Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

Neni 1

Për­fi­to­jnë sta­tusin e jetim­it per­son­at me moshë nga 0–25 vjeç, që kanë kalu­ar ose jo nëpër insti­tu­cione shtetërore a pri­vate të përku­jde­sit shoqëror dhe që plotë­so­jnë këto kritere:

a) të lin­durit jashtë martese;

b) që nuk kanë gjal­lë asnjërin nga prindërit;

c) të cilëve me vendim të for­mës së pre­re të gjykatës u është hequr e drej­ta prindërore e të dy prindërve ose u është hequr e drej­ta prindërore për njërin prind dhe prin­di tjetër nuk jeton;

d) që brak­tisen nga të dy prindërit dhe nuk u nji­het iden­titeti i tyre.

 

Neni 2

Per­son­at që plotë­so­jnë kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 1, për­fi­to­jnë nga ky sta­tus edhe pasi kanë kalu­ar moshën 25 vjeç, nëse nuk janë tra­j­tu­ar nga shteti me stre­him dhe janë në kushte të veshti­ra jetese.

Kriteret për tra­j­timin e tyre dhe afatet kohore për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 3

Ven­dos­ja e fëmi­jëve jetimë në insti­tu­cionet shtetërore ose pri­vate të përku­jde­sit shoqëror bëhet sipas kritereve të për­cak­tu­ara nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 4

Insti­tu­cionet që tra­j­to­jnë jetimë, duke përf­shirë dhe ato arsi­more, janë të detyru­ara që me mbarim­in e vitit të para­fun­dit të shkol­lës të dër­go­jnë sta­tis­ti­ka të sak­ta pranë Min­istrisë së Punës dhe Çësht­jeve Sociale, si dhe pranë zyrave të ndih­mës dhe përku­jde­sit shoqëror në bash­ki e komu­na, me qël­lim që të mer­ren masa për sis­temimin e tyre me punë dhe stre­him sipas rreg­ullave të cak­tu­ara nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 5

1. Jetimët në insti­tu­cionet shtetërore ose pri­vate të përku­jde­sit shoqëror mba­hen deri në moshën 14 vjeç. Në rastet kur fëmi­ja bren­da kësaj moshe nuk ka mundur të krye­jë shkol­lën 8‑vjeçare mba­het deri në moshën 17 vjeç. Pas kësaj moshe zba­to­het neni 6 për ata që fito­jnë stra­tusin e jetim­it.

2. Me mbarim­in e shkol­lës 8‑vjeçare drej­to­ria e insti­tu­cionit të përku­jde­sit shoqëror, në bashkëpunim me Min­istrinë e Arsim­it dhe organet e pushtetit lokal, plan­i­fikon për jetimin të drejtë studi­mi sipas prir­jeve dhe aftë­sive. Këtyre per­son­ave u jepet bursë e plotë nga shteti, sipas kritereve që për­cak­to­hen me akte nën­ligjore.

 

Neni 6

Bur­sa dhe tra­j­ti­mi me veshm­bat­h­je për vitet e shkol­lës së mesme dhe të lartë për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 7

Për jetimët që mbaro­jnë shkol­lën e mesme ose të lartë dhe që jeto­jnë në kon­vik­te, shpen­zimet e ushqim­it për­bal­lo­hen nga zyrat e ndih­mës dhe të përku­jde­sit shoqëror në bash­ki e komu­na, deri në zënien e tyre me punë.

 

Neni 8

Jetimët që vazh­do­jnë shkol­lat e mesme a të lar­ta për peri­ud­hën e pushimeve verore, tra­j­to­hen me një pagesë suple­mentare që për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 9

Shër­bi­mi shën­de­të­sor, shër­bi­mi den­tar dhe medika­mentet për jetimët, të cilët nuk janë në mar­rëd­hënie pune, sig­uro­hen falas nga shteti. Për këtë Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe e Mbro­jt­jes së Mje­dis­it nxjerr aktet nën­ligjore përkatëse.

 

Neni 10

Udhë­ti­mi me mjetet e trans­portit shtetëror a pri­vat qyte­tas, si dhe ndërqyte­tas i jetimëve, që s’janë në mar­rëd­hëie pune bëhet falas.

Min­is­tria e Indus­trisë, Trans­portit dhe Tregtisë nxjerr për këtë aktet nëligjore përkatëse.

 

Neni 11

Për jetimët e ven­do­sur në insti­tu­cionet e përku­jde­sit shoqëror sig­uro­het hyr­ja në shfaq­je, spek­tak­le, veprim­tari sportive etj., me 50 për qind të vleft­es së biletës.

Për këtë Min­is­tria e Kul­turës, Rin­isë dhe Sporteve nxjerr aktet nëligjore përkatëse.

 

Neni 12

Punësi­mi i jetimëve bëhet me për­parësi nga zyrat e punës e përku­jdesjes sociale.

 

Neni 13

Jetimët e punë­suar tra­j­to­hen me për­parësi nga punëd­hënësi, duke kri­juar mundësi për mba­jt­jen në punë gjatë pro­ce­sit të shkur­tim­it të veprim­tarisë.

 

Neni 14

Jetimët tra­j­to­hen me për­parësi në emi­gra­cionin e orga­nizuar nga shteti. Në këto raste për­jash­to­hen nga tak­sat.

 

Neni 15

Per­son­ave që fito­jnë këtë sta­tus dhe shko­jnë për të kry­er shër­bimin e detyru­ar ushtarak, u jepet nga shteti një kuotë suple­mentare që cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 16

Djemtë jetimë qe mbaro­jnë shër­bimin ushtarak sis­te­mo­hen me stre­him e punë nga bashk­itë e komu­nat në bazë të kerkesës së bërë 6 muaj më parë nga krye­sia e shoqatës. Në rast të kundërt, sis­te­mo­hen në kon­vik­te. Shpen­zimet e ushqim­it për­bal­loehn nga zyrat e ndih­mës dhe përku­jde­sit shoqëror deri në zënien e tyre në punë.

 

Neni 17

Stre­hi­mi i per­son­ave që për­fi­to­jnë nga ky sta­tus bëhet me për­parësi dhe me kre­di afat­g­ja­ta nga shteti, sipas kritereve të për­cak­tu­ara në ligjin nr. 8030, datë 15.11.1995 “Për kon­tributin e shtetit për famil­jet e pas­tre­ha”, si dhe aktet nën­ligjore përkatëse. Këshilli i Min­is­trave nxjerr aktet nën­ligjore përkatëse.

 

Neni 18

1. Shteti finan­con veprim­tar­inë e Shoqatës së Jetimëve Shqip­tarë sipas mundë­sive finan­cia­re të plan­i­fikuara për këtë qël­lim.

2. Të gjitha ndih­mat human­itare, si me fonde ash­tu edhe me mate­ri­ale për jetimët, livro­hen nëpër­m­jet Min­istrisë së Punës dhe Çësht­jeve Sociale në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Jetimëve.

3. Mjedis­et që shteti vë në dis­pozi­cion të Shoqatës së Jetimëve për të zhvil­lu­ar veprim­tar­inë e saj, jepen në për­dorim pa shpër­blim.

 

Neni 18/1

(Shtu­ar me ligjin nr. 9233, datë 13.5.2004)

Data 20 maj shpal­let Dita Kom­bëtare në Ndih­më të Jetimëve.

 

Neni 19

Pranë Komitetit Shqip­tar të Birësime merr pjesë dhe një për­faqë­sues i Shoqatës së Jetimëve.

 

Neni 20

Këshilli i Min­is­trave ngarkon min­istrinë përkatëse për zba­timin e këtij ligji, në bashkëpunim me komi­sion­in qen­dror që do të ngri­het pranë kësaj min­istrie.

Mënyra e kri­jim­it dhe e funk­sionim­it të komi­sion­it qen­dror rreg­ul­lo­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 21

Çdo dis­poz­itë që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­het.

 

Neni 22

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 27, datë 12 Dhje­tor 1996, faqe 923.

[2] Vari­ant i përditë­suar.

[3] Ligji nr. 8153/1996 ka ndryshuar me ligjin nr. 9233, datë 13.5.2004, botu­ar në Fle­tore Zyrtare nr.38, datë 16 Qer­shor 2004, faqe 2813

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim