Neni 39

1. Autoritetet kom­pe­tente të shtetit pritës do të njofto­jnë zyr­tarin kon­sul­lor mbi nevo­jën e ven­dos­jes së mbikëqyr­jes ose kujdestarisë për të mitu­rit ose për per­son­at të cilët nuk kanë zotës­inë e plotë për veprime ligjore, që janë shte­tas të shtetit dër­gues, ose rreth nevo­jës për mbro­jt­jen e pronës që gjen­det në shtetin pritës, përderisa pavarë­sisht nga arsyet, nuk mund të admin­istro­het nga shte­t­a­sit e shtetit dër­gues.

2. Në kon­sul­tim me autoritetet kom­pe­tente të shtetit pritës funk­sion­ari kon­sul­lor mund të infor­mo­jë shte­t­a­sit e shtetit dër­gues mbi çësht­jet e për­men­dura në para­grafin 1 të këtij neni dhe veçanër­isht mund të propo­zo­jë per­son­at që mund të shër­be­jnë si mbikëqyrës ose kujdestarë.

3. Në qoftë se nuk është i sig­u­ru­ar admin­istri­mi i pasurisë të të miturve ose per­son­ave që u mungon zotësia e plotë për transak­sione ligjore, zyr­tari kon­sul­lor mund të propo­zo­jë per­son­in i cili mund të vepro­jë si admin­is­tra­tor, ose t’u drej­to­het autoriteteve kom­pe­tente të shtetit pritës të mar­rin masat e nevo­jshme.

 

Neni 41

1. Autoritetet kom­pe­tente të shtetit pritës pa vonesë do të njofto­jnë zyr­tarin kon­sul­lor për hap­jen e trashëgimisë në atë shtet të një shte­tasi të shtetit dër­gues nëse trashëgim­tari ligjor ose legatari është shte­tas i shtetit dër­gues dhe nuk ka një për­faqë­sues të autor­izuar në shtetin pritës.

2. Kur autoritetet kom­pe­tente të shtetit pritës mar­rin infor­ma­cion mbi hap­jen e trashëgimisë së shte­t­a­sit të vdekur të shtetit dër­gues në shtetin pritës, i cili nuk ka trashëgim­tar ose ekzeku­tor të tes­ta­men­tit në shtetin pritës, ata do të njofto­jnë pa vonesë zyr­tarin kon­sul­lor të shtetit dër­gues.

3. Zyr­tari Funk­sion­ar kon­sul­lor ka të drejtë të:

a) të ndër­mar­rë mesat përkatëse në për­puth­je me lig­jet dhe rreg­ul­lat e shtetit pritës për mbro­jt­jen dhe rua­jt­jen e trashëgimisë së shte­t­a­sit të vdekur të shtetit dër­gues, e cila gjen­det në ter­ri­torin e shtetit pritës. Për të mbro­j­tur intere­sat e shte­tasve të shtetit dër­gues, ai mund t’i drej­to­het autoriteteve kom­pe­tente të shtetit pritës dhe të kërko­jë mar­rjen e masave të për­sh­tat­shme për të mbro­j­tur dhe rua­j­tur trashëgim­inë e të vdeku­rit, dhe të kërko­jë që të infor­mo­hen për masat e mar­ra dhe të jetë i pran­ishëm në inven­ta­riz­imin dhe vulos­jen e trashëgimisë, në qoftë se ky shte­tas nuk është në ndon­jë mënyrë tjetër i për­faqë­suar.

b) të për­faqë­so­jë dhe të mbro­jë intere­sat para gjykatave dhe autoriteteve të tjera të shtetit pritës të një shte­tasi të shtetit dër­gues që ka ose kërkon të drej­ta mbi trashëgimin e gjen­dur në ter­ri­torin e shtetit pritës pavarë­sisht nga shtetësia e të vdeku­rit, nëse shte­tasi nuk gjen­det në shtetin pritës ose është nën moshë, derisa ai të emëro­jë për­faqë­suesin e tij.

4. Në rastin e hap­jes së trashëgimisë së shte­t­a­sit të shtetit dër­gues, autoritetet e shtetit pritës do t’i paraqesin zyr­tar­it kon­sul­lor një kop­je të tes­ta­men­tit dhe të gjithë të dhë­nat e vlef­shme mbi trashëgim­tarët dhe vend qën­drimet e tyre, si dhe për­bër­jen dhe vlerën e trashëgimisë, si dhe infor­ma­cion nëse është fil­lu­ar pro­ce­si i trashëgimisë dhe në ç’fazë është ai.

5. Zyr­tari kon­sul­lor, do të bashkëpuno­jë dhe do t’i ofro­jë ndih­më, direk­te ose nëpër­m­jet për­faqë­sue­sit të tij, autoriteteve kom­pe­tente të shtetit pritës gjatë zba­tim­it të masave të parashikuara në para­grafët 3 dhe 4 të këtij neni.

6. Në qoftë se me mbarim­in e pro­ce­sit ose të for­maliteteve të tjera në lid­hje me trashëg iminë në shtetin pritës pronat e lua­jt­shme ose vlera që sig­uro­het nga shit­ja e pron­ave të lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme i tako­jnë trashëgim­tar­it, trashëgim­tar­it ligjor ose legatar­it që është shte­tas i shtetit dër­gues dhe i cili nuk ka ban­im në shtetin pritës dhe nuk ka për­faqë­suesin e tij atje, kjo pasuri ose vlera e saj nga shit­ja do t’i jepet funk­sion­ar­it kon­sul­lor me kushtin që:

a) të jetë e kon­fir­muar zotësia e tij si trashëgim­tar, trashëgim­tar ligjor apo legatar;

b) autoritetet përkatëse të shtetit pritës të mira­to­jnë në qoftë se është e nevo­jshme, kalim­in e të ard­hu­rave të trashëgimisë ose të vlerës së tyre të shi­tur;

c) të gjitha borx­het, të njof­tu­ara për­para afatit të fun­dit të parashikuar nga legjis­la­cioni i shtetit pritës të jenë të paguar ose sig­u­ru­ar;

d) që të gjitha tak­sat apo tatimet trashëgi­more të jenë paguar ose sig­u­ru­ar.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin  nr. 8475, dt. 14.4.1999, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr. 17, dt.15 Kor­rik 1999, faqe 447

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim