L igji Nr. 9695, datë 19.3.2007

 

“PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT

(i ndryshuar)

 

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Objek­ti

Ky ligj për­cak­ton pro­ce­du­rat e birësim­it, si dhe orga­niz­imin, funk­sion­imin e detyrat e Komitetit Shqip­tar të Birësim­it.

 

Neni 2

Qël­li­mi

Ky ligj ka për qël­lim:

a) mbro­jt­jen e fëmi­jës, nëpër­m­jet ven­dos­jes së përher­shme në një famil­je birë­suese;

b) mar­rjen e masave, që birësimet, ven­dase dhe ndër­ven­dase, të bëhen në interesin më të lartë të fëmi­jës, i cili është mbi­zotërues ndaj çdo intere­si tjetër;

c) kri­jimin e një sis­te­mi bashkëpuni­mi, bren­da dhe jashtë ven­dit, për mar­rjen dhe respek­timin e masave mbro­jtëse, që paran­dalo­jnë dësh­timin e birësim­it, rrëm­bimin, shit­jen ose trafikimin e fëmi­jëve;

ç) sig­urim­in e bashkëpunim­it me autoritetet ven­dore, autoritetet qen­drore të vendeve të tjera apo orga­ni­zatave të mirat­u­ara prej tyre, për mbarë­va­jt­jen e peri­ud­hës pas­birë­suese.

 

Neni 3

Përku­fiz­ime

Në këtë ligj, ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “Birësim” është pro­ce­du­ra admin­is­tra­tive dhe gjyqë­sore, nëpër­m­jet së cilës fëmi­jës, që i është privuar ose jo mje­disi famil­jar, i sig­uro­het një famil­je alter­na­tive, me të drej­ta dhe detyrime të njëj­ta me prindërit biologjikë.

2. “Birë­sues” është personi/personat që, nëpër­m­jet birësim­it, mar­rin fëmi­jë, të privuar ose jo nga mje­disi famil­jar, duke i tra­j­tu­ar si fëmi­jë të lin­dur prej tyre.

3. “I birë­suar” është fëmi­ja i privuar ose jo nga mje­disi famil­jar, i cili, nëpër­m­jet birësim­it, ven­doset në një famil­je tjetër, për t’u rrit­ur dhe edukuar nga birë­sue­sit, si të ishte fëmi­ja i tyre biologjik.

4. “Famil­je biologjike” janë prindërit, që e kanë lin­dur fëmi­jën, të dy së bashku ose një i vetëm, të mar­tu­ar ose të pamar­tu­ar.

5. “Për­sh­tat­shmëri” është aftësia e aplikan­tit për të qenë birë­sues, e vlerë­suar nga Komiteti Shqip­tar i Birësim­it.

6. “Ndër­m­jetësim” është veprim­taria e agjen­cive të licen­cuara për ven­dos­jen e kon­tak­teve ndër­m­jet aplikan­tëve birë­sues dhe organ­eve kom­pe­tente të birësim­it.

7. “Agjen­ci ndër­m­jetë­suese” janë orga­ni­zatat jofitim­prurëse, ven­dase dhe të hua­ja, të licen­cuara ose të mirat­u­ara nga organet kom­pe­tente të birësim­it.

8. “Peri­ud­hë e provës” është pro­ce­si i bashkim­it të aplikan­tit birë­sues dhe të fëmi­jës, pas pëlqim­it të dhënë nga Komiteti, për një peri­ud­hë kohe deri në 3 muaj, gjatë së cilës ver­i­fiko­het për­sh­tat­shmëria e kësaj mar­rëd­hënieje.

9. “Kon­ven­ta e Hagës” është kon­ven­ta nr.33 “Për mbro­jt­jen e fëmi­jëve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë ven­dit”.

 

KREU II

KOMITETI SHQIPTAR I BIRËSIMIT

 

Neni 4

Detyrat e Komitetit Shqip­tar të Birësim­it

1. Komiteti Shqip­tar i Birësim­it (më poshtë Komiteti) është autoriteti qen­dror në fushën e birësim­it, ven­das dhe ndër­ven­das.

2. Komiteti shqyr­ton dhe ven­dos për për­sh­tat­shmërinë e aplikan­tit birë­sues dhe jep pëlqimin për real­iz­imin e çdo birësi­mi.

3. Komiteti mbikëqyr peri­odik­isht të gjitha rastet e birësimeve dhe, në rastet e birësimeve ndër­ven­dase, bashkëpunon me autoritetet qen­drore të vendeve të tjera, ku është kry­er birësi­mi.

 

Neni 5

Orga­niz­i­mi

(Shtu­ar togf­jalësh në pikën 3 me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

1. Komiteti funk­sionon në varësi të Min­istrisë së Drejtë­sisë, në për­puth­je me këtë ligj, Kodin e Famil­jes, kon­ven­tën “Për të drej­tat e fëmi­jës” dhe Kon­ven­tën e Hagës.

2. Komiteti për­bëhet nga:

a) këshilli drejtues;

b) kryetari;

c) sekre­tariati ekzeku­tiv.

3. Këshilli drejtues është organi më i lartë vendim­mar­rës i Komitetit dhe për­bëhet nga kryetari, si dhe nga një për­faqë­sues, të nivelit të mesëm ose të lartë drejtues, sipas për­cak­timeve të legjis­la­cionit për shër­bimin civ­il, i Min­istrisë së Drejtë­sisë, i min­istrisë që mbu­lon fushën e shën­de­të­sisë, i min­istrisë që mbu­lon fushën e arsim­it dhe shkencës, i Min­istrisë së Punëve të Jashtme, i min­istrisë që mbu­lon fushën e ren­dit pub­lik, i min­istrisë që mbu­lon fushën e finan­cave, i min­istrisë që mbu­lon fushën e çësht­jeve sociale, një ped­a­gog i së drejtës famil­jare nga uni­ver­sitetet pub­like dhe një për­faqë­sues i shoqatës së jetimëve.

4. Kryetari i Komitetit drej­ton këshillin drejtues dhe sekre­tari­atin ekzeku­tiv.

5. Sekre­tariati ekzeku­tiv i Komitetit për­bëhet nga spe­cial­istë të fushave të ndryshme dhe per­son­eli i shër­bim­it, të cilët ndih­mo­jnë këshillin drejtues në ushtrim­in e funk­sion­eve të veta. Veprim­taria e sekre­tari­atit për­cak­to­het në këtë ligj dhe në rreg­ul­loren e brend­shme të Komitetit.

6. Struk­tu­ra dhe organi­ka e Komitetit mira­to­hen nga Kryem­i­nistri, me propoz­imin e Min­istrit të Drejtë­sisë. Rreg­ul­lor­ja e brend­shme e Komitetit mira­to­het nga Min­istri i Drejtë­sisë, me propoz­imin e këshillit drejtues të Komitetit.

 

Neni 6

Sta­tusi i Komitetit

1. Kryetari i Komitetit emëro­het nga Kryem­i­nistri, me propoz­imin e Min­istrit të Drejtë­sisë.

2. Këshilli drejtues funk­sionon si organ kolegjial, në bazë të legjis­la­cionit shqip­tar.

3. Spe­cial­istët e sekre­tari­atit ekzeku­tiv gëzo­jnë sta­tusin e nëpunësit civ­il, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për shër­bimin civ­il.

4. Per­son­eli i shër­bim­it emëro­het nga kryetari i Komitetit dhe gëzon të drej­tat e detyrimet e parashikuara në Kodin e Punës.

 

Neni 7

Financi­mi

(Ndryshuar me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

1. Burimet e financim­it të Komitetit janë:

a) Bux­heti i Shtetit;

b) dhu­ratat, trashëgim­itë dhe dona­cionet pub­like;

c) financime të tjera të ligjshme, të mar­ra nga burime të ndryshme.

2. Tar­i­fa për shër­bimet, ndar­ja e të ard­hu­rave, kriteret e pro­ce­du­rat e admin­istrim­it dhe të shpërn­dar­jes së të ard­hu­rave për­cak­to­hen me udhëz­im të për­bashkët të Min­istrit të Drejtë­sisë e të Min­istrit të Finan­cave.

 

Neni 8

Mar­rëd­hëni­et e Komitetit

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)


1. Komiteti, në zba­tim të Kodit të Famil­jes dhe të këtij ligji, bashkëpunon me:

a) min­istritë që mbu­lo­jnë çësht­jet sociale dhe shën­de­tës­inë për shkëm­bime infor­ma­cioni për respek­timin e akteve ligjore dhe nën­ligjore në fushën e birësim­it;

b) Inspek­toratin e Ndih­mës Ekonomike, Pagesës së Per­son­ave me Aftësi të Kufizuar dhe me shër­bimet shoqërore, si autoritet i ngrit­ur për kon­trol­lin e zba­tim­it të legjis­la­cionit dhe të stan­dard­eve të shër­bimeve shoqërore;

c) organet e insti­tu­cion­eve të mësipërme pranë një­sive të qev­eris­jes ven­dore, si më poshtë:

i) sek­torin e shër­bim­it social, i cili dër­gon në Komitet raporte peri­odike 6‑mujore për fëmi­jët e ven­do­sur në kujdestari jashtë insti­tu­cion­eve;

ii) insti­tu­cionet e përku­jdesjes sociale të fëmi­jëve, pub­like dhe pri­vate, të cilat dër­go­jnë në Komitet raporte peri­odike 3‑mujore për fëmi­jët që kanë në insti­tu­cionet e tyre, për afatet dhe arsyet e qën­drim­it në insti­tu­cion.

2. Kur vihen re shkel­je të detyrimeve ligjore në pro­ce­durën e birësim­it, kryetari i Komitetit i propo­zon:

a) autoritetit shtetëror përgjegjës masa disi­plinore për drejtue­sit apo punon­jësit e insti­tu­cionit shtetëror të përku­jdesjes sociale;

b) Inspek­toratit të Ndih­mës Ekonomike dhe Pagesës për Per­son­at me Aftësi të Kufizuar heq­jen e licencës për insti­tu­cionet pri­vate të përku­jdesjes shtetërore.

 

Neni 9

Detyrat e këshillit drejtues të Komitetit

(Shfuqizuar pika 12 me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

Këshilli drejtues i Komitetit ka këto detyra:

1. Ven­dos për për­sh­tat­shmërinë e aplikan­tëve birë­sues.

2. Jep pëlqimin, me shkrim dhe në mënyrë kolegjiale, për birësimin e fëmi­jës nga aplikan­tët birë­sues, nisur nga intere­si më i lartë i fëmi­jës.

3. Merr masat e nevo­jshme për të shman­gur dësh­timin e birësimeve, për­fitimet e padrej­ta, si dhe çdo lloj veprim­tarie, që syn­on trafikimin e fëmi­jëve.

4. Cak­ton kohëzg­jat­jen, mënyrën dhe vendin ku do të real­i­zo­het peri­ud­ha e provës për për­sh­tat­shmërinë e birë­suesve me të birë­suar­in.

5. Mira­ton pro­jek­t­bux­hetin e Komitetit dhe propo­zon struk­turën organike të tij.

6. Mira­ton pro­gram­et e punës së Komitetit dhe poli­tikat përkatëse për për­mirësimin e pro­ce­du­rave të birësim­it.

7. Anal­i­zon, në fund të çdo viti, veprim­tar­inë finan­cia­re dhe admin­is­tra­tive të Komitetit.

8. Propo­zon për mira­tim, me urd­hër të për­bashkët të Min­istrit të Drejtë­sisë dhe të Min­istrit të Finan­cave, tar­i­fat për shër­bimet e kry­era për birësim.

9. Përm­bush detyrimet që rrjed­hin nga kon­ven­tat dhe mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara për të drej­tat e fëmi­jëve në birësim.

10. Bën propoz­ime për për­mirësimin e legjis­la­cionit në fushën e birësim­it, në interes të fëmi­jës.

11. Vlerë­son për çdo rast për­fundimet për bashkimin birë­sues — i birë­suar, që ka mirat­u­ar dhe mbikëqyr nëse birësi­mi i përgjig­jet intere­sit më të lartë të fëmi­jës.

12. Shfuqi­zo­het.

13. U kërkon agjen­cive, ven­dase dhe të hua­ja, infor­ma­cion për gjend­jen e fëmi­jës së birë­suar, në afate të për­cak­tu­ara në mar­rëvesh­jen e nën­shkru­ar me to.

14. Nxit bashkëpunimin ndër­m­jet autoriteteve qen­drore të vendeve të tjera, si dhe har­timin e mar­rëvesh­jeve dypalëshe me agjencitë e hua­ja ndër­m­jetëse.

15. Mira­ton veprim­tar­inë e agjen­cive të hua­ja, që puno­jnë në fushën e birësim­it në Shqipëri.

16. Infor­mo­het për veprim­tar­inë e agjen­cive të licen­cuara, pas kon­trolleve të ushtru­ara nga struk­tu­rat e Komitetit dhe, kur vëren se ato kanë kry­er shkel­je të detyrimeve ligjore, propo­zon masa admin­is­tra­tive deri në heq­jen e licencës.

 

Neni 10

Kriteret e emërim­it të kryetar­it të Komitetit

Kryetar i Komitetit emëro­het shte­tasi shqip­tar që përm­bush këto kushte:

1. Të ketë zotësi të plotë për të vepru­ar.

2. Të ketë arsimin e lartë, si rreg­ull juridik, shken­cat sociale ose ped­a­gogji.

3. Të ketë një për­vo­jë jo më pak se 3 vjet në fushën e të drej­tave të fëmi­jëve.

4. Të mos ketë qenë i dënuar për kry­er­jen e një vepre penale dhe të gëzo­jë rep­uta­cion të mirë.

 

Neni 11

Detyrat e kryetar­it të Komitetit

Kryetari i Komitetit drej­ton veprim­tar­inë e këshillit drejtues dhe të sekre­tari­atit ekzeku­tiv dhe ka këto detyra:

a) thër­ret këshillin drejtues në mbled­hje të zakon­shme dhe të jashtëza­kon­shme dhe për­cak­ton rendin e ditës;

b) drej­ton mbled­hjet e këshillit drejtues;

c) nën­shkru­an vendimet e mar­ra në emër të këshillit drejtues dhe të insti­tu­cionit që për­faqë­son;

ç) vërte­ton për­puth­jen e birësim­it ndër­ven­das me dis­poz­i­tat e kon­ven­tës;

d) nën­shkru­an mar­rëvesh­je me insti­tu­cione analoge jashtë ven­dit, me agjen­ci ven­dase dhe të hua­ja, që ndër­m­jetë­so­jnë në fushën e birësim­it;

dh) rapor­ton për veprim­tar­inë e sekre­tari­atit ekzeku­tiv për­para këshillit drejtues dhe për veprim­tar­inë e Komitetit për­para Min­istrit të Drejtë­sisë;

e) për­faqë­son Komitetin në mar­rëd­hënie me insti­tu­cione të tjera, bren­da dhe jashtë ven­dit;

ë) emëron ose largon nga detyra per­son­elin e sekre­tari­atit ekzeku­tiv, në për­puth­je me ligjin për sta­tusin e nëpunësit civ­il dhe Kodin e Punës.

 

Neni 12

Largi­mi nga detyra i kryetar­it të Komitetit

Kryetari i Komitetit largo­het nga detyra kur:

a) shkel kom­pe­ten­cat e parashikuara në këtë ligj;

b) dëno­het nga gjyka­ta me vendim të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale;

c) bëhet i paaftë për të kry­er detyrën për shkak sëmund­je­je;

ç) jep dorëhe­q­jen.

 

Neni 13

Detyrat e sekre­tari­atit ekzeku­tiv të Komitetit

Sekre­tariati ekzeku­tiv i Komitetit kryen këto detyra:

1. Har­ton dhe admin­istron lis­tat e fëmi­jëve që mund të birë­so­hen bren­da ose jashtë ven­dit.

2. Pra­non kërke­sat e paraqi­tu­ra nga shte­tas shqip­tarë ose të huaj, rezi­den­të në Repub­likën e Shqipërisë, që dëshi­ro­jnë të birë­so­jnë fëmi­jë dhe ndih­mon në plotësimin e doku­menta­cionit.

3. Kujde­set për t’u dhënë këshillat e nevo­jshme per­son­ave, pëlqi­mi i të cilëve kërko­het për birësim dhe jep të dhë­na në kohë për paso­jat e pëlqim­it të tyre dhe të birësim­it.

4. Bashkëpunon me insti­tu­cionet e përku­jde­sit social për fëmi­jët, pub­like dhe pri­vate, bren­da ven­dit, për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e intere­save të fëmi­jëve që janë në këto insti­tu­cione.

5. Shqyr­ton, ver­i­fikon dhe vlerë­son doku­menta­cionin e paraqi­tur nga aplikan­tët birë­sues dhe doku­menta­cionin e fëmi­jës për t’u birë­suar.

6. Sig­uron infor­ma­cion të hol­lë­sishëm për pre­jard­hjen e fëmi­jës, përf­shirë pre­jard­hjen kom­bëtare, fetare, kul­tur­ore dhe gjuhë­sore.

7. Real­i­zon inter­vista me aplikan­tët birë­sues dhe për­gatit studimin për ta.

8. Orga­ni­zon këshillime, sem­i­nare dhe veprim­tari të tjera në fushën e birësim­it.

9. I kërkon sek­torit të shër­bim­it social pranë një­sive të qev­eris­jes ven­dore dhe agjen­cive ndër­m­jetë­suese të dhë­na për gjend­jen e fëmi­jës së birë­suar.

10. Real­i­zon inter­vista për mar­rjen e mendimit/pëlqimit të fëmi­jës për birësimin, sipas parashikimeve të nen­it 15 të këtij ligji.

11. Ushtron kon­trolle në insti­tu­cionet e përku­jdesjes pub­like dhe pri­vate për fëmi­jët që plotë­so­jnë kushtet për t’u birë­suar dhe ver­i­fikon raportet peri­odike, të paraqi­tu­ra prej tyre në Komitet për gjend­jen e fëmi­jëve.

12. Mbikëqyr veprim­tar­inë e agjen­cive ndër­m­jetë­suese për për­bër­jen, funk­sion­imin dhe gjend­jen finan­cia­re të tyre.

 

KREU III

PËRGATITJA E DOKUMENTACIONIT BIRËSUES

 

Neni 14

Paraqit­ja e kërkesës

(Shtu­ar fjalia e fun­dit në pikën 4 me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

1. Shte­t­a­sit shqip­tarë, që dëshi­ro­jnë të birë­so­jnë fëmi­jë shqip­tarë, i drej­to­hen drejt­për­drejt Komitetit. Ata mund të birë­so­jnë vetëm fëmi­jë, emrat e të cilëve janë në lis­tat e Komitetit.

2. Shte­t­a­sit e huaj mund t’i drej­to­hen Komitetit vetëm nëpër­m­jet autoriteteve qen­drore kom­pe­tente ose agjen­cive ndër­m­jetë­suese të ven­dit të tyre, të njo­hu­ra si të tilla nga Komiteti.

3. Shte­t­a­sit e huaj, rezi­den­të prej dy vjetësh në Repub­likën e Shqipërisë, mund t’i drej­to­hen drejt­për­drejt Komitetit, vetëm nëse legjis­la­cioni i tyre kom­bë­tar e lejon birësimin.

4. Shte­t­a­sit shqip­tarë, rezi­den­të jashtë Repub­likës së Shqipërisë, mund t’i drej­to­hen drejt­për­drejt Komitetit, me kusht që vendi­mi gjyqë­sor shqip­tar i birësim­it të sjel­lë paso­ja juridike në vendin e tyre të rezi­dencës. Ky rreg­ull zba­to­het edhe kur shte­tasi shqip­tar ka lid­hur martesë me një shte­tas të huaj apo per­son pa shtetësi.

 

Neni 15

Mendimi/pëlqimi i fëmi­jës që birë­so­het

1. Kur fëmi­ja ka mbushur moshën 10 vjeç, birësi­mi kry­het vetëm kur Komiteti ka mar­rë mendimin e tij dhe pasi sig­uron se:

a) fëmi­ja është këshillu­ar dhe infor­muar për paso­jat e birësim­it dhe të dhënies së mendim­it të tij për birësimin;

b) janë mar­rë parasysh mendimet dhe dëshi­rat e fëmi­jës, kur ato janë në interes të tij;

c) mendi­mi i fëmi­jës është dhënë në mënyrë të vull­net­shme dhe është doku­men­tu­ar apo evi­den­tu­ar me shkrim, sipas for­mës së për­cak­tu­ar nga Komiteti;

ç) mendi­mi nuk është dhënë kun­drejt pagesës apo çdo lloj kom­pen­si­mi tjetër.

2. Kur fëmi­ja ka mbushur moshën 12 vjeç, për birësim kërko­het pëlqi­mi i tij, në për­puth­je me kërke­sat e tjera të pikës 1 të këtij neni.

 

Neni 16

Legjis­la­cioni që zba­to­het

1. Për fëmi­jën e huaj, që ndod­het në Repub­likën e Shqipërisë, në gjend­je fak­tike brak­tis­je­je, për të cilin kërko­het një ndërhyr­je emergjente ligjore, zba­to­het legjis­la­cioni shqip­tar në fuqi.

2. Shte­tasi shqip­tar, që dësh­i­ron të birë­so­jë një fëmi­jë me shtetësi të huaj, duhet të përm­bushë kërke­sat e Kodit të Famil­jes, të këtij ligji, si dhe ato të ligjit të vend­ba­nim­it të fëmi­jës. Kërke­sa i drej­to­het Komitetit.

3. Shte­tasi shqip­tar, që ka dhe një shtetësi tjetër të huaj dhe banon në mënyrë të përher­shme jashtë Repub­likës së Shqipërisë, në rast birësi­mi të një fëmi­je shqip­tar, duhet të përm­bushë kërke­sat përkatëse ligjore të birësim­it të vend­ba­nim­it të përher­shëm.

 

Neni 17

Birësi­mi i fëmi­jës refug­jat

1. Nuk mund të kry­het birësi­mi i një fëmi­je refug­jat nëse:

a) ka shpresë të arsyeshme për gjet­jen e famil­jes së tij dhe për bashkimin famil­jar, në për­puth­je me interesin më të lartë të fëmi­jës;

b) nuk ka kalu­ar dy vjet nga data e mar­rjes së azilit, kohë gjatë së cilës janë ndër­mar­rë të gjitha masat për gjet­jen e prindërve ose anë­tarëve të tjerë të famil­jes së fëmi­jës;

c) është në kundër­sh­tim më interesin e fëmi­jës;

ç) është i mund­shëm në një të ardhme të afërt rik­thi­mi i sig­urt dhe me din­jitet në vendin e origjinës dhe nëse mundësitë e fëmi­jës në vendin e origjinës janë më të mira sesa birësi­mi në vendin e azilit ose në një vend të tretë.

2. Në pro­cesin e birësim­it të fëmi­jëve refug­jatë, Komiteti bashkëpunon me struk­turën përkatëse shtetërore që mbu­lon çësht­jet e refug­jatëve.

 

Neni 18

Doku­menta­cioni i aplikan­tit birë­sues

(Ndryshuar pika 5 dhe 6 me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

Aplikan­ti birë­sues paraqet në Komitet doku­menta­cionin e mëposhtëm:

1. Kërkesën me motivimin e birësim­it.

2. Të dhë­nat per­son­ale për mar­rëd­hëni­et ndër­per­son­ale të anë­tarëve të famil­jes, infor­ma­cione për pjesë­tarët e famil­jes dhe qën­drim­in e tyre ndaj birësim­it.

3. Të dhë­nat për gjend­jen civile, si kop­jen e letërn­jof­tim­it, cer­ti­fikatën e martesës, cer­ti­fikatën e zgjid­hjes së martesës ose të vdek­jes së bashkëshort­it.

4. Vërte­timin e gjend­jes gjyqë­sore.

5. Deklaratën për fëmi­jërinë, mënyrën e rrit­jes, edukimin dhe pro­fe­sion­in.

6. Raportin mjekë­sor dhe his­tor­inë mjekë­sore të famil­jes.

7. Vërte­time të punësim­it, të të ard­hu­rave dhe të pasurisë së palu­a­jt­shme.

8. Vërte­timin e pronë­sisë së banesës dhe të dhë­na për kushtet e banim­it.

9. Deklaratën me të dhë­nat për gjend­jen ekonomike dhe sociale.

10. Vërte­timin, nga organet e një­sisë së qev­eris­jes ven­dore të vend­ba­nim­it, për sjell­jen dhe fig­urën morale.

11. Deklaratën e gatish­mërisë së famil­jarëve dhe të miqve në mbështet­je të aplikan­tit birë­sues.

Të dhë­nat, që do të përf­shi­hen në deklaratat e parashikuara në pikat 5, 9 dhe 11 të këtij neni, për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Drejtë­sisë, me propoz­im të Komitetit Shqip­tar të Birësim­it. Deklaratat për­pi­lo­hen për­para noter­it, në për­puth­je me parashikimet e ligjit nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noter­inë”, të ndryshuar. Në rastin e për­pilim­it të këtyre deklaratave jashtë shtetit, ato paraqiten të legal­izuara.

 

Neni 19

Studi­mi i aplikan­tit birë­sues

Pas shqyr­tim­it të kërkesës dhe të doku­menteve përkatëse nga sekre­tariati ekzeku­tiv për të drejtën e aplikan­tit birë­sues për të birë­suar, bëhet studi­mi i aftë­sisë së tij birë­suese. Studi­mi i për­gat­i­tur i paraqitet këshillit drejtues për shqyr­tim në mbled­hjen e tij të rad­hës.

 

Neni 20

Regjistri­mi në lis­tat e Komitetit

Në lis­tat e Komitetit regjistro­hen ata fëmi­jë shqip­tarë, për të cilët:

a) është deklaru­ar brak­tis­ja me një vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë;

b) është dhënë pëlqi­mi nga prindërit biologjikë;

c) është dhënë pëlqi­mi nga gjyka­ta për fëmi­jët që ndod­hen në përku­jdesje, sipas para­grafit të tretë të nen­it 246 të Kodit të Famil­jes.

 

Neni 21

Heq­ja nga lis­tat e Komitetit

Hiqen nga lis­tat e Komitetit dhe nuk mund të birë­so­hen fëmi­jët kur:

a) është tërhe­qur pëlqi­mi i prindërve biologjikë për birësim, sipas Kodit të Famil­jes;

b) është ven­do­sur nga gjyka­ta, që fëmi­ja të qën­dro­jë pranë prindërve biologjikë, me ndërhyr­jen në pro­ces të prindërve, nisur nga intere­si më i lartë i fëmi­jës;

c) janë bërë mad­horë;

ç) fëmi­ja vdes;

d) fëmi­ja mbi 12 vjeç kundër­sh­ton birësimin.

 

Neni 22

Doku­menta­cioni i fëmi­jës që do të birë­so­het

(Ndryshuar shkro­n­ja d) me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

1. Sekre­tariati ekzeku­tiv ver­i­fikon dhe vlerë­son doku­menta­cionin për çdo fëmi­jë që do të birë­so­het, të për­gat­i­tur nga insti­tu­cionet e përku­jdesjes sociale ose të shër­bim­it social pranë një­sive të qev­eris­jes ven­dore. Vlerësi­mi i këtij doku­menta­cioni shër­ben për gjet­jen e famil­jeve të për­sh­tat­shme, për të për­bal­lu­ar nevo­jat e fëmi­jës.

2. Doku­menta­cioni i fëmi­jës që do të birë­so­het përm­ban:

a) cer­ti­fikatën e lind­jes;

b) raportin për gjend­jen psikologjike, fizike dhe sociale të tij;

c) raportin për gjend­jen shën­de­të­sore ekzistuese dhe his­torikun mjekë­sor;

ç) mendimin e fëmi­jës, nëse ai ka mbushur 10 vjeç, duke pasur parasysh aftës­inë e tij për të arsyet­u­ar. Kur fëmi­ja ka mbushur moshën 12 vjeç paraqitet pëlqi­mi i vet;

d) kop­je të letërn­jof­tim­it e prindërve të tij biologjikë, nëse ata nji­hen;

dh) raportin me të dhë­na mbi his­torikun mjekë­sor të prindërve, nëse ato dihen, infor­ma­cion për shtatzan­inë dhe lind­jen;

e) deklaratën me shkrim të prindit biologjik për pëlqimin ose vendimin gjyqë­sor, që ka dhënë pëlqimin për birësimin e fëmi­jës, ose vendimin gjyqë­sor që e ka deklaru­ar fëmi­jën të brak­tisur;

ë) his­torikun e kalim­it në kujdestari të fëmi­jës, nëse ka dhe të dhë­na për kushtet në të cilat ka jet­u­ar;

f) hol­lësi rreth jetës dhe zakon­eve të tij.

3. Data e lëshim­it të rapor­tit, sipas shkro­n­jave “b” dhe “c” të pikës 2 të këtij neni, duhet të jetë jo më parë se dy javë nga data e dorëzim­it në Komitet e doku­menta­cionit për birësim.

 

KREU IV

PROCEDURAT E BIRËSIMIT

 

Neni 23

Për­parësia në birësim

1. Sekre­tariati ekzeku­tiv, për fëmi­jën, emri i të cilit është në lis­tat e tij, propo­zon një famil­je birë­suese shqiptare të për­sh­tat­shme. Nëse kjo nuk është e mundur dhe kur emri i fëmi­jës ka qenë në lis­tat e Komitetit që prej 6 mua­jve, aplikant birë­sues mund të jetë edhe një famil­je e huaj.

2. Në raste të veçan­ta, kur nga plotësi­mi i afatit të sipër­për­men­dur mund të dëm­to­het shën­de­ti i fëmi­jës, nisur nga intere­si më i lartë i tij, Komiteti mund të japë pëlqimin për birësim edhe pa u përm­bushur ky afat, duke e motivuar këtë pëlqim.

 

Neni 24

Shqyr­ti­mi nga këshilli drejtues

Doku­menta­cioni i për­gat­i­tur nga aplikan­ti birë­sues për pro­ce­durën e birësim­it të fëmi­jës dhe doku­menta­cioni i fëmi­jës që do të birë­so­het, i propozuar nga sekre­tariati ekzeku­tiv, shqyr­to­het nga këshilli drejtues, i cili:

a) ven­dos nëse aplikan­ti birë­sues është i për­sh­tat­shëm ose jo për të birë­suar;

b) jep pëlqimin me shkrim për birësimin e fëmi­jës nga aplikan­ti birë­sues.

 

Neni 25

Peri­ud­ha e provës

1. Me dhënien e pëlqim­it për çdo birësim, me propoz­imin e sekre­tari­atit ekzeku­tiv, këshilli drejtues për­cak­ton peri­ud­hën e provës, e cila nuk mund të jetë më shumë se 3 muaj.

2. Në për­fundim të peri­ud­hës së provës, sekre­tariati ekzeku­tiv për­gatit raportin për për­sh­tat­shmërinë e aplikan­tëve birë­sues me fëmi­jën dhe doku­menta­cionin e për­gat­i­tur ia dër­gon gjykatës.

3. Në rast se aplikan­tët birë­sues e kanë pasur fëmi­jën në kujdestari famil­jare për një peri­ud­hë më të gjatë se tre muaj dhe vërte­to­het se kjo mar­rëd­hënie ka qenë afek­tive, peri­ud­ha e provës nuk është e domos­doshme.

 

Neni 26

Përm­ba­jt­ja e doku­menta­cionit

Dos­ja që i dër­go­het gjykatës nga Komiteti përm­ban:

a) doku­menta­cionin e për­gat­i­tur për aplikan­tin birë­sues;

b) doku­menta­cionin e për­gat­i­tur për fëmi­jën që do të birë­so­het;

c) vendimin për për­sh­tat­shmërinë e aplikan­tëve;

ç) pëlqimin e këshillit drejtues për birësimin e fëmi­jës nga aplikan­tët;

d) raportin e për­sh­tat­shmërisë së aplikan­tit me fëmi­jën.

 

KREU V

BIRËSIMI NDËRVENDAS

 

Neni 27

Kushtet

Për birësimet ndër­ven­dase, që do të shpallen në Repub­likën e Shqipërisë, këshilli drejtues i Komitetit ver­i­fikon:

a) vlef­sh­mërinë e doku­menta­cionit të aplikan­tëve birë­sues;

b) mira­timin, nga organi kom­pe­tent i huaj, i për­sh­tat­shmërisë së aplikan­tëve birë­sues;

c) doku­menta­cionin e plotë dhe të sak­të të aplikan­tëve;

ç) për­puth­jen e parimeve të legjis­la­cionit shqip­tar me atë të shtetit të birë­sue­sit;

d) bashkëpunimin me autoritetet e ven­dit pritës, që birësi­mi të mos dësh­to­jë dhe fëmi­ja të autor­i­zo­het të hyjë për të ban­uar përgjith­monë në shtetin pritës.

 

Neni 28

Doku­menta­cioni plotë­sues

Në birësimin ndër­ven­das, veç doku­menteve të parashikuara në nenin 27 të këtij ligji, Komiteti i dër­gon gjykatës:

a) vërte­timin se fëmi­ja nuk ka pasur mundësi të birë­so­het në Shqipëri për një afat prej 6 mua­jsh, me për­jash­timin e parashikuar në pikën 2 të nen­it 23 të këtij ligji;

b) vërte­timin se në vendin e aplikan­tëve fëmi­ja do të gëzo­jë të njëj­tat të drej­ta si në Shqipëri dhe se birësi­mi është i pare­vokueshëm.

 

Neni 29

Birësi­mi i fëmi­jës rezi­dent jashtë ven­dit

Mund të birë­so­hen nga shte­tas shqip­tarë ose rezi­den­të të huaj në Shqipëri fëmi­jë, shqip­tarë ose të huaj, rezi­den­të në shtete të tjera, që e kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën e Hagës ose kanë lid­hur mar­rëvesh­je dypalëshe me autoritetet kom­pe­tente apo agjencitë, në për­puth­je me parimet e kësaj kon­vente, me kusht që:

a) fëmi­ja të jetë deklaru­ar i birë­sueshëm nga organi kom­pe­tent i huaj dhe të jenë ndër­pre­rë mar­rëd­hëni­et prindër-fëmi­jë;

b) të jetë dhënë autor­iz­i­mi ose pëlqi­mi i nevo­jshëm nga autoriteti qen­dror i huaj ose nga ndon­jë organ tjetër që bara­zo­het me të.

 

Neni 30

Pro­ce­du­ra e birësim­it ndër­ven­das

Shte­t­a­sit shqip­tarë, që dëshi­ro­jnë të birë­so­jnë fëmi­jë të huaj ose shqip­tarë, rezi­den­të jashtë Repub­likës së Shqipërisë, duhet t’i drej­to­hen Komitetit me kërkesë, së cilës t’i bashkëlid­hin të gjithë doku­menta­cionin e parashikuar në nenin 18 të këtij ligji.

Këshilli drejtues, pasi ver­i­fikon nëse ekzis­to­jnë kushtet, ven­dos për:

a) për­sh­tat­shmërinë e aplikan­tëve birë­sues, duke pasur parasysh të gjithë infor­ma­cionin për iden­titetin e tyre, për famil­jen, gjend­jen shoqërore dhe shën­de­të­sore, si dhe ndryshimet kul­tur­ore ose fetare të fëmi­jës;

b) dërgimin tek autoriteti kom­pe­tent i huaj të doku­menta­cionit, të vendim­it të për­sh­tat­shmërisë dhe të karak­ter­is­tikave të fëmi­jës, që aplikan­ti dësh­i­ron të birë­so­jë.

 

Neni 31

Njo­h­ja e vendim­it të huaj

Birësi­mi i shpal­lur në një vend të huaj, me kërkesën e shte­tasve shqip­tarë, do të prod­ho­jë paso­ja juridike në Repub­likën e Shqipërisë nëse gjyka­ta, në bazë të vërte­tim­it të lëshuar nga Komiteti, vëren se janë zbat­u­ar kriteret e parashikuara në nenin 4 të Kon­ven­tës së Hagës dhe parimet e legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi.

 

KREU VI

AGJENCITË NDËRMJETËSUESE

 

Neni 32

Fusha e veprim­tarisë

1. Agjencitë ndër­m­jetë­suese ushtro­jnë veprim­tar­inë e tyre ndër­m­jet Komitetit dhe autoriteteve kom­pe­tente të hua­ja në birësimet ndër­ven­dase.

2. Agjencitë ndër­m­jetë­suese mund të jenë ven­dase ose të hua­ja.

3. Veprim­taria e tyre rreg­ul­lo­het me këtë ligj.

 

Neni 33

Agjencitë ndër­m­jetë­suese në fushën e birësim­it

(Ndryshuar me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

1. Agjencitë ndër­m­jetë­suese ven­dase licen­co­hen sipas legjis­la­cionit për licen­cat, për një afat 5‑vjeçar, dhe në licencë për­cak­to­hen ter­ri­tori dhe shtetet, për të cilat do të ndër­m­jetë­so­jnë. Veprim­taria e këtyre sub­jek­teve përf­shi­het në kat­e­gor­inë XI.3 të shto­jcës bashkëlid­hur ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licen­cat, autor­izimet dhe lejet në Repub­likën e Shqipërisë”.

2. Agjencitë ndër­m­jetë­suese të hua­ja nji­hen dhe mira­to­hen nga komi­sioni i mira­tim­it të agjen­cive ndër­m­jetë­suese të hua­ja, pranë Min­istrisë së Drejtë­sisë, për një afat 5‑vjeçar për ushtrim­in e veprim­tarisë në këtë fushë, bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë. Për­bër­ja dhe rreg­ul­lat e funk­sionim­it të komi­sion­it për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave. Vendi­mi i komi­sion­it për njo­hjen dhe mira­timin e ushtrim­it të veprim­tarisë dër­go­het për pub­likim në Qen­drën Kom­bëtare të Licencim­it bren­da 10 ditëve. Nëse komi­sioni rrë­zon kërkesën, agjen­cia ndër­m­jetë­suese ka të drejtë që, bren­da 10 ditëve, të paraqesë ankim pranë Min­istrit të Drejtë­sisë, i cili shpre­het me vendim bren­da 10 ditëve nga data e mar­rjes së kërkesës.

3. Agjencitë ndër­m­jetë­suese, ven­dase ose të hua­ja, duhet:

a) të ndjekin vetëm qël­lime jofitim­prurëse, sipas kushteve të për­cak­tu­ara nga Komiteti;

b) të drej­to­hen dhe të kenë per­son­el me integritet moral dhe të kual­i­fikuar në fushën e birësim­it, me punon­jës socialë, psikologë dhe juristë;

c) të sig­uro­jnë një admin­istrim kontabël, trans­par­ent, për kos­tot e domos­doshme për real­iz­imin e pro­ce­durës së birësim­it;

ç) të mos paragjyko­jnë dhe të mos diskrim­i­no­jnë aplikan­tët birë­sues, për shkaqe të tilla, si raca, feja, etnia, gjuha, bind­jet poli­tike e filo­zofike apo shkaqe të tjera diskrim­in­uese;

d) të jenë regjistru­ar në gjykatë.

 

Neni 34

Detyrat e agjen­cive ndër­m­jetë­suese

(Shtu­ar shkro­n­ja g) me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

Agjencitë ndër­m­jetë­suese krye­jnë këto detyra:

a) për­gatisin doku­menta­cionin dhe studimin e aplikan­tëve birë­sues për birësimet ndër­ven­dase dhe ia paraqesin atë Komitetit;

b) real­i­zo­jnë këshillime për aplikan­tët birë­sues për birësimin dhe paso­jat e tij, si dhe i infor­mo­jnë ata për të drej­tat dhe detyrimet e tyre;

c) ndjekin pro­ce­durën e birësim­it pas mar­rjes së vendim­it të për­sh­tat­shmërisë, të dhënë nga Komiteti, duke ia dër­guar të gjithë doku­menta­cionin autoriteteve ose agjen­cive kom­pe­tente të vendeve me të cilat kanë mar­rëd­hënie;

ç) mar­rin nga autoriteti i huaj propoz­imin për real­iz­imin e takim­it ndër­m­jet aplikan­tëve për birësim dhe fëmi­jës që do të birë­so­het. Gjatë takim­it duhet të paraqiten të gjitha infor­ma­cionet e nevo­jshme për gjend­jen shën­de­të­sore të fëmi­jës, famil­jen biologjike dhe për për­vo­jat e tij të jetës;

d) u japin shte­tasve shqip­tarë infor­ma­cionin e nevo­jshëm për fëmi­jën që do të birë­so­jnë;

dh) real­i­zo­jnë takimin ndër­m­jet aplikan­tit birë­sues dhe fëmi­jës që do të birë­so­het, duke ndër­m­jetë­suar në këtë veprim­tari;

e) infor­mo­jnë me shkrim Komitetin për rezul­tatin e takim­it;

ë) për­gatisin raportin pas birësim­it dhe japin infor­ma­cione të hol­lë­sishme edhe për birësime të veçan­ta;

f) ndër­m­jetë­so­jnë për trans­fer­im­in e fëmi­jës nga ven­di i origjinës në vendin pritës dhe ndjekin pro­ce­durën për njo­hjen e vendim­it;

g) të paraqesin pranë Komitetit raporte me shkrim ç do 6 muaj për veprim­tar­inë e tyre dhe në çdo rast që Komiteti i kërkon një raport të tillë.

 

Neni 35

Mbari­mi i veprim­tarisë së agjen­cisë

Veprim­taria e agjen­cisë ndër­m­jetë­suese mbaron:

a) kur mbaron afati, për të cilin është dhënë licen­ca ose mira­ti­mi;

b) kur hiqet licen­ca ose mira­ti­mi, për shkak se ka shkelur kërke­sat e ligjit ose kur kërko­het nga vetë agjen­cia;

c) kur ka kry­er vepër penale;

ç) kur shteti i huaj i ka hequr autor­iz­imin si agjen­ci ndër­m­jetë­suese.

 

KREU VII

ADMINISTRIMI I TË DHËNAVE PERSONALE DHE DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 36

Mbro­jt­ja e të dhë­nave per­son­ale

(Ndryshuar me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

1. Komiteti respek­ton dhe përgjig­jet për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale të fëmi­jës në pro­ce­du­rat e birësim­it. Ai merr masat orga­ni­za­tive dhe teknike të domos­doshme për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale, duke zbat­u­ar kushtet, kriteret dhe pro­ce­du­rat për për­punimin e tyre, sipas legjis­la­cionit në fuqi.

2. Nëse gjatë pro­ce­du­rave të birësim­it lind nevo­ja për mar­rjen e autor­izim­it nga Komi­sioneri për Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale për një veprim të cak­tu­ar, kryetari i Komitetit paraqet kërkesë me shkrim.

3. Agjencitë ndër­m­jetë­suese ven­dase, në cilës­inë e kon­trol­lue­sit, dety­ro­hen të zba­to­jnë të gjitha kërke­sat e legjis­la­cionit për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale.

4. Punon­jësit pub­likë dhe pri­vatë që, gjatë ushtrim­it të detyrave të tyre, vihen në dijeni për të dhë­nat e për­punuara dhe kanë infor­ma­cion për birësim, dety­ro­hen të rua­jnë kon­fi­den­cialitetin dhe besuesh­mërinë edhe pas për­fundim­it të detyrës. Këto të dhë­na nuk mund të përhapen apo bëhen të ditu­ra, përveç rasteve të parashikuara me ligj.

 

Neni 37

E drej­ta për informim

1. Prindërit birë­sues dhe i birë­suari, që ka arrit­ur moshën mad­hore, mund t’i kërko­jnë Komitetit të dhë­na për origjinën e të birë­suar­it dhe his­tor­inë e tij.

2. Ky infor­ma­cion mund të kufi­zo­het ose të refu­zo­het në raste të veçan­ta, kur ka arsye se prej tij vijnë paso­ja të rën­da.

 

Neni 38

Dis­poz­itë kalimtare

(Shtu­ar para­grafët pas para­grafit të parë me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010)

Punon­jësit ekzistues, të cilët në datën e hyr­jes në fuqi të këtij ligji puno­jnë në vende pune që vlerë­so­hen si pjesë e shër­bim­it civ­il, janë nëpunës në peri­ud­hë prove tremu­jore dhe për ta zba­to­hen për­cak­timet e bëra në nenin 14 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Sta­tusi i nëpunësit civ­il”.

Komiteti, bren­da një mua­ji nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, merr masat për:

a) paraqit­jen pranë Qen­drës Kom­bëtare të Licencim­it të infor­ma­cionit të nevo­jshëm të agjen­cive ndër­m­jetë­suese të licen­cuara prej tij për­para hyr­jes në fuqi të këtij ligji;

b) depoz­itimin pranë Min­istrit të Drejtë­sisë të kërke­save për licencë dhe të doku­menta­cionit shoqërues, të paraqi­tu­ra nga agjencitë ndër­m­jetë­suese për­para hyr­jes në fuqi të këtij ligji, për të cilat Komiteti nuk ka ven­do­sur ende;

c) depoz­itimin e të dhë­nave të agjen­cive ndër­m­jetë­suese të licen­cuara, për­para hyr­jes në fuqi të këtij ligji, pranë Min­istrisë së Drejtë­sisë, për qël­lime të regjistrim­it, sipas pikës 4 të nen­it 33 të këtij ligji.

Min­istri, që për­faqë­so­het në këshillin drejtues të Komitetit Shqip­tar të Birësim­it, bren­da 1 mua­ji nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, merr masa për cak­timin e për­faqë­sue­sit, në për­puth­je me pikën 3 të nen­it 5 të këtij ligji.

 

Neni 39

Shfuqiz­ime

Ligji nr.7650, datë 17.12.1992 “Për birësimin e të miturve nga shte­tas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Famil­jes”, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër, që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 40

Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 


[1]Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 36, datë 4 Prill 2007, faqe 690.

[2] Vari­anti i përditë­suar.

[3] Ligji nr. 9695/2007 është ndryshuar me ligjin nr. 10358, datë 16.12.2010, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.174, datë 27 Dhje­tor 2010, faqe 8922

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim