Neni 7

Ndër­m­jetësi­mi

1. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it garan­ton, pa pagesë, ndër­m­jetësimin për punë për punëd­hënësit dhe punëkërkue­sit në të gjithë ter­ri­torin e ven­dit. Shteti mbështet pajis­jen dhe për­gatit­jen e posaçme të zyrave të punësim­it, për të kry­er ndër­m­jetësim për punë cilë­sore dhe efek­tive.

2. Zyrat e punësim­it, në për­cak­timin e kan­di­datëve për plotësimin e vendeve të lira të punës, u japin për­parësi:

a) punëkërkuesve nga grupe të veçan­ta[3];

b) punëkërkuesve të papunë afat­g­jatë;

c) punëkërkuesve të tjerë.

3. Kriteret, që duhet të plotë­so­jnë per­son­at juridikë ose fizikë pri­vatë për t’u licen­cuar për ushtrim­in e veprim­tarive në fushën e shër­bimeve të punësim­it, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 22, datë 6 Nën­tor 1995, faqe 949.

[2] Ligji nr. 7995/1995, është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8444, dt.21.1.1999, bot. Fle­tore Zyrtare 3, dt.22 Shkurt 1999, fq.30
  2. ligjin nr.8872, dt.29.3.2002, bot. Fle­tore Zyrtare 11, dt.18 Prill 2002, fq.320
  3. ligjin nr.9570, dt.3.7.2006, bot. Fle­tore Zyrtare 78, dt.26 Kor­rik 2006, fq.2233
  4. ligjin nr.10137, dt.11.5.2009, Fle­tore Zyrtare 86, dt.12 Qer­shor 2009, fq.3775

[3] Në mbështet­je të pikës 20 të nen­it 2 të ligjit nr. 7995/1995 ter­mi “grupe të veçan­ta” përf­shin punëkërkue­sit, si: nënat me shumë fëmi­jë, per­son­at me moshë mbi 50 vjeç, të rin­jtë nën 18 vjeç, të papunët afat­g­jatë, per­son­at nga famil­je nën nivelin e var­fërisë, vik­ti­mat e trafikut, per­son­at që për­fi­to­jnë nga pro­gram­et e mbështet­jes me të ard­hu­ra, per­son­at që dalin të papunë nga ndër­mar­rjet dhe insti­tu­cionet në pro­ces reformi­mi, ristruk­turi­mi dhe pri­va­tiz­i­mi, vajzat-nëna të papuna, fem­rat e divor­cuara me prob­leme sociale, per­son­at që kthe­hen nga emi­gra­cioni me prob­leme ekonomike, per­son­at e sapodiplo­muar, të paori­en­tu­ar në tre­gun e punës, per­son­at që kanë vua­j­tur dën­imin me burgim, per­son­at me aftësi të kufizuar, romët, jetimët që e kanë fitu­ar këtë sta­tus.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim