L I G J

Nr.7995, datë 20.9.1995

PER NXITJEN E PUNESIMIT

(Ndryshuar me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

(Ndryshuar me ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10 137, datë 11.5.2009)

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991“Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit

të Min­is­trave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi

Qël­li­mi i ligjit në lid­hje me punësimin, formimin ekual­i­fikimin pro­fe­sion­al, shër­bimin kom­bë­tar të punësim­it dhe­fondin e punësim­it është ndjek­ja e poli­tikave aktive tëpërgjithshme për të mbështe­tur punësimin e plotë, pro­duk­tiv dhe tëzg­jed­hur lirisht. Shteti kri­jon dhe zhvil­lon zyrat e punësim­it, që vepro­jnënën kon­trol­lin e një autoriteti qen­dror, për të përm­bushur tëdrejtën e gjithë shte­tasve rezi­den­të në Shqipëri, për punësim­fitim­prurës, për të mar­rë këshillim­in dhe kual­i­fikim pro­fes­sion­al për çdo punësim të tillë dhe për të mar­rë mbështet­je në të ard­hu­ra.

 

Neni 2
Për­cak­time

(Shtu­ar pika 20 me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Në qoftë se në këtë ligj nuk parashiko­het ndryshe, për­cak­timet e bëra në Kodin e Punës për­doren edhe për këtë ligj.
2. “Min­istër” është Min­istri i Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
3. “Min­istri” është Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
4. “Per­son” është një per­son fizik, siç për­cak­to­het në Kodin Civ­il.
5. “Ndër­mar­rje” është një per­son juridik, siç për­cak­to­het në Kodin Civ­il.
6. “Punëd­hënës” janë ndër­mar­rjet dhe per­son­at, që u sig­uro­jnë per­son­ave të tjerë një punësim të paguar, me një kon­tratë punësi­mi.
7. “Punësim” është punësi­mi i për­sh­tat­shëm, fitim­prurës dhe i zgjed­hur lirisht.
8. “Punësim i për­sh­tat­shëm” është punësi­mi i paguar i një per­soni, në për­puth­je me moshën, gjin­inë, kushtet shën­de­të­sore, arsim­imin, formimin pro­fe­sion­al, vend­ba­n­imin, kohëzg­jat­jen e punësim­it të mëparshëm, për­vo­jën e fitu­ar, ndikimin e punës në fjalë në gjend­jen per­son­ale dhe famil­jare dhe gjend­jen e tregut të punës. Rastet kur ven­di i punës është vakant, si rezul­tat i drejt­për­drejtë i pushim­it të mar­rëd­hënieve të punës për shkak të një mos­mar­rëvesh­je­je, e cila është në vazhdim, nuk përf­shi­hen në përku­fiz­imin “punësim i për­sh­tat­shëm”.
9. “Per­son i vetëpunë­suar” është per­soni që kryen një veprim­tari të autor­izuar, në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar në këtë fushë, për llog­a­ri të tij, në shkëm­bim të një pagese ose forme tjetër shpër­bli­mi.
10. “Per­son i papunë” është per­soni, shte­tas i Repub­likës së Shqipërisë, në moshë pune, që nuk punon dhe nuk ushtron veprim­tari si i vetëpunë­suar.
11. “Punëkërkues” është çdo per­son i papunë, i disponueshëm për punësim, i cili paraqitet peri­odik­isht në zyrën përkatëse të punësim­it, përf­shirë edhe per­son­at, të cilët janë në mar­rëd­hënie pune ose të vetëpunë­suar, por që kërko­jnë një punë të re.
12. “Shër­bime punësi­mi” janë shër­bimet, të cilat syn­o­jnë të infor­mo­jnë, të këshillo­jnë, të ori­en­to­jnë dhe të ndër­m­jetë­so­jnë punëkërkues të papunë për vendet e lira të punës, të ofru­ara nga punëd­hënësit.
13. “Ndër­m­jetësim për punësim” janë shër­bimet, që kry­hen për t’i gje­tur një vend të për­sh­tat­shëm pune një punëkërkue­si, formi­mi, aftësitë dhe cilësitë e të cilit për­puthen me kërke­sat e deklaru­ara nga punëd­hënësi për këtë vend pune. Ndër­m­jetësim për punë vlerë­so­het dhe rasti kur, në zba­tim të mar­rëvesh­jeve ose lejeve të posaçme, mundë­so­het punësim i punëkërkuesve shqip­tarë jashtë shtetit.
14. “Poli­ti­ka të tregut aktiv të punës” janë for­mat e për­cak­tu­ara të ndërhyr­jes qever­itare për mirë­funk­sion­imin e këtij tregu dhe për të ulur papunës­inë.
15. “Riaftësim pro­fe­sion­al” është ajo pjesë e pro­ce­sit të riaftësim­it, ku përf­shi­het për­gatit­ja pro­fe­sion­ale e per­son­ave me aftësi të kufizuara, për t’i bërë ata të aftë të sig­uro­jnë dhe të mba­jnë një punë të për­sh­tat­shme.
16. “Per­son me aftësi të kufizuar” është per­soni, mundësitë e të cilit për të gje­tur dhe mba­j­tur një vend të për­sh­tat­shëm pune janë zvogëlu­ar në mënyrë të ndjeshme, si rezul­tat i aftë­sisë së kufizuar të tij për punë, e deklaru­ar kjo me vendime të komi­sion­eve mjekë­sore përkatëse, sipas kritereve të ven­do­sura në legjis­la­cionin në fuqi.
17. “Poli­ti­ka shtetërore të punësim­it” janë pro­gram­et dhe pro­jek­tet qever­itare, të cilat syn­o­jnë nxit­jen e punësim­it.
18. “Zyra e punësim­it” është zyra, rajonale ose ven­dore, e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
19. “Zyra përkatëse e punësim­it” është:
a) zyra shtetërore e punësim­it, e cila kryen veprim­tari në zonën e vend­ba­nim­it të përher­shëm të per­son­it, që pre­tendon të për­fi­to­jë një vend pune, shër­bime punësi­mi, formim pro­fe­sion­al apo mbështet­je me të ard­hu­ra;
b) zyra shtetërore e punësim­it, e cila kryen veprim­tari në zonën ku punëd­hënësi ushtron veprim­tar­inë e vet.
20. “Grupe të veçan­ta” janë punëkërkue­sit, si: nënat me shumë fëmi­jë, per­son­at me moshë mbi 50 vjeç, të rin­jtë nën 18 vjeç, të papunët afat­g­jatë, per­son­at nga famil­je nën nivelin e var­fërisë, vik­ti­mat e trafikut, per­son­at që për­fi­to­jnë nga pro­gram­et e mbështet­jes me të ard­hu­ra, per­son­at që dalin të papunë nga ndër­mar­rjet dhe insti­tu­cionet në pro­ces reformi­mi, ristruk­turi­mi dhe pri­va­tiz­i­mi, vajzat-nëna të papuna, fem­rat e divor­cuara me prob­leme sociale, per­son­at që kthe­hen nga emi­gra­cioni me prob­leme ekonomike, per­son­at e sapodiplo­muar, të paori­en­tu­ar në tre­gun e punës, per­son­at që kanë vua­j­tur dën­imin me burgim, per­son­at me aftësi të kufizuar, romët, jetimët që e kanë fitu­ar këtë sta­tus.
21. “Punë pub­like” janë veprim­tari që kërko­jnë aftësi pro­fe­sion­ale min­i­male, që real­i­zo­hen, krye­sisht, nëpër­m­jet punës së kr ahut, por që sjellin për­fitim të duk­shëm për komu­nitetin ku zhvil­lo­hen dhe kanë karak­ter të përkohshëm.
22. “Prak­tikat pro­fe­sion­ale (stazhi)” janë veprim­tar­itë e formim­it nëpër­m­jet punës të punëkërkuesve, të cilët kanë mbaru­ar arsimin e mesëm ose të lartë, bren­da ose jashtë ven­dit, në ndër­mar­rje apo insti­tu­cione pri­vate ose pub­like.

 

Neni 3

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1.Çdo per­son që kërkon punë ose punë të re, mund të drej­to­het­për punë dhe për për­gatit­je për punë në zyrën përkatëse tëpunësim­it ose, me lejen e saj, edhe në ndon­jë zyrë tjetër punësi­mi.
Me anën e zyrës përkatëse të punësim­it, ai mund të regjistro­het­për të mar­rë ndih­mën që i takon.
2. Per­son­at e huaj dhe pa shtetësi gëzo­jnë të njëj­tat tëdrej­ta si shte­t­a­sit shqip­tarë sipas­mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare
dypalëshe dhe shumë­palëshe, që u japin mundësi autoritetevekom­pe­tente t’u japin të drejtën e banim­it dhe të lësho­jnë për tale­jen për punë.
3. I njëjti tra­j­tim, sipas pikës 2 të këtij neni, u sig­uro­het të hua­jve, që vijnë nga vende të cilat nuk kanë një mar­rëvesh­je të tillë me Repub­likën e Shqipërisë.
4. Per­son­at e huaj dhe pa shtetësi që mar­to­hen me shte­tasshqip­tarë, gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta si shte­t­a­sit shqip­tarë, mekusht që ata të jenë rezi­den­të në Repub­likën e Shqipërisë.

 

KREU II
POLITIKAT SHTETERORE TE PUNESIMIT

 

Neni 4

1.Politikat shtetërore të punësim­it përf­shi­jnë si masa­tak­tive për nxit­jen e punësim­it, ash­tu edhe sig­urim­in e mbështet­jes me të ard­hu­ra.
2. Duke vlerë­suar siç duhet zhvil­lim­in ekonomik, punësimin dheob­jek­ti­vat e tjerë të poli­tikave shtetërore, poli­tikat active shtetërore të punësim­it syn­o­jnë të mbështetin punësimin e plotë,
pro­duk­tiv dhe të zgjed­hur lirisht, nëpër­m­jet sig­urim­it që:
a) të ketë punë për të gjithë ata që kërko­jnë punë;
b) një punë e tillë të jetë sa më pro­duk­tive që të jetë emu­ndur;
c) të ketë liri në zgjed­hjen e punës dhe mundësitë më të plotatë mund­shme për çdo per­son të punë­suar që të kual­i­fiko­het dhe tëpër­dorë aftësitë e dhuntitë e tij në një punë ku ai është
për­sh­tatur siç duhet.
3. Në sas­inë e të ard­hu­rave përf­shi­hen sig­uri­mi i të ard­hu­ravepër papunës­inë, si dhe mbështet­ja me të ard­hu­ra e kur­san­tëve dhe etë papunë­suarve prej një kohe të gjatë.
4. Për arrit­jen e këtyre syn­imeve, poli­tikat shtetërore tëpunësim­it duhet të zba­to­hen nëpër­m­jet zhvil­lim­it:
a) të pro­grameve dhe pro­jek­teve aktive të tregut të punës;
b) të formim­it pro­fe­sion­al;
c) të riaftësim­it pro­fe­sion­al dhe for­mave të tjera tëm­bështet­jes për punësimin e per­son­ave me aftësi të kufizuara, dhe

e) të një sis­te­mi të mbështet­jes me të ard­hu­ra për të papunët.
5. Poli­tikat shtetërore të punësim­it ven­dosen nga Këshilli I Min­is­trave dhe zba­to­hen ngamin­is­tria. Kjo e fun­dit ështëpërgjegjëse për përhap­jen e poli­tikave shtetërore të punësim­it dhe
për mbikëqyr­jen e zba­tim­it të akteve ligjore e nën ligjore në këtë fushë.Ministria kren zba­timin e poli­tikave shtetërore të punësim­it­nëpër­m­jet bor­dit të punësim­it.

Neni 5
Detyrat e min­istries

(Shfuqizuar pika 2 me ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002)

1. Në fushën e poli­tikës shtetërore të punësim­it min­is­tria:
a) do të vëzh­go­jë sis­tem­atik­isht tre­gun e punës, do tëparashiko­jë zhvil­limet e punësim­it dhe do të propo­zo­jë pro­grame epro­jek­te për rrit­jen e shkallës së punësim­it;
b) do të har­to­jë poli­ti­ka për zhvil­lim­in e pro­grameve qëm­bësht­esin kon­tributin për punësim, veçanër­isht, në lid­hje mendryshimet e nevo­jshme struk­tur­ore;
c) do të har­to­jë poli­ti­ka që mbësht­esin pro­jek­te që syn­o­jnëkri­jimin e vendeve të reja të punës, rrit­jen e shkallës sëvetëpunësim­it dhe biz­ne­sit të vogël;
ç) do të har­to­jë dhe mbësht­esë pro­grame për formim e riaftësim­pro­fe­sion­al;
d) do të zhvil­lo­jë poli­ti­ka për rua­jt­jen e vendeve ekzistue­setë punës;
dh) do të kon­trol­lo­jë dhe do të ndërhyjë në punësimin e tëhua­jve në Repub­likën e Shqipërisë dhe mbështetë punësimin eshte­tasve shqip­tarë jashtë shtetit;
e) do të zba­to­jë mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare për punësimin.
2. Shfuqizuar.
3. Për detyrimet e min­istrisë dhe min­istrive të tjera nëlid­hje me zba­timin e poli­tikave shtetërore të punësim­it ven­dosKëshilli i Min­is­trave

 

KREU III
PROGRAMET DHE PROJEKTET AKTIVE TE TREGUT TE PUNES

 

Neni 6

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

Poli­tikat aktive të tregut të punës përf­shi­jnë:
a) shër­bimet e punësim­it;
b) pro­gram­et e kri­jim­it të vendeve të reja të punës;
c) pro­gram­et e formim­it pro­fe­sion­al.

 

Neni 6/1
Shër­bimet e punësim­it

(Shtu­ar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

l. Shër­bimet e punësim­it përf­shi­jnë veprim­tar­itë:
a) e informim­it për vendet e lira të punës;
b) e ndër­m­jetësimeve për punësim;
c) e këshillim­it dhe ori­en­tim­it për punë dhe pro­fe­sion.
2. Shteti kri­jon dhe mban orga­niz­ma të posaçëm, që ofro­jnë, pa pagesë, shër­bime punësi­mi në të gjithë ter­ri­torin e ven­dit.

 

Neni 7
Ndër­m­jetësi­mi për punësim

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)

1. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it garan­ton, pa pagesë, ndër­m­jetësimin për punë për punëd­hënësit dhe punëkërkue­sit në të gjithë ter­ri­torin e vendit.Shteti mbështet pajis­jen dhe për­gatit­jen e posaçme të zyrave të punësim­it, për të kry­er ndër­m­jetësim për punë cilë­sore dhe efek­tive.
2. Zyrat e punësim­it, në për­cak­timin e kan­di­datëve për plotësimin e vendeve të lira të punës, u japin për­parësi:
a) punëkërkuesve nga grupe të veçan­ta;
b) punëkërkuesve të papunë afat­g­jatë;
c) punëkërkuesve të tjerë.
3. 3.Veprimtaritë e ndër­m­jetësim­it për punësim dhe këshillim pro­fe­sion­al, nga sub­jek­tet pri­vate, të për­cak­tu­ara në këtë ligj, përf­shi­hen në kat­e­gor­inë X.2 të shto­jcës së ligjit për licen­cat. Licenci­mi i këtyre veprim­tarive bëhet sipas ligjit për licen­cat.

 

Neni 7/1
Këshilli­mi dhe ori­en­ti­mi për pro­fe­sion dhe punësim

(Shtu­ar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Këshilli­mi dhe ori­en­ti­mi për pro­fe­sion dhe punësim ka për qël­lim t’i ndih­mo­jë punëkërkue­sit në zgjed­hjen dhe formimin e tyre në një pro­fe­sion të për­sh­tat­shëm me cilësitë indi­vid­uale dhe të kërkuar në tre­gun e punës.
2. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it kryen, pa pagesë, këshillim dhe ori­en­tim për pro­fe­sion dhe punësim për punëkërkue­sit në të gjithë ter­ri­torin e ven­dit.”

 

Neni 8
Kri­ji­mi i vendeve të punës

(Ndryshuar me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

“Mba­jt­ja e vendeve ekzistuese dhe kri­ji­mi I vendeve të reja të punës:
1. Shteti mbështet punë dhënësit që kri­jo­jnë dhe mba­jnë vende të reja pune dhe punë­so­jnë në  to can­di­date të ofru­ar nga zyrat e punësim­it.
Mbështet jashtetërore real­i­zo­het nëpër­m­jet:
a) sub­ven­cionim­it, në përqind­je të cak­tu­ar, të kos­tove për sig­urimet e detyrueshme dhe të pagës;
b) sub­ven­cionim­it apo kred­itim­it për pajis­jen e ven­dit të punës. Punësi­mi për per­son­at me  arsim uni­ver­si­tar dhe nga grupe të veçan­ta nxitet me për­parësi.
2. Zyrat e punësim­it­nd­jekin­si­t­u­atat e fal­i­men­timeved­hetë­pushimeve masive nga­puna. Çdop­unëd­hënëskatë­drejtëtëkërko­jëm­bështet­jenërastvështirë­sish, tëkri­juarangafor­ca­mad­hore, tëcilat e shpi­en­atënë­fal­i­men­ti­mose­pushime mas­sive nga­puna.
3. Masat, afatet­d­hekriteret, sipastë­cilavepunëd­hënësit­për­fi­to­jnëm­bështet­jepër­rastet e mësipërme, ven­dosen­ngaKëshilli I Min­is­trave.

Neni 9
Prak­tikat pro­fe­sion­ale (stazhi)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Punëkërkue­sit, të cilët kanë për­fun­d­uar arsimin e mesëm ose të lartë, bren­da ose jashtë ven­dit, mar­rin pjesë në pro­grame prak­tikash pro­fe­sion­ale (stazhe).
2. Punëd­hënësit, që mar­rin në mjedis­et e ndër­mar­rjes apo të insti­tu­cion­eve të tyre per­sona, sipas pikës 1 të këtij neni, për të kry­er prak­tikat pro­fe­sion­ale, mund të finan­co­hen nga zyra përkatëse e punësim­it.
3. Insti­tu­cionet pub­like e ofro­jnë falas këtë shër­bim.
4. Punëkërkue­sit e për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij neni mund të mbështeten finan­cia­r­isht, sipas kritereve të ven­do­sura, gjatë peri­ud­hës së kry­er­jes së prak­tikës pro­fe­sion­ale.
5. Masat, kriteret dhe pro­ce­du­rat për zba­timin e këtij pro­gra­mi për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 10
Këshilli­mi pro­fe­sion­al
(Shfuqizuar me ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002)

 

Neni 11
Formi­mi pro­fes­sion­al

(Ndryshuar me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

(Ndryshuar pika 5, shtu­ar pika 5/1 dhe shtu­ar fjalë në pikën 6 me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Formi­mi pro­fe­sion­al u shër­ben si punë kërkuesve edhe punëd­hënësve dhe real­i­zo­het nëpër­m­jet kur­se­ve të mësim­it teoriko- prak­tik dhe pjesë­mar­rjes në pro­cese të posaçme pune.
2. Shteti mbështet kri­jimin e kapaciteteve për formimin pro­fe­sion­al, në sasi dhe cilësi, nëpër­m­jet:
a) zhvil­lim­it të sis­temit të qen­drave shtetërore të formim­it pro­fe­sion­al;
b) nxit­jes, mbështet­jes, bashkëpunim­it me sub­jek­tet joshtetërore të intere­suara dhe punëd­hënësit.
3. Çdo punëd­hënë smund të kërko­jë nga zyra përkatëse e punësi­mi që të finan­co­het,
të sub­ven­ciono­het apo të kred­i­to­het, për të sig­u­ru­ar formimin pro­fes­sion­al tëpunë­mar­rësi­tapotëkan­di­datëvepër­punësim. Punëd­hënësi­ka, gjithash­tu, tëdrejtëtëkërko­jëm­bështet­jepërtëkri­juarnëm­jedis­et e ndër­mar­rjessëtijkurse­formim­inëpër­m­jet­punës, përqël­limetëve­taos­e­fiti­mi.
4. Zyrat e punësim­itm­bësht­esinkurset e formim­it pro­fes­sion­al nëpër­m­jet­punës­nëndër­mar­rjetqëkanë­mundësipo­ten­cialepërtër­rit­ur­num­rin e tëpunë­suarveose­qëofro­jnë­formim­in­për­pro­fe­sionetëkërkuaranëtre­gun e punës.
5. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it zba­ton pro­gram­et shtetërore për formimin pro­fe­sion­al dhe ofron.
5/l. Zyrat e punësim­it mbësht­esin finan­cia­r­isht, në bazë pro­ce­durash konkur­ri­mi, orga­niz­imin e kur­se­ve të formim­it pro­fe­sion­al, të orga­nizuara nëpër­m­jet insti­tu­cion­eve të formim­it pro­fe­sion­al, pub­like ose private.Procedurat për zhvil­lim­in e konkur­rim­it për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
6. Kriteretd­he pro­ce­du­rat, sipastë­cilaveShër­bimiKom­bë­tar I Punësim­itz­ba­ton­pro­gram­et­shtetërorenëz­ba­timtëdis­poz­i­tavetëmësipërme, ven­dosen­ngaKëshilli I Min­is­trave.

 

Neni 12
Page­sa e pjesë­mar­rjes në kurs

(Ndryshuar tit­ul­li dhe zëvendë­suar fjalë me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

(Zëvendë­suar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1.Personat e papunë­suar, të cilët janë regjistru­ar për punëpranë zyrës përkatësetë punësim­it dhe kanë pran­uar të mar­rin­pjesë në formimin pro­fe­sion­al të sig­u­ru­ar nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i
Punësim­it, mar­rin pagesë për pjesë­mar­rje në kurs që për­cak­to­het ngamin­is­tria, me kusht që ata të mos për­fi­to­jnë gjatë kësaj peri­ud­hendih­mënekonomike ose pagesën e papunë­sisë.
2. Page­sa për formimin pro­fe­sion­al për­cak­to­het me vendim tëKëshillit të Min­is­trave.
3. Fon­di i formim­it paguhet nga zyra kom­pete nte e punësimit,mbi bazën e dërgim­it të një deklarate nga qen­dra e formim­it­pro­fe­sion­al që pjesë­mar­r­ja në pro­gramin e formim­it pro­fe­sion­al
është e rreg­ullt dhe e kënaqshme.

 

Neni 13
Min­is­tria

(shfuqizuar shkro­n­jat b) dhe c) me ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002)

1. Për këshillim­in dhe formimin pro­fe­sion­al min­is­tria:
a) do të ndër­mar­rë studime strategjike dhe pro­jek­te që syn­o­jnë tëzhvil­lo­jnë sis­temin e këshillim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al;
b) shfuqizuar;
c) shfuqizuar;
ç) do të sig­uro­jë rreg­ul­lat për financimin e këshillim­it dhe tëformim­it pro­fe­sion­al;
d) kon­trol­lon plotësimin e formim­it pro­fe­sion­al dhe të qen­drave tëformim­it, veçanër­isht në lid­hje me cilës­inë dhe efek­tivitetin ekos­tos të kësaj veprim­tarie.
2. Min­is­tria finan­con studimet dhe pro­jek­tet në lid­hje meformimin pro­fe­sion­al, të cilat zba­to­hen nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar I Punësim­it dhe autor­i­zo­hen nga min­is­tria.

 

KREU IV
PUNESIMI I PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR

 

Neni 14
Riaftësi­mi pro­fe­sion­al

1.Shërbimet e riaftësim­it pro­fe­sion­al janë të mund­shme për tëgjithë per­son­at me aftësi të kufizuar, me kusht që ata të mund tëpër­gatiten për to dhe të kenë per­spek­tivë të arsyeshme për
sig­urim­in dhe mba­jt­jen e punëve të për­sh­tat­shme.
2. Parimet, mënyrat e veprim­it dhe meto­dat e për­gatit­je­spro­fe­sion­al të zbat­u­ara përgjithë­sisht në kual­i­fikimin e per­son­ave­jo me aftësi të kufizuara, zba­to­hen në rastin e per­son­ave me aftësi
të kufizuar deri në masën që lejo­jnë kushtet e tyre mjek-sore dhear­si­more.
3. Shteti merr të gjitha masat e nevo­jshme, të mund­shme eprak­tike, për të kri­juar e zhvil­lu­ar bren­da kuadrit të zyrave tëpunësim­it shër­bimet e spe­cial­izuara të formim­it pro­fe­sion­al për
per­son­at me aftësi të kufizuara që kërko­jnë ndih­më në zgjed­hjen dhendër­rim­in e punës.
4. Min­is­tria kon­trol­lon zba­timin e këtij neni.

 

Neni 15
Detyrimet e punëd­hënësit për të punë­suar per­son­at me aftësi tëku­fizuar

1.Çdo punëd­hënës që punë­son më tepër se 24 punon­jës, është I detyru­ar të punë­so­jë një per­son me aftësi të kufizuar për çdo 25punonjës të per­son­elit të tij.
2. Një punëd­hënës mund të punë­so­jë një per­son me hand­ikap tërëndë në vend të pesë per­son­ave me hand­ikap të lehtë. Min­is­tri­apër­cak­ton se kush do të quhet per­son me hand­ikap të rëndë.
3. Inspek­torati Shtetëror i Punës kon­trol­lon zba­timin e këti­j­neni.

 

Neni 16
Stimu­jt për inku­ra­jimin e punësim­it të per­son­ave me aftësi tëku­fizuara

1.Punëdhënësi mund të kërko­jë sub­ven­cion nga zyra përkatësee punësim­it për të pajisur siç duhet vendin e punës të per­son­it meaftësi të kufizuar dhe për t’i sig­u­ru­ar atij/asaj një për­gatit­je
thel­bë­sore për punën.Rregulla të hol­lë­sishme cak­to­hen ngamin­is­tria.
2. Paga që një punëd­hënës i paguan një per­soni me aftësi tëku­fizuar që ai punë­son, për­jash­to­het nga tak­sat deri në një masë qëcak­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.
3. Një punëd­hënës që nuk punë­son num­rin e reko­man­d­uar tëper­son­ave me aftësi të kufizuara, siç për­cak­to­het në nenin 15,është i detyru­ar të pagua­jë në një llog­a­ri të veçan­të në Fondin
Kom­bë­tar të Punësim­it shumën e barabartë me min­i­mu­min e pagës, përç­do muaj dhe çdo per­son me aftësi të kufizuar që ai duhej ta kishtepunë­suar, por që nuk ka vepru­ar kësh­tu. Këto të ard­hu­ra për­doren­për të kri­juar vende pune për per­son­at me aftësi të kufizuar.
4. Këshilli i Min­is­trave cak­ton rreg­ul­lat për zba­timin epara­grafit të mësipërm të këtij neni.

 

KREU V
SHERBIMI KOMBETAR I PUNESIMIT

Neni 17

1. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it është një shër­bim pub­lic autonom me sta­tusin e një admin­is­trate shtetërore qen­drore, qëpërgjig­jet para min­istrit.
2. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it krye­so­het nga drej­tori I përgjithshëm i emëru­ar nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 18
Statu­ti

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1.Shërbimi Kom­bë­tar i Punësim­it vepron sipas një sta­tusi tëpropozuar nga min­istri në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji dhetë mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.
2. Statu­ti i Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it për­cak­ton:
a) mënyrën e orga­nizmit, struk­tu­rat dhe kom­pe­ten­cat;
b) mënyrën e funk­sionim­it, të drej­tim­it dhe të admin­istrim­it;
c) mënyrën e financim­it.
3. Min­istri për­cak­ton kushtet e kual­i­fikim­it që duhen­plotë­suar nga kan­di­datët për postin e drej­torit të përgjithshëm dhetë drej­torit në një konkur­rim të përgjithshëm. Orga­ni­zatat e
punëd­hënësve dhe sindikatat mund të paraqesin qysh më pare propozimet e tyre për konkur­rim­in e përgjithshëm.
4. Zyrat e punësim­it janë pjesë inte­grale e Shër­bim­it Kom­bë­tartë Punësim­it, e për­faqë­so­jnë atë dhe kanë kom­pe­tencën që u ështëbe­suar atyre nga statu­ti.
5. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it është plotë­sisht përgjegjëspër vendimet e veprimet e zyrave dhe per­son­elit të tij tëpunësim­it.

 

Neni 19
Këshillat ven­dorë trepalësh
(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

Zyra e punësim­it e ushtron funk­sion­in në kon­sul­tim me këshillin ven­dor trepalësh.Të drej­tat, detyrat dhe për­bër­ja e këshillit ven­dor trepalësh për­cak­to­hen nga këshilli admin­is­tra­tiv trepalësh i Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.

 

Neni 20
Fon­di Kom­bë­tar i Punësim­it

(Zëvendë­suar fjalë me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it finan­co­het nga Fon­di Kom­bë­tari Punësim­it, i sub­ven­cionuar nga bux­heti i shtetit dhe të ard­hu­ratë tjera, siç mund të jenë dona­cionet dhe kuo­ti­za­cionet për
shër­bimet, të sig­u­ru­ara sipas një kon­trate me punëdhënësit,pushtetin lokal dhe insti­tu­cione të tjera.
2. Të ard­hu­rat e Fon­dit Kom­bë­tar të Punësim­it për­bëhen nga:
a) sub­ven­cione nga bux­heti i shtetit, siç është mirat­u­ar ngaKu­ven­di i Repub­likës së Shqipërisë;
b) trans­fer­ime nga fon­di i sig­urimeve shoqërore;
c) dona­cione;
ç) të ard­hu­ra nga veprim­tari të mirë­fill­ta;
d) fitime nga dhë­nia me qira.
3. Shpen­zimet e Fon­dit Kom­bë­tar të Punësim­it përf­shi­jnë:
a) pagesën e përkrah­jes me të ard­hu­ra për ata që kërko­jnë punë dhep­ër kur­san­tët;
b) mbështet­je dhe kre­di për punëd­hënësit që kri­jo­jnë vende të rejapune në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji;
c) kre­di për këshillat e rretheve për të mbështe­tur punët publike(botore);
ç) kos­ton e zba­tim­it të studimeve dhe pro­jek­teve, që kanë lid­hje meformimin dhe aftësimin pro­fe­sion­al, ku përf­shi­hen:
(i) inves­timet për ndër­timin, pajis­jen dhe mirëm­ba­jt­jen eshër­bimeve të domos­doshme, të autor­izuara nga min­is­tria;
(ii) kos­to­ja e librave dhe e mate­ri­aleve të tjera të domos­dosh­mepër për­gatit­jen, në një raport për capi­ta, që për­cak­to­het ngamin­is­tria;
d) pagat e per­son­elit;
dh) shpen­zimet admin­is­tra­tive të formim­it në një raport me kos­tote përgjithshme, që për­cak­to­het nga min­is­tria.
4. Këshilli i Min­is­trave, me propoz­imin e min­istrit, mira­ton­statutin e Fon­dit Kom­bë­tar të Punësim­it. Statu­ti do të rreg­ul­lo­jëor­ga­niz­imin dhe admin­istrim­in e Fon­dit Kom­bë­tar të Punësim­it ngaana e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.

 

KREU VI
DETYRIMET E PUNEDHENESVE

 

Neni 21
Detyri­mi për të rapor­tu­ar

1. Çdo punëd­hënës ka detyrim­in të rapor­to­jë në zyrën­përkatëse të punësim­it për çdo vend të lirë pune në ndër­mar­rjen etij, bren­da 7 ditëve nga data që hapet ky vend i lirë. Në raportin
e tij punëd­hënësi do të speci­fiko­jë moshën, arsimin, për­gatit­jen­pro­fe­sion­ale dhe aftësitë që kërko­hen për punën.
2. Në rastet e fal­i­men­tim­it të prit­shëm, punëd­hënësi rapor­ton­në zyrën përkatëse të punësim­it sapo ai të jetë bërë i vetëdi­jshëm­për fal­i­men­timin e mund­shëm të tij, jo më vonë se data e prit­shmee mbyll­jes së veprim­tarisë.
3. Në rast të një pezul­li­mi nga puna, punëd­hënësi mund tëpropo­zo­jë në njof­timin e tij pro­grame alter­na­tive prod­hi­mi, tëcilat do të kërkonin riaftësimin e punon­jësve, mbështet­jen e zyrës
përkatëse të punësim­it dhe pagesën e një fon­di formi­mi për­punon­jësit që rifor­mo­hen.
4. Çdo punëd­hënës rapor­ton vendet e lira të punës veçan për­per­son­at me aftësi të kufizuara. Në raportin e tij, punëd­hënë­sis­peci­fikon se çfarë kusht­esh moshe, arsi­mi, aftësi­mi pro­fe­sion­al
dhe aftë­sish kërko­hen për punën.
5. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it së bashku me Inspek­toratin­Shtetëror të Punës, kon­trol­lo­jnë zba­timin e këtij neni.

 

Neni 22
Detyri­mi për të nxi­tur punësimin

1.Çdo punëd­hënës është i detyru­ar të regjistro­jë pranë zyrëssë punës përkatëse, ku ai ushtron veprim­tar­inë e tij ekonomike, çdop­unë­mar­rës që ai merr në punë për të plotë­suar vendet e lira të
punës që ai disponon.
2. Çdo punëd­hënës ka të drejtë të plotë­so­jë vendin e lirë tëpunës që ai disponon me kan­di­dat­u­rat që i ofron zyra e punës ose mekan­di­datë të tjerë të për­sh­tat­shëm, që ai mund t’i zgjed­hë
vull­ne­tar­isht.

 

KREU VII

INFORMACIONI PER TREGUN E PUNES

 

Neni 23
Detyri­mi i punëd­hënësve

1. Çdo punëd­hënës rapor­ton çdo tre muaj në zyrën përkatëse tëpunësim­it për:
a) num­rin e per­son­ave të punë­suar dhe lis­tat e tyre emërore;

b) veprim­tar­itë e tij më të rëndë­sishme.
2. Zyra përkatëse e punësim­it e ruan këtë infor­ma­cion nëf­she­htësi dhe e për­dor atë vetëm në një for­më të përm­bled­hur, pazbu­lu­ar të dhë­nat vet­jake dhe fshe­htës­inë e biz­ne­sit tëpunëd­hënësit. Çdo zbu­lim i këtij infor­ma­cioni në mënyrë tëpaau­tor­izuar është i ndalu­ar.

 

Neni 24
Zyrat e punësim­it

1. Çdo zyrë punësi­mi rapor­ton rreg­ull­isht çdo tre muaj te
drej­tori i përgjithshëm për:
a) num­rin e per­son­ave të punë­suar dhe lis­tat e tyre emërore;
b) num­rin e ndër­mar­rjeve dhe insti­tu­cion­eve të cilat zhvil­lo­jnë veprim­tar­inë e tyre në ter­ri­torin, që është në kom­pe­tencë të saj
dhe veprim­tar­itë e tyre më të rëndë­sishme;
c) num­rin e vendeve të lira të punës dhe shpërn­dar­jen e tyre nëpër­puth­je me pro­fe­sion­in, nivelin arsi­mor dhe kual­i­fikimin ekërkuar;
ç) num­rin e pezul­limeve dhe fal­i­men­timeve të prit­shme, si dhenum­rin e per­son­ave të punë­suar të përf­shirë;
d) num­rin e per­son­ave të kual­i­fikuar dhe struk­turën e tyre sipaspro­fe­sion­it, arsim­it, moshës dhe sek­sit;
dh) num­rin e per­son­ave të parashikuar për t’u kual­i­fikuar nëtremu­jorin e ardhshëm dhe plane të tjera për poli­tikat aktive tëpunësim­it.

 

Neni 25
Min­is­tria dhe insti­tu­cionet

1.Ministria ka të drejtën ekskluzive për t’i sig­u­ru­ar ZyrësQen­drore të Sta­tis­tikës të gjitha sta­tis­tikat e punës, përveç atyre­që rrjed­hin nga regjistri­mi i pop­ull­sisë dhe vëzhgimet sta­tis­tiko­re
të autor­izuara nga Zyra Qen­drore e Sta­tis­tikës, dhe të jape parashikimin e zhvil­limeve të tregut të punës në Shqipëri.
2. Min­is­tria bën për­cak­timin e infor­ma­cionit të mbled­hur nëko­or­dinim me Zyrën Qen­drore të Sta­tis­tikës.
3. Të gjitha insti­tu­cionet dhe struk­trat e varu­ra prej tyre­janë të detyru­ara të japin infor­ma­cionin e nevo­jshëm të kërkuar ngaShër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it, si dhe kanë të drejtë të kërko­jnë
infor­ma­cion nga kjo struk­turë.

 

KREU VIII
DENIMET DHE PROCEDURAT

 

Neni 26
Pro­ce­du­rat

Këshilli i Min­is­trave cak­ton rreg­ul­lat që janë të nevo­jsh­mepër zba­timin e këtij ligji.

 

Neni 27
Dënimet

Një punëd­hënës që shkel dis­poz­i­tat e këtij ligji, dëno­het përkundër­va­jt­je admin­is­tra­tive nga Inspek­torati Shtetëror i Punës men­jë gjobë deri në 1 mil­ion lekë për rast.
Kundër vendim­it të dënim­it admin­is­tra­tiv mund të bëhet ankim,konform ligjit “Për Inspek­toratin Shtetëror të Punës”.

 

KREU IX

DISPOZITA TE PERKOHSHME DHE PERFUNDIMTARE

 

Neni 28
Dis­pozi­ta të përkohshme

(Shfuqizuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

 

Neni 29
Zba­ti­mi

1. Nëse nuk është parashikuar ndryshe, Këshilli i Min­is­trave­cak­ton rreg­ul­la të hol­lë­sishme për zba­timin e këtij ligji, me kushtqë ai të mos ndrysho­jë të drej­tat dhe detyrimet që u jepen
shte­tasve dhe ndër­mar­rjeve nga ky ligj.
2. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton gjithash­tu, përveçr­reg­ullave të mësipërme, rastet kur min­istri do të zba­to­jë ligjin­me anë të rreg­ullave që rrjed­hin prej tij.

 

Neni 30
Dis­pozi­ta për­fundimtare

1. Që nga data kur ky ligj hyn në fuqi, të gjitha aktetligjore dhe nën­ligjore që bien në kundër­sh­tim me të, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 31

1.Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren­Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim