LIGJ

Nr.7895, datë 27.1.1995

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

(Ndryshuar me ligjin nr. 8175, datë 23.12.1996)

(Ndryshuar me ligjin nr. 8204, datë 10.4.1997)

(Ndryshuar me ligjin nr. 82679, datë 15.1.1998)

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9017, datë 6.3.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)

(Ndryshuar me ligjin i nr. 9859, datë 21.1.2008)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datë 27.11.2008)

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­im të Këshillit të Min­is­trave

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

I

PJESA E PËRGJITHSHME

 

KREU I

LIGJI PENAL DHE ZBATIMI I TIJ

 

Neni 1

Ligji penal dhe ndar­ja e veprave penale

 

Ligji penal për­cak­ton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që mer­ren ndaj autorëve të tyre.

Veprat penale nda­hen në krime dhe në kundër­va­jt­je penale.

Dal­li­mi i tyre bëhet në çdo rast në dis­poz­i­tat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.

 

Neni 1/a

Bazat e legjis­la­cionit penal

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 1)

Kodi Penal bazo­het në Kushte­tutën e Repub­likës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së drejtës penale ndërkom­bëtare, si dhe në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga shteti shqip­tar.

Legjis­la­cioni penal për­bëhet nga ky Kod dhe lig­je të tjera që parashiko­jnë vepra penale.

 

Neni 1/b

Detyrat e legjis­la­cionit penal

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 1)

 

Legjis­la­cioni penal i Repub­likës së Shqipërisë ka për detyrë të mbro­jë pavarës­inë e shtetit dhe tërës­inë e ter­ri­torit të tij, din­jitetin e njeri­ut, të drej­tat dhe lir­itë e tij, rendin kushtetues, pronën, mje­disin, bashkë­jetesën dhe mirëkup­ti­min e shqip­tarëve me paki­cat kom­bëtare, si dhe bashkë­jetesën fetare nga veprat penale, si dhe paran­dal­im­in e tyre.

 

 

Neni 1/c

Parimet e Kodit Penal

(Shtu­ar me ligjin 8733, datë 24.1.2001, neni 1)

 

Kodi Penal bazo­het në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë për­para ligjit, të drejtë­sisë në cak­timin e fajë­sisë dhe të dënim­it, si dhe të human­izmit.

Zba­ti­mi i ligjit penal me analogji nuk lejo­het.

 

 

Neni 2

Mos­dën­i­mi pa ligj

 

Askush nuk mund të dëno­het penal­isht për një vepër që më parë nuk është e parashikuar shpre­himisht në ligj si krim ose kundër­va­jt­je penale.

Askush nuk mund të dëno­het me një lloj dhe masë dën­i­mi të paparashikuar në ligj.

 

 

Neni 3

Vepri­mi në kohë i ligjit penal

 

Askush nuk mund të dëno­het për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kry­er, nuk për­bënte vepër penale.

Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi pra­pavepruese. Në rast se per­soni është dënuar, ekzeku­ti­mi i dënim­it nuk mund të fil­lo­jë dhe, në qoftë se ka fil­lu­ar, pushon.

Kur ligji i kohës kur është kry­er vepra penale dhe ligji i mëvon­shëm janë të ndryshëm, zba­to­het ai ligj dis­poz­i­tat e të cilit janë më të favor­shme për per­son­in që ka kry­er veprën penale.

 

 

Neni 4

Mosnjo­h­ja e ligjit

 

Mosnjo­h­ja e ligjit që dënon veprën penale, nuk për­bën shkak për për­jash­tim nga përgjegjësia penale, veç rasteve kur mosnjo­h­ja është objek­tivisht e pae­vitueshme.

 

 

Neni 5

Ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë

 

Ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, në kup­tim të ligjit penal, quhet hapësira tokë­sore, gjerësia e ujërave ter­ri­to­ri­ale dhe të brend­shme detare, hapësira ajrore që shtri­het mbi hapësirën tokë­sore dhe të ujërave ter­ri­to­ri­ale dhe të brend­shme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtri­het sovran­iteti i shtetit shqip­tar, si selitë e për­faqë­sive diplo­matike dhe kon­sul­lore shqiptare, ani­jet që mba­jnë fla­murin e Repub­likës së Shqipërisë, ani­jet e mar­inës luftarake, të avia­cionit ushtarak ose civ­il kudo që ndod­hen.

 

 

Neni 6

Zba­ti­mi i ligjit penal për vepra penale të kry­era nga shte­tas shqip­tarë

 

Për vepra penale të kry­era nga shte­tas shqip­tarë bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë zba­to­het ligji penal i Repub­likës së Shqipërisë.

Ligji penal i Repub­likës së Shqipërisë është i zbat­ueshëm edhe për shte­tasin shqip­tar që kryen krim në ter­ri­torin e një shteti tjetër, kur kri­mi është njëko­hë­sisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim për­fundim­tar nga një gjykatë e huaj.

Në kup­tim të këtij neni shte­tas shqip­tarë do të kon­sidero­hen edhe ata per­sona që përveç shtetë­sisë shqiptare gëzo­jnë edhe shtetësi tjetër.

 

 

Neni 7

Zba­ti­mi i ligjit penal për vepra penale të kry­era

nga shte­tas të huaj

(Ndryshuar shkro­n­ja “d” me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 2)

(Shtu­ar shkro­n­ja “h” me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 1)

(Shtu­ar shkro­n­ja “i” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 1)

(Ndryshuar shkro­n­ja “c” me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 1)

(Shtu­ar shkro­n­ja “j” me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Shte­tasi i huaj, që kryen vepër penale në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, përgjig­jet në bazë të ligjit penal të Repub­likës së Shqipërisë.

Ligji penal i Repub­likës së Shqipërisë është i zbat­ueshëm edhe për shte­tasin e huaj që jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë kryen në dëm të intere­save të shtetit ose të shte­t­a­sit shqip­tar një nga krimet e mëposhtme:

a) krime kundër njerëzim­it;

b) krime kundër pavarë­sisë dhe ren­dit kushtetues;

c) vepra me qël­lime  ter­rror­iste;

d) orga­niz­i­mi i pros­ti­tu­cionit, trafiki­mi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmi­jëve dhe grave, prod­hi­mi dhe trafiki­mi  i jashtëligjshëm i armëve, drogës, sub­stan­cave të tjera narkotike e psikotrope, i sub­stan­cave bërthamore, i mate­ri­aleve pornografike, si dhe trafiki­mi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objek­teve me vlerë his­torike, kul­tur­ore dhe arke­ologjike;

e) rrëm­bi­mi i avionëve dhe i ani­jeve;

f) fal­si­fiki­mi i vulës së shtetit shqip­tar, par­ave dhe letrave me vlerë shqiptare;

g) krime që ceno­jnë jetën dhe shën­detin e shte­t­a­sit shqip­tar, për të cilat ligji parashikon dën­im mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dën­i­mi më të rëndë;

h) pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale;

i) krimet e kor­rup­sion­it aktiv dhe pasiv, të kry­era nga per­sona që ushtro­jnë funk­sione në sek­torin pub­lik ose atë pri­vat;

j) vepra penale në fushën e teknologjisë së infor­ma­cionit.

 

 

Neni 7/a

Juridik­sioni uni­ver­sal

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 2)

 

Ligji penal i Repub­likës së Shqipërisë është i zbat­ueshëm edhe për shte­tasin e huaj, që ndod­het në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë dhe nuk është ekstrad­uar, i cili jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë ka kry­er njërën nga veprat e mëposhtme:

a) krime kundër njerëzim­it;

b) krime lufte;

c) gjeno­cid;

ç) vepra me qël­lime ter­ror­iste;

d) tor­turë.

Ligji penal i Repub­likës së Shqipërisë është i zbat­ueshëm edhe për shte­tasin e huaj, që jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë kryen ndon­jërën nga veprat penale, për të cilat lig­je të veçan­ta ose mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare, ku Repub­li­ka e Shqipërisë është palë, për­cak­to­jnë zbat­uesh­mërinë e legjis­la­cionit penal shqip­tar.

 

 

Neni 8

Zba­ti­mi i ligjit penal për vepra penale të kry­era nga per­soni pa shtetësi

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 3)

Për per­son­in pa shtetësi që kryen vepër penale në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë dhe krim jashtë këtij ter­ri­tori, vle­jnë rreg­ul­lat e nen­eve 7 e 7/a të këtij Kodi.

 

 

Neni 9

Përgjegjësia për per­son­at e huaj që gëzo­jnë imu­nitet

 

Çësht­ja e përgjegjë­sisë për shte­t­a­sit e huaj që krye­jnë vepër penale në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë dhe që gëzo­jnë imu­nitet në bazë të së drejtës ndërkom­bëtare, zgjid­het me rrugë diplo­matike.

 

 

Neni 10

Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të hua­ja

 

Vendimet penale të dhë­na nga gjykatat e hua­ja ndaj shte­tasve shqip­tarë që vërte­to­jnë kry­er­jen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga mar­rëvesh­jet dy ose shumpalëshe, vle­jnë në Shqipëri bren­da kufi­jve të ligjit shqip­tar edhe për­sa vijon:

a) për efekt të cilësim­it përsëritës të per­son­it që ka kry­er veprën penale;

b) për zba­timin e vendimeve që përm­ba­jnë dën­ime plotë­suese;

c) për zba­timin e masave të sig­urim­it;

d) për shly­er­jen e dëmit ose efek­teve të tjera civile.

 

 

Neni 11

Ekstradi­mi

 

Ekstradi­mi mund të lejo­het vetëm kur është parashikuar shpre­himisht në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare në të cilat Repub­li­ka e Shqipërisë është palë.

Ekstradi­mi lejo­het kur vepra penale që për­bën objek­tin e kërkesës për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëko­hë­sisht si nga ligji shqip­tar dhe ai i huaj.

Ekstradi­mi nuk lejo­het:

a) në qoftë se per­soni që do të ekstrado­het është shte­tas shqip­tar, veç rasteve kur në mar­rëvesh­je është parashikuar ndryshe;

b) në qoftë se vepra penale që për­bën objek­tin e kërkesës për ekstradim ka një karak­ter  poli­tik ose ushtarak;

c) kur ka arsye për të dyshuar që per­soni i kërkuar të ekstrado­het do të perseku­to­het, dëno­het ose kërko­het për arsye të bind­jeve të tija poli­tike, fetare, kom­bëtare, racore ose etnike.

d) në qoftë se per­soni që kërko­het të ekstrado­het është gjykuar nga një gjykatë kom­pe­tente shqiptare për veprën penale për të cilën kërko­het ekstradi­mi.

 

 

KREU II

PËRGJEGJËSIA PENALE

 

 

Neni 12

Mosha për përgjegjësi penale

 

Ka përgjegjësi penale per­soni që në kohën e kry­er­jes së një kri­mi ka mbushur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç.

Per­soni që kryen një kundër­va­jt­je penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën  gjashtëm­bëd­hjetë vjeç.

 

 

Neni 13

Lid­h­ja shkakë­sore

 

Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprim­it ose mosveprim­it të tij dhe paso­jave apo mundë­sisë së ard­hjes së tyre, mungon lid­h­ja shkakë­sore.

 

Neni 14

Faji

 

Askush nuk mund të dëno­het për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kry­er me faj.

Quhet me faj per­soni që e kryen veprën me dash­je ose me paku­jde­si.

 

 

Neni 15

Dash­ja

 

Vepra penale kry­het me dash­je, kur per­soni i parashikon paso­jat e veprës penale dhe  dësh­i­ron ard­hjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dësh­i­ron ato, me ndërgjeg­je lejon ard­hjen e tyre.

 

 

Neni 16

Paku­jde­sia

 

Vepra penale kry­het me paku­jde­si kur per­soni, megjithëse nuk i dësh­i­ron paso­jat, e parashikon mundës­inë e ard­hjes së tyre dhe me mend­jele­htësi shpre­son t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte.

 

 

Neni 17

Papërgjegjsh­mëria për shkak të gjend­jes men­dore

 

Nuk ka përgjegjësi penale per­soni që në kohën e kry­er­jes së veprës vuante nga një tur­bul­lim psikik ose neu­rop­sikik që ka prishur tërë­sisht ekuilib­rin e tij men­dor dhe për paso­jë nuk ka qenë në gjend­je të kon­trol­lo­jë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kup­to­jë se kryen vepër penale.

Per­soni që në kohën e kry­er­jes së veprës penale vuante nga një tur­bul­lim psikik ose neu­rop­sikik, që ka ulur ekuilib­rin e tij men­dor për të kup­tuar dhe kon­trol­lu­ar plotë­sisht veprimet apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mba­het parasysh nga gjyka­ta në cak­timin e masës dhe llo­jit të dënim­it.

 

 

Neni 18

Kry­er­ja e veprës penale në gjend­je të dehur

 

Nuk për­jash­to­het nga përgjegjësia per­soni që ka kry­er veprën penale në gjend­je të dehur.

Kur deh­ja është shkak­tu­ar në rrethana të rastit dhe ka sjel­lë uljen e ekuilib­rit men­dor, kjo rrethanë mba­het parasysh për zbut­jen e dënim­it ndaj tij.

Kur deh­ja është bërë me para­mendim për të kry­er veprën penale, kjo rrethanë mba­het parasysh për rëndimin e dënim­it.

Rreg­ul­lat e mësipërme zba­to­hen edhe kur vepra penale kry­het nën efek­tin e narkotikëve apo stim­u­lan­tëve të tjerë.

 

Neni 19

Mbro­jt­ja e nevo­jshme

 

Nuk ka përgjegjësi penale per­soni që ka kry­er veprën duke qenë i detyru­ar të mbro­jë jetën, shën­detin, të drej­tat dhe intere­sat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karak­teri i mbro­jt­jes të jetë në pro­por­cion me rrezik­sh­mërinë e sul­mit.

Mospër­puth­ja hap­tazi ndër­m­jet tyre për­bën kapërcim të kufi­jve të mbro­jt­jes së nevo­jshme.

 

 

Neni 20

Nevo­ja ekstreme

 

Nuk ka përgjegjësi penale per­soni që ka kry­er veprën nga nevo­ja për të për­bal­lu­ar një rrezik real dhe të çastit që e kër­cënon atë, një per­son tjetër apo pasur­inë nga një dëm­tim i rëndë dhe i pash­mang­shëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i pro­vokuar prej tij dhe dëmi i shkak­tu­ar të mos jetë më i madh së dëmi i zmbrap­sur.

 

 

Neni 21

Ushtri­mi i një të drejte apo përm­bush­ja e detyrës

 

Nuk ka përgjegjësi penale per­soni që vepron për të ushtru­ar të drej­ta apo përm­bushur detyra të cak­tu­ara nga ligji ose nga një urd­hër i dhënë prej një per­soni kom­pe­tent, veç rastit kur urdhri është hap­tazi i paligjshëm.

Kur vepra penale është kry­er si rezul­tat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjig­jet per­soni që ka dhënë urdhrin.

 

 

KREU III

TENTATIVA

 

 

Neni 22

Kup­ti­mi i ten­ta­tivës

 

Vepra penale quhet e mbe­tur në ten­ta­tivë kur, megjithëse per­soni ndërmerr veprime të drejt­për­drej­ta për ta kry­er atë, vepra ndër­pritet e nuk për­fun­do­het për rrethana të pavaru­ra nga vull­neti i tij.

 

 

Neni 23

Përgjegjësia për ten­ta­tivën

 

Per­soni që ten­ton të krye­jë një krim përgjig­jet për të.

Gjyka­ta, në varësi të shkallës së afër­sisë së paso­jës, si dhe të shkaqeve për të cilat  kri­mi mbeti në ten­ta­tivë, zbut dën­imin dhe mund ta ulë atë nën min­i­mu­min e parashikuar nga ligji ose të cak­to­jë një lloj dën­i­mi më të butë nga ai i parashikuar  në ligj.

 

 

Neni 24

Heq­ja dorë nga kry­er­ja e veprës penale

 

Per­soni që më vull­netin e tij dhe në mënyrë për­fundimtare heq dorë nga kry­er­ja e veprës penale, me gjithë mundësitë që ka për kry­er­jen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.

Kur veprimet e gjer­atëher­shme përm­ba­jnë ele­men­tët e ndon­jë vepre tjetër penale, per­soni përgjig­jet për veprën e kry­er.

 

 

KREU IV

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE

 

 

Neni 25

Kup­ti­mi i bashkëpunim­it

 

Bashkëpunim quhet kry­er­ja e veprës penale nga dy ose më shumë per­sona me mar­rëvesh­je ndër­m­jet tyre.

 

Neni 26

Bashkëpunë­torët

 

Bashkëpunë­torë për kry­er­jen e veprës penale quhen: orga­ni­za­torët, ekzeku­torët, shtytësit dhe ndih­mësit.

Orga­ni­za­torë quhen ata per­sona që orga­ni­zo­jnë dhe drej­to­jnë veprim­tar­inë për kry­er­jen e veprës penale.

Ekzeku­torë janë per­son­at që krye­jnë veprime të drejtëpër­drej­ta për real­iz­imin e veprës penale.

Shtytës quhen per­son­at që nxisin bashkëpunë­torët e tjerë për kry­er­jen e veprës penale.

Ndih­mës quhen per­son­at që me këshilla, udhëz­ime, dhënie mjetesh, largim të penge­save, dhënie të prem­tim­it për fshe­hjen e bashkëpunë­torëve, të gjur­mëve apo të sendeve që rrjed­hin nga vepra penale, ndih­mo­jnë për kry­er­jen e saj.

 

 

Neni 27

Përgjegjësia e bashkëpunë­torëve

 

Orga­ni­za­torët, shtytësit dhe ndih­mësit kanë përgjegjësi si edhe ekzeku­torët për veprën penale të kry­er prej tyre.

Në cak­timin e dënim­it për bashkëpunë­torët, gjyka­ta duhet të mba­jë parasysh shkallën e pjesë­mar­rjes së secilit dhe rolin e lua­j­tur në kry­er­jen e veprës penale.

 

 

Neni 28

For­ma të veçan­ta të bashkëpunim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 2)

(Shfuqizuar para­grafi i dytë i pikës 1,  ndryshuar pika 2 me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 4)

 

1. Orga­ni­za­ta krim­i­nale është for­ma më e lartë e bashkëpunim­it, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë per­sona dhe që dal­lo­het nga shkalla e veçan­të e orga­nizim­it, struk­turim­it, qën­druesh­mërisë, kohëzg­jat­jes, si dhe nga qël­li­mi për kry­er­jen e një a më shumë veprave penale, për të real­izuar për­fitime mate­ri­ale dhe joma­te­ri­ale.

2. Orga­ni­za­ta ter­ror­iste është një for­më e veçan­të e orga­ni­za­tës krim­i­nale, e për­bërë nga dy ose më shumë per­sona, që kanë një bashkëpunim të qën­drueshëm në kohë, me syn­im kry­er­jen e veprave me qël­lime ter­ror­iste.

3. Ban­da e armato­sur është një for­më e veçan­të bashkëpuni­mi që, duke zotëru­ar armë, muni­cione luftarake dhe mjete të tjera të nevo­jshme, syn­on kry­er­jen e veprave penale, të parashikuara në krerët V, VI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.

4. Grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal është for­më e veçan­të bashkëpuni­mi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë per­sona, për kry­er­jen e një a më shumë veprave penale, për të real­izuar për­fitime mate­ri­ale dhe joma­te­ri­ale.

Grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal për kry­er­jen e një vepre penale nuk for­mo­het rastë­sisht e nuk është e nevo­jshme të dal­lo­het për anë­tarësi të qën­drueshme, ndar­je detyrash, orga­niz­im dhe struk­turim të zhvil­lu­ar.

5. Kri­ji­mi dhe pjesë­mar­r­ja në një orga­ni­za­të krim­i­nale, orga­ni­za­të ter­ror­iste, bandë të armato­sur ose grup të struk­tu­ru­ar krim­i­nal cilë­so­hen si vepra penale dhe dëno­hen sipas parashikimeve të pjesës së posaçme të këtij Kodi ose të dis­poz­i­tave të tjera penale të veçan­ta.

6. Anë­tarët e orga­ni­za­tës krim­i­nale, të orga­ni­za­tës ter­ror­iste, bandës së armato­sur ose grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal janë përgjegjës për të gjitha veprat penale, të kry­era prej tyre, në përm­bush­jen e qël­limeve të veprim­tarisë së tyre krim­i­nale.

7. Pjesë­tari i orga­ni­za­tës krim­i­nale, orga­ni­za­tës ter­ror­iste, bandës së armato­sur ose i grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, për­fi­ton për­jash­timin nga dën­i­mi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që gjyko­het vendimtare për njo­hjen e veprim­tarisë së tyre, të bashkëpunë­torëve të tjerë, pasurive të zotëru­ara drejt­për­drejt ose jo prej tyre, si dhe për veprim­tar­itë het­i­more, që zhvil­lo­hen ndaj orga­ni­zatave krim­i­nale, orga­ni­zatave ter­ror­iste, ban­dave të armato­sura dhe gru­peve të struk­tu­ru­ara krim­i­nale.

 

 

KREU V

DËNIMET

 

 

Neni 29

Dënimet krye­sore

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 2)

 

Për per­son­at që kanë kry­er krime jepen këto dën­ime krye­sore:

1. Me burgim të për­jet­shëm

2. Me burgim

3. Me gjobë

Për per­son­at që kanë kry­er kundër­va­jt­je penale jepen këto dën­ime krye­sore:

1. Me burgim

2. Me gjobë

Dën­i­mi me burgim dhe gjobë jepen bashkër­isht, kur parashiko­het në dis­poz­i­tat përkatëse të këtij Kodi.

 

 

Neni 30

Dën­ime plotë­suese

(Ndryshuar pika 2, me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 3)

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 3)

 

Për per­son­at që kanë kry­er krime ose kundër­va­jt­je penale, bashkë me dën­imin krye­sor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dën­ime plotë­suese:

1. Ndal­i­mi i të drejtës për të ushtru­ar funk­sione pub­like.

2. Kon­fiski­mi i mjeteve të kry­er­jes së veprës penale dhe pro­duk­teve të veprës penale.

3. Ndal­i­mi për të drej­tu­ar autom­jete.

4. Heq­ja e deko­ratave, titu­jve të nder­it.

5. Heq­ja e së drejtës të ushtrim­it të një veprim­tarie ose mjeshtërie.

6. Heq­ja e së drejtës për të ushtru­ar detyra drejtuese pranë per­son­ave juridikë.

7. Ndal­i­mi për të qën­dru­ar në një ose disa njësi admin­is­tra­tive.

8. Nxjer­r­ja jashtë ter­ri­torit.

9. Detyri­mi për pub­likimin e vendim­it gjyqë­sor.

Gjyka­ta, në raste të veçan­ta, kur dhë­nia e dën­imeve krye­sore çmo­het e papër­sh­tat­shme  dhe kur ligji parashikon dën­im me burgim deri në 3 vjet ose dën­ime të tjera më të lehta për veprën e kry­er, mund të mjafto­het vetëm me cak­timin e dënim­it plotë­sues.

 

 

Neni 31

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm

(Ndryshuar para­grafi i I, II dhe tit­ul­li me ligjin nr.8733,

datë 24.1.2001, neni 79)

(Shfuqizuar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 5)

 

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm jepet me vendim të gjykatës për kry­er­jen e një kri­mi të rëndë.

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm nuk jepet ndaj per­son­ave që në kohën e kry­er­jes së krim­it nuk kanë mbushur moshën tetëm­bëd­hjetë vjeç, si dhe për gratë.

 

 

Neni 32

Dën­i­mi me burgim

 

Dën­i­mi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzete­pesë vjet.

Për kundër­va­jt­je penale dën­i­mi me burgim jepet për një kohë nga pesë ditë deri në dy  vjet.

 

 

Neni 33

Mënyra e vua­jt­jes së dënim­it me burgim të për­jet­shëm dhe

me burgim

 

Dën­i­mi me burgim të për­jet­shëm dhe dën­i­mi me burgim vuhen në insti­tu­cione të cak­tu­ara posaçër­isht për këtë qël­lim.

Rreg­ul­lat mbi mënyrën e vua­jt­jes së dën­imeve, të drej­tat dhe detyrat e të dënuarve cak­to­hen me ligj.

Të mitu­rit e krye­jnë dën­imin me burgim në vende të veçan­ta nga të rri­t­u­rit.

Gratë e krye­jnë dën­imin me burgim në insti­tu­cione të veçan­ta nga bur­rat.

 

 

Neni 34

Dën­i­mi me gjobë

(Ndryshuar para­grafi i III dhe IV, shtu­ar para­grafi i V, ndryshuar para­grafi i VII, me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 3)

(Ndryshuar para­grafi IV me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 4)

 

Dën­i­mi me gjobë kon­sis­ton në pag­imin në favor të shtetit të një shume të hol­lash bren­da kufi­jve të parashikuar në ligj.

Dën­i­mi me gjobë jepet për per­son­at që krye­jnë krim ose kundër­va­jt­je penale.

Për per­son­at që krye­jnë krim gjo­ba jepet nga 100 mijë gjer në 10 mil­ionë lekë.

Për per­son­at që krye­jnë kundër­va­jt­je penale, gjo­ba jepet nga 50 mijë gjer në 3 mil­ionë lekë.

Për per­son­at që krye­jnë krime për motive të fitim­it të pasurive ose të sig­urim­it të çdo lloj për­fiti­mi tjetër mate­r­i­al, nëse dis­pozi­ta penale parashikon vetëm dën­im me burgim, gjyka­ta mund të japë edhe dën­im me gjobë nga 100 mijë gjer në 5 mil­ionë lekë.

Dën­i­mi me gjobë paguhet në afatin e cak­tu­ar në vendimin e gjykatës.

Gjyka­ta, duke mar­rë parasysh gjend­jen ekonomike të të dënuar­it, mund të lejo­jë që gjo­ba të paguhet me këste, duke cak­tu­ar këstet dhe afatin e pagim­it të tyre.

Kur gjo­ba nuk paguhet në afatin e cak­tu­ar, gjyka­ta ven­dos zëvendësimin e gjobës me burgim, duke llog­a­r­it­ur 5 mijë lekë për një ditë burgim.

Kur gjo­ba është dhënë për kry­er­jen e një kri­mi, zëvendësi­mi i saj me burgim nuk mund të kalo­jë tre vjet, ndër­sa kur ajo është dhënë për kry­er­jen e një kundër­va­jt­je­je penale, zëvendësi­mi nuk mund të kalo­jë një vit burgim, por gjith­monë pa kalu­ar mak­si­mu­min e dënim­it me burgim që parashikon dis­pozi­ta përkatëse.

Kur i dënuari si më sipër gjatë zba­tim­it të burgim­it paguan gjobën, gjyka­ta revokon vendimin, duke bërë llog­a­r­it­jet sipas kri­ter­it të para­grafit të 7 të këtij neni.

 

 

Neni 35

Heq­ja e së drejtës për të ushtru­ar funk­sione pub­like

(Rifor­mu­lu­ar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 5)

 

Heq­ja e së drejtës për të ushtru­ar funk­sione pub­like, për një kohë jo më pak se pesë vjet, jepet detyrim­isht ndaj per­son­it që ka kry­er një krim, që lid­het me detyrën, duke shpër­doru­ar funk­sion­in pub­lik ose ka kry­er një krim, për të cilin gjyka­ta ka cak­tu­ar një dën­im me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

Heq­ja e së drejtës për të ushtru­ar funk­sione pub­like mund të jepet për një kohë nga tre deri në pesë vjet, kur gjyka­ta ka cak­tu­ar një dën­im nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në tre vjet, kur është cak­tu­ar dën­i­mi deri në tre vjet burgim.

 

 

Neni 36

Kon­fiski­mi i mjeteve të kry­er­jes së veprës penale

dhe pro­duk­teve të veprës penale

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 4)

 

 

1. Kon­fiski­mi jepet detyrim­isht nga gjyka­ta dhe ka të bëjë me mar­rjen dhe kalim­in në favor të shtetit:

a) të sendeve që kanë shër­by­er ose janë cak­tu­ar si mjete për kry­er­jen e veprës penale;

b) të pro­duk­teve të veprës penale, ku përf­shi­het çdo lloj pasurie, si dhe doku­mentet ose instru­mentet ligjore që vërte­to­jnë tituj ose intere­sa të tjerë në pasur­inë që rrjedh ose fito­het drejt­për­drejt ose tërtho­razi nga kry­er­ja e veprës penale;

c) të shpër­blimeve, të dhë­na ose të prem­tu­ara, për kry­er­jen e veprës penale;

ç) të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i kor­re­spon­don asaj të pro­duk­teve të veprës penale;

d) të sendeve, prod­hi­mi, për­dori­mi, mba­jt­ja ose tjetër­si­mi i të cilave për­bëjnë vepër penale, edhe kur nuk është dhënë vendim dën­i­mi.

2. Nëse pro­duk­tet e veprës penale janë trans­for­muar ose shndër­ru­ar pjesër­isht ose plotë­sisht në pasuri të tjera, këto të fun­dit i nën­shtro­hen kon­fiskim­it.

3. Nëse pro­duk­tet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të fitu­ara në rrugë të ligjshme, këto të fun­dit kon­fisko­hen deri në vlerën e pro­duk­teve të veprës penale.

4. Kon­fiskim­it i nën­shtro­hen edhe të ard­hu­rat ose për­fitimet e tjera nga pro­duk­tet e veprës penale, nga pasuritë në të cilat janë trans­for­muar ose shndër­ru­ar pro­duk­tet e veprës penale ose  nga pasuritë me të cilat janë përzi­er këto pro­duk­te, në të njëjtën masë dhe mënyrë sikurse pro­duk­tet e veprës penale.

 

Neni 37

Ndal­i­mi për të drej­tu­ar autom­jete

 

 

Ndal­i­mi për të drej­tu­ar autom­jete jepet nga gjyka­ta, për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kundër per­son­ave që kanë kry­er vepër penale, kur çmo­het se do të ketë efekt paran­dalues apo paj­to­het me natyrën e veprës së kry­er.

 

 

Neni 38

Heq­ja e deko­ratave dhe e titu­jve

 

 

Heq­ja e deko­ratave dhe titu­jve të nder­it ven­doset për per­son­at që kanë kry­er një vepër penale që dëno­het me burgim dhe çmo­het se mba­jt­ja e tyre nuk paj­to­het me natyrën e veprës penale të kry­er.

Heq­ja e deko­ratave dhe titu­jve të nder­it është e përher­shme kur per­soni dëno­het për një krim mbi dhjetë vjet dhe nga një gjer në pesë vjet, kur dëno­het gjer në dhjetë vjet burgim.

 

 

Neni 39

Heq­ja e së drejtës të ushtrim­it të veprim­tarisë apo mjeshtërisë

 

 

Heq­ja e së drejtës të ushtrim­it të një veprim­tarie ose të një mjeshtërie e ndalon të dënuar­in të ushtro­jë veprim­tar­inë ose mjeshtërinë për të cilën është dhënë leje e veçan­të, dësh­mi, autor­iz­im apo licencë nga organi kom­pe­tent.

Heq­ja e së drejtës së ushtrim­it të veprim­tarisë ose mjeshtërisë jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet dhe është rrjed­ho­jë e çdo dën­i­mi për vepra penale që kry­hen duke i shpër­doru­ar ato.

 

 

Neni 40

Heq­ja e së drejtës të ushtrim­it të detyrave drejtuese

(Shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 6)

 

 

Heq­ja e së drejtës të ushtrim­it të detyrave drejtuese pranë per­son­ave juridikë, i heq mundës­inë të dënuar­it të ushtro­jë detyrat e drej­torit, të admin­is­tra­torit, sipër­mar­rësit, likuida­torit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilës­inë e për­faqë­sue­sit të per­son­it juridik.

Heq­ja e së drejtës të ushtrim­it të detyrave drejtuese pranë per­son­ave juridikë është rrjed­ho­jë e çdo dën­i­mi për vepra penale dhe jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari ka shpër­doru­ar funk­sionet apo ka vepru­ar në kundër­sh­tim me rreg­ul­lat që lid­hen me detyrën.

Kur dën­i­mi i dhënë nga gjyka­ta është jo më pak se pesë vjet burgim, kjo e drejtë mund të hiqet për një kohë nga pesë deri në dhjetë vjet.

 

 

Neni 41

Ndal­i­mi për të qën­dru­ar në një apo disa njësi admin­is­tra­tive

 

 

Ndal­i­mi për të qën­dru­ar në një apo disa njësi admin­is­tra­tive jepet nga gjyka­ta për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur çmo­het se qën­dri­mi i të dënuar­it në këto vende për­bën rrezik për sig­urim­in pub­lik.

 

 

Neni 42

Nxjer­r­ja jashtë ter­ri­torit

 

 

Nxjer­r­ja jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë jepet nga gjyka­ta ndaj shte­t­a­sit të huaj dhe atij pa shtetësi që kryen një krim dhe çmo­het se qën­dri­mi i mëte­jshëm i tij në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë nuk duhet të vazh­do­jë më në të ardhmen.

Vendi­mi revoko­het nga gjyka­ta, me kërkesën e të dënuar­it, kur shte­tasi i huaj apo pa shtetësi fiton shtetës­inë shqiptare.

 

 

Neni 43

Pub­liki­mi i vendim­it gjyqë­sor

 

 

Pub­liki­mi i vendim­it gjyqë­sor jepet nga gjyka­ta kur çmon se njo­h­ja e përm­ba­jt­jes së vendim­it ka interes për per­sona juridikë e fizikë.

Pub­liki­mi i vendim­it gjyqë­sor kon­sis­ton në detyrim­in e të dënuar­it që me shpen­zimet e veta të pub­liko­jë në një apo disa gaze­ta ose sta­cione radiotele­vizive tërë­sisht apo pjesër­isht vendimin gjyqë­sor, sipas urd­hërim­it të bërë nga gjyka­ta.

Data e pub­likim­it dhe kohëzg­jat­ja e tij cak­to­hen nga gjyka­ta.

Organet e shtyp­it dhe të radiotele­vizion­it janë të detyru­ar të bëjnë pub­likimin e vendim­it gjyqë­sor të dër­guar nga gjyka­ta.

Pub­liki­mi i vendim­it gjyqë­sor nuk jepet kur rreziko­het përhap­ja e sekretit shtetëror, ceno­het jeta intime e per­son­ave ose preket morali shoqëror.

 

 

Neni 44

Mënyra e vua­jt­jes së dën­imeve plotë­suese

 

 

Kur gjyka­ta, së bashku me një dën­im me burgim, jep edhe një ose disa nga dënimet plotë­suese të për­men­dura në nenin 30 të këtij Kodi, zba­ti­mi i tyre fil­lon së bashku me vua­jt­jen e dënim­it krye­sor.

Për num­rat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nen­it 30 të këtij Kodi zba­ti­mi i tyre fil­lon pas vua­jt­jes së dënim­it me burgim. Të drej­tat e cen­uara nga dënimet plotë­suese i dënuari nuk mund t’i ushtro­jë gjatë kohës së vua­jt­jes së dënim­it me burgim.

 

 

 

Neni 45

Zba­ti­mi i ligjit penal ndaj per­son­ave juridikë

(Shfuqizuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 4)

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 7)

 

 

Per­son­at juridikë, me për­jash­tim të insti­tu­cion­eve shtetërore, përgjig­jen penal­isht për vepra penale, të kry­era në emër ose në dobi të tyre nga organet dhe për­faqë­sue­sit e tyre.

Njësitë e qev­eris­jes ven­dore përgjig­jen penal­isht vetëm për veprime të kry­era gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë së tyre, të cilat mund të ushtro­hen nëpër­m­jet delegim­it të shër­bimeve pub­like.

Përgjegjësia penale e per­son­ave juridikë nuk për­jash­ton atë të per­son­ave fizikë, të cilët kanë kry­er ose janë bashkëpunë­torë në kry­er­jen e të njëj­tave vepra penale.

Veprat penale dhe masat ndëshkuese përkatëse, që zba­to­hen ndaj per­son­ave juridikë, si dhe pro­ce­du­ra për ven­dos­jen dhe ekzeku­timin e tyre rreg­ul­lo­hen me ligj të veçan­të.

 

 

Neni 46

Masat mjekë­sore dhe edukuese

 

 

Masat mjekë­sore mund të jepen nga gjyka­ta ndaj per­son­ave të papërgjegjshëm që kanë kry­er vepër penale, ndër­sa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që për­jash­to­hen nga dën­i­mi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.

Masat mjekë­sore janë:

1. Mjeki­mi i detyru­ar ambu­la­tor

2. Mjeki­mi i detyru­ar në një insti­tu­cion mjekë­sor

Masa edukuese është:

1. Ven­dos­ja e të mitu­rit në një insti­tu­cion eduki­mi

Vendi­mi gjyqë­sor për masat mjekë­sore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjyka­ta, krye­sisht, është e detyru­ar që pas kalim­it të një viti nga dita e dhënies së vendim­it, të mar­rë në shqyr­tim vendimin e saj.

Rreg­ul­lat për revokimin e vendim­it gyqë­sor që përm­ban masën mjekë­sore dhe edukuese, parashiko­hen në Kodin e Pro­ce­durës Penale.

 

 

KREU VI

CAKTIMI I DËNIMIT

 

 

Neni 47

Mënyra e cak­tim­it të dënim­it

 

 

Gjyka­ta cak­ton dën­imin duke respek­tu­ar dis­poz­i­tat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi dhe kufi­jtë e dën­imeve të parashikuar në ligj për veprën penale.

Në cak­timin e dënim­it ndaj per­son­it ajo merr parasysh rrezik­sh­mërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtë­suese dhe rën­duese.

 

Neni 48

Rrethanat lehtë­suese

 

 

Lehtë­so­jnë dën­imin rrethanat që vijo­jnë:

a) Kur vepra është kry­er e shtyrë nga motive me vlera poz­i­tive morale e shoqërore;

b) kur vepra është kry­er nën ndikimin e tron­dit­jes psikike të shkak­tu­ar nga pro­voki­mi ose veprime të padrej­ta të vik­timës apo të ndon­jë per­soni tjetër;

c) kur vepra është kry­er nën ndikimin e veprimeve apo të  udhëz­imeve të padrej­ta të epror­it;

ç) kur per­soni që ka kry­er veprën tre­gon pendim të thel­lë;

d) kur per­soni ka zëvendë­suar dëmin e shkak­tu­ar nga vepra penale ose ka ndih­muar aktivisht për të zhdukur ose pakë­suar paso­jat e veprës penale;

dh) kur per­soni paraqitet në organet kom­pe­tente pas kry­er­jes së veprës penale;

e) kur mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet per­son­it që ka kry­er veprën penale dhe të dëm­tu­ar­it  janë nor­mal­izuar.

 

 

Neni 49

 

 

Gjyka­ta, pavarë­sisht nga rrethanat që për­menden në nenin 48 të këtij Kodi, mund të mar­rë në kon­sid­er­atë edhe rrethanat të tjera për sa kohë i quan të tilla që jus­ti­fiko­jnë lehtësimin e dënim­it.

 

 

Neni 50

Rrethanat rën­duese

 

(Ndryshuar shkro­n­ja “b”, shtu­ar shkro­n­ja “h” dhe “i” me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 5)

(Ndryshuar shkro­n­ja “dh” me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 8)

(Shtu­ar shkro­n­ja “j” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 6)

Rën­do­jnë dën­imin rrethanat që vijo­jnë:

a) kry­er­ja e veprës i shtyrë nga motive të dobë­ta;

b) kry­er­ja e veprës për të vënë para përgjegjë­sisë ose për të fshe­hur përgjegjës­inë penale të një tjetri apo për të shman­gur dën­imin për një vepër penale tjetër ose për të real­izuar, ose për të sig­u­ru­ar për vete a për të tretët fitime pasurore, ose  çdo lloj për­fiti­mi tjetër mate­r­i­al;

c) kry­er­ja e veprës penale me egër­si dhe mizori;

ç) kry­er­ja e një kri­mi pas dhënies së një dën­i­mi për një krim të kry­er më parë;

d) kry­er­ja e veprimeve që rën­do­jnë apo shto­jnë paso­jat e veprës penale;

dh) kry­er­ja e veprës penale duke shpër­doru­ar funk­sion­in pub­lik ose shër­bimin fetar;

e) kur vepra është kry­er kundër fëmi­jëve, grave shtatzana ose per­son­ave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbro­hen;

f) kur vepra është drej­tu­ar ndaj për­faqë­suesve të shteteve të tjera;

g) kur vepra është kry­er duke për­fi­tu­ar nga mar­rëd­hëni­et famil­jare, të miqë­sisë, të mikprit­jes;

gj) kry­er­ja e veprës penale në bashkëpunim;

h) kry­er­ja e veprës penale më shumë se një herë;

i) kur vepra është kry­er duke për­dorur armë, muni­cione luftarake, lëndë plasëse, djegëse, hel­muese dhe radioak­tive.

j) kry­er­ja e veprës e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjin­inë, racën, fenë, kom­bës­inë, gjuhën, bind­jet poli­tike, fetare ose sociale.

 

 

Neni 51

Dën­i­mi me burgim për të mitu­rit

 

 

Për të mitu­rit, që në kohën e kry­er­jes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dën­i­mi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjys­ma e dënim­it që parashikon ligji për veprën penale të kry­er.

 

 

Neni 52

Për­jash­ti­mi i të mitu­rit nga dën­i­mi

 

 

Gjyka­ta, nisur nga rrezik­sh­mëria e pakët e veprës penale, nga rrethanat konkrete të kry­er­jes së saj, nga sjell­ja e mëparshme e të mitu­rit, mund ta për­jash­to­jë atë nga dën­i­mi.

Në këto raste gjyka­ta mund të ven­dosë dërgimin e të mitu­rit në një insti­tu­cion eduki­mi.

 

 

Neni 53

Ulja e dënim­it nën kufi­jtë e parashikuar nga ligji

 

 

Gjyka­ta, në raste të veçan­ta, kur çmon që vepra dhe autori i saj paraqesin rrezik­sh­mëri të pakët dhe janë të pran­ishme disa nga rrethanat lehtë­suese, ka të drejtë të cak­to­jë një dën­im nën min­i­mu­min ose një lloj dën­i­mi më të butë se ai që parashikon dis­pozi­ta përkatëse.

 

 

Neni 54

Pra­n­i­mi i pagim­it të gjobës

 

 

Për kundër­va­jt­jet penale për të cilat, veç gjobës, parashiko­het njëko­hë­sisht dën­i­mi me burgim, gjyka­ta, me kërkesën e autorit të kundër­va­jt­jes penale mund të pra­no­jë që ai të pagua­jë aty për aty një shumë të hol­lash në favor të bux­hetit të shtetit, e barabartë me gjys­mën e mak­si­mu­mit të gjobës të parashikuar për kundër­va­jt­jet penale në Pjesën e Përgjithshme të këtij Kodi.

Kërke­sa mund të paraqitet në çdo fazë të gjykim­it deri për­para dhënies së vendim­it për­fundim­tar të shkallës së parë.

Kur gjyka­ta nuk pra­non kërkesën, jep dën­imin për veprën e kry­er.

Pra­n­i­mi i kërkesës nuk lejo­het për per­son­at që më parë janë dënuar edhe për kundër­va­jt­je penale.

 

 

Neni 55

Cak­ti­mi i dën­imeve për disa vepra penale

 

 

Kur veprimet ose mosveprimet përm­ba­jnë ele­men­tët e disa veprave penale, si dhe kur per­soni ka kry­er disa vepra penale për të cilat nuk është dhënë ako­ma vendim, gjyka­ta më parë cak­ton dën­imin për çdo vepër penale dhe në për­fundim jep një dën­im të vetëm, që për­bëhet nga dën­i­mi më i rëndë i shtu­ar.

Dën­i­mi më i rëndë i shtu­ar nuk mund të kapërce­jë shumën e përgjithshme të dën­imeve të cak­tu­ara veç e veç, as kufirin më të lartë të parashikuar për llo­jin e dënim­it të dhënë.

Kur gjyka­ta çmon se kry­er­ja e shumë veprave penale nuk tre­gon rrezik­sh­mëri të mad­he të faj­torit, mund të japë si dën­im për­fundim­tar dën­imin më të rëndë që ka cak­tu­ar për një nga veprat penale.

Gjyka­ta në vendimin për­fundim­tar jep një ose më shumë nga dënimet plotë­suese të dhë­na më vete për çdo vepër të veçan­të.

 

 

Neni 56

Bashki­mi i dën­imeve

 

 

Kur i dënuari, para vua­jt­jes së plotë të dënim­it, dëno­het për një vepër penale të kry­er para dhënies së vendim­it, zba­to­hen rreg­ul­lat e nen­it të mësipërm dhe pje­sa e vua­j­tur e dënim­it llog­a­ritet në dën­imin e ri.

Kur i dënuari, pas dhënies së vendim­it, por para vua­jt­jes së plotë të dënim­it, kryen një vepër penale të re, gjyka­ta bën bashkimin e dënim­it të ri me pjesën e mbe­tur të dënim­it të mëparshëm, duke ndjekur rreg­ul­lat e parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi.

 

 

Neni 57

Llog­a­r­it­ja e paraburgim­it

(Ndryshuar para­grafi i III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 6)

 

 

Koha e paraburgim­it llog­a­ritet në dën­imin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrim­in për kry­er­jen e një pune në interes pub­lik si më poshtë:

Një ditë paraburgim baras me një ditë e gjys­më burgim.

Një ditë paraburgim baras me 5 mijë lekë gjobë.

Një ditë paraburgim baras me tetëm­bëd­hjetë orë pune në interes pub­lik.

 

 

KREU VII

ALTERNATIVAT E DËNIMIT ME BURGIM

 

Neni 58

Gjys­mëliria

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Për dën­imin deri në një vit burgim, gjyka­ta, për shkak të detyrimeve të per­son­it të dënuar për punën, arsimin, kual­i­fikimin ose aftësimin pro­fe­sion­al, përgjegjësitë thel­bë­sore famil­jare apo për nevo­jën për tra­j­tim ose reha­bil­itim mjekë­sor, mund të ven­dosë ekzeku­timin e vendim­it me burgim me gjys­mëliri.

Per­soni i dënuar, që vuan dën­imin me gjys­mëliri, është i detyru­ar tё kthe­het në burg, pasi të ketë kry­er detyrimet jashtë burgut, bren­da peri­ud­hës kohore të për­cak­tu­ar nga gjyka­ta.

Kur per­soni i dënuar nuk përm­bush detyrimet, sipas këtij neni, zba­to­het neni 62 i këtij Kodi.

 

 

Neni 59

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it të vendim­it me burgim dhe vënia në provë

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Për shkak të rrezik­sh­mërisë së pak­të të per­son­it, moshës, kushteve shën­de­të­sore apo men­dore, mënyrës së jetesës dhe të nevo­jave, veçanër­isht atyre që lid­hen me famil­jen, shkol­lim­in ose punën, rrethanave të kry­er­jes së veprës penale, si dhe të sjell­jes pas kry­er­jes së veprës penale, gjyka­ta, kur jep dën­im me burg deri në pesё vjet, mund të urd­hëro­jё që i dënuari të mba­jë kon­tak­te me shër­bimin e provës dhe të vihet në provë, duke pezul­lu­ar ekzeku­timin e dënim­it, me kusht që gjatë kohës së provës të mos krye­jë vepër tjetër penale.

Gjyka­ta urd­hëron që i dënuari të përm­bushë një apo më shume detyrime, të parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi.

Afati i provës është 18 muaj deri në 5 vjet.

Nëse i dënuari nuk mban kon­tak­te me shër­bimin e provës apo nuk përm­bush detyrimet e parashikuara në nenin 60, siç është urd­hëru­ar nga gjyka­ta, gjyka­ta ven­dos zëvendësimin e dënim­it të parë me një dën­im tjetër, zgjat­jen e afatit të mbikëqyr­jes, bren­da peri­ud­hës së provës, ose revokimin e pezul­lim­it të ekzeku­tim­it të vendim­it.

 

 

Neni 59/a

Qën­dri­mi në shtëpi

(Shtu­ar me ligjin nr. 10024, datw 27.11.2008

 

 

Për dënimet me burgim deri në dy vjet ose kur kjo kohë është pjesë e mbe­tur e dënim­it, sipas një vendi­mi për një peri­ud­hë më të gjatë burgi­mi, gjyka­ta mund të ven­dosë vua­jt­jen e dënim­it të dhënë me qën­drim­in në shtëpi të të dënuar­it, në një shtëpi tjetër pri­vate apo në një qendër të kujde­sit dhe të shën­de­tit pub­lik, kur ekzis­to­jnë rrethanat e mëposhtme:

a) Për gratë shtatzë­na ose nëna me fëmi­jë, nën moshën 10 vjeç, që jeto­jnë me të.

b) Për babal­larët, që kanë përgjegjësi prindërore për fëmi­jën, që jeton me të, nën moshën 10 vjeç, kur nëna e tij ka vdekur apo është e pazon­ja për t’u kujdesur për të.

c) Për per­sona, në kushte të rën­da shën­de­të­sore, që kërko­jnë kujdes të vazh­dueshëm nga shër­bi­mi shën­de­të­sor, jashtë burgut.

ç) Për per­son­at mbi 60 vjeç, që janë të paaftë nga ana shën­de­të­sore.

d) Për të rinj, nën moshën 21 vjeç, me nevo­ja të doku­men­tu­ara shën­de­të­sore, studi­more, të punës apo përgjegjë­sive famil­jare.

Gjyka­ta mund të lejo­jë per­son­at e dënuar me qën­drim në shtëpi të largo­hen nga vend­ba­n­i­mi, për plotësimin e nevo­jave të domos­doshme famil­jare, për t’u angazhuar në veprim­tari pune, eduki­mi apo arsim­i­mi ose për pro­grame reha­bil­iti­mi, për të cilat shër­bi­mi i provës është dako­rd.

Në këtë rast gjyka­ta për­cak­ton masat që duhet të mar­rë shër­bi­mi i provës.

Gjyka­ta revokon qën­drim­in në shtëpi dhe e zëvendë­son atë me një ndëshkim tjetër, kur nuk ekzis­to­jnë më kushtet e parashikuara në para­grafin e parë të këtij neni. Në qoftë se per­soni i dënuar largo­het pa autor­iz­imin e gjykatës nga vend­ba­n­i­mi apo shkel detyrimet e cak­tu­ara në vendimin e gjykatës, zba­to­het neni 62 i këtij Kodi.

 

 

Neni 60

Detyrimet e të dënuar­it të vënë në provë

(Zwvend­w­suar tit­ul­li, fjalw, pika 10 dhe 11, shtu­ar pika 12 dhe para­grafi i fun­dit me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

I dënuari i vënë në provë, mund të dety­ro­het nga gjyka­ta të plotë­so­jë një apo më tepër prej detyrimet të mëposhtëme:

1. Të ushtro­jë një veprim­tari pro­fe­sion­ale ose të mar­rë një arsim apo formim pro­fe­sion­al.

2. Shfry­tëz­i­mi i pagës dhe i të ard­hu­rave të tjera ose i pasurisë për përm­bush­jen e detyrimeve finan­cia­re.

3. Të riparo­jë dëmin civ­il të shkak­tu­ar.

4. Të ndalo­het të drej­to­jë autom­jete të cak­tu­ara.

5. Të mos ushtro­jë veprim­tari pro­fe­sion­ale kur vepra penale ka lid­hje me këtë veprim­tari.

6. Të mos frekuen­to­jë vende të cak­tu­ara.

7. Të mos frekuen­to­jë lokale që shër­be­jnë pije alkoo­like.

8. Të qën­dro­jë në banesën e tij në orare të cak­tu­ara.

9. Të mos shoqëro­het me per­sona të cak­tu­ar, krye­sisht me të dënuar apo bashkëpunë­torët e veprës penale.

10. Të mos zotëro­jë, mba­jë apo për­dorë armë.

11. Mjeki­mi ose reha­bil­iti­mi në një insti­tu­cion shën­de­të­sor ose nën­shtri­mi në një pro­gram të tra­j­tim­it, mjekë­sor apo reha­bil­itues.”.

12. Heq­ja dorë nga për­dori­mi i alkoolit ose drogës.”.

Në për­cak­timin e detyrimeve për të dënuar­in, gjyka­ta merr parasysh moshën e të dënuar­it, gjend­jen men­dore, mënyrën e jetesës dhe nevo­jat e tij, veçanër­isht ato të lid­hu­ra me famil­jen, edukimin ose punën, motivet e kry­er­jes së veprës penale, qën­drim­in pas kry­er­jes së veprës penale, si dhe rrethana të tjera, që ndiko­jnë nё ven­dos­jen e detyrimeve, sipas këtij neni dhe mbikëqyr­jen e tyre.

 

 

Neni 61

Detyrimet e të dënuar­it gjatë kohës së provës

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Gjatë kohës së provës i dënuari është i detyru­ar:

a) të paraqitet rreg­ull­isht dhe tё infor­mo­jё nё vazhdimёsi shёr­bimin e provёs pёr pёrm­bush­jen e kushteve dhe detyrimeve tё cak­tu­ara nga gjyka­ta;

b) tё mar­rë pëlqimin nga shër­bi­mi i provës për ndryshimin e vend­ba­nim­it, qen­drës së punës apo për lëviz­jet e shpesh­ta bren­da ven­dit

 

 

Neni 62

Shkel­ja e kushteve dhe e detyrimeve gjatë kohës së provës

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, kryen një vepër tjetër penale, gjyka­ta mund të ndrysho­jë detyrimet që ka ven­do­sur, ta zëvendë­so­jë dën­imin e dhënë me një dën­im tjetër, apo ta revoko­jë, tërë­sisht ose pjesër­isht, vendimin e pezul­lim­it.

Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, shkel kushtet ose detyrimet që i janë ven­do­sur, shër­bi­mi i provës i rapor­ton men­jëherë prokuror­it.

Pёr shkel­je tё lehta dhe pёr herё tё parё tё kushteve ose tё detyrimeve qё i janё ven­do­sur nga gjyka­ta, prokurori ka tё drejtё tё japё par­ala­jmёrim, i cili regjistro­het nё dos­jen per­son­ale tё tё dёnuar­it.

Pёr shkel­je tё rёn­da ose tё pёrsёrit­u­ra, prokurori i kёrkon gjykatёs ndryshimin e detyrim­it tё ven­do­sur, shtimin e detyrimeve tё tjera, zёvendёsimin e tyre me njё sank­sion tjetёr, ose revokimin e vendim­it tё pezul­lim­it tё dёnim­it dhe vua­jt­jen e pjesёs sё mbe­tur tё dёnim­it nё burg.

 

 

Neni 63

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it të vendim­it me burgim  dhe detyri­mi për kry­er­jen e një pune

në interes pub­lic

(Ndryshuar para­grafi i dytw, i pestw dhe i fun­dit me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Gjyka­ta, për shkak të rrezik­sh­mërisë së pakët të per­son­it dhe të rrethanave të kry­er­jes së veprës penale, kur ka cak­tu­ar një dën­im gjer në një vit burgim, mund të ven­dosë pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të vendim­it me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrim­in që i dënuari të përm­bushë një punë në interes pub­lik.

Puna me interes pub­lik nënkup­ton kry­er­jen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa shpër­blim, në favor të intere­sit pub­lik apo shoqatës së cak­tu­ar në vendimin e gjykatës, për një kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë.

Ky detyrim nuk mund të ven­doset kur i dënuari refu­zon pezul­lim­in në seancë gjyqë­sore.

Puna në interes pub­lik kry­het bren­da afatit prej gjashtë mua­jsh.

Në vendimin e saj gjyka­ta për­cak­ton num­rin e orëve të punës dhe detyrim­in që i dënuari të mba­jë kon­tak­te me shër­bimin e provës. Shër­bi­mi i provës ven­dos llo­jin e punës që do të kry­het, për­cak­ton vendin e kry­er­jes së punës dhe ditët e javës kur do të kry­het ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur, punësimin e rreg­ullt të të dënuar­it apo detyrimet e tij famil­jare. Kohëzg­jat­ja e punës me interes pub­lik nuk i kalon tetë orë në ditë.

Pas për­fundim­it të punës, dën­i­mi kon­sidero­het i paqenë.

Nëse i dënuari nuk kryen punën me interes pub­lik, nuk mban kon­tak­te me shër­bimin e provës apo shkel kushtet ose detyrimet e tjera, të ven­do­sura nga gjyka­ta, prokurori infor­mon men­jëherë gjykatën. Gjyka­ta, në këtë rast, ven­dos sipas nen­it 62 të këtij Kodi.

 

Neni 64

Lir­i­mi me kusht

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 7)

(Hiqen fjalw nw tit­ull dhe tekst me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

I dënuari me burgim mund të liro­het para kohe me kusht, nga vua­jt­ja e dënim­it vetëm për arsye të veçan­ta, nëse me sjell­jen dhe punën e tij tre­gon se me dën­imin e vua­j­tur i është arrit­ur qël­lim­it për edukimin e tij, si dhe të ketë vua­j­tur:

-jo më pak se gjys­mën e dënim­it të dhënë për kundër­va­jt­je penale;

-jo më pak se dy të tre­tat e dënim­it të dhënë për krime me masa dën­i­mi gjer në pesë vjet burgim;

-jo më pak se tre të katër­tat e dënim­it të dhënë për krime me masa dën­i­mi nga pesë gjer në njëzet e pesë vjet burgim.

Në masën e dënim­it të vua­j­tur nuk llog­a­ritet koha e për­fi­tu­ar me amnisti ose fal­je.

Nuk lejo­het lir­i­mi para kohe me kusht për të dënuar­in përsëritës për krime të kry­era me dash­je.

Lir­i­mi para kohe me kusht revoko­het nga gjyka­ta, kur i dënuari për një vepër penale të kry­er me dash­je, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dash­je, duke u zbat­u­ar dis­poz­i­tat për bashkimin e dën­imeve.

 

 

Neni 65

(Hiqen fjalw nw tekst me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Nuk lejo­het lir­i­mi me kusht për të dënuar­in me burgim të për­jet­shëm.

Vetëm në raste të jashtëza­kon­shme i dënuari me burgim të për­jet­shëm mund të liro­het me kusht kur:

Ka vua­j­tur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vua­jt­jes së dënim­it ka mba­j­tur sjell­je shem­bul­lore dhe çmo­het se i është arrit­ur qël­lim­it të dënim­it për edukimin e tij.

 

 

KREU VIII

SHUARJA E NDJEKJES PENALE, TË DËNIMEVE DHE MOSEKZEKUTIMI I TYRE

 

 

Neni 66

Parashkri­mi i ndjek­jes penale

 

 

Nuk mund të bëhen ndjek­je penale kur nga kry­er­ja e veprës deri në çastin e mar­rjes së per­son­it si të pan­de­hur kanë kalu­ar:

a) njëzet vjet për krimet që parashiko­jnë dën­im jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dën­im tjetër më të rëndë;

b) dhjetë vjet për krimet që parashiko­jnë dën­im nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim;

c) pesë vjet për krimet që parashiko­jnë dën­im gjer në pesë vjet burgim ose gjobë;

ç) tre vjet për kundër­va­jt­jet penale që parashiko­jnë dën­im gjer në dy vjet burgim;

d) dy vjet për kundër­va­jt­jet penale që parashiko­jnë dën­im me gjobë.

 

 

Neni 67

Mosparashkri­mi i ndjek­jes penale

 

Nuk i nën­shtro­hen parashkrim­it të ndjek­jes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzim­it.

 

Neni 68

Parashkri­mi i ekzeku­tim­it të dënim­it

 

 

Vendi­mi i dënim­it nuk ekzeku­to­het kur nga dita që ka mar­rë for­më të pre­rë kanë kalu­ar:

a) njëzet vjet për vendimin  që përm­ban dën­im pesëm­bëd­hjetë gjer në njëzete­pesë vjet burgim;

b) dhjetë vjet për vendimin që për­man dën­im pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet burgim;

c) pesë vjet për vendime që përm­ba­jnë dën­im me burgim gjer në pesë vjet ose dën­ime të tjera më të lehta.

 

 

Neni 69

Reha­bil­iti­mi

 

 

Quhen të padënuar:

a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dën­im tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vua­jt­jes së dënim­it nuk kanë kry­er vepër tjetër penale;

b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve  nga dita e vua­jt­jes së dënim­it nuk kanë kry­er vepër tjetër penale;

c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vua­jt­jes së dënim­it nuk kanë kry­er vepër tjetër penale;

ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vua­jt­jes së dënim­it nuk kanë kry­er vepër tjetër penale.

 

 

Neni 70

Fal­ja

 

 

Me aktin e fal­jes organi kom­pe­tent për­jash­ton tërë­sisht apo pjesër­isht per­son­in nga vua­jt­ja e dënim­it të dhënë me një vendim gjyqë­sor ose bën zëvendësimin e dënim­it me një lloj dën­i­mi më të butë.

 

 

Neni 71

Amnis­tia

 

 

Me aktin e amnis­tisë organi kom­pe­tent për­jash­ton nga ndjek­ja penale, nga vua­jt­ja tërë­sisht apo pjesër­isht e dënim­it ose bën zëvendësimin e dënim­it me një lloj dën­i­mi më të butë.

Amnis­tia shtri­het për ato vepra penale të kry­era deri një ditë para shpall­jes së saj, veç rastit kur në aktin përkatës ven­doset ndryshe.

 

 

Neni 72

Zba­ti­mi i dis­poz­i­tave të pjesës së përgjithshme

 

 

Dis­poz­i­tat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zba­to­hen edhe për veprat penale të tjera të parashikuara si të tilla nga lig­je të veçan­ta.

 

 

PJESA E POSAÇME

 

 

 

KREU I

KRIME KUNDËR NJERËZIMIT

 

Neni 73

Geno­ci­di

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Zba­ti­mi i një plani të para­men­d­uar që syn­on shkatër­rim­in tërë­sisht apo pjesër­isht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drej­tu­ar kundër anë­tarëve të grupit dhe i shoqëru­ar me veprat që vijo­jnë, si: vras­je me dash­je të anë­tarëve të grupit, dëm­time të rën­da fizike dhe psikike, ven­dos­ja në kushte jetese të rën­da që shkak­to­jnë shkatër­rim­in fizik, zba­ti­mi i masave që syn­o­jnë pengimin e lind­jeve, si dhe trans­fer­i­mi i detyrueshëm i fëmi­jëve të një grupi në një grup tjetër, dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

 

Neni 74

Krime kundër njerëzim­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 8)

 

 

Vras­jet, shfaros­jet, kthi­mi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj tor­ture ose dhune tjetër njerë­zore të kry­era, sipas një plani konkret të para­men­d­uar, kundër një grupi të pop­ull­sisë civile për motive poli­tike, ide­ologjike, raciale, etnike e fetare dëno­hen jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

 

Neni 74/a

Shpërn­dar­ja kom­pju­terike e mate­ri­aleve pro gjeno­cid­it ose krimeve kundër njerëzim­it

(shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Ofri­mi në pub­lik ose shpërn­dar­ja e qël­limshme pub­likut, nëpër­m­jet sis­te­meve kom­pju­terike, e mate­ri­aleve, që moho­jnë, min­i­mi­zo­jnë, në mënyrë të ndjeshme, mira­to­jnë ose jus­ti­fiko­jnë akte, që për­bëjnë gjeno­cid ose krim kundër njerëzim­it, dëno­het me burgim tre deri në gjashtë vjet.

 

Neni 75

Krimet e luftës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Veprat e kry­era nga per­sona të ndryshëm në kohë lufte, si vras­ja, keq­tra­j­ti­mi ose dëbi­mi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfry­tëz­i­mi tjetër çnjerë­zor në dëm të pop­ull­sisë civile ose në ter­ri­tor të push­tu­ar, vras­ja ose keq­tra­j­ti­mi i robërve të luftës, vras­ja e peng­jeve, shkatër­ri­mi i pasurisë pri­vate ose pub­like, shkatër­ri­mi i qyteteve, komu­nave ose fsha­trave, jo të dik­tu­ara nga nevo­ja ushtarake, dëno­het me heq­je të lirisë jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

 

KREU II

VEPRA PENALE KUNDËR PERSONIT

 

 

KRIME KUNDËR JETËS

 

 

SEKSIONI I

KRIME KUNDËR JETËS TË KRYERA ME DASHJE

 

 

Neni 76

Vras­ja me dash­je

 

 

Vras­ja e kry­er me dash­je dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 77

Vras­ja me dash­je në lid­hje me një krim tjetër

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 9)

 

 

Vras­ja me dash­je, që para­prin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet.

 

 

Neni 78

Vras­ja me para­mendim

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 10)

(Sht­esë në para­grafin e dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 7)

 

Vras­ja me para­mendim dëno­het me burgim nga pesëm­bëd­hjetë gjer në njëzet e pesë vjet .

Vras­ja e kry­er për interes, hak­mar­rje a gjak­mar­rje dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të për­jet­shëm, si dhe me gjobë nga pesëqind mijë lekë deri në tre mil­ionë lekë.

 

 

Neni 79

Vras­ja në rrethana të tjera cilë­suese

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11)

(Ndryshuar shkro­n­ja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9)

 

 

Vras­ja me dash­je e kry­er:

a) ndaj të mitu­rit;

b) ndaj per­son­it me mangësi fizike ose  psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e vik­timës janë të duk­shme ose të njo­hu­ra;

c) ndaj deputetit, gjyq­tar­it, prokuror­it, avokatit, polic­it, ushtarakut, funk­sion­arët e tjerë pub­lik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e vik­timës janë të duk­shme ose të njo­hu­ra;

ç) ndaj kallëzue­sit, dësh­mi­tar­it, të dëm­tu­ar­it ose palëve të tjera ndërgjyqëse;

d) më shumë se një herë;

dh) kundër dy ose më shumë per­son­ave;

e) në mënyrë të tillë që i shkak­ton mundime të veçan­ta vik­timës;

ë) në mënyrë të rrezik­shme për jetën e shumë per­son­ave, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

 

Neni 80

 

 

Sig­uri­mi i kushteve dhe i mjeteve mate­ri­ale për të kry­er vras­je dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 81

Vras­ja e fos­h­n­jës

 

 

Vras­ja e fos­h­n­jës e kry­er me dash­je nga nëna, men­jëherë pas lind­jes, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 82

Vras­ja e kry­er në gjend­je të tron­dit­jes së fortë psikike

 

 

Vras­ja me dash­je e kry­er në gjend­je të tron­dit­jes së fortë psikike të çastit shkak­tu­ar nga dhu­na ose fyer­ja e rëndë e vik­timës dëno­het me burgim gjer në tetë vjet.

 

 

 

Vras­ja e kry­er me kapërcim të kufi­jve të mbro­jt­jes

së nevo­jshme

 

Vras­ja e kry­er në kushtet e kapërcim­it të kufi­jve të mbro­jt­jes së nevo­jshme dëno­het me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 83/a

Kanos­ja seri­oze për hak­mar­rje ose për gjak­mar­rje

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 12)

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 8)

 

 

Kanos­ja seri­oze për hak­mar­rje ose gjak­mar­rje, që i bëhet një per­soni për t’u mbyl­lur në shtëpi, dëno­het me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një mil­ion lekë.

 

 

 

Neni 83/b

Nxit­ja për gjak­mar­rje

(Shtu­ar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 9)

 

 

Nxit­ja e të tjerëve për hak­mar­rje ose gjak­mar­rje, kur nuk për­bën vepër tjetër penale, dëno­het me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një mil­ion lekë.

 

 

Neni 84

Kanos­ja

 

 

Kanos­ja seri­oze për vras­je ose për plagos­je të rëndë që i bëhet një per­soni, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 84/a

Kanos­ja me motive raciz­i­mi dhe kseno­fo­bie nëpër­m­jet sis­temit kom­pju­terik

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Kanos­ja seri­oze për vras­je ose plagos­je të rëndë, që i bëhet një per­soni, nëpër­m­jet sis­te­meve kom­pju­terike, për shkak përkatësie etnike, kom­bësie, race apo feje, dëno­het me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

 

 

SEKSIONI II

KRIME KUNDËR JETËS SHKAKTUAR ME PAKUJDESI

 

 

Neni 85

Vras­ja nga paku­jde­sia

 

Vras­ja e kry­er nga paku­jde­sia dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

SEKSIONI III

VEPRAT PENALE TË KRYERA ME DASHJE KUNDËR SHËNDETIT

 

 

Neni 86

Tor­tu­ra

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 10)

 

Kry­er­ja me dash­je e veprave, nëpër­m­jet të cilave një per­soni i janë shkak­tu­ar vua­jt­je të rën­da, fizike apo men­dore,  nga një per­son, që ushtron funk­sione pub­like, ose me nxit­jen apo mira­timin e tij, të hapur ose të hes­h­tur, me qël­lim:

a) për të mar­rë prej tij ose një tjetri infor­ma­ta ose pohime;

b) për ta ndëshkuar për një veprim të kry­er ose që dyshohet të jetë kry­er prej/ose një per­soni tjetër;

c) për ta frikë­suar ose bërë pre­sion mbi të ose një per­son tjetër;

ç) për çdo qël­lim tjetër të bazuar në çfarë­dol­loj forme diskri­m­in­i­mi;

d) çdo akt tjetër çnjerë­zor apo poshtërues;

- për­bëjnë vepër penale dhe dëno­hen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

 

 

Neni 87

Tor­tu­ra me paso­ja të rën­da

 

 

Tor­tu­ra, si dhe çdo akt tjetër çnjerë­zor, kur ka sjel­lë gjym­timin, shëm­timin ose çdo dëm­tim të përher­shëm të shën­de­tit të per­son­it apo vdek­jen, dëno­hen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 88

Plagos­ja e rëndë me dash­je

 

 

Plagos­ja e kry­er me dash­je që ka sjel­lë si paso­jë gjym­timin, shëm­timin ose çdo dëm­tim tjetër të përher­shëm të shën­de­tit, ndër­pre­rjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezik­shme për jetën në çastin e shkak­tim­it të saj, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur është kry­er kundër disa per­son­ave ose kur ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 88/a

Plagos­je e rëndë në gjend­je të tron­dit­jes së fortë psikike

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 13

 

 

Plagos­ja e rëndë, e kry­er në gjend­je të tron­dit­jes të fortë psikike të çastit, shkak­tu­ar nga dhu­na ose fyer­ja e rëndë nga ana e të dëm­tu­ar­it, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 88/b

Plagos­je e rëndë me kapërcim të kufi­jve të mbro­jt­jes

së nevo­jshme

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 13)

 

 

Plagos­ja e rëndë, e kry­er me kapërcim të kufi­jve të mbro­jt­jes së nevo­jshme, dëno­het me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 89

Plagos­ja e lehtë me dash­je

 

 

Plagos­ja e kry­er me dash­je, që ka shkak­tu­ar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 89/a

(Shtu­ar me ligjin nr.8204, datë 10.4.1997, neni 1)

 

 

Shit­bler­ja e trans­planteve, si dhe çdo veprim­tari që lid­het me heq­jen dhe implan­timin e paligjshëm të organ­eve, dëno­het me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

Kur këto vepra kry­hen me qël­lim fiti­mi, dëno­hen me burgim nga 10 deri në 20 vjet.

 

 

Neni 90

Dëm­time të tjera me dash­je

 

 

Rrah­ja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë.

Po kjo vepër, kur ka shkak­tu­ar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

SEKSIONI IV

VEPRA PENALE KUNDËR SHËNDETIT TË KRYERA NGA PAKUJDESIA

 

 

Neni 91

Plagos­ja e rëndë nga paku­jde­sia

 

 

Plagos­ja e rëndë e kry­er nga paku­jde­sia për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 92

Plagos­ja e lehtë nga paku­jde­sia

 

 

Plagos­ja e lehtë e kry­er nga paku­jde­sia për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë.

 

 

SEKSIONI V

VEPRA PENALE QË RREZIKOJNË JETËN DHE SHËNDETIN NGA NDËRPRERJA E SHTATZANISË OSE MOSDHËNIA E NDIHMËS

 

 

Neni 93

Ndër­pre­r­ja e shtatzanisë pa pëlqim të gruas

 

 

Ndër­pre­r­ja e shtatzanisë pa pëlqim të gruas, veç rastit kur ndër­pre­r­ja dik­to­het nga një shkak shën­de­të­sor i jus­ti­fikuar, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 94

Ndër­pre­r­ja e shtatzanisë e kry­er në vende dhe nga per­sona

të paau­tor­izuar

 

 

Ndër­pre­r­ja e shtatzanisë e kry­er jo në ambi­ente spi­talore pub­like apo klini­ka pri­vate të lejuara posaçër­isht, ose nga një per­son që nuk është mjek ose, tej kohës së lejueshme për ndër­pre­rje veç rastit kur kjo dik­to­het nga një shkak shën­de­të­sor i jus­ti­fikuar, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur nga vepra  është shkak­tu­ar rreziki­mi i jetës ose vdek­ja, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 95

Dhë­nia e mjeteve për ndër­pre­rjen e shtatzanisë

 

 

Dhë­nia e mjeteve që shër­be­jnë për ndër­pre­rjen e shtatzanisë një gru­a­je me qël­lim që kjo të krye­jë vetë ose me ndih­mën e ndon­jë tjetri ndër­pre­rje, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 96

Mjeki­mi i paku­jdesshëm

(Shtu­ar para­grafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni14)

 

 

Mjeki­mi i paku­jdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e per­son­elit tjetër mjekë­sor, si dhe mosz­ba­ti­mi i ter­apisë ose i poro­sive të mjekut nga per­son­eli mjekë­sor apo far­ma­cist, kur ka shkak­tu­ar dëm­timin e rëndë të shën­de­tit, ka rrezikuar jetën e per­son­it ose ka shkak­tu­ar vdek­jen e tij, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkak­tu­ar infek­timin e të sëmurëve me infek­sion­in HIV/AIDS, dëno­het me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 97

Mos­d­hë­nia  ndih­më

 

 

Mos­d­hë­nia e ndih­mës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e per­son­it që me ligj ose për shkak të detyrës dety­ro­hej ta jepte atë, kur si paso­jë e saj është shkak­tu­ar dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit, rreziki­mi i jetës ose vdek­ja, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Neni 98

Mos­d­hë­nia e ndih­mës nga kapiteni i ani­jes

 

 

Mos­d­hë­nia e ndih­mës nga kapiteni i ani­jes njerëzve që janë duke u mby­tur në det ose në ujëra të tjera, kur kjo ndih­më mund të jepej pa rrezik seri­oz për ani­jen, ekuipazhin dhe udhë­tarët, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

 

 

Neni 99

Shkak­ti­mi i vetëvras­jes

 

 

Shkak­ti­mi i vetëvras­jes ose i ten­ta­tivës së vetëvras­jes të një per­soni, si rrjed­ho­jë e tra­j­tim­it të keq sis­tem­atik ose nga sjell­je të tjera sis­tem­atike që prekin rëndë din­jitetin, të kry­era nga per­soni që e ka në vartësi mate­ri­ale apo çfarë­dol­loj vartësie tjetër, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

SEKSIONI VI

KRIME SEKSUALE

 

 

Neni 100

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me të mitur

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 15)

 

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale me fëmi­jë të mitur, që nuk ka arrit­ur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arrit­ur pjekur­inë sek­suale, dëno­het me burgim nga shtatë gjer në në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Kur mar­rëd­hë­nia sek­suale ose homosek­suale kry­het në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkak­tu­ar fëmi­jës së dëm­tu­ar paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim nga pesëm­bëd­hjetë gjer në njëzet e pesë vjet.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen ose vetëvras­jen e fëmi­jës së mitur dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet.

 

 

Neni 101

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 16)

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale, me dhunë, me fëmi­jë të mitur në moshën katërm­bëd­hjetë gjer në tetëm­bëd­hjetë vjeç dhe që ka arrit­ur pjekur­inë sek­suale, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Kur mar­rëd­hë­nia sek­suale ose homosek­suale, me dhunë, kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmi­jës së dëm­tu­ar i shkak­to­hen paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen ose vetëvras­jen e fëmi­jës së mitur dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet.

 

 

Neni 102

Mar­rëd­hënie sek­suale me dhunë me të rrit­u­ra

(Ndryshuar para­grafi i I, II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, dhe neni 17)

 

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale me dhunë me të rrit­u­ra dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Kur mar­rëd­hë­nia sek­suale me dhunë kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëm­tu­arës i shkak­to­hen paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen ose vetëvras­jen e të dëm­tu­arës, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 102/a

Mar­rëd­hëni­et homosek­suale me dhunë me të rrit­ur

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 18)

 

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve homosek­suale me dhunë me të rrit­ur dëno­het me burgim nga dy gjer në shtatë vjet.

Kur mar­rëd­hë­nia homosek­suale me dhunë kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëm­tu­ar­it i shkak­to­hen paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen ose vetëvras­jen e të dëm­tu­ar­it dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 103

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me per­sona të pazotë për t’u mbro­j­tur

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 19)

 

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale, duke për­fi­tu­ar nga pazotësia fizike ose men­dore e per­son­it të dëm­tu­ar ose, nga ven­dos­ja në gjend­je të pandërgjegjshme, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur mar­rëd­hë­nia sek­suale ose homosek­suale kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur per­son­it të dëm­tu­ar i shkak­to­hen paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim nga shtatë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen ose vetëvras­jen e per­son­it të dëm­tu­ar dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 104

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me kër­cën­im me për­dorim­in e armës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 20)

 

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale, duke kër­cënuar per­son­in e dëm­tu­ar për për­dorim aty për aty të armës, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 105

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale duke shpër­doru­ar detyrën

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 21)

 

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale duke shpër­doru­ar mar­rëd­hëni­et e varë­sisë ose të detyrës, dëno­het me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 106

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me per­sona në gji­ni ose nën kujdestari

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 22)

 

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale ndër­m­jet prindit dhe fëmi­jës, vël­lait dhe motrës, ndër­m­jet vëllezërve, motrave, ndër­m­jet per­son­ave të tjerë që janë gji­ni në vijë të drejtë ose me per­sona që ndod­hen në raporte kujdestarie ose të birësim­it, dëno­het me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 107

Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale në vende pub­like

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 23)

 

 

Kry­er­ja e mar­rëd­hënieve sek­suale ose homosek­suale në vende pub­like ose në ambi­ente të ekspozuara nga vështri­mi i njerëzve, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

Neni 108

Vepra të turp­shme

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 24)

 

 

Kry­er­ja e veprave të turp­shme me të mitur që nuk kanë arrit­ur moshën katërm­bëd­hjetë vjeç, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

SEKSIONI VII

VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT

 

 

Neni 109

Rrëm­bi­mi ose mba­jt­ja peng e per­son­it

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 25)

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 10)

 

 

Rrëm­bi­mi ose mba­jt­ja peng e per­son­it me qël­lim për të fitu­ar pasuri ose çdo lloj për­fiti­mi tjetër, për të për­gat­i­tur kri­jimin e kushteve lehtë­suese për kry­er­jen e një kri­mi, për të ndih­muar fshe­hjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunë­torëve në kry­er­jen e një kri­mi, për t’iu shman­gur dënim­it, për të detyru­ar real­iz­imin e kërke­save a kushteve të cak­tu­ara, për qël­lime poli­tike ose çdo qël­lim tjetër, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet dhe me gjobë  nga dy mil­ionë deri në pesë mil­ionë lekë.

Po kjo vepër e kry­er ndaj të mitu­rit nën moshën 14 vjeç dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë  nga tre mil­ionë deri në shtatë mil­ionë lekë.

Rrëm­bi­mi ose mba­jt­ja peng e per­son­it ose e të mitu­rit nën moshën 14 vjeç, i para­prirë ose i shoqëru­ar me tor­tu­ra fizike ose psikike, kur është kry­er kundër disa per­son­ave ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkak­tu­ar vdek­ja, me burgim të për­jet­shëm, si dhe me gjobë  nga pesë mil­ionë deri në dhjetë mil­ionë lekë.

 

 

Neni 109/a

Rrëm­bi­mi ose mba­jt­ja peng e per­son­it në rrethana lehtë­suese

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 26)

 

 

Kur per­soni i rrëm­by­er ose i mba­j­tur peng liro­het vull­ne­tar­isht para mbarim­it të shtatë ditëve nga rrëm­bi­mi ose mba­jt­ja peng, pa e arrit­ur qël­lim­in e krim­it dhe, kur ndaj per­son­it nuk është ushtru­ar tor­turë ose dëm­time të tjera të shën­de­tit, dëno­het me burgim nga tre gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 109/b

Shtrëngi­mi me anë të kanos­jes ose dhunës për dhënien e pasurisë

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 11)

 

 

Shtrëngi­mi me anë të kanos­jes ose dhunës për të kry­er ose mos kry­er një veprim të cak­tu­ar, për të fitu­ar padrejtë­sisht pasuri ose çdo lloj për­fiti­mi tjetër, për vete ose për të tretë, dëno­het me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë  nga gjashtëqind mijë deri në tre mil­ionë lekë.

Po kjo vepër, kur kry­het duke për­dorur a kër­cënuar me për­dorim­in e armës, tor­turës, akteve çnjerë­zore e poshtëruese që kanë shkak­tu­ar dëm­time të shën­de­tit, dëno­het me burgim nga shtatë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë  nga dy mil­ionë deri në pesë mil­ionë lekë.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen, dëno­het me burgim të për­jet­shëm dhe me gjobë  nga pesë milonë  deri në dhjetë mil­ionë lekë.

 

 

Neni 110

Heq­ja e paligjshme e lirisë

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 27)

 

 

Heq­ja e paligjshme e lirisë së per­son­it për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kur kjo vepër shoqëro­het me vua­jt­je të rën­da fizike, kry­het në bashkëpunim, kundër disa per­son­ave ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

 

Neni 110/a

Trafiki­mi i per­son­ave

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 1)

 

 

Rekru­ti­mi, trans­porti­mi, trans­fer­i­mi, fshe­h­ja ose prit­ja e per­son­ave nëpër­m­jet kër­cënim­it ose për­dorim­it të for­cës apo for­mave të tjera të shtrëngim­it, rrëm­bim­it, mashtrim­it, shpër­dorim­it të detyrës ose për­fitim­it nga gjend­ja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo mar­rjes së page­save ose për­fitimeve për të mar­rë pëlqimin e per­son­it që kon­trol­lon një per­son tjetër, me qël­lim shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit të të tjerëve ose for­mave të tjera të shfry­tëzim­it sek­su­al, të punës ose shër­bimeve të detyru­ara, të skllavërim­it ose for­mave të ngjashme me skllavërim­in, të vënies në për­dorim ose trans­plan­tim­it të organ­eve, si dhe for­mave të tjera të shfry­tëzim­it, dëno­hen me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga dy mil­ionë deri në pesë mil­ionë lekë.

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi dhe financi­mi i trafikim­it të per­son­ave dëno­hen me burgim nga shtatë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga katër mil­ionë deri në gjashtë mil­ionë lekë.

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqëro­het me keq­tra­j­timin dhe detyrim­in me dhunë fizike a psikike ndaj të dëm­tu­ar­it, për të kry­er veprime të ndryshme, ose sjell paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë mil­ionë deri në tetë mil­ionë lekë.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen e të dëm­tu­ar­it, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të për­jet­shëm, si dhe me gjobë nga shtatë mil­ionë deri në dhjetë mil­ionë lekë.

Kur vepra penale kry­het nëpër­m­jet shfry­tëzim­it të funk­sion­it shtetëror ose shër­bim­it pub­lik, dën­i­mi me burgim dhe gjo­ba shto­hen me ¼ e dënim­it të dhënë.

 

 

Neni 111

Rrëm­bi­mi i avionëve, ani­jeve dhe mjeteve të tjera

 

 

Zotëri­mi dhe vënia nën kon­troll e avionëve, ani­jeve dhe mjeteve të tjera të trans­portit ku ndod­hen njerëz, duke për­dorur dhunë ose me kër­cën­im me armë a mjete të tjera, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 112

Dhu­ni­mi i banesës

 

 

Hyr­ja ose qën­dri­mi në banesën e tjetrit pa pëlqim të tij për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Kur vepra është kry­er me dhunë ose me kër­cën­im për për­dorim të armës për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

SEKSIONI VIII

VEPRA PENALE KUNDËR MORALIT DHE DINJITETIT

 

 

 

Neni 113

Pros­ti­tu­cioni

 

 

Ushtri­mi i pros­ti­tu­cionit dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 114

Shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit

(Ndryshohet tit­ul­li dhe shfuqi­zo­het para­grafi II me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

 

Shtyt­ja, ndër­m­jetësi­mi ose mar­r­ja shpër­blim për ushtrim­in e pros­ti­tu­cionit, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 114/a

Shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit në rrethana rën­duese

(Shtu­ar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2, pika 6 dhe para­grafi i fun­dit ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 29)

 

Shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit i kry­er:

1. me të mitur;

2. ndaj disa per­son­ave;

3. me per­sona me të cilët ekzis­to­jnë lid­hje të afër­ta gjinie, krushqie, kujdestarie ose duke për­fi­tu­ar nga raportet zyrtare;

4. me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke për­fi­tu­ar nga paaftësia fizike ose men­dore e per­son­it;

5. ndaj një per­soni që shty­het ose shtrën­go­het për të ushtru­ar pros­ti­tu­cion jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë;

6. kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga per­sona të ngarkuar me funk­sione shtetërore dhe pub­like dëno­het nga 7 deri në 15 vjet burgim.

 

 

Neni 114/b

Trafiki­mi i fem­rave

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 2)

 

 

Rekru­ti­mi, trans­porti­mi, trans­fer­i­mi, fshe­h­ja ose prit­ja e fem­rave nëpër­m­jet kër­cënim­it ose për­dorim­it të for­cës apo for­mave të tjera të shtrëngim­it, rrëm­bim­it, mashtrim­it, shpër­dorim­it të detyrës ose për­fitim­it nga gjend­ja shoqërore, fizike a psikike ose dhënies apo mar­rjes së page­save ose për­fitimeve, për të mar­rë pëlqimin e një per­soni që kon­trol­lon një per­son tjetër, me qël­lim shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit të të tjerëve ose for­mave të tjera të shfry­tëzim­it sek­su­al, të punës ose shër­bimeve të detyru­ara, të skllavërim­it ose for­mave të ngjashme me skllavërim­in, të vënies në për­dorim ose trans­plan­tim­it të organ­eve, si dhe for­mave të tjera të shfry­tëzim­it, dëno­hen me burgim nga shtatë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga tre mil­ionë deri në gjashtë mil­ionë lekë.

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi dhe financi­mi i trafikim­it të fem­rave dëno­hen me burgim nga dhjetë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga pesë mil­ionë deri në shtatë mil­ionë lekë.

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqëro­het me keq­tra­j­timin dhe detyrim­in me dhunë fizike a psikike ndaj të dëm­tu­arës, për të kry­er veprime të ndryshme, ose sjell paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë mil­ionë deri në tetë mil­ionë lekë.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen e të dëm­tu­arës, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të për­jet­shëm, si dhe me gjobë nga shtatë mil­ionë deri në dhjetë mil­ionë lekë.

Kur vepra penale kry­het nëpër­m­jet shfry­tëzim­it të funk­sion­it shtetëror ose shër­bim­it pub­lik, dën­i­mi me burgim dhe gjo­ba shto­hen me ¼  e dënim­it të dhënë.

 

 

Neni 115

Mba­jt­ja e lokaleve për pros­ti­tu­cion

 

 

Mba­jt­ja, shfytëz­i­mi, financi­mi, dhë­nia me qira e lokaleve për ushtrim të pros­ti­tu­cionit, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 116

Homosek­su­al­iz­mi

(Shfuqizuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 31)

 

Neni 117

Pornografia

(Ndryshuar me ligjin nr. 9859, datw 21.1.2008)

 

Prod­hi­mi, shpërn­dar­ja, reklami­mi, impor­ti­mi, shit­ja e boti­mi i mate­ri­aleve pornografike në ambi­en­tet e të miturve, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Për­dori­mi i të mitu­rit për prod­himin e mate­ri­aleve pornografike, si dhe shpërn­dar­ja ose pub­liki­mi i tyre në inter­net apo në for­ma të tjera, dëno­het me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një mil­ion deri në pesë mil­ionë lekë.

 

 

Neni 118

Dhu­ni­mi i var­reve

 

 

Dhu­ni­mi i var­rezave, var­reve, nxjer­r­ja e kufomës, si dhe vjed­h­ja e sendeve që mund të ndod­hen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respek­tin ndaj të vdekurve, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 119

Fyer­ja

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 32)

 

 

Fyer­ja e qël­limshme e per­son­it për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, kur kry­het botër­isht, në dëm të disa per­son­ave ose më shumë se një herë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 119/a

Shpërn­dar­ja e mate­ri­aleve raciste ose kseno­fo­bike nëpër­m­jet sis­temit kom­pju­terik

(Shtu­ar mr ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Ofri­mi në pub­lik ose shpërn­dar­ja e qël­limshme pub­likut, nëpër­m­jet sis­te­meve kom­pju­terike, e mate­ri­aleve me përm­ba­jt­je raciste ose kseno­fo­bike për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

 

Neni 119/b

Fyer­ja me motive raciz­mi ose kseno­fo­bie nëpër­m­jet sis­temit kom­pju­terik

(Shtu­ar mr ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Fyer­ja e qël­limshme pub­like, nëpër­m­jet sis­temit kom­pju­terik, që i bëhet një per­soni, për shkak të përkatë­sisë etnike, kom­bë­sisë, racës apo fesë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

 

Neni 120

Shpif­ja

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33)

 

 

Përhap­ja e qël­limshme e thënieve, si dhe çdo infor­ma­cion tjetër që dihet se janë të rreme, që ceno­jnë nderin dhe din­jitetin e per­son­it, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kry­het botër­isht, në dëm të disa per­son­ave ose më shumë se një herë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 121

Ndërhyr­je të padrej­ta në jetën pri­vate

 

 

Ven­dos­ja e aparat­u­rave që shër­be­jnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të fig­u­rave, dëgji­mi, regjistri­mi ose trans­me­ti­mi i fjalëve, fik­si­mi, regjistri­mi ose trans­me­ti­mi i fig­u­rave, si dhe rua­jt­ja për pub­likim apo pub­liki­mi i këtyre të dhë­nave që ekspo­zo­jnë një aspekt të jetës pri­vate të per­son­it pa pëlqimin e tij, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 122

Përhap­ja e sekreteve vet­jake

 

 

Përhap­ja e një sekreti që i për­ket jetës pri­vate të një per­soni nga ai që e sig­uron atë për shkak të detyrës ose të pro­fe­sion­it, kur dety­ro­het të mos e përhapë pa qenë i autor­izuar, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, e kry­er me qël­lim fiti­mi ose për të dëm­tu­ar një per­son tjetër, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 123

Pengi­mi ose shkel­ja e fshe­htë­sisë së cor­re­spon­dences

 

 

Kry­er­ja me dash­je e veprimeve të tilla si asgjësi­mi, mos­dorëz­i­mi, hap­ja dhe lex­i­mi i letrave apo çdo kor­re­spon­dencë tjetër, si dhe ndër­pre­r­ja ose vënia nën kon­troll, dëgji­mi i bise­dave tele­fonike, telegrafike ose i çdo mjeti tjetër teleko­mu­niki­mi, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose burgim gjer në dy vjet.

 

 

SEKSIONI IX

VEPRA PENALE KUNDËR FËMIJËVE, MARTESËS DHE FAMILJES

 

 

Neni 124

Brak­tis­ja e fëmi­jëve të mitur

(Ndryshuar para­grafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 34)

 

 

Brak­tis­ja e fëmi­jës nën moshën 16 vjeç nga prin­di ose per­soni që është i detyru­ar të kujde­set për të, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra është shkak­tu­ar dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit ose vdek­ja e fëmi­jës, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 124/a

Kërki­mi ose mar­r­ja e shpër­blimeve për pro­ce­du­rat e birësim­it

(Shtu­ar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 5)

 

 

Kërki­mi, propoz­i­mi, dhë­nia ose pra­n­i­mi i shpër­blimeve dhe për­fitimeve të tjera, për të kry­er ose për të mos kry­er një veprim, që lid­het me pro­cesin e birësim­it të një të mituri, dëno­hen me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga 300 mijë lekë deri në 3 mil­ionë lekë.

 

Neni 124/b

Keq­tra­j­ti­mi i të mitu­rit

(Shtu­ar me ligjin nr. 9859, datw 21.1.2008)

Keq­tra­j­ti­mi fizik ose psikologjik i të mitu­rit nga per­soni që është i detyru­ar të kujde­set për të, dëno­het me burgim nga tre muaj deri në dy vjet.

Detyri­mi i të mitu­rit për të punuar, për të sig­u­ru­ar të ard­hu­ra, për të lypur apo për të kry­er veprime që dëm­to­jnë zhvil­lim­in e tij dëno­het me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëd­hjetë  mijë deri në një mil­ion lekë.

Kur nga vepra është shkak­tu­ar dëm­ti­mi i rëndë i  shën­de­tit ose vdek­ja e  të mitu­rit, dëno­het me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

 

Neni 125

Mos­d­hë­nia e mjeteve për jetesë

 

Mos­d­hë­nia e mjeteve të nevo­jshme për jetesën e fëmi­jëve, të prindërve ose të bashkëshort­it, nga per­soni që në zba­tim të një vendi­mi gjyqë­sor dety­ro­het ta japë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 126

Mosnjof­ti­mi i ndryshim­it të vend­ba­nim­it

 

 

Mosnjof­ti­mi bren­da një mua­ji i ndryshim­it të vend­ba­nim­it, të intere­suarve ose organ­it të ekzeku­tim­it, nga per­soni që sipas vendim­it gjyqë­sor dety­ro­het me dhënien e mjeteve të nevo­jshme për jetesë fëmi­jëve, prindërve ose bashkëshort­it të vet, si dhe ai të cilit i janë besuar fëmi­jët pas zgjid­hjes së martesës, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 127

Mar­r­ja e padrejtë e fëmi­jës

 

 

Mar­r­ja e padrejtë e fëmi­jës, duke e larguar prej per­son­it që ushtron autoritetin prindëror ose që i është besuar për rrit­je dhe edukim, si dhe mos­dorëz­i­mi i fëmi­jës prindit tjetër në zba­tim të vendim­it gjyqë­sor, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 128

Ndër­ri­mi i fëmi­jëve

 

 

Ndër­ri­mi i fëmi­jëve i bërë me paku­jde­si nga per­son­eli ku fëmi­jët mba­hen për rrit­je, mjekim ose në shtëpi lind­je­je, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 128/a

Fshe­h­ja ose ndër­ri­mi me dash­je i fëmi­jës

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 35)

 

 

Fshe­h­ja ose ndër­ri­mi me dash­je i fëmi­jës me një tjetër, i kry­er nga per­son­eli mjekë­sor, dëno­het me burgim nga tre gjer në tetë vjet.

 

 

Neni 128/b

Trafiki­mi i të miturve

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 3)

 

 

Rekru­ti­mi, trans­porti­mi, trans­fer­i­mi, fshe­h­ja ose prit­ja e të miturve me qël­lim shfry­tëz­imin e pros­ti­tu­cionit ose for­mave të tjera të shfry­tëzim­it sek­su­al, të punës ose shër­bimeve të detyru­ara, skllavërim­it ose for­mave të ngjashme me skllavërim­in, vënies në për­dorim ose trans­plan­tim­it të organ­eve, si dhe for­mave të tjera të shfry­tëzim­it, dëno­hen me burgim nga shtatë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga katër mil­ionë deri në gjashtë mil­ionë lekë.

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi dhe financi­mi i trafikim­it të të miturve dëno­hen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet dhe me gjobë nga gjashtë mil­ionë deri në tetë mil­ionë lekë.

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqëro­het me keq­tra­j­timin dhe detyrim­in me dhunë fizike a psikike të të dëm­tu­ar­it, për të kry­er veprime të ndryshme, ose sjell paso­ja të rën­da për shën­detin, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë mil­ionë deri në tetë mil­ionë lekë.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen e të dëm­tu­ar­it, dëno­het me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të për­jet­shëm, si dhe me gjobë nga tetë mil­ionë deri në dhjetë mil­ionë lekë.

Kur vepra penale kry­het nëpër­m­jet shfry­tëzim­it të funk­sion­it shtetëror ose shër­bim­it pub­lik, dën­i­mi me burgim dhe gjo­ba shto­hen me ¼ e dënim­it të dhënë.

 

 

Neni 129

Shtyt­ja e të miturve në krim

 

 

Shtyt­ja ose tërhe­q­ja e të miturve nën moshën katërm­bëd­hjetë vjeç për të kry­er krim, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 130

Shtrëngi­mi ose pengi­mi për të bashkë­je­t­u­ar ose për të zgjid­hur martesë

 

 

Shtrëngi­mi ose pengi­mi për të fil­lu­ar ose vazh­d­uar bashkë­jetesën ose shtrëngi­mi për të zgjid­hur martesën, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

SEKSIONI X

VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË BESIMIT

 

 

Neni 131

Pengi­mi i veprim­tarive të orga­ni­zatave fetare

 

 

Ndal­i­mi i veprim­tarive të orga­ni­zatave fetare, si dhe kri­ji­mi i penge­save për ushtrim­in e lirë të veprim­tarive të tyre, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 132

Shkatër­ri­mi ose dëm­ti­mi i objek­teve të kul­tit

 

 

Shkatër­ri­mi ose dëm­ti­mi me dash­je i objek­teve të kul­tit, kur ka shkak­tu­ar hum­b­jen plotë­sisht ose pjesër­isht të vler­ave të tyre, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 133

Pengi­mi i cer­e­monive fetare

 

 

Ndal­i­mi ose kri­ji­mi i penge­save që u bëhen per­son­ave për të mar­rë pjesë në cer­e­monitë fetare, si dhe për të shpre­hur lirisht bind­jet fetare, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

KREU III

VEPRA PENALE KUNDËR PASURISË

DHE NË SFERËN EKONOMIKE

 

 

SEKSIONI I

 

VJEDHJA E PASURISË

 

Neni 134

Vjed­h­ja

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 12))

 

 

Vjed­h­ja e pasurisë dëno­het me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

E njëj­ta vepër, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da  dëno­het me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

 

 

Neni 135

Vjed­h­ja e kry­er duke shpër­doru­ar detyrën

 

 

Vjed­h­ja e pasurisë e kry­er nga per­soni, që ka për detyrë ta rua­jë dhe ta admin­istro­jë atë, apo duke shpër­doru­ar detyrën, dëno­het me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 136

Vjed­h­ja e bankave dhe arkave të kur­sim­it

(Shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 37)

 

 

Vjed­h­ja e bankave dhe e arkave të kur­sim­it dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim, më shumë se në herë ose ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 137

Vjed­h­ja e energjisë elek­trike ose impul­seve tele­fonike

(Shtu­ar para­grafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 38)

(Hiqen fjalw me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Lid­h­ja e paligjshme me rrjetin e energjisë elek­trike, për­bën kundër­va­jte penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Vjed­h­ja e energjisë elek­trike ose impul­seve tele­fonike dëno­het me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 138

Vjed­h­ja e veprave të artit e kul­turës

 

 

Vjed­h­ja e veprave të artit e kul­turës dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Vjed­h­ja e veprave të artit e kul­turës me rëndësi kom­bëtare dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

Neni 138/a

Trafiki­mi i veprave të artit dhe kul­turës

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 39)

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi, tranz­iti­mi dhe treg­ti­mi në kundër­sh­tim me ligjin i veprave të artit dhe të kul­turës, me qël­lim fiti­mi mate­r­i­al ose çdo për­fitim tjetër, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 139

Vjed­h­ja me dhunë

 

 

Vjed­h­ja e pasurisë e shoqëru­ar me për­dorim dhune dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 140

Vjed­h­ja me armë

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 40)

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 11)

 

Vjed­h­ja e pasurisë, e shoqëru­ar me mba­jt­jen e armëve dhe muni­cion­eve luftarake ose me për­dorim­in e tyre, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 141

Vjed­h­ja me paso­jë vdek­jen

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

Vjed­h­ja e pasurisë, kur është shoqëru­ar me dhu­nime që kanë sjel­lë vdek­jen e per­son­it, dëno­het me burgim nga pesëm­bëd­hjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

 

Neni 141/a

Trafiki­mi i mjeteve motorike

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 41)

 

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi, tranz­iti­mi dhe treg­ti­mi në kundër­sh­tim me ligjin, i mjeteve motorike të vjed­hu­ra, me qël­lim fiti­mi mate­r­i­al ose çdo për­fitim tjetër, dëno­het me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 142

Sig­uri­mi i mjeteve për vjed­hje

 

 

Sig­uri­mi i kushteve dhe i mjeteve mate­ri­ale për të vjed­hur pasur­inë dëno­het me gjobë  ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

SEKSIONI II

MASHTRIMET

 

 

Neni 143

Mashtri­mi

(Shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 42)

 

 

Vjed­h­ja e pasurisë me anë të gën­jeshtrës ose shpër­dorim­it të bes­im­it dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim në dëm të disa per­son­ave ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 143/a

Ske­mat mashtruese dhe pirami­dale

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 43)

 

 

Orga­niz­i­mi dhe vënia në funk­sion­im e ske­mave mashtruese dhe pirami­dale të hua­mar­rjes, me qël­lim fiti­mi mate­r­i­al, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

Neni 143/b

Mashtri­mi kom­pju­terik

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Fut­ja, ndryshi­mi, fshir­ja ose heq­ja e të dhë­nave kom­pju­terike apo ndërhyr­ja në funk­sion­imin e një sis­te­mi kom­pju­terik, me qël­lim për t’i sig­u­ru­ar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një për­fitim ekonomik të padrejtë apo për t’i shkak­tu­ar një të treti pakësimin e pasurisë, dëno­hen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet dhe me gjobë nga 60 000 (gjashtëd­hjetë mijë) lekë deri në 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim, në dëm të disa per­son­ave, më shumë se një herë ose kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 5 000 000 (pesë mil­ionë) lekë

 

 

Neni 144

Mashtri­mi në sub­ven­cione

 

 

Mashtri­mi në doku­mentet e paraqi­tu­ra, duke për­fi­tu­ar padrejtë­sisht sub­ven­cione nga shteti, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

 

 

Neni 145

Mashtri­mi në sig­urime

 

 

Paraqit­ja e rrethanave të rreme në lid­hje me objek­tin që sig­uro­het, ose kri­ji­mi i rrethanave të rreme dhe paraqit­ja e tyre në doku­mentet duke për­fi­tu­ar padrejtë­sisht sig­urime, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 146

Mashtri­mi në kre­di

 

Mashtri­mi në doku­mentet e paraqi­tu­ra, duke për­fi­tu­ar padrejtë­sisht kre­di duke regjistru­ar në mënyrë fik­tive në hipotekë objek­te që nuk ekzis­to­jnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qël­lim për të mos kthy­er më kred­inë e mar­rë, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 147

Mashtri­mi për veprat e artit e të kul­turës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 44)

 

 

Vjed­h­ja e pasurisë me anë të mashtrim­it, duke paraqi­tur një vepër të artit dhe të kul­turës si origji­nale apo të një tjetër autori nga ai që është në fakt, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

 

 

 

Neni 148

Boti­mi i veprës së tjetrit me emrin e vet

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 45)

 

Boti­mi ose për­dori­mi tërë­sisht apo pjesër­isht me emrin e vet të një vepre letrare, muziko­re, artis­tike ose shken­core që i për­ket një tjetri, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 149

Riprod­hi­mi pa të drejtë i veprës së tjetrit

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 46)

 

Riprod­hi­mi tërë­sisht ose pjesër­isht i veprës letrare, muziko­re, artis­tike ose shken­core që i për­ket një tjetri, ose për­dori­mi i tyre pa pëlqim të autorit, kur kanë shkelur të drej­tat vet­jake e pasurore të tij, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

SEKSIONI III

SHKATËRRIMI I PRONËS

 

Neni 150

Shkatër­ri­mi i pronës

 

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i pronës, kur paso­jat mate­ri­ale nuk janë të lehta, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 151

Shkatër­ri­mi i pronës me zjarr

 

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i pronës me zjarr dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur nga vepra penale janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me burgim gjer në dhjetë vjet.

Kur janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për jetën e shën­detin e njerëzve, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Neni 152

Shkatër­ri­mi i pronës me eksploziv

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i pronës me eksploziv dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur nga vepra penale kanë ard­hur paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për jetën e shën­detin e njerëzve, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 153

Shkatër­ri­mi i pronës me përm­byt­je

 

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i pronës me përm­byt­je dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur nga vepra penale kanë ard­hur paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për jetën e shën­detin e njerëzve, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Neni 154

Shkatër­ri­mi i pronës me mjete të tjera

 

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i pronës me mjete të tjera, që për­bëjnë rrezik për mje­disin rrethues dhe jetën e njerëzve, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur nga vepra penale kanë ard­hur paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për jetën dhe shën­detin e njerëzve, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 155

Shkatër­ri­mi i rrugëve

 

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i rrugëve auto­mo­bilis­tike, heku­rud­hore dhe veprave që lid­hen me to, dëno­het me gjobë apo me burgim gjer në shtatë vjet.

Kur nga veprat penale kanë ard­hur paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Kur janë shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për jetën dhe shën­detin e njerëzve, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 156

Shkatër­ri­mi i rrjetit elek­trik

(Shtu­ar para­grafi i dytw me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i rrjetit elek­trik, telegrafik, tele­fonik, radiotele­viziv apo të çdo rrjeti ndër­lid­hës, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepёr, kur kry­het nё bashkёpunim, mё shumё se njё herё, ose ka sjel­lё paso­ja tё rёn­da, dёno­het me burgim deri nё tre vjet

 

 

Neni 157

Shkatër­ri­mi i rrjetit të ujit­jes

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i kanaleve ujitëse dhe kul­luese ose veprave që lid­hen me to, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Neni 158

 

 

Admin­istri­mi i ujit pa të drejtë, duke kthy­er ose ndryshuar vijën e ujit, duke hapur  pen­dat, duke ndër­tu­ar apo mbyl­lur kanale kul­luese apo vaditëse, vija ose vepra të tjera, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 159

Shkatër­ri­mi i rrjetit të ujës­jel­lësit

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Lid­h­ja, si dhe çdo ndёrhyr­je tjetёr e bёrё pa leje nё rrjetin e ujёs­jel­lёsit, pёr mar­rjen e ujit tё pijshёm, pёr­bёn kundër­va­jt­je penale dhe dёno­het me gjobё ose me burgim deri nё dy vjet.

Shkatёr­ri­mi me dash­je i rrjetit tё ujёs­jel­lёsit dёno­het me burgim deri nё pesё vjet.

 

 

Neni 160

Shkatër­ri­mi i veprave kul­tur­ore

 

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je i veprave kul­tur­ore dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra penale janë shkatër­ru­ar apo dëm­tu­ar vepra kul­tur­ore me rëndësi kom­bëtare, dëno­het me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

 

 

Neni 161

Shkatër­ri­mi i pronës nga paku­jde­sia

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi nga paku­jde­sia i pronës, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

 

Neni 162

Për­plas­ja e mjeteve të trans­portit masiv

 

 

Shkak­ti­mi nga paku­jde­sia i për­plas­jes se tre­nave, ani­jeve, avionëve, kur ka shkak­tu­ar rrëz­imin, djegien, mbyt­jen, përm­bysjen, dal­jen nga shi­nat ose është shoqëru­ar me paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

 

 

SEKSIONI IV

VEPRA PENALE TË KRYERA NË SHOQËRITË TREGTARE

 

 

Neni 163

Për­pil­i­mi i deklaratave të rreme

 

 

Për­pil­i­mi i deklaratave të rreme, në rastin e zmad­him­it të kap­i­tal­it të shoqërisë, lid­hur me ndar­jen e pjesëve të kap­i­tal­it themeltar të ortakëve, me shly­er­jen e tij apo me depoz­itimin e fondeve, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë.

 

Neni 164

Shpër­dori­mi i kom­pe­ten­cave

 

 

Shpër­dori­mi i kom­pe­ten­cave nga anë­tarët e këshillit mbikqyrës apo admin­is­tra­torët e shoqërisë me qël­lim për­fiti­mi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë intere­sa, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 164/a

Kor­rup­sioni aktiv në sek­torin pri­vat

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 13)

 

 

Prem­ti­mi, propoz­i­mi ose dhë­nia, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çdo lloj për­fiti­mi të par­reg­ullt, për vete ose për per­sona të tjerë, per­son­it që ushtron funk­sion drejtues në shoqëri tregtare ose punon në çdo pozi­cion në sek­torin pri­vat, për të kry­er ose mos kry­er një veprim në kundër­sh­tim me detyrën ose funk­sion­in e tij, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me burgim nga tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë  nga dyqind mijë deri në një mil­ion lekë.

 

 

Neni 164/b

Kor­rup­sioni pasiv në sek­torin pri­vat

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 13)

 

 

Kërki­mi a mar­r­ja, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çdo lloj për­fiti­mi të par­reg­ullt a i një prem­ti­mi të tillë, për vete ose për per­sona të tjerë, ose pra­n­i­mi i një oferte a prem­ti­mi, që vjen nga për­fiti­mi i par­reg­ullt, nga per­soni që ushtron funk­sion drejtues ose punon në çdo pozi­cion në sek­torin pri­vat, për të kry­er ose mos kry­er një veprim në kundër­sh­tim me detyrën a funk­sion­in e tij, dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga tre­qind mijë deri në tre mil­ionë lekë.

 

 

Neni 165

Fal­si­fiki­mi i nën­shkrimeve

 

 

Fal­si­fiki­mi i nën­shkrimeve dhe derd­hjeve apo deklari­mi i rremë i derd­hjeve të fondeve të shoqërisë, apo pub­liki­mi i nën­shkrimeve dhe derd­hjeve për per­sona fik­tivë, apo vlerësi­mi i kon­tribu­tit në natyrë me vlerë më të mad­he se sa vlera fak­tike, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 166

Eme­ti­mi i par­reg­ullt i aksion­eve

 

 

Eme­ti­mi i par­reg­ullt i aksion­eve bërë për­para regjistrim­it të shoqërisë apo kur regjistri­mi është bërë në mënyrë të kundërligjshme, apo kur for­malitetet e shoqërisë ende nuk janë plotë­suar, apo kur ndryshi­mi i statu­tit me rastin e zmad­him­it të kap­i­tal­it ende nuk është bërë ose nuk është regjistru­ar apo është bërë në mënyrë të kundërligjshme, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 167

Mba­jt­ja e padrejtë e dy cilë­sive

 

 

Mba­jt­ja njëko­hë­sisht e cilë­sive të ortakut dhe eksper­tit kontabël për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

Neni 168

Dhë­nia e infor­ma­cion­eve të rreme

 

 

Dhë­nia e infor­ma­cion­eve të rreme për gjend­jen e shoqërisë prej eksper­tit kontabël pranë një shoqërie tregtare, apo moskallëz­i­mi në organet kom­pe­tente për kry­er­jen e një kri­mi, kur nuk ekzis­to­jnë rastet e për­jash­timeve nga përgjegjësia penale të për­cak­tu­ar në nenin 300 të këtij Kodi, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 169

Zbu­li­mi i sekreteve të shoqërisë

 

 

Zbu­li­mi i sekreteve të shoqërisë prej eksper­tit kontabël të saj, me për­jash­tim të rasteve kur e dety­ron ligji, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 170

Mos­bër­ja e shën­imeve të detyrueshme

 

 

Mos­bër­ja e shën­imeve të detyrueshme nga admin­is­tra­tori apo likuidue­si i shoqërisë për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë.

 

 

Neni 170/a

Punësi­mi i paligjshëm

(Shtu­ar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 47)

 

 

Punësi­mi pa regjistrim në organet kom­pe­tente ose pa garan­tu­ar sig­urim­in e të punë­suar­it sipas rreg­ullave, kur është dhënë më parë masë admin­is­tra­tive, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit.

Moskry­er­ja me dash­je ose mbu­li­mi i shkel­jeve lid­hur me punësimin dhe sig­urim­in social nga per­sona të ngarkuar me zba­timin dhe kon­trol­lin e dis­poz­i­tave përkatëse, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet.

 

 

Neni 170/b

Konkur­ren­ca e paligjshme nëpër­m­jet dhunës

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 14)

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 12)

 

Kry­er­ja, gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë tregtare, e veprimeve të konkur­rencës me anë të kër­cënim­it ose dhunës dëno­het me burgim nga një deri në katër vjet.

Kur veprimet e konkur­rencës drej­to­hen ndaj veprim­tarive të finan­cuara plotë­sisht ose pjesër­isht dhe në çfarë­do mënyre nga shteti ose entet pub­like, dën­i­mi me burgim shto­het me një të tretën.

 

 

SEKSIONI V

KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE

 

 

Neni 171

Kon­tra­ban­da me mall­ra të ndalu­ar

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi apo tranz­iti­mi i paligjshëm i mall­rave të ndalu­ar që hyjnë e dalin në Repub­likën e Shqipërisë, i kry­er me çdo mënyrë a mjet qoftë, dëno­hen me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

Neni 172

Kon­tra­ban­da me mall­ra që paguhet akcizë

 

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi apo tranz­iti­mi i mall­rave që paguhet akcizë nëpër­m­jet kalim­it jashtë pikave doganore, fshe­hjes së pjesshme apo të plotë, mos­deklarim­it të sak­të në doganë, deklarim­it të rremë për natyrën, llo­jin, cilës­inë, çmimin, des­ti­na­cionin e mallit apo të tjera for­ma që kanë për qël­lim shmang­ien nga detyrimet doganore, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 173

Kon­tra­ban­da me mall­ra të licen­cuar

 

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi apo tranz­iti­mi i mall­rave, që kërko­jnë licencë nga organi kom­pe­tent, nëpër­m­jet kalim­it jashtë pikave doganore, fshe­hjes së pjesshme apo të plotë, mos­deklarim­it të sak­të në doganë, deklarim­it të rremë për natyrën, llo­jin, cilës­inë, çmimin, des­ti­na­cionin e mallit apo të tjera for­ma që kanë për qël­lim shmang­ien nga detyrimet doganore, dëno­hen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 174

Kon­tra­ban­da me mall­ra të tjera

 

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi apo tranz­iti­mi i mall­rave, nëpër­m­jet kalim­it jashtë pikave doganore, fshe­hjes së plotë apo të pjesshëm, mos­deklarim­it të sak­të në doganë, deklarim­it të rremë për natyrën, llo­jin, cilës­inë, çmimin, des­ti­na­cionin e mallit apo të tjera for­ma që kanë për qël­lim shmang­ien nga detyrimet doganore, dëno­hen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 175

Kon­tra­ban­da nga punon­jës që lid­hen me veprim­tar­inë doganore

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 48)

 

 

Kry­er­ja e kon­tra­bandës nga punon­jës të doganave ose punon­jës që kanë lid­hje me veprim­tar­inë doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me per­sona të tjerë, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 176

Kon­tra­ban­da e vler­ave kul­tur­ore

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi apo tranz­iti­mi i vler­ave kul­tur­ore kom­bëtare në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat ligjore në lid­hje me to, dëno­hen me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

Neni 177

Kon­tra­ban­da me mall­ra me regjim të ndër­m­jetëm

 

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi apo tranz­iti­mi i mall­rave, duke i paraqi­tur ato si mall­ra me regjim të ndër­m­jetëm, me qël­lim shmang­ien nga detyrimet doganore, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 178

Treg­ti­mi dhe trans­porti­mi i mall­rave që janë kon­tra­bandë

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 49)

 

 

Treg­ti­mi, tjetër­si­mi ose trans­porti­mi i mall­rave që dihet që janë kon­tra­bandë, si dhe çdo ndih­më tjetër që u jepet per­son­ave që mer­ren me këto veprim­tari, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 179

Rua­jt­ja apo depoz­iti­mi i mall­rave kon­tra­bandë

 

 

Rua­jt­ja, depoz­iti­mi, mba­jt­ja apo për­puni­mi i mall­rave që dihen se janë kon­tra­bandë, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 179/a

Mos­deklari­mi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë

(Shtu­ar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 6)

 

 

Mos­deklari­mi, në hyr­je ose dal­je nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, i shu­mave në të hol­la, i çdo lloj forme të çekut bankar, met­aleve ose gurëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera me vlerë, përtej vlerës së parashikuar nga ligji, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

 

SEKSIONI VI

VEPRAT PENALE NË LIDHJE ME TAKSAT DHE TATIMET

 

 

Neni 180

Fshe­h­ja e të ard­hu­rave

 

 

Fshe­h­ja apo tregi­mi i rremë i të ard­hu­rave ose i objek­teve që i nën­shtro­hen tatimeve dhe tak­save, kur më parë janë mar­rë masa admin­is­tra­tive, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 181

Mospag­i­mi i tak­save dhe tatimeve

 

 

Mospag­i­mi i tak­save dhe tatimeve bren­da afatit të cak­tu­ar, megjithë mundës­inë e pagim­it të tyre, nga per­soni ndaj të cilit janë mar­rë më parë masa admin­is­tra­tive për këtë qël­lim, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 181/a

Moskry­er­ja e detyrave nga organet tati­more

(Shtu­ar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

 

 

Moskry­er­ja e detyrave që lid­hen me vjel­jen bren­da afatit të cak­tu­ar ligjor të tak­save dhe tatimeve nga punon­jësit e organ­eve tati­more dhe per­son­at e tjerë zyr­tarë që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre dhe i sjell shtetit dëm në vlerë më të vogël se 1 mil­ion lekë, dëno­het me gjobë deri në 2 mil­ionë lekë;

kur vlera është më e lartë se 1 mil­ion lekë dëno­het nga 3 deri në 10 vjet burgim.

 

 

Neni 182

Ndryshi­mi në aparatet matëse

 

 

Ndryshi­mi apo ndërhyr­ja në aparatet dhe arkat matëse regjistruese e të lëshim­it të kupon­ave, apo për­dori­mi i aparat­eve dhe arkave të ndryshuara, apo leji­mi i për­dorim­it nga të tjerët i aparat­eve dhe arkave të par­reg­ull­ta, me qël­lim shmang­ien nga pag­i­mi i plotë i tatim­it, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

SEKSIONI VII

FALSIFIKIMI I MONEDHAVE DHE LETRAVE ME VLERË

 

 

Neni 183

Fal­si­fiki­mi i mon­ed­have

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 50)

 

 

Fal­si­fiki­mi ose vënia në qarkul­lim e mon­ed­have të fal­si­fikuara dëno­het me burgim  gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 184

Fal­si­fiki­mi i letrave me vlerë

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 51)

 

Fal­si­fiki­mi ose vënia në qarkul­lim i çeqeve, kam­bialeve, kartëkred­iteve, çekud­hë­tarëve ose letrave të tjera me vlerë të fal­si­fikuara, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 185

Prod­hi­mi i mjeteve për fal­si­fikim

(Shtu­ar para­grafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 52)

 

 

Prod­hi­mi apo mba­jt­ja e mjeteve për të fal­si­fikuar mon­ed­ha, çeqe, kam­biale, kartëkred­ite, çekud­hë­tari apo të tjera letra me vlerë, dëno­het me gjobë ose me burgim ga një gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

SEKSIONI VIII

FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE

 

 

Neni 186

Fal­si­fiki­mi i doku­menteve

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 4)

 

 

Fal­si­fiki­mi ose për­dori­mi i doku­menteve të fal­si­fikuara dëno­het me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga tre­qind mijë deri në një mil­ion lekë.

Kur fal­si­fiki­mi bëhet nga per­soni që ka për detyrë të lësho­jë doku­mentin, dëno­het me burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy mil­ionë lekë.

 

 

Neni 186/a

Fal­si­fiki­mi kom­pju­terik

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Fut­ja, ndryshi­mi, fshir­ja apo heq­ja e të dhë­nave kom­pju­terike, pa të drejtë, për kri­jimin e të dhë­nave të rreme, me qël­lim paraqit­jen dhe për­dorim­in e tyre si aut­en­tike, pavarë­sisht nëse të dhë­nat e kri­juara janë drejt­për­drejt të lex­ueshme apo të kuptueshme, dëno­hen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet.

Kur kjo vepër kry­het nga per­soni, që ka për detyrë rua­jt­jen dhe admin­istrim­in e të dhë­nave kom­pju­terike, në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjel­lë paso­ja të rën­da për interesin pub­lik, dëno­het me burgim tre deri në dhjetë vjet.

 

 

Neni 187

Fal­si­fiki­mi i doku­menteve shkol­lore

 

 

Fal­si­fiki­mi apo për­dori­mi i doku­menteve shkol­lore të fal­si­fikuara dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur fal­si­fiki­mi bëhet nga per­soni që ka për detyrë të lësho­jë doku­mentin, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 188

Fal­si­fiki­mi i doku­menteve shën­de­të­sore

 

 

Fal­si­fiki­mi apo për­dori­mi i doku­menteve të fal­si­fikuara shën­de­të­sore dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur fal­si­fiki­mi bëhet nga per­soni që ka për detyrë të lësho­jë doku­mentin, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 189

Fal­si­fiki­mi i letërn­jof­timeve, i pas­apor­tave ose i vizave

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 5)

 

 

Fal­si­fiki­mi ose për­dori­mi i letërn­jof­timeve, i pas­apor­tave apo i vizave të fal­si­fikuara dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një mil­ion lekë.

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy mil­ionë lekë.

Kur fal­si­fiki­mi bëhet nga per­soni që ka për detyrë të lësho­jë letërn­jof­timin, pas­aportën apo vizën, dëno­het me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një mil­ion deri në tre mil­ionë lekë.

 

 

Neni 190

Fal­si­fiki­mi i vulave, i stam­pave ose i for­mu­la­rëve

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 6)

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 15)

 

 

Fal­si­fiki­mi ose për­dori­mi i vulave, i stam­pave apo i for­mu­la­rëve të fal­si­fikuar ose paraqit­ja e rrethanave të rreme në këto të fun­dit, që u drej­to­hen organ­eve shtetërore, dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një mil­ion lekë.

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy mil­ionë lekë.

Kur fal­si­fiki­mi bëhet nga per­soni që ka për detyrë har­timin e tyre, dëno­het me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një mil­ion deri në tre mil­ionë lekë.

 

 

Neni 191

Fal­si­fiki­mi i akteve të gjend­jes civile

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 7)

 

 

Fal­si­fiki­mi apo për­dori­mi i akteve të gjend­jes civile të fal­si­fikuara dëno­het me burgim nga tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga tre­qind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.

 

 

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në një mil­ion lekë.

Kur fal­si­fiki­mi bëhet nga per­soni që ka për detyrë të lësho­jë aktin, dëno­het me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një mil­ion deri në tre mil­ionë lekë.

 

 

Neni 192

Prod­hi­mi i mjeteve për fal­si­fikim të doku­menteve

 

 

Prod­hi­mi apo mba­jt­ja e mjeteve për të kry­er fal­si­fikim të doku­menteve për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 192/a

Zhduk­ja dhe vjed­h­ja e doku­menteve

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53)

 

Asgjësi­mi me çdo mënyrë i doku­menteve të arkiv­it ose të bib­liotekës, si dhe zhduk­ja e vjed­h­ja e doku­menteve që janë të një rëndësie të veçan­të, në kundër­sh­tim me kërke­sat e ligjit, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Vjed­h­ja e doku­menteve të arkiv­it ose të bib­liotekës, që janë të një rëndësie të veçan­të, ose eksporti­mi i tyre në kundër­sh­tim me kërke­sat e ligjit, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 192/b

Hyr­ja e paau­tor­izuar kom­pju­terike

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53)

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 13)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Hyr­ja e paau­tor­izuar apo në tejkalim të autor­izim­it për të hyrë në një sis­tem kom­pju­terik a në një pjesë të tij, nëpër­m­jet cenim­it të masave të sig­urim­it, dëno­het me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Kur kjo vepër kry­het në sis­temet kom­pju­terike ushtarake, të sig­urisë kom­bëtare, të ren­dit pub­lik, të mbro­jt­jes civile, të shën­de­të­sisë apo në çdo sis­tem tjetër kom­pju­terik, me rëndësi pub­like, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

 

 

SEKSIONI IX

VEPRA PENALE NË FUSHËN E FALIMENTIMIT

 

 

Neni 193

Fal­i­men­ti­mi i pro­vokuar

 

 

Çuar­ja me dash­je e per­son­it juridik në gjend­jen e fal­i­men­tim­it dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 194

Fshe­h­ja e gjend­jes së fal­i­men­tim­it

 

 

Hyr­ja në mar­rëd­hënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e per­son­it juridik, me qël­lim të fshe­hë gjend­jen e fal­i­men­tim­it, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 195

Fshe­h­ja e pasurisë pas falime­tim­it

 

 

Fshe­h­ja e pasurisë pas fal­i­men­tim­it të per­son­it juridik, me qël­lim që t’u shmanget paso­jave të tij, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 196

Shkel­ja e detyrimeve

 

 

Shkel­ja nga ana e per­son­it juridik të detyrimeve që rën­do­jnë mbi të me rastin e fal­i­men­tim­it, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

SEKSIONI X

ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJËRAVE TË FATIT

 

 

Neni 197

Orga­niz­i­mi i llotarive të pale­juara

 

Orga­niz­mi i llotarive, lojrave të fatit apo bix­hoz­it, në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat ligjore, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 197/a

Para­cak­ti­mi i rezul­tat­eve në garat sportive

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Kry­er­ja e veprimeve ose mosveprimeve për para­cak­timin e rezul­tat­eve në garat sportive, kom­bëtare dhe ndërkom­bëtare, në kundër­sh­tim me parimet e lojës së nder­shme, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 3 000 000 (tre mil­ionë) lekë ose me burgim nga tre muaj deri në dy vjet.

Po kjo vepër, e kry­er për qël­lime të fitim­it pasuror, dëno­het me burgim nga dy deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga 2 000 000 (dy mil­ionë) lekë deri në 10 000 000 (dhjetë mil­ionë) lekë.

 

 

Neni 197/b

Shtrem­bëri­mi i konkur­rencës në garat sportive

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Shtrem­bëri­mi i konkur­rencës në garat sportive prej pjesë­mar­rësve, nëpër­m­jet për­dorim­it të sub­stan­cave të ndalu­ara, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

Neni 198

Vënia në dis­pozi­cion e lokaleve për lojra të pale­juara

 

 

Vënia në dis­pozi­cion e lokaleve për orga­niz­imin apo lua­jt­jen e llotarive, lojrave të fatit apo bix­hoz­it, në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat ligjore, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

SEKSIONI XI

VEPRA PENALE QË CENOJNË RREGJIMIN JURIDIK

TË TOKËS

 

 

Neni 199

Shpër­dori­mi i tokës

 

 

Shpër­dori­mi i tokës në kundër­sh­tim me des­ti­na­cionin e saj për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 199/a

Ndër­ti­mi i paligjshëm

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Ndër­ti­mi i paligjshëm i një objek­ti në tokën e vet dëno­het me gjobё ose me burgim deri në njё vit.

Po kjo vepër, e kry­er në tokën pub­like ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dëno­het me burgim nga njё deri nё pesё vjet.

 

Neni 200

Push­ti­mi i tokës

 

Push­ti­mi i tokës për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

KREU IV

VEPRA PENALE KUNDËR MJEDISIT

 

 

Neni 201

Ndot­ja e ajrit

 

Ndot­ja e ajrit përmes çlirim­it të tym­rave, gazrave dhe lëndëve të tjera tok­sike radioak­tive e bërë tej kufir­it të nor­mave të lejuara, kur vepra nuk për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për jetën e shën­detin e njerëzve, dëno­het me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 202

Trans­porti­mi i mbe­turi­nave tok­sike

 

 

Trans­porti­mi tranz­it apo depoz­iti­mi në ter­ri­torin shqip­tar të mbe­turi­nave tok­sike dhe radioak­tive, dëno­het me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për jetën e shën­detin e njerëzve, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 203

Ndot­ja e ujërave

 

 

Ndot­ja e ujërave të deteve, lumen­jve, liqen­eve apo burimeve të rrjetit grum­bul­lues e shpërn­darës të ujrave me lëndë tok­sike, radioak­tive apo sub­stan­ca të tjera, që prishin ekuilib­rin ekologjik, dëno­het me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për jetën e shën­detin e njerëzve, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 204

Peshki­mi i ndalu­ar

 

Peshki­mi në kohë, me mjete, vende dhe mënyra të ndalu­ara për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Peshki­mi i kry­er me mjete të rrezikut të për­bashkët si eksploziv, lëndë hel­muese etj,. për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 205

Pre­r­ja e paligjshme e pyjeve

 

 

Pre­r­ja apo dëm­ti­mi i pyjeve pa leje apo në kohë dhe vende të ndalu­ara, kur vepra nuk për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 206

Pre­r­ja e drurëve deko­ra­tivë dhe fru­torë

 

 

Pre­r­ja e drurëve deko­ra­tivë dhe dëm­ti­mi i lul­ishteve dhe par­qeve nëpër qytete për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë.

Pre­r­ja e drurëve në pemë­tore, ull­ish­ta e vresh­ta, pasi është refuzuar më parë leja e pre­rjes nga organet kom­pe­tente, për­bën kundër­va­jt­je penale e dëno­het me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 206/a

Shkatër­ri­mi me zjarr i pyjeve dhe i mje­dis­it pyjor

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi me dash­je, me paso­ja tё rёn­da mate­ri­ale, i fon­dit pyjor, i fidan­isht­es pyjore, i grum­bul­lit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dëno­het me burgim nga tre deri në pesё vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një mil­ion) lekë.

Po kjo vepёr, e kry­er me qёl­lim ndryshimin e kat­e­gorisё dhe des­ti­na­cionit tё tokёs, dёno­het me burgim nga tre deri nё dhjetё vjet dhe me gjobё nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një mil­ion) lekë.

Po kjo vepër, kur ka shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për pronën, shën­detin ose jetën e njerëzve apo shkak­ton dëme të rën­da dhe të zgjatu­ra në kohë ndaj mje­dis­it apo zon­ave të mbro­j­tu­ra, dëno­het me burgim nga pesё deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga 1 000 000 (një mil­ion) lekë deri në 2 000 000 (dy mil­ionë) lekë.

 

 

Neni 206/b

Shkatër­ri­mi nga paku­jde­sia me zjarr i pyjeve dhe i mje­dis­it pyjor

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi nga paku­jde­sia, me paso­ja tё rёn­da mate­ri­ale, i fon­dit pyjor, i fidan­isht­es pyjore, i grum­bul­lit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dëno­het me burgim nga një deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkak­tu­ar paso­ja të rën­da për pronën, shën­detin ose jetën e njerëzve apo shkak­ton dëme të rën­da dhe të zgjatu­ra në kohë ndaj mje­dis­it apo zon­ave të mbro­j­tu­ra, dëno­het me burgim nga dy deri në pesë vjet.

 

 

Neni 207

Shkel­ja e karan­ti­nës së bimëve dhe kaf­shëve

 

 

Shkel­ja e rreg­ullave për karan­ti­nën e bimëve apo të kaf­shëve, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da mate­ri­ale ose që rreziko­jnë jetën e shën­detin e njerëzve, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë.

 

 

KREU V

KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE RENDIT KUSHTETUES

 

 

SEKSIONI I

KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT

 

Neni 208

Dorëz­i­mi i ter­ri­torit

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Dorëz­i­mi plotë­sisht apo pjesër­isht i ter­ri­torit një shteti apo fuqie të huaj, me qël­lim për të cen­uar pavarës­inë dhe integritetin e ven­dit, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

 

Neni 209

Dorëz­i­mi i for­cave të armato­sura

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Dorëz­i­mi plotë­sisht apo pjesër­isht i for­cave të armato­sura apo mate­ri­aleve mbro­jtëse ose furniz­i­mi me armë e muni­cion i një shteti apo fuqie të huaj, me qël­lim për të cen­uar pavarës­inë dhe integritetin e ven­dit, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

Neni 210

Mar­rëvesh­ja për dorëz­im ter­ri­tori

 

 

Mar­rëvesh­ja e bërë me fuqi apo shtete të hua­ja për dorëz­im pjesër­isht ose tërë­sisht të ter­ri­torit apo të for­cave të armato­sura e mate­ri­aleve mbro­jtëse, me qël­lim për të cen­uar integritetin e ven­dit, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

Neni 211

Pro­voki­mi i luftës

 

 

Kry­er­ja e veprimeve që syn­o­jnë të pro­voko­jnë luftë apo të vënë Repub­likën e Shqipërisë për­para rrezikut të ndërhyr­jes nga fuqi të hua­ja, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 212

Mar­rëvesh­ja për ndërhyr­je të armato­sur

 

 

Mar­rëvesh­ja e bërë me fuqi apo shtete të hua­ja për të shkak­tu­ar ndërhyr­je të armato­sur kundër ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

 

Neni 213

Dhë­nia e infor­matave secrete

 

 

Dhë­nia e infor­matave sekrete me karak­ter ushtarak apo të çdo llo­ji tjetër një fuqie të huaj për të cen­uar pavarës­inë e ven­dit, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 214

Sig­uri­mi i infor­ma­tive

 

 

Sig­uri­mi i infor­matave sekrete me karak­ter ushtarak apo të çdo llo­ji tjetër, me qël­lim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cen­uar pavarës­inë e ven­dit, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 215

Dëm­ti­mi i objek­teve mbro­jtëse

 

 

Shkatër­ri­mi apo dëm­ti­mi i mjeteve, pajis­jeve, aparat­u­rave, arma­tim­it, teknikës luftarake apo objek­teve mbro­jtëse ushtarake, me qël­lim uljen e aftë­sisë mbro­jtëse të ven­dit, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 216

Sig­uri­mi i mjeteve për shkatër­rim­in e teknikës luftarake

 

 

Prod­hi­mi apo mba­jt­ja e mjeteve për të shkatër­ru­ar ose dëm­tu­ar pajis­jet, aparat­u­rat, arma­timin, mjetet e teknikës luftarake apo objek­tet mbro­jtëse ushtarake, me qël­lim uljen e aftë­sisë mbro­jtëse të ven­dit, dëno­het me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 217

Mar­r­ja e shpër­blimeve

 

 

Mar­r­ja apo mar­rëvesh­ja për të mar­rë shpër­blim apo për­fitime të tjera mate­ri­ale, për të kry­er në favor të shteteve apo fuqive të hua­ja një nga krimet e parashikuara në këtë sek­sion, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 218

Vënia në shër­bim të shteteve të hua­ja

 

 

Vënia në shër­bim të një shteti apo një fuqie të huaj të çdo shte­tasi shqip­tar, me qël­lim kry­er­jen e veprave kundër pavarë­sisë dhe integritetit të Repub­likës së Shqipërisë, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

SEKSIONI II

KRIME KUNDËR RENDIT KUSHTETUES

 

 

Neni 219

Aten­tati

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

Kry­er­ja e vras­jeve, rrëm­bimeve, tor­tu­rave apo akteve të tjera të dhunës kundër për­faqë­suesve më të lartë të shtetit, me qël­lim për të përm­by­sur rendin kushtetues, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

 

 

Neni 220

Kom­ploti

 

 

Mar­r­ja e vendimeve dhe kri­ji­mi i kushteve mate­ri­ale nga një grup njerëzish për të kry­er aten­tat dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

 

Neni 221

Kryengrit­ja

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

 

 

Pjesë­mar­r­ja në veprime masive të dhun­shme, si ven­dos­je penge­sash apo bar­rikadash për të ndalur for­cat e ren­dit, rezis­ten­ca me armë apo çar­matos­ja e tyre, push­ti­mi me for­cë i ndërte­save, kry­er­ja e plaçk­it­jeve, grum­bul­li­mi apo vënia në dis­pozi­cion e armëve, muni­cion­eve dhe njerëzve, kri­ji­mi i lehtësir­ave në favor të kryengritësve, të bëra për të përm­by­sur rendin kushtetues, dëno­hen më burgim nga pesëm­bëd­hjetë gjer në njëzet e pesë  vjet.

Mar­r­ja pjesë si udhëhe­qës apo orga­ni­za­tor në veprimet e mësipërme dëno­het me burgim të për­jet­shëm.

 

 

Neni 222

Thirrjet për armatosje ose mar­r­ja pa të drejtë e komandës

 

 

Thirrjet për armatosje kundër ren­dit kushtetues, kri­ji­mi apo orga­niz­i­mi i for­cave të armato­sura në kundër­sh­tim me ligjin, mar­r­ja pa të drejtë e komandës së for­cave të armato­sura për të kry­er veprime luftarake, me qël­lim për t’iu kundërvënë ren­dit kushtetues, dëno­hen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 223

Thirrjet pub­like për veprime të dhun­shme

 

 

Thirrjet e bëra pub­lik­isht për të kry­er vepra të dhun­shme kundër ren­dit kushtetues, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 224

Kri­ji­mi i partive dhe shoqatave antikushtetuese

 

 

Kri­ji­mi apo pjesë­mar­r­ja në par­ti, orga­ni­za­ta apo shoqa­ta që syn­o­jnë përm­bysjen me dhunë të ren­dit kushtetues, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Rikri­ji­mi i një par­tie, orga­ni­zate ose shoqate të shpërn­darë si antikushtetuese apo vazhdi­mi i veprim­tarisë në mënyrë të fshe­htë ose të hapur, dëno­het me burgim nga një gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 225

Shpërn­dar­ja e shkrimeve antikushtetuese

 

 

Shpërn­dar­ja e shkrimeve apo për­dori­mi i sim­boleve që i përkasin një par­tie, orga­ni­zate apo shoqate antikushtetuese ose që është e shpërn­darë si e tillë, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Shpërn­dar­ja apo fut­ja e mate­ri­aleve, shkrimeve apo sim­boleve nga jashtë në Repub­likën e Shqipërisë, të cilat syn­o­jnë përm­bysjen e ren­dit kushtetues a cen­imin e tërë­sisë tokë­sore të ven­dit, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

KREU VI

KRIME QË CENOJNË MAR­RëD­HËNI­ET ME SHTETET E TJERA

 

 

Neni 226

Veprat e dhun­shme ndaj për­faqë­suesve të shteteve të hua­ja

 

 

Kry­er­ja e veprave të dhun­shme ndaj kryetarëve, anë­tarëve të qev­erisë, par­la­men­tarëve të shteteve të hua­ja, për­faqë­suesve diplo­matikë, apo të orga­niz­mave të njo­hur ndërkom­bë­tarë, që ndod­hen zyr­tar­isht në Repub­likën e Shqipërisë, dëno­hen me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 227

Fyer­ja ndaj për­faqë­suesve të shteteve të hua­ja

 

 

Fyer­ja e bërë ndaj kryetarëve, anë­tarëve të qev­erisë, par­la­men­tarëve të shteteve të tjera, për­faqë­suesve diplo­matikë apo të orga­niz­mave të njo­hur ndërkom­bë­tarë, që ndod­hen  zyr­tar­isht në Repub­likën e Shqipërisë, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 228

Veprimet e dhun­shme ndaj vendeve të punës të për­faqë­suesve të huaj

 

 

Kry­er­ja e veprimeve të dhun­shme ndaj vendeve të punës, banim­it, mjeteve të trans­portit të për­faqë­suesve të shteteve të hua­ja dhe orga­niz­mave të njo­hur ndërkom­bë­tarë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kur nga vepra kanë ard­hur paso­ja të rën­da mate­ri­ale apo janë sjel­lë ndër­likime në mar­rd­hëni­et dypalëshe, dëno­het me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 229

Veprimet fyese ndaj himnit e fla­mu­rit

 

 

Për­dori­mi i fjalëve ose kry­er­ja e veprimeve që botër­isht fye­jnë fla­murin, stemën, himnin e shteteve të hua­ja apo orga­niz­mave të njo­hur ndërkom­bë­tarë, si dhe heq­ja, prish­ja, bër­ja e papër­dor­shme e fla­mu­rit, e stemës së ekspozuar në insti­tu­cione zyrtare, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

KREU VII

VEPRA ME QËLLIME TERRORISTE

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 14)

 

 

Neni 230

Vepra me qël­lime ter­ror­iste

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 15)

Kry­er­ja e veprave të mëposhtme, me qël­lim përhap­jen e panikut në pop­ul­latë ose për të detyru­ar organe shtetërore, shqiptare ose të hua­ja, të krye­jnë ose të mos krye­jnë një akt të cak­tu­ar, ose për të shkatër­ru­ar apo desta­bi­lizuar, në mënyrë seri­oze, struk­tu­ra thel­bë­sore poli­tike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqip­tar, të një shteti tjetër, insti­tu­cioni apo orga­ni­zate ndërkom­bëtare, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm.

Veprat me qël­lime ter­ror­iste përf­shi­jnë, por nuk kufi­zo­hen në:

a) veprat kundër per­son­it, të cilat mund të shkak­to­jnë vdek­jen ose plagos­jen e rëndë;

b) peng­mar­rjen ose rrëm­bimin e per­son­it;

c) shkatër­rim­in seri­oz të pronës pub­like, infra­struk­turës pub­like, sis­temit të trans­portit, sis­temit të infor­ma­cionit, plat­for­mave fikse kon­ti­nen­tale, pronës pri­vate në për­masa të mëd­ha, duke rrezikuar jetën e per­son­ave;

ç) rrëm­bimin e avionëve, ani­jeve ose të mjeteve të tjera të trans­portit;

d)  prod­himin, mba­jt­jen, bler­jen, trans­portin ose treg­timin e lëndëve shpërthyese, armëve të zjar­rit, atyre biologjike, kimike, nuk­leare, si dhe kërkimin shken­cor për prod­himin e armëve të shkatër­rim­it në masë, të për­men­dura më sipër;

dh) shpërn­dar­jen në mjedis të sub­stan­cave të rrezik­shme, si dhe shkak­timin e zjar­reve, të përm­byt­jeve, shpërthimeve, me qël­lim rrezikimin e jetës së per­son­ave ose shkak­timin e dëmeve të mëd­ha finan­cia­re;

e) shkak­timin e ndër­pre­rjes së furnizim­it me ujë, energji elek­trike ose  çdo burim tjetër të rëndë­sishëm.

 

Neni 230/a

Financi­mi i ter­ror­izmit

(Shtu­ar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 7)

 

Financi­mi i ter­ror­izmit ose mbështet­ja në çdo for­më e tij dëno­hen me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm dhe me gjobë nga 5 mil­ionë lekë deri në 10 mil­ionë lekë.

 

 

Neni 230/b

Fshe­h­ja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që finan­co­jnë ter­ror­izmin

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)

 

 

Trans­fer­i­mi, kon­ver­ti­mi, fshe­h­ja, lëviz­ja ose tjetër­si­mi i fondeve dhe i pasurive të tjera, ndaj të cilave zba­to­hen masat kundër financim­it të ter­ror­izmit, për të shman­gur zbu­lim­in dhe vend­ndod­hjen e tyre, dëno­hen me burgim nga katër deri në dym­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në gjashtë mil­ionë lekë.

Kur kjo vepër kry­het gjatë ushtrim­it të një veprim­tarie pro­fe­sion­ale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga shtatë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë  nga një mil­ion deri në tetë mil­ionë lekë, ndër­sa kur kry­er­ja e kësaj vepre ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë  nga pesë mil­ionë deri në dhjetë mil­ionë lekë.

 

 

Neni 230/c

Dhë­nia e infor­ma­cion­eve nga per­sona që ushtro­jnë funk­sione pub­like ose në ushtrim të detyrës a pro­fe­sion­it

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)

 

Vënia në dijeni e per­son­ave të shpal­lur ose e per­son­ave të tjerë për të dhë­nat për ver­i­fikimin ose het­imin e fondeve dhe pasurive të tjera, ndaj të cilave zba­to­hen masa kundër financim­it të ter­ror­izmit, nga per­sona që ushtro­jnë funk­sione pub­like ose që janë në ushtrim të detyrës a pro­fe­sion­it, dëno­het me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë  nga një mil­ion deri në pesë mil­ionë lekë.

 

 

Neni 230/ç

Kry­er­ja e shër­bimeve dhe veprimeve me per­sona të shpal­lur

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)

 

 

Dhë­nia e fondeve dhe pasurive të tjera, kry­er­ja e shër­bimeve finan­cia­re, si dhe e transak­sion­eve të tjera me per­sona të shpal­lur, ndaj të cilëve zba­to­hen masa kundër financim­it të ter­ror­izmit, dëno­hen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet dhe me gjobë  nga katërqind mijë deri në pesë mil­ionë lekë.

 

 

Neni 230/d

Grum­bul­li­mi i fondeve për financimin e ter­ror­izmit

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 16)

 

 

Grum­bul­li­mi i mjeteve finan­cia­re të çdo llo­ji, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose të tërthortë, për financimin e orga­ni­zatave ose kry­er­jen e veprave me qël­lime ter­ror­iste, dëno­het me burgim nga katër deri në dym­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në gjashtë mil­ionë lekë.

 

 

Neni 231

Rekru­ti­mi i per­son­ave për kry­er­jen e veprave me qël­limeve ter­ror­iste ose të financim­it

të ter­ror­izmit

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 17)

 

Rekru­ti­mi i një ose më shumë per­son­ave për kry­er­jen e veprave me qël­lime ter­ror­iste ose të financim­it të ter­ror­izmit, edhe kur këto vepra drej­to­hen kundër një shteti tjetër, insti­tu­cioni apo orga­ni­zate ndërkom­bëtare, nëse nuk për­bën vepër tjetër penale, dëno­het me burgim jo më pak se dhjetë vjet.

 

 

Neni 232

Stërvit­ja për kry­er­jen e veprave me qël­lime ter­ror­iste

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 18)

 

 

Për­gatit­ja, stërvit­ja dhe dhë­nia në çdo for­më e udhëz­imeve edhe në mënyrë anon­ime ose në rrugë elek­tron­ike, për prod­himin ose për­dorim­in e lëndëve eksplozive, armëve të zjar­rit dhe muni­cion­eve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bak­te­ri­ologjike apo bërthamore ose të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezik­shme për njerëz­it dhe pasur­inë, si dhe të teknikave e të meto­dave të tjera për kry­er­jen e veprave me qël­lime ter­ror­iste dhe pjesë­mar­r­ja në veprim­tari të tilla, edhe kur këto vepra drej­to­hen kundër një shteti tjetër, insti­tu­cioni apo orga­ni­zate ndërkom­bëtare, nëse nuk për­bën vepër tjetër penale, dëno­hen me burgim jo më pak se shtatë vjet.

 

 

Neni 232/a

Nxit­ja, thirr­ja pub­like dhe pro­pa­gan­da për kry­er­jen e veprave me qël­lime ter­ror­iste

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19)

 

 

Nxit­ja, thirr­ja pub­like, shpërn­dar­ja e shkrimeve ose pro­pa­gan­da në for­ma të tjera, që syn­on mbështet­jen ose kry­er­jen e një apo më shumë veprave për qël­lime ter­ror­iste dhe për financimin e ter­ror­izmit, nëse nuk për­bën vepër tjetër penale, dëno­het me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

 

 

Neni 232/b

Kanos­ja për kry­er­jen e veprave me qël­lime ter­ror­iste

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19)

 

 

Kanos­ja seri­oze për kry­er­jen e veprave për qël­lime ter­ror­iste, që i bëhet një autoriteti pub­lik, edhe të një shteti tjetër, insti­tu­cioni apo orga­ni­zate ndërkom­bëtare, dëno­het me burgim nga tetë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 233

Kri­ji­mi i tur­mave të armato­sura

 

 

Kri­ji­mi i tur­mave të armato­sura për t’iu kundërvënë ren­dit pub­lik me anë të veprimeve të dhun­shme ndaj jetës, shën­de­tit, lirisë vet­jake të per­son­it, pasurisë, me qël­lim ngjall­jen e frikës e të pasig­urisë në masë, dëno­het me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

 

Neni 234

Prod­hi­mi i armëve luftarake

 

 

Prod­hi­mi, mba­jt­ja, trans­porti­mi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë hel­muese ose eksplozive, me qël­lim për të kry­er vepra ter­rori, dëno­hen me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 234/a

Orga­ni­za­ta ter­ror­iste

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 17)

 

 

Kri­ji­mi, orga­niz­i­mi, drej­ti­mi dhe financi­mi i orga­ni­za­tës ter­ror­iste dëno­hen me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet.

Pjesë­mar­r­ja në orga­ni­za­ta ter­ror­iste dëno­het me burgim nga shtatë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 234/b

Ban­da e armato­sur

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 17)

 

 

Kri­ji­mi, orga­niz­i­mi, drej­ti­mi dhe financi­mi i bandës së armato­sur dëno­hen me burgim nga dhjetë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Pjesë­mar­r­ja në bandën e armato­sur dëno­het me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

 

 

KREU VIII

KRIME KUNDËR AUTORITETIT TË SHTETIT

 

 

SEKSIONI I

VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA SHTETASIT

 

 

Neni 235

Kundër­sh­ti­mi i punon­jësit që kryen një detyrë shtetërore

ose një shër­bim pub­lik

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 54)

 

 

Kundër­sh­ti­mi që i bëhet një punon­jësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shër­bim pub­lik, me qël­lim për ta pen­guar atë për të kry­er detyrën apo shër­bimin sipas ligjit, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose duke ushtru­ar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 236

Kundër­sh­ti­mi i punon­jësit të poli­cisë së ren­dit pub­lik

(Ndryshuar para­grafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 55)

(Ndryshuar para­grafi i dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 20)

 

 

Kundër­sh­ti­mi që i bëhet punon­jësit të poli­cisë së ren­dit pub­lik, me qël­lim për ta pen­guar atë për të kry­er detyrën sipas ligjit, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose duke ushtru­ar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 237

Godit­jet për shkak të detyrës

 

 

Godit­jet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punon­jësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shër­bim pub­lik, për shkak të veprim­tarisë së tij shtetërore apo të shër­bim­it, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 238

Kanos­ja për shkak të detyrës

 

 

Kanos­ja seri­oze për vras­je apo për plagos­je të rëndë, që i bëhet punon­jësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shër­bim pub­lik, për shkak të veprim­tarisë së tij shtetërore ose të shër­bim­it, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 239

Fyer­ja për shkak të detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 56)

 

Fyer­ja e qël­limshme që i bëhet punon­jësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shër­bim pub­lik, për shkak të veprim­tarisë së tij shtetërore ose të shër­bim­it, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kry­het botër­isht ose në dëm të disa per­son­ave ose më shumë se një herë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 240

Shpif­ja për shkak të detyrës

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 57)

 

 

Shpif­ja e qël­limshme që i bëhet punon­jësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shër­bim pub­lik për shkak të veprim­tarisë së tij shtetërore ose të shër­bim­it, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kry­het botër­isht ose në dëm të disa per­son­ave ose më shumë se një herë, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 241

Shpif­ja ndaj Pres­i­den­tit të Repub­likës

 

 

Shpif­ja e qël­limshme ndaj Pres­i­den­tit të Repub­likës dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 242

Mos­bind­ja ndaj urdhrit të punon­jësit të poli­cisë së ren­dit pub­lic

 

 

Mos­bind­ja ndaj urdhrave të ligjshme të punon­jësit të poli­cisë së ren­dit pub­lik për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 243

Godit­jet ndaj pjesë­tarëve të famil­jes së per­son­it që kryen një detyrë shtetërore

 

 

Godit­jet ose vepra të tjera dhune që i bëhen pjesë­tar­it të famil­jes së një per­soni që kryen një detyrë shtetërore ose një shër­bim pub­lik, për të pen­guar në kry­er­jen e detyrës apo të shër­bim­it ose për shkak të kësaj veprim­tarie, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 244

Kor­rup­sioni aktiv i per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione pub­like

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 18)

 

 

Prem­ti­mi, propoz­i­mi ose dhë­nia, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çfarë­do për­fiti­mi të par­reg­ullt, per­son­it që ushtron funk­sion­in pub­lik, për vete ose për per­sona të tjerë për të kry­er ose mos kry­er një veprim, që lid­het me detyrën ose funk­sion­in e tij, dëno­hen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga tre­qind mijë deri në një mil­ion lekë.

 

 

Neni 245

Kor­rup­sioni aktiv i funk­sion­arëve të lartë shtetërorë ose të zgjed­hurve ven­dorë

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 19)

 

 

Prem­ti­mi, propoz­i­mi ose dhë­nia, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çfarë­do për­fiti­mi të par­reg­ullt, funk­sion­arëve të lartë shtetërorë ose të të zgjed­hurve ven­dorë, për vete ose për per­sona të tjerë për të kry­er ose mos kry­er një veprim, që lid­het me detyrën a funk­sion­in e tij, dëno­hen me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy mil­ionë lekë.

 

 

Neni 245/1

Ushtri­mi i ndikim­it të paligjshëm ndaj per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione pub­like

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 20)

 

 

Prem­ti­mi, propoz­i­mi ose dhë­nia, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çfarë­do për­fiti­mi të par­reg­ullt, për vete ose për per­sona të tjerë, per­son­it që prem­ton ose sig­uron se është në gjend­je të ushtro­jë ndikim të paligjshëm në kry­er­jen e detyrës dhe mar­rjen e vendimeve nga per­son­at që ushtro­jnë funk­sione pub­like, shqip­tarë ose të huaj, pavarë­sisht nëse është real­izuar ushtri­mi i ndikim­it ose kanë ard­hur apo jo paso­jat e dëshiru­ara, për­bëjnë vepër  penale dhe dëno­hen me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet dhe me gjobë  nga tre­qind mijë deri në një mil­ion lekë.

Kërki­mi, mar­r­ja ose pra­n­i­mi, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çfarë­do për­fiti­mi të par­reg­ullt, për veten e tij ose për per­sona të tjerë, duke prem­tu­ar ose sig­u­ru­ar aftës­inë për të ushtru­ar ndikim të paligjshëm në kry­er­jen e detyrës nga per­sona që ushtro­jnë funk­sione pub­like, shqip­tarë ose të huaj, pavarë­sisht nëse është kry­er ushtri­mi i ndikim­it ose kanë ard­hur apo jo paso­jat e dëshiru­ara, dëno­hen me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë  nga pesëqind mijë deri në dy mil­ionë lekë.

 

 

Neni 245/2

Për­jash­ti­mi nga vua­jt­ja e dënim­it

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 20)

 

 

Per­soni, që ka prem­tu­ar ose ka dhënë shpër­blim ose për­fitime të tjera, sipas nen­eve 164/1, 244, 245, 312, 319 dhe 328 të këtij Kodi, mund të për­fi­to­jë për­jash­tim nga dën­i­mi ose ulje të tij, sipas rreg­ullave të parashikuara në nenin 28 të këtij Kodi, nëse bën kallëz­im dhe jep ndihmesë në pro­ced­imin penal të këtyre veprave.

Në dhënien e vendim­it, gjyka­ta mban parasysh edhe kohën kur është bërë kallëz­i­mi, ard­hjen ose jo të paso­jave të veprës.

 

 

Neni 246

Përvetësi­mi i tit­ul­lit apo i detyrës shtetërore

 

 

Përvetësi­mi i një tit­ul­li apo detyre shtetërore i shoqëru­ar me kry­er­jen e veprimeve që i tako­jnë mba­jtësit të tit­ul­lit apo të detyrës, për­bën kundër­va­jt­je penale dhë dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kry­het me qël­lim fiti­mi apo ka prekur lir­inë, din­jitetin apo të drej­ta të tjera themelore të shte­t­a­sit, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 247

Mba­jt­ja pa të drejtë e uni­for­mës

 

 

Mba­jt­ja pa të drejtë e uni­for­mës, e një doku­men­ti ose e një shen­je dal­luese, që tre­go­jnë cilës­inë e një punon­jësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shër­bim pub­lik, shoqëru­ar me veprime të paligjshme, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kry­het me qël­lim fiti­mi ose ka prekur lir­inë, din­jitetin apo të drej­ta të tjera themelore të shte­t­a­sit, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

SEKSIONI II

VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA PUNONJËSIT SHTETËRORË  OSE NË SHËRBIM PUBLIK

 

 

Neni 248

Shpër­dori­mi i detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21)

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21)

 

 

Kry­er­ja ose moskry­er­ja me dash­je e veprimeve a e mosveprimeve në kundër­sh­tim me ligjin, që për­bën mospërm­bush­je të rreg­ullt të detyrës, nga per­soni që ushtron funk­sione pub­like, kur i kanë sjel­lë atij ose per­son­ave të tjerë për­fitime mate­ri­ale ose joma­te­ri­ale të padrej­ta a kanë dëm­tu­ar intere­sat e ligjshëm të shtetit, të shte­tasve dhe të per­son­ave të tjerë juridikë, nëse nuk për­bën vepër  tjetër penale, dëno­het me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë  nga tre­qind mijë deri në një mil­ion lekë.

 

Neni 249

Kry­er­ja e funk­sion­it pas dhënies fund të tij

 

 

Vazhdi­mi i ushtrim­it të funk­sion­it shtetëror apo të shër­bim­it pub­lik nga ana e per­son­it që është vënë në dijeni të vendim­it apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrim­it të tyre, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 250

Kry­er­ja e veprimeve arbi­trare

 

 

Kry­er­ja e veprimeve ose dhë­nia e urdhrave arbi­trare, nga ana e punon­jësit që kryen një funk­sion shtetëror ose një shër­bim pub­lik gjatë ushtrim­it të detyrës së tij, të cilat prekin lir­inë e shte­tasve, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 251

Mos­mar­r­ja e masave për të ndër­pre­rë gjend­jen e paligjshme

 

 

Mos­mar­r­ja e masave ose moskërki­mi pranë per­son­it kom­pe­tent, që të ndër­pritet gjend­ja e paligjsh­mërisë si rezul­tat i një vepri­mi arbi­trar, që ka prekur lir­inë e shte­t­a­sit, nga ana e per­son­it të ngarkuar me një funk­sion shtetëror ose në shër­bim pub­lik, që vjen në dijeni të asaj gjend­je­je për shkak të funk­sion­it apo shër­bim­it, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 252

Mba­jt­ja në burg pa vendim

 

 

Mba­jt­ja në burg, pa vendim të organ­it kom­pe­tent ose tej afatit të cak­tu­ar në vendim apo në ligj, prej per­son­it të ngarkuar me detyrën e admin­is­tra­torit të burgut, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 253

Shkel­ja e barazisë së shte­tasve

 

 

Kry­er­ja për shkak të detyrës e në ushtrim të saj, nga ana e punon­jësit me funk­sion shtetëror apo në shër­bim pub­lik, të dal­limeve mbi bazë origjine, sek­si, gjend­jes shën­de­të­sore, bind­jeve fetare, poli­tike, të veprim­tarisë sindikale ose për shkak të përkatë­sisë në një etni, komb, racë apo fe të cak­tu­ar, që kon­sis­ton në kri­jimin e priv­i­leg­jeve të padrej­ta ose në refuz­imin e një të drejte ose për­fiti­mi që buron nga ligji, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 254

Shkel­ja e paprek­sh­mërisë së banesës

 

 

Hyr­ja në banesë, pa pëlqimin e per­son­it që banon në të, prej punon­jësit të ngarkuar me një funk­sion shtetëror apo në shër­bim pub­lik gjatë ushtrim­it të detyrës së tij, veç rasteve kur lejo­het nga ligji, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 255

Pengi­mi dhe shkel­ja e fshe­htë­sisë së kor­re­spon­dencës

 

 

Dhë­nia e urd­hërave ose kry­er­ja e veprimeve për asgjësimin, lex­imin dhe përhap­jen e kor­re­spon­dencës postare ose që prish, vështirë­son, vë nën kon­troll ose përgjon kor­re­spon­dencën tele­fonike apo të çdo mjeti tjetër të komu­nikim­it, nga ana e punon­jësit të ngarkuar me funk­sion shtetëror ose në shër­bim pub­lik e në ushtrim të tyre, veç rasteve kur lejo­het nga ligji, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 256

Shpër­dori­mi i kon­tributeve të dhë­na nga shteti

 

 

Shpër­dori­mi i kon­tributeve, sub­ven­cion­eve ose financimeve të dhë­na nga shteti ose insti­tu­cione shtetërore, për t’u për­dorur në vepra dhe veprim­tari me interes pub­lik, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 257

Për­fiti­mi i paligjshëm i intere­save

 

 

Mba­jt­ja, rua­jt­ja ose mar­r­ja e drejtëpër­drejtë ose e tërthortë, nga per­sona me funk­sione shtetërore apo shër­bim pub­lik, i një intere­si të çfarë­doshëm në një ndër­mar­rje ose opera­cion, në të cilat në momentin e kry­er­jes së veprim­it ka pasur detyrën e mbikqyr­jes, admin­istrim­it ose likuidim­it, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

 

 

Neni 257/a

Refuz­i­mi për deklarim­in, mos­deklari­mi, fshe­h­ja ose deklari­mi i rremë i pasurive të per­son­ave të zgjed­hur dhe nëpunësve pub­likë

(Shtu­ar me ligjin nr.9030, datë 13.3.2003, neni 1)

(Ndryshuar para­grafi i dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 22)

 

 

Refuz­i­mi për deklarim­in ose mos­deklari­mi i pasurisë së per­son­ave të zgjed­hur ose nëpunësve pub­likë sipas ligjit, kur më parë janë mar­rë masa admin­is­tra­tive, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

Fshe­h­ja ose deklari­mi  i rremë i pasurive të per­son­ave të zgjed­hur dhe nëpunësve pub­likë dëno­het me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

 

 

Neni 258

Shkel­ja e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like

 

 

Kry­er­ja nga per­soni i ngarkuar me funk­sione shtetërore apo në shër­bim pub­lik i veprimeve në kundër­sh­tim me lig­jet që rreg­ul­lo­jnë lir­inë e pjesë­mar­rjes dhe baraz­inë e shte­tasve në ten­dera dhe ankande pub­like, për të kri­juar avan­tazhe ose priv­i­leg­je të padrej­ta për të tretët, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 259

Kor­rup­sioni pasiv i per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione pub­like

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 22)

 

 

Kërki­mi ose mar­r­ja, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çdo lloj për­fiti­mi të par­reg­ullt ose i një prem­ti­mi të tillë, për vete ose për per­sona të tjerë, ose pra­n­i­mi i një oferte a prem­ti­mi që vjen nga për­fiti­mi i par­reg­ullt, nga per­soni që ushtron funk­sione pub­like, për të kry­er ose mos kry­er një veprim, që lid­het me detyrën a funk­sion­in e tij, dëno­het me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë  nga pesëqind mijë deri në tre mil­ionë lekë.

 

 

Neni 260

Kor­rup­sioni pasiv i funk­sion­arëve të lartë shtetërorë ose i të zgjed­hurve ven­dorë

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 23)

 

 

Kërki­mi ose mar­r­ja, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çdo lloj për­fiti­mi të par­reg­ullt apo i një prem­ti­mi të tillë, për vete ose për per­sona të tjerë, ose pra­n­i­mi i një oferte a prem­ti­mi që vjen nga për­fiti­mi i par­reg­ullt, nga funk­sion­ari i lartë shtetëror ose i zgjed­huri ven­dor, për të kry­er ose mos kry­er një veprim që lid­het me detyrën a funk­sion­in e tij, dëno­het me burgim nga katër deri në dym­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë  nga një mil­ion deri në pesë mil­ionë lekë.

 

 

SEKSIONI III

VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE

 

 

Neni 261

Pengi­mi në ushtrim­in e të drejtës për t’u shpre­hur, grum­bul­lu­ar apo man­i­fes­tu­ar

 

 

Kry­er­ja e veprimeve për të pen­guar sh tet­a­sit për të ushtru­ar lir­inë e shpre­hjes së mendim­it, të grum­bul­lim­it apo man­i­fes­tim­it, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Kur veprimet shoqëro­hen me për­dorim­in e dhunës fizike, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 262

Orga­niz­i­mi dhe pjesë­mar­r­ja në grum­bul­lime e man­i­fes­time të paligjshme

(Shtu­ar para­grafi III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 59)

 

 

Orga­niz­i­mi i grum­bul­limeve dhe i man­i­fes­timeve të per­son­ave në sheshe dhe vende të kalim­it pub­lik, pa mar­rë më parë lejen nga organi kom­pe­tent sipas dis­poz­i­tave të veçan­ta apo kur nga orga­ni­za­torët shke­len kushtet e parashtru­ara në kërkesën për dhënie të lejes, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Pjesë­mar­r­ja në një grum­bul­lim apo man­i­fes­tim të paligjshëm edhe pas par­ala­jmërim­it të bërë për shpërn­dar­je, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Po kjo vepër, e kry­er më shumë se një herë ose kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 263

Orga­niz­i­mi i grum­bul­limeve dhe man­i­fes­timeve të paligjshme me pjesë­mar­rje të per­son­ave të armato­sur

 

 

Orga­niz­i­mi i grum­bul­limeve dhe man­i­fes­timeve të paligjshme me pjesë­mar­rje të per­son­ave të armato­sur dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Pjesë­mar­r­ja në grum­bul­lime dhe man­i­fes­time të paligjshme e per­son­ave të armato­sur për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 264

Detyri­mi për të mar­rë pjesë ose jo në grevë

 

 

Detyri­mi i punon­jësit që kundër vull­netit të mar­rë apo të mos mar­rë pjesë në grevë ose kri­ji­mi i penge­save dhe vështirë­sive për të vazh­d­uar punën kur punon­jësi dësh­i­ron të puno­jë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 265

Nxit­ja e urre­jt­jes ose grind­jeve ndër­m­jet kom­bë­sive, racave dhe feve

 

 

Nxit­ja e urre­jt­jes dhe e grind­jeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe për­gatit­ja, përhap­ja ose rua­jt­ja me qël­lim përhap­je­je e shkrimeve me përm­ba­jt­je të tillë, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 266

Thirr­ja për urre­jt­je nacionale

 

 

Vënia në rrezik e paqes pub­like duke bërë thirrje për urre­jt­je kundër pjesëve të pop­ull­sisë, duke i fyer ose shpi­fur për to, duke kërkuar për­dorim­in e dhunës ose të veprimeve arbi­trare kundër tyre, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 267

Përhap­ja e infor­matave të rreme që ngjallin panik

 

 

Përhap­ja e infor­matave apo njof­timeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qël­lim që të ngjal­lë një gjend­je pasig­urie dhe paniku te njerëz­it, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

 

 

 

Neni 268

Poshtëri­mi i Repub­likës dhe i sim­boleve të saj

 

 

Poshtëri­mi, botër­isht ose nëpër­m­jet botimeve apo shpërn­dar­jes së shkrimeve, i Repub­likës së Shqipërisë dhe ren­dit kushtetues, i fla­mu­rit, i stemës, i himnit kom­bë­tar, i dësh­morëve të kom­bit ose heq­ja, dëm­ti­mi, prish­ja, bër­ja e padal­lueshme apo e papër­dor­shme e fla­mu­rit apo stemës së Repub­likës të Shqipërisë të ekspozuara nga insti­tu­cionet zyrtare, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 269

Pengi­mi me dhunë i veprim­tarisë së partive poli­tike

 

 

Pengi­mi me dhunë i veprim­tarisë së ligjshme të partive, orga­ni­zatave apo shoqatave poli­tike për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 270

Rebe­li­mi i të bur­go­surve

 

 

Për­dori­mi i dhunës, nga ana e të bur­go­surve ndaj punon­jësit që kryen një detyrë shtetërore apo në shër­bim pub­lik, që bëhet për ta pen­guar në ushtrim­in e detyrës apo të shër­bim­it ose për shkak të veprim­tarisë, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kur dhu­na ushtro­het nga një grup per­sonash ose shoqëro­het me trazi­ra e çrreg­ul­lime apo me kër­cën­ime e frikësime, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 271

Dis­in­formi­mi i ekipeve të urgjencës

 

 

Dis­in­formi­mi me dash­je i ekipeve të urgjencës për të prishur gatish­mërinë e tyre, e bërë me çdo mjet lajmëri­mi e thirrje­je, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 272

Njof­ti­mi i rremë në organet e ren­dit

 

 

Njof­ti­mi i rremë i bërë në organet e ren­dit, për kry­er­jen e një vepre penale, për t’i vënë ato në gjend­je gatish­mërie dhe alar­mi, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 273

Largi­mi nga ven­di i aksi­den­tit

 

 

Largi­mi nga ven­di i aksi­den­tit, i drejtue­sit të autom­jetit apo të çdo mjeti të motor­izuar, për t’u shman­gur nga përgjegjësia penale, civile apo admin­is­tra­tive, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 274

Prish­ja e qetë­sisë pub­like

 

 

Hed­h­ja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shte­t­a­sit, kri­ji­mi i zhur­mave shqetë­suese si, me anë të shkrep­jes së armëve apo plas­jeve të ndryshme, të për­dorim­it jashtë rreg­ullave të sire­nave të autom­jeteve, apo çdo lloj tjetër sjell­je­je të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende pub­like, që ceno­jnë duk­shëm qetës­inë e moralin apo tre­gon mospër­fill­je të hapët për mje­disin, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 275

Për­dori­mi me keq­dash­je i thirrjeve tele­fonike

 

 

Thirrjet tele­fonike keq­dashëse që bëhen me qël­lim për të prishur qetës­inë e tjetrit, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 276

Për­dori­mi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq

 

 

Për­dori­mi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq ose Gjysëm Hënës së Kuqe, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da mate­ri­ale, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur nga vepra penale ka ndod­hur vdek­ja apo dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit të njerëzve, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

 

Neni 277

Vetëgjyqësia

 

 

Ushtri­mi i një të drejte prej per­son­it që i për­ket ose që kuj­ton se i për­ket dhe që nuk   nji­het nga tjetri pa iu drej­tu­ar organ­it kom­pe­tent shtetëror, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

 

 

Neni 278

Prod­hi­mi dhe mba­jt­ja pa leje e armëve luftarake dhe e muni­cionit

(Shtu­ar para­grafi I dhe II me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2

Ndryshuar para­grafi I, II dhe III, si dhe shtu­ar para­grafi IV me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 60)

 

 

Prod­hi­mi i armëve dhe i muni­cionit luftarak, i bom­bave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organ­eve kom­pe­tente shtetërore, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Mba­jt­ja e armëve, bom­bave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organ­eve kom­pe­tente shtetërore, dëno­hen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Mba­jt­ja e muni­cionit luftarak pa leje të organ­eve kom­pe­tente shtetërore, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kry­het në sasira të mëd­ha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 278/a

Trafiki­mi i armëve dhe i muni­cionit

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 61)

 

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi, tranz­iti­mi dhe treg­ti­mi, në kundër­sh­tim me ligjin, i armëve dhe muni­cionit luftarak, me qël­lim fiti­mi mate­r­i­al ose çdo për­fitim tjetër, dëno­het me burgim nga shtatë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 279

Prod­hi­mi dhe mba­jt­ja pa leje e armëve të fto­h­ta

 

 

Prod­hi­mi, mba­jt­ja, bler­ja apo shit­ja e armëve të fto­h­ta pa leje të organ­eve kom­pe­tente, si shpatat, bajone­tat, thikat dhe mjete të tjera të për­gat­i­tu­ra e të des­tin­uara posaçër­isht për sulm kundër per­son­ave ose për vetëm­bro­jt­je, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 280

Prod­hi­mi dhe mba­jt­ja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive

 

 

Prod­hi­mi, mba­jt­ja, shit­ja ose bler­ja e armëve të gjuetisë ose sportive, si dhe e muni­cion­eve të tyre, pa leje të organ­eve kom­pe­tente shtetërore, për­bëjnë kundër­va­jt­je penale dhe dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 281

Shkel­ja e rreg­ullave mbi lëndët hel­muese

 

 

Shkel­ja e rreg­ullave të cak­tu­ara për mba­jt­jen, prod­himin, për­dorim­in, rua­jt­jen, trans­portimin dhe shit­jen e lëndëve hel­muese me efekt të fortë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur nga vepra penale ka ndod­hur vdek­ja apo dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit të njerëzve ose kanë ard­hur paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 282

Shkel­ja e rreg­ullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe  radioak­tive

 

 

Shkel­ja e rreg­ullave të cak­tu­ara për mba­jt­jen, prod­himin, për­dorim­in, rua­jt­jen, trans­portimin dhe shit­jen e lëndëve plasëse, djegëse apo radioak­tive, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur nga vepra penale ka ndod­hur vdek­ja apo dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit të njerëzve ose kanë ard­hur paso­ja të rën­da mate­ri­ale, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 282/a

Trafiki­mi i lëndëve plasëse, djegëse, hel­muese dhe radioak­tive

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 62)

 

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi, tranz­iti­mi dhe treg­ti­mi, në kundër­sh­tim me ligjin i lëndëve plasëse, djegëse, hel­muese dhe radioak­tive, me qël­lim fiti­mi mate­r­i­al ose çdo për­fitim tjetër, dëno­het me burgim nga shtatë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 282/b

Stërvit­ja për prod­himin dhe për­dorim­in e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezik­shme

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 23)

 

 

Për­gatit­ja, stërvit­ja dhe dhë­nia e udhëz­imeve, në çdo for­më, edhe në mënyrë anon­ime apo në rrugë elek­tron­ike, në kundër­sh­tim me ligjin, për prod­himin ose për­dorim­in e lëndëve eksplozive, të armëve të zjar­rit dhe muni­cion­eve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bak­te­ri­ologjike, bërthamore apo të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezik­shme për njerëz­it dhe pasur­inë, nëse nuk për­bën vepër tjetër penale, dëno­hen me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

 

 

Neni 283

Prod­hi­mi dhe shit­ja e narkotikëve

(Ndryshuar para­grafi I, shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 63)

 

 

Shit­ja, ofri­mi për shit­je, dhë­nia ose mar­r­ja në çdo for­më, shpërn­dar­ja, treg­ti­mi, trans­porti­mi, dërgi­mi, dorëz­i­mi, si dhe mba­jt­ja, përveç rastit të për­dorim­it vet­jak dhe në doza të vogla, të sub­stan­cave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundër­sh­tim me ligjin ose në kapërcim të përm­ba­jt­jes së tyre, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga shtatë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi apo financi­mi i kësaj veprim­tarie, dëno­hen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

 

 

Neni 283/a

Trafiki­mi i narkotikëve

(Shtu­ar me ligjin nr.8279, 15.1.1998, neni 2)

Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 64)

 

 

Impor­ti­mi, eksporti­mi, tranz­iti­mi dhe treg­ti­mi, në kundër­sh­tim me ligjin, i sub­stan­cave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dëno­het me burgim nga shtatë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi ose financi­mi i kësaj veprim­tarie dëno­hen me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 283/b

Kri­ji­mi i lehtësir­ave për mar­rjen dhe për­dorim­in e drogës

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 65)

 

 

Kri­ji­mi nga ana e per­son­ave, që për shkak të detyrës admin­istro­jnë sub­stan­ca narkotike ose psikotrope, i lehtësir­ave për mar­rjen dhe për­dorim­in e këtyre sub­stan­cave, në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat ligjore përkatëse, dëno­het nga tre gjer në shtatë vjet.

 

 

Neni 284

Kul­tivi­mi i bimëve narkotike

 

(Ndryshuar para­grafi I dhe III, shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 66)

 

 

Kul­tivi­mi i bimëve, që shër­be­jnë ose dihet se shër­be­jnë për prod­himin dhe nxjer­rjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autor­iz­im sipas ligjit, dëno­het me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Orga­niz­mi, drej­ti­mi apo financi­mi i kësaj veprim­tarie, dëno­hen me burgim nga shtatë  gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

Neni 284/a

Orga­niz­i­mi dhe drej­ti­mi i orga­ni­zatave krim­i­nale

(Shtu­ar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

 

 

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi dhe financi­mi i orga­ni­zatave krim­i­nale me qël­lim kul­tivimin, prod­himin, fab­rikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve dëno­het me burgim nga 10 deri në 20 vjet.

Kri­ji­mi i kushteve apo lehtësir­ave për veprim­tari të tilla nga per­sona me funk­sione shtetërore, dëno­het me burgim nga 5 deri në 15 vjet.

 

 

Neni 284/b

Ndih­ma në zbu­lim­in e krimeve

(Shtu­ar me ligjin nr.8279 datë 15.1.1998, neni 2)

 

 

Per­soni i arrestu­ar ose i dënuar për njërën nga veprat penale që kanë lid­hje me trafikun e narkotikëve, armëve, klan­des­tinëve, pros­ti­tu­cionit ose për vepra penale të kry­era nga orga­ni­za­ta krim­i­nale, që bashkëpunon dhe ndih­mon organet e ndjek­jes penale në luftën kundër tyre ose, sipas rastit, në zbu­lim­in e per­son­ave të tjerë që krye­jnë krime të tilla, nuk mund të dëno­het më tepër se gjys­ma e dënim­it të parashikuar për veprën e kry­er prej tij. Në raste të veçan­ta, kur konkuro­jnë edhe rrethana lehtë­suese në favor të tij, ky per­son mund të për­jash­to­het nga dën­i­mi.

 

Neni 284/c

Prod­hi­mi dhe fab­riki­mi i lëndëve narkotike dhe psikotrope

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67)

 

Prod­hi­mi, fab­riki­mi, nxjer­r­ja, rafin­i­mi, për­gatit­ja pa licencë ose në kapërcim të përm­ba­jt­jes së tij i lëndëve narkotike dhe psikotrope, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga shtatë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi ose financi­mi i kësaj veprim­tarie dëno­hen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 284/ç

Prod­hi­mi, treg­ti­mi dhe për­dori­mi i paligjshëm i prekur­sorëve

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67)

 

Prod­hi­mi, impor­ti­mi, eksporti­mi, tranz­iti­mi, treg­ti­mi dhe mba­jt­ja, në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat përkatëse ligjore, i prekur­sorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dëno­het me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi ose financi­mi i kësaj veprim­tarie dëno­hen me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

Neni 285

Mba­jt­ja, prod­hi­mi dhe trans­porti­mi i sub­stan­cave kimike

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 68)

 

Prod­hi­mi, mba­jt­ja, trans­porti­mi ose shpërn­dar­ja e sub­stan­cave kimike bazë ose e sub­stan­cave të tjera të çfarë­dol­lo­jshme, e pajis­jeve, e mate­ri­aleve, në rast se dihet që ato për­doren ose do të për­doren për prod­himin ose trafikimin e paligjshëm të sub­stan­cave narkotike a psikotrope, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 285/a

Për­sh­tat­ja e lokalit për për­dorim droge

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)

 

Për­sh­tat­ja ose leji­mi për për­sh­tat­jen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër pub­lik ose pri­vat për grum­bul­lim­in e per­son­ave me qël­lim që ata të kon­sumo­jnë sub­stan­ca narkotike ose psikotrope, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 285/b

Hed­h­ja ose brak­tis­ja e shiringave

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)

 

Hed­h­ja ose brak­tis­ja e shiringave, në vende pub­like ose të hapu­ra për pub­likun, si dhe në mjedise pri­vate të për­dorim­it të për­bashkët të shiringave ose instru­menteve të rrezik­shëm, të për­doru­ra për mar­rjen e sub­stan­cave narkotike ose psikotrope, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

Neni 286

Nxit­ja për për­dorim­in e drogës

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 70)

 

Nxit­ja e të tjerëve për për­dorim­in e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhë­nia në për­dorim ose injek­ti­mi i tyre te të tjerët, pa dijen­inë dhe pëlqimin e tyre, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur nxit­ja apo injek­ti­mi i detyru­ar bëhet ndaj fëmi­jëve apo në insti­tu­cione penale, shkol­lore, sportive apo të çdo veprim­tarie tjetër shoqërore dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet.

Neni 286/a

Për­dori­mi i paligjshëm i teknologjise së lartë

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 71)

 

Prod­hi­mi dhe për­dori­mi i sis­te­meve telematike, mjeteve dhe pajis­jeve të teknologjisë së lartë, në rastet e veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer në 286/a të këtij Kodi ose për të mundë­sur ose lehtë­suar kon­sum­imin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të trans­me­t­u­ar a përha­pur njof­time pub­lic­itare për stim­ulim­in e për­dorim­it të tyre, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 287

Pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8)

(Shtu­ar shkro­n­ja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24)

(Ndryshuar shkro­n­ja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkro­n­ja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007,

neni 24)

 

1. Pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale i kry­er nëpër­m­jet:

a) këm­bim­it ose trans­ferim­it të pasurisë, që dihet se është pro­dukt i veprës penale, për fshe­hjen, mbu­lim­in e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndih­mës, për të shman­gur paso­jat juridike, që lid­hen me kry­er­jen e veprës penale;

b) fshe­hjes ose mbu­lim­it të natyrës, burim­it, vend­ndod­hjes, ven­dos­jes, zhven­dos­jes së pronë­sisë ose të të drej­tave të tjera, që lid­hen me pasur­inë që është pro­dukt i veprës penale;

c) kry­er­jes së veprimeve finan­cia­re dhe transank­sion­eve të copëzuara për shmang­ien nga rapor­ti­mi, sipas ligjit për pastrim­in e par­ave;

ç) Shfuqizuar

d) këshillim­it, nxit­jes ose thirrjes pub­like për kry­er­jen e secilës prej veprave të për­cak­tu­ara më sipër;

dh) për­dorim­it dhe inves­tim­it në veprim­tari ekonomike ose finan­cia­re të par­ave ose sendeve, që janë pro­duk­te të veprave penale,

dëno­hen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 mil­ionë lekë.

2. Kur kjo vepër kry­het gjatë ushtrim­it të një veprim­tarie pro­fe­sion­ale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dëno­het me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga 800 mijë lekë deri në 8 mil­ionë lekë, ndër­sa kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet dhe me gjobë nga 3 mil­ionë lekë deri në 10 mil­ionë lekë.

3. Dis­poz­i­tat e këtij neni zba­to­hen edhe në rastet kur per­soni, që ka kry­er veprën prej së cilës buro­jnë pro­duk­tet e veprës penale, nuk mund të mer­ret i pan­de­hur, nuk mund të dëno­het, ekzis­ton një shkak që e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e pro­cedim­it penal për një vepër të tillë.

 

 

Neni 287/a

Çel­ja e llog­a­rive anon­ime

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 9)

 

 

Çel­ja e depoz­i­tave ose e llog­a­rive bankare, anon­ime ose me emra fik­tivë, dëno­het me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga 200 mijë lekë deri në 2 mil­ionë lekë.

 

 

 

Neni 287/b

Përvetësi­mi i par­ave ose mall­rave të vjed­hu­ra

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 25)

 

Kush­do që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetë­son për vete ose një palë të tretë, apo ndih­mon në bler­jen, mar­rjen, fshe­hjen ose për­dorim­in e par­ave apo mall­rave të tjera, duke ditur se një per­son tjetër ka për­fi­tu­ar këto para apo mall­ra, si paso­jë e kry­er­jes së një vepre penale, dëno­het me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë deri në një qind mijë lekë.

Papërgjegjsh­mëria  e per­son­it  ose  penge­sa për të  ndjekur penal­isht per­son­in për veprën penale në fjalë nuk për­jash­to­jnë përgjegjës­inë per­son­it, që kreu veprën penale të përvetësim­it të par­ave ose mall­rave të vjed­hu­ra, sipas këtij neni.

 

 

Neni 288

Prod­hi­mi dhe shit­ja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezik­shme për shën­detin

 

 

Prod­hi­mi, impor­ti­mi, rua­jt­ja dhe shit­ja e ushqimeve, pijeve dhe lëndëve të tjera, e bar­nave të rrezik­shme ose të dëmshme për jetën e shën­detin, si dhe fut­ja në prod­him e kimikat­eve, mate­ri­aleve dhe lëndëve sht­esë në prod­himin e për­punimin e artiku­jve ushqi­morë e të pijeve, kur nga këto vepra ka ard­hur vdek­ja ose dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit të per­son­it, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Kur nga vepra është shkak­tu­ar vdek­ja ose dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit të disa per­son­ave, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

 

Neni 288/a

Prod­hi­mi i kundërligjshëm i artiku­jve dhe mall­rave indus­tri­alë dhe ushqi­morë

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 73)

 

 

Prod­hi­mi i kundërligjshëm i artiku­jve dhe mall­rave indus­tri­alë dhe ushqi­morë për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Po kjo vepër, kur kry­het në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 289

Shkel­ja e rreg­ullave të mbro­jt­jes në punë

 

 

Shkak­ti­mi i vdek­jes ose dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit të per­son­it ard­hur si paso­jë e mosre­spek­tim­it të rreg­ullave që kanë të bëjnë me punën, prod­himin, shër­bimin, të për­cak­tu­ara në ligj, në aktet e Këshillit të Min­is­trave apo në rreg­ul­loret përkatëse të sig­urim­it teknik, të disi­plinës teknike, të mbro­jt­jes në punë, të hig­jenës dhe sig­urim­it nga zjar­ri prej per­son­ave të ngarkuar me respek­timin e rreg­ullave dhe mar­rjen e masave në zba­tim të tyre, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Kur nga vepra penale është shkak­tu­ar vdek­ja ose dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit të disa per­son­ave, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

 

Neni 290

Shkel­ja e rreg­ullave të qarkul­lim­it rru­gor

 

 

Shkel­ja e rreg­ullave të qarkul­lim­it rru­gor, kur ka shkak­tu­ar vdek­jen, plagos­jen e rëndë të një per­soni ose plagos­jen e lehtë të disa per­son­ave, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Kur nga vepra penale është shkak­tu­ar vdek­ja ose plagos­ja e rëndë e disa per­son­ave, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

 

Neni 291

Drej­ti­mi i autom­jeteve në gjend­je të dehur apo pa dësh­mi

 

 

Drej­ti­mi i autom­jeteve apo mjeteve të tjera të motor­izuara ne gjend­je të dehur apo pa dësh­minë përkatëse të aftë­sisë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

Neni 292

Shkel­ja e disi­plinës së punës në trans­port

 

 

Shkel­ja e disi­plinës së punës në trans­portin heku­rud­hor, ujor ose ajror prej punon­jësve të këtij trans­porti, që ka shkak­tu­ar vdek­jen ose dëm­timin e rëndë të shën­de­tit të per­son­it, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Kur nga vepra penale është shkak­tu­ar vdek­ja ose dëm­ti­mi i rëndë i shën­de­tit të disa per­son­ave, dëno­het me burgim jo më pak se pesë vjet.

 

 

Neni 293

Pengi­mi i qarkul­lim­it të mjeteve të trans­portit

 

 

Vënia e penge­save dhe ndal­i­mi me çdo mjet e mënyrë i qarkul­lim­it të mjeteve të trans­portit auto­mo­bilis­tik, heku­rud­hor, ujor e ajror, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 293/a

Përgji­mi i paligjshëm i tё dhё­nave kom­pju­terike

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Përgji­mi i paligjshëm me mjete teknike i trans­me­timeve jop­ub­like, i të dhë­nave kom­pju­terike nga/ose bren­da një sis­te­mi kom­pju­terik, përf­shirë eme­timet elek­tro­mag­netike nga një sis­tem kom­pju­terik, që mbart të dhë­na të tilla kom­pju­terike, dëno­het me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kur kjo vepër kry­het nga/ose bren­da sis­te­meve kom­pju­terike  ushtarake, të sig­urisë kom­bëtare, të ren­dit pub­lik, të mbro­jt­jes civile apo në çdo sis­tem tjetër kom­pju­terik, me rëndësi pub­like, dëno­het me burgim nga shtatë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 293/b

Ndërhyr­ja në të dhë­nat kom­pju­terike

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Dëm­ti­mi, shtrem­bëri­mi, ndryshi­mi, fshir­ja apo suprim­i­mi i paau­tor­izuar i të dhë­nave kom­pju­terike dëno­hen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Kur kjo vepër kry­het në të dhë­nat kom­pju­terike ushtarake, të sig­urisë  kom­bëtare, të ren­dit pub­lik, të mbro­jt­jes civile, të shën­de­të­sisë apo në çdo të dhënë tjetër kom­pju­terike, me rëndësi pub­like, dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

 

 

Neni 293/c

Ndërhyr­ja në sis­temet kom­pju­terike

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

Kri­ji­mi i penge­save seri­oze dhe të paau­tor­izuara për të cen­uar funk­sion­imin e një sis­te­mi kom­pju­terik, nëpër­m­jet fut­jes, dëm­tim­it, shtrem­bërim­it, ndryshim­it, fshir­jes apo suprim­im­it të të dhë­nave, dëno­het me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kur kjo vepër kry­het në sis­temet kom­pju­terike ushtarake, të sig­urisë  kom­bëtare, të ren­dit pub­lik, të mbro­jt­jes civile, të shën­de­të­sisë apo në çdo sis­tem tjetër kom­pju­terik, me rëndësi pub­like, dëno­het me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

 

Neni 293/ç

Keqpër­dori­mi i pajis­jeve

(Shtu­ar me ligjin nr. 10023, datw 27.11.2008)

 

 

Prod­hi­mi, mba­jt­ja, shit­ja, dhë­nia në për­dorim, shpërn­dar­ja apo çdo veprim  tjetër, për vënien në dis­pozi­cion të një pajis­je­je, ku përf­shi­hen edhe një pro­gram kom­pju­terik, një fjalëkalim kom­pju­terik, një kod hyr­je­je apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë kri­juar ose për­sh­tatur për hyr­jen në një sis­tem kom­pju­terik ose në një pjesë të tij, me qël­lim kry­er­jen e veprave penale, të parashikuara në nenet 192/b, 293/a, 293/b e 293/c të këtij Kodi, dëno­hen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

 

 

SEKSIONI IV

VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE KUFIJVE SHTETËRORË

 

Neni 294

Treg­ti­mi i sekretit shtetëror nga per­soni që i është besuar

 

 

Treg­ti­mi, përhap­ja dhe informi­mi i fak­teve, shifrave, përm­ba­jt­jes së doku­menteve apo mate­ri­aleve që, sipas ligjit të njo­hur pub­lik­isht, për­bëjnë sekret shtetëror, nga per­soni që i është besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, e bërë botër­isht, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

 

 

Neni 295

Treg­ti­mi i sekretit shtetëror nga shte­t­a­sit

 

 

Treg­ti­mi, përhap­ja dhe informi­mi i fak­teve, shifrave, përm­ba­jt­jes së doku­menteve apo mate­ri­aleve që, sipas ligjit të njo­hur pub­lik­isht, për­bëjnë sekret shtetëror, nga cili­do që ka mundur të vijë në dijeni për to, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, e bërë botër­isht, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 295/a

Zbu­li­mi i akteve ose të dhë­nave sekrete

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 26)

 

Zbu­li­mi ndaj të tretëve i të dhë­nave ose ndih­ma për të zbu­lu­ar të dhë­nat, të cilat ligji i për­cak­ton si sekret, nga ana e një funk­sion­ari pub­lik ose e një per­soni të ngarkuar me një shër­bim pub­lik, në kundër­sh­tim me përm­bush­jen e rreg­ullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, për­bën vepër penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Zbu­li­mi ndaj të tretëve i të dhë­nave, të cilat për­bëjnë sekret treg­tar indus­tri­al ose pro­fe­sion­al, nga ana e per­son­ave pub­likë, që kanë detyrë rua­jt­jen e tyre, për­bën vepër penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Zbu­li­mi i akteve sekrete ose i të dhë­nave, që përm­ba­jnë aktet sekrete, nga prokurori ose ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore, si dhe mosre­spek­ti­mi i detyrimeve të për­cak­tu­ara në nenin 103 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, për­bën vepër penale dhe dëno­het me burgim nga një deri në pesë vjet.

Zbu­li­mi i akteve sekrete ose i të dhë­nave të përm­ba­j­tu­ra në aktet sekrete nga  per­sona  të tjerë,  që kanë  dijeni  për  të  dhë­na  për pro­ced­imin penal e që janë par­ala­jmëru­ar nga prokurori ose ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore për moszbu­lim­in e tyre, dëno­het me burgim deri në tre vjet.

Zbu­li­mi i të dhë­nave sekrete, që kanë lid­hje me iden­titetin, pro­cesin e bashkëpunim­it, të mbro­jt­jes ose për vend­ndod­hjen e dësh­mi­tarëve e të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë, të cilët për­fi­to­jnë mbro­jt­je të veçan­të, sipas lig­jeve në fuqi, për­bën vepër penale dhe dëno­het me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Zbu­li­mi i sekretit që ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen, plagos­jen e rëndë ose ka rrezikuar seri­ozisht jetën apo shën­detin e dësh­mi­tarëve ose të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë, të famil­jarëve të tyre apo të punon­jësve të poli­cisë, të ngarkuar me mbro­jt­jen e tyre, për­bën vepër penale dhe dëno­het me burgim nga tre deri në tetë vjet.

 

Neni 296

Hum­b­ja e doku­menteve sekrete

 

Hum­b­ja e doku­menteve apo mate­ri­aleve të tjera që, sipas ligjit të njo­hur pub­lik­isht, për­bëjnë sekret shtetëror, nga per­soni që i janë besuar për rua­jt­je apo për për­dorim, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 297

Kali­mi i paligjshëm i kufir­it shtetëror

(Shtu­ar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 8)

 

Kali­mi i paligjshëm i kufi­jve shtetërorë për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Neni 298

Ndih­ma për kalim të paligjshëm të kufi­jve

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 9)

(Ndryshuar tit­ul­li dhe para­grafi i parë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 27)

 

Stre­hi­mi, shoqëri­mi, vënia në dis­pozi­cion ose për­dori­mi i mjeteve të lun­drim­it, të flu­turim­it ose i mjeteve të tjera të trans­portit apo çdo ndih­më tjetër, me qël­lim kalim­in e paligjshëm të kufir­it të Repub­likës së Shqipërisë ose për hyr­jen e paligjshme të një per­soni në një shtet tjetër, pa qenë shte­tas i tij ose që nuk ka leje qën­dri­mi në atë shtet, për­bën vepër penale dhe dëno­het me burgim nga një deri në katër vjet dhe me gjobë nga tre mil­ionë lekë deri në  gjashtë mil­ionë lekë.

Kur ndih­ma jepet për qël­lime fiti­mi, dëno­het me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga katër mil­ionë deri në tetë mil­ionë lekë.

Kur kjo vepër kry­het në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo ka sjel­lë paso­ja të rën­da, dëno­het me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë mil­ionë deri në tetë mil­ionë lekë.

Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen e të dëm­tu­ar­it, dëno­het me burgim jo më pak se pesëm­bëd­hjetë vjet ose me burgim të për­jet­shëm, si dhe me gjobë nga tetë mil­ionë deri në dhjetë mil­ionë lekë.

Kur vepra penale kry­het nëpër­m­jet shfry­tëzim­it të funk­sion­it shtetëror ose shër­bim­it pub­lik, dën­i­mi me burgim dhe gjo­ba shto­hen me ¼ e dënim­it të dhënë.

 

Neni 299

Shkel­ja e rreg­ullave mbi flu­turimet

 

Shkel­ja e rreg­ullave mbi flu­turimet ndërkom­bëtare si, hyr­ja ose dal­ja nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë pa leje flu­turi­mi, mosre­spek­ti­mi i vijave të flu­turim­it, i vendeve të zbrit­jes, i kor­ri­doreve ajrore apo lartë­sisë të cak­tu­ar të flu­turim­it, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

KREU IX

VEPRA PENALE KUNDËR DREJTËSISË

 

 

Neni 300

Moskallëz­i­mi i krim­it

 

Moskallëz­i­mi në organet e ndjek­jes penale, në gjykatë, në organet e ren­dit pub­lik, të pushtetit ose të admin­is­tratës, i një kri­mi që është duke u kry­er apo që është kry­er, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Për­jash­to­hen nga detyri­mi për kallz­im të par­alin­durit dhe të paslin­durit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptue­si dhe të adop­tu­ar­it, si edhe per­son­at që janë të detyru­ar të rua­jnë një sekret të njo­hur për shkak të detyrës apo pro­fe­sion­it.

 

Neni 301

Veprime që pen­go­jnë zbu­lim­in e së vërtetës

 

Kry­er­ja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kry­er­jes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjur­mët e saj ose duke lëvizur, fshe­hur, asgjë­suar, vjed­hur, fal­si­fikuar një send apo një doku­ment me qël­lim për të vështirë­suar dhe pen­guar zbu­lim­in e veprës penale dhe të autorit të saj, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 302

Përkrah­ja e autorit të krim­it

(Shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 25)

(Shtu­ar para­grafi II me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 28)

 

Furniz­i­mi i autorit të një kri­mi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sig­uri­mi i një banese, vendqën­dri­mi ose me çdo mënyrë tjetër me qël­lim që t’i shpë­to­jë kërkim­it, kap­jes ose arres­tim­it, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kry­het në lid­hje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dëno­het me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

Për­jash­to­hen nga përgjegjësia penale të par­alin­durit dhe të paslin­durit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptue­sit dhe të adop­tu­ar­it.

 

Neni 303

Fshe­h­ja ose asgjësi­mi i kufomës

 

Fshe­h­ja ose asgjësi­mi i kufomës së një per­soni, vik­timë e vras­jes apo të veprave të tjera të dhun­shme, e bërë me qël­lim për të ndih­muar autorin e krim­it që t’i shpë­to­jë kërkim­it, kap­jes dhe arres­tim­it, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 304

Detyri­mi për të kallzuar proven

 

 

Mosparaqit­ja men­jëherë për të kallzuar ose dësh­muar para organ­eve të prokuror­isë, gjykatës apo organ­eve të ren­dit, për provën e njo­hur që e bën të pafa­jshëm një per­son tjetër që aku­zo­het ose është dënuar për një vepër penale, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Për­jash­to­hen nga detyri­mi për kallz­im autori i veprës penale, si dhe per­son­at që vijnë në dijeni të provës për shkak të detyrës apo pro­fe­sion­it dhe janë të detyru­ar të mos kall­zo­jnë e dësh­mo­jnë për të.

 

Neni 305

Kallz­i­mi i rremë

 

Kallz­i­mi për kry­er­jen e një kri­mi që dihet se nuk është kry­er ose për kry­er­jen e një kri­mi nga një per­son që dihet se nuk e ka kry­er atë, si edhe, kri­ji­mi i provave të rreme me qël­lim që të bëhen ndjek­je penale, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 305/a

Deklaratat e rreme për­para prokuror­it

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 29)

 

Kush­do që, gjatë het­imeve apo pro­ced­imeve penale, i pyetur nga një prokuror që të japë infor­ma­cionin e duhur lid­hur me het­imin, jep të dhë­na, me gojë ose me shkrim, që ai e di se janë, tërë­sisht ose pjesër­isht, të rreme apo fsheh fak­te ose pro­va, dëno­het me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Dis­poz­i­tat e këtij neni nuk janë të zbat­ueshme në rast se akti është kry­er në çdo fazë të pro­cedim­it penal nga një per­son i dyshuar ose i pan­de­hur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte për­jash­tu­ar nga kërke­sa për infor­ma­cion apo për të dësh­muar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte par­ala­jmëru­ar për të drejtën për të mos dësh­muar apo për t’iu përgjigjur pyet­jeve.

 

 

Neni 305/b

Deklaratat e rreme për­para ofi­cer­it të poli­cisë gjyqë­sore

(Shtu­ar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 29)

 

Kush­do që, gjatë hetim­it, i pyetur nga një ofi­cer i poli­cisë gjyqë­sore që të japë infor­ma­cionin e duhur, jep të dhë­na, me gojë ose me shkrim, që ai i di se janë, tërë­sisht ose pjesër­isht, të rreme apo fsheh fak­te ose pro­va, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Dis­poz­i­tat e këtij neni nuk janë të zbat­ueshme në rast se akti është kry­er në çdo fazë të pro­cedim­it penal nga një per­son i dyshuar ose i pan­de­hur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte për­jash­tu­ar nga kërke­sa për infor­ma­cion apo për të dësh­muar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte par­ala­jmëru­ar për të drejtën për të mos dësh­muar apo për t’iu përgjigjur pyet­jeve.

 

Neni 306

Dësh­mia e rreme

(Ndryshuar para­grafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 75)

(Shtu­ar para­grafi III me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 26)

(Ndryshuar para­grafi III me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 30)

 

 

Dësh­mia e rreme e bërë për­para gjykatës për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur dësh­mia e rreme bëhet me qël­lim fiti­mi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të prem­tu­ar, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër  kur kry­het në lid­hje me veprat penale të parashikuara në nenet 234/a, 234/b, 284/a 333 e 333/a të këtij Kodi, dëno­het me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

 

 

Neni 307

Refuz­i­mi për të dësh­muar

(Ndryshuar para­grafi II, shtu­ar para­grafi i fun­dit me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 31)

 

 

Refuz­i­mi për t’iu përgjigjur pyet­jeve rreth dijenisë për kry­er­jen e një vepre penale apo të autorit të saj, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kur refuz­i­mi për të dësh­muar bëhet me qël­lim fiti­mi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të prem­tu­ar, dëno­het  me burgim nga një deri në katër vjet.

Dis­poz­i­tat e këtij neni nuk janë të zbat­ueshme në rast se akti është kry­er në çdo fazë të pro­cedim­it penal nga një per­son i dyshuar ose i pan­de­hur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte për­jash­tu­ar nga kërke­sa për infor­ma­cion apo për të dësh­muar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte par­ala­jmëru­ar për të drejtën për të mos dësh­muar apo për t’iu përgjigjur pyet­jeve.

 

Neni 308

Përk­thi­mi i rremë

 

 

Shtrem­bëri­mi me dash­je i përm­ba­jt­jes së një doku­men­ti apo shkri­mi të dhënë për përk­thim nga organet e ndjek­jes penale apo gjyka­ta ose përk­thi­mi i rremë për­para tyre, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur përk­thi­mi i rremë bëhet me qël­lim fiti­mi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të prem­tu­ar, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

Neni 309

Eksper­ti­mi i rremë

 

 

Dhë­nia me dash­je e rezul­tat­eve të rreme në raportet e eksper­tim­it të bëra me shkrim apo me gojë për­para organ­eve të ndjek­jes penale ose gjykatës, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur eksper­ti­mi i rremë bëhet me qël­lim fiti­mi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të prem­tu­ar, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 310

Mosparaqit­ja e dësh­mi­tar­it, eksper­tit apo përk­thye­sit

 

 

Mosparaqit­ja e dësh­mi­tar­it, eksper­tit apo përk­thye­sit, pa shkaqe të arsyeshme ose mospra­n­i­mi prej tyre për të kry­er detyrat e cak­tu­ara nga organi i ndjek­jes penale ose gjyka­ta, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

 

Neni 311

Kanos­ja për të mos kallëzuar

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 32)

 

Kanos­ja, që i bëhet të dëm­tu­ar­it nga vepra penale, me qël­lim që të mos kallë­zo­jë, të anko­het apo të tërhe­që kallëz­imin ose ankimin e bërë, për­bën vepër penale dhe dëno­het me burgim nga një deri në katër vjet.

 

 

Neni 312

Kor­rup­sioni aktiv i dësh­mi­tar­it, i eksper­tit ose përk­thye­sit

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 27)

 

 

Prem­ti­mi, propoz­i­mi ose dhë­nia, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çfarë­do për­fiti­mi të par­reg­ullt, për vete ose për per­sona të tretë, dësh­mi­tar­it, eksper­tit ose përk­thye­sit, për të sig­u­ru­ar deklarime ose dësh­mi, eksper­tim ose përk­thim të rremë ose për të refuzuar kry­er­jen e detyrimeve të tyre për­para organ­eve të ndjek­jes penale dhe gjykatës, dëno­hen me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy mil­ionë lekë.

 

 

Neni 312/a

Kanos­ja për deklarime a dësh­mi, eksper­tim ose përk­thim  të rremë

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 28)

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 33)

 

 

Kanos­ja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen per­son­it për të sig­u­ru­ar deklarime a dësh­mi, eksper­tim ose përk­thim të rremë ose për të refuzuar kry­er­jen e detyrave të tyre për­para organ­eve të ndjek­jes penale dhe gjykatës dëno­het me burgim nga një deri në katër vjet.

 

Neni 313

Fil­li­mi i paligjshëm i ndjek­jes penale

 

Fil­li­mi i paligjshëm i ndjek­jes penale nga prokurori kundër një per­soni që dihet se është i pafa­jshëm dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 313/a

Zhduk­ja ose hum­b­ja e fashikul­lit

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 77)

 

Zhduk­ja ose hum­b­ja me çdo mënyrë e fashikul­lit të hetim­it ose të gjykim­it, si dhe heq­ja prej tyre e doku­menteve, shkre­save ose të dhë­nave të tjera që ndod­hen të bashkuara me to, kur ka sjel­lë paso­ja të rën­da në dëm të intere­save të shte­tasve ose të shtetit, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

Neni 313/b

Ndal­i­mi i dhënies dhe i shpall­jes së të dhë­nave në kundër­sh­tim me ligjin

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 29)

 

1. Bër­ja pub­like, edhe në organe të medias, në kundër­sh­tim me ligjin e të dhë­nave me karak­ter të klasi­fikuar dhe kon­fi­den­cial, që rreziko­jnë jetën, integritetin fizik ose lir­inë e per­son­ave të mbro­j­tur, sipas ligjit nr.9205, datë 15.3.2004 “Për mbro­jt­jen e dësh­mi­tarëve dhe të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë”, për­bën vepër penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim deri në dy vjet dhe, kur nga kry­er­ja e kësaj vepre kanë ard­hur paso­ja të rën­da për shën­detin e tyre, me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet.

2. Kur kjo vepër  kry­het nga njëri prej per­son­ave që kanë përgjegjës­inë për të rua­j­tur karak­terin e klasi­fikuar dhe kon­fi­den­cial të të dhë­nave, dëno­het me gjobë  ose me burgim deri në tre vjet dhe, kur nga kry­er­ja e kësaj vepre kanë ard­hur paso­ja të rën­da për shën­detin e tyre, me burgim nga dy deri në pesë vjet.

3. Kur vepra ka sjel­lë si paso­jë vdek­jen dëno­het me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

 

Neni 314

Për­dori­mi i dhunës gjatë het­imeve

 

Për­dori­mi i dhunës nga per­soni i ngarkuar me zhvil­lim­in e het­imeve për ta detyru­ar shte­tasin të bëjë deklaratë, të dësh­mo­jë ose të poho­jë pafa­jës­inë e tij a të një tjetri, dëno­het me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

 

Neni 315

Dhë­nia e një vendi­mi të padrejtë

(Shfuqizuar)

 

Neni 316

Kundër­sh­ti­mi dhe godit­ja e gjyq­tar­it

 

Kundër­sh­ti­mi me dhunë, godit­jet dhe vepra të tjera dhune që i bëhen gjyq­tar­it apo anë­tarëve të trupit gjykues, prokuror­it, avokatit, ekspertëve, çdo arbi­tri të cak­tu­ar për një çësht­je, për ta pen­guar në kry­er­jen e detyrës apo për shkak të saj, dëno­hen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

 

Neni 317

Kanos­ja e gjyq­tar­it

 

Kanos­ja që i bëhet gjyq­tar­it apo anë­tarëve të trupit gjykues, prokuror­it, avokatit ose çdo arbi­tri të cak­tu­ar për një çësht­je për shkak të veprim­tarisë së tyre, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 318

Fyer­ja e gjyq­tar­it

 

Fyer­ja e gjyq­tar­it apo anë­tarëve të trupit gjykues, prokuror­it, avokatit ose çdo arbi­tri të cak­tu­ar për një çësht­je për shkak të veprim­tarisë së tyre, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Neni 319

Kor­rup­sioni aktiv i gjyq­tar­it, prokuror­it dhe i funk­sion­arëve të tjerë të drejtë­sisë

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 30)

 

Prem­ti­mi, propoz­i­mi ose dhë­nia, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çfarë­do për­fiti­mi të par­reg­ullt, për vete ose për per­sona të tjerë, gjyq­tar­it, prokuror­it ose çdo punon­jësi tjetër të organ­eve të drejtë­sisë, për të kry­er ose mos kry­er një veprim, që lid­het me detyrën a funk­sion­in e tij, dëno­hen me burgim nga një vit deri në katër vjet dhe me gjobë  nga katërqind mijë deri në dy mil­ionë lekë.

 

Neni 319/a

Kor­rup­sioni pasiv i gjyq­tarëve, prokurorëve dhe funk­sion­arëve

të tjerë  të organ­eve të drejtë­sisë

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 31)

 

Kërki­mi ose mar­r­ja, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, i çdo lloj për­fiti­mi të par­reg­ullt ose i një prem­ti­mi të tillë, për vete ose për per­sona të tjerë, ose pra­n­i­mi i një oferte a prem­ti­mi, që vjen nga për­fiti­mi i par­reg­ullt, nga gjyq­tari, prokurori ose funk­sion­arë të tjerë të organ­eve të drejtë­sisë, për të kry­er ose mos kry­er një veprim që lid­het me detyrën e funk­sion­in e tij, dëno­hen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë  nga tetëqind mijë deri në katër mil­ionë lekë.

 

Neni 320

Pengime për ekzeku­timin e vendimeve të gjykatës

 

Fshe­h­ja, tjetër­si­mi, kon­sum­i­mi, dëm­ti­mi apo shkatër­ri­mi i sendeve për të cilat është mar­rë një vendim prej gjykatës, ose kry­er­ja e veprimeve të tjera të bëra me qël­lim që të mos ekzeku­to­het ose të pen­go­het ekzeku­ti­mi i vendim­it gjyqë­sor, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Neni 320/a

Mosekzeku­ti­mi pa shkaqe të përligju­ra i vendim­it të gjykatës

(Shtu­ar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 78)

 

Mosekzeku­ti­mi pa shkaqe të përligju­ra i një vendi­mi penal ose civ­il të gjykatës, nga punon­jësi i ngarkuar me ekzeku­timin e vendimeve, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur kjo vepër kry­het me qël­lim fiti­mi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të prem­tu­ar, si dhe për të favorizuar per­sona që kanë interes për mosekzeku­timin e vendim­it, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

Neni 321

Veprime në kundër­sh­tim me vendimin e gjykatës

 

Kry­er­ja e veprimeve në kundër­sh­tim me vendimin e gjykatës në lid­hje me detyrimet e lin­dura nga dënimet plotë­suese të dhë­na prej saj, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

Neni 322

Prish­ja e vulave dhe shen­jave

 

Prish­ja me dash­je e vulave dhe shen­jave të tjera të ven­do­sura mbi sende të ndryshme nga organet e ndjek­jes penale dhe gjyqë­sore, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

 

Neni 323

Largi­mi i të bur­go­surit nga ven­di i qën­drim­it

 

Largi­mi i të ndalu­ar­it, arrestu­ar­it apo të dënuar­it me burgim nga ven­di i qën­drim­it të detyrueshëm ose gjatë trans­portim­it të tij nga një vend në tjetrin, dëno­het me burgim gjer në pesë vjet.

Kur vepra penale kry­het me dhunë ose me për­dorim të armëve, sub­stan­cave zjar­rvënëse, eksplozive dhe hel­muese dëno­het me burgim nga pesë gjer në pesëm­bëd­hjetë vjet.

 

Neni 324

Dhë­nia ndih­më një të bur­go­suri për largim

 

Dhë­nia e këshillave, infor­matave, mjeteve, të ndalu­ar­it, të arrestu­ar­it apo të bur­go­surit, me qël­lim për t’u larguar nga ven­di i qën­drim­it të detyru­ar, dëno­het me burgim gjer në tre vjet.

Kur dhë­nia ndih­më bëhet nga i ngarkuari me rua­jt­jen, mbikqyr­jen apo trans­portimin, ose që për shkak të funk­sion­it ka të drejtë të hyjë në insti­tu­cione burgi­mi apo të ketë lid­hje me të ndalu­ar, arrestu­ar apo të bur­go­sur, dëno­het me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

 

 

KREU X

VEPRA PENALE QË PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN DEMOKRATIK TË ZGJEDHJEVE

 

 

Neni 325

Pengi­mi i sub­jek­teve për zgjed­hjet në organet për­faqë­suese

 

Pengi­mi me dhunë apo me çdo mënyrë tjetër i sub­jek­teve elek­torale për të zhvil­lu­ar rreg­ull­isht aktivitetin e tyre në për­puth­je me ligjin gjatë fushatës së zgjed­hjeve, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 326

Fal­si­fiki­mi i doku­menteve dhe rezul­tat­eve të zgjed­hjeve

 

Paraqit­ja në doku­mentet e zgjed­hjeve të të dhë­nave, rrethanave, shifrave që dihen se janë të pasak­ta, për­pil­i­mi i doku­menteve fal­so ose zëvendësi­mi i të sak­tave me të rreme, i bërë nga per­son­at e ngarkuar me për­pil­im­in, vlerësimin, nxjer­rjen e rezul­tat­eve apo rua­jt­jen e doku­menteve, dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

 

Neni 327

Shkel­ja e fshe­htë­sisë së votim­it

 

Shkel­ja e fshe­htë­sisë së votim­it nga ana e per­son­ave të ngarkuar me zgjed­hjet, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 328

Dhë­nia e shpër­blimeve dhe prem­timeve

 

Ofri­mi ose dhë­nia e të hollave, bër­ja e prem­timeve për vende pune ose favoriz­ime të tjera në cilën­do for­më, me qël­lim që të mar­rë fir­mën për paraqit­jen e kan­di­datit, për të votu­ar pro ose kundër një kan­di­dati apo për të mar­rë pjesë ose jo në votime, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Pra­n­i­mi i të hollave, prem­timeve dhe favoriz­imeve të tjera për të kry­er veprimet e mësipërme, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë.

 

 

 

 

 

Neni 329

Kanos­ja e zgjed­hësit

 

Kanos­ja që i bëhet zgjed­hësit për të votu­ar pro ose kundër një kan­di­dati si edhe për të mar­rë pjesë ose jo në votime, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 330

Kanos­ja e kan­di­datëve

 

Kanos­ja si edhe çdo veprim tjetër i paligjshëm që i bëhet kan­di­datit me qël­lim që të tërhe­që kan­di­daturën ose që të pen­go­het për të ushtru­ar çdo aktivitet të lejuar me ligj gjatë fushatës elek­torale, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

Neni 331

Shkel­ja e të drejtës së zgjed­hjes

 

 

Mospërf­shir­ja me dash­je në lis­tat e zgjed­hësve e per­son­ave që e kanë të drejtën e zgjed­hjes ose regjistri­mi me dash­je në to i per­son­ave që nuk e kanë këtë të drejtë, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

 

 

Neni 332

Shpër­dori­mi i autoritetit ushtarak

 

 

Shpër­dori­mi i autoriteiti ushtarak nga ofi­ceri ose kuadri ushtarak për të influ­en­cuar në votim tek ushtarakët e tjerë që ka në varësi, me dhënie urd­hërash, këshilla apo me çfarë­do lloj pro­pa­gande, për­bën kundër­va­jt­je penale dhe dëno­het me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

 

 

KREU XI

VEPRA PENALE TË KRYERA NGA BANDA E ARMATOSUR DHE ORGANIZATA KRIMINALE

 

 

Neni 333

Orga­ni­za­ta krim­i­nale

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 32)

 

 

Kri­ji­mi, orga­niz­i­mi ose drej­ti­mi i orga­ni­zatave krim­i­nale dëno­hen me burgim nga pesë deri në pesëm­bëd­hjetë vjet.

Pjesë­mar­r­ja në një orga­ni­za­të krim­i­nale dëno­het me burgim nga katër deri në tetë vjet.

Nëse orga­ni­za­ta krim­i­nale është e armato­sur dhe pjesë­tarët e saj zotëro­jnë armë dhe lëndë shpërthyese për qël­lime të përm­bush­jes së veprim­tarisë së saj krim­i­nale, edhe nëse ato janë të fshe­hu­ra ose të mba­j­tu­ra në vende të veçan­ta, dën­i­mi me burgim shto­het me një të tretën.

Kur veprim­tar­itë ekonomike, të ndër­mar­ra ose të kon­trol­lu­ara nga pjesë­tarë të orga­ni­za­tës krim­i­nale, finan­co­hen tërë­sisht ose pjesër­isht me pro­duk­te të veprave penale, masa e dënim­it, sipas para­grafëve të sipër­për­men­dur në këtë nen, shto­het me një të tretën deri në një të dytën e tij.

 

 

Neni 333/a

Grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal

(Shtu­ar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 33)

 

 

Kri­ji­mi, orga­niz­i­mi ose drej­ti­mi i një grupi të struk­tu­ru­ar krim­i­nal për kyer­jen e veprave penale dëno­hen me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Pjesë­mar­r­ja në grupin e struk­tu­ru­ar krim­i­nal dëno­het me burgim nga dy deri në pesë vjet.

 

 

Neni 334

Kry­er­ja e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale dhe grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 34)

 

 

1. Kry­er­ja e veprave penale nga pjesë­tarë të orga­ni­za­tës krim­i­nale dhe të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal dëno­het sipas dis­poz­i­tave penale përkatëse, duke i shtu­ar dënim­it për veprën penale të kry­er edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kalu­ar kufirin mak­si­mal të dënim­it me burgim.

2.Kur dis­pozi­ta përkatëse refer­uese përm­ban dën­im me burgim apo me burgim të për­jet­shëm, dëno­het me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të për­jet­shëm.

3. Kur dis­pozi­ta përkatëse refer­uese përm­ban vetëm dën­im me burgim të për­jet­shëm, dëno­het me burgim të për­jet­shëm.

 

 

Neni 334/1

(Shtu­ar me ligjin nr.9017, datë 6.3.2003, neni 1)

 

 

Pavarë­sisht nga neni 278, për­jash­to­hen nga ndjek­ja penale për armëm­ba­jt­je pa leje të armëve dhe muni­cion­eve luftarake per­son­at që në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, dorë­zo­jnë vull­ne­tar­isht armët deri më datën 31.5.2005.

Në çdo rast nuk për­jash­to­hen nga ndjek­ja penale për armëm­ba­jt­je pa leje per­son­at që kanë kry­er vepër penale, duke për­dorur si mjet për këtë qël­lim armë dhe muni­cione luftarake.

Nuk për­jash­to­hen nga ndjek­ja penale edhe per­son­at të cilët, pas hyr­jes në fuqi të këtij ligji, deklaro­jnë se nuk kanë armë e muni­cione luftarake dhe nga kon­trol­let e ushtru­ara në mbështet­je të dis­poz­i­tave përkatëse të Kodit të Pro­ce­durës Penale u gjen­den armë e muni­cione të fshe­hu­ra.

 

 

 

 

 

Neni 335

 

Ky kod hyn në fuqi më 1 qer­shor 1995. Aktet ligjore që shfuqi­zo­hen, si dhe efek­tet dhe mënyra e hyr­jes së tij në fuqi, do të cak­to­het me ligj të veçan­të.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim