Kon­ven­ta e Këshillit të Europës

“Për mbro­jt­jen e  fëmi­jëve nga shfry­tëz­i­mi sek­su­al dhe abuz­i­mi sek­su­al” [1]

Lan­zarote, 25.10.2007


 

Pre­am­bu­la


Vendet anëtare të Këshillit të Europës dhe vende të tjera që e fir­mosin këtë Kon­ven­të,

duke pasur  parasysh se qël­li­mi i Këshillit të Europës është që të arri­jë një unitet më të madh midis anë­tarëve të tij;

duke pasur parasysh se çdo fëmi­jë ka të drejtë për masa të tilla mbro­jtëse siç i kërkon sta­tusi i tij /e saj si i/e mitur, nga ana  e famil­jes së tij ose të saj, nga shoqëria dhe shteti;

duke kon­stat­u­ar se shfry­tëz­i­mi sek­su­al i fëmi­jëve, në veçan­ti pornografia dhe pros­ti­tu­cioni i fëmi­jëve në të gjitha for­mat e abuzim­it sek­su­al me fëmi­jët, duke përf­shirë dhe aktet, që kry­hen jashtë shtetit, janë shkatër­ruese për shën­detin e fëmi­jës dhe zhvil­lim­in e tij psikoso­cial;

duke kon­stat­u­ar se shfry­tëz­i­mi sek­su­al dhe abuz­i­mi sek­su­al i fëmi­jëve janë rrit­ur në për­masa shqetë­suese si në niv­el kom­bë­tar dhe ndërkom­bë­tar, në veçan­ti në lid­hje me për­dorim­in në rrit­je si nga fëmi­jët, dhe nga per­son­at të cilët kanë kry­er një nga veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, të teknologjive të infor­ma­cionit dhe komu­nikim­it (ICT) dhe që paran­dal­i­mi kundër shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve kërkon bashkëpunim ndërkom­bë­tar;

duke pasur parasysh se mirëqe­nia dhe intere­sat më të mira të fëmi­jëve janë vler­at themelore, që nda­jnë të gjitha vendet anëtare dhe që duhet të pro­movo­hen pa asnjë diskri­m­in­im;

duke riku­j­tu­ar planin e veprim­it, të mirat­u­ar mbled­hjen e tretë nivelit të lartë  të krerëve të shteteve dhe qev­erive të Këshillit të Europës (Var­shavë, 16–17 maj 2005), që bëri thirrje për mar­rjen masave për të ndalu­ar shfry­tëz­imin sek­su­al të fëmi­jëve;

duke riku­j­tu­ar në veçan­ti reko­mandimin e Komitetit të Min­is­trave nr.R (91)11, në lid­hje me shfry­tëz­imin sek­su­al, pornografinë dhe pros­ti­tu­cionin, dhe trafikimin e fëmi­jëve dhe të adolesh­en­tëve, reko­mandimin Rec (2001)16 për mbro­jt­jen e fëmi­jëve kundër shfry­tëzim­it sek­su­al, dhe Kon­ven­tën për krim­in kiber­netik (ETS nr.185), veçanër­isht nenin 9 të saj si dhe Kon­ven­tën e Këshillit të Europës për veprim­in kundër trafikim­it të qenieve njerë­zore (CETS nr.197);

duke pasur parasysh Kon­ven­tën për mbro­jt­jen e të drej­tave të njeri­ut dhe lirive themelore (1950, ETS Nr.5), kartën europi­ane sociale të rishikuar (1996, ETS nr.163), dhe Kon­ven­tën Europi­ane për ushtrim­in e të drej­tave të fëmi­jëve (1996, ETS nr.160);

duke pasur parasysh gjithash­tu Kon­ven­tën  e Kombeve të Bashkuara për të drej­tat e fëmi­jëve, veçanër­isht nenin 34 të saj, Pro­tokollin me Opsion për Shit­jen e Fëmi­jëve, Pros­ti­tu­cionin e Fëmi­jëve dhe Pornografinë e Fëmi­jëve, Pro­tokollin për të Paran­dalu­ar, për të Shty­pur Trafikimin e Per­son­ave, veçanër­isht të Grave dhe të Fëmi­jëve, duke plotë­suar Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara kundër Krim­it të Orga­nizuar Transna­cional, si dhe Kon­ven­tën e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës  në lid­hje me Ndal­im­in dhe Veprim­in Ime­di­at për Eli­m­in­imin e For­mave më të Këqi­ja të Punës së Fëmi­jëve;

duke pasur parasysh vendimin kuadër të Këshillit të Bashkim­it Europi­an për luftën ndaj shfry­tëzim­it sek­su­al të fëmi­jëve dhe pornografisë së fëmi­jëve (2004/68/JHA), vendimin kuadër të Këshilli të Bashkim­it Europi­an për objek­ti­vat aktuale në pro­cedimet krim­i­nale (2001/220/JHA) dhe vendimin kuadër të Këshillit të Bashkim­it Europi­an për luftën kundër trafikim­it të qenieve njerë­zore (2002/629/JHA);

duke mar­rë mirë parasysh instru­mentet dhe pro­gram­et e tjera përkatëse ndërkom­bëtare në këtë fushë, veçanër­isht deklaratën e Stokholmit dhe agjendën për veprim e mirat­u­ar në Kon­gresin e Parë Botëror kundër Shfry­tëzim­it Sek­su­al Komer­cial të Fëmi­jëve (27–31 gusht 1996), angazhimin glob­al te Joko­hamas, mirat­u­ar në Kon­gresin e Dytë Botëror kundër Shfry­tëzim­it Sek­su­al Komer­cial të Fëmi­jëve (17–20 dhje­tor 2001), angazhimin e Budapestit dhe planin e veprim­it, mirat­u­ar në kon­fer­encën për­gati­tore për Kon­gresin e Dytë Botëror Kundër Shfry­tëzim­it Komer­cial Sek­su­al të Fëmi­jëve (20–21 nën­tor 2001), rezo­lutën e Asam­blesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara S‑27/2 “Një botë e për­sh­tat­shme për fëmi­jët” dhe pro­gramin trevjeçar “Ndër­ti­mi i një Europe për dhe me fëmi­jët”, mirat­u­ar pas sami­tit të tretë dhe i shpal­lur në Kon­fer­encën e Mon­akos (4–5 prill 2006);

të ven­do­sur për të kon­tribuar efek­tivisht për një qël­lim të për­bashkët për mbro­jt­jen e fëmi­jëve kundër shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al, kush­do qoftë per­soni i cili ka kry­er një nga veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, dhe për t’u dhënë asis­tencë vik­ti­mave;

duke mar­rë parasysh nevo­jën për të për­gat­i­tur instru­mentet ndërkom­bëtare që të përqën­dro­het në aspek­te ligjore paran­daluese, mbro­jtëse dhe të legjis­la­cionit penal për luftën kundër të gjitha for­mave të shfry­tëzim­it sek­su­al dhe të abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve duke ndër­tu­ar një mekanizëm  speci­fik monitorimi,ranë dako­rd si më poshtë:

 

 

KAPITULLI I

QËLLIMET, PARIMET DHE PËRKUFIZIMET E MOSDISKRIMINIMIT

 

Neni 1

Qël­limet

1. Qël­limet e kësaj Kon­vente janë:

a) të paran­dalo­jë dhe të lufto­jë shfry­tëz­imin sek­su­al dhe abuz­imin sek­su­al të fëmi­jëve;

b) të mbro­jë të drej­tat e fëmi­jëve vik­ti­ma të shfry­tëzim­it sek­su­al dhe të abuzim­it sek­su­al;

c) të pro­movo­jë bashkëpunimin kom­bë­tar dhe ndërkom­bë­tar kundër shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve.

2. Në mënyrë që të sig­uro­het zba­ti­mi efek­tiv i dis­poz­i­tave të saj nga palët, kjo Kon­ven­të kri­jon një mekanizëm speci­fik mon­i­tori­mi.

 

Neni 2

Pari­mi i mos­diskri­m­inim­it

Zba­ti­mi i dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente nga palët, në veçan­ti mar­r­ja e masave për të mbro­j­tur të drej­tat e vik­ti­mave, do të sig­uro­het  pa diskri­m­in­im për çfarë­dol­loj arsye­je si: sek­si, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendi­mi poli­tik i një llo­ji tjetër, origji­na kom­bëtare apo sociale, shoqëri­mi me një pakicë kom­bëtare, pasuria, lind­ja, ori­en­ti­mi sek­su­al, gjend­ja shën­de­të­sore, aftësia e kufizuar apo ndon­jë sta­tus tjetër.

 

Neni 3

Përku­fizimet

Për qël­limet e kësaj Kon­vente:

a) “fëmi­jë” do të thotë çdo per­son nën moshën 18 vjeç”;

b) “shfry­tëz­im sek­su­al dhe abuz­im sek­su­al i fëmi­jëve” do të përf­shi­jë sjell­jen siç për­mendet në nenet 18- 28 të kësaj Kon­vente;

c) “vik­timë” do të thotë çdo fëmi­jë që i nën­shtro­het shfry­tëzim­it sek­su­al ose abuzim­it sek­su­al.

 

KAPITULLI II

MASAT PARANDALUESE

 

Neni 4

Parimet

Çdo palë do të mar­rë masat e domos­doshme ligjore apo të llo­jit tjetër për të paran­dalu­ar të gjitha for­mat e shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve dhe për të mbro­j­tur fëmi­jët.

 

Neni 5

Rekru­ti­mi ose tra­jn­i­mi dhe rrit­ja e njo­hurive të per­son­ave në kon­takt  me fëmi­jët

1. Secila palë do të mar­rë masa të domos­doshme legjisla­tive dhe masa të tjera për të inku­ra­juar rrit­jen e njo­hurive për mbro­jt­jen e të drej­tave të fëmi­jëve midis per­son­ave që kanë kon­tak­te të rreg­ull­ta me fëmi­jët në arsim, shën­de­tësi, mbro­jt­jen sociale, në sek­torët gjyqë­sorë të zba­tim­it të ligjit dhe në fusha që lid­hen me sportin, kul­turën dhe pikat e argë­tim­it.

2. Secila palë  do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive dhe masat e tjera për të sig­u­ru­ar se per­son­at, që për­menden në para­grafin 1, të kenë njo­huri të për­sh­tat­shme për shfry­tëz­imin sek­su­al dhe abuz­imin sek­su­al të fëmi­jëve, të mjeteve për të iden­ti­fikuar ato dhe mundës­inë për­men­dur në nenin 12, para­grafi 1.

3. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme ligjore dhe masa të tjera, në për­puth­je më ligjin e saj të brend­shëm, për të garan­tu­ar se kushtet për t’u futur në këto pro­fe­sione, ushtri­mi i të cilave nënkup­ton kon­tak­te të shum­ta me fëmi­jët garan­to­jnë që kan­di­datët për këto pro­fe­sione të mos kenë qenë të dënuar për akte të shfry­tëzim­it sek­su­al apo abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve.

 

Neni 6

Arsi­mi për fëmi­jët

Secila palë duhet të mar­rë masat e domos­doshme për të sig­u­ru­ar që fëmi­jët gjatë arsim­it fil­lor dhe të mesëm të mar­rin infor­ma­cion për rrez­iqet e shfry­tëzim­it sek­su­al të abuzim­it sek­su­al, si dhe për mjetet për të mbro­j­tur vetveten, të për­sh­tatu­ra sipas kapaciteteve  të tyre zhvil­limore. Ky infor­ma­cion do të jepet në bashkëpunim me prindërit, ku është e mundur, do të jepet bren­da një kon­tek­sti më të përgjithshëm të infor­ma­cionit për sek­su­alitetin dhe do t’u kush­to­jë vëmend­je të veçan­të sit­u­atave të rrezikut, veçanër­isht atyre që përf­shi­jnë për­dorim­in e teknologjive të reja të infor­ma­cionit dhe të komu­nikim­it.

 

Neni 7

Pro­gram­et ose masat e ndërhyr­jes paran­daluese

Secila palë do të garan­to­jë që per­son­at të cilët kanë frikë se mund të krye­jnë ndon­jë prej veprave penale të për­cak­tu­ara sipas kësaj Kon­vente të zhvil­lo­jnë, aty ku është e mundur, pro­grame ose masa të ndërhyr­jes efek­tive të plan­i­fikuara për të vlerë­suar dhe paran­dalu­ar rrezikun e veprave penale, si dhe rrezikun që të mos kry­hen vepra penale.

 

Neni 8

Masat për pub­likun në përgjithësi

1. Secila palë do të pro­movo­jë ose do të krye­jë fusha­ta për rrit­jen e sen­si­bilitetit drej­tu­ar pub­likut të gjerë duke dhënë infor­ma­cion për fenomenin e shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al dhe për masat paran­daluese që mund të ndërmer­ren.

2. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të paran­dalu­ar ose ndalu­ar përhap­jen e mate­ri­aleve, që reklam­o­jnë veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

 

Neni 9

Pjesë­mar­r­ja e fëmi­jëve, sek­tori pri­vat, media dhe shoqëria civile

1. Secila palë do të inku­ra­jo­jë pjesë­mar­rjen e fëmi­jëve, në për­puth­je me kapacitetin e tyre zhvil­limor, në zhvil­lim­in dhe imple­men­timin e poli­tikave, pro­grameve ose ini­cia­ti­vave të tjera shtetërore në lid­hje me luftën kundër shfry­tëzim­it sek­su­al ose abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve.

2. Secila palë do të inku­ra­jo­jë sek­torin pri­vat, në veçan­ti sek­torin e teknologjisë së infor­ma­cionit të komu­nikim­it, indus­trinë e tur­izmit dhe të udhë­tim­it, dhe sek­torin bankar e finan­ciar, si dhe shoqërinë civile, që të mar­rin pjesë në për­punimin dhe zba­timin e poli­tikave për paran­dal­im­in e shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve dhe për të imple­men­tu­ar nor­mat e brend­shme  nëpër­m­jet vetër­reg­ul­lim­it ose bashkër­reg­ul­loreve.

3. Secila palë do të inku­ra­jo­jë medi­at që të japë infor­ma­cionin e duhur në lid­hje me të gjitha aspek­tet e abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve, duke respek­tu­ar plotë­sisht pavarës­inë e medias dhe lir­inë e shtyp­it.

4. Secila palë do të inku­ra­jo­jë financimin, duke përf­shirë, ku është e mundur, duke kri­juar fonde,  pro­jek­te dhe pro­grame, që kry­hen nga shoqëria civile, me syn­imin për të paran­dalu­ar dhe mbro­j­tur fëmi­jët nga shfry­tëz­i­mi sek­su­al dhe abuz­i­mi sek­su­al.

 

KAPITULLI III

AUTORITETET E SPECIALIZUARA DHE ORGANET BASHKËRENDUESE

 

Neni 10

Masa kom­bëtare të bashkërendim­it dhe të bashkëpunim­it

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme për të sig­u­ru­ar bashkërendimin në niv­el kom­bë­tar  ose ven­dor midis agjen­cive të ndryshme  që përgjig­jen për mbro­jt­jen  nga; paran­dal­im­in dhe luftën kundër shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve, përkatë­sisht sek­tori i arsim­it, sek­tori i shën­de­të­sisë, shër­bimet sociale dhe autoritetet e zba­tim­it të ligjit dhe ato gjyqë­sore.

2. Secila palë duhet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive apo masa të tjera për të ngrit­ur ose plan­i­fikuar:

a. insti­tu­cione kom­bëtare ose ven­dore të pavaru­ra për pro­movimin dhe mbro­jt­jen  e të drej­tave të fëmi­jës, duke sig­u­ru­ar që atyre t’u jepen burimet  dhe përgjegjësitë speci­fike;

b. mekaniz­mat për mbled­hjen e të dhë­nave ose pikave të fokusit  në niv­el kom­bë­tar dhe ose ven­dor në bashkëpunim me shoqërinë civile, me qël­lim që të vëzh­go­het dhe vlerë­so­het fenomeni i shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve, duke respek­tu­ar plotë­sisht kërke­sat për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale.

3. Secila palë do të inku­ra­jo­jë bashkëpunimin ndër­m­jet autoriteteve kom­pe­tente shtetërore, të shoqërisë civile, të sek­torit pri­vat, në mënyrë që të paran­dalo­het e të lufto­het më mirë shfry­tëz­i­mi sek­su­al dhe abuz­i­mi sek­su­al i fëmi­jëve.

 

KAPITULLI IV

MASAT MBROJTËSE DHE ASISTENCA E PROJEKTIMIT

 

Neni 11

Parimet

1. Secila palë do të kri­jo­jë pro­grame efek­tive sociale dhe do të ngre­jë struk­tu­ra shumëdis­plinore për të dhënë mbështet­jen e domos­doshme për vik­ti­mat, të afër­mit e tyre të afërt dhe për ndon­jë per­son, që përgjig­jet për kujdesin e tyre.

2. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive dhe masa të tjera për të garan­tu­ar që kur mosha e vik­timës është jo e sig­urt dhe ka arsye për të besuar se vik­ti­ma është fëmi­jë, masat e mbro­jt­jes dhe të asis­tencës, dhënë fëmi­jëve, të jenë në për­puth­je me ver­i­fikimin në prit­je të moshës së tij ose të saj.

 

Neni 12

Rapor­ti­mi i dyshim­it për shfry­tëz­im sek­su­al ose abuz­im sek­su­al

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që kon­fi­den­cialiteti i imponuar nga ligji i brend­shëm për pro­fe­sion­istë të cak­tu­ar që thirren për të punuar në kon­takt me fëmi­jët nuk do të për­bëjnë ndon­jë pengesë për mundës­inë e këtyre pro­fe­sion­istëve, që t’u rapor­to­jnë shër­bimeve përgjegjëse për mbro­jt­jen e fëmi­jës në çdo sit­u­atë kur ata kanë shkaqe të arsyeshme për të besuar se një fëmi­jë është vik­timë e shfry­tëzim­it sek­su­al ose e abuzim­it sek­su­al.

2. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të inku­ra­juar çdo per­son që di ose dyshon, në mirëbes­im, shfry­tëz­imin sek­su­al ose abuz­imin sek­su­al të fëmi­jëve për t’ua rapor­tu­ar këto fak­te shër­bimeve kom­pe­tente.

 

Neni 13

Lin­jat e ndih­mës

Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera, për të inku­ra­juar dhe mbështe­tur ngrit­jen e shër­bimeve të infor­ma­cionit, të tilla si: lin­jat e ndih­mës tele­fonike apo inter­netit për t’u dhënë këshilla tele­fonuesve, edhe në mënyrë kon­fi­den­ciale ose duke respek­tu­ar plotë­sisht anon­imitetitn e tyre.

 

Neni 14

Asis­ten­ca për vik­ti­mat

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme  legjisla­tive ose masa të tjera për të asis­tu­ar vik­ti­mat për një afat të shkurtër dhe të gjatë, për shërim­in e tyre fizik dhe psikoso­cial. Masat e mar­ra sipas këtij para­grafi do të mar­rin parasysh plotë­sisht pikë­pam­jet, nevo­jat dhe shqetësimet e fëmi­jës.

2. Secila palë do të mar­rë masat, sipas kushteve që parashikon ligji i brend­shëm, për të bashkëpunuar me orga­ni­za­ta joqever­itare, orga­ni­za­ta të tjera përkatëse ose ele­mente të tjera të shoqërisë civile të përf­shi­ra për asis­tencën e vik­ti­mave.

3. Kur prindërit ose per­son­at, që kujde­sen për fëmi­jët, janë përf­shirë në shfry­tëz­imin ose abuz­imin e tij ose të saj sek­su­al, pro­ce­du­rat e ndërhyr­jes që mer­ren me zba­timin  e nen­it 11, para­grafi 1, do të përf­shi­jnë:

a) mundës­inë e largim­it të  per­son­it i cili ka kry­er një nga veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, të pre­tend­uar;

b) mundës­inë e largim­it të vik­timës nga mje­disi i famil­jes së tij ose të saj. Kushtet  dhe kohëzg­jat­ja  e këtij largi­mi do të për­cak­to­het në për­puth­je me intere­sat më të mira të fëmi­jës.

4. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që per­son­at, të cilët janë të afërm me vik­timën, të mund të për­fi­to­jnë, kur mundet, nga asis­ten­ca ter­apeu­tike, përkatë­sisht kujde­si psikologjik i emergjencës.

 

KAPITULLI V

PROGRAMET DHE MASAT E NDËRHYRJES

 

Neni 15

Parime të përgjithshme

1. Secila palë do të sig­uro­jë ose pro­movo­jë, në për­puth­je me ligjin e saj të brend­shëm, pro­gram­et ose masat efek­tive të ndërhyr­jes për per­son­at që për­menden në nenin 16, para­grafi 1 dhe 2, me syn­imin për të paran­dalu­ar dhe min­i­mizuar rrez­iqet  e veprave penale të përsërit­u­ra të një natyre sek­suale kundër fëmi­jëve. Këto pro­grame ose masa do të mer­ren në çdo kohë gjatë pro­ced­imeve, bren­da dhe jashtë burgut, sipas kushteve të parashtru­ara në ligjin e brend­shëm.

2. Secila palë do të sig­uro­jë ose pro­movo­jë, në për­puth­je me ligjin e saj të brend­shëm, zhvil­lim­in e part­ner­itetit ose for­mave të tjera të bashkëpunim­it midis autoriteteve kom­pe­tente, në veçan­ti shër­bimeve të kujde­sit shën­de­të­sor dhe shër­bimeve sociale dhe autoriteteve  gjyqë­sore dhe organ­eve të tjera përgjegjëse për ndjek­jen e per­son­ave që për­menden në nenin 16, para­grafi 1 dhe 2.

3. Secila palë do të parashiko­jë, në për­puth­je me ligjin e saj të brend­shëm, vlerësimin e rrezik­sh­mërisë  dhe rrez­iqeve të mund­shme të përsërit­jes së veprave penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të nga per­son­at që për­menden në nenin 16, para­grafi 1 dhe 2, me syn­imin e iden­ti­fikim­it të pro­grameve dhe masave të për­sh­tat­shme.

4. Secila palë do të parashiko­jë, në për­puth­je me ligjin e saj të brend­shëm, vlerësimin e efek­tivitetit të pro­grameve dhe masave të imple­men­tu­ara.

 

Neni 16

Për­fitue­sit e pro­grameve dhe masave të ndërhyr­jes

1. Secila palë do të sig­uro­jë, në për­puth­je me ligjin e saj të brend­shëm, që per­son­at, të cilët u nën­shtro­hen pro­ced­imeve krim­i­nale për ndon­jë nga shkel­jet e për­cak­tu­ara, sipas kësaj Kon­vente, të mund të kenë akses për pro­gram­et ose masat e për­men­dura në nenin 15, para­grafi 1, sipas kushteve të cilat të mos jenë as dëmtuese as në kundër­sh­tim me të drej­tat e mbro­jt­jes dhe me kërke­sat e një gjyqi të paan­shëm dhe objek­tiv e veçanër­isht duke respek­tu­ar plotë­sisht rreg­ul­lat që sun­do­jnë parim­in e prezu­mim­it të pafa­jë­sisë.

2. Secila palë do të sig­uro­jë, në për­puth­je me ligjin e saj të brend­shëm, që per­son­at e dënuar për një nga shkel­jet e për­cak­tu­ara sipas kësaj Kon­vente, të mund të kenë akses për pro­gram­et ose masat e për­men­dura në nenin 15, para­grafi 1.

3. Secila palë do të sig­uro­jë, në për­puth­je me ligjin e saj të brend­shëm, që të zhvil­lo­hen ose për­sh­tat­en pro­gram­et ose masat e ndërhyr­jes për të plotë­suar nevo­jat zhvil­limore të fëmi­jëve ndaj të cilëve është bërë shkel­je sek­suale, duke përf­shirë ata që janë poshtë moshës së përgjegjë­sisë penale, me syn­imin për të adresuar prob­lemet e sjell­jes së tyre sek­suale.

 

Neni 17

Infor­ma­cioni dhe mira­ti­mi

1. Secila palë do të sig­uro­jë, në për­puth­je me ligjin e saj të brend­shëm, që per­son­at, që për­menden në nenin 16, të cilëve u janë propozuar pro­gram­et ose masat e ndërhyr­jes, të infor­mo­hen plotë­sisht për arsyet e propozim­it dhe mira­timin për pro­gramin ose masën duke i njo­hur plotë­sisht fak­tet.

2. Mund t’i refu­zo­jnë ato dhe në rastin e per­son­ave të dënuar, ata të infor­mo­hen për paso­jat e mund­shme, që mund të ketë refuz­i­mi.

 

 

KAPITULLI VI

LIGJI SUBSTANTIV PENAL

 

Neni 18

Abuz­i­mi sek­su­al

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar krim­i­nal­iz­imin e sjell­jes së mëposhtme të qël­limshme:

a) Përf­shir­ja në aktivitete sek­suale me një fëmi­jë, i cili, sipas dis­poz­i­tave përkatëse të ligjit kom­bë­tar, nuk e ka arrit­ur moshën ligjore për aktivitete sek­suale;

b) Përf­shir­ja  në aktivitete sek­suale me një fëmi­jë kur:

- për­doret shtrëngi­mi, for­ca ose kër­cënimet;  ose

- abuz­i­mi bëhet  nga një pozi­cion i njo­hur i bes­im­it, autoritetit ose influ­encës mbi fëmi­jën, duke përf­shirë dhe bren­da famil­jes; ose

- abuz­i­mi bëhet nga një sit­u­atë veçanër­isht e cenueshme e fëmi­jës, përkatë­sisht për shkak të aftë­sisë së kufizuar men­dore ose fizike ose të një sit­u­ate të varë­sisë.

2. Për qël­lim­in e para­grafit 1 më sipër, secila palë do të ven­dosë moshën, poshtë së cilës ndalo­het angazhi­mi në aktivitete sek­suale me një fëmi­jë. Dis­poz­i­tat e para­grafit 1.a nuk syn­o­jnë të rreg­ul­lo­jnë aktivitetet sek­suale kon­sen­suale midis të miturve.

 

Neni 19

Veprat penale që kanë të bëjnë më pros­ti­tu­cionin e fëmi­jës

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar krim­i­nal­iz­imin e sjell­jes së mëposhtme të qël­limshme:

a) rekru­ti­mi i fëmi­jës në pros­ti­tu­cion ose bër­ja e një fëmi­je që të mar­rë pjesë në pros­ti­tu­cion;

b) shtrëngi­mi i një fëmi­je për të bërë pros­ti­tu­cion ose për të për­fi­tu­ar nga kjo ose në raste të tjera shfry­tëz­i­mi i fëmi­jës për qël­lime të tilla;

c) për­dori­mi i pros­ti­tu­cionit të fëmi­jëve.

2. Për qël­lim­in këtij neni, ter­mi “pros­ti­tu­cion fëmi­je” do të thotë fak­ti i për­dorim­it të fëmi­jës për aktivitete sek­suale kur jepen para ose ndon­jë for­më shpër­bli­mi ose kon­sid­er­ate ose prem­to­het si pagesë, pavarë­sisht nëse kjo pagesë, ky prem­tim ose kon­sid­er­im bëhet për fëmi­jën apo për një per­son të tretë.

 

Neni 20

Krimet në lid­hje me pornografinë e fëmi­jës

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar krim­i­nal­iz­imin e sjell­jes së mëposhtme të qël­limshme, kur kry­het pa të drejtë:

a) prod­hi­mi i pornografisë së fëmi­jëve;

b) ofri­mi ose vënia në dis­pozi­cion e pornografisë së fëmi­jëve;

c) shpërn­dar­ja ose trans­me­ti­mi i pornografisë së fëmi­jëve;

d) për­dori­mi i pornografisë së fëmi­jëve për vete ose për ndon­jë per­son tjetër;

e) posed­i­mi i pornografisë së fëmi­jës;

f) kri­jimin e aksesit në mënyrë të vetëdi­jshme për pornografinë e fëmi­jës, nëpër­m­jet teknologjisë së infor­ma­cionit dhe komu­nikim­it.

2. Për qël­lim­in e këtij neni, ter­mi “pornografi fëmi­je” do të thotë çdo mate­r­i­al që vizual­isht pasqy­ron një fëmi­jë të angazhuar në një sjell­je eksplicite reale ose të simu­lu­ar sek­suale ose ndon­jë pasqyrim i organ­eve sek­suale të fëmi­jës për qël­limet sek­suale parë­sore.

3. Secila palë mund të rez­er­vo­jë të drejtën të mos e apliko­jë tërë­sisht ose pjesër­isht para­grafin 1.a dhe e për prod­himin dhe posed­imin e mate­ri­aleve pornografike:

a) që për­bëhet ekskluzivisht nga pasqyrime të simu­lu­ar ose imazhe real­iste të një fëmi­je joekzis­tent;

b) që përf­shi­jnë fëmi­jë, që kanë arrit­ur moshën e për­cak­tu­ar në aplikimin e nen­it 18, para­grafi 2, ku këto imazhe pose­do­hen prej tyre, me pëlqimin e tyre dhe vetëm për për­dorim­in e tyre pri­vat.

4. Secila palë mund të rez­er­vo­jë të drejtën të mos apliko­jë, tërë­sisht ose pjesër­isht para­grafin 1.f.

 

Neni 21

Veprat penale që lid­hen me pjesë­mar­rjen e një fëmi­je në per­for­man­ca pornografike

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar krim­i­nal­iz­imin e sjell­jes së mëposhtme të qël­limshme:

a) rekru­timin e fëmi­jës për të mar­rë pjesë në per­for­man­ca pornografike ose bër­jen e një fëmi­je që të mar­rë pjesë në të tilla per­for­man­ca;

b) shtrëngi­mi i një fëmi­je që të mar­rë pjesë në per­for­ma­ca pornografike ose për­fiti­mi nga  shfry­tëz­i­mi ose në raste të tjera prej shfry­tëzim­it të fëmi­jës për këto qël­lime;

c) mar­r­ja pjesë me vetëdi­je në per­for­man­cat pornografike, që përf­shi­jnë pjesë­mar­rjen e fëmi­jëve.

2. Secila palë mund të rez­er­vo­jë të drejtën që të kufi­zo­jë aplikimin e para­grafit 1.c për rastet kur fëmi­jët janë rekru­tu­ar ose shtrën­guar në për­puth­je më para­grafin 1.a ose b.

 

Neni 22

Kor­rup­sioni i fëmi­jëve

Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar krim­i­nal­iz­imin e shkak­tim­it të qël­limshëm, për qël­lime sek­suale, të një fëmi­je që nuk ka arrit­ur moshën e për­cak­tu­ar në zba­timin e nen­it 18, para­grafi 2, që të jetë dësh­mi­tar i abuzim­it sek­su­al ose aktiviteteve sek­suale, edhe pa qenë pjesë­mar­rës.

 

Neni 23

Tundi­mi i fëmi­jëve për qël­lime sek­suale

Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar krim­i­nal­iz­imin e propozim­it të qël­limshëm, nëpër­m­jet teknologjive të infor­ma­cionit dhe të komu­nikim­it, të një të rri­t­uri për të takuar një fëmi­jë, që nuk e ka mbushur moshën e për­cak­tu­ar në zba­tim të nen­it 18, para­grafi 2, për qël­lim­in e kry­er­jes së ndon­jërës prej veprave penale të për­cak­tu­ara, në për­puth­je me nenin 18, para­grafi 1.a, ose nenin 20, para­grafi 1.a, kundër tij ose saj, kur ky propoz­im paso­het nga akte mate­ri­ale që çojnë në një takim të tillë.

 

Neni 24

Ndih­ma ose shtyt­ja dhe ten­ta­ti­va

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të parashikuar si vepra penale, kur kry­hen me qël­lim, ndih­ma ose shtyt­ja për të kry­er një nga veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

2. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të parashikuar si vepra penale, kur kry­hen me qël­lim, ten­ta­ti­vat për të kry­er një nga veprat penale, të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

3. Secila palë mund të rez­er­vo­jë të drejtën të mos e apliko­jë tërë­sisht ose pjesër­isht para­grafin 2 për shkel­jet në për­puth­je me nenin 20, para­grafi 1.b, d, e, dhe f, neni 21, para­grafi 1.c, neni 22 dhe neni 23.

 

Neni 25

Juridik­sioni

1. Secila palë do të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të ven­do­sur juridik­sion­in mbi veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, kur vepra penale kry­het:

a) në ter­ri­torin e saj; ose

b) në bor­din e një ani­je­je që mban fla­murin e asaj pale; ose

c) në bor­din e një avioni të regjistru­ar sipas lig­jeve të asaj pale; ose

d) prej një nga shte­t­a­sit e saj; ose

e) prej një  per­soni që banon rreg­ull­isht në ter­ri­torin e saj.

2. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të ven­do­sur juridik­sion­in mbi çdo vepër penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, kur vepra penale kry­het kundër njërit prej shte­tasve të saj ose një per­soni, që banon rreg­ull­isht në ter­ri­torin saj.

3. Secila palë mundet, në kohën e nën­shkrim­it ose të depoz­itim­it të instru­men­tit të saj të rat­i­fikim­it, të pra­nim­it, të mira­tim­it ose aderim­it, me një deklaratë të drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, të deklaro­jë se ajo rez­er­von të drejtën për të mos i aplikuar ose për t’i aplikuar vetëm në raste ose kushte speci­fike rreg­ul­lat e juridik­sion­it të parashtru­ara në para­grafin 1.e të këtij neni.

4. Për ndjek­jen e veprave penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me nenet 18, 19, 20, para­grafi 1.a dhe 21, para­grafi 1.a dhe b të kësaj Kon­vente, secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme  legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që juridik­sioni në lid­hje me para­grafin 1.d të mos varet nga kushti që aktet krim­i­nal­i­zo­hen në vendin ku kry­hen.

5. Secila palë mundet, në kohën e nën­shkrim­it ose të depoz­itim­it të instru­men­tit të saj të rat­i­fikim­it, të pra­nim­it, të mira­tim­it ose aderim­it, me një deklaratë të drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, të deklaro­jë se ajo rez­er­von të drejtën për ta kufizuar aplikimin e para­grafit 4 të këtij neni, ne lid­hje me nenin 18, para­grafi 1.b, pika e dytë dhe e tretë, në rastet shte­t­a­sit e saj bano­jnë rreg­ull­isht në ter­ri­torin e saj.

6. Për ndjek­jen e veprave penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me nenet 18, 19, 20, para­grafi 1.a dhe 21, para­grafi 1.a dhe b të kësaj Kon­vente, secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që juridik­sioni në lid­hje me para­grafin 1.d të mos varet nga kushti që ndjek­ja mund të ini­cio­het pas një rapor­ti për vik­timën ose një denonci­mi nga shteti në vendin e të cilit u krye vepra penale.

7. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të ven­do­sur juridik­sion­in mbi çdo vepër penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, në rastet kur një per­son i cili ka kry­er veprën penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, të pre­tend­uar, është i pran­ishëm në ter­ri­torin e saj dhe ajo nuk e ekstradon atë tek një palë tjetër, vetëm bazuar në kom­bës­inë e tij ose të saj.

8. Kur juridik­sion­in mbi veprën penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të e pre­tendo­jnë më tepër se një palë, palët e përf­shi­ra, kur është e mundur, do të kon­sul­to­hen me syn­imin për të për­cak­tu­ar juridik­sion­in më të për­sh­tat­shëm për ndjek­jen.

9. Pa paragjykuar rreg­ul­lat e përgjithshme të ligjit ndërkom­bë­tar, kjo Kon­ven­të nuk për­jash­ton ndon­jë juridik­sion penal të ushtru­ar nga një palë në për­puth­je më lig­jet e saj të brend­shme.

 

Neni 26

Përgjegjësia shoqërore

1. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme  legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që një per­son juridik të mund të përgjig­jet për një vepër penale të kry­er në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, e kry­er për për­fitimin e një per­soni fizik, që vepron ose indi­vid­u­al­isht ose si pjesë e një organi të per­son­it juridik, i cili ka një poz­itë drejtuese bren­da per­son­it juridik, bazuar në:

a) të drejtën e për­faqësim­it të per­son­it juridik;

b) një autoritet për të mar­rë vendime në emër të per­son­it juridik;

c) një autoritet për të ushtru­ar kon­troll bren­da per­son­it juridik.

2. Përveç rasteve tash­më të parashikuara në para­grafin 1, secila Palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që një per­son juridik të mund të përgjig­jet kur munge­sa e mbikëqyr­jes ose kon­trol­lit nga një per­son fizik, për­men­dur në para­grafin 1, ka bërë të mundur kry­er­jen e një vepre penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, në përf­ti­mi të per­son­it juridik nga ana e per­son­it fizik, që vepron me autoritetin e tij.

3. Duke iu nën­shtru­ar parimeve ligjore të palës, përgjegjësia e per­son­it ligjor mund të jetë penale, civile ose admin­is­tra­tive.

4. Kjo përgjegjësi do të jetë pa paragjykim për përgjegjës­inë penale të per­son­ave fizike që kanë kry­er veprën penale.

 

Neni 27

Sank­sionet dhe mjetet

1. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme  legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar se veprat penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të të ndëshko­hen me sank­sione efek­tive, pro­por­cionale dhe penguese, duke mar­rë parasysh seri­ozitetin e tyre. Këto sank­sione do të përf­shi­jnë penalitetet që përf­shi­jnë priv­imin e lirisë, e cilat mund të çojë në ekstradim.

2. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera që per­son­at juridike, që përgjig­jen sipas nen­it 26, t’u nën­shtro­hen sank­sion­eve efek­tive, pro­por­cionale dhe penguese, që do të përf­shi­jnë gjo­ba mon­etare penale ose jo penale dhe mund të përf­shi­jë në masat e tjera, në veçan­ti:

a) për­jash­timin nga e drej­ta për për­fitime ose ndih­më pub­like;

b) skual­i­fiki­mi i përkohshëm ose i përher­shëm nga prak­tikat e aktiviteteve komer­ciale;

c) vënia nën mbikëqyr­je gjyqë­sore;

d) një urd­hër gjyqë­sor për­fundim­tar.

3. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera:

a) për të sig­u­ru­ar kap­jen dhe kon­fiskimin e:

- mall­rave, doku­menteve dhe instru­menteve të tjera të për­doru­ar për kry­er­jen e veprës penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të ose për të lehtë­suar kry­er­jen e tyre.

- të ard­hu­rat, që rrjed­hin nga këto vepra penale ose pasuria vlera e së cilës kor­re­spon­don me këto të ard­hu­ra;

b) për të mundë­suar mbyll­jen e përkohshme të ndon­jë biz­ne­si, që për­doret për të kry­er ndon­jë prej veprave penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, pa paragjykuar të drejtën e palëve të tre­ta për mirëbes­im, ose për t’i mohuar per­son­it i cili ka kry­er një nga veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, përko­hë­sisht ose përgjith­monë ushtrim­in e aktivitetit vull­ne­tar, që përf­shin kon­tak­te me fëmi­jët, gjatë të cilit është kry­er vepra penale.

4. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masa të tjera në lid­hje me per­son­in, i cili ka kry­er një nga veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, si heq­ja e të drejtës prindërore ose mon­i­tori­mi ose mbikëqyr­ja e per­son­ave të dënuar.

5. Secila Palë mund të për­cak­to­jë që të ard­hu­rat e krim­it ose të pasurisë, të kon­fiskuara në për­puth­je me këtë nen, të mund të aloko­hen për një fond të veçan­të në mënyrë që të finan­co­jë pro­gram­et e paran­dalim­it dhe të asis­tencës për vik­ti­mat e ndon­jërës prej veprave penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

 

Neni 28

Rrethanat rën­duese

Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme  legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që rrethana e mëposhtme, për aq kohë sa ato nuk for­mo­jnë pjesë të ele­menteve për­bërëse të një vepre penale, në për­puth­je me dis­poz­i­tat përkatëse  të ligjit të brend­shëm, mund të mer­ren në kon­sid­er­atë si rrethana rën­duese për për­cak­timin e sank­sion­eve në lid­hje me shkel­jet të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të:

a) vepra penale ka dëm­tu­ar seri­ozisht shën­detin fizik ose men­dor të vik­timës;

b) vepra penale është para­prirë ose shoqëru­ar me akte tor­ture ose të dhunës seri­oze;

c) vepra penale është kry­er kundër një vik­time veçanër­isht e cenueshme;

d) vepra penale është kry­er nga një pjesë­tar i famil­jes, një per­son që bashkë­je­ton me fëmi­jën ose një per­son që ka abuzuar me autoritetin e tij ose të saj;

e) vepra penale është kry­er nga njerëz të ndryshëm që vepro­jnë së bashku;

f) vepra penale është kry­er bren­da kuadrit të një orga­ni­zate krim­i­nale;

g) per­soni, i cili ka kry­er një nga veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, ka qenë i dënuar më parë për vepra penale të së njëjtës natyrë.

 

Neni 29

Dënimet e mëparshme

Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar mundës­inë për të mar­rë parasysh dënimet e for­mës së pre­rë të dhë­na nga një palë tjetër në lid­hje me veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të kur ven­dosen sank­sionet.

 

 

KAPITULLI VII

HETIMI, NDJEKJA DHE LIGJI PROCEDURAL

 

 

Neni 30

Parimet

1. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar hetimet dhe pro­cedimet penale kry­hen me intere­sat më të mira dhe respek­timin e të drej­tave të fëmi­jës.

2. Secila palë do të adop­to­jë një tra­j­tim mbro­jtës ndaj vik­ti­mave, duke sig­u­ru­ar që hetimet dhe pro­cedimet penale të mos përke­që­so­jnë traumën e për­je­t­u­ar nga fëmi­ja dhe që përgjig­ja e drejtë­sisë penale të paso­het nga asis­ten­ca, kur është e mundur.

3. Secila palë do të sig­uro­jë që hetimet dhe pro­cedimet penale të tra­j­to­hen si për­parësi dhe të kry­hen pas asnjë vonesë të pajus­ti­fikuar.

4. Secila palë do të sig­uro­jë masat e aplikueshme sipas këtij kapit­ul­li nuk paragjyko­jnë të drej­tat e mbro­jt­jes dhe kërke­sat për një gjyq të paan­shëm dhe objek­tiv, në për­puth­je me nenin 6 të Kon­ven­tës për mbro­jt­jen e të drej­tave dhe lirive themelore të njeri­ut.

5. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar, në për­puth­je me parimet themelore të ligjit të saj të brend­shëm:

a) për të sig­u­ru­ar një het­im dhe ndjek­je efek­tive të veprave penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të duke lejuar, kur mundet, mundës­inë e opera­cion­eve të fshe­hta;

b) për t’u mundë­suar shër­bimeve inves­tiga­tive që të iden­ti­fiko­jnë vik­ti­mat e shkel­jeve,  në veçan­ti duke anal­izuar mate­ri­alet e pornografisë me fëmi­jët, të tilla si fotografitë, regjistrimet audio-vizuale të trans­me­t­u­ara ose të vëna në dis­pozi­cion për­dorim­it të teknologjive të infor­ma­cionit dhe të komu­nikim­it.

 

Neni 31

Masa të përgjithshme të mbro­jt­jes

1. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar për të mbro­j­tur të drej­tat dhe intere­sat e vik­ti­mave, duke përf­shirë nevo­jat e tyre të veçan­ta si dësh­mi­tarë, në të gjitha fazat e het­imeve dhe pro­ced­imeve penale, në veçan­ti:

a) duke i infor­muar ata për të drej­tat e tyre dhe shër­bimet në dis­pozi­cion të tyre dhe, vetëm nëse ata nuk kanë dëshirë ta mar­rin një infor­ma­cion të tillë, me ecur­inë e ankesës së tyre, akuzat, pro­gresin e përgjithshëm të hetim­it ose pro­ced­imeve dhe rolin tyre në to si dhe rezul­tatin e çësht­jeve të tyre;

b) duke sig­u­ru­ar të pak­tën, në rastet kur vik­ti­mat dhe famil­jet e tyre mund të jenë në rrezik, që ata mund të infor­mo­hen, nëse e është e domos­doshme, kur per­soni i pro­ce­d­uar ose i dënuar liro­het përko­hë­sisht ose për­fundimisht;

c) duke u mundë­suar atyre në një mënyrë që të për­pu­thet me rreg­ul­lat pro­ce­du­rale të ligjit të brend­shëm, që të dëgjo­hen, të paraqesin pro­va dhe të zgjed­hin mjetet e paraqit­jes së pikë­pam­jeve, nevo­jave dhe shqetësimeve të tyre drejt­për­drejt ose nëpër­m­jet një ndër­m­jetësi dhe të kon­sidero­hen;

d) duke u dhënë atyre shër­bimet e për­sh­tat­shme të përkrah­jes, në mënyrë që të drej­tat dhe intere­sat e tyre të paraqiten siç duhet dhe të mer­ren parasysh;

e) duke mbro­j­tur jetën e tyre pri­vate, iden­titetin  e tyre dhe imazhin tyre dhe duke mar­rë masa në për­puth­je me ligjin e brend­shëm për të paran­dalu­ar përhap­jen pub­like të ndon­jë infor­ma­cioni që mund të çonte në iden­ti­fikimin e tyre;

f) duke garan­tu­ar sig­ur­inë e tyre, si dhe të famil­jeve dhe dësh­mi­tarëve në emër të tyre, nga frikësi­mi, hak­mar­r­ja dhe vik­timiz­i­mi i përsërit­ur;

g) duke sig­u­ru­ar që kon­tak­ti midis vik­ti­mave dhe per­son­ave, të cilët kanë kry­er një nga veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të, bren­da gjykatës dhe mjedi­s­eve të agjen­cisë së zba­tim­it të ligjit, të shmanget, me për­jash­tim të rastit kur autoritete kom­pe­tente ven­dosin ndryshe për interesin më të mirë të fëmi­jës ose ku hetimet ose pro­cedimet e kërko­jnë këtë kon­takt.

2. Secila palë do të sig­uro­jë që vik­ti­mat të kenë të drejtë që në kon­tak­tin e parë të tyre me autoritete kom­pe­tente për infor­ma­cion, për pro­cedimet përkatëse gjyqë­sore dhe admin­is­tra­tive.

3. Secila palë do të sig­uro­jë që vik­ti­mat të kenë të drejtë që do t’u garan­to­het falas, kur autor­i­zo­het, ndih­më ligjore, kur është e mundur për ta, që të kenë sta­tusin palëve në pro­cedimet penale.

4. Secila palë do të parashiko­jë mundës­inë e autoriteteve gjyqë­sore për të emëru­ar një për­faqë­sue­sit të veçan­të për vik­timën kur, me ligjin e brend­shëm, ai ose ajo mund të ketë sta­tusin e palës në pro­cedimet penale dhe kur mba­jtësit e përgjegjë­sisë prindërore për­jash­to­hen nga për­faqësi­mi i fëmi­jës në këto pro­ced­ime si rezul­tat i një kon­flik­ti të intere­sit midis tyre dhe vik­timës.

5. Secila palë do të sig­uro­jë me anë të masave të parashikuara në ligjin e brend­shëm, mundës­inë për gru­pet, fon­da­cionet, shoqatat ose orga­ni­zatat qever­itare ose joqever­itare dhe/ose të mbështetin vik­ti­mat me pëlqimin e tyre gjatë pro­ced­imeve penale në lid­hje me veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

6. Secila palë do të sig­uro­jë që infor­ma­cioni që u jepet vik­ti­mave, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij neni, të jepet në një mënyrë të për­sh­tatur për moshën dhe pjekur­inë e tyre dhe në një gjuhë që ata ta kup­to­jnë.

 

Neni 32

Fil­li­mi i pro­ced­imeve

Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera, për të sig­u­ru­ar që hetimet ose pro­cedimet e veprave penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të nuk do të varen nga rapor­ti ose akuza e bërë nga vik­ti­ma dhe që pro­cedimet mund të vazh­do­jnë edhe në qoftë se vik­ti­ma i ka tërhe­qur deklaratat e tij ose të saj.

 

Neni 33

Statu­ti i kufizim­it

Për fil­lim­in e pro­ced­imeve në lid­hje me veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me nenet 18, 19, para­grafi 1.a, dhe d,  dhe 21, para­grafi 1.a dhe b, do të vazh­do­jnë për një peri­ud­hë kohe të mjaftueshme që të lejo­jë fil­lim­in efiçent të pro­ced­imeve pasi vik­ti­ma ka mbushur moshën mad­hore dhe e cila është  pro­por­cionale me gravitetin e krim­it në fjalë.

 

Neni 34

Hetimet

Secila palë do të mar­rë të tilla masa që mund të jenë të domos­doshme për të sig­u­ru­ar që per­son­at, njësitë ose shër­bimet që përgjig­jen për hetimet të jenë të spe­cial­izuar në fushën e luftës kundër shfry­tëzim­it sek­su­al ose abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve ose që per­son­at të jenë të tra­jnuar për këtë qël­lim. Këto njësi ose shër­bime do të kenë burime të për­sh­tat­shme finan­cia­re, pasig­uria për moshën fak­tike të vik­timës nuk do të pen­go­jë fil­lim­in e het­imeve penale.

 

Neni 35

Inter­vi­s­tat me fëmi­jët

1. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që:

a) inter­vi­s­tat me fëmi­jën do të kry­hen pa vonesë të pajus­ti­fikuar pasi të jenë rapor­tu­ar fak­tet tek autoritetet kom­pe­tente;

b) inter­vi­s­tat me fëmi­jën do të kry­hen, kur është e  domos­doshme, në mjedis­et e për­cak­tu­ara ose të adap­tu­ara për këtë qël­lim;

c) inter­vi­s­tat me fëmi­jën do të kry­hen nga pro­fe­sion­istë të tra­jnuar për këtë qël­lim;

d) të njëjtët njerëz në qoftë se është e mundur dhe kur është e për­sh­tat­shme, krye­jnë të gjitha inter­vi­s­tat me fëmi­jën;

e) num­ri i inter­vis­tave është i kufizuar sa të jetë e mundur dhe vetëm dhe në mënyrë të rrep­të aq sa është e domos­doshme për qël­lim­in e pro­ced­imeve penale;

f) fëmi­ja mund të shoqëro­het nga për­faqë­sue­si i tij ose i saj ligjor, ose, ku është e për­sh­tat­shme  një i rrit­ur që ai ose ajo e ka zgjed­hur vetë, me për­jash­tim kur ka një vendim të arsyet­u­ar që intere­so­het për të kundërtën duke respek­tu­ar atë per­son.

2. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që të gjitha inter­vi­s­tat me vik­timën ose, kur është e për­sh­tat­shme, ato me një fëmi­jë dësh­mi­tar, mund të regjistro­hen në video dhe këto inter­vista të regjistru­ara mund të pra­nohen si pro­va gjatë pro­ced­imeve në gjykatë, në për­puth­je me rreg­ul­lat që parashikon ligji i brend­shëm.

3. Kur mosha e vik­timës nuk është e sig­urt  dhe ka arsye për të besuar që vik­ti­ma është fëmi­jë, masat e për­cak­tu­ara në para­grafët 1 dhe 2 do të apliko­hen në prit­je të ver­i­fikim­it të moshës së tij ose të saj.

 

Neni 36

Pro­cedimet penale të gjykatës

1. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera duke respek­tu­ar plotë­sisht rreg­ul­lat që sun­do­jnë autonom­inë e pro­fe­sion­eve ligjore të garan­to­jë që tra­jn­i­mi për të drej­tat e fëmi­jëve dhe shfry­tëz­i­mi sek­su­al e abuz­i­mi sek­su­al i fëmi­jëve të jetë i disponueshëm për të për­fi­tu­ar nga të gjithë per­son­at e përf­shirë në pro­ced­ime, tek gjykatës të veçan­të, prokurorë dhe avokatë.

2. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar, sipas rreg­ullave të ligjit të brend­shëm, që:

a) gjykatësi të mund të urd­hëro­jë që sean­ca të kry­het pa pran­inë e pub­likut;

b) vik­ti­ma të mund të dëgjo­het në sal­lën e gjyqit pa qenë i pran­ishëm, përkatë­sisht nëpër­m­jet për­dorim­it të teknologjive të për­sh­tat­shme të komu­nikim­it.

 

KAPITULLI XIII

REGJISTRIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE

 

 

Neni 37

Regjistri­mi dhe rua­jt­ja e të dhë­nave kom­bëtare për per­son­at e dënuar për veprën penale sek­suale

1. Për qël­limet e paran­dalim­it e ndjek­jes së veprave penale në për­puth­je me dis­poz­i­tat përkatëse për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale, për të mbled­hur dhe rua­j­tur dhe rreg­ul­lat e tjera të për­sh­tat­shme dhe  siç për­shkruhen nga ligji i brend­shëm, të dhë­nat që lid­hen me iden­titetin dhe pro­fil­in gjenetik (ADN) të per­son­ave të dënuar për veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

2. Secila palë në kohën e nën­shkrim­it ose të depoz­itim­it të instru­men­tit të saj të rat­i­fikim­it, i komu­nikon emrin dhe adresën e autoritetit të vetëm kom­bë­tar që përgjig­jet për qël­limet e para­grafit 1.

3. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera, për të sig­u­ru­ar që infor­ma­cioni që për­mendet në para­grafin 1 mund t’i trans­me­to­het autoritetit kom­pe­tent të secilës palë, në për­puth­je me kushtet e për­cak­tu­ara në ligjin e saj të brend­shëm dhe në instru­mentet përkatëse ndërkom­bëtare.

 

KAPITULLI IX

BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR

 

 

Neni 38

Parimet dhe masat e përgjithshme për bashkëpunimin ndërkom­bë­tar

1. Palët duhet të bashkëpuno­jnë me njëra-tjetrën në për­puth­je me dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente dhe nëpër­m­jet aplikim­it të instru­menteve përkatëse ndërkom­bëtare dhe rajonale të aplikueshme, rreg­ul­limet për të cilat është rënë dako­rd mbi bazën e një legjis­la­cioni uni­form ose rec­i­prok dhe lig­jeve të brend­shme, deri në gamën më të gjerë të mund­shme, për qël­lim­in e:

a) paran­dalim­it dhe luftës kundër shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve;

b) mbro­jt­jen dhe dhënien e asis­tencës për vik­ti­mat;

c) het­imin ose pro­ced­imin në lid­hje me veprat penale të për­cak­tu­ara në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

2. Secila palë do të për­piqet të mar­rë masat e domos­doshme legjisla­tive ose masa të tjera për të sig­u­ru­ar që vik­ti­mat e një vepre penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të në ter­ri­torin e një pale, që është i ndryshëm nga ai ku ata bano­jnë mund të bëjë një ankesë para autoriteteve kom­pe­tente për shtetin e tyre të banim­it.

3. Nëse pala që e bën asis­tencën rec­i­proke ligjore në çësht­jet penale apo ekstradimin të kushtëzuar nga ekzis­ten­ca e një trak­tati merr një kërkesë për asis­tencë ligjore ose ekstradim nga një palë me të cilën ajo nuk ka fir­mo­sur një trak­tat të tillë, ajo mund ta kon­sidero­jë këtë Kon­ven­të si bazën ligjore për asis­tencën rec­i­proke ligjore në çësht­je penale ose për ekstradimin në lid­hje me veprat penale të për­cak­tu­ar në për­puth­je me këtë Kon­ven­të.

4. Secila palë do të për­piqet që ta inte­gro­jë, aty ku është për­sh­tat­shme, paran­dal­im­in e luftën kundër shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al të fëmi­jëve në pro­gram­et e asis­tencës për zhvil­lim­in të parashikuara për për­fitimin e shteteve të tre­ta.

 

KAPITULLI X

MEKANIZMI I MONITORIMIT

 

Neni 39

Komiteti i Palëve

1. Komiteti i Palëve do të për­bëhet nga për­faqë­sues të palëve në Kon­ven­të.

2. Komiteti i Palëve do të mblid­het  nga Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës. Mbled­h­ja e tij e parë do të mba­het bren­da një peri­ud­he njëv­jeçare, pas hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente, pasi ta ketë rat­i­fikuar atë pala e dhjetë nën­shkruese. Pas kësaj  ai do të mblid­het sa herë që të pak­tën një e tre­ta e palëve ose Sekre­tari i Përgjithshëm e kërkon atë.

3. Komiteti i Palëve do të mira­to­jë rreg­ul­lat e tij të pro­ce­durës.

 

Neni 40

Për­faqë­sues të tjerë

1. Asam­ble­ja Par­la­mentare e Këshillit të Europës, Komi­sion­ieri për të Drej­tat e Njeri­ut, Komiteti Europi­an për Prob­lemet e Krim­it (CDPC), si dhe komitetet përkatëse të tjera ndërqever­itare të Këshillit të Europës, secili, do të emëro­jë një për­faqë­sues në Komitetin e Palëve.

2. Komiteti i Min­is­trave mund të fto­jë organe të tjera të Këshillit të Europës për të emëru­ar një për­faqë­sues në Komitetin e Palëve pasi të jetë kon­sul­tu­ar me këtë të fun­dit.

3. Për­faqë­sue­sit e shoqërisë civile dhe në veçan­ti orga­ni­zatat joqever­itare mund të pra­nohen si vëzhgues në Komitetin e Palëve sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar nga rreg­ul­lat përkatëse të Këshillit të Europës.

4. Për­faqë­sue­sit e emëru­ar sipas para­grafëve 1–3 më sipër do të mar­rin pjesë në mbled­hjet e Komitetit të Palëve pa të drejtë vote.

 

Neni 41

Funk­sionet e Komitetit të Palëve

1. Komiteti i Palëve do të mon­i­toro­jë imple­men­timin e kësaj Kon­vente; rreg­ul­lat e pro­ce­durës së Komitetit të Palëve do të për­cak­to­jnë pro­ce­durën për vlerësimin e imple­men­tim­it të kësaj Kon­vente.

2. Komiteti i Palëve do të lehtë­so­jë mbled­hjen, anal­iz­imin dhe shkëm­bimin e infor­ma­cionit, për­vo­jën dhe prak­tikën e mirë midis shteteve për të për­mirë­suar kapacitetet e tyre për të paran­dalu­ar e luftu­ar shfry­tëz­imin dhe abuz­imin sek­su­al të fëmi­jëve.

3. Komiteti i Palëve, ku të jetë e për­sh­tat­shme:

a) do të lehtë­so­jë dhe për­dorim­in efek­tiv dhe imple­men­timin e kësaj Kon­vente, duke përf­shirë iden­ti­fikimin e ndon­jë prob­le­mi dhe efek­teve të ndon­jë deklarate  apo rez­erve të bërë sipas kësaj Kon­vente.

b) do të shpre­hë një mendim për ndon­jë çësht­je në lid­hje me aplikimin e kësaj Kon­vente dhe do të lehtë­so­jë shkëm­bimin e infor­ma­cionit për zhvil­limet e rëndë­sishme ligjor, të poli­tikës ose të teknologjisë.

4. Komiteti i Palëve do të ndih­mo­het nga Sekre­tariati i Këshillit të Europës në kry­er­jen e funk­sion­eve të tij sipas këtij neni.

5. Komiteti Europi­an për Prob­lemet e Krim­it (CDPC) do të infor­mo­het në mënyrë peri­odike në lid­hje me aktivitetet e për­men­dura në para­grafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni.

 

KAPITULLI XI

MARRËDHËNIET ME INSTRUMENTE TË TJERË NDËRKOMBËTARË

 

 

Neni 42

Mar­rëd­hëni­et me Kon­ven­tën  e Kombeve të Bashkuara   për të drej­tat e fëmi­jës dhe pro­tokollin me zgjed­hje  për shit­jen e fëmi­jës, pros­ti­tu­cionin e fëmi­jës dhe pornografinë e fëmi­jës

Kon­ven­ta nuk do të ndiko­jë mbi të drej­tat dhe detyrimet që lindin nga dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës së Kombeve të Bashkuara për të drej­tat e fëmi­jës dhe pro­tokollin me zgjed­hje për shit­jen e fëmi­jës, pros­ti­tu­cionin e fëmi­jës dhe pornografinë e fëmi­jës dhe syn­on që të rritë mbro­jt­jen që i japin ato dhe të zhvil­lo­je e plotë­so­jë stan­dard­et që përm­ba­jnë ato.

 

Neni 43

Mar­rëd­hëni­et me instru­mente e tjera ndërkom­bëtare

1. Kjo Kon­ven­të nuk mund të ndiko­jë mbi të drej­tat dhe detyrimet që dil­nin nga dis­pozi­ta e instru­menteve të tjera ndërkom­bëtare, ndër të cilat palët e kësaj Kon­vente janë palë ose do të bëhen palë dhe të cilat përm­ba­jnë dis­pozi­ta për çësht­je që sun­do­hen nga kjo Kon­ven­të dhe të cilat garan­to­jnë një mbro­jt­je dhe asis­tencë më të mad­he për fëmi­jën vik­ti­ma te shfry­tëzim­it sek­su­al dhe abuzim­it sek­su­al.

2. Palët e kësaj Kon­vente mund të kon­klu­do­jnë mar­rëvesh­je shumë­palëshe me njëra-tjetrën, për çësht­je që tra­j­to­hen në këtë Kon­ven­të, për qël­limet e plotësim­it ose forcim­it të dis­poz­i­tave të saj, ose për lehtësimin e aplikim­it të parimeve që ajo mishëron.

3. Palët që janë anëtare të Bashkim­it Europi­an, në mar­rëd­hëni­et e tyre rec­i­proke do të apliko­jnë rreg­ul­lat e Komu­nitetit dhe Bashkim­it Europi­an kur ka rreg­ul­la të Komu­nitetit ose të Bashkim­it Europi­an, që rreg­ul­lo­jnë lëndën e veçan­të  në fjalë dhe janë të aplikueshme për çësht­jen speci­fike, pa paragjykuar objek­tin dhe qël­lim­in e kësaj Kon­vente dhe pa paragjykuar aplikimin e saj të plotë me palët e tjera.

 

KAPITULLI XII

AMENDAMENTET E KONVENTËS

 

Neni 44

Amen­da­mentet

1. Çdo propoz­im për një amen­da­ment të kësaj Kon­ven­të i paraqi­tur  nga një palë do t’i komu­niko­het Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit dhe do të paraqitet prej tij ose prej saj para vendeve anëtare të Këshillit të Europës, çdo nën­shkrue­si, çdo shteti palë, Komu­nitetit Europi­an, çdo shteti të ftu­ar për të nën­shkru­ar këtë Kon­ven­të në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 45, para­grafi 1 dhe çdo shteti të ftu­ar për të aderu­ar në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 46, para­grafi 1.

2. Çdo amen­da­ment i propozuar nga një palë do t’i komu­niko­het  Komitetit Europi­an për Prob­lemet e Krim­it (CDPC), i cili do t’i paraqesë Komitetit të Min­is­trave opin­ion­in e vet për amen­da­mentin e propozuar.

3. Komiteti i Min­is­trave do të kon­sidero­jë amen­da­mentin e propozuar nga CDPC dhe pas kon­sul­timeve me palët shtetet jo anëtare në këtë Kon­ven­të mund të mira­to­jë amen­da­mentin. Tek­sti i një amen­da­men­ti, të mirat­u­ar nga Komiteti i Min­is­trave në për­puth­je me para­grafin 3 të këtij neni, do t’i paraqitet palëve për pran­im.

4. Çdo amen­da­ment i mirat­u­ar në për­puth­je me para­grafin 3 të këtij neni do të hyjë në fuqi në ditën e parë të mua­jit që pason skadimin e peri­ud­hës së një mua­ji pas datës në të cilën palë e kanë infor­muar Sekre­tarin e Përgjithshëm që ata e kanë pran­uar atë.

 

KAPITULLI XIII

KLAUZOLA PËRFUNDIMTARE

 

Neni 45

Nën­shkri­mi dhe hyr­ja në fuqi

1. Kon­ven­ta do të jetë e hapur për t’u nën­shkru­ar nga vendet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtete jo anëtare, që kanë mar­rë pjesë në har­timin e saj si dhe Komu­niteti Europi­an.

2. Kon­ven­ta i nën­shtro­het rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it. Instru­mentet e rat­i­fikim­it, pra­nim­it ose mira­tim­it do të depoz­i­to­hen tek Sekre­tari Përgjithshëm i Këshillit të Europës.

3. Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi në ditën e parë të mua­jit që pason skadi­mi i peri­ud­hës prej tre mua­jsh nga data në të cilën 5 nën­shkrues, duke përf­shirë të pak­tën tre vende anëtare të Këshillit të Europës, kanë shpre­hur pëlqimin e tyre për të qenë të detyru­ar nga Kon­ven­ta në për­puth­je me dis­poz­i­tat para­grafit të mësipërm.

4. Në lid­hje me ndon­jë shtet, që për­mendet në para­grafin 1, ose Komu­nitetin Europi­an, i cili  më pas shpreh pëlqimin e vet për të qenë i ligjuar prej tij Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi në ditën e parë të mua­jit, që pason skadimin e peri­ud­hës prej 3 mua­jsh pas datës së depoz­itim­it të këtij instru­men­ti, rat­i­fiki­mi, pra­n­i­mi ose mira­ti­mi.

 

Neni 46

Ader­i­mi në Kon­ven­të

1. Pas hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente, Komiteti i Min­is­trave i Këshillit të Europës, pas kon­sul­tim­it me Palët e kësaj Kon­vente dhe mar­rjes së mira­tim­it të tyre uni­an­im, mund të fto­jë çdo Shtet joanë­tar të Këshillit të Europës që nuk ka mar­rë pjesë në rishikimin e Kon­ven­tës, të adero­jë në këtë Kon­ven­të me anë të një vendi­mi të mar­rë nga shu­mi­ca e parashikuar në nenin 20.d të statu­tit të Këshillit të Europës dhe me votë uni­anime të për­faqë­suesve të shteteve kon­trak­tues të autor­izuar për të qënë në Komitetin e Min­is­trave.

2. Në lid­hje me çdo shtet aderues, Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së depoz­itim­it të instru­men­tit të aderim­it pranë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

 

Neni 47

Zba­ti­mi ter­ri­to­r­i­al

1. Çdo shtet ose Komu­niteti Europi­an, në kohën e nën­shkrim­it ose kur depozi­ton instru­mentin e saj të rat­i­fikim­it, pra­nim­it, mira­tim­it ose aderim­it, mund të për­cak­to­jë ter­ri­torin ose ter­ri­toret në të cilat do të zba­to­het kjo Kon­ven­të.

2. Në çdo datë të mëvon­shme, çdo palë, me anë të një deklarate të drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, mund të zgjero­jë zba­timin e kësaj Kon­vente në ndon­jë ter­ri­tor tjetër të për­cak­tu­ar në deklaratë dhe për mar­rëd­hëni­et ndërkom­bëtare të të cilit është përgjegjës ose në emër të të cilit është i autor­izuar të bëjë mar­rëvesh­je. Në lid­hje me një ter­ri­tor të tillë, Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së mar­rjes së kësaj deklarate nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

3. Çdo deklaratë e bërë sipas dy para­grafëve pararendës, në lid­hje me çdo ter­ri­tor të për­cak­tu­ar në këtë deklaratë, mund të tërhiqet me anë të një njof­ti­mi të drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës. Tërhe­q­ja do të hyjë në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së mar­rjes së këtij njof­ti­mi nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 48

Rez­er­vat

Nuk mund të bëhet asnjë rez­ervë në lid­hje me ndon­jë dis­poz­itë të kësaj Kon­vente, me për­jash­tim të rez­er­vave të ven­do­sura shpre­himisht. Çdo rez­ervë mund të tërhiqet në çdo kohë.

 

Neni 49

Denonci­mi

Çdo palë mundet në çdo kohë të denon­co­jë këtë Kon­ven­të me anë të një njof­ti­mi drej­tu­ar Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

Ky denoncim do të hyjë në fuqi ditën e parë të mua­jit pas mbarim­it të një peri­ud­he prej tre mua­jsh pas datës së mar­rjes së njof­tim­it nga Sekre­tari i Përgjithshëm.

 

Neni 50

Njof­ti­mi

 

Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës do të njofto­jë shtetet anëtare të Këshillit të Europës, çdo shtet nën­shkrues, çdo shtet palë, Komu­nitetin Europi­an, çdo shtet të ftu­ar për të nën­shkru­ar këtë Kon­ven­të në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 45 dhe çdo shtet të ftu­ar për të aderu­ar në këtë Kon­ven­të në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 46, në lid­hje me:

a) çdo nën­shkrim;

b) depoz­itimin e çdo instru­men­ti rat­i­fiki­mi, pra­n­i­mi, mira­ti­mi ose ader­i­mi;

c) çdo datë të hyr­jes në fuqi të kësaj Kon­vente, në për­puth­je me nenin 45 dhe 46;

d) çdo amendim të mirat­u­ar në për­puth­je me nenin 44 dhe datën në të cilën ky amendim hyn në fuqi;

e) çdo rez­ervë të bërë sipas nen­it 48;

f) çdo denoncim të bërë në zba­tim të dis­poz­i­tave të nen­it 49;

g) çdo akt, njof­tim ose komu­nikim tjetër në lid­hje me këtë Kon­ven­të.

Në dësh­mi sa më sipër, të nën­shkru­ar­it, duke qenë të autor­izuar rreg­ull­isht, kanë nën­shkru­ar këtë Kon­ven­të.

Bërë në Lan­zarote, më 25 tetor 2007, në gjuhën angleze dhe frënge, të dyja tek­stet njël­loj aut­en­tike, në një kop­je të vetme e cila do të depoz­i­to­het në arki­vat e Këshillit të Europës. Sekre­tari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës do t’i dër­go­jë kop­je të vërte­t­u­ara secilit shtet anë­tar të Këshillit të Europës, shteteve joanëtare të cilat kanë mar­rë pjesë në rishikimin e kësaj Kon­vente, Komu­nitetit Europi­an dhe çdo shteti të ftu­ar për të aderu­ar në këtë Kon­ven­të.

 

 

 

 

 


[1] Repub­li­ka e Shqipërisë ka rat­i­fikuar  Kon­ven­tën me ligjin nr. 10071, datë 9.2.2009, të botu­ar në Fle­toren Zyrtare nr. 21, datë 6 Mars 2009, Faqe 1353. Ky ligj ka hyrë në fuqi më 1 Kor­rik 2010.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim