­juar mundës­inë e një tra­j­ti­mi të veçan­të. Të mitu­rat vajza mba­hen nën mbikëqyr­jen dhe kujdesin vetëm të një per­son­eli femëror.

Gratë e parabur­go­sura ven­dosen në dhoma apo sek­sione të veçan­ta nga bur­rat dhe mba­hen nën

mbikëqyr­jen e kujdesin vetëm të një per­son­eli femëror. Drej­tori i insti­tu­cionit të paraburgim­it, me kërkesë të prokuror­it apo gjykatës, kufi­zon të drejtën e të parabur­go­surit për të prit­ur vizita, për kor­re­spon­dencë apo për bise­da tele­fonike, kur është e nevo­jshme për kry­er­jen e veprimeve pro­ce­du­rale penale.

Të parabur­go­surit nuk për­fi­to­jnë leje shpër­blyese. Me mira­timin para­prak të prokuror­it dhe të drej­torit të insti­tu­cionit, të parabur­go­surit mund t’i jepet leje e veçan­të për:

a) lind­je të fëmi­jës së të parabur­go­surit;

b) martesë e fëmi­jës, vël­lait, motrës apo prindit të të parabur­go­surit;

c) vdek­je e fëmi­jës, bashkëshortit/es, vël­lait, motrës apo prindit të të parabur­go­surit;

ç) raste të tjera për­jash­ti­more.

Vërte­ti­mi i fak­teve juridike dhe iden­ti­fiki­mi i per­son­ave të mësipërm bëhen në bazë të doku­menteve të lëshuara për këto raste nga organet përkatëse.

Pra­n­i­mi i të parabur­go­surve bëhet në bazë të doku­menta­cionit, i cili përm­ban vendimin e gjykatës për cak­timin e masës së sig­urim­it “arrest në burg”, pro­cesver­balin e ndalim­it ose të arres­tim­it në fla­grancë, pro­cesver­balin e kon­trol­lit per­son­al, for­mu­la­rin e iden­ti­fikim­it, me dy fotot dhe gjur­mët e gishtërin­jve, doku­mentin e kon­trol­lit mjekë­sor e cer­ti­fikatën per­son­ale dhe doku­mentin e iden­ti­fikim­it, pas­aportë apo doku­ment iden­ti­fiki­mi të për­gat­i­tur nga poli­cia.

Lir­i­mi i të parabur­go­surit bëhet vetëm me vendim të gjykatës ose të prokuror­isë. Në rast pamundësie objek­tive për t’u larguar nga insti­tu­cioni pas lirim­it, me kërkesën e tij, i parabur­go­suri stre­ho­het në insti­tu­cion, deri në për­fundimin e pengesës për largim.

Rreg­ul­li­mi i deta­juar i të drej­tave dhe detyrimeve të të parabur­go­surve, në për­puth­je me për­cak­timet e bëra në këtë ligj, parashiko­het në rreg­ul­loren e burgjeve dhe në aktet e tjera nën­ligjore.

 

Neni 76

Aktet nën­ligjore zbat­uese

Këshilli i Min­is­trave mira­ton rreg­ul­loren e burgjeve dhe aktet e tjera nën­ligjore në zba­tim të këtij ligji bren­da 3 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e tij.

Rreg­ul­loret e brend­shme të çdo insti­tu­cioni mira­to­hen nga Min­istri i Drejtë­sisë, bren­da 1 mua­ji nga hyr­ja në fuqi e rreg­ul­lores së burgjeve.

Min­istri i Drejtë­sisë në zba­tim të ligjit dhe rreg­ul­lores së burgjeve nxjerr urdhrat dhe udhëzimet e

nevo­jshme.

Deri në dal­jen e akteve nën­ligjore në zba­tim të këtij ligji, mbeten në fuqi ato ekzistuese.

 

Neni 77

Hyr­ja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim