Mirat­u­ar më 1980, hyrë në fuqi në 1981


Neni 5

Shtetet palë do të mar­rin të gjitha masat e për­sh­tat­shme:

a) Për të ndryshuar karak­ter­is­tikat dhe mod­elet sociale e kul­tur­ore të sjell­jes së bur­rave dhe të grave, në mënyrë që të arri­jnë të zhdukin paragjykimet dhe prak­tikat zakonore, dhe të gjitha prak­tikat e tjera që mbështeten në idenë e infe­ri­or­itetit ose të supe­ri­or­itetit të njërit apo të tjetrës gji­ni ose në rolet ste­ri­otipe të bur­rave dhe të grave;

b) Për të sig­u­ru­ar që eduki­mi i famil­jes të përf­shi­jë të kup­tuar­it e duhur të amë­sisë si një funk­sion social dhe të njo­hjes së përgjegjë­sisë së për­bashkët të bur­rave dhe të grave në edukimin dhe zhvil­lim­in e fëmi­jëve të tyre duke bërë të qartë se intere­si i fëmi­jëve është kusht krye­sor në të gjitha rastet.

 

Neni 9

1. Shtetet palë u japin grave të drej­ta të barabar­ta me ato të bur­rave në fushën e mar­rjes, ndryshim­it apo mba­jt­jes së shtetë­sisë së tyre. Ato do të sig­uro­jnë, veçanër­isht, që as marte­sa me një të huaj apo ndryshi­mi i shtetë­sisë së bur­rit gjatë martesës nuk e ndrysho­jnë automatik­isht shtetës­inë e gruas, nuk e bën atë pa shtetësi dhe nuk e dety­ron të mar­rë shtetës­inë e bur­rit.

2. Shtetet palë u japin grave të drej­ta të barabar­ta me ato të bur­rave për sa i për­ket shtetë­sisë së fëmi­jëve të tyre.

 

Neni 11

1. Shtetet palë do të mar­rin të gjitha masat e për­sh­tat­shme për të elimin­uar diskri­m­in­imin ndaj grave në fushën e punësim­it, për të sig­u­ru­ar, mbi bazën e barazisë midis bur­rave dhe grave, të drej­ta të njëj­ta, e veçanër­isht:

a) Të drejtën për punë si një e drejtë e pat­jetër­sueshme e të gjithë qenieve njerë­zore;

b) Të drejtën për mundësi të njëj­ta punësi­mi, duke përf­shirë zba­timin e kritereve të njëj­ta të përzg­jed­hjes lid­hur me çësht­jet e punësim­it;

c) Të drejtën për të zgjed­hur lirisht pro­fe­sion­in dhe vendin e punës, të drejtën për ngrit­je në detyrë, për sig­uri në punë dhe për të gjitha për­fitimet dhe kushtet e punës, të drejtën për të për­fi­tu­ar për­gatit­je pro­fe­sion­ale dhe rikual­i­fikim, duke përf­shirë edhe stazhin e punës, për­gatit­je pro­fe­sion­ale të avan­cuar dhe kual­i­fikim të herë­pash­er­shëm;

d) Të drejtën për shpër­blim të barabartë, duke përf­shirë për­fitimet, dhe për tra­j­tim të barabartë për punën me vlerë të barabartë, si dhe për baraz­inë e tra­j­tim­it në vlerësimin e cilë­sisë së punës;

e) Të drejtën për sig­urime sociale, veçanër­isht në rastet e pen­sion­it, të papunë­sisë, të sëmund­jes, të inva­liditetit dhe të ple­qërisë ose të çdo hum­b­je tjetër të aftë­sisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara;

f) Të drejtën për mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe sig­urisë në punë, duke përf­shirë rua­jt­jen e funk­sion­it riprod­hues të gruas.

2. Për të paran­dalu­ar diskri­m­in­imin ndaj grave për shkaqe marte­sore apo amësie, dhe për të sig­u­ru­ar të drejtën e tyre efek­tive për punë, shtetet palë do të mar­rin masa të për­sh­tat­shme:

a) Për të ndalu­ar, për shkak të ven­dos­jes së sank­sion­eve, pushimin nga puna për shkaqe shtatzënie apo të lejes së lind­jes, si dhe diskri­m­in­imin në raste të pushim­it nga puna të bazuar në gjend­jen marte­sore;

b) Për të zbat­u­ar leje lind­je me pagesë ose me për­fitime sociale të kra­ha­sueshme, pa e hum­bur vendin e mëparshëm të punës, të drej­tave të vjetër­sisë apo të avan­tazheve sociale;

c) Për të inku­ra­juar sis­temin e shër­bimeve mbështetëse sociale të nevo­jshme që t’I mundë­so­jnë prindërit të kom­bi­no­jnë detyrimet famil­jare me përgjegjësitë në punë, dhe të mar­rin pjesë në jetën pub­like, veçanër­isht duke nxi­tur kri­jimin dhe zhvil­lim­in e një rrjeti infra­struk­tur­or për kujdesin ndaj fëmi­jëve;

d) Për të sig­u­ru­ar një mbro­jt­je të veçan­të për gratë shtatzë­na në ato vende të punës në të cilat provo­het se puna që krye­jnë është e dëmshme.

3. Legjis­la­cioni mbro­jtës në lid­hje me çësht­jet e përf­shi­ra në këtë nen do të rishiko­het peri­odik­isht, në varësi të njo­hurive shken­core e teknike. Këto masa, sipas nevo­jës, do të rishiko­hen, shfuqi­zo­hen apo zgjero­hen.

 

Neni 12

1. Shtetet palë do të mar­rin të gjitha masat e për­sh­tat­shme për të elimin­uar diskri­m­in­imin ndaj grave në fushën e kujde­sit shën­de­të­sor për t’u sig­u­ru­ar, mbi bazën e barazisë së bur­rit dhe të gruas, mundësitë për të për­fi­tu­ar shër­bime mjekë­sore, duke përf­shirë e dhe ato të plan­i­fikim­it famil­jar.

2. Pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e para­grafit 1 të këtij neni, shtetet palë do t’u sig­uro­jnë grave gjatë bar­rës, lind­jes dhe pas lind­jes, shër­bime të për­sh­tat­shme, nëse është e nevo­jshme pa pagesë, si dhe ushqim të për­sh­tat­shëm gjatë bar­rës dhe mba­jt­jes së fëmi­jës në gji.

 

Neni 16

1. Shtetet palë do të mar­rin të gjitha masat e për­sh­tat­shme për të elimin­uar diskri­m­in­imin ndaj grave në të gjitha çësht­jet që kanë të bëjnë me martesën dhe me mar­rëd­hëni­et famil­jare. Në mënyrë të veçan­të, do t’u sig­uro­jnë grave mbi bazën e barazisë së bur­rave dhe të grave:

a) Të drejtën e njëjtë për të lid­hur martesë;

b) Të drejtën e njëjtë për të zgjed­hur lirisht bashkëshort­in dhe për të lid­hur martesë vetëm me pëlqimin e vet të lirë dhe të plotë;

c) Të drejtën dhe përgjegjës­inë e njëjtë gjatë martesës dhe në prish­jen e saj;

d) Të drej­tat dhe përgjegjësitë e njëj­ta si prindër, pavarë­sisht nga gjend­ja marte­sore, për ato çësht­je që kanë të bëjnë me fëmi­jët. Në të gjitha rastet intere­si i fëmi­jëve duhet të jetë krye­sor;

e) Të drej­tat e njëj­ta për të ven­do­sur lirisht dhe me përgjegjësi për num­rin dhe kohën e lind­jeve dhe për të mar­rë infor­ma­cion, arsim­im dhe mjete të nevo­jshme që bëjnë të mundur ushtrim­in e këtyre të drej­tave;

f) Të drej­tat dhe përgjegjësitë e njëj­ta për çësht­jet që kanë të bëjnë me mbikëqyr­jen, kujdestar­inë, rua­jt­jen dhe birësimin e fëmi­jëve, apo me insti­tu­cionet e ngjashme, ku këto kon­cepte ekzis­to­jnë në legjis­la­cionin kom­bë­tar. Në të gjitha rastet, intere­si i fëmi­jëve duhet të jetë krye­sor;

g) Të drej­tat e njëj­ta per­son­ale të bur­rit dhe gruas, duke përf­shirë edhe të drejtën për të zgjed­hur mbiem­rin, pro­fe­sion­in dhe llo­jin e punës;

h) Të drej­tat e njëj­ta për secilin prej bashkëshort­ëve lid­hur me pronës­inë, fitimin, admin­istrim­in, gëz­imin dhe dispon­imin e pasurisë, si falas ash­tu edhe me pagesë.

2. Feje­sat dhe marte­sat e fëmi­jëve të mitur nuk kanë asnjë efekt juridik, pran­daj do të mer­ren të gjitha masat e nevo­jshme, duke përf­shirë legjis­la­cionin, me qël­lim që të cak­to­het një moshë min­i­male për martesë dhe të bëhet i detyrueshëm regjistri­mi i martesës në një regjistër zyr­tar.

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka aderu­ar në Kon­ven­të me ligjin nr. 7767, datë 9.11.1993, botu­ar në Fle­tore  Zyrtare nr.13, dt.14 Dhje­tor 1993,  faqe 809.

Ndryshi­mi i Kon­ven­tës është mirat­u­ar me ligjin nr. 10373, datë 10.2.2001 “Për një sht­esë në ligjin nr. 7767, datë 9.11.1993” për ader­im­in në Kon­ven­tën “Për elem­i­nimin e të gjitha fomave të diskri­m­in­im ndaj grave”, të botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 13, datë 28 Shkurt 2001, Faqe 352.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim