LIGJ
Nr.10 033, datë 11.12.2008

PËR LOJËRAT E FATIT

 

(Ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10149, datë 28.2.2009)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)


Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi

Qël­li­mi i këtij ligji është të kri­jo­jë kuadrin e nevo­jshëm ligjor për mënyrën e orga­nizim­it dhe të funk­sionim­it të lojërave të fatit, lejimin e orga­ni­za­torëve dhe licencimin e tyre për ushtrim­in e veprim­tarisë së lojërave të fatit, si dhe mbikëqyr­jen e kësaj veprim­tarie.

 

Neni 2
Objek­ti

Ky ligj për­cak­ton llo­jet e lojërave të fatit, kushtet, kriteret dhe pro­ce­du­rat, që rreg­ul­lo­jnë këtë veprim­tari në Repub­likën e Shqipërisë, si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin e struk­tu­rave përgjegjëse për mon­i­torim­in dhe mbikëqyr­jen e veprim­tarisë në fushën e lojërave të fatit.

 

Neni 3
Fusha e zba­tim­it

Fusha e zba­tim­it të këtij ligji përf­shin sub­jek­tet, që ushtro­jnë veprim­tar­inë sipas llo­jeve të lojërave të fatit, të parashikuara në nenin 5 të këtij ligji dhe autoritetin e mbikëqyr­jes dhe të kon­trol­lit të tyre.

 

Neni 4
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
1. “Lojëra fati” janë lojërat e për­cak­tu­ara në këtë ligj, ku pjesë­mar­rësit pagua­jnë një shumë të cak­tu­ar dhe u jepet mundësia e fitim­it në para, sende apo të drej­ta të tjera, ku fak­tori fat ka ndikim të drejt­për­drejtë si në fitimin, ash­tu edhe në hum­b­jen e pjesë­mar­rësve në secilën lojë.
Nuk vlerë­so­hen lojëra fati:
a) konkurset, që zhvil­lo­hen në bazë të njo­hurive të pjesë­mar­rësve, ku fitue­si merr një çmim të cak­tu­ar, të ven­do­sur për këtë qël­lim;
b) page­sat, që bëhen nga sig­uri­mi i jetës ose llo­jet e tjera të sig­urim­it, nëpër­m­jet tërhe­q­jes me short të bile­tave, të eme­t­u­ara për këtë qël­lim.
2. “Orga­ni­za­tor” është per­soni juridik, i cili lejo­het të ushtro­jë veprim­tari në fushën e lojërave të fatit, në zba­tim të dis­poz­i­tave të këtij ligji.
3. “Mjetet e lojërave” janë mjetet elek­trike, elek­tron­ike ose mekanike, që për­doren ose syn­o­het të për­doren për të lua­j­tur lojëra fati dhe funk­sion­i­mi i të cilave ka një ndikim në rezul­tatin e lojës.
4. “Pub­licitet” është çdo for­më njof­ti­mi për pro­movimin e lojërave të fatit, qël­li­mi i duk­shëm i së cilës është dhë­nia e infor­ma­cionit pub­likut në medi­en e shkru­ar dhe audiovizive.
5. “Mira­ti­mi për dhënien e lejes për ushtrim­in e veprim­tarisë në fushën e lojërave të fatit” (më poshtë Mira­tim) është akti admin­is­tra­tiv, me anë të të cilit orga­ni­za­tori i lojërave të fatit ka të drejtë të ushtro­jë veprim­tar­inë në këtë fushë: kazi­no elek­tron­ike, bin­go tradi­cionale, bin­go tele­vizive, baste sportive dhe baste për gara në pistë.
6. “Licencë” është akti admin­is­tra­tiv, i lëshuar nga autoriteti i parashikuar në ligj, me anë të të cilit orga­ni­za­tori i lojërave të fatit ka të drejtë të ushtro­jë veprim­tar­inë e lojërave për kazi­no dhe lotari kom­bëtare.
7. “Loj­tar” është per­soni që merr pjesë në lojërat e fatit, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në lojën e fatit.
8. “Rreg­ul­lore e lojës së fatit” është tërësia e rreg­ullave të propozuara nga orga­ni­za­tori i lejuar/licencuar i lojës, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet e orga­nizue­sit dhe të pjesë­mar­rësit në lojën e fatit, si dhe kushtet për ushtrim­in e lojës së cak­tu­ar dhe rreg­ul­lat e lojës.
9. “Aplikim” është kërke­sa që i drej­to­het autoritetit të parashikuar në ligj për t’u pajisur me licencë për orga­niz­imin e lojërave të fatit, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji.
10. “Fon­di i ngurtësim­it” është shu­ma, e cila ngurtë­so­het nga orga­ni­za­torët e lojërave të fatit, në një bankë të cak­tu­ar, me seli në Repub­likën e Shqipërisë, në favor të Min­istrisë së Finan­cave, si garan­ci për fitue­sit e lojërave të fatit.
11. “Lojë fati pro­mo­cionale” është loja, që pro­movon pro­duk­te ose shër­bime, në të cilën pjesë­mar­rësit mund të konkur­ro­jnë për çmime apo bonuse.
12. “Bast” është ven­dos­ja e një çmi­mi ose para nga një loj­tar për rezul­tatin e një ngjar­je­je.
13. “Pajis­je basti” janë pajis­jet kom­pju­terike, bile­ta ose çdo gjë tjetër, e për­dorur për zhvil­lim­in e lojërave për baste.
14. “Hipo­drom” është një vend apo një sta­di­um për orga­niz­imin e gar­ave në pistë.
15. “Baste për gara në pistë” është ven­dos­ja e basteve për rezul­tatin e gar­ave me kuaj ose me qen, të admin­istru­ara në hipo­drom.
16. “Baste sportive” janë bastet e ven­do­sura jo për garat e pis­tave.
17. “Lotari kom­bëtare” janë të gjitha lojërat e lotarisë, që mund të ofro­hen vetëm nga mba­jtësi i licencës për lotari kom­bëtare.
18. “Vide­olotari” (më poshtë VLT) është lotaria e lua­j­tur nëpër­m­jet videoter­mi­naleve, të lid­hu­ra me një sis­tem rrjetesh elek­tron­ike, ku rezul­tati i lojës mbështetet në shansin e prod­huar nga serveri, bazuar në gjener­im­in e num­rave të rastë­sishëm.
19. “Pajis­je lotarie” janë pajis­je kom­pju­terike, përf­shirë ter­mi­nalin e VLT-së, bile­ta ose çdo gjë tjetër, të për­doru­ra për zhvil­lim­in e lojërave të lotarisë.
20. “Kred­it” është mundësia që i jepet një per­soni të pagua­jë, pasi shër­bi­mi të jetë kry­er, nëpër­m­jet dhënies hua të par­ave ose ekuiv­alen­tit të par­ave, por nuk përf­shin për­dorim­in e para­pagim­it me kartë në vend të par­ave cash.
21. “Kazi­no elek­tron­ike” është mje­disi, ku loj­tarëve u ofro­het mundësia për të lua­j­tur me mak­i­na elek­tron­ike të tip­it slot dhe mak­i­na elek­tron­ike me shumë loj­tarë dhe vide­olotari.
22. “Kazi­no” është mje­disi ku loj­tarëve u ofro­het mundësia për të lua­j­tur me mjetet e lojërave të fatit, si mak­i­na të tip­it slot, vide­olotari ose mak­i­na elek­tron­ike, me shume loj­tarë, si dhe tryeza loje, sipas përku­fizim­it përkatës të dhënë.
23. “Mak­i­na elek­tron­ike” është pajis­ja, e cila lejon një ose më shumë loj­tarë të lua­jnë pa ndërhyr­jen e njeri­ut.
24. “Mak­inë slot” është një mak­inë loje, nëpër­m­jet së cilës vetëm një loj­tar mund të lejo­het të lua­jë, në të njëjtën kohë, e cila ka një mekanizëm gjenerues të num­rave të rastë­sishëm, të instalu­ar në mak­inë, që për­cak­ton rezul­tatin e lojës.
25.“Makinë elek­tron­ike me shumë loj­tarë” është mak­i­na e lojës, nëpër­m­jet së cilës mund të lua­jnë, në të njëjtën kohë, më shumë se një loj­tar, e cila ka një mekanizëm gjenerues të num­rave të rastë­sishëm, të instalu­ar në mak­inë, që për­cak­ton rezul­tatin e lojës.
26. “Tryezë loje” është pajis­je loje, ku një ose më shumë loj­tarë mund të lua­jnë, në të njëjtën kohë, së bashku me shpërn­darësin e letrave dhe/ose zareve, që më poshtë do të quhet “kup­jer”.
27. “Bin­go tradi­cionale” është loja ku, nga hed­h­ja e short­it, dalin aq num­ra sa nevo­jiten për të pasur një fitues. Në këtë lojë pjesë­mar­rësit lua­jnë bren­da një salle dhe pajisen me bile­ta të cak­tu­ara, të cilat përm­ba­jnë një grup num­rash, pjesë për­bërëse të një grupi tjetër të cak­tu­ar num­rash.
28. “Bin­go tele­vizive” është bin­go tradi­cionale, e lua­j­tur jashtë sallave, e cila e bën pub­like hed­hjen e short­it nëpër­m­jet medies tele­vizive.
29. “Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit”(NJMLF) është per­son juridik pub­lik, në varësi të Min­istrit të Finan­cave.
30. “QKR” është Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrim­it.

 

Neni 5
Llo­jet e lojërave të fatit

Llo­jetë e lojërave të fatit, që zhvil­lo­hen në Repub­likën e Shqipërisë, janë:
1. Baste sportive;
2. Baste për gara në pistë;
3. Kazi­no;
4. Kazi­no elek­tron­ike;
5. Lotari kom­bëtare;
6. Bin­go tradi­cionale;
7. Bin­go tele­vizive.

 

Neni 6
Mbro­jt­ja nga lojërat e fatit

(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

Orga­ni­za­torit të lojërave të fatit i ndalo­het të punë­so­jë dhe të lejo­jë të futen apo të lua­jnë në mjedis­et e lojërave të fatit per­sona nën moshën 18 vjeç.
Orga­ni­za­tori merr masa të ndalo­jë të lua­jë në mjedis­et e lojërave të fatit një per­son mbi 18 vjeç, për të cilin ka një kërkesë me shkrim, të pak­tën prej njërit nga famil­jarët, i cili, për shkak të gjend­jes ekonomike famil­jare, kërkon mosle­jimin e këtij per­soni të hyjë në mjedis­et e lojërave të fatit.
Kërke­sa duhet të jetë e noter­izuar dhe depoz­i­to­het pranë Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit.Kërkesës i bashkëngjitet një kop­je e cer­ti­fikatës së gjend­jes famil­jare.
Pas mar­rjes së këtij denonci­mi, NJMLF-ja njofton të gjitha sub­jek­tet, që oper­o­jnë në fushën e lojërave të fatit, për mosle­jimin e këtij per­soni të lua­jë në këto mjedise.Njoftimi pub­liko­het edhe në faqen zyrtare të një­sisë.

 

Neni 7
Mbro­jt­ja e loj­tar­it

1.Në mje­disin ku luhen lojërat e fatit duhet të ekspo­zo­het gjith­monë një tabelë e duk­shme, par­ala­jmëruese për loj­tarët, për të treguar mundës­inë e ndikim­it neg­a­tiv nga lojërat e fatit.
2. Ndalo­het ndërtimi/marrja me qira e mjedi­s­eve, me fushë veprim­tarie lojëra fati, të ekspozuara pranë insti­tu­cion­eve fetare, arsi­more dhe shën­de­të­sore.
3. Përm­ba­jt­ja e par­ala­jmërimeve, sipas pikës 1 të këtij neni dhe largësia ndaj insti­tu­cion­eve, sipas pikës 2 të këtij neni, për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.

 

Neni 8
Ndal­i­mi i nxit­jes për të mar­rë pjesë në lojërat e fatit

(Shtu­ar fjalë në fjal­inë e parë në pikën 2 me ligjin 10351, datë 11.11.2010)

1. Ndalo­het ofri­mi, ndih­ma ose nxit­ja e një loje apo e lojërave të fatit në Repub­likën e Shqipërisë, në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji.
2. Ndalo­het zhvil­li­mi i lojërave on-line, nëpër­m­jet inter­netit, nga shoqëritë e mirat­u­ara dhe të licen­cuara, sipas këtij ligji, për­jash­tu­ar shoqëritë e basteve sportived­he i licen­cuari për lotari kom­bëtare, në për­puth­je me pikën 2 të nen­it 26 të këtij ligji. NJMLF-ja ka të drejtë të kërko­jë bllokimin e faqeve të inter­netit të shoqërive që ofro­jnë zhvil­lim­in e lojërave on-line.

 

Neni 9
Pub­liciteti i lojërave të fatit

(Shtu­ar pika 3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Ndalo­het pub­liciteti për lojëra fati në një mënyrë që shfaqet veçanër­isht për të mitu­rit, ose që i paraqet lojërat e fatit si zgjid­hje të prob­le­meve finan­cia­re.
2. Ndalo­het pub­liciteti në medi­en e shkru­ar dhe audiovizive, me për­jash­tim të buletin­eve infor­ma­tive të vetë orga­ni­za­torit të lojës. Njof­timet e shoqërive në teletek­stet e medieve vizive dhe shpërn­dar­ja e buletin­eve infor­ma­tive janë vetëm për loj­tarët dhe jo për pub­likun.

3. Sub­jek­ti i licen­cuar për lotar­inë kom­bëtare lejo­het që, në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni, në bazë të rreg­ullave të mirat­u­ara nga Këshilli i Min­is­trave dhe të mar­rëvesh­jes së nën­shkru­ar me Min­istrin e Finan­cave, të bëjë pub­licitet në lid­hje me lojërat e ofru­ara nga lotaria kom­bëtare dhe të har­to­jë e të shpërn­da­jë bule­tine infor­ma­tive, si dhe të bëjë rekla­ma e njof­time në medi­en e shkru­ar dhe audiovizive.

 

KREU II
LEJIMI I USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË LOJËRAVE TË FATIT, KRIJIMI ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I NJËSISË SË MBIKËQYRJES SË TYRE

 

Neni 9/1
Licenci­mi

(Shtu­ar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)

Veprim­tar­itë e për­cak­tu­ara në këtë lig jpërf­shi­hen në llo­je në XII.3, të shto­jcës së ligjit për licencat.Licencimi i këtyre veprim­tarive bëhet sipas ligji për licen­cat ose sipas dis­poz­i­tave në vijim, të këtij ligji.Këshilli i Min­is­trave ven­dos për për­dorim­in e njërës nga këto dy mënyra, sipas ndar­jes në nën lloje.Në rastin e dytë nuk zba­to­het pari­mi i mira­tim­it në hes­ht­je.

 

Neni 10
Rreg­ul­la të përgjithshme

(Ndryshuar pika 2 dhe shtu­ar fjali në shkro­n­jën ç) të pikës 4 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

(Ndryshuar shkro­n­ja c) e pikës 4 dhe shtu­ar pika 6 me ligjin nr.10351, datë 11.11.2010)

1. Bastet sportive, bastet për garat në pistë, kazinotë elek­tron­ike, bin­got tradi­cionale dhe bin­got tele­vizive lejo­hen të orga­ni­zo­hen nga çdo sub­jekt, që përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në këtë ligj dhe aktet nën­ligjore, në zba­tim të tij, pasi ka mar­rë mira­timin e Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit.
2. Autoriteti i autor­izuar nga Këshilli i Min­is­trave për dhënien e licen­cave i jep licencë për kazi­no dhe për lotari kom­bëtare aplikan­tit, që shpal­let fitues në një pro­ce­durë gare, e cila zhvil­lo­het në për­puth­je me rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në këtë ligj dhe në aktet nën­ligjore të dala në zba­tim të tij e që plotë­son kriteret ligjore të për­cak­tu­ara për mar­rjen e licencës kazi­no.
3. Min­istri i Finan­cave u jep autor­iz­im sub­jek­teve pub­like ose pri­vate, për të orga­nizuar lojëra fati pro­mo­cionale, nëpër­m­jet shit­jes dhe treg­tim­it të mall­rave apo në ndon­jë mënyrë tjetër gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë s ë tyre, për efekt pro­movi­mi ose pub­liciteti të mallit. Mënyrat, for­mat, kriteret dhe rreg­ul­lat sht­esë për orga­niz­imin e lojërave të fatit pro­mo­cionale për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
4. Shoqëria për orga­niz­imin e basteve sportive, basteve për garat në pistë, kazi­nosë elek­tron­ike, bin­gos apo bin­gos tele­vizive regjistro­het në Qen­drën Kom­bëtare të Regjistrim­it dhe në organet tati­more, në për­puth­je me legjis­la­cionin, për regjistrim­in e sub­jek­teve dhe pro­ce­du­rat tati­more në Repub­likën e Shqipërisë:
a) bren­da 30 ditëve për­para hap­jes së veprim­tarisë, shoqëria duhet ta paraqesë të gjithë doku­menta­cion e kërkuar, sipas nen­it 19 dhe dis­poz­i­tave të këtij ligji për mira­tim te NJMLF-ja;
b) shoqëria për orga­niz­imin e basteve sportive, të basteve për garat në pistë, kazi­nosë elek­tron­ike, bin­gos apo bin­gos tele­vizive mund ta ushtro­jë veprim­tar­inë në të gjithë ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
c) për hap­jen e çdo salle të re, ku do të zhvil­lo­het veprim­taria, orga­ni­za­tori njofton, para­prak­isht, NJMLF-në, për të mar­rë mira­timin dhe për t’u pajisur me NIPT-in sekon­dar, i cili lëshohet për çdo vend­ndod­hje dytë­sore të biz­ne­sit;
ç) orga­ni­za­tori (shoqëria) duhet të njofto­jë NJMLF-në, bren­da 30 ditëve për mbyll­jen e çdo salle, ndryshimin e selisë, të per­son­elit apo të num­rit të mjeteve të lojërave për çdo sal­lë, në për­puth­je me mira­timin që zotëron. Në rastin e mbyll­jes së sal­lës, orga­ni­za­tori duhet të depoz­i­to­jë, përveç kërkesës pranë NJMLF-së, edhe një vërte­tim nga organet tati­more se orga­ni­za­tori (shoqëria) nuk ka detyrime të pash­ly­era ndaj organ­eve tati­more;
d) në sal­lën e lojërave të fatit mund të ushtro­het veprim­tari nga më shumë se një orga­ni­za­tor, i lejuar për lojëra fati;
dh) pro­ce­du­ra për hap­jen dhe mbyll­jen e sallave/kazinove elek­tron­ike, ku zhvil­lo­het veprim­taria e lojërave të fatit, për­cak­to­het me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.
5. Shit­ja, lënia peng dhe çdo for­më tjetër e disponim­it të aksion­eve të orga­ni­za­torit të lejuar për zhvil­lim­in e lojërave të fatit, bëhen me njof­tim të NJMLF-së. Kjo pro­ce­durë për­cak­to­het me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.

6. Këshilli i Min­is­trave, me vendim, mira­ton rreg­ul­lat, pro­ce­du­rat, afatet dhe speci­fikimet teknike të mekaniz­mave të fiskalizim­it e të mon­i­torim­it të lojërave të fatit.

 

Neni 11
Rreg­ul­lor­ja e lojërave të fatit

Rreg­ul­lor­ja e lojës së fatit propo­zo­het nga orga­ni­za­tori i lojës dhe mira­to­het nga NJMLF-ja.
Rreg­ul­lor­ja detyrim­isht duhet të përm­ba­jë:
a) emrin dhe selinë e orga­nizue­sit;
b) emrin, për­shkrim­in dhe kohëzg­jat­jen e lojës së fatit;
c) kushtet për pjesë­mar­rje në lojën e fatit;
ç) vendin, ku orga­ni­zo­het loja, përkatë­sisht, ter­ri­torin, ku bëhet shit­ja e bile­tave;
d) çmimin indi­vid­ual të biletës, përkatë­sisht kom­bi­na­cionet;
dh) afatin e fun­dit për pjesë­mar­rje në lojë;
e) sas­inë dhe vlerën mon­etare të bile­tave të shi­tu­ra;
ë) fondin e fitim­it dhe llo­jin e fitimeve;
f) për­shkrim­in e biletës dhe të fletë­pagesës;
g) mënyrën, pro­ce­durën dhe mbikëqyr­jen e tërhe­q­jes, përkatë­sisht mënyrën e ver­i­fikim­it të fitimeve;
gj) mënyrën e pub­likim­it të shu­mave të fon­dit fitues dhe të rezul­tat­eve të lojës;
h) mënyrën dhe afatin e pagesës së fitimeve mon­etare;
i) mënyrën e njo­hjes së pjesë­mar­rësit në lojë me rreg­ul­lat;
j) pro­ce­du­rat në rastin e revokim­it të tërhe­q­jes;
k) çdo doku­menta­cion të kërkuar nga NJMLF-ja.

 

Neni 12
Kri­ji­mi dhe sta­tusi i NJMLF-së

(Ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)

(Shfuqizuar pika 3 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

1. Për mbikëqyr­jen dhe kon­trol­lin e zba­tim­it të ligjsh­mërisë në ushtrim­in e veprim­tarisë së orga­ni­za­torëve të licen­cuar në fushën e lojërave të fatit, kri­jo­het Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit.
2. NJMLF-ja është per­son juridik pub­lik, me seli në Tiranë, në varësi të Min­istrit të Finan­cave.
3. Shfuqizuar.
4. Shoqëritë e mirat­u­arad­hetëli­cen­cuaranë­fushën e lojëravetë­fatit­derd­hin­nël­log­a­r­inë e Një­sisësëM­bikëqyr­jessëLo­jëravetë­Fatit 0,5 përqindtëx­hi­rosv­je­tore, por­jomë­pak se:
a) 2 000 000 (dymil­ionë) lekënëvit­për­shoqëritë e licen­cuara­përkazin­od­h­elotarikom­bëtare;
b) 1 500 000 (njëmil­ion e pesëqind­mi­jë) lekënëvit­për­shoqëritëqëor­ga­ni­zo­jnëkazi­noelek­tron­ike;
c) 1 000 000 (njëmil­ion) lekënëvit­për­shoqëritëqëor­ga­ni­zo­jnë baste sportive dhe baste për­garanëpistë;
ç) 300 000 (tre­qind­mi­jë) lekënëvit­për­shoqëritëqëor­ga­ni­zo­jnë bin­go tradi­cionale e tele­vizive.

5. Mënyra dhe afatet e kry­er­jes së pagesës për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.

 

Neni 12/1
Financi­mi dhe bux­heti i Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit

(Shtu­ar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit finan­co­het nga të ard­hu­rat e veta. Burimet e financim­it janë të ard­hu­rat e sig­u­ru­ara nga page­sat, që bëjnë shoqëritë e mirat­u­ara e të licen­cuara në fushën e lojërave të fatit, sipas nen­it 12 të këtij ligji, si dhe të ard­hu­rat e sig­u­ru­ara nga vjel­ja e gjobave, sipas nen­it 49 të këtij ligji.
Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit, jo më vonë se tre muaj para fil­lim­it të çdo viti finan­ciar, i paraqet Min­istrit të Finan­cave planin e të ard­hu­rave dhe të shpen­z­imeve për vitin e ardhshëm, të shoqëru­ar edhe me real­iz­imin e prit­shëm të këtyre treguesve për vitin në vazhdim. Min­istri i Finan­cave mira­ton planin e shpen­z­imeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.
Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit mban llog­a­ri të plota dhe të sak­ta të shpen­z­imeve fak­tike, në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar të kontabilitetit.
Të gjitha të ard­hu­rat e tepër­ta mbi shpen­zimet e Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit kalo­jnë në Bux­hetin e Shtetit

 

Neni 13
Funk­sionet e NJMLF-së

(Ndryshuar shkro­n­ja dh) me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

(Ndryshuar shkro­n­ja dh) dhe shtru­ar shkro­n­ja e) dhe ë) dhe ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit ushtron këto funk­sione:
a) mbikëqyr dhe kon­trol­lon veprim­tar­inë e sub­jek­teve, që orga­ni­zo­jnë lojëra fati, në të gjithë ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në për­puth­je me legjis­la­cionin për këtë veprim­tari dhe aktet nën­ligjore në fuqi;
b) ven­dos masën e gjobës në rastet kur vëren shkel­je të dis­poz­i­tave të këtij ligji;
c) kon­trol­lon dhe ver­i­fikon nëse mjetet e lojërave të fatit janë të cer­ti­fikuara nga tru­pa të akred­i­tu­ar, në për­puth­je me rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara në këtë ligj. Cer­ti­fikon pajis­jet e basteve, sipas speci­fikimeve teknike, të për­cak­tu­ara me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave;
ç) mbikëqyr dhe kon­trol­lon sub­jek­tet e pajisura me autor­iz­im nga Min­istri i Finan­cave, për lua­jt­jen e lojërave pro­mo­cionale të fatit;
d) mban regjistrin për sub­jek­tet, që ushtro­jnë këtë veprim­tari dhe të sallave të hapu­ra prej tyre, në të gjithë ter­ri­torin e ven­dit, për num­rin e automateve/paj isjeve për çdo sal­lë loje dhe karak­ter­is­tikat speci­fike të tyre, num­rin e punon­jësve dhe kual­i­fikimin përkatës të tyre, num­rin e bile­tave të lotarisë kom­bëtare të hed­hu­ra në treg dhe ato të shi­tu­ra, num­rin e short­eve të hed­hu­ra nga orga­ni­za­tori i lotarisë kom­bëtare dhe orga­ni­za­torët e bin­gos tele­vizive;
dh) në rako­rdim me Drej­tor­inë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me drej­toritë rajonale të admin­is­tratës tati­more qen­drore, ver­i­fikon shly­er­jen e detyrimeve tati­more dhe deklarimet mujore të orga­ni­za­torëve, të parashikuara në para­grafin e dytë të nen­it 50 të këtij ligji.”.
e) kon­trol­lon e ver­i­fikon deklarimet e bëra nga orga­ni­za­torët pranë NJMLF-së, në për­puth­je me detyrimet për deklarim, të parashikuara nga ky ligj;
ë) kon­trol­lon dhe ver­i­fikon fitimet nga lojërat.
2. Shtyp­ja dhe prod­hi­mi i bile­tave, lëshi­mi i biletës on line apo for­ma të tjera të pra­nim­it të pjesë­mar­rjes në lojë, nëpër­m­jet shër­bim­it të tele­fon­isë celu­lare, bëhen në për­puth­je me pro­ce­du­rat, afatet dhe for­matet e mirat­u­ara me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave, sipas llo­jit të lojës për të cilën do të për­doren.
3. NJMLF-ja njofton Drej­tor­inë e Përgjithshme të Tatimeve për të gjitha të dhë­nat, që kanë lid­hje me tatim-tak­sat.
4. Kur një per­son fizik apo juridik e zhvil­lon veprim­tar­inë në fushën e lojërave të fatit në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji ose pa licencën përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i autor­izuar për dhënien e saj, inspek­torët e NJMLF-së ven­dosin gjobë, blloko­jnë veprim­tar­inë dhe sekue­stro­jnë pajis­jet e lojërave të fatit, sipas dis­poz­i­tave të kreut IX të këtij ligji.

 

Neni 14
Struk­tu­ra dhe organi­ka e NJMLF-së

1.Struktura dhe organi­ka e NJMLF-së mira­to­hen nga Kryem­i­nistri, me propoz­imin e Min­istrit të Finan­cave, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.
2. Tit­ullari i NJMLF-së emëro­het nga Min­istri Finan­cave, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.
3. NJMLF-ja për­bëhet nga inspek­torë kon­trol­li, inspek­torë cer­ti­fiki­mi për mjetet e lojërave dhe inspek­torë të zba­tim­it të masave shtrënguese.
4. Mar­rëd­hëni­et e punës për punon­jësit e NJMLF-së rreg­ul­lo­hen me Kodin e Punës dhe me aktet e tjera nën­ligjore, të nxjer­ra në zba­tim të tij.

 

Neni 15
Rapor­ti­mi i NJMLF-së

1. NJMLF-ja rapor­ton për veprim­tar­inë e saj te Min­istri i Finan­cave.
2. NJMLF-ja rapor­ton në afate të për­cak­tu­ara dhe sa herë i kërko­het, para Min­istrit të Finan­cave për rreg­ullsinë e zhvil­lim­it të veprim­tarisë së sub­jek­teve të licen­cuara në fushën e lojërave të fatit, për kon­trol­let e ushtru­ara, rezul­tatet e tyre, si dhe për sank­sionet e ven­do­sura.
3. NJMLF-ja paraqet te Min­istri i Finan­cave, bren­da tremu­jorit të parë të çdo viti, raportin vje­tor të veprim­tarisë për vitin pararendës.

 

Neni 16
Inspek­ti­mi

1.Inspektimi i veprim­tarisë së çdo per­soni juridik, që zhvil­lon veprim­tari në fushën e lojërave të fatit, kry­het nga inspek­torët e NJMLF-së.
2. Inspek­torët e NJMLF-së pajisen me doku­ment të posaçëm iden­ti­fiki­mi. Ata krye­jnë inspek­tim në mjedis­et, ku per­soni fizik apo juridik zhvil­lon veprim­tar­inë pa e njof­tu­ar para­prak­isht, për të ver­i­fikuar zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij ligji dhe të akteve nën­ligjore, të nxjer­ra në zba­tim të tij.
3. Çdo per­son juridik, që zhvil­lon veprim­tari në fushën e lojërave të fatit, është i detyru­ar t’i lejo­jë inspek­torët të krye­jnë inspek­timin kudo ku ka pajis­je të lojërave të fatit, si dhe t’u ofro­jë inspek­torëve të gjitha të dhë­nat dhe doku­menta­cionin e kërkuar prej tyre.

 

KREU III
ORGANIZIMI I BASTEVE

 

Neni 17
Kërke­sat për të lejuar ushtrim­in e veprim­tarisë së basteve

1. Asnjë per­son nuk mund të orga­ni­zo­jë ose të zhvil­lo­jë baste, në qoftë se nuk plotë­son detyrimet e për­cak­tu­ara në këtë ligj dhe në aktet nën­ligjore, në zba­tim të tij.
2. Të gjitha bastet, të cilat nuk ven­dosen në kohë reale në serverin qen­dror të orga­ni­za­torit për ngjar­je sportive të papërsërit­shme apo të zhvil­lu­ara në kohën, kur rezul­tati i ngjar­jeve sportive është pothua­jse i ven­do­sur dhe i për­cak­tu­ar, janë të ndalu­ara.

 

Neni 18
Page­sa për ushtrim veprim­tarie për bastet

Per­soni juridik, i cili ushtron veprim­tar­inë për lojërat e fatit për baste dhe ka plotë­suar kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 19 të këtij ligji, duhet të bëjë page­sat e mëposhtme vje­tore:
a) për ushtrim veprim­tarie për baste sportive, 2 000 000 (dy mil­ionë) lekë për shoqërinë, pranë organ­it tati­mor, ku është regjistru­ar sub­jek­ti juridik. Page­sa bëhet një herë në vit, bren­da mua­jit janar, në njërën nga bankat e ven­dit, për llog­a­ri të organ­it tati­mor. Nëse orga­ni­za­tori e fil­lon veprim­tar­inë në gjashtë­mu­jorin e parë të vitit, page­sa bëhet e plotë, ndër­sa nëse veprim­taria fil­lo­het në gjashtë­mu­jorin e dytë të vitit paguhen 1 000 000 (një mil­ion ) lekë;
b) për ushtrim veprim­tarie për baste për garat në pistë, 2 000 000 (dy mil­ionë) lekë për shoqërinë, pranë organ­it tati­mor, ku është regjistru­ar sub­jek­ti juridik. Page­sa bëhet një herë në vit bren­da mua­jit janar, në njërën nga bankat e ven­dit, për llog­a­ri të organ­it tati­mor. Nëse orga­ni­za­tori e fil­lon veprim­tar­inë në gjashtë­mu­jorin e parë të vitit, page­sa bëhet e plotë, ndër­sa nëse veprim­taria fil­lo­het në gjashtë­mu­jorin e dytë të vitit paguhen 1 000 000 (një mil­ion) lekë.

 

Neni 19
Kriteret për lejimin e orga­nizim­it të basteve

1. Kriteret për orga­niz­imin dhe ushtrim­in e lojërave të fatit për baste sportive dhe/ose baste për gara në pistë, janë si më poshtë:
a) të jetë shoqëri anon­ime, me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Sh qipërisë, ku në objek­tin e veprim­tarisë të pasqy­ro­het veprim­taria për lojëra fati, sipas llo­jit të lojës që kërko­het;
b) të ketë NIPT-in e shoqërisë;
c) të ketë kap­i­tal­in themeltar të shoqërisë jo më i vogël se 20 000 000 (njëzet mil­ionë) lekë.
ç) të vetëdeklaro­jë aksion­arët e shoqërisë, ata që kon­trol­lo­jnë paketën krye­sore të aksion­eve, si dhe të japë infor­ma­cion për kap­i­talet dhe intere­sat e aksion­arëve në shoqëri të tjera të për­bashkë­ta ose jo të për­bashkë­ta;
d) të deklaro­jë burime të mjaftueshme finan­cia­re për të orga­nizuar lojëra fati;
dh) të paraqesë rreg­ul­loren e lojës, sipas nen­it 20 të këtij ligji;
e) të këtë një mar­rëvesh­je para­prake për të bashkëpunuar me njërën nga bankat me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, për arkë­timin, depoz­itimin dhe trans­fer­im­in e page­save;
ë) të paraqesë ekstrak­tin nga QKR-ja, ku të vërte­to­het se shoqëria nuk është në pro­ces fal­i­men­ti­mi apo likuidi­mi, nuk është dënuar për shkel­je penale, si dhe nuk është dënuar me vendim gjykate të for­mës së pre­rë, që lid­het me veprim­tar­inë pro­fe­sion­ale;
f) të ketë doku­mentin e cer­ti­fikim­it të mjeteve të lojërave, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji;
g) të bëjë pagesën për fondin e ngurtësim­it për fitue­sit e lojërave të fatit men­jëherë, për­para paraqit­jes së doku­menta­cionit admin­is­tra­ti­vo-ligjor, sipas këtij ligji.
2. Përveç NIPT-it, kriteret e mësipërme vërte­to­hen nëpër­m­jet doku­menteve të lëshuara bren­da 3 mua­jve të fun­dit nga data mira­tim­it të tyre nga organet përgjegjëse shtetërore, si dhe duhet të jenë origji­nale apo të noter­izuara.
3. Nëse aplikan­ti është per­son juridik i huaj, doku­menta­cioni i mësipërm paraqitet në for­mën e deklaratës me shkrim, nën përgjegjës­inë e tij, nëse këto vërte­time nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës.

 

Neni 20
Rreg­ul­lor­ja e lojërave të fatit për bastet

Rreg­ul­lor­ja e lojës së fatit propo­zo­het nga orga­ni­za­tori dhe mira­to­het nga NJMLF-ja.
Rreg­ul­lor­ja detyrim­isht duhet të përm­ba­jë:
a) emrin dhe selinë e orga­nizue­sit;
b) emrin, për­shkrim­in dhe kohëzg­jat­jen e lojës së fatit;
c) kushtet për pjesë­mar­rje në lojën e fatit;
ç) vendin, ku orga­ni­zo­het loja, përkatë­sisht ter­ri­torin, ku bëhet shit­ja e bile­tave;
d) çmimin indi­vid­ual të biletës, përkatë­sisht kom­bi­na­cionet;
dh) afatin e fun­dit për pjesë­mar­rje në lojë;
e) sas­inë dhe vlerën mon­etare të bile­tave të shi­tu­ra;
ë) fondin e fitim­it dhe llo­jin e fitimeve;
f) për­shkrim­in e biletës dhe të fletë­pagesës;
g) mënyrën, pro­ce­durën dhe mbikëqyr­jen e tërhe­q­jes, përkatë­sisht mënyrën e ver­i­fikim­it të fitimeve;
gj) mënyrën e pub­likim­it të shu­mave të fon­dit fitues dhe rezul­tat­eve të lojës;
h) mënyrën dhe afatin e pagesës së fitimeve mon­etare;
i) mënyrën e njo­hjes me rreg­ul­lat të pjesë­mar­rësit në lojë;
j) pro­ce­du­ra, në rastin e revokim­it të tërhe­q­jes;
k) çdo doku­menta­cion të kërkuar nga NJMLF-ja.

 

 

Neni 21
Orga­niz­i­mi i basteve on-line, në servera të dedikuar, të cer­ti­fikuar, të njo­hur
dhe të mon­i­torueshëm nga NJMLF-ja

1. Orga­ni­za­tori i basteve sportive, për komu­nikimin on-line ose jo, duhet të instalo­jë pajis­je bastesh me një sig­uri të lartë, që të për­puthen min­i­mal­isht me këto kërke­sa:
a) zona qen­drore ku mba­hen server­at e ku për­puno­hen kuo­tat dhe infor­ma­cionet e tjera duhet të jetë e pajisur me një sis­tem kon­trol­li, që të regjistro­jë çdo per­son, që hyn dhe del në këtë zonë, datën, orën dhe iden­ti­fikimin e per­son­it dhe ta rua­jë regjistrim­in për të pak­tën një peri­ud­hë 3- mujore;
b) zona duhet të ketë kam­era, të tip­it CCTV, ku të gjitha pajis­jet e lid­hu­ra të jenë të duk­shme, në mënyrë të qartë;
c) zona duhet të jetë e rua­j­tur gjatë të gjithë kohës;
ç) zona duhet të ketë një rrjet pajis­jesh mon­i­toruese që mund të kon­trol­lo­hen nga NJMLF-ja ose inspek­torët e saj.
Për bastet që zhvil­lo­hen on-line, i gjithë sis­te­mi duhet të oper­o­jë mbi një serv­er të dedikuar, autor­izuar për admin­istrim­in e basteve, të mon­i­torueshëm nëpër­m­jet kre­den­cialeve përkatëse të NJMLF-së.Serveri në fjalë duhet të përm­bushë të gjitha kushtet e nivelit të lartë të sig­urisë, të sis­te­meve mbro­jtëse, kun­drejt ndërhyr­jeve të rrezik­shme nga ele­men­të të rrezik­shëm për dëm­timin e të dhë­nave dhe dal­jen jashtë pune të këtyre server­ave.
2. Admin­is­tra­tori i basteve sportive të lua­j­tu­ra on-line ose jo duhet:
a) të ofro­jë të drej­ta hyrëse për për­faqë­sue­sit e NJMLF-së dhe të struk­turës përgjegjëse për lojërat e fatit në zonën, ku janë ven­do­sur pajis­jet e basteve;
b) të mar­rë më parë mira­timin para­prak nga struk­tu­ra përgjegjëse për lojërat e fatit, për çdo ndryshim mate­r­i­al të sis­temit, për­para se ky ndryshim të bëhet fakt nga orga­ni­za­torët;
c) të sig­uro­jë që vetëm per­son­at e autor­izuar prej tij do të kenë të drej­ta hyrëse në zonën, ku janë të ven­do­sura pajis­jet e basteve;
ç) të sig­uro­jë që nuk do të ketë asnjë ndërhyr­je në të dhë­nat e sis­temit;
d) të regjistro­jë, para­prak­isht, çdo loj­tar që do të mar­rë pjesë në baste, për shu­ma të lua­j­tu­ra ose të fitu­ara që kalo­jnë vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë, si dhe të mar­rë të dhë­na për iden­titetin e tyre;
dh) nuk duh et të pra­no­jë nga loj­tarët para cash, por page­sa duhet bërë vetëm nga llog­a­ria bankare, me kartë kred­i­ti a deb­iti ose nga porto­foli elek­tron­ik, i regjistru­ar nga kli­en­ti në një insti­tu­cion finan­ciar të njo­hur;
e) duhet t’i pagua­jë loj­tarët fitues sa më shpe­jt të jetë e mundur, vetëm nga llog­a­ria, ku janë depoz­i­tu­ar page­sat dhe vetëm në llog­a­r­inë në emër të fitue­sit;
ë) nuk duhet të lejo­jë asnjë loj­tar të mba­jë më shumë se një llog­a­ri me admin­is­tra­torin;
f) duhet të mba­jë në një llog­a­ri bankare fondet e loj­tarëve, të ndara nga fondet e tjera të pronë­sisë së shoqërisë dhe me kusht që kjo llog­a­ri të jetë në një insti­tu­cion të pranueshëm nga NJMLF-ja;
g) duhet t’u ofro­jë loj­tarëve mbështet­je, të pak­tën nëpër­m­jet tele­fonit ose e‑mail-it;
gj) duhet t’i paraqesë NJMLF-së një raport mujor të shu­mave apo të page­save të bëra nga klien­tët, si dhe të detyrimeve a page­save të fituesve;
h) duhet të zba­to­jë pro­ce­du­ra dhe masa siç mund të kërko­hen nga NJMLF-ja.

 

KREU IV
ORGANIZIMI I LOJËRAVE NË KAZINO ELEKTRONIKE

 

Neni 22
Leji­mi i mjeteve elek­tron­ike

1. Asnjë shoqëri nuk mund të orga­ni­zo­jë ose të për­dorë mjete elek­tron­ike në kazi­no elek­tron­ike, në qoftë se nuk plotë­son detyrimet e për­cak­tu­ara nga ky ligj dhe aktet nën­ligjore, në zba­tim të tij.
2. Në një kazi­no elek­tron­ike duhet të ketë jo më pak se 10 mjete elek­tron­ike për çdo sal­lë.
3. Për ushtrim­in e veprim­tarisë në kazi­no elek­tron­ike, shoqëria duhet të ketë paguar shumën 1 000 000 (një mil­ion) lekë pranë organ­it tati­mor, ku është regjistru­ar sub­jek­ti juridik. Page­sa bëhet një herë në vit bren­da mua­jit janar. Në rast se shoqëria e fil­lon veprim­tar­inë bren­da gjashtë­mu­jorit të parë të vitit, page­sa bëhet e plotë, 1 000 000 (një mil­ion) lekë. Në rast se shoqëria e fil­lon veprim­tar­inë në gjashtë­mu­jorin e dytë të vitit, page­sa është 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
4. Vetëm orga­ni­za­tori, që ka plotë­suar kriteret për kazi­no elek­tron­ike, duhet të për­dorë tabelë me emër­timin “Kazi­no elek­tron­ike” në mjedis­et ku i zhvil­lon këto lojëra.

 

Neni 23
Kriteret e lejim­it për zhvil­lim­in e lojës “Kazi­no elek­tron­ike”

(Shtu­ar shkro­n­ja h) në pikën 1 me ligjin nr.10351, datë 11.11.2010)

1. Kriteret për orga­niz­imin dhe ushtrim­in e lojërave të fatit në kazi­nonë elek­tron­ike janë si më poshtë:
a) të jetë shoqëri anon­ime, me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, ku në objek­tin e veprim­tarisë të pasqy­ro­het veprim­taria për lojëra fati, sipas llo­jit të lojës që kërko­het;
b) të ketë NIPT-in e shoqërisë;
c) kap­i­tali themeltar i shoqërisë të jetë jo më i vogël se 10 000 000 (dhjetë mil­ionë) lekë;
ç) të vetëdeklaro­jë aksion­arët e shoqërisë, ata që kon­trol­lo­jnë paketën krye­sore të aksion­eve, si dhe të japë të dhë­na për kap­i­talet dhe intere­sat e aksion­arëve në shoqëri të tjera, të për­bashkë­ta ose jo të për­bashkë­ta;
d) të deklaro­jë burime të mjaftueshme finan­cia­re për të orga­nizuar lojëra fati;
dh) të paraqesë rreg­ul­loren e lojës, sipas nen­it 20 të këtij ligji;
e) të ketë një mar­rëvesh­je para­prake për të bashkëpunuar me njërën nga bankat, me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, për arkë­timin, depoz­itimin dhe trans­fer­im­in e page­save;
ë) të paraqesë ekstrak­tin nga QKR-ja, ku të vërte­to­het se shoqëria nuk është në pro­ces fal­i­men­ti­mi apo likuidi­mi, nuk është dënuar për shkel­je penale, si dhe nuk është dënuar me vendim gjykate të for­mës së pre­rë, që lid­het me veprim­tar­inë pro­fe­sion­ale. Vërte­ti­mi të jetë edhe për secilin aksion­ar të shoqërisë;
f) të bëjë pagesën për fondin e ngurtësim­it për fitue­sit e lojës, për­para paraqit­jes së doku­menta­cionit admin­is­tra­ti­vo-ligjor, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji;
g) të deklaro­jë adresën, ku do të hapet kazi­no­ja elek­tron­ike, si dhe num­rin e mjeteve elek­tron­ike;
gj) të paraqesë doku­mentin e cer­ti­fikim­it të mjeteve elek­tron­ike, në për­puth­je me nenin 24 të këtij ligji.

h) të dorë­zo­jë doku­menta­cionin që vërte­ton se ka në pronësi apo në për­dorim sipër­faqen në të cilën ushtron veprim­tar­inë.
2. Përveç NIPT-it, kriteret e mësipërme vërte­to­hen nëpër­m­jet doku­menteve të lëshuara bren­da 3 mua­jve të fun­dit nga data mira­tim­it të tyre, nga organet përgjegjëse shtetërore, si dhe duhet të jenë origji­nal apo të noter­izuara.

 

Neni 24
Speci­fikimet teknike të maki­nave elek­tron­ike

(Shtu­ar shkro­n­ja f) në pikën 1 me ligjin nr.10351, datë 11.1.2010)

1. Çdo mak­inë elek­tron­ike duhet:
a) të jetë në për­puth­je me rregullat/direktivat e zbat­ueshme të sig­urisë së BE-së.(EC Safe­ty reg­u­la­tions);
b) të jetë në për­puth­je me stan­dard­et e BE-së;
c) të jetë e pajisur me deklaratën e për­puthsh­mërisë së BE-së;
ç) të jetë e pajisur me cer­ti­fikatën e prod­him­it, cer­ti­fikatën e origjinës dhe doku­mentet e zhdo­ga­nim­it;
d) të përm­ba­jë lojëra në për­puth­je me kërke­sat e pikës 2 të këtij neni;
dh) të ketë një gjenerues rastë­sor num­rash (ran­dom num­ber gen­er­a­tor) (RNG), të instalu­ar në të, i cili duhet të plotë­so­jë kërke­sat e kësaj dis­pozite;
e) të jetë e plum­bo­sur nga NJMLF-ja me vulën përkatëse;
ë) të ketë mem­o­rie fiskale për trans­fer­im­in e të dhë­nave të xhi­ros on-line tek organet tati­more.

f) mak­i­nat elek­tron­ike duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të cer­ti­fikuara në për­puth­je me nenin 25 të këtij ligji. Afati i për­fundim­it të pro­ce­sit të zëvendësim­it të maki­nave elek­tron­ike ekzistuese me ato që plotë­so­jnë kushtet e parashikuara në këtë shkro­n­jë mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Finan­cave.
2. Çdo lojë e një makine elek­tron­ike:
a) duhet të ketë për­shkrim­in e duhur, i cili duhet të përf­shi­jë:
i) tit­ullin e lojës;
ii) num­rin ser­i­al;
iii) rreg­ul­lat e lua­jt­jes së saj;
b) duhet të ketë rezul­tate të r astë­sishëm, të për­cak­tu­ara nga një gjen­er­a­tor num­rash të rastë­sishëm, të ven­do­sur në mak­inën elek­tron­ike.
3. Gjenerue­si rastë­sor i num­rave (RNG), i instalu­ar në të, duhet të jetë i mirat­u­ar nga një lab­o­ra­tor testues, ndërkom­bë­tar ose kom­bë­tar, (pjesë e piramidës/hierarkisë së sis­temit të cilë­sisë), i akred­i­tu­ar për softëare‑t e lojërave, në bashkëpunim me NJMLF-në dhe Drej­tor­inë e Përgjithshme të Akreditimit/Standardeve. Ky lab­o­ra­tor duhet të jetë i cer­ti­fikuar, sipas stan­dard­eve ndërkom­bëtare ISO EN 17025 ose ISO EN 17020. Duhet të jetë lëshuar një cer­ti­fikatë mira­ti­mi nga lab­o­ra­tori i sipër­për­men­dur, e cila duhet të përm­ba­jë për­shkrim­in e RNG-së dhe të funk­sionim­it të tij, përf­shirë rastës­inë dhe nor­ma­tivën e pagesës.
4. Çdo mak­inë e cer­ti­fikuar dhe e mirat­u­ar duhet të ketë të ngji­tur, në një vend të duk­shëm, pul­lën e rreg­ull­sisë, e cila duhet të përm­ba­jë ele­mentet e sig­urisë së këtyre pajis­jeve, përf­shirë:
a) num­rin unik ser­i­al;
b) holo­gramën;
c) emrin ose kodin e certifikatës/licencës për vënien në funk­sion­im të maki­nave të lojërave të fatit;
ç) for­mën dhe ngjyrën e saj origji­nale, e cila mund të ndrysho­jë çdo 3 muaj apo pas çdo kohe të ven­do­sur nga NJMLF-ja.
5. Pul­lat e rreg­ull­sisë lëshohen dhe ven­dosen te çdo mak­inë nga NJMLF-ja.
6. Pul­la është e vlef­shme për një peri­ud­hë njëv­jeçare nga data e mira­tim­it.
7. Ekstrem­itetet e pul­lës së rreg­ull­sisë për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.

 

Neni 25
Cer­ti­fiki­mi dhe mira­ti­mi i video-lotari-ter­mi­naleve (VLT)

1. Asnjë shoqëri nuk mund të ven­dosë apo të ofro­jë lojëra sipas konceptit/funksionimit të VLT-së, deri në çastin që VLT-ja të cer­ti­fiko­het dhe të mira­to­het (nëse kjo VLT përm­bush speci­fikimet teknike të tip­it të saj) nga NJMLF-ja, në bashkëpunim me Drej­tor­inë e Akred­itim­it, e cila afis­hon në një vend të duk­shëm, kërke­sat sipas për­cak­tim­it të pikës 5 të këtij neni.
2. Çdo VLT duhet:
a) të jetë e shoqëru­ar me cer­ti­fikatën e plotë dhe kor­rente dhe me deklaratën e kon­for­mitetit;
b) të ketë cer­ti­fikatën e prod­him­it, cer­ti­fikatën e origjinës dhe doku­mentet e zhdo­ga­nim­it;
c) të jetë e plum­bo­sur nga NJMLF-ja;
ç) të ketë mem­o­rie fiskale për trans­fer­im­in e të dhë­nave të xhi­ros on-line tek organet tati­more;
d) të jetë në për­puth­je me rreg­ul­lat e direk­ti­vat e BE-së, të zbat­ueshme për sig­ur­inë (EC Safe­ty reg­u­la­tions);
dh) të jetë në për­puth­je me stan­dard­et e BE-së;
e) të jetë e pajisur me deklaratën e kon­for­mitetit të BE-së;
ë) të jetë i pajisur me cer­ti­fikatën e prod­him­it dhe cer­ti­fikatën e origjinës, si dhe me doku­mentet e zhdo­ga­nim­it;
f) të përm­ba­jë lojëra, në për­puth­je me kërke­sat e pikës 3 të këtij neni;
g) të jetë e plum­bo­sur nga NJMLF-ja me vulën përkatëse;
gj) të ketë mem­o­rie fiskale për trans­fer­im­in e të dhë­nave të xhi­ros on-line tek organet tati­more.
3. Çdo lojë në një VLT duhet të ketë:
a) për­shkrim­in e duhur, ku përf­shi­hen:
i) tit­ul­li i lojës;
ii) num­ri ser­i­al;
iii) rreg­ul­lat e lua­jt­jes së saj;
b) rezul­tate të rastë­sishme të për­cak­tu­ara nga një gjen­er­a­tor num­rash të rastë­sishëm, të ven­do­sur në serverin qen­dror, tek i cili VLT-ja në fjalë së bashku me VLT-të e tjera të për­doru­ra për vide­olotari janë të lid­hu­ra (con­nect­ed);
c) të pak­tën nor­ma­tivën e pagesës 80 për qind (të për­cak­tu­ar mbi një cikël min­i­mal prej 200 000 lojërash, të lua­j­tu­ra ose të simu­lu­ara, për t’u lua­j­tur).
4. Një gjen­er­a­tor num­rash të rastë­sishëm (RNG) në serverin qen­dror, kur VLT-të e për­doru­ra në vide­olotar­itë janë të lid­hu­ra:
a) duhet të jetë i mirat­u­ar nga një lab­o­ra­tor testues ndërkom­bë­tar ose kom­bë­tar (pjesë e piramidës së sis­temit të cilë­sisë), i akred­i­tu­ar për softëare‑t e lojërave, në bashkëpunim me NJMLF-në dhe Drej­tor­inë e Përgjithshme të Akreditimit/Standardeve. Ky lab­o­ra­tor duhet të jetë i cer­ti­fikuar, në bazë të stan­dard­eve ndërkom­bëtare ISO EN 17025 ose ISO EN 17020;
b) duhet të ketë një cer­ti­fikatë mira­ti­mi, dhënë nga lab­o­ra­tori i sipër­për­men­dur, e cila duhet të përm­ba­jë për­shkrim­in e RNG-së dhe funk­sion­imin e tij, përf­shirë rastës­inë dhe nor­ma­tivën e pagesës.
5. Çdo VLT, e cer­ti­fikuar dhe e mirat­u­ar, duhet të ketë gjatë të gjithë kohës, të afishuar (të ngji­tur) në një vend të duk­shëm “Pul­lën e rreg­ull­sisë”, të vlef­shme, e cila duhet:
a) të përm­ba­jë ele­mentet e sig­urisë së këtyre pajis­jeve, përf­shirë:
i) num­rin unik ser­i­al;
ii) holo­gramën;
iii) emrin ose kodin e certifikatës/licencës për oper­im­in e maki­nave të lojërave të fatit;
iv) for­mën dhe ngjyrën e saj orgji­nale, e cila mund të ndrysho­jë çdo 3 muaj apo pas çdo kohe, të ven­do­sur nga NJMLF-ja;
b) të sig­uro­het dhe të fik­so­het në çdo pajis­je të lojërave të fatit, të certifikuar/miratuar ekskluzivisht, nga NJMLF-ja;
c) të jetë e vlef­shme për një peri­ud­hë 3‑mujore ose për aq kohë, sa ven­doset nga NJMLF-ja.

 

KREU V
ORGANIZIMI I LOTARISË KOMBËTARE

 

Neni 26
Leji­mi i lua­jt­jes së lojërave të lotarisë kom­bëtare

(Shtu­ar fjalia e dytë në pikën 1 dhe ndryshuar pika 2 dhe 4 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Autoriteti i parashikuar nga ligji ka të drejtë të japë licencën “Lotari kom­bëtare” për një peri­ud­hë 10-vjeçare. Licenca/kontrata bëhet efek­tive pas mira­tim­it nga Kuvendi.Kjo licencë është një e vetme dhe i jepet aplikan­tit, i cili përzgjid­het i pari në pro­cesin e konkur­rim­it, të zhvil­lu­ar sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara në ligj dhe në aktet nën­ligjore, dalë në zba­tim të tij.
2. Licen­ca e lotarisë kom­bëtare përf­shin:
a) të gjitha lojërat numerike, ku num­rat tërhiqen nga një rad­hë e para­cak­tu­ar num­rash e në të cilat për­cak­to­hen:
i) loja “loto”, që është lojë fati, në të cilën orga­ni­za­tori pra­non dhe zhvil­lon baste për shansin e fitim­it të disa num­rave nga një seri e para­cak­tu­ar num­rash. Num­rat fitues për­cak­to­hen me hed­hje pub­like të short­it. Shu­ma e përgjithshme e çmimeve të fitueshme nda­het në disa kat­e­gori fiti­mi, ku bren­da secilës kat­e­gori të gjitha fitimet janë të barabar­ta;
ii) “loja sht­esë”, që është një lojë fati, e cila mund të zhvil­lo­het vetëm në lid­hje me lojërat e tjera, që lejo­hen të orga­ni­zo­hen nga i licen­cuari. Num­ri fitues për­cak­to­het me hed­hje pub­like të shortit.Fitojnë ata loj­tarë, num­ri i biletës së të cilëve për­pu­thet plotë­sisht ose pjesër­isht me num­rin fitues.Shuma e përgjithshme e çmimeve të fitueshme nda­het në disa kat­e­gori fiti­mi. Bren­da secilës kat­e­gori të gjitha fitimet janë të barabar­ta;
b) lojën “keno”, që është një lojë fati, në të cilën orga­ni­za­tori pra­non dhe zhvil­lon lojën lid­hur me shanset e fitim­it të kom­bin­imeve të num­rave, ku loj­tarët fito­jnë nëpër­m­jet për­puth­jes së kom­bin­imeve përkatëse të num­rave me num­rat fitues të për­cak­tu­ar;
c) lojën “loto me shifra”, që është një lojë fati, në të cilën orga­ni­za­tori pra­non dhe zhvil­lon lojën për shansin e fitim­it të një ose më shumë num­rave ose sim­boleve, nga një sasi të për­cak­tu­ar num­rash a sim­bolesh. Num­rat ose sim­bo­let fituese për­cak­to­hen me hed­hje pub­like të shortit.Çmimi fitues indi­vid­ual është një shumë­fish i para­cak­tu­ar i bastit të vënë në lojë ose shu­ma e çmim­it nda­het në disa kat­e­gori fiti­mi. Të gjitha fitimet e secilës kat­e­gori janë të barabar­ta;
ç) lotar­itë që mund të jenë:
i) “lotar­itë e çastit”, që janë lojëra fati, në të cilat pjesë­mar­rësi i lojës mund të kon­sta­to­jë men­jëherë nëse ka fitu­ar, duke kon­trol­lu­ar a është print­u­ar një çmim fitues në biletën e tij. Lojëra të tjera të çastit janë lojëra fati, në të cilat pjesë­mar­rësit e lojës mund të mar­rin dijeni për një fitim të mund­shëm bren­da 24 orëve pas mbarim­it të bastit për shanset e fitim­it të sim­boleve dhe kom­bin­imeve të num­rave;
ii) “lotar­itë e num­rave”, që janë lojëra fati, në të cilat çdo biletë e lotarisë ka një numër vijues të shënuar në të. Bile­tat fituese për­cak­to­hen me hed­hje pub­like të short­it;
iii) “lotar­itë elek­tron­ike”, që janë lotari, në të cilat kon­tra­ta e lojës lid­het nëpër­m­jet medieve elek­tron­ike, vendi­mi mbi fitimin apo hum­b­jen mer­ret ose vihet në dis­pozi­cion në një mënyrë qen­drore dhe pjesë­mar­rësi i lojës mund të mar­rë dijeni për rezul­tatin e këtij vendi­mi men­jëherë pas pjesë­mar­rjes në lojë.
3. Aplikan­ti, për mar­rjen e licencës për lotar­inë kom­bëtare duhet të pagua­jë men­jëherë një shumë prej jo më pak se 300 000 000 (tre­qind mil­ionë) lekësh, në njërën nga bankat e ven­dit, për llog­a­ri të organ­eve tati­more.
4. Orga­ni­za­tori i lotarisë kom­bëtare orga­ni­zon të gjitha apo një pjesë të lojërave të lotarisë kom­bëtare. Orga­niz­i­mi i lojërave bëhet nëpër­m­jet shit­jes me pakicë të bile­tave, nëpër­m­jet rrjetit on line, inter­netit apo për­dorim­it të shër­bim­it të tele­fon­isë celu­lare. Orga­ni­za­tori i lotarisë kom­bëtare njofton NJMLF-në për:
a) të gjitha lojërat e ofru­ara, sapo të jetë mar­rë vendi­mi që ato të hid­hen në treg nga organi i të licen­cuar­it;
b) çdo ndryshim të rëndë­sishëm të çdo loje, sapo të jetë mar­rë vendi­mi për ndryshimin nga organi i të licen­cuar­it;
c) adresat, në të cilat ushtron veprim­tar­inë për lojërat e lotarisë kom­bëtare.

 

Neni 27
Pro­ce­du­ra e hap­jes së garës për lotar­inë kom­bëtare

1.Autoriteti i autor­izuar nga ligji shpall hap­jen e garës për dhënien e licencës për lotar­inë kom­bëtare, pas autor­izim­it të dhënë me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
2. Këshilli i Min­is­trave mira­ton kriteret e vlerësim­it të garës, doku­mentet stan­darde, struk­turën e Komi­sion­it të Vlerësim­it të Ofer­tave.
3. Autoriteti i autor­izuar nga ligji pub­likon njof­timin për konkur­rim në lojërat e fatit për lotari kom­bëtare, të pak­tën në një gazetë të huaj, me qarkul­lim ndërkom­bë­tar, në dy gaze­ta, që boto­hen në vendin tonë, në dy num­ra rad­hazi, si dhe në Bule­tinin e Njof­timeve Pub­like.
4. Njof­ti­mi duhet të përm­ba­jë:
a) vendin, datën dhe orën e paraqit­jes së doku­menteve;
b) gjuhën e paraqit­jes së doku­menteve;
c) mënyrën e paraqit­jes së doku­menteve;
ç) vendin, orën dhe datën e shqyr­tim­it të doku­menteve.

 

Neni 28
Kriteret e licencim­it për lotar­inë kom­bëtare

(Zëvendë­suar fjalë me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Çdo per­son juridik apo bashkim per­sonash juridikë, ven­das ose të huaj, pas shpall­jes së ftesës për ofer­të, nga autoriteti i autor­izuar nga ligji ka të drejtë të apliko­jë pranë kësaj struk­ture, për t’u pajisur me licencë për lotari kom­bëtare.
2. Kërke­sa për licencën për lotari kom­bëtare shoqëro­het me doku­mentet e mëposhtme, me kushtin që këto doku­mente të jenë bren­da 3 mua­jve nga data e mira­tim­it nga organet përgjegjëse shtetërore:
a) doku­mentet origji­nale apo të noter­izuara, që vërte­to­jnë se aplikan­ti është i orga­nizuar në for­më shoqëri tregtare, treg­tar apo bashkim shoqër­ish, si dhe aktin e theme­lim­it të shoqërisë dhe statutin;
b) kap­i­tali i shoqërisë të jetë jo më i vogël se 1 200 000 000 (një mil­iard e dyqind mil­ionë) lekë;
c) vetëdeklarim­in se nuk është në pro­ces fal­i­men­ti­mi apo likuidi­mi;
ç) një kop­je të noter­izuar të lejes për ushtrim­in e veprim­tarisë në fushën e lojërave të fatit;
d) doku­mentin, ku të shëno­het se ka një për­vo­jë në këtë veprim­tari jo më pak se 3 vjet, të dhënë nga organi përkatës i ven­dit, ku aplikan­ti ka selinë qen­drore;
dh) deklaratën për burim­in e kap­i­tal­it, që do të investo­het për ushtrim­in e veprim­tarisë në fushën e lotarisë kom­bëtare;
e) vërte­timin nga organet tati­more, për shly­er­jen, si nga shoqëria që aplikon, ash­tu edhe nga çdo sub­jekt juridik, në rast bashki­mi shoqër­ish, të detyrimeve ndaj shtetit;
ë) vërte­timin se ka per­son­el të kual­i­fikuar në ushtrim­in e veprim­tarisë së lojërave të fatit, të vërte­t­u­ara me doku­menta­cionin përkatës, i cili dorë­zo­het në çastin e aplikim­it në min­istrinë përgjegjëse për ekonom­inë;
f) rreg­ul­loren përkatëse për rreg­ul­lat dhe mënyrën e funk­sionim­it të lojës, për të cilën kërkon të licen­co­het;
g) plan-biz­nesin për zhvil­lim­in e veprim­tarisë lotari kom­bëtare.
3. Kërke­sa për licencë për lotari kom­bëtare përf­shin, gjithash­tu:
a) të dhë­na per­son­ale për ortakët krye­sorë të shoqërisë, që kon­trol­lo­jnë paketën krye­sore të aksion­eve dhe pronarët krye­sorë për­fitues;
b) të dhë­na për organet drejtuese të aplikan­tit;
c) të dhë­na finan­cia­re për kry­er­jen e biz­ne­sit të ortakëve të aplikan­tit, për 3 vitet e fun­dit, për­para paraqit­jes së kërkesës;
ç) vetëdeklarim­in nga ortakët e shoqërisë dhe për­faqë­sue­sit në organet drejtuese të saj se nuk janë në ndjek­je penale;
d) një mar­rëvesh­je para­prake, të pak­tën me njërën nga bankat, me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, për arkë­timin, depoz­itimin dhe trans­fer­im­in e page­save;
dh) çdo infor­ma­cion tjetër, që mund t’i kërko­het aplikan­tit nga Komi­sioni i Vlerësim­it të Ofer­tave dhe që gjyko­het i nevo­jshëm për veprim­tar­inë që do të ushtro­het.
4. Kundër­sh­ti­mi, refuz­i­mi, si dhe priv­i­leg­jet e kërkuara nga aplikan­ti, në kundër­sh­tim me për­cak­timet e parashikuara në shkro­n­jën “d” të pikës 3 të këtij nen i, për­bëjnë shkak ligjor për refuz­imin e kërkesës nga Komi­sioni i Vlerësim­it të Ofer­tave.

 

Neni 29
Përzg­jed­h­ja e sub­jek­tit

1.Përzgjedhja e sub­jek­tit për lojërat e fatit lotari kom­bëtare bëhet nga autoriteti i autor­izuar nga ligji, në për­puth­je me kriteret e vlerësim­it, të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
2. Anë­tarët e Komi­sion­it të Vlerësim­it të Ofer­tave duhet të vetëdeklaro­jnë, nën përgjegjës­inë tyre, se pjesë­mar­r­ja në këtë komi­sion nuk për­bën shkak për lind­jen e një kon­flik­ti intere­si me sub­jek­tet pjesë­mar­rëse në konkur­rim. Për mos­deklarim zba­to­hen masat e parashikuara në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 “Për paran­dal­im­in e kon­flik­tit të intere­save në ushtrim­in e funk­sion­eve pub­like”.
3. Komi­sioni i Vlerësim­it të Ofer­tave, në për­fundim, shpall listën e pjesë­mar­rësve në konkur­rim, duke fil­lu­ar ren­dit­jen nga aplikan­ti, që ka mar­rë num­rin më të madh të pikëve. Kan­di­dati, që ka mar­rë num­rin më të madh të pikëve, shpal­let fitues.
4. Kur aplikan­ti, i ren­di­tur i pari në listë, nuk vazh­don pro­ce­du­rat për mar­rjen e licencës, bren­da 30 ditëve nga data e shpall­jes së tij fitues, skual­i­fiko­het dhe shpal­let fitues konkur­ren­ti i ren­di­tur i dyti, sipas listës së mirat­u­ar.
Në rast se edhe konkur­ren­ti i dytë nuk vazh­don pro­ce­durën për mar­rjen e lejes, autoriteti i autor­izuar nga ligji urd­hëron përsërit­jen e garës.

 

Neni 30
Njof­ti­mi i fitue­sit për lotar­inë kom­bëtare

1.Pas mira­tim­it të listës së pjesë­mar­rësve në konkur­rim, autoriteti i autor­izuar nga ligji urd­hëron pub­likimin e njof­tim­it të fitue­sit në faqen zyrtare të internetit.Brenda 30 ditëve nga data e shpall­jes së njof­tim­it, aplikan­ti ka të drejtë të paraqesë çdo ankesë, pranë autoritetit të autor­izuar nga ligji, për pro­ce­durën e zhvil­lu­ar.
2. Autoriteti i autor­izuar, bren­da 30 ditëve nga data e paraqit­jes së ankesës, për­fun­don shqyr­timin admin­is­tra­tiv dhe njofton ankuesin për vendimin e mar­rë.
3. Me për­fundimin e afatit për paraqit­jen e anke­save, autoriteti i autor­izuar nga ligji mira­ton dhënien e licencës për lotari kom­bëtare, pasi aplikan­ti i shpal­lur fitues të ketë plotë­suar kushtet e mëposhtme:
a) aplikan­ti, ven­das apo i huaj, i shpal­lur i pari në listë, bren­da 30 ditëve, duhet të bëjë pagesën për mar­rjen e licencës, në shumën e për­cak­tu­ar në këtë ligj, të paraqesë fondin e garan­cisë, të lëshuar nga një bankë, me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në favor të Min­istrisë së Finan­cave, si garan­ci për fitue­sit e lojërave;
b) aplikan­ti i huaj, i shpal­lur i pari në listë, bren­da 30 ditëve duhet të regjistro­het si per­son juridik shqip­tar, sipas legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi.

 

Neni 31
Cer­ti­fiki­mi i pajis­jeve të lotarisë kom­bëtare

1. Asnjë pajis­je nuk do të për­doret nga i licen­cuari për lotari kom­bëtare, nëse ajo nuk është cer­ti­fikuar dhe mirat­u­ar si pajis­je lotarie nga NJMLF-ja.
2. Këshilli i Min­is­trave ven­dos min­i­mu­min e speci­fikimeve teknike, që duhet të kenë pajis­jet e lotarive, për t’u vlerë­suar të ligjshme për për­dorim në admin­istrim­in e lojërave.
3. I licen­cuari për lotari duhet të njofto­jë NJMLF-në për secilën dhe për çdo tip të pajis­jeve, që do të për­doren, për çdo lojë lotarie, duke sig­u­ru­ar të gjithë infor­ma­cionin e nevo­jshëm që kjo njësi të ver­i­fiko­jë dhe të kon­fir­mo­jë të gjitha speci­fikimet teknike dhe stan­dard­et e çdo pajis­je­je të lotarive.
4. Një pajis­je lotarie vlerë­so­het e cer­ti­fikuar dhe e mirat­u­ar, nëse përm­bush speci­fikimet teknike, të ven­do­sura nga Këshilli i Min­is­trave.
5. Nëse një tip i veçan­të pajis­je­je është i cer­ti­fikuar, atëherë të gjitha pajis­jet e këtij llo­ji duhet të cer­ti­fiko­hen.

 

KREU VI
ORGANIZIMI I KAZINOSË

 

Neni 32
Leji­mi i lua­jt­jes së lojërave në kazi­no
(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)

1. Autoriteti i autor­izuar ka të drejtë të japë licencën për kazi­no për një peri­ud­hë 10-vjeçare.
a) Licen­ca i jepet aplikan­tit, i cili plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në këtë ligj dhe në aktet nën­ligjore të dala në zba­tim të tij.
b) Tar­i­fat për mar­rjen e licencës për kazi­no janë si më poshtë:
i) për licencë në zonën e Tiranës, 1 000 000 000 (një mil­iard) lekë;
ii) për licencë në zonën e Dur­rësit, 600 000 000 (gjashtëqind mil­ionë) lekë;
iii) për licencë në zonat e tjera të Repub­likës së Shqipërisë, 300 000 000 (tre­qind mil­ionë) lekë.
2. Orga­ni­za­tori i pajisur me licencë nuk mund të hapë më shumë se një kazi­no.

 

Neni 33
Pro­ce­du­ra e hap­jes së garës për kazi­no

(Shfuizuar  me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)


Neni 34
Pro­ce­du­rat për licencimin e kazi­nove

(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

(ndryshuar tit­ul­li I nen­it me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Çdo per­son juridik apo bashkim per­sonash juridikë, ven­das ose të huaj, që kërko­jnë të pajisen me licencë për kazi­no duhet të apliko­jnë pranë autoritetit të autor­izuar.
2. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton kriteret, struk­turën e komi­sion­it të shqyr­tim­it të aplikim­it, doku­menta­cionin dhe kushtet, që duhet të plotë­so­jë aplikan­ti për t’u pajisur me licencë për kazi­no, si dhe rastet e revokim­it apo të pezul­lim­it të kësaj licence.
3. Në për­cak­timin e kritereve duhet të mba­hen parasysh, të pak­tën:
a) buri­mi i kap­i­tal­it, që do të investo­het për ushtrim­in e veprim­tarisë në fushën e kazi­nosë;
b) për­vo­ja e sub­jek­tit në fushën e lojërave të fatit;
c) kapacitetet e duhu­ra finan­cia­re, admin­istruese, orga­ni­za­tive dhe besuesh­mëria e aplikan­tit për t’u angazhuar me suk­ses në pro­jek­te të tilla;
ç) garan­cia pasurore, e cila do të paraqitet së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrim­it të kësaj garan­cie;
d) kufizimet për ndryshimet e pronë­sisë së aksion­eve për të licen­cuar­it.
4. Infor­ma­cioni, që shoqëron kërkesën për licencë për kazi­no, përf­shin edhe:
a) të dhë­na per­son­ale për aksion­arët krye­sorë të shoqërisë, që kon­trol­lo­jnë paketën krye­sore të aksion­eve dhe pronarët krye­sorë për­fitues;
b) të dhë­na për organet drejtuese të aplikan­tit;
c) të dhë­na finan­cia­re për kry­er­jen e biz­ne­sit të aksion­arëve të aplikan­tit, për 3 vitet e fun­dit, për­para paraqit­jes së kërkesës;
ç) vetëdeklarim­in e aksion­arëve të shoqërisë dhe të për­faqë­sue­sit në organet drejtuese të saj se nuk janë në ndjek­je penale;
d) çdo infor­ma­cion tjetër, të cilin autoriteti i autor­izuar e gjykon të nevo­jshëm t’ia kërko­jë aplikan­tit për fushën e veprim­tarisë që do të ushtro­het.
5. Kundër­sh­ti­mi, refuz­i­mi apo dhe devi­jimet e bëra nga aplikan­ti, në kundër­sh­tim me për­cak­timet e parashikuara në vendimin përkatës të Këshillit të Min­is­trave, për­bëjnë shkak ligjor për refuz­imin e kërkesës dhe për zba­timin e sank­sion­eve të tjera nga autoriteti i autor­izuar nga ligji.

 

Neni 35
Përzg­jed­h­ja e sub­jek­tit

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)



Neni 36
Njof­ti­mi i pra­nim­it ose refuzim­it të aplikim­it

(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

1. Autoriteti i autor­izuar njofton, me shkrim, aplikuesin për pra­n­imin ose refuz­imin e aplikim­it, bren­da afat­eve të për­cak­tu­ara nga Këshilli i Min­is­trave.
2. Në rast refuz­i­mi, aplikue­si ka të drejtë, bren­da 30 ditëve nga data që ka mar­rë njof­tim apo nga data kur ai duhej të kishte mar­rë njof­tim, të bëjë ankesë tek tit­ullari i autoritetit të autor­izuar, i cili duhet të kthe­jë përgjig­je bren­da 30 ditëve nga data e mar­rjes së ankim­it.
3. Vendi­mi i autoritetit të autor­izuar është për­fundim­tar nga ana admin­is­tra­tive.
4. Në rast të pra­nim­it të aplikim­it, autoriteti i autor­izuar kërkon nga aplikue­si të pagua­jë tar­ifën e për­cak­tu­ar në nenin 32 të këtij ligji, si dhe fondin e garan­cisë të lëshuar nga një bankë, me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në favor të Min­istrisë së Finan­cave, në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e për­cak­tu­ar nga kjo e fun­dit, si garan­ci për fitue­sit e lojërave të fatit. Page­sa e tar­ifës dhe ajo e fon­dit të garan­cisë së fitue­sit bëhen bren­da afatit të për­cak­tu­ar nga Këshilli i Min­is­trave.
5. Në rast se apliki­mi i pran­uar është bërë nga një per­son juridik i huaj, ky i fun­dit duhet që, së bashku me page­sat e parashikuara në pikën 4 të këtij neni, të paraqesë dhe doku­menta­cionin, i cili vërte­ton kri­jimin e një shoqërie të per­son­it juridik shqip­tar, aksionet e së cilës do të zotëro­hen në masën 100 për qind nga aplikue­si. Në këtë rast, licen­ca i jepet per­son­it juridik shqiptar.Këshilli i Min­is­trave cak­ton kushte për mar­rëd­hënien juridike, që duhet të mba­jë aplikue­si dhe shoqëria e kri­juar prej tij, sipas kësaj pike, me autoritetin e autor­izuar.

 

Neni 37

Rreg­ul­lor­ja e lojërave të fatit për kazi­no

1.I licen­cuari për­gatit për secilën lojë, që do të luhet në kazi­no, rreg­ul­loren, të cilën ua bën të njo­hur pjesë­mar­rësve në lojëra.
2. Rreg­ul­loret e lojërave përf­shi­jnë, krye­sisht:
a) rreg­ul­lat për mënyrën e pjesë­mar­rjes në lojë dhe për­cak­timin e mak­si­mu­mit dhe të min­i­mu­mit të shumës, që paguhet për çdo lojë.
b) kushtet për lejimin e hyr­jes së per­son­ave në kazi­no;
c) orën e hap­jes dhe të mbyll­jes së kazi­nosë.
3. Mira­ti­mi i rreg­ul­lores së paraqi­tur nga i licen­cuari bëhet nga Min­istri i Finan­cave, me propoz­imin e NJMLF-së, në për­puth­je me kriteret e për­cak­tu­ara në rreg­ul­loren e mirat­u­ar për këtë qël­lim.

 

Neni 38
Detyrimet e të licen­cuar­it për kazi­no

Të licen­cuar­it i jepet licencë për zhvil­lim­in e lojërave në kazi­no, kur, përveç kushteve të parashikuara në dis­poz­i­tat e këtij ligji, plotë­son edhe kushtet e mëposhtme:
a) lojërat zhvil­lo­hen në sal­la të cak­tu­ara, para­prak­isht, për këtë qël­lim;
b) për­dor pajis­je të stan­dard­eve, të njo­hu­ra bashkëko­hore, sipas karak­ter­is­tikave teknike të për­cak­tu­ara me ligj, për të gjitha llo­jet e lojërave;
c) punë­son per­son­el të për­sh­tat­shëm, që zotëron njo­huri pro­fe­sion­ale në këtë fushë.
Per­son­eli i punë­suar në kazi­no duhet të jetë, të pak­tën, mbi moshën 18 vjeç, të ketë zotësi të plotë juridike edhe për të vepru­ar, si dhe nuk duhet të jetë dënuar më parë penal­isht për vepra penale, të cilat parashiko­jnë dën­im me burgim;
ç) ka mira­timin e Min­istrisë së Brend­shme për masat e sig­urisë dhe të mbro­jt­jes së mje­dis­it, bren­da dhe jashtë sal­lës, ku do të zhvil­lo­hen lojërat.

 

Neni 39
Ndalimet për kazi­nonë

(Hequr fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

1. Nëse lojërat e fatit, që zhvil­lo­hen në kazi­no, bien në kundër­sh­tim ose ceno­jnë interesin e përgjithshëm, autoriteti i autor­izuar nga ligji revokon licencën për zhvil­lim­in e tyre ose ndër­pret pa par­ala­jmërim pro­ce­du­rat për dhënien e licencës për orga­ni­za­torin, që është në pro­ces apliki­mi.
2. Rastet kur ceno­het intere­si i përgjithshëm, në kup­tim të pikës 1 të këtij neni dhe kur duhet të zba­to­hen këto masa, janë:
a) mashtri­mi i pub­likut;
b) pastri­mi i par­ave;
c) cen­i­mi i ren­dit pub­lik dhe nxit­ja e krim­i­nalitetit.

 

KREU VII
ORGANIZIMI I BINGOS TRADICIONALE DHE BINGOS TELEVIZIVE

 

Neni 40
Leji­mi i bin­gos tradi­cionale e i bin­gos tele­vizive dhe page­sat

Pas plotësim­it të kritereve, të për­cak­tu­ara në këtë ligj dhe pas njof­tim­it, bren­da 30 ditëve, të NJMLF-së, orga­ni­za­tori i lojërave të fatit bin­go tradi­cionale dhe bin­go tele­vizive duhet të bëjë këto page­sa:
a) për ushtrim veprim­tarie për bin­go tradi­cionale, shumën 2 000 000 (dy mil­ionë) lekë në vit, në njërën nga bankat e ven­dit, për llog­a­ri të organ­it tati­mor, ku është regjistru­ar. Në rast së orga­ni­za­tori e fil­lon veprim­tar­inë bren­da gjashtë­mu­jorit të parë të vitit, page­sa bëhet e plotë 2 000 000 lekë. Në rast së orga­ni­za­tori e fil­lon veprim­tar­inë në gjashtë­mu­jorin e dytë të vitit do të pagua­jë 1 000 000 (një mil­ion) lekë;
b) për ushtrim veprim­tarie për bin­go tele­vizive, 2 000 000 (dy mil­ionë) lekë në vit, në njërën nga bankat e ven­dit, për llog­a­ri të organ­it tati­mor, ku është regjistru­ar. Në rast së orga­ni­za­tori e fil­lon veprim­tar­inë bren­da gjashtë­mu­jorit të parë të vitit, page­sa bëhet e plotë, 2 000 000 (dy mil­ionë) lekë. Në rast së orga­ni­za­tori e fil­lon veprim­tar­inë në gjashtë­mu­jorin e dytë të vitit, do të pagua­jë 1 000 000 (një mil­ion) lekë.

 

Neni 41
Kriteret e lejim­it për orga­niz­imin e bin­gos tradi­cionale
dhe të bin­gos tele­vizive

(Ndryshuar shkro­n­ja c) me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

(ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Kriteret për orga­niz­imin dhe ushtrim­in e lojërave të fatit për bin­go tradi­cionale dhe bin­go tele­vizive, që du het të plotë­so­jë një orga­ni­za­tor për mar­rjen e mira­tim­it nga NJMLF-ja janë si më poshtë:
a) të jetë shoqëri anon­ime, me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, ku në objek­tin e veprim­tarisë të pasqy­ro­het veprim­taria për lojëra fati, sipas llo­jit të lojës që kërko­het;
b) të ketë NIPT-in e shoqërisë;
c) shoqëria të ketë kap­i­tal themeltar jo më të vogël se 20 000 000 (njëzet mil­ionë) lekë për bin­go tradi­cionale dhe jo më të vogël se 50 000 000 (pesëd­hjetë mil­ionë) lekë për bin­go tele­vizive;
ç) të vetëdeklaro­jë aksion­arët e shoqërisë, ata që kon­trol­lo­jnë paketën krye­sore të aksion­eve, si dhe të japë infor­ma­cion për kap­i­talet dhe intere­sat e aksion­arëve në shoqëri të tjera, të për­bashkë­ta ose jo të për­bashkë­ta;
d) të deklaro­jë burime të mjaftueshme finan­cia­re, për të orga­nizuar lojëra fati;
dh) të paraqesë rreg­ul­loren e lojës, sipas nen­it 20 të këtij ligji;
e) të ketë një mar­rëvesh­je para­prake, për të bashkëpunuar me njërën nga bankat, me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, për arkë­timin, depoz­itimin dhe trans­fer­im­in e page­save;
ë) të paraqesë ekstrak­tin, nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrim­it, ku të vërte­to­het se shoqëria nuk është në pro­ces fal­i­men­ti­mi apo likuidi­mi, nuk është dënuar për shkel­je penale, si dhe nuk është dënuar me vendim gjykate të for­mës së pre­rë, që lid­het me veprim­tar­inë pro­fe­sion­ale. Vërte­ti­mi të jetë edhe për secilin aksion­ar të shoqërisë;
f) të ketë teknologjinë e nevo­jshme për lua­jt­jen dhe funk­sion­imin e mjeteve të lojërave të fatit të cer­ti­fikuara, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në këtë ligj;
g) të kri­jo­jë fondin e ngurtësim­it për fituesin e lojës, për­para paraqit­jes së doku­menta­cionit admin­is­tra­ti­vo-ligjor, të kërkuar nga ky ligj;
gj) çdo infor­ma­cion tjetër, që mund t’i kërko­het aplikan­tit nga NJMLF-ja dhe që gjyko­het i nevo­jshëm për fushën e veprim­tarisë, që do të ushtro­het.
2. Në rast të aplikim­it për bin­go tele­vizive, përveç doku­menta­cionit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, në NJMFL paraqiten edhe:
a) mar­rëvesh­ja ndër­m­jet orga­ni­za­torit të lojës dhe agjen­tëve për shit­jen e bile­tave;
b) mar­rëvesh­ja ndër­m­jet orga­ni­za­torit të lojës dhe oper­a­torit apo oper­a­torëve të tele­fon­isë celu­lare;
c) mar­rëvesh­ja për trans­me­timin e lojës (short­eut) për bin­go tele­vizive, e lid­hur ndër­m­jet orga­ni­za­torit dhe një sta­cioni tele­viziv kom­bë­tar;
ç) strategjia për informimin e klien­tëve për rreg­ul­lat e kësaj loje, ku duhet të për­cak­to­hen data e hed­hjes së short­it, mënyra e lua­jt­jes, ven­di ku do të tërhiqen çmimet, të dhë­nat për vendin ku do të bëhet trans­me­ti­mi dhe nxjer­r­ja e rezul­tat­eve;
d) rreg­ul­lor­ja e lojës dhe fon­di për fituesin, i cili, për çdo lojë, nuk mund të jetë më i vogël se 50 për qind e shumës nga vlera e arkë­tu­ar nga shit­ja e bile­tave dhe nga preno­ti­mi nëpër­m­jet tele­fon­isë celu­lare.
3. Përveç NIPT-it, kriteret e mësipërme vërte­to­hen nëpër­m­jet doku­menteve të lëshuara, bren­da 3 mua­jve nga data e mira­tim­it të tyre, nga organet përgjegjëse shtetërore, si dhe duhet të jenë origji­nale apo të noter­izuara.

 

Neni 42
Fon­di i garan­cisë për fitue­sit e lojërave të fatit

1.Për kri­jimin e garan­cive për fitue­sit e lojërave të fatit, orga­ni­za­tori është i detyru­ar të ngurtë­so­jë një fond të cak­tu­ar, në një llog­a­ri të veçan­të bankare, në favor të Min­istrisë së Finan­cave, i cili zhblloko­het vetëm me urd­hër të Min­istrit të Financave.Mënyra, for­ma dhe shu­ma e garan­cive për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.
2 Mosngurtësi­mi i fon­dit të garan­cisë për­bën shkak ligjor për bllokimin dhe mbyll­jen e veprim­tarisë nga NJMLF-ja.
3. NJMLF-ja i propo­zon Min­istrit të Finan­cave zhbllokimin e këtij fon­di, me kërkesë të orga­ni­za­torit të lojërave, në rast se vërte­to­het se ky i fun­dit nuk ka detyrime tati­more, nuk ka gjo­ba të pash­ly­era, si dhe kur mbyll veprim­tar­inë e tij, të vërte­t­u­ara këto nga organet shtetërore përkatëse.

 

Neni 43
Pezul­li­mi dhe blloki­mi i veprim­tarisë

1. NJMLF-ja pezul­lon për 30 ditë veprim­tar­inë për ushtrim­in e lojërave të fatit dhe/ose propo­zon, pranë autoritetit të autor­izuar, pezul­lim­in e licencës së dhënë për lojëra fati, kur vëren se orga­ni­za­tori nuk shlyen detyrimet ndaj fituesve të lojës, deri në shly­er­jen e plotë të tyre.
2. NJMLF-ja kon­fiskon pajis­jet e orga­ni­za­torit të lejuar/licencuar për lojërat e fatit, sipas ligjit të pro­ce­du­rave tati­more, në rast se:
a) ai nuk zba­ton ose shkel detyrimet e parashikuara në dis­poz­i­tat e këtij ligji dhe në aktet nën­ligjore, të dala në zba­tim të tij;
b) ai nuk shlyen detyrimet e ven­do­sura nga kjo njësi për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive, të parashikuara në këtë ligj;
c) miratimi/licenca është mar­rë në bazë të doku­menteve të rreme;
ç) në për­fundim të afatit të pezul­lim­it të miratimit/licencës, ai nuk ka shly­er detyrimet ligjore, për të cilën i është pezul­lu­ar miratimi/licenca.

 

KREU VIII
DETYRIMET TATIMORE

 

Neni 44
Detyrimet tati­more

(Ndryshuar shkro­n­jat a), b), c) dhe ç) në pikat 5.3 me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)

(Ndryshuar pika 5.2.dhe 5.3 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)

(Shfuqz­i­uar pika 3 dhe ndryshuar para­grafi I dytë I pikës 5.3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Fitimet, që orga­ni­za­tori i lojërave të fatit real­i­zon nga ushtri­mi i veprim­tarisë së tij, janë të tat­ueshme, në bazë të dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.
2. Tatim-fiti­mi i shoqërisë (orga­ni­za­torit) llog­a­ritet dhe paguhet në bazë të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit tati­mor në fuqi.
3. Shfuqizuar.
4. Ve prim­tar­itë e lojërave të fatit, që tato­hen sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji, për­jash­to­hen nga tati­mi mbi vlerën e shtu­ar.
5. Detyrimet tati­more janë:
5.1 Për bin­go:
a) orga­ni­za­tori i lojës bin­go, që zhvil­lo­het për pjesë­mar­rës, bren­da sal­lës, paguan një tatim për lojërat e fatit, me një kuotë fikse, çdo muaj, për çdo sal­lë, përkatë­sisht, 500 000 lekë, për rre­thet e llo­jesë së parë, 400 000 lekë, për rre­thet e llo­jesë së dytë dhe 300 000 lekë, për rre­thet e llo­jesë së tretë;
b) orga­ni­za­tori i lojës bin­go tele­vizive, që nuk zhvil­lo­het për pjesë­mar­rës bren­da sallave, paguan tatim për lojërat e fatit 10 për qind mbi vël­lim­in e qarkul­lim­it, gjith­sej, të real­izuar në bazë të arkë­timeve nga shit­ja e bile­tave.
Orga­ni­za­tori, për çdo lojë, duhet t’u kthe­jë loj­tarëve, në for­mën e fitim­it, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë.
5.2. Për bastet sportive:
Orga­ni­za­tori i basteve sportive paguan tatim për lojërat e fatit 25 për qind mbi fitimin nga loja, por jo më pak se:
a) për 1 deri në 99 NIPTE, 10 000 000 (dhjetë mil­ionë) lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprim­tari;
b) për 100 deri në 149 NIPTE, 12 000 000 (dym­bëd­hjetë mil­ionë) lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprim­tari;
c) mbi 150 NIPTE, 14 000 000 (katërm­bëd­hjetë mil­ionë) lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprim­tari.
Orga­ni­za­tori duhet t’u kthe­jë loj­tarëve, në for­mën e fitim­it, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë.
Përveç page­save të shoqërisë, për çdo pikë basti, duhet të kry­hen page­sat në tar­i­fa fikse mujore si më poshtë:
a) për rre­thet e kat­e­gorisë së parë, 40 000 (dyzet mijë) lekë;
b) për rre­thet e kat­e­gorisë së dytë, 30 000 (trid­hjetë mijë) lekë;
c) për rre­thet e kat­e­gorisë së tretë, 20 000 (njëzet mijë) lekë.
Bren­da datës 10 të mua­jit pasard­hës, orga­ni­za­tori i lojërave të fatit derdh në llog­a­ri të Min­istrisë së Tur­izmit, Kul­turës, Rin­isë dhe Sporteve 0,2 për qind të shu­mave të grum­bul­lu­ara, në për­puth­je me këtë nen, për zhvil­lim­in e sporteve.
5.3. Për kazi­no elek­tron­ike:
Orga­ni­za­tori i lojërave për kazi­no elek­tron­ike paguan tatim mujor mbi lojërat e fatit 4 për qind mbi vël­lim­in e qarkul­lim­it të real­izuar në bazë të arkë­timeve, për por jo më pak se:
a) për rre­thet e kat­e­gorisë së parë, 400 000 (katërqind mijë) lekë për çdo sal­lë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo mak­inë elek­tron­ike të tip­it slot e vide­olotari;
b) për rre­thet e kat­e­gorisë së dytë, 200 000 (dyqind mijë) lekë për çdo sal­lë dhe 60 000 (gjashtëd­hjetë mijë) lekë për çdo mak­inë elek­tron­ike të tip­it slot e vide­olotari;
c) për rre­thet e kat­e­gorisë së tretë, 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo sal­lë dhe 40 000 (dyzet mijë) lekë për çdo mak­inë elek­tron­ike të tip­it slot e vide­olotari;
ç) për çdo mak­inë elek­tron­ike me më shumë se një pozi­cion (ruletë) orga­ni­za­tori paguan një kuotë fikse mujore prej 1 000 000 (një mil­ion) lekësh dhe 300 000 lekësh në muaj për çdo pozi­cion loje, pavarë­sisht nga rrethi ku ushtron veprim­tar­inë.
Orga­ni­za­tori duhet t’u kthe­jë loj­tarëve, në for­mën e fitim­it, jo më pak se 80 për qind të shumës së vënë në lojë..

5.4. Për lojërat e fatit të llo­jesë lotari kom­bëtare:
Orga­ni­za­tori i lojërave, të përf­shi­ra në licencën për lotari kom­bëtare, paguan tatim për lojërat e fatit, 10 për qind mbi vël­lim­in e qarkul­lim­it gjith­sej. Për çdo lotari, orga­ni­za­tori duhet t’u kthe­jë loj­tarëve, në for­mën e fitim­it, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë. Për rastet kur shu­ma në dis­pozi­cion të loj­tarëve nuk u shpërn­da­het fituesve, ajo mbartet në lotar­inë pasard­hëse, si shumë në dis­pozi­cion të loj­tarëve.
6. Për efekt të këtij ligji, në rre­thet e llo­jesë së parë përf­shi­hen Tirana dhe Dur­rësi, në rre­thet e llo­jesë së dytë përf­shi­hen Shko­dra, Korça, Vlo­ra, Saran­da, Gjirokas­tra, Elbasani, Fieri, Lush­n­ja, Pograde­ci, Berati, Lezha e Kava­ja, ndër­sa në rre­thet e llo­jesë së tretë përf­shi­hen të gjitha rre­thet e tjera.
7. Detyrimet tati­more për lojërat e fatit, në përqind­je apo në shumë fikse, paguhen në degën e tatim-tak­save, ku është e regjistru­ar shoqëria (orga­ni­za­tori), jo më vonë se data 10 e çdo mua­ji për veprim­tar­inë e real­izuar në mua­jin pararendës.

 

Neni 45
Detyri­mi tati­mor për kazinotë

(Ndryshuar shkro­n­jat a), b) dhe c) me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)

(Ndryshuar shkro­n­ja a), b), c) dhe shtu­ar shko­rn­ja ç) në pikën 2 dhe shtu­ar pika 4 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Tatim-fiti­mi i shoqërisë (orga­ni­za­torit) llog­a­ritet dhe paguhet në për­puth­je me legjis­la­cionin tati­mor në fuqi.
2. Tatim­pague­sit, që ushtro­jnë veprim­tari në fushën e orga­nizim­it të lojërave të fatit në kazi­no, pagua­jnë detyrimet tati­more mujore si më poshtë:
a) për tryezat me më shumë se një pozi­cion (ruletë), një tak­së mujore në masën 12 për qind mbi vël­lim­in e qarkul­lim­it të real­izuar në bazë të arkë­timeve, por jo më pak se 300 000 (tre­qind mijë) lekë në muaj për çdo pozi­cion;
b) për çdo tryezë të lojërave (me letra dhe/ose me zare), një tak­së mujore në masën 12 për qind mbi vël­lim­in e qarkul­lim­it të real­izuar në bazë të arkë­timeve, por jo më pak se 1 500 000 (një mil­ion e pesëqind mijë) lekë;
c) për lojërat elek­tron­ike dhe për vide­lotar­inë, të ven­do­sura në mjedis­et e kazi­nosë, një tak­së mujore në masën 4 për qind për qind mbi vël­lim­in e qarkul­lim­it të real­izuar në bazë të arkë­timeve, por jo më pak se 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për çdo kom­pjuter elek­tron­ik;
ç) për mak­i­nat slot me fitim në çast, një tak­së mujore në masën 4 për qind mbi vël­lim­in e qarkul­lim­it të real­izuar në bazë të arkë­timeve, por jo më pak se 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për çdo kom­pjuter elek­tron­ik.
3. Bren­da datës 10 të mua­jit pasard­hës, orga­ni­za­tori i lojërave të fatit derdh në llog­a­ri të bashk­isë apo komunës ku zhvil­lon veprim­tar­inë për kazi­no 0,2 për qind të xhi­ros.

4. Orga­ni­za­tori duhet t’u kthe­jë loj­tarëve, në for­mën e fitim­it, jo më pak se 80 për qind të shumës së vënë në lojë

 

Neni 46
Detyri­mi tati­mor për bastet për gara në pistë

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Tatim-fiti­mi i shoqërisë (orga­ni­za­torit) llog­a­ritet dhe paguhet në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.
2. Tatim­pague­sit, që ushtro­jnë veprim­tari në fushën e orga­nizim­it të lojërave të fatit në bastet për gara në pistë, pagua­jnë detyrimet tati­more, si më poshtë:
a) një tatim loje fati, me kuotë fikse, çdo muaj, prej 2 000 000 (dy mil­ionë) lekësh, për shoqërinë;
b) një tatim loje fati, me kuotë fikse, çdo muaj, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për çdo pikë të shit­jes së basteve;
c) për lojërat elek­tron­ike, me fitim në çast, të ven­do­sura në mjedis­et e hipo­dromit, një tatim me kuotë fikse, çdo muaj, prej 40 000 lekësh, për çdo kom­pjuter elek­tron­ik ose pozi­cion të mak­inës elek­tron­ike.
3. 3. Bren­da datës 10 të mua­jit pasard­hës, orga­ni­za­tori i lojërave të fatit derdh në llog­a­ri të bashk­isë apo komunës ku zhvil­lon veprim­tar­inë për baste me gara në pistë 0,2 për qind të xhi­ros.

 

KREU IX
KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

 

Neni 47
Kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive

(Ndryshuar para­grafi i dytë  dhe shtu­ar shkro­n­ja i) në pikën 1 dhe ndryshuar shkro­n­jaç) në pikën 5 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

(shtu­ar pika 8 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Shkel­jet e dis­poz­i­tave të këtij ligji nga orga­ni­za­tori i lojërave të fatit, kur nuk për­bëjnë vepër penale, për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me gjobë si më poshtë:
Gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, në rastet kur:
a) orga­ni­za­tori ka ndryshuar selinë dhe adresën e sallave të lojërave të shoqërisë dhe nuk ka njof­tu­ar NJMLF-në;
b) ka ndryshuar per­son­eli i punë­suar në shoqëri, pa njof­timet para­prake;
c) ka të punë­suar, të pran­ishëm në mjedis­et e lojërave të fatit ose loj­tarë nën moshën e ndalu­ar, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji;
ç) rreg­ul­loret e lojërave të fatit nuk janë afishuar në mjedis­et e lojërave, në mënyrë të duk­shme, në dis­pozi­cion të loj­tarëve, si dhe kur këto mjedise janë të ekspozuara ndaj insti­tu­cion­eve fetare, arsi­more dhe shën­de­të­sore;
d) kry­het pub­licitet për lojëra fati, në kundër­sh­tim me nenin 8 të këtij ligji;
dh) nuk sig­uro­het kon­trol­li dhe iden­ti­fiki­mi i per­son­ave në kazi­no;
e) vëre­het mos­funk­sion­im i sis­temit audioviziv në kazi­no;
ë) të dhë­nat e depoz­i­tu­ara nga shoqëria pranë Min­istrisë së Finan­cave, NJMLF-së dhe autoritetit të autor­izuar nuk për­puthen me ato të kon­stat­u­ara gjatë kon­trol­lit;
f) vëre­het se orga­ni­za­tori ka shkelur kërke­sat e këtij ligji;
g) vëre­het se deklarimet e bëra në NJMLF nuk për­puthen me deklarimet e bëra në organet tati­more;
gj) sub­jek­ti, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose të tërthortë, pen­gon ushtrim­in e kon­trol­lit të NJMLF-së;
h) pika nuk është e pajisur me NIPT sekon­dar për secilën veprim­tari të lojërave të fatit që orga­ni­zo­het në të;

i) orga­ni­za­tori i lojërave të fatit nuk respek­ton ndalimet e parashikuara në para­grafin e parë dhe në atë të dytë të nen­it 6 të këtij ligji.
2. Në rast përsërit­je­je të shkel­jeve të mësipërme, NJMLF-ja ka të drejtë të blloko­jë dhe të heqë të drejtën për ushtrim veprim­tarie, si dhe t’i kërko­jë autoritetit të autor­izuar nga ligji revokimin/pezullimin e licencës.
3. Dën­i­mi me gjobë për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive ven­doset nga inspek­torët e Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit.
4. Inspek­tori i NJMLF-së, që vëren shkel­je, har­ton pro­cesver­balin për ven­dos­jen e gjobës, të cilin ia komu­nikon orga­ni­za­torit të lojës.
5. Ushtri­mi i veprim­tarisë në fushën e lojërave të fatit, të cilat janë rreg­ul­lu­ar me këtë ligj, pa njof­tu­ar NJMLF-në, sipas pro­ce­du­rave të parashikuara nga ky ligj, ose licen­cuar nga autoriteti i autor­izuar nga ligji, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe per­soni juridik, që kryen kundër­va­jt­jen, dëno­het me gjobë, si më poshtë:
a) për bin­go e bin­go tele­vizive 30 000 000 (trid­hjetë mil­ionë) lekë;
b) për lotar­inë kom­bëtare 50 000 000 (pesëd­hjetë mil­ionë) lekë;
c) për bastet sportive 30 000 000 (trid­hjetë mil­ionë) lekë;
ç) ç) për kazi­no elek­tron­ike 500 000 (pesëqind mijë) lekë për çdo mak­inë;
d) për kazi­no 50 000 000 (pesëd­hjetë mil­ionë) lekë;
dh) për bastet e gar­ave në pista 50 000 000 (pesëd­hjetë mil­ionë) lekë.
6. Në rast se kundër­va­jt­ja admin­is­tra­tive kry­het nga per­soni fizik, pa miratimin/licencën e organ­eve përkatëse, ky per­son dëno­het me gjobë në masën 5 000 000 (pesë mil­ionë) lekë.
Kur NJMLF-ja ven­dos gjobë, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji, fle­ta e gjobës plotë­so­het në tri kop­je, nga të cilat njëra i dorë­zo­het sub­jek­tit kundër­va­jtës, njëra depoz­i­to­het në NJMLF dhe tje­tra, bren­da 72 orëve nga ven­dos­ja e saj, depoz­i­to­het në Komi­sion­in e Ape­lim­it të Gjobave. For­mati i gjobës dhe të dhë­nat e saj mira­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.
7. Orga­ni­za­torit i kon­fisko­hen pajis­jet nga NJMLF-ja kur:
a) nuk janë cer­ti­fikuar sipas këtij ligji dhe nuk kanë pul­lën e rreg­ull­sisë;
b) kjo njësi vëren hap­jen e pikave të reja pa njof­tim dhe mira­tim, pa NIPT dhe NIPT sekon­dar;
c) veprim­taria është bllokuar dhe sub­jek­ti ushtron veprim­tari të pale­juar.

8. Pajis­jet, që shër­be­jnë për lojëra fati, të cilat gjen­den nga NJMLF-ja në mjedise të padeklaru­ara pranë kësaj njësie, kon­fisko­hen. Nëse është e pamundur që pronari të iden­ti­fiko­het, kjo e dhënë shëno­het në aktin admin­is­tra­tiv të kon­fiskim­it.

 

Neni 48
Anki­mi admin­is­tra­tiv ndaj gjobës

1. Ndaj dënim­it me gjobë, orga­ni­za­tori ka të drejtën e ankim­it admin­is­tra­tiv te Komi­sioni i Ape­lim­it të Gjobave, bren­da 30 ditëve nga data e mar­rjes dijeni për pro­cesver­balin e gjobës.
2. Komi­sioni i Ape­lim­it të Gjobave për­bëhet nga pesë anë­tarë:
a) dy për­faqë­sues nga Min­is­tria e Finan­cave;
b) dy për­faqë­sues nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Tatimeve;
c) një për­faqë­sues nga NJMLF-ja;
ç) një sekre­tar.
3. Veprim­taria e Komi­sion­it të Ape­lim­it të Gjobave rreg­ul­lo­het me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave. Kryetari i Komi­sion­it të Ape­lim­it të Gjobave emëro­het nga Min­istri i Finan­cave.
4. Mënyra e funk­sionim­it të Komi­sion­it të Ape­lim­it të Gjobave, pro­ce­du­rat e tij oper­a­tive, pro­ce­du­rat e emërim­it dhe të shkarkim­it të anë­tarëve dhe mënyra e shpër­blim­it të tyre për­cak­to­hen me rreg­ul­lore të nxjer­rë nga Min­istri i Finan­cave.
5. A nki­mi ndaj masës së gjobës për kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive duhet të përm­ba­jë këto ele­mente:
a) emër­timin e per­son­it ankimues, num­rin e NIPT-it, të lëshuar nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrim­it dhe adresën e plotë;
b) objek­tin, për të cilin ushtron të drejtën e ankim­it, duke për­men­dur të gjitha ele­mentet iden­ti­fikuese të masës ndëshki­more;
c) bazën ligjore të pre­tendim­it për ankimin e tij;
ç) për­shkrim­in e përm­bled­hur të arsyeve, fak­teve dhe rrethanave, për të cilat anki­mo­het masa ndëshki­more;
d) kërkesën për­fundimtare;
dh) kop­jen e pro­cesver­balit të masës së gjobës, të ven­do­sur nga inspek­tori.
6. Komi­sioni i Ape­lim­it të Gjobave merr vendim, bren­da 30 ditëve nga data e depoz­itim­it të ankim­it, për lënie në fuqi ose jo të gjobës apo për ndryshimin e masës së saj.
Shqyr­ti­mi i kundër­va­jt­jes admin­is­tra­tive bëhet në prani të kundërvajtësit.Kur vërte­to­het se ai ka mar­rë dijeni dhe nuk ka shkaqe jus­ti­fikuese për mosparaqit­je, shqyr­ti­mi mund të bëhet edhe në mungesë.
7. Kundër vendim­it të NJMLF-së apo të Komi­sion­it të Ape­lim­it të Gjobave, per­soni i intere­suar, bren­da 30 ditëve nga data e njof­tim­it të vendim­it, gëzon të drejtën e ankim­it në gjykatën e rrethit, ku ka selinë sub­jek­ti i gjo­bitur, në për­puth­je me dis­poz­i­tat ligjore në fuqi. Në rastet kur kundër­va­jtësi është per­son fizik, anki­mi bëhet në gjykatën e rrethit, ku është kry­er kundër­va­jt­ja.

 

Neni 49
Ekzeku­ti­mi i gjobës

(Shtu­ar fjalia e dytë në pikën 2 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)

(Shtu­ar pika 3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)

1. Gjo­bat paguhen nga kundër­va­jtësi bren­da 5 ditëve nga data e njof­tim­it të vendim­it të Komi­sion­it të Ape­lim­it të Gjobave ose nga data kur vendi­mi i gjykatës merr for­më të pre­rë. Pas kalim­it të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet një kamate prej 2 për qind e shumës deri në 1 muaj.
2. Nëse detyrimet nuk shly­hen në mënyrë vull­netare, ekzeku­ti­mi i tyre bëhet nga Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit, sipas pro­ce­durës së parashikuar për masat shtrënguese në këtë ligj.50 për qind e të ard­hu­rave nga gjo­bat për­doren nga NJMLF-ja për inves­time, si për mekaniz­imin, infor­ma­tiz­imin, për­mirësimin e kushteve të punës dhe 50 për qind për­doren në for­mën e shpër­blim­it mbi pagë për vështirësi në punë, në për­puth­je me aktet ligjore e nën­ligjore në fuqi.
Të ard­hu­rat e sig­u­ru­ara nga vjel­ja e gjobave derd­hen 80 për qind në Bux­hetin e Shtetit dhe 20 për qind në llog­a­ri të NJMLF-së.

3. Drej­to­ria e Përgjithshme e Doganave, një herë në tre muaj, infor­mon NJMLF-në për rastet e zhdo­ga­nim­it të pajis­jeve që shër­be­jnë për lojëra fati.

 

Neni 50
Bashkëpuni­mi i NJMLF-së me struk­tu­rat e tjera shtetërore

Për zba­timin e detyrave, me kërkesën e tyre, punon­jësit e Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit mbështeten nga struk­tu­rat e Poli­cisë së Shtetit.
Drej­to­ria e Përgjithshme e Tatimeve, me struk­tu­rat në varësi të saj, për sub­jek­tet, që zhvil­lo­jnë veprim­tari për lojëra fati, janë të detyru­ara të paraqesin të gjitha deklarimet mujore, sipas sallave, të deklaru­ara nga sub­jek­tet dhe ndryshimet peri­odike, pranë NJMLF-së.

 

Neni 51
Masat shtrënguese

(Ndryshuar me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)

Kur Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit vëren shkel­je të detyrimeve të parashikuara në këtë ligj, merr masat e mëposhtme shtrënguese:
a) bllokimin e veprim­tarisë;
b) kon­fiskimin e mjetevetëlo­jërave, mag­a­zin­imin, sid­heshkatër­rim­in e tyre;
c) bllokimin e llog­a­rive bankare;
ç) sekuestrim­in e pasurive të regjistru­ara në emër të sub­jek­tit.

 

Neni 52
Urdhri i bllokim­it të llog­a­rive bankare të sub­jek­tit

Nëse sub­jek­ti nuk paguan detyrimet e për­cak­tu­ara, sipas këtij ligji, bren­da afatit të parashikuar në këtë nen, nëpër­m­jet një urdhri, me shkrim, të Drej­torit të Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit, i kërko­het çdo banke, ku sub­jek­ti ka llog­a­ri në emër të vet, të mba­jë një shumë, e cila duhet të jetë me e vogla ndër­m­jet:
a) shumës, që kërko­het të mba­het;
b) shumës, që rezul­ton në atë çast në llog­a­r­inë bankare të tatim­pague­sit.

 

Neni 53
Masat e sig­urim­it të detyrim­it

1. Nëse sub­jek­ti nuk paguan detyrim­in bren­da afat­eve të cak­tu­ara, sipas këtij ligji, detyri­mi sig­uro­het në favor të Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit, mbi të gjithë pasur­inë e sub­jek­tit, në masën e nevo­jshme, për të përm­bushur detyrim­in e tij.
2. Masa e sig­urim­it të detyrim­it të papaguar mund të jetë, sipas rastit, bar­rë sig­u­ruese dhe/ose bar­rë hipoteko­re. Vendi­mi për të ven­do­sur një bar­rë sig­u­ruese dhe/ose bar­rë hipoteko­re mbi pasur­inë e sub­jek­tit bëhet me shkrim nga Drej­tori i Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit.
3. Para ven­dos­jes së një barre sig­u­ruese dhe/ose barre hipoteko­re mbi pasur­inë e sub­jek­tit, ky i fun­dit duhet të njofto­het me shkrim. Njof­ti­mi duhet të përm­ba­jë të gjithë infor­ma­cionin për to.
4. Njof­ti­mi mbi bar­rën sig­u­ruese dhe/ose bar­rën hipoteko­re duhet të përm­ba­jë të dhë­nat e nevo­jshme, për të iden­ti­fikuar sub­jek­tin, detyrim­in e papaguar, pasur­inë, objekt të bar­rës sig­u­ruese dhe/ose bar­rës hipoteko­re, si dhe kom­pe­tencën e Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit, për të dorëzuar kërkesë për ven­dos­jen e masës së sig­urim­it.
5. For­mati i njof­tim­it për masën sig­u­ruese dhe/ose bar­rën hipoteko­re dhe regjis­trat pub­likë për regjistrim­in e tyre parashiko­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 54
Anki­mi i masës së sig­urim­it të detyrim­it

1.Subjekti ka të drejtë të anki­mo­jë vendimin për masën e sig­urim­it të detyrim­it të papaguar te Drej­tori i Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit dhe të kërko­jë çlir­im­in nga sig­uri­mi, vetëm kur ai është ekzeku­tu­ar në mënyrë të parregullt.Ankimimi bëhet 30 ditë kalen­darike nga çasti i m arrjes dijeni për këtë par­reg­ull­si.
2. Kur kërke­sa e sub­jek­tit mira­to­het nga Drej­tori i Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit, ndërmer­ren men­jëherë të gjitha masat e nevo­jshme, sipas legjis­la­cionit në fuqi, për zhbllokimin e masës së sig­urim­it mbi pasur­inë e sub­jek­tit.
Vendi­mi futet në dos­jen e sub­jek­tit.
Nëse drej­tori i një­sisë nuk e mira­ton kërkesën, sub­jek­ti mund ta anki­mo­jë vendimin, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.

 

Neni 55
Sekuestri­mi i pasurisë

1.Nëse sub­jek­ti nuk paguan detyrim­in, sipas afatit të për­cak­tu­ar në këtë ligj, Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit mund ta mbled­hë detyrim­in e papaguar, nëpër­m­jet sekuestrim­it të pasurisë së sig­u­ru­ar, në favor të një­sisë, në pronësi të sub­jek­tit të detyru­ar.
2. Ekzeku­ti­mi i masës së sig­urim­it, nëpër­m­jet sekuestrim­it dhe shit­jes së pasurisë, sipas këtij kreu, është objekt i dis­poz­i­tave të ligjit “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive” dhe real­i­zo­het nga Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit.
3. Urdhri për sekuestrim­in e pasurisë bëhet me shkrim nga Drej­tori i Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit. Urdhri duhet të iden­ti­fiko­jë sub­jek­tin, pasuria e të cilit është objekt sekuestri­mi, vend­ndod­hjen e pasurisë dhe vlerësimin e detyrim­it, për të cilin vihet sekuestroja.Urdhri i dër­go­het sub­jek­tit me postë reko­mande.
4. Njësia e Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit mund të sekue­stro­jë pasur­inë, sipas detyrim­it, vetëm pas ven­dos­jes së masës së sig­urisë mbi pasur­inë, në për­puth­je me këtë ligj dhe vetëm 30 ditë kalen­darike pas datës, ku urdhri i sekuestrim­it është mar­rë ose vlerë­so­het të jetë mar­rë nga sub­jek­ti, në for­mën e parashikuar nga ky ligj.

 

Neni 56
Urdhri i sekuestrim­it

1. Urdhri i sekuestrim­it përm­ban:
a) shumën e detyrimeve të papaguara;
b) afatin për pagesën e detyrimeve;
c) pasur­inë që sekue­stro­het;
ç) infor­ma­cionin për të drejtën e sub­jek­tit për ankim admin­is­tra­tiv.
2. Nëse objekt i sekuestrim­it është paga e sub­jek­tit, urdhri përf­shin edhe emrin dhe adresën e punëd­hënësit të sub­jek­tit.
3. Nëse sekuestri­mi bëhet për shkak të shkel­jes së masës së bllokim­it, zba­to­het men­jëherë dhe prek vetëm sendet, të cilat për­doren për zhvil­lim­in e paligjshëm të lojërave të fatit.

 

Neni 57
Pasuria, objekt i sekuestrim­it

E gjithë pasuria e sub­jek­tit është objekt sekuestri­mi, në masën e detyrim­it të papaguar, përveç sendeve të për­cak­tu­ara në nenin 529 të Kodit të Pro­ce­durës Civile.

 

Neni 58
Shit­ja e pasurisë së sekuestru­ar

1.Pasuria e sekuestru­ar shitet në ankand pub­lik, i cili kry­het në për­puth­je më pro­ce­du­rat dhe kushtet e parashikuara në ligjin për ankandin pub­lik.
2. Të ard­hu­rat nga shit­jet për­doren fil­lim­isht për të paguar shpen­zimet e shit­jes, më pas për të paguar kos­ton admin­is­tra­tive, gjo­bat dhe interesin, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji.
3. Shu­ma e mbe­tur i kthe­het sub­jek­tit, bren­da pesë ditëve pune nga data e për­fundim­it të ankan­dit.

 

Neni 59
Pajis­ja me armë e inspek­torëve

(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)

Inspek­torët e Një­sisë së Mbikëqyr­jes së Lojërave të Fatit kanë të drejtë të pajisen me armë zjar­ri.
Mira­ti­mi i lejes jepet nga Min­is­tria e Brend­shme, vetëm pas autor­izim­it të lëshuar nga Min­is­tria e Finan­cave, në bashkëpunim me Min­istrinë e Brend­shme, për për­cak­timin e inspek­torëve dhe të llo­jit të arma­tim­it.

 

Neni 60
Nxjer­r­ja e akteve nën­ligjore

1.Ngarkohet Këshilli i Min­is­trave të nxjer­rë akte nën­ligjore, në mbështet­je të nen­eve 27, 29, 31, 33 e 53 të këtij ligji.
2. Ngarko­het Min­istri i Finan­cave të nxjer­rë udhëz­ime, në mbështet­je të nen­eve 7, 10, 12, 13, 24, 42, 47 pika 6 e 48 pika 4 të këtij ligji.

 

KREU X
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

Neni 61
Dis­pozi­ta kalimtare

(Shtu­ar para­grafët pas pikës 2 me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)

1. Mjetet e lojërave të fatit, që për­doren nga orga­ni­za­torët e këtyre lojërave, duhet të jenë të cer­ti­fikuara, sipas rreg­ullave speci­fike, të parashikuara në këtë ligj, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji.
2. 2. Për të gjitha sub­jek­tet e licen­cuara deri para hyr­jes në fuqi të këtij ligji, në kat­e­goritë e basteve sportive apo bin­gove, afati i vlef­sh­mërisë është afati i për­cak­tu­ar në çastin e lëshim­it të tyre.
Organi tati­mor kryen rim­bur­simin e shu­mave të dëmsh­për­blim­it për të gjitha shoqëritë e lojërave të fatit, të cilave u është revokuar me ligj licenca.Kriteret, mënyra, masa dhe for­ma e dëmsh­për­blim­it për­cak­to­hen me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.
Mënyra e llog­a­r­it­jes së detyrimeve tati­more, që do të paguhen nga shoqëritë e për­men­dura në para­grafin e parë të kësaj pike, për­cak­to­het me udhëz­im të Min­istrit të Finan­cave.
3. Të gjithë oper­a­torët e tjerë në treg, bren­da 3 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, mar­rin masa për të për­sh­tatur veprim­tar­inë e tyre me kërke­sat e këtij ligji.

 

Neni 62
Shfuqiz­ime

Me hyr­jen në fuqi të këtij ligji, ligji nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit dhe kazinotë”, i ndryshuar, të gjitha aktet nën­ligjore, të dala në zba­tim të tij, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër, që bie në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 63
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5984, datë 29.12.2008 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim