Kundër trafikut të migrantëve me rrugë tokë­sore, ajrore dhe detare, e cila plotë­son kon­ven­tën e kombeve të bashkuara kundër krim­it të orga­nizuar ndërkom­bë­tar


Neni 16

Mbro­jt­ja dhe masat ndih­mëse

1. Në zba­tim të këtij Pro­tokol­li, çdo Shtet Palë, në për­puth­je me detyrimet e tij sipas të drejtës ndërkom­bëtare, duhet të mar­rë të gjitha masat e duhu­ra, duke përf­shirë, në rast se është e nevo­jshme, legjis­la­cioni për të rua­j­tur dhe mbro­j­tur të drej­tat e per­son­ave që janë bërë objekt i akteve të parashikuara në nenin 6 të këtij Pro­tokol­li, siç është pran­uar në bazë të së drejtës ndërkom­bëtare të aplikueshme, veçanër­isht të drejtën për të jet­u­ar dhe të drejtën për të mos iu nën­shtru­ar tor­turës, tra­j­timeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jon­jerë­zore dhe degraduese.

2. Çdo Shtet Palë duhet të mar­rë masat e duhu­ra për t’i sig­u­ru­ar migrantëve mbro­jt­jen e duhur kundër dhunës që mund të ushtro­het ndaj tyre nga indi­vidë ose grupe, për arsye se ato janë objekt i akteve të parashikuara në nenin 6 të këtij Pro­tokol­li.

3. Çdo Shtet Palë duhet t’i sig­uro­jë ndih­mën e duhur migrantëve, jeta ose sig­uria e të cilëve rreziko­het për arsye se janë objekt i akteve të parashikuara në nenin 6 të këtij Pro­tokol­li.

4. Në zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij neni, Shtetet Palë duhet të mar­rin parasysh nevo­jat e veçan­ta të grave dhe fëmi­jëve.

5. Në rastin e zbu­lim­it të një per­soni i cili është objekt i akteve të parashikuara në nenin 6 të këtij Pro­tokol­li, çdo Shtet Palë duhet të përm­bushë detyrimet e tij sipas Kon­ven­tës së Vjenës për Mar­rëd­hëni­et Kon­sul­lore, duke përf­shirë dhe informimin pa vonesë të per­son­it të intere­suar për dis­poz­i­tat që kanë të bëjnë me njof­timin dhe komu­nikimin me zyr­tarët kon­sul­lorë.

 

Pro­tokol­li

Mbi paran­dal­im­in, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të per­son­ave, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve, në plotësim të kon­ven­tës së kombeve të bashkuara kundër krim­it të orga­nizuar ndërkom­bë­tar

 

Neni 2

Deklari­mi i qëllim­it

Qël­limet e këtij Pro­tokol­li janë:

(a) të paran­dalo­jë dhe të lufto­jë trafikun ndërkom­bë­tar të per­son­ave, duke i kush­tu­ar vëmend­je të veçan­të grave dhe fëmi­jëve;

(b) të mbro­jë dhe të ndih­mo­jë vik­ti­mat e këtij trafiku, duke respek­tu­ar të drej­tat e tyre njerë­zore; dhe

© të nxisë dhe të lehtë­so­jë bashkëpunimin ndër­m­jet Shteteve Palë, me qël­lim që të real­i­zo­hen këto objek­ti­va.

 

Neni 3

Përku­fiz­ime

Për qël­limet e këtij Pro­tokol­li:

(a)“Trafik per­sonash” nënkup­ton rekru­timin, trans­portimin, trans­fer­im­in, fshe­hjen ose prit­jen e per­son­ave nëpër­m­jet kër­cënim­it, për­dorim­it të for­cës e for­mave të tjera të shtrëngim­it, mashtrim­it, mar­rjes me for­cë, dred­hisë ose abuzim­it të pushtetit ose të poz­itës vul­ner­a­bël ose dhënien apo mar­rjen e page­save ose për­fitimeve për të arrit­ur pëlqimin e një per­soni që kon­trol­lon një per­son tjetër, për qël­lime shfry­tëz­i­mi. Shfry­tëz­i­mi përf­shin, së paku, shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit të të tjerëve ose for­mat e tjera të shfry­tëzim­it sek­su­al, punën ose shër­bimet e detyru­ara, skllavërinë ose prak­tikat e ngjashme me skllavërinë, heq­jen e organ­eve ose servi­tudet.

(b) Pëlqi­mi i vik­timës së trafikut për shfry­tëz­imin e qël­limshëm të për­men­dur në nën­para­grafin (a) të këtij neni do të jetë i pavend nëse janë për­dorur mjetet e parashikuara në nën­para­grafin (a).

© Rekru­ti­mi, trans­porti­mi, trans­fer­i­mi, fshe­h­ja ose prit­ja e një fëmi­je për qël­lime shfry­tëz­i­mi, do të kon­sidero­het “trafik per­sonash” edhe nëse në të nuk do të përf­shi­hen mjetet e parashikuara në nën­para­grafin (a) të këtij neni.

(d) “Fëmi­jë” nënkup­ton çdo per­son nën 18 vjeç.

 

Neni 6

Asis­ten­ca për mbro­jt­jen e vik­ti­mave të trafikut të per­son­ave

1. Në rastet përkatëse dhe në masën që parashiko­het nga legjis­la­cioni i brend­shëm, Shtetet Palë duhet të mbro­jnë jetën pri­vate dhe iden­titetin e vik­ti­mave të trafikut të per­son­ave, përf­shirë, ndër të tjera, bër­jen kon­fi­den­ciale të pro­ce­du­rave ligjore, që lid­hen me trafikun e per­son­ave.

2. Shtetet Palë duhet të sig­uro­jnë që sis­te­mi i tyre legjisla­tiv ose admin­is­tra­tiv të përm­ba­jë masa të tilla që u sig­uro­jnë vik­ti­mave të trafikut në rastet e duhu­ra:

(a) infor­ma­cion në lid­hje me pro­ce­du­rat gjyqë­sore dhe admin­is­tra­tive;

(b) asis­tencë, në mënyrë që të paraqesin shqetësimet dhe prob­lemet që kanë dhe t’u mer­ren parasysh në shkallët përkatëse të pro­ce­du­rave penale kundër autorëve të veprave penale, pa cënuar të drejtën e mbro­jt­jes.

3. Në raste të veçan­ta dhe masën e mund­shme, Shtetet Palë duhet të mar­rin parasysh masat për të sig­u­ru­ar tra­j­timin fizik, psikologjik ose social të vik­ti­mave të trafikut, përf­shirë bashkëpunimin me orga­ni­zatat joqever­itare, orga­ni­zatat e tjera dhe ele­men­tët e shoqërisë civile dhe, në veçan­ti sig­urim­in e:

(a) banim­it të për­sh­tat­shëm;

(b) këshillim­in dhe informimin që ka të bëjë sido­mos me të drej­tat e tyre, në një gjuhë që per­son­at e trafikuar mund ta kup­to­jnë;

© asis­tencën mjekë­sore, psikologjike dhe mate­ri­ale; dhe

(d) mundës­inë e punësim­it, edukim­it dhe tra­jnim­it.

4. Shtetet Palë duhet të mar­rin parasysh, gjatë aplikim­it të dis­poz­i­tave të këtij neni, moshën, seksin dhe nevo­jat e veçan­ta të vik­ti­mave të trafikut dhe, në veçan­ti, nevo­jat e veçan­ta të fëmi­jëve, përf­shirë banesën, arsim­imin dhe kujdesin e për­sh­tat­shëm.

5. Shtetet Palë duhet të për­piqen që të garan­to­jnë sig­ur­inë fizike të vik­ti­mave të trafikut nëse ato janë bren­da ter­ri­toreve të tyre.

6. Shtetet Palë duhet të sig­uro­jnë që sis­te­mi i tyre ligjor të përf­shi­jë masa që iu ofro­jnë vik­ti­mave të trafikut të per­son­ave mundës­inë e kom­pen­sim­it për dëmin që u është shkak­tu­ar.

 

Neni 9

Paran­dal­i­mi i trafikut të per­son­ave

1. Shtetet Palë duhet të ven­dosin poli­ti­ka, pro­grame dhe masa të tjera:

(a) për të paran­dalu­ar dhe luftu­ar trafikun e per­son­ave; dhe

(b) për të mbro­j­tur per­son­at e trafikuar, veçanër­isht gratë dhe fëmi­jët, nga rivik­timiz­i­mi.

2. Shtetet Palë duhet të për­piqen që të ndër­mar­rin masa të tilla si kërki­mi, informi­mi dhe fusha­ta në mas­me­dia dhe ini­cia­ti­va sociale dhe ekonomike, për të paran­dalu­ar dhe luftu­ar trafikun e per­son­ave.

3. Poli­tikat, pro­gram­et dhe masat e tjera të ndër­mar­ra, në për­puth­je me këtë nen, duhet të përf­shi­jnë bashkëpunimin me orga­ni­zatat joqever­itare, orga­ni­zatat të tjera përkatëse ose ele­men­të të shoqërisë civile;

4. Shtetet Palë duhet të ndër­mar­rin ose të for­co­jnë masat, përf­shirë ato nëpër­m­jet bashkëpunim­it, dypalësh ose shumë­palësh, për të reduk­tu­ar fak­torët që i bëjnë per­son­at, veçanër­isht gratë dhe fëmi­jët, të bëhen vik­ti­ma të trafikut, siç janë var­fëria, zhvil­li­mi i pakët dhe munge­sa e mundë­sive të barabar­ta.

5. Shtetet Palë duhet të adap­to­jnë ose for­co­jnë masat legjisla­tive ose masat e tjera, siç janë eduki­mi, masat sociale e kul­tur­ore, përf­shirë ato që rrjed­hin nga bashkëpuni­mi, dypalësh e shumë­palësh, për të mos inku­ra­juar kërkesën që nxit të gjitha for­mat e shfry­tëzim­it të per­son­ave, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve, që i çon ato drejt trafikut.

 

Neni 10

Shkëm­bi­mi i infor­ma­cionit dhe tra­jn­i­mi

1. Autoritetet e zba­tim­it të ligjit, të emi­gra­cionit ose autoritetet e tjera përkatëse të Shteteve Palë duhet të bashkëpuno­jnë me njëri-tjetrin për të shkëm­by­er infor­ma­cion, në për­puth­je me legjis­la­cionin e tyre të brend­shëm, për t’i mundë­suar atyre të për­cak­to­jnë:

(a) nëse per­son­at që kalo­jnë ose ten­to­jnë të kalo­jnë një kufi ndërkom­bë­tar me doku­mente udhë­ti­mi, që i përkasin per­son­ave të tjerë ose pa doku­mente udhë­ti­mi, krye­jnë ose janë vik­ti­ma të trafikut të per­son­ave;

(b) tipet e doku­menteve që kanë për­dorur per­son­at ose që janë për­p­jekur të për­dorin për të kalu­ar një kufi ndërkom­bë­tar me qël­lim që të trafiko­jnë per­sona; dhe

© meto­dat dhe mjete e për­doru­ra nga gru­pet e orga­nizuara krim­i­nale për trafikimin e per­son­ave, përf­shirë rekru­timin dhe trans­portimin e vik­ti­mave, rrugët dhe lid­hjet ndër­m­jet per­son­ave dhe gru­peve që mer­ren me këtë trafik dhe masat e mund­shme për t’i zbu­lu­ar ato.

2. Shtetet Palë duhet të sig­uro­jnë ose for­co­jnë tra­jn­imin e zyr­tarëve të zba­tim­it të ligjit, imi­gra­cionit dhe të zyr­tarëve të tjerë përkatës, mbi paran­dal­im­in e trafikut të per­son­ave. Tra­jn­i­mi duhet të përqën­dro­het në meto­dat e për­doru­ra për paran­dal­im­in e këtij trafiku, ndjek­jen penale të trafikan­tëve dhe mbro­jt­jen e të drej­tave të vik­ti­mave, përf­shirë mbro­jt­jen e vik­ti­mave nga trafikan­tët. Tra­jn­i­mi duhet të ketë parasysh gjithash­tu nevo­jën për të mar­rë në kon­sid­er­atë të drej­tat e njeri­ut dhe çësht­jet e mpre­hta që lid­hen me fëmi­jët dhe ato të karak­ter­it gji­nor, si dhe duhet të inku­ra­jo­jnë bashkëpunimin me orga­ni­zatat joqever­itare, orga­ni­zatat e tjera përkatëse dhe ele­men­tët e shoqërisë civile.

3. Një Shtet Palë që merr infor­ma­cion duhet të përm­bushë një kërkesë të bërë nga një Shtet Palë, që ka trans­me­t­u­ar infor­ma­cionin që ven­dos kufiz­ime në për­dorim­in e tij.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar  “Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara kundër krim­it të orga­nizuar ndërkom­bë­tar” dhe dy pro­tokol­let sht­esë të saj, “Pro­tokol­li kundër trafikut të migrantëve me rrugë tokë­sore, ajrore dhe detare” dhe “Pro­tokol­li për paran­dal­im­in, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të per­son­ave, veçanër­isht të grave dhe fëmi­jëve”, me ligjin nr. 8920, datë 11.7.2002, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 41, datë 25 Kor­rik 20002, faqe 1195

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim