Në mjetet lun­druese shqiptare mund të punë­so­hen per­sona, që kanë mbushur moshën 16 vjeç ndër­sa në mjetet e vogla të lun­drim­it per­sona që kanë mbushur moshën min­i­male, sipas Kodit të Punës.

 

Neni 114

Dorëz­i­mi i sendeve në pronësi së detar­it të vdekur a të hum­bur

1. Sendet, letrat me vlerë dhe doku­mentet e detar­it të vdekur a të hum­bur i dorë­zo­hen nga kapiteni, bren­da 48 orëve nga mbër­rit­ja ne portin ku ka qen­drën mjeti lun­drues, bashkëshort­it, prindërve ose fëmi­jëve të të vdeku­rit a të hum­bu­rit dhe u dorë­zon atyre dy kop­je të shkresës së vërte­t­u­ar nga noteri.

2. Njërën kop­je te shkresës kapiteni ia dorë­zon të ngarkuar­it me amëzën e detar­it.

3. Në mungese të per­son­ave të mësipërm, kapiteni bën dorëzimet tek i ngarkuari me amëzën e detar­it, të cilit i dorë­zon edhe “deklaratën e sendeve ne pronësi” të detar­it.

4. Për veprimet e mësipërme kapiteni merr vërte­tim nga mba­jtësi i amëzës.

 

Neni 166

Brak­tis­ja e ani­jes në rrezik

1. Kur ani­ja është ne rrezik mbyt­je­je dhe kapiteni, megjithëse ka kry­er te gjitha veprimet dhe ka mar­rë masat, në për­puth­je me prak­tikën detare, kri­jon bind­je se mbet­ja e mëte­jshme e njerëzve në bord rrezikon jetën e tyre, urd­hëron brak­tis­jen e ani­jes.

2. Kapiteni, së pari, duhet të mar­rë të gjitha masat për lehtësimin e brak­tis­jes së ani­jes nga udhë­tarët, fem­ra e fëmi­jë, të ndjekur nga ekuipazhi i ani­jes.

3. Kapiteni duhet të jetë per­soni i fun­dit, i cili brak­tis ani­jen dhe duhet të mar­rë të gjitha masat për të rua­j­tur e trans­portu­ar të gjitha doku­mentet e ani­jes, har­tat detare, pub­likimet dhe instru­mentet, si dhe mjetet e nevo­jshme për të mbi­je­t­u­ar në det, derisa të arri­jë ndih­ma ose të arri­jë i sig­urt në breg.

 

Neni 284

Kufi­jtë e përgjegjë­sisë

1. Përgjegjësia e trans­portue­sit për dëmet në shën­detin e udhë­tar­it është e barabartë me shpen­zimet për mjekim dhe aftësim për pune, ndër­sa për hum­b­jen e jetës është sa pen­sioni famil­jar që mar­rin per­son­at e mitur ose të paaftë për pune në ngarkim të udhë­tar­it, si dhe shpen­zimet e rua­jt­jes se kufomës deri në dorëz­imin tek të afër­mit dhe, në mungesë të tyre, tek organet e pushtetit ven­dor te por­tit te mbër­rit­jes, sipas për­cak­tim­it ne bilete.

2. Përgjegjësia për hum­b­je ose dëm­tim të bagazheve të udhë­tar­it nuk duhet të kalo­jë në asnjë rast shumën në lekë, e cila është e barabarte me vlerën e bagazhit të një udhë­tari për një udhë­tim.

3. Kur vlera e bagazhit, që i dorë­zo­het trans­portue­sit, pasqy­ro­het në doku­mentin përkatës, trans­portue­si është përgjegjës deri në kufirin e vlerës se deklaru­ar. Kjo vlerë pre­supo­zo­het e detyrueshme nëse nuk provo­het e kundër­ta. Nëse trans­portue­si provon se deklari­mi i një vlere të tillë të pasak­të është bërë qël­lim­isht nga udhë­tari, ai nuk përgjig­jet për hum­b­jen ose dëm­timin e mjetit.

4. Përgjegjësia e trans­portue­sit për moskry­er­je ose kry­er­je të par­reg­ullt të udhë­tim­it, nuk duhet te kalo­je ne asnjë rast 2,5 here çmimin e biletës për një udhë­tim te një pasag­jeri.

5. Trans­portue­si nuk për­fi­ton nga e drej­ta e kufizim­it te përgjegjë­sisë, kur udhë­tari provon se dëm­ti­mi ka rezul­tu­ar nga një veprim ose mosveprim i trans­portue­sit për të shkak­tu­ar këtë dëm ose se trans­portue­si ka vepru­ar në mënyrë të paligjshme.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 

[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 55, datë 12 Gusht 2004, faqe 3567

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim