Shte­tasi i huaj, që kryen vepër penale në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, përgjig­jet në bazë të ligjit penal të Repub­likës së Shqipërisë.

Ligji penal i Repub­likës së Shqipërisë është i zbat­ueshëm edhe për shte­tasin e huaj që jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë kryen në dëm të intere­save të shtetit ose të shte­t­a­sit shqip­tar një nga krimet e mëposhtme:

a) krime kundër njerëzim­it;

b) krime kundër pavarë­sisë dhe ren­dit kushtetues;

c) vepra me qël­lime  ter­rror­iste;

d) orga­niz­i­mi i pros­ti­tu­cionit, trafiki­mi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmi­jëve dhe grave, prod­hi­mi dhe trafiki­mi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, sub­stan­cave të tjera narkotike e psikotrope, i sub­stan­cave bërthamore, i mate­ri­aleve pornografike, si dhe trafiki­mi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objek­teve me vlerë his­torike, kul­tur­ore dhe arke­ologjike;

e) rrëm­bi­mi i avionëve dhe i ani­jeve;

f) fal­si­fiki­mi i vulës së shtetit shqip­tar, par­ave dhe letrave me vlerë shqiptare;

g) krime që ceno­jnë jetën dhe shën­detin e shte­t­a­sit shqip­tar, për të cilat ligji parashikon dën­im mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dën­i­mi më të rëndë;

h) pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale;

i) krimet e kor­rup­sion­it aktiv dhe pasiv, të kry­era nga per­sona që ushtro­jnë funk­sione në sek­torin pub­lik ose atë pri­vat.

 

Neni 12

Mosha për përgjegjësi penale

Ka përgjegjësi penale per­soni që në kohën e kry­er­jes së një kri­mi ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç.

Per­soni që kryen një kundër­va­jt­je penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëm­bëd­hjetë vjeç.

 

Neni 31

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm

(Ndryshuar para­grafi i I, II dhe tit­ul­li me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

(Shfuqizuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 5)

 

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm jepet me vendim të gjykatës për kry­er­jen e një kri­mi të rëndë.

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm nuk jepet ndaj per­son­ave që në kohën e kry­er­jes së krim­it nuk kanë mbushur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç, si dhe për gratë.

 

Neni 33

Mënyra e vua­jt­jes së dënim­it me burgim të për­jet­shëm dhe me burgim

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm dhe dën­i­mi me burgim vuhen në insti­tu­cione të cak­tu­ara posaçër­isht për këtë qël­lim.

Rreg­ul­lat mbi mënyrën e vua­jt­jes së dën­imeve, të drej­tat dhe detyrat e të dënuarve cak­to­hen me ligj.

Të mitu­rit e krye­jnë dën­imin me burgim në vende të veçan­ta nga të rri­t­u­rit.

Gratë e krye­jnë dën­imin me burgim në insti­tu­cione të veçan­ta nga bur­rat.

 

Neni 46

Masat mjekë­sore dhe edukuese

Masat mjekë­sore mund të jepen nga gjyka­ta ndaj per­son­ave të papërgjegjshëm që kanë kry­er vepër penale, ndër­sa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që për­jash­to­hen nga dën­i­mi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.

Masat mjekë­sore janë:

1. Mjeki­mi i detyru­ar ambu­la­tor

2. Mjeki­mi i detyru­ar në një insti­tu­cion mjekë­sor

Masa edukuese është:

1. Ven­dos­ja e të mitu­rit në një insti­tu­cion eduki­mi

Vendi­mi gjyqë­sor për masat mjekë­sore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjyka­ta, krye­sisht, është e detyru­ar që pas kalim­it të një viti nga dita e dhënies së vendim­it, të mar­rë në shqyr­tim vendimin e saj.

Rreg­ul­lat për revokimin e vendim­it gyqë­sor që përm­ban masën mjekë­sore dhe edukuese, parashiko­hen në Kodin e Pro­ce­durës Penale.

 

Neni 50

Rrethanat rën­duese

Rën­do­jnë dën­imin rrethanat që vijo­jnë:

a) kry­er­ja e veprës i shtyrë nga motive të dobë­ta;

b) kry­er­ja e veprës për të vënë para përgjegjë­sisë ose për të fshe­hur përgjegjës­inë penale të një tjetri apo për të shman­gur dën­imin për një vepër penale tjetër ose për të real­izuar, ose për të sig­u­ru­ar për vete a për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj për­fiti­mi tjetër mate­r­i­al;

c) kry­er­ja e veprës penale me egër­si dhe mizori;

ç) kry­er­ja e një kri­mi pas dhënies së një dën­i­mi për një krim të kry­er më parë;

d) kry­er­ja e veprimeve që rën­do­jnë apo shto­jnë paso­jat e veprës penale;

dh) kry­er­ja e veprës penale duke shpër­doru­ar funk­sion­in pub­lik ose shër­bimin fetar;

e) kur vepra është kry­er kundër fëmi­jëve, grave shtatzana ose per­son­ave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbro­hen;

f) kur vepra është drej­tu­ar ndaj për­faqë­suesve të shteteve të tjera;

g) kur vepra është kry­er duke për­fi­tu­ar nga mar­rëd­hëni­et famil­jare, të miqë­sisë, të mikprit­jes;

gj) kry­er­ja e veprës penale në bashkëpunim;

h) kry­er­ja e veprës penale më shumë se një herë;

i) kur vepra është kry­er duke për­dorur armë, muni­cione luftarake, lëndë plasëse, djegëse, hel­muese dhe radioak­tive.

j) kry­er­ja e veprës e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjin­inë, racën, fenë, kom­bës­inë, gjuhën, bind­jet poli­tike, fetare ose sociale.

 

Neni 51

Dën­i­mi me burgim për të mitu­rit

Për të mitu­rit, që në kohën e kry­er­jes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dën­i­mi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjys­ma e dënim­it që parashikon ligji për veprën penale të kryer.

 

Neni 52

Për­jash­ti­mi i të mitu­rit nga dën­i­mi

Gjyka­ta, nisur nga rrezik­sh­mëria e pakët e veprës penale, nga rrethanat konkrete të kry­er­jes së saj, nga sjell­ja e mëparshme e të mitu­rit, mund ta për­jash­to­jë atë nga dën­i­mi.

Në këto raste gjyka­ta mund të ven­dosë dërgimin e të mitu­rit në një insti­tu­cion eduki­mi.

 

 

Neni 59/a

Qën­dri­mi në shtëpi

(Shtu­ar me ligjin nr. 10024, datë 27.11.2008

Për dënimet me burgim deri në dy vjet ose kur kjo kohë është pjesë e mbe­tur e dënim­it, sipas një vendi­mi për një peri­ud­hë më të gjatë burgi­mi, gjyka­ta mund të ven­dosë vua­jt­jen e dënim­it të dhënë me qën­drim­in në shtëpi të të dënuar­it, në një shtëpi tjetër pri­vate apo në një qendër të kujde­sit dhe të shën­de­tit pub­lik, kur ekzis­to­jnë rrethanat e mëposhtme:

a) Për gratë shtatzë­na ose nëna me fëmi­jë, nën moshën 10 vjeç, që jeto­jnë me të.

b) Për babal­larët, që kanë përgjegjësi prindërore për fëmi­jën, që jeton me të, nën moshën 10 vjeç, kur nëna e tij ka vdekur apo është e pazon­ja për t’u kujdesur për të.

c) Për per­sona, në kushte të rën­da shën­de­të­sore, që kërko­jnë kujdes të vazh­dueshëm nga shër­bi­mi shën­de­të­sor, jashtë burgut.

ç) Për per­son­at mbi 60 vjeç, që janë të paaftë nga ana shën­de­të­sore.

d) Për të rinj, nën moshën 21 vjeç, me nevo­ja të doku­men­tu­ara shën­de­të­sore, studi­more, të punës apo përgjegjë­sive famil­jare.

Gjyka­ta mund të lejo­jë per­son­at e dënuar me qën­drim në shtëpi të largo­hen nga vend­ba­n­i­mi, për plotësimin e nevo­jave të domos­doshme famil­jare, për t’u angazhuar në veprim­tari pune, eduki­mi apo arsim­i­mi ose për pro­grame reha­bil­iti­mi, për të cilat shër­bi­mi i provës është dako­rd.

Në këtë rast gjyka­ta për­cak­ton masat që duhet të mar­rë shër­bi­mi i provës.

Gjyka­ta revokon qën­drim­in në shtëpi dhe e zëvendë­son atë me një ndëshkim tjetër, kur nuk ekzis­to­jnë më kushtet e parashikuara në para­grafin e parë të këtij neni. Në qoftë se per­soni i dënuar largo­het pa autor­iz­imin e gjykatës nga vend­ba­n­i­mi apo shkel detyrimet e cak­tu­ara në vendimin e gjykatës, zba­to­het neni 62 i këtij Kodi.

 


Neni 73

Geno­ci­di

Zba­ti­mi i një plani të para­men­d­uar që syn­on shkatër­rim­in tërë­sisht apo pjesër­isht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drej­tu­ar kundër anë­tarëve të grupit dhe i shoqëru­ar me veprat që vijo­jnë, si: vras­je me dash­je të anë­tarëve të grupit, dëm­time të rën­da fizike dhe psikike, ven­dos­ja në kushte jetese të rën­da që shkak­to­jnë shkatër­rim­in fizik, zba­ti­mi i masave që syn­o­jnë pengimin e lind­jeve, si dhe trans­fer­i­mi i detyrueshëm i fëmi­jëve të një grupi në një grup tjetër, dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 79

Vras­ja në rrethana të tjera cilë­suese

Vras­ja me dash­je e kry­er:

a) ndaj të mitu­rit

b) ndaj per­son­it me mangësi fizike ose  psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e vik­timës janë të duk­shme ose të njo­hu­ra;

c) ndaj deputetit, gjyq­tar­it, prokuror­it, avokatit, polic­it, ushtarakut, funk­sion­arët e tjerë pub­lik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e vik­timës janë të duk­shme ose të njo­hu­ra;

ç) ndaj kallëzue­sit, dësh­mi­tar­it, të dëm­tu­ar­it ose palëve të tjera ndërgjyqëse;

d) më shumë se një herë;

dh) kundër dy ose më shumë per­son­ave;

e) në mënyrë të tillë që i shkak­ton mundime të veçan­ta vik­timës;

ë) në mënyrë të rrezik­shme për jetën e shumë per­son­ave, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 100

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me të mitur

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale me fëmi­jë të mitur, që nuk ka arrit­ur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arrit­ur pjekur­inë sek­suale, dëno­het me burgim nga shtatë gjer në në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Kur mar­rëd­hë­nia sek­suale ose homosek­suale kry­het në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkak­tu­ar fëmi­jës së dëm­tu­ar paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim nga pesëm­bëd­hjetë gjer në njëzet e pesë vjet.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen ose vetëvras­jen e fëmi­jës së mitur dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet.

 

Neni 101

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale, me dhunë, me fëmi­jë të mitur në moshën katërm­bëd­hjetë gjer në tetëm­bëd­hjetë vjeç dhe që ka arrit­ur pjekur­inë sek­suale, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Kur mar­rëd­hë­nia sek­suale ose homosek­suale, me dhunë, kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmi­jës së dëm­tu­ar i shkak­to­hen paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen ose vetëvras­jen e fëmi­jës së mitur dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet.

 

Neni 106

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me per­sona në gji­ni ose nën kujdestari

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale ndër­m­jet prindit dhe fëmi­jës, vël­lait dhe motrës, ndër­m­jet vëllezërve, motrave, ndër­m­jet per­son­ave të tjerë që janë gji­ni në vijë të drejtë ose me per­sona që ndod­hen në raporte kujdestarie ose të birësim­it, dëno­het me burgim gjer në shtatë vjet.

 

Neni 108

Vepra të turp­shme

Kry­er­ja e veprave të turp­shme me të mitur që nuk kanë arrit­ur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 109

Rrëm­bi­mi ose mba­jt­ja peng e per­son­it

Rrëm­bi­mi ose mba­jt­ja peng e per­son­it me qël­lim për të fitu­ar pasuri ose çdo lloj për­fiti­mi tjetër, për të për­gat­i­tur kri­jimin e kushteve lehtë­suese për kry­er­jen e një kri­mi, për të ndih­muar fshe­hjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunë­torëve në kry­er­jen e një kri­mi, për t’iu shman­gur dënim­it, për të detyru­ar real­iz­imin e kërke­save a kushteve të cak­tu­ara, për qël­lime poli­tike ose çdo qël­lim tjetër, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet dhe me gjobë nga dy mil­ionë deri në pesë mil­ionë lekë.

Po kjo vepër e kry­er ndaj të mitu­rit nën moshën 14 vjeç dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë  nga tre mil­ionë deri në shtatë mil­ionë lekë.

Rrëm­bi­mi ose mba­jt­ja peng e per­son­it ose e të mitu­rit nën moshën 14 vjeç, i para­prirë ose i shoqëru­ar me tor­tu­ra fizike ose psikike, kur është kry­er kundër disa per­son­ave ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkak­tu­ar vdek­ja, me burgim të për­jet­shëm, si dhe me gjobë nga pesë mil­ionë deri në dhjetë mil­ionë lekë.

 

Neni 114/a

Shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit në rrethana rën­duese

Shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit i kry­er:

1. me të mitur;

2. ndaj disa per­son­ave;

3. me per­sona me të cilët ekzis­to­jnë lid­hje të afër­ta gjinie, krushqie, kujdestarie ose duke për­fi­tu­ar nga raportet zyrtare;

4. me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke për­fi­tu­ar nga paaftësia fizike ose men­dore e per­son­it;

5. ndaj një per­soni që shty­het ose shtrën­go­het për të ushtru­ar pros­ti­tu­cion jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë;

6. kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga per­sona të ngarkuar me funk­sione shtetërore dhe pub­like dëno­het nga 7 deri në 15 vjet burgim.

 

Neni 117

Pornografia

Prod­hi­mi, shpërn­dar­ja, reklami­mi, impor­ti­mi, shit­ja e boti­mi i mate­ri­aleve pornografike në ambi­en­tet e të miturve, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Për­dori­mi i të mitu­rit për prod­himin e mate­ri­aleve pornografike, si dhe shpërn­dar­ja ose pub­liki­mi i tyre në inter­net apo në for­ma të tjera, dëno­het me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një mil­ion deri në pesë mil­ionë lekë.

 

SEKSIONI IX

VEPRA PENALE KUNDËR FËMIJËVE, MARTESËS DHE FAMILJES

 

Neni 124

Brak­tis­ja e fëmi­jëve të mitur

Brak­tis­ja e fëmi­jës nën moshën 16 vjeç nga prin­di ose per­soni që është i detyru­ar të kujde­set për të, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra është shkak­tu­ar dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit ose vdek­ja e fëmi­jës, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

Neni 124/a

Kërki­mi ose mar­r­ja e shpër­blimeve për pro­ce­du­rat e birësim­it

Kërki­mi, propoz­i­mi, dhë­nia ose pra­n­i­mi i shpër­blimeve dhe për­fitimeve të tjera, për të kry­er ose për të mos kry­er një veprim, që lid­het me pro­cesin e birësim­it të një të mituri, dëno­hen me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga 300 mijë lekë deri në 3 mil­ionë lekë.

 

Neni 124/b

Keq­tra­j­ti­mi i të mitu­rit

Keq­tra­j­ti­mi fizik ose psikologjik i të mitu­rit nga per­soni që është i detyru­ar të kujde­set për të, dëno­het me burgim nga tre muaj deri në dy vjet.

Detyri­mi i të mitu­rit për të punuar, për të sig­u­ru­ar të ard­hu­ra, për të lypur apo për të kry­er veprime që dëm­to­jnë zhvil­lim­in e tij dëno­het me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëd­hjetë  mijë deri në një mil­ion lekë.

Kur nga vepra është shkak­tu­ar dëm­ti­mi i rëndë i  shën­de­tit ose vdek­ja e  të mitu­rit, dëno­het me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

 

Neni 125

Mos­d­hë­nia e mjeteve për jetesë

Mos­d­hë­nia e mjeteve të nevo­jshme për jetesën e fëmi­jëve, të prindërve ose të bashkëshort­it, nga per­soni që në zba­tim të një vendi­mi gjyqë­sor dety­ro­het ta japë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

Neni 126

Mosnjof­ti­mi i ndryshim­it të vend­ba­nim­it

Mosnjof­ti­mi bren­da një mua­ji i ndryshim­it të vend­ba­nim­it, të intere­suarve ose organ­it të ekzeku­tim­it, nga per­soni që sipas vendim­it gjyqë­sor dety­ro­het me dhënien e mjeteve të nevo­jshme për jetesë fëmi­jëve, prindërve ose bashkëshort­it të vet, si dhe ai të cilit i janë besuar fëmi­jët pas zgjid­hjes së martesës, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

Neni 127

Mar­r­ja e padrejtë e fëmi­jës

Mar­r­ja e padrejtë e fëmi­jës, duke e larguar prej per­son­it që ushtron autoritetin prindëror ose që i është besuar për rrit­je dhe edukim, si dhe mos­dorëz­i­mi i fëmi­jës prindit tjetër në zba­tim të vendim­it gjyqë­sor, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

Neni 128

Ndër­ri­mi i fëmi­jëve

Ndër­ri­mi i fëmi­jëve i bërë me paku­jde­si nga per­son­eli ku fëmi­jët mba­hen për rrit­je, mjekim ose në shtëpi lind­je­je, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Neni 128/a

Fshe­h­ja ose ndër­ri­mi me dash­je i fëmi­jës

Fshe­h­ja ose ndër­ri­mi me dash­je i fëmi­jës me një tjetër, i kry­er nga per­son­eli mjekë­sor, dëno­het me burgim nga tre gjer në tetë vjet.

 

Neni 128/b

Trafiki­mi i të miturve

Rekru­ti­mi, shit­ja, trans­porti­mi, trans­fer­i­mi, fshe­h­ja ose prit­ja e të miturve me qël­lim shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit ose for­mave të tjera të shfry­tëzim­it sek­su­al, të punës ose shër­bimeve të detyru­ara, skllavërim­it ose for­mave të ngjashme me skllavërim­in, vënies në për­dorim ose trans­plan­tim­it të organ­eve, si dhe for­mave të tjera të shfry­tëzim­it, dëno­hen me burgim nga shtatë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga katër mil­ionë deri në gjashtë mil­ionë lekë.

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi dhe financi­mi i trafikim­it të të miturve dëno­hen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet dhe me gjobë nga gjashtë mil­ionë deri në tetë mil­ionë lekë.

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqëro­het me keq­tra­j­timin dhe detyrim­in me dhunë fizike a psikike të të dëm­tu­ar­it, për të kry­er veprime të ndryshme, ose sjell paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë mil­ionë deri në tetë mil­ionë lekë.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen e të dëm­tu­ar­it, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të për­jet­shëm, si dhe me gjobë nga tetë mil­ionë deri në dhjetë mil­ionë lekë.

Kur vepra penale kry­het nëpër­m­jet shfry­tëzim­it të funk­sion­it shtetëror ose shër­bim­it pub­lik, dën­i­mi me burgim dhe gjo­ba shto­hen me ¼ e dënim­it të dhënë.

 

Neni 129

Shtyt­ja e të miturve në krim

Shtyt­ja ose tërhe­q­ja e të miturve nën moshën katërm­bëd­hjetë vjeç për të kry­er krim, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 286

Nxit­ja për për­dorim­in e drogës

Nxit­ja e të tjerëve për për­dorim­in e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhë­nia në për­dorim ose injek­ti­mi i tyre te të tjerët, pa dijen­inë dhe pëlqimin e tyre, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur nxit­ja apo injek­ti­mi i detyru­ar bëhet ndaj fëmi­jëve apo në insti­tu­cione penale, shkol­lore, sportive apo të çdo veprim­tarie tjetër shoqërore dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 


Lexo të plotë Kodin Penal, Neni 1- neni 230

Lexo të plotë Kodin Penal, Neni 231- neni 335

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 2, datë 28 Shkurt 1995, faqe 23

[2] Ligji nr. 7895/1995  është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8175, dt.23.12.1996, Fletore Zyrtare nr.29, dt.7 Janar 1997, fq.965
  2. ligjin nr.8204, dt.10.4.1997, Fletore Zyrtare nr.4, dt.17 Prill 1997, fq.78
  3. ligjin nr.8279, dt.15.1.1998, Fletore Zyrtare nr.1, dt.4 Shkurt 1998, fq.10
  4. ligjin nr.8733, dt.24.1.2001, Fletore Zyrtare nr.4, dt.26 Shkurt 2001, fq.100
  5. ligjin nr.9017, dt.6.3.2003, Fletore Zyrtare nr.21, dt.28 Mars 2003, fq.641
  6. ligjin nr.9086, dt.19.6.2003, Fletore Zyrtare nr.57, dt.14 Korrik 2003, fq.2423
  7. ligjin nr.9188, dt.12.2.2004, Fletore Zyrtare nr.13, dt.16 Mars 2004, fq.541
  8. ligjin nr.9275, dt.16.9.2004, Fletore Zyrtare nr.69, dt.16 Mars 2004, fq.4589
  9. ligjin nr.9686, dt.26.2.2007, Fletore Zyrtare nr.27, dt.16 Mars 2007, fq.489
  10. ligjin nr.9859, dt.21.1.2008, Fletore Zyrtare nr.10, dt.17 Shkurt 2008, fq.301
  11. ligjin nr.10023, dt.27.11.2008, Fletore Zyrtare nr.190, dt.31 Dhjetor 2008, fq.9395
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim