Neni 3

Veprim­taria e kundërligjshme dhe sank­sionet

1. Secila Palë, sipas nevo­jës, duhet të adop­to­jë masat për të parashikuar si veprim­tari krim­i­nale në bazë të ligjit të ven­dit të vet, kur kry­het në mënyrë të qël­limshme:

(a) (i) prod­himin, fab­rikimin, ekstrak­tin, për­gatit­jen, ofrim­in, ofrim­in për shit­je, shpërn­dar­jen, shit­jen, përhap­jen në çfarë­do kusht­esh qof­shin, shpër­blim­in e ndër­m­jetësit, dërgimin tranz­it, trans­portin, impor­timin ose eksportimin e çfarë­dol­loj droge narkotike ose çfarë­dol­loj lënde  psikotrope në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës 1961, Kon­ven­tës 1961 të ndryshuar ose Kon­ven­tës 1971;

(ii) kul­tivimin e hashashit, të shkur­res së kokainës ose bimës së kan­abisit për prod­himin e dro­gave narkotike në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës 1961 dhe Kon­ven­tës 1961 të ndryshuar;

(iii) mba­jt­jen ose bler­jen e çfarë­dol­loj droge narkotike ose lënde psikotrope me qël­lim­in e ushtrim­it të ndon­jërës prej veprim­tarive të ren­di­tu­ra më sipër (i);

(iv) prod­himin, trans­portin ose shpërn­dar­jen e pajisjve, mate­ri­aleve ose lëndëve të parashikuara në tabelën I dhe tabelën II, duke ditur se ato do të për­doren në ose për kul­tivimin, prod­himin ose fab­rikimin e paligjshëm të dro­gave narkotike ose lëndëve psikotrope;

(v) orga­niz­imin, drej­timin ose financimin e ndon­jërës prej veprim­tarive të kundërligjshme, të parashikuara sa më sipër (i), (ii), (iii) ose (iv);

(b) (i) shkëm­bimin ose trans­fer­im­in e pasurive duke ditur se këto pasuri kanë rrjed­hur nga një veprim­tari të  kundërligjshme ose veprim­tari të kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me nën­para­grafin (a) të këtij para­grafi ose nga akti i pjesë­mar­rjes në një veprim­tari të kundërligjshme ose veprim­tari të kundërligjshme të tilla, me qël­lim­in e fshe­hjes ose mbu­lim­in e origjinës së paligjshme të pasurive ose me qël­lim­in e dhënies së ndih­mës ndon­jë per­soni që është përf­shirë në kry­er­jen e një veprim­tarie të kundërligjshme ose veprim­tarive të kundërligjshme të tilla, për t’iu shman­gur paso­jave ligjore të veprimeve të tij;

(ii) fshe­hjen ose mbu­lim­in e natyrës së vërtetë, burim­it, vend­ndod­hjes, sis­temim­it, lëviz­jes, të të drej­tave në lid­hje me pasur­inë ose pronës­inë e pasurisë, duke ditur se një pasuri e tillë ka rrjed­hur nga një veprim­tari e kundërligjshme ose veprim­tari të kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me nën­para­grafin (a) të këtij para­grafi ose nga akti i pjesë­mar­rjes në një veprim­tari të kundërligjshme ose veprim­tari të kundërligjshme të tilla.

© Në varësi të parimeve të veta kushtetuese dhe të kon­cepteve bazë të sis­temit të vet ligjor:

(i) përvetësimin, zotërim­in ose për­dorim­in e pasurive, duke e ditur në kohën e mar­rjes, se këto pasuri kanë rrjed­hur nga një veprim­tari e kundërligjshme ose veprim­tari të kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me nën­para­grafin (a) të këtij para­grafi ose nga akti i pjesë­mar­rjes në një veprim­tari të kundërligjshme ose veprim­tari të kundërligjshme të tilla;

(ii) zotërim­in e pajis­jeve ose mate­ri­aleve ose lëndëve të parashikuara në tabelën I dhe tabelën II, duke ditur se ato për­doren apo do të për­doren në ose për kul­tivimin, prod­himin ose fab­rikimin e paligjshëm të dro­gave narkotike ose lëndëve psikotrope;

(iii) nxit­jen ose shtyp­jen pub­lik­isht të të tjerëve, me çfarë­do mjeti, për të kry­er ndon­jërën prej veprim­tarive të kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me këtë nen ose për të për­dorur dro­ga narkotike ose lëndë psikotrope në mënyrë të paligjshme;

(iv) pjesë­mar­rjen, shoqërim­in ose kom­plo­timin për të kry­er, për­p­jek­jet për të kry­er dhe dhënien e ndih­mës, të mbështet­jes, lehtësimin dhe këshillim­in për të kry­er ndon­jërën prej veprim­tarive të kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me këtë nen.

2. Në varësi të parimeve të veta kushtetuese dhe kon­cepteve bazë të sis­temit të vet ligjor, secila Palë duhet të adop­to­jë masa, sipas nevo­jës, për të parashikuar si veprim­tari krim­i­nale, në bazë të ligjit të ven­dit kur kry­het qël­lim­isht, zotërim­in, bler­jen ose kul­tivimin e dro­gave narkotike ose lëndëve psikotrope për për­dorim­in per­son­al, në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës 1961, Kon­ven­tës 1961 të ndryshuar ose Kon­ven­tës 1971.

3. Njo­h­ja, syn­i­mi ose qël­li­mi, që kërko­hen si ele­mente të veprim­tarisë së kundërligjshme të parashikuar në para­grafin 1 të këtij neni, mund të kon­sta­to­hen nga rrethana objek­tive fak­tike.

4. (a) Secila Palë duhet të bëjë që kry­er­ja e veprim­tarive të kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni, t’i nën­shtro­het sank­sion­eve që llog­a­risin natyrën e rëndë të këtyre veprim­tarive të kundërligjshme, siç janë burgi­mi ose for­ma e tjera të heq­jes së lirisë, sank­sione finan­cia­re dhe kon­fiski­mi.

(b) Përveç dënim­it ose ndëshkim­it, për një veprim­tari të kundërligjshme të parashikuar në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni, Palët mund të parashiko­jnë që ndaj autorit të veprim­tarisë së kundërligjshme të zba­to­hen masa të tilla si tra­j­ti­mi, eduki­mi, kujde­si pas vua­jt­jes së dënim­it, reha­bil­iti­mi ose inte­gri­mi përsëri në shoqëri.

© Pavarë­sisht nga nën­para­grafet e mësipërm, në raste të për­sh­tat­shme të një natyre më të lehtë, Palët mund të parashiko­jnë, si alter­na­ti­va ndaj dënim­it ose ndëshkim­it, masa të tilla si eduki­mi, reha­bil­iti­mi ose inte­gri­mi përsëri në shoqëri, si edhe tra­j­ti­mi dhe kujde­si pas vua­jt­jes së dënim­it kur autori i veprim­tarisë së kundërligjshme është për­dorues droge.

(d) Palët mund të parashikojnë,si alter­na­tivë ndaj dënim­it ose ndëshkim­it, ose përveç dënim­it ose ndëshkim­it të një veprim­tarie të kundërligjshme të parashikuar në për­puth­je me para­grafin 2 të këtij neni, masa për tra­j­timin, edukimin, kujdesin pas vua­jt­jes së dënim­it, reha­bil­itimin ose inte­grim­in përsëri në shoqëri të autorit të veprim­tarisë së kundërligjshme.

5. Palët duhet të sig­uro­jnë që gjykatat dhe autoritetet e tjera kom­pe­tente, që kanë juridik­sion të mar­rin parasysh rrethanat fak­tike që e bëjnë kry­er­jen e veprim­tarive të kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni veçanër­isht të rën­d­uar, si:

a) përf­shir­ja në veprim­tar­inë e kundërligjshme të një grupi të orga­nizuar krim­i­nal ku bën pjesë autori i veprim­tarisë së kundërligjshme;

b) përf­shir­ja e autorit të veprim­tarisë së kundërligjshme në veprim­tari të tjera ndërkom­bëtare të krim­it të orga­nizuar;

c) përf­shir­ja e autorit të veprim­tarisë së kun­daligjshme në veprim­tari të tjera të paligjshme të ndih­muara nga kry­er­ja e veprim­tarisë së kundërligjshme.

d) për­dori­mi i dhunës ose armëve nga autori i veprim­tarisë së kundërligjshme;

e) fak­ti që autori i veprim­tarisë së kundërligjshme ka një detyrë pub­like dhe që veprim­taria e kundërligjshme lid­het me detyrën në fjalë;

f) vik­timiz­i­mi ose për­dori­mi i të miturve;

g) fak­ti që veprim­taria e kundërligjshme kry­het në një insti­tu­cion të vua­jt­jes së dënim­it, në një insti­tu­cion arsi­mor, në një qendër të shër­bimeve sociale ose shumë pranë tyre apo në vende të tjera në të cilat nxënësit e shkollave dhe stu­den­tët shko­jnë për veprim­tari arsi­more, sportive dhe sociale;

h) dën­i­mi i mëparshëm, sido­mos për veprim­tari të kundërligjshme të ngjashme,  qof­shin të huaj apo ven­das, në masën që lejo­het nga ligji i ven­dit të Palës.

6. Palët duhet të për­piqen të sig­uro­jnë që të  gjitha fuqitë e nevo­jshme ligjore në bazë të ligjit të ven­dit të tyre, në lid­hje me ndjek­jen penale të per­son­ave për veprim­tari të kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me këtë nen, të ushtro­hen për të rrit­ur në mak­si­mum efek­t­shmërinë e masave për zba­timin e ligjit për­sa i për­ket atyre veprim­tarive të kundërligjshme dhe në lid­hje me nevo­jën për ndal­im­in e kry­er­jes së veprim­tarive të tilla të kundërligjshme.

7. Palët duhet të sig­uro­jnë që gjykatat dhe autoritetet e tjera kom­pe­tente të mba­jnë parasysh natyrën e rëndë të veprim­tarive të kundërligjshme të ren­di­tu­ra në para­grafin 1 të këtij neni dhe rrethanat e ren­di­tu­ra në para­grafin 5 të këtij neni, kur të shqyr­to­jnë mundës­inë e lirim­it më shpe­jt ose lirim­it me kusht të per­son­ave të dënuar për veprim­tari të tilla të kundërligjshme.

8. Secila Palë, kur ta shohë të për­sh­tat­shme, duhet të për­cak­to­jë në legjis­la­cionin e ven­dit të vet një ligj të plotë për kohën e cak­tu­ar kur duhet të fil­lo­jë pro­ce­du­ra gjyqë­sore për çdo veprim­tari të kundërligjshme të parashikuar në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni dhe një peri­ud­hë më të gjatë kohore për rastet kur per­soni i shpal­lur si autori i veprim­tarisë së kundërligjshme i është shman­gur admin­istrim­it të drejtë­sisë.

9. Secila Palë duhet të mar­rë masat e për­sh­tat­shme, në për­puth­je me sis­temin e vet ligjor, për të sig­u­ru­ar që per­soni i akuzuar ose i dënuar për një veprim­tari të kundërligjshme e parashikuar në për­puth­je me para­grafin 1 të këtij neni, i cili është gje­tur bren­da ter­ri­torit të saj, të jetë i pran­ishëm gjatë pro­ce­du­rave të ndjek­jes penale.

10. Për të sig­u­ru­ar bashkëpunim midis Palëve në kuadrin e kësaj Kon­vente, duke përf­shirë në mënyrë të veçan­të bashkëpunimin në bazë të nen­eve 5,6,7 dhe 9, veprim­tar­itë e kundërligjshme të parashikuara në për­puth­je me këtë nen nuk duhet të kon­sidero­hen si veprim­tari të kundërligjshme fiskale ose si veprim­tari të kundërligjshme poli­tike ose të shiko­hen poli­tik­isht të motivuara, pa mar­rë parasysh kufizimet kushtetuese dhe ligjin themelor të vendeve të Palëve.

11. Përm­ba­jt­ja e këtij neni nuk duhet të ceno­jë parim­in se për­shkri­mi i veprim­tarive të kundërligjshme të cilave ai u refer­o­het dhe ai i mbro­jt­jeve të tyre ligjore i rez­er­vo­het ligjit ven­das të Palës dhe se veprim­tari të tilla të kundërligjshme duhet të ndiqen penal­isht të ndëshko­hen në për­puth­je me atë ligj.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në Kon­ven­të me ligjin nr. 8722, dt. 26.12.2000, botu­ar Fle­tore Zyrtare nr. 50, dt.29 Janar 2000, fq. 2156

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim