Neni 139

Shpe­jtësia

1. Është detyrë e drejtue­sit të mjetit të rreg­ul­lo­jë shpe­jtës­inë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh karak­ter­is­tikat, gjend­jen dhe ngarkesën e mjetit, karak­ter­is­tikat dhe gjend­jen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të çfarë­do natyre, të mën­janohet çdo rrezik për sig­ur­inë e njerëzve dhe mall­rave dhe çdo shkak tjetër që kri­jon çrreg­ul­lime për trafikun.

2. Drejtue­si i mjetit duhet të rua­jë gjith­monë kon­trol­lin e mjetit dhe të jetë në gjend­je të krye­jë të gjitha manovrat e nevo­jshme në kushte të sig­ur­ta, veçanër­isht fren­imin e men­jëher­shëm të mjetit bren­da kufi­jve të fushë­pam­jes dhe për­para çdo pengese të mund­shme.

3. Veçanër­isht drejtue­si i mjetit duhet të rreg­ul­lo­jë shpe­jtës­inë në pjesët e rrugës me fushë­pam­je të kufizuar, në kthe­sa, në afër­si të kryqëz­imeve dhe shkollave, ose vendeve të tjera të frekuen­tu­ara nga fëmi­jët, të treguar me sin­jale të cak­tu­ara, në pjer­rësi të for­ta, në kalime të ngush­ta ose të rën­d­uara, në orët e natës, në rastet e fushë­pam­jes së pam­jaftueshme për shkak të kushteve atmos­ferike ose për shkaqe të tjera, gjatë kalim­it në zona të ban­uara ose në pjesë të rrugës, anash të cilave ka ndërte­sa.

4. Drejtue­si i mjetit duhet ta zvogëlo­jë shpe­jtës­inë deri në ndal­im afër kalimeve të këm­bë­sorëve dhe në çdo rast kur këm­bë­sorët që ndod­hen në rrugë, vono­jnë të largo­hen ose japin shen­ja huti­mi, si dhe kur me afrim­in e mjetit kaf­shët që gjen­den në rrugë japin shen­ja frikësi­mi.

5. Drejtue­si i mjetit nuk duhet të bëjë garë në shpe­jtësi.

6. Drejtue­si i mjetit nuk duhet të qarkul­lo­jë me shpe­jtësi të zvogëlu­ar deri në atë masë sa të paraqesë pengesë ose rrezik për qarkul­lim­in nor­mal.

7. Dis­poz­i­tave të këtij neni i nën­shtro­het edhe drejtue­si i biçik­letës, i kaf­shëve tërhe­qëse, të bar­rës dhe të shalës.

8. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 3 dhe 5, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

9. Kur bëhet fjalë për shkel­je të kry­era nga drejtues mjeti të për­men­dur në pikën 7, gjo­ba është nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.

10. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e tjera të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 167

Trans­porti i njerëzve, kaf­shëve dhe objek­teve në mjetet me motor

1. Në të gjitha mjetet drejtue­si duhet të ketë lir­sh­mërinë mak­si­male të lëviz­jes për kry­er­jen e manovrave të nevo­jshme për drej­timin e mjetit.

2. Num­ri i njerëzve që mund të zënë vend në mjete, përveç atyre të treguar në pikën 5, edhe në lid­hje me ven­dos­jen e nden­jë­seve, nuk mund ta kalo­jë atë të treguar në leje­qarkul­lim­in.

3. Num­ri i njerëzve që mund të zënë vend, të ulur ose në këm­bë, në autom­jete dhe trole­jbusë të des­tin­uar për trans­portin e njerëzve, duke për­jash­tu­ar autove­tu­rat, si dhe ngarke­sa e përgjithshme e mjetit, nuk mund t’i kalo­jnë vler­at mak­si­male kor­re­spon­duese të treguara në leje­qarkul­lim­in. Vlera të tilla janë për­cak­tu­ar në aktet në zba­tim në lid­hje me tipin dhe karak­ter­is­tikat e këtyre mjeteve.

4. Gjithë pasag­jerët e mjeteve me motor duhet të zënë vend në mënyrë të tillë që të mos kufi­zo­jnë lir­sh­mërinë e lëviz­jes së drejtue­sit dhe të mos i pen­go­jnë atij pam­jen. Gjithash­tu, në mjete të tilla, duke për­jash­tu­ar cik­lo­mo­torët me dy rro­ta dhe motorët, drejtue­si i mjetit dhe pasag­jeri nuk duhet të dalin nga për­masa gabar­itë trans­ver­sale e kabinës.

5. Në autove­tu­ra dhe autom­jete të për­sh­tat­shme për trans­portin e përzi­er të njerëzve dhe mall­rave, lejo­het trans­porti mbi num­rin e lejuar të dy fëmi­jëve me moshë më të vogël se 10 vjeç në kabinë, me kusht që të jenë të shoqëru­ar nga të pak­tën një pasag­jer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.

6. Në mjete të ndryshme nga ato të autor­izuara nga nor­mat përkatëse të ligjit për trans­portin e kaf­shëve, është i ndalu­ar trans­porti i kaf­shëve në numër më të madh se 3 dhe sido­qoftë në kushte të tilla që të për­bëjnë pengesë ose rrezik për drej­timin e mjetit. Është i lejuar vetëm trans­porti i kaf­shëve shtëpi­ake me për­masa të vogla, edhe në numër më të madh, me kusht që të jenë të rua­j­tu­ra në kafaze ose mba­jtëse të cak­tu­ara në hapësirën pra­pa ven­dit të drej­tim­it të mjetit ndarë me rrjetë ose mjet tjetër të ngjashëm me të që, nëse ven­dosen në mënyrë të përher­shme, duhet të jenë të autor­izuara nga dega e rrethit e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.

7. Cili­do që drej­ton mjete ose trole­jbusë të des­tin­uar për trans­portin e njerëzve, duke për­jash­tu­ar autove­tu­rat, që kanë një numër pasag­jerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të mad­he se vler­at mak­si­male të treguara në leje­qarkul­limet, si dhe trans­porto­jnë një numër pasag­jerësh më të madh nga ai i treguar në leje­qarkul­lim­in, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.

8. Kur shkel­jet e treguara në pikën 7 janë kry­er duke e dhënë mjetin në mënyrë abuzive në për­dorim të të tretëve, zba­to­het masa admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, si dhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­qarkul­lim­it për një peri­ud­hë nga 6 deri në 12 muaj.

9. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e mësipërme, kur bëhet fjalë për autove­tu­ra, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.

10. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e treguara në pikën 6, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 170

Për­dori­mi i rri­pave të sig­urim­it dhe sis­te­meve të fik­sim­it

1. Kohëzg­jat­ja e udhë­tim­it të autom­jeteve të cak­tu­ara për trans­portin e njerëzve e të mall­rave dhe kon­trol­let përkatëse, të kry­era në rrugë ose në zyrat e ndër­mar­rjes, rreg­ul­lo­hen me lig­jet në fuqi dhe aktet nën­ligjore në zba­tim të tyre.

2. Drejtue­si i mjetit është i detyru­ar të kon­trol­lo­jë vazhdimisht funk­sion­imin nor­mal të rri­pave të sig­urisë dhe, në rast mos­funk­sion­i­mi siç duhet, t’i zëvendë­so­jë ato me rri­pa të tjerë të homo­loguar për tipin e mjetit ku do të ven­dosen.

3. Për­jash­to­hen nga detyri­mi për ven­dos­jen e rri­pave të sig­urisë:

a) anë­tarët e for­cave të poli­cisë gjatë përm­bush­jes së një shër­bi­mi emergjence;

b) drejtue­sit e mjetit dhe per­son­eli i mjeteve zjar­rfikëse dhe të shën­de­të­sisë, në rastet e ndërhyr­jeve emergjente;

c) drejtue­sit e autom­jeteve të shër­bim­it të trans­portit tak­si të njerëzve ose ato të shër­bim­it të qirad­hënies me drejtues mjeti, gjatë shër­bim­it në qen­drat e ban­uara;

d) njerëz­it me shtat­g­jatësi më të vogël se 1.50 m dhe më të mad­he se 1.90 m; ky kusht duhet të vërte­to­het nga një doku­ment njo­hje­je;

e) njerëz­it që, në bazë të cer­ti­fikatave të lëshuara nga zyra shën­de­të­sore lokale, rezul­to­jnë të prekur nga sëmund­je të veçan­ta, të cilat nuk lejo­jnë për­dorim­in e rrip­it të sig­urim­it;

f) gratë në gjend­je shtatzënie, në bazë të cer­ti­fikatës së lëshuar nga gjineko­logu që i kuron dhe që vërte­ton kri­jimin e rrez­iqeve të veçan­të nga për­dori­mi i rrip­it të sig­urisë;

g) anë­tarët e shër­bimeve të rojës pri­vate që krye­jnë shoqërime dhe që kanë doku­menta­cionin njo­hës sipas rreg­ullave përkatëse.

Në rastet e shkro­n­jave “d”, “e”, “f” dhe “g” cer­ti­fikatat ose vërte­timet e për­cak­tu­ara duhet t’u tre­go­hen organ­eve të poli­cisë me kërkesën e tyre, sipas nen­it 12. Janë, gjithash­tu, të për­jash­tu­ar nga detyri­mi për për­dorim­in e rri­pave të sig­urisë dhe sis­te­meve të tjera fik­suese drejtue­sit dhe pasag­jerët e mjeteve që nuk janë të pajisur, që nga prod­hi­mi i tyre, me pjesët e veçan­ta mbërthyese.

4. Pasag­jerët deri në moshën 12 vjeç mund të rrinë në vendet e për­parme të mjeteve të kat­e­gorisë M1 dhe N1 të klasi­fikuar në nenin 47, pika 2, vetëm kur mba­hen nga sis­teme të për­sh­tat­shme fik­suese.

5. Pasag­jerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e pasme të mjeteve të kat­e­gorisë M1, duhet të mba­hen nëpër­m­jet sis­te­meve të posaçme të fik­sim­it. Në rast se në vendet e pasme rrinë më shumë se dy pasag­jerë me moshë deri në 4 vjeç, vetëm ai me moshë më të vogël duhet të mba­het nëpër­m­jet sis­te­meve të posaçme të fik­sim­it, me kusht që të tjerët të jenë të shoqëru­ar të pak­tën nga një pasag­jer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.

6. Nor­ma e pikës 5 nuk zba­to­het për pasag­jerët deri në moshën 4 vjeç që udhë­to­jnë me autove­tu­ra të shër­bim­it pub­lik tak­si për trans­port njerëzish ose të shër­bim­it me qirad­hënie me drejtues mjeti gjatë shër­bim­it, kur qarkul­lo­jnë në qen­drat e ban­uara a në itin­er­are nga ose për në sta­cionin e tren­it, porte dhe aero­porte, me kusht që të jenë të shoqëru­ar të pak­tën nga një pasag­jer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.

7. Sis­temet e fik­sim­it për pasag­jerët duhet të për­puthen me një tip të homo­loguar, sipas nor­ma­ti­vave të për­cak­tu­ara nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.

8. Cili­do që nuk për­dor rri­pat e sig­urisë dhe sis­temet e fik­sim­it të parashikuara për pasag­jerët deri në 12 vjeç, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë. Kur shkel­ja i takon një fëmi­je në moshë jo mad­hore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndod­het në momentin e kry­er­jes së shkel­jes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyr­jen e kësaj fëmi­je.

9. Cili­do që, ndonëse e për­dor rripin e sig­urisë, ndryshon a pen­gon funk­sion­imin nor­mal të tij, ose e zëvendë­son me një tip të paho­mo­loguar për mjetin ku është ven­do­sur, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.

10. Cili­do që impor­ton ose prod­hon për tregti në ter­ri­torin kom­bë­tar ose treg­ton rri­pa sig­uri­mi apo sis­teme fik­si­mi të tipave të paho­mo­loguar, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Gjithash­tu, kur rri­pat dhe sis­temet e fik­sim­it nuk janë ven­do­sur ende në mjete, janë sub­jekt kon­fiski­mi.

 

Neni 180

Qarkul­li­mi i biçik­le­tave

1. Drejtue­sit e biçik­le­tave duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë bren­da dhe jashtë qen­drave të ban­uara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në kor­si të veçan­ta për biçik­le­ta, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rresh­ta.

2. Drejtue­sit e biçik­le­tave duhet të kenë të lirë për­dorim­in e krahëve e të duarve dhe ta mba­jnë tim­o­nin të pak­tën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjend­je në çdo moment të shiko­jnë lirisht për­para tyre në të dy krahët dhe të krye­jnë me lir­sh­mëri mak­si­male, gatish­mëri dhe lehtësi manovrat e nevo­jshme.

3. Ndalo­het tërhe­q­ja e mjeteve, të mba­jnë kaf­shë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër.

4. Drejtue­sit e biçik­le­tave duhet ta mar­rin mjetin për dore, kur si paso­jë e kushteve të qarkul­lim­it, bëhen pengesë ose rrezik për këm­bë­sorët. Në një rast të tillë bashko­hen me këm­bë­sorët dhe duhet të për­dorin kujdesin dhe gatish­mërinë e zakon­shme.

5. Është i ndalu­ar trans­porti­mi i njerëzve të tjerë në biçik­le­ta, kur nuk janë të ndër­tu­ara dhe të pajisura për një qël­lim të tillë. I lejo­het sido­qoftë drejtue­sit të mjetit mad­hor trans­porti i një fëmi­je deri në moshën 6 vjeç, i sig­u­ru­ar në mënyrë të për­sh­tat­shme me pajis­jet e nevo­jshme të për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim.

6. Biçik­le­tat e ndër­tu­ara dhe të njo­hu­ra për trans­portin e njerëzve të tjerë, përveç drejtue­sit, mund të drej­to­hen, kur janë me më shumë se dy rro­ta simetrike, nga dy drejtues. Në një rast të tillë duhet të ped­alo­jnë vetëm këta per­sona.

7. Në mjetet e për­men­dura në pikën 6 nuk mund të trans­porto­hen më shumë se 4 per­sona mad­horë, duke përf­shirë edhe drejtue­sit; lejo­het dhe trans­porti­mi i njëkohshëm i dy fëmi­jëve me moshë deri në 10 vjeç.

8. Për trans­portin e mall­rave dhe kaf­shëve zba­to­het neni 168.

9. Biçik­le­tat duhet të kalo­jnë në pis­tat e rez­ervuara për to, kur ato ekzis­to­jnë, përveç ndal­imeve për kat­e­gori të cak­tu­ara me mënyrat e për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim.

10. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë. Për biçik­le­tat e për­men­dura në pikën 6, gjo­ba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 189

Sjell­ja e drejtuesve të mjeteve ndaj këm­bë­sorëve

1. Kur trafiku nuk është i rreg­ul­lu­ar nga poli­ci ose nga semafori, drejtue­sit e mjeteve duhet t’i japin për­parësi, duke ngadalë­suar dhe, kur është e nevo­jshme, duke ndalu­ar, këm­bë­sorëve që kalo­jnë në vend­kalimet këm­bë­sore. Drejtue­sit e mjeteve që kthe­hen për t’u futur në një rrugë tjetër, në hyr­jen e së cilës gjen­det një vend­kalim këm­bë­sorësh, duhet t’u japin për­parësi, duke ngadalë­suar dhe, kur është e nevo­jshme, duke ndalu­ar, këm­bë­sorëve që kalo­jnë në vend­kapercimet këm­bë­sore, kur atyre nuk u është ndalu­ar kali­mi.

2. Në rrugë të papa­jisura me vend­kalime këm­bë­sorësh drejtue­sit e mjeteve duhet t’i lejo­jnë këm­bë­sorit, që ka fil­lu­ar kapërcimin e kar­rex­hatës, të arri­jë i sig­urt në anën tjetër.

3. Drejtue­sit e mjeteve duhet të ndalo­jnë, kur një per­son invalid me aftësi lëviz­je­je të kufizuara ose që lëviz me kar­rocë invalidësh, ose i pajisur me shkop të bard­hë, ose i shoqëru­ar me një qen drejtues, ose sido­qoftë i dal­lueshëm në një­farë mënyre, kapërcen kar­rex­hatën, ose ka ndër­mend ta kapërce­jë, dhe duhet të shman­gin sit­u­a­ta të rrezik­shme që mund të shkak­to­hen nga veprime të gabuara a të ngath­ë­ta të fëmi­jëve dhe të të moshuarve.

4. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e nen­eve 188 dhe 189, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 19, datë 18 Nën­tor 1998, faqe 651

[2] Ligji nr. 8378/1998, është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8738, dt.12.2.2001, bot.Fletore Zyrtare nr.7, dt.16 Mars 2001, fq.169
  2. ligjin nr.9189, dt.12.2.2004, Fle­tore Zyrtare nr.13, dt.16 Mars 2004, fq.544
  3. ligjin nr.9808, dt.24.9.2007, Fle­tore Zyrtare nr.130, dt.3 Tetor 2007, fq.3631
  4. vendim nr.12, dt.14.4.2010, Fle­tore Zyrtare nr.48, dt.27 Prill 2010, fq.1793
  5. ligjin nr.10488, dt.05.12.2011, Fle­tore Zyrtare 166, dt.27 Dhje­tor 2011, fq.8373
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim