KREU III

 

EFEKTET E KONTRATAVE

 

Neni 690

Kon­tra­ta e lid­hur rreg­ull­isht ka for­cën e ligjit për palët. Ajo mund të prishet ose të ndryshohet me pëlqimin e ndërsjel­lë të palëve ose për shkaqe të parashikuara me ligj.

 

Neni 691

Kon­tra­ta ka efekt ndaj të tretëve në rastet e parashikuara me ligj.

 

Neni 692

Efek­tet juridike të kon­tratës shtri­hen edhe tek trashëgim­tarët me tit­ull uni­ver­sal, përveç kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe.

 

Neni 693

Kon­tra­ta dety­ron palët jo vetëm për­sa është parashikuar në atë, por edhe për të gjitha paso­jat që rrjed­hin nga zba­ti­mi i ligjit.

 

Kon­tra­ta në dobi të një të treti

Neni 694

Kon­tra­ta në dobi të një per­soni të tretë është e vlef­shme kur per­soni që e lidh ka interes për atë.

Per­soni që ka pran­uar prem­timin në dobi të të tretit ose ky i fun­dit, apo per­son­at që heqin të drej­ta prej tij, kanë të drejtë të kërko­jnë zba­timin e kon­tratës, përveç kur ka mar­rëvesh­je tjetër.

Kon­tra­ta nuk mund të prishet ose të ndryshohet pas momen­tit që per­soni i tretë ka deklaru­ar se pra­non të për­fi­to­jë nga lid­h­ja e saj, përveç kur propozue­si e ka rez­ervuar këtë të drejtë.

Në rast revoki­mi të lid­hjes së kon­tratës, ose të refuzim­it të per­son­it të tretë për të për­fi­tu­ar prej saj, detyri­mi mbetet në dobi të propozue­sit, përveç kur rezul­ton ndryshe nga vull­neti i palëve ose nga natyra e kon­tratës.

 

Neni 695

Pala që ka bërë prem­timin në dobi të per­son­it të tretë, mund t’i kun­drej­to­jë këtij prap­simet që rrjed­hin nga kon­tra­ta, por jo ato që rrjed­hin nga mar­rëd­he­ni­et me palën tjetër.

 

E drej­ta për t’u tërhe­qur nga kon­tra­ta

Neni 696

Në rast se njërës nga palët i është dhënë e drej­ta për t’u tërhe­qur nga kon­tra­ta, kjo e drejtë mund të ushtro­het për sa kohë që kon­tra­ta nuk ka fil­lu­ar të zba­to­het.

Në kon­tratat me zba­tim të vazh­dueshëm ose peri­odik, kjo e drejtë mund të ushtro­het edhe më tej, por tërhe­q­ja nuk ka efek­te për ekzeku­timet e kry­era ose që janë në kry­er­je e sipër.

Kur në kon­tratë është parashikuar pag­i­mi i një kom­pen­si­mi për tërhe­q­jen, kjo ka efekt kur është kry­er pag­i­mi, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Prem­ti­mi për kry­er­jen e një detyri­mi

Neni 697

Per­soni që i ka prem­tu­ar një tjetri se një per­son i tretë do të ekzeku­to­jë një detyrim, ose do të krye­jë një veprim në dobi të tij, është i detyru­ar të shpër­ble­jë palën tjetër, në qoftë se per­soni i tretë nuk pra­non të ekzeku­to­jë detyrim­in ose të krye­jë veprim­in e prem­tu­ar.

 

Zgjid­h­ja e kon­tratës

Neni 698

Në kon­tra­ta me detyrime të ndërsjel­la, kur njëra nga palët kon­trak­tuese nuk përm­bush detyrimet e veta, pala tjetër kon­trak­tuese, sipas rastit, mund të kërko­jë përm­bush­jen e detyrim­it, ose zgjid­hjen e kon­tratës, përveç shpër­blim­it të dëmit.

 

Neni 699

Kon­tra­ta nuk mund të zgjid­het në qoftë se mospërm­bush­ja e detyrim­it prej njërës nga palët ka rëndësi të pakët për intere­sat e palës tjetër.

 

Neni 700

Pala kon­trak­tuese mund të njofto­jë me shkrim palën tjetër që nuk ka përm­bushur detyrim­in, që ta përm­bushë atë në një afat të për­sh­tat­shëm, duke deklaru­ar se, po qe se pas këtij afati kon­tra­ta nuk ekzeku­to­het, ajo do të quhet pat­jetër e zgjid­hur.

 

Neni 701

Në qoftë se afati i cak­tu­ar për kry­er­jen e detyrim­it të njërës nga palët duhet qua­j­tur thel­bë­sor për interesin e palës tjetër, kjo e fun­dit kur dësh­i­ron të kërko­jë zba­timin pavarë­sisht nga mbari­mi i afatit, duhet t’i bëjë njof­timin palës tjetër bren­da tri ditëve, përveç mar­rëvesh­jes së kundërt.

 

Neni 702

Palët mund të parashiko­jnë në kon­tratë që ajo të zgjid­het kur një detyrim i cak­tu­ar nuk përm­bushet sipas kushteve të parashikuara.

Në këtë rast kon­tra­ta zgjid­het kur pala e intere­suar i deklaron palës tjetër se do të për­dorë kushtin e zgjid­hjes së kon­tratës.

 

Neni 703

Zgjid­h­ja e kon­tratës për mospërm­bush­je të detyrimeve ka efekt pra­paveprues midis palëve, përveç kon­tratave me ekzeku­tim të vazh­d­uar ose peri­odik për të cilat efek­ti i zgjid­hjes nuk shtri­het në veprimet e kry­era më parë.

Zgjid­h­ja e kon­tratës, qoftë edhe me mar­rëvesh­je të palëve, nuk paragjykon të drej­tat e fitu­ara nga të tretët, me për­jash­tim të efek­teve të regjistrim­it të kërkesës për zgjid­hjen e kon­tratës.

 

Neni 704

Për zgjid­hjen e kon­tratës zba­to­hen edhe dis­poz­i­tat e pjesës së përgjithëshme të detyrimeve përveç dis­poz­i­tave që rreg­ul­lo­jnë kon­tratat e veçan­ta.

 

TITULLI II

 

KONTRATAT E VEçAN­TA

 

KREU I

 

SHITJA

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 705

Kon­tra­ta e shit­jes ka për objekt kalim­in e pronë­sisë së një sen­di ose kalim­in e një të drejte kun­drejt pagim­it të një çmi­mi.

 

Neni 706

Në shit­jen që ka për objekt fitimin në të ardhmen të një sen­di ose të një të drejte, fiti­mi i pronë­sisë bëhet sapo sen­di ose e drej­ta pra­nohet se ekzis­to­jnë.

Përveç kur palët kanë dashur të për­fun­do­jnë një kon­tratë me kusht pezul­lues, shit­ja është e pae­fek­t­shme në qoftë se sen­di nuk pra­nohet se ekzis­ton.

 

Neni 707

Në qoftë se palët nuk e kanë cak­tu­ar çmimin, as nuk janë mar­rë vesh për mënyrën e cak­tim­it të tij, në mungesë të ndon­jë akti të organ­eve kom­pe­tente pub­like, prezu­mo­het se palët kanë dashur t’i refer­o­hen çmim­it të zbat­u­ar nor­mal­isht nga shitësi në kohën e lid­hjes së kon­tratës.

Kur është fjala për sende që kanë çmim burse apo tregu, çmi­mi cak­to­het në bazë të lis­tave të tregut të ven­dit ku do të bëhet dorëz­i­mi, ose nga ato të ven­dit që është më afër tij.

Në qoftë se çmi­mi është cak­tu­ar mbi bazën e peshës së sendeve, në rast dyshi­mi ai duhet të cak­to­het në bazë të peshës neto.

Palët mund t’ia beso­jnë cak­timin e çmim­it një të treti, të emëru­ar në kon­tratë ose që mund të emëro­het më vonë.

 

Neni 708

Shpen­zimet e kon­tratës së shit­jes dhe shpen­zimet e tjera të lid­hu­ra me të, janë në ngarkim të blerësit, përveç kur në mar­rëvesh­je parashiko­het ndryshe.

 

Ndal­ime të veçan­ta të bler­jes

Neni 709

Nuk mund të ble­jnë drejt­për­drejt, me anë të një tjetri, ose në ankand:

a) per­son­at që admin­istro­jnë ose rua­jnë sende të hua­ja në bazë të ligjit ose të emërim­it nga shteti, sendet që admin­istro­jnë ose rua­jnë;

b) per­son­at zyr­tarë që janë të ngarkuar të bëjnë shit­je me ekzeku­tim të detyrueshëm, sendet që këta shesin;

c) gjyq­tarët, prokurorët, përm­barue­sit, noterët dhe avokatët, sendet për të cilat ka grind­je për­para gjykatës në të cilën bëjnë pjesë ose ushtro­jnë funk­sionet e tyre, përveç kur këta janë bashkëpronarë mbi ato.

 

Detyrime të shitësit në shit­jen e pasurisë së lua­jt­shme

Neni 710

Detyrimet krye­sore të shitësit janë:

1. t’i dorë­zo­jë sendin blerësit;

2. kur fiti­mi i pronë­sisë mbi sendin, ose i të drej­tave reale mbi të, nuk është paso­jë e men­jëher­shme e kon­tratës, duhet të dorë­zo­jë të gjitha doku­mentet përkatëse për fitimin e pronë­sisë së tyre, sipas kushteve të parashikuara nga kon­tra­ta apo nga ligji;

3. të garan­to­jë blerësin nga zhvesh­ja, nga veset dhe nga mospër­puth­ja e cilë­sive të sendit me kon­tratën.

 

Neni 711

Sendet dorë­zo­hen në gjend­jen në të cilën ndod­hen në momentin e për­fundim­it të kon­tratës. Sendet duhet të dorë­zo­hen së bashku me aksesorët, sht­e­sat dhe fry­tat që nga dita e për­fundim­it të kon­tratës, përveç kur palët kanë parashikuar ndryshe në kon­tratë.

Në qoftë se shitësi nuk është i detyru­ar të dorë­zo­jë sendet në një vend tjetër të cak­tu­ar, ai i shlyen detyrimet e dorëzim­it duke ia dhënë sendet trans­portue­sit të parë për t’ia kalu­ar blerësit, kur kon­tra­ta e shit­jes përf­shin trans­portin e sendeve.

Në rast se kon­tra­ta nuk përf­shin trans­portin e sendeve dhe u refer­o­het sendeve të cak­tu­ara indi­vid­u­al­isht, ose në lloj apo sasi, që duhen tërhe­qur nga një sasi e cak­tu­ar ose që duhet të fab­riko­hen ose të prod­ho­hen dhe në qoftë se në momentin e për­fundim­it të kon­tratës, palët e dinin që sendet ndod­heshin ose duhet të fab­riko­heshin apo të prod­ho­heshin në një vend të cak­tu­ar, shitësi dety­ro­het t’i verë sendet në dis­pozi­cion të blerësit në atë vend.

Në rastet e tjera, shitësi është i detyru­ar që t’i verë sendet në dis­pozi­cion të blerësit, në vendin ku sendet ndod­heshin në kohën e shit­jes ose, kur një vend i tillë nuk mund të për­cak­to­het, në vendin ku shitësi kishte ban­imin e tij ose qen­drën e veprim­tarisë se vet.

 

Neni 712

Shitësi duhet të dorë­zo­jë sendet:

1. në datën e cak­tu­ar në kon­tratë ose që është e për­cak­tueshme në bazë të kon­tratës;

2. në çdo moment të peri­ud­hës së kohës që është cak­tu­ar ose që është e cak­tueshme sipas kon­tratës, përveç kur del nga rrethanat se i është lënë blerësit të zgjed­hë datën;

3. në çdo rast tjetër bren­da një afati të arsyeshëm që nga për­fundi­mi i kon­tratës.

 

Neni 713

Kur shitësi dety­ro­het të lësho­jë doku­mentet lid­hur me sendet, ato lëshohen në kohën, në vendin dhe në for­mën e parashikuar në kon­tratë. Në qoftë se doku­mentet i ka lëshuar për­para këtij momen­ti, ai mund të rreg­ul­lo­jë çdo defekt të tyre deri në momentin e parashikuar për lëshimin e tyre, në qoftë se ushtri­mi i një të drejte të tillë nuk i sjell blerësit shqetësime ose një shpen­z­im të paarsyeshëm. Në këto raste ai ruan të drejtën të kërko­jë shpër­blim­in e dëmit.

 

Neni 714

Në shit­jen me doku­mente, shitësi shkarko­het nga detyri­mi i dorëzim­it të sendeve të shi­tu­ra, duke i dhënë blerësit doku­mentin e shit­jes dhe doku­mentet e tjera të cak­tu­ara në kon­tratë ose në ligj.

 

Neni 715

Shitësi duhet të dorë­zo­jë sendet në cilës­inë, sas­inë dhe llo­jin e kërkuar në kon­tratë, si dhe të ven­do­sura dhe të ambal­azhuara në mënyrën e cak­tu­ar në kon­tratë.

Quhet se sendet nuk janë në për­puth­je me kon­tratën po qe se nuk janë të për­sh­tat­shme për për­dorim­in e posaçëm, të për­cak­tu­ar nga kon­tra­ta, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt. Kur një për­cak­tim i tillë nuk është i mundur, sendet quhet se nuk janë në për­puth­je me kon­tratën, në qoftë se nuk janë të për­sh­tat­shme për për­dorim­in për të cilin shër­be­jnë zakon­isht sende të të njëjtit lloj.

Në qoftë se shit­ja është bërë mbi bazën e një mod­eli ose kam­pi­oni, shitësi duhet të dorë­zo­jë sende që kanë të njëj­tat cilësi si të mod­elit ose të kam­pi­onit.

Në qoftë se kon­tra­ta nuk për­mend rreg­ul­lat e ven­dos­jes apo të ambal­azhim­it të sendeve, quhet se këto sende nuk janë në për­puth­je me kon­tratën po qe se nuk janë të ven­do­sura ose të ambal­azhuara sipas mënyrës së zakon­shme për sende të të njëjtit lloj ose, në mungesë të një mënyre të tillë të zakon­shme, në një mënyrë që të jetë e për­sh­tat­shme për të rua­j­tur dhe për të mbro­j­tur sendet.

Shitësi nuk është përgjegjës për të metat e sendeve të cilat, në momentin e për­fundim­it të kon­tratës, blerësi i dinte ose për të cilat nuk ka mar­rë dijeni për fajin e vet, përveç kur të metat kanë të bëjnë me cilës­inë që sendet duhet të kishin pasur sipas kon­tratës ose sipas njof­tim­it të shitësit.

 

Neni 716

Shitësi është përgjegjës për çdo mangësi ose mospër­puth­je që ekzis­tonte në momentin e kalim­it të rrezikut tek blerësi, edhe kur e meta shfaqet pas këtij momen­ti.

Shitësi është përgjegjës edhe për mospër­puth­jen që vërte­to­het pas momen­tit të treguar në para­grafin e mësipërm e që vjen nga mospërm­bush­ja e një detyri­mi çfarë­do të tij, duke përf­shirë edhe garanc­inë sipas së cilës, për një peri­ud­hë të cak­tu­ar kohe sendet do të mbeten të për­sh­tat­shme për për­dorim­in e tyre nor­mal ose për ndon­jë për­dorim të posaçëm, ose do të rua­jnë cilës­inë dhe karak­ter­is­tikat e cak­tu­ara.

 

Neni 717

Blerësi e humb të drejtën për të kundër­sh­tu­ar për të metat e sendit, në qoftë se nuk denon­con tek shitësi, duke speci­fikuar natyrën e tyre, bren­da dhjetë ditëve nga zbu­li­mi, përveç kur palët ose ligji kanë cak­tu­ar një afat tjetër.

Në çdo rast blerësi e humb të drejtën për të kundër­sh­tu­ar për të metat e sendit në qoftë se nuk e ushtron këtë të drejtë bren­da dy vjetëve nga data kur sendet i janë dorëzuar atij, po qe se ky afat nuk është në kundër­sh­tim me kohëzg­jat­jen e një garan­cie kon­trak­tore.

 

Neni 718

Shitësi nuk mund të për­fi­to­jë nga rreg­ul­lat e parashikuara në nenin e mësipërm, në qoftë se të metat kanë të bëjnë me fak­te për të cilat ka dijeni ose që nuk mund të mos i dinte dhe nuk ia ka bërë të ditur blerësit.

 

Neni 719

Shitësi duhet të dorë­zo­jë sendet, të shkarkuara nga çdo e drejtë apo pre­tendim i të tretëve, përveç kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe.

 

Neni 720

Blerësi duhet t’i bëjë të ditur shitësit të drej­tat apo pre­tendimin e të tretëve mbi sendin duke speci­fikuar natyrën e tyre, bren­da një afati të arsyeshëm nga momen­ti kur ka mar­rë dijeni ose duhej të mer­rte dijeni për to, ndryshe humb të drej­tat e parashikuara nga neni i mësipërm.

Shitësi gjithash­tu nuk mund të për­dorë dis­poz­i­tat e para­grafit të mësipërm po qe se ishte në dijeni të të drej­tave apo të pre­tendimeve të të tretëve, apo të natyrës së tyre.

 

Neni 721

Blerësi mund të pezul­lo­jë pag­imin e çmim­it kur ka arsye të druhet se sen­di ose një pjesë e tij mund të rivendiko­hen nga të tretë, përveç kur shitësi jep garanc­inë përkatëse.

Page­sa nuk mund të pezul­lo­het në qoftë se rreziku nji­hej nga blerësi në momentin e shit­jes.

 

Neni 722

Në rastin kur dorëz­i­mi i sendeve me të meta për­bën nje mospërm­bush­je të rëndë­sishme të detyrimeve kon­trak­tore, blerësi ka të drejtë të kerko­jë:

1. në momentin e denoncim­it, të parashikuar në nenin 717 të këtij Kodi ose bren­da një peri­ud­he kohe të arsyeshme nga ai denoncim, dorëz­imin e sendeve si sht­esë apo zëvendësim;

2. eli­m­in­imin e të metave me anë të ndreq­jes, kur kjo është e arsyeshme të mer­ret parasysh në gjithë rrethanat konkrete. Kërke­sa për ndreq­jen duhet të bëhet në momentin e denoncim­it të parashikuar në nenin 717 apo bren­da një peri­ud­he kohe të arsyeshme nga ky denoncim;

3. të kërko­jë uljen e çmim­it;

4. të deklaro­jë zgjid­hjen e kon­tratës.

Blerësi mund t’i cak­to­jë shitësit një afat të arsyeshëm për përm­bush­jen e këtyre detyrimeve. Në varësi të afatit blerësi nuk mund të për­dorë asnjë mjet juridik për mospërm­bush­jen, përveç kur është njof­tu­ar nga shitësi se ky i fun­dit nuk do të përm­bushë detyrim­in në afatin e cak­tu­ar.

Në çdo rast blerësi nuk humb të drejtën të kërko­jë shpër­blim­in e dëmit.

 

Neni 723

Kur dorëz­i­mi i sendeve me të meta për­bën një mospërm­bush­je të parëndë­sishme të kon­tratës, blerësi mund të kërko­jë:

1. heq­jen ose ndreq­jen e të metave të sendeve të dorëzuara, ose

2. uljen e çmim­it.

Blerësi mund t’i cak­to­jë shitësit një afat të arsyeshëm për përm­bush­jen e këtyre detyrimeve. Në varësi të afatit, blerësi nuk mund të shfry­të­zo­jë asnjë mjet juridik për këtë mospërm­bush­je, përveç rastit kur është njof­tu­ar nga shitësi se ky nuk do të përm­bushë detyrim­in në afatin e cak­tu­ar.

Kur shitësi nuk plotë­son kërkesën e parashikuar në pikën 1 të këtij neni bren­da afatit të cak­tu­ar nga blerësi, ky i fun­dit mund të kërko­jë uljen e çmim­it të sendeve të sipërme.

Në çdo rast blerësi nuk e humb të drejtën të kërko­jë shpër­blim­in e dëmit.

 

Neni 724

Përveç zgjid­hjes nga ligji të kon­tratës si rrjed­him i qenies të afatit si kusht thel­bë­sor, kur nuk është bërë dorëz­i­mi i sendit, blerësi mund ta deklaro­jë të zgjid­hur kon­tratën në qoftë se shitësi nuk i dorë­zon sendet bren­da afatit sht­esë të cak­tu­ar nga blerësi ose në qoftë se deklaron se nuk do të bëjë dorëz­imin bren­da këtij afati.

 

Neni 725

Në qoftë se shitësi i ka dorëzuar sendet, blerësi e humb të drejtën të shpal­lë të zgjid­hur kon­tratën kur:

1. në rastin e dorëzim­it të vonuar blerësi nuk ka kërkuar zgjid­hjen e kon­tratës bren­da një kohe të arsyeshme, por jo më shumë se 15 ditë nga momen­ti kur ka mar­rë dijeni se dorëz­i­mi është kry­er;

2. në rast mospërm­bush­je të ndryshme nga dorëz­i­mi i vonuar, bren­da një kohe të arsyeshme, por jo më shumë se 15 ditë:

a) nga momen­ti kur ka mar­rë dijeni ose duhej të kishte dijeni për mospërm­bush­je;

b) pas mbarim­it të afatit sht­esë even­tu­al­isht të cak­tu­ar prej tij sipas nen­it 717 të këtij Kodi.

 

Neni 726

Në qoftë se shitësi dorë­zon vetëm një pjesë të sendeve, apo në qoftë se vetëm një pjesë e sendeve të dorëzuara është në për­puth­je me kon­tratën, zba­to­hen nenet 717, 720 lid­hur me pjesën që mungon ose nuk për­pu­thet.

Blerësi mund të shpal­lë kon­tratën tërë­sisht të zgjid­hur vetëm në qoftë se dorëz­i­mi i pjesshëm ose jo në për­puth­je me kushtet e saj, për­bën një mospërm­bush­je të rëndë­sisë së veçan­të ose thel­bë­sore.

 

Neni 727

Në rastin kur blerësit i është mar­rë sen­di si paso­jë e të drej­tave që një i tretë ka paraqi­tur mbi të, shitësi është i detyru­ar të shpër­ble­jë dëmin sipas nen­it 744.

Në rastin kur blerësit i është mar­rë pjesër­isht sen­di dhe se në bazë të rrethanave ai nuk do të për­fun­donte kon­tratën, zba­to­het para­grafi i mësipërm.

 

Neni 728

Blerësi, i padi­tur nga një i tretë që pre­tendon se ka të drej­ta mbi sendin e shi­tur, duhet ta thërasë shitësin në çësht­je. Kur nuk e bën këtë dhe në dëm të tij është dhënë një vendim i for­mës së pre­rë, hum­bet të drejtën e garan­cisë për evink­sion në qoftë se shitësi provon se ekzis­tonin arsye të mjaftueshme për të refuzuar kërkesën.

Blerësi që ka njo­hur vull­ne­tar­isht të drejtën e të tretit, e humb të drejtën e garan­cisë për evink­sion në qoftë se nuk provon se nuk ekzis­tonin arsye të mjaftueshme për të pen­guar mar­rjen e sendit.

 

Neni 729

Në qoftë se blerësi ka shman­gur mar­rjen e sendit me anën e pagim­it të një shume parash, shitësi mund të shkarko­het duke kthy­er shumën e paguar, intere­sat e saj, si dhe të gjitha shpen­zimet.

 

Detyrimet e blerësit në shit­jen e pasurisë së lua­jt­shme

Neni 730

Detyri­mi i blerësit për të paguar çmimin përf­shin mar­rjen e masave dhe respek­timin e for­maliteteve të kërkuara nga kon­tra­ta ose nga dis­pozi­ta të veçan­ta për kry­er­jen e pagim­it.

 

Neni 731

Në rast se blerësi nuk është i detyru­ar të pagua­jë çmimin në një vend tjetër të cak­tu­ar, ai duhet ta pagua­jë atë në vend­ba­n­imin ose qen­drën zyrtare të shitësit ose, kur pag­i­mi duhet të bëhet në kohën e dorëzim­it të sendeve ose doku­menteve, në vendin e dorëzim­it.

 

Neni 732

Në qoftë se blerësi nuk është i detyru­ar të pagua­jë çmimin në një moment tjetër të cak­tu­ar, ai duhet ta pagua­jë atë kur shitësi vë në dis­pozi­cion të tij sendet apo doku­mentet që i për­faqë­so­jnë. Në qoflë se kon­tra­ta përf­shin trans­portin e sendeve, shitësi mund të krye­jë spedi­cionin me kusht që sendet ose doku­mentet, që i për­faqë­so­jnë ata, t’i dorë­zo­hen blerësit para pagim­it të çmim­it.

 

Neni 733

Blerësi duhet të pagua­jë çmimin në datën e cak­tu­ar ose të për­cak­tueshme në bazë të kon­tratës ose ligjit, pa qenë nevo­jë e kërkesës së shitësit.

 

Neni 734

Detyri­mi i blerësit për mar­rjen në dorëz­im është kry­er­ja e çdo vepri­mi që mund të pritet prej tij në mënyrë të arsyeshme, për t’i lejuar shitësit të bëjë dorëz­imin dhe blerësi të tërhe­që sendet.

 

Neni 735

Në qoftë se në kon­tratë parashiko­het se blerësi duhet të për­cak­to­jë for­mën, mad­hës­inë ose karak­ter­is­ti­ka të tjera të sendeve, dhe në qoftë se ky nuk e bën këtë për­cak­tim në datën e cak­tu­ar ose bren­da një kohe të arsyeshme pas mar­rjes së kërkesës së shitësit, ky mund ta krye­jë vetë këtë për­cak­tim në për­puth­je me kërke­sat e blerësit, për të cilat mund të jetë në dijeni.

Në qoftë se shitësi e bën vetë për­cak­timin, duhet të njofto­jë blerësin për rreg­ul­lat e këtij për­cak­ti­mi dhe të ven­dosë një afat të arsyeshëm bren­da të cilit blerësi mund të krye­jë një për­cak­tim tjetër. Në qoftë se pasi të ketë mar­rë këtë njof­tim, blerësi nuk e për­dor këtë mundësi bren­da afatit të ven­do­sur, për­cak­ti­mi i bërë nga shitësi është i detyrueshëm.

 

 

 

Neni 736

Shitësi mund t’i cak­to­jë blerësit një afat sht­esë të arsyeshëm për përm­bush­jen e detyrimeve të veta. Me për­jash­tim të rastit kur shitësi nuk ka mar­rë njof­tim nga blerësi se ky nuk do ta përm­bushë detyrim­in bren­da afatit të cak­tu­ar, gjatë kësaj peri­ud­he, shitësi nuk mund të për­dorë asnjë mjet ligjor për përm­bush­jen e detyrimeve. Gjith­sesi shitësi nuk hum­bet të drejtën për të kërkuar shpër­blim­in e dëmit për vonesën në përm­bush­je.

 

Neni 737

Shitësi mund ta deklaro­jë kon­tratën të zgjid­hur:

1. në qoftë se mospërm­bush­ja nga ana e blerësit e një detyri­mi që rrjedh nga kon­tra­ta ose nga ligji për­bën një mospërm­bush­je me rëndësi të veçan­të ose thel­bë­sore;

2. në qoftë se blerësi nuk përm­bush detyrimet e tij për të paguar çmimin ose për të mar­rë në dorëz­im sendet në afatin sht­esë të cak­tu­ar nga shitësi, ose deklaron se nuk do ta bëjë bren­da këtij afati.

Në qoftë se blerësi ka paguar çmimin, shitësi humb të drejtën të shpal­lë kon­tratën të zgjid­hur po qe se këtë nuk e kërkon:

1. në rastin e përm­bush­jes së vonuar të detyrimeve të blerësit, para se të mar­rë dijeni për ekzeku­timin e detyrim­it;

2. në rastin e një mospërm­bush­je­je tjetër të ndryshme nga mospërm­bush­ja e vonuar, bren­da një kohe të arsyeshme:

a) që nga momen­ti kur ka mar­rë dijeni ose duhet të kishte mar­rë dijeni për një mospërm­bush­je të tillë;

b) pas mbarim­it të afatit sht­esë të cak­tu­ar prej tij, ose pasi blerësi të ketë deklaru­ar se nuk do të përm­bushë detyrimet e veta bren­da këtij afati sht­esë.

 

Neni 738

Përveç mar­rëvesh­jeve ose zakon­eve tregtare të kundër­ta, në qoftë se sendet e shi­tu­ra duhet të trans­porto­hen nga një vend në tjetrin, dhe shitësi nuk është i detyru­ar të bëjë dorëz­imin në një vend të cak­tu­ar në kon­tratë, rreziku i kalon blerësit kur sen­di i dorë­zo­het trans­portue­sit të parë për t’ia dër­guar blerësit, edhe sikur sendet të jenë të ngarkuara në mënyrë të paam­bal­azhuar.

Në qoftë se shitësi dety­ro­het t’ia dorë­zo­jë sendet trans­portue­sit në një vend të cak­tu­ar në kon­tratë, rreziku kalon tek blerësi vetëm kur sendet i dorë­zo­hen trans­portue­sit në vendin e për­men­dur. Fak­ti që shitësi është i autor­izuar të mba­jë doku­mentet për­faqë­suese të sendeve, nuk ndikon në kalim­in e rrezikut.

 

Neni 739

Në qoftë se shitësi ka kry­er një mospërm­bush­je thel­bë­sore të kon­tratës, dis­poz­i­tat e nen­it të mëparshëm nuk privo­jnë mjetet juridike që blerësi ka në dorë ndaj mospërm­bush­jes së detyrimeve kon­trak­tore.

 

Dis­pozi­ta të për­bashkë­ta për detyrimet e shitësit dhe të blerësit

Neni 740

Njëra palë mund të pezul­lo­jë përm­bush­jen e detyrimeve të veta në qoftë se, pas për­fundim­it të kon­tratës, del qartë se pala tjetër nuk do të përm­bushë pjesën thel­bë­sore të detyrimeve të saj si rrjed­him:

1. të një pamundësie të rëndë në aftës­inë e vet për ta përm­bushur ose në aftës­inë e vet paguese;

2. të mënyrës në të cilën për­gatitet për të fil­lu­ar ose vazh­d­uar zba­timin e kon­tratës. Në qoftë se shitësi i ka shi­tur sendet, para se të shfaqeshin kushtet e për­men­dura në para­grafin e mësipërm, ai mund të kundër­sh­to­jë dorëz­imin e sendeve blerësit edhe sikur ky të zotëro­jë një doku­ment që e legjiti­mon atë për t’i mar­rë.

Një kundër­sh­tim i tillë ka efekt ekskluzivisht në mar­rëd­hëni­et midis blerësit dhe shitësit. Pala që pezul­lon zba­timin duhet të njofto­jë men­jëherë palën tjetër dhe duhet të vazh­do­jë përm­bush­jen në qoftë se pala tjetër jep garan­ci të për­sh­tat­shme lid­hur me përm­bush­jen e detyrimeve të saj.

 

Neni 741

Në rastin e një kon­trate shit­je­je me dorëz­ime të pjesshme, kur mospërm­bush­ja nga ana e njërës palë kon­trak­tuese ndaj njërit prej detyrimeve të saj lid­hur me një dorëz­im, për­bën një mospërm­bush­je me rëndësi të veçan­të të kon­tratës që lid­het me këtë dorëz­im, pala tjetër mund ta shpal­lë kon­tratën të zgjid­hur për sa i takon këtij dorëz­i­mi.

Në qoftë se mospërm­bush­ja nga ana e njërës palë kon­trak­tuese e detyrimeve të veta lid­hur me një dorëz­im, i jep palës tjetër arsye të bazuara për të gjykuar se do të ndod­hë një mospërm­bush­je thel­bë­sore lid­hur me dorëzimet e ardhshme, kjo mund ta shpal­lë kon­tratën të zgjid­hur për të ardhmen, mjafton që këtë ta bëjë bren­da një kohe të arsyeshme.

Blerësi që e shpall kon­tratën të zgjid­hur për sa i takon një dorëz­i­mi mundet, në të njëjtën kohë, të shpal­lë zgjid­hjen për dorëzimet e bëra më parë ose për dorëzimet e ardhshme në qoftë se për shkak të ndër­varë­sisë së tyre këto dorëz­ime nuk do të mund të për­dore­shin për qël­lim­in e cak­tu­ar nga palët në kon­tratë.

 

Neni 742

Në rastin e zgjid­hjes së kon­tratës, shitësi duhet të kthe­jë çmimin dhe t’i pagua­jë blerësit shpen­zimet dhe pagimet e bëra ligjër­isht.

Blerësi duhet të kthe­jë sendin, në qoftë se ky nuk ka hum­bur ose është shkatër­ru­ar si rrjed­him i veseve të tij.

 

Neni 743

Në qoftë se njëra palë vonon të pagua­jë çmimin ose çdo shumë tjetër, pala tjetër ka të drejtë të kërko­jë kamatat për këto shu­ma pa cen­uar shpër­blim­in e dëmit.

 

Neni 744

Shitësi duhet t’i kthe­jë blerësit çmimin e paguar, edhe sikur sendit t’i jetë pakë­suar vlef­ta ose të jetë dëm­tu­ar. Në qoftë se ulja e vleft­ës ose dëm­ti­mi vijnë si paso­jë e një vepri­mi të blerësit, nga shu­ma e mësipërme duhet zbrit­ur për­fiti­mi që ka nxjer­rë blerësi, përveç sa parashiko­het në nenin 640.

 

Neni 745

Në qoftë se kon­tra­ta është zgjid­hur dhe po qe se, në mënyrë të arsyeshme dhe bren­da një afati të arsyeshëm pas zgjid­hjes, blerësi ka kry­er një bler­je për të zëvendë­suar ose shitësi i ka rishi­tur sendet, pala që kërkon dëmsh­për­blim­in mund të mar­rë difer­encën midis çmim­it të parashikuar në kon­tratë dhe çmim­it të shit­bler­jes zëvendë­suese, si dhe çdo shpër­blim tjetër që mund të kërko­het në bazë të nen­it të mësipërm.

 

Shit­ja me rez­ervë e pronës

Neni 746

Kur çmi­mi i shit­jes paguhet me këste, blerësi e fiton pronës­inë e sendit me pag­imin e këstit të fun­dit të çmim­it, duke mar­rë për­sipër rrez­iqet që në çastin e dorëzim­it. Kali­mi me rez­ervë i pronë­sisë me kushtin e sipërm duhet të pasqy­ro­het në kon­tratë.

 

Neni 747

Kali­mi i pronë­sisë sipas dis­poz­itës së mësipërme, mund t’u kun­drej­to­het kred­i­torëve të blerësit, kur rrjedh nga një akt i shkru­ar në datë të sak­të për­para masës për sig­urim­in e kre­disë.

Kur objek­ti i shit­jes janë sende të palu­a­jt­shme ose sende të lua­jt­shme të regjistru­ara, zba­to­hen dis­poz­i­tat mbi regjistrim­in.

 

Neni 748

Mospag­i­mi vetëm i një kësti, që nuk kalon një të tetën e çmim­it, nuk sjell zgjid­hjen e kon­tratës, dhe blerësi ruan të drejtën e afatit lid­hur me këstet e mëvonëshme, pavarë­sisht nga ndon­jë mar­rëvesh­je e kundërt.

 

Neni 749

Kur zgjid­h­ja e kon­tratës është rrjed­him i mospërm­bush­jes së detyrimeve të blerësit, shitësi duhet të kthe­jë page­sat e bëra, për­pos të drejtës për një shpër­blim për për­dorim­in e sendit, apo shpër­blim­it të dëmit.

Kur në kon­tratë është parashikuar që page­sat e bëra t’i mbetë, shitësit me tit­ull dëmsh­për­bli­mi, gjyka­ta sipas rrethanave të çësht­jes mund të pakë­so­jë këtë dëmsh­për­blim.

 

Neni 749/a

(Shtu­ar me ligjin nr. 8536, datë 18.10.1999, neni 4)

Rreg­ul­lat e parashikuara nga nenet 746, 747, 748 dhe 749 nuk zba­to­hen për shit­jet me rez­ervë të pronës, lid­hur me transak­sione finan­cia­re me bar­rë sig­u­ruese, për të cilat zba­to­hen rreg­ul­lat e për­cak­tu­ara me ligj të veçan­të.

 

Shit­ja e sendeve të palu­a­jt­shme

Neni 750

Shit­ja e sendeve të palu­a­jt­shme kry­het sipas mënyrave të parashikuara në nenin 83 të këtij Kodi, përndryshe është e pavlef­shme.

 

Neni 751

Shit­ja me kusht e sendeve të palu­a­jt­shme regjistro­het në regjis­trat e pasurisë së palu­a­jt­shme pasi të jetë vërte­t­u­ar kushti.

 

Neni 752

Kur një send i palu­a­jt­shëm i cak­tu­ar shitet, duke treguar për­masat dhe me një çmim të ven­do­sur mbi bazën e një pagese për çdo njësi matëse, blerësi ka të drejtë për një zbrit­je të çmim­it, në qoftë se mad­hësia efek­tive e sendit të palu­a­jt­shëm është më e vogël se ajo e treguar në kon­tratë.

Në qoftë se për­masat e sendit rezul­to­jnë më të mëd­ha se ato që tre­go­hen në kon­tratë, blerësi duhet të pagua­jë sht­esën e çmim­it, por ka të drejtë të heqë dorë nga kon­tra­ta kur tepri­ca tejkalon një të njëzetën pjesë të mad­hë­sisë së deklaru­ar.

 

Neni 753

Në rastin kur çmi­mi për­cak­to­het në lid­hje me vetë sendin e palu­a­jt­shëm dhe jo me mad­hës­inë e tij, edhe pse kjo është dhënë, nuk bëhet ulje ose ngrit­je çmi­mi, përveç kur mad­hësia reale është më e vogël ose më e mad­he se një e njëze­ta pjesë e asaj të treguar në kon­tratë.

Në rastin kur duhet paguar një çmim sht­esë, blerësi mund të zgjed­hë ose heq­jen dorë nga kon­tra­ta ose nga pag­i­mi i sht­esës.

 

Neni 754

Në qoftë se dy ose më shumë sende të palu­a­jt­shme janë shi­tur me të njëjtën kon­tratë për një çmim të vetëm dhe të njëjtë, duke treguar mad­hës­inë e secilit prej tyre, dhe del se sasia është më e vogël tek njëri dhe më e mad­he tek tjetri, bëhet kom­pen­si­mi deri në sas­inë e duhur; e drej­ta për sht­esën ose për pakësimin e çmimeve bëhet në për­puth­je me dis­poz­i­tat e cak­tu­ara më sipër.

 

Neni 755

E drej­ta e shitësit për sht­esën dhe e blerësit për pakësimin e çmim­it ose për heq­jen dorë nga kon­tra­ta parashkruhet dy vjet pas dorëzim­it të sendit të palu­a­jt­shëm.

 

Neni 756

E drej­ta e blerësit për të kundër­sh­tu­ar të metat e sendit të palu­a­jt­shëm, parashkruhet me kalim­in e pesë vjetëve nga momen­ti i dorëzim­it të sendit.

 

KREU II

 

SHKëM­BI­MI

 

Neni 757

Shkëm­bi­mi është kon­tra­ta që ka për objekt kalim­in e ndërsjel­lë të pronë­sisë së sendeve ose të të drej­tave të tjera nga njëri kon­trak­tues tek tjetri.

 

Neni 758

Shkëm­bye­si, në rast se ka pësuar mar­rjen e sendit dhe nuk ka ndër­mend ta rimar­rë atë, ka të drejtë të mar­rë vleft­ën e tij, sipas dis­poz­i­tave të cak­tu­ara për shit­jen, si dhe shpër­blim­in e dëmit.

 

Neni 759

Shpen­zimet e shkëm­bim­it dhe shpen­z­ime të tjera sht­esë janë në ngarkim të të dy palëve në pjesë të barabar­ta, përveç kur ka mar­rëvesh­je të kundërt.

 

Neni 760

Rreg­ul­lat e cak­tu­ara për kon­tratën e shit­jes zba­to­hen edhe për kon­tratën e shkëm­bim­it, për aq sa janë në paj­tim me atë.

 

KREU III

 

DHURIMI

 

Neni 761

Dhuri­mi është një kon­tratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpër­blim palës tjetër një send të cak­tu­ar ose një të drejtë reale të cilat ajo i pra­non.

Nuk për­bën dhurim heq­ja dorë nga një e drejtë para se të fito­het ajo, ose heq­ja dorë nga trashëgi­mi.

 

Neni 762

Dhuri­mi nuk mund të përm­ba­jë veçse pasur­inë e tashme të dhu­rue­sit. Në qoftë se përf­shin pasur­inë e ardhshme, dhuri­mi është i pavlef­shëm për­sa i takon kësaj.

 

Neni 763

Dhuri­mi, që ka për objekt detyrimet peri­odike, shuhet me vdek­jen e dhu­rue­sit, përveç rasteve kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe.

 

Neni 764

Dhuri­mi i sendeve të palu­a­jt­shme duhet të bëhet me akt pub­lik dhe të regjistro­het, përndryshe është i pavlef­shëm.

Pra­n­i­mi mund të bëhet me po atë akt, ose me akt të mëvon­shëm. Në këtë rast dhuri­mi quhet i për­fun­d­uar nga momen­ti kur akti i pra­nim­it i është njof­tu­ar dhu­rue­sit.

Në qoftë se ka për objekt sende të lua­jt­shme, ai është i vlef­shëm kur ato speci­fiko­hen duke treguar edhe vleft­ën e tyre në kon­tratën e dhurim­it.

Kon­tra­ta quhet e lid­hur nga çasti i dorëzim­it të sendit.

Për­para se kon­tra­ta të jetë lid­hur, dhu­rue­si ose pranue­si i dhurim­it mund të revoko­jnë deklaratën e tyre.

 

 

Neni 765

Dhuri­mi mund të kundër­sh­to­het për lajthit­je të shkakut, kur ky lid­het me fak­tin ose me të drejtën, po qe se shkaku rrjedh nga akti dhe ka shtyrë dhu­ruesin të bëjë dhurim­in.

 

Neni 766

Dhu­rue­si për mospërm­bush­jen ose vonesën në dhurim, është përgjegjës vetëm për qën­drime të kry­era me dash­je ose me paku­jde­si të rëndë.

 

Neni 767

Dhu­rue­si mund të vërë si kusht kthimin e sendeve të dhu­ru­ara, si për shkak të vdek­jes së për­parshme të pranue­sit të dhurim­it, ash­tu edhe të vdek­jes së për­parshme të pasard­hësve të tij.

Kthi­mi mund të ndod­hë vetëm në favor të dhu­rue­sit.

Mar­rëvesh­ja në favor të të tjerëve kon­sidero­het si e palid­hur.

 

Neni 768

Dhuri­mi mund të rën­do­het me kusht ose me bar­rë. Dhu­rue­si është i detyru­ar të përm­bushë bar­rën bren­da kufi­jve të vleft­ës së sendit të dhu­ru­ar.

Për të përm­bushur bar­rën mund të vepro­jë, përveç dhu­rue­sit dhe çdokush i intere­suar. Zgjid­h­ja e kon­tratës së dhurim­it për mospërm­bush­je të bar­rës mund të kërko­het nga dhu­rue­si ose trashëgim­tarët e tij, në qoftë se është parashikuar në aktin e dhurim­it.

Bar­ra e paligjshme ose e pamundur quhet e paqenë, ajo gjith­sesi e bën të paqenë dhurim­in në qoftë se ka për­bërë të vet­min shkak për­cak­tues të kon­tratës.

 

Neni 769

Dhu­rue­si dety­ro­het t’i japë garan­ci pranue­sit të dhurim­it për përkatës­inë e sendit të dhu­ru­ar dhe zhvesh­jen që mund të pëso­jë nga të tjerët për sendet e dhu­ru­ara, në këto raste:

1. në qoftë se ka prem­tu­ar shpre­himisht garanc­inë;

2. në qoftë se mar­r­ja e sendit varet nga mashtri­mi e nga qën­drime per­son­ale të tij;

3. në qoftë se dhuri­mi i ngarkon bar­rë pranue­sit të dhurim­it ose dhuri­mi është për shkak shpër­bli­mi, raste në të cilat garan­cia vihet deri në vleft­ën e bar­rës ose të tërë­sisë së prem­timeve të mar­ra nga dhu­rue­si.

 

Neni 770

Garan­cia e dhu­rue­sit nuk shtri­het në të metat e asaj çka është dhu­ru­ar, përveç kur dhu­rue­si ka vepru­ar me mashtrim, si dhe kur ka mar­rëvesh­je të posaçme.

 

Neni 771

Dhu­rue­si, për dhurimet që nuk janë të zakon­shme ose që nuk janë bërë për shpër­blim, mund të kërko­jë revokimin e dhurim­it kur ai që ka mar­rë dhurim­in:

a) me dash­je ka vrarë ose ka ten­tu­ar të vrasë dhu­ruesin, bashkëshort­in ose fëmi­jët, ose prindërit e tij;

b) pa të drejtë nuk i jep dhu­rue­sit ushqim kur është i detyru­ar sipas ligjit.

Padia për revokimin e dhurim­it duhet të ngri­het bren­da një viti nga dita që dhu­rue­si ka mar­rë njof­tim për shkaqet që i japin të drejtë që të kërko­jë revokimin e dhurim­it.

Padia e fil­lu­ar mund të vazh­do­het edhe nga trashëgim­tarët e dhu­rue­sit ose mund të ngri­het nga vetë këta, në rast se dhu­rue­si ka vdekur bren­da vitit, nga dita që ka lin­dur shkaku për të ngrit­ur pad­inë.

Heq­ja dorë që më parë nga padia është e pavlef­shme.

Revoki­mi i dhurim­it nuk cenon të drej­tat që kanë fitu­ar të tretët mbi sendin e dhu­ru­ar para se të ngri­het padia.

 

 

KREU IV

 

FURNIZIMI

 

Neni 772

Furniz­i­mi është një kon­tratë me të cilën njëra palë dety­ro­het, kun­drejt pagesës së një çmi­mi, të krye­jë në dobi të palës tjetër furniz­ime peri­odike ose të vazh­dueshme të sendeve.

Sendet e furnizuar mund të jenë të lua­jt­shme ose të palu­a­jt­shme, gjithash­tu mund të jenë në tra­jtë energjie ose titu­jsh kred­i­ti.

 

Neni 773

Kur nuk është për­cak­tu­ar sasia e furnizim­it nënkup­to­het se mar­rëvesh­ja është për sas­inë që përkon me nevo­jat nor­male të palës që furni­zo­het deri në kohën e për­fundim­it të kon­tratës.

Në qoftë se palët kanë ven­do­sur vetëm kufirin mak­si­mal dhe min­i­mal për furniz­imin ose për shër­bimet e veçan­ta, i takon atij që ka të drejtën e furnizim­it të ven­dosë bren­da kufi­jve të mësipërm për sas­inë e duhur.

Në qoftë se sasia e furnizim­it duhet të për­cak­to­het sipas nevo­jave mbi një sasi min­i­male të cak­tu­ar në kon­tratë, pala që furni­zo­het përgjig­jet për sas­inë përkatëse sipas nevo­jave në rast se tejkalo­het sasia min­i­male.

 

Neni 774

Në furniz­imin me karak­ter peri­odik, në qoftë se çmi­mi do të për­cak­to­het sipas nen­it 707 të këtij Kodi, mer­ret parasysh koha e mbarim­it të furniz­imeve të veçan­ta dhe ven­di ku këto duhet të kry­hen.

 

Neni 775

Në furniz­imin me karak­ter peri­odik, çmi­mi përkon me doku­mentin e furniz­imeve të veçan­ta.

Në furniz­imin me karak­ter të vazh­dueshëm çmi­mi paguhet sipas afat­eve të zakon­shme.

 

Neni 776

Afati i cak­tu­ar në kon­tratë për furniz­ime të veçan­ta prezu­mo­het si i ven­do­sur në dobi të dy palëve.

Në qoftë se palës që furni­zo­het i është dhënë e drej­ta të cak­to­jë afatin e furniz­imeve të veçan­ta, ajo duhet t’i njofto­jë datën furnizue­sit me anë të një par­ala­jmëri­mi në një kohë të arsyeshme.

 

Neni 777

Pala tjetër mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës, në qoftë se mospërm­bush­ja ka një rëndësi të veçan­të dhe është e tillë sa që dëm­ton bes­imin në sig­ur­inë e përm­bush­jeve të mëpasshme.

 

Neni 778

Në qoftë se pala që ka të drejtë për t’u furnizuar nuk e ka përm­bushur detyrim­in dhe mospërm­bush­ja është me pak rëndësi, furnizue­si nuk mund të pezul­lo­jë zba­timin e kon­tratës pa bërë më parë një par­ala­jmërim të arsyeshëm.

 

Neni 779

Në rast se në kon­tratë është ven­do­sur kushti i ekskluzivitetit në favor të furnizue­sit, pala tjetër nuk mund të për­fi­to­jë furniz­ime të të njëjtit lloj nga të tretët dhe as mund të real­i­zo­jë, me mjetet e veta, prod­himin e sendeve që for­mo­jnë objek­tin e kon­tratës, në qoftë se për këtë nuk ka mar­rëvesh­je të kundërt ose kur në ligj dispono­het ndryshe.

 

Neni 780

Në qoftë se kushti i ekskluzivitetit është ven­do­sur në dobi të palës që ka të drejtë për t’u furnizuar, furnizue­si nuk mund të bëjë as drejt­për­drejt dhe as tërtho­razi furniz­ime të të njëjtit lloj e që for­mo­jnë objek­tin e kon­tratës, në zonën për të cilën është dhënë ekskluziviteti dhe bren­da afatit të kon­tratës.

Kushti i ekskluzivitetit, që përm­ba­het në një kon­tratë furniz­i­mi, për­bën një kusht bar­rë­sor që kërkon mira­tim të posaçëm me shkrim.

 

Neni 781

Pala që ka të drejtën për t’u furnizuar, kur merr për­sipër detyrim­in për të shtu­ar shit­jen e sendeve për të cilat ka ekskluzivitet, në zonën që i është cak­tu­ar, përgjig­jet për dëmet që shkak­to­hen nga mospërm­bush­ja e këtij detyri­mi, edhe në qoftë se kon­tratën e ka zbat­u­ar për sas­inë min­i­male që është cak­tu­ar.

 

Neni 782

Në qoftë se kohëzg­jat­ja e furnizim­it nuk është ven­do­sur, secila nga palët mund të tërhiqet nga kon­tra­ta, duke njof­tu­ar para­prak­isht furnizuesin bren­da afatit të ven­do­sur prej tyre dhe, në mungesë të tij, bren­da një afati të arsyeshëm, duke mar­rë parasysh edhe natyrën e furnizim­it.

 

Neni 783

Në kon­tratën e furnizim­it zba­to­hen edhe dis­poz­i­tat që rreg­ul­lo­jnë kon­tratën për furnizimet e veçan­ta, për aq sa nuk vijnë në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e mësipërme.

 

 

KREU V

 

ENFITEOZA

 

Kup­ti­mi i enfi­teozës

Neni 784

 

Enfi­teoza është një kon­tratë, me të cilën një per­soni i jepet e drej­ta të për­doro­jë e të për­mirë­so­jë një pasuri të palu­a­jt­shme, kun­drejt një shpër­bli­mi peri­odik në të hol­la ose në natyrë.

 

Neni 785

Kohëzg­jat­ja e enfi­teozës cak­to­het në kon­tratë.

 

Neni 786

Kon­tra­ta e enfi­teozës duhet të bëhet në for­mën që kërko­het për kalim­in e pronë­sisë për pasuritë e palu­a­jt­shme.

 

Të drej­tat e detyrimet e pronar­it dhe të enfi­teozë­mar­rësit

Neni 787

Enfi­teozë­mar­rësi e gëzon sendin sikurse dhe pronari, me për­jash­tim të kufiz­imeve të parashikuara në kon­tratën për kri­jimin e enfi­teozës.

Megjithatë ai nuk mundet që, pa pëlqimin e pronar­it, të për­dorë sendin në një des­ti­na­cion tjetër.

 

Neni 788

Enfi­teozë­mar­rësit i përkasin fry­tet naty­rore të ndara, fry­tet civile që janë bërë të kërkueshme gjatë enfi­teozës dhe të drej­tat e për­dorim­it të nën­tokës në kufi­jtë e parashikuar me ligj, përveç kur në kon­tratë është parashikuar ndryshe.

 

Neni 789

Kur prona në enfi­teozë hum­bet tërë­sisht, enfi­teoza shuhet dhe enfi­teozë­mar­rësi shkarko­het nga detyri­mi përkatës për të ardhmen.

Kur prona hum­bet ose dëm­to­het në pjesë të duk­shme e të rëndë­sishme të saj, aq sa nuk mund të sig­uro­hen të ard­hu­ra sa të shly­het shpër­bli­mi i cak­tu­ar në kon­tratë, mund të kërko­het një ulje e tij ose prish­ja e kon­tratës, duke shly­er palët detyrimet rec­i­proke.

Kërke­sa duhet të bëhet bren­da një viti nga dita që ka ndod­hur hum­b­ja ose dëm­ti­mi i pronës në enfi­teozë.

Enfi­teozë­mar­rësi nuk mund të kërko­jë shkarkimin nga detyri­mi për pag­imin e shpër­blim­it ose uljen e tij, për shkak mosprod­hi­mi ose hum­b­je të fry­teve, qoftë edhe për rast fator.

 

Neni 790

Dhë­nia e pronës në nënen­fi­teozë nuk lejo­het.

 

Neni 791

Enfi­teozë­mar­rësi mund të kërko­jë në çdo kohë zgjid­hjen e kon­tratës dhe mbarim­in e enfi­teozës, përveç kur parashiko­het ndryshe në kon­tratë.

Enfi­teozëd­hënësi mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës dhe mbarim­in e enfi­teozës, kur enfi­teozë­mar­rësi nuk ka shly­er detyrim­in përkatës për dy peri­ud­ha rresht, dëm­ton ose nuk mirëm­ban e për­mirë­son pronën e nuk përm­bush në mënyrë të duk­shme detyrimet që rrjed­hin nga kon­tra­ta.

 

Neni 792

Tatimet dhe detyrimet e tjera që rën­do­jnë mbi pronën janë në ngarkim të enfi­teozë­mar­rësit, përveç kur në ligj parashiko­het ndryshe.

Kur në kon­tratë këto detyrime janë lënë në ngarkim të pronar­it, ato nuk mund të kalo­jnë shpër­blim­in e cak­tu­ar për enfi­teozën.

 

Neni 793

Në rast tjetër­si­mi të enfi­teozës, enfi­teozë­mar­rësi i ri dhe ai për­para tij, dety­ro­hen sol­i­dar­isht për shpër­blim­in e papaguar të enfi­teozës, përveç kur enfi­teozë­mar­rësit të mëparshëm i është njof­tu­ar akti i tjetër­sim­it prej enfi­teozëd­hënësit.

Në rast tjetër­si­mi të një të drejte të tillë prej pronar­it, fitue­si nuk mund të kërko­jë përm­bush­jen e detyrimeve nga enfi­teozë­mar­rësi për­para se atij t’i njofto­het akti i tjetër­sim­it.

 

Neni 794

Kur në kon­tratë nuk parashiko­het ndryshe, enfi­teozë­mar­rësi gjatë vazhdim­it të enfi­teozës ose kur ajo pushon, ka të drejtë t’i heqë ndër­timet, punimet e tjera e mbjell­jet e kry­era jashtë kushteve të enfi­teozës ose që i janë blerë pronar­it, por gjith­n­jë pa dëm­tu­ar pronën e duke kthy­er atë në gjend­jen e mëparshme.

 

Neni 795

Kur zgjid­het kon­tra­ta, enfi­teozë­mar­rësit i takon vlef­ta e për­mirësimeve të kry­era në masën që është rrit­ur vlef­ta e pronës, kur ajo ekzis­ton në kohën e kthim­it të saj.

 

Neni 796

Enfi­teozë­mar­rësi ka të drejtë të mba­jë sendin e dhënë në enfi­teozë, deri në shly­er­jen e kre­dive që rrjed­hin prej saj. Çdo mar­rëvesh­je e kundërt është e pavlef­shme.

Pronari ka të drejtë të mba­jë sendet që i tako­jnë enfi­teozë­mar­rësit deri në shly­er­jen e detyrimeve ndaj tij.

 

Neni 797

Kur lind nevo­ja të bëhen ndreq­je të jashtëza­kon­shme në pronën e dhënë në enfi­teozë, enfi­teozë­mar­rësi është i detyru­ar të njofto­jë pronar­in dhe t’i japë atij mundësi për t’i kry­er ato.

Enfi­teozëd­hënësi nuk është i detyru­ar të krye­jë ndon­jë riparimt ë zakon­shëm.

 

 

Neni 798

Per­son­at që gëzo­jnë bashkër­isht një të drejtë enfi­teotike përgjig­jen sol­i­dar­isht për pag­imin e shpër­blim­it për enfi­teozën.

Kur prona e dhënë në enfi­teozë nda­het dhe ata gëzo­jnë pjesë të saj, secili përgjig­jet për detyrimet që rrjed­hin nga enfi­teoza, pro­por­cional­isht me vleft­ën e pjesës që gëzon.

 

Neni 799

Dis­poz­i­tat e këtij kreu zba­to­hen edhe kur enfi­teoza gëzo­het nga një ose disa per­sona juridikë, përveç kur ajo ndalo­het nga ligji.

 

Neni 800

Enfi­teozë­mar­rësi mund të fito­jë në dobi të pronës servi­tute aktive dhe ta ngarko­jë atë me servi­tute pasive, për një kohë sa parashiko­het në kon­tratë, gjith­n­jë duke njof­tu­ar enfi­teozëd­hënësin me shkresë.

 

KREU VI

 

QIRAJA

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 801

Qira­ja është kon­tra­ta me të cilën njëra palë (qirad­hënësi) dety­ro­het t’i japë palës tjetër (qira­mar­rësit) një send të cak­tu­ar, nëgëz­im të përkohshëm kun­drejt një shpër­bli­mi të cak­tu­ar.

 

Neni 802

Qirad­hënësi duhet:

1. t’i dorë­zo­jë qira­mar­rësit sendin në kohën e cak­tu­ar dhe në gjend­je që të lejo­jë për­dorim­in për të cilën palët janë mar­rë vesh;

2. të kujde­set për të mba­j­tur sendin në po këtë gjend­je;

3. të garan­to­jë gëz­imin e qetë gjatë peri­ud­hës së qirasë.

 

Neni 803

Qira­ja nuk mund të lid­het për një kohë më të gjatë se trid­hjetë vjet, përveç kur parashiko­het ndryshe nga ligji. Në qoftë se ajo është lid­hur për një peri­ud­hë kohe më të gjatë ose pa afat, ka fuqi vetëm për afatin e sipërm.

Për ndërte­sat që për­doren për ban­im, kon­tra­ta e qirasë nuk mund të lid­het për një kohë më të gjatë se pesë vjet.

Për sende të lua­jt­shme të dhë­na për pajis­jen e një sen­di të palu­a­jt­shëm, afati është baraz me kohëzg­jat­jen e qirasë së këtij të fun­dit.

Kon­tra­ta e qirasë, për një kohë më të gjatë se një vit, duhet bërë me shkresë.

 

Neni 804

Qira­mar­rësi, që ka ekzeku­tu­ar në rreg­ull detyrimet që kanë rrjed­hur nga kon­tra­ta, ka të drejtën që të prefer­o­het ndaj per­son­ave të tjerë në rast se, me mbarim­in e kohës së qerasë, do të lid­het kon­tra­ta e re.

 

Të drej­ta e detyrime të qirad­hënësit

Neni 805

Qirad­hënësi duhet të krye­jë, gjatë peri­ud­hës së qirasë, të gjitha riparimet, me për­jash­tim të punimeve për mirëm­ba­jt­jen e përdit­shme që janë në ngarkim të qira­mar­rësit.

Për sende të lua­jt­shme, shpen­zimet për rua­jt­jen e për mirëm­ba­jt­jen e zakon­shme janë në ngarkim të qira­mar­rësit, përveçse kur me mar­rëvesh­je parashiko­het ndryshe.

Kur sen­di i dhënë me qira ka nevo­jë për riparime, që nuk janë në ngarkim të qira­mar­rësit, ky është i detyru­ar të njofto­jë qirad­hënësin.

Në rast riparimesh urgjente qira­mar­rësi mund t’i krye­jë ato drejt­për­drejt, kun­drejt kthim­it të shpen­z­imeve, me kushte që të njofto­jë men­jëherë qira­mar­rësin.

 

Neni 806

Në qoftë se në kohën e dorëzim­it, sen­di i dhënë me qira ceno­het nga të meta që ulin në mënyrë të duk­shme vlerën e për­dorim­it të kon­trak­tu­ar, qira­mar­rësi mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës, ose zbrit­jen e çmim­it të qerasë, përveç kur ai ka patur dijeni për të metën ose ajo është lehtë­sisht e dal­lueshme.

Qirad­hënësi është i detyru­ar t’i pagua­jë qira­mar­rësit dëmet e ard­hu­ra nga veset e sendit, në qoftë se nuk provon se, pa patur faj, nuk ka patur dijeni për këto vese në momentin e dorëzim­it.

Në qoftë se veset e sendit vënë para një rreziku të madh shën­detin e qira­mar­rësit ose të famil­jes apo të vartësve të tij, qira­mar­rësi mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës edhe po qe se veset nji­heshin prej tij.

 

Neni 807

Mar­rëvesh­ja, me të cilën për­jash­to­het ose kufi­zo­het përgjegjësia e qirad­hënësit për veset e sendit, nuk ka efekt në qoftë se qirad­hënësi ia ka fshe­hur me keqbes­im qira­mar­rësit ato, ose kur veset janë të tilla që të pen­go­jnë gëz­imin e sendit.

 

Neni 808

Dis­poz­i­tat e nen­eve të mësipërme janë të zbat­ueshme edhe në rastet e veseve të sendit të ndod­hu­ra gjatë qirasë.

 

Neni 809

Në qoftë se gjatë qirasë sen­di i dhënë me qira ka nevo­jë për riparime urgjente, qira­mar­rësi duhet të lejo­jë kry­er­jen e tyre. Në qoftë se sen­di nuk riparo­het bren­da një kohe të arsyeshme, qira­mar­rësi ka të drejtë për një ulje për­p­jesë­ti­more të qirasë.

 

Neni 810

Qirad­hënësi dety­ro­het të garan­to­jë qira­mar­rësin nga shqetësimet që pakë­so­jnë vlerën e për­dorim­it dhe të gëzim­it të sendit, të shkak­tu­ara nga të tretët që pre­tendo­jnë se kanë të drej­ta mbi të njëjtin send.

Qirad­hënësi nuk është i detyru­ar të garan­to­jë qira­mar­rësin nga shqetësimet e të tretëve që nuk pre­tendo­jnë të kenë të drej­ta mbi sendin. Në këtë rast qira­mar­rësi ruan të drejtën të ngre­jë padi kundër të tretëve në emrin e tij.

 

Neni 811

Në qoftë se të tretët që kri­jo­jnë shqetësime pre­tendo­jnë se kanë të drej­ta mbi sendin e dhënë me qira, qira­mar­rësi është i detyru­ar ta njofto­jë men­jëherë qirad­hënësin, përndryshe ngarko­het me shpër­blim­in e dëmit.

Në qoftë se të tretët vepro­jnë në rrugë gjyqë­sore, qir­rad­hënësi është i detyru­ar të mar­rë pjesë në pro­ces, po qe se thirret.

 

Të drej­ta e detyrime të qira­mar­rësit

Neni 812

Qira­mar­rësi duhet:

1. të mar­rë në dorëz­im sendin dhe ta për­dorë për qël­lim­in që është parashikuar në kon­tratë dhe, kur nuk është parashikuar, sipas qël­lim­it që del nga natyra e sendit;

2. të krye­jë pagesën në afatet e cak­tu­ara.

 

Neni 813

Qira­mar­rësi përgjig­jet për hum­b­jen dhe dëm­timin e sendit të cilat ndod­hin gjatë kon­tratës së qirasë.

 

Neni 814

Qira­mar­rësi duhet t’ia kthe­jë qirad­hënësit sendin në të njëjtën gjend­je që e ka mar­rë, në për­puth­je me për­shkrim­in e bërë nga palët në kon­tratë, përveç dëm­tim­it ose kon­sumim­it të zakon­shëm nga për­dori­mi i sendit në për­puth­je me kon­tratën.

Në mungesë të për­shkrim­it në kon­tratë prezu­mo­het se qira­mar­rësi e ka mar­rë sendin në gjënd­je të mirë për­dori­mi.

Qira­mar­rësi nuk përgjig­jet për hum­b­jen ose dëm­timin e shkak­tu­ar si paso­jë e vjetër­sisë. Sendet e lua­jt­shme duhet të kthe­hen në vendin ku janë mar­rë në dorëz­im.

 

Neni 815

Qira­mar­rësi që është në vonesë për të kthy­er sendin, dety­ro­het t’i japë qirad­hënësit pagesën e cak­tu­ar deri në dorëz­im, përveç detyrim­it për të shpër­bly­er dëmin përkatës.

 

Neni 816

Përveç kur parashiko­het ndryshe në ligj, qira­mar­rësi nuk ka të drejtë të shpër­ble­het për për­mirësimet e bëra sendit të mar­rë me qira. Por në qoftë se ka patur pëlqimin e qirad­hënësit, ky është i detyru­ar t’i pagua­jë një kom­pen­sim që i kor­re­spon­don shumës më të vogël midis shumës së shpen­z­imeve dhe vleft­ës së rezul­tatit të dobishëm në kohën e dorëzim­it. Kur qira­mar­rësi nuk ka të drejtë kom­pen­si­mi, vlef­ta e për­mirësimeve mund të kom­pen­so­jë dëm­timet që kanë ndod­hur për paku­jdesinë e rëndë të qira­mar­rësit.

 

Neni 817

Qira­mar­rësi që ka bërë sht­e­sa në sendin e mar­rë me qira, ka të drejtë t’i heqë ato në mbarim të qirasë, kur kjo mund të kry­het pa dëm­tu­ar sendin, përveç kur pronari pra­non t’i mba­jë vetë sht­e­sat. Në këtë rast ky duhet t’i pagua­jë qira­mar­rësit një kom­pen­sim të barabartë me shumën më të vogël midis shpen­z­imeve dhe vleft­ës të sht­e­save në kohën e ridorëzim­it.

Në qoftë se sht­e­sat nuk mund të nda­hen pa dëm­tu­ar sendin dhe për­bëjnë një për­mirësim të tij, zba­to­hen rreg­ul­lat e parashikuara nga neni 810.

 

Neni 818

Qira­mar­rësi, veç mar­rëvesh­jes së kundërt, ka të drejtë të japë me nën­qi­ra sendin që ka mar­rë me qira, por nuk mund t’ia kalo­jë kon­tratën një tjetri pa pëlqimin e qirad­hënësit.

Për sende të lua­jt­shme dhë­nia me nën­qi­ra bëhet me pëlqimin e qirad­hënësit.

 

Neni 819

Qirad­hënësi, pa cen­uar të drej­tat e tij ndaj qira­mar­rësit, mund të ngre­jë padi kundër nën­qi­ra­mar­rësit për të kërkuar çmimin e nën­qi­rasë për të cilën ky i fun­dit është ende deb­itor në momentin e ngrit­jes së padisë dhe për ta detyru­ar atë të përm­bushë të gjitha detyrimet e tjera që rrjed­hin nga kon­tra­ta e nën­qi­rasë.

Shpall­ja e pavlef­shme e kon­tratës së qirasë ose zgjid­h­ja e saj ka efekt edhe ndaj nën­qi­ra­mar­rësit, dhe vendi­mi i mar­rë midis qirad­hënësit dhe qira­mar­rësit ka efekt edhe ndaj tij.

 

Mbari­mi i kon­tratës së qirasë

Neni 820

Qira­ja me afat të cak­tu­ar nga palët, pushon me mbarim­in e afatit, pa qënë e nevo­jshme shpall­ja e mbarim­it të saj.

Qira­ja në të cilën nuk cak­to­het afat nuk pushon, në qoftë se për­para afatit të ven­do­sur sipas nen­it 803 të këtij Kodi njëra nga palët njofton palën tjetër se heq dorë nga qira­ja.

 

Përsërit­ja e kon­tratës së qirasë

Neni 821

Qira­ja përtëri­het në qoftë se, pasi të ketë mbaru­ar afati i saj, qira­mar­rësit i lihet në për­dorim sen­di i dhënë me qira pa kundër­sh­timin e qirad­hënësit.

Qira­ja e re rreg­ul­lo­het me të njëj­tat kushte si e mëparsh­m­ja, por kohëzg­jat­ja e saj cak­to­het si për qiratë me afat të cak­tu­ar.

 

Mar­rëd­hëni­et me të tretët

Neni 822

Kon­tra­ta e qirasë mund t’i kun­drej­to­het të tretit që ka fitu­ar sendin e dhënë me qira, me kusht që kon­tra­ta të ketë një datë të sak­të para tjetër­sim­it të sendit.

Dis­poz­i­tat e para­grafit të mësipërm nuk zba­to­hen për qiranë e sendeve të lua­jt­shme të paregjistru­ara në regjis­trat pub­likë, në qoftë se fitue­si ka sig­u­ru­ar posed­imin me mirëbes­im.

Qira­ja e sendeve të palu­a­jt­shme të paregjistru­ara nuk i kun­drej­to­het fitue­sit të tretë, veç bren­da afatit të 9 vjetëve nga fil­li­mi qirasë.

Fitue­si duhet të respek­to­jë qiranë në çdo rast në qoftë se ka mar­rë për­sipër detyrim­in ndaj tjetër­sue­sit.

 

Neni 823

Në qoftë se qira­ja nuk ka datë të sak­të, por mba­jt­ja e saj prej qira­mar­rësit si datë është për­para kalim­it të pronë­sisë, fitue­si nuk është i detyru­ar të respek­to­jë qiranë, veçse për kohëzg­jat­jen që përkon me atë të ven­do­sur për qiratë me afat të pacak­tu­ar.

 

Neni 824

Në qoftë se qira­mar­rësi është për­jash­tu­ar nga fitue­si, sepse kon­tra­ta e qirasë nuk kishte një datë të sak­të për­para kalim­it të pronë­sisë, qirad­hënësi dety­ro­het të shpër­ble­jë dëmin.

 

Neni 825

Fitue­si është i detyru­ar të respek­to­jë kon­tratën e qirasë qysh nga dita e fitim­it për të drej­tat dhe detyrimet që rrjed­hin nga kon­tra­ta e qirasë.

 

A. Qira­ja për pasuritë e palu­a­jt­shme me natyrë bujqë­sore

 

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

Neni 826

Kon­tra­ta e qirasë të pasurisë së palu­a­jt­shme që shër­ben për kul­tivimin bujqë­sor për një kohë mbi nën­të vjet, duhet të bëhet me akt note­r­i­al dhe të regjistro­het në regjistrin pub­lik.

 

Neni 827

Qirad­hënësi me anë inven­tari i dorë­zon qira­mar­rësit pasur­inë e palu­a­jt­shme si tokën bujqë­sore, kul­lotat, ndërte­sat e banim­it e ato ndih­mëse në shër­bim të veprim­tarisë bujqë­sore e bleg­torale, si dhe sendet e lua­jt­shme në shër­bim të kësaj veprim­tarie. E drej­ta e kundër­sh­tim­it të përm­ba­jt­jes së inven­tar­it dhe prezu­mi­mi i sak­të­sisë së tij rreg­ul­lo­het sipas dis­poz­i­tave të këtij kreu.

 

Neni 828

Qirad­hënësi për­bal­lon detyrimet dhe tak­sat finan­cia­re që rën­do­jnë mbi pasur­inë e palu­a­jt­shme.

 

Neni 829

Qirad­hënësi ka të drejtë që në çdo kohë të ushtro­jë kon­troll mbi pasur­inë e dhënë me qira për të për­cak­tu­ar nëse qira­mar­rësi respek­ton mar­rëvesh­jen sipas detyrimeve të vëna në kon­tratë, sipas natyrës dhe rreg­ullave agroteknike.

 

 

Neni 830

Qira­mar­rësi shlyen çmimin e qirasë në kohën dhe në mënyrën e cak­tu­ar në kon­tratë. Çmi­mi i qirasë mund të jetë në natyrë dhe në të hol­la.

 

E drej­ta e kul­tivim­it

Neni 831

E drej­ta e kul­tivim­it nënkup­ton të drejtën e njërës nga palët kon­trak­tuese që të ven­dosë se çfarë do të kul­tivo­het nga një peri­ud­hë në tjetrën. Kjo e drejtë rreg­ul­lo­het me mar­rëvesh­je të palëve.

Kur çmi­mi i qirasë për­bëhet tërë­sisht ose krye­sisht me prod­hime bujqë­sore nga pro­duk­tet që kul­tivo­hen në pasur­inë e palu­a­jt­shme të dhënë me qira, e drej­ta e kul­tivim­it i takon qirad­hënësit, në rast se në kon­tratë ose sipas zakonit të ven­dit, nuk parashiko­het ndryshe.

Kur çmi­mi i qirasë për­bëhet tërë­sisht ose pjesër­isht nga një shumë parash që i jepet qirad­hënësit, e drej­ta e kul­tivim­it i takon qira­mar­rësit, në rast se në kon­tratë ose sipas zakonit të ven­dit, nuk parashiko­het ndryshe.

 

Neni 832

Pala që ka të drejtën e kul­tivim­it, kur nuk i njofton palës tjetër planin e kul­tivim­it në kohën e duhur dhe kur prit­ja e mëte­jshme e këtij njof­ti­mi mund të sjel­lë paso­ja seri­oze në kul­tivimin bujqë­sor, kjo e drejtë i kalon palës tjetër.

 

Koha dhe shpen­zimet e kul­tivim­it

Neni 833

Qira­mar­rësi ven­dos me përgjegjës­inë e tij për kohën kur do të krye­jë veprimet e kul­tivim­it dhe për mënyrat dhe të rejat agroteknike që do të zba­to­jë. Qira­mar­rësi në këtë drej­tim mund të bëjë vetëm reko­mandime.

 

Neni 834

Shpen­zimet që nevo­jiten për kul­tivimin për­bal­lo­hen nga qira­mar­rësi. Kur çmi­mi i qirasë për­bëhet tërë­sisht apo krye­sisht nga pro­duk­ti që kul­tivo­het, qirad­hënësi i para­paguan pa kamatë qira­mar­rësit ato shpen­z­ime që mund të kërko­hen për kul­tivimin, në rast se ky i fun­dit nuk mundet t’i për­bal­lo­jë vetë.

Para­pag­i­mi i dhënë i kthe­het qirad­hënësit nga prod­hi­mi i të kor­rave të ardhshme

 

Shly­er­ja e çmim­it të qirasë

Neni 835

Çmi­mi i qirasë shly­het sipas afat­eve të cak­tu­ara në kon­tratë. Në mungesë të një cak­ti­mi të tillë, shly­het në fund të çdo viti të kon­tratës, kur çmi­mi është cak­tu­ar në para.

Viti i kon­tratës së qirasë fil­lon ditën kur qira­mar­rësit i dorë­zo­het pasuria e mar­rë me qira.

 

Neni 836

Kur çmi­mi i qirasë për­bëhet nga një pjesë e prod­him­it bujqë­sor ose në raport me atë, qirad­hënësit i dorë­zo­het pje­sa që i takon sipas kërkesës së tij, pasi të jenë mbled­hur të kor­rat.

Në mungesë të mar­rëvesh­jes respek­to­het zakoni i ven­dit.

 

Neni 837

Qira­mar­rësi mund të kërko­jë uljen e çmim­it të qirasë ose shtyr­jen e pagim­it të saj, kur rrethana të paparashikuara ose ngjar­je të jashtëza­kon­shme e kanë ulur prod­him­tar­inë e një viti në të pak­tën gjys­mën në kra­hasim me prod­him­tar­inë nor­male.

 

Neni 838

Qira­mar­rësi mund të kërko­jë që të rishiko­het çmi­mi i qirasë në favorin e tij, duke patur parasysh prod­him­tar­inë e zakon­shme, rëndës­inë e hum­b­jes së pësuar, fitimet që ka patur ai vitet e mëparshme dhe ato që mund të sig­uro­jë gjatë kohës që kon­tra­ta është në fuqi.

 

Neni 839

Në rast zgjid­hje të kon­tratës, qira­mar­rësi nuk është i detyru­ar të lërë farërat për të mbjel­lat e ardhshme, përveç kur në kon­tratë ose nga zakoni i ven­dit parashiko­het ndryshe.

 

Neni 840

Qira­mar­rësi nuk gëzon të drejtën e mar­rjes së fru­tave, të cilat në kohën e për­fundim­it të kon­tratës, ende nuk ishin vjelë. Por gjyka­ta mund të pra­no­jë që qira­mar­rësit t’i paguhen shpen­zimet që mund të ketë bërë për kul­tivimin e fru­tave. Gjithës­esi ky shpër­blim nuk mund të kalo­jë vlerën e fru­tave që për­fi­ton qira­mar­rësi.

 

B. Qira­ja e sendeve prod­huese

 

Neni 841

Kur qira­ja ka për objekt gëz­imin e një sen­di prod­hues, të lua­jt­shëm ose të palu­a­jt­shëm, qira­mar­rësi duhet të përku­jde­set për admin­istrim­in e tij në për­puth­je me des­tin­imin ekonomik të sendit.

 

Neni 842

Në qoftë se palët nuk e kanë për­cak­tu­ar kohëzg­jat­jen e qirasë, secila prej tyre mund të tërhiqet nga kon­tra­ta duke e njof­tu­ar tjetrën qysh më për­para në një kohë të për­sh­tat­shme.

 

Neni 843

Qirad­hënësi duhet:

1. të dorë­zo­jë sendin me aksesorët e vet në gjend­je të për­sh­tat­shme për për­dorim­in dhe prod­himin për të cilin është des­tin­uar;

2. të krye­jë me shpen­zimet e veta riparimet e jashtëza­kon­shme për të cilat sen­di ka nevo­jë gjatë kohës së qirasë.

 

Neni 844

Qirad­hënësi mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës në qoftë se qira­mar­rësi nuk vë në shër­bim të sendit mjetet e nevo­jshme për admin­istrim­in e tij, në qoftë se nuk zba­ton rreg­ul­lat teknike dhe në qoftë se ndryshon në mënyrë të qën­drueshme des­tin­imin ekonomik të sendit.

 

Neni 845

Qira­mar­rësi mund të ndër­mar­rë nis­ma për rrit­jen e prod­him­tarisë së sendit të mar­rë me qira, mjafton që ato të mos sjellin detyrime për qirad­hënësin, ose të mos i shkak­to­jnë cen­ime të të drej­tave të tij.

 

Neni 846

Në qoftë se si paso­jë e një ligji ose e një vendi­mi të detyrueshëm për admin­istrim­in prod­hues të sendit, rapor­ti kon­trak­tor rezul­ton i ndryshuar duk­shëm, në mënyrë të tillë që njëra palë të hum­basë dhe tje­tra të fito­jë, mund të kërko­het një sht­esë apo një zbrit­je e çmim­it të qirasë, ose sipas rrethanave, zgjid­h­ja e kon­tratës, përveç kur parashiko­het ndryshe nga ligji.

 

Neni 847

Qira­mar­rësi nuk mund ta lësho­jë sendin me nën­qi­ra pa lejen e qirad­hënësit.

Kur qira­mar­rësi shkel një detyrim të tillë, qirad­hënësi mund të kërko­jë zgjid­hjen e kon­tratës.

E drej­ta për të kalu­ar kon­tratën e qirasë një tjetri përf­shin dhe nën­qi­ranë, përveç kur palët kanë disponuar ndryshe në kon­tratë.

 

Neni 848

Dis­poz­i­tat e kon­tratës së qirasë zba­to­hen edhe për qiranë e sendeve prod­huese, në masën që paj­to­hen me to.

 

C. Qira­ja finan­cia­re (leas­ing)

Neni 849

Me kon­tratën e qirasë finan­cia­re, njëra palë dety­ro­het të vërë në dis­pozi­cion të palës tjetër, për një kohë të cak­tu­ar, një send të lua­jt­shëm ose të palu­a­jt­shëm, kun­drejt një pagese me afate peri­odike, të për­cak­tu­ar në lid­hje me vleft­ën e sendit, me kohëzg­jat­jen e kon­tratës dhe, even­tu­al­isht me ele­mente të tjera sipas mar­rëvesh­jes së palëve.

Sen­di duhet të jetë fitu­ar ose të jetë ndër­tu­ar nga qirad­hënësi sipas dëshirës dhe për­shkrim­it të qira­mar­rësit, dhe ky i fun­dit ka të drejtë të fito­jë pronës­inë, në mbarim të afatit të kon­tratës, kun­drejt pagesës së një shume të para­cak­tu­ar.

Qirad­hënësi përgjig­jet ndaj qira­mar­rësit sipas rreg­ullave të përgjithshme për mos­dorëz­imin e sendit ose vonesën në dorëz­imin e sendit, si dhe për të metat e sendit.

Me mar­rëvesh­je mund të parashiko­het që qira­mar­rësi, para se të kërko­jë nga qirad­hënësi të drej­tat e tij, duhet t’i drej­to­het atij që i dha sendin (furnizue­sit) për të drej­tat e tij ose që i janë kalu­ar atij.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim