L I G J
Nr.8378, datë 22.7.1998

KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

(Ndryshuar me ligjin nr. 8738, datë 12.2.2001)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9189, datë 12.2.2004)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

(Ndryshuar me vendimin e GJK nr. 12, datë 14.4.2010)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)
Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

KAPITULLI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME[1]


Neni 1
Parime të përgjithshme

1. Qarkul­li­mi i këm­bë­sorëve, mjeteve dhe/ose kaf­shëve në rrugë rreg­ul­lo­het me nor­mat e këtij Kodi dhe aktet që mira­to­hen në zba­tim të tij, në për­puth­je me nor­mat ndërkom­bëtare e të Komu­nitetit Evropi­an në këtë fushë. Nor­mat dhe aktet në zba­tim të këtij Kodi udhëhiqen nga pari­mi i sig­urisë së lëviz­jes në rrugë, duke ndjekur objek­ti­vat e një lëviz­je­je racionale, i mbro­jt­jes së mje­dis­it dhe i kur­sim­it të energjisë.
2. Qev­e­ria njofton çdo vit Kuvendin Pop­ul­lor për rezul­tatet e arrit­u­ra dhe masat që duhen mar­rë për për­mirësimin e prob­le­meve sociale, të mje­dis­it dhe ekonomike në qarkul­lim­in rru­gor.
3. Qev­e­ria, nëpër­m­jet organ­eve përkatëse, i jep opin­ion­it pub­lik të dhë­nat më të domos­doshme, duke për­dorur sis­temet më të për­paru­ara të komu­nikim­it masiv dhe, për sa i për­ket disa kat­e­gorive qyte­tarësh, mesazhe pub­licis­tike të karak­ter­it paran­dalues e eduka­tiv.
4. Njo­h­ja dhe zba­ti­mi i për­pik­të i nor­mave përkatëse të këtij Kodi dhe i akteve në zba­tim të tij janë të detyrueshme për gjithë per­son­at që qarkul­lo­jnë në rrugët e ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë me mjet ose pa mjet dhe/ose për ata per­sona që kanë të bëjnë me këto rrugë.

 

Neni 2
Për­cak­time dhe klasi­fikime rrugësh

1. Në zba­tim të nor­mave të këtij Kodi, “rrugë” quhet zona për për­dorim pub­lik e des­tin­uar për qarkul­lim­in e këm­bë­sorëve, mjeteve dhe kaf­shëve.
2. Sipas karak­ter­is­tikave të tyre kon­struk­tive, teknike dhe funk­sion­ale rrugët klasi­fiko­hen si vijon:
A. Autostradë
B. Rrugë interur­bane krye­sore
C. Rrugë interur­bane dytë­sore
D. Rrugë urbane krye­sore
E. Rrugë urbane dytë­sore
F. Rrugë lokale
3. Rrugët e ndara sipas pikës 2 duhet të kenë këto karak­ter­is­ti­ka min­i­male:
A — AUTOSTRADË: Rrugë interur­bane ose urbane me kar­rex­ha­ta të pavaru­ra ose të ndara nga trafikn­darës të pakapër­cyeshëm, secila me të pak­tën dy kor­si lëviz­je­je, bank­inë të shtru­ar të mund­shme në të majtë dhe kor­si emergjence, ose bank­inë të shtru­ar në të djathtë, pa kryqëz­ime në niv­el, e pajisur me rrethim dhe sis­teme asis­tence për për­doruesin gjatë gjithë gjatë­sisë, e rez­ervuar për qarkul­lim­in e disa kat­e­gorive mjetesh me motor dhe e dal­lueshme me sin­jale të veçan­ta të fil­lim­it dhe mbarim­it. Për qën­drim­in duhet të jenë parashikuar zona të cak­tu­ara me hyr­je e dal­je, të pajisura përkatë­sisht me kor­si ngadalësi­mi dhe shpe­j­ti­mi.
B — RRUGË INTERURBANE KRYESORE: Rrugë me kar­rex­ha­ta të pavaru­ra ose të ndara nga trafikn­darës të pakapër­cyeshëm, secila me të pak­tën dy kor­si lëviz­je­je dhe bank­i­na të shtru­ara, pa kryqëz­ime në niv­el, me hyr­je të koordinuara për objek­te anë­sore, e dal­lueshme nga sin­jale të veçan­ta të fil­lim­it dhe mbarim­it, e rez­ervuar për qarkul­lim­in e disa kat­e­gorive mjetesh me motor. Për të tjera kat­e­gori të mund­shme mjetesh të për­doruesve duhet të parashiko­hen hapësira të për­sh­tat­shme. Për qën­drim­in duhet të jenë parashikuar zona të cak­tu­ara, me hyr­je e dal­je, të pajisura përkatë­sisht me kor­si ngadalësi­mi dhe shpe­j­ti­mi.
C — RRUGË INTERURBANE DYTËSORE: Rrugë me një kar­rex­hatë me të pak­tën një kor­si lëviz­je­je për sens dhe bank­i­na.
D — RRUGË URBANE KRYESORE: Rrugë me kar­rex­ha­ta të pavaru­ra, ose të ndara nga trafikn­darës, secila me të pak­tën dy kor­si lëviz­je­je dhe një kor­si e mund­shme e rez­ervuar për mjete pub­like, bank­i­na të shtru­ara dhe tro­tu­are, me kryqëz­ime në niv­el të pajisura me semafor. Për qën­drim­in janë parashikuar zona ose breza anë­sore jashtë kar­rex­hatës, të dyja me hyr­je dhe dal­je të përqen­dru­ara.
E — RRUGË URBANE DYTËSORE: Rrugë me një kar­rex­hatë me të pak­tën dy kor­si, bank­i­na të shtru­ara dhe tro­tu­are. Për qën­drim­in janë parashikuar zona të pajisura me kor­si manovri­mi jashtë kar­rex­hatës.
F — RRUGË LOKALE: Rrugë urbane ose interur­bane, e sis­te­muar në mënyrë të për­sh­tat­shme sipas përku­fiz­imeve të pikës 1 të këtij neni, por që nuk bën pjesë në rrugët e mësipërme.
4. Quhet “rrugë shër­bi­mi” rru­ga anash një rruge krye­sore (autostradë, rrugë interur­bane krye­sore, rrugë urbane krye­sore), e cila ka funk­sion­in e lejim­it të qën­drim­it, si dhe grupimin e hyr­jeve nga objek­tet anë­sore në rrugën krye­sore e anas­jell­tas; për­doret, gjithash­tu, për lëviz­je dhe manovra të pale­jueshme në rrugën krye­sore.
5. Rrugët e klasi­fikuara, sipas pikës 2, nda­hen sipas për­dorim­it, funk­sionim­it dhe nevo­jave të karak­ter­it admin­is­tra­tiv, në rrugë: “shtetërore, “rrethi”, “komu­nale” dhe “të brend­shme”, sipas të dhë­nave në vazhdim. Entet pronare të rrugëve të sipër­për­men­dura janë përkatë­sisht, shteti, rrethi, bashkia ose komu­na, sub­jek­ti pri­vat a shtetëror. Për rrugët e des­tin­uara ekskluzivisht për trafikun ushtarak, të qua­j­tu­ra “rrugë ushtarake”, pronar kon­sidero­het koman­da e rajonit ushtarak.
6. Rrugët interur­bane sipas pikës 2, shkro­n­jat B dhe C, nda­hen në:
A — Shtetërore, kur:
a) për­faqë­so­jnë drej­timet krye­sore të trafikut kom­bë­tar;
b) lid­hin rrjetin krye­sor rru­gor të shtetit me atë të shteteve kufitare;
c) lid­hin ndër­m­jet tyre krye­qen­drat e rretheve ose për­faqë­so­jnë lid­hje të drejt­për­drej­ta e të rëndë­sishme ndër­m­jet rrugëve shtetërore;
d) lid­hin me rrjetin e rrugëve shtetërore portet detare, aero­portet, qen­drat me rëndësi të veçan­të indus­tri­ale, tur­is­tike, kul­tur­ore e kli­ma­terike;
e) janë rrugë që për­faqë­so­jnë interes të veçan­të për ekonom­inë kom­bëtare.
B — Rrethi, kur lid­hin krye­qen­drën e rrethit me bashk­itë, qen­drat e komu­nave dhe zona të tjera me interes indus­tri­al, bujqë­sor, tur­is­tik e kli­ma­terik, rrugët që lid­hin qen­drat e komu­nave, bashk­itë me qen­drat e komu­nave dhe rrugët që lid­hin qen­drat e bashk­isë dhe të komu­nave me rrugët shtetërore.
C — Rrugë të brend­shme: Përf­shi­hen rrugët që shtri­hen bren­dapër­bren­da sek­torëve të minier­ave, naftës, pyjeve, veprave indus­tri­ale, kantiereve, guroreve dhe ekonomive bujqë­sore.
D — Komu­nale: janë të gjitha rrugët bren­da ter­ri­torit të komunës ose të bashk­isë që nuk përf­shi­hen në ato të gru­peve A, B dhe C.
7. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse pro­ce­don në klasi­fikimin e rrugëve shtetërore sipas pikave 2 dhe 5, duke ndjekur kriteret sipas pikave 5 dhe 6. Ajo mund të mar­rë mendimin e Insti­tu­tit të Studimeve të Trans­portit, si dhe të rretheve të intere­suara, sipas rasteve dhe me mënyrat e për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim. Rre­thet me të njëj­tat kritere të për­cak­tu­ara pro­ce­do­jnë, pasi mar­rin mendimin e enteve lokale, në klasi­fikimin e rrugëve të mbe­tu­ra sipas pikave 2 dhe 5. Rrugët të klasi­fikuara në këtë mënyrë regjistro­hen në arkivin kom­bë­tar të rrugëve të parashikuar në nenin 220.
8. Kur rrugët nuk kanë më karak­ter­is­tikat klasi­fikuese të mësipërme ose nuk u përgjig­jen më qël­limeve funk­sion­ale, deklasi­fiko­hen nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse dhe nga rre­thet, sipas kom­pe­ten­cave përkatëse të mësipërme, duke mar­rë mendimet sipas pikës 7. Rastet dhe pro­ce­du­rat për një deklasi­fikim të tillë për­cak­to­hen në aktet në zba­tim.

 

Neni 3
Për­cak­time rru­gore dhe trafiku

Sipas nor­mave të këtij Kodi, për­cak­timet rru­gore dhe të trafikut kanë kup­ti­min vijues:
1) BANKINA: pjesë e rrugës e përf­shirë ndër­m­jet kufir­it të kar­rex­hatës dhe ele­men­tit gjatë­sor më të afërm: — tro­tu­ar­it, trafikn­darësit, argji­naturës, buzës së brend­shme të kanalit, ose buzës së sipërme të skarpatës.
2) BREZ I REZERVUAR: shir­it toke, jashtë kufir­it rru­gor, në të cilën është e ndalu­ar për pronar­in e tokës të krye­jë ndër­time, rrethime, të mbjel­la, depoz­itime etj.
3) BREZ PËR QËNDRIME ANËSORE: pje­sa e rrugës në anë të kar­rex­hatës, e ndarë me një vijë kufitare të ndër­pre­rë e që përf­shin rreshtin e vendeve të qën­drim­it dhe korsinë përkatëse të manovrës.
4) BREZI I PËRKATËSISË: shir­it toke i ndod­hur ndër­m­jet kar­rex­hatës dhe kufir­it rru­gor; është pjesë e pronë­sisë rru­gore dhe mund të për­doret vetëm për real­iz­imin e pjesëve të tjera të rrugës.
5) BRIGJET E RRUGËS: zonë e ter­ren­it që vjen men­jëherë pas buzës së poshtme ose të sipërme të skarpatës së trupit rru­gor, përkatë­sisht kur rru­ga është e ngrit­ur ose e thel­lu­ar në ter­ren.
6) DEGË KRYQËZIMI: pjesë rruge që bën pjesë në një kryqëz­im.
7) ISHULL SHPËTUES: ( shih SHPËTUESE)
8 ) ISHULL TRAFIKU: (shih ISHULL UDHËZUES)
9) ISHULL TRAFIKNDARËS: (shih TRAFIKNDARËS).
10) ISHULL UDHËZUES: pje­sa e rrugës e kufizuar në mënyrë të për­sh­tat­shme dhe e pashkelshme, e des­tin­uar për ndar­jen dhe drej­timin e rry­mave të trafikut.
11) KALIM NË DISNIVEL: kryqëz­im në nivele të ndryshme, në të cilin rry­mat e trafikut nuk ndër­priten ndër­m­jet tyre.
12) KALIM NË NIVEL: kryqëz­im në niv­el i rreg­ul­lu­ar dhe i sin­jal­izuar në mënyrë të për­sh­tat­shme, me qël­lim sig­urim­in e qarkul­lim­it ndër­m­jet një ose më shumë rrugësh dhe një lin­jë heku­rud­hore që kalon nëpër sipër­faqen rru­gore.
13) KANAL: vepër arti e des­tin­uar për rrjed­hjen e ujërave të shi­ut, borës ose të drenazhim­it, i ndër­tu­ar përg­jatë ose tërthor rrugës.
14) KARREXHATA : pjesë e rrugës e des­tin­uar për lëviz­jen e mjeteve; ajo është e për­bërë nga një ose më shumë kor­si lëviz­je­je dhe përgjithë­sisht është e shtru­ar dhe e kufizuar nga vija anë­sore.
15) KORSI: pjesë gjatë­sore e rrugës me gjerësi të për­sh­tat­shme për lejimin e kalim­it të një rreshti të vetëm mjetesh.
16) KORSI BIÇIKLETASH: pjesë gjatë­sore e rrugës e kufizuar në mënyrë të për­sh­tat­shme, e rez­ervuar për qarkul­lim­in e biçik­le­tave.
17) KORSI EMERGJENCE: kor­si e veçan­të në anë të kar­rex­hatës e des­tin­uar për ndale­sat e emergjencës, për kalim­in e mjeteve të ndih­mës së shpe­jtë dhe, në raste të rral­la, për lëviz­jen e këm­bë­sorëve, kur kjo është e lejuar.
18) KORSI LËVIZJEJE: kor­si për­bërëse e kar­rex­hatës, nor­mal­isht e kufizuar nga shen­ja hor­i­zon­tale.
19) KORSI NGADALËSIMI: kor­si e veçan­të për të lejuar dal­jen e mjeteve nga një kar­rex­hatë në mënyrë që të mos shkak­to­jë ngadalësimin e mjeteve që nuk mar­rin pjesë në një manovër të tillë.
20) KORSI E REZERVUAR: kor­si lëviz­je­je e des­tin­uar për qarkul­lim­in ekskluziv të një ose vetëm të disa kat­e­gori mjetesh.
21) KORSI E SPECIALIZUAR: kor­si e des­tin­uar për mjetet që krye­jnë manovra të cak­tu­ara, si parakalim, ngadalësim, shpe­j­tim, manovra për qën­drim etj.
22) KORSI SHPEJTIMI: kor­si e veçan­të për të lejuar dhe lehtë­suar hyr­jen e mjeteve në kar­rex­hatë.
23) KRAHU I KRYQËZIMIT: (shih DEGË E KRYQËZIMIT)
24) KRYQËZIM NË DISNIVEL: bashkësi e infra­struk­tu­rave (mbikalime, nënkalime dhe ram­pa) që lejon zhven­dos­jen e rry­mave të mjeteve ndër­m­jet degëve të rrugëve të ven­do­sura në nivele të ndryshme.
25) KRYQËZIM NË NIVEL: zonë e për­bashkët për disa rrugë, e orga­nizuar në mënyrë të tillë që të lejo­jë zhven­dos­jen e rry­mave të trafikut nga njëra rrugë te tje­tra.
26) KTHESË: rako­rdim gjatë­sor ndër­m­jet dy pjesëve të drej­ta të rrugës që kanë akse, të cilat ndër­priten.
27) KUFI RRUGOR: fun­di i pronë­sisë rru­gore, i cili rezul­ton nga aktet e bler­jes ose nga brezat e shpronësim­it të pro­jek­tit të mirat­u­ar. Në mungesë të tyre, kufiri for­mo­het nga buza e jashtme e hen­dekut të sig­urim­it apo kanalit, kur ai ekzis­ton, ose nga këm­ba e skarpatës, nëse rru­ga është në lartësi, ose nga buza e sipërme e skarpatës, nëse rru­ga është në thel­lësi.
28) PARKIMI: zonë ose infra­struk­turë e ven­do­sur jashtë kar­rex­hatës, e des­tin­uar për qën­drim­in e rreg­ul­lu­ar ose jo të mjeteve.
29) PJERRËSI: pjesë e rrugës me pjer­rësim gjatë­sor të vazh­dueshëm.
30) QARKULLIMI: është lëviz­ja, ndal­i­mi dhe qën­dri­mi i këm­bë­sorëve, mjeteve dhe kaf­shëve në rrugë.
31) QENDËR E BANUAR: bashkësi ndërte­sash, e kufizuar përg­jatë rrugëve në hyr­je dhe në dal­je me sin­jale të posaçme të fil­lim­it dhe fun­dit; me bashkësi ndërte­sash kup­to­jmë një grupim të vazh­dueshëm dhe të ndër­pre­rë nga rrugë, sheshe, lul­ishte e zona të për­dorim­it pub­lik me hyr­je për mjetet dhe këm­bë­sorët në rrugë.
32) RAKORDIM KONKAV: rako­rdim ndër­m­jet dy pjer­rë­sish të ndryshme njëra pas tjetrës me akse që ndër­priten nën sipër­faqen e rrugës; pjesë e rrugës me for­më gjatë­sore konkave.
33) RAKORDIMI KONVEKS: rako­rdim ndër­m­jet dy pjer­rë­sish të ndryshme njëra pas tjetrës, me akse që ndër­priten mbi sipër­faqen e rrugës; pjesë e rrugës me karak­ter­is­tikë gjatë­sore kon­vekse.
34) RAMPE KRYQËZIMI: rrugë e des­tin­uar për lid­hjen e dy degëve të një kryqëz­i­mi.
35) RRUGË INTERURBANE: rrugë jashtë qen­drave të ban­uara.
36) RRUGËKALIM KËMBËSORËSH: pjesë e rrugës e ndarë nga kar­rex­ha­ta me një vijë të verd­hë, ose një mbro­jtëse të posaçme para­lele me të, e des­tin­uar për kalim­in e këm­bë­sorëve; ajo kryen funk­sion­in e një tro­tu­ari rru­gor në mungesë të tij.
37) RRUGËKALIM MJETESH: hyr­je ose dal­je të një zone anë­sore, e për­sh­tat­shme për qën­drim­in e një ose më shumë mjeteve.
38) RRUGË NDËRKOMBËTARE: rrugë ose pjesë të rrugës që bëjnë pjesë në itin­er­are të për­cak­tu­ara nga mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare.
39) RRUGË URBANE: rrugë bren­da një qen­dre të ban­uar.
40) RRYMË TRAFIKU: bashkësi mjetesh (rrymë mjetesh), ose këm­bë­sorësh (rrymë këm­bë­sorësh), që lëvizin në rrugë në të njëjtën sens lëviz­je­je në një ose më shumë rresh­ta para­lel, duke ndjekur një tra­jek­tore të cak­tu­ar.
41) SHESH QËNDRIMI: pjesë e rrugës me gjatësi të kufizuar, në krah dhe jashtë bank­inës, e des­tin­uar për qën­drim­in e mjeteve.
42) SHPËTUESE: pjesë e rrugës e ngrit­ur ose e kufizuar dhe e mbro­j­tur në mënyrë të për­sh­tat­shme, e des­tin­uar për mbro­jt­jen dhe qën­drim­in e këm­bë­sorëve, në vend­kalimet e këm­bë­sorëve ose në ndale­sa të trans­portit kolek­tiv.
43) SHTEGKALIM: rrugë me baza­ment naty­ror e for­muar për kalim­in e këm­bë­sorëve ose të kaf­shëve.
44) TRAFIKNDARËS: pjesë gjatë­sore e rrugës, e pakalueshme nga mjetet, e des­tin­uar për ndar­jen e rry­mave të mjeteve.
45) TROTUAR: pjesë e rrugës jashtë kar­rex­hatës, e ngrit­ur ose e kufizuar dhe e mbro­j­tur, e des­tin­uar për këm­bë­sorët.
46) UDHËZUES: bashkësi tregue­sish të des­tin­uar për përzg­jed­hjen e rry­mave të trafikut dhe për t’i udhëzuar në drej­time të cak­tu­ara.
47) VENDKALIM KËMBËSORËSH: pjesë e rrugës e shënuar në mënyrë të për­sh­tat­shme dhe e orga­nizuar, në të cilën këm­bë­sorët, gjatë kalim­it nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kanë për­parësi ndaj autom­jeteve.
48) XHEP NDALIMI: pjesë e rrugës jashtë kar­rex­hatës, e des­tin­uar për ndal­im­in e mjeteve pub­like të lin­jës, ngji­tur me tro­tu­ar­in ose me një hapësirë tjetër prit­je­je për këm­bë­sorët.
49) ZONË KRYQËZIMI: pjesë e kryqëzim­it në niv­el, në të cilën ndër­priten dy ose më shumë rry­ma trafiku.
50) ZONË NDËRRIMI: pjesë e rrugës me sens unik, gjatë së cilës rry­ma para­lele trafiku, në lëviz­je në të njëjtin sens, mund të ndrysho­jnë pozi­cionin e tyre rec­i­prok pa pasur nevo­jë të ndalen.
51) ZONË ME TRAFIK TË KUFIZUAR: zonë, në të cilën hyr­ja dhe qarkul­li­mi i mjeteve janë të kufizuara në orë të cak­tu­ara ose për kat­e­gori të cak­tu­ara mjetesh.
52) ZONË RIGRUPIMI: pjesë e kar­rex­hatës para vijës së ndalim­it, e des­tin­uar për grum­bul­lim­in e mjeteve në prit­je për rrugë të lirë, përgjithë­sisht e ndarë në kor­si të spe­cial­izuara e të kufizuara nga vija gjatë­sore të vazh­d­uara.
53) ZONË RRUGORE: sipër­faq­ja e përf­shirë bren­da kufi­jve rru­gore; përf­shin kar­rex­hatën dhe brezat e përkatë­sisë.
54) ZONË PËRZGJEDHJEJE: pjesë e rrugës, e sin­jal­izuar në mënyrë të për­sh­tat­shme, ku lejo­het ndryshi­mi i kor­sisë, me qël­lim që mjetet të kalo­jnë në kor­si të spe­cial­izuara.
55) ZONË URBANE KËMBËSORE: zonë e ndalu­ar për qarkul­lim­in e autom­jeteve, përveç atyre të shër­bim­it të urgjencës dhe mjeteve në shër­bim të per­son­ave me aftësi të kufizuar lëviz­je­je, që kanë për­masa dhe shpe­jtësi të kra­ha­sueshme me biçik­le­tat.
56) ZONË E VEÇANTË: zonë urbane, në të cilën janë në fuqi rreg­ul­la të posaçme qarkul­li­mi në mbro­jt­je të këm­bë­sorëve dhe të mje­dis­it, e kufizuar nga sin­jale të posaçme fil­li­mi dhe fun­di.

 

Neni 4
Për­cak­ti­mi i qen­drave të ban­uara

1. Për zba­timin e disi­plinës në qarkul­lim­in rru­gor, këshilli i komunës, bren­da 90 ditëve nga data e hyr­jes në fuqi të këtij Kodi, merr vendim për për­cak­timin e qen­drës së ban­uar.
2. Vendi­mi për për­cak­timin e qen­drës së ban­uar pub­liko­het për 30 ditë rresht, duke i bashkëngji­tur atij hartën, në të cilën janë evi­den­cuar kufi­jtë në rrugët e hyr­jes e të dal­jes.

 

Neni 5
Rreg­ul­li­mi i qarkul­lim­it në përgjithësi

1. Min­is­tria, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, u shpërn­dan organ­eve kom­pe­tente të pushtetit lokal dhe enteve pronare të rrugëve, sipas nen­it 2 të këtij Kodi, aktet për zba­timin e nor­mave të qarkul­lim­it rru­gor.
2. Në rastet e mosre­spek­tim­it të këtyre akteve, min­istri i Punëve Pub­like dhe të Trans­portit u heq enteve pronare të drejtën për të shpal­lur masa kufizuese për qarkul­lim­in e mjeteve në rrugë. Kur entet pronare të rrugëve nuk vepro­jnë në mënyrën e cak­tu­ar, min­istri i Punëve Pub­like dhe të Trans­portit, kur rreziko­het seri­ozisht sig­uria rru­gore, merr masa për ekzeku­timin e punimeve të nevo­jshme, me të drejtën e zhdëm­tim­it nga enti pronar i rrugës kundër­va­jt­jes.
3. Masat për rreg­ul­lim­in e qarkul­lim­it shpallen nga entet pronare, sipas nor­mave të nen­eve 6 e 7 të këtij Kodi, nëpër­m­jet organ­eve kom­pe­tente, me urd­hëre­sa të motivuara dhe të bëra të njo­hu­ra për pub­likun nëpër­m­jet sin­jal­iz­imeve rru­gore. Kundër masave të shpal­lu­ra nga koman­da ushtarake ter­ri­to­ri­ale e rajonit parashiko­het ankesë hier­arkike në Min­istrinë e Mbro­jt­jes.

 

Neni 6
Rreg­ul­li­mi i qarkul­lim­it jashtë qen­drave të ban­uara

1. Organi kom­pe­tent i pushtetit lokal, për arsye të sig­urim­it pub­lik, sig­urim­it të qarkul­lim­it, mbro­jt­jes së shën­de­tit, si dhe për nevo­ja të karak­ter­it ushtarak, në bazë të udhëz­imeve të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse dhe të Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik, mund të pezul­lo­jë përko­hë­sisht qarkul­lim­in e të gjitha ose të disa kat­e­gorive mjetesh në rrugë a pjesë të saj. Organi kom­pe­tent i pushtetit lokal, në ditë feste ose ditë të tjera të veçan­ta të cak­tu­ara, me urd­hër të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit dhe min­istrit të Ren­dit Pub­lik, mund të ndalo­jë qarkul­lim­in e mjeteve të trans­portit të mall­rave. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar kushtet e vendimeve që do të nxjer­rë organi kom­pe­tent i pushtetit lokal.
2. Organi kom­pe­tent i pushtetit lokal ven­dos çdo vit rreg­ul­la të për­sh­tat­shme për shtegtimin peri­odik të kopeve, duke për­cak­tu­ar, kur duhet, itin­er­aret dhe inter­valet e kohës dhe ven­dit. Cili­do që shkel këtë rreg­ull, ndëshko­het me masa admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
3. Për rrugët ushtarake pushteti ushtro­het nga koman­dan­ti i rajonit ushtarak, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni.
4. Enti pronar i rrugës me urd­hër mund:
a) për një kohë të nevo­jshme, të pezul­lo­jë qarkul­lim­in e të gjitha ose të disa kat­e­gorive mjetesh për motive të sig­urisë pub­like, si dhe për motive urgjente, që kanë të bëjnë me rua­jt­jen e pasurisë rru­gore ose për nevo­ja të karak­ter­it teknik;
b) të ven­dosë detyrime, ndale­sa dhe kufiz­ime të përkohshme ose të përher­shme për çdo rrugë ose pjesë të saj, ose për kat­e­gori të cak­tu­ara mjetesh, në lid­hje me kërke­sat e qarkul­lim­it ose karak­ter­is­tikat struk­tur­ore të rrugës;
c) të rez­er­vo­jë kor­si, edhe të mbro­j­tu­ra, për kat­e­gori të cak­tu­ara mjetesh që lëvizin edhe mbi shi­na, ose për mjete të des­tin­uara për për­dorime të cak­tu­ara;
d) të ndalo­jë, të kufi­zo­jë ose ta kushtë­zo­jë kun­drejt pagesës parkimin a qën­drim­in e mjeteve;
e) të urd­hëro­jë kom­ple­timin e mjeteve me pajis­je antir­rëshqitëse ose goma spe­ciale, për lëviz­je në borë dhe akull;
f) të pezul­lo­jë përko­hë­sisht qën­drim­in në rrugë ose pjesë rruge, për nevo­ja të karak­ter­it teknik a të pastrim­it, duke e bërë të njo­hur këtë pezul­lim me sin­jalet përkatëse jo më pak se 48 orë për­para.
5. Urd­hëre­sat shpallen:
a) për rrugët dhe autostra­dat shtetërore: nga Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar;
b) për rrugët e rrethit: nga kryetari i këshillit të rrethit;
c) për rrugët komu­nale: nga kryetari i komunës ose i bashk­isë;
d) për rrugët e brend­shme: nga tit­ullari i sub­jek­tit që i admin­istron;
e) për rrugët ushtarake: nga koman­dan­ti i zonës ushtarake ter­ri­to­ri­ale.
6. Për rrugët dhe autostra­dat me kon­ce­sion, të drej­tat e pronar­it të rrugës ushtro­hen nga kon­ce­sioneri, i cili njofton para­prak­isht entin pronar të rrugës për çdo masë që merr. Në raste urgjente kon­ce­sioneri mund të mar­rë masa edhe pa komu­nikuar me entin pronar të rrugës, por ky i fun­dit ka të drejtën e anulim­it të tyre, kur është e nevo­jshme.
7. Në mjedis­et e aero­porteve të hapu­ra për trafikun ajror civ­il dhe në zonat por­tuale kom­pe­ten­cat për disi­plin­imin e qarkul­lim­it në rrugët e brend­shme të hapu­ra për për­dorim pub­lik i rez­er­vo­hen përkatë­sisht drej­torit të aero­por­tit dhe drej­torit të por­tit, të cilët pro­ce­do­jnë me urdhra në për­puth­je me nor­mat e këtij Kodi. Në mjedis­et e aero­porteve, në të cilat admin­istri­mi i aerosta­cion­eve u është besuar enteve ose shoqërive të tjera, fuqia urd­hëruese ushtro­het nga drej­tori i aero­por­tit, i cili merr para­prak­isht mendimin e entit ose të shoqërisë së intere­suar.
8. Autoritetet që kanë ven­do­sur ndal­im­in e qarkul­lim­it në zba­tim të pikave 1 dhe 4, shkro­n­jat “a” dhe “b”, mund të bien në mar­rëvesh­je që, për paso­ja të rën­da dhe për rrethana që nuk mund të për­jash­to­hen, të nxjer­rin lejekalime që për­doren në kushte dhe përku­jdesje të veçan­ta.
9. Të gjitha rrugët shtetërore kanë për­parësi, përveç rasteve kur autoriteti kom­pe­tent ven­dos ndryshe për kryqëz­ime të veçan­ta, duke u bazuar në klasi­fikimin e tyre në nenin 2, pika 2 të këtij Kodi. Në rrugë të tjera, ose pjesë rrugësh, për­parësia mund të ven­doset me udhëz­im të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, gjith­monë në bazë të klasi­fikim­it të nen­it 2, pika 2. Për­parësia duhet të bëhet e njo­hur gjith­monë me sin­jale të cak­tu­ara.
10. Enti pronar i rrugës me për­parësi, kur e kërko­jnë inten­siteti ose sig­uria e trafikut, mundet t’i dety­ro­jë me urd­hëresë drejtue­sit e mjeteve të ndalo­jnë për­para se të futen në rrugën me për­parësi.
11. Kur bëhet fjale për dy rrugë me për­parësi, që i përkasin të njëjtit ent, ky ent duhet të për­cak­to­jë dhënien e për­parë­sisë ose ndal­im­in në kryqëz­imin e këtyre dy rrugëve. Kur bëhet fjalë për dy rrugë me për­parësi, që i përkasin enteve të ndryshme, detyrimet e mësipërme duhet të rreg­ul­lo­hen në mar­rëvesh­je ndër­m­jet këtyre dy enteve. Në rast se mar­rëvesh­ja nuk arri­het, ven­doset me urd­hër të min­istrit të Punëve Pub­like dhe trans­portit.
12. Cili­do që nuk zba­ton ndal­im­in e qarkul­lim­it të shpal­lur sipas nor­mave të pikave 1 dhe 3, është objekt i masave admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Nëse shkel­ja kry­het nga drejtue­si i një mjeti për trans­port mall­rash, kur drejtue­si i mjetit është njëko­hë­sisht edhe pronari i mjetit, masa admin­is­tra­tive është gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Në rastin e fun­dit, përveç masës admin­is­tra­tive me gjobë, shto­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për një peri­ud­hë katër mujore, si dhe pezul­li­mi i lejes së qarkul­lim­it të mjetit për të njëjtën peri­ud­hë. Në këtë rast, organet e poli­cisë dety­ro­jnë drejtuesin e mjetit të ndalo­jë udhë­timin dhe, kur ky qën­drim mjeti bëhet pengesë për qarkul­lim­in, merr masa që mjeti të çohet në një zonë të afërt, në të cilën të qën­dro­jë. Gjatë qën­drim­it përgjegjësia për mjetin dhe ngarkesën, që mund të ketë, mbetet e drejtue­sit të mjetit. Nëse dis­poz­i­tat e mësipërme nuk zba­to­hen, zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për 12 muaj.
13. Cili­do që shkel detyrimet e tjera, ndale­sat ose kufizimet e parashikuara në këtë nen, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë, deri në katër mijë lekë. Në rastet e ndalim­it të qën­drim­it gjo­ba është nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Kur kjo shkel­je zgjatet mbi 24 orë, gjo­ba zba­to­het për çdo peri­ud­hë 24 orësh.

 

Neni 7
Rreg­ul­li­mi i qarkul­lim­it në qen­drat e ban­uara

(Hequr fjalë dhe ndryshuar pika 7 dhe 8 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Në qen­drat e ban­uara, komu­nat dhe bashk­itë, me urd­hëresë të kryetar­it të pushtetit lokal, duhet:
a) të zba­to­jnë masat e parashikuara në nenin 6, pikat 1, 2 dhe 4;
b) të kufi­zo­jnë qarkul­lim­in e të gjitha ose të disa kat­e­gorive të mjeteve për nevo­ja të qar­ta dhe të motivuara për paran­dal­im­in e ndot­jes së mje­dis­it dhe mbro­jt­jen e pasurisë artis­tike, të mje­dis­it dhe naty­rore, në për­puth­je me udhëzimet e shpal­lu­ra nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, pasi të jetë mar­rë mendi­mi i Min­istrisë së Shën­de­të­sisë dhe Min­istrisë së Kul­turës, Rin­isë dhe Sporteve;
c) të për­cak­to­jë për­parësitë në rrugë të cak­tu­ara ose pjesë të tyre, ose në një kryqëz­im të cak­tu­ar, në bazë të klasi­fikim­it në nenin 2, dhe, kur inten­siteti a sig­uria e trafikut e kërko­jnë, të dety­ro­jë drejtue­sit e mjeteve që, për­para se të hyjnë në një rrugë të cak­tu­ar, të ndalo­jnë në kryqëz­im dhe t’i japin për­parësi atij që qarkul­lon në këtë rrugë;
d) të rez­er­vo­jë hapësira të cak­tu­ara për qën­drim­in e mjeteve të organ­eve të poli­cisë rru­gore sipas nen­it 12, të zjar­rfikë­seve, të shër­bim­it të ndih­mës së shpe­jtë dhe të atyre në shër­bim të per­son­ave me aftësi të kufizuara lëvizëse, të pajisura me shen­ja spe­ciale, ose për mjetet e shër­bim­it në lin­jë për qën­drim­in e tyre në sta­cionet fun­dore të lin­jave;
e) të cak­to­jë zonat ku lejo­het parki­mi i mjeteve;
f) të cak­to­jë, me vendim të këshillit të komunës o se bashk­isë, zona të des­tin­uara për parkim, në të cilat qën­dri­mi i mjeteve kushtë­zo­het nga page­sa e një shume që varet nga kohëzg­jat­ja e qën­drim­it, duke fik­suar kushtet dhe tar­i­fat;
g) të për­cak­to­jë orarin dhe hapësira të rez­ervuara për mjetet që për­doren për ngarkim dhe shkarkim mall­rash;
h) të cak­to­jë zona të pajisura dhe të rez­ervuara për qën­drim­in dhe parkimin e autokam­peve;
i) të rez­er­vo­jë rrugë për qarkul­lim­in e mjeteve të shër­bim­it të trans­portit pub­lik, me syn­im favoriz­imin e lëvizsh­mërisë urbane.
2. Ndal­i­mi i qën­drim­it nënkup­ton ndal­im­in e qën­drim­it nga ora 800 deri ora 2000 , përveç rasteve kur tre­go­het ndryshe me sin­jale të cak­tu­ara.
3. Për pjesë të rrugëve joko­mu­nale, të cilat për­shko­jnë qen­dra të ban­uara, masat e paraqi­tu­ra në nenin 6, pika 1 dhe 2, janë kom­pe­ten­ca të organ­it kom­pe­tent të pushtetit lokal, kurse ato të paraqi­tu­ra në pikën 4, shkro­n­ja “a”, janë kom­pe­tencë e entit pronar të rrugës.
4. Në rastet e pezul­lim­it të qarkul­lim­it për motive të sig­urim­it pub­lik, sig­urisë së qarkul­lim­it ose nevo­ja të karak­ter­it ushtarak, si dhe atje ku janë ven­do­sur detyrime, ndal­ime a kufiz­ime të përkohshme ose të përher­shme, mund t’u jepen leje të veçan­ta për nevo­ja të domos­doshme mjeteve të poli­cisë, mjekë­sisë, si dhe per­son­ave me aftësi të kufizuar lëvizëse, të pajisura me sin­jale të veçan­ta.
5. Karak­ter­is­tikat, mënyra e ndër­tim­it, pro­ce­du­ra e homologim­it dhe kriteret e ven­dos­jes e të mirëm­ba­jt­jes së sis­te­meve të kon­trol­lit të kohë qën­drim­it në parkime për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
6. Zonat e des­tin­uara për parkim duhet të jenë të ven­do­sura mundë­sisht jashtë kar­rex­hatës dhe gjith­sesi në mënyrë që mjetet e parkuara të mos pen­go­jnë rrjed­hjen e trafikut.
7. Pje­sa e të ard­hu­rave nga parkimet me pagesë, që i takon entit pronar të rrugës, des­ti­no­het për për­mirësimin e infra­struk­turës rru­gore, sin­jal­izim­it rru­gor dhe zgjer­im­in e hapësir­ave të des­tin­uara për parkim.
8. Në rastin kur bashkia ose komu­na për­cak­ton zona parki­mi me pagesë, sipas shkro­n­jës “f” të pikës 1 të këtij neni, admin­istri­mi i këtij shër­bi­mi, me vendim të këshillit përkatës, mund të kry­het:
a) drejt­për­drejt nga struk­tu­rat e bashk­isë ose komunës përkatëse;
b) për parkimet nën­tokë­sore, me kon­ce­sion, sipas ligjit nr. 9663, datë 18. 12. 2006 “Për kon­ce­sionet”;
c) për parkimet në rrugë, nga sub­jekt pri­vat i përzg­jed­hur nga bashkia/komuna, me të cilin kjo e fun­dit mund të lid­hë një kon­tratë shër­bi­mi dhe/ose të kri­jo­jë një shoqëri tregtare të për­bashkët, ose të zgjed­hë çdo for­më tjetër bashkëpuni­mi që lejon legjis­la­cioni në fuqi.
Rreg­ul­lat, kriteret, pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni për përzg­jed­hjen e sub­jek­tit, sipas shkro­n­jës “c” të para­grafit të parë të kësaj pike, për­cak­to­hen me udhëz­im të min­istrit përgjegjës për trans­portin.
Ngarko­het min­istri përgjegjës për trans­portin të nxjer­rë udhëzimet përkatëse bren­da 3 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji.
Bashkia/komuna, duke u mbështe­tur në nevo­jat për parkim, drej­ton dhe orga­ni­zon shër­bimin, në zba­tim të udhëzim­it të min­istrit.
Kryetari i bashkisë/komunës, duke u bazuar në udhëz­imin e min­istrit, zhvil­lon pro­ce­durën për përzg­jed­hjen e sub­jek­tit dhe lidh kon­tratën me të.
Bashkia/komuna që për­cak­ton zona të parkim­it me pagesë, sipas pikës 1 shkro­n­ja “f” të këtij neni, është e detyru­ar që, në pjesë të kësaj zone parki­mi ose në zona të tjera në afër­si të saj, të rez­er­vo­jë një sipër­faqe të për­sh­tat­shme, të des­tin­uar për parkim pa pagesë. Një detyrim i tillë për­jash­to­het për zonat e për­cak­tu­ara në nenin 3 si “zona këm­bë­sore urbane” dhe “zona me trafik të kufizuar”, si dhe në zona të tjera me rëndësi të veçan­të urban­is­tike, ku ka kërke­sa dhe kushte të veçan­ta trafiku.

9. Komu­nat ose bashk­itë, me vendim të këshillit të tyre, kujde­sen për cak­timin e zon­ave urbane këm­bë­sore dhe zon­ave me trafik të kufizuar, duke mar­rë parasysh ndikimin e trafikut në sig­ur­inë e qarkul­lim­it, shën­detin, rendin pub­lik, pasur­inë kul­tur­ore dhe të mje­dis­it, si dhe ter­ri­torin. Në rast urgjence ky cak­tim mund të bëhet me urd­hëresë të kryetar­it të këshillit. Në mënyrë të ngjashme komu­nat ose bashk­itë cak­to­jnë zona të tjera me rëndësi urban­is­tike, për të cilat flitet në pikën 8, të cilat paraqesin kërke­sa të veçan­ta trafiku.
10. Zonat e për­men­dura në pikat 8 dhe 9 tre­go­hen me sin­jale.
11. Zonat e për­men­dura në pikat 8 dhe 9, si dhe në zona të tjera me rëndësi të veçan­të urban­is­tike në të cilat janë të pran­ishme kushte dhe kërke­sa të njëj­ta me ato të parashikuara në pikat e mësipërme, komu­nat ose bashk­itë kanë të drejtë të rez­er­vo­jnë, me urd­hëresë të kryetar­it, hapësira qën­dri­mi vetëm për mjetet pri­vate të banorëve të zonës, falas ose kun­drejt pagesës.
12. Cili­do që nuk respek­ton ndal­im­in e qarkul­lim­it, qarkul­lon në sens të kundërt me atë të lejuar, nuk zba­ton detyrim­in e për­parë­sisë dhe të ndalim­it në kryqëz­im, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë, deri në katër mijë lekë dhe, për rastet kur qarkul­lon në sens të kundërt me atë të lejuar, përveç masës së mësipërme, drejtue­sit të mjetit i pezul­lo­het leja e drej­tim­it për një peri­ud­hë 6‑mujore.
13. Cili­do që shkel detyrimet, ndalimet ose kufizimet e tjera të parashikuara në këtë nen, dëno­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Në rastet e ndal­im qën­drim­it, kur shkel­ja zgjat mbi 24 orë, masa admin­is­tra­tive me gjobë zba­to­het për çdo 24 orë shkel­je ndal­im qën­dri­mi. Për rastet e qën­drimeve me peri­ud­hë kohe të kufizuar a të grafikuar, masa admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë, zba­to­het për çdo peri­ud­hë kohe të shkelur.

 

Neni 8
Qarkul­li­mi në qen­drat e vogla

1. Në qen­drat tur­is­tike dhe kura­tive, kur vështirësitë dhe rrez­iqet e trafikut janë veçanër­isht të shpesh­ta, Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse dhe Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, pasi mar­rin mendimin e pushtetit lokal të intere­suar, me udhëz­im të veçan­të mund të ndalo­jnë, në mua­jt me lëviz­je inten­sive, mje tet që u përkasin per­son­ave që nuk bëjnë pjesë në pop­ullsinë e përher­shme, të futen dhe të qarkul­lo­jnë në këto qen­dra. Me të njëjtin urd­hër mund të ven­dosen për­jash­time në favor të kat­e­gorive të cak­tu­ara të mjeteve.
2. Cili­do që shkel detyrimet e parashikuara në këtë nen, dëno­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.


Neni 9
Garat sportive në rrugë

1. Në rrugë dhe zona pub­like janë të ndalu­ara garat e paau­tor­izuara sportive me mjete ose kaf­shë, si dhe ato atletike. Autor­iz­i­mi lëshohet nga kryetari i komunës, bashk­isë ose rrethit, në ter­ri­toret e të cilave do të zhvil­lo­hen garat me mjete me motor, çik­lis­tike, atletike, ose ato me kaf­shë. Kur veprim­tar­itë sportive shtri­hen në disa rrethe, autor­izimet jepen nga organet kom­pe­tente të pushtetit lokal, pasi mer­ret mendi­mi i fed­er­atës kom­bëtare përkatëse dhe Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse. Në autor­iz­im për­cak­to­hen kushtet, në të cilat duhet të zhvil­lo­hen këto gara sportive.
2. Autor­izimet duhet të kërko­hen nga orga­ni­za­torët të pak­tën 30 ditë për­para veprim­tarisë, për ato në kom­pe­tencë të kryetar­it të komunës, bashk­isë ose rrethit. Dhë­nia e autor­izim­it bëhet me mira­tim të entit pronar të rrugës.
3. Për har­timin e pro­gramit vje­tor të gar­ave nga Komiteti Olimpik, kur pra­nohet karak­teri sportiv i tyre dhe nuk kri­jo­hen kufiz­ime të rëndë­sishme për shër­bimin e trans­portit pub­lik dhe trafikut të zakon­shëm, orga­ni­za­torët duhet t’ua paraqesin kërke­sat e tyre Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, ose pushtetit lokal, bren­da datës 31 dhje­tor të vitit paraard­hës.
4. Autor­iz­i­mi sipas pikës 1, për zhvil­lim­in e gar­ave të parashikuara sipas pro­gramit, duhet kërkuar nga organi kom­pe­tent i pushtetit lokal të pak­tën 30 ditë për­para datës së cak­tu­ar dhe kushtë­zo­het me respek­timin e nor­mave tekniko-sportive dhe të sig­urim­it, si dhe me kolaudimin e zonës së garës dhe pajis­jeve të saj. Kolaudi­mi duhet bërë nga një spe­cial­ist i entit pronar të rrugës dhe me pjesë­mar­rjen e për­faqë­sue­sit të Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik dhe Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, së bashku me për­faqë­sue­sit e organ­eve sportive kom­pe­tente dhe orga­ni­za­torët e garës. Ky kolaudim mund të mos bëhet kur shpe­jtësia e lëviz­jes nuk do ta kalo­jë shpe­jtës­inë e lejuar. Kolaudi­mi është gjith­monë i domos­doshëm të bëhet në ato pjesë rrugë ku do të tejkalo­het shpe­jtësia e lejuar.
5. Në rastet kur për nevo­ja të motivuara duhet të futet një garë e paparashikuar në pro­gram, orga­ni­za­torët, para se të kërko­jnë autor­iz­imin sipas pikës 4, duhet të kërko­jnë mira­timin nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse sipas pikës 3 të pak­tën 60 ditë për­para garës. Organi kom­pe­tent i pushtetit lokal mund të japë autor­iz­imin për ndryshimin e datës së parashikuar në pro­gram, kur organet sportive kom­pe­tente e kërko­jnë këtë për nevo­ja të motivuara.
6. Autor­iz­i­mi i organ­it kom­pe­tent të pushtetit lokal është, gjithash­tu, i kushtëzuar me nën­shkrim­in nga orga­ni­za­torët, të një kon­trate sig­u­ra­cioni për përgjegjës­inë civile ndaj të tretëve. Sig­u­ra­cioni duhet të mbu­lo­jë, gjithash­tu, përgjegjës­inë, për dëmet e mund­shme që mund t’u shkak­to­hen rrugës dhe pajis­jeve të saj.
7. Në fund të çdo gare, organi kom­pe­tent i pushtetit lokal i bën të njo­hur men­jëherë Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, për parashikimin e pro­gramit të vitit të ardhshëm, për­fundimet e garës, duke thek­suar shmang­i­et nga kushtet e autor­izim­it dhe aksi­den­tet që mund të kenë ndod­hur.
8. Cili­do që orga­ni­zon gara sportive të treguara në këtë nen, pa qenë i autor­izuar në mënyrat e parashikuara, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri njëzet mijë lekë, kur bëhet fjalë për gara atletike, çik­lis­tike ose me kaf­shë, si dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur bëhet fjalë për gara me mjete motorike. Në çdo rast autoriteti admin­is­tra­tiv ndër­pret men­jëherë zhvil­lim­in e garës.
9. Cili­do që nuk zba­ton detyrimet, ndale­sat ose kufizimet që parashikon ky nen për zhvil­lim­in e një gare sportive ose kushtet e cak­tu­ara nga autor­iz­i­mi përkatës, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë, kur është fjala për gara atletike, çik­lis­tike ose me kaf­shë, dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur është fjala për gara me mjete motorike.

 

Neni 10
Mjetet jashtë norme dhe trans­portet në kushte jonor­male

1. Kon­sidero­het jashtë norme mjeti që i kalon, për kërke­sa funk­sion­ale të veçan­ta, kufi­jtë e për­masave gabar­itë dhe kufi­jtë e ngarke­save të për­cak­tu­ara në nenet 61 dhe 62.
2. Kon­sidero­het trans­port në kushte jonor­male:
a) trans­porti i një ose më shumë mall­rash të pan­dashme, që për efekt të për­masave të tyre i tejkalo­jnë kufi­jtë e për­masave gabar­itë të për­cak­tu­ara në nenin 61, por që janë gjith­monë bren­da kufi­jve të ngarkesës, të për­cak­tu­ara në nenin 62. Së bashku me mall­rat e pan­dashme mund të trans­porto­hen edhe mall­ra të tjera që janë bren­da kufi­jve të për­masave gabar­itë të për­cak­tu­ara nga neni 61 dhe që gjith­monë nuk kalo­jnë kufi­jtë e ngarkesës të për­cak­tu­ara në nenin 62;
b) trans­porti i bllo­qeve prej guri naty­ror ose objek­teve indus­tri­ale të pan­dashme, i kry­er me mjete jashtë norme, pa kalu­ar kufirin e ngarkesës së përgjithshme të treguar në lejet e qarkul­lim­it dhe, sido­qoftë, për jo më shumë se tri bllo­qe a objek­te, mjaft që të pak­tën një ngarkesë të kërko­jë për­dorim­in e mjeteve jashtë norme dhe kur masa e përgjithshme e sipër­për­men­dur të mos jetë më e mad­he se 40 tonë për mjete teke dhe 86 tonë për mjete me rimorkio ose gjys­më­ri­morki­a­torë. Kufi­jtë e mësipërm mund të kalo­hen vetëm në rastin kur trans­porto­het një copë e vetme e pan­dashme.
3. Kon­sidero­het trans­port jashtë norme edhe ai trans­port i kry­er me mjete:
a) ngarke­sa e pan­dashme e të cilave del jashtë gabariteve të mjetit nga ana e pasme e tij më shumë se 3/10 e gjatë­sisë së tij;
b) që, ndonëse kanë një ngarkesë të pan­dashme që del jashtë gabariteve nga ana e pasme më pak se 3/10, kanë për­masën gabar­itë gjatë­sore, duke përf­shirë edhe ngarkesën, më të mad­he se kufiri gjatë­sor gabar­itë i çdo kat­e­gorie mjetesh;
c) ngarke­sa e pan­dashme e të cilave del jashtë për­masave gabar­itë tërthore të mjeteve;
d) teke ose që for­mo­jnë mjet me rimorkio, të cilat kanë në mënyrë të përher­shme pajis­je të veçan­ta të paraqi­tu­ra në lejet përkatëse të qarkul­lim­it, të des­tin­uara vetëm për trans­portin e mjeteve që kalo­jnë kufi­jtë e parashikuara në nenin 61;
e) me rimorkio ose gjys­më­ri­morkio që për­doren vetëm për trans­portin e kon­te­jn­erëve, që i kalo­jnë për­masat e për­cak­tu­ara në nenin 61 ose ngarke­sat e për­cak­tu­ara në nenin 62;
f) ngarkim-trans­porti të për­cak­tu­ara në nenin 54, pika 1, shkro­n­ja “n”, kur kalo­jnë kufi­jtë e peshave të për­cak­tu­ara në nenin 62;
g) me kar­ro­ceri me lartësi të ndryshueshme që krye­jnë trans­porte kaf­shësh të gjal­la.
4. Quhen mall­ra të pan­dashme, sipas nor­mave të këtij Kodi, ato, për të cilat zvogëli­mi i për­masave a ngarkesës, bren­da kufi­jve të nen­eve 61 dhe 62, mund të sjel­lë dëme ose të prishë funk­sion­imin e tyre a të ceno­jë sig­ur­inë e trans­portit.
5. Mjetet jashtë norme mund të për­doren vetëm nga ndër­mar­rje a shoqëri që ushtro­jnë sipas ligjit veprim­tar­inë e trans­porteve jashtë norme. Regjistri­mi i këtyre mjeteve mund të bëhet vetëm në emër të këtyre ndër­mar­rjeve a shoqërive.
6. Trans­porti dhe mjetet jashtë norme kanë autor­iz­im të veçan­të për qarkul­lim, të lëshuar nga Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar për autostra­dat dhe rrugët shtetërore, nga koman­da e rajonit ushtarak për rrugët ushtarake dhe nga pushteti lokal për rrjetin rru­gor të mbe­tur. Nuk kanë nevo­jë për autor­iz­im mjetet:
a) sipas pikës 3, shkro­n­ja “d”, kur edhe për efekt të ngarkesës nuk e kalo­jnë lartës­inë 4.20 m, si dhe nuk e tejkalo­jnë gjatës­inë me më tepër se 12%, me kufirin mak­si­mal 13.44 m për autom­jetet teke, 20.16 m për autom­jetet me rimorkio dhe 17.36m për gjys­më­ri­morki­a­torët. Ky tejkalim mund të jetë i për­par­më dhe i pas­më, ose vetëm i pas­më për mjetet teke a me rimorkio, dhe vetëm i pas­më për gjys­më­ri­morki­a­torët, me kusht që kush kryen trans­portin të ketë ver­i­fikuar që në itin­er­ar të përf­shi­hen vetëm rrugë ose pjesë rruge që kanë karak­ter­is­ti­ka sipas nen­it 165, pika 4;
b) sipas pikës 3, shkro­n­ja “e” dhe “g”, kur nuk e tejkalo­jnë me ngarkesë lartës­inë 4.30 m dhe për­masat e tjera të për­cak­tu­ara nga neni 61 ose peshat e për­cak­tu­ara nga neni 62, me kusht që kush kryen trans­portin të ketë ver­i­fikuar që në itin­er­ar të përf­shi­hen vetëm rrugë ose pjesë rruge që kanë karak­ter­is­ti­ka sipas nen­it 165, pika 4.
7. Mjetet rru­gore të klasi­fikuara si mak­i­na ngarkim-trans­porti sipas nen­it 54, pika 1, shkro­n­ja “n”, dhe që kalo­jnë kufi­jtë e ngarkesës të për­cak­tu­ara në nenin 62, nuk kanë nevo­jë për autor­iz­im qarkul­li­mi, me kusht që:
a) të mos kalo­jnë kufi­jtë e ngarkesës të treguara në pikën 8 dhe sido­qoftë të mos kalo­jnë kufi­jtë e për­masave gabar­itë të nen­it 61;
b) të qarkul­lo­jnë në rrugë ose pjesë rrugësh që në arkiv, sipas nen­it 221, rezul­to­jnë të kalueshme për mjete të tilla, siç për­cak­to­het në pikën 4 të nen­it 221;
c) nga ana e atij që kryen trans­portin të ver­i­fiko­het që përg­jatë itin­er­ar­it të mos ketë kufiz­ime të ngarkesës së përgjithshme ose për aks, të sin­jal­izuara me tabelat përkatëse;
d) të jetë paguar tak­sa e zhdëm­tim­it të paso­jave të për­dorim­it sipas nen­it 34.
Kur kushtet e pikave “a”, “b” dhe “c” nuk plotë­so­hen, mjetet e sipër­për­men­dura duhet të kërko­jnë autor­iz­imin e parashikuar për të gjitha trans­portet e tjera jashtë norme.
8. Pesha mak­si­male për ngarkesë të plotë të maki­nave të ngarkim-trans­portit, me kusht që aksi më i ngarkuar të mos e kalo­jë ngarkesën 13 tonë, nuk duhet të jetë më e mad­he se:
a) mjete teke me motor:
— me dy akse: 20 tonë
— me tri akse: 33 tonë
— me katër ose më shumë akse, me dy akse të për­parme drejtuese: 40 tonë;
b) kom­pleks mjetesh:
— me katër akse: 44 tonë
— me pesë ose më shumë akse: 56 tonë
— me pesë ose më shumë akse, për trans­portin e betonit me betoniere: 54 tonë.
9. Autor­iz­i­mi jepet për një ose më shumë trans­portime ose për peri­ud­ha të cak­tu­ara kohe në kuf ijtë e ngarkesës mak­si­male teknik­isht të pranueshme. Në autor­iz­im mund të për­cak­to­het itin­er­ari, si dhe shoqëri­mi nga poli­cia rru­gore. Aty ku kushtet e trafikut janë të për­sh­tat­shme, poli­cia rru­gore mund të autor­i­zo­jë ndër­mar­rjen a shoqërinë trans­portuese të për­dorë mjetet e saj për shoqërim­in e ngarkesës, sipas mënyrave të cak­tu­ara në aktet në zba­tim.
10. Autor­iz­i­mi mund të jepet vetëm kur është i pajtueshëm me rua­jt­jen e mbishtre­save të rrugës, me qën­druesh­mërinë e veprave të artit dhe me sig­ur­inë e qarkul­lim­it. Në të janë për­cak­tu­ar kushtet dhe masat e nevo­jshme në lid­hje me sig­ur­inë rru­gore. Nëse gjatë trans­portit në kushte jonor­male, tipi i mjetit, ngarke­sa në akse, peri­ud­ha e kohës së trans­portit ose num­ri i trans­porteve bëhen shkak i paso­jave më të mëd­ha në rrugë nga sa është parashikuar në tak­sën e zhdëm­tim­it të paso­jave të për­dorim­it, duhet të rritet masa e zhdëm­tim­it që i paguhet entit pronar të rrugës. Mënyra e këtij zhdëm­ti­mi për­cak­to­het në pikën 16. Dhë­nia e autor­izim­it kushtë­zo­het nga page­sa e shpen­z­imeve të mund­shme për ver­i­fikime teknike para­prake, orga­niz­imin e trafikut, kur ai është i nevo­jshëm për kry­er­jen e trans­portit, si dhe për punime për­for­cuese të veprave të artit.
11. Autor­iz­i­mi nuk parashiko­het për mjetet jashtë norme të për­men­dura në pikën 1, kur ato qarkul­lo­jnë pa kalu­ar kufi­jtë e për­cak­tu­ar në nenet 61 dhe 62.
12. Nuk për­faqë­son trans­port në kushte jonor­male trans­porti me gjys­më­ri­morki­a­tor, gjys­më­ri­morkio e të cilit është e pajisur me frig­orifer të autor­izuar që zgjatet për­para, me kusht që kom­plek­si të mos i kalo­jë kufi­jtë e për­masave gabar­itë të cak­tu­ara në nenin 61.
13. Mjetet e trans­portit të pasag­jerëve që, për nevo­ja të veçan­ta e të jus­ti­fikuara funk­sion­ale kalo­jnë për­masat ose peshat e për­cak­tu­ara nga nenet 61 dhe 62, përf­shi­hen në grupin e mjeteve të për­men­dura në pikën 1. Kur këto mjete për­dorin sis­teme lëvizëse me ushqim elek­trik, megjithëse e kalo­jnë kufirin gjatë­sor për shkak të krahut të mar­rjes së energjisë elek­trike, nuk pajisen me autor­iz­im. Regjistri­mi dhe autor­iz­i­mi bëhen vetëm në emër të ndër­mar­rjes së autor­izuar për kry­er­jen e trans­portit të pasag­jerëve.
14. Dhë­nia e autor­izim­it kushtë­zo­het nga plotësi­mi i kushteve të paraqi­tu­ra në nenin 92.
15. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen karak­ter­is­tikat kon­struk­tive dhe funk­sion­ale të mjeteve jashtë norme dhe të atyre të për­sh­tatu­ra për trans­porte në kushte jonor­male, si dhe të maki­nave të ngarkim-trans­portit.
16. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen for­malitetet për lëshimin e autor­izim­it për kry­er­jen e trans­portit në kushte jonor­male, tol­er­an­cat e mund­shme, shu­ma sht­esë e zhdëm­tim­it të paso­jave të për­dorim­it në rastin e trans­portit në kushte jonor­male, kur kalo­het ngarke­sa e lejuar, si edhe kriteret e pozi­cionim­it të grupit shoqërues teknik ose të poli­cisë rru­gore.
17. Cili­do që kryen një nga trans­portet në kushte jonor­male të paraqi­tu­ra në pikat 2, 3 dhe 7, si dhe qarkul­lon me një nga mjetet jashtë norme të paraqi­tu­ra në pikën 1, pa mar­rë autor­iz­imin përkatës, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëd­hjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.
18. Cili­do që kryen trans­port në kushte jonor­male ose qarkul­lon me një mjet jashtë norme, pa zbat­u­ar kushtet e për­cak­tu­ara në autor­iz­im, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
19. Cili­do që qarkul­lon pa pasur me vete autor­iz­imin, megjithëse e ka mar­rë atë, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Udhë­ti­mi mund të vazh­do­jë vetëm pasi të paraqitet autor­iz­i­mi. Kjo nuk e për­jash­ton detyrim­in e pagim­it të shumës së mësipërme.
20. Cili­do që për­dor mak­i­na ngarkim-trans­porti për trans­portimin e mall­rave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkro­n­ja “n”, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, si dhe me pezul­lim­in e lejes së qarkul­lim­it nga 1 në 6 muaj. Leja e qarkul­lim­it mer­ret men­jëherë nga ai që kon­sta­ton shkel­jen dhe çohet pa hum­bur kohë në zyrën e regjistrim­it të lejeve të qarkul­lim­it, e cila merr vendimin e pezul­lim­it. Në shkel­jen e tretë bren­da një peri­ud­hë 5‑vjeçare, mer­ret masa admin­is­tra­tive e heq­jes së lejes së qarkul­lim­it si mak­inë ngarkim-trans­porti.
21. Cili­do që për­dor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të për­cak­tu­ar në nenin 62, në rrugë dhe autostra­da që janë për­cak­tu­ar si të pakalueshme sipas kërke­save të këtij neni, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
22. Masat admin­is­tra­tive të parashikuara në pikat 17, 18, 20 dhe 21 zba­to­hen si për drejtuesin e mjetit ash­tu edhe për pronar­in e mjetit, si dhe për porositësin, kur trans­porti kry­het vetëm për llog­a­ri të tij. Në këtë rast, poli­cia e ndalon drejtuesin e mjetit të vazh­do­jë udhë­timin derisa të pajiset me autor­iz­imin përkatës ose të ketë zbat­u­ar kushtet dhe kërke­sat e për­cak­tu­ara në autor­iz­im. Në rast se qën­dri­mi i mjetit në vendin ku është kon­stat­u­ar shkel­ja bëhet shkak për pengimin e qarkul­lim­it, poli­cia bën zhven­dos­jen e mjetit në një zonë të afërt qën­dri­mi. Gjatë qën­drim­it të mjetit përgjegjësia për mjetin dhe ngarkesën mbetet e drejtue­sit të mjetit. Nëse nuk zba­to­hen dis­poz­i­tat e kësaj pike, drejtue­si i mjetit i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive plotë­suese me pezul­lim leje­drej­ti­mi nga një deri në tre muaj.
23. Përveç masave admin­is­tra­tive të parashikuara me gjo­ba në pikat 17, 18, 20 dhe 21, drejtue­sit të mjetit i pezul­lo­het leje­drej­ti­mi për një peri­ud­hë nga një deri në dy muaj, si dhe i pezul­lo­het leja e qarkul­lim­it të mjetit nga tre deri në gjashtë muaj.

 

Neni 11
Shër­bimet e poli­cisë rru­gore dhe të kon­trolleve të tjera në rrugë

1. Shër­bimet e poli­cisë rru­gore janë:
a) paran­dal­i­mi, kon­sta­ti­mi dhe ver­i­fiki­mi i shkel­jeve të rreg­ullave të qarkul­lim­it rru­gor;
b) kon­sta­ti­mi dhe ver­i­fiki­mi i aksi­den­teve rru­gore;
c) kry­er­ja e shër­bimeve të drejt­për­drej­ta për rreg­ul­lim­in e trafikut;
d) shoqëri­mi i mjeteve për sig­urim­in e qarkul­lim­it;
e) kujde­si dhe kon­trol­li i për­dorim­it të rrugës.
2. Organet e poli­cisë rru­gore mar­rin pjesë edhe në opera­cionet e ndih­mës në rrugë. Ato dety­ro­hen të bashkëpuno­jnë në kry­er­jen e mat­jeve për studimet mbi trafikun.
3. Shër­bimet e poli­cisë rru­gore kry­hen nga Min­is­tria e Ren­dit Pub­lik, e cila është kom­pe­tente për bashkërendimin e shër­bim­it të poli­cisë rru­gore me organet e tjera që kanë detyrime në këtë fushë, sipas nen­it 12.
4. Të intere­suar­it mund të kërko­jnë nga organet e poli­cisë, sipas nen­it 12, infor­ma­cione të kufizuara në lid­hje me rrethanat e kry­er­jes së aksi­den­tit, për vend­ba­n­imin e palëve, sig­u­ra­cionin e mjeteve dhe të dhë­nat iden­ti­fikuese të tyre.

 


Neni 12

Kry­er­ja e shër­bimeve të poli­cisë rru­gore dhe e kon­trolleve të tjera në rrugë

(Ndryshuar shkro­n­ja “c” dhe shtu­ar shkro­n­ja “c/1” me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)
1. Kry­er­ja e shër­bimeve të poli­cisë rru­gore të për­cak­tu­ara nga ky Kod i takon:
a) poli­cisë rru­gore në Min­istrinë e Ren­dit Pub­lik;
b) funk­sion­arëve të Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik të ngarkuar për policinë rru­gore;

c) poli­cisë së bashk­isë, në bashk­itë me pop­ull­si më të mad­he se 20 000 banorë, për ter­ri­torin në juridik­sion, vetëm për shkel­jet që kanë të bëjnë me parkimet, të kry­era në rrugët që janë në administrim/pronë të bashk­isë, të parashikuara në nenin 7, me për­jash­tim të pikës 12 të tij, nenin 11 pika 1 shkro­n­jat “a” dhe “e”, nenin 85, 86, 87, 89, 155 pika 6, 156 pika 1 shkro­n­jat “g” dhe “h”, pika 2 shkro­n­jat “d”, “e”, “g”, “h”, “i”, “j”, “k” dhe “l”.
2. Kry­er­ja e shër­bimeve të paraqi­tu­ra në nenin 11, pika 1, shkro­n­jat “a” dhe “b”, i tako­jnë edhe poli­cisë gjyqë­sore sipas Kodit të Pro­ce­durës Penale.
3. Kujde­si dhe kon­trol­li i shfry­tëzim­it ekonomik të mjetit në vende të veçan­ta dhe i rrugëve kry­hen edhe nga per­sona të tjerë, pasi të kenë kalu­ar një provim kual­i­fiki­mi, siç për­cak­to­het në aktet në zba­tim. Këta per­sona mund të jenë:
a) nga struk­tu­rat përkatëse të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, si drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor dhe Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar;
b) nga per­son­eli i zyrave kom­pe­tente në fushën e trans­portit rru­gor të rretheve, bashkive dhe komu­nave, vetëm për shkel­jet e bëra në rrugët që janë pronë e entit, nga i cili varen;
c) nga nëpunës të shtetit, të rretheve, bashkive dhe komu­nave që kanë kual­i­fikimin ose funk­sion­in e mirëm­ba­jtësit të rrugës, duke u kufizuar vetëm në shkel­jet e kry­era në rrugë ose pjesë rruge që janë në përgjegjës­inë e tyre;

c/1) punon­jësit e sub­jek­tit pri­vat, kur admin­istri­mi i parkimeve me pagesë bëhet sipas nen­it 7 pika 8 shkro­n­ja “c” të këtij Kodi, kur kjo kom­pe­tencë i dele­go­het nga këshilli i bashk­isë, në bashk­itë me pop­ull­si më të mad­he se 20 000 banorë;
d) nga per­son­eli i entit heku­rud­hor të shtetit dhe i heku­rud­have në kon­ce­sion, që krye­jnë detyra kon­trol­luese dhe rua­jtëse, duke u kufizuar vetëm në shkel­jet e kry­era në zonën e kalim­it në niv­el që ato admin­istro­jnë;
e) nga per­son­eli i aero­porteve që varen nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, në zonat e për­cak­tu­ara në nenin 6, pika 7.
4. Shoqëri­mi dhe kry­er­ja e shër­bimeve të drejt­për­drej­ta për sig­urim­in e lëviz­jes së kolon­ave ushtarake i tako­jnë edhe ofi­cerëve, nënofi­cerëve dhe ushtarëve të For­cave të Armato­sura, të kual­i­fikuar për këtë dhe të pajisur me dësh­mi nga autoriteti ushtarak kom­pe­tent.
5. Sub­jek­tet e treguara në këtë nen, kur nuk janë me uni­for­më, për përm­bush­jen e detyrave të poli­cisë rru­gore duhet të për­dorin dis­tink­tivin dhe tabelën stan­dard.

KAPITULLI 2
NDËRTIMI DHE MBROJTJA E RRUGËVE

 

KREU 1
NDËRTIMI DHE MBROJTJA E RRUGËVE DHE ZONAVE PUBLIKE

 

Neni 13
Nor­ma për ndër­timin dhe admin­istrim­in e rrugëve

1. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse shpall, bren­da një viti nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi, në bazë të klasi­fikim­it të nen­it 2, rreg­ul­lat funk­sion­ale dhe gjeometrike për ndër­timin, kon­trol­lin dhe kolaudimin e rrugëve dhe impianteve e mjedi­s­eve të shër­bimeve që kanë të bëjnë me to, me për­jash­tim të atyre për për­dorim ushtarak. Rreg­ul­lat duhet të jenë në për­puth­je me sig­ur­inë e qarkul­lim­it për gjithë për­dorue­sit e rrugës, me pakësimin e ndot­jes atmos­ferike dhe zanore, me mbro­jt­jen e për­doruesve të ndërte­save përg­jatë rrugës, si dhe të ndërte­save e mon­u­menteve me vlera të mëd­ha arkitek­tonike ose his­torike. Rreg­ul­lat që kanë të bëjnë me pakësimin e ndot­jes atmos­ferike dhe zanore for­mu­lo­hen në bazë të udhëz­imeve të Min­istrisë së Shën­de­të­sisë.
2. Shman­gia nga rreg­ul­lat e mësipërme lejo­het vetëm për rrugët ekzistuese, kur kushte të veçan­ta lokale, të mje­dis­it, arke­ologjike dhe ekonomike e bëjnë të pamundur zba­timin e tyre, por gjith­monë duke sig­u­ru­ar qarkul­lim­in rru­gor dhe rua­jt­jen e mje­dis­it.
3. Rreg­ul­lat e paraqi­tu­ra në pikën 1 rishiko­hen çdo dy vjet.
4. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tarin ë përkatëse, bren­da një viti nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi, shpall, sipas kritereve të paraqi­tu­ra në pikën 1, udhëzimet për klasi­fikimin funk­sion­al të rrugëve ekzistuese.
5. Entet pronare të rrugëve duhet të klasi­fiko­jnë rrjetin e tyre bren­da 6 mua­jve nga shpall­ja e udhëz­imeve të për­men­dura në pikën 4.
6. Entet pronare të rrugëve janë të detyru­ara të kri­jo­jnë har­tat e rrugëve dhe t’i mba­jnë ato të azhur­nuara, të kri­jo­jnë kadas­trën e rrugëve dhe të pjesëve që i përkasin asaj, sipas mënyrave të për­cak­tu­ara me udhëz­im të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, e cila merr mendimin para­prak të Insti­tu­tit të Studimeve të Trans­portit. Në kadastër duhet të përf­shi­hen edhe impiantet dhe shër­bimet e përher­shme të nevo­jshme për qarkul­lim­in rru­gor.
7. Entet pronare të rrugës janë të detyru­ara të krye­jnë gjatë vitit mat­je dhe hulum­time të trafikut, si dhe të përm­bushin detyrimet ndërkom­bëtare që Shqipëria mund të mar­rë për­sipër në këtë fushë.
8. Për zba­timin e këtij neni Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar, sipas nen­it 35, pika 3, ka për detyrë të mar­rë të dhë­nat e gjithë ter­ri­torit kom­bë­tar, t’i për­puno­jë e pub­liko­jë çdo vit, si dhe t’ua komu­niko­jë ato orga­niz­mave ndërkom­bë­tarë. Kjo struk­turë kujde­set gjithash­tu që entet e ndryshme të zba­to­jnë udhëzimet, rreg­ul­lat dhe afatet kohore të për­cak­tu­ara në këtë nen dhe në aktet në zba­tim të tij.

 

Neni 14
Të drej­tat dhe detyrat e enteve pronare të rrugëve

1. Entet pronare të rrugëve, për garan­timin e sig­urisë dhe rrjedhsh­mërisë së qarkul­lim­it, kanë për detyrë:
a) admin­istrim­in, mirëm­ba­jt­jen dhe pastrim­in e rrugëve, pjesëve që i përkasin rrugës, si dhe të pajis­jeve, impianteve dhe mjedi­s­eve të shër­bimeve;
b) kon­trol­lin teknik të gjend­jes së rrugëve dhe të pjesëve që i përkasin rrugës;
c) ven­dos­jen dhe mirëm­ba­jt­jen e sin­jal­izim­it të për­cak­tu­ar.
2. Entet pronare, gjithash­tu, kanë për detyrë:
a) lëshimin e autor­iz­imeve dhe lejeve, sipas këtij kapit­ul­li;
b) kon­sta­timin e shkel­jeve të dis­poz­i­tave të këtij kapit­ul­li dhe nor­mave të tjera që kanë lid­hje me të, si dhe të nor­mave që përm­ba­hen në autor­izimet dhe lejet.
3. Për rrugët në kon­ce­sion, të drej­tat dhe detyrat e entit pronar të rrugës, të parashikuara nga ky Kod, ushtro­hen nga kon­ce­sioneri, përveç rasteve kur ven­doset ndryshe.


Neni 15
Veprime të ndalu­ara

1. Në të gjitha rrugët dhe pjesët që i përkasn asaj, ndalo­het:
a) të dëm­to­hen në çfarë­do mënyrë veprat e artit, të mbjel­lat dhe impiantet rru­gore, të ndryshohet for­ma dhe të zihet sipër­faq­ja e rrugës ose e pjesëve që i përkasin asaj apo në përgjithësi të kri­jo­hen gjend­je të rrezik­shme për trafikun;
b) të dëm­to­het, të zhven­doset, të hiqet sin­jal­iz­i­mi rru­gor dhe çdo objekt tjetër që i takon atij;
c) të pen­go­het rrjed­h­ja e lirë e ujërave në kanalet ose hen­d­e­qet anë­sore dhe në veprat përkatëse të grum­bul­lim­it dhe shkarkim­it;
d) të pen­go­het rrjed­h­ja e lirë e ujërave që shkarko­hen në ter­renin nën nivelin e rrugës;
e) të qarkul­lo­jnë kaf­shë, duke për­jash­tu­ar rrugët lokale, sipas nor­mave të parashikuara për lëviz­jen e kaf­shëve;
f) të hid­hen ose të grum­bul­lo­hen mbe­tu­ri­na ose mate­ri­ale të çfarë­do llo­ji;
g) të sil­let ose të shpërn­da­het baltë edhe nëpër­m­jet rro­tave të mjeteve që vijnë nga hyr­je ose degëz­ime;
h) të shkarko­hen në kanale dhe hen­d­e­qe, pa leje të rreg­ullt, mate­ri­ale të çfarë­do llo­ji ose të kanal­i­zo­hen në to ujëra të çfarë­do natyre;
i) të hid­hen sende të çdo llo­ji nga mjeti në lëviz­je.
2. Cili­do që nuk respek­ton ndalimet e paraqi­tu­ra në pikën 1, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

 

Neni 16
Brezat e rez­ervuar në pjesët drejtvi­zore dhe zonat e fushë­pam­jes
në kryqëzimet jashtë qen­drave të ban­uara

1. Pronarëve të ter­ren­eve në kufi me pronësitë rru­gore, jashtë qen­drave të ban­uara, u ndalo­het:
a) të hapin kanale, hen­d­e­qe dhe të krye­jnë çfarë­dol­loj gër­mi­mi në ter­renet anash rrugëve;
b) të ndër­to­jnë, të rindër­to­jnë ose të zgjero­jnë anash rrugëve objek­te ose mure rrethues të çfarë­do tipi dhe mate­ri­ali në largësi nga kufiri rru­gor më të vogël se ato të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim për çdo tip rruge;
c) të mbjel­lë pemë anash rrugëve, shkurre e të tjera të këtij llo­ji.
Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen largësitë e ndryshme nga kufiri rru­gor në varësi nga llo­jet e ndal­imeve të treguara.
2. Në kryqëzimet rru­gore në niv­el, brezave të rez­ervuar të treguar në pikën 1, shkro­n­jat “b” dhe “c”, duhet t’u shto­hen zonat e fushë­pam­jes të për­cak­tu­ara nga trekëndëshi që ka dy brin­jë mbi vijat kufizuese të brez­it të rez­ervuar, gjatësia e të cilave e matur nga pika e ndër­pre­rjes së këtyre vijave të jetë sa dyfishi i largë­sive të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim, kurse brin­ja e tretë për­faqë­so­het nga seg­men­ti që bashkon dy pikat ekstreme.
3. Ndalo­het ndër­ti­mi i çdo objek­ti mbitokë­sor pranë dhe në brendësi të kryqëz­imeve në dis­niv­el. Brezat e rez­ervuar për ram­pat e jashtme, duhet të jenë ato që i kor­re­spon­do­jnë rrugës më pak të rëndë­sishme ndër­m­jet atyre që kryqë­zo­hen.

 

Neni 17
Brezat e rez­ervuar në kthe­sat jashtë qen­drave të ban­uara

1. Jashtë qen­drave të ban­uara, në pjesën e brend­shme të kthe­save dhe jashtë pronë­sisë rru­gore, duket të sig­uro­het një brez i rez­ervuar, ku ndalo­het çdo tip ndër­ti­mi, rrethi­mi, të mbjel­lash ose depoz­iti­mi, sipas nor­mave të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim për gjerës­inë e kthesës.
2. Në pjesën e jashtme të kthe­save, brezat e rez­ervuar janë ato të për­cak­tu­ara për rrugët e drej­ta.

 

Neni 18
Brezat e rez­ervuar dhe zonat e fushë­pam­jes në qen­drat e ban­uara

1. Në qen­drat e ban­uara, për ndër­timet ekzistuese e të reja, riparimet, rikon­struk­sionet dhe zgjerimet, brezat e rez­ervuar për mbro­jt­jen e rrugës, të matu­ra nga kufiri rru­gor, nuk duhet të kenë për­masa më të vogla se ato të treguara në aktet në zba­tim, sipas tip­it të rrugës.
2. Në kryqëzimet rru­gore në niv­el, brezave të rez­ervuar të treguar në pikën 1, duhet t’u shto­hen zonat e fushë­pam­jes të për­cak­tu­ara nga trekëndëshi që ka dy brin­jë mbi vijat kufizuese të brez­it të rez­ervuar, gjatësia e të cilave, e matur nga pika e ndër­pre­rjes së këtyre vijave, të jetë sa dyfishi i largë­sive të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim, kurse brin­ja e tretë për­faqë­so­het nga seg­men­ti që bashkon dy pikat ekstreme.
3. Ndalo­het ndër­ti­mi i çdo objek­ti mbitokë­sor pranë dhe në brendësi të kryqëz­imeve në dis­niv­el, që sipas gjykim­it të entit pronar të rrugës pen­gon funk­sion­imin nor­mal të këtij kryqëz­i­mi. Brezat e rez­ervuar për ram­pat e jashtme, duhet të jenë ato që i kor­re­spon­do­jnë rrugës më pak të rëndë­sishme ndër­m­jet atyre që kryqë­zo­hen.
4. Rrethimet dhe të mbjel­lat duhet të real­i­zo­hen sipas plan­eve urban­is­tike dhe të trafikut, si dhe nuk duhet të pen­go­jnë ose zvogëlo­jnë fushë­pam­jen e nevo­jshme për sig­ur­inë e qarkul­lim­it rru­gor.

 

Neni 19
Dis­tan­cat e sig­urisë nga rrugët

1. Gjatë ndër­tim­it të poligon­eve të qit­jes, pun­ishteve ose depove të mate­ri­aleve plasëse, gazesh ose lëng­jesh të ndezshme, të guroreve që shfry­të­zo­hen nëpër­m­jet lëndës plasëse, si dhe të sta­bil­i­menteve që sido­qoftë ndiko­jnë në sig­ur­inë ose shën­detin pub­lik ose rreg­ullsinë e qarkul­lim­it rru­gor, duhet të respek­to­hen largësitë e për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim ose, në mungesë të tyre, nga organi kom­pe­tent i pushtetit lokal, i cili merr para­prak­isht mendimin teknik të entit pronar të rrugës dhe të zjar­rfikësve.
2. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e për­cak­tu­ara në nenet 16, 17, 18 dhe 19, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë dhe është gjithash­tu i detyru­ar të ris­jel­lë në gjend­jen fillestare, me shpen­zimet e tij, vendin ku është kry­er shkel­ja.

 

Neni 20
Zënia e sipër­faqes rru­gore

1. Në rrugët e tip­it A, B, C dhe D, sipas nen­it 2, ndalo­het çdo lloj zënie e sipër­faqes rru­gore, nga panaire dhe treg­je me autom­jete, bara­ka, ten­da etj. Në rrugët e tip­it E dhe F zënia e sipër­faqes rru­gore mund të autor­i­zo­het, me kusht që të për­cak­to­het një itin­er­ar tjetër për trafikun.
2. Nuk lejo­het ven­dos­ja e kioskave, qoshkave të gaze­tave ose e instal­imeve të tjera, edhe me karak­ter të përkohshëm, jashtë qen­drave të ban­uara në brezat e rez­ervuar.
3. Në qen­drat e ban­uara, pa për­jash­tu­ar kufizimet dhe ndalimet e për­cak­tu­ara në nenet dhe pikat e mëparshme, zënia e tro­tu­areve me kios­ka, qosh­ka gaze­tash dhe instal­ime të tjera mund të lejo­het deri në mesin e gjerë­sisë së tyre, me kusht që në vazhdim të këtyre instal­imeve të mbetet e lirë një zonë për qarkul­lim­in e këm­bë­sorëve me gjerësi jo më të vogël se 2 m. Zënia nuk mund të bëhet në brendësi të trekëndëshave të fushë­pam­jes së kryqëz­imeve, të treguara në nenin 18, pika 2.
4. Cili­do që zë sipër­faqen rru­gore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zba­ton kushtet e saj, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

 

Neni 21
Punime, depoz­itime dhe kantiere rru­gore

1. Pa autor­iz­imin ose lejen nga organi kom­pe­tent, sipas nen­it 26, është e ndalu­ar kry­er­ja e punimeve ose depoz­itimeve dhe hap­ja e kantiereve rru­gore, edhe të përkohshme, në rrugë dhe pjesët që i përkasin asaj, si dhe në brezat e rez­ervuar dhe zonat e fushë­pam­jes.
2. Cili­do që kryen punime ose depozi­ton mate­ri­ale në zonat e des­tin­uara për qarkul­lim­in dhe qën­drim­in e mjeteve dhe këm­bë­sorëve, duhet të mar­rë masat e nevo­jshme për sig­urim­in e rreg­ull­sh­mërisë së qarkul­lim­it dhe ta mba­jë atë në funk­sion­im të plotë si ditën, ash­tu edhe natën. Duhet të mar­rë masa të tilla që per­son­eli punues, i ekspozuar ndaj trafikut të mjeteve, të jetë i duk­shëm si ditën ash­tu edhe natën.
3. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen nor­mat që kanë të bëjnë me mënyrat dhe mjetet për kufiz­imin dhe sin­jal­iz­imin e kantiereve, për sig­urim­in e duk­sh­mërisë si ditën, ash­tu edhe natën të per­son­elit punues, për rreg­ul­lim­in e trafikut dhe mënyrat e zhvil­lim­it të punimeve në kantieret rru­gore.
4. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni ose të akteve në zba­tim të tij, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
5. Kundër­va­jtësit e për­cak­tu­ar në nenet 20 dhe 21 dëno­hen, gjithash­tu, me masë adm inis­tra­tive plotë­suese me detyrim­in për heq­jen e objek­teve abuzive, në ngarkim dhe me shpen­zimet e tyre.

 

Neni 22
Hyr­je dhe degëz­ime

1. Pa autor­iz­imin e entit pronar të rrugës nuk mund të për­cak­to­hen hyr­je dhe degëz­ime të reja të rrugës për te tokat ose objek­tet anë­sore dhe as lid­hje të reja me rrugë të për­dorim­it pub­lik a pri­vat.
2. Hyr­jet dhe degëzimet ekzistuese a të autor­izuara duhet të rreg­ul­lo­hen sipas nor­mave të këtij kapit­ul­li.
3. Rrugëkalimet duhet të dal­lo­hen nga shen­ja të veçan­ta, pasi të jenë autor­izuar nga enti pronar i rrugës.
4. Ndalo­het trans­formi­mi i hyr­jeve a degëz­imeve ekzistuese, si dhe ndryshi­mi i mënyrës së për­dorim­it të tyre, përveçse me autor­iz­im të veçan­të të parashikuar në pikën 1.
5. Aktet në zba­tim të nor­mave të këtij Kodi për­cak­to­jnë rastet kur enti pronar i rrugës mund të mos japë autor­iz­imin sipas pikës 1.
6. Cili­do që ka mar­rë autor­iz­imin, duhet të real­i­zo­jë e mirëm­ba­jë, kur është e nevo­jshme, veprat e artit në kanalet anë­sore, pa ndryshuar sek­sion­in e kanalit dhe as karak­ter­is­tikat planal­timetrike të sipër­faqes së rrugës.
7. Aktet në zba­tim të nor­mave të këtij Kodi tre­go­jnë mënyrën e ndër­tim­it e të mirëm­ba­jt­jes së hyr­jeve dhe të degëz­imeve.
8. Lëshi­mi i autor­izim­it për hyr­jet në objek­te të çdo llo­ji është i kushtëzuar me real­iz­imin e parkimeve sipas nor­ma­ti­vave në fuqi për to.
9. Kur disa pronësi përf­shi­hen në mënyrë të natyr­shme ose si paso­jë e ndër­tim­it, të mod­i­fikim­it të objek­teve të për­dorim­it pub­lik, për ato raste kur është i pamundur rreg­ul­li­mi teknik i hyr­jeve ekzistuese, si dhe në rastet kur ka den­sitet të lartë hyr­jesh, ose sa herë që karak­ter­is­tikat planal­timetrike në pjesën e rrugës të pajisur me hyr­je a degëz­ime nuk garan­to­jnë kërke­sat e një qarkul­li­mi nor­mal e të sig­urte, enti pronar i rrugës lëshon autor­iz­imin për hyr­jen apo degëz­imin të kushtëzuar me real­iz­imin e veprave të veçan­ta, sikurse janë lid­hjet rru­gore të pajisura, kryqëzimet në dis­niv­el dhe rrugët para­lele, edhe pse këto vepra, duke u intere­suar disa pronarëve, bëjnë të domos­doshëm kri­jimin e shoqërive të për­bashkë­ta për ndër­timin dhe mirëm­ba­jt­jen e këtyre veprave.
10. Min­is­tria, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse për­cak­ton për çdo rrugë ose për çdo tip rruge që duhet mar­rë në kon­sid­er­atë në funk­sion të trafikut për dy arterie rru­gore që kryqë­zo­hen, karak­ter­is­tikat teknike që duhen për­sh­tatur për real­iz­imin e hyr­jeve dhe degëz­imeve, si edhe kushtet teknike e admin­is­tra­tive, mbi të cilat duhet të bazo­het enti pronar i rrugës për lëshimin e autor­izim­it përkatës. Është gjith­sesi e ndalu­ar hap­ja e hyr­jeve përg­jatë ram­pave të kryqëzim­it në niv­el ose dis­niv­el, si dhe gjatë kor­sive të shpe­j­tim­it a ngadalësim­it.
11. Cili­do që hap hyr­je a degëz­ime të reja ose cili­do që trans­for­mon a ndryshon mënyrën e për­cak­tu­ar të për­dorim­it të atyre ekzistuese pa autor­iz­imin e entit pronar të rrugës, apo që mban në për­dorim hyr­je ekzistuese të paau­tor­izuara, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë lekë deri dyzet mijë lekë. Shkel­ja e mësipërme sjell edhe masa plotë­suese admin­is­tra­tive për riven­dos­jen e gjend­jes fillestare në ngarkim të autorit të shkel­jes dhe me shpen­zimet e tij. Masat plotë­suese nuk zba­to­hen, në qoftë se veprat e real­izuara mund të rreg­ul­lo­hen nëpër­m­jet një autor­iz­i­mi përkatës. Lëshi­mi i këtij autor­iz­i­mi nuk heq gjobën admin­is­tra­tive.
12. Cili­do që shkel nor­mat e tjera të këtij neni dhe aktet përkatëse në zba­tim të tij, është sub­jekt i masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.

 

Neni 23
Rekla­mat në rrugë dhe mbi mjetet rru­gore

1. Përg­jatë rrugëve dhe në vende të duk­shme nga mjetet që kalo­jnë në rrugë, është e ndalu­ar të ven­dosen shen­ja, parul­la, impiante reklami­mi etj., që për nga për­masat, for­ma, ngjyrat, pam­ja dhe vend­ndod­h­ja mund të shkak­to­jnë kon­fuzion me sin­jal­iz­imin rru­gor ose ta bëjnë të vështirë kup­ti­min, dal­lim­in apo efik­a­sitetin e tij, si dhe të shkak­to­jnë shqetësime pamore a të tërhe­qin vëmend­jen e për­doruesve të rrugës me paso­jë rrezikimin e sig­urisë së qarkul­lim­it. Në çdo rast impiante të tilla nuk duhet të for­mo­jnë pengesë apo gjith­sesi vështirësi për qarkul­lim­in e invalidëve. Janë, gjithash­tu, të ndalu­ara tabelat dhe mjetet e tjera të ndrit­shme të reklamim­it që mund të sjellin ver­bim për drejtue­sit e mjeteve rru­gore. Në ishu­jt e trafikut në kryqëz­ime është e ndalu­ar ven­dos­ja e çdo lloj instal­i­mi të ndryshëm nga sin­jal­iz­i­mi rru­gor i për­cak­tu­ar.
2. Ven­dos­ja mbi mjetet rru­gore të shkrimeve a shen­jave rekla­muese të shn­drit­shme ose reflek­tuese lejo­het vetëm sipas kushteve të parashikuara në aktet në zba­tim të nor­mave të këtij Kodi, me qël­lim që të për­jash­to­het çdo rrezik ver­bi­mi a huti­mi për drejtue­sit e mjeteve të tjera.
3. Përg­jatë rrugëve, në mjedis­et ose afër­sitë e vendeve të mbro­j­tu­ra, për shkak të bukurisë së tyre naty­rore dhe peiza­zhis­tike, ose të ndërte­save a vendeve me vlera his­torike e artis­tike, është e ndalu­ar ven­dos­ja e tabelave ose mjeteve të tjera rekla­muese.
4. Për ven­dos­jen e tabelave ose të mjeteve të tj era rekla­muese gjatë rrugës apo në vende të duk­shme nga rru­ga duhet autor­iz­i­mi i entit pronar të rrugës që lëshohet, duke respek­tu­ar këto nor­ma. Në brendësi të qen­drave të ban­uara kom­pe­ten­ca është e komu­nave dhe bashkive, të cilat janë të detyru­ara të mar­rin mira­timin teknik të entit pronar të rrugës, kur rru­ga është shtetërore apo e rrethit.
5. Kur tabelat apo mjetet e tjera rekla­muese janë të duk­shme nga një rrugë tjetër që i për­ket një tjetër enti pronar rruge, autor­iz­i­mi kushtë­zo­het me mira­timin para­prak nga ky i fun­dit. Tabelat ose mjetet e tjera rekla­muese të ven­do­sura përg­jatë lin­jave heku­rud­hore dhe kur janë të duk­shme nga rru­ga, janë sub­jekt i dis­poz­i­tave të këtij neni dhe ven­dos­ja e tyre bëhet me autor­iz­im të entit heku­rud­hor, duke mar­rë mira­timin para­prak të entit pronar të rrugës.
6. Aktet në zba­tim të këtij Kodi për­cak­to­jnë nor­mat për për­masat, karak­ter­is­tikat, vend­ven­dos­jen e mjeteve rekla­muese përg­jatë rrugëve, pjesëve që i përkasin rrugës dhe në sta­cionet e shër­bim­it dhe furnizim­it me kar­bu­rant.
7. Është e ndalu­ar çdo lloj reklame përg­jatë ose e duk­shme nga itin­er­aret ndërkom­bëtare, autostra­dat, rrugët interur­bane krye­sore dhe hyr­jet e tyre. Në këto rrugë lejo­het reklami­mi vetëm në zonat e shër­bim­it ose parkim­it, kur për këtë është mar­rë autor­iz­i­mi nga enti pronar i rrugës, si dhe kur kjo reklamë nuk është e duk­shme nga rru­ga.
8. Është njël­loj e ndalu­ar çdo for­më reklami­mi mbi mjete rru­gore që ka një përm­ba­jt­je, domethënie apo syn­im të kundërt me nor­mat e këtij Kodi.
9. Për­sh­tat­ja e for­mave të rekla­mave ekzistuese me nor­mat e këtij Kodi, pas hyr­jes së tij në fuqi, parashiko­het në aktet në zba­tim.
10. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse mund t’u shpërn­da­jë enteve pronare të rrugëve udhëz­ime për zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij neni dhe të akteve në zba­tim të tij, si dhe urd­hëron, nëpër­m­jet organ­eve të saj, kon­trol­lin e respek­tim­it të këtyre dis­poz­i­tave.
11. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni dhe të akteve në zba­tim të tij, si dhe kushtet e autor­iz­imeve të parashikuara nga ky nen gjo­bitet me një shumë nga njëzet e pesë mijë deri njëqind mijë lekë dhe zba­to­hen masat plotë­suese admin­is­tra­tive që e dety­ro­jnë autorin e shkel­jes të heqë, me shpen­zimet e tij, të gjitha veprat, tabelat, parul­lat dhe çdo tip impianti e for­më reklame.

 

Neni 24
Pjesët që i përkasin rrugës

1. Pjesët që i përkasin rrugës janë pjesët e rrugës të des­tin­uara në mënyrë fikse për shër­bimin ose pajimin funk­sion­al të saj.
2. Pjesët që i përkasin rrugës, rreg­ul­lo­hen nga nor­mat e këtij Kodi dhe aktet në zba­tim të tij; ato nda­hen në pjesë të shfry­tëzim­it dhe pjesë të shër­bim­it.
3. Quhen pjesë shfry­tëz­i­mi pjesët për­bërëse të rrugës ose ato që janë ven­do­sur në mënyrë fikse në trupin e rrugës.
4. Pjesë shër­bi­mi quhen zonat e shër­bim­it me objek­tet përkatëse për furniz­imin dhe pushimin e për­doruesve, zonat e parkim­it, zonat dhe ndërte­sat për mirëm­ba­jt­jen e rrugës apo gjith­sesi të des­tin­uara nga enti pronar ekskluzivisht dhe në mënyrë të vazh­dueshme për t’i shër­by­er rrugës dhe për­doruesve të saj. Pjesët e shër­bim­it të rrugës për­cak­to­hen nga enti pronar i rrugës në bazë të akteve në zba­tim të këtij neni dhe në mënyrë që të mos pen­go­jnë qarkul­lim­in a të kufi­zo­jnë fushë­pam­jen.
5. Pjesët që i përkasin rrugës, të for­muara nga zonat e shër­bim­it, zonat e parkim­it dhe nga ndërte­sat e des­tin­uara për çlod­hje, mund t’u jepen në kon­ce­sion të tretëve, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim.
6. Cili­do që ven­dos apo vë në shfry­tëz­im impiante ose objek­te pa lejen përkatëse, nga autoritetet përkatëse siç është parashikuar nga neni 26 i këtij Kodi, ose i trans­for­mon apo ndryshon mënyrën e për­dorim­it të tyre të parashikuar nga leja e sipër­për­men­dur dhe që shkel kushtet e saj, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
7. Cili­do që shkel kushtet e lejes së sipër­për­men­dur ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.
8. Shkel­jet e mësipërme sjellin si paso­jë masa admin­is­tra­tive plotë­suese me detyrim­in për heq­jen e impianteve ose objek­teve të real­izuara pa leje, në ngarkim e me shpen­zimet e autorit. Shkel­jet sipas pikës 7 sjellin si paso­jë masa admin­is­tra­tive plotë­suese të pezul­lim­it të veprim­tarisë së ushtru­ar deri në zba­timin e kushteve të shkelu­ra. Riven­dos­ja e gjend­jes nor­male nuk e për­jash­ton pagesën e gjobës admin­is­tra­tive të për­cak­tu­ar në pikën 7.

 

Neni 25
Për­shkime dhe për­dori­mi i zonës rru­gore

1. Nuk mund të kry­hen, pa lejen para­prake të entit pronar të rrugës, për­shkime dhe për­dorime të zonës rru­gore dhe pjesëve për­bërëse të saj, si kanale uji, tuba­cione uji, lin­ja elek­trike dhe teleko­mu­nika­cioni ajrorë a nën­tokë­sorë, nënkalime a mbikalime, tele­ferikë të çdo llo­ji, gazs­jel­lës, depozi­ta lëndësh djegëse të lëngë­ta ose të tjera impiante a vepra arti që mund të ceno­jnë gjith­sesi pronës­inë rru­gore. Objek­tet e sipër­për­men­dura duhet të real­i­zo­hen në mënyrë të tillë që për­dori­mi dhe mirëm­ba­jt­ja e tyre të mos pen­go­jë qarkul­lim­in e mjeteve në rrugë, duke sig­u­ru­ar hyr­jen nga brezat e përkatë­sisë.
2. Lejet lëshohen vetëm në raste të domos­doshme, duke bërë para­prak­isht ver­i­fikimin teknik nëpër­m­jet autoritetit kom­pe­tent sipas nen­it 26. Cili­do që nuk respek­ton kushtet e parashikuara në leje apo në nor­mat e akteve përkatëse në zba­tim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
3. Kazanët për mbled­hjen e mbe­turi­nave urbane të çdo llo­ji dhe natyre duhet të ven­dosen në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik apo të mos pen­go­jnë qarkul­lim­in.
4. Aktet në zba­tim për­cak­to­jnë nor­mat për për­shkimin dhe për­dorim­in e zonës së rrugës.
5. Cili­do që real­i­zon një impiant apo objekt siç është parashikuar në pikën 1 ose ndryshon mënyrën e për­dorim­it apo ushtron veprim­tar­inë pa leje, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëd­hjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.
6. Shkel­jet sipas pikave 2–5 sjellin si paso­jë masa admin­is­tra­tive plotë­suese të pezul­lim­it të çdo veprim­tarie deri në zba­timin e kushteve të shkelu­ra, me detyrim­in për heq­jen e impianteve a objek­teve pa leje, në ngarkim e me shpen­zimet e autorit të shkel­jes.

 

Neni 26
Kom­pe­ten­ca për autor­iz­ime dhe kon­ce­sione

1. Autor­izimet, sipas këtij kapit­ul­li lëshohen nga enti pronar i rrugës ose nga ndon­jë ent tjetër i deleguar prej tij apo nga enti kon­ce­sion­er i rrugës, në për­puth­je me kon­tratën përkatëse; delegi­mi i njofto­het Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse ose organ­it kom­pe­tent të pushtetit lokal, kur bëhet fjalë për ente lokale.
2. Autor­izimet dhe kon­ce­sionet, sipas këtij kapit­ul­li, janë kom­pe­tencë e entit pronar të rrugës, kurse për rrugët në kon­ce­sion vepro­het sipas kon­tratës përkatëse.
3. Për pjesët e rrugëve shtetërore, të rrethit a komu­nale që kalo­jnë bren­da qen­drave të vogla të ban­uara, lëshi­mi i autor­izim­it a kon­ce­sion­it është kom­pe­tencë e komunës, pasi të jetë mar­rë mira­ti­mi i entit pronar të rrugës.
4. Ven­dos­ja në rrugë dhe pjesët që i përkasin asaj, e lin­jave heku­rud­hore, tuba­cion­eve a kanal­iz­imeve të tjera të des­tin­uara për për­dorim pub­lik, ose edhe vetëm për­shki­mi i rrugës dhe pjesëve që i përkasin asaj me objek­tet e mësipërme, autor­i­zo­het, vetëm në rastet e domos­doshme, kur është e pamundur teknik­isht çdo zgjid­hje tjetër, me urd­hër të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse dhe të entit pronar të rrugës ose në mar­rëvesh­je me Min­istrinë e Mbro­jt­jes, kur bëhet fjalë për rrugë ushtarake.

 

Neni 27
For­malitete për lëshimin e autor­iz­imeve dhe kon­ce­sion­eve

1. Kërke­sat e drejt­për­drej­ta për mar­rjen e autor­iz­imeve a kon­ce­sion­eve sipas këtij kapit­ul­li i drej­to­hen Autoritetit Rru­gor Kom­bë­tar, kur bëhet fjalë për rrugë apo autostra­da shtetërore. Për rrugët në kon­ce­sion, kërke­sa i drej­to­het entit kon­ce­sion­er, i cili merr masa për t’ia trans­me­t­u­ar, së bashku me mendimin e tij, Autoritetit Rru­gor Kom­bë­tar, kur kon­tra­ta e kon­ce­sion­it nuk i lejon kon­ce­sioner­it t’i lësho­jë vetë këto autor­iz­ime a leje.
2. Kërke­sat për autor­iz­ime dhe kon­ce­sione, që i përkasin rrugëve joshtetërore, i drej­to­hen entit pronar të rrugës.
3. Kërke­sat shoqëro­hen me doku­menta­cionin teknik përkatës dhe angazhimin e kërkue­sit, për të për­bal­lu­ar të gjitha shpen­zimet për shqyr­timin dhe het­imin e nevo­jshëm në vend, duke depoz­i­tu­ar para­prak­isht garan­ci në para.
4. Vendimet për dhënie kon­ce­sioni apo autor­iz­i­mi të parashikuara nga ky kapit­ull, duhet të ako­r­do­hen, për çdo rast, me të drej­tat e të tretëve të intere­suar dhe të kenë detyrim­in e kon­ce­sioner­it apo autor­iz­imin e mar­rësit për të riparu­ar dëmet e mund­shme që janë paso­jë e punimeve, zënieve të tru­al­lit dhe të depoz­itimeve të autor­izuara.
5. Vendimet për dhënie kon­ce­sioni apo autor­iz­i­mi të parashikuara nga ky kapit­ull, që janë të përsërit­shme pas mbarim­it të afatit të tyre, përm­ba­jnë kushtet dhe udhëzimet e karak­ter­it teknik apo admin­is­tra­tiv që ato u nën­shtro­hen, shumën në para të nevo­jshme për zënien e tru­al­lit dhe për për­dorim­in e autor­izuar, si dhe kohëzg­jat­jen që gjith­sesi nuk mund t’i kalo­jë të 20 vjetët. Autoritetet kom­pe­tente të për­cak­tu­ara në nenet 11 e 12 të këtij Kodi, mund ta anu­lo­jnë a mod­i­fiko­jnë atë në çdo kohë, kur shfaqen arsye të intere­sit pub­lik apo të rua­jt­jes së sig­urisë rru­gore, pa pasur asnjë detyrim për zhdëm­time.
6. Kohëzg­jat­ja e zënies së tru­al­lit të rrugës për instal­im­in e shër­bimeve pub­like është e për­cak­tu­ar në bazë të për­fundim­it të parashikuar të punimeve.
7. Shu­ma në para, e nevo­jshme për zënien e rrugëve dhe pjesëve që u përkasin atyre, mund të për­cak­to­het nga enti pronar i rrugës me pagesë vje­tore ose me një pagesë të vetme.
8. Në për­cak­timin e mad­hë­sisë së kësaj shume mer­ren parasysh: paso­jat në rrugë ose autostradë, kur veprim­taria e autor­izuar për­bën objek­tivin krye­sor të ndër­mar­rjes, vlera ekonomike që rrjedh nga mar­r­ja e kon­ce­sion­it apo autor­izim­it, si dhe nga avan­tazhet që nxjerr për­dorue­si.
9. Autoriteti kom­pe­tent, për lëshimin e autor­izim­it a kon­ce­sion­it, mund të kërko­jë depoz­itimin e një garan­cie në para.
10. Cili­do që ndërm err punime, kryen zënie tru­al­li apo depoz­itime që prekin rrugët ose autostra­dat dhe pjesët që u përkasin atyre, për të cilat është lëshuar autor­iz­i­mi përkatës, duhet të mba­jë në vendin e punimeve, të zënies së tru­al­lit a depoz­itim­it, një kop­je të këtij autor­iz­i­mi, që është i detyru­ar t’ua paraqesë, me kërkesën e tyre, funk­sion­arëve, ofi­cerëve ose policëve, siç tre­go­het në nenin 12.
11. Për shkel­jen e dis­poz­i­tave të pikës 10 autori ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë dhe me masën plotë­suese të pezul­lim­it të punimeve. Kur refu­zo­het paraqit­ja e autor­izim­it ose vërte­to­het munge­sa e tij, pezul­li­mi është për­fundim­tar dhe sjell si paso­jë masën admin­is­tra­tive plotë­suese me detyrim­in për riven­dos­jen e gjend­jes nga autori i shkel­jes dhe me shpen­zimet e tij.

 

Neni 28
Detyrime të kon­ce­sion­erëve për kry­er­jen e shër­bimeve të cak­tu­ara

1. Kon­ce­sion­erët e heku­rud­have, të trole­jbusëve, tele­ferikëve, lin­jave elek­trike-tele­fonike, qof­shin këto sipër­faqë­sore ose nën­tokë­sore, të tubave naftëm­ba­jtës e gazm­ba­jtës, të shpërn­dar­jes së ujit të pijshëm ose të gaz­it, si dhe ata të shër­bim­it të mbled­hjes së ujërave të qytetit dhe ata të shër­bimeve që lid­hen me rrugën, janë të detyru­ar të respek­to­jnë kushtet e ven­do­sura nga enti pronar i rrugës për rua­jt­jen e rrugës dhe për sig­ur­inë e qarkul­lim­it rru­gor. Kur bëhet fjalë për impiante që bëjnë pjesë në shër­bimet e trans­portit, këto kushte i njofto­hen Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse dhe rrethit kom­pe­tent.
2. Kur për nevo­ja të rrugës bëhet e domos­doshme heq­ja, ndryshi­mi ose zhven­dos­ja e impianteve të treguara në pikën 1, shpen­zimet përkatëse janë në ngarkim të kon­ce­sioner­it dhe punimet përkatëse duhet të kry­hen bren­da kohës së për­cak­tu­ar nga enti pronar i rrugës. Kur nuk respek­to­het afati i cak­tu­ar, enti pronar i rrugës i kryen vetë punimet e nevo­jshme dhe shpen­zimet i bëhen ngarkim kon­ce­sioner­it, i cili është i detyru­ar të zhdëm­to­jë të gjitha paso­jat që rrjed­hin nga vone­sa e ekzeku­tim­it të punimeve, si dhe të përgjig­jet sipas sank­sion­eve përkatëse të parashikuara nga enti pronar i rrugës.

 

Neni 29
Të mbjel­la dhe gard­he

1. Pronarët që kufi­zo­hen me rrugën janë të detyru­ar t’i mba­jnë gard­het në mënyrë të tillë që të mos e ngush­to­jnë ose të mos e dëm­to­jnë rrugën apo autostradën dhe janë të detyru­ar t’i presin degët e pemëve apo të mbjellave që shtri­hen përtej kufir­it rru­gor dhe që fshe­hin shen­jat rru­gore ose që e bëjnë të pamundur lejuesh­mërinë e tyre nga largësitë dhe kënd­vështrimet e nevo­jshme.
2. Kur për shkak të kohës së keqe ose për çdo lloj arsye tjetër pemët a degët e çfarë­do për­mase dhe të çfarë­do llo­ji bien në rrugë, pronari i tyre është i detyru­ar t’i heqë ato bren­da një kohe sa më të shkurtër.
3. Cili­do që shkel nor­mat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri dyzet mijë lekë, si dhe vepron masa plotë­suese që e dety­ron autorin e shkel­jes të riparo­jë me shpen­zimet e veta vendet e dëm­tu­ara ose të heqë veprat abuzive.

 

Neni 30
Ndër­time, mure dhe vepra mbro­jtëse

1. Ndër­timet dhe muret e çfarë­do llo­ji që janë pranë rrugës duhet të ruhen në mënyrë të tillë që të mos rreziko­het sig­uria pub­like dhe të mos shkak­to­hen dëme mbi rrugët dhe pjesët që i përkasin asaj.
2. Përveç vendimeve që në rastet e jashtëza­kon­shme dhe urgjente mund të nxir­ren nga kryetari i bashk­isë a komunës për rua­jt­jen e sig­urisë pub­like, organi kom­pe­tent i pushtetit lokal, duke mar­rë mendimin e entit pronar të rrugës ose të entit kon­ce­sion­er të rrugës, mund të urd­hëro­jë shem­b­jen ose për­forcimin e mureve dhe ndër­timeve që rreziko­jnë të shkatër­ro­hen, me shpen­z­ime në ngarkim të pronar­it të ndërtesës ose murit që rreziko­het të shem­bet, nëse ky i fun­dit, megjithëse i par­ala­jmëru­ar, nuk ka mar­rë masa për kry­er­jen e punimeve të nevo­jshme.
3. Në rastin e mospërm­bush­jes së detyrim­it në kohën e duhur, autoritetet kom­pe­tente, sipas nor­mave të pikës 2, mar­rin masat e nevo­jshme për shem­b­jen ose për­forcimet, duke ia vënë në ngarkim pronar­it të gjitha shpen­zimet e kry­era për këtë qël­lim.
4. Ndër­ti­mi dhe ripari­mi i veprave mbro­jtëse përg­jatë rrugëve dhe autostra­dave, kur ato shër­be­jnë vetëm për të mbro­j­tur dhe mba­j­tur tru­allin ngji­tur me rrugën, janë në ngarkim të pronar­it të këtij tru­al­li; nëse këto vepra mbro­jtëse kanë për qël­lim mbro­jt­jen e rrugës ose të autostradës, atëherë janë në ngarkim të entit pronar të rrugës.
5. Shpen­zimet nda­hen sipas ndihmesës përkatëse, kur vepra i shër­ben njëko­hë­sisht rrugës dhe pronarëve fqin­jë me rrugën. Shpërn­dar­ja e shpen­z­imeve bëhet me vendim të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit, me propoz­im të zyrës përkatëse të Autoritetit Rru­gor Kom­bë­tar për rrugët shtetërore dhe autostra­dat, dhe në rastet e tjera me vendim të këshillit të rrethit sipas propozim­it të zyrës teknike kom­pe­tente.
6. Ndër­ti­mi i veprave mbro­jtëse që shër­be­jnë vetëm për të mbro­j­tur ose për të mba­j­tur tru­allin ngji­tur me rrugën, të cilat janë të domos­doshme gjatë ndër­tim­it të rrugëve të reja, është në ngarkim të entit, të cilit i takon rru­ga; enti pronar i rrugës është i detyru­ar të krye­jë dhe të për­bal­lo­jë shpen­zimet e nevo­jshme të mirëm­ba­jt­jes dhe rikon­struk­sion­it të këtyre veprave.

 

Neni 31
Mirëm­ba­jt­ja e brig­jeve të rrugës.

1. Pronarët e tru­al­lit ngji­tur me rrugën duhet t’i mirëm­ba­jnë brig­jet e rrugës, qoftë rrugë e ngrit­ur apo e thel­lu­ar, në mënyrë që të pen­go­het copë­ti­mi ose rrëshqit­ja e trupit të rrugës, ku përf­shi­hen edhe veprat mbro­jtëse, për të cilat është folur në nenin 30; të ven­dosin penge­sat e nevo­jshme anash rrugës dhe në pjesët që i përkasin asaj, në mënyrë që të pen­go­het rënia e gurëve ose mate­ri­aleve të tjera mbi rrugë. Duhet, gjithash­tu, të kry­hen, kur duhet, punimet e nevo­jshme të mirëm­ba­jt­jes dhe të mën­janohen veprime që mund të shkak­to­jnë ndod­hitë e sipër­për­men­dura.
2. Shkel­ja e dis­poz­i­tave të mësipërme sjell si paso­jë masën admin­is­tra­tive plotë­suese, që e dety­ron autorin e shkel­jes të riparo­jë, me shpen­zimet e veta, vendet e dëm­tu­ara.

 

Neni 32
Qarkul­li­mi i ujërave

1. Ata që kanë të drejtë t’i kalo­jnë ujërat në hen­d­e­qet e rrugës, janë të detyru­ar të rua­jnë hen­d­e­qet dhe, në rast dëm­ti­mi, t’i shlye­jnë entit pronar të rrugës shpen­zimet e nevo­jshme për mirëm­ba­jt­jen e hen­dekut dhe për riparim­in e dëm­timeve të mund­shme që nuk janë shkak­tu­ar nga të tjerët.
2. Duke për­jash­tu­ar rastet e parashikuara nga neni 33, ata që kanë të drejtë të për­shko­jnë rrugët me tuba ose me kanale ujore, janë të detyru­ar të ndër­to­jnë e mirëm­ba­jnë urat dhe veprat e artit të nevo­jshme për kalim­in e ujërave ose tubave të ujit; duhet, gjithash­tu, të krye­jnë e të mirëm­ba­jnë edhe veprat e tjera të artit që janë ose bëhen të domos­doshme për të ushtru­ar lejen e mar­rë, si dhe për të shman­gur dëm­timet në rrugë që rrjed­hin nga ushtri­mi i kësaj leje­je. Këto vepra duhet të ndër­to­hen sipas kushteve teknike që i bashkëngjiten lejes së lëshuar nga enti pronar i rrugës dhe nën mbikëqyr­jen e këtij të fun­dit.
3. Ujit­ja e tokave anë­sore duhet të kry­het në mënyrë të tillë që ujërat të mos bien mbi rrugë dhe as të mos kalo­jnë përmes saj ose pjesëve që asaj i përkasin, me qël­lim që të shmanget çdo lloj dëm­ti­mi i trupit rru­gor dhe çdo lloj rreziku për qarkul­lim­in. Këtij rreg­ul­li duhet t’i binden gjithë pronarët e tokave anës rrugës, mbi të cilat kry­het ujit­ja.
4. Enti pronar i rrugës, në rast se sub­jek­tet e për­men­dura në pikat 1 dhe 2 nuk zba­to­jnë detyrimet që u tako­jnë, urd­hëron ndër­timin e veprave të nevo­jshme për të real­izuar qël­limet, për të cilat flasin pikat e lart­për­men­dura. Në rast mos­bind­je­je, enti pronar merr masa për kry­er­jen e këtyre punimeve, duke ua vënë në ngarkim këtyre sub­jek­teve shpen­zimet përkatëse.
5. Në të njëjtën mënyrë vepron edhe organi kom­pe­tent i pushtetit lokal për detyrimet e treguara në pikën 1, kur nuk janë përm­bushur në mënyrë të vull­net­shme nga i detyru­ari.

 

Neni 33
Kanalet arti­fi­ciale dhe veprat e artit mbi to

1. Pronarët dhe për­dorue­sit e kanaleve arti­fi­ciale në afër­si të kufir­it rru­gor janë të detyru­ar të zba­to­jnë të gjitha masat e karak­ter­it teknik për të pen­guar derd­hjen e ujërave mbi trupin e rrugës dhe çdo dëm­tim të shkak­tu­ar prej tyre në trupin dhe në brezat e përkatë­sisë së rrugës.
2. Detyri­mi për mirëm­ba­jt­jen dhe ribër­jen e veprave ekzistuese të artit të rrugës mbi kanalet arti­fi­ciale janë në ngarkim të pronarëve dhe të për­doruesve të tyre, me për­jash­tim të rasteve kur provo­het qenia e këtyre kanaleve para ndër­tim­it të rrugës.
3. Veprat ekzistuese të artit me struk­turë druri mbi kanalet arti­fi­ciale që për­shko­jnë rrugën, duhet që gjatë rikon­struk­tim­it të tyre të bëhen me struk­tu­ra murale ose bet­on­arme­je, prej hekuri ose të përzi­er, sipas udhëz­imeve dhe kushteve teknike të entit pronar të rrugës, në për­puth­je me ngarke­sat e lejuara në këtë rrugë. Nuk përf­shi­hen në këtë dis­poz­itë veprat e artit që ndod­hen në rajone ushtarake dhe për të cilat vepro­het ndryshe.
4. Rikon­struk­sioni i veprave të artit prej druri me struk­tu­rat dhe sipas pikave të mësipërme është i detyrueshëm për pronarët ose për­dorue­sit e ujërave dhe bëhet me shpen­zimet e tyre:
a) kur duhet të zhven­dosen ose të zgjero­hen rrugët e për­shkuara nga kanalet arti­fi­ciale;
b) kur, sipas gjykim­it të entit pronar, veprat e artit nuk kanë sig­ur­inë e nevo­jshme.
5. Është, gjithash­tu, në ngarkim të pronarëve të lart­për­men­dur mirëm­ba­jt­ja e veprave të artit të rikon­struk­tu­ara.
6. Në rast zgjer­i­mi të veprave të artit të çfarë­do tipi tjetër, për t’i dhënë mundësi zgjerim­it të rrugës, shpen­zimet përkatëse janë në ngarkim të entit pronar të rrugës; shpen­zimet për mirëm­ba­jt­jen e gjithë veprës së artit mbeten në ngarkim të pronarëve, zotëruesve ose për­doruesve të ujërave.
7. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e nen­it 30, pika 1, u nën­shtro­het sank­sion­eve admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e nen­eve 31, 32 dhe 33 gjo­bitet me dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

 

Neni 34
Detyrime sht­esë për për­sh­tat­jen e infra­struk­tu­rave rru­gore
ndaj maki­nave të ngarkim-trans­portit

1 . Mak­i­nat e ngarkim-trans­portit, për të cilat bëhen parashikime në nenin 54, pika 1, shkro­n­ja (n), duhet të jenë të pajisura, për qël­limet e qarkul­lim­it, me shen­jën dal­luese që provon kry­er­jen e pagesës sht­esë, për zhdëm­tim të paso­jave të për­dorim­it, që është e barabartë në vlerë me tak­sën e përvit­shme të regjistrim­it.
2. Për qarkul­lim­in mbi autostra­da të maki­nave të ngarkim-trans­portit, duhet t’u paguhet pronarëve ose kon­ce­sion­erëve një shumë sht­esë ndaj zhdëm­tim­it të paso­jave të për­dorim­it. Kjo shumë është e barabartë me tar­ifën e autostradës për mjetin në kushte nor­male, të rrit­ur 50%, dhe duhet të paguhet së bashku me tar­ifën nor­male në por­tat e autostradës.
3. Të ard­hu­rat nga tak­sa e zhdëm­tim­it të paso­jave të për­dorim­it derd­hen në një zë të veçan­të në të ard­hu­rat e bux­hetit të shtetit.
4. Aktet në zba­tim për­cak­to­jnë mënyrat e shpërn­dar­jes së të ard­hu­rave, për të cilat bëhet fjalë në pikën 3, enteve pronarë të rrugëve që i për­dorin ekskluzivisht për të mbu­lu­ar shpen­zimet për punimet që lid­hen me për­forcimin, për­sh­tat­jen dhe për­dorim­in e infra­struk­tu­rave.
5. Nëse mak­i­na e ngarkim-trans­portit qarkul­lon pa ven­dos­jen e shen­jës dal­luese, për të cilën flitet në pikën 1, drejtue­si i mjetit ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

KREU 2
ORGANIZIMI I QARKULLIMIT DHE SINJALIZIMIT RRUGOR

 

Neni 35
Kom­pe­ten­cat

(Ndryshuar me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Min­istri, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, është kom­pe­tent për nxjer­rjen e urdhrave dhe udhëz­imeve për orga­niz­imin e qarkul­lim­it dhe të sin­jal­izim­it përkatës rru­gor, pasi ka mar­rë mendimin e min­istrive që mbu­lo­jnë veprim­tar­inë mjedis­ore dhe bashkëren­do­jnë prob­lemet e qev­eris­jes ven­dore dhe decen­tral­izim­it, për çësht­jet bren­da kom­pe­ten­cave të saj, për të gjitha rrugët, për­jash­tu­ar ato që janë vetëm për për­dorim ushtarak, për të cilat kom­pe­ten­cat i ka koman­da ushtarake e ter­ri­torit. Ajo për­cak­ton, gjithash­tu, nor­mat dhe kriteret ku duhet të mbështeten entet pronare të rrugëve, për plan­i­fikimin e trafikut, për rastet e për­cak­tu­ara në aktet që dalin në zba­tim të Kodit.
2. Min­istri, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, është i autor­izuar të për­sh­tatë me aktet e veta, nor­mat e rreg­ul­lores për sin­jal­iz­imin rru­gor, sipas nen­it 44 të këtij Kodi.
3. Min­istri, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, nxjerr akte për sig­ur­inë rru­gore dhe auditimin e saj, sipas për­cak­timeve në aktet në zba­tim, si dhe urd­hëron kon­trol­lin e zba­tim­it të tyre.

 


Neni 36

Plan­et urbane të trafikut, plan­et e trafikut për lëviz­jen interur­bane dhe plani interur­ban i trafikut

(Ndryshuar me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Bashk­itë me pop­ull­si mbi 20 000 banorë janë të detyru­ara të har­to­jnë plan­et urbane të trafikut.
2. Detyrim­it të pikës 1 i nën­shtro­hen edhe bashk­itë e komu­nat me pop­ull­si më të vog ël se 20 000 banorë, ku regjistro­het, gjatë vitit, një fluks tur­istësh, si rezul­tat i rrit­jes së tur­izmit ditor ose ato që duhet të zgjid­hin prob­leme të veçan­ta për shkak të bllokimeve të trafikut rru­gor. Lista e këtyre bashkive dhe komu­nave har­to­het nga këshilli i qarkut dhe pub­liko­het nga min­is­tria përkatëse që mbu­lon këtë fushë.
3. Këshillat e qar­qeve dhe Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar har­to­jnë plan­et e trafikut për lëviz­jen interur­bane, në bashkëpunim me bashk­itë, komu­nat dhe entet e tjera pronare.
4. Plani i trafikut urban syn­on për­mirësimin e kushteve të qarkul­lim­it dhe sig­urisë rru­gore, uljen e ndot­jes akustike, atmos­ferike dhe kur­simin e energjisë, në për­puth­je me rreg­ul­lat urban­is­tike dhe me planin e trans­portit, për rua­jt­jen e vler­ave mjedis­ore, duke për­cak­tu­ar për­parësitë dhe kohën e zba­tim­it të tyre. Plani urban i trafikut parashikon pajis­jen me sis­teme të për­sh­tat­shme teknologjike, të infor­ma­tizuara për rreg­ul­lim­in dhe kon­trol­lin e trafikut, nëpër­m­jet ver­i­fikim­it të ngadalësimeve dhe qën­drimeve, për rreg­ul­lim­in e fluk­sit të trafikut rru­gor, i domos­doshëm për real­iz­imin e objek­ti­vave të për­cak­tu­ar.
5. Këshillat e qar­qeve, bashk­itë dhe komu­nat har­to­jnë dhe përditë­so­jnë plan­et urbane të trafikut dhe plan­et për lëviz­jen interur­bane, sipas kritereve, urdhrave dhe udhëz­imeve të nxjer­ra nga min­istri që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, në bashkëpunim me min­istrinë që mbu­lon veprim­tar­inë mjedis­ore, mbështe­tur në planin kom­bë­tar të trans­portit.
6. Plan­et urbane të trafikut rishiko­hen çdo dy vjet. Kryetarët e këshillave të qar­qeve, të bashkive dhe komu­nave janë të detyru­ar të infor­mo­jnë edhe min­istrinë, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, për fut­jen e të dhë­nave në sis­temin infor­ma­tiv të arkiv­it kom­bë­tar, sipas pikës 2 të nen­it 221 të Kodit.
7. 7. Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar har­ton planin interur­ban të trafikut të mjeteve për akset krye­sore kom­bëtare, të cilin e mira­ton min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse. Plani interur­ban i trafikut rishiko­het çdo dy vjet.

 

Neni 37
Ven­dos­ja dhe mirëm­ba­jt­ja e sin­jal­izim­it rru­gor

1. Ven­dos­ja dhe mirëm­ba­jt­ja e sin­jal­izim­it rru­gor, me për­jash­tim të rasteve për sin­jale të veçan­ta të parashikuara në aktet përkatëse, është në ngarkim:
a) të enteve pronare të rrugës jashtë qen­drave të ban­uara;
b) të bashkive dhe komu­nave, bren­da qen­drave të ban­uara, duke përf­shirë edhe sin­jalet që tre­go­jnë fil­lim­in dhe fundin e qen­drës së ban­uar, edhe kur sin­jalet janë mbi rrugë që nuk i përkasin bashk­isë a komunës;
c) të bashk­isë dhe komunës për rrugët pri­vate të lejuara për për­dorim­in pub­lik dhe për rrugët lokale;
d) të enteve pronare vetëm për sin­jalet që kanë lid­hje me karak­ter­is­tikat struk­tur­ore ose gjeometrike për rrugët në brendësi të qen­drave të ban­uara që nuk janë në pronësi të komunës; sin­jalet e tjera janë në kom­pe­tencën e komunës.
2. Entet, për të cilat flet pika 1, autor­i­zo­jnë vënien e sin­jaleve që tre­go­jnë vendet e shër­bim­it rru­gor, duke përf­shirë edhe sin­jalet rru­gore për në vendet e ndih­mës së shpe­jtë që janë në ngarkim të këtyre enteve. Vënia dhe mirëm­ba­jt­ja e sin­jaleve të sipër­për­men­dura është në ngarkim të atyre që i kanë ven­do­sur.
3. Kundër urd­hëre­save dhe vendimeve që dety­ro­jnë ose që autor­i­zo­jnë vënien e sin­jaleve rru­gore bëhet ankim bren­da trid­hjetë ditëve te min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit.

 

Neni 38
Sin­jal­iz­i­mi rru­gor

1. Në sin­jal­iz­imin rru­gor përf­shi­hen gru­pet e mëposhtme:
a) sin­jalet ver­tikale;
b) sin­jalet hor­i­zon­tale;
c) sin­jalet e ndrit­shme;
d) sin­jalet dhe pajis­jet sht­esë.
2. Për­dorue­sit e rrugës duhe t të respek­to­jnë kushtet që bëhen të ditu­ra nga sin­jalet rru­gore, sikurse edhe për rreg­ul­lat e tjera të qarkul­lim­it. Udhëzimet e sin­jaleve të semaforëve, duke për­jash­tu­ar ato të dri­tave të verd­ha të rrezikut, për të cilat bëhet fjalë në nenin 41, kanë për­parësi mbi sin­jalet ver­tikale dhe hor­i­zon­tale që rreg­ul­lo­jnë për­parës­inë. Udhëzimet e sin­jaleve ver­tikale kanë për­parësi ndaj atyre të sin­jaleve hor­i­zon­tale. Në çdo rast për­parës­inë e kanë sin­jalet e policëve të trafikut sipas nen­it 43.
3. Është e lejuar vënia e përkohshme e sin­jaleve rru­gore për rastet urgjente dhe të domos­doshme, kur sin­jalet e mëparshme shfuqi­zo­hen në bazë të dis­poz­i­tave të pikave 6 dhe 7.
4. Gjithç­ka e për­cak­tu­ar në këto nor­ma dhe në aktet në zba­tim të tyre për sin­jal­iz­imin rru­gor jashtë qen­drave të ban­uara, zba­to­het edhe në rrugët bren­da qen­drave të ban­uara.
5. Në aktet në zba­tim, që i bashkëngjiten këtij Kodi, për­cak­to­hen për secilin grup, sipas pikës 1, sin­jalet e veçan­ta, sis­temet ose mjetet sin­jal­izuese, si dhe emër­ti­mi i tyre, domethë­nia, tipet, karak­ter­is­tikat teknike (for­ma, për­masa, ngjyrat, mate­ri­alet, reflek­tuesh­mëria, ndriçi­mi), mënyrat e shën­jim­it, të ven­dos­jes dhe për­dorim­it (lartësi dhe largësi), nor­mat teknike të shfry­tëzim­it dhe rastet e detyrueshme. Përveç këtyre, janë treguar edhe fig­u­rat e çdo sin­jali të veçan­të dhe komente sqaruese për domethënien e tyre dhe për mënyrën e sjell­jes së për­dorue­sit në rrugë. Sin­jalet ven­dosen në mënyrë të tillë që të mos për­bëjnë pengesë në qarkul­lim­in e per­son­ave invalidë.
6. Vënia e sin­jal­izim­it rru­gor i përgjig­jet kritereve të uni­for­mitetit mbi ter­ri­torin e Repub­likës, të cilat janë për­cak­tu­ar në aktet sipas pikës 5, duke respek­tu­ar nor­ma­ti­vat e Komu­nitetit Evropi­an dhe ato ndërkom­bë­tar në fuqi.
7. Sin­jal­iz­i­mi rru­gor duhet të mba­het gjith­monë në efi­ciencë të përkry­er nga ana e enteve të ngarkuara për vënien e tij në për­dorim dhe duhet të zëvendë­so­het, riparo­het ose hiqet kur është, qoftë edhe pjesër­isht, i pavlef­shëm, ose kur nuk i përgjig­jet më qël­lim­it, për të cilin është vënë.
8. Është e ndalu­ar të ven­doset mbi një sin­jal të çfarë­do grupi, si dhe në pjesën e prapme apo në mba­jtësen e tij, të gjithçka­je që nuk është e parashikuar në aktet në zba­tim.
9. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen hapësir­at e rez­ervuara për instal­im­in e kom­plek­seve sin­jal­izuese të drej­tim­it, në kryqëzimet e rrugëve ose në afër­si të tyre.
10. Vendet e për­dorim­it të detyrueshëm të sin­jal­izim­it rru­gor përf­shi­jnë rrugët e për­dorim­it pub­lik dhe të gjitha rrugët në pronësi pri­vate, që janë të hapu­ra për për­dorim­in pub­lik. Në zonat pri­vate që nuk janë të hapu­ra për për­dorim­in pub­lik, ven­dos­ja dhe për­dori­mi i sin­jal­izim­it duhet të bëhet sipas udhëz­imeve të për­shkru­ara në aktet në zba­tim.
11. Për kërke­sa të veçan­ta të trafikut ushtarak, në rrugët e për­dorim­it pub­lik lejo­het ven­dos­ja e sin­jal­izim­it rru­gor ushtarak, me mënyra të veçan­ta të vend­ven­dos­jes, nor­mat për të cilën janë fik­suar në aktet në zba­tim. Entet pronare të rrugëve janë të detyru­ara të lejo­jnë ven­dos­jen në rrugë në mënyrë të përkohshme ose të përher­shme të sin­jaleve të gjykuara të nevo­jshme nga autoritetet ushtarake për qarkul­lim­in e mjeteve të tyre.
12. Sub­jek­tet e ndryshme që nuk janë ente pronare të rrugës dhe që shke­lin dis­poz­i­tat e pikave 7, 8, 9 dhe 10, ndëshko­hen me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
13. Ndaj enteve pronare të rrugës që nuk përm­bushin detyrimet e këtij neni ose të akteve në zba­tim, apo që nuk për­dorin siç duhet sin­jal­iz­imin e parashikuar, Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse urd­hëron përm­bush­jen e detyrimeve që u tako­jnë. Në rast mos­bind­je­je, bren­da pesëm­bëd­hjetë ditëve nga dhë­nia e urdhrit, min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit merr masa për përm­bush­jen e këtyre detyrimeve, duke i vënë në ngarkim entit pronar të rrugës shpen­zimet përkatëse.
14. Shkel­ja e dis­poz­i­tave të këtij neni nga ana e për­doruesve të rrugës sank­siono­het nga neni 144.

Neni 39
Sin­jale ver­tikale

1. Sin­jalet ver­tikale nda­hen në këto kat­e­gori:
A) Sin­jalet e rrezikut par­ala­jmëro­jnë pran­inë e rrez­iqeve, tre­go­jnë natyrën e tyre dhe i dety­ro­jnë drejtue­sit e mjeteve të mba­jnë një qën­drim të kujdesshëm.
B) Sin­jalet urd­hëruese bëjnë të ditur detyrimet, ndalimet dhe kufizimet, të cilave duhet t’u nën­shtro­hen për­dorue­sit e rrugëve. Ato nda­hen në:
a) sin­jale të për­parë­sisë;
b) sin­jale të ndalim­it;
c) sin­jale të detyrim­it.
C) Sin­jalet treguese u japin për­doruesve të rrugës infor­ma­cionin e nevo­jshëm a të dobishëm për t’i udhëhe­qur dhe për gjet­jen e zon­ave të cak­tu­ara, itin­er­areve, shër­bimeve dhe impianteve. Ato nda­hen në:
a) sin­jale par­ala­jmëruese;
b) sin­jale të drej­tim­it;
c) sin­jale pohuese;
d) sin­jale të iden­ti­fikim­it të rrugëve;
e) sin­jale të itin­er­ar­it;
f) sin­jale të qen­drave të ban­uara;
g) sin­jale të emrave të rrugëve;
h) sin­jale tur­is­tike të ter­ri­torit;
i) sin­jale të tjera që japin infor­ma­cion të dobishëm për drej­timin e mjeteve;
j) sin­jale të tjera që tre­go­jnë impiante dhe shër­bime.
2. Aktet në zba­tim cak­to­jnë for­mat, për­masat, ngjyrat dhe sim­bo­let e sin­jaleve rru­gore ver­tikale dhe mënyrat e vënies e të shfry­tëzim­it të tyre.
3. Ndaj sub­jek­teve të ndryshme që nuk janë ente pronare të rrugës, por që shke­lin dis­poz­i­tat e këtij neni dhe ato të akteve në zba­tim të tij, zba­to­het pika 13 e nen­it 38.

 

Neni 40
Sin­jale hor­i­zon­tale

1. Sin­jalet hor­i­zon­tale të shënuara në rrugë shër­be­jnë për rreg­ul­lim­in e qarkul­lim­it, për të drej­tu­ar për­dorue­sit, si dhe për të dhënë udhëz­ime dhe tregues të dobishëm për sjell­je të veçan­ta që duhen mba­j­tur.
2. Sin­jalet hor­i­zon­tale nda­hen në:
— vija gjatë­sore;
— vija tërthore;
— vend­kalime këm­bë­sorësh ose biçik­le­tash;
— shig­je­ta drejtuese;
— shkrime dhe sim­bole;
— vija kufizuese për vendet e qën­drim­it ose për vendqën­drimet e rez­ervuara;
— ishuj trafiku ose sin­jal­iz­i­mi para­prak për penge­sa bren­da kar­rex­hatës;
— vija kufizuese të sta­cion­eve të qën­drim­it të mjeteve të trans­portit pub­lik të lin­jës;
— sin­jale të tjera të parashikuara nga aktet në zba­tim.
3. Vijat gjatë­sore mund të jenë të vazh­dueshme ose të ndër­pre­ra. Vijat e vazh­dueshme, me për­jash­tim të atyre që kufi­zo­jnë korsinë e emergjencës, tre­go­jnë kufirin e pakapër­cyeshëm të një kor­sie lëviz­je­je ose të kar­rex­hatës, kurse vijat e ndër­pre­ra kufi­zo­jnë kor­sitë e lëviz­jes ose kar­rex­hatën.
4. Një vijë gjatë­sore e vazh­dueshme mund të ven­doset ngji­tur me një të ndër­pre­rë; në këtë rast ato u tre­go­jnë drejtuesve të mjeteve që lëvizin në të djathtë të vijës së ndër­pre­rë, se mund t’i kalo­jnë këto vija.
5. Një vijë tërthore e vazh­d­uar tre­gon kufirin, para të cilit drejtue­si i mjetit është i detyru­ar të ndalo­jë mjetin për të respek­tu­ar sin­jalin e semaforit, sin­jalin “nda­lo dhe jep për­parësi”, sin­jalin “kalim në niv­el” ose sin­jalin e per­son­elit që kryen shër­bimin e poli­cisë rru­gore.
6. Një vijë tërthore e ndër­pre­rë tre­gon kufirin, para të cilit drejtue­si i mjetit është i detyru­ar të ndalo­jë mjetin për të respek­tu­ar sin­jalin “jep për­parësi”.
7. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar nor­mat për for­mat, për­masat, ngjyrat, sim­bo­let dhe karak­ter­is­tikat e sin­jaleve rru­gore hor­i­zon­tale, si dhe për mënyrën e për­dorim­it të tyre.
8. Vijat gjatë­sore të vazh­d­uara nuk duhet të kapërce­hen. Është e ndalu­ar të kapërce­hen vijat gjatë­sore të vazh­d­uara, përveçse nga ana e vijës gjatë­sore të ndër­pre­rë, kur kjo e fun­dit ndod­het ngji­tur me të vazh­d­uarën.
9. Vijat anë­sore të rrugës mund të kalo­hen vetëm nga mjetet e shër­bim­it pub­lik ose të mjeteve që duhet të krye­jnë ndal­ime emergjence.
10. Nuk lejo­het:
a) ndal­i­mi në kar­rex­hatë, anët e së cilës dal­lo­hen nga një vijë e vazh­d­uar;
b) qarkul­li­mi mbi vijat gjatë­sore, përveçse kur ndër­ro­het kor­si;
c) qarkul­li­mi i mjeteve të paau­tor­izuara në kor­sitë e rez­ervuara.
11. Në vend­kalimet e këm­bë­sorëve drejtue­sit e mjeteve duhet t’u japin për­parësi këm­bë­sorëve që kanë fil­lu­ar kalim­in. Vend­kalimet e këm­bë­sorëve duhet të jenë gjith­monë të kalueshme edhe për kar­ro­cat me rro­ta të invalidëve.

 

Neni 41
Sin­jale të ndrit­shme

1. Sin­jalet e ndrit­shme nda­hen në këto kat­e­gori:
a) sin­jale të ndrit­shme rreziku dhe udhëzuese;
b) sin­jale të ndrit­shme treguese;
c) fen­erë semafori nor­male për mjetet;
d) fen­erë semafori kor­sie për mjetet;
e) fen­erë semafori për mjetet e trans­portit pub­lik;
f) fen­erë semafori për këm­bë­sorët;
g) fen­erë semafori për biçik­le­ta;
h) fen­erë semafori për mjetet për kor­si me dy sense lëviz­je­je;
i) fen­erë semafori e verd­hë vezul­luese;
j) fen­erë semafori të veçan­të;
k) sin­jale të ndrit­shme të veçan­ta.
2. Dri­tat e semaforëve nor­malë për mjetet janë me for­më rrethore dhe me ngjyrë:
— të kuqe, që ka kup­ti­min e ndalim­it;
— të verd­hë, që ka kup­ti­min e par­ala­jmërim­it të ndalim­it;
— të gjel­bër, që ka kup­ti­min e rrugës së lirë.
3. Dri­tat e fen­erëve të semaforëve të kor­sisë për mjetet rru­gore kanë for­mën e shig­jetës së ngjy­ro­sur në sfond të zi; ngjyrat janë e kuqe, e verd­hë dhe e gjel­bër; kup­ti­mi është i njëjtë me atë të pikës 2, por vepron vetëm mbi mjetet që lëvizin në drej­timin e treguar nga shig­je­ta.
4. Dri­tat e fen­erëve të semaforëve për mjetet e trans­portit pub­lik kanë for­mën e një shir­i­ti të bard­hë në sfond të zi, hor­i­zon­tal­isht ka kup­ti­min e ndalim­it, ver­tikalisht ose i prirur në të majtë apo në të djathtë ka kup­ti­min e rrugës së lirë ose përkatë­sisht ktheu maj­tas apo djath­tas, si dhe një trekëndësh të verd­hë në sfond të zi që ka kup­ti­min e par­ala­jmërim­it të ndalim­it.
5. Vend­kalimet e semaforizuara të këm­bë­sorëve mund të jenë të pajisura me sin­jal­iz­im zanor për të verbrit. Dri­tat e fen­erëve të semaforit të këm­bë­sorëve janë në for­mën e një këm­bë­sori me ngjyrë në një sfond të zi. Ngjyrat janë:
a) e kuqe, që ka kup­ti­min e ndalim­it dhe nuk i lejon këm­bë­sorët të kalo­jnë ose të zënë kar­rex­hatën;
b) e verd­hë, që ka kup­ti­min e zbraz­jes së vend­kalim­it të këm­bë­sorëve dhe që i lejon këm­bë­sorët që ndod­hen bren­da vend­kalim­it, ta zbrazin sa më shpe­jt atë dhe ndalon ata që janë në tro­tu­ar të hyjnë në kar­rex­hatë;
c) e gjel­bër, që ka kup­ti­min e rrugës së lirë dhe që i lejon këm­bë­sorët t ë kalo­jnë kar­rex­hatën vetëm në drej­tim të dritës së gjel­bër.
6. Dri­tat e fen­erëve të semaforëve për biçik­le­tat kanë for­mën e biçik­letës së ngjy­ro­sur në sfond të zi; ngjyrat janë e kuqe, e verd­hë dhe e gjel­bër; kup­ti­mi është i njëjtë me atë të pikës 2, por vepron vetëm mbi biçik­le­tat që vijnë nga një kor­si biçik­le­tash.
7. Dri­tat e fen­erëve të semaforëve për kor­si me dy sense lëviz­je­je janë: të kuqe dhe në for­më x, me kup­ti­min e ndalim­it të kalim­it nëpër kor­si ose të zënies së rrugëkalim­it poshtë dritës; e gjel­bër, që ka kup­ti­min e lejim­it të kalim­it nëpër kor­si ose të zënies së rrugëkalim­it poshtë dritës.
8. Gjatë peri­ud­hës kur dri­ta e gjel­bër është e ndezur, mjetet mund të lëvizin në të gjitha drej­timet e lejuara nga sin­jalet ver­tikale dhe hor­i­zon­tale; në çdo rast mjetet nuk mund të zënë zonën e kryqëzim­it, nëse drejtue­sit e mjeteve nuk janë të sig­urt se mund ta liro­jnë atë para se të ndizet dri­ta e kuqe; drejtue­sit e mjeteve duhet t’u japin gjith­monë për­parësi këm­bë­sorëve dhe biçik­le­tave, të cilëve u është hapur në të njëjtën kohë dri­ta e gjel­bër, drejtue­sit e mjeteve në kryqëzimet në niv­el duhet t’u japin, gjithash­tu, për­parësi mjeteve që vijnë nga e djath­ta dhe mjeteve të rrymës së trafikut, në të cilën ato po futen.
9. Gjatë peri­ud­hës kur dri­ta e verd­hë është e ndezur, mjetet nuk mund të tejkalo­jnë shen­jat përkatëse të ndalim­it, sikurse flitet në pikën 10, vetëm në qoftë se ndod­hen aq afër këtyre shen­jave në momentin e ndez­jes së dritës së verd­hë, saqë është e pamundur të freno­jnë në mënyrë të sig­urte pa kapër­cy­er këto shen­ja; në këtë rast drejtue­sit e mjeteve duhet të dalin me kujdesin e duhur nga zona e kryqëzim­it.
10. Gjatë peri­ud­hës kur dri­ta e kuqe është e ndezur, mjetet nuk mund të kalo­jnë vijat e për­cak­tu­ara për ndal­im­in; në mungesë të këtyre vijave, mjetet nuk duhet të zënë as zonën e kryqëzim­it dhe as vend­kalim­in e këm­bë­sorëve, si dhe të kalo­jnë sin­jalin sa të mos shohin dot tregue­sit e tij.
11. Ndriçi­mi i dri­tave të semaforit të kor­sisë për mjetet ose ndriçi­mi i dri­tave të semaforit të mjeteve të trans­portit pub­lik kanë të njëjtën domethënie me ndriçimin e dri­tave të semaforit nor­mal, por në këtë rast vle­jnë vetëm për mjetet që duhet të ndjekin drej­timin e treguar nga shig­je­tat, për paso­jë drejtue­sit e këtyre mjeteve duhet t’u përm­ba­hen të njëj­tave dis­pozi­ta si në pikën 8, 9 e 10.
12. Në rastin kur dri­ta e semaforit për këm­bë­sorët ose ajo për biçik­le­tat është e fikur apo tregue­sit nuk janë në rreg­ull, këm­bë­sori a drejtue­si i biçik­letës është i detyru­ar të sil­let me kujdesin më të madh kun­drejt drej­timeve, për të cilat janë të ndezu­ra dri­tat dhe lejo­jnë kalim­in e mjeteve që ndër­priten me tra­jek­toren e tyre të kalim­it.
13. Gjatë kohës së ndez­jes të dritës së gjel­bër, të verd­hë ose të kuqe në for­më biçik­lete, drejtue­si i biçik­letës duhet të vepro­jë një­soj si drejtue­sit e mjeteve në rastin kur janë ndezur dri­tat e semaforit për mjetet nor­male, për të cilat flitet në pikat 8, 9 e 10.
14. Në mungesë të dri­tave të semaforit për biçik­le­tat, drejtue­sit e tyre duhet të sillen mbi kryqëzimet e semaforizuara një­soj si këm­bë­sorët.
15. Gjatë peri­ud­hës së ndez­jes së dri­tave të fen­erëve semaforikë për kor­si me dy sense lëviz­je­je, drejtue­sit e mjeteve nuk mund të lëvizin në këtë kor­si ose të futen në zonën që është poshtë dritës së kuqe në for­më X; mund të lëvizin nëpër kor­si ose të futen në zonën që është poshtë dritës së gjel­bër në for­më shig­jete të kthy­er nga poshtë. Është i pale­jueshëm gjith­sesi ndal­i­mi për­para dri­tave të fen­erëve semaforikë për kor­si me dy sense lëviz­je­je, edhe kur dri­ta është e kuqe në for­më X.
16. Në prani të dritës së verd­hë me llam­pë, siç tre­go­het në pikën 1, shkro­n­ja “i”, mjetet mund të lëvizin, por me shpe­jtësi të moderu­ar dhe me një kujdes të veçan­të, duke respek­tu­ar nor­mat e për­parë­sisë.
17. Kur ndodh ndon­jë avari ose për shkaqe të tjera një dritë semafori për mjetet është e shuar apo paraqet çrreg­ul­lime të ndryshme, drejtue­sit e mjeteve janë të detyru­ar të vepro­jnë me kujdes të madh dhe me një shpe­jtësi min­i­male, edhe në qoftë se në drej­timet e tjera janë ndezur dri­tat që lejo­jnë kalim­in e mjeteve.
18. Me aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar for­mat, karak­ter­is­tikat, për­masat, ngjyrat dhe sin­jalet ndriçuese dhe bashkë me to edhe mënyrat se si të sillen për­dorue­sit e rrugës dhe çfarë qën­dri­mi të mba­jnë në sit­u­a­ta të ndryshme me sin­jalet.

 

Neni 42
Sin­jale plotë­suese

1. Sin­jalet plotë­suese janë të des­tin­uara të tre­go­jnë:
a) drej­timin rru­gor;
b) kthe­sat e veçan­ta dhe pikat kri­tike;
c) penge­sat e ven­do­sura mbi rrugë ose anash saj.
2. Gjithash­tu, sin­jale plotë­suese janë edhe sis­temet e des­tin­uara për të pen­guar vendqën­drim­in dhe për të ngadalë­suar shpe­jtës­inë.
3. Aktet në zba­tim cak­to­jnë for­mat, për­masat dhe sim­bo­let e sin­jaleve plotë­suese, karak­ter­is­tikat e tyre kon­struk­tive dhe mënyrat e ven­dos­jes së tyre.

 

Neni 43
Sin­jal­iz­ime të policëve të trafikut

1. Për­dorue­sit e rrugës janë të detyru­ar t’u binden pa disku­tim sin­jal­iz­imeve të policëve të cak­tu­ar për rreg­ul lim­in e trafikut.
2. Udhëzimet e dhë­na nëpër­m­jet sin­jal­iz­imeve të kry­era nga policët anu­lo­jnë çfarë­do udhëz­i­mi tjetër të dhënë nëpër­m­jet sin­jal­i­tikës rru­gore dhe nor­mave të qarkul­lim­it.
3. Sin­jal­iz­ime të policëve janë veçanër­isht:
a) Krahu i ngrit­ur ver­tikalisht tre­gon “kujdes, nda­lo” për të gjithë për­dorue­sit, me për­jash­tim të drejtuesve të mjeteve që nuk janë më në gjend­je të ndalo­jnë në kushte të mjaftueshme sig­urie; nëse sin­jali jepet në një kryqëz­im, ai nuk do të thotë ndal­im për për­dorue­sit e mjeteve që kanë hyrë tash­më në të;
b) krahët ose krahu i shtrirë hor­i­zon­tal­isht tre­gon “nda­lo” për gjithë ata për­dorues që vijnë nga drej­time që kryqë­zo­hen me drej­timin e treguar nga krahët, kurse për ata që vijnë nga drej­time të njëj­ta me drej­timin e krahëve, ku sin­jal do të thotë “rrugë e lirë”.
4. Pas sin­jal­izim­it të pikës 3, poli­ci mund ta ulë krahun ose krahët; pozi­cioni i ri tre­gon një­soj “ndal” për gjithë për­dorue­sit e rrugës që gjen­den për­bal­lë polic­it ose pra­pa tij, kurse për ata që gjen­den anash tij, ky sin­jal tre­gon që “rru­ga është e lirë”.
5. Policët, për kërke­sa të lid­hen me rrjedhsh­mërinë ose sig­ur­inë e qarkul­lim­it, mund, gjithash­tu, të rritin ose ta zvogëlo­jnë shpe­jtës­inë e mjeteve, të ndalo­jnë ose të kthe­jnë rrjed­ha mjetesh ose mjete të veçan­ta, si dhe të japin urdhra të veçan­të për zgjid­hjen e sit­u­atave të vështi­ra, edhe kur kjo është në kundër­sh­tim me sin­jal­iz­imin ekzistues ose kur është në kundër­sh­tim me nor­mat e qarkul­lim­it.
6. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar sin­jale të tjera që janë të domos­doshme për rreg­ul­lim­in e trafikut, si dhe mënyrat dhe mjetet që e bëjnë më të lehtë njo­hjen dhe pam­jen në largësi, ditën ose natën, të policëve të trafikut dhe të sin­jaleve të tyre, edhe nëpër­m­jet sin­jaleve të posaçme dal­luese.

 

Neni 44
Kalimet në niv­el

1. Pranë kalimeve heku­rud­hore në niv­el me bar­ri­era mund të ven­doset, në të djathtë të rrugës, një sin­jal me një dritë të kuqe të fik­suar, i vënë me shpen­zimet dhe nën kujdesin e admin­istrue­sit të heku­rud­hës, i cili lajmëron në kohën e duhur për mbyll­jen e bar­ri­er­ave dhe që është i pajisur me një sin­jal tjetër akustik. Sis­temet ndriçuese ose akustike janë të detyrueshme kur bëhet fjalë për bar­ri­era të manovrueshme në largësi, ose që nuk janë të duk­shme nga ven­di i manovrës. Kon­sidero­hen bar­ri­era heku­rat, tubat met­a­likë ose mjetet e tjera që shër­be­jnë një­soj si mjete mbyl­lëse.
2. Pranë kalimeve heku­rud­hore në niv­el me gjys­mëbar­ri­erë duhet të ven­dosen në të djathtë të rrugës, nën kujdesin dhe me shpen­zimet e atij që e admin­istron heku­rud­hën, një sis­tem ndriçues me dy dri­ta të kuqe që e alter­no­jnë ndriçimin ndër­m­jet tyre dhe funk­siono­jnë në kohën kur duhet të par­ala­jmëro­jnë për mbyll­jen e gjys­mëbar­ri­er­ave, të lid­hu­ra me një sis­tem me sin­jale akustike. Gjys­mëbar­ri­er­at mund të ven­dosen vetëm në rastin kur kar­rex­ha­ta ku kalo­jnë mjetet është e ndarë në dy sense të ndryshme lëviz­je­je nga trafikn­darëse të pakalueshme që janë shtrirë në gjatës­inë e për­sh­tat­shme. Kalimet në niv­el mbi rrugët me sens unik që janë të pajisura me bar­ri­era, të cilat zënë të gjithë rrugën vetëm në hyr­je të saj, kon­sidero­hen kalime në niv­el me gjys­mëbar­ri­era.
3. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen sin­jale ver­tikale dhe hor­i­zon­tale të detyrueshme për par­ala­jmërim­in dhe për sin­jal­iz­imin e kalimeve në niv­el, karak­ter­is­tikat e sin­jaleve ver­tikale, ndriçuese dhe akustike, si dhe sipër­faqet min­i­male të ndriçuara të bar­ri­er­ave, të gjys­mëbar­ri­er­ave dhe të kavale­tave që ven­dosen në rast avarie.
4. Veprat e domos­doshme për të sig­u­ru­ar fushë­pam­jen e heku­rud­have kanë karak­ter të shër­bim­it në dobi të pub­likut.

 

Neni 45
Uni­for­miteti i sin­jal­iz­imeve, mjetet e rreg­ul­lim­it e të kon­trol­lit dhe homologimet

1. Janë të ndalu­ara prod­hi­mi dhe vënia e sin­jal­iz­imeve rru­gore të paparashikuara nga ky Kod dhe aktet në zba­tim të tij.
2. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse urd­hëron entet pronare, kon­ce­sionere ose admin­istrues të rrugëve, bashk­itë, komu­nat, rre­thet, ndër­mar­rjet ose per­son­at e autor­izuar dhe të ngarkuar me vënien e sin­jal­iz­imeve rru­gore, të zëvendë­so­jnë, zhven­dosin, heqin a kor­rigjo­jnë, bren­da një afati kohor prej pesëm­bëd­hjetë ditësh, çdo sin­jal të papër­sh­tat­shëm për karak­ter­is­tikat, mënyrën e zgjed­hjes së sim­bolit, mënyrën e ven­dos­jes dhe për vendin ku është vënë. Kjo ndodh kur nuk është siç është parashikuar në Kod ose aktet përkatëse në zba­tim dhe e bëjnë të papër­sh­tat­shëm një sin­jal që mund të sjel­lë çrreg­ul­lime a ngatër­rime në rrugë me sin­jale të tjera. Gjithash­tu, duhet të ven­dosen sin­jal­izimet rru­gore edhe atje ku mungo­jnë.
3. Me kalim­in e afat­eve të për­cak­tu­ara në pikën 2, lëviz­ja, zëvendësi­mi, ven­dos­ja, zhven­dos­ja dhe kor­rigji­mi i gjithçka­je tjetër që duhet për të rreg­ul­lu­ar sin­jal­iz­imin rru­gor, kry­het nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse me shpen­zimet e enteve pronare të rrugës.
4. Për sin­jalet që tre­go­jnë instal­ime a shër­bime të vëna në për­dorim nga sub­jek­tet e autor­izuara, enti pronar i rrugës mund t’u komu­niko­jë, kur është e nevo­jshme, këtyre sub­jek­teve për riin­te­grim­in, zhven­dos­jen ose heq­jen e men­jëher­shme bren­da 10 ditëve, të sin­jaleve që nuk janë në për­puth­je me nor­mat sipas pikës 2, ose që janë edhe vetëm pjesër­isht të dëm­tu­ara, ose që nuk i përgjig­jen më kushteve lokale dhe që mund të shqetë­so­jnë a të ngatër­ro­jnë duk­sh­mërinë e sin­jaleve të tjera rru­gore. Me mbarim­in e afatit të për­cak­tu­ar në komu­nikim, enti pronar i rrugës vepron vetën me shpen­zimet në ngarkim të shkelësit. Organi kom­pe­tent i pushtetit lokal, me kërkesë të entit pronar, urd­hëron pagesën e tij. Urdhri i tij është i for­mës së pre­rë.
5. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar sin­jalet, sis­temet, aparat­u­rat dhe të tjera mjete teknike të kon­trol­lit dhe rreg­ul­lim­it të trafikut, si dhe ato akte të ver­i­fikim­it dhe iden­ti­fikim­it automatik të shkel­jeve të nor­mave të qarkul­lim­it dhe të mate­ri­aleve që për nga fab­riki­mi dhe shpërn­dar­ja e tyre janë sub­jekt i mira­tim­it dhe homologim­it nga ana e Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, duke ver­i­fikuar para­prak­isht karak­ter­is­tikat gjeometrike, fotometrike, funk­sion­ale dhe gjithç­ka tjetër të nevo­jshme. Në të njëj­tat akte në zba­tim janë për­cak­tu­ar, gjithash­tu, edhe mënyrat e homologim­it e të mira­tim­it.
6. Cili­do që shkel nor­mat e pikës 1 dhe të akteve përkatëse në zba­tim, dëno­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë lekë deri në njëqind mijë lekë.
7. Prod­hi­mi i sin­jal­iz­imeve rru­gore lejo­het vetëm për ndër­mar­rjet e licen­cuara nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, sipas nen­it 35, pika 3, që parashikon nëpër­m­jet një shër­bi­mi të veçan­të, ver­i­fikimin e kërke­save teknike, pro­fe­sion­ale dhe për­dorim­in e atre­cat­u­rave të për­sh­tat­shme, që tre­go­hen në aktet në zba­tim.
8. Cili­do që në mënyrë abuzive prod­hon ose shet sin­jale, sis­teme ose aparatu­ra sipas pikës 5, të paho­mo­loguara ose që nuk për­puthen me pro­totipin e homo­loguar, kur ky akt nuk për­bën krim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëd­hjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. Kjo shkel­je shoqëro­het me masë admin­is­tra­tive të kon­fiskim­it të objek­teve të shkel­jes.

KAPITULLI 3
MJETET RRUGORE

 

KREU 1
MJETET RRUGORE NË PËRGJITHËSI

 

Neni 46
Përku­fiz­i­mi i mjetit rru­gor

1. Sipas këtij Kodi, quhen mjete rru­gore të gjitha llo­jet e mjeteve që qarkul­lo­jnë në rrugë dhe që drej­to­hen nga njeriu. Nuk quhen mjete rru­gore mjetet që për­doren nga fëmi­jët ose invalidët që, edhe pse mund të kenë motor, nuk i kalo­jnë kufi­jtë e për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim.

 

Neni 47
Klasi­fiki­mi i mjeteve rru­gore

1. Mjetet, sipas qël­limeve të për­cak­tu­ara në këtë Kod, klasi­fiko­hen si vijon:
a) mjete që lëvizin me for­cën e krahut;
b) mjete të tërhe­qura me kaf­shë;
c) biçik­le­ta;
d) sli­ta;
e) cik­lo­mo­tori;
f) motom­jete;
g) autom­jete;
h) trole­jbusë;
i) rimorkio;
j) mak­i­na bujqë­sore;
k) mak­i­na teknologjike;
l) mjete rru­gore të veçan­ta.
2. Mjete me motor dhe rimorkiot e tyre sipas pikës 1, shkro­n­jat “e”, “f”, “g”, “h”, “i” dhe “l”, klasi­fiko­hen, gjithash­tu, në bazë të kat­e­gorive ndërkom­bëtare si vijon:
a) — kat­e­go­ria L1: mjete me dy rro­ta, cilin­dra­ta e motorit (kur flitet për motor me djegie të brend­shme) të mos i kalo­jë 50 cc (cen­time­tra në kub) dhe me shpe­jtësi mak­si­male të pro­jek­tu­ar (për çdo lloj sis­te­mi motorik) jo më të mad­he se 50 km/h;
— kat­e­go­ria L2: mjete me tri rro­ta, cilin­dra­ta e motorit (kur flitet për motor me djegie të brend­shme) të mos i kalo­jë të 50 cc dhe me shpe­jtësi mak­si­male të pro­jek­tu­ar (për çdo lloj sis­te­mi motorik) jo më të mad­he se 50 km/h;
— kat­e­go­ria L3: mjete me dy rro­ta, cilin­dra­ta e motorit (kur flitet për motor me djegie të brend­shme) është më e mad­he se 50 cc dhe me shpe­jtësi mak­si­male të pro­jek­tu­ar (për çdo lloj sis­te­mi motorik) më të mad­he se 50 km/h;
— kat­e­go­ria L4: mjete me tri rro­ta asimetrike ndaj aksit gjatë­sor të mesit, cilin­dra­ta e motorit (kur flitet për motor me djegie të brend­shme) është më e mad­he se 50 cc dhe me shpe­jtësi mak­si­male të pro­jek­tu­ar (për çdo lloj sis­te­mi motorik) më të mad­he 50 km/h (motorë me kosh);
— kat­e­go­ria L5: mjete me tri rro­ta simetrike ndaj aksit gjatë­sor të mesit, cilin­dra­ta e motorit (kur flitet për motor me djegie të brend­shme) është më e mad­he se 50 cc dhe me shpe­jtësi mak­si­male të pro­jek­tu­ar (për çdo lloj sis­te­mi motorik) më të mad­he se 50 km/h;
b) — kat­e­go­ria M: mjete me motor të des­tin­uara për trans­port njerëzish dhe që kanë të pak­tën katër rro­ta;
— kat­e­go­ria M1: mjete të des­tin­uara për trans­port njerëzish dhe që nuk kanë më shumë se tetë nden­jëse, përveç nden­jës­es së drejtue­sit të mjetit;
— kat­e­go­ria M2: mjete të des­tin­uara për trans­port njerëzish dhe që kanë më shumë se tetë nden­jëse, përveç nden­jës­es së drejtue­sit të mjetit dhe peshë mak­si­male me ngarkesë deri 5 tonë;
— kat­e­go­ria M3: mjete të des­tin­uara për trans­port njerëzish dhe që kanë më shumë se tetë nden­jëse, përveç nden­jës­es së drejtue­sit të mjetit dhe peshë mak­si­male me ngarkesë më të mad­he se 5 tonë;
c) — kat­e­go­ria N: mjete me motor të des­tin­uara për trans­port mall­rash dhe që kanë të pak­tën katër rro­ta;
— kat­e­go­ria N1: mjete të des­tin­uara për trans­port mall­rash dhe që kanë peshë mak­si­male me ngarkesë jo më të mad­he se 3,5 tonë;
— kat­e­go­ria N2: mjete të des­tin­uara për trans­port mall­rash, me peshë mak­si­male me ngarkesë më të mad­he se 3,5 tonë, por jo më të mad­he se 12 tonë;
— kat­e­go­ria N3: mjete të des­tin­uara për trans­port mall­rash, me peshë mak­si­male me ngarkesë më të mad­he se 12 tonë;
d) — kat­e­go­ria O: rimorkiot (përf­shirë edhe gjys­më­ri­morkiot);
— kat­e­go­ria O1: rimorkio me peshë mak­si­male me ngarkesë jo më të mad­he se 0,75 tonë,
— kat­e­go­ria O2: rimorkio me peshë mak­si­male me ngarkesë më të mad­he se 0,75 tonë, por jo më të mad­he se 3,5 tonë;
— kat­e­go­ria O3: rimorkio me peshë mak­si­male me ngarkesë më të mad­he se 3,5 tonë, por jo më të mad­he se 10 tonë;
— kat­e­go­ria O4: rimorkio me peshë mak­si­male me ngarkesë më të mad­he se 10 tonë.

 

Neni 48
Mjete që lëvizin me for­cën e krahut

Mjete që lëvizin me for­cën e krahut, janë ato mjete që:
a) shty­hen ose tërhiqen nga njeriu në këm­bë;
b) vihen në lëviz­je nga for­ca musku­lare e drejtue­sit të tyre.

 

Neni 49
Mjete të tërhe­qura me kaf­shë

1. Mjetet të tërhe­qura me kaf­shë janë mjete që tërhiqen nga një ose më shumë kaf­shë dhe që nda­hen në:
a) mjete të des­tin­uara krye­sisht për trans­port njerëzish;
b) mjete të des­tin­uara krye­sisht për trans­port mall­rash;
c) kar­ro bujqë­sore të des­tin­uara vetëm për për­dorim në bujqësi.
2. Mjetet që tërhiqen nga kaf­shët dhe që janë të pajisura me rrëshqitëse quhen sli­ta.

 

Neni 50
Biçik­le­tat

1. Biçik­le­tat janë mjete me dy ose me më shumë rro­ta që vihen në lëviz­je vetëm në sajë të veprim­it të musku­jve, nëpër­m­jet ped­aleve ose sis­te­meve të ngjashme dhe që drej­to­hen nga njerëz­it e hipur në to.
2. Biçik­le­tat nuk mund të tejkalo­jnë 1.30 m gjerësi, 3 m gjatësi dhe 2.20 m lartësi.

 

Neni 51
Sli­tat

Rreg­ul­li­mi i sli­tave dhe i të gjitha mjeteve të pajisura me rrëshqitëse lejo­het vetëm kur rrugët janë të mbu­lu­ara me akull ose me borë me trashës­inë e duhur për të mos lejuar dëm­timin e mbishtresës së rrugës.
2. Cili­do që qarkul­lon me sli­ta në mungesë të kushteve për të cilat u fol në pikën 1, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.

 

Neni 52
Cik­lo­mo­torët

1. Cik­lo­mo­torët janë mjete me motor, me dy ose tri rro­ta, që kanë këto karak­ter­is­ti­ka:
a) motor me cilin­drat jo më të mëd­ha se 50 cc, në qoftë se është motor me djegie të brend­shme;
b) aftësi lëvizëse mbi rrugë hor­i­zon­tale me një shpe­jtësi deri në 50 km/h;
c) nden­jëse njëvendëshe që nuk lejon trans­portin e një njeriu tjetër, përveç drejtue­sit të mjetit.
2. Cik­lo­mo­torët me tri rro­ta, në sajë të ndër­tim­it të tyre, mund të për­doren për trans­port mall­rash; pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë dhe për­masat gabar­itë nuk mund të jenë më të mëd­ha se sa kufi­jtë e për­cak­tu­ar me udhëz­im të veçan­të të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, në për­puth­je me nor­ma­ti­vat e Komu­nitetit Evropi­an.
3. Karak­ter­is­tikat, për të cilat bëhet fjalë në pikat 1 dhe 2, janë karak­ter­is­tikat kon­struk­tive të mjetit. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar kriteret për për­cak­timin e karak­ter­is­tikave të sipërtreguara dhe mënyrat për kon­trol­lin e tyre, si dhe udhëzimet teknike për ver­i­fikimin e tyre me gjend­jen fak­tike.
4. Mjetet e mësipërme, kur e kalo­jnë kufirin e për­cak­tu­ar, qoftë edhe për njërën prej karak­ter­is­tikave të treguara në pikat 1 dhe 2, kon­sidero­hen si motom­jete.

 

Neni 53
Motom­jetet

1. Motom­jetet janë mjete me motor, me dy, tri ose katër rro­ta dhe nda­hen në:
a) motorë: mjete me dy rro­ta, të des­tin­uara për trans­port njerëzish, në numër jo më të madh se dy veta, duke përf­shirë edhe drejtuesin e mjetit;
b) motorë me kosh: mjete me tri rro­ta, të des­tin­uara për trans­port njerëzish, të pajisura me kar­ro­ceri të për­sh­tat­shme dhe të afta të mba­jnë deri në katër njerëz, duke përf­shirë edhe drejtuesin e mjetit;
c) motom­jetet për trans­port të përzi­er: mjete me tri rro­ta të des­tin­uara për trans­port njerëzish ose mall­rash, kanë mak­si­mu­mi katër nden­jëse, duke përf­shirë edhe atë të drejtue­sit të mjetit;
d) motokar­ro: mjet me tri rro­ta, i des­tin­uar për trans­port malli;
e) mototërhe­qës: motokar­ro me tri rro­ta, e des­tin­uar për tërhe­q­jen e gjys­më­ri­morkiove;
f) motokar­ro për trans­porte të veçan­ta: mjete me tri rro­ta, të des­tin­uara për trans­portin e disa mall­rave ose njerëzve të cak­tu­ar në kushte të veçan­ta dhe karak­ter­i­zo­hen nga pajis­ja, në mënyrë të përher­shme, me mekaniz­ma spe­cialë që i shër­be­jnë këtij qël­li­mi;
g) motokar­ro për për­dorim të veçan­të: mjete me tri rro­ta dhe të pajisura me mekaniz­ma të veçan­të që qën­dro­jnë gjith­monë mbi to; në këto mjete lejo­het trans­porti i per­son­elit dhe mate­ri­aleve që lid­hen me cik­lin oper­a­tiv të këtyre mekaniz­mave;
h) autokar­ro: mjet me katër rro­ta i des­tin­uar për trans­port mall­rash, me mak­si­mu­mi një njeri në kabinë përveç drejtue­sit të mjetit; kryen trans­port të veçan­të dhe për­doret në raste të veçan­ta; pesha e mjetit pa ngarkesë nuk i kalon 0,55 tonët, duke për­jash­tu­ar peshën e baterive nëse ka tërhe­q­je elek­trike; i aftë të lëvizë në rrugë hor­i­zon­tale me një shpe­jtësi mak­si­male deri në 80 km/h; karak­ter­is­tikat kon­struk­tive janë për­cak­tu­ar në aktet në zba­tim; mjete të tilla, në qoftë se kalo­jnë edhe vetëm njërin prej kufi­jve të mësipërm, kon­sidero­hen autom­jete.
2. Gjithash­tu, kon­sidero­hen motokar­ro edhe motoar­tiku­laret që janë: kom­plekse mjetesh, të për­bëra nga një mototërhe­qës dhe nga një gjys­më­ri­morkio, të des­tin­uara për trans­portin, për të cilin bëjnë fjalë shkro­n­jat e mësipërme “d”, “f” dhe “g”.
3. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen tipat e motokar­rove që regjistro­hen si motokar­ro për trans­port të veçan­të dhe për për­dorim të veçan­të.
4. Motom­jetet nuk mund t’i kalo­jnë 1.60 m gjerësi, 4.00 m gjatësi dhe 2.50 m lartësi. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një mjeti të tillë nuk duhet t’i kalo­jë 2.5 tonët.
5. Motoar­tiku­larët mund të kenë një gjatësi mak­si­male deri në 5 m.
6. motokar­rot, për të cilat flasin shkro­n­jat “d”, “e”, “f” dhe “g”, mund të kenë deri në dy nden­jëse për njerëz­it që mer­ren me trans­portin, duke përf­shirë edhe drejtuesin e mjetit.

 

Neni 54
Autom­jetet

1. Autom­jetet janë mjete me motor me të pak­tën katër rro­ta, me për­jash­tim të autokar­rove. Autom­jetet nda­hen në:
a) autove­tu­ra: mjete të des­tin­uara për trans­port njerëzish, që kanë mak­si­mu­mi nën­të nden­jëse, duke përf­shirë edhe nden­jësen e drejtue­sit të mjetit;
b) auto­bus: mjet i des­tin­uar për trans­port njerëzish me më shumë se nën­të nden­jëse, duke përf­shirë edhe nden­jësen e drejtue­sit të mjetit;
c) autom­jet për trans­port të përzi­er: mjet që ka një peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të mad­he se 3.5 tonë, ose 4.5 tonë kur ka tërhe­q­je elek­trike a me bateri; janë të des­tin­uara për trans­port njerëzish dhe mall­rash me kapacitet mak­si­mal nën­të nden­jëse, duke përf­shirë edhe nden­jësen e drejtue­sit të mjetit;
d) kamion: mjet i des­tin­uar për trans­portin e mall­rave dhe të njerëzve të cak­tu­ar me për­punimin ose trans­portin e këtyre mall­rave;
e) tërhe­qës: mjet i des­tin­uar vetëm për tërhe­q­jen e rimorkiove ose gjys­më­ri­morkiove;
f) autom­jet për trans­port të veçan­të: mjet trans­porti i des­tin­uar për trans­portin e disa mall­rave ose njerëzve të cak­tu­ar në kushte të veçan­ta dhe karak­ter­i­zo­het nga pajis­ja në mënyrë të përher­shme, me mekaniz­ma spe­cialë që i shër­be­jnë këtij qël­li­mi;
g) autom­jet që për­dorim të veçan­të: mjete të pajisura në mënyrë të përher­shme me mekaniz­ma të veçan­të dhe të des­tin­uar përgjithë­sisht për trans­portin e këtyre mekaniz­mave; mbi këto autom­jete lejo­het trans­porti i per­son­elit dhe mate­ri­aleve që kanë lid­hje me cik­lin oper­a­tiv të këtyre mekaniz­mave, si dhe trans­porti i njerëzve dhe mall­rave që kanë lid­hje me des­ti­na­cionin e për­dorim­it të këtyre mekaniz­mave.
h) Autotre­nat: kom­plekse mjetesh të për­bëra nga dy njësi të veçan­ta të lid­hu­ra bashkë, nga të cilat njëra është udhëzuese; vetëm për zba­timin e nen­it 61, pikat 1 dhe 2, autotre­nat që kanë në mënyrë të përher­shme pajis­je të veçan­ta për trans­portin e mall­rave të për­cak­tu­ar në aktet në zba­tim, do të për­bëjnë një njësi të vetme. Në çdo rast, nëse tejkalo­hen për­masat gabar­itë kufitare të për­cak­tu­ara në nenin 61, mjeti ose trans­porti kon­sidero­het jashtë norme;
i) gjys­më­ri­morki­a­torë: mjete të për­bëra nga një tërhe­qës dhe nga një gjys­më­ri­morkio;
j) artiku­lar: është auto­bus i për­bërë nga dy pjesë të ngur­ta të lid­hu­ra ndër­m­jet tyre nëpër­m­jet një mekaniz­mi të artiku­lu­ar; në këta tipa mjetesh pasag­jerët e secilës pjesë qarkul­lo­jnë lirisht nga njëra te tje­tra; ndar­ja ose lid­h­ja e të dy pjesëve të mjetit me njëra-tjetrën bëhet vetëm në ofiçinë;
k) autokampe: mjete që kanë një kar­ro­ceri spe­ciale dhe janë të pajisur në mënyrë të përher­shme për t’iu për­sh­tatur trans­portit dhe stre­him­it të deri shtatë njerëzve, duke përf­shirë edhe drejtuesin e mjetit;
l) mak­i­na ngarkim-trans­porti: mjete ose kom­plekse mjetesh që kanë pajis­je të veçan­ta për ngarkimin dhe trans­portin e mate­ri­aleve që për­doren, ose janë pro­dukt i punimeve të ndër­tim­it dhe të gër­mimeve në miniera, si dhe të mate­ri­aleve që plotë­so­jnë gjatë ecjes cik­lin e prod­him­it të tyre; këto mjete ose kom­plekse mjetesh mund të për­doren në trans­porte që kalo­jnë kufirin e ngarkesës të për­cak­tu­ar në nenin 62, por jo atë të nen­it 10, pika 8; në çdo rast nuk duhet të kalo­jnë për­masat gabar­itë kufitare të për­cak­tu­ara në nenin 61; mak­i­nat e ngarkim-trans­portit duhet, gjithash­tu, të jenë të për­sh­tat­shme për t’u për­dorur në kantiere ose për për­dorim të përzi­er në rrugë dhe jashtë saj.
2. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen, sipas pajis­jeve të tyre shoqëruese, tipat e autom­jeteve që regjistro­hen si autom­jete për trans­porte të veçan­ta dhe si autom­jete për për­dorime të veçan­ta.

 

Neni 55
Trole­jbusët

1. Trole­jbusët janë mjete me motor elek­trik, që e mar­rin energjinë me kon­takt nga lin­ja ajrore elek­trike dhe që lëvizin mbi rro­ta të zakon­shme gome. Trole­jbusi mund të ketë edhe një motor me djegie të brend­shme ndih­mës për lëviz­je, ose të jetë i pajisur me bateri për ushqimin e motorit elek­trik në mungesë të ushqim­it nga lin­jat ajrore të kon­tak­tit.
2. Trole­jbusët mund të nda­hen sipas kat­e­gorive të parashikuara në nenin 54 për autom­jetet.

Neni 56
Rimorkiot

1. Rimorkiot janë mjete të des­tin­uara për t’u tërhe­qur nga autom­jetet, për të cilat flitet në nenin 54, dhe nga trole­jbusët për të cilët flitet në nenin 55, duke për­jash­tu­ar artiku­laret.
2. Rimorkiot nda­hen në:
a) rimorkio ose gjys­më­ri­morkio për trans­port pasag­jerësh, ku përf­shi­hen rimorkiot me të pak­tën dy akse;
b) rimorkio për trans­port mall­rash;
c) rimorkio për trans­port të veçan­të, sipas kup­ti­m­it përkatës që është dhënë në shkro­n­jën “f” të nen­it 54;
d) rimorkio për për­dorim të veçan­të, sipas kup­ti­m­it të dhënë në shkro­n­jat “g” dhe “h” të nen­it 54;
e) rimorkio kamp: rimorkio me një aks ose me dy akse të ven­do­sura në një largësi jo më shumë se një metër, që kanë një kar­ro­ceri të veçan­të dhe të pajisur për t’u për­dorur si vend­stre­him, por vetëm kur mjeti është i ndalur;
f) rimorkio për trans­portin e pajis­jeve tur­is­tike dhe sportive: rimorkio me një aks ose me dy akse të ven­do­sura në një largësi jo më shumë se një metër, të cilat kanë pajimin e nevo­jshëm për trans­portimin e pajis­jeve tur­is­tike dhe sportive, si bar­ka, plan­era etj.
3. Gjys­më­ri­morkiot janë mjete të ndër­tu­ara në mënyrë të tillë që një pjesë e tyre t’i mbivi­het një­sisë motorike dhe që një pjesë e kon­siderueshme e ngarkesës së saj të mba­het nga kjo njësi.
4. Kar­relat janë mjete shto­jcë që nuk kanë më shumë se dy rro­ta dhe janë të des­tin­uara për trans­port bagazhi, pajis­jesh etj. si këto; tërhiqen nga autom­jetet, për të cilat flitet në nenin 54, pika 1, duke për­jash­tu­ar ato për të cilat flitet te shkro­n­jat “h”, “i” dhe “l”. Kar­relat kon­sidero­hen pjesë për­bërëse e autom­jeteve, kur hyjnë bren­da për­masave gabar­itë kufitare dhe të ngarkesës së lejuar të për­cak­tu­ar nga nenet 61 dhe 62

 

Neni 57
Mak­i­nat bujqë­sore

1. Mak­i­nat bujqë­sore janë mak­i­na me rro­ta ose me zinx­hirë, të des­tin­uara për t’u për­dorur në bujqësi dhe pyll­tari, dhe mund të lëvizin mbi rrugë njël­loj si mjetet e tjera për të kalu­ar nga një vend pune te një tjetër, ose për të trans­portu­ar mall­ra bujqë­sore etj.
2. Sipas qarkul­lim­it mbi rrugë mak­i­nat bujqë­sore nda­hen në:
a) vetëlëvizëse:
1) trak­torë bujqë­sorë: mak­i­na me motor me ose pa vend ngarki­mi që kanë të pak­tën dy akse, të des­tin­uara përgjithë­sisht për tërhe­q­je, por që shër­be­jnë edhe për shtyt­je ose për të vënë në lëviz­je mekaniz­ma të cak­tu­ar; mund të jenë të pajisur me mekaniz­ma që mbarten plotë­sisht ose jo plotë­sisht nga trak­tori dhe që kon­sidero­hen pjesë për­bërëse të tij;
2) mak­i­na bujqë­sore teknologjike me dy ose më shumë akse: janë mak­i­na të pajisura ose të des­tin­uara për për­dorim të mekaniz­mave spe­ciale për kry­er­jen e opera­cion­eve të cak­tu­ara bujqë­sore;
3) mak­i­na bujqë­sore teknologjike me një aks: janë mak­i­na që drej­to­hen nga toka prej drejtue­sit të mjetit dhe mund të jenë të pajisura me kar­rel të shkëput­shëm dhe të des­tin­uar vetëm për trans­portin e drejtue­sit të mjetit. Pesha e përgjithshme e mjetit nuk duhet t’i kalo­jë 0,7 tonët, duke përf­shirë edhe drejtuesin e mjetit;
b) të tërhe­qura:
1) mak­i­na bujqë­sore teknologjike: janë mak­i­na për kry­er­jen e opera­cion­eve bujqë­sore dhe për trans­portin e mekaniz­mave dhe pajis­jeve funk­sion­ale për punimet mekaniko-bujqë­sore; janë mjete që tërhiqen nga mak­i­na bujqë­sore vetëlëvizëse, me për­jash­tim të atyre për të cilat flitet në shkro­n­jën “a”, pika 3;
2) rimorkio bujqë­sore: mjete të des­tin­uara për ngarkesë dhe të tërhe­qura nga trak­torë bujqë­sorë; mund të jenë të pajisura me mekaniz­mat e nevo­jshme për punime bujqë­sore. Ngarke­sa e përgjithshme e mjetit me ngarkesë të plotë nuk duhet t’i kalo­jë 1.5 tonët. Rimorkiot kon­sidero­hen pjesë për­bërëse të trak­torit që i tërheq;
3) për t’iu për­sh­tatur qarkul­lim­it rru­gor, mak­i­nat bujqë­sore vetëlëvizëse me rro­ta pneu­matike ose sis­tem ekuiv­a­lent me to, nuk duhet të jenë të afta ta kalo­jnë shpe­jtës­inë 40 km/h, kur lëvizin në rrugë hor­i­zon­tale; mak­i­nat bujqë­sore me rro­ta met­a­like, gjys­mëp­neu­matike ose me zinx­hirë met­a­likë, me kusht që të kenë vesh­je mbro­jtëse, si dhe mak­i­nat bujqë­sore teknologjike me një aks dhe me kar­rel për drejtuesin e mjetit, nuk duhet të jenë të afta ta kalo­jnë shpe­jtës­inë 15 km/h, kur lëvizin në rrugë hor­i­zon­tale.
4) mak­i­nat bujqë­sore, për të cilat flitet në shkro­n­jën “a”, pikat 1 dhe 2, si dhe në shkro­n­jën “b”, pika 1, mund të kenë mak­si­mu­mi tri nden­jëse për per­son­elin e shër­bim­it, duke përf­shirë edhe drejtuesin e mjetit; rimorkiot bujqë­sorë mund të për­doren edhe vetëm për trans­portin e per­son­elit të sipër­për­men­dur, mjafton që të pajisen jo në mënyrë të përher­shme me mjetet e nevo­jshme.

 

Neni 58
Mak­i­nat teknologjike

1. Mak­i­nat teknologjike janë mak­i­na vetëlëvizëse ose që tërhiqen, me rro­ta ose me zinx­hirë. Këto mak­i­na janë të des­tin­uara të oper­o­jnë mbi rrugë dhe në kantiere dhe mund të jenë të pajisura me mekaniz­ma spe­cialë. Këto mjete mund të lëvizin në rrugë për të kalu­ar nga një vend pune në tjetrin ose për të zhven­do­sur sende që lid­hen me cik­lin e punës së vetë mak­inës ose të kantier­it, sipas kufiz­imeve dhe m ënyrave të për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim.
2. Sipas qël­limeve të qarkul­lim­it rru­gor, mak­i­nat teknologjike nda­hen në:
a) mak­i­na që për­doren për ndër­timin dhe mirëm­ba­jt­jen e veprave ndër­ti­more a të infra­struk­turës rru­gore ose për riven­dos­jen e trafikut;
b) mak­i­na që zhblloko­jnë rrugën nga bora ose ndih­mëse që shpërn­da­jnë rërë a gjëra të këtij llo­ji;
c) motopirunët dhe elek­tropirunët: mjete të des­tin­uara për lëviz­jen e sendeve.
3. Mak­i­nat teknologjike vetëlëvizëse, sipas karak­ter­is­tikave që kanë, mund të kenë jo më shumë se tri nden­jëse për per­son­elin e shër­bim­it, duke përf­shirë edhe drejtuesin e tyre.
4. Për t’iu për­sh­tatur qarkul­lim­it rru­gor, këto mak­i­na nuk duhet të jenë të afta ta kalo­jnë shpe­jtës­inë 40 km/h, kur lëvizin në rrugë hor­i­zon­tale, kurse mak­i­nat teknologjike vetëlëvizëse me rro­ta jop­neu­matike a me zinx­hirë nuk duhet të jenë të afta ta kalo­jnë shpe­jtës­inë 15 km/h, kur lëvizin në rrugë hor­i­zon­tale.

 

Neni 59
Mjete rru­gore të veçan­ta

1. Quhen mjete rru­gore të veçan­ta, ato që për karak­ter­is­tikat e tyre të veçan­ta nuk bëjnë pjesë në mjetet e kat­e­go­rizuara nga neni 52 deri te neni 58.
2. Min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit, në mar­rëvesh­je me min­is­trat që intere­so­hen për këto prob­leme, për­cak­ton me urd­hër të tij:
a) kat­e­goritë e treguara në nenet e mësipërme, ku duhet të futen mjetet e veçan­ta sipas qël­limeve të qarkul­lim­it dhe të drej­tim­it të tyre;
b) kërke­sat teknike të për­sh­tat­shmërisë së këtyre mjeteve ndaj qarkul­lim­it, duke i iden­ti­fikuar, sipas kritereve të ekuiv­alen­tim­it, me kërke­sat përkatëse të për­cak­tu­ara për kat­e­goritë e sipër­për­men­dura të mjeteve.

 

Neni 60
Cik­lo­mo­torë dhe autom­jete të her­shme me interes his­torik dhe kolek­sion­i­mi

1. Janë futur në kat­e­gor­inë e mjeteve të veçan­të cik­lo­mo­torët, motom­jetet dhe autom­jetet e prod­himeve të her­shme, si edhe cik­lo­mo­torët, motom­jetet dhe autom­jetet me interes his­torik dhe kolek­sion­i­mi.
2. Hyjnë në kat­e­gor­inë e prod­himeve të her­shme cik­lo­mo­torët, motom­jetet dhe autom­jetet që janë hequr nga për­dori­mi i zakon­shëm, sepse janë të des­tin­uara për t’u rua­j­tur në muze ose në lokale pub­like e pri­vate dhe që nuk lejo­het të për­doren pasi nuk plotë­so­jnë kërke­sat e nor­mave në fuqi për qarkul­lim­in rru­gor. Mjete të tilla janë regjistru­ar në listën e qen­drës his­torike të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.

 

Neni 61
Për­masat gabar­itë kufitare

(Ndryshime dhe sht­e­sa me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Me për­jash­tim të rasteve të për­cak­tu­ara në nenin 10 dhe në pikat e tjera të këtij neni, çdo mjet rru­gor, duke përf­shirë edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë:
a) gjerësi mak­si­male jo më të mad­he se 2,55 m. Në llog­a­r­it­jen e kësaj gjerësie nuk futen pasqyrat e lëvizshme, të shikim­it prapa;apa;
b) lartësi mak­si­male jo më të mad­he se 4 m; për auto­busët dhe trole­jbusët e des­tin­uar për lin­jat e shër­bimeve pub­like urbane dhe interur­bane, lejo­het të kenë lartësi deri 4.30 m;
c) gjatësi të përgjithshme, duke përf­shirë dhe mekaniz­mat e tërhe­q­jes, jo më të mad­he se 7.50 m për mjetet me një aks dhe 12 m për mjetet teke me dy e më shumë akse.
2. Gjys­më­ri­morkio­ra­torët dhe artiku­larët mund të kenë, duke përf­shirë dhe mekaniz­mat e tërhe­q­jes, gjatësi mak­si­male 16,50 m, me kusht që të jenë respek­tu­ar edhe kufizimet e tjera, të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim; auto­busët dhe trole­jbusët artiku­larë, të lin­jave të shër­bim­it pub­lik të pasag­jerëve, që qarkul­lo­jnë në itin­er­are të për­cak­tu­ara, mund të kenë gjatësi mak­si­male deri 18 m; autotre­nat dhe trole­jbusët me rimorkio mund të kenë gjatësi mak­si­male deri në 18,75 m, me kusht që të jenë respek­tu­ar edhe kufizimet e tjera, të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim.
3. Gjatësia e autokam­peve nuk mund të jetë më e mad­he se 8 m. Gjatësia e rimorkiove kamp, duke përf­shirë dhe mekaniz­mat e tërhe­q­jes, nuk mund të jetë më e mad­he se 6.50 m, kur janë me një aks dhe 8 m, kur janë me dy akse. Gjerësia e autokam­peve dhe rimorkiove kamp nuk duhet të jetë më e mad­he se 2,55 m dhe lartësia mak­si­male nga toka nuk duhet të kalo­jë 1,8 herë largës­inë min­i­male (në aksin tërthor), ndër­m­jet rro­tave të mjetit.

4. Gjerësia mak­si­male e mjeteve të trans­portit me regjim tem­per­a­ture të kon­trol­lu­ar të mall­rave që prishen, mund të arri­jë në 2.60 m; në llog­a­r­it­jen e kësaj gjerësie nuk futen pasqyrat e lëvizshme të shikim­it pra­pa.
5. Për të sig­u­ru­ar lëviz­je të rreg­ullt në kthesë të mjeteve dhe kom­plek­seve të mjeteve, aktet në zba­tim për­cak­to­jnë kushtet që duhet të plotë­so­jnë ato dhe mënyrën e kon­trol­lit.

5/1. Për mjetet motorike M2 e M3 dhe rimorkiot e tyre, në kat­e­gor­inë O dhe mjetet motorike N2 e N3 dhe rimorkiot e tyre, në kat­e­goritë O3 dhe O4, siç për­cak­to­hen në nenin 47 të këtij ligji, të des­tin­uara për trans­port, të brend­shëm dhe ndërkom­bë­tar, udhë­tarësh dhe mall­rash, për­cak­ti­mi i për­masave mak­si­male të lejuara bëhet në për­puth­je me dis­poz­i­tat e për­men­dura në këtë ligj dhe/ose me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në zba­tim të këtij ligji.
6. Mjetet që për kërke­sa të veçan­ta funk­sion­ale, vetëm ose së bashku me ngarkesën e tyre, i tejkalo­jnë për­masat gabar­itë kufitare të për­cak­tu­ara në pikat e mësipërme, mund të qarkul­lo­jnë vetëm si mjete jashtë norme ose si trans­porte në kushte jonor­male.
7. Cili­do që qarkul­lon me mjete ose kom­plekse mjetesh, duke përf­shirë edhe ngarkesën, që tejkalo­jnë për­masat gabar­itë kufitare të për­cak­tu­ara në këtë nen, ndëshko­het me sank­sione sipas nen­it 10.

 

Neni 62
Ngarke­sat kufitare

(Ndryshime dhe sht­e­sa me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një mjeti, që për­bëhet nga pesha e vetë mjetit të gat­shëm për lëviz­je dhe nga ajo e ngarkesës së tij, duke për­jash­tu­ar rastet e për­cak­tu­ara në nenin 10 dhe në pikat 2, 3, 4, 5 e 6 të këtij neni, nuk mund të jetë më e mad­he se 5 tonë për aks për mjetet me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks për ato me 3 e më shumë akse.
2. Pesha e përgjithshme, me ngarkesë të plotë, e një rimorkio­je me një aks nuk mund të jetë më e mad­he se 6 tonë, 18 tonë për ato me dy akse dhe 24 tonë për ato me tri akse.
3. Duke për­jash­tu­ar rastet e për­cak­tu­ara ndryshe nga neni 104, për mjetet teke me motor me rro­ta pneu­matike, që ushtro­jnë një ngarkesë mesa­tare njësi mbi rrugë jo më të mad­he se 8 daN/cm2 (dekan­ju­ton për cen­timetër katror) dhe që, kur kanë tri ose më shumë akse, largësia midis dy akseve njëri pas tjetrit nuk është më e vogël se një metër, pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë nuk mund të jetë më e mad­he se 18 tonë për mjetet me dy akse dhe 25 tonë për ato me 3 akse; 26 dhe 32 tonë përkatë­sisht për mjete me 3 dhe 4 akse, kur aksi i udhëzuar ka rro­ta të dyfish­ta dhe sis­tem var­je­je pneu­matik ose një sis­tem tjetër ekuiv­a­lent me të, sipas nor­mave të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
4. Pesha e përgjithshme, me ngarkesë të plotë, e një gjys­më­ri­morki­a­tori ose autotreni, kur plotë­so­jnë kushtet e pikave 2, 3 e 6, nuk duhet të jetë më e mad­he se 36 tonë, kur kanë katër akse, 40 tonë kur kanë pesë ose gjashtë akse, 44 tonë kur kanë pesë ose gjashtë akse në trans­portin e kom­bin­uar, që mbartin kon­tein­erë 40 këm­bë, sipas ISO‑s.
5. Cili­do qoftë tipi i mjetit, pesha për aksin më të ngarkuar nuk duhet të jetë më e mad­he se 10 tonë. Për rrugët a kor­ri­doret ndërkom­bëtare, që për­cak­to­hen si të tilla me urd­hëresë të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, ky kufi është 11.5 tonë për aks.
6. Në rastet e dy akseve afër njëri-tjetrit, shu­ma e peshave mbi dy akset nuk duhet të jetë më e mad­he se:
— 11,5 tonë, kur largësia aksiale është më e vogël se një metër;
— 16 tonë, kur largësia aksiale është një ose më e mad­he se një metër dhe më e vogël se 1.30 m;
— 18 tonë, kur largësia aksiale është e barabartë ose më e mad­he se 1.30 m dhe më e vogël se 1.80 m.
Në rastin e fun­dit kufiri rritet deri në 19 tonë, kur aksi i udhëzuar ka rro­ta të dyfish­ta dhe sis­tem var­je­je pneu­matik ose sis­tem tjetër ekuiv­a­lent me të, sipas nor­mave të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.

6/1. Për­cak­ti­mi i peshave mak­si­male të lejuara dhe karak­ter­is­tikave të tjera, për mjetet e për­men­dura në pikën 5/1 të nen­it 61, bëhen në për­puth­je me dis­poz­i­tat e për­men­dura në këtë ligj dhe/ose me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në zba­tim të këtij ligji.
7. Kush­do që qarkul­lon me një mjet, i cili me ngarkesën i tejkalon kufi­jtë e peshave të për­cak­tu­ara nga ky nen, i nën­shtro­het sank­sion­eve sipas nen­it 10, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në nenin 165.

 

Neni 63
Tërhe­q­ja e mjeteve

1. Asnjë mjet nuk mund të tërhe­që ose nuk mund të tërhiqet nga më shumë se një mjet, përveç rasteve të nevo­jshme të parashikuara për trans­porte jashtë norme, për të cilat flitet në nenin 10, si dhe përveç atyre të parashikuara nga dis­poz­i­tat e nen­it 103.
2. Një autom­jet mund të tërhe­që një mjet që nuk është rimorkio, vetëm kur ky i fun­dit nuk është i aftë të qarkul­lo­jë si paso­jë e një avarie ose për mungesë të agre­gat­eve të rëndë­sishme, si dhe sipas rasteve të parashikuara në nenin 157. Qën­druesh­mëria e lid­hjes, mënyrat dhe kujde­si në tërhe­q­je gjatë drej­tim­it të mjetit duhet t’u përgjig­jen kërke­save të sig­urisë së qarkul­lim­it rru­gor.
3. Përveç rasteve të treguara në pikën 2, Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse mund të autor­i­zo­jë për raste të veçan­ta tërhe­q­jen me autom­jete të mjeteve që nuk janë rimorkio.
4. Në aktet e zba­tim­it të këtij Kodi jepen kriteret për për­cak­timin e peshave kufitare për mjetet e rimork­i­ueshme, si dhe mënyrat dhe pro­ce­du­rat e ganx­him­it.
5. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

KREU 2
MJETET E TËRHEQURA ME KAFSHË, SLITAT DHE BIÇIKLETAT

Neni 64
Pajis­jet e frenim­it të mjeteve që tërhiqen nga kaf­shët dhe të sli­tave

1. Mjetet që tërhiqen me kaf­shë dhe sli­tat, duhet të jenë të pajisura me sis­teme fren­i­mi të efek­t­shme dhe të ven­do­sura në mënyrë të tillë që të mund të manovro­hen lehtë­sisht në çdo rast.
2. Janë të ndalu­ara sis­temet e frenim­it që vepro­jnë drejt­për­drejt në sipër­faqen e rrugës.

 

Neni 65
Pajis­jet e sin­jal­izim­it pamor të mjeteve të tërhe­qura nga kaf­shët dhe të sli­tave

1. Në orët dhe në rastet e parashikuara në nenin 150, pika 1, mjetet e tërhe­qura me kaf­shë dhe sli­tat duhet të jenë të pajisura me dy fen­erë të për­par­më që lësho­jnë dritë të bard­hë për­para dhe me dy fen­erë të prap­më që lësho­jnë nga pas dritë të kuqe; fen­erët janë ven­do­sur në anët e mjetit. Duhet të jenë të pajisur edhe me dy sin­jale reflek­tuese të bard­ha në pjesën e për­parme, dy të kuqe nga pas dhe nga një sin­jal reflek­tues ngjyrë por­tokalli në çdo anë. Këto mjete duhet të jenë të pajisura me sin­jale rreziku të lëvizshme.
2. Cili­do që qarkul­lon me një mjet që tërhiqet nga kaf­shët ose me një slitë të papa­jisur me sis­temet e frenim­it dhe sin­jal­iz­imin pamor të parashikuar nga nenet 64, 65 dhe 69, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.

 

Neni 66
Rrathët met­a­likë të rro­tave

1. Mjetet që tërhiqen nga kaf­shët, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë deri në 6 tonë, mund të pajisen m e rrathë met­a­likë, me kusht që kjo peshë të mos jetë më e mad­he se 15/100 e vlerës numerike të gjerë­sisë së rrethit met­a­lik të rrotës, të shpre­hur në cen­time­tra. Në çdo rast tjetër mjetet duhet të jenë të pajisura me rro­ta gome.
2. Gjerësia e çdo rrethi rrote nuk mund të jetë kur­rë më e vogël se 50 mm; buzët e rrathëve në kon­takt me rrugën duhet të jenë të rrum­bul­lakuara me rreze jo më të vogël se trashësia e rrethit met­a­lik; gjatë për­cak­tim­it të gjerë­sisë së rrethit met­a­lik të rrotës duhet të zbriten 5 mm për anë si efekt i rako­rdimeve.
3. Sipër­faq­ja e rro­tul­lim­it të rrethit met­a­lik duhet të jetë cilin­drike dhe pa të dala, rrud­hos­je a ndër­pre­rje.
4. Bashk­itë dhe komu­nat bëjnë ver­i­fikimin e gjerë­sisë së rrathëve met­a­likë të rro­tave, si dhe për­cak­to­jnë peshën e përgjithshme me ngarkesë të plotë të lejuar për çdo mjet që tërhiqet nga kaf­shët, i des­tin­uar për trans­port mall­rash.

 

Neni 67
Tar­gat e mjeteve të tërhe­qura nga kaf­shët dhe të sli­tave

1. Mjetet që tërhiqen me kaf­shë dhe sli­tat duhet të jenë të pajisura me një targë që tre­gon pronar­in e mjetit, bashk­inë ose komunën ku ai banon, des­ti­na­cionin e për­dorim­it të mjetit, num­rin e regjistrim­it dhe, për mjetet e des­tin­uara për trans­port

mall­rash, peshën e përgjithshme të lejuar me ngarkesë të plotë, si dhe gjerës­inë e rrethit met­a­lik të rrotës.
2. Tar­ga rinovo­het vetëm kur duhet të mod­i­fiko­het ndon­jë prej treguesve të targës ose kur këta tregues nuk janë më të lex­ueshëm.
3. Dhë­nia e tar­gave bëhet nga bashk­itë dhe komu­nat që ua japin të intere­suarve me gjithë tregue­sit e për­cak­tu­ar në pikën 1. Mod­eli i tar­gave dhe çmi­mi për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e zba­tim­it të këtij Kodi.
4. Mjetet që tërhiqen me kaf­shë dhe sli­tat regjistro­hen në regjistrin e posaçëm të bashk­isë apo komunës ku banon pronari i mjetit.
5. Cili­do që qarkul­lon me një mjet që tërhiqet nga kaf­shët dhe që nuk plotë­son kushtet e nen­eve 66, 67 dhe 69, ose qarkul­lon me një slitë të papa­jisur me targën e për­cak­tu­ar, apo që nuk i plotë­son kërke­sat e parashikuara në pikën 2, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
6. Cili­do që në mënyrë abuzive prod­hon ose shet tar­ga për mjete që tërhiqen me kaf­shë, sli­ta, ose që për­dor tar­ga të prod­huara në mënyrë abuzive, për rastet kur nuk për­bën krim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
7. Shkel­jet, për të cilat flitet në pikat 5 dhe 6, shoqëro­hen me masën admin­is­tra­tive plotë­suese të kon­fiskim­it të targës që nuk i përgjig­jet kërke­save të për­cak­tu­ara, ose që është prod­huar në mënyrë abuzive.

 

Neni 68
Pajis­jet e frenim­it dhe të sin­jal­izim­it pamor e zanor të biçik­le­tave

1. Biçik­le­tat duhet të jenë të pajisura me rro­ta pneu­matike, si dhe
a) për fren­imin: me sis­tem të pavarur për çdo aks, që vepron shpe­jt dhe me efek­t­shmëri në rro­tat përkatëse;
b) për sin­jal­iz­imin zanor: me një zile;
c) për sin­jal­iz­imin pamor: në pjesën e për­parme me një dritë të bard­hë ose të verd­hë, në pjesën e prapme me dritë të kuqe dhe sin­jale reflek­tuese të kuqe; gjithash­tu te ped­alet duhet të kenë sin­jale reflek­tuese të verd­ha dhe të tilla, të ngjashme, duhet të ketë edhe anash.
2. Pajis­jet e sin­jal­izim­it sipas shkro­n­jës “c” të pikës 1 duhet të mos mungo­jnë dhe të jenë funk­sionuese në rastet dhe orët e parashikuara nga neni 150, pika 1.
3. Pajis­jet e sin­jal­izim­it të parashikuara në shkro­n­jat “b” dhe “c” të pikës 1, nuk për­doren në biçik­le­tat, kur këto për­doren në garat sportive.
4. Cili­do që qarkul­lon me biçik­letë që nuk ka goma pneu­matike ose në të cilën, pajis­jet e frenim­it a të sin­jal­izim­it pamor zanor mungo­jnë ose nuk plotë­so­jnë kushtet e për­cak­tu­ara në këtë nen dhe në nenin 69, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 69
Karak­ter­is­tikat e pajis­jeve të sin­jal­izim­it dhe të frenim­it
të mjeteve të tërhe­qura nga kaf­shët dhe të sli­tave e biçik­le­tave

Në aktet në zba­tim të këtij Kodi, për mjetet e për­men­dura në nenet 49, 50 dhe 51, janë për­cak­tu­ar: num­ri, ngjyra, karak­ter­is­tikat dhe mënyrat e për­dorim­it të pajis­jeve të sin­jal­izim­it pamor, karak­ter­is­tikat dhe mënyrat e për­dorim­it të pajis­jeve të frenim­it për mjetet e tërhe­qura nga kaf­shët, biçik­le­tat, si dhe karak­ter­is­tikat e pajis­jeve të sin­jal­izim­it zanor të biçik­le­tave.

 

Neni 70
Shër­bime tak­si me mjete trans­porti që tërhiqen me kaf­shë

1. Bashk­itë dhe komu­nat janë të autor­izuara të lësho­jnë leje për shër­bime tak­si me mjete që tërhiqen me kaf­shë. Një shër­bim i tillë zhvil­lo­het në ter­ri­torin e bashk­isë dhe bashk­itë për­cak­to­jnë vendet dhe zonat ku mund të lejo­hen këto shër­bime për intere­sa tur­is­tikë e kul­tur­orë. Mjetet që tërhiqen me kaf­shë, të des­tin­uara për shër­bime tak­si, përveç targës së treguar në nenin 67, duhet të pajisen me një targë tjetër, me shën­imin “SHËRBIM TAKSI”. Bashk­itë dhe komu­nat mund të për­cak­to­jnë zona të veçan­ta, të kufizuara dhe të pike­t­u­ara, për vendqën­drim­in e mjeteve të tërhe­qura me kaf­shë, të des­tin­uara për shër­bimet tak­si.
2. Aktet në zba­tim për­cak­to­jnë:
a) tipat e mjeteve që tërhiqen nga kaf­shë, të des­tin­uara për shër­bimin tak­si;
b) kushtet dhe kërke­sat për të mar­rë lejen për një shër­bim të tillë;
c) mënyrat e kon­trol­lit të këtij shër­bi­mi;
d) mënyrat e dhënies së lejeve, për të cilat është folur në pikën 1.
3. Në vendet dhe në peri­ud­hat e kohës, në të cilat lejo­het për­dori­mi i sli­tave, mund të cak­to­hen sli­ta për shër­bime tak­si. Zba­to­hen po ato nor­ma të shër­bim­it tak­si të mjeteve që tërhiqen nga kaf­shë.
4. Çdo mjet ose slitë që tërhiqet nga kaf­shë e që kryen shër­bim tak­si pa pasur lejen përkatëse, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë; si dhe zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e kon­fiskim­it të mjetit. Në qoftë se leja është mar­rë, por nuk janë respek­tu­ar kushtet e kësaj leje, masa admin­is­tra­tive është me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Një shkel­je e tillë shoqëro­het me masën admin­is­tra­tive plotë­suese të heq­jes së lejes.

 

KREU 3
MJETET RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOT E TYRE

 

PJESA 1
NORMAT KONSTRUKTIVE TË PAJIMIT DHE KONTROLLET TEKNIKE PËR QARKULLIMIN

 

Neni 71
Karak­ter­is­tikat kon­struk­tive dhe funk­sion­ale të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre


1. Karak­ter­is­tikat e përgjithshme kon­struk­tive dhe funk­sion­ale të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre, që kanë lid­hje me sig­ur­inë e qarkul­lim­it dhe mbro­jt­jen e mje­dis­it nga çdo lloj ndot­je­je, duke përf­shirë edhe sis­temin e frenim­it, janë sub­jek­te të kon­trolleve të për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim.
2. Min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit, me udhëz­ime të veçan­ta, në mar­rëvesh­je me Min­istrinë e Shën­de­të­sisë dhe min­istri të tjera të intere­suara, për­cak­to­jnë në mënyrë peri­odike karak­ter­is­tikat kon­struk­tive dhe funk­sion­ale, të cilat duhet t’u kor­re­spon­do­jnë autom­jeteve dhe rimorkiove për trans­porte të veçan­ta ose për për­dorime të veçan­ta, si dhe mjeteve të blind­uara.
3. Min­is­tria, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, me udhëz­ime të veçan­ta, së bashku me min­istritë e tjera të intere­suara, për­cak­ton në mënyrë peri­odike nor­mat teknike, sipas karak­ter­is­tikave të për­shkru­ara në pikat 1 dhe 2, si dhe mënyrat për vërte­timin e tyre.
4. Udhëzimet e për­men­dura në pikën 3 duhet t’u refer­o­hen mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare.
5. Cili­do që qarkul­lon me mjete me motor ose rimorkio, në kundër­sh­tim me rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Nëse mjetet me motor dhe rimorkiot për­doren për trans­portin e mall­rave të rrezik­shme, masa admin­is­tra­tive është me gjobë nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e bllokim­it të mjetit derisa të plotë­so­hen kërke­sat e pikave 1, 2 e 3.

 

Neni 72
Sis­temet e pajim­it të mjeteve rru­gore me motor dhe rimorkiove të tyre

1. Cik­lo­mo­torët, motom­jetet dhe autom­jetet duhet të jenë të pajisura me:
a) sis­tem drej­ti­mi;
b) sis­tem fren­i­mi;
c) sis­temin e sin­jaleve pamore dhe ndriçuese;
d) sis­temin zhur­mëm­bytës dhe të shkarkim­it, në qoftë se kanë motor me djegie të brend­shme;
e) sis­temin e sin­jal­izim­it zanor;
f) sis­temin e shikim­it pra­pa;
g) gomat ose sis­temin ekuiv­a­lent me to.
2. Autom­jetet dhe motom­jetet me peshë pa ngarkesë mbi 0.35 tonë, duhet të pajisen me sis­temin e mar­sheve të lëviz­jes pra­pa.
3. Autom­jetet duhet të pajisen edhe me:
a) mekanizmin e qën­drim­it (freni i dorës) dhe mekanizmin e mbro­jt­jes (bllokazhin) për mjetet që janë kon­struk­tu­ar në mënyrë të tillë, duke pasur edhe vendet përkatëse të mbërthim­it, që kanë karak­ter­is­tikat e treguara në aktet në zba­tim për çdo kat­e­gori mjetesh;
b) sin­jalin e lëvizshëm për të treguar rrezikun, sipas nen­it 160;
c) treguesin kilo­metrik të dyl­lo­sur, sipas karak­ter­is­tikave të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim;
d) sin­jalin e lëvizshëm shumë­funk­sionesh për ndih­më, karak­ter­is­tikat e të cilit dhe mënyra e për­dorim­it për­cak­to­hen në aktet në zba­tim;
e) kutinë e ndih­mës së shpe­jtë.
Autom­jetet mund të pajisen me aparaturë për mbled­hjen automatike të tak­save rru­gore ose për mar­rjen e sin­jaleve dhe infor­ma­cion­eve për gjend­jen e trafikut.
4. Trole­jbusët duhet të pajisen me sis­temet dhe mekaniz­mat e treguar në pikat 1, 2 dhe 3, të për­sh­tatu­ra për mjete të këtij tipi.
5. Rimorkiot duhet të jenë të pajisura me sis­temet e treguara në pikën 1, shkro­n­jat “b”, “c” dhe “g”. Mjetet e afta për të tërhe­qur rimorkiot dhe vetë rimorkiot të jenë të pajisura me mekaniz­ma të për­sh­tat­shëm për lid­hje.
6. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, duke mar­rë mendimin e Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik, me udhëz­ime të veçan­ta, për­cak­ton sis­temet sht­esë, me të cilat duhet ose mund të pajisen mjetet e treguara në pikat 1 dhe 5, në lid­hje me des­ti­na­cionin e tyre të veçan­të, ose me nor­mat e veçan­ta të sjell­jes së tyre.
7. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, me udhëz­ime të veçan­ta, nxjerr nor­ma të posaçme për mbi sis­temet e mjeteve të des­tin­uara për invalidët (që drej­to­hen nga invalidët) ose për trans­portin e tyre.
8. Sis­temet, për të cilat është folur në pikat e mësipërme, janë sub­jekt për homologim nga ana e Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
9. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar, për sis­temet e treguara në pikat e mësipërme, kushtet teknike në lid­hje me num­rin, karak­ter­is­tikat kon­struk­tive, funk­sion­ale dhe të mon­tim­it, karak­ter­is­tikat e shen­jës dal­luese që tre­gon për­puth­jen e këtyre sis­te­meve me nor­mat e këtij neni dhe aktet në zba­tim të tij, si dhe mënyrën e ven­dos­jes.
10. Nor­mat e për­shkru­ara në pikën 9 duhet t’u refer­o­hen mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare.
11. Homologi­mi i lëshuar nga një shtet i huaj për një nga sis­temet e sipër­për­men­dura, mund të bëhet i vlef­shëm në Shqipëri, në qoftë se ka rec­i­procitet, duke respek­tu­ar mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare.
12. Cili­do që qarkul­lon me një nga mjetet e lart­për­men­dura në këtë nen, në të cilin mungon ndon­jë sis­tem, ose ky sis­tem nuk është në për­puth­je me aktet në zba­tim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

 

Neni 73
Mjetet mbi shi­na në rrugë të për­bashkë­ta

1. Mjetet mbi shi­na, për të qarkul­lu­ar në rrugë të për­bashkë­ta me mjetet rru­gore me rro­ta, duhet të jenë të pajisura me sis­teme ndriçi­mi dhe sin­jal­iz­i­mi pamor e zanor të ngjashme me ato të autom­jeteve. Gjithash­tu, duhet të jenë të pajisura me sis­teme të tilla që i lejo­jnë drejtue­sit të mjetit lehtësi shiki­mi edhe nga pas. Fushë­pam­ja e drejtue­sit të mjetit, për­para dhe anash, duhet të jetë e tillë që të lejo­jë drej­tim të sig­urt të mjetit.
2. Me udhëz­im të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit për­cak­to­hen karak­ter­is­tikat dhe mënyrat e ven­dos­jes së sis­te­meve të për­men­dura në pikën 1 dhe karak­ter­is­tikat e fushë­pam­jes së drejtue­sit të mjetit.
3. Cili­do që qarkul­lon në rrugë të për­bashkë­ta, me një mjet mbi shi­na, që i mungo­jnë një ose disa prej sis­te­meve të parashikuara nga ky nen, ose në të cilin disa prej sis­te­meve, duke përf­shirë edhe fushë­pam­jen, nuk janë në për­puth­je me karak­ter­is­tikat a mënyrat e ven­dos­jes sipas pikës 2, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

 

Neni 74
Të dhë­na për iden­ti­fikimin

1. Cik­lo­mo­torët, motom­jetet, autom­jetet dhe rimorkiot duhet të pajisen që në kon­struk­sion me:
a) një tabelë iden­ti­fiki­mi të fik­suar fort në autom­jet;
b) një numër iden­ti­fiki­mi të stam­puar në shasi, në mënyrë të tillë që të mos fshi­het ose të mos ndryshohet.
2. Tabela dhe num­ri i iden­ti­fikim­it duhet të ven­dosen në vende të duk­shme mbi një pjesë të mjetit, që nor­mal­isht nuk zëvendë­so­het gjatë për­dorim­it të mjetit.
3. Në rastet kur num­ri i iden­ti­fikim­it është i fal­si­fikuar, mungon, është i ndryshuar ose është i palex­ueshëm, pasi të jetë ver­i­fikuar shkaku nga organet përkatëse, duhet të ribëhet nga zyra e homologim­it, e cila lëshon një akt për zyrën që bën regjistrim­in.
4. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar karak­ter­is­tikat, mënyrat e zba­tim­it dhe tregue­sit që duhet të përm­ba­jë tabela e iden­ti­fikim­it, si dhe karak­ter­is­tikat e num­rit të iden­ti­fikim­it, për çka u fol në pikën 3.
5. Nor­mat e për­cak­tu­ara në pikat e këtij neni duhet të për­puthen me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, duke përf­shirë edhe të drejtën e të intere­suar­it për të kërkuar homologimin.
6. Cili­do që fal­si­fikon, heq, zëvendë­son, ndryshon, fshin ose e bën të palex­ueshme tabelën e kon­struk­torit apo num­rin e iden­ti­fikim­it të sha­sisë, dëno­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë, deri në njëqind mijë lekë, përveç rasteve kur për­bën krim më të rëndë.

 

Neni 75
Cer­ti­fika­ta e mira­tim­it, cer­ti­fika­ta e origjinës dhe deklara­ta e për­puth­jes


1. Organi përkatës i Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, pas kon­trol­lit të kërke­save të aftë­sisë për qarkul­lim dhe homologim, sipas akteve në zba­tim, i jep kon­struk­torit të mjetit cer­ti­fikatën e mira­tim­it.
2. Kërkesës për kon­troll duhet t’i bashkëngjitet cer­ti­fika­ta e origjinës së mjetit lëshuar nga kon­struk­tori i tij. Kur bëhet fjalë për mjete të tip­it të homo­loguar, që i nën­shtro­hen kon­trol­lit të kërke­save të për­sh­tat­shmërisë ndaj qarkul­lim­it, cer­ti­fika­ta e origjinës zëvendë­so­het nga deklara­ta e për­puth­jes, sipas pikës 6.
3. Lëshi­mi i cer­ti­fikatës së mira­tim­it pezul­lo­het për kon­trol­let e nevo­jshme, kur dalin ele­mente që të bëjnë të men­dosh se mjeti apo pjesët e tij janë me pre­jard­hje të ndalu­ar.
4. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen karak­ter­is­tikat dhe përm­ba­jt­ja e cer­ti­fikatës së mira­tim­it dhe të cer­ti­fikatës së origjinës.
5. Organet përkatëse të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, me të parë rezul­tatin poz­i­tiv nga kon­trol­li mbi pro­totipin, sipas akteve në zba­tim, i lësho­jnë kon­struk­torit cer­ti­fikatën e homologim­it dhe cer­ti­fikatën që përm­ban për­shkrim­in e ele­menteve që karak­ter­i­zo­jnë mjetin.
6. Për çdo mjet të ndër­tu­ar në për­puth­je me tipin e homo­loguar, kon­struk­tori i jep blerësit deklaratën e për­puth­jes. Kjo deklaratë, e për­pilu­ar sipas mod­elit të mirat­u­ar nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, provon që mjeti është në për­puth­je me tipin e homo­loguar. Me një deklaratë të tillë kon­struk­tori merr përgjegjës­inë e plotë për­para ligjit. Kon­struk­tori duhet të mba­jë një regjistër pro­gre­siv të deklaratave të lëshuara të për­puth­jes.
7. Në rast se mjetet, kar­ro­ce­ria e të cilave ose pajis­jet e tyre janë real­izuar nga kon­struk­tor tjetër nga ai i sha­sisë, doku­menta­cioni i origjinës lëshohet nga kon­struk­tori që ka real­izuar pajis­jen e mjetit. Ky doku­ment duhet të shoqëro­het me deklaratën e për­puth­jes ose cer­ti­fikatën e origjinës që i për­ket sha­sisë.
8. Cili­do që lëshon deklara­ta për­puth­je­je, të treguara në pikat 6 dhe 7, për mjete jo në për­puth­je me atë të tip­it të homo­loguar, kur nuk për­bën krim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëd­hjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.

 

Neni 76
Kon­trol­let e për­puth­jes me tipin e homo­loguar

1. Min­is­tria e Punëve Pub­like dhe Trans­portit ka të drejtë të ushtro­jë kon­troll në çdo kohë për për­puth­jen me tipin e homo­loguar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe të sis­te­meve për të cilat është lëshuar deklara­ta përkatëse e për­puth­jes. Ka të drejtë, gjithash­tu, të pezul­lo­jë vlef­sh­mërinë e homologim­it të mjeteve dhe të sis­te­meve ose të zhvleft­ë­so­jë vetë homologimin, nëse nga kry­er­ja e kon­trol­lit del se mungon për­puth­ja përkatëse me tipin e homo­loguar.
2. Me udhëz­ime të Min­istrisë së Punëve Pub­like dhe Trans­portit, duke mar­rë mendimin e min­istrive të intere­suara, për­cak­to­hen kriteret dhe mënyrat e kon­trol­lit e të shqyr­tim­it të mund­shëm të mjeteve dhe sis­te­meve që prod­ho­hen e impor­to­hen. Detyrimet përkatëse janë në ngarkim të tit­ullar­it të homologim­it.
3. Ndaj secilit që prod­hon ose treg­ton një mjet jo në për­puth­je me tipin e homo­loguar, në qoftë se nuk për­bën krim, mer­ret masa admin­is­tra­tive e pagesës së gjobës nga pesëd­hjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.
4. Respek­to­hen kom­pe­ten­cat e Min­istrisë së Shën­de­të­sisë.

 

Neni 77
Ndryshimet e karak­ter­is­tikave kon­struk­tive të mjeteve në qarkul­lim dhe azhurn­i­mi i lejes së qarkul­lim­it

1. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen karak­ter­is­tikat kon­struk­tive e funk­sion­ale dhe sis­temet e pajis­jeve që mund të mod­i­fiko­hen vetëm pas paraqit­jes së doku­menteve. Janë për­cak­tu­ar, gjithash­tu, mënyrat për kon­trol­lin dhe azhurn­imin e lejes së qarkul­lim­it.
2. Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre duhet t’u nën­shtro­hen kon­trol­lit dhe provës pranë organ­eve kom­pe­tente të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, kur janë bërë një a më shumë ndryshime të karak­ter­is­tikave kon­struk­tive ose funk­sion­ale apo të sis­te­meve të pajis­jeve, të treguara në nenet 71 dhe 72, si dhe kur është ndër­ru­ar ose mod­i­fikuar sha­sia. Bren­da 15 ditëve nga mira­ti­mi i ndryshimeve, organi përkatës i Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor njofton për këtë zyrat kom­pe­tente për efekt të ndryshimeve në lib­rin e regjistrim­it, tak­save dhe tatimeve.
3. Cili­do që qarkul­lon me një mjet, të cilit i janë ndryshuar karak­ter­is­tikat e treguara në cer­ti­fikatën e homologim­it dhe në lejen e qarkul­lim­it, ose i është mod­i­fikuar sha­sia dhe nuk ka mar­rë pëlqimin pas kon­trol­lit dhe provës ose cili­do që qarkul­lon me një mjet që i është ndër­ru­ar sha­sia dhe që nuk ka mar­rë pëlqimin pas kon­trol­lit të provës, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
4. Shkel­jet e rreg­ullave të mësipërme çojnë në masën admin­is­tra­tive plotë­suese të heq­jes së lejes të qarkul­lim­it.

 

Neni 78
Gjend­ja teknike e mjeteve rru­gore me motor dhe rimorkiove të tyre në qarkul­lim

1. Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre duhet të mba­hen gjatë qarkul­lim­it në efek­tivitet të lartë, që të garan­to­jnë sig­ur­inë e të kufi­zo­jnë zhur­mat dhe ndot­jen bren­da kufi­jve të për­men­dur në pikën 2.
2. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar kushtet teknike në lid­hje me karak­ter­is­tikat funk­sion­ale të sis­te­meve dhe të pajis­jeve, të cilat duhet t’u kor­re­spon­do­jnë mjeteve, veçanër­isht për sa u për­ket gomave dhe sis­te­meve ekuiv­a­lente me to, frenim­it, sis­te­meve të sin­jal­izim­it pamor e ndriçues, kufizim­it të zhur­mës dhe ndot­jes së mje­dis­it.
3. Nor­mat e treguara në pikën 2 duhet të për­puthen me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare.
4. Cili­do që qarkul­lon me një mjet, i cili ka ndryshime në karak­ter­is­tikat kon­struk­tive dhe funk­sion­ale të për­cak­tu­ara, ose qarkul­lon me sis­temet e për­men­dura në nenin 72, që nuk funk­siono­jnë apo që nuk janë instalu­ar siç duhet, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë dhe zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e bllokim­it të mjetit deri në plotësimin e kërke­save teknike e funk­sion­ale.

 

Neni 79
Kon­trol­li teknik

(Ndryshuar pika 1 dhe fjalë me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Min­istri, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, për­cak­ton, me urd­hër dhe udhëz­im të veçan­të, kriteret, kohën dhe mënyrat e kry­er­jes së kon­trol­lit tekni k të kat­e­gorive të mjeteve me motor dhe të rimorkiove, për të garan­tu­ar sig­ur­inë dhe qetës­inë në qarkul­lim dhe se ndot­ja e shkak­tu­ar prej tyre nuk i kalon kufi­jtë e për­cak­tu­ar. Kon­trol­let teknike, vje­tore dhe peri­odike, kry­hen në qen­drat e kon­trol­lit teknik, të licen­cuara nga min­is­tria, që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, sipas kritereve të për­cak­tu­ara në aktet në fuqi. Në udhëz­im për­cak­to­hen ele­mentet, për të cilat duhet të kry­het kon­trol­li teknik i sis­te­meve të mjeteve, që kanë rëndësi për sig­ur­inë e tyre.
2. Përm­ba­jt­ja e udhëz­imeve të nxjer­ra në zba­tim të pikës 1 t’iu refer­o­het direk­ti­vave të Komu­nitetit Evropi­an, në lid­hje me kon­trol­lin teknik të mjeteve motorike.
3. Të gjitha mjetet që qarkul­lo­jnë dhe hyjnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, janë të detyru­ara të kalo­jnë në kon­trol­lin teknik vje­tor dhe atë peri­odik. Kon­trol­li teknik vje­tor do të kry­het një herë në vit, për të gjitha mjetet me motor dhe rimorkiot. Për mjetet e reja me motor që hyjnë në Shqipëri, kon­trol­li i parë teknik do të kry­het bren­da një viti nga data e regjistrim­it. Pas kësaj peri­ud­he ky kon­troll kry­het për çdo vit.
4. Kon­trol­li teknik peri­odik do të kry­het për të gjitha mjetet me motor të trans­portit rru­gor, pasi të jetë kry­er më parë kon­trol­li i përgjithshëm vje­tor sipas udhëz­imeve që nxjerr Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
5. Drejtue­si i mjetit është i detyru­ar të kon­trol­lo­jë gjend­jen teknike të mjetit para nis­jes dhe gjatë udhë­tim­it për të shman­gur aksi­den­tet e mund­shme. Qarkul­li­mi i mjetit me të meta teknike ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë sipas pikës 5 të nen­it 71.
6. Organet e shër­bimeve të poli­cisë rru­gore, për të cilat flitet në nenin 12, nëse kanë dyshime për gjend­jen e sig­urisë, zhurmsh­mërisë dhe ndot­jes për mjete me motor ose rimorkio të veçan­të, mund të urd­hëro­jnë në çdo kohë ndal­im­in e tyre, duke bërë shën­imin në librezën e mjetit, për një kon­troll teknik të men­jëher­shëm jashtë rad­he.
7. Udhëzimet për kon­trol­let për zhur­mat dhe ndot­jet atmos­ferike i nxjerr Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, në bashkëpunim me Min­istrinë e Shën­de­të­sisë..
8. Në raste aksi­den­tesh rru­gore, në të cilat autom­jetet ose rimorkiot kanë pësuar dëme të rën­da dhe mund të lindin dyshime mbi gjend­jen e sig­urisë për qarkul­lim, organet e poli­cisë rru­gore, për të cilat flitet në nenin 12, pikat 1 dhe 2, të ard­hu­ra në vend­ng­jar­je, janë të detyru­ara të njofto­jnë zyrën kom­pe­tente të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor për mar­rjen e masave për kon­troll të veçan­të jashtë rad­he për mjetet.
9. Min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit për­cak­ton tar­i­fat për kon­trol­let teknike vje­tore dhe ato peri­odike.
10. Cili­do që qarkul­lon me një mjet, të cilit nuk i është kry­er kon­trol­li teknik, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, që dyfishohet në rast të tejkalim­it të afatit të kon­trol­lit teknik më shumë se një muaj. Për mjetet e trans­portit të mall­rave të rrezik­shme tejkali­mi i ofer­tave të kry­er­jes së kon­trol­lit teknik ndëshko­het me masa admin­is­tra­tive me gjobë nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë. Për këto shkel­je mer­ret edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së lejes të qarkul­lim­it deri në kry­er­jen e kon­trol­lit teknik.
Për mosparaqit­je bren­da afat­eve të çdo kat­e­gorie mjetesh në qen­drat e kon­trol­lit teknik me mbi 10 ditë, për çdo mjet paguhet një gjobë prej një mijë lekësh dhe për ato trans­porte të rrezik­shme — pesë mijë lekë. Arkë­ti­mi i gjobës bëhet nga vetë qen­drat e kon­trol­lit teknik.
11. Cili­do që prod­hon dësh­mi kon­trol­li teknik false, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, kur nuk për­bën vepër penale. Për këtë shkel­je mer­ret edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së lejes së qarkul­lim­it të mjetit, për të cilin është lëshuar dësh­mi false e kon­trol­lit teknik.

 

Neni 80
Kom­pe­ten­cat e funk­sion­arëve të Min­istrisë së punëve Pub­like dhe Trans­portit dhe organ­eve të saj

(Ndryshuar pika 1 dhe fjalë me ligjn nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. 1. Kon­trol­let teknike, të parashikuara nga ky Kod, për mjetet me motor dhe mjetet që ato tërhe­qin kry­hen nga punon­jësit e qen­drave të kon­trol­lit teknik, të diplo­muar inx­hinierë mekanikë ose teknikë, mekanikë trans­porti.
2. Punon­jësit e qen­drave të treguar në pikën 1, aftë­so­hen për kry­er­jen e kon­trolleve teknike nëpër­m­jet një kur­si kual­i­fiki­mi me provime për­fundimtare, sipas mënyrave të për­cak­tu­ara me udhëz­im të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
3. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen pro­filet pro­fe­sion­ale të nevo­jshme për kry­er­jen e kon­trolleve teknike, të treguara në pikën paraard­hëse.
4. Me udhëz­im të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit fik­so­hen nor­mat dhe mënyrat e kry­er­jes së kur­se­ve të kual­i­fikim­it të parashikuara nga pika 2.

PJESA II
DESTINACIONI DHE PËRDORIMI I MJETEVE

 

Neni 81
Des­ti­na­cioni dhe për­dori­mi i mjeteve

1. Me des­ti­na­cion të mjetit nënkup­to­het për­dori­mi i tij në bazë të karak­ter­is­tikave teknike.
2. Me për­dorim të mjetit nënkup­to­het shfry­tëz­i­mi i tij ekonomik.
3. Mjetet mund të cak­to­hen për për­dorim vet­jak ose për për­dorim nga të tretët.
4. Quhet për­dorim nga të tretët kur mjetet shfry­të­zo­hen, kun­drejt pagesës përkatëse, nga per­sona të tjerë të ndryshëm nga tit­ullari i l ejes së qarkul­lim­it. Për rastet e tjera nënkup­to­het për­dori­mi vet­jak i mjetit.
5. Për­dori­mi nga të tretët përf­shin:
a) dhënien me qira pa drejtues mjeti;
b) dhënien me qira me drejtues mjeti dhe shër­bi­mi tak­si për trans­port njerëzish;
c) shër­bimin e lin­jës për trans­port pasag­jerësh;
d) shër­bimin e trans­portit të mall­rave për llog­a­ri të të tretëve;
e) shër­bimin e lin­jës për trans­portin e mall­rave;
f) shër­bimin tak­si për trans­portin e mall­rave për llog­a­ri të të tretëve.
6. Pas mar­rjes së lejes së përkohshme të trans­portit nga organet e Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse në rreth, mjetet e trans­portit të mall­rave mund të shfry­të­zo­hen në raste të jashtëza­kon­shme dhe përko­hë­sisht për trans­port njerëzish. Leja e përkohshme e trans­portit lëshohet vetëm mbi bazën e kërkesës së tit­ullar­it të pushtetit lokal. Leja e përkohshme e trans­portit lëshohet nga organet përkatëse në varësi të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, për auto­busët e des­tin­uar për t’u dhënë me qira me drejtues mjeti, të cilët mund të për­doren në raste të jashtëza­kon­shme dhe me urd­hëresë të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse në shër­bime në lin­jë dhe anas­jell­tas.
7. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar karak­ter­is­tikat kon­struk­tive të mjetit në lid­hje me des­ti­na­cionin ose për­dorimet, për të cilat ai mund të cak­to­het.
8. Duke për­jash­tu­ar dis­poz­i­tat e lig­jeve të posaçme, cili­do që shfry­të­zon një mjet me një dis­ti­na­cion ose për një për­dorim të ndryshëm nga ato të treguara në lejen e trans­portit, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
9. Cili­do që, pa pasur lejen e trans­portit të përkohshme të për­men­dur në pikën 6, për­dor për trans­port njerëzish një mjet të des­tin­uar për trans­port mall­rash, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
10. Mosre­spek­ti­mi i pikave 8 dhe 9 çon në masën admin­is­tra­tive plotë­suese të pezul­lim­it të lejes së qarkul­lim­it nga 1 deri me 6 muaj. Në rast përsërit­je­je pezul­li­mi i lejes së qarkul­lim­it shkon nga 6 muaj deri në 12 muaj.

 

Neni 82
Për­dori­mi vet­jak

(Ndryshuar fjalia e para­fun­dit e pikës 2 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Për auto­busët dhe mjetet e des­tin­uara për trans­port njerëzish, të cak­tu­ara për për­dorim vet­jak, leja e trans­portit mund t’u lëshohet vetëm enteve pub­like, sipër­mar­rësve dhe kolek­ti­vave për plotësimin e nevo­jave të lid­hu­ra ngushtë me veprim­tar­inë e tyre, pas kon­trol­lit të kry­er mbi qenien e këtyre nevo­jave, sipas udhëz­imeve të nxjer­ra nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
2. Leja e trans­portit për mjetet e trans­portit të mall­rave për llog­a­ri të vet lëshohet në bazë të lejes për ushtrim­in e trans­portit të mall­rave për llog­a­ri të vet. Në lejen e trans­portit duhet të shëno­hen data dhe num­ri i licencës, ku cilë­so­het për ushtrim­in e auto­trans­portit për llog­a­ri të vet, siç parashiko­het në aktet në zba­tim. Dis­poz­i­tat e këtij ligji nuk zba­to­hen për autom­jetet, kapaciteti trans­portues i të cilave është deri në 1,5 ton. Bëhen për­jash­time për disa mall­ra të veçan­ta, të cilat për­cak­to­hen me udhëz­imin e Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
3. Për doku­mentet e tjerë, me të cilat duhet të jetë pajisur mjeti i cak­tu­ar për trans­portin e mall­rave për llog­a­ri të vet, mbeten në fuqi dis­poz­i­tat e për­cak­tu­ara nga nor­mat e veçan­ta në këtë fushë.
4. Cili­do që shfry­të­zon për për­dorim vet­jak një mjet të cak­tu­ar për trans­portin e njerëzve, me për­jash­tim të autove­tu­rave për për­dorim vet­jak të për­cak­tu­ara në lejen e qarkul­lim­it, pa lejen përkatëse ose nuk respek­ton kushtet dhe kufizimet e për­cak­tu­ara në lejen e qarkul­lim­it, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
5. Mosre­spek­ti­mi i dis­poz­i­tave të pikës 4, çon në masa admin­is­tra­tive plotë­suese të pezul­lim­it të lejes së trans­portit për një peri­ud­hë nga 6 deri në 12 muaj.
6. Cili­do që shfry­të­zon një mjet të për­dorim­it vet­jak për trans­portin e mall­rave pa lejen përkatëse, ose nuk respek­ton kushtet dhe kufizimet e për­cak­tu­ara në licencë, ndëshko­het sipas sank­sion­eve të parashikuara nga nenet përkatëse të ligjit për trans­portin auto­mo­bilis­tik.

Neni 83
Dhë­nia me qira pa drejtues mjeti

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Për zba­timin e këtij neni, një mjet quhet i cak­tu­ar për dhënie me qira pa drejtues mjeti kur qirad­hënësi, kun­drejt pagesës, dety­ro­het të verë në dis­pozi­cion të qira­mar­rësit, me kërkesën e këtij të fun­dit, vetë mjetin.
2. Mund të cak­to­hen për dhënie me qira të gjitha mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre, përf­shirë edhe mjetet e cak­tu­ara për trans­portin e mall­rave, me ngarkesë të plotë, e cila është mbi 1,5 ton, si dhe mjetet, të ndryshme nga autove­tu­rat, të cak­tu­ara për trans­portin e njerëzve.
3. Leja e trans­portit e mjeteve të tilla lëshohet mbi bazën e licencës përkatëse.
4. Min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit, me urd­hëresë të tij, është i autor­izuar të për­cak­to­jë kriteret dhe mënyrat për lëshimin e lejes së trans­portit.
5. Cili­do që jep me qira, pa drejtues mjeti, një mjet jo të cak­tu­ar për këtë punë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mi jë lekë, për autom­jetet ose rimorkiot dhe nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, për mjetet e tjera. Gjithash­tu, zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të lejes së trans­portit nga 2 deri në 8 muaj.

Neni 84
Shër­bi­mi i qirad­hënies me drejtues mjeti për trans­portin e njerëzve

1. Shër­bi­mi i mar­rjes me qira me drejtues mjeti për trans­portin e njerëzve disi­plino­het me aktet përkatëse.
2. Mund të des­ti­no­hen për të kry­er shër­bimin e qirad­hënies me drejtues mjeti për trans­portin e njerëzve:
— motorët me kosh;
— autove­tu­rat;
— auto­busët;
— motom­jetet dhe autom­jetet për trans­port të përzi­er ose për trans­port të veçan­të njerëzish;
— mjetet e tërhe­qura nga kaf­shët.
3. Leja e trans­portit e mjeteve të tilla lëshohet mbi bazën e licencës për ushtrim­in e trans­portit.
4. Cili­do që shfry­të­zon për qirad­hënie me drejtues mjeti një mjet që nuk është cak­tu­ar për një shër­bim të tillë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë dhe, kur bëhet fjalë për auto­busët, nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Kjo shkel­je çon në masën admin­is­tra­tive plotë­suese të pezul­lim­it të lejes së trans­portit nga 6 deri në 12 muaj.

 

Neni 85
Shër­bimet tak­si me autove­tu­ra me drejtues mjeti

1. Shër­bi­mi tak­si me autove­tu­ra me drejtues mjeti ose shër­bi­mi tak­si, rreg­ul­lo­het nga aktet në zba­tim që vepro­jnë në këtë sek­tor trans­porti.
2. Cili­do që drej­ton një tak­si i papa­jisur me licencën përkatëse, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë. Për këtë shkel­je zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së lejes së qarkul­lim­it dhe kon­fiskim i mjetit.
3. Cili­do që, megjithëse i pajisur me licencën përkatëse, drej­ton një tak­si jo në për­puth­je me nor­mat në fuqi ose me kushtet e për­cak­tu­ara në licencë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Për këtë shkel­je zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së licencës.

 

Neni 86
Shër­bi­mi i lin­jës për trans­portin e pasag­jerëve

1. Për zba­timin e këtij neni, një mjet do të quhet i cak­tu­ar në shër­bimin në lin­jë kur ushtrue­si i këtij trans­porti, që shpër­ble­het për punën e real­izuar, kryen rrugë të një des­ti­na­cioni të para­cak­tu­ar dhe në itin­er­are të autor­izuara, si dhe me ofer­të të pad­ifer­en­cuar për pub­likun, edhe kur ky pub­lik për­bëhet nga një kat­e­gori e veçan­të njerëzish.
2. Mund të cak­to­hen për shër­bimin në lin­jë të trans­portit të njerëzve auto­busët, auto­busët artiku­lare, trole­jbusët artiku­lare, trole­jbusët me dhe pa rimorkio, të des­tin­uar për një trans­port të tillë.
3. Leja e trans­portit për këto mjete lëshohet mbi bazën e mira­tim­it para­prak nga organet kom­pe­tente që lësho­jnë licen­cat përkatëse për ushtrim­in e këtyre trans­porteve.
4. Mjetet e mësipërme mund të për­doren vetëm në lin­jat, për të cilat mba­jtësi i lejes së trans­portit ka mar­rë licencën, duke për­jash­tu­ar kufizimet e mund­shme të për­cak­tu­ara në këtë licencë. Lëshue­si i licencës për lin­jën, mund të autor­i­zo­jë për­dorim­in e mjeteve të des­tin­uara për shër­bimin në lin­jë në shër­bimin me qirad­hënie të mjeteve, me kusht që të garan­to­het rreg­ull­sh­mëria e shër­bim­it në lin­jë. Për këtë qël­lim leja e trans­portit duhet të shoqëro­het nga një doku­ment i lëshuar nga autoriteti që lëshon licencën e shër­bim­it në lin­jë, në të cilin tre­go­hen lin­jat ose zonat e trafikut ose qirad­hë­nia, për të cilat mund të për­doren mjetet.
5. Pronarët e autom­jeteve të regjistru­ara për t’u për­dorur në shër­bimin në lin­jë të trans­portit të pasag­jerëve, mund t’u japin me qira ushtruesve të tjerë të trans­porteve në lin­jë të pasag­jerëve, përko­hë­sisht dhe në raste të jashtëza­kon­shme, sipas udhëz­imeve të shpal­lu­ra nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, një pjesë të mjeteve të tyre me autor­iz­im të autoriteteve kom­pe­tente për lëshimin e lejeve përkatëse të trans­portit.
6. Cili­do që për­dor në shër­bimin në lin­jë një mjet që nuk është cak­tu­ar për një shër­bim të tillë, apo për­dor një mjet në lin­ja të ndryshme me ato, për të cilat ka lejen e trans­portit, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Gjithash­tu, zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të lejes së trans­portit nga 6 deri në 12 muaj.

Neni 87
Shër­bi­mi i trans­portit të mall­rave për llog­a­ri të të tretëve

(Ndryshuar fjalia e para­fun­dit e pikës 2 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Për zba­timin e këtij neni, një mjet quhet i cak­tu­ar për trans­portin e mall­rave për llog­a­ri të të tretëve, kur sipër­mar­rësi dety­ro­het, kun­drejt pagesës përkatëse, të krye­jë trans­portin e urd­hëru­ar nga kërkue­si i trans­portit.
2. Leja e trans­portit lëshohet mbi bazën e licencës së cak­tu­ar për kry­er­jen e shër­bim­it dhe shoqëro­het me një doku­ment të posaçëm të për­cak­tu­ar nga aktet përkatëse që disi­plino­jnë këtë veprim­tari dhe që është pjesë për­bërëse e lejes së trans­portit. Dis­poz­i­tat e këtij ligji nuk zba­to­hen për autom­jetet, kapaciteti trans­portues i të cilave është deri në 1,5 ton. Bëjnë për­jash­tim disa mall­ra të veçan­ta, të cilat për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­ist risë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
3. Cili­do që për­dor në shër­bimin e trans­portit të mall­rave për llog­a­ri të të tretëve një mjet që nuk është cak­tu­ar për një shër­bim të tillë apo që shkel kushtet dhe kufizimet e për­cak­tu­ara në licencë ose në lejen e trans­portit, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

 

Neni 88
Shër­bi­mi në lin­jë për trans­portin e mall­rave

Shër­bi­mi në lin­jë për trans­portin e mall­rave disi­plino­het nga lig­jet përkatëse të këtij sek­tori trans­porti.

 

Neni 89
Trans­porti i mall­rave për llog­a­ri të të tretëve në shër­bimin tak­si

1. Shër­bi­mi tak­si i trans­portit të mall­rave për llog­a­ri të të tretëve, që kry­het me mjete me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të mad­he se 6 tonë, disi­plino­het nga nor­mat e veçan­ta të sek­torit; leja e trans­portit lëshohet mbi bazën e licencës së parashikuar për kry­er­jen e këtij shër­bi­mi.
2. Cili­do që për­dor në shër­bimin tak­si të trans­portit të mall­rave për llog­a­ri të të tretëve një mjet që nuk është cak­tu­ar për një shër­bim të tillë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

 

Neni 90
Qirad­hënie mjeti me këste pa drejtues mjeti me të drejtën e bler­jes dhe shit­jes së mjeteve me këste, me mar­rëvesh­je për t’ia rik­thy­er pronar­it, kur nuk paguhet kësti

1. Motom­jetet, autom­jetet dhe rimorkiot që jepen me qira me të drejtën e bler­jes, regjistro­hen në emër të qirad­hënësit, por me shën­imin në lejen e qarkul­lim­it të emrit të qira­mar­rësit dhe datës së skadim­it të kon­tratës përkatëse. Në raste të tilla regjistri­mi i mjetit bëhet në për­puth­je me për­dorim­in që do t’i bëjë atij qira­mar­rësi dhe me kusht që ky qira­mar­rës të jetë zotërues i lejeve përkatëse dhe të plotë­so­jë kushtet e parashikuara në nenet 82 dhe 90. Në këto raste kon­sidero­het tit­ullar i lejes së qarkul­lim­it edhe qirad­hënësi. Tregue­sit e sipër­për­men­dur pasqy­ro­hen në regjis­trat e degës përkatëse të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
2. Për efekt të zhdëm­tim­it të dëmeve, të shkak­tu­ara nga qarkul­li­mi i mjetit ndaj per­son­ave ose sendeve, qira­mar­rësi është përgjegjës sol­i­dar së bashku me drejtuesin e mjetit.
3. Në rastet e shit­jes së mjeteve me mar­rëvesh­je për t’ia rik­thy­er pronar­it, kur nuk paguhen këstet, mjeti regjistro­het në emër të blerësit, por me shën­imin në lejen e qarkul­lim­it të emrit të shitësit dhe të datës së pagim­it të këstit të fun­dit. Të njëjtit tregues shëno­hen edhe në regjis­trat e degës përkatëse të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
4. Për efekt të shkel­jeve admin­is­tra­tive, ndaj qira­mar­rësit me këste të mjetit ose blerësit me këste me mar­rëvesh­je për t’ia rik­thy­er mjetin pronar­it, kur nuk paguhen këstet, zba­to­hen sank­sionet përkatëse sipas kapit­ul­lit VI.

 

Neni 91

Kop­jet përm­bled­hëse të doku­menteve të qarkul­lim­it ose drej­tim­it të mjetit

Kur për motive zyrtare, doku­mentet e qarkul­lim­it, leja e drej­tim­it ose një nga doku­mentet e tjera të parashikuara në nenin 178, dorë­zo­hen në zyrat që i kanë lëshuar ato sipas kërke­save të pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara, këto zyra lësho­jnë një kop­je përm­bled­hëse të doku­men­tit që kryen plotë­sisht rolin e atij origji­nal për një afat mak­si­mal prej trid­hjetë ditësh.

 

PJESA III
DOKUMENTET E QARKULLIMIT DHE REGJISTRIMIT

 

Neni 92
For­malitetet e nevo­jshme për qarkul­lim­in e autom­jeteve, të motom­jeteve dhe rimorkiove

1. Autom­jetet, motom­jetet dhe rimorkiot për të qarkul­lu­ar duhet të jenë të pajisura me një leje qarkul­li­mi dhe të jenë të regjistru­ara pranë degëve përkatëse të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
2. Degët e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor mar­rin masa për regjistrim­in dhe lësho­jnë lejen e qarkul­lim­it ndaj atij që vërte­ton se është pronar i mjetit, duke treguar, kur duhet, edhe gjen­er­alitetet e shfry­tëzue­sit ose të qira­mar­rësit me të drejtë bler­je­je ose të shitësit me mar­rëvesh­je me të drejtë rik­thi­mi, kur nuk paguhen këstet, siç është treguar në nenin 90.
3. Leja e qarkul­lim­it nuk mund të lëshohet kur nuk plotë­so­hen kërke­sat për kry­er­jen e shër­bim­it ose trans­portit sipas des­ti­na­cionit, kur këto kërko­hen nga dis­poz­i­tat ligjore.
4. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse për­cak­ton me udhëz­im të veçan­të pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cionin e nevo­jshëm për regjistrim­in, përm­ba­jt­jen e lejes së qarkul­lim­it, duke parashikuar veçanër­isht për rimorkiot shënimet e nevo­jshme për lejimin e tërhe­q­jes së tyre.
5. Për autom­jetet dhe rimorkiot e treguara në nenin 10, pika 1, lëshohet një leje e veçan­të qarkul­li­mi që duhet të shoqëro­het me autor­iz­imin përkatës, kur ky autor­iz­im parashiko­het po nga ky nen. Në mënyrë të ngjashme, doku­ment i veçan­të lëshohet edhe për mak­i­nat bujqë­sore, kur për to vepro­jnë kushtet sipas nen­it 103, pika 8.
6. Cili­do që qarkul­lon me një mjet, për të cilin nuk është lëshuar leje­qarkul­li­mi, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Këtij sank­sioni i nëns htro­het më vete pronari i mjetit ose për­dorue­si i mjetit a qira­mar­rësi me të drejtë bler­je­je ose blerësi me mar­rëvesh­je rik­thi­mi të mjetit pronar­it, kur nuk paguhen të gjitha këstet. Për këtë shkel­je zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e kon­fiskim­it të mjetit.
7. Cili­do që qarkul­lon me një rimorkio të ganx­huar te një mjet me motor, karak­ter­is­tikat e të cilit nuk janë pasqyru­ar në lejen e qarkul­lim­it, kur pasqyri­mi i tyre është i domos­doshëm, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
8. Cili­do që nuk merr masa për të kërkuar në afatet e për­cak­tu­ara cer­ti­fikatën e pronë­sisë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Leja e qarkul­lim­it i mer­ret men­jëherë atij që kryen shkel­jen, dër­go­het në zyrën e regjistrit auto­mo­bilis­tik shqip­tar dhe i kthe­het vetëm pasi të ketë plotë­suar të gjitha kushtet e shkelu­ra.
9. Nor­mat e mësipërme nuk zba­to­hen për mjetet e For­cave të Armato­sura, sipas nen­it 136, pika 1; për këto mjete zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­it 136.
10. Për të arrit­ur një thjesh­tim mak­si­mal të pro­ce­du­rave dhe për të sig­u­ru­ar raporte të kënaqshme me qyte­tarët, veprimet zyrtare të parashikuara nga ky nen dhe nga neni 93 duhet të kry­hen nga degët e rretheve me ndih­mën e sis­te­meve infor­matike të për­sh­tat­shme.

 

Neni 93
For­malitetet për ndryshimin e pronë­sisë së autom­jeteve, motom­jeteve dhe rimorkiove dhe për ndryshimin e vend­ba­nim­it të pronar­it

1. Në rast ndryshi­mi pronësie të autom­jeteve, motom­jeteve dhe rimorkiove ose në rastin kur i jepen në për­dorim të tjerëve a kur lid­hen mar­rëvesh­je për qirad­hënie me të drejtë bler­je­je, dega përkatëse e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, sipas kërkesës së paraqi­tur nga ana e intere­suar, bren­da 10 ditëve nga data kur nën­shkri­mi i aktit është vërte­t­u­ar ose është gjykuar i rreg­ullt, merr masa për regjistrim­in e ndryshim­it të pronë­sisë ose të ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e cer­ti­fikatës së re të pronë­sisë.
2. Zyra e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, sipas kërkesës së paraqi­tur nga pronari bren­da afat­eve të për­cak­tu­ara në pikën 1, merr masa për rinovimin ose azhurn­imin e lejes së qarkul­lim­it që pasqy­ron ndryshimet e treguara në pikën e mësipërme. Në mënyrë të ngjashme vepro­het edhe për ndryshimin e vend­ba­nim­it.
3. Cili­do që nuk respek­ton dis­poz­i­tat e për­cak­tu­ara nga ky nen, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
4. Cili­do që qarkul­lon me një mjet, për të cilin nuk është kërkuar, bren­da afatit të cak­tu­ar në pikën 1 dhe 2, azhurn­i­mi ose rinovi­mi i lejes së qarkul­lim­it dhe i cer­ti­fikatës së pronë­sisë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
5. Leja e qarkul­lim­it i mer­ret men­jëherë atij që kryen shkel­jet e parashikuara në pikën 3 dhe i dër­go­het zyrës së Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, që merr masa për rinovimin e saj pas zba­tim­it të dis­poz­i­tave që janë shkelur.

 

Neni 94
Leja e përkohshme e qarkul­lim­it

1. Në rast hum­b­je­je, vjed­hje­je ose shkatër­ri­mi të lejes së qarkul­lim­it, zotërue­si i saj duhet që, bren­da 24 orëve nga kon­sta­ti­mi i fak­tit, të bëjë denoncim në organet e poli­cisë, të cilat bëjnë shënimet përkatëse dhe lësho­jnë një vërte­tim.
2. Zyra e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, pasi i është paraqi­tur vërte­ti­mi i denoncim­it dhe deklara­ta e mar­rjes së përgjegjë­sisë admin­is­tra­tive, lëshon lejen e përkohshme të qarkul­lim­it me afat vlef­sh­mërie mak­si­mu­mi për 30 ditë.
3. Pasi të kenë kalu­ar 30 ditë nga paraqit­ja e denoncim­it sipas pikës 2 dhe leja e qarkul­lim­it nuk është gje­tur ose dorëzuar, zotërue­si i lejes së qarkul­lim­it duhet të kërko­jë një regjistrim të ri.
4. Cili­do që qarkul­lon me një mjet, për të cilin nuk është lëshuar leja e përkohshme e qarkul­lim­it, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Për këtë shkel­je zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e ndalim­it admin­is­tra­tiv të mjetit.

 

Neni 95
Kri­ji­mi i shoqatave të trans­portuesve auto­mo­bilis­tikë dhe të Klu­bit të Auto­mo­bi­lizmit

Për­dorue­sit e mjeteve të trans­portit auto­mo­bilis­tik kanë të drejtë të orga­ni­zo­hen në shoqa­ta dhe në Klu­bin e Auto­mo­bi­lizmit për të kon­tribuar, mbro­j­tur dhe zhvil­lu­ar trans­portin rru­gor kom­bë­tar dhe ndërkom­bë­tar, si edhe për të ndih­muar e përkrahur intere­sat e trans­portit rru­gor për llog­a­ri të të tretëve dhe për llog­a­ri të vet. Shoqa­ta e trans­portuesve dhe Klu­bi i Auto­mo­bi­lizmit janë per­sona juridikë të pavarur dhe nuk kanë qël­lime fiti­mi.

 

Neni 96
For­malitete të nevo­jshme për qarkul­lim­in e cik­lo­mo­torëve

1. Cik­lo­mo­torët, për të qarkul­lu­ar, duhet të jenë të pajisur me:
a) një cer­ti­fikatë të për­sh­tat­shmërisë teknike që përm­ban të dhë­nat e iden­ti­fikim­it dhe ato kon­struk­tive, lëshuar nga një zyrë e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, mbi bazën e deklaratës së për­puth­jes ose të cer­ti­fikatës së mira­tim­it, sipa s nen­it 75;
b) një shen­jë dal­luese iden­ti­fiki­mi që lejon të për­cak­to­het pronari i cik­lo­mo­torit dhe rrethi përkatës.
2. Fab­riki­mi dhe shit­ja e shen­jave dal­luese të iden­ti­fikim­it bëhet vetëm nga shteti.
3. Ndryshi­mi i vend­ba­nim­it të zotërue­sit të shen­jës dal­luese të iden­ti­fikim­it, kur nuk rezul­ton i regjistru­ar në arkivin e përgjithshëm të Qen­drës së Infor­ma­cionit të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, duhet të njofto­het nga i intere­suari, bren­da 10 ditëve dhe sipas doku­menta­cionit të për­cak­tu­ar, një zyre të rrethit të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, e cila regjistron ndryshimin dhe lëshon doku­mentin përkatës.
4. Në aktet e zba­tim­it të këtyre nor­mave për­cak­to­hen, mbi bazën e kritereve ekonomike dhe të pro­ce­du­rave sa më të thjesh­ta, karak­ter­is­tikat e shen­jave dal­luese të iden­ti­fikim­it, mënyrat e për­dorim­it të tyre dhe pro­ce­du­rat përkatëse të shënim­it dhe shpërn­dar­jes te për­dorue­si, si edhe pro­ce­du­rat për ndryshimin e pronë­sisë.
5. Cili­do që fab­rikon, prod­hon, treg­ton ose shet cik­lo­mo­torë që zhvil­lo­jnë një shpe­jtësi më të mad­he se ajo e për­cak­tu­ar në nenin 52, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Të njëjtit sank­sion i nën­shtro­het edhe ai që mod­i­fikon cik­lo­mo­torët për të arrit­ur shpe­jtësi më të mad­he se sa ajo e për­cak­tu­ar në nenin 52.
6. Cili­do që qarkul­lon me një cik­lo­mo­tor që ka një ose më shumë karak­ter­is­ti­ka, të cilat nuk për­puthen me karak­ter­is­tikat ose kushtet teknike të për­cak­tu­ara në nenin 52, ose që zhvil­lo­jnë një shpe­jtësi më të mad­he se ajo e për­cak­tu­ar në nenin 52, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
7. Cili­do që qarkul­lon me një cik­lo­mo­tor, për të cilën nuk është lëshuar cer­ti­fika­ta e për­sh­tat­shmërisë teknike ose është i papa­jisur me shen­jën dal­luese të iden­ti­fikim­it, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
8. Cili­do që në mënyrë abuzive fab­rikon a shet shen­ja dal­luese iden­ti­fiki­mi për cik­lo­mo­torë ose qarkul­lon me një cik­lo­mo­tor me shen­jë dal­luese iden­ti­fiki­mi të fal­si­fikuar, ndëshko­het sipas nen­it 99, pika 12.
9. Cili­do që qarkul­lon me një cik­lo­mo­tor të papa­jisur ose të pajisur me shen­jën dal­luese të iden­ti­fikim­it, të dhë­nat e së cilës nuk duken qartë, ose nuk njofton në afatin e cak­tu­ar për ndryshimet sipas pikës 3, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
10. Në rast hum­b­je­je, vjed­hje­je ose shkatër­ri­mi të shen­jës dal­luese të iden­ti­fikim­it, për zotëruesin e saj zba­to­hen nor­mat dhe sank­sionet e parashikuara në nenin 101. Për shkel­jet e parashikuara në pikat 5 dhe 6, zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e kon­fiskim­it të cik­lo­mo­torit.

 

Neni 97
Qarkul­li­mi i provës

1. Fab­rikat që prod­ho­jnë mjete me motor me rimorkio, për­faqë­sue­sit e tyre, kon­ce­sion­erët, komi­sion­erët dhe agjen­tët e shit­jes, treg­tarët e autor­izuar për të tilla mjete, fab­rikat prod­huese të kar­ro­cerive e të gomave, punon­jësit e ofiçi­nave të riparim­it e të mod­i­fikimeve, edhe kur puno­jnë për vete, nuk janë të detyru­ar të pajisen me lejen e qarkul­lim­it sipas nen­eve 92, 109 dhe 113 për mjete që qarkul­lo­jnë për pro­va teknike, eksper­i­men­tale ose kon­struk­tive, demon­strime ose trans­fer­ime për arsye shit­je­je a kolaudime. Megjithatë këto mjete duhet të jenë të pajisura me një autor­iz­im për qarkul­lime prove, që lëshohet nga zyra e rrethit e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor. Në mjetin që qarkul­lon për provë duhet të jetë i pran­ishëm zotërue­si i autor­izim­it ose një varës i deleguar prej tij.
2. Vlef­sh­mëria e autor­izim­it është njëv­jeçare; ky autor­iz­im mund të kon­fir­mo­het nëpër­m­jet ver­i­fikim­it të plotësim­it të kërke­save të nevo­jshme.
3. Cili­do që për­dor për qël­lime të tjera një mjet të cak­tu­ar për qarkul­lime prove, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. I njëjti sank­sion zba­to­het edhe kur në mjet nuk është i pran­ishëm zotërue­si i autor­izim­it apo i deleguari i tij.
Në qoftë se kry­hen më shumë se dy shkel­je, sipas pikës 3, ndëshki­mi me masë admin­is­tra­tive është me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë; zba­to­het, gjithash­tu, edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e kon­fiskim­it të mjetit

 

Neni 98

Fle­tudhë­ti­mi

1. Autom­jetet, motom­jetet dhe rimorkiot që qarkul­lo­jnë për qël­lime ver­i­fiki­mi dhe kon­trol­li të për­sh­tat­shmërisë teknike, për të shkuar në pikat tran­site të kufir­it për t’u eksportu­ar, për të mar­rë pjesë në para­da të parashikuara nga autoritetet ushtarake, në panaire apo ekspozi­ta të autor­izuara për mjete të reja ose të për­doru­ra, për të cilat nuk është paguar tak­sa e regjistrim­it, duhet të pajisen me një fle­tudhë­ti­mi dhe një targë të përkohshme, të lëshuar nga një zyrë e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
2. Fle­tudhë­ti­mi duhet të tre­go­jë itin­er­arin, afatin e vlef­sh­mërisë dhe kushtet teknike, në qoftë se është e nevo­jshme. Afati i vlef­sh­mërisë gjith­sesi nuk mund t’i kal ojë të 30 ditët. Sido­qoftë, për kërke­sa të veçan­ta eksper­i­men­ti­mi mjetesh të reja që ende nuk janë regjistru­ar, zyra e rrethit e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor mund t’i lësho­jë fab­rikës kon­struk­tuese një fle­tudhë­ti­mi të veçan­të, pa kufiz­ime itin­er­ari, me afat vlef­sh­mërie mak­si­mu­mi 180 ditë.
3. Cili­do që qarkul­lon pa pasur e pa respek­tu­ar kushtet teknike të fle­tudhë­tim­it, itin­er­arin e lëviz­jes dhe nuk është i pajisur me targën e përkohshme sipas pikës 1, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
4. Kur shkel­jet e parashikuara nga pika 3, përsëriten më shumë se dy herë, masa admin­is­tra­tive është me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e kon­fiskim­it të mjetit.

 

Neni 99
Tar­gat e regjistrim­it për autom­jetet, motom­jetet dhe rimorkiot

1. Autom­jetet duhet të jenë të pajisura në pjesën e për­parme dhe të prapme me një targë që përm­ban të dhë­nat e regjistrim­it.
2. Motom­jetet duhet të pajisen në pjesën e prapme me një targë që përm­ban të dhë­nat e regjistrim­it.
3. Rimorkiot dhe gjys­më­ri­morkiot duhet të pajisen në pjesën e prapme me një targë që përm­ban të dhë­nat e regjistrim­it.
4. Rimorkiot dhe kar­relat me një aks, kur janë të ganx­huara me një mjet me motor, duhet të jenë të pajisura në pjesën e prapme me një targë që përsërit të dhë­nat e regjistrim­it të targës së mjetit me motor që i tërheq.
5. Tar­gat e treguara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 duhet të kenë karak­ter­is­ti­ka reflek­tuese për dritën.
6. Mjetet që qarkul­lo­jnë për pro­va duhet të pajisen në pjesën e prapme me një targë që është e trans­fer­ueshme nga mjeti në mjet; për rastet e autotre­nave ose të gjys­më­ri­morki­a­torëve tar­ga duhet të ven­doset në pjesën e prapme të mjetit që tërhiqet.
7. Në aktet në zba­tim jepen kriteret e për­cak­tim­it të tar­gave të regjistrim­it, përsëritëse, të provës dhe të njo­hjes.
8. Në aktet në zba­tim jepet shen­ja zyrtare që duhet të kenë tar­gat e çdo llo­ji, duke për­jash­tu­ar tar­gat përsëritëse.
9. Aktet në zba­tim për­cak­to­jnë për tar­gat sipas këtij neni:
— kriteret për formimin e të dhë­nave të regjistrim­it;
— vendin e ven­dos­jes dhe mënyrat e ven­dos­jes;
— karak­ter­is­tikat kon­struk­tive, për­ma­sore, fotometrike, kro­matike dhe të dal­luesh­mërisë, si dhe kërke­sat e ver­i­fikim­it, nëse tar­ga është e për­sh­tat­shme për t’u pran­uar.
10. Mbi autom­jetet, motom­jetet dhe rimorkiot është e ndalu­ar të ven­dosen shkrime, dis­tink­tivë ose shen­ja që mund të kri­jo­jnë keqkup­time në iden­ti­fikimin e mjetit.
11. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikave 1, 2, 3 dhe 4 ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
12. Cili­do që qarkul­lon me një mjet të pajisur me një targë që nuk është e vet­ja ose është e fal­si­fikuar, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
13. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikave 5, 6 dhe 10 ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
14. Cili­do që fal­si­fikon, ndryshon ose ndër­ron targën auto­mo­bilis­tike apo për­dor tar­ga të mod­i­fikuara, të fal­si­fikuara a të ndër­ru­ara, kur nuk për­bën vepër penale, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
15. Për shkel­jet e parashikuara në pikat e mësipërme, zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së targës që nuk i përgjig­jet kërke­save të për­cak­tu­ara. Për shkel­jet e parashikuara në pikën 12 zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e kon­fiskim­it të mjetit.

 

Neni 100
Prod­hi­mi, shpërn­dar­ja, kthi­mi dhe tërhe­q­ja e tar­gave

1. Prod­hi­mi dhe shpërn­dar­ja e tar­gave të mjeteve me motor ose të mjeteve të tërhe­qura prej tyre, bëhet vetëm nga shteti. Min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit, me udhëz­im të tij, pasi ka mar­rë mendimin e min­istrit të Finan­cave, për­cak­ton çmimin e shit­jes së tar­gave.
2. Tar­gat i jepen zotërue­sit të mjetit nga zyra e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, pas kry­er­jes së regjistrim­it të mjetit.
3. Cili­do që prod­hon ose shpërn­dan në mënyrë abuzive tar­ga për autom­jete, motom­jete dhe rimorkio, ndëshko­het, kur kjo shkel­je nuk për­bën krim, me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e kon­fiskim­it të tar­gave.

Neni 101
Hum­b­ja, vjed­h­ja, dëm­ti­mi dhe shkatër­ri­mi i targës

1. Në rast hum­b­je­je, vjed­hje­je ose shkatër­ri­mi të ndon­jërës prej tar­gave të treguara në nenin 99, zotërue­si i lejes së qarkul­lim­it duhet të bëjë denoncim bren­da 24 orëve në organet e poli­cisë, të cilat mba­jnë shënimet e duhu­ra dhe lësho­jnë vërte­timin përkatës.
2. Pasi të kenë kalu­ar 15 ditë nga denonci­mi i hum­b­jes ose vjed­hjes së tar­gave dhe këto tar­ga ende nuk janë kthy­er a gje­tur, zotërue­si i lejes së qarkul­lim­it duhet t’i kërko­jë degës përkatëse të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor një regjistrim të ri për mjetin, sipas pro­ce­du­rave të treguara në nenin 92.
3. Gjatë peri­ud­hës kohore, për të cilën flitet në pikën 2, lejo­het qarkul­li­mi i mjetit vetëm pasi zotërue­si i lejes së qarkul­lim­it të ketë ven­do­sur në mjet një tabelë me sfond të bard­hë, që përm­ban të gjitha të dhë­nat e targës së tij origji­nale. Pozi­cioni dhe për­masat e tabelës dhe shkro­n­jat e saj duhet të jenë të njëj­ta me ato të targës origji­nale.
4. Të dhë­nat e regjistrim­it të treguara në targë duhet të jenë gjith­monë të lex­ueshme. Kur për shkak të dëm­timeve këto të dhë­na nuk janë më të lex­ueshme, zotërue­si i lejes së qarkul­lim­it duhet t’i kërko­jë zyrës kom­pe­tente të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor një regjistrim të ri të mjetit, sipas pro­ce­du­rave të treguara në nenin 92.
5. Në rastet e shkatër­rim­it të një prej tar­gave të treguara në nenin 99, pika 1, zotërue­si i lejes së qarkul­lim­it, mbi bazën e vërte­tim­it të denoncim­it sipas pikës 1, duhet të kërko­jë një regjistrim të ri të mjetit.
6. Zotërue­si i lejes së qarkul­lim­it që, në rast hum­b­je­je, vjed­hje­je ose shkatër­ri­mi të targës së regjistrim­it ose të targës së mjeteve që qarkul­lo­jnë për pro­va, nuk përm­bush detyrimet sipas pikës 1 ose qarkul­lon me tabelën e treguar në pikën 3, pa përm­bushur detyrimet sipas pikave 1 dhe 2, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
7. Cili­do që qarkul­lon me një targë që nuk është plotë­sisht dhe qartë­sisht e lex­ueshme, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

 

Neni 102
Detyrimet që rrjed­hin nga heq­ja prej qarkul­lim­it e mjeteve me motor dhe rimorkiove

1. Ana e intere­suar, zotëruese e një autom­jeti, motom­jeti ose rimorkio­je, ose që mban tit­ullin e zotërue­sit, duhet që bren­da 10 ditëve të njofto­jë degën e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor për shkatër­rim­in, skrapimin ose eksportimin për­fundim­tar jashtë shtetit të mjetit, duke kthy­er cer­ti­fikatën e pronë­sisë, lejen e qarkul­lim­it dhe tar­gat.
2. Tar­gat dhe doku­mentet e qarkul­lim­it mer­ren gjithash­tu zyr­tar­isht nëpër­m­jet organ­eve të poli­cisë që kujde­sen për dorëz­imin e tyre në degën e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, në rast se kanë kalu­ar 30 ditë nga heq­ja e mjetit nga qarkul­li­mi, sipas nen­it 157, dhe nuk është denon­cuar munge­sa e tij, ose vetë mjeti nuk është rekla­muar nga zotërue­si i doku­menteve të sipër­për­men­dura apo që ka tit­ullin e zotërue­sit, ose është skra­puar apo tjetër­suar, sipas kup­ti­m­it të këtij neni.
3. Admin­is­tra­torët e qen­drave të mbled­hjes dhe shit­jes së motom­jeteve, autom­jeteve dhe rimorkiove për t’i çmon­tu­ar dhe kthy­er në skrap, nuk mund t’i tjetër­so­jnë, çmon­to­jnë ose shkatër­ro­jnë këto mjete pa përm­bushur detyrimet e për­cak­tu­ara në pikën 1, për rastet kur zotërue­si ose ai që ka tit­ullin e zotërue­sit, nuk i ka përm­bushur më parë këto detyrime.
4. Të njëj­tat detyrime të për­cak­tu­ara në pikën 3 kanë edhe përgjegjësit e qen­drave të mbled­hjes, ose të vendeve të tjera ku ruhen mjetet e hequra nga qarkul­li­mi sipas nen­it 157, në rastin e skrapim­it të mjetit të parashikuar nga neni 211, pika 4.
5. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikave 1 dhe 2 ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Ky sank­sion është me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, në qoftë se shkel­ja është kry­er sipas pikave 3 dhe 4.

 

KREU 4
QARKULLIMI NË RRUGË I MAKINAVE BUJQËSORE DHE TEKNOLOGJIKE

 

Neni 103
Për­masa gabar­itë dhe ngarke­sa kufitare të maki­nave bujqë­sore

1. Për mak­i­nat bujqë­sore vetëlëvizëse dhe për ato t tërhe­qura që qarkul­lo­jnë në rrugë, zba­to­hen për­masat gabar­itë kufitare të për­cak­tu­ara me nor­mat e nen­it 61, përkatë­sisht për mak­i­nat bujqë­sore vetëlëvizëse dhe rimorkiot.
2. Duke për­jash­tu­ar rastet, për të cilat është ven­do­sur ndryshe në nenin 57, pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e maki­nave bujqë­sore me rro­ta nuk mund të jetë më e mad­he se 5 tonë kur janë me një aks, 8 tonë kur janë me dy akse dhe 10 tonë kur janë me tri a më shumë akse.
3. Për mak­i­nat bujqë­sore vetëlëvizëse dhe për ato të tërhe­qura që janë të pajisura me rro­ta pneu­matike, që ushtro­jnë një ngarkesë mesa­tare njësi mbi rrugë jo më të mad­he se 8 daN/cm2 dhe që kur kanë tri a më shumë akse largësia ndër­m­jet dy akseve njëri pas tjetrit nuk është më e vogël se 1.20 m, peshat e përgjithshme me ngarkesë të plotë, duke iu refer­u­ar pikës 2, nuk mund të jenë më të mëd­ha se përkatë­sisht 6 tonë, 14 tonë dhe 20 tonë.
4. Pesha mak­si­male mbi aksin më të ngarkuar nuk mund të jetë më e mad­he se 10 tonë; ajo mbi dy akse njëri pas tjetrit në largësi më të vogël se 1.20 m nuk mund t’i kalo­jë 11 tonët dhe kur largësia është më e mad­he se 1.20 m, kjo peshë e shpërn­darë mbi të dy akset mund të shko­jë deri në 14 tonë.
5. Në të gjitha kushtet e ngarkesës së mak­inës bujqë­sore vetëlëvizëse, pesha që ushtro­het në rrugë nga aksi udhëzues në gjend­je sta­tike nuk duhet të jetë më e vogël se 20% e peshës vet­jake të mak­inës në lëviz­je. Kjo vlerë nuk duhet të jetë më e vogël se 15% për mak­i­nat që lëvizin me shpe­jtësi më të vogël se 15 km/orë dhe 13% për mak­i­nat bujqë­sore me gjys­më zinx­hiri.
6. Pesha e përgjithshme e maki­nave bujqë­sore me zinx­hirë nuk mund të jetë më e mad­he se 16 tonë.
7. Trak­torët bujqë­sore, për të qarkul­lu­ar në rrugë me mekaniz­ma të mbar­tur ose gjys­më të mbar­tur, duhet të plotë­so­jnë këto kushte:
a) e dala e për­parme (e llog­a­r­it­ur nga aksi i për­par­më) e kom­plek­sit bujqë­sor nuk duhet të jetë më e mad­he se 60% e gjatë­sisë së trak­torit pa kundër­pe­sha;
b) e dala e pasme (e llog­a­r­it­ur nga aksi i pas­më) e kom­plek­sit bujqë­sor (trak­tor dhe mekanizëm i mbar­tur) nuk duhet të jetë më e mad­he se 90% e gjatë­sisë së trak­torit pa kundër­pe­sha;
c) gjatësia e përgjithshme, që për­bëhet nga shu­ma e dal­jes së për­parme me dal­jen e pasme dhe me hapin (largësia ndër­m­jet aksit të parë dhe atij të pas­më) e trak­torit, nuk duhet të jetë më e mad­he se dyfishi i gjatë­sisë së trak­torit pa kundër­pe­sha;
d) dal­ja anë­sore nuk duhet të kalo­jë 1.60 m nga plani gjatë­sor ver­tikal i mesit të trak­torit;
e) pesha e kom­plek­sit (trak­tor dhe mekanizëm i mbar­tur nuk duhet të kalo­jë peshën e lejuar të për­cak­tu­ar nga nor­mat e akteve në zba­tim të këtij Kodi, në bazë të pikave të mëparshme të këtij neni;
f) lid­h­ja b‑r tre për­ma­sore e mbështetë­seve mbërthyese të mekaniz­mave duhet të mos lejo­jë gjatë trans­portit asnjë lloj lëkund­je­je të mekaniz­mave ndaj trak­torit, me për­jash­tim të rasteve kur mekaniz­mi është i pajisur me një ose më shumë rro­ta lirisht të rro­tul­lueshme ndaj aksit ver­tikal mbështetës;
g) mjetet bujqë­sore me rimorkio, plug ose makineri teknologjike, të dalin në rrugë shtetërore, kur koha është e keqe, pasi të jetë bërë pastri­mi nga bal­ta për të mos ndo­tur rrugën.
8. Mak­i­nat bujqë­sore që për nevo­ja funk­sion­ale kanë për­masa gabar­itë dhe peshë më të mad­he se ato të për­cak­tu­ara në pikat 1 deri në 6, si dhe trak­torët e pajisur me mekaniz­ma të mbar­tu­ra ose gjys­më të mbar­tu­ra, që nuk plotë­so­jnë kërke­sat e pikës 7, kon­sidero­hen mak­i­na bujqë­sore jashtë norme dhe për të qarkul­lu­ar në rrugë duhet të kenë autor­iz­im të vlef­shëm për një vit dhe të përsërit­shëm, të lëshuar nga Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar, kur rrugët janë shtetërore dhe nga rrethi për rrugët e tjera.
9. Në aktet në zba­tim të këtij Kodi për­cak­to­hen ven­dos­jet, karak­ter­is­tikat fotometrike, ngjyrat dhe mënyrat e për­dorim­it të pajis­jeve a sis­te­meve të sin­jal­izim­it pamor, që par­ala­jmëro­jnë penge­sat që sjellin në qarkul­lim mak­i­nat bujqë­sore, për të cilat flitet në pikat 7 dhe 8; në aktet në zba­tim jepen udhëzimet dhe kushtet që duhen respek­tu­ar gjatë lëviz­jes në rrugë.
10. Cili­do që qarkul­lon në rrugë me mak­i­na bujqë­sore, të cilat i tejkalo­jnë për­masat gabar­itë kufitare dhe peshat e lejuara, pa autor­iz­imin përkatës ose që nuk respek­ton udhëzimet dhe kushtet e për­cak­tu­ara në këtë autor­iz­im, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
11. Cili­do që qarkul­lon në rrugë me një mak­inë bujqë­sore jashtë norme dhe nuk e ka me vete autor­iz­imin përkatës, i nën­shtro­het masës admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Udhë­ti­mi mund të vazh­do­jë vetëm pas paraqit­jes së autor­izim­it, kjo nuk e për­jash­ton pagesën e gjobës së masës admin­is­tra­tive.
12. Për shkel­jet sipas pikës 10, zba­to­hen edhe masat plotë­suese admin­is­tra­tive të parashikuara nga pika 23 e nen­it 10.

 

Neni 104
Tërhe­q­ja e maki­nave bujqë­sore

1. Kom­plek­set lëvizëse në rrugë, të for­muara nga mak­i­nat bujqë­sore vetëlëvizëse dhe mak­i­nat bujqë­sore të tërhe­qura, nuk mund të kalo­jnë gjatës­inë 15.50 m.
2. Sipas kufizim­it të pikës 1, trak­torët bujqë­sorë mund të tërhe­qin deri në dy rimorkio bujqë­sore bren­da rrugëve të brend­shme të fsha­trave në sezon prod­hi­mi ose jo më shumë se dy mak­i­na bujqë­sore teknologjike, me kusht që të jenë të pajisura me sis­teme fren­i­mi që koman­do­hen që nga trak­tori.
3. Për trak­torët bujqë­sorë me mekaniz­ma të mbar­tur në pjesën e për­parme ndalo­het tërhe­q­ja e maki­nave bujqë­sore të rimorkueshme që nuk kanë sis­teme fren­i­mi, edhe nëse këto mak­i­na kon­sidero­hen pjesë për­bërëse e trak­torit.
4. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

 

Neni 105
Nor­ma kon­struk­tive dhe sis­temet e pajim­it të maki­nave bujqë­sore

1. Mak­i­nat bujqë­sore të për­cak­tu­ara në nenin 57, pika 2, për të qarkul­lu­ar në rrugë, duhet të garan­to­jnë qën­druesh­mëri të mjaftueshme edhe kur qarkul­lo­jnë vetë, edhe kur qarkul­lo­jnë duke tërhe­qur mak­i­na bujqë­sore të rimork­i­ueshme, ose duke mbar­tur a gjys­mëm­bar­tur mekaniz­ma, për të cilët duhet të jetë garan­tu­ar lid­h­ja trepër­ma­sore. Mak­i­nat bujqë­sore vetëlëvizëse duhet të jenë kon­struk­tu­ar në mënyrë të tillë që të sig­uro­jnë një fushë­pam­je të për­sh­tat­shme edhe kur kanë kabinë drej­ti­mi të mbyl­lur, kur kanë sis­teme mbro­jtëse për drejtuesin e mjetit dhe kur mbartin a gjys­mëm­bartin mekaniz­ma. Nden­jës­ja e drejtue­sit të mjetit duhet të jetë e arrit­shme me lehtësi dhe e rehat­shme, si dhe me koman­da që për­doren lehtë­sisht.
2. Mak­i­na t bujqë­sore vetëlëvizëse të për­cak­tu­ara në nenin 57, pika 2, shkro­n­ja “a”, duke për­jash­tu­ar ato të num­rit 3, duhet të jenë të pajisura me:
a) sis­teme sin­jal­iz­i­mi pamor dhe ndriçi­mi;
b) sis­teme fren­i­mi;
c) sis­tem drej­ti­mi;
d) sis­teme për shuar­jen e zhur­mës së motorit;
e) sis­teme sin­jal­iz­i­mi zanor;
f) sis­tem shiki­mi pra­pa;
g) rro­ta ose zinx­hirë të për­sh­tat­shëm për të lëvizur në rrugë;
h) sis­teme të heqshme për mbro­jt­jen nga pjesët e rrezik­shme;
i) sis­teme ganx­hi­mi të heqshme apo të pahe­qshme, kur janë mak­i­na të parashikuara për tërhe­q­je;
j) sipër­faqe të tej­duk­shme (xhama) të sig­ur­ta dhe sis­teme për fshir­jen e xhamit.
3. Mak­i­nat bujqë­sore vetëlëvizëse të për­cak­tu­ara në nenin 57, pika 2, shkro­n­ja “a”, num­ri 3, duhet të pajisen me sis­temet e shkro­n­jave të mësipërme “b”, “c”, “d”, “g” dhe “h”; duhet , gjithash­tu, të jenë të pajisur me sis­temet sipas shkro­n­jës “a”, që mund të jenë edhe të heqshme; kur kanë peshë deri 0,3 tonë mund të mos kenë sis­temet e shkro­n­jës “b”.
4. Mak­i­nat bujqë­sore të tërhe­qura të për­cak­tu­ara në nenin 57, pika 2, shkro­n­ja “b”, duhet të pajisen me sis­temet e shkro­n­jave “a”, “b”, “g”, “h” dhe “i” të pikës 2; mak­i­nat bujqë­sore të tërhe­qura të për­cak­tu­ara në nenin 57, pika 2, shkro­n­ja “b”, num­ri 1, kur kanë peshë të përgjithshme më të vogël ose të barabartë me peshën e lejuar për rimorkim të maki­nave bujqë­sore që tërhe­qin mak­i­nat bujqë­sore teknologjike pa fre­na, mund të mos i kenë sis­temet e parashikuara në pikën 2, shkro­n­ja “b”. Lejo­het që, për mak­i­nat bujqë­sore të tërhe­qura, duke për­jash­tu­ar rimorkiot bujqë­sore, sis­temet e shkro­n­jës “a”, pika 2, të jenë të heqshme.
5. Kushtet teknike përkatëse të karak­ter­is­tikave kon­struk­tive të maki­nave bujqë­sore dhe të sis­te­meve, me të cilat ato duhet të pajisen, kur nuk parashiko­hen në aktet në zba­tim të këtij Kodi, për­cak­to­hen me udhëz­im të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit, në mar­rëvesh­je me min­istrin e Bujqë­sisë dhe Ushqim­it, duke për­jash­tu­ar prob­lemet e zhur­mave e të ndot­jes së mje­dis­it që janë në kom­pe­tencë të min­istrit të Shën­de­të­sisë. Me të njëjtën pro­ce­durë mund të për­cak­to­hen karak­ter­is­ti­ka, num­ri dhe mënyra për­dori­mi të sis­te­meve, për të cilat flitet në këtë nen.
6. Mak­i­nat bujqë­sore të për­cak­tu­ara në nenin 57, pika 2, duhet gjithash­tu, t’u përgjig­jen dis­poz­i­tave për mjetet dhe sis­temet e mbro­jt­jes, të parashikuara në nor­ma­ti­vat për sig­ur­inë dhe higjienën. Për këto shkel­je mer­ret edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së lejes së qarkul­lim­it deri në kry­er­jen e kon­trol­lit teknik në punë, si edhe për mbro­jt­jen e mje­dis­it nga çdo lloj ndot­je­je.
7. Kur udhëzimet sipas pikës 5 janë objekt i mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare, ku aderon ven­di ynë, kushtet teknike janë ato që bëjnë pjesë në këto mar­rëvesh­je; për homologimin bën për­jash­tim e drej­ta e të intere­suarve, për të kërkuar zba­timin e kushteve teknike të rreg­ul­loreve ose të reko­mandimeve të shpal­lu­ra nga Zyra Evropi­ane e Kombeve të Bashkuara — Komi­sioni Ekonomik për Evropën, të pran­uara nga min­is­tria kom­pe­tente përkatëse.
8. Me të njëj­tat udhëz­ime mund të bëhet i detyrueshëm respek­ti­mi i nor­mave të unifikim­it që kanë lid­hje me dis­poz­i­tat e pikave 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.

 

Neni 106
Ver­i­fiki­mi i maki­nave bujqë­sore për për­sh­tat­shmërinë ndaj kërke­save të qarkul­lim­it

1. Mak­i­nat bujqë­sore të për­cak­tu­ara në nenin 57, pika 2, janë sub­jekt i ver­i­fikim­it të të dhë­nave të iden­ti­fikim­it, të fuqisë së motorit, kur është e nevo­jshme, dhe i për­puth­jes me kushtet teknike dhe karak­ter­is­tikat e për­cak­tu­ara me nor­ma ligjore. Aktet në zba­tim të këtij Kodi për­cak­to­jnë kat­e­goritë e maki­nave bujqë­sore të tërhe­qura që për­jash­to­hen nga ky ver­i­fikim.
2. Ver­i­fiki­mi sipas pikës 1 kry­het gjatë kon­trol­lit dhe provave nga ana e organ­eve të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, sipas mënyrave të për­cak­tu­ara me udhëz­im të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit, i cili merr mendimin para­prak të min­istrit të Bujqë­sisë dhe Ushqim­it duke për­jash­tu­ar çësht­jet që lid­hen me zhur­mat dhe ndot­jen e mje­dis­it që janë kom­pe­tencë e min­istrit të Shën­de­të­sisë.
3. Për mak­i­nat bujqë­sore të për­men­dura në pikën 1 që prod­ho­hen në seri, ver­i­fiki­mi kry­het mbi një pro­totip nëpër­m­jet homologim­it të tip­it, sipas mënyrave të për­cak­tu­ara me udhëz­im të min­istrit të Punëve Pub­like dhe të Trans­portit, i cili merr mendimin para­prak të min­istrit të Bujqë­sisë dhe të Ushqim­it, duke për­jash­tu­ar çësht­jet që lid­hen me zhur­mat dhe ndot­jen e mje­dis­it e që janë në kom­pe­tencë të min­istrit të Shën­de­të­sisë. Duke për­jash­tu­ar mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, homologi­mi i përgjithshëm ose i pjesshëm i lëshuar nga një shtet i huaj mund të nji­het vetëm mbi bazën e rec­i­procitetit.

 

Neni 107
Lëshi­mi i cer­ti­fikatës së për­sh­tat­shmërisë teknike ndaj qarkul­lim­it dhe i lejes së qarkul­lim­it të mak­inës bujqë­sore

1. Për t’u futur në qarkul­lim mak­i­nat bujqë­sore, me për­jash­timet e parashikuara në pikën 1 të nen­it 106, duhet të jenë të pajisura me një cer­ti­fikatë për­sh­tat­shmërie teknike ndaj qarkul­lim­it ose me leje qarkul­li­mi.
2. Cer­ti­fika­ta e për­sh­tat­shmërisë teknike ndaj qarkul­lim­it ose leja e qarkul­lim­it lëshohet pas për­fundim­it poz­i­tivisht të ver­i­fikim­it të parashikuar në nenin 106, pika 1, në bazë të një doku­menta­cioni që është në gjend­je të për­cak­to­jë origjinën e mak­inës bujqë­sore. Në aktet në zba­tim të këtij Kodi për­cak­to­hen përm­ba­jt­ja dhe karak­ter­is­tikat teknike të cer­ti­fikatës së për­sh­tat­shmërisë teknike dhe lejes së qarkul­lim­it.
3. Për mak­i­nat bujqë­sore që nuk prod­ho­hen në seri, duke përf­shirë edhe pro­toti­pat e prod­himeve në seri, doku­menta­cioni i origjinës për­bëhet nga cer­ti­fika­ta e origjinës së ekzem­plar­it që lëshohet nga fab­ri­ka kon­struk­tuese ose prod­huese. Kur bëhet fjalë për mak­i­na bujqë­sore të kon­struk­tu­ara me pjesë të veçan­ta, duhet të paraqitet doku­menta­cioni i origjinës për secilën pjesë.
4. Për mak­i­nat bujqë­sore të tip­it të homo­loguar të prod­huar në seri kon­struk­tori ose për­faqë­sue­si ligjor i tij, i lëshon blerësit një deklaratë tip, sipas mod­elit të mirat­u­ar nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, e cila vërte­ton që mak­i­na bujqë­sore me të gjitha pjesët e saj është në për­puth­je me tipin e homo­loguar. Me këtë deklaratë kon­struk­tori mban përgjegjësi të plotë ligjore. Kjo deklaratë, kur lejo­het lëshi­mi i saj, ka edhe vlerën e cer­ti­fikatës së origjinës.
5. Për mak­i­nat bujqë­sore të tip­it të homo­loguar doku­mentet e qarkul­lim­it, për të cilat flitet në pikën 2, lëshohen duke u mbështe­tur në deklaratën e për­puth­jes me tipin e homo­loguar, pa kry­er ver­i­fikime të mëte­jshme.
6. Cili­do që lëshon deklaratën e për­puth­jes për mak­i­nat bujqë­sore që nuk për­puthen me tipin e homo­loguar, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
7. Lëshi­mi i cer­ti­fikatës së për­sh­tat­shmërisë teknike ndaj qarkul­lim­it, ose i lejes së qarkul­lim­it, pezul­lo­het kur shfaqen ele­mente që tre­go­jnë mundës­inë e një kri­mi që ndiqet penal­isht.

 

Neni 108
Kon­trol­li i për­puth­jes së mak­inës bujqë­sore me tipin e homo­loguar

1. Mak­i­nat bujqë­sore dhe sis­temet përkatëse të tip­it të homo­loguar iden­ti­fiko­hen për qël­limet e nen­it 74.
2. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse ka të drejtë të mar­rë dhe të bëjë në çdo moment ver­i­fikimin e për­puth­jes me tipin e homo­loguar të maki­nave bujqë­sore që ende nuk janë regjistru­ar dhe të sis­te­meve të tyre përkatëse, të des­tin­uara për tre­gun e brend­shëm dhe që janë iden­ti­fikuar sipas nor­mave të pikës 1. Me udhëz­im të min­istrit të Punëve Pub­like dhe të Trans­portit, i cili merr mendimin para­prak të min­istrit të Bujqë­sisë dhe të Ushqim­it, duke për­jash­tu­ar çësht­jet që lid­hen me zhur­mat dhe ndot­jen e mje­dis­it që janë në kom­pe­tencë të min­istrit të Shën­de­të­sisë, për­cak­to­hen kriteret dhe mënyrat e mar­rjes dhe ver­i­fikim­it të mak­inës bujqë­sore, si edhe page­sat përkatëse në ngarkim të tit­ullar­it, për të cilin kry­het homologi­mi.
3. Me të njëjtin udhëz­im janë për­cak­tu­ar pro­ce­du­rat që duhen ndjekur për pezul­lim­in ose anulim­in e homologim­it, për rastet kur gjatë kon­trolleve, sipas pikës 2, rezul­ton që nuk është respek­tu­ar për­puth­ja e serisë me tipin e homo­loguar.
4. Cili­do që prod­hon ose shet një mak­inë bujqë­sore ose sis­teme mak­i­nash bujqë­sore që nuk për­puthen me tipin e homo­loguar, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
5. Cili­do që prod­hon ose shet një mak­inë bujqë­sore të homo­loguar dhe që lëshon një deklaratë për­puth­je­je me tipin e homo­loguar, të papa­jisur me të dhë­nat e iden­ti­fikim­it sipas nor­mave të pikës 1, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

 

Neni 109
Regjistri­mi, leja e qarkul­lim­it dhe cer­ti­fika­ta e për­sh­tat­shmërisë teknike për qarkul­lim­in e maki­nave bujqë­sore

1. Mak­i­nat bujqë­sore të treguara në nenin 57, pika 2, shkro­n­ja “a”, num­rat 1 dhe 2, shkro­n­ja “b”, num­ri 2, duke për­jash­tu­ar rimorkiot bujqë­sore me peshë të përgjithshme jo më të mad­he se 1.50 tonë, për të qarkul­lu­ar në rrugë duhet të regjistro­hen dhe të pajisen me lejen e qarkul­lim­it. Ndër­sa mak­i­nat bujqë­sore të treguara në nenin 57, pika 2, shkro­n­ja “a”, num­ri 3, dhe shkro­n­ja “b”, num­ri 1, me për­jash­timet e parashikuara në nenin 106, pika 1, dhe rimorkiot bujqë­sore me peshë të përgjithshme jo më të mad­he se 1.50 tonë, për të qarkul­lu­ar në rrugë duhet të pajisen me cer­ti­fikatën e për­sh­tat­shmërisë teknike për qarkul­lim.
2. Leja e qarkul­lim­it ose cer­ti­fika­ta e për­sh­tat­shmërisë teknike për qarkul­lim lëshohet nga degët e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor. Këto zyra mar­rin masa për regjistrim­in e maki­nave bujqë­sore të treguara në nenin 57, pika 2, shkro­n­ja “a”, num­rat 1 dhe 2, shkro­n­ja “b”, num­ri 2, duke për­jash­tu­ar rimorkiot bujqë­sore me peshë të përgjithshme jo më të mad­he se 1.50 tonë, në emër të pronar­it të mjetit ose të atij që kryen punime agromekanike apo dhënie me qira mak­i­nash bujqë­sore, si dhe në emër të enteve a shoqërive pub­like.
3. Ndryshi­mi i pronë­sisë i maki­nave bujqë­sore që i nën­shtro­hen regjistrim­it, si dhe ndryshi­mi i vendqën­drim­it ose vend­ba­nim­it të pro nar­it të tyre, duhet t’u njofto­het bren­da 10 ditëve zyrave të drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, së bashku me doku­menta­cionin përkatës dhe lejen e qarkul­lim­it nga pronari i ri dhe nga zotërue­si i lejes së qarkul­lim­it. Këto zyra shëno­jnë ndryshimet përkatëse në lejen e qarkul­lim­it. Kur kërke­sa e paraqi­tur për ndryshimin e pronë­sisë është veprim i njëan­shëm, këto zyra duhet të sig­uro­jnë edhe një deklaratë për mar­rje përgjegjësie dhe të mar­rin masa për njof­timin e pronar­it të ri sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në nenin 94, pika 4, kur kjo është e zbat­ueshme.
4. Regjistri­mi i ndryshim­it të pronë­sisë është i mundur vetëm kur pronari i ri plotë­son kërke­sat e pikës 2.
5. Aktet në zba­tim të këtij Kodi për­cak­to­jnë përm­ba­jt­jen dhe karak­ter­is­tikat e lejes së qarkul­lim­it dhe të cer­ti­fikatës së për­sh­tat­shmërisë teknike me tipin e homo­loguar, si dhe pro­ce­du­rat për kry­er­jen e ndryshimeve të parashikuara në pikat 2, 3 dhe 4.
6. Cili­do që qarkul­lon në rrugë me një mak­inë bujqë­sore, për të cilën nuk është lëshuar leja e qarkul­lim­it ose cer­ti­fika­ta e për­sh­tat­shmërisë teknike për qarkul­lim, ose që nuk respek­ton kushtet e për­cak­tu­ara në lejen e qarkul­lim­it ose në cer­ti­fikatën e për­sh­tat­shmërisë teknike për qarkul­lim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Për rastet kur nuk bën njof­timin e ndryshim­it të pronë­sisë ose vendqën­drim­it a vend­ba­nim­it në kohën e cak­tu­ar, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Paso­jë e kësaj shkel­je­je është edhe masa plotë­suese admin­is­tra­tive e tërhe­q­jes së lejes së qarkul­lim­it ose të cer­ti­fikatës së për­sh­tat­shmërisë teknike për qarkul­lim.

 

Neni 110
Kon­trol­li i maki­nave bujqë­sore në qarkul­lim

1. Min­is­tria e Punëve Pub­like dhe Trans­portit, në mar­rëvesh­je me Min­istrinë e Bujqë­sisë dhe të Ushqim­it, urd­hëro­jnë kon­trol­lin e përgjithshëm a të pjesshëm të maki­nave bujqë­sore të regjistru­ara sipas nor­mave të nen­it 109, me syn­im ver­i­fikimin e kërke­save min­i­male të sig­urisë së qarkul­lim­it, si dhe të gjend­jes së tyre teknike.
2. Organet e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor dhe Poli­cisë Rru­gore, kur lindin dyshime për respek­timin e kërke­save sipas pikës 1, mund të urd­hëro­jnë në çdo moment kon­trol­lin e përgjithshëm për mak­i­na bujqë­sore të veçan­ta.
3. Aktet në zba­tim të këtij Kodi për­cak­to­jnë pro­ce­du­rat, afatet dhe mënyrat e kry­er­jes së kon­trol­lit, për të cilin flitet në këtë nen, dhe, kur është e nevo­jshme, kriteret për ver­i­fikimin e kërke­save min­i­male të për­sh­tat­shmërisë për qarkul­lim që duhet të plotë­so­jnë mak­i­nat bujqë­sore në qarkul­lim, si dhe të gjend­jes teknike të tyre.
4. Min­is­tria e Punëve Pub­like dhe Trans­portit, në mar­rëvesh­je me min­istrin e Bujqë­sisë dhe Ushqim­it, mund të urd­hëro­jë mod­i­fikimin e nor­ma­ti­vave të parashikuara nga ky nen, për t’i për­sh­tatur me dis­poz­i­tat përkatëse të mar­rëvesh­jes ndërkom­bëtare.
5. Për mak­i­nat bujqë­sore, për të cilat flitet në pikën 1, zba­to­hen nor­mat e nen­it 79, pika 7.
6. Cili­do që qarkul­lon në rrugë me një mak­inë bujqë­sore që nuk është paraqi­tur për kon­troll, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Paso­jë e kësaj shkel­je­je është edhe masa plotë­suese admin­is­tra­tive e tërhe­q­jes së lejes së qarkul­lim­it ose cer­ti­fikatës së për­sh­tat­shmërisë teknike për qarkul­lim.

 

Neni 111
Mod­i­fiki­mi i karak­ter­is­tikave teknike të qarkul­lim­it të maki­nave bujqë­sore dhe azhurn­i­mi i lejes së qarkul­lim­it

1. Mak­i­nat bujqë­sore që janë sub­jekt i ver­i­fikim­it të kërke­save sipas nen­it 106, nuk duhet të paraqesin deformime në kra­hasim me karak­ter­is­tikat e treguara në lejen e qarkul­lim­it, ose në cer­ti­fikatën e për­sh­tat­shmërisë teknike për qarkul­lim, dhe as ndryshime a dëm­time të sis­te­meve të për­cak­tu­ara.
2. Organet përkatëse të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, me kërkesë të të intere­suar­it, krye­jnë provat e ver­i­fikim­it të parashikuara në nenin 106, pika 2, për mak­inën bujqë­sore, së cilës i janë bërë mod­i­fikime të një a disa karak­ter­is­tikave ose të një a disa sis­te­meve që tre­go­hen në doku­mentet e qarkul­lim­it; kur kon­trol­li rezul­ton poz­i­tivisht, organet e sipër­për­men­dura krye­jnë azhurn­imin e këtyre doku­menteve.
3. Për mak­i­nat bujqë­sore që duhet të regjistro­hen dhe të pajisen me leje qarkul­li­mi, zba­to­hen dis­poz­i­tat përkatëse të nen­eve 92, 93, 94, 97 dhe 102.
4. Cili­do që qarkul­lon në rrugë me një mak­inë bujqë­sore që ka karak­ter­is­ti­ka të ndryshme nga ato të treguara në pikën 1 dhe që ka sis­temet e për­cak­tu­ara me nor­ma ligjore, të ndryshuar, të dëm­tu­ar ose të mangët, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri dhjetë mijë lekë, me për­jash­tim të rasteve që për­bëjnë krim.

 

Neni 112
Tar­gat e maki­nave bujqë­sore

1. Mak­i­nat bujqë­sore vetëlëvizëse të treguara në nenin 57, pika 2, shkro­n­ja “a”, num­rat 1 dhe 2 për të qarkul­lu­ar në rrugë duhet të jenë të pajisura me një targë në pjesën e pasme që përm­ban të dhë­nat e regjistrim­it. Pje­sa e fun­dit e kom­plek­sit të maki­nave bujqë­sore mban kop­jen e targës së mak­inës bujqë­sore tërhe­qëse. Për këto mak­i­na lëshohet një kop­je targe që për­doret kur kri­jo­hen kom­plekse mak­i­nash bujqë­sore.
2. Rimorkiot bujqë­sore, duke për­jash­tu­ar ato me peshë të përgjithshme jo më të mad­he se 1.50 tonë, duhet të pajisen me një targë të veçan­të që përm­ban të dhë­nat e regjistrim­it të vetë rimorkios.
3. Targi­mi i maki­nave bujqë­sore disi­plino­het nga dis­poz­i­tat përkatëse të nen­eve 99 dhe 101. Për prod­himin, shpërn­dar­jen dhe kthimin e tar­gave, zba­to­het neni 100.
4. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me sank­sione sipas nen­eve 99, 100 dhe 101.
5. Min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit për­cak­ton, me urd­hëresë të veçan­të, pro­ce­durën e zba­tim­it të dis­poz­i­tave të pikës 3.

 

Neni 113
Qarkul­li­mi në rrugë i maki­nave teknologjike

1. Për të qarkul­lu­ar në rrugë mak­i­nat teknologjike duhen respek­tu­ar për­masat gabar­itë kufitare dhe peshat kufitare të për­cak­tu­ara në nenet 61 dhe 62, kurse për nor­mat kon­struk­tive dhe sis­temet e pajim­it duhet të respek­to­jnë dis­poz­i­tat e nen­it 105.
2. Për të qarkul­lu­ar në rrugë mak­i­nat teknologjike duhen regjistru­ar në zyrat e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, që i lësho­jnë lejen e qarkul­lim­it atij që vërte­ton se është pronari i mjetit.
3. Për të qarkul­lu­ar në rrugë mak­i­nat teknologjike duhen respek­tu­ar dis­poz­i­tat e nen­eve 98, 106, 107, 110 dhe 111. Mak­i­nat teknologjike që, për kërke­sa funk­sion­ale, i tejkalo­jnë për­masat gabar­itë kufitare dhe peshat kufitare të për­cak­tu­ara në nenet 61 dhe 62, kon­sidero­hen mak­i­na teknologjike jashtë norme dhe për to zba­to­hen nor­mat e parashikuara në nenin 103, pika 8.
4. Për të qarkul­lu­ar në rrugë mak­i­nat teknologjike vetëlëvizëse dhe ato që tërhiqen, duhet të jenë të pajisura me një targë njo­hje­je, e cila përm­ban të dhë­nat e regjistrim­it.
5. Mënyrat e zba­tim­it të pikave 2 dhe 3, si dhe ato që kanë të bëjnë me mod­i­fikimet në emër­timin e mjeteve, përm­ba­jt­jen dhe karak­ter­is­tikat e lejes së qarkul­lim­it, janë për­cak­tu­ar me udhëz­ime të organ­eve të Min­istrisë së Punëve Pub­like dhe Trans­portit.
6. Mënyrat për regjistrim­in dhe targimin për­cak­to­hen në akte të veçan­ta.
7. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me të njëj­tat sank­sione të parashikuara për të njëj­tat shkel­je të kry­era me mak­i­nat bujqë­sore.

 

KAPITULLI 4
DREJTIMI I MJETEVE DHE KAFSHËVE

 

Neni 114
Kërke­sat për drej­timin e mjeteve dhe kaf­shëve

1. Cili­do që drej­ton mjete ose kaf­shë, duhet të plotë­so­jë kërke­sat fizike e psikike dhe të ketë mbushur moshën:
a) katërm­bëd­hjetë vjeç për drej­timin e mjeteve të tërhe­qura me kaf­shë, ose të drej­to­jë kaf­shë tërhe­qëse, barre ose shale, si dhe tufa, kope ose grupime të tjera kaf­shësh;
b) gjashtëm­bëd­hjetë vjeç për drej­timin e cik­lo­mo­torëve me cilin­drat deri 50 cc;
c) tetëm­bëd­hjetë vjeç për drej­timin e mjeteve me motor, për drej­timin e të cilave kërko­het leje­drej­ti­mi e kat­e­gorive A dhe B sipas nen­it 115.
2. Cili­do që drej­ton mjete me motor nuk duhet të ketë kalu­ar moshën:
a) gjashtëd­hjetë e pesë vjeç për të drej­tu­ar mjete me motor për trans­port malli;
b) gjashtëd­hjetë vjeç për të drej­tu­ar auto­busë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjys­më­ri­morki­a­torë dhe artiku­larë të tjerë, të cak­tu­ar për trans­port per­sonash. Ky kufi mund të rritet çdo vit deri në gjashtëd­hjetë e pesë vjeç kur drejtue­si paraqet një dësh­mi të veçan­të për kërke­sat fizike dhe psikike pas një vizite të spe­cial­izuar mjekë­sore të përvit­shme, sipas mënyrave të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim të këtij Kodi.
3. Cili­do që drej­ton mjete dhe nuk plotë­son kushtet e kërkuara nga ky nen, përveç rasteve të paraqi­tu­ra në pikat e mëposhtme, ndëshko­het me masën admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
4. Cili­do që, duke pasur në për­dorim mjete ose kaf­shë, ua beson ose ua lejon drej­timin per­son­ave që nuk plotë­so­jnë kushtet e kërkuara nga ky nen, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, kur bëhet fjalë për autom­jete ose me masën admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë, kur bëhet fjalë për kaf­shë ose mjete të tërhe­qura me kaf­shë.
5. Shkel­jet e dis­poz­i­tave të mësipërme, kur kry­hen nga mjete me motor, ndëshko­hen edhe me ndal­im­in admin­is­tra­tiv të mjetit për 30 ditë.

 

Neni 115
Leje­drej­ti­mi dhe cer­ti­fika­ta e aftë­sisë pro­fe­sion­ale për drej­timin e motom­jeteve dhe autom­jeteve

(Ndryshuar pika 11 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Nuk mund të drej­to­hen autom­jete dhe motom­jete pa mar­rë leje­drej­timin e lëshuar nga dega e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, e cila përf­shin rrethin e banim­it të kërkue­sit.
2. Për të dhënë provimet e aftë­sisë për leje­drej­timin, duhet t’i drej­to­het kërkesë me shkrim degës përkatëse të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, ku kërkue­si ka vend­ba­n­imin dhe të plotë­so­hen kërke­sat e cak­tu­ara fizike e psikike.
3. Leje­drej­ti­mi sipas mod­elit të Komu­nitetit Evropi­an, siç për­cak­to­het në aktet në zba­tim, duhet të përm­ba­jë tregue­sit e grupit të gjakut të mba­jtësit të leje­dr ejtim­it, që është i detyru­ar të vërte­to­jë sak­tës­inë e tyre. Këta tregues në asnjë rast nuk shër­be­jnë si autor­iz­im për kry­er­jen e trans­fuzion­eve të mund­shme të gjakut. Leje­drej­ti­mi nda­het sipas kat­e­gorive dhe aftë­sive në drej­timin e mjeteve, të për­cak­tu­ara për secilën nga kat­e­goritë e mëposhtme:
A — Motom­jete me peshë pa ngarkesë deri në 400 kg.
B — Motom­jete, me për­jash­tim të motoçik­le­tave, dhe autom­jete me peshë të përgjithshme jo më të mad­he se 3.50 tonë dhe me jo më shumë se 8 nden­jëse, duke për­jash­tu­ar nden­jësen e drejtue­sit të mjetit, edhe pse mund të tërhe­qin një rimorkio të lehtë ose një rimorkio që nuk e kalon peshën pa ngarkesë të mjetit tërhe­qës, me kusht që pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë për të dy mjetet të mos i kalo­jë 3.50 tonët.
C — Autom­jete me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë, më të mad­he se 3.50 tonë, edhe pse mund të tërhe­qin një rimorkio të lehtë, duke për­jash­tu­ar autom­jetet, për drej­timin e të cilëve nevo­jitet leje­drej­ti­mi i kat­e­gorisë D.
D — Auto­busë dhe autom­jete të tjera të des­tin­uar për trans­port pasag­jerësh, që kanë më shumë se 8 nden­jëse, duke për­jash­tu­ar nden­jësen e drejtue­sit të mjetit, edhe pse mund të tërhe­qin një rimorkio të lehtë.
E — Autom­jete, për drej­timin e të cilave kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorive B, C dhe D, për të cilat drejtue­si i mjetit duhet të jetë i aftë­suar, kur tërhe­qin një rimorkio që nuk hyn në asnjërën nga kat­e­goritë e mësipërme; gjys­më­ri­morki­a­tore dhe artiku­lare të des­tin­uara për trans­port pasag­jerësh, mjafton që të ketë leje­drej­timin e kat­e­gorisë D; gjys­më­ri­morki­a­tore ose artiku­lare të tjera, mjafton që të ketë leje­drej­timin e kat­e­gorisë C.
4. Rimorkio të lehta quhen rimorkiot me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë deri në 0.75 tonë.
5. Invalidët, edhe pse mund të kenë disa inva­liditete, mund të mar­rin leje­drej­timin e kat­e­gorisë A, B dhe C, edhe kur tërhe­qin rimorkio të lehtë. Leje­drej­timet e kat­e­gorisë C mund të kufi­zo­hen në drej­timin e mjeteve të veçan­të dhe me karak­ter­is­ti­ka të veçan­ta, sipas për­fundim­it të kon­trolleve të për­cak­tu­ara në nenin 117, pika 4. Kufizimet duhet të pasqy­ro­hen në leje­drej­ti­mi dhe duhet të sak­të­so­jnë se çfarë pro­teze kushtë­zo­het dhe, kur është e nevo­jshme, çfarë mod­i­fiki­mi duhet t’i bëhet mjetit. Ata nuk munden të drej­to­jnë mjetet e shër­bim­it tak­si ose me qirad­hënie me drejtues mjeti për trans­port njerëzish a në shër­bimet në lin­jë, autoam­bu­lan­cat dhe mjetet që për­doren në trans­portin e mall­rave të rrezik­shme ose në trans­portin e më shumë se 8 pasag­jerëve, përveç drejtue­sit të mjetit.
6. Mund të aftë­so­hen në drej­timin e autom­jeteve, për të cilat kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorisë C vetëm ata që janë të aftë­suar për të drej­tu­ar autom­jete dhe motom­jete për të cilat kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorisë B, dhe që kanë punuar 12 muaj në këtë kat­e­gori. Mund të aftë­so­hen për drej­timin e autom­jeteve, për të cilat kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorisë D, ata që janë të aftë­suar për drej­timin e autom­jeteve për të cilat kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorisë C dhe që kanë punuar 3 vjet në këtë kat­e­gori. Mund të aftë­so­hen për drej­timin e autom­jeteve për të cilat kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorisë E, vetëm ata që janë të aftë­suar për drej­timin e autom­jeteve për të cilat kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorisë B, C e D dhe që kanë punuar të pak­tën 12 muaj në njërën nga këto kat­e­gori. Nuk mund të drej­to­jnë mjete të shër­bim­it pub­lik drejtue­sit e pajisur me leje­drej­ti­mi të kat­e­gorisë B dhe C.
7. Afati i vlef­sh­mërisë së leje­drej­tim­it mund të zgjatet nga zyrat kom­pe­tente që e kanë lëshuar atë, nëpër­m­jet ver­i­fikim­it të aftë­sive fizike, psikike dhe provim­it, sipas kat­e­gorive të ndryshme të mjeteve.
8. Në rastet e parashikuara nga mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, ku aderon edhe Shqipëria, për drej­timin e mjeteve për trans­porte të cak­tu­ara pro­fe­sion­ale, mba­jtësit e leje­drej­tim­it të vlef­shëm për kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar duhet, gjithash­tu, të mar­rin cer­ti­fikatën përkatëse të aftë­sisë, për­sh­tat­shmërisë, kapacitetit ose formim­it pro­fe­sion­al të lëshuar nga zyrat e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor. Kjo cer­ti­fikatë nuk mund t’u jepet invalidëve a të gjym­tu­arve fizik­isht.
9. Në aktet në zba­tim, duke respek­tu­ar çka është për­cak­tu­ar në nor­ma­ti­vat ndërkom­bëtare, për­cak­to­hen tipat e cer­ti­fikatave pro­fe­sion­ale sipas pikës 8, si dhe kërke­sat, pro­ce­du­rat dhe pro­gram­et e provave për mar­rjen e tyre. Në të njëj­tat akte në zba­tim do të tre­go­hen edhe mod­elet dhe karak­ter­is­tikat përkatëse të leje­drej­timeve dhe mënyrat për shmang­ien e fal­si­fikimeve.
10. Mba­jtësi i leje­drej­tim­it të mjetit duhet që bren­da 30 ditëve të njofto­jë zyrën kom­pe­tente të ter­ri­torit nga varet bashkia a komu­na e vend­ba­nim­it për ndër­rim­in e vend­ba­nim­it bren­da së njëjtës bash­ki a komunë, ose nga një bash­ki ose komunë në bash­ki a komu­na të tjera, duke paraqi­tur leje­drej­timin për kry­er­jen e ndryshimeve të nevo­jshme; ndryshimet bëhen men­jëherë.
11. Cili­do që, duke zotëru­ar mate­ri­al­isht një mjet, ia beson ose ia jep ta drej­to­jë një per­soni të papa­jisur me leje­drej­ti­mi, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it për një vit. Kjo masë nuk zba­to­het për zotëruesin mate­r­i­al të mjetit kur ai ka bërë njof­tim apo denoncim të admin­istru­ar në organet e poli­cisë për hum­b­je, mar­rje (vjed­hje) apo gra­bit­je të mjetit.
12. Cili­do që drej­ton autom­jete a motom­jete pa mar­rë leje­drej­ti­mi, dëno­het me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë; i njëjti dën­im zba­to­het edhe për drejtue­sit që drej­to­jnë mjete pa leje­drej­ti­mi, sepse u është hequr ose nuk është rinovuar për mosplotësim të kushteve të për­cak­tu­ara nga ky Kod, kur kjo nuk për­bën vepër penale.
13. Cili­do që, megjithëse ka dhënë me suk­ses provat sipas nen­it 119, drej­ton mjete pa qenë i pajisur me leje­drej­ti­mi, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
14. Cili­do që drej­ton autom­jete a motom­jete i pajisur me leje­drej­ti­mi, por që nuk është i pajisur me cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale, kur kjo është e detyrueshme, ose me deklaratën përkatëse zëvendë­suese të lëshuar nga zyra kom­pe­tente e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, kur nuk ka qenë e mundur t’i jepet cer­ti­fika­ta e aftë­sisë bren­da 10 ditëve nga dhë­nia e provave, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
15. Mba­jtësi i leje­drej­tim­it, që nuk bën shënimet e nevo­jshme të ndryshim­it të vend­ba­nim­it në leje­drej­ti­mi, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
16. Shkel­ja e dis­poz­i­tave të pikës 15 sjell si paso­jë masën admin­is­tra­tive plotë­suese të ndalim­it admin­is­tra­tiv të mjetit për 30 ditë dhe masën admin­is­tra­tive plotë­suese të tërhe­q­jes së leje­drej­tim­it.
17. Me masat e dënim­it për krimet e parashikuara nga pika 12 gjykatësi urd­hëron kon­fiskimin e mjetit, me për­jash­tim të rasteve kur ai u për­ket per­son­ave që nuk kanë të bëjnë me krim­in. Kur nuk është e mundur të urd­hëro­het kon­fiski­mi i mjetit, mer­ret vendim për pezul­lim­in e leje­drej­tim­it të të dënuar­it për kohën e kry­er­jes të dënim­it krye­sor. Autoriteti gjyqë­sor kom­pe­tent dhe, në rastet fla­grante, edhe ofi­cerët dhe policët e poli­cisë gjyqë­sore duhet ta sekue­stro­jnë mjetin, duke respek­tu­ar nor­mat e Kodit të Pro­ce­durës Penale.

 

Neni 116
Leje­drej­ti­mi dhe cer­ti­fika­ta e aftë­sisë pro­fe­sion­ale për drej­timin e trole­jbusit

1. Nuk mund të drej­to­het trole­jbusi pa qenë i pajisur me leje­drej­ti­mi të autom­jeteve, në rastin e drej­tim­it të trole­jbusëve për trans­portin e njerëzve, dhe me cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale të lëshuar nga zyra kom­pe­tente e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, mbi bazën e ndër­mar­rjes së intere­suar.
2. Kat­e­go­ria e leje­drej­tim­it, me të cilën duhet të jenë të pajisur drejtue­sit e trole­jbusëve, duhet të jetë e njëj­ta me atë të autom­jeteve përkatëse.
3. Cer­ti­fika­ta e aftë­sisë pro­fe­sion­ale mer­ret nëpër­m­jet provim­it që duhet të para­pri­het nga një peri­ud­hë ushtrimesh për drej­timin e një trole­jbusi, që kry­het me ndih­mën e një drejtue­si të autor­izuar dhe nën kon­trol­lin e një funk­sion­ari teknik të ndër­mar­rjes, e cila syn­on të cak­to­jë kan­di­datin për të drej­tu­ar trole­jbusët.
4. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen kërke­sat, mënyrat dhe pro­gram­et e provave për mar­rjen e cer­ti­fikatës së sipër­për­men­dur të aftë­sisë pro­fe­sion­ale.
5. Kan­di­datët që nuk e kanë mar­rë provimin, mund të paraqiten sër­ish për dhënien e tij vetëm pasi të kenë kalu­ar edhe një herë peri­ud­hën e ushtrimeve në drej­tim dhe pasi të kenë kalu­ar të pak­tën 30 ditë.
6. Zyra kom­pe­tente u jep kan­di­datëve që e kanë mar­rë provimin një cer­ti­fikatë aftësie pro­fe­sion­ale për funk­sion­in e drejtue­sit të trole­jbusit, që është e vlef­shme vetëm kur shoqëro­het nga leje­drej­ti­mi për autom­jetet sipas pikës 2. Cer­ti­fika­ta e aftë­sisë pro­fe­sion­ale lejon drej­timin e trole­jbusëve pranë çdo ndër­mar­rje­je.
7. Vlef­sh­mëria në kohë e cer­ti­fikatës së aftë­sisë pro­fe­sion­ale është e njëjtë me atë të leje­drej­tim­it që zotëro­het nga i intere­suari sipas pikës 2. Kur kon­fir­mo­het vlef­sh­mëria e leje­drej­tim­it sipas nor­mave të nen­it 124, zyra kom­pe­tente merr masa për kon­fir­mimin në mënyrë të ngjashme, për 5 vjet, të cer­ti­fikatës së aftë­sisë pro­fe­sion­ale. Kur vlef­sh­mëria e leje­drej­tim­it nuk kon­fir­mo­het, cer­ti­fika­ta e aftë­sisë pro­fe­sion­ale duhet të tërhiqet nën kujdesin e zyrës që e ka lëshuar.
8. Zyrat kom­pe­tente të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor mund të mar­rin vendim që zotërue­si i cer­ti­fikatës së aftë­sisë pro­fe­sion­ale për drej­timin e trole­jbusëve t’i nën­shtro­het viz­itës mjekë­sore ose provim­it të për­sh­tat­shmërisë, kur lindin dyshime për plotësimin e kërke­save fizike a psikike të për­cak­tu­ara, ose të aftë­sive pro­fe­sion­ale.
9. Dis­poz­i­tat përkatëse për pezul­lim­in dhe anulim­in e lejes së drej­tim­it, sipas nen­eve 127 dhe 128, zba­to­hen edhe për cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale për drej­timin e trole­jbusëve, në bazë të fak­teve të kon­stat­u­ara gjatë drej­tim­it të tyre.
10. Cili­do që, duke zotëru­ar mate­ri­al­isht një trole­jbus, ia beson ose ia jep ta drej­to­jë një per­soni të papa­jisur me leje­drej­ti­mi për autom­jete ose me cer­ti­fikatë aftësie pro­fe­sion­ale, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
11. Cili­do që drej­ton trole­jbusë pa qenë i pajisur me leje­drej­ti­mi, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
12. Cili­do që drej­ton trole­jbusë i pajisur me leje­drej­ti­mi, por që nuk është i pajisur me cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
13. Në shkel­jet e mësipërme zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e ndalim­it admin­is­tra­tiv të mjetit për gjashtë muaj, si dhe dis­poz­i­tat e Kodit Penal.

 

Neni 117
Kërke­sat fizike dhe psikike për mar­rjen e leje­drej­tim­it të mjetit

1. Nuk mund të mar­rë leje­drej­ti­mi ose autor­iz­im për të ushtru­ar në drej­tim mjeti sipas nen­it 120, pika 2, ai që është i prekur nga sëmund­je fizike a psikike, që ka paaftësi organike a të meta psikike, anatomike ose funk­sion­ale të tilla që e pen­go­jnë të drej­to­jë në mënyrë të sig­urt një mjet me motor.
2. Ver­i­fiki­mi i kërke­save fizike dhe psikike, përveç rasteve të për­cak­tu­ara në pikën 4, kry­het nga insti­tu­cioni shën­de­të­sor kom­pe­tent për ter­ri­torin, i cak­tu­ar nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë.. Në të gjitha rastet këto ver­i­fikime duhet të kry­hen në lokale të për­sh­tat­shme.
3. Ver­i­fiki­mi sipas pikës 2 duhet të rezul­to­jë nga cer­ti­fika­ta me datë jo më të von­shme se tre muaj për­para paraqit­jes së kërkesës për të dhënë provimin e drej­tim­it të mjetit. Në cer­ti­fikatë duhen mar­rë parasysh edhe të gjitha sëmund­jet infek­tive që ka kalu­ar kërkue­si i leje­drej­tim­it dhe që deklaro­hen në një cer­ti­fikatë mjekë­sore të lëshuar nga insti­tu­cioni shën­de­të­sor përkatës.
4. Ver­i­fiki­mi i kërke­save fizike e psikike kry­het nga komi­sione mjekë­sore lokale, të for­muara në çdo rreth pranë një­sisë shën­de­të­sore lokale të krye­qen­drës së rrethit për:
a) të gjym­tu­ar­it dhe ata me të meta fizike;
b) ata që kanë kalu­ar moshën sipas nen­it 114, pika 2, shkro­n­ja “b”;
c) ata, për të cilët është bërë kërkesë nga zyrat që lësho­jnë leje­drej­timin;
d) ata, për të cilët gjatë ver­i­fikimeve klinike me instru­mente dhe lab­o­ra­torike mjekut të për­cak­tu­ar nga pika 2 i ka lin­dur dyshi­mi për për­sh­tat­shmërinë dhe sig­ur­inë në drej­timin e mjetit.
5. Në aktet në zba­tim të këtij Kodi për­cak­to­hen:
a) kërke­sat fizike dhe psikike për të mar­rë dhe kon­fir­muar leje­drej­timin e mjetit;
b) mënyrat e lëshim­it dhe mod­elet e cer­ti­fikatave mjekë­sore;
c) për­bër­ja dhe mënyra e funk­sionim­it të komi­sion­it mjekë­sor sipas pikës 4, në të cilin duhet të bëjë pjesë një mjek i shër­bim­it ter­ri­to­r­i­al të riaftësim­it, kur komi­sion­it i nën­shtro­hen kan­di­datë për drejtues mjeti sipas shkro­n­jës “a” të pikës 4. Në këtë rast në komi­sion duhet të mar­rë pjesë edhe një inx­hinier spe­cial­ist i Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor. Me kërkesë të të intere­suar­it mund të ndërhyjë edhe një mjek i tij i besuar.
6. Viz­itat e kry­era nga zyrat medikoligjore ose, në rastet e parashikuara nga pika 4, nga komi­sione mjekë­sore, duhet të shoqëro­hen edhe me vizita psikologjike që kry­hen nga psikologë, të cilët e ushtro­jnë këtë pro­fe­sion.
7. Me urd­hëresë të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit, në mar­rëvesh­je me Min­istrinë e Shën­de­të­sisë dhe Mje­dis­it, for­mo­het një komitet i posaçëm teknik që ka për detyrë t’u japë komi­sion­eve mjekë­sore infor­ma­cione për për­parim­in tekniko-shken­cor që ndikon në drej­timin e mjeteve me motor prej të gjym­tu­arve dhe atyre me të meta fizike.

 

Neni 117/1
Kufiz­ime për drejtue­sit e motom­jeteve

(Shtu­ar me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Zotërue­sit e leje­drej­timeve ven­dase të grupit “A” për tre vitet e para pas mar­rjes së leje­drej­tim­it nuk u lejo­het drej­ti­mi i motom­jeteve me fuqi prej 25kë speci­fike refer­u­ar ngarkesës, ose 0,16 kë/kg.
2. Në Rreg­ul­loren e Zba­tim­it të Kodit Rru­gor për­cak­to­hen modalitetet e shënim­it në lejen e qarkul­lim­it të kufiz­imeve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Në mënyrë të njëjtë ven­dosen nor­mat për mjetet në qarkul­lim nga data e hyr­jes në fuqi e këtij Kodi.
3. Kufizimet për drej­timin e mjetit janë automatike dhe fil­lo­jnë nga data e kalim­it të provimeve teorike dhe provave respek­tive për mar­rjen e leje­drej­tim­it, sipas nen­it 119 të këtij Kodi.
4. Zotërue­si i leje­drej­tim­it shqip­tar, i cili në tri vitet e para të mar­rjes së leje­drej­tim­it qarkul­lon duke i tejkalu­ar lim­itet e shpe­jtë­sisë së mjeteve të për­cak­tu­ara në këtë nen, është sub­jekt i sank­sion­it admin­is­tra­tiv të veçan­të me gjobë në vlerën nga një mijë deri në tre mijë lekë. Shkel­ja e mësipërme përveç masës admin­is­tra­tive me gjobë ndëshko­het edhe me masën plotë­suese të pezul­lim­it të leje­drej­tim­it nga dy deri në tetë muaj në zba­tim edhe të kërke­save të nen­it 140 të këtij Kodi.

 

Neni 118
Kërke­sat morale për të mar­rë leje­drej­timin e mjetit

Nuk mund ta mar­rin leje­drej­timin keqbërësit e zakon­shëm, pro­fe­sion­istë ose që kanë ten­dencë të tillë, sikurse edhe ata që i janë nën­shtru­ar masave të sig­urim­it per­son­al a masave paran­daluese të parashikuara nga vendi­mi i gjykatës, për masat paran­daluese ndaj per­son­ave të rrezik­shëm për sig­ur­inë dhe moralin pub­lik, duke bërë për­jash­tim për masat reha­bil­ituese.

 

Neni 119
Provi­mi i mar­rjes së leje­drej­tim­it

(Ndryshuar pika 1, 8 dhe 10 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Leje­drej­ti­mi i mjetit mer­ret pas provës së kon­trol­lit të njo­hurive teorike dhe pas provës së ver­i­fikim­it të aftë­sive drejtuese e të sjell­jes.
2. Provimet sipas pikës 1 kry­hen në bazë të udhëz­imeve, mënyrave dhe pro­grameve të për­cak­tu­ara nga min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit, në për­puth­je me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare dhe me ndih­mën e pajis­jeve audiovizive, pyetë­sorëve të provim­it dhe të çdo gjë­je tjetër që ndikon në uni­formiz­imin e for­mulim­it të gjykim­it.
3. Provimet për leje­drej­timin, për cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale sipas nen­it 115 dhe për për­sh­tat­shmërinë e mësuesve dhe instruk­torëve të autoshkollave kry­hen nga vartësit e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
4. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen kërke­sat pro­fe­sion­ale për vartësit e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, që janë cak­tu­ar të mar­rin në provim sipas pikës 3.
5. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen mënyrat e mira­tim­it, orga­nizim­it dhe funk­sionim­it të autoshkollave, nor­mat dhe mënyrat e kry­er­jes së kur­se­ve të kual­i­fikim­it dhe të provimeve të aftë­sis ë së per­son­elit sipas pikës 4.
6. Provi­mi i atyre që kanë frekuen­tu­ar një autoshkol­lë, mund të kry­het pranë po kësaj autoshkolle, në qoftë se është e pajisur me lokale që janë kon­sideru­ar të për­sh­tat­shme nga zyra kom­pe­tente e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, ose pranë qen­drave të instruk­tim­it të for­muara dhe të legal­izuara nga kjo drej­tori.
7. Provimet janë pub­like.
8. Pro­va e kon­trol­lit të njo­hurive teorike jepet pas për­fundim­it të pro­gramit teorik, sipas kat­e­gorisë së leje­drej­tim­it. Pas kalim­it të provës së njo­hurive teorike me rezul­tat poz­i­tiv, kan­di­dati pajiset nga drej­to­ria rajonale e shër­bim­it të trans­portit rru­gor me autor­iz­imin për ushtrim­in e drej­tim­it të mjetit.
9. Ushtri­mi prak­tik i drej­tim­it të mjetit, duke për­jash­tu­ar atë për mar­rjen e leje­drej­tim­it të kat­e­gorisë A, duhet të kry­het në çdo rast me mjete të pajisura me koman­da të dyfish­ta.
10. Në aktet e dala në zba­tim të këtij Kodi, për­cak­to­hen afatet kohore për ripërsërit­jen e provim­it, në rastin e një rezul­tati neg­a­tiv në provimin e mëparshëm.
11. Pasi kalo­het me suk­ses provi­mi i për­cak­tu­ar, zyra kom­pe­tente e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor për­pi­lon doku­menta­cionin e nevo­jshëm dhe lëshon leje­drej­timin, sipas mënyrave dhe afat­eve të lëshim­it të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim të këtij Kodi.

Neni 120
Ushtrimet e drej­tim­it të mjetit

(Ndryshuar fjalë në pikën 1, 2 dhe 6 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Kur­san­tit që është regjis­tu­ar në një autoshkol­lë, i lëshohet një autor­iz­im për t’u ushtru­ar në drej­timin e mjetit prej zyrave të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor pasi të ketë kalu­ar provën e njo­hurive teorike me rezul­tat poz­i­tiv.
2. Autor­iz­i­mi i lejon kur­san­tit të ushtro­het me mjete të asaj kat­e­gorie, për të cilën është kërkuar leje­drej­ti­mi ose shtrir­ja e vlef­sh­mërisë së tij, me kusht që në krah të ndod­het, në funk­sion­in e instruk­torit të mirat­u­ar, një per­son me moshë jo më të mad­he se 65 vjeç dhe jo më i vogël se 30 vjeç, i pajisur me leje­drej­ti­mi të vlef­shëm për të njëjtën kat­e­gori mjeti, që e ka mar­rë qysh prej të pak­tën 10 vjetësh, ose me lejë­drej­ti­mi të vlef­shëm për një kat­e­gori më të lartë mjeti; instruk­tori duhet të jetë shumë i kujdesshëm gjatë lëviz­jes së mjetit dhe të ndërhyjë në momentin e duhur dhe me efek­t­shmëri.
3. Për kan­di­datët e autor­izuar të krye­jnë ushtrime drej­ti­mi mjeti për të mar­rë leje­drej­timin e kat­e­gorisë A, nuk zba­to­hen nor­mat e pikës 2, por ato të pikës 5.
4. Autom­jetet e autor­izuara për kry­er­jen e ushtrimeve të drej­tim­it të mjetit për mar­rjen e leje­drej­tim­it, duhet të jenë të pajisura me një shen­jë dal­luese “Autoshkol­lë”. Karak­ter­is­tikat e këtyre shen­jave dal­luese dhe mënyrat e për­dorim­it të tyre për­cak­to­hen në aktet në zba­tim. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e kësaj pike ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
5. Ushtrimet me mjete, në të cilat, përveç drejtue­sit të mjetit, nuk mund të rri­jë edhe një per­son tjetër në rolin e instruk­torit, kry­hen në vende pak të frekuen­tu­ara e të lejuara.
6. Autor­iz­i­mi i kur­san­tit është i vlef­shëm për dym­bëd­hjetë muaj nga data e lëshim­it dhe bren­da këtij afati ka të drejtë të paraqitet në pro­va deri në pesëi herë.
7. Cili­do që drej­ton mjetin pa pasur autor­iz­im për kry­er­jen e ushtrimeve të drej­tim­it, por që ka në krah, në funk­sion­in e instruk­torit, një per­son të për­cak­tu­ar sipas pikës 2, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. I njëjti ndëshkim zba­to­het edhe për per­son­in që është në rolin e instruk­torit.
8. Cili­do që, duke qenë i pajisur me autor­iz­imin për kry­er­jen e ushtrimeve të drej­tim­it të mjetit, drej­ton mjet pa pasur në krah, në rolin e instruk­torit, një per­son të për­cak­tu­ar sipas pikës 2, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Përveç kësaj, ndëshko­het me masën admin­is­tra­tive plotë­suese të ndalim­it admin­is­tra­tiv të mjetit për 3 muaj. Për shkel­jet sipas pikës 5 zba­to­het masa admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

 

Neni 120/1
Leje­drej­ti­mi me pike

(Shtu­ar me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Me aktin e dhënies së leje­drej­tim­it jepet, gjithash­tu, një sasi prej njëzet pikësh për çdo drejtues mjeti. Kjo sasi pikësh, e shënuar në regjistrin kom­bë­tar të per­son­ave të aftë­suar për drej­timin e mjeteve, të parashikuar në nenet 220 dhe 221 të këtij Kodi, më poshtë regjistri kom­bë­tar, pëson shkur­time (zbrit­je), në masën e treguar në tabelën e pikëve, në bazë të njof­timeve për shkel­jet e nor­mave të sjell­jes, për të cilat është parashikuar një sank­sion admin­is­tra­tiv plotë­sues i pezul­lim­it të leje­drej­tim­it, parashikuar në kapit­ullin V të këtij Kodi. Tregi­mi i sasisë së pikëve është i lid­hur me çdo shkel­je dhe duhet të rezul­to­jë nga pro­cesver­bali i kon­sta­tim­it të shkel­jes i agjen­tëve ver­i­fikues.
2. Në rastin kur kon­sta­to­hen njëko­hë­sisht më shumë se një shkel­je e nor­mave të sjell­jes, në zba­tim të kërke­save të pikës 1 të këtij neni, mund të zbriten mak­si­mu­mi deri 15 pikë. Dis­poz­i­tat e kësaj pike nuk zba­to­hen në rastet, në të cilat është parashikuar pezul­li­mi ose revoki­mi (heq­ja) e leje­drej­tim­it.
3. Organi nga i cili varet agjen­ti ver­i­fikues që ka kon­stat­u­ar shkel­jen, e cila sjell nga ana e saj hum­b­jen e pikëve, bren­da 30 ditëve dër­gon njof­timin zyr­tar për shkel­jen e kry­er në regjistrin kom­bë­tar. Kon­sta­ti­mi quhet i plotë dhe për­fundim­tar kur është kry­er page­sa për masën admin­is­tra­tive me gjobë, ose kanë për­fun­d­uar pro­ce­d­uarat e ankimim­it admin­is­tra­tiv dhe gjyqë­sor, ose në rast të mosankimim­it kanë për­fun­d­uar afatet për këtë ankim­im. Afati i mësipërm prej 30 ditësh mbaron me njof­timin që merr organi i poli­cisë për pagesën e sank­sion­it, me skadimin e afat­eve të ankim­imeve ose rekur­se­ve, si dhe me për­fundimin e rekur­se­ve të mësipërme. Njof­ti­mi duhet të kry­het në ngarkim të drejtue­sit të mjetit përgjegjës për shkel­jen e kry­er. Në rastin e mosi­den­ti­fikim­it të këtyre të fun­dit, pronari i mjetit, si edhe per­son­at e tjerë sol­i­darë me të, në zba­tim të kërke­save të nen­it 194 të këtij Kodi, bren­da 60 ditëve nga data e ver­i­fikim­it të shkel­jes, duhet t’i japin organ­it të poli­cisë, që pro­ce­don me rastin, të dhë­nat per­son­ale dhe të leje­drej­tim­it të drejtue­sit të mjetit të pran­ishëm në çastin e kry­er­jes së shkel­jes. Nëse pronari i mjetit rezul­ton një per­son juridik, për­faqë­sue­si i tij ligjor ose per­sona të ngarkuar prej tij janë të detyru­ar t’i japin të dhë­nat e mësipërme bren­da së njëjtës peri­ud­hë organ­it të poli­cisë që pro­ce­don me rastin përkatës. Pronari i mjetit ose per­son­at e tjerë sol­i­darë me të, në zba­tim të kërke­save të nen­it 194 të këtij Kodi, qof­shin këta per­sona fizikë ose juridikë, që nuk tre­go­jnë pa jus­ti­fikim dhe motiv të doku­men­tu­ar, të dhë­nat e kërkuara janë sub­jekt i sank­sion­it admin­is­tra­tiv me masë me gjobë në vlerën nga dy mijë e pesëqind deri në shtatë mijë e pesëqind lekë. Komu­niki­mi i të dhë­nave nëpër­m­jet organ­eve të poli­cisë dhe Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor kry­het nëpër­m­jet rrugëve telematike dhe komu­nikim­it të zakon­shëm zyr­tar.
4. Çdo ndryshim i sasisë së pikëve u komu­niko­het të intere­suarve nga ana e regjistrit kom­bë­tar. Çdo drejtues mjeti mund të kon­trol­lo­jë në kohë reale gjend­jen e leje­drej­tim­it të tij, sipas modaliteteve të treguara dhe të për­cak­tu­ara nga ana e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
5. Përveç në rast të hum­b­jes së plotë të pikëve, të parashikuar në pikën 6 të këtij neni, munge­sa e shkel­jes së një neni të nor­mave të sjell­jes, e cila mund të çojë në zbrit­je pikësh, për një peri­ud­hë prej dy vjetësh, për­cak­ton dhënien e kom­pletit të plotë të pikëve fillestare prej njëzet pikësh. Për mba­jtësit e leje­drej­tim­it me të pak­tën njëzet pikë, munge­sa e shkel­jes së një rreg­ul­li të sjell­jes, e cila mund të çojë në zbrit­je pikësh, për një peri­ud­hë prej dy vjetësh, për­cak­ton dhënien e një kred­i­ti prej dy pikësh deri në një mak­si­mum prej dhjetë pikësh.
6. Me hum­b­jen totale të pikëve, mba­jtësi i leje­drej­tim­it duhet t’i nën­shtro­het një provi­mi të kual­i­fikim­it teknik të për­men­dur në nenin 128 të këtij Kodi. Të njëjtit provim duhet t’i nën­shtro­het mba­jtësi i leje­drej­tim­it, i cili pas njof­tim­it të shkel­jes së parë, që përf­shin një hum­b­je prej të pak­tën pesë pikësh, kryen edhe dy shkel­je të tjera bren­da dym­bëd­hjetë mua­jve nga data e shkel­jes së parë, që kanë të bëjnë me shkur­tim të pak­tën prej pesë pikësh secila. Në rast se mba­jtësi i leje­drej­tim­it nuk u nën­shtro­het ver­i­fikimeve të rinovim­it të leje­drej­tim­it, siç parashiko­het nga regjistri kom­bë­tar, bren­da trid­hjetë ditëve nga njof­ti­mi i vendim­it për ta rinovuar atë, leja e drej­tim­it pezul­lo­het pa afat, me akt të veçan­të të zyrës respek­tive të regjistrit kom­bë­tar pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Trans­portit Rru­gor. Urdhri për pezul­lim­in e mba­jtësit të leje­drej­tim­it i njofto­het organ­it të Poli­cisë Rru­gore, të parashikuar në nenin 12 të këtij Kodi, i cili pro­ce­don për tërhe­q­jen dhe rua­jt­jen e doku­men­tit të leje­drej­tim­it.
7. Për shkel­jet që për­bëjnë vepër penale dhe për të cilat gjyka­ta merr vendim, kjo e fun­dit, bren­da 15 ditëve nga data e shpall­jes së vendim­it, i dër­gon një kop­je të vendim­it organ­it ver­i­fikues. Organi ver­i­fikues, në rastet kur vendi­mi parashikon dhe ulje të pikëve të leje­drej­tim­it, bren­da 30 ditëve nga mar­r­ja e njof­tim­it, e dër­gon atë në regjistrin kom­bë­tar. Tabela e pikëve, sipas këtij neni, mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 121
Autoshkol­lat

(Shtu­ar fjalë në pikën 5 me ligjin nr. 8738, datë 12.2.2001)

(Hequr fjalë me ligjin nr. 9189, datë 12.2.2004)

(Ndryshuar në tërësi me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Shkol­lat për edukimin rru­gor, instruk­timin dhe formimin e drejtuesve të mjeteve quhen autoshkol­la dhe ushtro­hen si aktivitet i lirë pri­vat. Licenci­mi i tyre bëhet sipas ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licen­cat, autor­izimet dhe lejet në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, duke respek­tu­ar kriteret teknike dhe pro­fe­sion­ale. Rreg­ul­lat dhe detyrimet për funk­sion­imin e autoshkol­lës, kapacitetin min­i­mal finan­ciar të nevo­jshëm, kërke­sat e për­sh­tat­shmërisë për mësue­sit dhe instruk­torët e autoshkollave për drejtues mjeti, kushtet për lokalet dhe pajis­jet didak­tike që mundë­so­jnë zhvil­lim­in nor­mal të provimeve dhe garan­to­jnë kohëzg­jat­jen e kur­se­ve, për­cak­to­hen me akte nën­ligjore të nxjer­ra në zba­tim të këtij Kodi nga min­istri përgjegjës për trans­portin rru­gor.
2. Mbikëqyr­ja admin­is­tra­tive dhe teknike e veprim­tarisë së autoshkollave ushtro­het nga struk­tu­rat e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, në bazë të akteve të nxjer­ra nga min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë.
3. Veprim­taria e autoshkol­lës pezul­lo­het nga struk­tu­rat e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor për një peri­ud­hë nga 1 deri në 3 muaj, kur:
a) veprim­taria nuk zhvil­lo­het rreg­ull­isht;
b) tit­ullari nuk merr masa për zëvendësimin e mësuesve dhe të instruk­torëve, që janë vlerë­suar të papër­sh­tat­shëm nga struk­tu­rat e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor;
c) tit­ullari nuk respek­ton urdhrat e dhënë nga struk­tu­rat e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, për të rreg­ul­lu­ar funk­sion­imin e autoshkol­lës;
ç) bëhet trans­fer­i­mi i mjedi­s­eve të autoshkol­lës pa lejen e struk­tu­rave të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
4. Licen­ca anu­lo­het nga organi që e ka lëshuar, pas kërkesës së Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, kur:
a) mungon kapaciteti finan­ciar dhe nuk plotë­so­hen më kërke­sat morale;
b) mungo­jnë pajis­jet teknike dhe didak­tike;
c) janë zbat­u­ar 2 masa pezul­li­mi të veprim­tarisë bren­da 2 vjetëve;
ç) veprim­taria nuk fil­lon bren­da 60 ditëve kalen­darike nga data e lëshim­it të licencës.
5. Pro­gram­et e provimeve për mar­rjen e leje­drej­tim­it har­to­hen nga organi që lëshon leje­drej­timin.
6. Tra­jni mi për dhënien e ndih­mës së shpe­jtë mjekë­sore në rast aksi­den­ti bëhet sipas udhëzim­it të për­bashkët të min­istrit përgjegjës për trans­portin dhe min­istrit përgjegjës për shën­de­tës­inë.
7. Cili­do, që admin­istron një autoshkol­lë pa licencën përkatëse, sipas kat­e­gorive të lejeve të mjeteve përkatëse, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga pesëd­hjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. Kjo shkel­je mund të ndëshko­het edhe me masën admin­is­tra­tive plotë­suese të mbyll­jes së men­jëher­shme të autoshkol­lës dhe të pushim­it të veprim­tarisë.
8. Cili­do, që jep mësimin e teorisë ose instruk­ton drej­timin e mjeteve të autoshkol­lës, pa qenë i pajisur me dësh­minë e aftë­sisë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, si dhe me mbyll­jen e men­jëher­shme të autoshkol­lës dhe pushimin e veprim­tarisë.

Neni 122
Drej­ti­mi i maki­nave bujqë­sore dhe maki­nave teknologjike

1. Për të drej­tu­ar mak­i­nat bujqë­sore, duke për­jash­tu­ar ato që drej­to­hen nga toka, si dhe mak­i­nat teknologjike, duke për­jash­tu­ar ato me avull, që qarkul­lo­jnë në rrugë, duhet pasur një nga leje­drej­timet e treguara në nenin 115, pika 3, dhe konkretisht:
a) të kat­e­gorisë A për drej­timin e maki­nave bujqë­sore të treguara në nenin 115, pika 3;
b) të kat­e­gorisë B për drej­timin e maki­nave bujqë­sore dhe të maki­nave teknologjike;
c) të kat­e­gorisë C për mak­i­nat teknologjike jashtë norme.
2. Me urd­hëresë të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit për­cak­to­hen tipi dhe karak­ter­is­tikat e mjeteve të treguara në pikën 1 që, pasi të jenë për­sh­tatur siç duhet, mund të drej­to­hen nga të gjym­tu­ar­it ose ata me të meta fizike me leje­drej­ti­mi të posaçme të kat­e­gorive A dhe B, të parashikuara nga neni 115, pika 5.
3. Kur nuk është e nevo­jshme të bëhen për­sh­tat­je, e njëj­ta urd­hëresë e për­men­dur në pikën 2 për­cak­ton tipin dhe karak­ter­is­tikat e mjeteve të treguara në pikën 1, që mund të drej­to­hen nga të gjym­tu­ar­it dhe ata me të meta fizike.
4. Cili­do që drej­ton një mak­inë bujqë­sore ose një mak­inë teknologjike pa qenë i pajisur me leje­drej­ti­mi, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.

 

Neni 123
Vlef­sh­mëria e leje­drej­tim­it

1. Leje­drej­timet e kat­e­gorisë C, D dhe E janë të vlef­shme përkatë­sisht, edhe për drej­timin e mjeteve, për të cilat kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorisë B dhe për mjetet, për të cilat kërko­het leje­drej­ti­mi i kat­e­gorive B dhe C, si dhe për mjetet, për të cilat kërko­het leje­drej­tim i i kat­e­gorive B, C dhe D.
2. Leje­drej­ti­mi i posaçëm i drej­tim­it të mjeteve të kat­e­gorive A, B dhe C, që u lëshohet të gjym­tu­arve ose atyre me të meta fizike, është e vlef­shme vetëm për drej­timin e mjeteve që kanë karak­ter­is­ti­ka të njëj­ta me ato që rezul­to­jnë të treguara në këtë leje­drej­ti­mi dhe në leje­qarkul­lim­in.
3. Cili­do që drej­ton një mjet, për të cilin duhet një leje­drej­ti­mi e ndryshme nga ajo leje­drej­ti­mi që ai zotëron, ose drej­ton një mjet të shër­bim­it pub­lik i pajisur me leje­drej­ti­mi, por jo me cer­ti­fikatë aftësie pro­fe­sion­ale, kur kjo kërko­het, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur nuk për­bën një vepër penale.
4. Në të njëjtën mënyrë, cili­do që, i pajisur me leje­drej­ti­mi të posaçëm, drej­tim­it, drej­ton një mjet të kat­e­gorive A, B dhe C të ndryshëm nga ai i treguar dhe për­sh­tatur posaçër­isht sipas gjym­tim­it apo të metave të tij fizike; ose kur, i pajisur me leje­drej­ti­mi spe­cial të kat­e­gorive A, B dhe C, si i gjym­tu­ar apo me të meta fizike, drej­ton një motor, motokar­ro apo autom­jet të një tipi tjetër ose për të cilin kërko­het një leje­drej­ti­mi e një kat­e­gorie të ndryshme nga ajo që ai ka mar­rë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
5. Për shkel­jet e parashikuara në pikat 3 dhe 4 zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it nga 6 deri në 12 muaj.

 

Neni 124
Afati dhe kon­fir­mi­mi i vlef­sh­mërisë së leje­drej­tim­it të mjetit

1. Leje­drej­timet e kat­e­gorisë A dhe B janë të vlef­shme për 10 vjet; kur janë dhënë ose janë kon­fir­muar për atë që e ka kalu­ar moshën 50 vjeç në momentin e mar­rjes së leje­drej­tim­it, janë të vlef­shme për pesë vjet dhe për atë që e ka kalu­ar moshën 60 vjeç, në momentin e mar­rjes së leje­drej­tim­it, janë të vlef­shme për tre vjet.
2. Leje­drej­timet e posaçme të kat­e­gorive A dhe B, që u janë lëshuar të gjym­tu­arve ose atyre me të meta fizike, dhe ato të kat­e­gorive C dhe D janë të vlef­shme për pesë vjet, ndër­sa tre vjet për moshat mbi 60 vjeç dhe leje­drej­timet e posaçme të kat­e­gorisë C që u janë lëshuar të gjym­tu­arve.
3. Min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit, me urd­hëresë të tij, mund të për­cak­to­jë afate vlef­sh­mërie më të vogla për kat­e­gori të cak­tu­ara leje­drej­timesh dhe në për­puth­je me des­ti­na­cionin e për­dorim­it të mjeteve, me moshën e drejtuesve të mjeteve ose me veçoritë fizike e psikike të tyre, si dhe duke për­cak­tu­ar, gjithash­tu, se në cilat raste duhet të bëhet zëvendësi­mi i leje­drej­tim­it.
4. Ver­i­fiki­mi i kërke­save të parashikuara në nenin 117, pika 1, për drej­timin e motom­jeteve dhe autom­jeteve sipas nen­it 115, pika 8, duhet të bëhet çdo dy vjet. Ky ver­i­fikim dyv­jeçar duhet të kry­het edhe ndaj atyre që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe që kanë leje­drej­ti­mi për kamionët me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të mad­he se 3.50 tonë, autotre­nat, gjys­më­ri­morki­a­torët, artiku­larët e trans­portit të mall­rave që kanë peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të mad­he se 20 tonë dhe mak­i­nat teknologjike.
5. Vlef­sh­mëria e leje­drej­tim­it mund të kon­fir­mo­het nga organi që e lëshon atë; për këtë qël­lim duhet të paraqitet një cer­ti­fikatë mjekë­sore me datë jo më shumë se tre muaj për­para dhe të lëshuar nga një prej organ­eve mjekë­sore të treguara në nenin 117, pika 2, nga e cila të rezul­to­jë që zotërue­si i kësaj cer­ti­fikate plotë­son të gjitha kërke­sat fizike e psikike të kërkuara. Në rastin e nen­it 115, pikat 5 dhe 8, vizita mjekë­sore kry­het nga komi­sioni, për të cilin flitet në nenin 117, pika 4.
6. Kur nga ver­i­fikimet sipas pikës 5 del që nuk plotë­so­hen kushtet për kon­fir­mimin e leje­drej­tim­it, njofton zyrën që e lëshon atë, për rezul­tatin e ver­i­fikim­it, në mënyrë që të mer­ren masat e nevo­jshme sipas nen­it 127, pika 3, dhe nen­it 128.
7. Cili­do që drej­ton një mjet me një leje­drej­ti­mi që i ka kalu­ar afati i vlef­sh­mërisë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Për këto shkel­je zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së leje­drej­tim­it.

 

Neni 125
Leje­drej­ti­mi i përkohshëm i mjetit

1. Për rastet e hum­b­jes, vjed­hjes ose shkatër­rim­it të leje­drej­tim­it, zotërue­si i tij duhet që bren­da 48 orëve të bëjë denoncim në organet e poli­cisë, të cilat i lësho­jnë një vërte­tim për këtë denoncim.
2. Organi që lëshon leje­drej­timin, pasi i është paraqi­tur vërte­ti­mi sipas pikës 1 dhe deklara­ta e mar­rjes së përgjegjë­sisë admin­is­tra­tive, lëshon një doku­ment të përkohshëm drej­ti­mi mjeti me afat mak­si­mal 30 ditë.
3. Në rastet kur vërte­to­het shkatër­ri­mi i leje­drej­tim­it, kërke­sa për dub­likatin e tij mund të paraqitet men­jëherë.
4. Pasi të kenë kalu­ar 30 ditë dhe doku­men­ti i hum­bur ose i vjed­hur nuk është gje­tur ose kthy­er, i intere­suari kërkon dub­likatin e leje­drej­tim­it, duke paraqi­tur kërkesën përkatëse në zyrën që lëshon leje­drej­timet.

 

Neni 126
Rivlerësi­mi i leje­drej­tim­it të mjetit

1. Zyrat që lësho­jnë leje­drej­timet mund të mar­rin vendim për t’i kalu­ar në viz­itë mjekë­sore pranë komi­sion­it mjekë­sor lokal, s ipas nen­it 117, pika 4, ose për t’i mar­rë në provimin e aftë­sisë mba­jtësit e leje­drej­timeve kur lindin dyshime për mosplotësimin prej tyre të kërke­save fizike a psikike të për­cak­tu­ara. Rezul­tati i viz­itës mjekë­sore i njofto­het zyrës që lëshon leje­drej­timin për mar­rjen e masave të pezul­lim­it ose të tërhe­q­jes së leje­drej­tim­it, kur është e nevo­jshme.
2. Cili­do që qarkul­lon pa iu nën­shtru­ar ver­i­fikimeve ose provimeve sipas pikës 1, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Të njëjtit sank­sion i nën­shtro­het cili­do që qarkul­lon me mjet, megjithëse është deklaru­ar, pas ver­i­fikimeve shën­de­të­sore të kry­era sipas pikës 1, përko­hë­sisht i paaftë ta drej­to­jë atë.
3. Për këto shkel­je zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së leje­drej­tim­it.

 

Neni 127
Pezul­li­mi i leje­drej­tim­it të mjetit

(Ndryshuar pika 3 dhe shfuqizuar pika 4 me ligjin nr. 10448, datë 5.12.2011)

1. Leje­drej­ti­mi pezul­lo­het për një peri­ud­hë kohe të për­cak­tu­ar, si masë plotë­suese admin­is­tra­tive e ndalim­it të drej­tim­it të mjetit, kur mba­jtësi i leje­drej­tim­it ka shkelur një nga nor­mat e sjell­jes të treguara ose për­cak­tu­ara në kapit­ullin 5 për peri­ud­hën e kohës së parashikuar nga secila nor­më.
2. Leje­drej­ti­mi pezul­lo­het për një peri­ud­hë të papër­cak­tu­ar, kur gjatë ver­i­fikimeve shën­de­të­sore për kon­fir­mimin e vlef­sh­mërisë ose për revizionet e kry­era sipas nen­it 126, rezul­ton një hum­b­je e përkohshme e aftë­sive fizike dhe psikike të treguara në nenin 117. Në këto raste leje­drej­ti­mi pezul­lo­het derisa i intere­suari të mar­rë një cer­ti­fikatë nga komi­sioni mjekë­sor lokal që vërte­ton rifitimin e aftë­sive fizike dhe psikike të kërkuara. Për masat e mësipërme të pezul­lim­it të leje­drej­tim­it, njofto­het zyra që e lëshon leje­drej­timin e mjetit.
3. Leje­drej­ti­mi pezul­lo­het nga organi epror i agjen­tit të poli­cisë që ka tërhe­qur leje­drej­timin dhe, për leje­drej­timet e lëshuara nga një shtet i huaj, nga Insti­tu­cioni i Prefek­tit, në juridik­sion­in e të cilit është kon­stat­u­ar shkel­ja, sipas pikës 1 të këtij neni. Prefek­ti, bren­da 5 ditëve, njofton organin e Poli­cisë Rru­gore për vendimin e mar­rë, duke i dër­guar atë së bashku me leje­drej­timin. Organi i Poli­cisë Rru­gore përgjig­jet për admin­istrim­in e doku­menta­cionit dhe dërgimin e tyre, bren­da 5 ditëve, në Drej­tor­inë Kon­sul­lore të Min­istrisë së Jashtme.
4. Shfuqizuar.

 

Neni 128
Anuli­mi i leje­drej­tim­it të mjetit

1. Leje­drej­ti­mi anu­lo­het nga organi që e ka lëshuar atë, kur mba­jtësi i leje­drej­tim­it:
a) nuk zotëron në mënyrë të vazh­dueshme kërke­sat fizike dhe psikike të për­cak­tu­ara në nenin 117;
b) nuk plotë­son më kërke­sat morale të për­cak­tu­ara në nenin 118;
c) pasi i është nën­shtru­ar revizion­it sipas nen­it 126, del tash­më i papër­sh­tat­shëm për drej­tim mjeti;
d) ka kry­er zëvendësimin e leje­drej­tim­it të vet me leje­drej­timin e lëshuar nga një shtet i huaj.
2. Kur nuk ekzis­to­jnë më motivet që kanë për­cak­tu­ar mar­rjen e masës për anulim­in e leje­drej­tim­it, i intere­suari mund të pro­ce­do­jë drejt­përsë­drejti, duke dhënë provimet dhe duke bërë ver­i­fikimin e kërke­save fizike e psikike të parashikuara për kon­fir­mimin e vlef­sh­mërisë, me mar­rjen e një leje­drej­ti­mi të një kat­e­gorie jo më të lartë se sa ajo e leje­drej­tim­it që i është anu­lu­ar, me kusht që të mos jenë vepruese kriteret e pra­nim­it të parashikuara nga neni 115, për mar­rjen e leje­drej­timeve të kat­e­gorive C, D dhe E. Kufizimet në drej­timin e mjetit, sipas akteve në zba­tim, vihen duke iu refer­u­ar datës së lëshim­it të leje­drej­tim­it të anu­lu­ar.

 

Neni 129
Trupi diplo­matik i huaj

1. Shkel­jet e këtij Kodi, të kry­era nga pjesë­tarët e trupit diplo­matik dhe kon­sul­lor të akred­i­tu­ar në Repub­likën e Shqipërisë, ose nga per­sona të tjerë që, në lid­hje me këto shkel­je, gëzo­jnë imu­nitet në kufi­jtë e parashikuar nga nor­mat ndërkom­bëtare, sin­jal­i­zo­hen nga zyrat apo koman­dat nga varen ata që kanë kon­stat­u­ar shkel­jen Min­istrisë së Punëve të Jashtme, e cila bën njof­timet e nevo­jshme në rrugë diplo­matike.
2. Për autove­tu­rat dhe autom­jetet që për­doren për trans­port të përzi­er njerëzish dhe mall­rash dhe që u përkasin pjesë­tarëve të trupit diplo­matik, pjesë­tarëve të kar­ri­erës së kon­sul­latave dhe per­son­ave të tjerë të treguar në pikën 1, Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, me kërkesën e Min­istrisë së Punëve të Jashtme, duke u mbështe­tur në nor­mat në fuqi dhe mbi bazën e viz­itave dhe provave të për­cak­tu­ara, lëshon leje­qarkul­lim­in dhe merr masa për regjistrim­in e tyre duke dhënë tar­ga të veçan­ta njo­hje­je, sipas tipave dhe karak­ter­is­tikave të cak­tu­ara me urd­hëresë të min­istrit të Punëve Pub­like dhe Trans­portit, në mar­rëvesh­je me min­istrin e Punëve të Jashtme.
3. Shkel­jet e kry­era gjatë drej­tim­it të mjeteve të pajisura me tar­ga spe­ciale sipas pikës 1 nga sub­jek­te të ndryshme nga ato të treguara në pikën 1, ndiqen sipas pro­ce­du­rave të zakon­shme ligjore, si dhe bëhen njof­timet përkatëse në rrugë diplo­matike për tit­ullar­in e autom­jetit.
4. Vlef­sh­mëria e tar­gave spe­ciale të njo­hjes dh e e leje­qarkul­limeve të lëshuara sipas nor­mave të pikës 2, skadon në momentin që pushon sta­tusi diplo­matik i atij që i për­ket autom­jeti. Kthi­mi i tar­gave dhe i lejeve përkatëse duhet të bëhet bren­da 30 ditëve nga dita e skadim­it.
5. Dis­poz­i­tat e këtij neni zba­to­hen me kushtin e rec­i­procitetit, duke për­jash­tu­ar mar­rëvesh­jet e veçan­ta me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare.

 

Neni 130
Qarkul­li­mi i mjeteve të regjistru­ara në shtetet e hua­ja

1. Autom­jetet, motom­jetet dhe rimorkiot e regjistru­ara në një shtet të huaj dhe që i kanë kry­er for­malitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejo­het të qarkul­lo­jnë në Shqipëri për një peri­ud­hë mak­si­male njëv­jeçare, në bazë të doku­menteve të regjistrim­it të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkom­bëtare të qarkul­lim­it.
2. Për qyte­tarët që bano­jnë në Shqipëri dhe për per­son­at juridikë me qendër në Shqipëri, zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­it 93.
3. Tar­gat e mjeteve të treguara në pikën 1 duhet të jenë qartë­sisht të lex­ueshme dhe të përm­ba­jnë shen­jën dal­luese të regjistrim­it të for­muar nga num­ra arabë dhe nga shkro­n­ja latine të mëd­ha, sipas mënyrave që për­cak­to­hen në aktet në zba­tim.
4. Mosre­spek­ti­mi i nor­mave të pikës 1 sjell si paso­jë ndal­im­in e hyr­jes në ter­ri­torin kom­bë­tar.
5. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 1, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

 

Neni 131
Shen­ja dal­luese shtetërore e regjistrim­it

1. Autom­jetet, motom­jetet dhe rimorkiot të regjistru­ara në një shtet të huaj, kur qarkul­lo­jnë në Shqipëri, duhet të jenë të pajisura nga ana e prapme me shen­jën dal­luese të shtetit ku është bërë regjistri­mi; shen­ja duhet të jetë sipas dis­poz­i­tave të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare.
2. Në autom­jete, motom­jete dhe rimorkio si ven­dase, ash­tu edhe të hua­ja, që qarkul­lo­jnë në Shqipëri, është i ndalu­ar për­dori­mi i një shen­je të ndryshme nga ajo e shtetit ku është regjistru­ar mjeti.
3. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masën admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

 

Neni 132
Qarkul­li­mi i autom­jeteve dhe motom­jeteve që u përkasin qyte­tarëve shqip­tarë
me ban­im jashtë ven­dit ose të hua­jve.

1. Për autom­jetet, motom­jetet dhe rimorkiot e impor­tu­ara përko­hë­sisht ose të reja nga fab­ri­ka të blera për eksportim, që kanë përm­bushur for­malitetet doganore, kur duhet, dhe që i përkasin qyte­tarëve shqip­tarë me ban­im jashtë shtetit ose të hua­jve që kalo­jnë nëpër Shqipëri, lëshohet një leje qarkul­li­mi me një kohëzg­jat­je mak­si­male 15-ditore, duke për­jash­tu­ar ndon­jë shtyr­je të mund­shme afati, si dhe një targë e veçan­të njo­hje­je, siç për­cak­to­het në aktet në zba­tim.
2. Cili­do që qarkul­lon me një leje­qarkul­li­mi që sipas pikës 1 i ka skad­uar afati, ndëshko­het me masën admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Kjo shkel­je dëno­het edhe me masën admin­is­tra­tive plotë­suese me kon­fiskimin e mjetit.

 

Neni 133
Qarkul­li­mi me leje­drej­time të lëshuara nga shtete të hua­ja

1. Drejtue­sit e pajisur me leje­drej­ti­mi ose me leje­drej­ti­mi ndërkom­bëtare, të lëshuara nga një shtet i huaj, mund të drej­to­jnë në Shqipëri mjete, për të cilat është e vlef­shme leje­drej­ti­mi ose leje­drej­ti­mi ndërkom­bë­tar i tyre, me kusht që të mos jenë banues në Shqipëri për më shumë se një vit.
2. Kur leje­drej­ti­mi ose leje­drej­ti­mi ndërkom­bë­tar të lëshuara nga shteti i huaj nuk janë në për­puth­je me mod­elet e për­cak­tu­ara në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, në të cilat ka mar­rë pjesë Shqipëria, ato duhet të shoqëro­hen nga një përk­thim zyr­tar në gjuhën shqipe ose nga një doku­ment i barasvler­shëm. Bëjnë për­jash­tim rastet e parashikuara me mar­rëvesh­je të veçan­ta ndërkom­bëtare.
3. Drejtue­sit e mjeteve të pajisur me leje­drej­ti­mi ose me leje­drej­ti­mi ndërkom­bë­tar të lëshuara nga një shtet i huaj, në të cilin për drej­timin e mjeteve të veçan­ta është parashikuar, gjithash­tu, pajis­ja me një cer­ti­fikatë aftësie pro­fe­sion­ale ose me dësh­mi të tjera aftësie, përveç leje­drej­tim­it ose leje­drej­tim­it ndërkom­bë­tar të lëshuara nga ky shtet, duhet të pajisen, për drej­timin e mjeteve të sipër­për­men­dura, me dësh­mitë e nevo­jshme të aftë­sisë, të dhë­na nga autoriteti kom­pe­tent i shtetit ku është leshur leje­drej­ti­mi.
4. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 2 ose që drej­ton mjetin e pajisur me leje­drej­ti­mi, por jo me cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale, kur kjo parashiko­het, ndëshko­het me masën admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
5. Drejtue­sit e mjeteve të pajisur me leje­drej­ti­mi ose me leje­drej­ti­mi ndërkom­bë­tar, të lëshuara nga një shtet i huaj, janë të detyru­ar të zba­to­jnë të gjitha nor­mat dhe rreg­ul­lat e veprim­it të për­cak­tu­ara në këtë Kod. Ndaj tyre zba­to­hen masat e parashikuara për mba­jtësit e leje­drej­tim­it shqip­tar.

 

Neni 134
Njëvler­sh­mëria e leje­drej­timeve të lëshuara nga shtetet e hua­ja dhe nga shtetet e Komu­nitetit Evropi­an

1. Mba­jtësit e leje­drej­tim­it, gjatë kohës kur ajo është e vlef­shme, e lëshuar nga një shtet anë­tar i Komu­nitetit Evropi­an, që kanë mar­rë lejen e banim­it në Shqipëri, mund të mar­rin, me anë të një kërkese dhe të dorëzim­it të leje­drej­tim­it të sipër­për­men­dur, leje­drej­timin e së njëjtës kat­e­gori për të cilën është e vlef­shme leje­drej­ti­mi i tyre, pa qenë nevo­ja të japin provimin e aftë­sisë sipas nen­it 119. Leje­drej­ti­mi i zëvendë­suar i rik­the­het, nga autoriteti shqip­tar që ka lëshuar leje­drej­timin e ri, autoritetit të shtetit anë­tar të Komu­nitetit Evropi­an që e ka lëshuar. Të njëj­tat dis­pozi­ta zba­to­hen për cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale, pa tërhe­qur në këtë rast doku­mentin e mëparshëm të aftë­sisë.
2. Dis­poz­i­tat sipas pikës 1 zba­to­hen në kushte rec­i­prociteti edhe për mba­jtësit e leje­drej­timeve të lëshuara nga vende joko­mu­nitare, përveç rasteve kur ven­dosen me mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare.
3. Lëshi­mi i leje­drej­timeve për zëvendësimin e leje­drej­timeve të një shteti tjetër bëhet pas kon­trol­lit para­prak të plotësim­it të kërke­save psikike, fizike dhe morale, të për­cak­tu­ara përkatë­sisht nga nenet 117 dhe 118, të per­son­it që ka bërë kërkesën. Kon­trol­li i aftë­sive psikike dhe fizike bëhet sipas nor­mave të nen­it 124, pika 5.
4. Ver­i­fiki­mi i aftë­sive psikike dhe fizike nuk kërko­het, kur vërte­to­het se lëshi­mi i leje­drej­tim­it që do të zëvendë­so­het, lëshuar nga një shtet anë­tar i Komu­nitetit Evropi­an, është kushtëzuar nga plotësi­mi i kërke­save psikike dhe fizike të njëj­ta me ato të parashikuara nga nor­mat në fuqi. Në këtë rast, për vlef­sh­mërinë e leje­drej­tim­it të ri nuk mund të jepet një kohëzg­jat­je e tillë që të kalo­jë kufirin e për­cak­tu­ar për leje­drej­timin që do të zëvendë­so­het.
5. Në rastin kur kërko­het zëvendësi­mi, sipas pikave të mësipërme, i leje­drej­tim­it të lëshuar nga një shtet i huaj për zëvendësimin me një leje­drej­ti­mi shqiptare, lëshohet një leje­drej­ti­mi e re e kat­e­gorisë jo më të lartë se ajo origji­nale.
6. Për ata që, pasi ka kalu­ar më shumë se një vit nga dita e mar­rjes së leje­ba­nim­it në Shqipëri, drej­to­jnë mjete me leje­drej­ti­mi ose doku­ment tjetër aftësie të cak­tu­ar, të lëshuar nga një shtet i huaj, që nuk janë më të vlef­shme, zba­to­hen masat e parashikuara për ata që drej­to­jnë mjete pa qenë të pajisur me leje­drej­ti­mi, ose me cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale.
7. Për ata që, pasi kanë mar­rë leje­ba­n­imin në Shqipëri prej jo më shumë se një viti, drej­to­jnë mjete me leje­drej­ti­mi ose me doku­ment tjetër aftësie, të lëshuara nga një shtet i huaj, të skad­uar, ose për ata që, pasi ka kalu­ar më shumë se një vit nga dita e mar­rjes së leje­ba­nim­it në Shqipëri, drej­to­jnë mjete me doku­mentet e mësipërme bren­da afatit të vlef­sh­mërisë, zba­to­hen masat e parashikuara për ata që drej­to­jnë mjete me leje­drej­ti­mi shqiptare të pavlef­shme.

 

Neni 135
Leje­qarkul­li­mi për autom­jete, motom­jete e rimorkio dhe leje­drej­ti­mi

1. Lejet ndërkom­bëtare për autom­jete, motom­jete dhe rimorkio, të nevo­jshme për qarkul­lim­in në shtetet, në të cilat, sipas mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare, kërko­hen doku­mente të tilla, lëshohen nga organet e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, pas paraqit­jes para­prake të doku­menteve kom­bëtare të qarkul­lim­it.
2. Organet përkatëse lësho­jnë leje­drej­timet ndërkom­bëtare, pas paraqit­jes para­prake të leje­drej­tim­it.

 

Neni 136
Mjete dhe drejtues mjetesh të Min­istrisë së Mbro­jt­jes

1. For­cat e Armato­sura të Min­istrisë së Mbro­jt­jes mar­rin masa në mënyrë të drejt­për­drejtë në lid­hje me mjetet e tyre për kon­trol­let teknike, regjistrim­in ushtarak dhe për lëshimin e doku­menteve të qarkul­lim­it e të tar­gave të njo­hjes.
2. Mjetet e Min­istrisë së Mbro­jt­jes, kur kalo­jnë kufi­jtë e për­cak­tu­ar në nenet 61 dhe 62, duhet të pajisen, për të qarkul­lu­ar në rrugë joushtarake, me një autor­iz­im të veçan­të që lëshohet nga koman­da ushtarake, pasi të ketë mar­rë mendimin e enteve kom­pe­tente, në për­puth­je me sa parashiko­het në nenin 10, pika 6. Për shoqërim­in e mund­shëm ngarko­het koman­da kom­pe­tente e mësipërme.
3. For­cat e Armato­sura të Min­istrisë së Mbro­jt­jes mar­rin masa në mënyrë të drejt­për­drejtë në lid­hje me per­son­elin në shër­bim:
a) për stërvit­jen dhe ver­i­fikimin e aftë­sive të nevo­jshme për drej­timin e mjeteve, për provimin e aftë­sisë dhe për lëshimin e leje­drej­tim­it ushtarak, që vlen vetëm për drej­timin e mjeteve që i përkasin For­cave të Armato­sura;
b) për lëshimin e cer­ti­fikatave të aftë­sisë të mësuesve të teorisë dhe të instruk­torëve të shkol­lës së drej­tim­it, që kanë lid­hje me stërvit­jen sipas shkro­n­jës “a”.
4. Mësue­sit, instruk­torët dhe drejtue­sit të treguar në pikën 3, nuk janë sub­jek­te për dis­poz­i­tat e këtij kapit­ul­li.
5. Ata që janë pajisur me leje­drej­ti­mi ushtarak mund të fito­jnë, pa dhënë provimin e aftë­sisë, leje­drej­timin për mjete të kat­e­gorive përkatëse, sipas tabelës së barasvlef­sh­mërisë të për­cak­tu­ar nga min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, në bashkëpunim me Min­istrinë e Mbro­jt­jes, gjith­monë kur kërke­sa paraqitet nëpër­m­jet autoritetit, nga i cili varen gjatë shër­bim­it ose jo më shumë se një vit nga data e lirim­it ose e ndër­pre­rjes së shër­bim­it.
6. Per­son­eli i pajisur me dësh­minë e instruk­torit ushtarak si mësues i teorisë e prak­tikës për drej­timin e mjeteve, mund të bë jë kon­ver­timin në cer­ti­fikatën analoge të instruk­torit civ­il për drej­timin e mjeteve pa dhënë provim dhe sipas mënyrave të për­cak­tu­ara nga min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, me kusht që të intere­suar­it të bëjnë kërkesën bren­da një viti nga data e lirim­it ose e ndër­pre­rjes së shër­bim­it.
7. Mjetet e larguara nga For­cat e Armato­sura të Min­istrisë së Mbro­jt­jes mund të riregjistro­hen me targë civile nëpër­m­jet ver­i­fikim­it para­prak të kërke­save të cak­tu­ara.
8. Karak­ter­is­tikat e tar­gave të njo­hjes së mjeteve me motor ose të atyre të tërhe­qura që i përkasin For­cave të Armato­sura të Min­istrisë së Mbro­jt­jes, për­cak­to­hen me mar­rëvesh­je ndër­m­jet min­istrisë, nga e cila varet arma ose tru­pa, dhe min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
9. For­cat e Armato­sura të Min­istrisë së Mbro­jt­jes mar­rin masa në mënyrë të drejt­për­drejtë për trans­portin rru­gor të mate­ri­aleve radioak­tive dhe atyre të zbërthyeshme, duke vënë në zba­tim të gjitha nor­mat teknike dhe masat e sig­urim­it të për­cak­tu­ara për këtë qël­lim nga nor­mat në fuqi.
10. Për arsye të nevo­jave pub­like dhe të për­dorim­it të tyre në shër­bim të insti­tu­cionit, mjetet e trans­portit kolek­tiv ushtarak, që u tako­jnë kat­e­gorive M2 dhe M3, kthe­hen në mjete të për­sh­tat­shme për trans­portin pub­lik.
11. Cili­do që, duke qenë i pajisur me leje­drej­ti­mi ushtarak, drej­ton një mjet të regjistru­ar me targë civile, ndëshko­het me masat e parashikuara në nenin 123, pika 3.

 

Neni 137
Leje­drej­ti­mi shër­bi­mi për per­son­elin që kryen shër­bimin e poli­cisë rru­gore

Per­son­eli që është i pajisur me leje­drej­ti­mi dhe kryen shër­bimin e poli­cisë rru­gore të treguar në nenin 12, pika 1, për drej­timin e mjeteve të regjistru­ara vetëm për një për­dorim të tillë duhet të pajiset me një leje­drej­ti­mi të veçan­të shër­bi­mi, që tre­gon emrin dhe adresën e mba­jtësit, të gjitha të dhë­nat e nevo­jshme për iden­ti­fikimin e tij, kual­i­fikimin dhe armën, zyrën ose komandën nga varet.

 

KAPITULLI 5
NORMAT E SJELLJES

 

Neni 138
Pari­mi bazë i qarkul­lim­it

1. Për­dorue­sit e rrugës duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik ose pengesë për qarkul­lim­in dhe në mënyrë që në çdo rast të respek­to­het sig­uria rru­gore.
2. Sjell­jet e veçan­ta, përveç atyre të parashikuara në kapitu­jt e mësipërm, janë për­cak­tu­ar në nor­mat në vazhdim.

 

Neni 139
Shpe­jtësia

1. Është detyrë e drejtue­sit të mjetit të rreg­ul­lo­jë shpe­jtës­inë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh karak­ter­is­tikat, gjend­jen dhe ngarkesën e mjetit, karak­ter­is­tikat dhe gjend­jen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të çfarë­do natyre, të mën­janohet çdo rrezik për sig­ur­inë e njerëzve dhe mall­rave dhe çdo shkak tjetër që kri­jon çrreg­ul­lime për trafikun.
2. Drejtue­si i mjetit duhet të rua­jë gjith­monë kon­trol­lin e mjetit dhe të jetë në gjend­je të krye­jë të gjitha manovrat e nevo­jshme në kushte të sig­ur­ta, veçanër­isht fren­imin e men­jëher­shëm të mjetit bren­da kufi­jve të fushë­pam­jes dhe për­para çdo pengese të mund­shme.
3. Veçanër­isht drejtue­si i mjetit duhet të rreg­ul­lo­jë shpe­jtës­inë në pjesët e rrugës me fushë­pam­je të kufizuar, në kthe­sa, në afër­si të kryqëz­imeve dhe shkollave, ose vendeve të tjera të frekuen­tu­ara nga fëmi­jët, të treguar me sin­jale të cak­tu­ara, në pjer­rësi të for­ta, në kalime të ngush­ta ose të rën­d­uara, në orët e natës, në rastet e fushë­pam­jes së pam­jaftueshme për shkak të kushteve atmos­ferike ose për shkaqe të tjera, gjatë kalim­it në zona të ban­uara ose në pjesë të rrugës, anash të cilave ka ndërte­sa.
4. Drejtue­si i mjetit duhet ta zvogëlo­jë shpe­jtës­inë deri në ndal­im afër kalimeve të këm­bë­sorëve dhe në çdo rast kur këm­bë­sorët që ndod­hen në rrugë, vono­jnë të largo­hen ose japin shen­ja huti­mi, si dhe kur me afrim­in e mjetit kaf­shët që gjen­den në rrugë japin shen­ja frikësi­mi.
5. Drejtue­si i mjetit nuk duhet të bëjë garë në shpe­jtësi.
6. Drejtue­si i mjetit nuk duhet të qarkul­lo­jë me shpe­jtësi të zvogëlu­ar deri në atë masë sa të paraqesë pengesë ose rrezik për qarkul­lim­in nor­mal.
7. Dis­poz­i­tave të këtij neni i nën­shtro­het edhe drejtue­si i biçik­letës, i kaf­shëve tërhe­qëse, të bar­rës dhe të shalës.
8. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 3 dhe 5, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
9. Kur bëhet fjalë për shkel­je të kry­era nga drejtues mjeti të për­men­dur në pikën 7, gjo­ba është nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.
10. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e tjera të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 140
Kufizimet e shpe­jtë­sisë

(Ndryshuar pikat 7, 8, 9 dhe 10 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2012)

1. Për të sig­u­ru­ar qarkul­lim­in dhe mbro­j­tur jetën e njerëzve, shpe­jtësia mak­si­male nuk mund të kalo­jë 110 km/orë për autostra­dat, 90 km/orë për rrugët interur­bane krye­sore, 80 km/orë për rrugët interur­bane dytë­sore e rrugët lokale interur­bane dhe 40 km/orë për rrugët në qen­drat e ban­uara.
2. Bren­da kufi­jve mak­si­malë të sipër­për­men­dur, entet pronare të rrugëve mund të cak­to­jnë, duke ven­do­sur edhe sin­jal­iz­imin përkatës, kufij min­i­malë shpe­jtësie dhe kufij mak­si­malë shpe­jtësie, të ndrys hëm nga ata të cak­tu­ar në pikën 1; në rrugë dhe pjesë rrugësh të cak­tu­ara, kur nuk mund të zba­to­hen në rastin konkret kriteret e cak­tu­ara në pikën 1, del e nevo­jshme të ven­dosen kufij të tjerë, sipas udhëz­imeve që do të jepen nga min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse. Entet pronare të rrugëve kanë për detyrë të riven­dosin men­jëherë kufi­jtë e shpe­jtë­sisë, në rast se bien shkaqet që kanë detyru­ar ven­dos­jen e kufi­jve të veçan­të. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse mund të ndrysho­jë masat e mar­ra nga enti pronar i rrugës, kur ato bien në kundër­sh­tim me udhëzimet e saj dhe sido­qoftë me kriteret e pikës 1. Po kjo min­istri mund të bëjë edhe ndryshimin e kufi­jve, aty ku nuk ka vepru­ar enti pronar i rrugës; në rast të moskry­er­jes, Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse mund të vepro­jë drejt­për­drejt me kry­er­jen e punimeve të nevo­jshme, me të drejtë zhdëm­ti­mi nga enti pronar i rrugës.
3. Kat­e­goritë vijuese të mjeteve nuk mund t’i kalo­jnë shpe­jtësitë e poshtëtreguara:
a) cik­lo­mo­tori: 30 km/orë
b) autom­jete ose motom­jete që për­doren për trans­portin e mall­rave të rrezik­shme, kur udhë­to­jnë të ngarkuar: 50 km/orë jashtë qen­drave të ban­uara; 30 km/orë bren­da qen­drave të ban­uara;
c) mak­i­na bujqë­sore dhe mak­i­na teknologjike: jashtë qen­drave të ban­uara 40 km/orë dhe 20 km/orë bren­da qen­drave të ban­uara, kur kanë rro­ta pneu­matike ose sis­teme të tjera të barasvler­shme; 15 km/orë në gjithë rastet e tjera;
d) autokar­ro: 60 km/orë jashtë qen­drave të ban­uara dhe 30 km/orë në qen­drat e ban­uara;
e) autotre­na të për­bërë nga një autom­jet dhe nga një rimorkio sipas shkro­n­jave “h”, “i” dhe “l” të nen­it 54, pika 1: 70 km/orë jashtë qen­drave të ban­uara; 35 km/orë në qen­drat e ban­uara; 80 km orë në autostradë.
f) auto­busë dhe trole­jbusë me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të mad­he se 8 tonë: 70 km/orë jashtë qen­drave të ban­uara, 35 km/orë në qen­drat e ban­uara, 90 km/orë në autostradë;
g) autom­jete të des­tin­uara për trans­portin e mall­rave ose për për­dorime të tjera, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të mad­he se 3.5 tonë dhe deri në 12 tonë: 70 km/orë jashtë qen­drave të ban­uara; 90 km/orë në autostradë;
h) autom­jete të des­tin­uara për trans­portin e mall­rave ose për për­dorime të tjera, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të mad­he se 12 tonë: 60 km/orë jashtë qen­drave të ban­uara; 80 km/orë në autostradë;
i) kamionë me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të mad­he se 5 tonë që për­doren për trans­portin e njerëzve sipas nen­it 81, pika 6: 70 km/orë jashtë qen­drave të ban­uara; 80 km/orë në autostradë;
l) mak­i­na ngarkim-trans­porti kur udhë­to­jnë me ngarkesë të plotë: 30 km/orë në qen­drat e ban­uara; 60 km/orë jashtë qen­drave të ban­uara.
4. Në pjesën e pasme të mjeteve të treguara në pikën 3, me për­jash­tim të shkro­n­jave “a” dhe “h”, duhet të tre­go­het shpe­jtësia mak­si­male e lejuar. Kur kemi kom­plekse mjetesh, tregue­si i shpe­jtë­sisë kufitare ven­doset në rimorkio ose në gjys­më­ri­morkio. Për­jash­to­hen nga ky detyrim autom­jetet ushtarake të përf­shi­ra në shkro­n­jat “c”, “g”, “h” dhe “i” të pikës 3.
5. Në të gjitha rastet kur është parashikuar kufiz­i­mi i shpe­jtë­sisë, mbeten në fuqi detyrimet e për­cak­tu­ara në nenin 139
6. Për të vërte­t­u­ar shkel­jet e kufiz­imeve të shpe­jtë­sisë, kon­sidero­hen burim provash rezul­tatet e aparat­eve të homo­loguara sipas rreg­ullave, regjistrimet e tahografit dhe doku­mentet përkatëse të kalim­it në autostradë, sipas për­cak­timeve në aktet në zba­tim.
7. Cili­do, që nuk respek­ton kufi­jtë min­i­malë të shpe­jtë­sisë ose kalon kufi­jtë mak­si­malë të shpe­jtë­sisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
8. Cili­do, që tejkalon kufi­jtë e shpe­jtë­sisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
9. Cili­do, që tejkalon kufi­jtë e shpe­jtë­sisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga pesë mijë deri në pesëm­bëd­hjetë mijë lekë. Si paso­jë e kësaj shkel­je­je mer­ret masa admin­is­tra­tive plotë­suese me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkel­ja është kry­er nga një drejtues mjeti, që e zotëron leje­drej­timin prej më pak se 3 vjetësh, pezul­li­mi i leje­drej­tim­it bëhet për 3 deri në 6 muaj.
10. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e pikës 4 të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.
11. Në qoftë se shkel­jet e treguara në pikat 7, 8 dhe 9 kry­hen gjatë drej­tim­it të një mjeti të treguar në pikën 3, shkro­n­jat “b”, “e”, “f”, “g”, “h”, “i” dhe “l”, dyfishohet gjo­ba e masave admin­is­tra­tive të parashikuara.
12. Kur zotërue­si i një leje­drej­ti­mi përsërit bren­da një viti shkel­jen e parashikuar në pikën 9, mer­ret masa admin­is­tra­tive plotë­suese me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 4 deri në 12 muaj.

 

Neni 141
Pozi­cioni i mjetit në kar­rex­hatë

(Ndryshuar pikat 10 e 11 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2012)

1. Mjetet duhet të qarkul­lo­jnë në anën e djathtë të kar­rex­hatës dhe në afër­si të kufir­it të djathtë të saj, edhe kur rru­ga është e lirë.
2. Mjetet që nuk kanë motor dhe kaf­shët, duhet të rrinë sa të jetë e mundur më pranë kufir­it të djathtë të kar­rex­hatës.
3. Dis­pozi­ta e pikës 2 zba­to­het edhe për mjetet e tjera, kur kryqë­zo­hen ose për­shko­jnë një kthesë apo rako­rdim kon­veks, me për­jash­tim të rasteve të qarkul­lim­it në rrugë me dy kar­rex­ha­ta të ndara, ose me një kar­rex­hatë me të pak­tën dy kor­si për çdo sens lëviz­je­je, ose me një kar­rex­hatë me sens unik qarkul­li­mi.
4. Kur një rrugë është e ndarë në dy kar­rex­ha­ta të veçan­ta, duhet të qarkul­lo­het në kar­rex­hatën e djathtë; kur është e ndarë në tri kar­rex­ha­ta të veçan­ta, duhet të qarkul­lo­het në kar­rex­hatën e djathtë ose të qen­drës, duke për­jash­tu­ar rastet kur sin­jal­i­zo­het ndryshe.
5. Duke për­jash­tu­ar rastet kur sin­jal­i­zo­het ndryshe, kur një kar­rex­hatë është me dy ose më shumë kor­si për sens lëviz­je­je, duhet të qarkul­lo­het në korsinë më të lirë në të djathtë; kor­sia ose kor­sitë në të majtë janë rez­ervuar për parakalimet.
6. Në rrugët e tip­it A dhe B sipas nen­it 2, pika 2, me tri ose më shumë kor­si për sens lëviz­je­je, kor­sia në të djathtë është e rez­ervuar për mjetet e ngadal­ta.
7. Bren­da qen­drave të ban­uara, duke për­jash­tu­ar rastet kur sin­jal­i­zo­het ndryshe, kur një kar­rex­hatë ka dy ose më shumë kor­si për sens lëviz­je­je, duhet të qarkul­lo­het në korsinë e lirë që është më djath­tas; kor­sia ose kor­sitë në të majtë janë rez­ervuar për parakalimet. Gjith­sesi drejtue­sit e mjeteve, për çdo inten­sitet trafiku, mund të për­dorin korsinë më të për­sh­tat­shme në lid­hje me drej­timin që do të mar­rin në kryqëz­imin e ardhshëm; vetë drejtue­sit e mjeteve nuk duhet të ndër­ro­jnë kor­si, përveç rasteve kur do të për­gatiten për kthim djath­tas ose maj­tas, apo për të ndalu­ar, në për­puth­je me nor­mat që rreg­ul­lo­jnë këto manovra.
8. Në rrugët me shi­na tram­va­ji në sipër­faqe, mjetet mund të kalo­jnë mbi këto shi­na, me kusht që, në për­puth­je me kërke­sat e qarkul­lim­it, të mos pen­go­jnë ose ngadalë­so­jnë lëviz­jen e tram­va­jeve, si dhe të mos jetë sin­jal­izuar ndryshe.
9. Në rrugët me dy palë shi­na në sipër­faqe, të dyja në një anë të kar­rex­hatës, mjetet mund të qarkul­lo­jnë në të majtë të zonës së për­shkuar nga shi­nat, mjaft që të mbeten gjith­monë bren­da pjesës përkatëse të kar­rex­hatës sipas sen­sit të tyre të qarkul­lim­it dhe të mos pen­go­jnë lëviz­jen e pasag­jerëve.
10. Cili­do që qarkul­lon kundër­va­jt­je në kthe­sat, në rako­rdimet kon­vekse ose në ndon­jë rast tjetër me fushë­pam­je të kufizuar, ose që e për­shkon kar­rex­hatën kundër­va­jt­je, kur rru­ga është e ndarë në disa kar­rex­ha­ta të veçan­ta, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
11. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e tjera të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

 

Neni 142
Qarkul­li­mi i mjeteve në rresh­ta para­lelë

(Ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2012)

1. Qarkul­li­mi në rresh­ta para­lelë lejo­het në kar­rex­hatat me të pak­tën dy kor­si për çdo sens lëviz­je­je, kur den­siteti i trafikut është i tillë që mjetet zënë gjithë pjesën e kar­rex­hatës të rez­ervuar për sensin e tyre të lëviz­jes dhe lëvizin me një shpe­jtësi që kushtë­zo­het nga shpe­jtësia e mjeteve që ecin për­para, ose në rastin kur policët e trafikut e autor­i­zo­jnë një gjë të tillë. Lejo­het, gjithash­tu, qarkul­li­mi në rresh­ta para­lelë në seg­mentet rru­gorë për­para kryqëz­imeve të kon­trol­lu­ara nga sin­jale të ndrit­shme apo me dorë; në raste të tilla, kur jepet sin­jali “rrugë e lirë”, kjo mënyrë qarkul­li­mi duhet të vazh­do­jë edhe në zonën e manovrës të këtij kryqëz­i­mi.
2. Në qarkul­lim­in në rresh­ta para­lelë lejo­het që drejtue­sit e mjeteve, duke për­jash­tu­ar rastet e mjeteve pa motor dhe cik­lo­mo­torët, të mos pozi­ciono­hen afër kufir­it të rrugës, mjaft që të mbeten në korsinë e zgjed­hur para­prak­isht.
3. Kali­mi nga një kor­si në një tjetër lejo­het, nëpër­m­jet sin­jal­izim­it para­prak, vetëm kur duhet të kapet kor­sia e djathtë me syn­im për t’u kthy­er djath­tas, ose kor­sia e fun­dit në të majtë me syn­im për t’u kthy­er maj­tas, ose për të ngadalë­suar shpe­jtës­inë apo për të kry­er një qën­drim të vull­net­shëm në anë të kar­rex­hatës, kur ky qën­drim është i lejueshëm. Drejtue­sit e mjeteve që ndod­hen në korsinë e parë në të djathtë, mund, gjithash­tu, të zhven­dosen nga kjo kor­si, kur duhet të parakalo­jnë një mjet pa motor ose një mjet të ngadal­shëm në përgjithësi, gjith­monë duke dhënë sin­jalet e nevo­jshme.
4. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

 

Neni 143
Për­parësia

(Shtu­ar fjalë në pikën 2 dhe ndryshuar pika 10 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Drejtue­sit e mjeteve, kur afro­hen në një kryqëz­im, duhet të tre­go­jnë kujdesin mak­si­mal për të shman­gur aksi­den­tet.
2. Kur dy mjete janë duke u futur në një kryqëz­im, ose kanë tra­jek­tore që po ndër­priten, është e detyrueshme që për­parësia t’i jepet atij që vjen nga e djath­ta, me për­jash­tim të rasteve kur sin­jal­i­zo­het ndrysheose në rrethrro­tul­lim, ku për­parësia është e atij që lëviz në rrethrro­tul­lim.
3. Në kapërcimin e l injave heku­rud­hore a të tram­va­jit drejtue­sit e mjeteve janë të detyru­ar t’u japin për­parësi mjeteve që lëvizin mbi shi­na, me për­jash­tim të rasteve kur sin­jal­i­zo­het ndryshe.
4. Drejtue­sit e mjeteve duhet t’u japin për­parësi mjeteve të tjera në kryqëz­ime, në të cilat është ven­do­sur nga autoriteti kom­pe­tent sipas nen­it 37 dhe kur kjo për­parësi bëhet e njo­hur me sin­jale të cak­tu­ara.
5. Drejtue­sit e mjeteve janë të detyru­ar të ndalo­jnë para vijës së ndalim­it, për­para se të futen në kryqëz­im, kur kësh­tu është ven­do­sur nga autoriteti kom­pe­tent sipas nen­it 37 dhe kjo dis­poz­itë është bërë e njo­hur me sin­jale të cak­tu­ara.
6. Kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim pub­lik, drejtue­sit e mjeteve janë të detyru­ar të ndalo­jnë dhe t’i japin për­parësi atij që qarkul­lon në rrugë.
7. Është e ndalu­ar zënia e një kryqëz­i­mi, ose një kapërci­mi të lin­jave heku­rud­hore a të tram­va­jit, kur drejtue­si i mjetit nuk ka mundësi të vazh­do­jë më tej dhe të liro­jë në një kohë të shkurtër zonën e manovrim­it, në mënyrë që të lejo­jë kalim­in e mjeteve që vijnë nga drej­time të tjera.
8. Kur hyhet në rrugë nga shtig­je të udhëve për kaf­shë dhe pista për biçik­le­ta, drejtue­si i mjetit ose i kaf­shës është i detyru­ar të ndalo­jë dhe t’i japë për­parësi atij që qarkul­lon në rrugë. Detyri­mi qën­dron edhe nëse karak­ter­is­tikat e këtyre udhëve ndrysho­jnë në afër­si të hyr­jes në rrugë.
9. Drejtue­sit e mjeteve mbi shi­na duhet të respek­to­jnë sin­jalet e për­parë­sisë.
10. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
11. Kur i njëjti sub­jekt kryen një nga shkel­jet e për­men­dura në pikën 10 të pak­tën dy herë në një peri­ud­hë prej dym­bëd­hjetë mua­jsh, në shkel­jen e fun­dit mer­ret masa admin­is­tra­tive plotë­suese me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 6 në 12 muaj.

 

Neni 144
Mosre­spek­ti­mi i sin­jal­izim­it rru­gor

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Për­dorue­si i rrugës është i detyru­ar të sil­let në mënyrën e treguar nga sin­jal­iz­i­mi rru­gor dhe nga poli­ci i trafikut, sipas nor­mave të nen­eve nga 38 deri në 43 dhe nor­mave përkatëse të akteve në zba­tim të Kodit.
2. 2. Cili­do, që nuk sil­let në mënyrën e treguar nga sin­jal­iz­i­mi rru­gor ose sipas nor­mave përkatëse të akteve në zba­tim, si dhe sipas ori­en­tim­it të polic­it të trafikut, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Janë për­jash­tu­ar masat e veçan­ta, të parashikuara në nenet 6 dhe 7 të këtij Kodi.
3. Drejtue­si i mjetit që vazh­don lëviz­jen, ndonëse sin­jal­iz­i­mi i semaforit ose i polic­it të trafikut e ndalo­jnë këtë lëviz­je, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe me masë plotë­suese admin­is­tra­tive me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 6 deri në 12 muaj.

Neni 145
Mënyra e veprim­it në kalimet në niv­el

(Ndryshuar pika 5 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Për­dorue­sit e rrugës që janë duke iu afru­ar një kali­mi në niv­el, duhet të tre­go­jnë kujdesin mak­si­mal, me qël­lim që të mën­jano­jnë aksi­den­tet, si dhe duhet të ndjekin me kujdes sin­jal­izimet e treguara në nenin 44.
2. Për­para zënies së një kali­mi në niv­el pa bar­ri­era ose gjys­mëbar­ri­era, për­dorue­sit e rrugës duhet të sig­uro­hen në afër­si të sin­jal­izim­it të parashikuar në aktet në zba­tim, sipas nor­mave të nen­it 44, pika 3, që asnjë tren të mos jetë duke u afru­ar dhe në rast të tillë të kalo­jë men­jëherë bina­rët; në rast të kundërt duhet të ndalo­jë pa i zënë ato.
3. Për­dorue­sit e rrugës nuk duhet të kapërce­jnë një kalim në niv­el kur:
a) janë mbyl­lur ose janë duke u mbyl­lur bar­ri­er­at ose gjys­mëbar­ri­er­at;
b) gjys­mëbar­ri­er­at janë duke u hapur;
c) janë duke funk­sionuar sin­jal­izimet ndriçuese ose zanore të parashikuara nga neni 44, pika 2, dhe nga aktet në zba­tim, sipas pikës 3 të të njëjtit nen;
d) janë duke funk­sionuar objek­tet zëvendë­suese të bar­ri­er­ave ose gjys­mëbar­ri­er­ave të parashikuara nga po ai nen.
4. Për­dorue­sit e rrugës duhet të liro­jnë me nxitim kalim­in në niv­el. Në rast të ndalim­it të detyru­ar të mjetit, drejtue­si i mjetit duhet të për­piqet ta zhven­dosë mjetin jashtë bina­rëve ose, në rast se kjo është e pamundur, duhet të bëjë gjithç­ka të mund­shme për të shman­gur çdo rrezik për njerëz­it, si dhe të vepro­jë në mënyrë që drejtue­sit e mjeteve mbi shi­na të par­ala­jmëro­hen në kohën e duhur për qenien e rrezikut.
5. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
6. Kur i njëjti sub­jekt kryen një nga shkel­jet e për­men­dura në pikën 5 të pak­tën dy herë në një peri­ud­hë prej dym­bëd­hjetë mua­jsh, në shkel­jen e fun­dit mer­ret masa admin­is­tra­tive plotë­suese me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 6 në 12 muaj.

 

Neni 146
Parakali­mi

(Ndryshuar pikat 15 dhe 16  me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Parakali­mi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kaf­shë ose një këm­bë­sor në lëviz­je ose i ndalu­ar, në kor­si a në pjesë të kar­rex­hatës të des­tin­uara nor­mal­isht për qarkul­lim.
2. Drejtue­si i mjetit që ka ndër­mend të parakalo­jë duhet të sig­uro­het para­prak­isht që:
a) ka fushë­pam­je të tillë që i lejon kry­er­jen e manovrës dhe kjo manovër të mos paraqesë rrezik ose pengesë;
b) drejtue­si i mjetit që ndod­het për­para në të njëjtën kor­si nuk ka sin­jal­izuar që do të krye­jë të njëjtën manovër;
c) asnjë drejtues mjeti që ndod­het pra­pa në të njëjtën kar­rex­hatë ose gjys­mëkar­rex­hatë, si dhe në korsinë në të majtë të tij, kur kar­rex­ha­ta ose gjys­mëkar­rex­ha­ta janë të ndara në kor­si, nuk ka fil­lu­ar parakalim­in;
d) që rru­ga të ketë një hapësirë të lirë të tillë që të lejo­jë kry­er­jen e plotë të parakalim­it, duke pasur parasysh difer­encën ndër­m­jet shpe­jtë­sisë së tij dhe asaj të mjetit që do të parakalo­het, si dhe të pranisë së mjeteve që vijnë nga drej­ti­mi i kundërt a që ndod­hen për­para mjetit që do të parakalo­het.
3. Drejtue­si i mjetit duhet, gjithash­tu, duke për­dorur sin­jal­iz­imin përkatës të ven­do­sur në mjet, të zhven­doset në të majtë të mjetit që do të parakalo­het, ta kalo­jë me shpe­jtësi, duke rua­j­tur një largësi anë­sore të për­sh­tat­shme dhe pas­taj të zhven­doset djath­tas sapo kjo të jetë e mundur, pa kri­juar rrezik ose pengesë. Në qoftë se kar­rex­ha­ta ose gjys­mëkar­rex­ha­ta është e ndarë në shumë kor­si, parakali­mi duhet të kry­het në korsinë men­jëherë në të majtë të mjetit që do të parakalo­het.
4. Mjeti që parakalo­het duhet të lehtë­so­jë manovrën dhe të mos e rrisë shpe­jtës­inë. Në rrugët me një kor­si për sens lëviz­je­je mjeti që parakalo­het duhet të qën­dro­jë sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të kar­rex­hatës.
5. Kur gjerësia, pro­fili ose gjend­ja e karex­hatës, duke pasur parasysh edhe den­sitetin e qarkul­lim­it në sens të kundërt, nuk lejo­jnë të parakalo­het lehtë­sisht dhe pa rrezik një mjet i ngadal­shëm, i madh ose i detyru­ar të respek­to­jë një kufi të cak­tu­ar shpe­jtësie, drejtue­si i këtij mjeti duhet ta ulë shpe­jtës­inë dhe, nëse është e nevo­jshme, të mën­janohet sa të jetë e mundur, për të lejuar kalim­in e mjeteve që vijnë pas tij. Në qen­drat e ban­uara drejtue­sit e mjeteve të shër­bim­it pub­lik të lin­jës për trans­portin e pasag­jerëve nuk janë të detyru­ar të zba­to­jnë dis­poz­itën e fun­dit.
6. Në kar­rex­ha­ta me të pak­tën 2 kor­si për sens lëviz­je­je drejtue­si i mjetit që, pasi ka kry­er një parakalim, ka ndër­mend të parakalo­jë një mjet tjetër ose kaf­shë, mund të qën­dro­jë në korsinë e për­dorur për parakalim­in e parë, me kusht që manovra të mos jetë pengesë për mjetet më të shpe­j­ta që arri­jnë nga pra­pa.
7. Parakali­mi duhet të kry­het në të djathtë, kur drejtue­si i mjetit që do të parakalo­het ka sin­jal­izuar se ka ndër­mend të kthe­het në të majtë ose, në një kar­rex­hatë me një sens, që ka ndër­mend të ndalo­jë në të majtë dhe ka fil­lu­ar këto manovra.
8. Parakali­mi i tram­va­jeve, kur ato nuk qarkul­lo­jnë në pjesë rrugësh të rez­ervuara, duhet të kry­het nga e djath­ta, kur e lejon gjerësia e kar­rex­hatës nga e djath­ta e bina­rit. Në rastin e kar­rex­hatave me një sens lëviz­je­je, parakali­mi mund të kry­het nga të dy anët. Kur tram­va­ji ka ndalu­ar në mes të kar­rex­hatës për hip­jen dhe zbrit­jen e pasag­jerëve dhe nuk ka një shpëtuese, parakali­mi nga e djath­ta është i ndalu­ar.
9. Parakali­mi, kur auto­busi ose trole­jbusi ka ndalu­ar për hip­jen dhe zbrit­jen e pasag­jerëve, bëhet me kujdesin më të madh.
10. Ndalo­het parakali­mi në afër­si ose përg­jatë kthe­save a në kur­rize rru­gore dhe në çdo rast tjetër me fushë­pam­je të pam­jaftueshme. Në raste të tilla parakali­mi lejo­het kur rru­ga është me dy kar­rex­ha­ta, të ndara ose me kar­rex­ha­ta me një sens a me të pak­tën dy kor­si me të njëjtin sens lëviz­je­je dhe është ven­do­sur sin­jal­iz­i­mi hor­i­zon­tal përkatës.
11. Ndalo­het parakali­mi i një mjeti që është duke parakalu­ar një tjetër, si dhe parakali­mi i mjeteve të ndalu­ara ose me lëviz­je të ngadaltë në kalimet në niv­el, në semaforë ose në raste të tjera të bllokim­it të trafikut, kur për këtë qël­lim është e nevo­jshme zhven­dos­ja në pjesën e kar­rex­hatës të des­tin­uar për sensin e kundërt të lëviz­jes.
12. Ndalo­het parakali­mi në afër­si ose në kryqëz­ime. Megjithatë lejo­het në këto raste:
a) kur drejtue­si i mjetit që do të kalo­het ka sin­jal­izuar se ka ndër­mend të kthe­het nga e maj­ta dhe e ka fil­lu­ar këtë manovër;
b) kur kry­het në rrugë me për­parësi, por me dy kar­rex­ha­ta të ndara ose me sens të njëjtë a me të pak­tën dy kor­si me të njëjtin sens lëviz­je­je dhe kur kor­sitë janë kufizuar nga sin­jal­iz­i­mi hor­i­zon­tal përkatës;
c) kur mjeti që parakalo­het është me dy rro­ta pa motor, gjith­monë kur nuk është e nevo­jshme zhven­dos­ja në pjesën e kar­rex­hatës të des­tin­uar për sensin e kundërt të lëviz­jes;
d) kur qarkul­li­mi rreg­ul­lo­het me semafor ose me polic trafiku.
13. Ndalo­het parakali­mi në afër­si ose në kalimet në niv­el pa bar­ri­era, përveç rasteve kur qarkul­li­mi rru­gor rreg­ul­lo­het me semaforë, si dhe kur mjeti ka ndalu­ar ose ka ulur shpe­jtës­inë pranë një kali­mi këm­bë­sorësh për të lejuar këm­bë­sorët ta kalo­jnë kar­rex­hatën.
14. U ndalo­het drejtuesve të autotre­nave, gjys­më­ri­morki­a­torëve dhe artiku­larëve parakali­mi i autotre­nave, gjys­më­ri­morki­a­torëve, artiku­larëve dhe kamionëve jo vetëm për rastet e parashikuara më sipër por edhe në rrugë ose pjesë rrugësh, në të cilat ndal­i­mi i parakalim­it tre­go­het nga sin­jale të cak­tu­ara.
15. Cili­do që kryen një parakalim pa zbat­u­ar dis­poz­i­tat e pikave 2, 3, 4, 5 e 8 të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
16. Cili­do që nuk zba­ton ndalimet e parakalim­it, sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të këtij neni ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Kur nuk zba­to­hen ndalimet e parakalim­it, sipas pikës 1 4 të këtij neni, masa admin­is­tra­tive është me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë. Kur i njëjti sub­jekt kryen një nga shkel­jet e për­men­dura në këtë pikë të pak­tën dy herë, në një peri­ud­hë prej dy vjetësh, në shkel­jen e fun­dit mer­ret masa admin­is­tra­tive plotë­suese për pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 3 në 6 muaj, ose nga 6 deri në 12 muaj, në rastin e ndalim­it sipas pikës 14.

 

Neni 147
Largësia e sig­urisë ndër­m­jet mjeteve

(Ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Gjatë lëviz­jes mjetet duhet të mba­jnë, kun­drejt mjetit që ndod­het për­para, një largësi sig­urie të tillë që të garan­to­het në çdo rast ndal­i­mi i men­jëher­shëm dhe të mën­janohet për­plas­ja me mjetin që ndod­het për­para.
2. Jashtë qen­drave të ban­uara, kur është ven­do­sur një ndal­im parakali­mi vetëm për disa kat­e­gori mjetesh, ndër­m­jet këtyre mjeteve duhet të mba­het një largësi jo më e vogël se 100 m. Kjo dis­poz­itë nuk është e detyrueshme në pjesët e rrugës me dy ose më shumë kor­si për sens lëviz­je­je.
3. Kur janë në veprim mak­i­na për pastrim­in ose shpërn­dar­jen e borës, mjetet duhet të vepro­jnë me kujdes të veçan­të Largësia e sig­urisë kun­drejt maki­nave të tilla nuk duhet të jetë më e vogël se 20 m. Mjetet që kalo­jnë në sens të kundërt duhet, nëse është e nevo­jshme, të ndalo­jnë me qël­lim që të mos pen­go­jnë punën.
4. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
5. Kur si paso­jë e mosre­spek­tim­it të dis­poz­i­tave të këtij neni ndodh një për­plas­je me dëm­time të rën­da për mjetin, të tilla që duhet të krye­jnë kon­trol­lin sipas nen­it 79, pika 7, ndëshki­mi është me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Kur i njëjti sub­jekt, bren­da dym­bëd­hjetë mua­jve kryen të pak­tën dy herë të njëjtën shkel­je sipas kësaj pike, në shkel­jen e fun­dit zba­to­het masa plotë­suese admin­is­tra­tive me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga një deri në dy vjet.
6. Në qoftë se nga për­plas­ja rezul­to­jnë plagë të rën­da të njerëzve, ndaj drejtue­sit të mjetit zba­to­hen sank­sionet penale për krimet e plagos­jeve pa dash­je ose të vras­jeve pa dash­je.

 

Neni 148
Këm­bi­mi i mjeteve në kalimet e zëna me penge­sa ose në rrugët mal­ore

1. Kur këm­bi­mi i mjeteve nuk është i mundur si paso­jë e punimeve, mjeteve të ndalu­ara ose penge­save të tjera, drejtue­si i mjetit, i cili ka pengesë në sensin e tij të lëviz­jes dhe nuk mund të pozi­ciono­het në buzën e djathtë të kar­rex­hatës, duhet të qën­dro­jë për të lënë të kalo­jnë mjetet që vijnë në sensin e kundërt.
2. Në rrugët mal­ore ose gjith­sesi me pjer­rësi të mad­he, nëse këm­bi­mi me mjete të tjera është i vështirë ose i pamundur, drejtue­si i mjetit që lëviz në zbrit­je duhet të ndalo­jë dhe të pozi­ciono­het sa më afër buzës së djathtë të kar­rex­hatës ose të zhven­doset në shesh­n­dal­im, kur ky ekzis­ton. Kur drejtue­si i mjetit që lëviz në ngjit­je ndod­het pranë një shesh­n­dal­i­mi, duhet të ndalo­jë në të, në rast se rru­ga është aq e ngushtë sa që në të kundërt duhet të manovro­het duke lëvizur pra­pa.
3. Kur manovra e lëviz­jes pra­pa bëhet e domos­doshme, kom­plek­set e mjeteve kanë për­parësi ndaj mjeteve të tjera; mjetet me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të mad­he se 3,50 tonë kanë për­parësi ndaj atyre me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë deri në 3.50 tonë; auto­busët kanë për­parësi ndaj kamionëve. Për rastet kur kemi mjete bren­da së njëjtës kat­e­gori me ato të sipër­për­men­dura, lëviz­ja pra­pa duhet të kry­het nga drejtue­si i mjetit që lëviz në zbrit­je, duke për­jash­tu­ar rastet kur lëviz­ja pra­pa paraqitet duk­shëm më e lehtë për drejtuesin e mjetit që lëviz në ngjit­je, veçanër­isht kur ky i fun­dit ndod­het pranë një shesh­n­dal­i­mi.
4. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
5. Në shkel­jet e dis­poz­i­tave të këtij neni zba­to­het neni 147, pikat 5 dhe 6.

 

Neni 149
Për­cak­time mbi sin­jal­iz­imin pamor dhe ndriçimin e mjeteve me motor dhe rimorkiove

Për zba­timet e këtij kapit­ul­li, quhet:
a) fen­er largësie (i bard­hë): sis­te­mi që shër­ben për ndriçimin në largësi të rrugës për­para mjetit;
b) fen­er jover­bues (i bard­hë): sis­te­mi që shër­ben për të ndriçuar rrugën për­para mjetit pa shkak­tu­ar ver­bim;
c) fen­er i për­par­më mjeg­ul­lçarës (i verd­hë): sis­te­mi që shër­ben për të për­mirë­suar ndriçimin e rrugës në raste mjeg­ulle, kur bie borë, shi ose ka re pluhuri;
d) fen­er i lëviz­jes pra­pa (i bard­hë): sis­te­mi që shër­ben për të ndriçuar rrugën pra­pa mjetit dhe që par­ala­jmëron për­dorue­sit e tjerë të rrugës se mjeti po kryen ose po fil­lon të krye­jë lëviz­jen pra­pa;
e) tregues i ndrit­shëm i drej­tim­it me lëshim dritë (sin­jalet anë­sore): sis­te­mi që shër­ben për të sin­jal­izuar për­dorue­sit e tjerë të rrugës, që drejtue­si i mjetit po ndër­ron drej­tim maj­tas ose dja thtas;
f) sin­jal­iz­im i ndrit­shëm i rrezikut: ndriçi­mi i men­jëher­shëm i gjithë treguesve të ndrit­shëm të drej­tim­it;
g) sis­te­mi i ndriçim­it të targës së pasme të regjistrim­it: sis­te­mi që shër­ben për të ndriçuar targën e pasme të regjistrim­it;
h) dri­tat e pozi­cionit të pasëm dhe të për­par­më: sis­teme që shër­be­jnë për të sin­jal­izuar njëko­hë­sisht pran­inë dhe largës­inë e mjetit të parë nga për­para ose nga pas;
i) dri­ta e pasme për mjeg­ull: sis­te­mi tek ose dopjo që shër­ben për ta bërë më të duk­shëm mjetin nga pas në rastet e mjeg­ullave të den­dura;
j) dri­ta qën­dri­mi: sis­te­mi që shër­ben për të sin­jal­izuar pran­inë e një mjeti të ndalur në një qendër të ban­uar; në këtë rast zëvendë­son dri­tat e pozi­cionit;
k) dri­tat e penge­save: sis­te­mi i des­tin­uar për të plotë­suar dri­tat e pozi­cionit të mjetit, për të sin­jal­izuar për­masa gabar­itë të veçan­ta, penguese ndaj qarkul­lim­it që ka ky mjet;
l) dri­tat e ndalim­it: sis­te­mi që shër­ben për t’u treguar për­doruesve të tjerë që drejtue­si i mjetit ka vënë në për­dorim fre­nat e shër­bim­it;
m) sin­jal reflek­tues: sis­te­mi me reflek­tim dritë i des­tin­uar për të sin­jal­izuar pran­inë e mjetit;
n) pan­el reflek­tues ose flu­o­re­sh­ent: sis­te­mi që shër­ben për të sin­jal­izuar kat­e­gori të cak­tu­ara mjetesh.

Neni 150
Sin­jal­iz­i­mi pamor dhe ndriçi­mi i mjeteve

(Shtu­ar para­grafët pas pikës 1 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)
1. Për­dori­mi i sis­te­meve të sin­jal­izim­it pamor të mjeteve është i detyrueshëm nga gjys­më ore pas perëndim­it të diel­lit deri gjys­më ore për­para lind­jes së tij, si dhe ditën nëpër tunele, në raste mjeg­ulle, kur bie borë, shi­ra të fortë dhe në çdo rast tjetër me fushë­pam­je të dobët.

Drejtue­sit e mjeteve me motor, gjatë të gjithë kohës së lëviz­jes në autostra­da dhe rrugë interur­bane, janë të detyru­ar të për­dorin fen­erët jover­bues dhe, kur është parashikuar, dri­tat e pengesës.
Drejtue­sit e çik­lo­mo­torëve dhe të motom­jeteve, gjatë të gjithë kohës së lëviz­jes, në të gjitha llo­jet e rrugëve, janë të detyru­ar të për­dorin fen­erët jover­bues.
2. Me për­jash­tim të mjeteve e cik­lo­mo­torëve me dy rro­ta dhe motorëve, për­dori­mi i sin­jal­izim­it pamor është i detyrueshëm edhe gjatë ndalim­it ose qën­drim­it, duke për­jash­tu­ar rastet kur mjeti bëhet tërë­sisht i duk­shëm nga ndriçi­mi pub­lik, ose kur qën­dron jashtë kar­rex­hatës. Ky detyrim është në fuqi edhe kur mjeti gjen­det në korsinë e emergjencës.
3. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

 

Neni 151
Për­dori­mi i sis­te­meve të sin­jal­izim­it pamor të mjeteve me motor dhe rimorkiove

(Ndryshuar pika 11 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)


1. Në orët dhe rastet e treguara në nenin 150, pika 1, gjatë lëviz­jes së mjeteve me motor dhe mjeteve të tërhe­qura, duhet të mba­hen ndezur dri­tat e pozi­cionit, dri­tat e targës dhe, kur është e për­cak­tu­ar, dri­tat e pengesës. Përveç këtyre dri­tave, në mjetet me motor duhet të mba­hen ndezur:
a) fen­erët jover­bues: në qen­drat e ban­uara, kur ndriçi­mi pub­lik mungon ose është i pam­jaftueshëm; jashtë qen­drave të ban­uara edhe kur ndriçi­mi pub­lik është i mjaftueshëm; bren­da dhe jashtë qen­drave të ban­uara në raste mjeg­ulle, tymi, gjatë rënies së borës dhe shi­ut të den­dur; në qen­drat e ban­uara këta fen­erë duhet të për­doren edhe kur ndriçi­mi pub­lik nuk është i vazh­dueshëm dhe kur burime të tjera drite mund të ngatër­ro­jnë shikimin e drejtue­sit të mjetit ose duk­sh­mërinë e mjetit nga të tjerët;
b) fen­erët e largë­sisë jashtë qen­drave të ban­uara, kur dri­ta e jashtme mungon ose është e pam­jaftueshme; gjatë ndër­pre­rjeve të shkur­tra të lëviz­jes që lid­hen me kërke­sat e qarkul­lim­it, duhet të për­doren fen­erët jover­bues.
2. Fen­erët jover­bues dhe ato të largë­sisë nuk duhet të për­doren për raste të ndryshme nga ato të për­cak­tu­ara në pikën 1. Ditën, në raste mjeg­ulle, tymi, gjatë rënies së borës dhe shi­ut të den­dur, këta fen­erë mund të zëvendë­so­hen me fen­erët mjeg­ul­lçarës të për­par­më. Gjithash­tu, në mjetet që trans­porto­jnë të plago­sur ose të sëmurë rëndë, fen­erët jover­bues duhet të mba­hen ndezur ditën për çdo rast dhe në orët e në rastet e për­cak­tu­ara në nenin 150, pika 1, në qen­drat e ban­uara, edhe pse ndriçi­mi pub­lik mund të jetë i mjaftueshëm.
3. Drejtue­sit e mjeteve duhet të shua­jnë fen­erët e largë­sisë dhe të kalo­jnë në fen­erët jover­bues në këto raste:
a) kur janë duke u këm­by­er me mjete të tjera, duke kry­er ndër­rim­in e dri­tave në largës­inë e nevo­jshme, me qël­lim që drejtue­sit e mjeteve, me të cilët këm­be­hen, të mund të vazh­do­jnë lëviz­jen e tyre me lehtësi dhe pa rrezik;
b) kur ndjekin mjete të tjera në një largësi të vogël, me për­jash­tim të rastit kur fen­erët e largë­sisë për­doren me ndriçim të ndër­pre­rë për të sin­jal­izuar syn­imin e parakalim­it të mjetit që ecën për­para;
c) në çdo rast tjetër, kur ka rrezik të ver­bo­hesh, për­dorue­sit e tjerë të rrugës ose drejtue­sit e mjeteve që qarkul­lo­jnë mbi shi­na, mbi ujë ose në rrugë të tjera fqin­je.
4. Lejo­het për­dori­mi i fen­erëve të largë­sisë në mënyrë të ndër­pre­rë për të bërë par­ala­jmërime të nevo­jshme për shmang­ien e aksi­den­teve dhe për sin­jal­iz­imin e synim­it për parakalim të mjetit që ecën për­para. Ky për­dorim lejo­het gjatë qarkul­lim­it ditën dhe natën, si dhe duke i dhënë për­parësi pikës 1, shkro­n­ja “b”, edhe bren­da qen­drave të ban­uara.
5. Në orët dhe rastet e treguara në nenin 150, gjatë ndalim­it dhe qën­drim­it duhet të mba­hen hapur dri­tat e pozi­cionit, dri­tat e targës dhe, kur është e për­cak­tu­ar, dri­tat e pengesës.
6. Në qen­drat e ban­uara dhe në orët dhe rastet e treguara në nenin 150, pika 1, gjatë qën­drim­it në kufirin anë­sor të kar­rex­hatës, mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre, nëse janë të lid­hu­ra, dhe që kanë gjatësi jo më të mad­he se 6 m dhe gjerësi jo më të mad­he se 2 m, mund të jenë të sin­jal­izuara, duke për­dorur në vend të dri­tave të pozi­cionit, dri­tat e qën­drim­it të duk­shëm nga ana e trafikut.
7. Drejtue­sit e mjeteve me motor duhet të aktivi­zo­jnë sin­jal­iz­imin ndriçues të rrezikut:
a) në rastet e zënies së kar­rex­hatës;
b) gjatë kohës së nevo­jshme për ven­dos­jen dhe rimar­rjen e sin­jalit të lëvizshëm të rrezikut kur ky është i nevo­jshëm;
c) kur për arsye defek­ti mjeti është i detyru­ar të lëvizë me shpe­jtësi të reduk­tu­ar;
d) kur ver­i­fiko­hen ngadalësime të paprit­u­ra ose rresh­time në kolonë;
c) në të gjitha rastet kur ndal­i­mi i emergjencës për­bën rrezik, qoftë edhe vetëm për momentin, për për­dorue­sit e tjerë të rrugës.
8. Në rast mjeg­ulle me fushë­pam­je më të vogël se 50 m, duhet të për­doret dri­ta e prapme për mjeg­ull, për ato mjete që i dispono­jnë.
9. Ndalo­het për­dori­mi i sis­te­meve ose burimeve të tjera ndriçuese të ndryshme nga ato të treguara në nenin 149.
10. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 9, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, si dhe me pezul­lim­in e leje­qarkul­lim­it për 6 muaj.
11. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e tjera të këtij neni ose për­dor në mënyrë të gabuar sis­temet e sin­jal­izim­it me ndriçim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

 

Neni 152
Ndryshi­mi i drej­tim­it a i kor­sisë ose manovra të tjera

(Ndryshuar pika 7 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Drejtue­sit e mjeteve që kanë ndër­mend të krye­jnë një manovër për t’u futur në fluksin e qarkul­lim­it, për të ndryshuar drej­timin ose korsinë, për të kthy­er sensin e lëviz­jes, për të bërë lëviz­je pra­pa, për t’u kthy­er djath­tas ose maj­tas, për të zënë një rrugë tjetër, ose për t’u futur në një vend që nuk është për kalim pub­lik, si dhe për të ndalu­ar, duhet:
a) të sig­uro­hen që mund ta krye­jnë manovrën pa kri­juar rrezik ose pengesë për për­dorue­sit e tjerë të rrugës, duke pasur parasysh pozi­cionin, largës­inë, drej­timin e tyre;
b) të sin­jal­i­zo­jnë para­prak­isht qël­lim­in e tyre në një kohë të mjaftueshme.
2. Sin­jal­iz­i­mi i manovrave duhet të kry­het nëpër­m­jet sis­te­meve të cak­tu­ara ndriçuese, tregues të drej­tim­it. Të tilla sin­jal­iz­ime duhet të vazh­do­jnë gjatë gjithë kohëzg­jat­jes së manovrës dhe duhet të ndër­priten kur ajo ka për­fun­d­uar plotë­sisht. Me të njëj­tat sis­teme duhet të sin­jal­i­zo­het edhe ngadalësi­mi për të ndalu­ar. Kur sis­temet e mësipërme mungo­jnë, drejtue­si i mjetit duhet të krye­jë sin­jal­iz­imin me dorë, duke ngrit­ur ver­tikalisht krahun, kur ka ndër­mend të ndalo­jë, dhe, duke hapur anash krahun e djathtë dhe atë të majtë, kur ka ndër­mend të kthe­het.
3. Drejtue­sit e mjeteve duhet gjithash­tu:
a) për t’u kthy­er nga e djath­ta, të qën­dro­jnë sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të kar­rex­hatës;
b) për t’u kthy­er nga e maj­ta, si dhe për t’u futur në zona që nuk janë për kalim pub­lik, të afro­hen sa më shumë që të jetë e mundur në aksin e kar­rex­hatës dhe, në rast kryqëz­i­mi, të krye­jnë kthimin pranë qen­drës së kryqëzim­it dhe në të majtë të tij, përveç rasteve kur ka sin­jal­iz­im tjetër, si dhe kur gjen­den në një kar­rex­hatë me një sens qarkul­li­mi, të qën­dro­jnë sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e majtë të kar­rex­hatës. Në të dy rastet drejtue­sit e mjeteve nuk duhet të hyjnë në rrugën tjetër në sens të kundërt dhe duhet të tre­go­jnë kujdesin mak­si­mal;
c) në manovrat e pra­pak­thim­it dhe të fut­jes në fluksin e qarkul­lim­it t’u japin për­parësi mjeteve në lëviz­je nor­male.
4. Ndalo­het për­dori­mi pa vend i sin­jal­izim­it të ndryshim­it të drej­tim­it.
5. Gjatë kry­er­jes së manovrave drejtue­sit e mjeteve nuk duhet të krye­jnë fren­ime të men­jëher­shme ose ngadalësime të paprit­u­ra.
6. Ndryshi­mi i sen­sit të lëviz­jes është i ndalu­ar në afër­si ose në kryqëz­ime, kthe­sa dhe kur­rize, si dhe në largësi më pak se 50 m prej tyre.
7. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

 

Neni 153
Kufiz­i­mi i zhur­mave

1. Gjatë qarkul­lim­it duhet të shman­gen zhur­mat shqetë­suese të shkak­tu­ara nga mënyra e drej­tim­it të mjetit, veçanër­isht nëse është me motor, nga mënyra me të cilën është sis­te­muar ngarke­sa dhe nga veprime të tjera që kanë të bëjnë me qarkul­lim­in.
2. Sis­te­mi zhur­mëshues duhet të mba­het në gjend­je të mirë pune dhe nuk duhet të ndryshohet.
3. Në për­dorim­in e aparat­eve radio­fonike ose të riprod­him­it zanor në mjete nuk duhen kalu­ar kufi­jtë mak­si­malë zanore të pranueshëm, të për­cak­tu­ar nga aktet në zba­tim, jashtë mjetit dhe bren­da mjetit për mjetet e shër­bim­it pub­lik.
4. Sis­temet e alar­mit zanor të sig­urim­it nga vjed­h­ja, të ven­do­sura në mjete, duhet të kufi­zo­jnë lëshimin zanor bren­da kufi­jve kohore të parashikuar nga aktet në zba­tim të këtij Kodi.
5. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.

 

Neni 154
Për­dori­mi i sis­te­meve të sin­jal­iz imit zanor

1. Sis­temet e sin­jal­izim­it zanor duhet të për­doren me kujdes mak­si­mal dhe vetëm për sig­ur­inë rru­gore. Sin­jal­iz­i­mi duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur.
2. Jashtë qen­drave të ban­uara për­dori­mi i sis­te­meve të sin­jal­izim­it zanor lejo­het sa herë që e kërko­jnë kushtet e mje­dis­it ose të trafikut, për të mën­jan­u­ar aksi­den­tet, veçanër­isht gjatë manovrave të parakalim­it. Gjatë orëve të natës dhe të ditës, kur është e nevo­jshme, sin­jali zanor mund të zëvendë­so­het me sin­jalin ndriçues me ndër­pre­rje të shkur­tra nëpër­m­jet dri­tave të largë­sisë, në rastet kur kjo nuk është e ndalu­ar.
3. Në qen­drat e ban­uara sin­jal­izimet zanore janë të ndalu­ara, përveç rasteve të rrez­iqeve të men­jëher­shme. Në orët e natës, në vend të sin­jal­izim­it zanor, lejo­het për­dori­mi i dri­tave të largë­sisë me ndër­pre­rje të shkur­tra.
4. Në rast nevo­je, drejtue­sit e mjeteve që trans­porto­jnë të plago­sur ose të sëmurë rëndë për­jash­to­hen nga detyri­mi i zba­tim­it të ndal­imeve dhe kufiz­imeve për për­dorim­in e sis­te­meve të sin­jal­izim­it zanor.
5. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 155
Ndal­i­mi, qën­dri­mi dhe pushi­mi i mjeteve

1. Për zba­timin e këtyre nor­mave:
a) me “ndal­im” kup­to­het ndër­pre­r­ja e lëviz­jes së mjetit për shkak të nevo­jave të qarkul­lim­it;
b) me “qën­drim” kup­to­het pezul­li­mi i përkohshëm i lëviz­jes edhe në zona ku nuk lejo­het qën­dri­mi për të lejuar hip­jen ose zbrit­jen e njerëzve, si dhe për nevo­ja të tjera me kohëzg­jat­je të vogël. Gjatë qën­drim­it, që sido­qoftë nuk duhet të kri­jo­jë pengesë për qarkul­lim­in, drejtue­si i mjetit duhet të jetë i pran­ishëm dhe i gat­shëm për të rifil­lu­ar lëviz­jen;
c) me “pushim” kup­to­het ndër­pre­r­ja e lëviz­jes së mjetit e zgjatur në kohë me mundësi largi­mi të drejtue­sit të mjetit;
d) me “qën­drim emergjencë” kup­to­het ndër­pre­r­ja e lëviz­jes kur mjeti është i papër­dor­shëm, për shkak avarie ose duhet të ndalo­jë për shkak të gjend­jes së keqe fizike të drejtue­sit të mjetit a të një pasag­jeri.
2. Përveç sin­jal­iz­imeve të ndryshme, si dhe në rastet e parashikuara në pikën 4, në rast qën­dri­mi ose pushi­mi mjeti duhet të ven­doset sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të kar­rex­hatës, para­lel­isht me të dhe sipas sen­sit të lëviz­jes. Kur nuk ekzis­ton tro­tu­ar i ngrit­ur, duhet të lihet një hapësirë e mjaftueshme për kalim­in e këm­bë­sorëve, sido­qoftë jo më e vogël se një metër.
3. Jashtë qen­drave të ban­uara mjetet në qën­drim ose në pushim duhet të ven­dosen jashtë kar­rex­hatës, por jo në pis­tat për biçik­le­ta as në bank­i­na, përveç rasteve kur është sin­jal­izuar posaçër­isht. Në rast pamundësie, ndal­i­mi ose qën­dri­mi duhet të kry­het sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të kar­rex­hatës, para­lel­isht me të dhe sipas sen­sit të lëviz­jes. Në kar­rex­hatat e rrugëve me për­parësi pushi­mi është i ndalu­ar.
4. Në rrugët urbane me një sens lëviz­je­je pushi­mi lejo­het edhe përg­jatë kufir­it të majtë të kar­rex­hatës, me kusht që të mbetet hapësirë e mjaftueshme për kalim­in e të pak­tën të një rreshti mjetesh dhe sido­qoftë jo më i vogël se 3 m i gjerë, duke mar­rë parasysh edhe një qën­drim të mund­shëm në krahun e djathtë.
5. Në zonat e pushim­it për nevo­ja të parashikuara mjetet duhet të ven­dosen në mënyrën e sin­jal­izuar.
6. Në zonat ku pushi­mi lejo­het për një kohë të kufizuar, drejtue­si i mjetit është i detyru­ar të sin­jal­i­zo­jë, në mënyrë plotë­sisht të duk­shme, orarin kur ka fil­lu­ar pushi­mi. Aty ku ka sis­tem kon­trol­li të kohëzg­jat­jes së pushim­it, është i detyrueshëm për­dori­mi i tij.
7. Është e ndalu­ar për cilin­do të hapë dyert e një mjeti, të zbresë nga ai, aq më tepër të lërë të hapu­ra dyert, pa qenë i sig­u­ru­ar para­prak­isht që ky veprim nuk për­bën rrezik ose pengesë për për­dorue­sit e tjerë të rrugës.
8. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 156
Ndal­i­mi i qën­drim­it dhe pushim­it të mjeteve

(Ndryshuar pika 6 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

(Ndryshuar pika 6 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Qën­dri­mi dhe pushi­mi nuk lejo­hen:
a) në afër­si ose përg­jatë kalimeve në niv­el dhe mbi bina­rët e lin­jave heku­rud­hore ose të tram­va­jit apo aq pranë tyre sa të pen­go­het lëviz­ja;
b) në tunele, në nënkalime, nën mbikalimet, nën har­qet dhe por­tat, përveçse kur është sin­jal­izuar ndryshe;
c) në kur­rize rruge dhe kthe­sa, jashtë qen­drave të ban­uara dhe në rrugët urbane të kat­e­gorisë së parë, edhe në afër­si të tyre;
d) në sin­jalet rru­gore ver­tikale dhe semaforike dhe 30 m në afër­si të tyre, kur pen­go­jnë fushë­pam­jen, si dhe në sin­jalet hor­i­zon­tale të përzg­jed­hjes para­prake dhe gjatë kor­sive udhëzuese;
e) jashtë qen­drave të ban­uara, në zonat e kryqëz­imeve dhe në afër­si të tyre;
f) në qen­drat e ban­uara në zonat e kryqëz­imeve dhe në afër­si të tyre në më pak se 5 m nga zgja­ti­mi i buzës më të afërme të kar­rex­hatës trans­ver­sale, përveç rasteve kur sin­jal­i­zo­het ndryshe;
g) në rrugëkalimet dhe vend­kalimet për këm­bë­sorë, në kor­sitë për biçik­le­ta dhe mjete të ngjashme me to, si dhe në dal­jet e tyre;
h) në tro­tu­are, përveç rasteve kur sin­jal­i­zo­het ndrys he.
2. Pushi­mi i një mjeti në kar­rex­hatë ndalo­het:
a) në rrugëkalimet e mjeteve;
b) kudo ku ndalo­het ven­dos­ja pranë një mjeti tjetër në pushim të rreg­ullt, ose zhven­dos­ja e mjetit në pushim;
c) në rresht të dytë, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me 2 biçik­le­ta, 2 cik­lo­mo­torë me dy rro­ta ose 2 motorë me dy rro­ta;
d) në hapësir­at e rez­ervuara për sta­cionimin dhe qën­drim­in e auto­busëve, trole­jbusëve dhe të mjeteve që qarkul­lo­jnë mbi shi­na dhe, aty ku ato nuk janë të kufizuara me shen­ja, në një largësi jo më të vogël se 15 m nga sin­jali i sta­cionit, si dhe në hapësir­at e rez­ervuara për sta­cionimin e mjeteve të shër­bim­it tak­si;
e) në zonat e des­tin­uara për mjetet e shkarkim­it të mall­rave në orët e cak­tu­ara;
f) në bank­i­na, përveç rasteve kur sin­jal­i­zo­het ndryshe;
g) në hapësir­at e rez­ervuara për qën­drim­in ose pushimin e mjeteve për invalidë sipas nen­it 186 dhe në rraf­shet e pjer­rë­ta ose bashkimet e rako­r­d­uara ndër­m­jet tro­tu­areve, ram­pave a kor­ri­doreve të tranz­itim­it me kar­rex­hatën që për­doret nga këto mjete;
h) në kor­si ose kar­rex­ha­ta të rez­ervuara për mjete pub­like;
i) në zonat urbane për këm­bë­sorë;
j) në zonat me trafik të kufizuar për mjetet e paau­tor­izuara;
k) në hapësir­at e cak­tu­ara për impiante ose pajis­je të des­tin­uara për shër­bime të emergjencës ose të higjienës pub­like të treguara me sin­jalet përkatëse;
l) për­para kasave të plehrave urbane ose mba­jtës të ngjashëm;
m) vetëm gjatë orëve të punës, në dhe pranë pikave të shpërn­dar­jes së kar­bu­ran­tit, të ven­do­sura në zonën e rrugës, deri në 5 m për­para dhe pas instal­imeve të des­tin­uara për furniz­im.
3. Në qen­drat e ban­uara ndalo­het pushi­mi i rimorkiove, kur janë të shkëputu­ra nga mjeti tërhe­qës, përveç rasteve kur sin­jal­i­zo­het ndryshe.
4. Gjatë qën­drim­it dhe pushim­it drejtue­si i mjetit duhet të mar­rë masat e nevo­jshme për të mën­jan­u­ar aksi­den­tet dhe për të mos lejuar për­dorim­in e mjetit pa pëlqimin e tij.
6. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
7. Masat që parashikon ky nen, zba­to­hen për çdo ditë kalen­darike të kohëzg­jat­jes së shkel­jes.

 

Neni 157
Heq­ja dhe blloki­mi i mjeteve

(Ndryshuar dhe shtu­ar fjalë me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

(Shtu­ar shkro­n­ja dh) në pikën 1 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Organet dhe struk­tu­rat, të për­men­dura në nenin 12, kanë të drejtë të ven­dosin për heq­jen e mjeteve:
a) në rrugë dhe pjesë të saj, në të cilat me urd­hëresë të entit pronar të rrugës, është për­cak­tu­ar se pushi­mi i mjeteve për­bën pengesë a rrezik seri­oz për qarkul­lim­in rru­gor dhe kur sin­jali i ndal­im pushim­it jepet nga tabelat e ven­do­sura posaçër­isht;
b) në rastet, për të cilat flitet në nenin 155, pika 4 dhe 6, si dhe në nenin 156, pikat 1, 2 dhe 3;
c) në të gjitha rastet e tjera, kur pushi­mi i mjeteve është i ndalu­ar dhe për­bën pengesë ose rrezik seri­oz për qarkul­lim­in rru­gor;
d) kur mjeti është lënë në vende ku qën­dri­mi nuk lejo­het, sipas urd­hëre­save të shpal­lu­ra nga enti pronar i rrugës, për arsye pastri­mi ose mirëm­ba­jt­je­je të rrugëve dhe pajis­jeve të saj;

dh) në të gjitha rastet e për­men­dura më lart në këtë nen, heq­ja e mjeteve bëhet vetëm kur ka tabelë sin­jal­izuese me shen­jën përkatëse.
2. Entet pronare të rrugës janë të autor­izuara t’u lësho­jnë leje sub­jek­teve të veçan­ta për kry­er­jen e shër­bim­it të heq­jes së mjeteve, duke për­cak­tu­ar mënyrat e veprim­it në për­puth­je me nor­mat rreg­ul­luese. Mjetet e cak­tu­ara në shër­bimin e sipër­për­men­dur duhet të kenë karak­ter­is­tikat e për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim të këtij Kodi.
3. Përveç heq­jes së mjetit, lejo­het edhe blloki­mi i mjetit nëpër­m­jet zhven­dos­jes së tij dhe për­dorim­it në rro­tat të një pajis­je­je të veçan­të me çelës, pa pasur nevo­jë për rua­jt­je. Karak­ter­is­tikat dhe mënyra e për­dorim­it të kësaj pajis­je­je për­cak­to­hen në aktet në zba­tim. Zhblloki­mi i mjetit bëhet vetëm mbasi është kry­er page­sa e gjobës në vend, sipas nen­it 155 pika 8, nen­it 156 pika 6 dhe nen­it 200 të këtij Kodi. Për­dori­mi i kësaj pajis­je­je nuk lejo­het kur mjeti në pozi­cion të par­reg­ullt për­bën pengesë ose rrezik për qarkul­lim­in.
4. Heq­ja dhe blloki­mi i mjeteve për­bëjnë një masë admin­is­tra­tive plotë­suese ndaj masës admin­is­tra­tive me gjobë që është parashikuar për shkel­jet e treguara në pikën 1.
5. Organet dhe struk­tu­rat e për­men­dura në nenin 12 mund të vepro­jnë edhe me heq­jen e mjeteve, kur, duke u nisur nga gjend­ja e tyre ose nga ndon­jë arsyetim tjetër i bazuar, gjyko­het se janë brak­tisur.

 

Neni 158
Qën­dri­mi i kaf­shëve

1. Në qen­drat urbane drejtue­si duhet të kon­trol­lo­jë nëse kaf­shët që i janë besuar atij, të mbre­hu­ra ose jo, gjatë qën­drim­it janë gjith­monë plotë­sisht të sig­u­ru­ara nëpër­m­jet sis­te­meve ose mba­jtë­seve përkatëse fikse dhe të lid­hu­ra në mënyrë të tillë që të mos kri­jo­jnë pengesë a rrezik për qarkul­lim­in e mjeteve e të këm­bë­sorëve. Gjatë orëve të natës kaf­shët mund të qën­dro­jnë vetëm në vende me ndriçim të mjaftueshëm. Jashtë qen­drave të ban­uara është i ndalu­ar qën­dri­mi i kaf­shëve në kar­rex­hatë.
2. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.

Neni 159
Zënia e kar­rex­hatës

1. Në rast se kar­rex­ha­ta zihet për shkak të avarisë së mjetit, rënies së ngarkesës ose për çfarë­do arsye tjetër, drejtue­si i mjetit, me qël­lim që të mën­jano­jë çdo rrezik për t rafikun pasard­hës, duhet men­jëherë të liro­jë për sa është e mundur kalim­in, duke mar­rë masa për të mën­jan­u­ar zënien dhe për të shtyrë mjetin jashtë kar­rex­hatës ose, në qoftë se kjo nuk është e mundur, ta ven­dosë në buzën e djathtë të kar­rex­hatës dhe para­lel me aksin e saj.
2. Cili­do që nuk ka mundur të shmangë rënien ose përhap­jen e mate­ri­aleve rrëshqitës, ndezës ose sido­qoftë të afta për të kri­juar rrezik a pengesë për qarkul­lim­in, duhet men­jëherë të mar­rë masat e nevo­jshme për ta bërë qarkul­lim­in të lirë dhe të sig­urte.
3. Në rastet e parashikuara nga ky nen, për­dorue­si duhet të mar­rë masa për t’ua sin­jal­izuar rrezikun ose pengesën për­doruesve të tjerë nëpër­m­jet sin­jalit të paraqi­tur në nenin 160 ose, në mungesë, me mjete të tjera të për­sh­tat­shme, si dhe të infor­mo­jë entin pronar të rrugës a një organ të poli­cisë.
4. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Për efekt të pikës 2, masa admin­is­tra­tive është me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

 

Neni 160
Sin­jal­iz­i­mi i mjetit të ndalur

(Ndryshuar pika 5 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Duke për­jash­tu­ar detyrimet e për­shkru­ara në nenin 150, jashtë qen­drave të ban­uara mjetet, përveç atyre të tërhe­qura me kaf­shë, biçik­le­tave, cik­lo­mo­torët me dy rro­ta dhe motorët, që për çfarë­do arsye kanë ndalu­ar në kar­rex­hatë natën, kur mungo­jnë ose janë të pam­jaftueshme dri­tat e pasme të pozi­cionit ose të emergjencës, dhe për çdo rast edhe ditën, kur nuk mund të jenë të dal­lueshme në një largësi të mjaftueshme nga ato që vijnë nga pra­pa, duhet të sin­jal­i­zo­hen me sin­jalin e lëvizshëm të rrezikut, me të cilin duhet të jenë pajisur. Sin­jali duhet të jetë ven­do­sur në largës­inë e parashikuar nga aktet në zba­tim të këtij Kodi.
2. Sin­jali i lëvizshëm i rrezikut është në for­më trekëndëshi i veshur me mate­r­i­al reflek­tues dhe i pajisur me një mba­jtëse që lejon mbështet­jen mbi planin rru­gor në pozi­cion pothua­jse ver­tikal, në mënyrë që të garan­to­het pam­ja.
3. Në aktet në zba­tim për­cak­to­hen karak­ter­is­tikat dhe mënyrat e mira­tim­it të sin­jalit. Trekëndëshi duhet të jetë sipas mod­elit të mirat­u­ar dhe të përm­ba­jë datën e mira­tim­it.
4. Kur mjeti nuk është i pajisur me sin­jalin e lëvizshëm përkatës të rrezikut, drejtue­si i mjetit duhet të mar­rë masa për sin­jal­iz­imin e pengesës në një mënyrë tjetër të efek­t­shme.
5. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

 

Neni 161
Autokolona ushtarake, kor­te­zhe dhe raste të ngjashme me to

1. Ndalo­het ndër­pre­r­ja e autokolon­ave të mjeteve ushtarake, të for­cave të poli­cisë ose të mjeteve të ndih­mës së shpe­jtë të sin­jal­izuar si të tillë. Ndalo­het, gjithash­tu, hyr­ja ndër­m­jet mjeteve që for­mo­jnë një autokolonë të tillë.
2. Ndalo­het ndër­pre­r­ja e kolon­ave të tru­pave ushtarake ose nxënësve, kor­te­zheve ose pro­ce­sion­eve.
3. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.

 

Neni 162
Sis­temi­mi i ngarkesës në mjete

(Ndryshuar pika 8 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Ngarke­sa e mjeteve duhet të sis­te­mo­het në mënyrë të tillë që të mën­janohet rrëz­i­mi ose hum­b­ja e saj; të mos zvogëlo­het fushë­pam­ja e drejtue­sit të mjetit dhe të pen­go­het lir­sh­mëria e lëviz­jeve gjatë drej­tim­it; të mos rreziko­jë sta­bilitetin e mjetit; të mos mbu­lo­jë sis­temet e ndriçim­it dhe sin­jal­izim­it pamor, tar­gat e njo­hjes dhe sin­jalet e bëra me krahë.
2. Ngarke­sa nuk duhet të kalo­jë kufi­jtë e gabariteve të për­cak­tu­ara në nenin 61 dhe nuk mund të dalë jashtë në mënyrë gjatë­sore nga ana e për­parme e mjetit. Ngarke­sa mund të dalë jashtë në mënyrë gjatë­sore nga ana e prapme e mjetit, në qoftë se për­bëhet nga gjëra të pan­dashme, deri në 3/10 e gjatë­sisë së mjetit dhe në kufi­jtë e për­cak­tu­ara në nenin 61.
3. Pa ndryshuar kufi­jtë mak­si­malë të gabariteve të për­cak­tu­ara në nenin 61, pika 1, është e mundur të trans­porto­hen objek­te që dalin jashtë në mënyrë anë­sore nga gabaritet e mjetit, me kusht që dal­ja jashtë nga secila anë të mos e kalo­jë largës­inë 30 cm nga dri­tat e pozi­cionit të për­par­më dhe të prap­më. Shtyl­lat, shufrat, pllakat ose ngarke­sa të ngjashme me to të ven­do­sura hor­i­zon­tal­isht, nuk mund sido­qoftë të dalin në mënyrë anë­sore jashtë gabariteve të mjetit.
4. Pajis­jet ndih­mëse të lëvizshme nuk duhet të dalin gjatë lëkund­jeve jashtë gabariteve të mjetit dhe nuk duhet të zvar­riten për­tokë.
5. Ndalo­het trans­porti­mi ose tërhe­q­ja e objek­teve që zvar­riten për­tokë, edhe në qoftë se pjesër­isht janë të mba­j­tu­ra nga rro­tat.
6. Në qoftë se ngarke­sa del jashtë gabariteve të mjetit, duhet të mer­ren të gjitha masat e nevo­jshme për të shman­gur rrezikun për për­dorue­sit e tjerë të rrugës. Në çdo rast dal­ja gjatë­sore duhet të sin­jal­i­zo­het nëpër­m­jet një ose dy pan­eleve spe­ciale katërkën­dore, të veshu­ra me mate­r­i­al flu­o­re­sh­ent e reflek­tues dhe të ven­do­sura në fun­det e dal­jes, në mënyrë që të rezul­to­jë pandryshuesh­mër­isht pin­gul kun­drejt aksit të mjetit.
7. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar karak­ter­is­tikat dhe mënyrat e mira­tim­it të pan­eleve.
8. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikave të mësipërme të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
9. Mjeti nuk mund të vazh­do­jë udhë­timin, nëse drejtue­si i tij nuk ka mar­rë masa për të sis­te­muar ngarkesën sipas mënyrave të për­cak­tu­ara nga ky nen. Për këtë organi që kon­sta­ton shkel­jen, për rastet e mjeteve me motor, përveç zba­tim­it të masave sipas pikës 8, vepron me tërhe­q­jen e men­jëher­shme të leje­qarkul­lim­it dhe leje­drej­tim­it, duke u përku­jdesur për çuar­jen e mjetit në një vend të për­sh­tat­shëm për sis­temimin e ngarkesës, për mar­rjen e doku­menteve bëhet shën­i­mi përkatës në pro­cesver­balin e kon­sta­tim­it të shkel­jes. Doku­mentet e sipër­për­men­dura i rik­the­hen drejtue­sit të mjetit kur ngarke­sa është sis­te­muar në për­puth­je me nor­mat përkatëse. Mënyra e rik­thim­it të doku­menteve për­cak­to­het në aktet në zba­tim të këtij Kodi.

 

Neni 163
Tërhe­q­ja e mjeteve me avari

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Përveç rasteve të parashikuara në nenin 63, tërhe­q­ja në kushte emergjence e një mjeti nga një mjet tjetër duhet të kry­het me anën e një lid­hje­je të fortë ndër­m­jet këtyre dy mjeteve, siç mund të jetë litari, zinx­hiri, kavo, tub hekuri ose ndon­jë pajis­je tjetër e ngjashme, mjaft që të jenë sin­jal­izuar në mënyrë të për­sh­tat­shme për t’u parë qartë nga për­dorue­sit e tjerë të rrugës.
2. Gjatë tërhe­q­jes në mjetin e tërhe­qur duhet të mba­het ndezur sis­te­mi me dritë të ndër­pre­rë, siç tre­go­het në nenin 149, shkro­n­ja “f”, ose, në mungesë të një sin­jali të tillë, të kthe­het nga krahu i qarkul­lim­it pan­eli i treguar në nenin 162, pika 6, ose sin­jali i lëvizshëm sipas nen­it 160. Mjeti tërhe­qës, kur është i pajisur me të, duhet të mba­jë ndezur sis­temin përkatës me dritë të verd­hë të për­cak­tu­ar nga aktet në zba­tim për mjetet e ndih­mës në rrugë.
3. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

 

Neni 164
Trans­porti i mall­rave me mjete të tërhe­qura me kaf­shë

1. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e mjeteve të tërhe­qura me kaf­shë në trans­portin e mall­rave nuk duhet ta kalo­jë peshën e lejuar të shënuar në targë.
2. Cili­do që qarkul­lon me një mjet që tejkalon peshën e përgjithshme me ngarkesë të plotë të treguar nga tar­ga, kur nuk është kry­er asnjë nga shkel­jet e nen­it 62, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.

 

Neni 165
Trans­porti i mall­rave me mjete me motor,
me rimorkio dhe mak­i­na teknologjike

1. Mjetet me motor, rimorkiot dhe mak­i­nat teknologjike nuk mund të kalo­jnë peshën e përgjithshme të për­cak­tu­ar në leje­qarkul­lim­in.
2. Cili­do që qarkul­lon me një mjet, pesha e përgjithshme e të cilit me ngarkesë të plotë rezul­ton të jetë mbi 5 % më e mad­he se ajo e për­cak­tu­ar në leje­qarkul­lim­in, kur kjo peshë është më e mad­he se 10 tonë, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë:
a) nga pesëqind deri në dy mijë lekë, në qoftë se mbipesha nuk është më e mad­he se 1 ton;
b) nga një mijë deri në katër mijë lekë, në qoftë se mbipesha nuk është më e mad­he se 2 tonë;
c) nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, në qoftë se mbipesha nuk është më e mad­he se 3 tonë;
d) nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, në qoftë se mbipesha është më e mad­he se 3 tonë.
3. Për mjetet me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të vogël se 10 tonë masat admin­is­tra­tive të parashikuara në pikën 2, sipas shkro­n­jave “a”, “b”, “c” dhe “d”, janë të zbat­ueshme atëherë kur mbipesha, më e mad­he se 5 %, të mos kalo­jë përkatë­sisht 10, 20, 30 për qind, ose të kalo­jë 30 për qind të peshës së përgjithshme.
4. Autom­jetet e për­sh­tat­shme për trans­portin e pajis­jeve të treguara në nenin 10, pika 3, shkro­n­ja “d”, mund të qarkul­lo­jnë me ngarkesën e tyre vetëm në autostra­da ose në rrugë me kar­rex­hatë jo më të vogël se 6.5 m dhe me lartësi të lirë të kon­struk­sion­it të nënkalimeve që të garan­to­jnë një hapësirë të lirë min­i­male kun­drejt hapësirë-dritës së veprave të artit jo më të vogël se 20 cm. Mjetet e për­sh­tat­shme për trans­portin e kon­te­jn­erëve të treguar në nenin 10, pika 3, shkro­n­ja “e”, mund të qarkul­lo­jnë me ngarkesën e tyre në rrugë që kanë lartësi të lirë të kon­struk­sion­it të nënkalimeve, që të garan­to­jnë një hapësirë të lirë min­i­male kun­drejt hapësirë-dritës së veprave të artit jo më të vogël se 30 cm.
5. Cili­do që qarkul­lon me një autotren ose me një gjys­më­ri­morki­a­tor, pesha e përgjithshme e të cilit me ngarkesë të plotë rezul­ton mbi 5 % më e mad­he se ajo e treguar në leje­qarkul­lim­in, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive të njëjtë me atë të parashikuar në pikën 2.
6. Masa admin­is­tra­tive e treguar në pikën 5 zba­to­het edhe në rast tejkali­mi të peshës në tërësi.
7. Cili­do që qarkul­lon në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e treguara në pikën 4, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë, pa ndryshuar përgjegjës­inë civile të treguar në nenet përkatëse të Kodit Civ­il.
8. Për efekt të sank­sion­eve admin­is­tra­tive të parashikuara nga ky nen, peshat e përgjithshme me ngarkesë të plotë të treguara në lej eqarkul­limet, si dhe vler­at numerike të mar­ra ndër­m­jet zba­tim­it të çfarë­do përqind­je, duhen kon­sideru­ar të rrum­bul­lakuara me 100 kg më shumë.
9. Masat admin­is­tra­tive të parashikuara nga ky nen, zba­to­hen si për drejtuesin e mjetit, ash­tu edhe për pronar­in e tij, si dhe për porositësin, kur trans­porti kry­het për llog­a­ri tërë­sisht të tij. Mba­jtësi i leje­qarkul­lim­it të mjetit është i detyru­ar të mar­rë për­sipër dëmsh­për­blim­in ndaj enteve pronare të rrugëve të për­shkuara, të matur sipas tejkalim­it të kufi­jve të peshës të për­cak­tu­ara në nenin 62.
10. Kur është vëre­j­tur një mbipeshë më e mad­he se 10 % e peshës së përgjithshme me ngarkesë të plotë të treguar në leje­qarkul­lim­in, vazhdi­mi i udhë­tim­it kushtë­zo­het nga reduk­ti­mi i ngarkesës bren­da kufi­jve të lejuar.
11. Masat admin­is­tra­tive të parashikuara nga ky nen zba­to­hen edhe për trans­porte e mjete jashtë nor­mave të për­cak­tu­ara në nenin 10, kur nuk është lëshuar autor­iz­i­mi, si dhe kur kalo­het pesha mak­si­male e përgjithshme e treguar në autor­iz­im, duke kufizuar në këtë rast mbipeshën e lejuar me 5 % kun­drejt peshës mak­si­male të këtij mjeti, sipas nen­it 62. Vazhdi­mi i udhë­tim­it kushtë­zo­het nga lëshi­mi i autor­izim­it.
12. Rezul­tatet e instru­menteve të peshës të ver­i­fikuara sipas ligjit dhe ato, me të cilat janë pajisur organet e poli­cisë, si dhe doku­mentet shoqëruese të parashikuara nga dis­poz­i­tat e ligjit, për­bëjnë burime provash për kon­trol­lin e ngarkesës. Shpen­zimet e ver­i­fikim­it janë në ngarkim të sub­jek­teve sipas pikës 9, në sol­i­daritet.
13. Për mjetet e regjistru­ara jashtë shtetit zba­to­hen të gjitha nor­mat e parashikuara në këtë nen.

 

Neni 166
Disi­plina e trans­portit të mate­ri­aleve të rrezik­shme në rrugë

(Ndryshuar pika 1 dhe shfuqizuar pikat 2, 3, 4, 5, 6 dhe 9  me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. Trans­porti, me rrugë, i mall­rave të rrezik­shme kry­het në bazë të lig­jeve në fuqi dhe të akteve nën­ligjore në zba­tim të tyre.
2. Shfuqizuar me hyr­jen në fuqi të lig­jeve të nxjer­ra në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni.
3. Shfuqizuar me hyr­jen në fuqi të lig­jeve të nxjer­ra në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni.
4. Shfuqizuar me hyr­jen në fuqi të lig­jeve të nxjer­ra në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni.
5. Shfuqizuar me hyr­jen në fuqi të lig­jeve të nxjer­ra në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni.
6. Shfuqizuar me hyr­jen në fuqi të lig­jeve të nxjer­ra në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni.
7. Cili­do që qarkul­lon me një mjet ose kom­pleks mjetesh të për­sh­tat­shme për trans­portin e mall­rave të rrezik­shme, masa e përgjithshme e të cilit me ngarkesë të plotë është më e mad­he se ajo e treguar në leje­qarkul­lim­in, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëd­hjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.
8. Cili­do që trans­porton mall­ra të r rezik­shme pa mar­rë leje, kur parashiko­het, si dhe nuk respek­ton kushtet e vëna për rua­jt­jen e sig­urisë në këtë autor­iz­im, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëd­hjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. Për të tillë shkel­je ushtro­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­qarkul­lim­it dhe e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për një peri­ud­hë nga 1 deri në 2 vjet.
9. Shfuqizuar me hyr­jen në fuqi të lig­jeve të nxjer­ra në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni.
10. Për shkel­jet e treguara në pikat e mësipërme zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­it 165 pika 10.

 

Neni 167
Trans­porti i njerëzve, kaf­shëve dhe objek­tevenë mjetet me motor

(Ndryshuar pikat 7, 9 dhe 10 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Në të gjitha mjetet drejtue­si duhet të ketë lir­sh­mërinë mak­si­male të lëviz­jes për kry­er­jen e manovrave të nevo­jshme për drej­timin e mjetit.
2. Num­ri i njerëzve që mund të zënë vend në mjete, përveç atyre të treguar në pikën 5, edhe në lid­hje me ven­dos­jen e nden­jë­seve, nuk mund ta kalo­jë atë të treguar në leje­qarkul­lim­in.
3. Num­ri i njerëzve që mund të zënë vend, të ulur ose në këm­bë, në autom­jete dhe trole­jbusë të des­tin­uar për trans­portin e njerëzve, duke për­jash­tu­ar autove­tu­rat, si dhe ngarke­sa e përgjithshme e mjetit, nuk mund t’i kalo­jnë vler­at mak­si­male kor­re­spon­duese të treguara në leje­qarkul­lim­in. Vlera të tilla janë për­cak­tu­ar në aktet në zba­tim në lid­hje me tipin dhe karak­ter­is­tikat e këtyre mjeteve.
4. Gjithë pasag­jerët e mjeteve me motor duhet të zënë vend në mënyrë të tillë që të mos kufi­zo­jnë lir­sh­mërinë e lëviz­jes së drejtue­sit dhe të mos i pen­go­jnë atij pam­jen. Gjithash­tu, në mjete të tilla, duke për­jash­tu­ar cik­lo­mo­torët me dy rro­ta dhe motorët, drejtue­si i mjetit dhe pasag­jeri nuk duhet të dalin nga për­masa gabar­itë trans­ver­sale e kabinës.
5. Në autove­tu­ra dhe autom­jete të për­sh­tat­shme për trans­portin e përzi­er të njerëzve dhe mall­rave, lejo­het trans­porti mbi num­rin e lejuar të dy fëmi­jëve me moshë më të vogël se 10 vjeç në kabinë, me kusht që të jenë të shoqëru­ar nga të pak­tën një pasag­jer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
6. Në mjete të ndryshme nga ato të autor­izuara nga nor­mat përkatëse të ligjit për trans­portin e kaf­shëve, është i ndalu­ar trans­porti i kaf­shëve në numër më të madh se 3 dhe sido­qoftë në kushte të tilla që të për­bëjnë pengesë ose rrezik për drej­timin e mjetit. Është i lejuar vetëm trans­porti i kaf­shëve shtëpi­ake me për­masa të vogla, edhe në numër më të madh, me kusht që të jenë të rua­j­tu­ra në kafaze ose mba­jtëse të cak­tu­ara në hapësirën pra­pa ven­dit të drej­tim­it të mjetit ndarë me rrjetë ose mjet tjetër të ngjashëm me të që, nëse ven­dosen në mënyrë të përher­shme, duhet të jenë të autor­izuara nga dega e rrethit e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
7. Cili­do, që drej­ton mjete ose trole­jbusë të des­tin­uar për trans­portin e njerëzve, duke për­jash­tu­ar autove­tu­rat, që kanë një numër pasag­jerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të mad­he se vler­at mak­si­male të treguara në leje­qarkul­limet, si dhe që trans­porto­jnë një numër pasag­jerësh më të madh nga ai i treguar në leje­qarkul­lim­in, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
8. Kur shkel­jet e treguara në pikën 7 janë kry­er duke e dhënë mjetin në mënyrë abuzive në për­dorim të të tretëve, zba­to­het masa admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, si dhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­qarkul­lim­it për një peri­ud­hë nga 6 deri në 12 muaj.
9. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e mësipërme, kur bëhet fjalë për autove­tu­ra, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.
10. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e treguara në pikën 6 të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

 

Neni 168
Trans­porti i njerëzve, kaf­shëve dhe objek­tevenë mjete me motor me dy rro­ta

1. Në motorë dhe cik­lo­mo­tore me dy rro­ta drejtue­si duhet të ketë të lirë për­dorim­in e krahëve, të duarve dhe të këm­bëve, duhet të qën­dro­jë i ulur në pozi­cion kor­rekt dhe duhet ta mba­jë tim­o­nin me të dyja duart, ose me një dorë, në rast nevo­je, për manovra ose sin­jal­iz­ime të mund­shme. Nuk duhet të vepro­jë duke ngrit­ur rrotën e për­parme.
2. Në cik­lo­mo­torë është e ndalu­ar trans­porti­mi i njerëzve të tjerë, përveç drejtue­sit.
3. Në motor pasag­jeri i mund­shëm duhet të jetë i ulur në mënyrë të sta­bi­lizuar dhe të ekuili­bru­ar, në pozi­cionin e për­cak­tu­ar nga pajis­je të cak­tu­ara të mjetit.
4. Është e ndalu­ar për drejtue­sit e mjeteve të treguara në pikën 1 të tërhe­që ose të tërhiqet nga mjete të tjera. Gjithash­tu, ndalo­het trans­porti­mi i objek­teve që nuk janë të sig­u­ru­ara në mënyrë solide, që dalin jashtë në mënyrë anë­sore kun­drejt aksit të mjetit ose në mënyrë gjatë­sore kun­drejt gabar­i­tit të tij mbi 50 cm, si dhe i pen­go­jnë ose i kufi­zo­jnë pam­jen drejtue­sit të mjetit. Trans­porti i kaf­shëve lejo­het duke respek­tu­ar kushtet e gabariteve të për­cak­tu­ara më lart dhe në kafaze të për­sh­tat­shme dhe fiks.
5. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur shkel­jet e treguara në pikat 1 dhe 2 kry­hen nga drejtues motori, përveç masës admin­is­tra­tive me gjobë, zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese me ndal­im­in admin­is­tra­tiv të mjetit për 30 ditë.

 

Neni 169
Për­dori­mi i kaskës mbro­jtëse për për­dorue­sit e mjeteve me dy rro­ta

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Është e detyrueshme që gjatë lëviz­jes të vihet në kokë një kaskë mbro­jtëse sipas tip­it të homo­loguar, në për­puth­je me nor­ma­ti­vat e për­cak­tu­ara nga min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse për:
a) drejtue­sit e cik­lo­mo­torëve dhe motorëve me dy rro­ta;
b) drejtue­sit e motorëve të çfarë­do cilin­drate, edhe po të jenë të pajisur me kosh, si dhe për pasag­jerët edhe po të jenë në moshë jo mad­hore.
2. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë. Kur shkel­jen e kryen një pasag­jer me moshë jomad­hore, përgjegjës­inë e mban drejtue­si i mjetit.
3. Kur shkel­ja kry­het nga një drejtues mjeti në moshë jo mad­hore, në vend të masës admin­is­tra­tive me gjobë, zba­to­het blloki­mi admin­is­tra­tiv i mjetit për 30 ditë.
4. Cili­do që impor­ton ose prod­hon për tregti në ter­ri­torin e Repub­likës ose treg­ton kas­ka mbro­jtëse për cik­lo­mo­torë, motorë e motorë me kosh të tipave të paho­mo­loguar, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Kur kaskat nuk janë për­dorur ende, janë sub­jekt kon­fiski­mi.

 

Neni 170
Për­dori­mi i rri­pave të sig­urim­it dhe sis­te­meve të fik­sim­it

(Ndryshuar pika 8 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Drejtue­si i mjetit dhe pasag­jerët që zënë vendet e për­parme të mjeteve të kat­e­gorisë M1 sipas klasi­fikim­it të nen­it 47, pika 2, të prod­huara nga janari 1978, janë të detyru­ar të ven­dosin rri­pat e sig­urisë në çdo lloj lëviz­je­je me mjet. Ky detyrim qën­dron edhe për pasag­jerët që rrinë në vendet e pasme, për mjetet e prod­huara nga maji 1990.
2. Drejtue­si i mjetit është i detyru­ar të kon­trol­lo­jë vazhdimisht funk­sion­imin nor­mal të rri­pave të sig­urisë dhe, në rast mos­funk­sion­i­mi siç duhet, t’i zëvendë­so­jë ato me rri­pa të tjerë të homo­loguar për tipin e mjetit ku do të ven­dosen.
3. Për­jash­to­hen nga detyri­mi për ven­dos­jen e rri­pave të sig­urisë:
a) anë­tarët e for­cave të poli­cisë gjatë përm­bush­jes së një shër­bi­mi emergjence;
b) drejtue­sit e mjetit dhe per­son­eli i mjeteve zjar­rfikëse dhe të shën­de­të­sisë, në rastet e ndërhyr­jeve emergjente;
c) drejtue­sit e autom­jeteve të shër­bim­it të trans­portit tak­si të njerëzve ose ato të shër­bim­it të qirad­hënies me drejtues mjeti, gjatë shër­bim­it në qen­drat e ban­uara;
d) njerëz­it me shtat­g­jatësi më të vogël se 1.50 m dhe më të mad­he se 1.90 m; ky kusht duhet të vërte­to­het nga një doku­ment njo­hje­je;
e) njerëz­it që, në bazë të cer­ti­fikatave të lëshuara nga zyra shën­de­të­sore lokale, rezul­to­jnë të prekur nga sëmund­je të veçan­ta, të cilat nuk lejo­jnë për­dorim­in e rrip­it të sig­urim­it;
f) gratë në gjend­je shtatzënie, në bazë të cer­ti­fikatës së lëshuar nga gjineko­logu që i kuron dhe që vërte­ton kri­jimin e rrez­iqeve të veçan­të nga për­dori­mi i rrip­it të sig­urisë;
g) anë­tarët e shër­bimeve të rojës pri­vate që krye­jnë shoqërime dhe që kanë doku­menta­cionin njo­hës sipas rreg­ullave përkatëse.
Në rastet e shkro­n­jave “d”, “e”, “f” dhe “g” cer­ti­fikatat ose vërte­timet e për­cak­tu­ara duhet t’u tre­go­hen organ­eve të poli­cisë me kërkesën e tyre, sipas nen­it 12. Janë, gjithash­tu, të për­jash­tu­ar nga detyri­mi për për­dorim­in e rri­pave të sig­urisë dhe sis­te­meve të tjera fik­suese drejtue­sit dhe pasag­jerët e mjeteve që nuk janë të pajisur, që nga prod­hi­mi i tyre, me pjesët e veçan­ta mbërthyese.
4. Pasag­jerët deri në moshën 12 vjeç mund të rrinë në vendet e për­parme të mjeteve të kat­e­gorisë M1 dhe N1 të klasi­fikuar në nenin 47, pika 2, vetëm kur mba­hen nga sis­teme të për­sh­tat­shme fik­suese.
5. Pasag­jerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e pasme të mjeteve të kat­e­gorisë M1, duhet të mba­hen nëpër­m­jet sis­te­meve të posaçme të fik­sim­it. Në rast se në vendet e pasme rrinë më shumë se dy pasag­jerë me moshë deri në 4 vjeç, vetëm ai me moshë më të vogël duhet të mba­het nëpër­m­jet sis­te­meve të posaçme të fik­sim­it, me kusht që të tjerët të jenë të shoqëru­ar të pak­tën nga një pasag­jer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
6. Nor­ma e pikës 5 nuk zba­to­het për pasag­jerët deri në moshën 4 vjeç që udhë­to­jnë me autove­tu­ra të shër­bim­it pub­lik tak­si për trans­port njerëzish ose të shër­bim­it me qirad­hënie me drejtues mjeti gjatë shër­bim­it, kur qarkul­lo­jnë në qen­drat e ban­uara a në itin­er­are nga ose për në sta­cionin e tren­it, porte dhe aero­porte, me kusht që të jenë të shoqëru­ar të pak­tën nga një pasag­jer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
7. Sis­temet e fik­sim­it për pasag­jerët duhet të për­puthen me një tip të homo­loguar, sipas nor­ma­ti­vave të për­cak­tu­ara nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse.
8. Cili­do, që nuk për­dor rri­pat e sig­urisë dhe sis­temet e fik­sim­it, të parashikuara për pasag­jerët deri në 12 vjeç, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë. Kur shkel­ja i takon një fëmi­je në moshë jomad­hore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndod­het në çastin e kry­er­jes së shkel­jes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyr­jen e kësaj fëmi­je.
9. Cili­do që, ndonëse e për­dor rripin e sig­urisë, ndryshon a pen­gon funk­sion­imin nor­mal të tij, ose e zëvendë­son me një tip të paho­mo­loguar për mjetin ku është ven­do­sur, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.
10. Cili­do që impor­ton ose prod­hon për tregti në ter­ri­torin kom­bë­tar ose treg­ton rri­pa sig­uri­mi apo sis­teme fik­si­mi të tipave të paho­mo­loguar, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Gjithash­tu, kur rri­pat dhe sis­temet e fik­sim­it nuk janë ven­do­sur ende në mjete, janë sub­jekt kon­fiski­mi.

 

Neni 171
Për­dori­mi i syzeve optike dhe aparat­eve të tjera gjatë drej­tim­it të mjetit

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)


1. Mba­jtësi i leje­drej­tim­it të mjetit, të cilit gjatë lëshim­it ose rinovim­it të leje­drej­tim­it i është kushtëzuar të riparo­jë të metat organike ose aftësitë e ulë­ta anatomike a funk­sion­ale nëpër­m­jet syzeve optike ose aparat­eve të tjera të cak­tu­ara, është i detyru­ar t’i për­dorë ato gjatë drej­tim­it të mjetit.
2. Është e ndalu­ar që drejtue­si i mjetit të për­dorë gjatë lëviz­jes aparatu­ra radiotele­fonike ose kuf­je zanore, me për­jash­tim të drejtuesve të mjeteve të For­cave të Armato­sura dhe të poli­cisë, si dhe të drejtuesve të cak­tu­ar për trans­portin e njerëzve për llog­a­ri të të tretëve. Lejo­het për­dori­mi i aparat­u­rave zanore që nuk kërko­jnë për­dorim­in e duarve për funk­sion­imin e tyre.
3. Cili­do, që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.

 

Neni 172
Kohëzg­jat­ja e udhë­tim­it për autom­jetet e cak­tu­ara­për trans­portin e njerëzve ose mall­rave

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

1. 1. Kohëzg­jat­ja e udhë­tim­it të autom­jeteve të cak­tu­ara për trans­portin e njerëzve e të mall­rave dhe kon­trol­let përkatëse, të kry­era në rrugë ose në zyrat e ndër­mar­rjes, rreg­ul­lo­hen me lig­jet në fuqi dhe aktet nën­ligjore në zba­tim të tyre.
2. Drejtue­si i mjetit që tejkalon kohën e udhë­tim­it të për­cak­tu­ar dhe nuk respek­ton kohën e pushim­it bren­da kufi­jve të cak­tu­ar nga aktet në zba­tim, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
Neni 173
Kushte dhe kufiz­ime të qarkul­lim­it në autostra­da
dhe në rrugë interur­bane krye­sore

1. Nor­mat e këtij neni dhe të nen­it 174 zba­to­hen për mjetet që qarkul­lo­jnë në autostra­da, në rrugë interur­bane krye­sore dhe në rrugë të tjera që kanë karak­ter­is­ti­ka struk­tur­ore të ngjashme me to, të për­cak­tu­ara me udhëz­imin e min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, me propoz­imin e entit pronar të rrugës, si dhe që tre­go­hen me sin­jale të fil­lim­it dhe të mbarim­it.
2. Ndalo­het qarkul­li­mi i mjeteve të mëposhtme në autostra­dat dhe rrugët e treguara në pikën 1:
a) kar­ro­cat, biçik­le­tat, cik­lo­mo­torët, motorët me cilin­dratë më të vogël se 150 cc, kur kanë motor me djegie të brend­shme dhe motorët me kosh me cilin­dratë më të vogël se 250 cc, kur kanë motor me djegie të brend­shme;
b) motom­jete të tjera, kur kanë peshë pa ngarkesë (tara) deri në 400 kg dhe peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë deri 1,300 kg;
c) mjete pa rro­ta pneu­matike;
d) mak­i­na bujqë­sore, mak­i­na teknologjike ose elek­tropirunë dhe motopirunë;
e) mjete me ngarkesë të çrreg­ullt dhe të pasig­u­ru­ar si duhet, ose që del jashtë për­masave gabar­itë të lejuara;
f) me tendë jo të mbërthy­er dhe ngarkesë të zbu­lu­ar, kur trans­porto­jnë mate­ri­ale që përhapen me lehtësi në mjedis;
g) mjetet që kanë ngarkesë ose për­masa që tejkalo­jnë për­masat gabar­itë kufitare të për­cak­tu­ara në nenet 61 dhe 62, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në nenin 10;
h) mjetet, gjend­ja funk­sion­ale, pajis­jet dhe gomat e të cilave mund të për­bëjnë rrezik për qarkul­lim­in;
i) mjetet me ngarkesë të pasis­te­muar dhe të pafik­suar në mënyrë të për­sh­tat­shme.
3. Dis­poz­i­tat e pikës 2 nuk zba­to­hen për mjetet që i tako­jnë enteve pronare a kon­ce­sion­erë të autostra­dave ose të autor­izuara prej tyre.
4. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar kufi­jtë min­i­malë të shpe­jtë­sisë, për lejimin e qarkul­lim­it në autostra­da dhe në rrugë interur­bane krye­sore për kat­e­gori të për­cak­tu­ara mjetesh.
5. Me udhëz­ime të min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse pa ndryshuar të drej­tat urd­hëruese të enteve pronare sipas nen­it 6, mund të për­jash­to­hen nga tranz­iti­mi në disa autostra­da, ose pjesë të tyre, edhe kat­e­gori të tjera mjetesh a trans­portesh, kur e kërko­jnë nevo­jat e qarkul­lim­it. Kur bëhet fjalë për autom­jete të des­tin­uara për shër­bime pub­like të lin­jës, masa të tilla mer­ren nga min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, kurse për ato që i tako­jnë For­cave të Armato­sura, bashkëpuno­het me Min­istrinë e Mbro­jt­jes dhe Min­istrinë e Ren­dit Pub­lik.
6. Ndalo­het qarkul­li­mi i këm­bë­sorëve, kar­ro­cave dhe kaf­shëve, me për­jash­tim të zon­ave të shër­bim­it dhe atyre të qën­drim­it. Në zona të tilla kaf­shët mund të qarkul­lo­jnë vetëm kur janë të rua­j­tu­ra siç duhet. Përg­jatë kor­sive të emergjencës lejo­het kali­mi i këm­bë­sorëve vetëm për të shkuar në vendet e kërkim­it të ndih­mës.
7. Në kar­rex­ha­ta, ram­pa, kalimet në dis­niv­el, zonat e shër­bim­it ose parkim­it dhe në çdo përkatësi tjetër të autostradës është e ndalu­ar:
a) tërhe­q­ja e mjeteve që nuk janë rimorkio;
b) ndal­i­mi i mjeteve për të mar­rë pasag­jerë;
c) kry­er­ja e veprim­tarive tregtare ose pro­pa­gan­dis­tike të çfarë­dol­lo­jti; ato lejo­hen në zonat e shër­bim­it ose parkim­it, kur janë të autor­izuara nga enti pronar;
d) kampi­mi, përveç zon­ave të des­tin­uara për një gjë të tillë dhe për një peri­ud­hë të për­cak­tu­ar nga enti pronar ose kon­ce­sion­er.
8. Në zonat pranë autostra­dave ose të kufizuara me to është e ndalu­ar, edhe për ata që janë pajisur me licencë ose autor­iz­im, të krye­jnë veprim­tari pro­pa­gan­dis­tike të çfarë­dol­loj forme, si dhe veprim­tari tregtare me ofer­ta shit­je­je për për­dorue­sit e këtyre autostra­dave.
9. Në zonat e shër­bim­it dhe parkim­it, si dhe në çdo përkatësi tjetër të autostra­dave, është e ndalu­ar lënia në pushim e mjeteve për një kohë më të mad­he se 24 orë, duke për­jash­tu­ar parkimet e rez­ervuara për hotelet ekzistuese në zonën e autostradës, ose në zona të tjera të pajisura në mënyrë të ngjashme.
10. Me kalim­in e peri­ud­hës kohore të treguar në pikën 9, mjeti mund të lëvizë detyrim­isht. Në këtë rast zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­it 157.
11. Organet e poli­cisë rru­gore mar­rin masa për lëviz­jen e mjeteve në qën­drim, që për arsye të gjend­jes së tyre ose për një motiv tjetër të bazuar, mund të men­do­hen si të brak­tisura, si dhe për trans­portin e tyre në një nga qen­drat e grum­bul­lim­it. Për të tilla opera­cione organet e poli­cisë mund të ngarko­jnë entin pronar.
12. Ndih­ma rru­gore dhe lëviz­ja e mjeteve janë të lejuara vetëm për entet dhe ndër­mar­rjet e autor­izuara, edhe para­prak­isht, nga enti pronar.
13. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 2, shkro­n­jat “e” dhe “f”, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
14. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 7, shkro­n­jat “a”, “b” dhe “d”, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
15. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 7, shkro­n­ja “c” dhe 8, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Për të tilla shkel­je zba­to­het dhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese me bllokimin e mjetit për 60 ditë.
16. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e tjera të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqin­de­pesëd­hjetë deri në një mijë lekë. Në qoftë se shkel­ja ka të bëjë me dis­poz­i­tat e pikës 6, gjo­ba është nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.
17. Pasi është evi­den­cuar shkel­ja e pikave 2 dhe 4, organet e poli­cisë dety­ro­jnë drejtuesin e mjetit të largo­het nga autostra­da së bashku me mjetin, duke dhënë ndih­mën e nevo­jshme për një largim të tillë. Në rastin e pikës 2, shkro­n­jat “e” dhe “f”, nor­ma zba­to­het vetëm kur nuk është e mundur riven­dos­ja e ngarkesës në kushtet e parashikuara nga këto nor­ma.

Neni 174
Sjell­jet gjatë qarkul­lim­it në autostra­da dhe në rrugët interur­bane krye­sore

1. Në kar­rex­ha­ta, ram­pa dhe në kalimet në dis­niv­el të rrugëve sipas nen­it 173, pika 1, është e ndalu­ar:
a) kthi­mi i sen­sit të lëviz­jes dhe kapërci­mi i trafikn­darësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kali­mi në kar­rex­hatë ose pjesë të saj në sens lëviz­je­je të kundërt me atë të lejuar;
b) kry­er­ja e lëviz­jes pra­pa, edhe në kor­sitë e emergjencës, duke bërë për­jash­tim për manovrat e nevo­jshme në zonat e shër­bim­it ose të parkim­it;
c) qarkul­li­mi në kor­sitë e emergjencës, përveçse kur ndalo­het ose rifil­lo­het lëviz­ja;
d) qarkul­li­mi në kor­sitë e ndryshim­it të shpe­jtë­sisë, përveçse kur hyhet ose dilet nga kar­rex­ha­ta.
2. Është e detyrueshme:
a) kali­mi në korsinë e shpe­j­tim­it për t’u futur në korsinë e lëviz­jes, si dhe dhë­nia e për­parë­sisë mjeteve që qarkul­lo­jnë në korsinë e lëviz­jes;
b) kali­mi i men­jëher­shëm për të dalë nga kar­rex­ha­ta në korsinë e djathtë, duke u futur kësh­tu në korsinë e cak­tu­ar të ngadalësim­it që nga fil­li­mi i saj;
c) sin­jal­iz­i­mi i men­jëher­shëm i ndryshim­it të kor­sisë me mënyrat e treguara në nenin 152.
3. Në rast ndal­i­mi të qarkul­lim­it për arsye blloki­mi ose sido­qoftë për formime rresh­tash, kur kor­sia për pushime emergjence mungon ose është e zënë nga mjete në pushim apo nuk është e mjaftueshme për qarkul­lim­in e mjeteve të poli­cisë dhe të ndih­mës, mjetet që zënë korsinë e parë në të djathtë duhet të ven­dosen sa më afër që të jetë e mundur me vijën e majtë.
4. Në raste blloki­mi lejo­het kali­mi në korsinë për qën­drime emergjencë me të vet­min qël­lim për të dalë nga autostra­da, duke u nisur nga tabela e par­ala­jmërim­it të dal­jes e ven­do­sur 500 met ra nga kali­mi në dis­niv­el.
5. Në kar­rex­ha­ta, ram­pa dhe në kalimet në dis­niv­el ndalo­het pushi­mi ose vetëm qën­dri­mi, me për­jash­tim të sit­u­atave të emergjencës, të shkak­tu­ara nga gjend­ja e keqe shën­de­të­sore e për­doruesve të mjetit ose nga mos­funk­sion­i­mi i këtij mjeti. Në të tilla raste mjeti duhet të çohet sa më shpe­jt që të jetë e mundur në korsinë për pushime emergjence ose, kur kjo mungon, në shesh­pushimin e parë në sensin e lëviz­jes, duke shman­gur sido­qoftë çfarë­do blloki­mi të kor­sisë së lëviz­jes.
6. Pushi­mi i emergjencës nuk duhet të zgjatet mbi kohën min­i­male të nevo­jshme për kalim­in e kësaj emergjence dhe nuk duhet sido­qoftë të zgjatë më shumë se 3 orë. Me kalim­in e kësaj peri­ud­he kohe mjeti duhet të lëvizet detyrim­isht dhe zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­it 173, pika 11.
7. Pa ndryshuar dis­poz­i­tat e nen­it 160, gjatë pushim­it dhe qën­drim­it natën, në rast pam­je­je të kufizuar, duhet gjith­monë të mba­hen të ndezu­ra dri­tat e pozi­cionit, si dhe sis­temet e tjera të për­cak­tu­ara në nenin 150.
8. Kur natyra e defek­tit e bën të pamundur zhven­dos­jen e mjetit në korsinë e emergjencës, ose kur mjeti është i detyru­ar të qën­dro­jë në vende ku nuk ekzis­to­jnë hapësira të tilla të cak­tu­ara, duhet të ven­doset, nga ana e prapme e mjetit dhe në largësi të pak­tën 100 metra nga ai, sin­jali i cak­tu­ar i lëvizshëm. I njëjti detyrim bie mbi drejtuesin e mjetit gjatë pushim­it në bank­inën e emergjencës, natën ose në çdo rast tjetër të pam­jes së kufizuar, kur janë të pam­jaftueshme dri­tat e pozi­cionit.
9. Në autostra­da me kar­rex­ha­ta me 3 ose më shumë kor­si, përveç rasteve kur sin­jal­i­zo­het ndryshe, u ndalo­het drejtuesve të mjeteve për trans­port mall­rash, pesha e të cilave me ngarkesë të plotë i kalon 5 tonët, si dhe drejtuesve të mjeteve ose kom­plek­seve të mjeteve me gjatësi të përgjithshme më të mad­he se 7 metra, të zënë kor­si të tjera, me për­jash­tim të dy kor­sive më të afër­ta me anën e djathtë të kar­rex­hatës.
10. Pa ndryshuar dis­poz­i­tat e nen­it 142 për lëviz­jen në rresh­ta para­lelë, ndalo­het ven­dos­ja anash e një mjeti tjetër në të njëjtën kor­si.
11. Në autostra­da, për për­dorim­in e të cilave është e detyrueshme page­sa e një takse, drejtue­sit e mjeteve, aty ku parashiko­het dhe sin­jal­i­zo­het, duhet të ndalo­jnë në bar­ri­er­at e cak­tu­ara, duke u ven­do­sur, aty ku është e nevo­jshme, në kolonë sipas sin­jal­iz­imeve ekzistuese ose nga per­sona të ngarkuar dhe të pagua­jë tak­sën sipas mënyrave dhe tar­i­fave në fuqi.
12. Drejtue­sit e mjeteve në shër­bim të autostradës, me kusht që të jenë pajisur me autor­iz­im të veçan­të nga enti pronar i rrugës, janë të për­jash­tu­ar, kur përm­bushin detyra efek­tive të shër­bim­it, nga zba­ti­mi i nor­mave të këtij neni në lid­hje me ndal­im­in e kry­er­jes së:
a) manovrave të kthim­it të sen­sit të lëviz­jes;
b) lëviz­jes, lëviz­jes pra­pa dhe qën­drim­it në bank­i­nat e emergjencës;
c) tërhe­q­jes së mjeteve me defekt.
13. Drejtue­sit e mjeteve të për­men­dura në pikën 12, gjatë kry­er­jes së manovrave me kujdesin më të madh, duhet të kenë në funk­sion­im në mjetet e tyre sis­temin plotë­sues të sin­jal­izim­it pamor me dritë të verd­hë vezul­luese.
14. Janë të për­jash­tu­ar nga zba­ti­mi i ndal­imeve të kry­er­jes së manovrave të treguara në pikën 12 edhe drejtue­sit e autom­jeteve dhe motorëve në shër­bim të poli­cisë, zjar­rfikë­seve e të autoam­bu­lan­cave që kanë në funk­sion­im sis­temin sht­esë të sin­jal­izim­it pamor me dritë blu vezul­luese.
15. Per­son­eli i shër­bim­it në autostra­da dhe në çdo pjesë tjetër që u për­ket autostra­dave për­jash­to­het nga zba­ti­mi i ndal­imeve të qarkul­lim­it për këm­bë­sorët.
16. Për për­doruesin e autostradës me tak­së të papa­jisur me doku­mentin e hyr­jes, ose që zë impiantet e kon­trol­lit në mënyrë të gabuar, në lid­hje me doku­mentin që ai ka, tak­sa që i takon llog­a­ritet nga sta­cioni më i largët i hyr­jes për kat­e­gor­inë e mjetit të tij. Për­dorue­sit i jepet e drej­ta e provës në lid­hje me sta­cionin e hyr­jes.
17. Cili­do që kalon pa ndalu­ar në sta­cione, duke shkak­tu­ar rrezik për qarkul­lim­in, si dhe për sig­urim­in indi­vid­ual e kolek­tiv, ose vë në zba­tim çfarë­do akti për të shman­gur plotë­sisht ose pjesër­isht pag­imin e tak­sës, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.
18. Në të njëjtën mënyrë drejtue­si që qarkul­lon në autostradë me mjet që nuk është në rreg­ull me kon­trol­lin e parashikuar në nenin 79, ose që nuk e ka kalu­ar atë poz­i­tivisht, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Gjith­monë ven­doset ndal­i­mi admin­is­tra­tiv i mjetit që do t’i kthe­het drejtue­sit, pronar ose mba­jtës i ligjshëm, ose per­son­it të deleguar nga pronari, vetëm pas preno­tim­it për kon­trol­lin e këtij mjeti.
19. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 1, shkro­n­ja “a”, kur akti është kry­er në kar­rex­hatë, në ram­pë ose në kalimet në dis­niv­el, dëno­het me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
20. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 1, shkro­n­ja “b”, “c” dhe “d” dhe të pikave 2, 6 dhe 7, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
21. Cili­do që shkel dis­pozi­ta t e tjera të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
22. Nga evi­denci­mi i shkel­jes së ndalim­it sipas pikës 1, shkro­n­ja “a”, mer­ret edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për një peri­ud­hë nga 12 në 24 muaj. Në rastin e shkel­jeve të dis­poz­i­tave të pikës 1, shkro­n­jat “c” dhe “d” përveç masës admin­is­tra­tive me gjobë, mer­ret edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për një peri­ud­hë nga 6 në 12 muaj.

 

Neni 175
Qarkul­li­mi i autom­jeteve dhe motorëve në shër­bim të poli­cisë,
zjar­rfikë­seve dhe autoam­bu­lan­cave

1. Për­dori­mi i sis­te­meve zanore sht­esë të alar­mit dhe, kur mjetet janë të pajisura, edhe me sis­teme sht­esë të sin­jal­izim­it pamor e me dritë vezul­luese blu u lejo­het drejtuesve të autom­jeteve dhe motorëve në shër­bim të poli­cisë ose zjar­rfikë­seve, atyre të autoam­bu­lan­cave, vetëm për përm­bush­jen e shër­bimeve urgjente të insti­tu­cionit. Në kryqëz­ime të drej­tu­ara policët e trafikut mar­rin masa për lejimin e men­jëher­shëm të kalim­it të mjeteve të mësipërme.
2. Drejtue­sit e mjeteve të për­men­dura në pikën 1, gjatë përm­bush­jes së shër­bimeve urgjente të insti­tu­cionit, kur për­dorin së bashku sis­temin zanor sht­esë të alar­mit dhe atë të sin­jal­izim­it pamor me dritë vezul­luese blu, nuk janë të detyru­ar të zba­to­jnë detyrimet, ndalimet dhe kufizimet në lid­hje me qarkul­lim­in, sin­jal­iz­imin rru­gor dhe nor­mat e sjell­jes në përgjithësi, me për­jash­tim të sin­jal­iz­imeve të polic­it të trafikut, por gjith­monë duke mos sjel­lë rrezik për vete dhe për të tjerët.
3. Cili­do që gjen­det në rrugën, e cila për­shko­het nga mjetet e për­men­dura në pikën 1, ose në rrugë që bashko­hen në afër­si të dal­jeve në të parën, sapo të dëgjo­jë sin­jalin zanor sht­esë të alar­mit, ka për detyrë të lërë të lirë kalim­in dhe, kur është e nevo­jshme, të ndalo­jë. Është e ndalu­ar të ndiqen nga afër mjete të tilla duke shfry­tëzuar pro­gre­sion­in e lëviz­jes. Shkel­jet e kësaj pike ndëshko­hen me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri dyzet mijë lekë, si dhe me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 12 deri 24 muaj.
4. Cili­do që, me për­jash­tim të rasteve të treguara në pikën 1, për­dor sis­temet sht­esë të treguara, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në 20 mijë lekë, si edhe me pezul­lim­in e lejë­drej­tim­it nga 6 deri në 12 muaj.

 

Neni 176
Doku­mentet e udhë­tim­it për trans­porte pro­fe­sion­ale
me mjete të papa­jisura me tahograf

1. Këto doku­mente janë:
a) librezat indi­vid­uale, të dhë­nat e regjistrit të shër­bim­it dhe kop­jet e orar­it të shër­bim­it që sipas rreg­ul­lores duhet t’u paraqiten për kon­troll organ­eve të poli­cisë rru­gore të për­men­dura në nenin 12;
b) librezat indi­vid­uale të rua­j­tu­ra nga sub­jek­ti i trans­portit dhe regjis­trat e shër­bim­it që sipas rreg­ul­lores duhet t’u paraqiten për kon­troll funk­sion­arëve të organ­eve përkatëse të min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse dhe inspek­toratit të punës.
2. Drejtue­si i mjetit që kalon peri­ud­hat e drej­tim­it të cak­tu­ara dhe nuk zba­ton peri­ud­hat e pauzës bren­da kufi­jve të për­cak­tu­ar nga rreg­ul­lor­ja, ose nuk zba­ton peri­ud­hat e pushim­it të për­cak­tu­ara, ose është i papa­jisur me librezën indi­vid­uale të kon­trol­lit a me të dhë­nat e regjistrit të shër­bim­it, ose kop­jen e orar­it të shër­bim­it sipas rreg­ul­lores, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë, E njëj­ta masë zba­to­het edhe për anë­tarët e tjerë të ekuipazhit që nuk zba­to­jnë këto nor­ma.
3. Cili­do që nuk ka me vete ose mban të paplotë­suar a ndryshon librezën indi­vid­uale të kon­trol­lit, ose të dhë­nat e regjistrit të shër­bim­it, apo kop­jen e orar­it të shër­bim­it, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë, përveç rastit kur akti për­bën krim.
4. Për shkel­jet e nor­mave të këtij neni sub­jek­ti i trans­portit, nga i cili varet i punë­suari që ka kry­er shkel­jen, ka përgjegjës­inë sol­i­dare me autorin e shkel­jes të pagua­jë shumën e duhur.
5. Ndër­mar­r­ja që gjatë kry­er­jes së trans­porteve nuk zba­ton dis­poz­i­tat e rreg­ul­lores dhe nuk mban doku­mentet e cak­tu­ara ose i mban të skad­uara, të paplotë­suara a të ndryshuara, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë për secilin punon­jës që ka kry­er shkel­jen, përveç rastit kur akti për­bën krim.
6. Kur shkel­jet përsëriten, duke pasur parasysh edhe llo­jin e inten­sitetin e tyre, sub­jek­tit të trans­portit që kryen trans­port per­sonash jo në shër­bim lin­je ose mall­rash, i pezul­lo­het për një peri­ud­hë nga 1 në 3 muaj cer­ti­fika­ta për trans­port e mjetit që ka kry­er shkel­jet, në qoftë se nuk ka mar­rë masa, pas par­ala­jmërim­it të autoritetit kom­pe­tent, për të rreg­ul­lu­ar në një peri­ud­hë prej 30 ditësh pozi­cionin e tij.
7. Në rast se sub­jek­ti i trans­portit, me gjithë pro­ced­imin sipas pikës 6, përsërit shkel­jet, edhe në shër­bime të tjera trans­porti që mund të krye­jë, mer­ret masa e heq­jes së licencës për trans­port.
8. Të njëj­tat sank­sione zba­to­hen edhe për sub­jek­tet e trans­portit që krye­jnë trans­port njerëzish me shër­bime në lin­jë.
9. Sa nksionet e pezul­lim­it dhe të anulim­it, për të cilat flitet në pikat 6, 7 dhe 8, ushtro­hen nga autoriteti që ka lëshuar licencën.
10. Kundër masës së heq­jes pra­nohet ankim hier­arkik bren­da 15 ditëve në Min­istrinë e Punëve Pub­like dhe të Trans­portit, e cila ven­dos bren­da 30 ditëve.


Neni 177
Regjistrue­si i shpe­jtë­sisë dhe kohës

(Ndryshuar pikat 1, 2, 3, shtu­ar pika 6/1, 11 dhe ndryshuar fjalë në pikën 7 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Mjetet duhet të qarkul­lo­jnë të pajisura me tahograf, në për­puth­je me për­cak­timet e bëra në aktin nën­ligjor të Këshillit të Min­is­trave, për karak­ter­is­tikat, për rastet dhe për mënyrat e për­dorim­it.
2. Cili­do, që qarkul­lon me një mjet të papa­jisur me tahograf, në rastet kur është parashikuar pajis­ja me të apo kur është pajisur me një tahograf, që nuk i ka karak­ter­is­tikat në për­puth­je me ato të për­cak­tu­ara në aktin nën­ligjor të Këshillit të Min­is­trave, apo kur tahografi nuk funk­sionon, ose kur nuk është futur letra e regjistrim­it apo kar­ta e tahografit të drejtue­sit, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga trid­hjetë mijë deri në njëqind e njëzet mijë lekë. Masa ndëshki­more me gjobë dyfishohet, kur janë prekur vulat ose është ndryshuar tahografi.
3. Mba­jtësi i licencës ose i autor­izim­it për trans­port mall­rash apo per­sonash, që vë në qarkul­lim një mjet të papa­jisur me tahograf ose pa fletët e tij të regjistrim­it apo pa letër print­eri ose pa kartën e tahografit të drejtue­sit apo me tahograf të prekur ose që nuk funk­sionon, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga tridh jetë mijë deri në njëqind e njëzet mijë lekë.
4. Kur vërte­to­hen tri shkel­je sipas pikës 3 bren­da një viti, organet kom­pe­tente të Min­istrisë së Punëve Pub­like dhe Trans­portit zba­to­jnë masën admin­is­tra­tive plotë­suese të pezul­lim­it për një vit të lejes së trans­portit për mjetin, me të cilin janë kry­er shkel­jet e sipër­për­men­dura. Ky sank­sion nuk i për­jash­ton masat admin­is­tra­tive me gjobë të parashikuara.
5. Nëse drejtue­si i mjetit ose punëd­hënësi dhe mba­jtësi i lejes së trans­portit rru­gor të mall­rave janë i njëjti per­son, sank­sionet e parashikuara zba­to­hen vetëm një herë në masën e për­cak­tu­ar për sank­sion­in më të rëndë.
6. Për shkel­jet sipas pikës 3 kon­sta­ti­mi i shkel­jeve duhet t’u njofto­het organ­eve kom­pe­tente të Min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, pranë të cilës është regjistru­ar ky mjet.

6/1. Kur ekzis­to­jnë pro­va se tahografi është prekur apo ndryshuar ose në rastin kur ai është jashtë funk­sion­it, organet e kon­trol­lit, sipas nen­it 12 të këtij Kodi, duke e shoqëru­ar autom­jetin ose duke e tërhe­qur, në kushte sig­urie, pranë ofiçinës më të afërt të autor­izuar për instal­ime apo riparime, urd­hëro­jnë ver­i­fikimin e funk­sionim­it të kësaj pajis­je­je. Shpen­zimet për ver­i­fikimin dhe riven­dos­jen e funk­sionim­it të tahografit janë, në çdo rast, në ngarkim të pronar­it të autom­jetit apo të mba­jtësit të licencës ose të autor­izim­it për trans­port mall­rash apo per­sonash së bashku.
7. Pa ndryshuar zba­timin e sank­sion­eve të parashikuara në pikat e mësipërme, funk­sion­ari ose poli­ci që ka kon­stat­u­ar qarkul­lim­in e mjetit pa tahograf, me tahograf të dëm­tu­ar ose që nuk funk­sionon, i ngarkon drejtue­sit të mjetit me shën­im në doku­mentet të rreg­ul­lo­jë instru­mentin bren­da një peri­ud­he prej 10 ditësh. Kur drejtue­si i mjetit dhe mba­jtësi i lejes së trans­portit nuk janë i njëjti per­son, peri­ud­ha e mësipërme, nga data e mar­rjes së shënim­it në pro­cesver­bal, mund të zgjatet në për­puth­je me peri­ud­hën, që parashiko­het në aktin nën­ligjor të Këshillit të Min­is­trave.
8. Me kalim­in e peri­ud­hës së cak­tu­ar pa u kry­er rreg­ul­li­mi sipas pikës 7, në rast se mjeti qarkul­lon, bëhet ndal­i­mi admin­is­tra­tiv i tij. Mjeti i kthe­het pas një mua­ji pronar­it ose mba­jtësit të lejes së qarkul­lim­it.
9. Për shkel­jen sipas pikës 2 mer­ret masa admin­is­tra­tive plotë­suese me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 2 deri në 3 muaj.
10. Kur vëre­hen shkel­je të dis­poz­i­tave të pikave 2 dhe 3, pro­cesver­bali u dër­go­het organ­eve përkatëse të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor për ver­i­fikimet e nevo­jshme të riven­dos­jes së rreg­ull­sisë së funk­sionim­it të aparatit tahograf.

11. Ofiçi­nat e tahografit e ushtro­jnë veprim­tar­inë e tyre për instal­im­in, aktiviz­imin e kalib­rim­it, inspek­timin dhe riparim­in, në për­puth­je me udhëz­imin e min­istrit përgjegjës për trans­portin. Shkel­ja e dis­poz­i­tave të për­cak­tu­ara për këtë veprim­tari nga ofiçi­nat e tahografit dëno­het me gjobë nga pesëm­bëd­hjetë mijë deri në njëqind mijë lekë.
Kur vërte­to­hen tri shkel­je, sipas kësaj pike, bren­da një viti, vlera e gjobës dyfishohet dhe, në rast përsërit­je­je, ofiçinës i hiqet e drej­ta e ushtrim­it të veprim­tarisë, të pak­tën, për një vit.

 

Neni 178
Doku­menta­cioni i nevo­jshëm për qarkul­lim dhe drej­tim

(Ndryshuar pikat 1 dhe 3 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Për të qarkul­lu­ar me mjete me motor, drejtue­si i mjetit duhet të ketë me vete këto doku­mente:
a) leje­qarkul­lim­in;
b) leje­drej­ti­mi të vlef­shëm për kat­e­gor­inë përkatëse të mjetit;
c) autor­iz­imin për ushtrim­in e drej­tim­it të mjetit që i kor­re­spon­don kat­e­gorisë së mjetit për të cilin ushtro­het, sipas shkro­n­jës “b” të kësaj pike, si dhe një doku­ment iden­ti­fiki­mi;
ç) doku­mentin që vërte­ton kon­trol­lin teknik për mjetet e trans­portit rru­gor;
d) cer­ti­fikatën e sig­urim­it të detyru­ar.
2. Per­soni që kryen detyrën e instruk­torit gjatë ushtrimeve për drej­timin e mjeteve, duhet të ketë me vete leje­drej­timin e cak­tu­ar dhe dësh­minë e kual­i­fikim­it pro­fe­sion­al sipas akteve në zba­tim.
3. Drejtue­si i mjetit duhet të ketë me vete edhe autor­iz­imin ose lejen e trans­portit, kur mjeti shfry­të­zo­het në një nga për­dorimet e parashikuara në nenet 81 deri 84 të këtij Kodi.
4. Kur autom­jeti për­sh­tatet për për­dorime të ndryshme nga ai që është cak­tu­ar në leje­qarkul­lim­in, kur është fjala për një mjet të jashtëza­kon­shëm ose trans­port të jashtëza­kon­shëm, ose kur mjeti është në qarkul­lim prove, drejtue­si i mjetit duhet të ketë me vete autor­iz­imin përkatës.
5. Drejtue­si i mjetit duhet të ketë me vete cer­ti­fikatën e aftë­sisë pro­fe­sion­ale, kur ajo kërko­het.
6. Drejtue­si i cik­lo­mo­torit duhet të ketë me vete cer­ti­fikatën e për­puth­jes së mjetit dhe një doku­ment të vlef­shëm njo­hje­je, nga i cili mund të për­cak­to­het mosha.
7. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë. Gjithash­tu, zba­to­het masa plotë­suese e ndalim­it admin­is­tra­tiv të mjetit.
8. Cili­do që, pa një arsye jus­ti­fikuese, nuk zba­ton kërkesën e autoriteteve për t’u paraqi­tur, bren­da peri­ud­hës kohore të cak­tu­ar në këtë kërkesë, në z yrat e poli­cisë, për të dhënë infor­ma­cion ose për të paraqi­tur doku­mente për vërte­timin e shkel­jeve admin­is­tra­tive të parashikuara nga ky kod, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.

Neni 179
Paraqit­ja e shen­jave dal­luese për qarkul­lim­in

1. Është e detyrueshme paraqit­ja në autom­jete dhe motom­jete, duke për­jash­tu­ar cik­lo­mo­torët dhe motorët me ose pa kosh, në pjesën e për­parme ose në xhamin e për­par­më, e shen­jave dal­luese që dësh­mo­jnë pagesën e tak­sës së pronë­sisë dhe të sig­urim­it të detyrueshëm.
2. Drejtue­sit e motorëve me ose pa kosh dhe cik­lo­mo­torëve për­jash­to­hen nga detyri­mi i pikës 1, me kusht që t’i kenë me vete këto doku­mente.
3. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë; zba­to­hen dis­poz­i­tat e pikave 7 dhe 8 të nen­it 178.

 

Neni 180
Qarkul­li­mi i biçik­le­tave

1. Drejtue­sit e biçik­le­tave duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë bren­da dhe jashtë qen­drave të ban­uara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në kor­si të veçan­ta për biçik­le­ta, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rresh­ta.
2. Drejtue­sit e biçik­le­tave duhet të kenë të lirë për­dorim­in e krahëve e të duarve dhe ta mba­jnë tim­o­nin të pak­tën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjend­je në çdo moment të shiko­jnë lirisht për­para tyre në të dy krahët dhe të krye­jnë me lir­sh­mëri mak­si­male, gatish­mëri dhe lehtësi manovrat e nevo­jshme.
3. Ndalo­het tërhe­q­ja e mjeteve, të mba­jnë kaf­shë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër.
4. Drejtue­sit e biçik­le­tave duhet ta mar­rin mjetin për dore, kur si paso­jë e kushteve të qarkul­lim­it, bëhen pengesë ose rrezik për këm­bë­sorët. Në një rast të tillë bashko­hen me këm­bë­sorët dhe duhet të për­dorin kujdesin dhe gatish­mërinë e zakon­shme.
5. Është i ndalu­ar trans­porti­mi i njerëzve të tjerë në biçik­le­ta, kur nuk janë të ndër­tu­ara dhe të pajisura për një qël­lim të tillë. I lejo­het sido­qoftë drejtue­sit të mjetit mad­hor trans­porti i një fëmi­je deri në moshën 6 vjeç, i sig­u­ru­ar në mënyrë të për­sh­tat­shme me pajis­jet e nevo­jshme të për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim.
6. Biçik­le­tat e ndër­tu­ara dhe të njo­hu­ra për trans­portin e njerëzve të tjerë, përveç drejtue­sit, mund të drej­to­hen, kur janë me më shumë se dy rro­ta simetrike, nga dy drejtues. Në një rast të tillë duhet të ped­alo­jnë vetëm këta per­sona.
7. Në mjetet e për­men­dura në pikën 6 nuk mund të trans­porto­hen më shumë se 4 per­sona mad­horë, duke përf­shirë edhe drejtue­sit; lejo­het dhe trans­porti­mi i njëkohshëm i dy fëmi­jëve me moshë deri në 10 vjeç.
8. Për trans­portin e mall­rave dhe kaf­shëve zba­to­het neni 168.
9. Biçik­le­tat duhet të kalo­jnë në pis­tat e rez­ervuara për to, kur ato ekzis­to­jnë, përveç ndal­imeve për kat­e­gori të cak­tu­ara me mënyrat e për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim.
10. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë. Për biçik­le­tat e për­men­dura në pikën 6, gjo­ba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 181
Qarkul­li­mi i mjeteve të tërhe­qura me kaf­shë

1. Çdo mjet i tërhe­qur me kaf­shë duhet të drej­to­het nga një drejtues që nuk duhet ta brak­tisë kur­rë drej­timin gjatë lëviz­jes dhe duhet të ketë vazhdimisht kon­trol­lin e kaf­shëve.
2. Një mjet i për­sh­tat­shëm për trans­portin e njerëzve ose të mall­rave nuk mund të tërhiqet nga më shumë se dy kaf­shë, në qoftë se është me dy rro­ta, ose nga më shumë se katër, në qoftë se është me katër rro­ta. Bëjnë për­jash­tim trans­portet funebër.
3. Mjetet e për­sh­tat­shme për trans­portin e mall­rave, kur duhet të kalo­jnë pjer­rësi të for­ta ose për nevo­ja të tjera të provuara, mund të tërhiqen nga një numër më i madh kaf­shësh nga ai i treguar në pikën 2, me autor­iz­im para­prak nga enti pronar i rrugës. Në qen­drat e ban­uara autor­iz­i­mi lëshohet në çdo rast nga kryetari i bashk­isë ose i komunës.
4. Mjetet e tërhe­qura nga më shumë se tri kaf­shë duhet të kenë dy drejtues.
5. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.

 

Neni 182
Qarkul­li­mi i kaf­shëve, i tufave dhe kopeve

1. Për çdo dy kaf­shë tërhe­qëse barre ose shale, kur nuk janë të mbre­hu­ra në një mjet, dhe për çdo kaf­shë të pashtru­ar ose të rrezik­shme duhet të pak­tën një drejtues, i cili duhet të ketë vazhdimisht kon­trol­lin e saj dhe ta drej­to­jë në mënyrë të tillë që të shmangë pengimet dhe rrez­iqet për trafikun.
2. Dis­pozi­ta e pikës 1 zba­to­het edhe për kaf­shët e tjera të veçan­ta ose në grupe të vogla, me kusht që rru­ga të kalo­jë në një zonë të des­tin­uar për kul­lot­je, e sin­jal­izuar me sin­jale të cak­tu­ara të rrezikut.
3. Në orët dhe në rastet e parashikuara në nenin 150, me për­jash­tim të rrugëve të ndriçuara në mënyrë të mjaftueshme ose bren­da qen­drave të ban­uara, drejtue­sit e kaf­shëve duhet të mba­jnë të ndezur një sis­tem të sin­jal­izim­it që pro­jek­ton hor­i­zon­tal­isht në të gjitha drej­timet dritë ngjyrë por­tokalli, e ven­do­sur në mënyrë të tillë që të jetë e duk­shme si nga ana e për­parme, ash­tu edhe nga ajo e pasme.
4. Pra­pa mjeteve të tërhe­qura me kaf­shë mund të lid­hen jo më shumë se dy kaf­shë, pa qenë e detyru­ar pra­nia e drejtue­sit dhe e dri­tave sipas pikës 3. Sido­qoftë në rastet e parashikuara në nenin 150 kaf­shë të tilla nuk nuk duhet të pen­go­jnë pam­jen e dri­tave të parashikuara për mjetin, në të cilin janë lid­hur.
5. Tufat, kopetë dhe çfarë­do grum­bull tjetër kaf­shësh deri në 30 krerë, kur qarkul­lo­jnë në rrugë, duhet të jenë të drej­tu­ara nga një roj­tar dhe nga jo më pak se dy për një numër më të madh krerësh.
6. Roj­tarët duhet të rreg­ul­lo­jnë kalim­in e kaf­shëve në mënyrë të tillë që të mbetet e lirë nga e maj­ta të pak­tën gjys­ma e kar­rex­hatës. Ata janë, gjithash­tu, të detyru­ar të copë­zo­jnë dhe nda­jnë gru­pet e kaf­shëve në inter­vale të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar rreg­ullsinë e qarkul­lim­it.
7. Grupimet e kaf­shëve të për­men­dura në pikat 5 dhe 6 nuk mund të qën­dro­jnë në rrugë dhe natën duhet të udhëhiqen nga një roj­tar e të ndiqen nga një tjetër. Që të dy duhet të mba­jnë të ndezur një sis­tem sin­jal­iz­i­mi që pro­jek­ton hor­i­zon­tal­isht në të gjitha drej­timet dritë ngjyrë por­tokalli, e ven­do­sur në mënyrë të tillë që të jetë e duk­shme si nga ana e për­parme, ash­tu edhe nga ajo e pasme.
8. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 183
Qarkul­li­mi dhe qën­dri­mi i autokam­peve

1. Mjetet e për­men­dura në nenin 54, pika 1, shkro­n­ja “k”, për qarkul­lim­in rru­gor në përgjithësi dhe për shkak të ndal­imeve dhe kufiz­imeve të parashikuara në nenet 6 dhe 7, i nën­shtro­hen të njëjtës disi­plinë të parashikuar për mjetet e tjera.
2. Qën­dri­mi i autokam­peve, aty ku lejo­het, në zonën rru­gore, nuk për­bën kampim, në qoftë se autom­jeti nuk mbështetet në ter­ren, përveçse me rro­tat, nuk lëshon rry­ma të tjera shkarki­mi, përveçse ato të propul­sorit mekanik, dhe nuk zë sido­qoftë zonën rru­gore në masë më të mad­he se mad­hësia e vetë mjetit.
3. Në rast qën­dri­mi ose parki­mi me pagesë, për autokam­pet zba­to­hen tar­i­fa 50% më të mëd­ha se ato të zbat­u­ara për autove­tu­rat në parkime të njëj­ta të zonës.
4. Ndalo­het shkarki­mi nga autokampi i mbet­jeve organike dhe i ujërave të pas­tra dhe të ndo­tu­ra në rrugë dhe në zona pub­like jashtë impianteve të cak­tu­ara të shkarkimeve higjieniko-shën­de­të­sore.
5. Ndal­i­mi sipas pikës 4 shtri­het edhe për autom­jete të tjera të pajisura me impiante të cak­tu­ara mbled­hëse të brend­shme.
6. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikave 4 dhe 5, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
7. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar kriteret për real­iz­imin përg­jatë rrugëve dhe autostra­dave, në zonat e rreg­ul­lu­ara të rez­ervuara për qën­drim­in dhe parkimin e autokam­peve dhe në kampimet, të impianteve higjieniko-shën­de­të­sore për grum­bul­lim­in e mbet­jeve organike dhe të ujërave të pas­tra e të ndo­tu­ra, të mbled­hu­ra në impiantet e brend­shme të këtyre mjeteve, si dhe kriteret për kri­jimin nga bashk­itë dhe komu­nat të zon­ave të rreg­ul­lu­ara analoge në ter­ri­toret përkatëse dhe ven­dos­jen e sin­jaleve të cak­tu­ara rru­gore, me të cilat duhet të tre­go­het çdo impiant.
8. Me udhëz­im të Min­istrisë së Shën­de­të­sisë janë për­cak­tu­ar karak­ter­is­tikat e lëng­jeve dhe sub­stan­cave kimike që për­doren në tra­j­timin e mbet­jeve organike dhe të ujërave të pas­tra dhe të ndo­tu­ra të derd­hu­ra në impiantet higjieniko-shën­de­të­sore të për­men­dura në pikën 4.

Neni 184
Drej­ti­mi i mjetit nën ndikimin e alkoolit

(Ndryshuar me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Është i ndalu­ar drej­ti­mi i mjeteve në gjend­je të dehur, si paso­jë e për­dorim­it të pijeve alkoo­like.
2. Është i ndalu­ar drej­ti­mi i mjeteve pas për­dorim­it të pijeve alkoo­like dhe nën ndikimin e alkoolit.
3. Cili­do që drej­ton një mjet nën ndikimin e alkoolit, ndëshko­het me gjobë nga pesë mijë deri në pesëm­bëd­hjetë mijë lekë. Pas ver­i­fikim­it të shkel­jes zba­to­het masa admin­is­tra­tive e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it nga gjashtë muaj deri në një vit dhe nga një vit deri në dy vjet, kur sub­jek­ti e përsërit shkel­jen bren­da një viti.
4. Kur shkel­ja e mësipërme, e kry­er në përsërit­je nga drejtue­si i një auto­busi ose nga drejtue­si i një mjeti, masa kom­plet e ngarkesës së të cilit është më e mad­he se 3,5 tonë (ose kom­pleks mjetesh), përveç masave të gjobës, për drejtue­sit e mjeteve të sipërci­tu­ara zba­to­het masa plotë­suese e heq­jes së leje­drej­tim­it sipas pro­ce­du­rave të parashikuara në nenin 215 të këtij Kodi.
5. Kur mjeti nuk mund të drej­to­het nga një njeri tjetër i për­sh­tat­shëm, mund të tërhiqet deri në vendin e treguar nga i intere­suari, ose në ofiçinën më të afërt dhe lihet nën kujdesin e pronar­it ose të admin­is­tra­torit me garancitë nor­male për rua­jt­jen e mjetit.
6. Me qël­lim kon­trol­lin e drejtuesve të mjeteve të parashikuara në pikën 4 të këtij neni, organet e Poli­cisë Rru­gore, për të cilat flitet në nenin 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, duke respek­tu­ar kushtet e pri­vatë­sisë per­son­ale, i ven­dosin drejtue­sit e mjeteve nën kon­trolle kual­i­fikuese nëpër­m­jet aparat­u­rave alkooltestuese.
7. Kur nga ver­i­fikimet kual­i­fikuese, në zba­tim të pikës 6 të këtij neni, rezul­ton për­fundim poz­i­tiv, dhe në të gjitha rastet e aksi­den­teve rru­gore, ose kur ekzis­to­jnë motivet që drejtue­si i mjetit është në gjend­je jonor­male psikofizike, si rezul­tat i ndikim­it të për­dorim­it të pijeve alkoo­like, organet e Poli­cisë Rru­gore, për të cilat flitet në nenin 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, kanë të drejtë të krye­jnë ver­i­fikimet përkatëse, duke bërë shoqërim­in e drejtue­sit të mjetit në zyrën ose komandën më të afërt.
8. Për drejtue­sit e mjeteve të përf­shi­ra në aksi­dente rru­gore, të dëm­tu­ar dhe që u janë nën­shtru­ar ndërhyr­jeve mjekë­sore, ver­i­fiki­mi i nivelit alkoo­lik kry­het detyrim­isht me kërkesë të organ­eve të Poli­cisë Rru­gore, në zba­tim të kërke­save të nen­it 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, nga ana e struk­tu­rave shën­de­të­sore ose atyre të akred­i­tu­ara për këtë qël­lim. Struk­tu­rat shën­de­të­sore u lësho­jnë organ­eve të Poli­cisë Rru­gore ose të Poli­cisë Gjyqë­sore, sipas rastit, cer­ti­fi­ka tën përkatëse, në zba­tim të kushteve të pri­vatë­sisë, për dëm­timet krye­sore të ver­i­fikuara, për për­dorim­in ose jo të alkoolit, si dhe nivelin e alkoolit në gjak.
9. Kur nga ver­i­fikimet e parashikuara në pikat 6 dhe 7 të këtij neni rezul­ton një vlerë, që i kor­re­spon­don një niveli alkoo­lik më shumë se 0,5 gram për litër (g/l), drejtue­si i mjetit kon­sidero­het në gjend­je të dehur dhe i nën­shtro­het sank­sion­eve të parashikuara në pikat 2 dhe 4 të këtij neni.
10. Në rastet e refuz­imeve të ver­i­fikimeve dhe kon­trolleve të parashikuara në pikat 6, 7 dhe 8 të këtij neni, drejtue­si i mjetit ndëshko­het me sank­sionet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, duke për­jash­tu­ar rastin kur fak­ti për­bën vepër penale.
11. Kur nga ver­i­fikimet e parashikuara në pikat 6 dhe 7 të këtij neni rezul­ton një vlerë alkoo­like më e lartë se 1,5 gram për litër (g/l), duke kon­sideru­ar zba­timin e sank­sion­eve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, organet e Poli­cisë Rru­gore mund të kërko­jnë që drejtue­sit e mjeteve t’u nën­shtro­hen viz­itave mjekë­sore për qël­limet e nen­it 117 të këtij Kodi dhe mund të ven­dosin pezul­lim­in me afat të leje­drej­tim­it, pezul­lim i cili shtri­het derisa të rezul­to­jnë poz­i­tivisht kon­trol­let e mëte­jshme mjekë­sore.

 

Neni 185
Drej­ti­mi i mjetit nën ndikimin e lëndëve droguese

(Ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Ndalo­het drej­ti­mi i mjetit nga për­dorue­si i lëndëve droguese ose psikotrope.
2. Në raste aksi­den­tesh ose kur ka arsye të men­do­het se drejtue­si i mjetit ndod­het në gjend­je jonor­male si paso­jë e për­dorim­it të lëndëve droguese ose psikotrope, organet e poli­cisë rru­gore, sipas nen­it 12, pa për­men­dur detyrimet e tjera që parashikon ligji, mund të mar­rin masa për shoqërim­in e men­jëher­shëm të drejtue­sit të mjetit për ver­i­fikimet e rastit pranë shër­bimeve pub­like kom­pe­tente lokale për të droguar­it. Gjend­ja ver­i­fiko­het me mënyrat e për­cak­tu­ara me urd­hëresë të min­istrit të Shën­de­të­sisë, në mar­rëvesh­je me min­istrin e Ren­dit Pub­lik dhe min­istrin e Punëve Pub­like dhe Trans­portit. Kop­ja e anal­izës shën­de­të­sore i trans­me­to­het në kohën e duhur, nën kujdesin e organ­it të poli­cisë që ka kry­er ver­i­fikimet, organ­it që ka lëshuar leje­drej­timin, për mar­rjen e masave sipas kom­pe­ten­cave përkatëse.
3. Organi që ka lëshuar leje­drej­timin, duke u bazuar në cer­ti­fikatat e lëshuara nga organet e treguara në pikën 2, urd­hëron që drejtue­si i mjetit t’i nën­shtro­het viz­itës mjekë­sore për qël­limet e nen­it 117 dhe mund të ven­dosë, në mënyrë paran­daluese, pezul­lim­in e leje­drej­tim­it derisa të rezul­to­jnë poz­i­tivisht kon­trol­let e ushtru­ara në peri­ud­hat kohore të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim.
4. Ndaj për­doruesve të lëndëve narkotike droguese ose psikotrope zba­to­hen dis­poz­i­tat e për­cak­tu­ara, sipas pikave 3, 5 e 10 të nen­it 184 të këtij Kodi.

 

Neni 186
Qarkul­li­mi dhe pushi­mi i mjeteve në shër­bim të invalidëve

1. Për qarkul­lim­in dhe pushimin e mjeteve në shër­bim të invalidëve, entet pronare të rrugës janë të detyru­ara të ndër­to­jnë dhe mirëm­ba­jnë struk­tu­rat përkatëse, si dhe sin­jal­iz­imin e nevo­jshëm për të lejuar e lehtë­suar lëviz­jen e tyre, siç është për­cak­tu­ar në aktet në zba­tim.
2. Sub­jek­tet që kanë të drejtë të shfry­të­zo­jnë struk­tu­rat e për­men­dura në pikën 1, mar­rin autor­iz­imin përkatës nga kryetari i bashk­isë a komunës ku ata bano­jnë, sipas kufiz­imeve dhe for­maliteteve të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim.
3. Mjetet në shër­bim të invalidëve të autor­izuar sipas pikës 2, nuk janë të detyru­ar të respek­to­jnë kufi­jtë e kohës kur pusho­jnë në zonat e parkim­it me kohë të kufizuar.
4. Cili­do që shfry­të­zon struk­tu­rat e për­men­dura në pikën 1, pa autor­iz­imin e për­cak­tu­ar në pikën 2, ose nuk i për­dor siç duhet këto struk­tu­ra, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
5. Cili­do që shfry­të­zon struk­tu­rat e për­men­dura në pikën 1, duke pasur autor­iz­imin përkatës sipas pikës 2, por nuk zba­ton kushtet dhe kufizimet e për­cak­tu­ara në këtë autor­iz­im, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dyqind e pesëd­hjetë deri në një mijë lekë.

 

Neni 187
Mënyra e veprim­it në rast aksi­den­ti

(Shtu­ar para­grafi pas pikës 1 në ligjin nr. 9189, datë 12.2.2004)

(Ndryshuar pika 1 dhe shfuqizuar pikat 3 dhe 9 me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

(Ndryshuar pika 6 dhe 10 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)


1. Për­dorue­si i rrugës, në rast aksi­den­ti, që në një­farë mënyre lid­het me sjell­jen e tij, është i detyru­ar të ndalo­jë dhe t’u japë ndih­mën e nevo­jshme njerëzve të dëm­tu­ar. Për­dorue­si i rrugës është i detyru­ar të njofto­jë shër­bimet e emergjencës mjekë­sore dhe të Poli­cisë Rru­gore.

Kur­si i ndih­mës se shpe­jte mjekë­sore ne rast aksi­den­ti kry­het nga Kryqi i Kuq Shqip­tar ne bashkëpunim me autoshkollen, sipas tar­i­fave te mirat­u­ara nga Min­is­tria e Trans­portit dhe e Teleko­mu­nika­cionit, si dhe Min­is­tria e Shën­de­të­sisë.
2. Njerëz­it e përf­shirë në një aksi­dent duhet të zba­to­jnë të gjitha masat e për­sh­tat­shme për të rua­j­tur sig­ur­inë e qarkul­lim­it dhe të vepro­jnë duke rua­j­tur gjend­jen e ven­dit të aksi­den­tit, si dhe gjur­mët e tij të nevo­jshme për për­cak­timin e përgjegjë­sisë, por gjith­monë duke garan­tu­ar sig­ur­inë e qarkul­lim­it.
3. Shfuqizuar.
4. Aty ku si paso­jë e aksi­den­tit janë shkak­tu­ar vetëm dëme në mate­ri­ale, drejtue­sit e mjetit dhe çdo për­dorues tjetër i rrugës i përf­shirë në aksi­dent, duhet, gjithash­tu, të shman­gin pengimin e qarkul­lim­it, aty ku është e mundur, sipas dis­poz­i­tave të nen­it 159. Punon­jësit e shër­bim­it të poli­cisë rru­gore, në raste të tilla, duhet të bëjnë zhven­dos­jen e men­jëher­shme të çdo pengese për qarkul­lim­in, përveç kry­er­jes me shpe­jtësi të mad­he të vëzhgimeve të mund­shme për të qartë­suar aksi­dentin.
5. Në çdo rast drejtue­sit e mjetit duhet, gjithash­tu, t’i japin emrin dhe adresën, si dhe infor­ma­cione të tjera të nevo­jshme, edhe për qël­lim dëmsh­për­bli­mi, njerëzve të dëm­tu­ar ose, në qoftë se këta nuk janë të pran­ishëm, t’u komu­niko­jnë atyre me mënyra të ndryshme ele­mentet e sipërtreguara.
6. Për cilin­do që, në kushtet e treguara në pikën 1 të këtij neni, nuk zba­ton detyrim­in e ndalim­it në rast aksi­den­ti, vetëm me dëme mate­ri­ale, zba­to­het masa admin­is­tra­tive, me gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë dhe me pezul­lim­in e leje­drej­tim­it nga 6 deri në 12 muaj.
7. Cili­do që, në kushtet e treguara në pikën 1, në rast aksi­den­ti me dëme në njerëz, nuk zba­ton detyrim­in e ndalim­it, dëno­het sipas Kodit Penal. Zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për një peri­ud­hë nga një deri në dy vjet.
8. Cili­do që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zba­ton detyrim­in e dhënies së ndih­mës së nevo­jshm e njerëzve të plago­sur, kur nuk për­bën vepër penale, dëno­het me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
9. Shfuqizuar.
10. Cili­do, që nuk zba­ton dis­poz­i­tat e pikave 2, 4 dhe 5 të këtij neni, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.

 

Neni 188
Sjell­ja e këm­bë­sorëve

1. Këm­bë­sorët duhet të qarkul­lo­jnë në tro­tu­are, bank­i­na, shëti­tore dhe hapësira të tjera të cak­tu­ara për ta. Kur këto mungo­jnë, janë të zëna, të ndër­pre­ra ose të pam­jaftueshme, duhet të qarkul­lo­jnë në buzën e kar­rex­hatës në sens të kundërt me lëviz­jen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të kri­jo­jnë një pengesë sa më të vogël për qarkul­lim­in. Jashtë qen­drave të ban­uara, këm­bë­sorët kanë për detyrë të qarkul­lo­jnë në sens të kundërt me atë të lëviz­jes së mjeteve në kar­rex­ha­ta me dy sense lëviz­je­je dhe në buzën e djathtë në lid­hje me drej­timin e lëviz­jes së mjeteve në rastin e kar­rex­hatave me një sens lëviz­je­je. Këm­bë­sorët që qarkul­lo­jnë në kar­rex­hatat e rrugëve bren­da dhe jashtë qen­drave të ban­uara, pa ndriçim pub­lik, kanë për detyrë të lëvizin në një rresht të vetëm.
2. Këm­bë­sorët, për kapërcimin e kar­rex­hatës, duhet të për­dorin vend­kalimet këm­bë­sore, nënkalimet dhe mbikalimet jashtë qen­drave të ban­uara. Kur këto nuk ekzis­to­jnë, ose janë më shumë se 100 metra larg nga ven­di i kapërcim­it, këm­bë­sorët mund të kapërce­jnë kar­rex­hatën vetëm në drej­timin per­pendiku­lar, me kujdesin e nevo­jshëm për të shman­gur sit­u­a­ta të rrezik­shme për të ose për të tjerët.
3. Është e ndalu­ar për këm­bë­sorët të kapërce­jnë kryqëzimet në mënyrë diag­o­nale dhe, gjithash­tu, ndalo­het kapërci­mi i she­sheve jashtë vend­kalimeve këm­bë­sore, kur ato ekzis­to­jnë.
4. Është e ndalu­ar për këm­bë­sorët të qën­dro­jnë ose të vono­hen në kar­rex­hatë, përveç rasteve kur është e domos­doshme për sig­urim­in e lëviz­jes. Është gjithash­tu i ndalu­ar qën­dri­mi në grup në tro­tu­are, bank­i­na ose pranë vend­kalimeve këm­bë­sore, duke kri­juar pengesë për kalim­in nor­mal të këm­bë­sorëve të tjerë.
5. Këm­bë­sorët që do të kapërce­jnë kar­rex­hatën në një zonë të papa­jisur me vend­kalim këm­bë­sorësh duhet t’u japin për­parës­inë drejtuesve të mjeteve.
6. Është e ndalu­ar për këm­bë­sorët të krye­jnë kapërcime rru­gore, duke kalu­ar për­para auto­busëve, trole­jbusëve dhe tram­va­jeve që kanë ndalu­ar në sta­cione.
7. Mjetet e papa­jisura me motor që për­doren nga fëmi­jët ose nga per­sona invalidë, mund të qarkul­lo­jnë në pjesët e rrugës të cak­tu­ara për këm­bë­sorë.
8. Qarkul­li­mi me anë të pati­nave, kar­ro­cave ose me të tjerë shpe­jtues lëviz­je­je është i ndalu­ar në kar­rex­hatat e rrugëve.
9. Është e ndalu­ar kry­er­ja në kar­rex­hatë e lojërave ose man­i­fes­timeve sportive të paau­tor­izuara. Në hapësir­at e cak­tu­ara për këm­bë­sorë është i ndalu­ar për­dori­mi i kar­ro­cave, pati­nave ose i shpe­jtuesve të tjerë të lëviz­jes që mund të kri­jo­jnë sit­u­a­ta të rrezik­shme për për­dorue­sit e tjerë.

 

Neni 189
Sjell­ja e drejtuesve të mjeteve ndaj këm­bë­sorëve

1. Kur trafiku nuk është i rreg­ul­lu­ar nga poli­ci ose nga semafori, drejtue­sit e mjeteve duhet t’i japin për­parësi, duke ngadalë­suar dhe, kur është e nevo­jshme, duke ndalu­ar, këm­bë­sorëve që kalo­jnë në vend­kalimet këm­bë­sore. Drejtue­sit e mjeteve që kthe­hen për t’u futur në një rrugë tjetër, në hyr­jen e së cilës gjen­det një vend­kalim këm­bë­sorësh, duhet t’u japin për­parësi, duke ngadalë­suar dhe, kur është e nevo­jshme, duke ndalu­ar, këm­bë­sorëve që kalo­jnë në vend­kapercimet këm­bë­sore, kur atyre nuk u është ndalu­ar kali­mi.
2. Në rrugë të papa­jisura me vend­kalime këm­bë­sorësh drejtue­sit e mjeteve duhet t’i lejo­jnë këm­bë­sorit, që ka fil­lu­ar kapërcimin e kar­rex­hatës, të arri­jë i sig­urt në anën tjetër.
3. Drejtue­sit e mjeteve duhet të ndalo­jnë, kur një per­son invalid me aftësi lëviz­je­je të kufizuara ose që lëviz me kar­rocë invalidësh, ose i pajisur me shkop të bard­hë, ose i shoqëru­ar me një qen drejtues, ose sido­qoftë i dal­lueshëm në një­farë mënyre, kapërcen kar­rex­hatën, ose ka ndër­mend ta kapërce­jë, dhe duhet të shman­gin sit­u­a­ta të rrezik­shme që mund të shkak­to­hen nga veprime të gabuara a të ngath­ë­ta të fëmi­jëve dhe të të moshuarve.
4. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e nen­eve 188 dhe 189, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

 

Neni 190
Detyrimet kun­drejt funk­sion­arëve, ofi­cerëve dhe policëve

1. Të gjithë ata që qarkul­lo­jnë në rrugë, janë të detyru­ar të ndalo­jnë, kur kjo kërko­het nga funk­sion­arë, ofi­cerë dhe policë, të cilëve i takon kry­er­ja e shër­bimeve të poli­cisë rru­gore, kur janë me uni­for­më ose të pajisur me doku­mentin e cak­tu­ar dal­lues.
2. Drejtue­sit e mjeteve janë të detyru­ar të paraqesin pa lëvizur nga mjeti, me kërkesën e funk­sion­arëve, ofi­cerëve dhe policëve të treguar në pikën 1, doku­mentin e qarkul­lim­it, leje­drej­timin dhe çdo doku­ment tjetër që, sipas nor­mave të qarkul­lim­it rru­gor, duhet të kenë me vete.
3. Funk­sion­arët, ofi­cerët dhe policët të për­men­dur në pikat e mësipërme, mund:
— të krye­jnë ko ntrol­lin e mjetit për ver­i­fikimin e zba­timin e nor­mave në lid­hje me karak­ter­is­tikat dhe pajis­jen e këtyre mjeteve;
— të urd­hëro­jnë drejtuesin e mjetit që të mos e vazh­do­jë udhë­timin, kur sis­temet e sin­jal­izim­it pamor dhe të ndriçim­it ose gomat paraqesin defek­te a par­reg­ull­si të tilla që mund të kri­jo­jnë rrezik të madh për sig­ur­inë e tij dhe të të tjerëve, duke pasur parasysh edhe kushtet atmos­ferike ose kushtet e rrugës;
— të urd­hëro­jnë drejtue­sit e mjeteve të ndalo­jnë ose të vazh­do­jnë udhë­timin, duke treguar kujdes të veçan­të që të mos dëm­to­jnë rrugën.
4. Organet e Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik dhe të poli­cisë ushtarake mund, për kon­trol­let e nevo­jshme për kry­er­jen e shër­bim­it të tyre, të for­mo­jnë post­bllo­qe dhe, në një rast të tillë, të për­dorin mjete të afta për të sig­u­ru­ar pa rrezik aksi­den­tesh fren­imin grad­ual të mjeteve që nuk ndalo­jnë, me gjithë urdhrin e dhënë me sin­jale të cak­tu­ara. Karak­ter­is­tikat e këtyre mjeteve, si dhe kushtet dhe mënyrat e për­dorim­it të tyre, për­cak­to­hen me udhëz­ime të Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik dhe Min­istrisë së Mbro­jt­jes.
5. Drejtue­sit e mjeteve duhet t’u binden sin­jal­iz­imeve që per­son­eli ushtarak, edhe i pashoqëru­ar nga per­son­eli i poli­cisë rru­gore, i treguar në nenin 12, pika 1, jep për të lejuar lëviz­jen e kolonës ushtarake.
6. Cili­do që shkel detyrimet sipas pikave 1, 2, 3 dhe 5 ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga një mijë deri katër mijë lekë, si dhe me masën plotë­suese të pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për 6 muaj.
7. Cili­do që shkel dis­poz­i­tat e pikës 4, kur nuk për­bën vepër penale, dëno­het me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe me masën plotë­suese të pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për 1 vit.

 

Neni 191
Detyri­mi i sig­urim­it për përgjegjësi civile

1. Mjetet me motor që nuk lëvizin mbi shi­na, duke përf­shirë edhe trole­jbusët e rimorkiot, nuk mund të qarkul­lo­jnë në rrugë dhe vende pub­like, pa qenë të sig­u­ru­ara sipas nor­mave të dis­poz­i­tave në fuqi për përgjegjës­inë civile ndaj të tretëve.
2. Cili­do që qarkul­lon pa qenë i sig­u­ru­ar, ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

KAPITULLI 6
SHKELJET E PARASHIKUARA NGA KY KOD DHE SANKSIONET PËRKATËSE

KREU 1
SHKELJET ADMINISTRATIVE DHE SANKSIONET PËRKATËSE

PJESA I
SHKELJET ADMINISTRATIVE QË NDËSHKOHEN ME MASA
ADMINISTRATIVE ME GJOBË DHE ZBATIMI I KËTYRE TË FUNDIT

 

Neni 192
Dis­pozi­ta të karak­ter­it të përgjithshëm

Në të gjitha rastet në të cilat ky kod parashikon që një shkel­je e cak­tu­ar ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë, zba­to­hen dis­poz­i­tat e përgjithshme të ligjit për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive, duke për­jash­tu­ar ndryshimet dhe shmang­i­et të parashikuara nga nor­mat e këtij kreu.

 

Neni 193
Për­dori­mi i masave admin­is­tra­tive me gjobë

1. Masa admin­is­tra­tive me gjobë kon­sis­ton në pagesën e një shume parash ndër­m­jet një kufiri min­i­mal dhe një kufiri mak­si­mal të për­cak­tu­ar për çdo nor­më, gjith­monë bren­da kufir­it të përgjithshëm min­i­mal me dyqind e pesëd­hjetë lekë dhe kufir­it të përgjithshëm mak­si­mal me dyqind mijë lekë. Ky kufi i përgjithshëm mak­si­mal mund të kalo­het vetëm kur bëhet fjalë për masa pro­por­cionale, ose për shumë shkel­je sipas nen­it 196, ose në rastet e rishikim­it sipas pikës 3.
2. Në ven­dos­jen e masës admin­is­tra­tive me gjobë të për­cak­tu­ar nga ky kod, ndër­m­jet një kufiri min­i­mal dhe një kufiri mak­si­mal i kush­to­het vëmend­je rëndë­sisë së shkel­jes, punës së kry­er nga per­soni për mën­ja­n­imin ose zbut­jen e paso­jave të shkel­jes, si dhe per­son­alitetit dhe kushteve të tij ekonomike.
3. Vlera e masave admin­is­tra­tive me gjobë rishiko­het çdo dy vjet në shkallë të njëjtë për gjithë ndryshimin e ver­i­fikuar nga ISTAT, me koe­fi­ci­entin e çmimeve të kon­sum­it për famil­jet (mesa­tar­ja kom­bëtare) e ver­i­fikuar në dy vjetët paraard­hës. Për këtë qël­lim, bren­da datës 1 dhje­tor të çdo dyv­jeçari, Min­is­tria e Finan­cave, në bashkëpunim me Min­istrinë e Punëve Pub­like dhe Trans­portit, cak­ton, duke ndjekur kriteret e mësipërme, kufi­jtë e rinj të masave admin­is­tra­tive me gjobë që zba­to­hen nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kufij të tillë mund të jenë ata mak­si­malë të treguar në pikën 1.

 

Neni 194
Pari­mi i sol­i­daritetit

1. Për shkel­jet e dënueshme me masa admin­is­tra­tive me gjobë, pronari i mjetit, ose në vend të tij për­dorue­si, blerësi me mar­rëvesh­je për kthimin e mjetit kur nuk paguhen këstet ose për­dorue­si me qira, është i detyru­ar, sol­i­dar­isht me autorin e shkel­jes, të pagua­jë shumën, për të cilën këta janë të detyru­ar, në qoftë se nuk provon që qarkul­li­mi i mjetit ka ndod­hur kundër vull­netit të tij. Në rastin sipas nen­it 83 përgjig­jet sol­i­dar­isht qira­mar­rësi.
2. Nëse shkel­ja është kry­er nga per­sona të aftë për të kup­tuar, por që janë nën autoritetin, drej­timin ose mbikëqyr­jen e tjetërku­jt, per­soni i veshur me autoritet ose i ngarkuar me drej­timin a mbikëqyr­jen është i detyru­ar, sol­i­dar­isht me autorin e shkel­jes, të pagua­jë shumën që ai dety­ro­het, përveçse kur provon që nuk ka mundur të ndalo­jë kry­er­jen e aktit.
3. Në qoftë se shkel­ja kryh et nga për­faqë­sue­si ose nga varësi i një per­soni juridik ose i një enti a shoqate pa per­son­alitet juridik, ose sido­qoftë nga një sipër­mar­rës në ushtrim­in e detyrave a funk­sion­eve të tij, per­soni juridik, enti ose shoqa­ta a sipër­mar­rësi është i detyru­ar, sol­i­dar­isht me autorin e shkel­jes, të pagua­jë shumën që ky dety­ro­het.
4. Në rastet sipas pikave 1, 2 dhe 3, ai që ka derd­hur shumën e për­cak­tu­ar për shkel­jen, ka të drejtën e kthim­it të plotë të saj nga ana e autorit të shkel­jes.

 

Neni 195
Pjesë­mar­r­ja e disa njerëzve në shkel­je admin­is­tra­tive

Kur shumë per­sona mar­rin pjesë në një shkel­je, për të cilën është ven­do­sur një masë admin­is­tra­tive me gjobë, secili prej tyre i nën­shtro­het masës së parashikuar për këtë shkel­je, përveçse kur ligji ven­dos ndryshe.

 

Neni 196
Shkel­jet e disa nor­mave që parashiko­jnë masa admin­is­tra­tive me gjobë

1. Përveçse kur për­cak­to­het ndryshe në ligj, ai që me një veprim ose mosz­ba­tim shkel disa dis­pozi­ta që parashiko­jnë masa admin­is­tra­tive me gjobë, ose kryen shumë shkel­je të së njëjtës dis­poz­itë, i nën­shtro­het masës së parashikuar për shkel­jen më të rëndë të rrit­ur deri në tri herë.
2. Duke shfuqizuar përm­ba­jt­jen e pikës 1, në zonat këm­bë­sore urbane dhe në zonat me trafik të kufizuar, shkelësi i ndal­imeve të hyr­jes dhe i detyrimeve dhe ndal­imeve a kufiz­imeve të tjera të veçan­ta i nën­shtro­het masave të parashikuara për çdo shkel­je të veçan­të.


Neni 197
Moskali­mi i gjobës te trashëgim­tarët

Detyri­mi i pagesës për masat admin­is­tra­tive me gjobë nuk i trans­me­to­het trashëgim­tarëve.

Neni 198
Për­cak­ti­mi dhe ver­bal­iz­i­mi i shkel­jeve

(Shtu­ar pika 5 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)


1. Shkel­ja, kur është i mundur për­cak­ti­mi i përgjegjë­sisë, duhet t’i ngarko­het men­jëherë si shkelësit, ash­tu edhe per­son­it që është i detyru­ar sol­i­dar­isht të pagua­jë shumën e duhur.
2. Për për­cak­timin e shkel­jes duhet të har­to­het pro­cesver­bali që përf­shin edhe deklaratat që të intere­suar­it kërko­jnë të shkruhen. Në rreg­ul­lore tre­go­het mod­eli përkatës.
3. Një kop­je e pro­cesver­balit duhet t’i jepet shkelësit dhe, kur është i pran­ishëm, per­son­it sol­i­dar të detyru­ar.
4. Një kop­je e pro­cesver­balit dorë­zo­het men­jëherë në zyrën ose komandën, nga e cila varet agjen­ti ver­i­fikues.

5. Në rastet kur për­cak­ti­mi i shkel­jes bëhet me pajis­je elek­tron­ike dhe automatike dix­hitale në akset rru­gore ku janë ven­do­sur tabela sin­jal­izuese, në pro­cesver­balin e kon­sta­tim­it të shkel­jes pasqy­ro­het argu­men­ti­mi i shkel­jes. Në aktet në zba­tim për­cak­to­het mod­eli i pro­cesver­balit dhe pro­ce­du­rat përkatëse të plotësim­it. Për njof­timin e shkel­jes në këto raste zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­it 199 të këtij Kodi.

Neni 199
Njof­ti­mi i shkel­jeve

1. Kur nuk mund të për­cak­to­het men­jëherë autori i shkel­jes, pro­cesver­bali me të dhë­nat e sak­ta dhe të deta­juara të shkel­jes dhe me tregimin e motiveve që kanë bërë të pamundur për­cak­timin e men­jëher­shëm, duhet, bren­da 30 ditëve nga ver­i­fiki­mi i shkel­jes, t’i njofto­het shkelësit përkatës ose, kur ky nuk është iden­ti­fikuar dhe bëhet fjalë për shkel­je të kry­er nga drejtue­si i një mjeti me motor, i pajisur me targë njo­hje­je, njërit prej sub­jek­teve të treguara në nenin 194, që rezul­ton nga regjis­trat përkatës në datën e ver­i­fikim­it. Kur bëhet fjalë për cik­lo­mo­torin njof­ti­mi duhet t’i bëhet sub­jek­tit përgjegjës të qarkul­lim­it sipas nen­it 96, pika 1, shkro­n­ja “b”. Kur shkelësi ose një tjetër nga sub­jek­tet e treguara iden­ti­fiko­het më vonë, njof­ti­mi mund t’u bëhet atyre bren­da 30 ditëve nga iden­ti­fiki­mi.
2. Për banue­sit jashtë ven­dit njof­ti­mi duhet të kry­het bren­da 360 ditëve nga ver­i­fiki­mi i shkel­jes. Kur ban­i­mi ose vend­ba­n­i­mi i sub­jek­tit, të cilit duhet t’i bëhet njof­ti­mi, nuk nji­hen, ky njof­tim nuk është i detyrueshëm t’i bëhet këtij sub­jek­ti dhe i bëhet sub­jek­teve të tjera sipas pikës 1.
3. Njof­ti­mi bëhet nëpër­m­jet organ­eve të treguara në nenin 12, ose nga kor­ri­erët komu­nalë, me mënyrat e parashikuara nga Kodi i Pro­ce­durës Civile, apo nëpër­m­jet postës, sipas nor­mave për njof­timet nëpër­m­jet shër­bim­it postar. Sido­qoftë njof­timet quhen të kry­era me kor­rek­tësi kur bëhen në rezi­dencën ose vend­ba­n­imin e sub­jek­tit, që rezul­ton nga leje­qarkul­li­mi ose nga arkivi kom­bë­tar i mjeteve apo nga leje­drej­ti­mi i drejtue­sit të mjetit.
4. Shpen­zimet e ver­i­fikim­it dhe të njof­tim­it i ngarko­hen per­son­it që është i detyru­ar të pagua­jë gjobën admin­is­tra­tive.
5. Sub­jek­ti, njof­ti­mi i të cilit nuk kry­het bren­da peri­ud­hës kohore të për­cak­tu­ar, nuk është më i detyru­ar të pagua­jë gjobën admin­is­tra­tive.

 

Neni 200
Masa e gjobës në vend

Masa e gjobës në vend për kundër­va­jt­jet e parashikuara në nenet e këtij Kodi jepet nga agjen­ti ver­i­fikues me një shumë deri në pesë mijë lekë.

 

Neni 201
Shqyr­ti­mi i kundër­va­jt­jes tek organi admin­is­tra­tiv

Kundër­va­jt­jet sipas këtij Kodi shqyr­to­hen sipas rastit (me për­jash­tim të rasteve të nen­it 200) nga organi admin­is­tra­tiv shtetëror, në ter­ri­torin e të cilit është efek­tiv agjen­ti ver­i­fikues, i cili merr vendimin përkatës.

Neni 202
Ankim tek organet gjyqë­sore

(Shfuqizuar fjalë me vendimin nr. 12, datë 14.4.2010)

Kundër vendim­it të dënim­it sipas nen­it 201 nga organi admin­is­tra­tiv shtetëror mund të bëhet ankim bren­da 5 ditëve nga dita e shpall­jes në gjykatën e rrethit ku është kry­er kundër­va­jt­ja.

 

Neni 203
Vjel­ja e gjobave admin­is­tra­tive

(Shtu­ar fjalë në pikën 1 me me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)


1. Të ard­hu­rat nga masat admin­is­tra­tive me gjobë për shkel­jet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundër­va­jtësi bren­da 5 ditëve nga dita që vendi­mi ka mar­rë for­mën e pre­rë me për­jash­tim të rasteve kur ky Kod parashikon gjobë në vend. Pas kalim­it të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet 2 për qind kamatë deri në një muaj. Kur gjo­ba nuk paguhet ose nuk nxir­ret dot nga të ard­hu­rat e shkelësit, për rastet e drejtue­sit të mjetit me motor, bëhet ndal­i­mi i mjetit deri në tre muaj dhe pas këtij afati bëhet shit­ja e mjetit me ankand, duke i dhënë difer­encën në lekë shkelësit.
2. Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkë­ti­mi i vlerës së gjobës nga kundër­va­jtësi bëhet bren­da 5 ditëve nga dita që vendi­mi ka mar­rë for­më të pre­rë, gjo­ba ulet me 20 për qind të vlerës.
3. Të ard­hu­rat nga gjo­bat për shkel­jet e parashikuara nga ky kod i kalo­jnë në masën 60 për qind organ­it që ka ver­i­fikuar shkel­jen. Këto të ard­hu­ra do të për­doren për për­mirësimin e shër­bim­it në zba­tim të këtij Kodi, kurse 40 për qind i kalo­jnë shtetit. Kali­mi i të ard­hu­rave në bux­het bëhet sa herë që derd­hen para në bankë, duke respek­tu­ar raportin e lart­për­men­dur.

Neni 204
Parashkri­mi

(Ndryshuar me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)


Parashkri­mi i së drejtës për vjel­jen e shu­mave të detyru­ara nga masat admin­is­tra­tive me gjobë, për shkel­jet e parashikuara nga ky Kod, rreg­ul­lo­het me ligjin nr. 10 279 datë 20.5.2010 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”.

 

Neni 205
Mjete rru­gore të regjistru­ara jashtë shtetit ose të pajisura me targë për të hua­jt

1. Kur me një mjet të regjistru­ar jashtë shtetit ose të pajisur me targë për të hua­jt shkelet një dis­poz­itë e këtij Kodi, e cila ndëshko­het me masë admin­is­tra­tive me gjobë, shkelësi lejo­het të krye­jë men­jëherë, në duart e agjen­tit ver­i­fikues, pagesën. Agjen­ti i trans­me­ton komandës ose zyrës së tij pro­cesver­balin dhe shumën e vjelur dhe i jep faturën shkelësit, duke shënuar pagesën në kop­jen e pro­cesver­balit që ia dorë­zon shkelësit në fjalë.
2. Kur shkelësi nuk kryen, për çfarë­dol­loj motivi, pagesën në duart e agjen­tit ver­i­fikues, ose kur shkel­ja dëno­het edhe me një masë admin­is­tra­tive plotë­suese, ai duhet t’i derd­hë agjen­tit ver­i­fikues, si garan­ci, një shumë të barabartë me gjys­mën e mak­si­mu­mit të masës admin­is­tra­tive me gjobë të parashikuar për shkel­jen. Në vend të derd­hjes së garan­cisë së mësipërme, shkelësi mund të dorë­zo­jë doku­mentin e cak­tu­ar të dorëzanisë që garan­ton pagesën e shumës së duhur. Për derd­hjen e garan­cisë, ose për dorëz­imin e doku­men­tit të cak­tu­ar të dorëzanisë, bëhet shën­im në pro­cesver­balin e ngarkim­it të shkel­jes. Si njëri ash­tu edhe tjetri dorë­zo­hen në komandën ose zyrën, nga e cila varet ver­i­fikue­si.
3. Në mungesë të derd­hjes së shumës për garan­ci ose të paraqit­jes së doku­men­tit garantues sipas pikës 2, bëhet tërhe­q­ja e men­jëher­shme e leje­drej­tim­it nga agjen­ti ver­i­fikues.

PJESA II
MASA ADMINISTRATIVE PLOTËSUESE TË MASAVE
ADMINISTRATIVE ME GJOBË

 

Neni 206
Masa admin­is­tra­tive plotë­suese
të masave admin­is­tra­tive me gjobë në përgjithësi



1. Kur me nor­mat e këtij Kodi ven­doset që një masë admin­is­tra­tive me gjobë të paso­het nga një masë plotë­suese pa gjobë, kjo e fun­dit zba­to­het sipas nor­mave në vijim
2. Masat admin­is­tra­tive plotë­suese pa gjobë të parashikuara në këtë Kod nda­hen në:
a) masa në lid­hje me detyrimet për kry­er­jen e një veprim­tarie të cak­tu­ar, ose për
pezul­lim­in a ndal­im­in e një veprim­tarie të cak­tu­ar;
b) masa që kanë të bëjnë me mjetin;
c) masa që kanë të bëjnë me doku­mentet e qarkul­lim­it dhe leje­drej­timin;
3. Kur është parashikuar zba­ti­mi i masës plotë­suese të kon­fiskim­it të mjetit, pro­cesver­bali i ngarkim­it të shkel­jes duhet t’i trans­me­to­het bren­da 10 ditëve organ­it admin­is­tra­tiv, nga i cili varet agjen­ti ver­i­fikues.
4. Me patrans­metuesh­mërinë e detyrim­it të pagesës për masën admin­is­tra­tive me gjobë lid­het edhe patrans­metuesh­mëria e çfarë­do detyri­mi tjetër që lid­het me masën plotë­suese. Me vdek­jen e per­son­it të ngarkuar me gjobë ndër­pritet çdo pro­ce­durë për ekzeku­timin e saj. Në qoftë se i është sekuestru­ar mjeti ose tërhe­qur leje­qarkul­li­mi ose leje­drej­ti­mi, organi kom­pe­tent bën kthimin e men­jëher­shëm të mjetit trashëgim­tarëve.

 

Neni 207
Masë plotë­suese për detyrim­in e riven­dos­jes së gjend­jes së ven­dit
ose heq­jes së veprës abuzive

1. Kur me nor­mat e këtij Kodi ven­doset që një shkel­je të paso­het me masën plotë­suese me detyrim­in e riven­dos­jes së gjend­jes së ven­dit, ose me detyrim­in e heq­jes së veprave abuzive, agjen­ti ver­i­fikues bën shën­imin në pro­cesver­balin e ngarkim­it që për­pi­lo­het sipas nen­it 198 ose, në mungesë, në njof­timin e për­cak­tu­ar në nenin 199. Pro­cesver­bali i har­tu­ar në këtë mënyrë për­bën tit­ull edhe për zba­timin e masës plotë­suese.
2. Anki­mi tek organi admin­is­tra­tiv nga i cili varet agjen­ti ver­i­fikues, kundër masës admin­is­tra­tive me gjobë shtri­het edhe për masën plotë­suese. Zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­it 201. Në rastin kur nuk bëhet anki­mi, zyra ose koman­da, nga e cila varet agjen­ti ver­i­fikues, i trans­me­ton kop­jen e pro­cesver­balit organ­it admin­is­tra­tiv për shpall­jen e urd­hëresës sipas pikës 3, bren­da 5 ditëve nga data e skadim­it të afatit të ankim­it.
3. Organi admin­is­tra­tiv, në urd­hëresën kun­drejt shkelësit për pagesën e gjobës, e urd­hëron, gjithash­tu, të përm­bushë detyrim­in për riven­dos­jen e gjend­jes së ven­dit ose heq­jen e veprave abuzive, në afatin e cak­tu­ar që va ret nga llo­ji i punëve që duhen kry­er dhe gjend­ja e vendeve. Urd­hëre­sa për­bën tit­ull ekzeku­tiv. Në rastin kur nuk bëhet ankim, urd­hëre­sa e mësipërme shpal­let nga organi admin­is­tra­tiv bren­da 5 ditëve nga mar­r­ja e komu­nikim­it të zyrës ose komandës sipas pikës 2. Kry­er­ja e punimeve bëhet nën kon­trol­lin e entit pronar ose kon­ce­sion­er të rrugës. Pasi kryen punimet, enti pronar i rrugës lajmëron men­jëherë organin admin­is­tra­tiv, i cili shpall urd­hëresën për ndër­pre­rjen e pro­ce­durës për përm­bush­jen e masës plotë­suese. Urd­hëre­sa u komu­niko­het shkelësit dhe entit pronar të rrugës.
4. Aty ku shkelësi nuk kryen në afat punimet, për të cilat është i detyru­ar, organi admin­is­tra­tiv, pasi njofto­het nga enti pronar ose kon­ce­sion­er i rrugës, i jep të drejtën këtij të fun­dit të krye­jë punimet e mësipërme. Pas kry­er­jes së punimeve, enti pronar trans­me­ton faturën e shpen­z­imeve të kry­era dhe organi admin­is­tra­tiv shpall urdhrin për pagesë. Kjo urd­hëresë për­bën tit­ull ekzeku­tiv sipas ligjit.
5. Në rast se organi admin­is­tra­tiv nuk e quan të bazuar ver­i­fikimin, urd­hëre­sa për arkivim shtri­het edhe për masën plotë­suese.
6. Anki­mi sipas nen­it 202 shtri­het edhe për masën plotë­suese.

 

Neni 208
Masa plotë­suese me detyrim­in e pezul­lim­it
të një vepri­mi të cak­tu­ar

1. Në rastin kur nor­mat e këtij Kodi ven­dosin që një shkel­je të ndëshko­het me masën plotë­suese me detyrim­in e pezul­lim­it ose ndër­pre­rjes së një veprim­tarie të cak­tu­ar, agjen­ti ver­i­fikues bën shën­imin në pro­cesver­balin e ngarkim­it që për­pi­lo­het sipas nen­it 198, ose në njof­timin që kry­het sipas nen­it 199. Pro­cesver­bali i har­tu­ar në këtë mënyrë për­bën tit­ull edhe për zba­timin e masës plotë­suese. Kjo masë, kur qarkul­li­mi e kërkon, duhet të zba­to­het men­jëherë, përndryshe fil­li­mi i ekzeku­tim­it bëhet bren­da 5 ditëve nga pro­cesver­bali ose nga njof­ti­mi i tij. Ekzeku­ti­mi bëhet nën kon­trol­lin e zyrës ose komandës, nga e cila varet agjen­ti ver­i­fikues.
2. Anki­mi tek organi admin­is­tra­tiv nga i cili varet agjen­ti ver­i­fikues, kundër masës admin­is­tra­tive me gjobë shtri­het edhe për masën plotë­suese. Zba­to­hen dis­poz­i­tat e nen­it 201. Kur organi admin­is­tra­tiv hedh poshtë ankimin, urd­hëron edhe zba­timin e masës plotë­suese. Kur përkun­drazi e quan të pabazuar ver­i­fikimin, urdhri për arkivim shtri­het edhe për masën plotë­suese.
3. Anki­mi i parashikuar në nenin 202 shtri­het edhe për masën plotë­suese.
4. Kur shkelësi nuk përm­bush detyrim­in e tij sipas mënyrës dhe afatit të për­cak­tu­ar në pikën 1, zyra ose koman­da e sipër­për­men­dur bën denoncimin e shkelësit për krim­in sipas Kodit Penal dhe duke bërë lajmërim­in para­prak të shkelësit në fjalë, merr masa, me agjen­tët ose organet e saj, për ekzeku­timin me for­cë të detyrim­it. Për një ekzeku­tim të tillë har­to­het pro­cesver­bali, që duhet t’u komu­niko­het organ­it admin­is­tra­tiv dhe shkelësit. Shpen­zimet e mund­shme për ekzeku­timin me for­cë i ngarko­hen shkelësit dhe për këtë merr masa organi admin­is­tra­tiv me nxjer­rjen e një urd­hërese sht­esë që për­bën tit­ull ekzeku­tiv.
5. Kur bëhet fjalë për një veprim­tari të vazh­dueshme që u nën­shtro­het kushteve të cak­tu­ara të këtij Kodi, shkelësi mundet që më vonë t’i plotë­so­jë kushtet e mësipërme; në një rast të tillë ai paraqet një kërkesë në zyrën ose komandën të për­men­dur në pikën 1 dhe kjo, pasi bën ver­i­fikimin për plotësimin e kushteve, lejon që veprim­taria e ndër­pre­rë të rifil­lo­jë. Për këtë i komu­niko­het organ­it admin­is­tra­tiv.

 

Neni 209
Masa paran­daluese e sekuestrim­it dhe masa plotë­suese e kon­fiskim­it admin­is­tra­tive

(Zëvendë­suar fjalë në pikën 1 me me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

(Ndryshuar pika 2 dhe shtu­ar fjalë në pikën 4 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Në rastet kur ky Kod parashikon masën plotë­suese të kon­fiskim­it admin­is­tra­tiv, organi dhe struk­tu­ra e për­men­dur në nenin 12 që ver­i­fikon shkel­jen, bën sekuestrim­in e mjetit ose sendeve a objek­teve të tjera që janë objekt i shkel­jes, duke e shënuar këtë në pro­cesver­balin e ngarkim­it të shkel­jes.
2. Organi i poli­cisë, që vepron për sekuestrim­in, bën lëviz­jen e mjetit dhe e ven­dos atë në rua­jt­je pranë degëve të Rez­er­vave Mate­ri­ale të Shtetit. Për këtë bëhet shën­i­mi në pro­cesver­balin e ngarkim­it të shkel­jes.
3. Në kundër­sh­tim me masën e sekuestrim­it lejo­het anki­mi tek organi admin­is­tra­tiv, nga i cili varet agjen­ti ver­i­fikues, sipas nen­it 201. Në rast të hed­hjes poshtë të ankesës, sekuestri­mi kon­fir­mo­het. Nëse ver­i­fiki­mi i shkel­jes quhet i pabazuar, urd­hëre­sa për arkivim përf­shin edhe masën paran­daluese dhe sjell heq­jen e sekuestrim­it për mjetin.
4. Kur kanë kalu­ar 5 ditë nga mospra­n­i­mi i ankesës nga organi admin­is­tra­tiv i për­men­dur në pikën 3 ose nga skadi­mi i afatit për ankesë tek organi admin­is­tra­tiv, kur kjo nuk është paraqi­tur, ose nga skadi­mi i peri­ud­hës së cak­tu­ar të sekuestrim­it, kur nuk është paraqi­tur kërke­sa për heq­jen e sekuestrim­it, mjeti mund të shitet nga struk­tu­rat e Rez­er­vave Mate­ri­ale të Shtetit sipas mënyrave të parashikuara në aktet në zba­tim. Çmi­mi i shit­jes shër­ben për pagesën e gjobës, kur kjo nuk është bërë, si dhe të shpen­z­imeve të trans­portit e të rua­jt­jes së mjetit. Mbet­ja e mund­shme i kthe­het atij që i takon. Për objek­tet e tjera të sekuestru­ara, në vend të shit­jes nga struk­tu­rat e Rez­er­vave Mate­ri­ale të Shtetit, bëhet shkatër­ri­mi.
5. Masa e për­cak­tu­ar në pikë n 1 nuk zba­to­het kur mjeti u takon per­son­ave që nuk kanë lid­hje me shkel­jet admin­is­tra­tive. Kur nga ver­i­fiki­mi i çësht­jes del që mjeti është pronë e per­son­ave që nuk kanë lid­hje me shkel­jen admin­is­tra­tive, masa e sekuestrim­it nuk zba­to­het.
6. Masa, me të cilën ven­doset kon­fiski­mi i mjetit, komu­niko­het nga organi admin­is­tra­tiv për të bërë shënimet në regjis­trat përkatës.

 

Neni 210
Ndal­i­mi admin­is­tra­tiv i mjetit

(Ndryshuar pikat 1 dhe 7 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Në rastet kur ky Kod parashikon masën plotë­suese të ndalim­it admin­is­tra­tiv të mjetit, të parashikuar në nenin 178 pika 1 shkro­n­ja “a”, nenin 203 dhe nenin 212 për tërhe­q­jen e targës, të këtij Kodi, organi i poli­cisë që ver­i­fikon shkel­jen, merr masa për ta ndër­pre­rë qarkul­lim­in dhe për ta depoz­i­tu­ar mjetin në vendin e cak­tu­ar të rua­jt­jes, sipas mënyrave të parashikuara nga aktet në zba­tim të këtij Kodi. Për këtë bëhet shën­i­mi në pro­cesver­balin e ngarkim­it të shkel­jes.
2. Mjeti i kthe­het zotërue­sit ose, kur shkel­ja kry­het nga per­sona që nuk kanë arrit­ur moshën mad­hore, prindërve a per­son­ave mad­horë të deleguar në mënyrë të posaçme, pas pagesës para­prake të shpen­z­imeve të trans­portit e të rua­jt­jes.
3. Për kthimin e mjetit har­to­het pro­cesver­bali, një kop­je e të cilit i jepet të intere­suar­it.
4. Kundër masës së ndalim­it admin­is­tra­tiv të mjetit lejo­het anki­mi tek organi admin­is­tra­tiv sipas nor­mave të nen­it 201.
5. Kur anke­sa pra­nohet dhe ver­i­fiki­mi i shkel­jes deklaro­het i pabazuar, urdhri shfuqi­zon masën admin­is­tra­tive plotë­suese dhe urd­hëron kthimin e mjetit nga organi i poli­cisë i treguar në pikën 1.
6. Kur është paraqi­tur anke­sa sipas nen­it 202, kthi­mi nuk mund të kry­het për­para vendim­it të autoritetit gjyqë­sor që hedh poshtë masën e mar­rë.
7. Në të gjitha rastet e tjera, kur ky Kod parashikon masën plotë­suese të ndalim­it admin­is­tra­tiv të mjetit, organi i poli­cisë që ver­i­fikon shkel­jen, tërheq lejen e qarkul­lim­it dhe vepron sipas kritereve të për­cak­tu­ara në nenin 212 të këtij Kodi.

 

Neni 211
Masa plotë­suese e heq­jes ose bllokim­it të mjetit

(Zëvendë­suar fjalë në pikën 3  me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)

(Shtu­ar fjalë në pikën 4 me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

1. Kur sipas këtij Kodi parashiko­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e heq­jes së mjetit, kjo kry­het nga organet e poli­cisë që ver­i­fiko­jnë shkel­jen, të cilat mar­rin masa që mjeti, sipas nor­mave të rreg­ul­lores së ekzeku­tim­it, të trans­porto­het dhe ruhet në vende të për­sh­tat­shme. Zba­ti­mi i masës plotë­suese tre­go­het në pro­cesver­balin e ngarkim­it të shkel­jes të njof­tu­ar në afatet e për­cak­tu­ara në nenin 199.
2. Mjetet e hequra sipas pikës 1 i kthe­hen pronar­it, pas pagim­it të shpen­z­imeve të ndërhyr­jes, heq­jes dhe rua­jt­jes, me mënyrat e parashikuara nga aktet në zba­tim.
3. Në rastet kur lejo­het blloki­mi i mjeteve, kjo ven­doset nga organet dhe struk­tu­rat e për­men­dura në nenin 12 që ver­i­fiko­jnë shkel­jen, sipas mënyrave të për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim. Për bllokimin bëhet shën­i­mi në pro­cesver­balin e ngarkim­it të shkel­jes të njof­tu­ar sipas nor­mave të nen­it 199. Heq­ja e bllokim­it kry­het me kërkesë të pronar­it, pas pagim­it të shpen­z­imeve të ndërhyr­jes, bllokim­it dhe heq­jes së bllokim­it, sipas mënyrave të për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim.
4. Me kalim­in e 5 ditëve nga njof­ti­mi i pro­cesver­balit që përm­ban ngarkimin e shkel­jes dhe shën­imin e kry­er­jes së heq­jes ose bllokim­it të mjetit, gjatë të cilave pronari ose i intere­suari i doku­men­tit të qarkul­lim­it nuk janë paraqi­tur në zyrën, ose komandën nga e cila varet organi që ka kry­er heq­jen a bllokimin, mjeti mund të tjetër­so­het ose të shkatër­ro­het nga struk­tu­rat e Rez­er­vave Mate­ri­ale të Shtetit sipas mënyrave të për­cak­tu­ara nga aktet në zba­tim. Në rastin e tjetër­sim­it çmi­mi i tij shër­ben për pagesën e gjobës, kur kjo nuk është bërë, si dhe të shpen­z­imeve të heq­jes, rua­jt­jes dhe bllokim­it. Mbet­ja e mund­shme i kthe­het atij që ka të drej­ta mbi të.

 

Neni 212
Masa plotë­suese e tërhe­q­jes së doku­men­tit të qarkullimit,të targës ose të leje­drej­tim­it

1. Në rastet kur sipas këtij Kodi është për­cak­tu­ar masa admin­is­tra­tive plotë­suese e tërhe­q­jes së doku­menteve të qarkul­lim­it dhe të cer­ti­fikatës së pronë­sisë, ose të autor­iz­imeve a licen­cave kur parashiko­hen, të targës, si dhe të leje­drej­tim­it, doku­men­ti tërhiqet, në rastin e ver­i­fikim­it të shkel­jes, nga organi ver­i­fikues dhe dër­go­het, bren­da ditës pasard­hëse, në zyrat nga varet agjen­ti ver­i­fikues. Për tërhe­q­jen bëhet shën­i­mi në pro­cesver­balin e ngarkim­it të shkel­jes. Në aktet në zba­tim janë për­cak­tu­ar mënyrat për lejimin e udhë­tim­it deri në ven­dru­a­jt­je. Në rastet e tërhe­q­jes së targës, bëhet ndal­i­mi admin­is­tra­tiv i mjetit sipas nor­mave të nen­it 210.
2. Rik­thi­mi i doku­menteve mund të kërko­het nga i intere­suari vetëm kur ka përm­bushur detyrimet. Rik­thi­mi kry­het nga entet e për­men­dura në pikën 1, pas ver­i­fikim­it para­prak të përm­bush­jes së për­cak­timeve të mësipërme.
3. Tërhe­q­ja dhe rik­thi­mi i mëvon­shëm shëno­hen në leje­qarkul­lim­in ose në leje­drej­timin.
4. Anki­mi tek organi admin­is­tra­tiv, nga i cili varet agjen­ti ver­i­fikues i paraqi­tur sipas nor­mave të nen­it 201, shtri­het edhe për masën plotë­suese. Në rast të mospra­nim­it të ankim­it, masa plotë­suese kon­fir­mo­het. Nëse ver­i­fiki­mi quhet i pabazuar, kjo shtri­het edhe për masën plotë­suese dhe i intere­suari mund t’i kërko­jë men­jëherë entit të treguar në pikën 1 rik­thimin e doku­men­tit.
5. Anki­mi sipas nen­it 202 shtri­het edhe për masën plotë­suese.
6. Cili­do që gjatë peri­ud­hës kur është tërhe­qur doku­men­ti, qarkul­lon në mënyrë abuzive me të njëjtin mjet, të cilit i refer­o­het tërhe­q­ja e doku­men­tit, dëno­het me arrest deri në 30 ditë dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

 

Neni 213
Masa plotë­suese e pezul­lim­it të leje­qarkul­lim­it


1. Në rastet kur ky Kod parashikon masën plotë­suese të pezul­lim­it të leje­qarkul­lim­it, kjo tërhiqet nga agjen­ti i poli­cisë që ver­i­fikon shkel­jen. Për tërhe­q­jen bëhet shën­i­mi në pro­cesver­balin e ngarkim­it. Agjen­ti ver­i­fikues lëshon një leje­qarkul­li­mi të përkohshme të kufizuar për peri­ud­hën e kohës së nevo­jshme për çuar­jen e mjetit në vendin e rua­jt­jes të treguar nga i intere­suari, me shën­im në pro­cesver­balin e ngarkim­it.
2. Agjen­ti i poli­cisë që ka tërhe­qur leje­qarkul­lim­in, e dër­gon atë bren­da ditës në komandën nga varet, e cila bren­da 10 ditëve shpall urdhrin e pezul­lim­it, duke treguar peri­ud­hën në të cilën shtri­het ai. Një peri­ud­hë e tillë, në kufi­jtë min­i­malë dhe mak­si­malë të cak­tu­ar në nor­mat e veçan­ta, ven­doset në varësi nga rëndësia e shkel­jes së kry­er, sasia e dëmeve që ka shkak­tu­ar dhe nga rreziku që mund të shkak­to­jë qarkul­li­mi i mëvon­shëm. Vendi­mi i njofto­het të intere­suar­it. Peri­ud­ha e pezul­lim­it fil­lon nga dita në të cilën tërhiqet doku­men­ti sipas pikës 1. Kur vendi­mi i pezul­lim­it nuk shpal­let bren­da 10 ditëve, mba­jtësi mund ta mar­rë doku­mentin nga zyra përkatëse.
3. Në për­fundim të peri­ud­hës së për­cak­tu­ar në vendim, leje­qarkul­li­mi i rik­the­het të intere­suar­it nga zyra përkatëse.
4. Anki­mi sipas nen­it 202 shtri­het edhe për masën plotë­suese.
5. Cili­do që gjatë peri­ud­hës së pezul­lim­it të leje­qarkul­lim­it qarkul­lon në mënyrë abuzive me të njëjtin mjet, dëno­het me arrest deri në 30 ditë dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Zba­to­het masa admin­is­tra­tive plotë­suese e heq­jes së leje­drej­tim­it.

 

Neni 214
Masa plotë­suese e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it

1. Në rastet kur ky Kod parashikon masën admin­is­tra­tive plotë­suese të pezul­lim­it të leje­drej­tim­it për një peri­ud­hë të cak­tu­ar, leje­drej­ti­mi tërhiqet nga agjen­ti i poli­cisë që ver­i­fikon shkel­jen. Për tërhe­q­jen bëhet shën­i­mi në pro­cesver­balin e ngarkim­it të shkel­jes. Agjen­ti ver­i­fikues lëshon një leje provi­zore për drej­timin e mjetit të kufizuar për peri­ud­hën e nevo­jshme për çuar­jen e mjetit në vendin e rua­jt­jes të treguar nga i intere­suari, me shën­im në pro­cesver­balin e ngarkim­it.
2. Agjen­ti i poli­cisë që ka tërhe­qur leje­drej­timin e dër­gon atë bren­da ditës në organin epror të tij, i cili bren­da 10 ditëve shpall urd­hëresën e pezul­lim­it, duke treguar aty peri­ud­hën në të cilën shtri­het ky pezul­lim. Një peri­ud­hë e tillë, në kufi­jtë min­i­malë dhe mak­si­malë të cak­tu­ar në nor­mat e veçan­ta, ven­doset në varësi nga rëndësia e shkel­jes së kry­er, sasia e dëmeve që ka shkak­tu­ar dhe nga rreziku që mund të shkak­to­jë qarkul­li­mi i mëvon­shëm. Vendi­mi i njofto­het men­jëherë të intere­suar­it dhe i komu­niko­het zyrës përkatëse. Peri­ud­ha kohore e për­cak­tu­ar fil­lon nga data e tërhe­q­jes. Kur vendi­mi i pezul­lim­it nuk shpal­let bren­da 10 ditëve, mba­jtësi mund të mar­rë lejen nga organi përkatës.
3. Kur nor­mat e këtij Kodi ven­dosin që peri­ud­ha e pezul­lim­it të leje­drej­tim­it shto­het si paso­jë e shkel­jes së përsërit­ur të së njëjtës dis­poz­itë të ligjit, organi i poli­cisë që ver­i­fikon shkel­jen e fun­dit dhe që nga shënimet në dos­je kon­sta­ton qenien e shkel­jeve të mëparshme, vepron sipas nor­mave të pikës 1, duke treguar edhe në pro­cesver­bal dis­poz­itën e zbat­u­ar dhe num­rin e pezul­limeve paraard­hëse; zba­to­het, gjithash­tu, pika 2. Kur qenia e pezul­limeve të mëparshme kon­sta­to­het më vonë, organi admin­is­tra­tiv vepron sipas nor­mave të pikës 2.
4. Në për­fundim të peri­ud­hës së cak­tu­ar të pezul­lim­it, leje­drej­ti­mi i kthe­het per­son­it, të cilit i është tërhe­qur.
5. Cili­do që gjatë peri­ud­hës së pezul­lim­it të leje­drej­tim­it, qarkul­lon në mënyrë abuzive, dëno­het me arrest deri në 30 ditë dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë; zba­to­het edhe masa admin­is­tra­tive plotë­suese e heq­jes së leje­drej­tim­it.

 

Neni 215
Heq­ja e leje­drej­tim­it

1. Kur sipas nor­mave të këtij Kodi parashiko­het masa admin­is­tra­tive e heq­jes së leje­drej­tim­it, masa e heq­jes së leje­drej­tim­it shpal­let nga organi që e ka ver­i­fikuar shkel­jen.
2. Në një rast të tillë organi, zyra ose koman­da që ver­i­fikon qenien e një prej kushteve, për të cilat ligji parashikon masën admin­is­tra­tive të heq­jes së leje­drej­tim­it, jep vendim bren­da 10 ditëve. Për këtë vendim njofton degën e Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor që ka lëshuar leje­drej­timin, për të bërë evi­dencimin.
3. Kundër masës së heq­jes së leje­drej­tim­it lejo­het anki­mi tek organi epror i agjen­tit ver­i­fikues. Bren­da 20 ditëve nga komu­niki­mi i vendim­it sipas pikës 2, organi epror ven­dos në 30 ditët pasard­hëse. Në qoftë se anke­sa pra­nohet, masa admin­is­tra­tive bie poshtë dhe leje­drej­ti­mi i kthe­het të inter esuar­it; kthi­mi i komu­niko­het degës së Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor që e ka lëshuar leje­drej­timin, për efek­te evi­dence.

 

KREU 2
DETYRIMET QË RRJEDHIN KUR VËRTETOHEN SHKELJE PENALE

 

Neni 216
Ver­i­fiki­mi dhe njo­h­ja e veprës penale të parashikuara nga ky Kod

1. Për shkel­jet që për­bëjnë vepër penale, agjen­ti ose organi ver­i­fikues është i detyru­ar të njofto­jë pa vonesë për këtë vepër penale prokuror­in, sipas nor­mave të Kodit të Pro­ce­durës Penale.
2. Vendi­mi për­fundim­tar i dënim­it shëno­het nga organi që ka lëshuar lejen në dos­jen e shkelësit.
3. Kur prokuro­r­ia ose gjyka­ta arri­jnë në për­fundimin se nuk ka përgjegjësi penale gjatë hetim­it ose gjykim­it, rik­then aktet në zyrën që ka komu­nikuar krim­in, me qël­lim që të vepro­het kundër shkelësit sipas nor­mave të dis­poz­i­tave të kreut 1 të këtij kapit­ul­li. Në raste të tilla afatet e parashikuara fil­lo­jnë nga data e mar­rjes së akteve nga ana e zyrës së sipër­për­men­dur.

 

Neni 217
Bashkëshoqëri­mi i veprës penale me shkel­je admin­is­tra­tive
të parashikuar në këtë Kod

Kur vepra penale shoqëro­het me shkel­je të tjera të parashikuara në Kod për të cilat nuk është mar­rë masa përkatëse admin­is­tra­tive, gjyka­ta, me vendimin e dënim­it, kra­has veprës penale ndëshkon edhe shkel­jet admin­is­tra­tive sipas këtij Kodi.

 

Neni 218
Masa admin­is­tra­tive plotë­suese pasi është ver­i­fikuar kri­mi

1. Kur nga një shkel­je e nor­mave të këtij Kodi shkak­to­hen dëme në per­sona, gjykatësi me vendim për­cak­ton masën e dënim­it admin­is­tra­tiv me gjobë të parashikuar, si dhe masat admin­is­tra­tive plotë­suese të pezul­lim­it ose heq­jes së leje­drej­tim­it.
2. Kur nga shkel­ja shkak­to­het një dëm­tim i per­son­it deri në hum­b­je jete nga paku­jde­sia, pezul­li­mi i leje­drej­tim­it është nga 1 deri në 5 vjet.
3. Gjykatësi mund të zba­to­jë masën admin­is­tra­tive plotë­suese të heq­jes së leje­drej­tim­it në rastet e përsërit­jes të së njëjtës vepër penale të ver­i­fikuar bren­da një peri­ud­he prej 5 vjetësh, duke fil­lu­ar nga data e rik­thim­it të leje­drej­tim­it.

 

Neni 219
Tërhe­q­ja e leje­drej­tim­it për vepër penale të supozuar

1. Në rastin e veprave penale, për të cilat janë parashikuar masa plotë­suese sipas nen­it 218, pikat 2 dhe 3, agjen­ti ose organi ver­i­fikues i shkel­jes tërheq men­jëherë lejen dhe ia kalon nëpër­m­jet zyrës së tij, organ­it që e ka lëshuar. Në qoftë se tërhe­q­ja e men­jëher­shme për çfarë­do arsye nuk është e mundur, pro­cesver­bali i ngarkim­it i kalo­het pa mëdysh­je organ­eve që kanë lëshuar lejen.
2. Gjykatësi që ka shpal­lur vendimin e for­mës së pre­rë sipas nor­mave të Kodit të Pro­ce­durës Penale, bren­da 15 ditëve, i trans­me­ton kop­jen aut­en­tike organ­it të treguar në pikën 1.

 

KAPITULLI 7
DISPOZITA TË FUNDIT DHE TRANZITORE

 

KREU 1
DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 220
Kri­ji­mi i arkiv­it e regjistrit kom­bë­tar
dhe i Drej­torisë së Qarkul­lim­it dhe i Sig­urisë Rru­gore


Për sig­ur­inë rru­gore dhe për të bërë të mundur mar­rjen e të dhë­nave që lid­hen me gjend­jen e rrugëve, të mjeteve dhe për­doruesve, si dhe për ndryshimet e mund­shme, ngri­hen:
— pranë min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, Drej­to­ria e Qarkul­lim­it dhe e Sig­urisë Rru­gore;
— pranë Autoritetit Rru­gor Kom­bë­tar, në varësi të min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, një arkiv kom­bë­tar i rrugëve;
— pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, në varësi të min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, një arkiv kom­bë­tar i mjeteve;
— pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, në varësi të min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, një regjistër kom­bë­tar i per­son­ave të aftë­suar për drej­timin e mjeteve, që përf­shin edhe aksi­den­tet dhe shkel­jet.

 

Neni 221
Orga­niz­i­mi i arkiv­it dhe regjistrit kom­bë­tar

1. Pranë Autoritetit Rru­gor Kom­bë­tar ngri­het arkivi kom­bë­tar i rrugëve, që përf­shin të gjitha rrugët të ndara në kat­e­gori, siç tre­go­het në nenin 2.
2. Në arkivin kom­bë­tar duhet të jenë të treguara për çdo rrugë të dhë­nat në lid­hje me gjend­jen teknike dhe juridike të rrugës, me trafikun e mjeteve, me aksi­den­tet dhe gjend­jen e kaluesh­mërisë edhe nga ana e mjeteve të klasi­fikuara mjete teknologjike sipas nen­it 54, pika 1, shkro­n­ja “l”, që i kalo­jnë kufi­jtë e peshës të për­cak­tu­ara në nenin 62 dhe që respek­to­jnë kufi­jtë e peshës të për­cak­tu­ara në nenin 10, pika 8.
3. Mbled­h­ja e të dhë­nave bëhet nëpër­m­jet enteve pronare të rrugës, që janë të detyru­ara t’i trans­me­to­jnë Drej­torisë së Qarkul­lim­it dhe Sig­ur­inë Rru­gore të gjitha të dhë­nat në lid­hje me gjend­jen teknike dhe juridike të rrugëve të veçan­ta, me gjend­jen e kaluesh­mërisë nga ana e mjeteve të klasi­fikuara si mjete teknologjike sipas nen­it 54, pika 1, shkro­n­ja 1), si dhe të dhë­nat që dalin nga mat­ja e trafikut të mjeteve. Po kësh­tu Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor është e detyru­ar t’ia trans­me­to­jë Drej­torisë së Qarkul­lim­it dhe të Sig­urisë Rru­gore të gjitha të dhë­nat në lid­hje me aksi­den­tet e regjistru­ara sipas pikës 10.
4. Në prit­je të aktivizim­it të arkiv­it kom­bë­tar të rrugëve, q arkul­li­mi i mjeteve teknologjike që kalo­jnë kufi­jtë e peshës, të për­cak­tu­ara në nenin 62, mund të bëhet vetëm në rrugë ose pjesë rrugësh që nuk përf­shi­hen në lis­tat e rrugëve të pakalueshme, që për çdo vit pub­liko­hen, nën kujdesin e min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, në Fle­toren Zyrtare, në bazë të të dhë­nave të trans­me­t­u­ara nga shoqëritë kon­ce­sionere për autostra­dat në kon­ce­sion, nga Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar për autostra­dat dhe rrugët shtetërore, nga rre­thet për pjesën tjetër të infra­struk­turës rru­gore. Me aktet në zba­tim ven­dosen kriteret dhe mënyrat për har­timin, trans­me­timin, azhurn­imin dhe pub­likimin e lis­tave.
5. Pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor ngri­het arkivi kom­bë­tar i mjeteve që përm­ban të dhë­nat në lid­hje me mjetet të për­men­dura në nenin 47, pika 1, shkro­n­jat “e”, “f”, “g”, “h”, “i”, “j”, “k” dhe “l”.
6. Në arkivin kom­bë­tar për çdo mjet duhet të paraqiten të dhë­nat në lid­hje me karak­ter­is­tikat kon­struk­tive dhe iden­ti­fikuese, me dhënien e leje­qarkul­lim­it dhe cer­ti­fikatës së pronë­sisë, me të gjitha pro­ce­set e mëvon­shme teknike dhe juridike të mjetit, me aksi­den­tet ku ka mar­rë pjesë mjeti; në arkiv duhet të shëno­het, gjithash­tu, ngjyra origji­nale e mjetit dhe çdo ndryshim i mëvon­shëm i saj.
7. Arkivi është plotë­sisht i infor­ma­tizuar. Ai furni­zo­het dhe azhurnohet me të dhë­nat e mbled­hu­ra nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, nga organet që krye­jnë shër­bimet e poli­cisë rru­gore sipas nen­it 12, nga shoqëritë e sig­urimeve, që janë të detyru­ara të trans­me­to­jnë të dhë­nat, me mënyrat dhe në afatet e për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim, në qen­drën e Infor­ma­cionit të drej­torisë së përgjithshme të shër­bimeve të trans­portit rru­gor.
8. Pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor kri­jo­het regjistri kom­bë­tar i per­son­ave të aftë­suar për drej­timin e mjeteve për sig­ur­inë rru­gore.
9. Në regjistrin kom­bë­tar duhet të tre­go­hen, për çdo drejtues mjeti, të dhë­nat në lid­hje me pro­ce­durën e lëshim­it të leje­drej­tim­it, si dhe të gjitha pro­ce­du­rat e mëvon­shme, si ato të rinovim­it, kon­trol­lit, pezul­lim­it, heq­jes, si dhe të dhë­nat në lid­hje me shkel­jet e kry­era gjatë drej­tim­it të një mjeti të cak­tu­ar, si dhe me aksi­den­tet që janë ver­i­fikuar gjatë qarkul­lim­it dhe masat e mar­ra.
10. Regjistri kom­bë­tar është plotë­sisht i infor­ma­tizuar. Ai furni­zo­het dhe azhurnohet me të dhë­nat e mbled­hu­ra nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor, nga bashk­itë e komu­nat, nga organet që krye­jnë shër­bimet e poli­cisë rru­gore sipas nen­it 12, nga shoqëritë e sig­urimeve, që janë të detyru­ara të trans­me­to­jnë të dhë­nat, me mënyrat dhe në afatet e për­cak­tu­ara në aktet në zba­tim, në qen­drën e infor­ma­cionit të Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.
11. Në rreg­ul­loren për zba­timin e këtyre nor­mave speci­fiko­hen përm­ba­jt­ja, mënyra e ndër­tim­it, e mba­jt­jes dhe azhurnim­it të arki­vave dhe regjis­trave të për­men­dura në këtë nen.
12. Arkivi kom­bë­tar i mjeteve dhe regjistri kom­bë­tar i per­son­ave të aftë­suar për drej­timin e mjeteve kanë detyrim­in e trans­me­tim­it të men­jëher­shëm të të dhë­nave të kërkuara nga organet kom­pe­tente të Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik të për­cak­tu­ara në nenet 11 dhe 12 të këtij Kodi.

 

Neni 222
Shër­bime dhe sis­teme mon­i­torë të kon­trol­lit

1. Në të gjithë sis­temin rru­gor duhet të ven­dosin sis­teme mon­i­torë të kon­trol­lit për mat­jen e qarkul­lim­it, të dhë­nat e të cilave vle­jnë për ngrit­jen dhe azhurn­imin e arkiv­it kom­bë­tar të rrugëve të treguara në nenin 221, pika 1, dhe për për­cak­timin e pikave me dendësi më të mad­he të trafikut.
2. Entet pronare të rrugëve janë të detyru­ara të ven­dosin sis­temet mon­i­torë të kon­trol­lit të treguara në pikën 1 dhe po ash­tu, aty ku men­do­het e nevo­jshme, të ven­dosin sis­temet për mat­jen e ndot­jes atmos­ferike dhe akustike, në për­puth­je, për këto të fun­dit, me direk­ti­vat e dhë­na nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, në bashkëpunim me Min­istrinë e Punëve Pub­like dhe Trans­portit.
3. Entet pronare të rrugëve të papa­jisura me to, njofto­hen nga min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse për të ven­do­sur këto sis­teme kon­trol­li bren­da një afati të për­cak­tu­ar, në për­fundim të të cilit min­is­tria merr masa për ven­dos­jen me detyrim të sis­te­meve mon­i­torë të kon­trol­lit.

 

Neni 223
Aktet rreg­ul­luese për prob­lemet finan­cia­re që lindin
për zba­timin e urdhrave që përm­ba­hen në nor­mat e këtij Kodi

1. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse të për­cak­to­jë tar­i­fat për kry­er­jen e shër­bimeve që lid­hen me zba­timin e kom­pe­ten­cave në fushën e motor­izim­it civ­il. Veprim­taria finan­cia­re e organ­eve përkatëse të min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse është me vetë­fi­nancim.
2. Vler­at që lid­hen me të drej­tat për opera­cione teknike dhe tekniko-admin­is­tra­tive në kom­pe­tencë të këtij organi, des­ti­no­hen për shpen­zimet e mëposhtme:
a) për bler­jen e pajis­jeve teknike të nevo­jshme për shër­bimet, si dhe për funk­sion­imin dhe mirëm­ba­jt­jen e këtyre pajis­jeve;
b) për kry­er­jen e kur­se­ve të kual­i­fikim­it dhe azhu rnim­it, ose të spe­cial­izim­it pasuni­ver­si­tar të per­son­elit, në lid­hje me zba­timin e këtij Kodi, si dhe për pjesë­mar­rjen e këtij per­son­eli në kurset e mësipërme;
c) për opera­cione të ndryshme që kanë të bëjnë me inves­time, kolaudime, homologime, vro­j­time, furniz­ime me mate­ri­ale e tabela të ndryshme, të nevo­jshme për kry­er­jen e të gjitha shër­bimeve në kom­pe­tencë të këtij organi, për mag­a­zin­ime, shpërn­dar­je dhe dërgime të mate­ri­aleve dhe tabelave të mësipërme.
3. Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, në bashkëpunim me Min­istrinë e Finan­cave, për­cak­to­jnë tar­i­fat që do të zba­to­jnë entet pronare të rrugëve për real­iz­imin e nor­mave të këtij Kodi.
4. Vler­at e treguara në pikën 3 des­ti­no­hen për shpen­zimet e mëposhtme:
a) për bler­jen e pajis­jeve teknike të nevo­jshme për shër­bimet, si dhe për funk­sion­imin dhe mirëm­ba­jt­jen e këtyre pajis­jeve;
b) për kry­er­jen e kur­se­ve të kual­i­fikim­it dhe azhurnim­it të per­son­elit ose të spe­cial­iz­imeve pasuni­ver­sitare në lid­hje me zba­timin e këtij Kodi, si dhe për pjesë­mar­rjen e këtij per­son­eli në kurset e mësipërme;
c) për formimin dhe azhurn­imin peri­odik të arkiv­it kom­bë­tar të rrugëve në kom­pe­tencë dhe për mat­jet e qarkul­lim­it.

 

Neni 224
Zba­ti­mi i direk­ti­vave të Komu­nitetit Evropi­an

Direk­ti­vat e Komu­nitetit Evropi­an shqyr­to­hen nga min­is­trat përkatës, sipas kom­pe­ten­cave në fushat e këtij Kodi dhe zba­to­hen për aq sa ato nuk bien ndesh me nor­mat e tij dhe me mundësitë e ven­dit.

Neni 225
Eduka­ta rru­gore

1. Për të nxi­tur formimin e të rin­jve në fushën e sjell­jes rru­gore dhe të sig­urisë së trafikut e të qarkul­lim­it, min­istri i Punëve pub­like dhe Trans­portit dhe min­istri i Arsim­it, në mar­rëvesh­je me Min­istrin e Ren­dit Pub­lik, duke shfry­tëzuar bashkëpunimin me ente dhe shoqëri me për­vo­jë të gjerë në sek­torin e paran­dalim­it dhe sig­urisë rru­gore të për­cak­tu­ara me aktet e min­istrisë që mbu­lon veprim­tar­inë përkatëse, para­për­gatitin, bren­da 1 viti nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi, pro­gram­et e posaçme, të pajisura me planin përkatës finan­ciar, për t’u kry­er si veprim­tari e detyrueshme në shkol­la të çdo llo­ji dhe grade, ku përf­shi­hen dhe insti­tutet artis­tike dhe shkol­lat, që përm­bled­hin njo­hjen e parimeve të sig­urisë rru­gore, si dhe të rrugëve, të sin­jal­izim­it, të nor­mave të përgjithshme për drej­timin e mjeteve dhe të rreg­ullave të sjell­jes të për­doruesve.
2. Min­istri i Arsim­it, me urd­hëresë të tij, disi­plinon mënyrat e zba­tim­it në shkol­la të pro­grameve të sipër­për­men­dura, edhe me ndih­mën e poli­cisë rru­gore, si dhe të per­son­elit ekspert që bën pjesë në insti­tu­cionet e sipër­për­men­dura pub­like e pri­vate. Urd­hëre­sa mund të parashiko­jë ngrit­jen e kur­se­ve të posaçme për mësimd­hënësit që bashkëpuno­jnë për zba­timin e këtyre pro­grameve. Shpen­zimet e mund­shme që nevo­jiten sig­uro­hen nga shu­mat e cak­tu­ara në bilancet e këtyre admin­is­tratave.

Neni 226
Shfuqiz­i­mi i nor­mave në fuqi

Nga data e hyr­jes në fuqi të këtij Kodi, përveçse kur parashiko­het ndryshe nga dis­poz­i­tat e kreut 2 të këtij kapit­ul­li, shfuqi­zo­hen të gjitha dis­poz­i­tat që janë në kundër­sh­tim ose nuk për­puthen me nor­mat e këtij Kodi.

 

KREU 2
DISPOZITA KALIMTARE

 

Neni 227
Udhëz­ime qever­itare, ekzeku­ti­mi dhe zba­ti­mi

1. Në të gjitha rastet, kur sipas nor­mave të këtij Kodi Këshilli i Min­is­trave dhe min­is­trat kom­pe­ten­të autor­i­zo­jnë shpall­jen e nor­mave rreg­ul­luese për ekzeku­timin ose zba­timin në kufi­jtë e kom­pe­ten­cave të tyre, dis­poz­i­tat përkatëse shpallen bren­da 9 mua­jsh pas mira­tim­it të këtij Kodi, përveçse kur ky për­cak­ton afate të tjera.
2. Udhëzimet e për­men­dura në pikën 1 hyjnë në fuqi pas 3 mua­jsh nga shpall­ja e tyre.
3. Deri në skadimin e afatit të zba­tim­it mbeten në fuqi dis­poz­i­tat e Kodit ekzistues, përveçse kur për­cak­to­het ndryshe në nenet nga 228 deri në 234.

Neni 228
Nor­ma kalimtare në lid­hje me kapit­ullin 1

1. Rreg­ul­li­mi i parkimeve sipas nor­mave të nen­it 7 duhet të kry­het bren­da 6 mua­jsh nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi. Deri në këtë datë zba­to­hen dis­poz­i­tat ekzistuese.
2. Dis­poz­i­tat e për­men­dura në nenin 9 zba­to­hen në garat sportive në rrugë që do të zhvil­lo­hen 6 muaj pas mira­tim­it të këtij Kodi. Deri në këtë datë zba­to­hen dis­poz­i­tat ekzistuese.

 

Neni 229
Nor­ma kalimtare në lid­hje me kapit­ullin 2

1. Për për­sh­tat­jen e mjeteve rekla­muese me nor­mat e nen­it 23, është ven­do­sur 6 muaj afat, që fil­lon nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi. Deri në këtë datë janë të lejuara mjetet rekla­muese ekzis­tente.

2. Nor­mat që lid­hen me lëshimin e autor­iz­imeve dhe kon­ce­sion­eve të parashikuara nga kapit­ul­li 2 dhe me for­malitetet përkatëse sipas nen­eve 26 dhe 27, zba­to­hen pas 6 mua­jsh nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi. Punimet dhe për­cak­timet teknike të ven­do­sura në autor­izimet dhe kon­ce­sionet e lëshuara për­para këtij afati duhet të fil­lo­jnë bren­da 3 mua­jsh dhe të për­fun­do­jnë bren­da 1 viti nga data e autor­izim­it ose kon­ce­sion­it, përveçse kur ven­dosen afate të ndryshme të për­cak­tu­ara në autor­izimet dhe kon­ce­sionet përkatëse.
3. Bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi, duhet të jenë për­sh­tatur plan­et e për­men­dura në nenin 36, pika 1 dhe 2.
4. Bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi, i gjithë sin­jal­iz­i­mi rru­gor duhet të jetë për­sh­tatur me nor­mat e këtij Kodi dhe të akteve në zba­tim. Deri në këtë datë lejo­het sin­jal­iz­i­mi ekzistues.

 

Neni 230
Nor­ma kalimtare në lid­hje me kapit­ullin 3

1. Dis­poz­i­tat që përm­ba­jnë klasi­fikimet e reja të mjeteve dhe për­cak­timet e karak­ter­is­tikave të tyre sipas kreut 1 të kapit­ul­lit 3, zba­to­hen 6 muaj pas hyr­jes në fuqi të këtij Kodi.
2. Nga data e treguar në pikën 1, duhet të zba­to­hen dis­poz­i­tat e kreut 2 të kapit­ul­lit 3, në lid­hje me mjetet e tërhe­qura me kaf­shë, sli­tat dhe biçik­le­tat.
3. Dis­poz­i­tat e pjesës I të kreut 3, të kapit­ul­lit 3 (nor­ma kon­struk­tive dhe të pajis­jes e ver­i­fikimeve teknike për qarkul­lim­in), zba­to­hen për mjetet, kon­struk­ti­mi i të cilave fil­lon 6 muaj pas hyr­jes në fuqi të këtij Kodi. Për mjetet qarkul­luese dhe për ato që janë duke u prod­huar në afatin e treguar dhe që futen në qarkul­lim bren­da 6 mua­jsh nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi, qarkul­li­mi është i lejuar me karak­ter­is­tikat kon­struk­tive dhe me sis­temet me të cilat pajisen, të për­cak­tu­ara për to nga nor­mat ekzistuese.
4. Min­istri i Punëve Pub­like dhe Trans­portit mundet, me udhëz­ime të tij, të ven­dosë që kërke­sa të cak­tu­ara ose karak­ter­is­ti­ka teknike ose funk­sion­ale të zba­to­hen men­jëherë ose në afate më të shkur­tra, në lid­hje edhe me ndikimin që kanë këto kërke­sa ose karak­ter­is­ti­ka në sig­ur­inë rru­gore.
5. Dis­poz­i­tat e pjesës II të kreut 3 të kapit­ul­lit 3 (des­ti­na­cioni dhe për­dori­mi i mjeteve), zba­to­hen duke fil­lu­ar 6 muaj pas mira­tim­it të këtij Kodi. Deri në këtë datë des­ti­na­cioni dhe për­dori­mi i kat­e­gorive të ndryshme të mjeteve rreg­ul­lo­hen nga nor­mat ekzistuese.
6. Nor­mat e këtij Kodi që lid­hen me leje­qarkul­limet, me karak­ter­is­tikat dhe me lëshimin e tyre, me for­malitetet për trans­fer­im­in e pronë­sisë së autom­jeteve dhe për lëshimin e leje­qarkul­lim­it të përkohshëm, sipas nen­eve 93, 94 dhe 95, si dhe me të gjitha plotësimet në vazhdim sipas nen­eve 95, 96, 97, 98 dhe 102, zba­to­hen 6 muaj pas mira­tim­it të këtij Kodi. Pro­ce­du­rat që janë në pro­ces, për lëshimin dhe për shënimet pasard­hëse, sipas nor­mave ekzistuese, vazh­do­jnë dhe leje­qarkul­li­mi i lëshuar sipas tyre ruan vlef­sh­mëri të plotë. Në të njëjtën mënyrë rua­jnë vlef­sh­mëri të plotë leje­qarkul­limet ekzistuese, deri në shën­imin e parë që bëhet pas datës së sipër­për­men­dur; në këtë moment leje­qarkul­li­mi i duhet të për­sh­tatet me nor­mat e këtij Kodi.
7. Dis­poz­i­tat për tar­gat sipas nen­eve 99, 100 dhe 101 zba­to­hen duke fil­lu­ar 6 muaj pas mira­tim­it të këtij Kodi. Deri në këtë datë tar­gat, lëshi­mi dhe disi­plin­i­mi i tyre rreg­ul­lo­hen nga nor­mat ekzistuese.
8. Për mak­i­nat bujqë­sore dhe për mak­i­nat teknologjike të treguara në kre­un 4 të kapit­ul­lit 3 (qarkul­li­mi në rrugë i maki­nave bujqë­sore dhe maki­nave teknologjike), si për karak­ter­is­tikat e tyre, ash­tu edhe për kon­struk­sion­in dhe homologimin e tyre, leje­qarkul­lim­in, kon­trol­lin dhe tar­gaturën, zba­to­hen dis­poz­i­tat përkatëse të këtij Kodi.

 

Neni 231
Nor­ma kalimtare në lid­hje me kapit­ullin 4

1. Dis­poz­i­tat e këtij Kodi mbi leje­drej­timet, zba­to­hen për leje­drej­timet e reja për çfarë­do tip mjeti, që lëshohen pas mbarim­it të 6 mua­jve nga mira­ti­mi i këtij Kodi. Pro­ce­du­rat që ndiqen deri në atë moment ruhen dhe leje­drej­timet e lëshuara sipas nor­mave ekzistuese rua­jnë vlef­sh­mërinë e tyre. Në të njëjtën mënyrë rua­jnë vlef­sh­mërinë edhe leje­drej­timet e lëshuara për­para datës së mësipërme. Kjo vlef­sh­mëri zgjat deri në ver­i­fikimin e parë të vlef­sh­mërisë ose kon­trol­lin e parë që kry­het, sipas nor­mave të nen­eve 124 ose 126, pas mbarim­it të afatit të treguar më sipër; në një rast të tillë bëhet për­sh­tat­ja e leje­drej­tim­it sipas nor­mave të reja.
2. Autoshkol­lat ekzistuese duhet të për­sh­tat­en sipas nor­mave të këtij Kodi bren­da 6 mua­jsh nga mira­ti­mi i Kodit. Deri në një datë të tillë autoshkol­lat rreg­ul­lo­hen nga dis­poz­i­tat ekzistuese.

 

Neni 232
Nor­ma kalimtare në lid­hje me kapit­ullin 5

1. Për­dorue­sit e rrugës janë të detyru­ar të zba­to­jnë sjell­jet e ven­do­sura nga ky Kod që nga data e hyr­jes së tij në fuqi.
2. Për shkel­jet e kry­era për­para datës së treguar në pikën 1 vazh­do­jnë të zba­to­hen masat krye­sore dhe ndih­mëse, si dhe dis­poz­i­tat që përm­ba­jnë pro­ce­du­rat e ver­i­fikim­it dhe zba­tim­it, përkatë­sisht të parashikuara nga dis­poz­i­tat ekzistuese.

 

Neni 233
Nor­ma kalimtare në lid­hje me kapit­ullin 6

1. Dis­poz­i­tat e kapit­ul­lit 6 zba­to­hen me hyr­jen në fuqi të këtij Kodi.
2. Masat admin­is­tra­tive plotë­suese për ver­i­fikimin e veprave penale të parashikuara nga ky kod zba­to­hen për veprat penale që kry­hen pas hyr­jes së tij në fuqi.

 

Neni 234
Nor­ma kalimtare në lid­hje me kapit­ullin 7

1. Arki­vat dhe regjis­trat kom­bë­tarë të parashikuar nga nenet 220 dhe 221, ngri­hen duke fil­lu­ar pas 6 mua­jsh nga data e hyr­jes në fuqi e këtij Kodi. Nga kjo datë do të fil­lo­jë dërgi­mi i të dhë­nave të nevo­jshme nga entet dhe admin­is­tratat e intere­suara. Impianti i arki­vave dhe regjis­trave duhet të plotë­so­het në vitin pasard­hës.
2. Shër­bi­mi d he sis­te­mi mon­i­tor i kon­trol­lit i treguar në nenin 222 ven­dosen duke fil­lu­ar pas 6 mua­jsh nga hyr­ja në fuqi e këtij Kodi.

Dis­pozi­ta kalimtare

(Shtu­ar me ligjin nr. 9808, datë 24.9.2007)


Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, me hyr­jen në fuqi të këtij ligji, të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­eve 61, 62, 166 dhe 172 të Kodit Rru­gor bren­da 24 mua­jve.

 

Dis­pozi­ta kalimtare

(Shtu­ar me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)


Neni 120/1 “Leje­drej­ti­mi me pikë” i këtij Kodi hyn në fuqi 18 muaj pas hyr­jes në fuqi të këtij ligji.

Aktet nën­ligjore

(Shtu­ar me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011)

Ngarko­hen Këshilli i Min­is­trave dhe min­istri përgjegjës për trans­portin që, bren­da 3 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rin aktet nën­ligjore në zba­tim të tij.

 

Neni 235
Hyr­ja në fuqi e nor­mave të këtij Kodi



Nor­mat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas mira­tim­it të tij.

 


[1]Zëvendë­suar togf­jalëshi “Drej­to­ria e Përgjithshme e Rrugëve” me togf­jalëshin “Autoriteti Rru­gor Kom­bë­tar”, me ligjin nr. 10488, datë 5.12.2011

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim