L I G J

Nr. 8410, datë 30.9.1998

PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

(ndryshuar me

ligjin nr. 8655 date 31.07.2000,

ligjin nr. 8794 date 10.05.2001

ligjin nr.9016 date 20.2.2003

ligjin nr.9124 date 29.07.2003

ligjin nr. 9531  date 11.05.2006

ligjin nr. 9677, date 13.01.2007)

 

Në mbështet­je të nen­it 78 dhe 83 pika 1 e Kushte­tutës, me propoz­im të Këshillit të Min­is­trave,

 

K U V E N D I

 

I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

KREU I

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

 

Neni 1

Objek­ti

Ky ligj rreg­ul­lon veprim­tar­inë e radios dhe tele­vizion­it pub­lik e pri­vat në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 2

Veprim­taria radiotele­vizive

Veprim­taria radiotele­vizive përf­shin prod­himin, trans­me­timin dhe ritrans­me­timin e pro­grameve dhe infor­ma­cion­eve të çdo llo­ji me anë të zërit, fig­urës, sin­jaleve të kod­uara, shkrim­it, të des­tin­uara për pub­likun nëpër­m­jet valëve elek­tro­mag­netike, kabllove, përsëritësve, satelitëve apo me çdo mjet tjetër.

 

Neni 3

Baza ligjore e veprim­tarisë radiotele­vizive

Veprim­taria radiotele­vizive zhvil­lo­het në për­puth­je me ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me aktet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, me dis­poz­i­tat e këtij ligji, me ligjin nr. 8288, datë 18.2.1998 “Për Entin Rreg­ul­la­tor të Teleko­mu­nika­cion­eve”, me ligjin nr.7564, datë 19.5.1992 “Për të drejtën e autorit”, ndryshuar me ligjin nr. 7923, datë 19.4.1995, si dhe me dis­poz­i­tat e tjera ligjore që janë në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë.

Për të ushtru­ar një veprim­tari radiotele­vizive pri­vate, çdo sub­jekt fizik apo juridik pajiset me licencë.

 

Neni 4

Parimet themelore të zhvil­lim­it të veprim­tarisë radiotele­vizive

Veprim­taria radiotele­vizive është e lirë.

Veprim­taria radiotele­vizive respek­ton paan­sh­mër­isht të drejtën për infor­ma­cion, bind­jet poli­tike e bes­imet fetare, per­son­alitetin, din­jitetin, jetën pri­vate të njeri­ut, si dhe të drej­tat e lir­itë themelore të tij. Në këtë veprim­tari respek­to­hen në mënyrë të veçan­të të drej­tat, intere­sat dhe kërke­sat morale e ligjore për mbro­jt­jen e të miturve.

Veprim­taria radiotele­vizive nuk lejo­het të ceno­jë rendin kushtetues, sovran­itetin dhe integritetin kom­bë­tar.

 

Neni 5

Pavarësia edi­to­ri­ale sig­uro­het me ligj.

Punësi­mi, ngrit­ja në detyrë, si dhe të drej­tat dhe detyrat e punon­jësve të radiove dhe tele­vizion­eve pub­like dhe pri­vate nuk për­cak­to­hen nga sek­si, origji­na, pikë­pam­jet poli­tike, bes­i­mi fetar apo anë­tarësia në sindika­ta.

 

 

KREU II

 

KËSHILLI KOMBËTAR I RADIOS DHE TELEVIZIONIT

 

Neni 6

Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it

Për rreg­ul­lim­in dhe mbikëqyr­jen e veprim­tarisë radiotele­vizive në Repub­likën e Shqipërisë kri­jo­het Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it (KKRT), i cili është orga­nizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij ligji.

 

Neni 7

Kom­pe­ten­cat

Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it ka këto kom­pe­ten­ca:

1. Kon­trol­lon zba­timin e këtij ligji dhe të lig­jeve të tjera për medi­at nga sub­jek­tet që ushtro­jnë veprim­tari radiotele­vizive, pub­like e pri­vate, në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

2. Mon­i­toron pro­gram­et infor­ma­tive të trans­me­t­u­ara nga oper­a­torët radiotele­vizivë kom­bë­tarë. Kur e gjykon të arsyeshme, KKRT-ja mon­i­toron edhe pro­gram­et infor­ma­tive të trans­me­t­u­ara nga oper­a­torët radiotele­vizivë lokalë.

3. Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it admin­istron spek­trin e radiofrekuen­cave të cak­tu­ara për trans­me­time radio­je dhe tele­vizive, në për­puth­je me për­cak­timet për shër­bimin radiod­i­fuzion në “Planin kom­bë­tar të radiofrekuen­cave” të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.

4. Garan­ton konkur­rencën e nder­shme në fushën e medi­ave elek­tron­ike, duke sig­u­ru­ar njëko­hë­sisht zhvil­lim­in e mëte­jshëm të Radios dhe Tele­vizion­it pub­lik shqip­tar.

5. U jep dhe u heq licen­cat sub­jek­teve pri­vate për trans­me­tim pro­gramesh radiotele­vizive, përf­shirë teletek­stin, në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë dhe kon­trol­lon respek­timin e kushteve të për­cak­tu­ara në licencë. Shqyr­ti­mi i kërke­save për licen­ca bëhet në mënyrë pub­like. Vendimet e tij për dhënien e heq­jen e licen­cave boto­hen në Fle­toren Zyrtare.

6. Har­ton rreg­ul­loren me kriteret për dhënien e licen­cave në për­puth­je me këtë ligj. Orga­ni­zon dhënien e tyre dhe garan­ton baraz­inë e tra­j­tim­it të kërke­save. Njofton arsyet e refuzim­it, pezul­lim­it ose të heq­jes së licencës dhe shqyr­ton ankimin e sub­jek­tit që pre­tendon se është cen­uar, i cili në çdo rast mund t’i drej­to­het për ankesë gjykatës.

7. Jep dhe heq licen­ca për instal­im­in e përsëritësve radiotele­vizivë të pro­grameve të hua­ja për zona të ndryshme të ven­dit.

8. Jep dhe heq licen­ca për ritrans­me­tim të radiove dhe tele­vizion­eve të hua­ja në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë për pub­likun në Shqipëri.

9. U jep autor­iz­ime oper­a­torëve pub­likë dhe pri­vatë shqip­tarë për trans­me­time nga Shqipëria në drej­tim të vendeve të tjera (për të tretë), duke respek­tu­ar kon­ven­tat ndërkom­bëtare.

10. Cak­ton nor­ma prod­hi­mi dhe trans­me­ti­mi për medi­at elek­tron­ike pub­like dhe pri­vate lid­hur me aspek­te të ndryshme të zba­tim­it të këtij ligji.

11. Ven­dos zba­timin e sank­sion­eve të për­cak­tu­ara në këtë ligj për sub­jek­tet që vepro­jnë në kundër­sh­tim me këto dis­pozi­ta, si dhe, sipas rastit, kërkon ndërhyr­jen e organ­eve të tjera sipas kom­pe­tencës së tyre.

12. Mban regjis­trat, ske­dat dhe arkivin e licen­cave, si dhe doku­menta­cionin që lid­het me to, duke pasqyru­ar të gjitha ndryshimet e mëvon­shme.

13. Kërkon nga admin­is­tra­ta shtetërore, gjykatat, bankat dhe orga­niz­ma të tjerë përkatës, si dhe nga tit­ullarët e sub­jek­teve të licen­cuar infor­ma­cione që i gjykon të nevo­jshme për të kon­trol­lu­ar vërtetës­inë e të dhë­nave të paraqi­tu­ra nga kërkue­si i licencës para dhënies së saj ose në çdo çast tjetër. Këto të dhë­na për­doren vetëm për zba­timin e detyrave të ngarkuara nga ky ligj. Përhap­ja dhe boti­mi i tyre nuk lejo­het.

14. Jep mendim për per­spek­tivën e veprim­tarisë radiotele­vizive.

15. Shpreh zyr­tar­isht propozimet e tij për nën­shkrim­in dhe zba­timin kor­rekt të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare, që kanë të bëjnë me trans­me­timet radiotele­vizive.

16. Merr pjesë në veprim­tari ndërkom­bëtare në lid­hje me strategjinë dhe per­spek­ti­vat e zhvil­lim­it të radios dhe tele­vizion­it, duke për­faqë­suar Shqipërinë dhe mbështet pjesë­mar­rjen e bashkëpunimin e sub­jek­teve pub­like e pri­vate me orga­ni­za­ta homologe europi­ane e botërore në fushën e pro­grameve dhe të trans­me­timeve radiotele­vizive. Për­gatit studime me reko­mandime për qën­drim­in e Shqipërisë në bisedimet ndërkom­bëtare zyrtare mbi trans­me­timet radiotele­vizive.

17. Sug­jeron ndryshime të legjis­la­cionit dhe të rreg­ul­loreve, të cilat dik­to­hen nga evolu­cioni teknologjik, ekonomik, social dhe kul­tur­or në fushën e mjeteve elek­tron­ike të komu­nikim­it masiv.

18. Har­ton struk­turën orga­ni­za­tive dhe rreg­ul­loren e brend­shme të admin­is­tratës së KKRT-së.

18/a. Mira­ton pro­jek­t­bux­hetin vje­tor të KKRT-së, shqyr­ton dhe mira­ton bilancin vje­tor të KKRT-së, si dhe raportin vje­tor mbi veprim­tar­inë e KKRT-së për­para se t’i paraqitet Komi­sion­it Par­la­men­tar për Mjetet e Informim­it Pub­lik.

18/b. Mira­ton struk­turën organike dhe num­rin e punon­jësve të admin­is­tratës së KKRT-së, si dhe emëron e shkarkon drej­torët në admin­is­tratën e KKRT-së, në për­puth­je me ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Sta­tusi i Nëpunësit Civ­il”.

19. Rapor­ton në fil­lim të çdo viti për veprim­tar­inë vje­tore të KKRT-së dhe mënyrën se si janë respek­tu­ar nga rrjeti pub­lik dhe pri­vat detyrimet që rrjed­hin nga ky ligj. Raportin e paraqet para Komi­sion­it të Përher­shëm  për Mjetet e Informim­it Pub­lik dhe para Kuven­dit Pop­ul­lor në seancë plenare.

Kuven­di mira­ton raportin vje­tor për veprim­tar­inë e Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it  me shu­micën e votave, në prani të më shumë se gjys­mës se të gjithë anë­tarëve të tij. Nëse për dy vjet rad­hazi, Kuven­di  nuk mira­ton raportin vje­tor për veprim­tar­inë e KKRT-së, atëhere KKRT-ja shpërn­da­het. KKRT-ja rizgjid­het sipas pro­ce­du­rave te për­cak­tu­ara në këtë ligj, por jo më vonë se trid­hjetë ditë pas shpërn­dar­jes së Këshillit paraard­hës.

20. Kon­trol­lon cilës­inë e mar­rjes së sin­jaleve në zonat e licen­cuara dhe kërkon zgjid­hje për anke­sat e pub­likut për cilës­inë e trans­me­tim­it të sin­jaleve radiotele­vizive.

21. Nxjerr vendime në zba­tim të këtij ligji.

 

Neni 8

Për­bër­ja

Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it për­bëhet nga Kryetari, Zëvendëskryetari dhe 5 anë­tarë të zgjed­hur nga rad­hët e per­son­aliteteve në fushat e poli­tologjisë, drejtë­sisë, mas­me­dias, soci­ologjisë apo shken­cave të tjera human­itare, të cilat kanë lid­hje ose ndiko­jnë në mënyrë të drejt­për­drejtë mbi qël­limet e veprim­tarisë radiotele­vizive, siç për­cak­to­het në nenet 35 e 36 të këtij ligji.

KKRT-ja ushtron veprim­tar­inë e vet në për­puth­je me këtë ligj nën mbikëqyr­jen e Kuven­dit.

Funk­sioni i Kryetar­it dhe i Zëvendëskryetar­it të KKRT-së është me kohë të plotë dhe i papa­jtueshëm me çdo detyrë ose funk­sion tjetër pub­lik e pri­vat, me për­jash­tim të mësimd­hënies.

Paga e Kryetar­it, Zëvendëskryetar­it dhe masa e shpër­blim­it të 5 anë­tarëve të tjerë të këtij Këshilli, cak­to­het në për­puth­je me ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpër­blimet dhe struk­tu­rat e insti­tu­cion­eve të pavaru­ra kushtetuese dhe të insti­tu­cion­eve të pavaru­ra të kri­juara me ligj”.

 

Neni 9

Zgjed­h­ja

  1. Anë­tarët e Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it zgjid­hen nga Kuven­di për një peri­ud­hë 5‑vjeçare, me të drejtë rizg­jed­hje­je vetëm një herë. Komi­sioni për Edukimin dhe Mjetet e Informim­it Pub­lik i propo­zon Kuven­dit 2 kan­di­datu­ra alter­na­tive për çdo vend anë­tari të KKRT-së, pas një përzg­jed­hje­je mes të pak­tën 4 kan­di­dat­u­rave të propozuara nga sub­jek­tet përkatëse si më poshtë:

a)      nga shoqatat dhe grupimet e medi­ave elek­tron­ike;

b)      nga shoqatat e medias së shkru­ar;

c)      nga pro­fe­so­rati dhe shoqatat e inx­hin­jerisë elek­trike dhe elek­tron­ike;

ç) nga pro­fe­so­rati i së drejtës, shoqatat e juristëve dhe Dhoma Kom­bëtare e

Avokatisë;

d)     nga sub­jek­tet par­la­mentare;

dh) nga orga­ni­zatat jofitim­prurëse që vepro­jnë në fushën e të drej­tave të

njeri­ut, të drej­tave të fëmi­jëve ose kërkimeve në poli­tikat pub­like.

2. Për përzg­jed­hjen e kan­di­dat­u­rave alter­na­tive për çdo vend anë­tari të  KKRT-së, Komi­sioni për Edukimin dhe Mjetet e Informim­it Pub­lik zba­ton pro­ce­durën e mëposhtme:

Kan­di­dat­u­rat e admin­istru­ara, në bazë të propoz­imeve të mësipërme i nën­shtro­hen për­jash­tim­it një nga një deri në mbet­jen e një num­ri që i kor­re­spon­don 2 të tillave për çdo vend antari cilat i propo­zo­hen seancës plenare. Pro­ce­du­ra e për­jash­tim­it zba­to­het sipas rad­hës: një nga për­faqë­sue­sit e shu­micës par­la­mentare dhe një nga për­faqë­sue­sit e opoz­itës.

3. Kan­di­datët për anë­tarë, të zgjed­hur nga fushat e cak­tu­ara sipas nen­it 8 të ligjit, përzgjid­hen ndër­m­jet per­son­aliteteve që kanë tituj të lartë nderi (deko­ra­ta), sipas ligjit nr. 8113, datë 28.3.1996 “Për deko­ratat në Repub­likën e Shqipërisë”, tituj e gra­da shken­core apo kual­i­fikime të ngjashme, ose që janë autorë veprash dhe pub­likimesh në fushat e mësipërme. Kan­di­datët e përzg­jed­hur duhet të mos jenë larguar nga shër­bi­mi civ­il, detyra apo funk­sioni pub­lik si paso­jë e një mase disi­plinore.

4. Kan­di­dat­u­rat e propozuara nga sub­jek­tet e për­cak­tu­ara në shkro­n­jën “c” të pikës 1 duhet të kenë gra­da ose tituj shken­corë.

5. Kuven­di, me votim të hapur, zgjedh njërin nga anë­tarët e Këshillit në detyrën e Kryetar­it të KKRT-së, ndër­sa Zëvendëskryetari zgjid­het nga KKRT-ja me votim të fshe­htë.

Në mënyrë që të sig­uro­het vijimësia e funk­sionim­it të KKRT-së, gjatë man­datit të parë të tij, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i KKRT-së zgjid­hen në funk­sion për një peri­ud­hë 5‑vjeçare, ndër­sa 5 anë­tarët e tjerë për një peri­ud­hë 3.5‑vjeçare.”.

 

Neni 10

Orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i KKRT-së

Pranë Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it vepron admin­is­tra­ta e tij, e cila real­i­zon gjithë veprim­tar­inë e nevo­jshme për­gati­tore e admin­is­tra­tive në shër­bim të Këshillit.

Struk­tu­ra orga­ni­za­tive e admin­is­tratës së KKRT-së për­bëhet nga depar­ta­mente e drej­tori. Struk­tu­ra e admin­is­tratës, kriteret e punësim­it, si dhe struk­tu­ra e pagave për­cak­to­hen nga KKRT-ja sipas mod­eleve të insti­tu­cion­eve të ngjashme të pavaru­ra. Sig­urimet shoqërore, pen­sionet suple­mentare, si dhe priv­i­leg­jet e tjera ligjore në fuqi për insti­tu­cionet e të njëjtit niv­el zba­to­hen dhe për admin­is­tratën e KKRT-së.

Funk­sion­i­mi i brend­shëm i KKRT-së, pro­ce­du­rat e vendim­mar­rjes dhe zba­ti­mi i tyre, har­tu­ar sipas dis­poz­i­tave në fuqi, propo­zo­hen nga Kryetari dhe mira­to­hen nga Këshilli.

 

Neni 10/a

Kompetencat e kryetarit te KKRT-se

Kryetari është drejtues ekzeku­tiv i Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it.

Kryetari ushtron këto detyra krye­sore:

a) orga­ni­zon, bashkëren­don e drej­ton veprim­tar­inë e KKRT-së dhe të admin­is­tratës së KKRT-së në për­puth­je me ligjin dhe rreg­ul­loret e KKRT-së;

b) i propo­zon KKRT-së tem­atikën e mbled­hjeve, rendin e ditës, prob­lemet që do të shqyr­to­hen me pro­jek­tvendimet e rela­cionet përkatëse;

c) emëron e shkarkon punon­jësit e admin­is­tratës së KKRT-së, sipas dis­poz­i­tave në fuqi për shër­bimin civ­il dhe mar­rëd­hëni­et e punës, me për­jash­tim të punon­jësve që janë emërtesë e vetë Këshillit;

ç) për­faqë­son KKRT-në në mar­rëd­hëni­et me të tretët dhe me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare;

d) rapor­ton në Kuvend për veprim­tar­inë vje­tore të KKRT-së.

Në zba­tim të detyrave të veta, Kryetari nxjerr urdhra dhe udhëz­ime për admin­is­tratën.

Në mungesë të Kryetar­it, funk­sionet e tij i kryen Zëvendëskryetari

 

Neni 11

Financi­mi i KKRT-së

Burime financi­mi të KKRT-së janë:

- të ard­hu­rat nga page­sat për mar­rjen dhe rinovimin e licen­cave;

- të ard­hu­rat nga page­sat vje­tore të licencës;

- të ard­hu­rat nga për­puni­mi i kërke­save për licencim;

- të ard­hu­rat nga tak­sat për shër­bimet e trans­me­timeve radiotele­vizive të cak­tu­ara në lig­jet fiskale;

- financime nga bux­heti i shtetit;

- dhurimet.

Tar­i­fat për mar­rjen dhe rinovimin e licen­cave për trans­me­tim radio­je dhe tele­viziv, si dhe tar­i­fat vje­tore për licen­cat e oper­a­torëve pri­vatë radio­je FM dhe oper­a­torëve pri­vatë tele­vizivë tokë­sorë analogjikë për­cak­to­hen në këtë ligj sipas lid­hjes 1 bashkëlid­hur.

Tar­i­fat vje­tore për ritrans­me­timin e pro­grameve të hua­ja me përsëritës, tar­i­fat vje­tore për trans­me­time radiotele­vizive me kabëll dhe me satelit, tar­i­fat për mar­rjen dhe për rinovimin e licen­cave për ta, page­sat për për­punimin e kërke­save për licencim, kriteret dhe mënyra e kry­er­jes së tyre cak­to­hen nga KKRT-ja.

 

Neni 12

KKRT-ja mban llog­a­r­inë e të ard­hu­rave dhe shpen­z­imeve në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar të kontabilitetit.

Jo më vonë se tre muaj para fil­lim­it të çdo viti fiskal, Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it har­ton një fond të shpen­z­imeve oper­a­tive të parashikuara dhe ia paraqet për mira­tim Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 13

KKRT-ja mund të për­fi­to­jë edhe nga dhurimet finan­cia­re ose mate­ri­ale. Dhurimet pra­nohen pa kushte dhe për­doren për nevo­jat e punës sipas vlerësim­it të KKRT-së. Dhurimet deklaro­hen dhe shëno­hen në një regjistër që admin­is­tra­ta e KKRT-së mban posaçër­isht për këtë qël­lim. Në fund të vitit KKRT-ja dety­ro­het të çojë një kop­je të regjistrit, hyr­jet dhe dal­jet, në Kon­trol­lin e Lartë të Shtetit dhe një kop­je tjetër në Komi­sion­in e Përher­shëm për Mjetet e Informim­it Pub­lik. Regjistri për­cak­ton llo­jin e ndih­mës, masën, kohën, sub­jek­tin që jep dhurim­in dhe mënyrën e lëvrim­it të dhurim­it. Regjistri përm­ban edhe iden­titetin dhe fir­mën e dhu­rue­sit.

 

Neni 14

Papa­jtuesh­mëritë

Anë­tarët e Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it nuk lejo­hen:

1. Të jenë anë­tarë të partive dhe shoqatave poli­tike, si dhe të kenë ushtru­ar detyrën e kryetar­it të bashk­isë, deputetit, anë­tar­it të Këshillit të Min­is­trave apo të prefek­tit gjatë 2 legjis­lat­u­rave të fun­dit ose të kenë konkur­ru­ar për kryetar bashkie apo deputet në zgjed­hjet e orga­nizuara për to;

2. të jenë aksion­erë, anë­tarë të organ­eve drejtuese, të punë­suar të shoqërive anon­ime, që kanë lid­hje me mjetet e informim­it masiv ose të për­faqë­so­jnë intere­sa treg­tarë që janë në kundër­sh­tim me funk­sion­in e tyre;

3. të lid­hen me intere­sa finan­cia­rë që kanë të bëjnë me trans­me­timet në radio dhe tele­vizion nëpër­m­jet pronë­sisë, mar­rëd­hënieve të punësim­it ose tregtare;

4. të mbro­jnë intere­sat e një shoqërie apo firme prod­himesh audiovizuale, botimesh shtypi, reklame ose teleko­mu­nika­cioni.

Gjatë gjithë kohëzg­jat­jes së detyrës, anë­tarët e KKRT-së nuk lejo­het të shpre­hen a të mba­jnë qën­drime pub­like që ceno­jnë paan­sh­mërinë e tyre në raport me intere­sat e për­faqë­suar në pikat 1 deri 4 të këtij neni.

Detyrimet e parashikuara në pikat 3 dhe 4 të këtij neni do të vazh­do­jnë të jenë në fuqi për një vit pas mbarim­it të man­datit të anë­tarëve të KKRT-së.

Punon­jësit e admin­is­tratës së Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it nuk lejo­het të jenë anë­tarë të bor­deve admin­istruese të rrjeteve trans­metuese pub­like e pri­vate, nuk lejo­het të jenë të licen­cuar për trans­me­time radiotele­vizive, nuk lejo­het të mbro­jnë intere­sat e një sub­jek­ti që ka mar­rë licencë radiotele­vizive apo të ushtro­jnë funk­sione në shër­bim të tij.

 

Neni 15

Lir­i­mi nga detyra

1. Kryetari, zëvendëskryetari dhe çdo anë­tar i KKRT-së liro­het nga detyra nga organi që e zgjedh kur:

- dëno­het nga gjyka­ta me vendim të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një kri­mi;

- bëhet i paaftë për të kry­er detyrën për shkak sëmund­je­je;

- mungon bren­da 1 viti në më shumë se 1/3 e mbled­hjeve të Këshillit;

- vërte­to­het se nuk plotë­son detyrimet e nen­it 14 ;

- kur në mënyrë të përsërit­ur mbi 2 herë rad­hazi, me dash­je ose për shkak të neglizhencës, pen­gon formimin e kuo­ru­mit të nevo­jshëm për mbled­hjen e KKRT-së. Kryetari, Zëvendëskryetari ose të pak­tën 2 anë­tarë të Këshillit i drej­to­jnë Kuven­dit kërkesën e arsyet­u­ar për lir­im­in nga detyra. Kuven­di shqyr­ton kërkesën bren­da 10 ditëve.

2. Kryetari, zëvendëskryetari dhe çdo anë­tar i KKRT-së mund të japë  dorëhe­q­jen me shkrim në çdo kohë.

3. Në çdo rast lir­i­mi zgjid­het një zëvendë­sues, duke ndjekur pro­ce­durën e parashikuar për zgjed­hjen dhe për një kohë të barabartë me kohën që i kishte mbe­tur pararendësit që u lirua.

 

Neni 16

Detyri­mi për rua­jt­jen e sekretit

Anë­tarët e Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it dhe nëpunësit admin­is­tra­tivë të KKRT-së dety­ro­hen të rua­jnë sekretin pro­fe­sion­al për fak­tet, infor­ma­cionet dhe aktet për të cilat janë vënë në dijeni për shkak të detyrës që ata krye­jnë. Për shkel­jet në këtë drej­tim, mba­jnë përgjegjësi sipas dis­poz­i­tave ligjore.

 

Neni 17

Kuo­ru­mi dhe Vendim­mar­r­ja

1.Mbledhjet e KKRT-së janë të vlef­shme kur në to mar­rin pjesë jo më pak se 4 anë­tarë, me për­jash­tim të rasteve kur kërko­het shu­micë e cilë­suar për mar­rjen e vendim­it sipas pikës 2 të këtij neni.

2.Vendimet e KKRT-së, të mar­ra sipas pikave 5 dhe 6 të nen­it 7 dhe pikës 5 të nen­it 9 të këtij ligji, quhen të mirat­u­ara kur për to vono­jnë pro jo më pak se 5.

 

 

KREU III

 

KËSHILLI I ANKESAVE

 

Neni 18

1. Këshilli i Anke­save për Radion dhe Tele­vizion­in është orga­nizëm këshillimor pranë Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it.

Këshilli i Anke­save cak­to­het nga Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it.

Ky Këshill për­bëhet nga kryetari dhe 2 anë­tarë, spe­cial­istë të fushës së medias, të cilët emëro­hen për një peri­ud­hë 3‑vjeçare, me të drejtë riemëri­mi jo më shumë se 1 herë.

2. Objek­ti i punës së Këshillit të Anke­save është sen­si­bi­liz­i­mi i opin­ion­it pub­lik për të përgjegjë­suar entet radiotele­vizive pub­like dhe pri­vate që të real­i­zo­jnë nor­mat morale dhe etike në pro­gram­et e tyre.

3. Këshilli i Anke­save mbikëqyr, sido­mos, pro­gram­et radiotele­vizive pub­like e pri­vate që kanë të bëjnë me shfaq­jet e keqpër­dorim­it të dhunës, sek­sit dhe të din­jitetit. Për këtë qël­lim Këshilli ka të drejtë të kërko­jë e të mar­rë për studim çdo mate­r­i­al audioviziv, që ai e vlerë­son të nevo­jshëm për objek­tin e punës së tij, vetëm pasi ky të jetë trans­me­t­u­ar.

4. Anke­sat ndaj pro­grameve radiotele­vizive pub­like e pri­vate, që shqetë­so­jnë opin­ion­in pub­lik, shqyr­to­hen nga Këshilli i Anke­save bren­da 2 mua­jve nga data e trans­me­tim­it.

5. Këshilli i Anke­save orga­ni­zon anke­time të pub­likut për prob­lemet etike dhe morale të pro­grameve radiotele­vizive pub­like e pri­vate. Kon­kluzionet që nxjerr nga anke­timet dhe nga anke­sat e pub­likut ia bën të njo­hu­ra Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it, si dhe të gjitha mjeteve të informim­it pub­lik të medias elek­tron­ike, të cilat janë të detyru­ara t’i pub­liko­jnë këto kon­kluzione. çdo 6 muaj këto kon­kluzione Këshilli i Anke­save i boton në një buletin të veçan­të.

6. Shpër­bli­mi i anë­tarëve të Këshillit të Anke­save për­cak­to­het dhe për­bal­lo­het nga KKRT-ja.

 

KREU IV

 

LICENCIMI

 

Neni 19

Licen­ca

Licen­ca e trans­me­tim­it radiotele­viziv vlen si leje për instal­im­in e pajis­jeve teknike dhe i jep sub­jek­tit pri­vat të drejtën për trans­me­tim. Ajo duhet të përm­ba­jë kërke­sat e nen­it 23 të këtij ligji, të drej­tat e detyrimet e sub­jek­tit që kërkon të licen­co­het dhe të për­cak­to­jë kushtet teknike e pro­gramore që duhen plotë­suar për të real­izuar trans­me­timin.

Licen­ca autor­i­zon shfry­tëz­imin e rrjeteve të trasmetue­save me shtrir­je kom­bëtare ose lokale dhe për­cak­ton frekuen­cat e punës, fuqinë, vend­ven­dos­jen, zonën e mbu­lim­it, si dhe ele­mente të tjera që për­cak­to­hen në këtë ligj dhe në rreg­ul­loret e KKRT-së

 

Neni 20

Dis­pozi­ta të përgjithshme për licencime

Licen­cat janë dy llo­jesh: kom­bëtare dhe ven­dore.

Licen­cat për trans­me­tim tele­viziv ose radio­je në shkallë kom­bëtare u jepen shoqërive anon­ime që themelo­hen me seli në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë me objekt ekskluziv veprim­tar­inë radiotele­vizive. Aksionet që për­faqë­so­jnë kap­i­tal­in në një shoqëri, mba­jtëse të një licence për trans­me­tim tele­viziv ose radio, janë nom­i­na­tive.

Asnjë per­son fizik ose juridik, ven­das ose i huaj, nuk duhet të ketë më shumë se 40 për qind të kap­i­tal­it të përgjithshëm të shoqërisë.

Mbled­hjet e zakon­shme dhe të jashtëza­kon­shme të asam­blesë së shoqërisë anon­ime, me objekt të vetëm veprim­tar­inë për trans­me­time tele­vizive ose radio, janë të vlef­shme kur në to mar­rin pjesë jo më pak se dy të tre­tat e mba­jtësve të aksion­eve.

Një per­son fizik ose juridik, që ka aksione në një shoqëri tele­vizive ose radio­je kom­bëtare, nuk lejo­het të jetë, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, pjesë­mar­rës në një shoqëri të dytë tele­vizive ose radio­je kom­bëtare, si dhe nuk i lejo­het të mar­rë licencë për trans­me­tim tele­viziv ose radio­je ven­dore.

Licen­cat për trans­me­tim tele­viziv ose radio­je ven­dore me mod­ulim në frekuencë u jepen per­son­ave juridikë e fizikë të regjistru­ar në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë me objekt ekskluziv veprim­tar­inë radiotele­vizive. Të njëjtit sub­jekt nuk i jepet licencë për më shumë se dy zona trans­me­ti­mi ven­dor. Licen­ca për trans­me­tim ven­dor në zonat urbane me mbi 200 000 banorë nuk u jepet per­son­ave fizikë.

I njëjti sub­jekt që zotëron një licencë për trans­me­tim tele­viziv ven­dor mund të mar­rë vetëm një licencë të dytë për trans­me­tim radio­je ven­dor.

I nje­jti sub­jekt që zotëron një licencë për radio­je ven­dore mund të mar­rë vetëm një licencë të dytë për trans­me­tim tele­viziv ven­dor.

Mba­jtësi i licencës për trans­me­tim tra­diotele­viziv kom­bë­tar duhet të real­i­zo­jë mbu­lim­in e mbi 70 për qind të ter­ri­torit të ven­dit. Bren­da 6 vjetësh ky mbu­lim duhet të arri­jë të përf­shi­jë deri në 90 për qind të ter­ri­torit dhe jo më pak se 90 për qind të pop­ull­sisë.

Mba­jtësi i licencës për trans­me­tim tele­viziv ose radio­je kom­bëtare ose ven­dore është i detyru­ar të real­i­zo­jë mbu­lim­in e zonës së cak­tu­ar në licencë në për­puth­je me nor­mat teknike të trans­me­tim­it. Zba­ti­mi i nor­mave teknike të trans­me­tim­it mon­i­toro­het nga KKRT-ja.

Me ter­min “trans­me­tim tele­viziv ose radio­je ven­dore”, sipas këtij ligji nënkup­to­het mbu­li­mi me sin­jal tele­viziv ose radio­je nga oper­a­torët tele­vizivë ose radio­je të licen­cuar, si të tillë, i ter­ri­torit të komu­nave, bashkive, deri në hapësirën admin­is­tra­tive të dy prefek­tu­rave (zona e trans­me­tim­it), kur ato for­mo­jnë një entitet gjeografik dhe që ofro­jnë burime të mjaftueshme finan­cia­re për prod­him dhe trans­me­tim pro­gramesh tele­vizive ose radio.

I ndalo­het huaz­i­mi i emrit, në çdo lloj mënyre, çdo sub­jek­ti fizik ose juridik, ven­das ose të huaj, që kan­di­do­het për mar­rjen e një licence për veprim­tari radio­je ose tele­vizive.

Një per­son fizik ose juridik, që ka aksione në një shoqëri radio ose tele­vizive, nuk lejo­het që, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, të mar­rë pjesë në prokurimet me fondet pub­like të shtetit, një­sive të pushtetit ven­dor ose shoqërive me kap­i­tal shtetëror, si dhe në pro­cesin e pri­va­tizim­it të pronës pub­like.

 

Neni 21

Pro­ce­du­ra e dhënies së licencës

Licen­ca jepet nga Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it, i cili orga­ni­zon për këtë qël­lim konkur­rim kan­di­dat­urash për kërke­sat e depoz­i­tu­ara. Kan­di­dat­u­rat që fito­jnë shpallen pub­lik­isht.

Radiotele­vizioni pub­lik Shqip­tar nuk ka nevo­jë për licencë.

 

Neni 22

Vlef­sh­mëria e licencës

Licen­ca e trans­me­tim­it është e pat­jetër­sueshme dhe vlen vetëm për sub­jek­tin të cilit i është dhënë. Në rast se mba­jtësi i licencës hyn në mar­rëd­hënie juridike civile, objekt i të cilave është edhe veprim­taria radiotele­vizive e licen­cuar, atëherë për ced­imin ose kalim­in e të drej­tave që buro­jnë nga licen­ca kërko­het mira­ti­mi i Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it. Sub­jek­tit që ka fitu­ar këto të drej­ta, mira­ti­mi i jepet në for­mën e një licence të re me të njëjtën përm­ba­jt­je. Kur Këshilli nuk e mira­ton kalim­in për shkaqe të parashikuara në këtë ligj, i ofron frekuen­cat që i përkasin kësaj licence për një konkur­rim të ri kan­di­dat­urash.

 

Neni 23

Kërke­sa për licencë

Kërke­sa për mar­rjen e licencës së trans­me­tim­it radiotele­viziv përm­ban:

1. emër­timin, vend­ndod­hjen, for­mën ligjore të sub­jek­tit që bën kërkesën bashkë me emrin dhe fir­mën e per­son­it që ka të drejtë ta për­faqë­so­jë atë;

2. doku­mentet që vërte­to­jnë të dhë­na zyrtare e bankare mbi kap­i­tal­in finan­ciar të per­son­it juridik apo fizik që bën kërkesën;

3.  emër­timin e pro­gramit dhe të sta­cionit trans­metues;

4. objek­tin dhe karak­ter­is­tikat e përgjithshme të shër­bim­it, të dhë­na për kohëzg­jat­jen e pro­grameve dhe ter­ri­torin që do të mbu­lo­jë, si dhe pro­jek­tin teknik të instalim­it dhe shfry­tëzim­it të aparat­u­rave;

5.   shfuqizuar

6. listën e admin­is­tra­torëve, parashikimet për shpen­zimet dhe të ard­hu­rat, origjinën dhe shumën e financimeve të parashikuara për kohëzg­jat­jen  për të cilën kërko­het licen­ca;

7. listën emërore të anë­tarëve të Bor­dit Drejtues dhe cur­ricu­lum vitae të tyre. Num­ri min­i­mal i anë­tarëve të Bor­dit për çdo sub­jekt të licen­cuar për­cak­to­het në rreg­ul­loren e KKRT-së;

8. përm­ba­jt­jen e pro­grameve që do të trans­me­to­hen dhe struk­turën pro­gramore të propozuar për trans­me­tim, të cilat të shpre­hin qartë plu­ral­izmin në tërës­inë e tyre dhe paanës­inë e infor­ma­cionit;

9. raportin e kohës së trans­me­tim­it që do të zënë emi­sionet e prod­huara vetë dhe atyre të prod­huara në vend në për­p­jesë­tim me emi­sionet e tjera.

 

Neni 24

Vendi­mi për dhënien e licencës

Vendi­mi për dhënien ose mos­d­hënien e licen­cave jepet bren­da 90 ditëve pas afatit të dorëzim­it të kërke­save.

Për kërkesën që mira­to­het, në vendim shëno­hen përm­ba­jt­ja dhe sasia e pro­grameve në për­puth­je me këtë ligj, kushtet teknike të trans­me­tim­it, afati dhe tar­i­fat vje­tore që i cak­to­hen të licen­cuar­it.

Vendi­mi për dhënien e licencës boto­het në Fle­toren Zyrtare në num­rin më të afërt të saj.

I licen­cuari regjistro­het në organet tati­more.

 

Neni 25

Afati i licencës

Licen­ca për veprim­tari radiotele­vizive kom­bëtare jepet për një kohë deri në 6 vjet për trans­me­timet në radio dhe 8 vjet në tele­vizion, duke fil­lu­ar që nga dita e botim­it të vendim­it për dhënien e licencës në Fle­toren Zyrtare.

Licen­ca për veprim­tari radiotele­vizive lokale jepet për një kohë deri në 3 vjet për trans­me­time radio­fonike dhe 5 vjet për trans­me­time tele­vizive.

Kërke­sa për rinovimin e licencës bëhet 90 ditë për­para afatit të për­fundim­it të saj. Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it ven­dos për rinovimin ose për shpall­jen e konkur­rim­it të kan­di­dat­u­rave të reja, nëse oper­a­tori i licen­cuar nuk ka qenë i rreg­ullt në zba­timin e këtij ligji.

 

Neni 26

Mos­d­hë­nia e licencës

Licen­ca nuk u jepet:

1. per­son­ave të cilëve me vendim të for­mës së pre­rë të gjykatës u është hequr zotësia për të vepru­ar;

2. partive dhe orga­ni­zatave poli­tike, komu­niteteve dhe shoqatave fetare, autoriteteve të pushtetit lokal, si dhe çdo autoriteti tjetër shtetëror;

3. enteve pub­like me karak­ter ekonomik, bankave dhe insti­tuteve të tjera të kred­i­tit.

 

Neni 27

Licen­ca për radio dhe tele­vizion

Të njëjtit sub­jekt mund t’i jepet licencë për trans­me­tim për radio dhe tele­vizion lokal në të njëjtin ter­ri­tor.

 

Neni 28

Kushtet finan­cia­re për dhënien e licencës

KKRT- ja ver­i­fikon nëse kap­i­tali finan­ciar i deklaru­ar dhe i nën­shkru­ar i përgjig­jet pro­jek­tit teknik dhe pro­gramor të parashtru­ar në kërkesën për licencë.

 

Neni 29

Kushti për përm­ba­jt­jen e pro­grameve

Për mar­rjen e licencës me shtrir­je lokale duhet që të pak­tën 15 për qind e pro­grameve javore të përm­ba­jnë infor­ma­cion dhe pro­grame që lid­hen me realitetin lokal, por që nuk kanë karak­ter treg­tar.

 

Neni 30

Detyri­mi për njof­timin e ndryshimeve

I licen­cuari dety­ro­het të njofto­jë Këshillin Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it për çdo ndryshim të të dhë­nave që ka paraqi­tur në kërkesën për mar­rjen e licencës ose për mosplotësimin e kushteve të cak­tu­ara në licencë, duke dhënë dhe arsyet përkatëse, para­prak­isht dhe në çdo rast, jo më vonë se 15 ditë pas bër­jes së këtyre ndryshimeve. Nëse ndryshimet mer­ren parasysh, shpen­zimet përkatëse i paguan i intere­suari.

 

Neni 31

Ndryshi­mi i detyru­ar i kushteve të licencës

Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it ndryshon kushtet e për­men­dura në licencë edhe pa mira­timin e mba­jtësit të saj, në ato raste kur këto ndryshime dik­to­hen nga respek­ti­mi i mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare që ka nën­shkru­ar Repub­li­ka e Shqipërisë, duke dhënë kohën e duhur për zba­timin e ndryshimeve, nëse kjo është e mundur. Në këto raste shpen­zimet i paguan KKRT-ja.

 

Neni 32

Fil­li­mi i trans­me­tim­it

Trans­me­ti­mi në bazë të licencës së dhënë fil­lon vetëm pas inspek­tim­it teknik të pro­jek­tit dhe të pajis­jeve nga Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it, i cili kon­fir­mon zyr­tar­isht me shkrim për­puth­jen e kushteve të licencës me ato të real­izuara fak­tik­isht.

 

Neni 33

Pavlef­sh­mëria e licencës

Licen­ca bëhet e pavlef­shme kur:

1. mbaron afati i vlef­sh­mërisë dhe ajo nuk është rinovuar;

2. i licen­cuari heq dorë prej saj me shkrim;

3. Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it ka nxjer­rë vendim për heq­je licence në bazë të kom­pe­ten­cave që i jep ky ligj;

4. deklaro­het fal­i­men­ti­mi;

5. kërkue­si nuk e tërheq licencën ose nuk real­i­zon detyrimet finan­cia­re të parashikuara me ligj pas 90 ditëve nga momen­ti kur merr dijeni zyr­tar­isht për mira­timin e saj.

 

Neni 34

Heq­ja e licencës

Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it ka të drejtë të heqë licencën e trans­me­tim­it kur:

1. është fitu­ar sipas të dhë­nave të rreme të paraqi­tu­ra në kërkesë;

2. nuk plotë­so­hen kushtet për të cilat është dhënë licen­ca;

3. ceno­hen rëndë detyrimet e cak­tu­ara në këtë ligj dhe detyrime të tjera ligjore, që lid­hen me trans­me­timin e pro­grameve, në për­puth­je me nenin 137 të këtij ligji;

4. nuk ka fil­lu­ar trans­me­tim pas hyr­jes në fuqi të vendim­it për dhënie licence për një peri­ud­hë kohe:

a) — 180 ditë në trans­me­timet e radios lokale;

- 270 ditë në trans­me­timet e tele­vizion­it lokal;

b) — 1 vit në trans­me­timet e radios kom­bëtare;

- 1 vit e gjys­më në trans­me­timet e tele­vizion­it kom­bë­tar;

5. pas fil­lim­it të trans­me­tim­it, gjatë një viti kalen­darik, nuk trans­me­to­het 30 ditë, pa llog­a­r­it­ur ndër­pre­rjet për arsye teknike që nuk varen nga mba­jtësi i licencës;

6. te mba­jtësi i licencës kanë ndod­hur ndryshime që e bëjnë të pamundur respek­timin e kushteve të ven­do­sura në licencë;

7. prona e mba­jtësit të licencës ka dalë në ankand për shit­je.

Kur hiqet licen­ca e trans­me­tim­it, mba­jtësi i saj është i detyru­ar ta kthe­jë atë pa kërkuar dëmsh­për­blim nga Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it.

 

 

KREU V

 

PROGRAMET RADIOTELEVIZIVE

 

Neni 35

Pro­gram radiotele­viziv

Pro­grame radiotele­vizive quhen tërësia e emi­sion­eve që trans­me­to­hen nga një sta­cion i cak­tu­ar. Radio­ja dhe tele­vizioni pub­lik trans­me­to­jnë emi­sione me karak­ter infor­ma­tiv, eduka­tiv, kul­tur­or, artis­tik e argëtues.

Në pro­gram­et radiotele­vizive nuk lejo­het cen­sura.

Pro­gram­et radiotele­vizive respek­to­jnë kufizimet e parashikuara me ligj, ato të nen­it 10 të Kon­ven­tës Europi­ane  “Për mbro­jt­jen e të drej­tave dhe lirive themelore të njeri­ut” dhe të kreut “Të drej­tat dhe lir­itë themelore të njeri­ut” të Kushte­tutës së Repub­likës të Shqipërisë.

 

Neni 36

Pro­gram­et radiotele­vizive pub­like dhe pri­vate respek­to­jnë din­jitetin vet­jak dhe të drej­tat themelore të njeri­ut, paan­sh­mërinë, plotës­inë dhe plu­ral­izmin e infor­ma­cionit, të drej­tat e fëmi­jëve dhe të adolesh­en­tëve, rendin pub­lik dhe sig­ur­inë kom­bëtare, gjuhën dhe kul­turën shqiptare, të drej­tat kushtetuese e njerë­zore të shte­tasve, të paki­cave kom­bëtare në për­puth­je me kon­ven­tat ndërkom­bëtare të nën­shkru­ara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, diver­sitetin fetar shqip­tar.

 

Neni 37

Për­dori­mi i gjuhës shqipe është i detyru­ar për të gjitha pro­gram­et, përveç veprave muziko­re me tekst në gjuhë të huaj, emi­sion­eve për mësimin e gjuhëve të hua­ja, emi­sion­eve drej­tu­ar posaçër­isht paki­cave kom­bëtare dhe pro­grameve të sub­jek­teve radiotele­vizive lokale të licen­cuara për trans­me­tim në gjuhën e minoriteteve.

Fil­mat në ver­sion origji­nal në kanalet kom­bëtare trans­me­to­hen të shoqëru­ar me sub­titrim­in dhe dublim­in në gjuhën shqipe. Për radiot dhe tele­vizionet lokale ky detyrim fil­lon të zba­to­het një vit pas licencim­it.

Radio­ja dhe tele­vizioni pub­lik dhe pri­vat pasqy­ro­jnë në veprim­tar­inë e tyre një kul­turë gjuhë­sore në paj­tim me nor­mën e ven­do­sur të gjuhës letrare kom­bëtare.

Për­jash­to­hen nga ky detyrim sub­jek­tet radiotele­vizive të licen­cuara ndryshe.

 

Neni 38

Pro­gram­et e ndalu­ara me ligj

Në radio dhe tele­vizion nuk lejo­het të jepen pro­grame që nxisin dhunën, urre­jt­jen kom­bëtare, fetare e raciale, veprime antikushtetuese, ndar­jen ter­ri­to­ri­ale, diskri­m­in­imin për shkak të bind­jeve poli­tike dhe përkatë­sisë fetare.

Nuk lejo­het gjithash­tu:

1. trans­me­ti­mi i infor­ma­cion­eve të cilat për­bëjnë sekret shtetëror sipas ligjit dhe që i sjellin dëm sig­urisë kom­bëtare;

2. trans­me­ti­mi i infor­ma­cion­eve që ceno­jnë jetën pri­vate të shte­tasve;

3. trans­me­ti­mi i mesazheve të shifru­ara kundër intere­save themelorë të shtetit;

4. prod­hi­mi e trans­me­ti­mi i pro­grameve pornografike.

 

Neni 39

Infor­ma­cionet që trans­me­to­hen pa shpër­blim

Këshilli Kom­bë­tar i Radios dhe Tele­vizion­it për­cak­ton me rreg­ul­lore mesazhet me dobi shoqërore apo me interes të lartë për pub­likun e gjerë, të cilat rrjetet radiotele­vizive pub­like dhe pri­vate dety­ro­hen t’i trans­me­to­jnë pa shpër­blim.

Organet e pushtetit dhe të admin­is­tratës shtetërore lokale kanë të drejtë t’u kërko­jnë të licen­cuarve për trans­me­time radiotele­vizive lokale pri­vate të trans­me­to­jnë pa shpër­blim komu­nika­ta të shkur­tra, që paraqesin interes të veçan­të për pub­likun e zon­ave ku ato trans­me­to­jnë dhe që kanë të bëjnë me shën­de­tës­inë, fatke­qësi­ti naty­rore, rendin.

Trans­metue­sit nuk mba­jnë përgjegjësi për përm­ba­jt­jen e këtyre mesazheve.

 

Neni 40

Kohëzg­jat­ja e trans­me­tim­it për pro­gram­et pri­vate

Trans­me­timet e pro­grameve në radio ose tele­vizion pri­vat lokal detyrim­isht duhet të kenë këtë kohëzg­jat­je:

1. Jo më pak se 6 orë në ditë trans­me­time në radio.

2. Jo më pak se 4 orë në ditë trans­me­time në tele­vizion.

Trans­me­timet e pro­grameve në radio ose tele­vizion pri­vat në shkallë kom­bëtare detyrim­isht duhet të kenë këtë kohëzg­jat­je:

1. Jo më pak se 10 orë në ditë trans­me­time në radio.

2. Jo më pak se 6 orë në ditë trans­me­time në tele­vizion.

Nuk kon­sidero­hen pro­grame trans­me­timet thjesht përsëritëse ose ato që janë me figu­ra fikse.

 

Neni 40/1

Detyri­mi per depoz­itimin e doku­menta­cionit të së drejtës së trans­me­timeve

Oper­a­torët radiotele­vizivë trans­me­to­jnë pro­grame të prod­huara nga ata vetë, ne bashkëprod­him me të tjerë, me mar­rëvesh­je me kon­tratë shit­je­je, shkëm­bi­mi ose dhuri­mi.

Oper­a­torët radiotele­vizivë dety­ro­hen të inde­ti­fiko­jnë, me fig­urë ose me zë, si dhe të doku­men­to­jnë pro­gram­et e për­cak­tu­ara në para­grafin e parë, duke për­cak­tu­ar llo­jin e pro­gramit, real­izuesin dhe zotëruesin të pronë­sisë mbi pro­gramin.

Oper­a­torët radiotele­vizivë të licen­suar dety­ro­hen të depoz­i­to­jnë pranë Këshillit Kom­bë­tar të Radios dhe Tele­vizion­it doku­menta­cionin që vërte­ton se zotëro­jnë të drejtën e trans­me­tim­it të pro­grameve me mar­rëvesh­je me kon­tratë shit­je­je, shkem­bi­mi ose dhuri­mi

 

Neni 40/2

Mosle­ji­mi i trans­me­tim­it të pro­grameve me shen­jën dal­luese

të oper­a­torëve radiotele­vizivë të huaj

Oper­a­torët radiotele­vizivë, me per­jash­tim të oper­a­torëve të licen­suar për trans­me­time pro­gramesh të hua­ja, me përser­itës radiotele­viziv, nuk lejo­hen të trans­me­to­jnë pro­gramin me shen­jën dal­luese të oper­a­torëve radiotele­vizivë të huaj.

Bëjnë për­jash­tim trans­me­timet e pro­grameve të perk­thy­era në gjuhën shqipe, edhe kur trans­me­ti­mi i tyre është i drejpër­drejtë, të rreg­ul­lu­ara me mar­rëvesh­je mes palëve, në për­puth­je me kriteret e për­cak­tu­ara në licencë.

 

 

Neni 41

Trans­me­ti­mi i lajmeve

Radio­ja dhe tele­vizioni pub­lik e pri­vat në shkallë kom­bëtare dety­ro­het të trans­me­to­jë çdo ditë lajme.

Lajmet dhe infor­ma­cionet, që trans­me­to­hen nga oper­a­torët radiotele­vizivë në edi­cionet infor­ma­tive, i paraqesin fak­tet dhe ngjar­jet në mënyrë të drejtë e të paan­shme, nxisin formimin e lirë të mendimeve dhe nuk i shër­be­jnë në mënyrë të njëan­shme intere­save të asnjë par­tie apo orga­ni­zate poli­tike, grupi­mi ekonomik dhe komu­niteti a shoqate fetare.

 

Neni 42

Regjistri­mi dhe arkivi­mi i lajmeve

Lajmet që jepen në radio e tele­vizion (pub­lik e pri­vat, kom­bë­tar e lokal) duhet të regjistro­hen e të ruhen për një peri­ud­hë 2‑mujore pas ditës së trans­me­tim­it.

Lajmet dhe çdo pro­gram tjetër i regjistru­ar nuk për­jash­to­hen nga dis­poz­i­tat e ligjit nr. 7726, datë 29.6.1993 “Për fondin arkivor kom­bë­tar dhe për arki­vat”, për aq sa është i mundur zba­ti­mi i tyre.

 

Neni 43

Trans­me­ti­mi i fil­mave

Veprat kine­matografike (përveç rasteve të mar­rëvesh­jeve midis trans­metue­sit dhe atij që ka të drejtën e autorit) mund të trans­me­to­hen në tele­vizion vetëm 2 vjet pas shfaq­jes së parë të kësaj vepre në sal­lat kine­matografike të ven­dit të origjinës. Për veprat e prod­huara në bashkëpunim me kom­pan­itë tele­vizive ky afat reduk­to­het në 1 vit, kur me mar­rëvesh­je nuk ven­doset ndryshe.

Fil­mat dhe pro­gram­et, që janë të ndalu­ara të shfaqen në kine­ma, nuk shfaqen në tele­vizion.

Fil­mat e ndalu­ar për fëmi­jët nën moshën 14 vjeç nuk shfaqen në tele­vizion as pjesër­isht prej orës 600 deri në orën 200  të ditës tjetër.

Në trans­me­timet e fil­mave zba­to­hen kërke­sat e ligjit nr. 8096, datë 29.4.1996 “Për Kine­matografinë”, si dhe të ligjit nr.7564, datë 19.51992 “Për të drejtën e autorit”, ndryshuar me ligjin nr. 7923, datë 19.4.1995.

Për shkel­je të dis­poz­i­tave të ligjit për të drejtën e autorit, si dhe për shkel­je të të drej­tave që lid­hen me trans­me­timet radiotele­vizive, pala e intere­suar i drej­to­het gjykatës në për­puth­je dhe sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në ligjin për të drejtën e autorit.

 

 

Neni 44

Fshe­htësia e burimeve të infor­ma­cionit

Fshe­htësia e burimeve të infor­ma­cionit (përf­shirë edhe mate­ri­alet e hulum­tu­ara nga gaze­tarët) është e garan­tu­ar. Zbu­li­mi i tyre bëhet vetëm në raste të veçan­ta të parashikuara me ligj.

 

Neni 45

Përgjegjësia për pro­gramin e trans­me­t­u­ar

Gaze­tari dhe redak­tori përgjegjës i mate­ri­alit të trans­me­t­u­ar në radio ose tele­vizion, pub­lik ose pri­vat, mba­jnë përgjegjësi sipas rastit, penale ose civile, kur nga pavërtetësia e infor­ma­cionit ose e pro­gramit të trans­me­t­u­ar, per­son­ave juridikë ose pri­vatë u janë shkak­tu­ar dëme mate­ri­ale ose morale.

 

Neni 46

Pasqyra infor­ma­tive e shtyp­it

Pasqyra infor­ma­tive e shtyp­it të përdit­shëm dhe peri­odik në pro­gram­et radiotele­vizive bëhet vetëm me lejen e botuesve të secilit organ shtypi.

 

Neni 47

E drej­ta për përgën­jeshtrim

Sub­jek­ti i prekur në intere­sat e tij morale ose mate­ri­ale nga trans­me­timet e pavërte­ta, ka të drejtë t’i kërko­jë sub­jek­tit radiotele­viziv, pub­lik ose pri­vat, që të japë përkatë­sisht në radio ose në tele­vizion përgjig­jen përgën­jeshtruese.

Përgjigj­ja trans­me­to­het pa pagesë në edi­cionin e ardhshëm të të njëjtit pro­gram ose të të njëjtës kat­e­gori pro­gramesh.

Përgjigj­ja duhet të nën­shkruhet nga pala e intere­suar ose për­faqë­sue­si i saj ligjor dhe t’i përm­ba­het vetëm fak­teve për të cilat ai e quan veten të prekur.

Sub­jek­ti që kërkon të drejtën për përgën­jeshtrim provon që infor­ma­cioni i trans­me­t­u­ar në adresë të tij është i gën­jeshtërt dhe i është dëm­tu­ar një interes i ligjshëm.

Nuk jepet e drej­ta e përgjig­jes kur fak­tet për të cilat sub­jek­ti e quan veten të prekur kanë dalë gjatë sesion­eve të Kuven­dit Pop­ul­lor apo gjatë gjykimeve në gjykatë.

Përgën­jeshtri­mi refu­zo­het të jepet në radio ose në tele­vizion kur:

1. sub­jek­ti i intere­suar nuk ka intere­sa legjitimë për pub­likimin e saj;

2. përgjegj­ja është shumë më e gjatë sesa deklara­ta cilë­suese, për të cilën kërko­het të jepet përgjegj­ja;

3. kërke­sa për përgjig­je nuk është bërë bren­da 2 mua­jve nga dita e dhënies së deklaratës që kundër­sh­to­het.

Refuz­i­mi i përgën­jeshtrim­it për arsyet e mësipërme jepet me shkrim.

Për mosre­spek­timin e të drejtës së përgën­jeshtrim­it, përgjegjësi i emi­sion­it ndëshko­het sipas sank­sion­eve të parashikuara në këtë ligj.

Refuz­i­mi i përgën­jeshtrim­it nga sub­jek­tet radiotele­vizive bëhet objekt i ape­lim­it në KKRT. Të dyja palët mund të anki­mo­jnë vendimet e KKRT-së në gjykatë.

 

Neni 48

Bilancet vje­tore dhe përm­ba­jt­ja e tyre

Oper­a­torët radiotele­vizivë pub­likë e pri­vatë janë të detyru­ar të har­to­jnë bilancet e tyre vje­tore në për­puth­je me legjis­la­cionin për kontabilitetin, të cilat i depoz­i­to­jnë pranë KKRT-së. Në mënyrë të veçan­të në to pasqy­ro­hen të dhë­na për pro­gram­et e trans­me­t­u­ara, çmimet e tyre kur ato janë blerë ose shu­ma e harx­huar kur ato janë pro­grame origji­nale, të dhë­na për reklamën e trans­me­t­u­ar ose veprim­tari të tjera dhe të ard­hu­rat përkatëse, spon­sorizimet, si dhe lista e finan­cuesve apo dhu­ruesve me shumën përkatëse dhe çdo shpër­blim tjetër në favor të sub­jek­tit radiotele­viziv pub­lik ose pri­vat.

 

KREU VI

 

REKLAMA

 

Neni 49

Reklamë është çdo mesazh që syn­on të nxisë shit­bler­jen e një malli ose kry­er­jen e një shër­bi­mi, duke paraqi­tur një ide për të arrit­ur efek­tet që dësh­i­ron rekla­mue­si të cilit i është dhënë kohë trans­me­ti­mi me pagesë ose me një for­më tjetër shpër­bli­mi.

 

Neni 50

Kushtet për reklamën

Trans­metue­sit radiotele­vizivë dety­ro­hen të sig­uro­jnë që rekla­mat:

1. të jenë me folës shqip ose me sub­titrime shqip;

2. të jenë të nder­shme e të mos bëhen duke dëm­tu­ar të tjerët;

3. të mos jenë mashtruese dhe të mos paragjyko­jnë intere­sat e kon­suma­torëve;

4. të mos bëhen nga spik­erët e rreg­ullt të lajmeve ose nga paraqitësit (paraqitëset) e pro­grameve në një trans­metues pub­lik;

Nuk lejo­hen rekla­mat sub­lim­i­nale (që vepro­jnë në nën­vetëdi­jen e shikue­sit dhe për shkak të shpe­jtë­sisë së trans­me­tim­it nuk kapen nga shqisat e njeri­ut).

 

Neni 51

For­ma e paraqit­jes së rekla­mave

Rekla­mat trans­me­to­hen midis e bren­da pro­grameve të ndryshme, si dhe në pro­grame të veçan­ta (pro­gram­et-reklamë).

Në radio trans­me­timet e rekla­mave veço­hen qartë nga pjesët e tjera të pro­gramit me ndih­mën e mjeteve akustike, kurse në tele­vizion me ndih­mën e mjeteve optike dhe akustike. Në parim ato trans­me­to­hen në bllo­qe.

Lejo­het trans­me­ti­mi i pro­grameve-reklamë në qoftë se shpre­het qartë karak­teri rekla­mues i pro­gramit dhe rekla­ma është pjesë thel­bë­sore e tij.

Pro­gra­mi-reklamë paraqitet si i tillë në fil­lim të emi­sion­it dhe shoqëro­het në fund me shën­imin “pro­gram-reklamë”.

 

Neni 52

Ndër­fut­ja e rekla­mave

Rekla­mat mund të futen ndër­m­jet pro­grameve, si edhe në rastet e për­shkru­ara më poshtë, bren­da pro­grameve, por duke mos dëm­tu­ar integritetin dhe vlerën e tyre.

Në pro­grame që për­bëhen nga pjesë të pavaru­ra ose në pro­grame kul­tur­ore-sportive dhe ngjar­je të tjera të ngjashme që përm­ba­jnë inter­vale, rekla­mat ndër­futen vetëm midis pjesëve ose në inter­valet. Në pro­gram­et e tjera çdo ndër­pre­rje për rekla­ma nuk do të bëhet pa kalu­ar të pak­tën 20 min­u­ta nga ndër­pre­r­ja më e afërt.

Trans­me­ti­mi i fil­mave (duke për­jash­tu­ar doku­men­tarët), kur zgjasin më shumë se 45 min­u­ta, mund të ndër­pritet një herë për çdo peri­ud­hë të plotë 45 min­ut­she me rekla­ma që nuk i kalo­jnë bllo­qet e 2 min­u­tave. Ndër­pre­r­ja tjetër lejo­het nëse fil­mi vijon të pak­tën edhe 20 min­u­ta pas dy ose më shumë peri­ud­have 45-min­ut­she.

Rekla­mat nuk ndër­futen në asnjë trans­me­tim shër­bi­mi fetar.

Emi­sionet e lajmeve, doku­men­tarët dhe pro­gram­et e fëmi­jëve që janë më pak se gjys­më ore, nuk ndër­priten nga trans­me­ti­mi i rekla­mave.

 

Neni 53

Kohëzg­jat­ja e trans­me­tim­it të rekla­mave

Koha e trans­me­tim­it të rekla­mave në tele­vizion nuk duhet të kalo­jë 15 për qind të kohës ditore të trans­me­tim­it.

Koha e trans­me­tim­it të rekla­mave tele­vizive gjatë 1 ore trans­me­ti­mi nuk duhet t’i kalo­jë 12 min­u­tat.

Koha e trans­me­tim­it të rekla­mave në radio nuk duhet të kalo­jë 10 për qind të kohës së përgjithshme të trans­me­tim­it.

Kërke­sat e këtij neni janë të detyrueshme për radiot dhe tele­vizionet pub­like.

 

Neni 54

Arkivi­mi i rekla­mave

Rekla­mat e trans­me­t­u­ara ruhen të regjistru­ara sipas rad­hës së tyre për një kohë 1‑vjeçare nga dita e trans­me­tim­it.

 

Neni 54/1

Për trans­me­timin e rekla­mave radiotele­vizive, oper­a­torët radiotele­vizivë duhet te zotëro­jnë të drejtën e trans­me­tim­it të tyre në Shqipëri.

 

 

Neni 55

Dis­pozi­ta ndaluese për rekla­mat

Nuk lejo­het të trans­me­to­hen në radio dhe tele­vizion:

1. rekla­mat që ushtro­jnë ndikim në përm­ba­jt­jen e pro­grameve;

2. rekla­mat që nxisin pornografinë dhe dhunën;

3. rekla­mat e pro­duk­teve të duhan­it;

4. rekla­mat për arma­timet dhe pajis­jet ushtarake;

5. rekla­mat e tërthor­ta;

6. rekla­mat fetare ose ateiste;

7. rekla­mat e pro­duk­teve ushqi­more të pami­rat­u­ara nga organet kom­pen­tente, sipas nen­it 19 të ligjit nr. 7941, datë 31.5.1995 “Për ushqimin”;

8. rekla­mat e partive ose shoqatave poli­tike, përveç rasteve të parashikuara në  lig­jet elek­torale;

9. rekla­mat e tjera që bien në kundër­sh­tim me lig­jet në fuqi.

 

Neni 56

Mbro­jt­ja e të miturve

Nuk lejo­het të jepen në radio e tele­vizion rekla­ma që nxisin sjell­je, të cilat rreziko­jnë shën­detin dhe zhvil­lim­in nor­mal psikik të fëmi­jëve.

Rekla­mat e des­tin­uara për fëmi­jët ose kur real­i­zo­hen me fëmi­jë, të jenë të tilla që të shman­gin çdo gjë që dëm­ton intere­sat dhe veçan­ti­në e moshës së tyre.

 

Neni 57

Rekla­mat e pijeve alkoo­like

Rekla­mat e pijeve alkoo­like të të gjitha llo­jeve u nën­shtro­hen këtyre kushteve:

1. Të mos u drej­to­hen në veçan­ti fëmi­jëve dhe ata të mosle­jo­hen të paraqiten në reklamë me pije alkoo­like në duar ose në ndon­jë mënyrë tjetër.

2. Të mos reklam­o­het kon­su­mi i alkoolit në lid­hje me për­gatit­jen fizike dhe energjinë apo me vlera ter­apeu­tike.

3. Të ndalo­het pro­pa­gandi­mi i përqind­jes së alkoolit në pijet e rekla­muara.

4. Të mos reklam­o­het kon­sum­i­mi i tepërt i alkoolit.

 

Neni 58

Rekla­mat për bar­nat mjekë­sore

Ndalo­hen rekla­mat për bar­nat dhe tra­j­tim mjekë­sor, të cilat jepen ose kry­hen vetëm me recetë mjeku.

Ndalo­hen rekla­mat për bar­nat mjekë­sore që nuk janë prod­huar e mirat­u­ar sipas ligjit nr. 7815, datë 20.4.1994 “Për bar­nat”.

Rekla­mat për bar­nat mjekë­sore të paraqesin në mënyrë të sak­të e të plotë efek­tet e tyre vetëm sipas të dhë­nave e ver­i­fikimeve të deklaru­ara nga organet kom­pe­tente e sipas lig­jeve përkatëse.

 

 

KREU VII

 

S P O N S O R I Z I M I

 

Neni 59

Spon­soriz­i­mi

Spon­soriz­im është financi­mi  i drejt­për­drejtë ose i tërthortë nga një per­son fizik ose juridik i një pro­gra­mi radiotele­viziv, me qël­lim që të reklam­o­jë emrin, fir­mën prod­huese ose imazhin e këtij per­soni.

Çdo spon­soriz­im bëhet në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 60

Pasqyri­mi i spon­soriz­imit

Kur një pro­gram ose seri pro­gramesh spon­sori­zo­het plotë­sisht ose pjesër­isht, kjo duhet të dalë e qartë në shënimet përkatëse në fil­lim dhe/ose në fund të pro­gramit.

 

Neni 61

Pavarësia nga spon­sorizue­si

Në përm­ba­jt­jen dhe kohën e pro­grameve të spon­sorizuara, spon­sorizue­si nuk lejo­het të ndërhyjë në asnjë rast për të ndikuar në përgjegjës­inë dhe pavarës­inë redak­to­ri­ale të emi­sion­it të spon­sorizuar.

 

Neni 62

Ndale­sa për spon­sorizuesin

Në pro­gram­et radiotele­vizive të spon­sorizuara nuk lejo­het të bëhen ref­er­en­ca të veçan­ta për të nxi­tur shit­jen ose bler­jen, mar­rjen ose dhënien me qera, si dhe prefer­im­in e shër­bimeve të spon­sorizue­sit ose të një pale të tretë.

 

Neni 63

Ndal­i­mi për spon­sorizimet

Nuk lejo­het të spon­sori­zo­hen pro­gram­et nga per­sona juridikë ose fizikë kur veprim­taria krye­sore e tyre është prod­hi­mi, shit­ja ose ofri­mi i shër­bimeve, reklami­mi i të cilave ndalo­het sipas këtij ligji.

Emi­sionet e lajmeve dhe të ngjar­jeve të ditës nuk spon­sori­zo­hen.

 

 

KREU VIII

 

RADIOTELEVIZIONI PUBLIK SHQIPTAR

 

Neni 64

Emër­ti­mi, vend­ndod­h­ja

Radiotele­vizioni pub­lik Shqip­tar është insti­tu­cioni që kryen shër­bim pub­lik në fushën e radios dhe të tele­vizion­it.

Veprim­taria e Radiotele­vizion­it pub­lik Shqip­tar rreg­ul­lo­het me këtë ligj.

 

Neni 65

- Emri i Radiotele­vizion­it pub­lik Shqip­tar është Radiotele­vizioni Shqip­tar.

- Emri i shkur­tu­ar i insti­tu­cionit është RTSH.

- Emri i Tele­vizion­it pub­lik Shqip­tar është Tele­vizioni Shqip­tar (shkurt TVSH).

- Emri i Radios pub­like Shqiptare është Radio Tirana (shkurt RT).

Selia e RTSH-së është në Tiranë.

RTSH-ja përf­shin edhe qen­dra rajonale radiotele­vizive në ter­ri­torin e Shqipërisë.

 

Neni 66

Deklara­ta e qël­lim­it

Si një trans­metues i përkush­tu­ar ndaj ide­aleve më të lar­ta të trans­me­tim­it të shër­bim­it pub­lik kom­bë­tar, RTSH-ja real­i­zon shër­bime cilë­sore radio­je dhe tele­vizioni për të infor­muar, edukuar dhe argë­tu­ar pub­likun, duke i shër­by­er kom­bit, të gjitha gru­peve të shoqërisë, përf­shirë dhe paki­cat kom­bëtare.

RTSH-ja zoto­het për një mbu­lim të paan­shëm të lajmeve të ven­dit dhe të atyre ndërkom­bëtare.

RTSH-ja real­i­zon pro­grame, të cilat duhet të pasqy­ro­jnë te dëgjue­sit dhe shikue­sit e të gjitha moshave larminë e jetës shqiptare. RTSH-ja për­gatit pro­grame cilë­sore e me vlera për pasurim­in e botës men­dore dhe shpirtërore të njerëzve.

 

Neni 67

Pro­gram­et radiotele­vizive të RTSH-së

Pro­gram­et radiotele­vizive të RTSH-së real­i­zo­hen në për­puth­je me deklaratën e qël­lim­it dhe kërke­sat e nen­it 36 të këtij ligji, si dhe me stan­dard­et pro­fe­sion­ale.

Përveç plotësim­it të kërke­save të nen­it 36, RTSH-ja syn­on edhe:

- të mbësht­esë kul­turën dhe kri­jim­tar­inë letrare dhe artis­tike shqiptare, duke nxi­tur lir­inë e kri­jim­it në for­ma nga më të ndrysh­met;

- të eduko­jë dhe të zhvil­lo­jë kul­turën e të folu­rit shqip sipas rreg­ullave të drejt­shkrim­it.

 

Neni 68

Pro­gra­mi i RTSH-së në trans­me­timet e stu­diove qen­drore dhe atyre rajonale sig­uron :

- shumël­lo­jsh­mëri infor­ma­cioni poli­tik, social, kul­tur­or dhe argëtues nga ven­di dhe bota;

- dhënien e infor­ma­cionit nga i gjithë ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë;

- dhënien e infor­ma­cionit për paki­cat kom­bëtare;

- dhënien e intor­ma­cionit për pub­likun jashtë ven­dit.

 

Neni 69

Pro­gram­et e RTSH-së për­cillen me anë të trans­me­timeve tokë­sore, satelitore dhe kabllore.

RTSH-ja sig­uron shër­bime, duke për­dorur edhe teknologjitë e reja të trans­me­timeve.

 

Neni 70

RTSH-ja përf­shin në trans­me­timet e saj:

-    2 pro­grame tele­vizive kom­bëtare;

-    2 pro­grame radio­fonike kom­bëtare;

-    1 pro­gram radio­fonik në gjuhë të hua­ja dhe për bashkat­d­hetarët në AM;

-          pro­gram­et e qen­drave radiotele­vizive rajonale;

-          1 pro­gram satelitor radiotele­viziv.

 

Neni 71

Pro­gram­et kom­bëtare të RTSH-së duhet të mbu­lo­jnë ter­ri­torin e ban­uar nga të pak­tën 90 për qind e shte­tasve të Repub­likës së Shqipërisë.

Bren­da 5 vjetësh nga dita e mira­tim­it të këtij ligji, të pak­tën njëri nga pro­gram­et e RTSH-së duhet të mbu­lo­jë 99 për qind të pop­ull­sisë.

 

Neni 72

Prod­himet e RTSH-së

Prod­himet e RTSH-së, bashkëprod­himet dhe prod­hi­mi i porosi­tur i pro­grameve të për­bëjnë të pak­tën 50 për qind të kohës së trans­me­tim­it.

 

Neni  73

Prod­hi­mi i porosi­tur është pjesë e pro­grameve të RTSH-së. Porositë real­i­zo­hen nga sub­jek­te të licen­cuar për prod­himin e pro­grameve audio e vidio ose të fil­mave.

Bashkëprod­him është prod­hi­mi i pro­grameve në bashkëpunim mes RTSH-së dhe një sub­jek­ti të licen­cuar, ku secili prod­hues angazho­het me poten­cialin e tij finan­ciar e teknik.

 

Neni 74

RTSH-ja ofron konkur­rencë pub­like për prod­himet e porosi­tu­ra sipas struk­turës pro­gramore.

 

Neni 75

Modalitetet për prod­himet e porosi­tu­ra dhe bashkëprod­himet për­cak­to­hen në statutin e RTSH-së.

 

Neni 76

Për prod­himin e veprave audiovizuale që real­i­zo­hen me porosi, RTSH-ja ka të drejtë të për­dorë deri 25 për qind të bux­hetit të saj të des­tin­uar për prod­himet.

 

Neni 77

Të drej­tat dhe detyrimet e RTSH-së

RTSH-ja gëzon të drejtën e trans­me­tim­it ekskluziv për ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë të veprim­tarive kul­tur­ore, artis­tike dhe sportive me interes kom­bë­tar, që orga­ni­zo­hen nga insti­tu­cione të admin­is­tratës pub­like në niv­el qen­dror ose ven­dor ose finan­co­hen nga Bux­heti i Shtetit.

Veprim­tar­itë sportive të ekipeve kom­bëtare të Repub­likës së Shqipërisë trans­me­to­hen për ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë ekskluzivisht nga RTSH-ja, në të gjitha rastet kur fed­er­atat ose komitetet shqiptare të lojrave ose ndon­jë insti­tu­cion tjetër pub­lik shqip­tar gëzo­jnë të drej­tat e autorit ose të drej­tat që lid­hen me trans­me­timin e tyre.

Në çdo rast, RTSH-ja nuk mund të dispono­jë mbi të drej­tat e autorit pa mar­rëvesh­jen me shkrim me mba­jtësit e këtyre të drej­tave.

 

Neni 78

RTSH-ja për­gatit kro­ni­ka dhe repor­tazhe infor­ma­tive, pa qenë e detyru­ar të pagua­jë orga­ni­za­torët e veprim­tarive.

 

Neni 79

RTSH-ja bën regjistrim­in e plotë të zërit dhe fig­urës të të gjitha pro­grameve të trans­me­t­u­ara prej saj. Këto regjistrime ruhen për një peri­ud­hë jo më pak se 3 muaj.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim