PJESA I

 

Palët pra­no­jnë si syn­im të poli­tikës së tyre, që do të ndiqet me të gjitha mjetet e për­sh­tat­shme si të karak­ter­it kom­bë­tar, ash­tu edhe ndërkom­bë­tar, arrit­jen e kushteve në të cilat të drej­tat dhe parimet e mëposhtme mund teë real­i­zo­hen në mënyrë efek­tive:

1. Cili­do do të ketë mundës­inë të fito­jë jetesën e tij në një punë në të cilën ka hyrë lirisht.

2. Të gjithë punë­torët kanë të drejtë për kushte të drej­ta pune.

3. Tëe gjithë punë­torët kanë të drejtë për kushte pune të sig­ur­ta dhe të shën­det­shme.

4. Të gjithë punë­torët kanë të drejtë për një pagë të drejtë të mjaftueshme për një stan­dard jetese të për­sh­tat­shëm për ata dhe famil­jet e tyre.

5. Të gjithë punë­torët dhe punëd­hënësit kanë të drejtën e lirisë së shoqërizim­it në orga­ni­za­ta kom­bëtare ose ndërkom­bëtare për mbro­jt­jen e intere­save të tyre ekonomike dhe sociale.

6. Të gjithë punë­torët dhe punëd­hënësit kanë të drejtë të nego­cio­jnë në mënyrë kolek­tive.

7. Fëmi­jët dhe të rin­jtë kanë të drejtë për mbro­jt­je të veçan­të ndaj rrez­iqeve fizike dhe morale ndaj të cilave ata ekspo­zo­hen.

8. Gratë e punë­suara, në rast të shtatzënisë, kanë të drejtë për mbro­jt­je të veçan­të.

9. Cili­do ka të drejtë për lehtësi të për­sh­tat­shme për ori­en­tim pro­fe­sion­al me syn­imin që të ndih­mo­het për të zgjed­hur një punë që i për­sh­tatet aftë­sive dhe intere­save të tij pro­fe­sion­ale.

10. Cili­do ka të drejtë për lehtësi të për­sh­tat­shme për tra­jn­im pro­fe­sion­al.

11. Cili­do ka të drejtë të për­fi­to­jë nga çfarë­do masash qe i lejo­jnë atij të gëzo­jë stan­dard­in më të lartë të arrit­shëm të shën­de­tit.

12. Të gjithë punë­torët dhe per­son­at e varur prej tyre kanë të drejtë për sig­urim shoqëror.

13. Cili­do pa burime të për­sh­tat­shme ka të drejtë për asis­tencë sociale dhe mjekë­sore.

14. Cili­do ka te drejtë të për­fi­to­jë nga shër­bimet e mirëqe­nies sociale.

15. Per­son­at e gjym­tu­ar kanë të drejtë për pavarësi, inte­grim social dhe pjesë­mar­rje në jetën e komu­nitetit.

16. Famil­ja si një njësi themelore e shoqërisë ka të drejtë për mbro­jt­je të për­sh­tat­shme ekonomike, juridike dhe sociale për të sig­u­ru­ar zhvil­lim­in e saj të plotë.

17. Fëmi­jët dhe të rin­jtë kanë të drejtë për mbro­jt­je të për­sh­tat­shme ekonomike, juridike dhe sociale.

18. Shte­t­a­sit e cil­it­do nga Palët kanë të drejtën të angazho­hen në punë fitim­prurëse në ter­ri­torin e cilës­do nga të tjer­at në bazë bara­zie me shte­t­a­sit e fun­dit, duke iu nën­shtru­ar kufiz­imeve të bazuara në arsye bindëse ekonomike ose shoqërore.

19. Punë­torët emi­grantë, të cilët janë shte­tas të një Pale, dhe famil­jet e tyre kanë të drejte për mbro­jt­je dhe asis­tence nëe ter­ri­torin e çdo Pale tjetër.

20. Të gjithë punë­torët kanë të drejtë për mundësi të barabar­ta dhe tra­j­tim të barabartë në çësht­jet e punësim­it dhe punës pa dal­lim mbi bazë sek­si.

21. Punë­torët kanë të drejtë të infor­mo­hen dhe të kon­sul­to­hen bren­da ndër­mar­rjes.

22. Punë­torët kanë të drejtë të mar­rin pjesë në për­cak­timin dhe për­mirësimin e kushteve të punës dhe mje­disin e punës në ndër­mar­rje.

23. Çdo per­son i moshuar ka të drejtën për mbro­jt­je sociale.

24. Të gjithë punë­torët kanë të drejtë për mbro­jt­je në rast të për­fundim­it të punësim­it.

25. Të gjithë punë­torët kanë të drejtë për mbro­jt­je të pre­tendimeve të tyre në rastin e fal­i­men­tim­it të punëd­hënësit të tyre.

26. Të gjithë punë­torët kanë të drejtë për din­jitet në punë.

27. Të gjithë per­son­at me përgjegjësi famil­jare dhe që janë angazhuar ose dëshi­ro­jnë të angazho­hen në punësim kanë të drejtë ta bëjnë këtë pa iu nën­shtru­ar diskri­m­inim­it dhe, sa të jetë e mundur, pa kon­flikt ndër­m­jet përgjegjë­sive të tyre famil­jare dhe të punësim­it.

28. Për­faqë­sue­sit e punë­torëve nëe ndër­mar­rje kanë të drejtë për mbro­jt­je kundër akteve paragjykuese ndaj tyre dhe duhet t’u jepen lehtësi të për­sh­tat­shme për të kry­er funk­sionet e tyre.

29. Të gjithë punë­torët kanë të drejtë të infor­mo­hen dhe të kon­sul­to­hen në pro­ce­du­ra shkur­timesh kolek­tive nga puna.

30. Cili­do ka të drejte për mbro­jt­je kundër var­fërisë dhe për­jash­tim­it social.

31. Cili­do ka të drejte për stre­him.

 

Neni 7

E drej­ta e fëmi­jëve dhe te rin­jve për mbro­jt­je

Me syn­imin për të sig­u­ru­ar ushtrim­in efek­tiv të së drejtës se fëmi­jëve dhe të rin­jve për mbro­jt­je, palët angazho­hen:

1. të mar­rin masa që mosha min­i­male për pran­im në punësim të jetë 15 vjeç, duke iu nën­shtru­ar për­jash­timeve për fëmi­jët që puno­jnë në punë të lehtë të për­cak­tu­ar të padëmshme për shën­detin, moralin ose arsim­imin e tyre;

2. të mar­rin masa që mosha min­i­male për pran­im në punësim të jetë 18 vjeç për­sa u për­ket punëve të për­cak­tu­ara që kon­sidero­hen të rrezik­shme ose të pashën­det­shme;

3. të mar­rin masa qe per­son­at te cilët u nën­shtro­hen ako­ma arsim­it të detyrueshëm nuk do të punë­so­hen në punë të tillë që do t’i pen­gonte ata nga për­fiti­mi i plotë i arsimim­it të tyre;

4. të mar­rin masa që orët e punës për per­son­at nën 18 vjeç të kufi­zo­hen në për­puth­je me nevo­jat e zhvil­lim­it të tyre dhe veçanër­isht të nevo­jës së tyre për tra­jn­im pro­fe­sion­al;

5. të njo­hin të drejtën e punë­torëve të rinj dhe punë­torëve nxënës për një rrogë të drejtë ose shpër­blime të tjera të për­sh­tat­shme;

6. të mar­rin masa që koha e shpen­zuar nga të rin­jtë në tra­jn­im pro­fe­sion­al gjatë orëve nor­male të punës me mira­timin e punëd­hënësve të tra­j­to­het sikur for­mon pjesë të ditës së punës;

7. të mar­rin masa që per­son­at e punë­suar nën 18 vjeç të kenë të drejtë për pushim vje­tor të paguar për një min­i­mum prej katër javësh;

8. të mar­rin masa që per­son­at nën 18 vjeç të mos punë­so­hen në punë nate, me për­jash­tim të disa punëve që parashiko­hen nga lig­jet ose rreg­ul­loret kom­bëtare;

9. të mar­rin masa që per­son­at nën 18 vjeç të punë­suar në punë të për­cak­tu­ara nga lig­jet ose rreg­ul­loret kom­bëtare t’u nën­shtro­hen kon­trolleve peri­odike mjekë­sore;

10. të sig­uro­jnë mbro­jt­je të veçante kundër rrez­iqeve fizike dhe morale, ndaj të cilave janë të ekspozuar fëmi­jët dhe te rin­jtë, veçanër­isht kundër atyre që rezul­to­jnë direkt ose indi­rekt nga puna e tyre.

 

Neni 8

E drej­ta e grave të punë­suara për mbro­jt­je të shtatzënisë

Me syn­imin për të sig­u­ru­ar një ushtrim efek­tiv të së drejtës së grave të punë­suara për mbro­jt­je të shtatzënisë, palët angazho­hen:

1. të mar­rin masa që, ose nëpër­m­jet lejes së paguar, ose për­fitimeve të për­sh­tat­shme nga sig­urimet shoqërore ose nëpër­m­jet për­fitim­it nga fonde pub­like, gratë e punë­suara të mar­rin leje para dhe pas lind­jes së fëmi­jës deri në një total prej të pak­tën katërm­bëd­hjetë javësh;

2. të kon­sidero­jnë që është e paligjshme për një punëd­hënës t’i japë një gru­a­je njof­tim për pushim nga puna që nga momen­ti që ajo njofton punëd­hënësin e saj se është shtatzënë deri në fund të lejes së saj te shtatzënisë, ose t’i japë asaj njof­timin e pushim­it në kohë të atil­lë që afati i njof­tim­it të për­fun­do­jë bren­da kësaj kohe;

3. të mar­rin masa që nënat që ushqe­jnë fos­h­n­jat e tyre me gji të kenë të drejtë për ndër­pre­rje të mjaftueshme të punës për këtë qël­lim;

4. të disi­plino­jnë me rreg­ul­lore punësimin në punë nate të grave shtatzë­na, grave që kanë lin­dur rish­tazi dhe grave që ushqe­jnë fos­h­n­jat me gji;

5. të ndalo­jnë punësimin e grave shtatzënë, grave që kanë lin­dur rish­tazi ose që ushqe­jnë fos­h­n­jat me gji në miniera nën­toke dhe në çdo punë tjetër që është e papër­sh­tat­shme për arsye të natyrës së saj të rrezik­shme, të pashën­det­shme ose të rëndë dhe të mar­rin masa të për­sh­tat­shme për të mbro­j­tur të drej­tat e punësim­it të këtyre grave.

 

Neni 9

E drej­ta për ori­en­tim pro­fe­sion­al

Me syn­imin për të sig­u­ru­ar një ushtrim efek­tiv të së drejtës për ori­en­tim pro­fe­sion­al, Palët angazho­hen të ofro­jnë ose te nxisin, si të jetë e nevo­jshme, një shër­bim i cili do të ndih­mo­jë të gjithë per­son­at, përf­shirë të gjym­tu­ar­it, për të zgjid­hur prob­lemet lid­hur me zgjed­hjen dhe për­parim­in pro­fe­sion­al, duke patur parasysh siç duhet karak­ter­is­tikat indi­vid­uale dhe lid­hjen e tyre me mundës­inë e punësim­it: kjo asis­tencë duhet të vihet në dis­pozi­cion falas si për të rin­jtë, përf­shirë fëmi­jët e shkollave, ash­tu edhe për të rri­t­u­rit.

 

Neni 17

E drej­ta e fëmi­jëve dhe të rin­jve për mbro­jt­je ekonomike, ligjore dhe social

Me syn­imin që të sig­uro­het ushtri­mi efek­tiv i të drej­tave të fëmi­jëve dhe të rin­jve që të rritet në një mjedis, i cili inku­ra­jon zhvil­lim­in e plotë tëë per­son­alitetit të tyre dhe të aftë­sive të tyre men­dore dhe fizike, Palët angazho­hen që, direkt ose në bashkëpunim me orga­ni­za­ta pub­like dhe pri­vate, të mar­rin të gjitha masat e nevo­jshme dhe të për­sh­tat­shme, që syn­o­jnë për:

1.a) të sig­u­ru­ar që fëmi­jët dhe të rin­jtë, duke pasur parasysh të drej­tat dhe detyrat e prindërve të tyre, të kenë kujdesin, asis­tencën, arsim­imin dhe tra­jn­imin për të cilin kanë nevo­jë, veçanër­isht, duke mar­rë masa për kri­jimin ose mba­jt­jen e insti­tu­cion­eve dhe shër­bimeve të mjaftueshme dhe të për­sh­tat­shme për këtë qël­lim;

b) të mbro­j­tur fëmi­jët dhe të rin­jtë nga neglizhen­ca, dhu­na dhe shfry­tëz­i­mi;

c) të afru­ar mbro­jt­je dhe ndihme të veçante nga shteti për fëmi­jët dhe te rin­jtë që janë të privuar përko­hë­sisht ose për­fundimisht nga mbështet­ja e famil­jes;

2. t’u ofru­ar fëmi­jëve dhe te rin­jve një arsim fillestar dhe te mesëm falas, si dhe te inku­ra­jo­jnë frekuen­timin e rreg­ullt të shkollave.

 

Neni 19

E drej­ta e punë­torëve migrues dhe famil­jeve te tyre për mbro­jt­je dhe asis­tence

Me syn­imin për të sig­u­ru­ar ushtrim­in efek­tiv të së drejtës së punë­torëve migrues dhe famil­jeve të tyre për mbro­jt­je dhe asis­tencë në ter­ri­torin e çdo Pale tjetër, Palët angazho­hen:

1. të mba­jnë ose të jenë kënaqur se mba­hen shër­bime të për­sh­tat­shme falas për të asis­tu­ar këta punë­torë, veçanër­isht në mar­rjen e infor­ma­cion­eve të sak­ta dhe të mar­rin të gjitha hap­at e për­sh­tat­shme aq sa e lejo­jnë legjis­la­cioni dhe rreg­ul­loret kom­bëtare, kundër pro­pa­gandës çoroditëse lid­hur me emi­grim­in dhe imi­grim­in;

2. të mar­rin masat e për­sh­tat­shme bren­da juridik­sion­it te tyre te lehtë­so­jnë nis­jen, udhë­timin dhe prit­jen e këtyre punë­torëve dhe famil­jeve te tyre dhe t’u ofro­jnë atyre, bren­da juridik­sion­it të tyre, shër­bime të për­sh­tat­shme për shën­detin, vëmend­je mjekë­sore dhe kushte të mira higjienike gjatëud­hë­tim­it;

3. të nxisin bashkëpunimin, siç është e për­sh­tat­shme, ndër­m­jet shër­bimeve sociale, pub­like dhe pri­vate, në vendet e emi­grim­it dhe imi­grim­it;

4. të sig­uro­jnë për këta punë­torë, ligjër­isht, bren­da ter­ri­torit te tyre, për sa këto çësht­je rreg­ul­lo­hen me ligj ose rreg­ul­lore ose u nën­shtro­hen kon­trol­lit të autoriteteve admin­is­tra­tive tra­j­tim jo më pak të favor­shëm se sa ai i shte­tasve te vet lid­hur me çësht­jet e mëposhtme.

a) pagën dhe kushte te tjera punësi­mi dhe pune;

b) anë­tarës­inë ne sindika­ta dhe gëz­imin e për­fitimeve nga nego­ci­atat kolek­tive;

c) stre­himin;

5. të sig­uro­jnë për këta punë­torë ligjër­isht bren­da ter­ri­torit te tyre, tra­j­tim jo me pak te favor­shëm sesa ai i shte­tasve te vet lid­hur me tak­sat, tar­i­fat ose kon­tributet e punësim­it lid­hur me per­son­at e punë­suar;

6. të lehtë­so­jnë sa te jete e mundur rib­ashkimin e famil­jes se një punë­tori te huaj, i cili është lejuar te ven­doset ne ter­ri­tor;

7. të sig­uro­jnë për këta punë­torë ligjër­isht bren­da ter­ri­torit të tyre tra­j­tim jo më pak të favor­shëm sesa ai i shte­tasve të vet për pro­ce­du­ra ligjore lid­hur me çësht­je të refer­u­ara në këtë nen;

8. të sig­uro­jë që këta punë­torë, të cilët bano­jnë ligjër­isht bren­da ter­ri­toreve të tyre, të mos përz­i­hen, përveç se kur rreziko­jnë sig­urim­in kom­bë­tar ose krye­jnë shkel­je kundër intere­sit dhe moralit pub­lik;

9. të lejo­jnë, bren­da kufi­jve ligjore, trans­fer­im­in e pjesëve të tilla të fitimeve dhe kur­simeve të këtyre punë­torëve siç mund të dëshi­ro­jnë ata;

10. të zgjero­jnë mbro­jt­jen dhe asis­tencën e parashikuar në ketë nen për migrantet e vetëpunë­suar, për aq sa këto masa janë të zbat­ueshme;

11. të nxisin dhe lehtë­so­jnë mësimin e gjuhës kom­bëtare të shtetit pritës ose, nëse ka disa, të njërës nga ato gjuhë. Punë­torëve migrantë dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre;

12 të nxisin dhe lehtë­so­jnë, sa të jetë prak­tike, mësimin e gjuhës amtare të punë­torëve migrantë për fëmi­jët e punë­torit migrant;

 

Neni 27

E drej­ta e punë­torëve me përgjegjësi famil­jare për mundësi te barabar­ta dhe tra­j­tim te barabarte

Me syn­imin për të sig­u­ru­ar ushtrim­in efek­tiv të së drejtës për barazi të mundë­sive dhe tra­j­tim­it të punë­torëve bur­ra dhe gra me përgjegjësi famil­jare dhe ndër­m­jet, këtyre punë­torëve dhe punë­torëve të tjerë, Palët angazho­hen:

1. të mar­rin masa te për­sh­tat­shme:

a) të mundë­so­jnë punë­torët me përgjegjësi famil­jare te hyjnë dhe të mbeten në punësim, si edhe të rihyjnë në punësim pas një mungese për shkak të atyre përgjegjë­sive, duke përf­shirë masat në fushën e ori­en­tim­it dhe tra­jnim­it pro­fe­sion­al;

b) të mar­rin parasysh nevo­jat e tyre lid­hur me kushtet e punësim­it dhe sig­urim­it shoqëror;

c) të zhvil­lo­jnë dhe nxisin shër­bime, pub­like ose pri­vate, në veçan­ti shër­bime për kujde­sen e fëmi­jëve gjatë ditës dhe rreg­ul­lime të tjera për kujde­sen e fëmi­jëve;

2. të ofro­jnë një mundësi për njërin nga prindit të mar­rë, gjatë një peri­ud­he pas lejes së shtatzënisë, leje prindërore për t’u kujdesur për fëmi­jën, kohëzg­jat­ja dhe kushtet e së cilës duhet të për­cak­to­hen nga legjis­la­cioni kom­bë­tar , rreg­ul­limet kolek­tive ose prak­ti­ka;

3. të sig­uro­jnë që përgjegjësitë famil­jare nuk do të për­be­jnë, si të tilla, një arsye të vlef­shme për për­fundim të punësim­it.

 

Shto­jce e Kartes Sociale Europi­ane të Ndryshuar

Neni 7

para­grafi 8

Kup­to­het që një Pale mund të japë angazhimin e kërkuar në këtë para­graf nëse ajo plotë­son frymën e angazhim­it, duke parashikuar me ligj që shu­mi­ca dër­muese e per­son­ave nën tetëm­bëd­hjete vjeç nuk do të punë­so­hen në punë nate .

 

Neni 17

Kup­to­het qe kjo dis­pozite mbu­lon te gjithë per­son­at nen 18 vjeç, përveçse kur sipas ligjit fëmi­ja quhet mad­hor me herët, pa paragjykuar dis­poz­i­tat e tjera speci­fike te parashikuara nga Kar­ta, veçanër­isht nenin 7.

Kjo nuk nënkup­ton një detyrim për te dhënë arsim te detyru­ar deri ne moshën e për­men­dur me lart

 

Neni 19

para­grafi 6

Për qël­lim­in e zba­tim­it te kësaj dis­pozite, ter­mi “famil­je e një punë­tori te huaj” kup­to­het se do te thotë te pak­tën gru­an dhe fëmi­jët e pamar­tu­ar te punë­torit, për sa kohe këta te fun­dit kon­sidero­hen te mitur nga shteti pranues dhe varen nga punë­tori migrant.


Neni 22

1. Kjo dis­pozite nuk ndikon as kom­pe­ten­cat dhe detyrimet e shteteve lid­hur me adap­ti­min e rreg­ul­loreve te shën­de­tit dhe sig­urim­it për vendet e punës, as kom­pe­ten­cat dhe përgjegjësitë e organ­eve re ngarkuara me kon­trol­lin e zba­timin e tyre.

2. Ter­mat “lehtësi dhe shër­bime sociale dhe social-kul­tur­ore” kup­to­hen se u refer­o­hen lehtë­sive sociale dhe/ose kul­tur­ore për punë­torët te ofru­ara nga ndër­mar­rje te tilla si për asis­tence mirëqe­nieje, fusha sportit, dhoma për nenat me fos­h­n­ja ne gji, bib­liote­ka, kampe pushimesh për fëmi­jë, etj.

 

Neni 27

Kup­to­het qe ky nen zba­to­het për punë­torë bur­ra dhe gra me përgjegjësi famil­jare lid­hur me fëmi­jët ne vartësi, si edhe lid­hur me anë­tarë te tjerë te famil­jes se tyre te ngushte qe kane nevo­je qartë­sisht për kujdesin ose mbështet­jen e tyre ku këto përgjegjësi kufi­zo­jnë mundësitë e tyre për t’u për­gat­i­tur për aktivitet ekonomik, për te hyre ose për te për­paru­ar ne te. Ter­mat “fëmi­jë ne vartësi” dhe “anë­tarë te tjerë te famil­jes se tyre te ngushte qe kane nevo­je qartë­sisht për kujdesin dhe mbështet­jen e “tyre” do te thotë per­sona qe përku­fi­zo­hen te tille nga legjis­la­cioni kom­bë­tar i Palës ne fjale.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar  këte Akt Ndërkom­bë­tar me ligjin nr. 8960, datë 24.10.2002, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 75, datë 22 Nën­tor 2002, faqe 2087.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim