Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Arsi­mi në Repub­likën e Shqipërisë është për­parësi kom­bëtare.

Ai real­i­zo­het në për­puth­je me parimet e sank­sionuara në legjis­la­cionin në fuqi, mbështetet në tra­di­tat e arrit­jet e shkol­lës sonë kom­bëtare dhe kry­het në për­puth­je me mar­rëvesh­jet dhe trak­tatet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

Arsi­mi respek­ton të drej­tat e fëmi­jëve dhe të të rrit­urve të sank­sionuara në këto doku­mente.

 

Neni 2

Arsi­mi ka për mision eman­cip­imin shpirtëror, pro­gresin mate­r­i­al dhe zhvil­lim­in social të indi­vid­it.

 

Neni 3

(Ndryshuar me ligjin nr. 9985, datë 11.9.2008)

Të gjithë fëmi­jët e moshës 6‑vjeçare në Repub­likën e Shqipërisë duhet të fil­lo­jnë arsimin bazë, i cili zgjat jo më pak se 9 vjet.

 

Neni 4

Arsi­mi në Repub­likën e Shqipërisë real­i­zo­het në insti­tu­cione arsi­more pub­like dhe pri­vate, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji.

 

Neni 5

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës përgjig­jet për real­iz­imin e poli­tikës shtetërore të arsimim­it laik, të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 6

Mësimet në insti­tu­cionet arsi­more pub­like të Repub­likës së Shqipërisë zhvil­lo­hen në gjuhën shqipe, me për­jash­tim të rasteve që parashikon ndryshe ky ligj.

 

Neni 7

6.1. Arsi­mi parau­ni­ver­si­tar pub­lik ka karak­ter laik.

6.2. Në insti­tu­cionet arsi­more pub­like ndalo­het indok­trin­i­mi ide­ologjik e fetar.

 

Neni 8

(Ndryshuar fjalia e parë me ligjin nr. 9985, datë 11.9.2008)

Të gjithë fëmi­jët e moshës 6‑vjeçare në Repub­likën e Shqipërisë duhet të fil­lo­jnë arsimin bazë, i cili zgjat jo më pak se 9 vjet. Nxënësi është i detyru­ar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç.

 

Neni 9

Në insti­tu­cionet arsi­more pub­like shteti u sig­uron nxënësve falas mjedis­et mësi­more, bazën mate­ri­ale të tyre dhe per­son­elin mësimd­hënës.

 

Neni 10

10.1 Per­son­ave që u përkasin paki­cave kom­bëtare u kri­jo­hen mundësi të mëso­jnë dhe të mëso­hen në gjuhën amare, të mëso­jnë his­tor­inë dhe kul­turën e tyre bren­da kuadrit të plan­eve dhe pro­grameve mësi­more.

10.2 Për të mundë­suar një pjesë­mar­rje aktive dhe të barabartë në jetën ekonomike, shoqërore, poli­tike e kul­tur­ore të Repub­likës së Shqipërisë, shteti kri­jon kushte që per­son­at e paki­cave të moshës shkol­lore të mëso­jnë gjuhën shqipe, his­tor­inë dhe kul­turën shqiptare.

10.3 Plan­et e pro­gram­et mësi­more, si dhe raportet e për­dorim­it të gjuhës amtare dhe asaj zyrtare në pro­cesin mësi­mor, për­cak­to­hen me akte të veçan­ta të Min­istrisë së Arsim­it.

10.4 Arsi­mi, për per­son­at e paki­cave, real­i­zo­het në njësi shkol­li­mi dhe insti­tu­cione arsi­more të cak­tu­ara, hap­ja dhe funk­sion­i­mi i të cilave bëhet sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 11

11.1 Per­son­at me kom­bësi shqiptare që jeto­jnë jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, kanë të drejtë të arsi­mo­hen në Repub­likën e Shqipërisë. Pra­n­i­mi i tyre bëhet sipas akteve nën­ligjore të mirat­u­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

11.2 E drej­ta e shte­tasve të huaj për t’u arsimuar në insti­tu­cionet arsi­more pub­like të Repub­likës së Shqipërisë për­cak­to­het me akte nën­ligjore të Min­istrisë së Arsim­it dhe e Shkencës.

 

Neni 12

12.1 Insti­tu­cionet arsi­more pub­like bashkëpuno­jnë me prindërit për real­iz­imin e detyrave të tyre.

12.2 Komu­niteti i shkollave pub­like, i për­bërë nga nxënësit, mësue­sit, gjithë per­son­eli tjetër i shkol­lës, prindërit dhe part­nerë të tjerë socialë, syn­on ngrit­jen e nivelit mësi­mor-eduka­tiv të nxënësve dhe inte­grim­in opti­mal të tyre nëjetën, eman­cip­imin dhe për­parim­in e ven­dit.

 

Neni 13

(Shto­het para­grafi i dytë me ligjin nr. 8387, datë 30.7.1998)

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës për­cak­ton me akte nën­ligjore kriteret e ekuiv­alen­tim­it për rastet e fëmi­jëve shqip­tarë që vijnë nga shkol­la jashtë ven­dit.

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës për­cak­ton kriteret për dhënien e Medal­jes së Artë nxënësve që për­fun­do­jnë arsimin e mesëm pub­lik apo pri­vat me rezul­tate të shkëlqy­era.

 

Neni 14

14.1 Në insti­tu­cionet shkol­lore dhe parashkol­lore pub­likemë­sue­si është figu­ra qen­drore shken­core e ped­a­gogjike. Ai zba­ton pro­gram­et e për­cak­tu­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës. Mësue­si ka të drejtë të zgjed­hë meto­dat dhe mekaniz­mat e për­sh­tat­shëm për zba­timin e pro­gramit themelor, duke u bazuar në aftësitë dhe për­gatit­jen e tij pro­fe­sion­ale, duke sig­u­ru­ar një edukim të har­mo­nizuar, duke rua­j­tur per­son­alitetin e nxënësve dhe duke shman­gur çdo ndikim që mund të kri­jo­jë me bind­jet e tij sociale, poli­tike e fetare.

14.2 Kërke­sat bazë për për­gatit­jen ini­ciale dhe kual­i­fikimin e mësuesve për­cak­to­hen nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

14.3 Mësue­sit dhe per­son­eli tjetër mësi­mor kanë të drejtën e kual­i­fikim­it pasuni­ver­si­tar sipas kërke­save të Min­istrisë së Arsim­it, si dhe for­ma të tjera në bashkëpunim me insti­tu­cione kual­i­fikuese të spe­cial­izuara bren­da e jashtë ven­dit.

 

KREU II

SISTEMI ARSIMOR PUBLIK

 

Neni 15

Sis­te­mi arsi­mor pub­lik në Repub­likën e Shqipërisë për­bëhet nga rrjeti i insti­tu­cion­eve arsi­more pub­like, që real­i­zo­jnë tërës­inë e plan­eve dhe pro­grameve mësi­more në nivele të ndryshme shkol­lore e parashkol­lore. Kërke­sat e pro­grameve për insti­tu­cionet shkol­lore dhe parashkol­lore pub­like për­cak­to­hen nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

Neni 16

16.1 Rrjeti i insti­tu­con­eve arsi­more pub­like për­bëhet nga shkol­la të tipave të ndryshëm, duke përf­shirë shkol­lat me kohë të plotë dhe me kohë të shkur­tu­ar. Kriteret për hap­jen dhe funk­sion­imin e këtyre insti­tu­cion­eve për­cak­to­hen me akte nën­ligjore të Min­istrisë së Arsim­it.

16.2 Sis­te­mi arsi­mor pub­lik për­bëhet nga:

16.2.1 Arsi­mi parashkol­lor pub­lik.

16.2.2 Arsi­mi bazë pub­lik.

16.2.3 Arsi­mi i mesën pub­lik.

16.2.4 Arsi­mi spe­cial pub­lik.

 

ARSIMI PARASHKOLLOR PUBLIK

 

Neni 17

17.1 Arsi­mi parashkol­lor pub­lik është niveli i parë i sis­temit arsi­mor pub­lik në Repub­likën e Shqipërisë.

17.2 Insti­tu­cionet që real­i­zo­jnë arsimin parashkol­lor janë kop­shtet e fëmi­jëve.

 

Neni 18

Insti­tu­cionet parashkol­lore pub­like, në bashkëpunim me prindërit, syn­o­jnë edukimin e zhvil­lim­in e per­son­alitetit të fëmi­jëve dhe i para­për­gatitin ata për në shkol­lë.

 

Neni 19

19.1 Regjistri­mi në kop­shte i fëmi­jëve të moshës 3–6 vjeç bëhet sipas dëshirës së prindërve dhe në për­puth­je me aktet e Min­istrisë së Arsim­it.

19.2 Kop­shtet funk­siono­jnë gjatë gjithë vitit.

19.3 Kop­shtet mund të jenë pa ushqim ose me ushqim. Kriteret e pagesës në kop­shtet me ushqim cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

ARSIMI BAZË PUBLIK

 

Neni 20

(Ndryshuar fjalia e parë me ligjin nr. 9985, datë 11.9.2008)

Arsi­mi bazë është arsi­mi i detyru­ar dhe i një­suar.

Insti­tu­cionet e tij shtri­hen në të gjithë ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 21

Arsi­mi bazë pub­lik syn­on të zhvil­lo­jë aftësitë intelek­tuale, kri­juese, prak­tike dhe fizike të nxënësve, të zhvil­lo­jë per­son­alitetin e tyre dhe t’i pajisë ata me ele­mentet themelore të kul­turës së përgjithshme dhe edukatën qytetare.

 

Neni 22

21.1 Shkol­la e arsim­it bazë pub­lik përf­shin dy cik­le:

- cik­lin fil­lor;

- cik­lin e lartë.

22.2 Cik­li i lartë është vazhdim logjik dhe i natyr­shëm I cik­lit fil­lor.

22.3 Cik­li fil­lor dhe cik­li i lartë kanë tipare orga­ni­za­tive dhe ped­a­gogjike speci­fike, të cilat për­cak­to­hen nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

22.4 Shkol­la e arsim­it bazë mund të jetë shkol­lë mecikël të plotë ose shkol­lë me kohë të shkur­tu­ar. Shte­t­a­sit që kanë mbushur moshën 16 vjeç, por që nuk kanë për­fun­d­uar arsimin bazë, mund të ndjekin shkol­la me kohë të shkur­tu­ar. Këto shkol­la funk­siono­jnë në për­puth­je me udhëzimet përkatëse të Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

Neni 23

Sipas num­rit të nxënësve, ter­ren­it dhe klimës, pro­ce­si mësi­mor mund të real­i­zo­het edhe në klasa kolek­tive. Për këto raste, Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës nxjerr udhëzimet përkatëse.

 

Neni 24

Të gjithë prindërit, fëmi­jët e të cilëve i përf­shin detyri­mi shkol­lor, janë të detyru­ar t’i dër­go­jnë fëmi­jët e tyre në insti­tu­cione pub­like ose pri­vate të arsim­it bazë.

 

Neni 25

(Shto­het para­grafi 25.3 me ligjin nr.8387, datë 30.7.1998)

25.1 Regjistri­mi i fëmi­jëve në klase te parë të shkol­lës së arsim­it bazë bëhet me këto doku­mente:

25.1.1 Cer­ti­fika­ta e lind­jes.

25.1.2 Cer­ti­fika­ta e vaksin­imeve e për­cak­tu­ar nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë.

25.2 Regjistri­mi i fëmi­jëve në klasat e tjera të shkol­lës së arsim­it bazë bëhet me këto doku­mente:

25.2.1 Doku­men­ti i për­fundim­it të klasës së mëparshme.

25.2.2 Cer­ti­fika­ta e vaksin­imeve e për­cak­tu­ar nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë.

25.3 Insti­tu­cioni arsi­mor, ku duhet të regjistro­het fëmi­ja për­cak­to­het nga organet e pushtetit lokal, me propoz­im të drej­torisë arsi­more të rrethit.

 

ARSIMI I MESËM PUBLIK

 

Neni 26

Arsi­mi i mesëm pub­lik syn­on të zhvil­lo­jë në mënyrë sa më të plotë e har­monike per­son­alitetin dhe poten­cialin e nxënësve, për t’i aftë­suar ata të kon­tribuo­jnë në mënyrë sa më aktive në zhvil­limet ekonomike, poli­tike, sociale e kul­tur­ore të ven­dit.

 

Neni 27

Arsi­mi i mesëm pub­lik i për­gatit nxënësit për të ndjekur uni­ver­sitetin, shkol­la të tjera të lar­ta ose për të ushtru­ar pro­fe­sione të cak­tu­ara.

Arsi­mi i mesëm pub­lik orga­ni­zo­het sipas niveleve të ndryshme të shkol­lim­it, dal­limeve të përm­ba­jt­jes dhe të pro­fileve pro­fe­sion­ale, në shkol­la me kohë të plotë ose të shkur­tu­ar. Sipas num­rit të nxënësve, ter­ren­it dhe klimës, pro­ce­si mësi­mor, në raste të veçan­ta, mund të bëhet edhe me klasa kolek­tive. Për këto raste Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës nxjerr udhëzimet përkatëse.

 

Neni 28

28.1 Të gjithë shte­t­a­sit kanë të drejtë të arsi­mo­hen në shkol­lat e mesme pub­like, pasi të kenë për­fun­d­uar shkol­lën e arsim­it bazë.

28.2 Pranimet në shkol­lat e mesme pub­like bëhen sipas kritereve që për­cak­ton Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës. Ajo për­cak­ton gjithash­tu edhe kriteret për kalim­in e nxënësve nga një lloj shkolle e arsim­it të mesëm pub­lik në një tjetër.

 

Neni 29

Në klasën e parë të shkollave të mesme pub­like me kohë të plotë pra­nohen nxënës jo më të mëd­henj se 16 vjeç, me për­jash­tim të rasteve të veçan­ta të mirat­u­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

GJIMNAZE PUBLIKE

 

Neni 30

(Ndryshuar fjalia e dytë në pikën 30.1 me ligjin nr. 9985, datë 11.9.2008)

30.1 Gjim­naze pub­like japin një kul­turë të përgjithshme që është zgjer­im e thel­lim i kul­turës dhe njo­hurive të fitu­ara në shkol­lat e arsim­it bazë. Afati i këtyre shkollave është 3 vjet.

30.2 Për të mundë­suar që nxënësit të fito­jnë njo­huri, aftësi dhe për­gatit­jen e nevo­jshme per­son­ale për studime në shkol­lën e lartë, në fusha të ndryshme ose për një formim të cak­tu­ar pro­fe­sion­al, gjim­naze mund të kenë drej­time të ori­en­tu­ara, që dal­lo­hen nga plan­et dhe pro­gram­et mësi­more.

 

Neni 31

Në gjim­naze pub­like, kra­has formim­it të përgjithshëm mund të zhvil­lo­hen edhe lëndë ose kurse fac­ul­ta­tive dhe lëndë me zgjed­hje, sipas kritereve të për­cak­tu­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

Neni 32

Për fusha speci­fike, si ato artis­tike, socialkul­tur­ore etj.

funk­siono­jnë shkol­la të mesme pub­like të veçan­ta. Afati i studim­it për këto shkol­la varet nga fusha e studim­it dhe për­cak­to­het nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

SHKOLLAT PROFESIONALE PUBLIKE

Neni 33

(Shfuqizuar me ligjin nr. 8872, date 29.03.2002)

 

Neni 34

(Shfuqizuar me ligjin nr. 8872, date 29.03.2002)

 

Neni 35

(Shfuqizuar me ligjin nr. 8872, date 29.03.2002)

 

Neni 36

(Shfuqizuar me ligjin nr. 8872, date 29.03.2002)


Neni 37

(Shfuqizuar me ligjin nr. 8872, date 29.03.2002)

 

Neni 38

(Shfuqizuar me ligjin nr. 8872, date 29.03.2002)


KREU III

ARSIMI SPECIAL PUBLIK

 

Neni 39

39.1 Arsi­mi spe­cial pub­lik është pjesë për­bërëse e sis­temit arsi­mor pub­lik në Repub­likën e Shqipërisë.

39.2 Arsi­mi spe­cial pub­lik syn­on që nëpër­m­jet për­dorim­it të for­mave dhe meto­dave të veçan­ta të sig­uro­jë zhvil­lim­in sa më të plotë të mundë­sive të per­son­ave që paraqesin paaftësi fizike, men­dore ose emo­cionale, në për­puth­je me nevo­jat e tyre dhe kërke­sat për një jetë sa më din­ji­toze.

 

Neni 40

40.1 Arsim­i­mi i fëmi­jëve që paraqesin nevo­ja të veçan­ta kry­het falas në insti­tu­cionet arsi­more pub­like, nëse kjo është dëshi­ra e prindërve dhe zgjid­h­ja më e drejtë pro­fe­sion­ale.

Shteti merr masa për sig­urim­in grad­ual të kushteve të nevo­jshme për real­iz­imin e inte­grim­it.

40.2 Për fëmi­jët, të cilët paraqesin nevo­ja të veçan­ta që nuk mund të plotë­so­hen bren­da sis­temit shkol­lor, ngri­hen klasa dhe nsti­tu­cione të posaçme, ku tra­j­ti­mi i spe­cial­izuar bëhet falas.

40.3 Kriteret për për­cak­timin e fëmi­jëve që për­fi­to­jnë arsimin spe­cial ven­dosen me akte nën­ligjore të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 41

Për kual­i­fikimin e kuadrit të arsim­it spe­cial hapen degë dhe kurse spe­cial­iz­i­mi të veçan­të.

 

Neni 42

Për ndjek­jen dhe studimin e prob­lematikës së arsim­it spe­cial kri­jo­hen me akte nën­ligjore struk­tu­ra dhe insti­tu­cione të posaçme.

 

KREU IV

ARSIMI PRIVAT

 

Neni 43

(Shto­hen para­grafi i dytë dhe i tretë me ligjin nr. 8387, datë 30.7.1998)

Kri­ji­mi i insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate lejo­het në të gjitha nivelet e arsim­it parau­ni­ver­si­tar. Shte­t­a­sit shqip­tarë ose të huaj kanë të drejtë t’i ndjekin këto insti­tu­cione, në për­puth­je me rreg­ul­lat e pra­nim­it të tyre.

Ndër insti­tu­cionet arsi­more, pub­like, parau­ni­ver­sitare mund të pri­va­ti­zo­hen vetëm insti­tu­cionet e arsim­it pro­fe­sion­al. Në këto raste mjedis­et, pajis­jet dhe tru­al­li i tyre pri­va­ti­zo­hen në për­puth­je me dis­poz­i­tat në fuqi.

Ndalo­het ndryshi­mi i des­ti­na­cionit të insti­tu­cionit arsi­mor pub­lik të arsim­it pro­fe­sion­al të pri­va­tizuar.

 

Neni 44

(Shto­het para­grafi i dytë në pikën 44.1 me ligjin nr.8387, datë 30.7.1998)

(Ndryshuar numër­ti­mi i pikës 1 me ligjin nr. 10137, datë 11.09.2009)

(Shtu­ar para pikës 1/1 pika 1 me ligjin nr. nr. 10137, datë 11.09.200)9


4.1. Hap­ja e insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate, të për­cak­tu­ara në këtë ligj, përf­shi­het në kat­e­gor­inë IX.1 të ligjit për licen­cat. Licenci­mi i këtyre veprim­tarive bëhet sipas ligjit për licen­cat ose sipas dis­poz­i­tave në vijim, të këtij ligji. Këshilli i Min­is­trave ven­dos për për­dorim­in e njërës nga këto dy mënyra, sipas ndar­jes në nënkat­e­gori. Në rastin e dytë nuk zba­to­het pari­mi i mira­tim­it në hes­ht­je.

44.1/1 Hap­ja e insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate laike, në të cilat mësi­mi zhvil­lo­het në gjuhën shqipe, bëhet vetëm me licencë të dhënë nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës. Për rastet e insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate, ku mësimet zhvil­lo­hen edhe në gjuhë të huaj ose kur zhvil­lo­hen edhe lëndë fetare, kjo licencë jepet nga Këshilli i Min­is­trave, me propoz­imin e Min­istrisë së Arsim­it.

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës propo­zon insti­tu­cionin arsi­mor pub­lik të arsim­it pro­fe­sion­al, i cili do të pri­va­ti­zo­het. Mira­ti­mi bëhet nga Këshilli i Min­is­trave me vendim të veçan­të. Mënyrat dhe fazat e pro­ce­sit të pri­va­tizim­it për­cak­to­hen nga Min­is­tria e Ekonomisë Pub­like dhe e Pri­va­tizim­it dhe nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

44.2 Leja jepet kur plan­et, pro­gram­et mësi­more dhe kushtet e real­izim­it të tyre nuk bien në kundër­sh­tim me intere­sat kom­bëtare me legjis­la­cionin shqip­tar, me rendin pub­lik, nor­mat morale dhe higjienën, si dhe kur sig­uro­hen kushtet mate­ri­ale të domos­doshme së bashku me per­son­elin e nevo­jshëm mësi­mor.

44.3 Gjuha dhe letër­sia shqipe, his­to­ria e kom­bit shqip­tar dhe gjeografia e Shqipërisë zhvil­lo­hen detyrim­isht në shqip.

44.4 Kriteret dhe pro­ce­du­rat për dhënien e licencës për shkol­lat pri­vate laike, në të cilat mësi­mi bëhet në gjuhën shqipe, rreg­ul­lo­hen me akte nën­ligjore të Min­istrisë së Arsim­it. Për shkol­lat e tjera pri­vate, në të cilat zhvil­lo­hen edhe lëndë fetare ose në të cilat mësi­mi bëhet edhe në gjuhë të huaj, këto kritere ose pro­ce­du­ra cak­to­hen me akte nën­ligjore të Këshillit të Min­is­trave, me propoz­imin e Min­istrisë së Arsim­it dhe e Shkencës. Leja për hap­jen e insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate nuk mund të jepet më parë se 1 vit nga koha e dorëzim­it të kërkesës.

44.5 Kur provo­hen shkel­je të dis­poz­i­tave të këtij ligji, leja e dhënë për insti­tu­cionet arsi­more pri­vate laike, në të cilat mësi­mi bëhet në gjuhën shqipe, hiqet nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës. Për insti­tu­cionet e tjera arsi­more pri­vate kjo licencë hiqet nga Këshilli i Min­is­trave.

44.6 Shkol­lat pri­vate, të cilave u është hequr leja, mund të bëjnë kërkesë për ta rifi­tu­ar atë për vitin e ardhshëm shkol­lor.

 

Neni 44/a

(Shtu­ar me ligjin nr. 8387, datë 30.07.1998)

44/a.1. Kra­has insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate të niveleve të arsim­it parau­ni­ver­si­tar, lejo­hen hap­ja dhe funk­sion­i­mi i insti­tu­cion­eve arsi­more, pri­vate, plotë­suese. Quhen të tilla ato insti­tu­cione arsi­more e njësi shkol­li­mi që funk­siono­jnë jashtë struk­tu­rave të insti­tu­cion­eve arsi­more, pub­like e pri­vate dhe ku puno­het në drej­tim të arsimim­it e të edukim­it në lëndë e spe­cialitete të veçan­ta, bren­da ose jashtë plan­eve mësi­more, të mirat­u­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

44/a.2. Leja për funk­sion­imin e insti­tu­cion­eve arsi­more, pri­vate, plotë­suese jepet nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës jo më parë se dy muaj nga data e depoz­itim­it të kërkesës.

44.a.3. Kriteret për hap­jen dhe funk­sion­imin e tyre për­cak­to­hen me akte nën­ligjore të Min­istrisë së Arsim­it dhe të Shkencës.

 

Neni 45

45.1 Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës për­cak­ton njëvle­fehmërinë për njo­hjen e doku­menteve të për­fundim­it të një klase a një shkolle pri­vate.

Nëse shkol­la pri­vate zhvil­lon edhe lëndë fetare, Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës për­cak­ton njëvlef­sh­mërinë për njo­hjen e pjesës laike të pro­gramit në për­fundim të një klase a të një shkolle të tillë pri­vate.

45.2 Nxënësit mund të kalo­jnë nga një shkol­lë pri­vate në një shkol­lë pub­like sipas akteve nën­ligjore të veçan­ta të për­cak­tu­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

Neni 46

Për dhënien e licencës së hap­jes së insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate, ao duhet të provo­jnë se kanë per­son­el ped­a­gogjik me arsimin përkatës e me kual­i­fikimin e duhur dhe se janë të pajisura me mjetet mësi­more për të real­izuar kërke­sat e plan­it e të pro­grameve mësi­more, si dhe sig­uro­jnë kushtet mate­ri­ale të domos­doshme së bashku me per­son­elin e nevo­jshëm mësi­mor.

 

Neni 47

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës dhe organet e saj arsi­more në rrethe kon­trol­lo­jnë peri­odik­isht pro­cesin mësi­mor laik në shkol­lat pri­vate për të ver­i­fikuar real­iz­imin e kërke­save të plan­it e të pro­grameve mësi­more të mirat­u­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

Neni 48

48.1 Për shkol­lat pri­vate të arsim­it bazë leja jepet vetëm kur ato mar­rin për­sipër të real­i­zo­jnë kërke­sat e plan­it e të pro­grameve mësi­more të detyrueshme për shkol­lat pub­like të për­cak­tu­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

Shkencës dhe organet e saj në rrethe mar­rin masat e nevo­jshme për t’i sis­te­muar nxënësit në shkol­la të tjera.

 

Neni 49

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës për­cak­ton rastet e veçan­ta kur arsi­mi bazë zhvil­lo­het pranë famil­jes në rrugë pri­vate. Përvetësi­mi i pro­grameve mësi­more kon­trol­lo­het me provime që jepen në shkol­lat pub­like të arsim­it bazë.

 

KREU V

STRUKTURAT PLOTËSUESE TË ARSIMIT

 

Neni 50

50.1 Në Repub­likën e Shqipërisë vepro­jnë edhe struk­tu­ra të tjera  plotë­suese që ndih­mo­jnë, mbështetin dhe pasuro­jnë sis­temin arsi­mor, si qen­dra kul­tur­ore, qen­dra të vlerësim­it, qen­dra të doku­menta­cionit shkol­lor, lek­to­ri­ume, kurse spe­ciale, qen­dra të formim­it pro­fe­sion­al, insti­tute të rrit­jes së shkallës së kual­i­fikim­it etj.

50.2 Struk­tu­rat plotë­suese të arsim­it janë nën vartës­inë e dikastereve dhe të orga­niz­mave që i kanë kri­juar.

 

KREU VI

DREJTIMI I SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR

 

Neni 51

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës është organi më i lartë admin­is­tra­tiv pub­lik i arsim­it. Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës, nëpër­m­jet spe­cial­istëve të saj dhe insti­tu­cion­eve vartëse, har­ton dhe për­punon pro­gram­et e zhvil­lim­it të arsim­it në për­puth­je me prir­jet dhe zhvil­limet arsi­more ndërkom­bëtare, si dhe veçoritë kom­bëtare, rajonale, socialekonomike e demografike të Shqipërisë.

 

Neni 52

52.1 Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës ose insti­tu­cione të tjera vartëse që ajo cak­ton, mira­to­jnë doku­mentet themelore arsi­more, që përf­shi­jnë plan­et, pro­gram­et dhe tek­stet mësi­more për insti­tu­cionet pub­like arsi­more.

52.2. Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës ka të drejtën e eksper­i­men­tim­it për për­mirësimin e cilë­sisë në arsim në për­puth­je me stan­dard­et ndërkom­bëtare, në bashkëpunim me insti­tu­cione të spe­cial­izuara të ven­dit dhe të hua­ja.

52.3 Inspek­timet në pro­cesin mësi­mor bëhen vetëm nga organet e spe­cial­izuara të cak­tu­ara nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

Neni 53

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës për­cak­ton struk­turën e vitit shkol­lor, ngarkesën mësi­more të trupit ped­a­gogjik, num­rin e nxënësve për klasë, për të gjitha nivelet e insti­tu­cion­eve arsi­more pubike.

 

Neni 54

(Ndryshuar me ligjin nr. 9903, datë 17.4.2008)

1. Këshilli Kom­bë­tar i Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar është organ këshillimor i Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës dhe i Këshillit të Min­is­trave për poli­tikat e zhvil­lim­it të arsim­it parau­ni­ver­si­tar.

2. Këshilli Kom­bë­tar i Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar këshillon, for­mu­lon mendime dhe propoz­ime për:

a) har­timin e strategjive dhe të pro­grameve kom­bëtare për arsimin parau­ni­ver­si­tar, drej­timet e poli­tikave respek­tive dhe për­gatit­jen e akteve ligjore;

b) refor­mën e kur­rikulave dhe të tek­steve për arsimin parau­ni­ver­si­tar;

c) pro­jek­t­bux­hetin e parashikuar për arsimin parau­ni­ver­si­tar dhe metodologjinë e shpërn­dar­jes së tij;

ç) stan­dard­et për vlerësimin e insti­tu­cion­eve të arsim­it parau­ni­ver­si­tar;

d) zhvil­lim­in e poli­tikave të veçan­ta, të kërkuara nga Min­istri i Arsim­it dhe Shkencës dhe rrugët e financim­it të tyre.

3. Mënyra e orga­nizim­it dhe e funk­sionim­it të Këshillit Kom­bë­tar të Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar bëhet me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 54/a

(Shtu­ar me ligjin nr. 9903, datë 17.4.2008)

1. Këshilli Kom­bë­tar i Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar për­bëhet nga 23 anë­tarë, si më poshtë: Min­istri i Arsim­it dhe Shkencës, një për­faqë­sues nga drej­toritë arsi­more rajonale, një për­faqë­sues i Min­istrisë së Finan­cave, një për­faqë­sues i Min­istrisë së Brend­shme, një për­faqë­sues i Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, një për­faqë­sues i Min­istrisë së Shën­de­të­sisë, një për­faqë­sues i Min­istrisë së Mje­dis­it, Pyjeve dhe Admin­istrim­it të Ujërave, një për­faqë­sues i shoqatës së bashkive, një për­faqë­sues i shoqatës së komu­nave, një për­faqë­sues i shoqatës së këshillave të qar­qeve dhe 13 anë­tarë të tjerë, ekspertë të zgjed­hur me konkur­rim pub­lik. Këshilli Kom­bë­tar i Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar krye­so­het nga Min­istri i Arsim­it dhe Shkencës.

2. Anë­tarët, ekspertë të Këshillit Kom­bë­tar të Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar, janë figu­ra të njo­hu­ra për kon­tributin e tyre shken­cor në fushën e arsim­it dhe të shkencës, që zotëro­jnë, së paku, diplo­ma të nivelit të dytë dhe të nivelit të dytë të inte­gru­ar dhe kanë njo­hje të mirë të për­vo­jës ndërkom­bëtare në fushën e zhvil­lim­it të arsim­it parau­ni­ver­si­tar. Ata përzgjid­hen me konkur­rim pub­lik nga një komi­sion i ngrit­ur në Min­istrinë e Arsim­it dhe Shkencës. Komi­sioni për­bëhet nga një për­faqë­sues nga Këshilli i Min­is­trave, një për­faqë­sues nga Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës dhe një për­faqë­sues nga Këshilli Kom­bë­tar i Arsim­it dhe Formim­it Pro­fe­sion­al, të cak­tu­ar nga vetë këto insti­tu­cione.

3. Komi­sioni i përzg­jed­hjes, pasi shqyr­ton plotësimin e kritereve pro­fe­sion­ale, në për­puth­je me këtë ligj, ren­dit në një listë kan­di­datët, sipas pikëve të fitu­ara. Kriteret dhe pro­ce­du­rat për përzg­jed­hjen e kan­di­datëve cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Arsim­it dhe Shkencës dhe bëhen pub­like.

4. Këshilli i Min­is­trave cak­ton në detyrën e anë­tar­it të Këshillit Kom­bë­tar të Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar 13 nga kan­di­datët e klasi­fikuar.

5. Anë­tarët ekspertë zgjid­hen për një man­dat 7‑vjeçar, pa të drejtë rizg­jed­hje­je.

6. Këshilli Kom­bë­tar i Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar mbështetet nga një sekre­tari­at teknik, që ndod­het pranë Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës.

7. Page­sa e anë­tarëve të këtij këshilli, si dhe për­bër­ja e detyrat e anë­tarëve të sekre­tari­atit cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 55

(Shfuqizuar para­grafi 55.4. me ligjin nr. 8872, date 29.03.2002)

55.1 Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës për­cak­ton kriteret për hap­jen e insti­tu­cion­eve arsi­more pub­like dhe pri­vate laike.

55.2. Hap­ja e kop­shteve është në kom­pe­tencë të komu­nave dhe bashkive.

55.3 Hap­ja e shkollave të arsim­it bazë dhe atyre të arsim­it të mesëm të përgjithshëm pub­lik, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara ndryshe në këtë ligj, bëhet nga bashk­itë për qytetet dhe nga këshilli i rrethit për komu­nat, pasi të jetë mar­rë mira­ti­mi nga Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës.

 

KREU VII

MARRËDHËNIET FINANCIARE TË SISTEMIT ARSIMOR

 

Neni 56

Arsi­mi pub­lik në Repub­likën e Shqipërisë finan­co­het nga bux­heti i shtetit, si dhe nga burime të tjera të parashikuara me ligj.

 

Neni 57

(Shfuqizuar para­grafi 57.2 me ligjin nr. 8872, date 29.03.2002)

57.1 Kra­has detyrave krye­sore të mësimd­hënies, shkol­lat e arsim­it bazë e të mesëm pub­lik mund të krye­jnë edhe veprim­tari ekonomike me për­fitime finan­cia­re në fushat që kanë lid­hje me zba­timin e pro­grameve mësi­more, në për­puth­je me dis­poz­i­tat ligjore.

 

Neni 58

Per­son­at juridikë shtetërorë e pri­vatë, në bazë të kapaciteteve të tyre, duhet të pra­no­jnë dhe t’u kri­jo­jnë kushte të për­sh­tat­shme për kry­er­jen e prak­tikave nxënësve të shkollave­pro­fe­sion­ale sipas spe­cialiteteve të tyre.

Mar­rëd­hëni­et që rrjed­hin nga ky bashkëpunim, rreg­ul­lo­hen me mar­rëvesh­je ndër­m­jet palëve të intere­suara drejt­përsë­drejti ose insti­tu­cion­eve për­faqë­suese të tyre.

 

SANKSIONET

 

Neni 59

(Ndryshuar me ligjin nr.8387, datë 30.7.1998)

Kur nxënësit e moshës 6 deri 16 vjeç, të cilët i përf­shin detyri­mi shkol­lor, mungo­jnë pa arsye në shkol­lë ose e brak­tisin atë, prindërit e tyre dëno­hen për kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive me gjobë nga 1 000 deri në 10 000 lekë, si vijon:

59.1. Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye 30 — 50 për qind të kohës në 2 muaj të një­pas­njëshëm, masa e gjobës është 1 000 deri 3 000 lekë dhe, në rast përsërit­je­je gjatë po atij viti, gjo­ba bëhet 5 000 lekë.

59.2. Kur nxënësi mungon pa arsye mbi 50 për qind të kohës në 2 muaj të një­pas­njëshëm, masa e gjobës është 5 000 deri në 7 000 lekë dhe, në rast përsërit­je­je gjatë po atij viti ose brak­tis­je­je të shkol­lës, gjo­ba bëhet 10 000 lekë.

59.3. Vendi­mi i gjobës jepet nga kryetari i bashk­isë apo i komunës, sipas propozim­it të drej­torit të shkol­lës.

Kundër vendim­it të gjo­bit­jes mund të bëhet ankim bren­da 10 ditëve nga dita e shpall­jes së njof­tim­it në gjykatën e rrethit ku është kry­er kundër­va­jt­ja.

59.4. Për­jash­to­hen nga gjo­ba ata prindër, fëmi­jët e të cilëve janë regjistru­ar në një shkol­lë, shqiptare a të huaj, bren­da ven­dit, me kusht që të paraqesin doku­mentin e regjistrim­it pranë drej­torisë së shkol­lës në vend­ba­n­imin e tyre.

59.5. Për­jash­to­hen nga gjo­ba ata prindër, fëmi­jët e të cilëve janë regjistru­ar në një, shkol­lë jashtë ven­dit.

 

Neni 60

Ndalo­het punësi­mi i fëmi­jëve që përf­shi­hen në detyrim­in shkol­lor. Kur vërte­to­hen raste të punësim­it të fëmi­jëve të moshës së detyrim­it shkol­lor, punëd­hënësi shtetëror ose pri­vat dëno­het për kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive nga inspek­tori i punës me gjobë 100 000 lekë dhe, në rast përsërit­je­je, me gjobë 200 000 lekë.

Kundër vendim­it të dënim­it mund të bëhet ankim dhe protestë, bren­da 10 ditëve nga dita e shpall­jes ose e njof­tim­it, në gjykatën e rrethit ku është kry­er kundër­va­jt­ja.

 

Neni 61

(Ndryshuar para­grafi parë me ligjin nr. 8387, datë 30.7.1998)

Hap­ja e insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate dhe e insti­tu­cion­eve arsi­more pri­vate plotë­suese në kundër­sh­tim me kriteret e për­cak­tu­ara në dis­poz­i­tat e këtij ligji për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive. Kundër­va­jtësit në çdo rast, dëno­hen me gjobë, përkatë­sisht 500 000 lekë dhe 200 000 lekë, si dhe me ndër­pre­rje të veprim­tarisë së fil­lu­ar.

Kundër­va­jtësit dëno­hen me gjobë 500 000 lekë dhe ndër­pre­rje të veprim­tarisë së fil­lu­ar.

Vendi­mi për gjobë dhe ndër­pre­rje të veprim­tarisë mer­ret nga min­istri i Arsim­it për insti­tu­cionet arsi­more pri­vate laike dhe nga Këshilli i Min­is­trave për insti­tu­cionet arsi­more pri­vate, në të cilat zhvil­lo­hen edhe lëndë fetare ose në të cilat mësi­mi bëhet edhe në gjuhë të huaj.

Kundër vendim­it të dënim­it mund të bëhet ankim, bren­da 10 ditëve nga data e shpall­jes ose e njof­tim­it, në gjykatën e Tiranës.

 

Neni 62

Shqyr­ti­mi i kundër­va­jt­jeve admin­is­tra­tive dhe ekzeku­ti­mi i vendimeve të dënim­it me gjobë bëhet sipas dis­poz­i­tave të cak­tu­ara në ligjin nr. 7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”.

 

DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 63

Këshilli i Min­is­trave me propoz­imin e Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës nxjerr akte nën­ligjore në fushën e arsim­it dhe ngarkon atë apo min­istri të tjera sipas rastit për zba­tim.

 

Neni 64

Min­is­tria e Arsim­it dhe e Shkencës ka të drejtë të mira­to­jë rreg­ul­loren, udhëz­ime e urdhra për zba­timin e këtij ligji. Ajo për­cak­ton llo­jin e dëfte­save shkol­lore për çdo klasë e cikël.

 

Neni 65

Ligji nr.4624, datë 24.12.1969 “Për sis­temin e ri arsi­mor”, ligji nr.7887, datë 8.12.1994 “Për detyrim­in shkol­lor”, si dhe aktet e tjera nën­ligjore që bien në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

Shkol­lat pri­vate ekzistuese të hapu­ra në peri­ud­hën 1991–1993 i nën­shtro­hen të gjitha dis­poz­i­tave të këtij ligji. Shqyr­ti­mi i kërke­save për vazhdimin e funk­sionim­it të shkollave pri­vate ekzistuese të hapu­ra në peri­ud­hën 1991–1993, si dhe ekuiv­alen­ti­mi i diplo­mave të lëshuara nga këto shkol­la, bëhet bren­da një peri­ud­he 3‑mujore nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji.

 

Neni 66

Shteti garan­ton sig­urim­in e jetës dhe të veprim­tarisë së mësuesve e nxënësve si dhe paprek­sh­mërinë e insti­tu­cion­eve arsi­more dhe të ter­ri­toreve të tyre.

 

Neni 67

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 


[1] Botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 15, datë 17 Kor­rik 1995, faqe 619.

[2] Vari­anti i përditë­suar

[3] Ligji nr. 7952/1995 ka ndryshuar me:

  1. ligjin nr. 8387, dt. 30.7.1998, Fle­tore Zyrtare nr.20, Gusht 1998, fq. 831
  2. ligjin nr. 8872, dt. 29.03.2002, Fle­tore Zyrtare nr.11, dt.18 Prill 2002, fq. 320
  3. ligjin nr .9903, dt. 17.4.2008, Fle­tore Zyrtare nr.61, dt.7 Maj 2008, fq. 2726
  4. ligjin nr. 9985, dt. 11.9.2008, Fle­tore Zyrtare 143, dt.22 Shta­tor 2008, fq. 6386
  5. ligjin nr. 10137, dt. 11.05.2009, Fle­tore Zyrtare 86, dt.12 Qer­shor 2009, fq. 3775


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim