Neni 5

E drej­ta për liri dhe sig­uri

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sig­urisë per­son­ale. Asku­jt nuk mund t’i hiqet liria, mepër­jash­tim të rasteve që vijo­jnë dhe në për­puth­je me pro­ce­durën e parashikuar me ligj:

a) kur bur­goset ligjër­isht, pas një dën­i­mi të dhënë nga një gjykatë kom­pe­tente;

b) kur arresto­het ose bur­goset ligjër­isht për mosz­ba­tim të një urdhri të dhënë nga gjyka­ta nëpër­puth­je me ligjin ose për të garan­tu­ar përm­bush­jen e një detyri­mi të parashikuar nga ligji;

2 Tit­ull i shtu­ar sipas dis­poz­i­tave të Pro­tokol­lit Nr 11 ( ETS Nr 155)

c) kur është arrestu­ar dhe parabur­go­sur për t’u çuar për­para autoritetit gjyqë­sor kom­pe­tent, kur­ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kry­er një vepër penale ose kur ka motive të arsyesh­mepër të besuar se është e nevo­jshme që të pen­go­het të krye­jë një vepër penale ose të largo­het pas kry­er­jessë saj;

d) kur një i mitur ndalo­het ligjër­isht, për qël­lim eduki­mi të mbikqyrur, ose për ndal­im­in e tij të ligjshëm, me qël­lim që të çohet për­para autoritetit kom­pe­tent ligjor;

e) kur indi­vidët ndalo­hen ligjër­isht për të paran­dalu­ar përhap­jen e sëmund­jeve infek­tive tëper­son­ave të sëmurë mendër­isht, alkoolistëve, narko­manëve ose enda­cakëve;

f) kur një per­son arresto­het ose ndalo­het ligjër­isht, me qël­lim që të ndalo­het hyr­ja e tij e paau­tor­izuar në atë vend, ose për një per­son kundër të cilit është duke u kry­er një pro­ce­durë dëbi­mi oseek­stradi­mi;

2. Çdo per­son i arrestu­ar duhet të infor­mo­het bren­da një afati sa më të shkurtër dhe në njëgjuhë që ai e kup­ton, për arsyet e arres­tim­it të tij dhe në lid­hje me çdo akuzë që i bëhet.

3. Çdo per­son i arrestu­ar ose i parabur­go­sur në rrethanat e parashikuara në para­grafin 1/c të këtij Neni, duhet të çohet men­jëherë për­para një gjykatësi ose një zyr­tari tjetër të autor­izuar me ligj përtë ushtru­ar funk­sione gjyqë­sore dhe ka të drejtë të gjyko­het bren­da një afati të arsyeshëm ose të liro­het­në gjykim e sipër. Lir­i­mi mund të kushtë­zo­het nga garan­ci për t’u paraqi­tur para gjykatës.

4. Çdo per­son, të cilit i është hequr liria me arres­tim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim­në gjykatë me qël­lim që kjo e fun­dit të ven­dosë, bren­da një afati të shkurtër, për ligjsh­mërinë eburgim­it të tij dhe të urd­hëro­jë lir­im­in, në qoftë se burgi­mi është i paligjshëm.

5. Çdo per­son, që arresto­het ose bur­goset në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij Neni, ka tëdrejtën e zbat­ueshme të dëmsh­për­blim­it.

 

Neni 6

E drej­ta për një pro­ces të rreg­ullt

1. Në për­cak­timin e të drej­tave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo per­son ka të drejtë që çësht­ja e tij të dëgjo­het drejtë­sisht, pub­lik­isht dhe bren­da një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paan­shme. Vendi­mi duhet të jepet pub­lik­isht, por pra­nia në sal­lën e gjykatës mund t’i ndalo­het shtyp­it dhe pub­likut gjatë tërë pro­ce­sit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të ren­dit pub­lik ose sig­urisë kom­bëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërko­het nga intere­sat e të miturve ose mbro­jt­ja e jetës pri­vate të palëve në pro­ces ose në shkallën që çmo­het tepër e nevo­jshme nga gjyka­ta, kur në rrethana të veçan­ta pub­liciteti do të dëm­tonte intere­sat e drejtë­sisë.

2. Çdo per­son i akuzuar për një vepër penale prezu­mo­het i pafa­jshëm, derisa fajësia e tij të provo­het ligjër­isht.

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drej­tat min­i­male të mëposhtme:

a) të infor­mo­het bren­da një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kup­ton dhe në mënyrë të hol­lë­sishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngri­het ndaj tij;

b) t’i jepet koha dhe lehtësitë e për­sh­tat­shme për për­gatit­jen e mbro­jt­jes;

c) të mbro­het vetë ose të ndih­mo­het nga një mbro­jtës i zgjed­hur prej tij ose, në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpër­bly­er mbro­jtësin, t’i mundë­so­het ndih­ma ligjore falas kur këtë e kërko­jnë intere­sat e drejtë­sisë;

d) të pyesë, ose të kërko­jë që të mer­ren në pyet­je dësh­mi­tarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyet­jes të dësh­mi­tarëve në favor të tij, në kushte të njëj­ta me dësh­mi­tarët e akuzës;

e) të ndih­mo­het falas nga një përk­thyes, në qoftë se nuk kup­ton ose nuk flet gjuhën e për­dorur në gjyq.

3 Tit­ull i shtu­ar sipas dis­poz­i­tave të Pro­tokol­lit Nr 11 ( ETS Nr 155)

 

Pro­tokol­li nr. 7

I Kon­ven­tës për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Njeri­ut dhe Lirive Themelore, amen­d­uar me Pro­tokollin Nr.11

Stras­burg, 22. XI. 1984

 

Neni 5

Barazia ndër­m­jet bashkëshort­ëve

Bashkëshort­ët gëzo­jnë baraz­inë e të drej­tave dhe të përgjegjë­sive me karak­ter civ­il midis tyre, si dhe në mar­rëd­hëni­et me fëmi­jët e tyre, në lid­hje me martesën, gjatë martesës dhe gjatë zgjid­hjes së saj. Ky nen nuk i pen­gon Shtetet që të mar­rin masat e nevo­jshme në interes të fëmi­jëve.

 

 



[1] Repub­li­ka e Shqipërisë e ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën me ligjin nr. 8137, datë 31.7.1996, të botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 20, dt.12 Gusht 1996, faqe 724.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim