KUSHTETUTA

E

REPUBLIKES SE SHQIPERISE


Ne, Pop­ul­li i Shqipërisë, kre­narë dhe të vetëdi­jshëm për his­tor­inë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me bes­im te Zoti dhe/ose te vlera të tjera uni­ver­sale,

me ven­dos­mërinë për të ndër­tu­ar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garan­tu­ar të drej­tat dhe lir­itë themelore të njeri­ut,

me frymën e tol­er­ancës dhe të bashkë­jetesës fetare,

me zotimin për mbro­jt­jen e din­jitetit dhe të per­son­alitetit njerë­zor, si dhe për pros­peritetin e të gjithë kom­bit,  për paqen, mirëqe­nien, kul­turën dhe sol­i­daritetin shoqëror,

me aspi­ratën shekul­lore të pop­ul­lit shqip­tar për iden­titetin dhe bashkimin kom­bë­tar,

me bind­jen e thel­lë se drejtësia, paq­ja, har­mo­nia dhe bashkëpuni­mi ndër­m­jet kombeve janë ndër vler­at më të lar­ta të njerëzim­it,

 

Ven­dosim këtë Kushte­tutë:

 

PJESA E PARË

 

PARIME THEMELORE

 

Neni 1

1. Shqipëria është Repub­likë par­la­mentare.

2. Repub­li­ka e Shqipërisë është shtet uni­tar dhe i pan­dashëm.

3. Qev­eris­ja bazo­het në një sis­tem zgjed­hjesh të lira, të barabar­ta, të përgjithshme e peri­odike.

 

Neni 2

1. Sovran­iteti në Repub­likën e Shqipërisë i për­ket pop­ul­lit.

2. Pop­ul­li e ushtron sovran­itetin nëpër­m­jet për­faqë­suesve të tij ose drejt­përsë­drejti.

3. Për rua­jt­jen e paqes dhe të intere­save kom­bëtare, Repub­li­ka e Shqipërisë mund të mar­rë pjesë në një sis­tem sig­uri­mi kolek­tiv, në bazë të një ligji të mirat­u­ar me shu­micën e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

 

Neni 3

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e ter­ri­torit të tij, din­jiteti i njeri­ut, të drej­tat dhe lir­itë e tij, drejtësia shoqërore, ren­di kushtetues, plu­ral­iz­mi, iden­titeti kom­bë­tar dhe trashëgimia kom­bëtare, bashkë­jete­sa fetare, si dhe bashkë­jete­sa dhe mirëkup­ti­mi i shqip­tarëve me paki­cat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respek­to­jë dhe t’i mbro­jë.

 

Neni 4

1. E drej­ta për­bën bazën dhe kufi­jtë e veprim­tarisë së shtetit.

2. Kushte­tu­ta është ligji më i lartë në Repub­likën e Shqipërisë.

3. Dis­poz­i­tat e Kushte­tutës zba­to­hen drejt­përsë­drejti, përveç rasteve kur Kushte­tu­ta parashikon ndryshe.

 

Neni 5

Repub­li­ka e Shqipërisë zba­ton të drejtën ndërkom­bëtare të detyrueshme për të.

 

Neni 6

Orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i organ­eve të parashikuara në këtë Kushte­tutë rreg­ul­lo­hen me lig­jet e tyre përkatëse, përveç rasteve kur në Kushte­tutë  parashiko­het ndryshe.

 

Neni 7

Sis­te­mi i qev­eris­jes në Repub­likën e Shqipërisë bazo­het në ndar­jen dhe bal­ancimin ndër­m­jet pushteteve ligjvënës, ekzeku­tiv dhe gjyqë­sor.

 

Neni 8

1. Repub­li­ka e Shqipërisë mbron të drej­tat kom­bëtare të pop­ul­lit shqip­tar që jeton jashtë kufi­jve të saj.

2. Repub­li­ka e Shqipërisë mbron të drej­tat e shte­tasve shqip­tarë me ban­im të përkohshëm ose të përher­shëm jashtë kufi­jve të vet.

3. Repub­li­ka e Shqipërisë u sig­uron ndih­më shte­tasve shqip­tarë që jeto­jnë e puno­jnë jashtë shtetit për të rua­j­tur e  për të zhvil­lu­ar lid­hjet me trashëgim­inë kul­tur­ore kom­bëtare.

 

Neni 9

1. Par­titë poli­tike kri­jo­hen lirisht. Orga­niz­i­mi i tyre duhet të për­pu­thet me parimet demokratike.

2. Par­titë poli­tike dhe orga­ni­zatat e tjera, pro­gram­et dhe veprim­taria e të cilave mbështeten në meto­da total­i­tariste, që nxitin e përkrahin urre­jt­jen racore, fetare, krahi­nore ose etnike, që për­dorin dhunën për mar­rjen e pushtetit ose për të ndikuar në poli­tikën shtetërore, si edhe ato me karak­ter të fshe­htë janë të ndalu­ara sipas ligjit.

3. Burimet finan­cia­re të partive, si dhe shpen­zimet e tyre bëhen kur­do­herë pub­like.

 

Neni 10

1. Në Repub­likën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asn­janës në çësht­jet e bes­im­it e të ndërgjeg­jes dhe garan­ton lir­inë e shpre­hjes së tyre në jetën pub­like.

3. Shteti njeh baraz­inë e bashkë­sive fetare.

4. Shteti dhe bashkësitë fetare respek­to­jnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarës­inë e njëri-tjetrit dhe bashkëpuno­jnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.

5. Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet shtetit dhe bashkë­sive fetare rreg­ul­lo­hen mbi bazën e mar­rëvesh­jeve të lid­hu­ra ndër­m­jet për­faqë­suesve të tyre dhe Këshillit të Min­is­trave.  Këto mar­rëvesh­je rat­i­fiko­hen në Kuvend.

6. Bashkësitë fetare janë per­sona juridikë. Ato kanë pavarësi në admin­istrim­in e pasurive të tyre sipas parimeve, rreg­ullave dhe kanon­eve të tyre, për sa nuk ceno­hen intere­sat e të tretëve.

 

Neni 11

1. Sis­te­mi ekonomik i Repub­likës së Shqipërisë bazo­het në pronën pri­vate e pub­like, si dhe në ekonom­inë e tregut dhe në lir­inë e veprim­tarisë ekonomike.

2. Prona pri­vate dhe pub­like mbro­hen njël­loj me ligj.

3. Kufiz­ime të lirisë së veprim­tarisë ekonomike mund të ven­dosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndë­sishme pub­like.

 

Neni 12

1. For­cat e armato­sura sig­uro­jnë pavarës­inë e ven­dit, si dhe mbro­jnë tërës­inë ter­ri­to­ri­ale dhe rendin e tij kushtetues.

2. For­cat e armato­sura rua­jnë asn­janës­inë në çësht­jet poli­tike dhe i nën­shtro­hen kon­trol­lit civ­il.

3.Asnjë for­cë e huaj ushtarake nuk mund të ven­doset dhe as të kalo­jë në ter­ri­torin shqip­tar, si dhe asnjë for­cë ushtarake shqiptare nuk mund të dër­go­het jashtë, përveçse me një ligj të mirat­u­ar me shu­micën e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

 

Neni 13

Qev­eris­ja ven­dore në Repub­likën e Shqipërisë ngri­het në bazë të parim­it të decen­tral­izmit të pushtetit dhe ushtro­het sipas parim­it të autonomisë ven­dore.

 

Neni 14

1. Gjuha zyrtare në Repub­likën e Shqipërisë është shqip­ja.

2. Fla­muri kom­bë­tar është i kuq me një shqipon­jë të zezë dykrenore në mes.

3. Stema e Repub­likës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqipon­jë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është ven­do­sur përkre­nar­ja e Skën­der­beut.

4. Himni kom­bë­tar është “Rreth Fla­mu­rit të Për­bashkuar”.

5. Fes­ta Kom­bëtare e Repub­likës së Shqipërisë është Dita e Fla­mu­rit, 28 Nën­tori.

6. Krye­qyteti i Repub­likës së Shqipërisë është Tirana.

7. For­ma dhe për­masat e sim­boleve kom­bëtare, përm­ba­jt­ja e tek­stit të himnit kom­bë­tar, si dhe për­dori­mi   i tyre rreg­ul­lo­hen me ligj.

 

PJESA E DYTË

TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT

 

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Neni 15

1. Të drej­tat dhe lir­itë themelore të njeri­ut janë të pan­dashme, të pat­jetër­sueshme e të pad­hunueshme dhe qën­dro­jnë në themel të të gjithë ren­dit juridik.

2. Organet e pushtetit pub­lik, në përm­bush­je të detyrave të tyre, duhet të respek­to­jnë të drej­tat dhe lir­itë themelore të njeri­ut, si dhe të kon­tribuo­jnë në real­iz­imin e tyre.

 

Neni 16

1. Të drej­tat e lir­itë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushte­tutë për shte­t­a­sit shqip­tarë vle­jnë njël­loj edhe për të hua­jt e për per­son­at pa shtetësi në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, me për­jash­tim të rasteve kur Kushte­tu­ta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetës­inë shqiptare ushtrim­in e të drej­tave e të lirive të cak­tu­ara.

2. Të drej­tat dhe lir­itë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushte­tutë vle­jnë edhe për per­son­at juridikë, për aq sa për­puthen me qël­limet e përgjithshme të këtyre per­son­ave dhe me thel­bin e këtyre të drej­tave, lirive dhe detyrimeve.

 

Neni 17

1. Kufiz­ime të të drej­tave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushte­tutë mund të ven­dosen vetëm me ligj për një interes pub­lik ose për mbro­jt­jen e të drej­tave të të tjerëve. Kufiz­i­mi duhet të jetë në për­p­jesë­tim me gjend­jen që e ka dik­tu­ar atë.

2. Këto kufiz­ime nuk mund të ceno­jnë thel­bin e lirive dhe të të drej­tave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalo­jnë kufizimet e parashikuara në Kon­ven­tën Europi­ane për të Drej­tat e Njeri­ut.

 

Neni 18

1. Të gjithë janë të barabartë për­para ligjit.

2. Askush nuk mund të diskrim­i­no­het padrejtë­sisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bind­jet poli­tike, fetare a filo­zofike, gjend­ja ekonomike, arsi­more, sociale ose përkatësia prindërore.

3.Askush nuk mund të diskrim­i­no­het për shkaqet e për­men­dura në para­grafin 2, nëse nuk ekzis­ton një përligj­je e arsyeshme dhe objek­tive.

 

Neni 19

1. Kush­do që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetës­inë shqiptare. Shtetësia shqiptare fito­het edhe për shkaqe të tjera të parashikuara me ligj.

2. Shte­tasi shqip­tar nuk mund ta hum­basë shtetës­inë, përveçse kur ai heq dorë prej saj.

 

Neni 20

1. Per­son­at që u përkasin paki­cave kom­bëtare ushtro­jnë në barazi të plotë para ligjit të drej­tat dhe lir­itë e tyre.

2. Ata kanë të drejtë të shpre­hin lirisht, pa u ndalu­ar as detyru­ar,  përkatës­inë e tyre etnike, kul­tur­ore, fetare e gjuhë­sore. Ata kanë të drejtë t’i rua­jnë e zhvil­lo­jnë ato, të mëso­jnë dhe të mëso­hen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashko­hen në orga­ni­za­ta e shoqa­ta për mbro­jt­jen e intere­save dhe të iden­titetit të tyre.

 

KREU II

LIRITË DHE TË DREJTAT VETJAKE

 

Neni 21

Jeta e per­son­it mbro­het me ligj.

 

Neni 22

1. Liria e shpre­hjes është e garan­tu­ar.

2. Liria e shtyp­it, e radios dhe e tele­vizion­it është e garan­tu­ar.

3. Cen­sura para­prake e mjeteve të komu­nikim­it ndalo­het.

4. Ligji mund të kërko­jë dhënien e autor­izim­it për funk­sion­imin e sta­cion­eve të radios ose të tele­vizion­it.

 

Neni 23

1. E drej­ta e informim­it është e garan­tu­ar.

2. Kush­do ka të drejtë, në për­puth­je me ligjin, të mar­rë infor­ma­cion për veprim­tar­inë e organ­eve shtetërore, si dhe të per­son­ave që ushtro­jnë funk­sione shtetërore.

3. Kujt­do i jepet mundësia të ndjekë mbled­hjet e organ­eve të zgjed­hu­ra kolek­tive.

 

Neni 24

1. Liria e ndërgjeg­jes dhe e fesë është e garan­tu­ar.

2. Secili është i lirë të zgjed­hë ose të ndrysho­jë fenë ose bind­jet, si dhe t’i shfaqë ato indi­vid­u­al­isht ose kolek­tivisht, në pub­lik ose në jetën pri­vate, nëpër­m­jet kul­tit, arsimim­it, prak­tikave ose kry­er­jes së riteve.

3. Askush nuk mund të dety­ro­het ose të ndalo­het të mar­rë pjesë në një bashkësi fetare ose në prak­tikat  e saj, si dhe të bëjë pub­like bind­jet ose bes­imin e tij.

 

Neni 25

Askush nuk mund t’i nën­shtro­het tor­turës, dënim­it apo tra­j­tim­it mizor, çnjerë­zor ose poshtërues.

 

Neni 26

Asku­jt nuk mund t’i kërko­het të krye­jë një punë të detyru­ar, përveçse në rastet e ekzeku­tim­it të një vendi­mi gjyqë­sor, të kry­er­jes së shër­bim­it ushtarak, të një shër­bi­mi që rrjedh nga një gjend­je lufte, nga një gjend­je e jashtëza­kon­shme ose nga një fatke­qësi naty­rore, që kër­cënon jetën ose shën­detin e njerëzve.

 

Neni 27

1. Asku­jt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas pro­ce­du­rave të parashikuara me ligj.

2. Liria e per­son­it nuk mund të kufi­zo­het, përveçse në rastet e mëposhtme:

a) kur është dënuar me burgim nga gjyka­ta kom­pe­tente;

b) për mosz­ba­tim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose për mosz­ba­tim të ndon­jë detyri­mi të cak­tu­ar me ligj;

c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kry­er një vepër penale ose për të paran­dalu­ar kry­er­jen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kry­er­jes së saj;

ç) për mbikëqyr­jen e të mitu­rit për qël­lime eduki­mi ose për shoqërim­in e tij në organin kom­pe­tent;

d) kur per­soni është përhapës i një sëmund­je­je ngjitëse, i paaftë mendër­isht dhe i rrezik­shëm për shoqërinë;

dh) për hyr­je të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbim­it ose të ekstradim­it.

3. Asku­jt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjend­je të përm­bushë një detyrim kon­trak­tor.

 

Neni 28

1. Kush­do, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njofto­het men­jëherë në gjuhën që ai kup­ton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Per­soni, të cilit i është hequr liria, duhet të njofto­het se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndon­jë deklaratë dhe ka të drejtë të komu­niko­jë men­jëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për real­iz­imin e të drej­tave të tij.

 

2. Per­soni, të cilit i është hequr liria sipas nen­it 27, para­grafi 2, nën­para­grafi c, duhet të dër­go­het bren­da 48 orëve për­para gjyq­tar­it, i cili ven­dos paraburgimin ose lir­im­in e tij jo më vonë se 48 orë nga çasti i mar­rjes së doku­menteve për shqyr­tim.

3. I parabur­go­suri ka të drejtë të anko­het kundër vendim­it të gjyq­tar­it.  Ai ka të drejtë të gjyko­het bren­da një afati të arsyeshëm ose të pro­ce­do­het i lirë përkun­drejt një garan­cie pasurore sipas ligjit.

4. Në të gjitha rastet e tjera, per­soni, të cilit i hiqet liria në rrugë jashtëgjyqë­sore, mund t’i drej­to­het në çdo kohë gjyq­tar­it, i cili ven­dos bren­da 48 orëve për ligjsh­mërinë e kësaj mase.

5. çdo per­son, të cilit i është hequr liria sipas nen­it 27, ka të drejtën e tra­j­tim­it njerë­zor dhe të respek­tim­it të din­jitetit të tij.

 

Neni 29

1. Askush nuk mund të aku­zo­het ose të deklaro­het faj­tor për një vepër penale, e cila nuk kon­sidero­hej e tillë me ligj në kohën e kry­er­jes së saj, me për­jash­tim të veprave, të cilat në kohën e kry­er­jes së tyre, për­bënin krime lufte ose krime kundër njerëzim­it sipas së drejtës ndërkom­bëtare.

2. Nuk mund të jepet një dën­im më i rëndë se ai që ka qenë parashikuar me ligj në kohën e kry­er­jes së veprës penale.

3. Ligji penal favorizues ka fuqi pra­pavepruese.

 

Neni 30

Kush­do quhet i pafa­jshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë.

 

Neni 31

Gjatë pro­ce­sit penal kush­do ka të drejtë:

a) të vihet në dijeni men­jëherë dhe hol­lë­sisht për akuzën që i bëhet, për të drej­tat e tij, si dhe t’i kri­jo­het mundësia për të njof­tu­ar famil­jen ose të afër­mit e tij;

b) të ketë kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të për­gat­i­tur mbro­jt­jen e vet;

c) të ketë ndih­mën pa pagesë të një përk­thye­si, kur nuk flet ose nuk kup­ton gjuhën shqipe;

ç) të mbro­het vetë ose me ndih­mën e një mbro­jtësi ligjor të zgjed­hur prej tij; të komu­niko­jë lirisht dhe pri­vatisht me të, si dhe t’i sig­uro­het mbro­jt­ja falas, kur nuk ka mjete të mjaftueshme;

d) t’u bëjë pyet­je dësh­mi­tarëve të pran­ishëm dhe të kërko­jë paraqit­jen e dësh­mi­tarëve, të ekspertëve dhe të per­son­ave të tjerë, të cilët mund të sqaro­jnë fak­tet.

 

Neni 32

1. Askush nuk mund të dety­ro­het të dësh­mo­jë kundër vetvetes ose famil­jes së vet dhe as të poho­jë fajës­inë e tij.

2. Askush nuk mund të deklaro­het faj­tor mbi bazën e të dhë­nave të mbled­hu­ra në mënyrë të paligjshme.

 

Neni 33

1. Kush­do ka të drejtë të dëgjo­het para se të gjyko­het.

2. Nga kjo e drejtë nuk mund të për­fi­to­jë per­soni që i fshi­het drejtë­sisë.

 

Neni 34

Askush nuk mund të dëno­het më shumë se një herë per të njëjtën vepër penale dhe as të gjyko­het sër­ish, me për­jash­tim të rasteve kur është ven­do­sur rigjyki­mi i çësht­jes nga një gjykatë më e lartë, sipas mënyrës së parashikuar me ligj.

 

Neni 35

1. Askush nuk mund të dety­ro­het, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë pub­like të dhë­na që lid­hen me per­son­in e tij.

2. Mbled­h­ja, për­dori­mi dhe bër­ja pub­like e të dhë­nave rreth per­son­it bëhet me pëlqimin e tij, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara me ligj.

3. Kush­do ka të drejtë të nji­het me të dhë­nat e mbled­hu­ra rreth tij, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara me ligj.

4. Kush­do ka të drejtë të kërko­jë ndreq­jen ose fshir­jen e të dhë­nave të pavërte­ta ose të paplota ose të mbled­hu­ra në kundër­sh­tim me ligjin.

 

Neni 36

Liria dhe fshe­htësia e kor­re­spon­dencës ose e çdo mjeti tjetër të komu­nikim­it janë të garan­tu­ara.

 

Neni 37

1. Paprek­sh­mëria e banesës është e garan­tu­ar.

2. Kon­trol­let e banesës, si dhe të mjedi­s­eve që një­so­hen me të, mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj.

3.Askujt nuk mund t’i bëhet kon­troll vet­jak jashtë pro­ce­sit penal, me për­jash­tim të rasteve të hyr­jes në ter­ri­torin e shtetit dhe të dal­jes prej tij ose për të mën­jan­u­ar një rrezik që i kanoset sig­urim­it pub­lik.

 

Neni 38

1. Kush­do ka të drejtë të zgjed­hë vend­ba­n­imin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të ter­ri­torit të shtetit.

2. Askush nuk mund të pen­go­het të dalë lirisht jashtë shtetit.

 

Neni 39

1. Asnjë shte­tas shqip­tar nuk mund të dëbo­het nga ter­ri­tori i shtetit.

2. Ekstradi­mi mund të lejo­het vetëm kur është parashikuar shpre­himisht në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare në të cilat Repub­li­ka e Shqipërisë është palë, dhe vetëm me vendim gjyqë­sor.

3. Ndalo­het dëbi­mi kolek­tiv i të hua­jve. Dëbi­mi i indi­vidëve të huaj lejo­het në kushtet e për­cak­tu­ara me ligj.

 

Neni 40

Të hua­jt kanë të drejtën e stre­him­it në Repub­likën e Shqipërisë sipas ligjit.

 

Neni 41

1. E drej­ta e pronës pri­vate është e garan­tu­ar.

2. Prona fito­het me dhurim, me trashëgi­mi, me bler­je dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civ­il.

3. Ligji mund të parashiko­jë shpronësime ose kufiz­ime në ushtrim­in e së drejtës së pronës vetëm për intere­sa pub­likë.

4. Shpronësimet ose ato kufiz­ime të së drejtës së pronës që bara­zo­hen me shpronësimin, lejo­hen vetëm përkun­drejt një shpër­bli­mi të drejtë.

5. Për mos­mar­rëvesh­jet lid­hur me masën e shpër­blim­it mund të bëhet ankim në gjykatë.

 

Neni 42

1. Liria, prona dhe të drej­tat e njo­hu­ra me Kushte­tutë dhe me ligj nuk mund të ceno­hen pa një pro­ces të rreg­ullt ligjor.

2. Kush­do, për mbro­jt­jen e të drej­tave, të lirive dhe të intere­save të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngrit­u­ra kundër tij, ka të drejtën e një gjyki­mi të drejtë dhe pub­lik bren­da një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paan­shme e cak­tu­ar me ligj.

 

Neni 43

Kush­do ka të drejtë të anko­het kundër një vendi­mi gjyqë­sor në një gjykatë më të lartë, përveçse kur në Kushte­tutë parashiko­het ndryshe.

 

Neni 44

Kush­do ka të drejtë të reha­bil­i­to­het dhe/ose të zhdëm­to­het në për­puth­je me ligjin, në rast se është dëm­tu­ar për shkak të një akti, vepri­mi ose mosvepri­mi të paligjshëm të organ­eve shtetërore.

 

KREU III

Lir­itë dhe të drej­tat poli­tike

 

Neni 45

1. Çdo shte­tas që ka mbushur tetëm­bëd­hjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjed­hjeve, ka të drejtën të zgjed­hë dhe të zgjid­het.

2.Përjashtohen nga e drej­ta e zgjed­hjes shte­t­a­sit e deklaru­ar me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë si të paaftë mendër­isht.

3. Të dënuar­it që janë duke vua­j­tur dën­imin me heq­je të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjed­hur.

4. Vota është vet­jake, e barabartë, e lirë dhe e fshe­htë.

 

Neni 46

1. Kush­do ka të drejtë të orga­ni­zo­het kolek­tivisht për çfarë­do qël­li­mi të ligjshëm.

2. Regjistri­mi në gjykatë i orga­ni­zatave ose i shoqatave bëhet sipas pro­ce­durës së parashikuar me ligj.

3. Orga­ni­zatat ose shoqatat që ndjekin qël­lime antikushtetuese janë të ndalu­ara sipas ligjit.

 

Neni 47

1. Liria e tubimeve paqë­sore dhe pa armë, si dhe e pjesë­mar­rjes në to është e garan­tu­ar.

2.Tubimet paqë­sore në sheshe dhe në vendet e kalim­it pub­lik bëhen sipas pro­ce­du­rave të parashikuara me ligj.

 

 

Neni 48

Kush­do, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drej­to­jë kërke­sa, anke­sa ose vëre­jt­je organ­eve pub­like, të cilat janë të detyru­ara të përgjig­jen në afatet dhe kushtet e cak­tu­ara me ligj.

 

KREU IV

Lir­itë dhe të drej­tat ekonomike, sociale dhe kul­tur­ore

 

Neni 49

1. Secili ka të drejtë të fito­jë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjed­hur ose pran­uar vetë. Ai është i lirë të zgjed­hë pro­fe­sion­in, vendin e punës, si dhe sis­temin e kual­i­fikim­it të vet pro­fe­sion­al.

2. Të punë­suar­it kanë të drejtën e mbro­jt­jes shoqërore të punës.

 

Neni 50

Të punë­suar­it kanë të drejtë të bashko­hen lirisht në orga­ni­za­ta sindikale për mbro­jt­jen e intere­save të tyre të punës.

 

Neni 51

1. E drej­ta e të punë­suar­it për grevë që ka të bëjë me mar­rë-dhëni­et e punës, është e garan­tu­ar.

2. Kufiz­ime për kat­e­gori të veçan­ta  të punë­suar­ish mund të ven­dosen me ligj për t’i sig­u­ru­ar shoqërisë shër­bimet e domos­doshme.

Neni 52

1. Kush­do ka të drejtën e sig­urimeve shoqërore në ple­qëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sis­te­mi të cak­tu­ar me ligj.

2. Kush­do, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavaru­ra nga vull­neti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndih­mës në kushtet e parashikuara me ligj.

 

Neni 53

1. Kush­do ka të drejtë të mar­to­het dhe të ketë famil­je.

2. Marte­sa dhe famil­ja gëzo­jnë mbro­jt­jen e veçan­të të shtetit.

3. Lid­h­ja dhe zgjid­h­ja e martesës rreg­ul­lo­hen me ligj.

 

Neni 54

1. Fëmi­jët, të rin­jtë, gratë shtatzë­na dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbro­jt­je­je të veçan­të nga shteti.

2. Fëmi­jët e lin­dur jashtë martese kanë të drej­ta të barabar­ta me të lin­durit nga marte­sa.

3. Çdo fëmi­jë ka të drejtë të jetë i mbro­j­tur nga dhu­na, keq­tra­j­ti­mi, shfry­tëz­i­mi dhe për­dori­mi për punë, e veçanër­isht nën moshën min­i­male për punën e fëmi­jëve, që mund të dëm­to­jë shën­detin, moralin ose të rreziko­jë jetën a zhvil­lim­in e tij nor­mal.

 

Neni 55

1. Shte­t­a­sit gëzo­jnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shën­de­të­sor nga shteti.

2. Kush­do ka të drejtë për sig­urim shën­de­të­sor sipas pro­ce­durës së cak­tu­ar me ligj.

 

Neni 56

Kush­do ka të drejtë të infor­mo­het për gjend­jen e mje­dis­it dhe për mbro­jt­jen e tij.

 

Neni 57

1. Kush­do ka të drejtën për arsim­im.

2. Arsi­mi shkol­lor i detyrueshëm cak­to­het me ligj.

3. Arsi­mi i mesëm i përgjithshëm pub­lik është i hapur për të gjithë.

4. Arsi­mi i mesëm pro­fe­sion­al dhe i lartë mund të kushtë­zo­het vetëm nga kritere aftësie.

5. Arsi­mi i detyrueshëm, si dhe arsi­mi i mesëm i përgjithshëm në shkol­lat pub­like është falas.

6. Nxënësit dhe stu­den­tët mund të arsi­mo­hen edhe në shkol­la jop­ub­like të të gjitha niveleve, të cilat kri­jo­hen e funk­siono­jnë në bazë të ligjit.

7. Autono­mia e insti­tu­cion­eve të arsim­it të lartë dhe liria akademike janë të garan­tu­ara me ligj.

 

Neni 58

1. Liria e kri­jim­it artis­tik dhe e kërkim­it shken­cor, vënia në për­dorim si dhe për­fiti­mi prej arrit­jeve të tyre janë të garan­tu­ara për të gjithë.

2. E drej­ta e autorit mbro­het me ligj.

 

KREU V

OBJEKTIVAT SOCIALË

 

Neni 59

1. Shteti, bren­da kom­pe­ten­cave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nis­mës dhe të përgjegjë­sisë pri­vate, syn­on:

a) punësimin në kushte të për­sh­tat­shme të të gjithë per­son­ave të aftë për punë;

b) plotësimin e nevo­jave të shte­tasve për stre­him;

c) stan­dard­in më të lartë shën­de­të­sor, fizik e men­dor, të mund­shëm;

ç) arsim­imin dhe kual­i­fikimin sipas aftë­sive të fëmi­jëve dhe të të rin­jve, si dhe të per­son­ave të pazënë me punë;

d) një mjedis të shën­det­shëm dhe ekologjik­isht të për­sh­tat­shëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;

dh) shfry­tëz­imin racional të pyjeve, ujërave, kul­lotave dhe burimeve të tjera naty­rore mbi bazën e parim­it të zhvil­lim­it të qën­drueshëm;

e) përku­jdesjen dhe ndih­mën për të moshuar­it, jetimët dhe invalidët;

ë) zhvil­lim­in e sportit dhe të veprim­tarive ripërtëritëse;

f) riaftësimin shën­de­të­sor, edukimin e spe­cial­izuar dhe inte­grim­in në shoqëri të të paaftëve, si dhe për­mirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës;

g) mbro­jt­jen e trashëgimisë kom­bëtare, kul­tur­ore dhe kujdesin e veçan­të për gjuhën shqipe.

2. Përm­bush­ja e objek­ti­vave socialë nuk mund të kërko­het drejt­për­drejt në gjykatë. Ligji për­cak­ton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërko­het real­iz­i­mi i këtyre objek­ti­vave.

 

KREU VI

AVOKATI I POPULLIT

 

Neni 60

1. Avokati i Pop­ul­lit mbron të drej­tat, lir­itë dhe intere­sat e ligjshëm të indi­vid­it nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të par­reg­ull­ta të organ­eve të admin­is­tratës pub­like.

2. Avokati i Pop­ul­lit është i pavarur në ushtrim­in e detyrës së tij.

3. Avokati i Pop­ul­lit ka bux­het të veçan­të, të cilin e admin­istron vetë. Ai e propo­zon bux­hetin sipas ligjit.

 

Neni 61

1. Avokati i Pop­ul­lit zgjid­het nga tri të pes­tat e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit për një peri­ud­hë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizg­jed­hje­je.

2. Avokati i Pop­ul­lit mund të jetë çdo shte­tas shqip­tar, me arsim të lartë, me njo­huri dhe veprim­tari të njo­hu­ra në fushën e të drej­tave të njeri­ut dhe të ligjit.

3. Avokati i Pop­ul­lit gëzon imu­nitetin e gjyq­tar­it të Gjykatës së Lartë.

4. Avokati i Pop­ul­lit nuk mund të bëjë pjesë në asnjë par­ti poli­tike, nuk mund të krye­jë veprim­tari tjetër poli­tike, shtetërore ose pro­fe­sion­ale dhe as të mar­rë pjesë në orga­niz­mat drejtues të orga­ni­zatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.

 

Neni 62

1. Avokati i Pop­ul­lit mund të shkarko­het vetëm me kërkesë të motivuar të jo më pak se një së tretës së deputetëve.

2. Në këtë rast Kuven­di ven­dos me tri të pes­tat e të gjithë anë­tarëve të tij.

 

Neni 63

1. Avokati i Pop­ul­lit paraqet raport vje­tor për­para Kuven­dit.

2. Avokati i Pop­ul­lit rapor­ton për­para Kuven­dit kur i kërko­het prej këtij, si dhe mund t’i kërko­jë Kuven­dit të dëgjo­het për çësht­je që ai i çmon të rëndë­sishme.

3. Avokati i Pop­ul­lit ka të drejtë të bëjë reko­mandime dhe të propo­zo­jë masa kur vëren shkel­je të të drej­tave dhe lirive të njeri­ut nga admin­is­tra­ta pub­like.

4. Organet dhe funk­sion­arët pub­likë janë të detyru­ar t’i paraqesin Avokatit të Pop­ul­lit të gjitha doku­mentet dhe infor­ma­cionet e kërkuara prej tij.

 

PJESA E TRETË

KUVENDI

 

KREU I

ZGJEDHJA DHE AFATI

 

Neni 64

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Kuven­di për­bëhet nga 140 deputetë, të zgjed­hur me sis­tem pro­por­cional me zona zgjed­hore shumemërore.

2. Zona zgjed­hore shumemërore për­pu­thet me ndar­jen admin­is­tra­tive të një prej niveleve të orga­nizim­it admin­is­tra­ti­vo-ter­ri­to­r­i­al.

3. Kriteret dhe rreg­ul­lat për zba­timin e sis­temit zgjed­hor pro­por­cional, për cak­timin e zon­ave zgjed­hore dhe për num­rin e man­dat­eve për secilën zonë për­cak­to­hen në ligjin për zgjed­hjet.

 

Neni 65

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Kuven­di zgjid­het çdo 4 vjet. Man­dati i Kuven­dit fil­lon me mbled­hjen e parë të tij pas zgjed­hjeve dhe për­fun­don në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbled­hjes së parë. Në çdo rast, Kuven­di qën­dron në detyrë deri në mbled­hjen e parë të Kuven­dit të ri të zgjed­hur.

2. Zgjed­hjet për Kuvendin e ri zhvil­lo­hen në peri­ud­hën zgjed­hore më të afërt që i para­prin datës së për­fundim­it të man­datit të Kuven­dit. Peri­ud­hat zgjed­hore dhe rreg­ul­lat për thirrjen e zgjed­hjeve për Kuvendin për­cak­to­hen në ligjin për zgjed­hjet.

3. Në rast shpërn­dar­je­je të Kuven­dit para për­fundim­it të man­datit të plotë, zgjed­hjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërn­dar­jes së tij.

4. Kuven­di nuk mund të nxjer­rë lig­je gjatë peri­ud­hës 60 ditë para mbarim­it të man­datit të tij deri në mbled­hjen e parë të Kuven­dit të ri, me për­jash­tim të rasteve të ven­dos­jes së masave të jashtëza­kon­shme.

 

Neni 66

Man­dati i Kuven­dit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazh­don ajo. Kur Kuven­di është i shpërn­darë, ai rithirret vetiu.

 

Neni 67

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Pres­i­den­ti i Repub­likës e mbledh Kuvendin e por­sazg­jed­hur jo më parë se data e për­fundim­it të man­datit të Kuven­dit paraard­hës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarim­it të këtij man­dati. Kur Kuven­di paraard­hës është shpërn­darë para mbarim­it të man­datit, Pres­i­den­ti i Repub­likës e mbledh Kuvendin e ri jo më vonë se 10 ditë pas shpall­jes së rezul­tatit të zgjed­hjeve.

2. Në rast se Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk e ushtron këtë kom­pe­tencë, Kuven­di vetëm­blid­het në ditën e dhjetë të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni.

 

KREU II

DEPUTETËT

 

Neni 68

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Kan­di­datët për deputetë paraqiten në niv­el zone zgjed­hore nga par­titë poli­tike, koa­li­cionet zgjed­hore të partive poli­tike, si dhe nga zgjed­hësit. Një kan­di­dat mund të paraqitet vetëm për një nga sub­jek­tet propozuese, sipas kësaj pike. Ren­dit­ja e kan­di­datëve për deputetë në lis­tat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqit­jes së listës në komi­sion­in zgjed­hor përkatës. Rreg­ul­lat për regjistrim­in e kan­di­datëve për deputetë për­cak­to­hen në ligjin për zgjed­hjet.

2. Në ligjin për zgjed­hjet për­cak­to­hen edhe kritere dhe rreg­ul­la të tjera të nevo­jshme për orga­niz­imin dhe zhvil­lim­in e zgjed­hjeve, duke përf­shirë ato për regjistrim­in e zgjed­hësve, zhvil­lim­in e fushatës zgjed­hore, admin­istrim­in, vlef­sh­mërinë e zgjed­hjeve dhe shpall­jen e rezul­tat­eve të tyre.

 

Neni 69

1. Nuk mund të kan­di­do­jnë e as të zgjid­hen deputetë, pa hequr dorë nga detyra:

a) gjyq­tarët, prokurorët;

b) ushtarakët e shër­bim­it aktiv;

c) punon­jësit e poli­cisë dhe të sig­urim­it kom­bë­tar;

ç) për­faqë­sue­sit diplo­matikë;

d) kryetarët e bashkive dhe të komu­nave, si dhe prefek­tët në vendet ku krye­jnë detyrat e tyre;

dh) kryetarët dhe anë­tarët e komi­sion­eve të zgjed­hjeve;

e) Pres­i­den­ti i Repub­likës dhe funk­sion­arët e lartë të admin­is­tratës shtetërore të parashikuar nga ligji.

2. Man­dati i fitu­ar në kundër­sh­tim me para­grafin 1 të këtij neni është i pavlef­shëm.

 

Neni 70

1. Deputetët për­faqë­so­jnë pop­ullin dhe nuk lid­hen me asnjë man­dat detyrues.

2. Deputetët nuk mund të ushtro­jnë njëko­hë­sisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anë­tar­it të Këshillit të Min­is­trave. Rastet e tjera të papa­jtuesh­mërisë cak­to­hen me ligj.

3. Deputetët nuk mund të krye­jnë asnjë veprim­tari fitim­prurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit ven­dor dhe as të fito­jnë pasuri të këtyre.

4. Për çdo shkel­je të para­grafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetar­it të Kuven­dit ose të një së dhjetës së anë­tarëve të tij, Kuven­di ven­dos për dërgimin e çësht­jes në Gjykatën Kushtetuese, e cila kon­sta­ton papa­jtuesh­mërinë.

 

Neni 71

1. Man­dati i deputetit fil­lon ditën që ai shpal­let i zgjed­hur nga komi­sioni përkatës i zgjed­hjeve.

2. Man­dati i deputetit mbaron ose është i pavlef­shëm, sipas rastit:

a) kur ai nuk bën betimin;

b) kur heq dorë nga man­dati;

c) kur vërte­to­het një nga kushtet e pazg­jedhsh­mërisë ose papa­jtuesh­mërisë të parashikuara në nenet 69, 70 para­grafët 2 dhe 3;

ç) kur mbaron man­dati i Kuven­dit;

d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;

dh) kur dëno­het me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një kri­mi.

 

Neni 72

Para fil­lim­it të ushtrim­it të man­datit deputetët bëjnë betimin në Kuvend.

 

Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shpre­hu­ra në Kuvend dhe për votat e dhë­na prej tij.  Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het në rastin e shpif­jes.

2. Deputeti nuk mund të ndiqet penal­isht pa autor­iz­imin e Kuven­dit. Autor­iz­i­mi kërko­het edhe në rastin kur ai do të arresto­het.

3. Deputeti mund të ndalo­het ose të arresto­het pa autor­iz­im kur kapet në kry­er­je e sipër ose men­jëherë pas kry­er­jes së një kri­mi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton men­jëherë Kuvendin, i cili, kur kon­sta­ton se nuk ka vend për pro­ced­im, ven­dos për heq­jen e masës.

4. Për rastet e parashikuara në para­grafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuven­di ven­dos me votim të fshe­htë.

 

KREU III

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

 

Neni 74

1. Kuven­di i zhvil­lon punimet vje­tore në dy sesione. Sesioni i parë fil­lon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shta­torit.

2. Kuven­di mblid­het në sesion të jashtëza­kon­shëm, kur kërko­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, nga Kryem­i­nistri ose nga një e pes­ta e të gjithë deputetëve.

3. Sesionet e jashtëza­kon­shme thirren nga Kryetari i Kuven­dit në bazë të një ren­di dite të për­cak­tu­ar.

 

Neni 75

1. Kuven­di zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet.

2. Kuven­di orga­ni­zo­het dhe funk­sionon sipas rreg­ul­lores së mirat­u­ar nga shu­mi­ca e të gjithë anë­tarëve.

 

Neni 76

1. Kryetari krye­son debatin, drej­ton punimet, sig­uron respek­timin e të drej­tave të Kuven­dit dhe të anë­tarëve të tij, si dhe për­faqë­son Kuvendin në mar­rëd­hëni­et me të tjerët.

2. Nëpunësi më i lartë civ­il i Kuven­dit është sekre­tari i përgjithshëm.

3. Shër­bimet e tjera të nevo­jshme për funk­sion­imin e Kuven­dit kry­hen nga nëpunës të tjerë, siç për­cak­to­het në rreg­ul­loren e brend­shme.

 

Neni 77

1. Kuven­di zgjedh nga gjiri i tij komi­sione të përher­shme, si dhe mund të cak­to­jë komi­sione të posaçme.

2. Kuven­di ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anë­tarëve të tij, është i detyru­ar të cak­to­jë komi­sion het­i­mi për të shqyr­tu­ar një çësht­je të veçan­të. Për­fundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njofto­hen prokuror­isë, e cila i vlerë­son sipas pro­ce­durës ligjore.

3. Komi­sionet e hetim­it vepro­jnë sipas pro­ce­durës së parashikuar me ligj.

 

Neni 78

1. Kuven­di ven­dos me shu­micën e votave, në prani të më shumë se gjys­mës së të gjithë anë­tarëve të tij, përveç rasteve kur Kushte­tu­ta parashikon një shu­micë të cilë­suar.

2. Mbled­hjet e deputetëve që mba­hen pa u thirrur sipas rreg­ul­lores, nuk sjellin asnjë paso­jë.

 

Neni 79

1. Mbled­hjet e Kuven­dit bëhen të hapu­ra.

2. Me kërkesën e Pres­i­den­tit të Repub­likës, të Kryem­i­nistrit ose të një së pestës së deputetëve mbled­hjet e Kuven­dit mund të bëhen të mbyl­lu­ra, kur për këtë kanë votu­ar shu­mi­ca e të gjithë anë­tarëve të tij.

 

Neni 80

1. Kryem­i­nistri dhe çdo anë­tar tjetër i Këshillit të Min­is­trave është i detyru­ar t’u përgjig­jet inter­pelan­cave dhe pyet­jeve të deputetëve bren­da tri javëve.

2. Anë­tari i Këshillit të Min­is­trave ka të drejtë të mar­rë pjesë në mbled­hjet e Kuven­dit ose të komi­sion­eve të tij; atij i jepet fjala sa herë që e kërkon.

3. Drejtue­sit e insti­tu­cion­eve shtetërore, me kërkesë të komi­sion­eve par­la­mentare, japin shp­jegime dhe infor­mo­jnë për çësht­je të ndryshme të veprim­tarisë së tyre për sa e lejon ligji.

 

KREU IV

PROCESI LIGJVËNËS

 

Neni 81

1. Të drejtën për të propozuar lig­je e ka Këshilli i Min­is­trave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjed­hës.

2. Mira­to­hen me tri të pes­tat e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit:

a) lig­jet për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e insti­tu­cion­eve, të parashikuara nga Kushte­tu­ta;

b) ligji për shtetës­inë;

c) ligji për zgjed­hjet e përgjithshme dhe ven­dore;

ç) ligji për ref­er­en­dumet;

d) kodet;

dh) ligji për gjend­jen e jashtëza­kon­shme;

e) ligji për sta­tusin e funk­sion­arëve pub­likë;

ë) ligji për amnistinë;

f) ligji për ndar­jen admin­is­tra­tive të Repub­likës.

 

Neni 82

1. Propoz­i­mi i lig­jeve, kur është rasti, duhet të shoqëro­het kur­do­herë me raportin që përligj shpen­zimet finan­cia­re për zba­timin e tij.

2. Asnjë pro­jek­tligj joqever­i­tar që bën të nevo­jshme rrit­jen e shpen­z­imeve të bux­hetit të shtetit ose që pakë­son të ard­hu­rat, nuk mund të mira­to­het pa mar­rë mendimin e Këshillit të Min­is­trave, i cili duhet të shpre­het bren­da 30 ditëve nga data e mar­rjes së pro­jek­tligjit.

3. Në qoftë se Këshilli i Min­is­trave nuk shpre­het bren­da afatit të mësipërm, pro­jek­tligji kalon për shqyr­tim sipas pro­ce­durës së zakon­shme.

 

Neni 83

1. Pro­jek­tligji voto­het tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi.

2. Kuven­di, me kërkesë të Këshillit të Min­is­trave ose të një së pestës së të gjithë deputetëve, mund të shqyr­to­jë e të mira­to­jë një pro­jek­tligj me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar, por jo më  parë se një javë nga fil­li­mi i pro­ce­durës së shqyr­tim­it.

3. Pro­ce­du­ra e për­sh­pe­j­tu­ar nuk lejo­het për shqyr­timin e pro­jek­tlig­jeve të parashikuara në nenin 81 para­grafi 2, me për­jash­tim të nën­para­grafit dh.

 

Neni 84

1. Pres­i­den­ti i Repub­likës shpall ligjin e mirat­u­ar bren­da 20 ditëve nga paraqit­ja e tij.

2. Ligji quhet i shpal­lur, në qoftë se Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk ushtron të drej­tat e parashikuara në para­grafin 1 të këtij neni dhe në para­grafin 1 të nen­it 85.

3. Ligji hyn në fuqi me kalim­in e jo më pak se 15 ditëve nga boti­mi i tij në Fle­toren Zyrtare.

4. Në rastet e masave të jashtëza­kon­shme, si dhe në rast nevo­je e urgjence, kur Kuven­di ven­dos me shu­micën e të gjithë anë­tarëve dhe Pres­i­den­ti i Repub­likës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi men­jëherë, vetëm pasi të jetë njof­tu­ar pub­lik­isht. Ligji duhet të boto­het në num­rin më të parë të Fle­tores Zyrtare.

 

Neni 85

1. Pres­i­den­ti i Repub­likës ka të drejtë ta kthe­jë ligjin për rishqyr­tim vetëm një herë.

2. Dekreti i Pres­i­den­tit për rishqyr­timin e një ligji e hum­bet fuqinë, kur kundër tij voto­jnë shu­mi­ca e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

 

PJESA E KATËRT

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

 

Neni 86

1. Pres­i­den­ti i Repub­likës është Kryetar i Shtetit dhe për­faqë­son unitetin e pop­ul­lit.

2. Pres­i­dent mund të zgjid­het vetëm shte­tasi shqip­tar që nga lind­ja, me qën­drim jo më pak se 10 vjetët e fun­dit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

 

Neni 87

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Kan­di­dati për Pres­i­dent i propo­zo­het Kuven­dit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejo­het të propo­zo­jë në të njëjtën kohë më shumë se një kan­di­dat.

2. Pres­i­den­ti i Repub­likës zgjid­het me votim të fshe­htë dhe pa debat nga Kuven­di. Për zgjed­hjen e Pres­i­den­tit, Kuven­di zhvil­lon deri në pesë votime.

Voti­mi i parë zhvil­lo­het jo më vonë se shtatë ditë nga fil­li­mi i pro­ce­durës për zgjed­hjen e Pres­i­den­tit. Secili nga votimet e tjera zhvil­lo­het jo më vonë se shtatë ditë nga për­fundi­mi pa suk­ses i votim­it pararendës. Voti­mi quhet i kry­er edhe kur në konkur­rim nuk paraqitet asnjë kan­di­dat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kan­di­datë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.

3. Pres­i­den­ti zgjid­het në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kan­di­dat merr jo më pak se tri të pes­tat e votave të të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit. Në votimin  e katërt dhe të pestë zgjid­het Pres­i­dent kan­di­dati që sig­uron më shumë se gjys­mën e votave të të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

4. Voti­mi i pestë zhvil­lo­het kur në votimin e katërt asnjë kan­di­dat nuk ka sig­u­ru­ar shu­micën e kërkuar të votave. Voti­mi i pestë zhvil­lo­het vetëm midis dy kan­di­datëve që kanë mar­rë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kan­di­datë me të njëjtin numër votash, kan­di­dati që merr pjesë në votim cak­to­het me short.

Në rast se pas votim­it të katërt nuk ka mbe­tur asnjë kan­di­dat në konkur­rim, për këtë votim  mund të paraqiten kan­di­datë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Kur paraqiten më shumë se dy kan­di­datë, voti­mi zhvil­lo­het midis dy kan­di­datëve që kanë sig­u­ru­ar num­rin më të lartë të deputetëve propozues.

5. Në rast se edhe pas votim­it të pestë asnjë kan­di­dat nuk sig­uron shu­micën e kërkuar, ose kur pas votim­it të katërt pa suk­ses nuk paraqitet asnjë kan­di­daturë e re, Kuven­di shpërn­da­het. Zgjed­hjet e reja zhvil­lo­hen bren­da 45 ditëve nga shpërn­dar­ja e tij.

6. Kuven­di pasard­hës e zgjedh Pres­i­dentin e Repub­likës me shu­micën e të gjithë anë­tarëve të tij.

 

Neni 88

(Ndryshuar pika 2, shtu­ar pika 2/1me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Pres­i­den­ti i Repub­likës, në çdo rast, zgjid­het për 5 vjet, me të drejtë rizg­jed­hje­je vetëm një herë.

2. Man­dati për­fun­don në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betim­it si Pres­i­dent i Repub­likës. Man­dati i Pres­i­den­tit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazh­don ajo.

2/1.Procedura për zgjed­hjen e Pres­i­den­tit fil­lon jo më vonë se 60 ditë para mbarim­it të man­datit pres­i­den­cial paraard­hës. Kur man­dati pres­i­den­cial për­fun­don në gjashtë mua­jt që i para­pri­jnë fun­dit të man­datit të Kuven­dit ekzistues, pro­ce­du­ra për zgjed­hjen e Pres­i­den­tit fil­lon jo më vonë se 60 ditë para mbarim­it të man­datit të Kuven­dit.

3. Pres­i­den­ti fil­lon në detyrë pasi bën betimin para Kuven­dit, por jo më parë se të ketë mbaru­ar man­dati i Pres­i­den­tit që largo­het. Pres­i­den­ti bën këtë betim:

“Beto­hem se do t’i bin­dem Kushte­tutës dhe lig­jeve të ven­dit, do të respek­toj të drej­tat dhe lir­itë e shte­tasve, do të mbroj pavarës­inë e Repub­likës së Shqipërisë dhe do t’i shër­bej intere­sit të përgjithshëm dhe për­parim­it të Pop­ul­lit Shqip­tar.” Pres­i­den­ti mund të shto­jë edhe:  “Zoti më ndih­moftë!”

4. Pres­i­den­ti që jep dorëhe­q­jen para mbarim­it të man­datit të vet, nuk mund të kan­di­do­jë në zgjed­hjen pres­i­den­ciale që bëhet pas dorëhe­q­jes së tij.

 

Neni 89

Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk mund të mba­jë asnjë detyrë tjetër pub­like, nuk mund të jetë anë­tar par­tie dhe as të krye­jë veprim­tari tjetër pri­vate.

 

Neni 90

1. Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk ka përgjegjësi për aktet e kry­era në ushtrim të detyrës së tij.

2. Pres­i­den­ti i Repub­likës mund të shkarko­het për shkel­je të rëndë të Kushte­tutës dhe për kry­er­jen e një kri­mi të rëndë.  Propoz­i­mi për shkarkimin e Pres­i­den­tit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katër­ta e anë­tarëve të Kuven­dit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tre­tat e të gjithë anë­tarëve të tij.

3. Vendi­mi i Kuven­dit i dër­go­het Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërte­ton fajës­inë e Pres­i­den­tit të Repub­likës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

 

Neni 91

1. Kur Pres­i­den­ti i Repub­likës është në pamundësi të përkohshme për të ushtru­ar funk­sionet e tij ose kur ven­di i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuven­dit zë vendin dhe ushtron kom­pe­ten­cat e tij.

2. Në rast se Pres­i­den­ti nuk mund të ushtro­jë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuven­di, me dy të tre­tat e të gjithë anë­tarëve, ven­dos dërgimin e çësht­jes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërte­ton për­fundimisht fak­tin e pamundë­sisë.  Në rast të vërte­tim­it të pamundë­sisë, ven­di i Pres­i­den­tit mbetet vakant dhe zgjed­h­ja e Pres­i­den­tit të ri fil­lon bren­da 10 ditëve nga dita e vërte­tim­it të pamundë­sisë.

 

Neni 92

Pres­i­den­ti ushtron edhe këto kom­pe­ten­ca:

a) i drej­ton mesazhe Kuven­dit;

b) ushtron të drejtën e fal­jes sipas ligjit;

c) jep shtetës­inë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;

ç) jep deko­ra­ta e tituj nderi sipas ligjit;

d) jep gra­dat më të lar­ta ushtarake sipas ligjit;

dh) me propoz­im të Kryem­i­nistrit, emëron dhe liron për­faqë­sue­sit e plot­fuqishëm të Repub­likës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në orga­ni­zatat ndërkom­bëtare;

e) pra­non letrat kre­den­ciale dhe tërhe­q­jen e për­faqë­suesve diplo­matikë të shteteve të tjera dhe të orga­ni­zatave ndërkom­bëtare të akred­i­tu­ara në Repub­likën e Shqipërisë;

ë) lidh mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare sipas ligjit;

f) me propoz­im të Kryem­i­nistrit, emëron drej­torin e shër­bim­it infor­ma­tiv të shtetit;

g) emëron  Kryetarin e Akademisë së Shken­cave dhe rek­torët e uni­ver­siteteve sipas ligjit;

gj) cak­ton datën e zgjed­hjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit ven­dor dhe për zhvil­lim­in e ref­er­en­dumeve;

h) kërkon mendim dhe të dhë­na me shkrim nga drejtue­sit e insti­tu­cion­eve shtetërore për çësht­je që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

 

Neni 93

Pres­i­den­ti i Repub­likës, në zba­tim të kom­pe­ten­cave të tij, nxjerr dekrete.

 

Neni 94

Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk mund të ushtro­jë kom­pe­ten­ca të tjera përveç atyre që i nji­hen shpre­himisht me Kushte­tutë dhe që i jepen me lig­je të nxjer­ra në paj­tim me të.

 

PJESA E PESTË

KËSHILLI I MINISTRAVE

 

Neni 95

1. Këshilli i Min­is­trave për­bëhet nga Kryem­i­nistri, zëvendëskryem­i­nistri dhe min­is­trat.

2. Këshilli i Min­is­trave ushtron çdo funk­sion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organ­eve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qev­eris­jes ven­dore.

 

Neni 96

1. Pres­i­den­ti i Repub­likës, në fil­lim të legjis­laturës, si dhe kur ven­di i Kryem­i­nistrit mbetet vakant, emëron Kryem­i­nistrin me propoz­im të par­tisë ose koa­li­cionit të partive, që ka shu­micën e vendeve në Kuvend.

2. Në qoftë se Kryem­i­nistri i emëru­ar nuk mira­to­het nga Kuven­di, Pres­i­den­ti emëron një Kryem­i­nistër të ri bren­da 10 ditëve.

3. Në qoftë se edhe Kryem­i­nistri i emëru­ar rish­tas nuk mira­to­het nga Kuven­di, bren­da 10 ditëve Kuven­di zgjedh një Kryem­i­nistër tjetër. Në këtë rast Pres­i­den­ti emëron Kryem­i­nistrin e ri.

4. Kur Kuven­di nuk arrin të zgjed­hë Kryem­i­nistrin e ri, Pres­i­den­ti i Repub­likës shpërn­dan Kuvendin.

 

Neni 97

Kryem­i­nistri i emëru­ar sipas nen­it 96, nen­it 104 ose 105, i paraqet për mira­tim Kuven­dit, bren­da 10 ditëve, pro­gramin poli­tik të Këshillit të Min­is­trave së bashku me për­bër­jen e tij.

 

Neni 98

1. Min­istri emëro­het dhe shkarko­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­im të Kryem­i­nistrit, bren­da 7 ditëve.

2. Dekreti shqyr­to­het bren­da 10 ditëve nga Kuven­di.

 

Neni 99

Para fil­lim­it të detyrës, Kryem­i­nistri, zëvendëskryem­i­nistri dhe min­is­trat beto­hen para Pres­i­den­tit të Repub­likës.

 

Neni 100

1. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton drej­timet krye­sore të poli­tikës së përgjithshme shtetërore.

2. Këshilli i Min­is­trave merr vendime me propoz­im të Kryem­i­nistrit ose të min­istrit përkatës.

3. Mbled­hjet e Këshillit të Min­is­trave bëhen të mbyl­lu­ra.

4. Aktet e Këshillit të Min­is­trave janë të vlef­shme, kur nën­shkruhen nga Kryem­i­nistri dhe min­istri propozues.

5. Këshilli i Min­is­trave nxjerr vendime dhe udhëz­ime.

 

Neni 101

Këshilli i Min­is­trave, në rast nevo­je dhe urgjence, nën përgjegjës­inë e tij, mund të nxjer­rë akte nor­ma­tive që kanë fuqinë e ligjit, për mar­rjen e masave të përkohshme. Këto akte nor­ma­tive i dër­go­hen men­jëherë  Kuven­dit, i cili mblid­het bren­da 5 ditëve nëse nuk është i mbled­hur.  Këto akte  hum­basin fuqinë që nga fil­li­mi, në qoftë se nuk mira­to­hen nga Kuven­di bren­da 45 ditëve.

 

Neni 102

1. Kryem­i­nistri:

a) për­faqë­son Këshillin e Min­is­trave dhe krye­son mbled­hjet e tij;

b) kon­cep­ton dhe paraqet drej­timet krye­sore të poli­tikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjig­jet për to;

c) sig­uron zba­timin e legjis­la­cionit dhe të poli­tikave të mirat­u­ara nga Këshilli i Min­is­trave;

ç) bashkëren­don dhe kon­trol­lon punën e anë­tarëve të Këshillit të Min­is­trave dhe të insti­tu­cion­eve të tjera të admin­is­tratës qen­drore të shtetit;

d) kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushte­tutë e në lig­je.

2. Kryem­i­nistri zgjidh mos­mar­rëvesh­jet ndër­m­jet min­is­trave.

3. Kryem­i­nistri, në zba­tim të kom­pe­ten­cave të tij, nxjerr urdhra.

4. Min­istri, bren­da drej­timeve krye­sore të poli­tikës së përgjithshme shtetërore, drej­ton nën përgjegjës­inë e tij veprim­tar­inë që ka në kom­pe­tencë. Min­istri, në zba­tim të kom­pe­ten­cave të tij, nxjerr urdhra dhe udhëz­ime.

 

Neni 103

1. Min­istër mund të cak­to­het kush­do që ka cilësitë për deputet.

2. Min­istri nuk mund të ushtro­jë asnjë veprim­tari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anë­tar i organ­eve të shoqërive fitim­prurëse.

3. Anë­tarët e Këshillit të Min­is­trave gëzo­jnë imu­nitetin e deputetit.

 

Neni 104

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Kryem­i­nistri ka të drejtë t’i paraqesë Kuven­dit mocion bes­i­mi ndaj Këshillit të Min­is­trave. Në rast se mocioni i bes­im­it voto­het nga më pak se gjys­ma e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit, Kryem­i­nistri, bren­da 48 orëve nga voti­mi i mocionit, i kërkon Pres­i­den­tit të Repub­likës shpërn­dar­jen e Kuven­dit.

2. Pres­i­den­ti shpërn­dan Kuvendin bren­da 10 ditëve nga mar­r­ja e kërkesës.

Kërke­sa për mocion bes­i­mi nuk mund të paraqitet gjatë peri­ud­hës së shqyr­tim­it të mocionit të mos­bes­im­it, sipas nen­it 105.

3. Voti­mi i mocionit nuk mund të bëhet pa kalu­ar tri ditë nga paraqit­ja e tij.

 

Neni 105

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Një e pes­ta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mos­bes­i­mi ndaj Kryem­i­nistrit në detyrë, duke propozuar një Kryem­i­nistër të ri.

2. Kuven­di mund të voto­jë një mocion mos­bes­i­mi ndaj Kryem­i­nistrit vetëm duke zgjed­hur me votat e më shumë se gjys­mës së të gjithë anë­tarëve të tij një Kryem­i­nistër të ri.

3. Pres­i­den­ti i Repub­likës dekre­ton shkarkimin e Kryem­i­nistrit në detyrë dhe emërim­in e Kryem­i­nistrit të zgjed­hur jo më vonë se 10 ditë nga voti­mi i mocionit në Kuvend.

 

Neni 106

Kryem­i­nistri dhe min­is­trat janë të detyru­ar të qën­dro­jnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Min­is­trave pasard­hës.

 

Neni 107

1. Nëpunësit pub­likë zba­to­jnë ligjin dhe janë në shër­bim të pop­ul­lit.

2. Nëpunësit në admin­is­tratën pub­like cak­to­hen me konkurs, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara nga ligji.

3.Garancitë e qën­drim­it në detyrë dhe tra­j­ti­mi ligjor i nëpunësve pub­likë rreg­ul­lo­hen me ligj.

 

PJESA E GJASHTË

QEVERISJA VENDORE

 

Neni 108

1. Njësitë e qev­eris­jes ven­dore janë komu­nat ose bashk­itë dhe qar­qet. Njësi të tjera të qev­eris­jes ven­dore rreg­ul­lo­hen me ligj.

2. Ndar­jet admin­is­tra­tive-ter­ri­to­ri­ale të një­sive të qev­eris­jes ven­dore  cak­to­hen me ligj mbi bazën e nevo­jave e të intere­save të për­bashkët ekonomikë dhe të tra­ditës his­torike. Kufi­jtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u mar­rë me parë mendi­mi i pop­ull­sisë që banon në to.

3. Komu­na dhe bashkia janë njësi bazë të qev­eris­jes ven­dore. Ato krye­jnë të gjitha detyrat vetëqev­eris­ese, me për­jash­tim të atyre që me ligj u jepen një­sive të tjera të qev­eris­jes ven­dore.

4.Vetëqeverisja në njësitë ven­dore ushtro­het nëpër­m­jet organ­eve të tyre për­faqë­suese dhe ref­er­en­dumeve ven­dore. Parimet dhe pro­ce­du­rat për zhvil­lim­in e ref­er­en­du­mit ven­dor parashiko­hen me ligj në për­puth­je edhe me nenin 151 para­grafi 2.

 

Neni 109

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.9675, datë 13.1.2007)

1. Organet për­faqë­suese të një­sive bazë të qev­eris­jes ven­dore janë këshillat, të cilat zgjid­hen çdo katër vjet me zgjed­hje të përgjithshme, të drejt­për­drej­ta dhe me votim të fshe­htë.

2. Organi ekzeku­tiv i bashk­isë ose i komunës është kryetari, i cili zgjid­het drejt­për­drejt nga pop­ul­li në mënyrën e parashikuar në para­grafin 1 të këtij neni.

3. Të drejtën e zgjed­hjes në këshillat ven­dorë dhe si kryetar bashkie ose komune e kanë vetëm shte­t­a­sit që janë me ban­im të përher­shëm në ter­ri­torin e një­sisë ven­dore përkatëse.

4. Organet e një­sive të qev­eris­jes ven­dore kanë të drejtë të for­mo­jnë bashkime dhe insti­tu­cione të për­bashkë­ta me njëri-tjetrin për për­faqësimin e intere­save të tyre, të bashkëpuno­jnë me njësitë ven­dore të vendeve të tjera, si dhe të për­faqë­so­hen në orga­ni­zatat ndërkom­bëtare të pushteteve ven­dore.

 

Neni 110

1. Qarku për­bëhet nga disa njësi bazë të qev­eris­jes ven­dore  me lid­hje tradi­cionale, ekonomike e sociale dhe të intere­save të për­bashkët.

2. Qarku është njësia ku ndër­to­hen e zba­to­hen poli­tikat rajonale dhe ku ato har­mo­ni­zo­hen me poli­tikën shtetërore.

3. Organi për­faqë­sues i qarkut është këshilli i qarkut. Bashk­itë dhe komu­nat dele­go­jnë anë­tarë në këshillin e qarkut  në për­p­jesë­tim me pop­ullsinë e tyre, por për çdo rast të pak­tën një anë­tar. Kryetarët e komu­nave dhe të bashkive janë kur­do­herë anë­tarë të këshillit të qarkut. Anë­tarët e tjerë të tij zgjid­hen me lista për­p­jesë­ti­more ndër këshill­tarët bashki­akë ose komu­nalë nga këshillat përkatës.

4. Këshilli i qarkut  ka të drejtë të nxjer­rë urd­hëre­sa dhe vendime me fuqi detyruese të përgjithshme për qarkun.

 

Neni 111

1. Njësitë e qev­eris­jes ven­dore janë per­sona juridikë.

2. Njësitë e qev­eris­jes ven­dore kanë bux­het të pavarur, i cili kri­jo­het në mënyrën e parashikuar me ligj.

 

Neni 112

1. Një­sive të qev­eris­jes ven­dore mund t’u dele­go­hen me ligj kom­pe­ten­ca të admin­is­tratës shtetërore. Shpen­zimet që kry­hen për ushtrim­in e delegim­it, për­bal­lo­hen nga shteti.

2. Organ­eve të qev­eris­jes ven­dore mund t’u vihen detyrime vetëm në për­puth­je me ligjin ose sipas mar­rëvesh­jeve që ato lid­hin.  Shpen­zimet që lid­hen me detyrimet që u vihen me ligj organ­eve të qev­eris­jes ven­dore për­bal­lo­hen nga Bux­heti i Shtetit.

 

Neni 113

1. Këshillat komu­nalë, bashki­akë dhe të qarkut:

a) rreg­ul­lo­jnë dhe admin­istro­jnë në mënyrë të pavarur çësht­jet ven­dore bren­da juridik­sion­it të tyre;

b) ushtro­jnë të drej­tat e pronës, admin­istro­jnë në mënyrë të pavarur të ard­hu­rat e kri­juara, si dhe kanë të drejtë të ushtro­jnë veprim­tari ekonomike;

c) kanë të drejtë të mbled­hin dhe të shpen­zo­jnë të ard­hu­rat që janë të domos­doshme për ushtrim­in e funk­sion­eve të tyre;

ç) kanë të drejtë të ven­dosin, në për­puth­je me ligjin, tak­sa ven­dore, si dhe nivelin e tyre;

d) cak­to­jnë rreg­ul­lat për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e tyre në paj­tim me ligjin;

dh) kri­jo­jnë sim­bo­let e qev­eris­jes ven­dore, si dhe titu­jt ven­dorë të nder­it;

e) ndër­mar­rin nis­ma për çësht­je ven­dore për­para organ­eve të cak­tu­ara me ligj.

2. Organet e një­sive të qev­eris­jes ven­dore nxjer­rin urd­hëre­sa, vendime dhe urdhra.

3. Të drej­tat për vetëqev­eris­je të një­sive të qev­eris­jes ven­dore mbro­hen në gjykatë.

 

Neni 114

Këshilli i Min­is­trave cak­ton prefek­tin si për­faqë­sues të tij në çdo qark.  Kom­pe­ten­cat e prefek­tit cak­to­hen me ligj.

 

Neni 115

1. Organi i zgjed­hur drejt­për­drejt i një­sisë qev­erisëse ven­dore mund të shpërn­da­het ose të shkarko­het nga Këshilli i Min­is­trave për shkel­je të rën­da të Kushte­tutës ose të lig­jeve.

2.  Organi i shpërn­darë ose i shkarkuar mund të anko­het në Gjykatën Kushtetuese bren­da 15 ditëve, dhe në këtë rast vendi­mi i Këshillit të Min­is­trave pezul­lo­het.

3. Në rastin e mosushtrim­it të së drejtës së ankim­it bren­da 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nga Gjyka­ta Kushtetuese, Pres­i­den­ti i Repub­likës cak­ton datën e zgjed­hjeve në njës­inë ven­dore përkatëse.

 

PJESA E SHTATË

AKTET NORMATIVE DHE Mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare

 

KREU I

AKTET NORMATIVE

 

Neni 116

1. Aktet nor­ma­tive që kanë fuqi në të gjithë ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë janë:

a) Kushte­tu­ta;

b) mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara;

c) lig­jet;

ç) aktet nor­ma­tive të Këshillit të Min­is­trave.

2. Aktet që nxir­ren nga organet e pushtetit ven­dor kanë fuqi vetëm bren­da juridik­sion­it ter­ri­to­r­i­al që ushtro­jnë këto organe.

3. Aktet nor­ma­tive të min­is­trave dhe të organ­eve drejtuese të insti­tu­cion­eve të tjera qen­drore kanë fuqi në të gjithë ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë bren­da sfer­ës së juridik­sion­it të tyre.

 

Neni 117

1. Lig­jet, aktet nor­ma­tive të Këshillit të Min­is­trave, të min­is­trave, të insti­tu­cion­eve të tjera qen­drore mar­rin fuqi juridike vetëm pasi boto­hen në Fle­toren Zyrtare.

2. Shpall­ja dhe boti­mi i akteve të tjera nor­ma­tive bëhet sipas mënyrës së parashikuar me ligj.

3. Mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare që rat­i­fiko­hen me ligj, shpallen dhe boto­hen sipas pro­ce­du­rave që parashiko­hen për lig­jet. Shpall­ja dhe boti­mi i mar­rëvesh­jeve të tjera ndërkom­bëtare bëhet sipas ligjit.

 

Neni 118

1. Aktet nën­ligjore nxir­ren në bazë dhe për zba­tim të lig­jeve nga organet e parashikuara në Kushte­tutë.

2. Ligji duhet të autor­i­zo­jë nxjer­rjen e akteve nën­ligjore, të për­cak­to­jë organin kom­pe­tent, çësht­jet që duhen rreg­ul­lu­ar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxir­ren këto akte.

3. Organi i autor­izuar me ligj për të nxjer­rë akte nën­ligjore, siç speci­fiko­het në para­grafin 2 të këtij neni, nuk mund t’ia dele­go­jë kom­pe­tencën e tij një organi tjetër.

 

Neni 119

1. Rreg­ul­loret e Këshillit të Min­is­trave, të min­istrive e të insti­tu­cion­eve të tjera qen­drore, si dhe urdhrat e Kryem­i­nistrit, të min­is­trave e të drejtuesve të insti­tu­cion­eve qen­drore kanë karak­ter të brend­shëm dhe janë të detyrueshme vetëm për njësitë admin­is­tra­tive që varen prej tyre.

2. Këto akte nxir­ren në bazë të ligjit dhe nuk mund të shër­be­jnë si bazë për të mar­rë vendime në lid­hje me indi­vidët dhe sub­jek­tet e tjera.

3. Rreg­ul­loret dhe urdhrat nxir­ren në bazë dhe për zba­tim të akteve që kanë fuqi juridike të përgjithshme.

 

Neni 120

Parimet dhe pro­ce­du­rat për nxjer­rjen e akteve juridike ven­dore parashiko­hen me ligj.

 

KREU II

Mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare

 

Neni 121

1. Rat­i­fiki­mi dhe denonci­mi i mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare nga Repub­li­ka e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:

a) ter­ri­torin, paqen, alean­cat, çësht­jet poli­tike dhe ushtarake;

b) të drej­tat dhe lir­itë e njeri­ut, si edhe detyrimet e shte­tasve, siç parashiko­hen në Kushte­tutë;

c) anë­tarësimin e Repub­likës së Shqipërisë në orga­ni­zatat ndërkom­bëtare;

ç) mar­rjen për­sipër të detyrimeve finan­cia­re nga Repub­li­ka e Shqipërisë;

d) mira­timin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqiz­imin e lig­jeve.

2. Kuven­di, me shu­micën e të gjithë anë­tarëve, mund të rat­i­fiko­jë edhe mar­rëvesh­je të tjera ndërkom­bëtare që nuk parashiko­hen në para­grafin 1 të këtij neni.

3. Kryem­i­nistri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Min­is­trave nën­shkru­an një mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare që nuk rat­i­fiko­het me ligj.

4. Parimet dhe pro­ce­du­rat për rat­i­fikimin dhe denoncimin e mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare parashiko­hen me ligj.

 

Neni 122

1. Çdo mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare e rat­i­fikuar për­bën pjesë të sis­temit të brend­shëm juridik pasi boto­het në Fle­toren Zyrtare të Repub­likës së Shqipërisë. Ajo zba­to­het në mënyrë të drejt­për­drejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëz­bat­ueshme dhe zba­ti­mi i saj kërkon nxjer­rjen e një ligji.  Ndryshi­mi, plotësi­mi dhe shfuqiz­i­mi i lig­jeve të mirat­u­ara me shu­micën e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit për efekt të rat­i­fikim­it të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare bëhet me të njëjtën shu­micë.

2. Një mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare e rat­i­fikuar me ligj ka epër­si mbi lig­jet e ven­dit që nuk paj­to­hen me të.

3. Nor­mat e nxjer­ra prej një orga­ni­zate ndërkom­bëtare kanë epër­si, në rast kon­flik­ti, mbi të drejtën e ven­dit, kur në mar­rëvesh­jen e rat­i­fikuar nga Repub­li­ka e Shqipërisë për pjesë­mar­rjen në atë orga­ni­za­të, parashiko­het shpre­himisht zba­ti­mi i drejt­për­drejtë i nor­mave të nxjer­ra prej asaj.

 

Neni 123

1. Repub­li­ka e Shqipërisë, në bazë të mar­rëvesh­jeve ndër-kom­bëtare, u dele­gon orga­ni­zatave ndërkom­bëtare kom­pe­ten­ca shtetërore për çësht­je të cak­tu­ara.

 

2. Ligji me të cilin rat­i­fiko­het një mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare, siç parashiko­het në para­grafin 1 të këtij neni, mira­to­het me shu­micën e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

3. Kuven­di mund të ven­dosë që rat­i­fiki­mi i një mar­rëvesh­je­je të tillë të bëhet me ref­er­en­dum.

 

PJESA E TETE

GJYKATA KUSHTETUESE

 

Neni 124

1. Gjyka­ta Kushtetuese garan­ton respek­timin e Kushte­tutës dhe bën inter­pre­timin për­fundim­tar të saj.

2. Gjyka­ta Kushtetuese i nën­shtro­het vetëm Kushte­tutës.

 

 

Neni 125

1. Gjyka­ta Kushtetuese për­bëhet nga 9 anë­tarë, të cilët emëro­hen nga Pres­i­den­ti i Repub­likës me pëlqimin e Kuven­dit.

2. Gjyq­tarët emëro­hen për 9 vjet, pa të drejtë riemëri­mi, nga rad­hët e juristëve me kual­i­fikim të lartë dhe me për­vo­jë pune jo më pak se 15 vjet në pro­fe­sion.

3. Për­bër­ja e Gjykatës Kushtetuese përtëri­het çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas pro­ce­durës së cak­tu­ar me ligj.

4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emëro­het nga rad­hët e anë­tarëve të saj nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me pëlqimin e Kuven­dit, për një peri­ud­hë prej 3 vjetësh.

5. Gjyq­tari i Gjykatës Kushtetuese vazh­don në detyrë deri në emërim­in e pasard­hësit të tij.

 

Neni 126

Gjyq­tari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqet penal­isht pa pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjyq­tari i Gjykatës Kushtetuese mund të ndalo­het ose të arresto­het vetëm në qoftë se kapet në kry­er­je e sipër të një kri­mi ose men­jëherë pas kry­er­jes së tij.  Organi kom­pe­tent njofton men­jëherë Gjykatën Kushtetuese.  Kur Gjyka­ta  Kushtetuese nuk jep pëlqimin bren­da 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyq­tar­it të arrestu­ar, organi kom­pe­tent është i detyru­ar ta liro­jë atë.

 

Neni 127

1. Man­dati i gjyq­tar­it të Gjykatës Kushtetuese mbaron kur:

a) dëno­het me vendim të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një kri­mi;

b) nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj;

c) mbush moshën 70 vjeç;

ç) jep dorëhe­q­jen;

d) me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë deklaro­het i paaftë për të vepru­ar.

2. Mbari­mi i man­datit të gjyq­tar­it deklaro­het me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

3. Në rast se ven­di i gjyq­tar­it mbetet vakant, Pres­i­den­ti i Repub­likës emëron, me pëlqimin e Kuven­dit, një gjyq­tar të ri, i cili qën­dron në detyrë deri në për­fundimin e man­datit të gjyq­tar­it të larguar.

 

Neni 128

Gjyq­tari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarko­het nga Kuven­di me dy të tre­tat e të gjithë anë­tarëve të tij për shkel­je të Kushte­tutës, për kry­er­jen e një kri­mi, për paaftësi men­dore a fizike, për akte e sjell­je që diskred­i­to­jnë rëndë poz­itën dhe fig­urën e gjyq­tar­it. Vendi­mi i Kuven­dit shqyr­to­het nga Gjyka­ta Kushtetuese, e cila, kur vërte­ton se ekzis­ton një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin nga detyra të anë­tar­it të Gjykatës Kushtetuese.

 

Neni 129

Gjyq­tari i Gjykatës Kushtetuese fil­lon detyrën pasi bën betimin para Pres­i­den­tit të Repub­likës.

 

Neni 130

Qenia gjyq­tar i Gjykatës Kushtetuese nuk paj­to­het me asnjë veprim­tari tjetër shtetërore, poli­tike ose pri­vate.

 

Neni 131

Gjyka­ta Kushtetuese ven­dos për:

a) pajtuesh­mërinë e ligjit me Kushte­tutën ose me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, siç parashiko­het në nenin 122;

b) pajtuesh­mërinë e mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare me Kushte­tutën para rat­i­fikim­it të tyre;

c) pajtuesh­mërinë e akteve nor­ma­tive të organ­eve qen­drore dhe ven­dore me Kushte­tutën dhe me mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare;

ç) mos­mar­rëvesh­jet e kom­pe­tencës ndër­m­jet pushteteve, si dhe ndër­m­jet pushtetit qen­dror dhe qev­eris­jes ven­dore;

d) kushte­tut­shmërinë e partive dhe të orga­ni­zatave të tjera poli­tike, si dhe të veprim­tarisë së tyre, sipas nen­it 9 të kësaj Kushte­tute;

dh) shkarkimin nga detyra të Pres­i­den­tit të Repub­likës dhe vërte­timin e pamundë­sisë së ushtrim­it të funk­sion­eve të tij;

e) çësht­jet që lid­hen me zgjedhsh­mërinë dhe papa­jtuesh­mëritë në ushtrim­in e funk­sion­eve të Pres­i­den­tit të Repub­likës dhe të deputetëve, si dhe me ver­i­fikimin e zgjed­hjes së tyre;

ë) kushte­tut­shmer­inë e ref­er­en­du­mit dhe ver­i­fikimin e rezul­tat­eve të tij;

f) gjykimin për­fundim­tar të anke­save të indi­vidëve për shkel­jen e të drej­tave të tyre kushtetuese për një pro­ces të rreg­ullt ligjor, pasi të jenë shteru­ar të gjitha mjetet juridike për mbro­jt­jen e këtyre të drej­tave.

 

Neni 132

1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë për­fundimtare. Gjyka­ta Kushtetuese ka vetëm të drejtën e shfuqizim­it të akteve që shqyr­ton.

2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botim­it në Fle­toren Zyrtare.  Gjyka­ta Kushtetuese mund të ven­dosë që ligji ose akti tjetër nor­ma­tiv të shfuqi­zo­het në një datë tjetër.  Mendi­mi i pakicës boto­het bashkë me vendimin.

 

Neni 133

1. Pra­n­i­mi i anke­save për gjykim ven­doset nga një numër gjyq­tarësh, siç për­cak­to­het me ligj.

2. Gjyka­ta Kushtetuese ven­dos me shu­micën e të gjithë anë­tarëve të saj.

 

Neni 134

1. Gjyka­ta Kushtetuese vihet në lëviz­je vetëm me kërkesë të:

a) Pres­i­den­tit të Repub­likës;

b) Kryem­i­nistrit;

c) jo më pak se një së pestës së deputetëve;

ç) Kryetar­it të Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit;

d) çdo gjykate sipas rastit të nen­it 145 pika 2 të kësaj Kushte­tute;

dh) Avokatit të Pop­ul­lit;

e) organ­eve të qev­eris­jes ven­dore;

ë) organ­eve të bashkë­sive fetare;

f) partive poli­tike dhe orga­ni­zatave të tjera;

g) indi­vidëve.

2. Sub­jek­tet e parashikuara nga nën­para­grafët dh, e, ë, f dhe g të para­grafit 1 të këtij neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çësht­je që lid­hen me intere­sat e tyre.

 

PJESA E NENTË

GJYKATAT

 

Neni 135

1. Pushteti gjyqë­sor ushtro­het nga Gjyka­ta e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat kri­jo­hen me ligj.

2. Kuven­di mund të kri­jo­jë me ligj gjyka­ta për fusha të veçan­ta, por në asnjë rast gjyka­ta të jashtëza­kon­shme.

 

Neni 136

1.  Anë­tarët e Gjykatës së Lartë emëro­hen nga Pres­i­den­ti i Repub­likës me pëlqimin e Kuven­dit.

2. Njëri nga anë­tarët emëro­het  Kryetar sipas pro­ce­durës së parashikuar në para­grafin 1 të këtij neni.

3. Kryetari dhe anë­tarët e Gjykatës së Lartë qën­dro­jnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemëri­mi.

4. Gjyq­tarët e tjerë emëro­hen nga Pres­i­den­ti i Repub­likës me propoz­im të Këshillit të Lartë të Drejtë­sisë.

5. Gjyq­tarë mund të jenë vetëm shte­t­a­sit me arsim të lartë juridik.  Kushtet dhe pro­ce­du­ra e zgjed­hjes cak­to­hen me ligj.

 

Neni 137

1. Gjyq­tari i Gjykatës së Lartë mund të ndiqet penal­isht vetëm me mira­timin e Kuven­dit.

2. Gjyq­tari i Gjykatës së Lartë mund të ndalo­het ose të arresto­het vetëm në qoftë se kapet në kry­er­je e sipër të një kri­mi ose men­jëherë pas kry­er­jes së tij. Organi kom­pe­tent njofton men­jëherë Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjyka­ta Kushtetuese nuk jep pëlqimin bren­da 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyq­tar­it të arrestu­ar, organi kom­pe­tent është i detyru­ar ta liro­jë atë.

3. Gjyq­tarët e tjerë mund të ndiqen penal­isht vetëm me mira­tim të Këshillit të Lartë të Drejtë­sisë.

4. Gjyq­tari mund të ndalo­het ose të arresto­het vetëm në qoftë se kapet në kry­er­je e sipër të një kri­mi ose men­jëherë pas kry­er­jes së tij. Organi kom­pe­tent njofton men­jëherë Këshillin e Lartë të Drejtë­sisë. Në qoftë se Këshilli i  Lartë i Drejtë­sisë nuk jep pëlqimin bren­da 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyq­tar­it të arrestu­ar, organi kom­pe­tent është i detyru­ar ta liro­jë atë.

 

Neni 138

Koha e qën­drim­it të gjyq­tarëve në detyrë nuk mund të kufi­zo­het; paga dhe për­fitimet e tjera të tyre nuk mund të ulen.

 

Neni 139

1. Man­dati i gjyq­tar­it të Gjykatës së Lartë mbaron kur:

a) dëno­het me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një kri­mi;

b) nuk paraqitet në detyrë pa arsye për më shumë se 6 muaj;

c) mbush moshën 65 vjeç;

ç) jep dorëhe­q­jen;

d) deklaro­het i paaftë për të vepru­ar me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë.

2. Mbari­mi i man­datit të gjyq­tar­it deklaro­het me vendim të Gjykatës së Lartë.

 

Neni 140

Gjyq­tari i Gjykatës së Lartë mund të shkarko­het nga Kuven­di me dy të tre­tat e të gjithë anë­tarëve të tij për shkel­je të Kushte­tutës, për kry­er­jen e një kri­mi, për paaftësi men­dore a fizike dhe për akte e sjell­je që diskred­i­to­jnë rëndë poz­itën dhe fig­urën e gjyq­tar­it. Vendi­mi i Kuven­dit shqyr­to­het nga Gjyka­ta Kushtetuese, e cila, kur vërte­ton se ekzis­ton një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

 

Neni 141

1. Gjyka­ta e Lartë ka juridik­sion fillestar dhe rishikues.  Ajo ka juridik­sion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Pres­i­den­tit të Repub­likës, Kryetar­it dhe anë­tarëve të Këshillit të Min­is­trave, deputetëve, gjyq­tarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyq­tarëve të Gjykatës Kushtetuese.

2. Për njësimin ose ndryshimin e prak­tikës gjyqë­sore, Gjyka­ta e Lartë ka të drejtë të tërhe­që për shqyr­tim në koleg­jet e bashkuara çësht­je të cak­tu­ara gjyqë­sore.

 

Neni 142

1. Vendimet gjyqë­sore duhet të jenë të arsyet­u­ara.

2. Gjyka­ta e Lartë duhet t’i boto­jë vendimet e saj, si dhe mendimet e pakicës.

3. Organet e shtetit janë të detyru­ara të ekzeku­to­jnë vendimet gjyqë­sore.

 

Neni 143

Qenia gjyq­tar nuk paj­to­het me asnjë veprim­tari tjetër shtetërore, poli­tike ose pri­vate.

 

Neni 144

Gjykatat kanë bux­het të veçan­të, të cilin e admin­istro­jnë vetë.  Ato e propo­zo­jnë bux­hetin e tyre sipas ligjit.

 

Neni 145

1. Gjyq­tarët janë të pavarur dhe u nën­shtro­hen vetëm Kushte­tutës dhe lig­jeve.

2. Kur gjyq­tarët çmo­jnë se lig­jet vijnë në kundër­sh­tim me Kushte­tutën, nuk i zba­to­jnë ato. Në këtë rast, ata pezul­lo­jnë gjykimin dhe ia dër­go­jnë çësht­jen Gjykatës Kushtetuese.  Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat.

3. Ndërhyr­ja në veprim­tar­inë e gjykatave ose të gjyq­tarëve pass­jell përgjegjësi sipas ligjit.

 

Neni 146

1. Gjykatat i japin vendimet në emër të Repub­likës.

2. Vendimet gjyqë­sore shpallen pub­lik­isht në çdo rast.

 

Neni 147

1. Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë për­bëhet nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, min­istri i Drejtë­sisë, 3 anë­tarë të zgjed­hur nga Kuven­di, si dhe 9 gjyq­tarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjid­hen nga Kon­fer­en­ca Gjyqë­sore Kom­bëtare. Anë­tarët e zgjed­hur qën­dro­jnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizg­jed­hje­je të men­jëher­shme.

2. Pres­i­den­ti i Repub­likës është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtë­sisë.

3. Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë, me propoz­im të Pres­i­den­tit, zgjedh nga rad­hët e tij një zëvendëskryetar. Zëvendëskryetari orga­ni­zon veprim­tar­inë e Këshillit të Lartë të Drejtë­sisë, si dhe krye­son mbled­hjet e tij në mungesë të Pres­i­den­tit të Repub­likës.

4. Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë ven­dos për trans­fer­im­in e gjyq­tarëve, si dhe për përgjegjës­inë e tyre disi­plinore sipas ligjit.

5. Trans­fer­i­mi i gjyq­tarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveçse kur këtë e dik­to­jnë nevo­jat e rior­ga­nizim­it të sis­temit gjyqë­sor.

6. Gjyq­tari mund të shkarko­het nga Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë për kry­er­jen e një kri­mi, për paaftësi men­dore a fizike, për akte e sjell­je që diskred­i­to­jnë  rëndë poz­itën dhe fig­urën e gjyq­tar­it ose për pam­jaftuesh­mëri pro­fe­sion­ale. Kundër këtij vendi­mi gjyq­tari ka të drejtë të anko­het në Gjykatën e Lartë, e cila në këtë rast, ven­dos me koleg­je të bashkuara.

 

PJESA E DHJETE

PROKURORIA

 

Neni 148

1. Prokuro­r­ia ushtron ndjek­jen penale, si dhe për­faqë­son akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuro­r­ia kryen edhe detyra të tjera të cak­tu­ara me ligj.

2. Prokurorët janë të orga­nizuar dhe funk­siono­jnë pranë sis­temit gjyqë­sor si një organ i cen­tral­izuar.

3. Në ushtrim­in e kom­pe­ten­cave të tyre prokurorët u nën­shtro­hen Kushte­tutës dhe lig­jeve.

 

Neni 149

(Ndryshuar pika 1 dhe 4 me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008)

1. Prokurori i Përgjithshëm emëro­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me pëlqimin e Kuven­dit, për një man­dat pesëv­jeçar, me të drejtë riemëri­mi.

2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarko­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­im të Kuven­dit,  për shkel­je të Kushte­tutës ose për shkel­je të rën­da të ligjit gjatë ushtrim­it të funk­sion­eve të tij, për paaftësi men­dore a fizike, për akte e sjell­je që diskred­i­to­jnë rëndë poz­itën dhe fig­urën e Prokuror­it.

3. Prokurorët e tjerë emëro­hen dhe shkarko­hen nga Pres­i­den­ti i Repub­likës me propoz­im të Prokuror­it të Përgjithshëm.

4. Prokurori i Përgjithshëm rapor­ton në Kuvend për gjend­jen e krim­i­nalitetit.

 

PJESA E njëm­bëd­hjetë

REFERENDUMI

 

Neni 150

1. Pop­ul­li, nëpër­m­jet 50 mijë shte­tasve me të drejtë vote, ka të drejtën e ref­er­en­du­mit për shfuqiz­imin e një ligji, si dhe t’i kërko­jë Pres­i­den­tit të Repub­likës zhvil­lim­in e ref­er­en­du­mit për çësht­je të një rëndësie të veçan­të.

2. Kuven­di, me propoz­imin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave, mund të ven­dosë që një çësht­je ose një pro­jek­tligj i një rëndësie të veçan­të të shtro­het në ref­er­en­dum.

3. Parimet dhe pro­ce­du­rat për zhvil­lim­in e ref­er­en­du­mit, si dhe vlef­sh­mëria e tij parashiko­hen me ligj.

 

Neni 151

1. Ligji i mirat­u­ar me ref­er­en­dum shpal­let nga Pres­i­den­ti i Repub­likës.

2. Çësht­jet që lid­hen me tërës­inë ter­ri­to­ri­ale të Repub­likës së Shqipërisë, me kufiz­imin e lirive dhe të drej­tave themelore të njeri­ut, me bux­hetin, tak­sat e detyrimet finan­cia­re të shtetit, me ven­dos­jen dhe heq­jen e gjend­jes së jashtëza­kon­shme, me deklarim­in e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtro­hen në asnjë ref­er­en­dum.

3. Ref­er­en­du­mi për të njëjtën çësht­je nuk mund të përsëritet për­para se të kenë kalu­ar tre vjet nga zhvil­li­mi i tij.

 

Neni 152

1. Gjyka­ta Kushtetuese shqyr­ton para­prak­isht kushte­tut­shmërinë e çësht­jeve të shtru­ara për ref­er­en­dum sipas nen­it 150 para­grafët 1 e 2,  nen­it 151 para­grafët 2 e 3 edhe sipas nen­it 177 para­grafët 4 e 5 bren­da 60 ditëve.

2. Rëndësia e çësht­jeve të veçan­ta, të parashikuara në nenin 150  para­grafët 1 e 2 nuk është objekt gjyki­mi në Gjykatën Kushtetuese.

3. Data e ref­er­en­du­mit cak­to­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës bren­da 45 ditëve pas shpall­jes së vendim­it poz­i­tiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalim­it të afatit bren­da të cilit Gjyka­ta Kushtetuese duhet të shpre­hej. Gjatë vitit ref­er­en­dumet zhvil­lo­hen vetëm në një ditë.

 

PJESA E dym­BËD­HJETË

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

(Shfuqizuar me ligjin nr.9904, datë 21.4.2008)

 

Neni 153

(Shfuqizuar me ligjin nr.9904, datë 21.4.2008)

 

 

Neni 154

(Shfuqizuar me ligjin nr.9904, datë 21.4.2008)

 

 

PJESA  E TREMBËDHJETË

FINANCAT PUBLIKE

 

Neni 155

Tak­sat, tatimet dhe detyrimet finan­cia­re kom­bëtare e ven­dore, lehtësi­mi ose për­jash­ti­mi prej tyre i kat­e­gorive të cak­tu­ara të paguesve, si dhe mënyra e mbled­hjes së tyre cak­to­hen me ligj.  Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi pra­pavepruese.

 

Neni 156

Shteti mund të mar­rë e të garan­to­jë hua dhe kre­di finan­cia­re, kur autor­i­zo­het me ligj.

 

Neni 157

1. Sis­te­mi bux­hetor për­bëhet nga bux­heti i shtetit dhe nga bux­hetet ven­dore.

2. Bux­heti i Shtetit kri­jo­het nga të ard­hu­rat e mbled­hu­ra prej tak­save, tatimeve dhe detyrimeve të tjera finan­cia­re, si dhe nga të ard­hu­ra të tjera të ligjshme. Ai përf­shin të gjitha shpen­zimet e shtetit.

3. Organet ven­dore cak­to­jnë dhe mbled­hin tak­sa dhe detyrime të tjera siç për­cak­to­het me ligj.

4. Organet e pushtetit qen­dror dhe atij ven­dor janë të detyru­ara t’i bëjnë pub­like të ard­hu­rat dhe shpen­zimet.

 

Neni 158

1. Kryem­i­nistri, në emër të Këshillit të Min­is­trave, i paraqet Kuven­dit pro­jek­tligjin për bux­hetin e shtetit gjatë sesion­it të vjeshtës, i cili nuk mund të mbyl­let pa e mirat­u­ar atë.

2. Në qoftë se pro­jek­tligji nuk arrin të mira­to­het deri në fil­lim të vitit të ardhshëm finan­ciar, Këshilli i Min­is­trave zba­ton çdo muaj një të dym­bëd­hjetën e bux­hetit të vitit paraard­hës, derisa të mira­to­het bux­heti i ri.

3. Kuven­di mira­ton bux­hetin e ri bren­da 3 mua­jve nga dita e mbarim­it të vitit të kalu­ar finan­ciar, përveçse në rastet e ven­dos­jes së masave të jashtëza­kon­shme.

4. Këshilli i Min­is­trave është i detyru­ar t’i paraqesë raport Kuven­dit lid­hur me zba­timin e bux­hetit dhe me borx­hin shtetëror për vitin e kalu­ar.

5. Kuven­di ven­dos për­fundimisht pasi dëgjon edhe raportin e Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit.

 

Neni 159

Parimet dhe pro­ce­du­rat për har­timin e pro­jek­t­bux­hetit, si dhe për zba­timin e bux­hetit për­cak­to­hen me ligj.

 

Neni 160

1. Gjatë vitit finan­ciar Kuven­di mund të bëjë ndryshime në bux­het.

2. Ndryshimet në bux­het bëhen sipas pro­ce­durës së parashikuar për har­timin dhe mira­timin e vetë bux­hetit.

3. Shpen­zimet e parashikuara me lig­je të tjera nuk mund të ulen sa kohë që këto lig­je janë në fuqi.

 

Neni 161

1. Ban­ka Qen­drore e shtetit është Ban­ka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të nxjer­rjes e të qarkul­lim­it të mon­ed­hës shqiptare, të zba­tim­it të pavarur të poli­tikës mon­etare dhe të mba­jt­jes e të admin­istrim­it të rez­er­vave val­u­tore të Repub­likës së Shqipërisë.

2. Ban­ka e Shqipërisë drej­to­het nga një këshill, i cili krye­so­het nga Guver­na­tori. Guver­na­tori zgjid­het nga Kuven­di me propoz­im të Pres­i­den­tit të Repub­likës për 7 vjet, me të drejtë rizg­jed­hje­je.

 

 

PJESA E KATERMBËDHJETË

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

 

Neni 162

1. Kon­trol­li i Lartë i Shtetit është insti­tu­cioni më i lartë i kon­trol­lit ekonomik e finan­ciar. Ai u nën­shtro­het vetëm Kushte­tutës dhe lig­jeve.

2. Kryetari i Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit zgjid­het dhe shkarko­het nga Kuven­di me propoz­im të Pres­i­den­tit të Repub­likës. Ai qën­dron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizg­jed­hje­je.

 

Neni 163

Kon­trol­li i Lartë i Shtetit kon­trol­lon:

a) veprim­tar­inë ekonomike të insti­tu­cion­eve shtetërore e të per­son­ave të tjerë juridikë shtetërorë;

b) për­dorim­in dhe mbro­jt­jen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qen­dror dhe atij  ven­dor;

c) veprim­tar­inë ekonomike të per­son­ave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjys­mën e pjesëve ose të aksion­eve, ose kur huat, kred­itë dhe detyrimet e tyre garan­to­hen nga shteti.

 

Neni 164

1. Kon­trol­li i Lartë i Shtetit i paraqet Kuven­dit:

a) raport  për zba­timin e bux­hetit të shtetit;

b) mendim për raportin e Këshillit të Min­is­trave për shpen­zimet e vitit të kalu­ar finan­ciar para se të mira­to­het nga Kuven­di;

c) infor­ma­cion për rezul­tatet e kon­trolleve sa herë që kërko­het nga Kuven­di.

2. Kon­trol­li i Lartë i Shtetit i paraqet Kuven­dit raportin vje­tor të veprim­tarisë së tij.

 

Neni 165

1. Kryetari i Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit mund të fto­het të mar­rë pjesë dhe të flasë në mbled­hjet e Këshillit të Min­is­trave, kur shqyr­to­hen çësht­je që lid­hen me funk­sionet e tij.

2. Kryetari i Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit ka imu­nitetin e gjyq­tar­it të Gjykatës së Lartë.

 

PJESA E PESEMBËDHJETË

FORCAT E ARMATOSURA

 

Neni 166

1. Shte­t­a­sit shqip­tarë kanë për detyrë të mar­rin pjesë në mbro­jt­jen e Repub­likës së Shqipërisë, siç parashiko­het në ligj.

2. Shte­tasi që, për arsye ndërgjeg­je­je, nuk pra­non shër­bimin me armë në for­cat e armato­sura, është i detyru­ar të krye­jë një shër­bim alter­na­tiv, siç parashiko­het në ligj.

 

Neni 167

1. Ushtarakët e shër­bim­it aktiv nuk mund të zgjid­hen ose të emëro­hen në detyra të tjera shtetërore dhe as të mar­rin pjesë në par­ti ose në veprim­tari poli­tike.

2. Pjesë­tarët e for­cave të armato­sura ose per­son­at që krye­jnë shër­bim alter­na­tiv, gëzo­jnë të gjitha të drej­tat dhe lir­itë kushtetuese, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

 

Neni 168

1. For­cat e Armato­sura të Repub­likës së Shqipërisë për­bëhen nga for­cat tokë­sore, detare dhe ajrore.

2. Pres­i­den­ti i Repub­likës është Koman­dant i Përgjithshëm i For­cave të Armato­sura.

3. Këshilli i Sig­urim­it Kom­bë­tar është organ këshillimor i Pres­i­den­tit të Repub­likës.

 

Neni 169

1. Pres­i­den­ti i Repub­likës, në kohë paqe­je, ushtron drej­timin e For­cave të Armato­sura nëpër­m­jet Kryem­i­nistrit dhe Min­istrit të Mbro­jt­jes.

2. Pres­i­den­ti i Repub­likës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Koman­dan­tin e For­cave të Armato­sura me propoz­im të Kryem­i­nistrit.

3. Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­im të Kryem­i­nistrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propoz­im të min­istrit të Mbro­jt­jes, emëron dhe shkarkon koman­dan­tët e for­cave tokë­sore, detare dhe ajrore.

4. Kom­pe­ten­cat e Pres­i­den­tit të Repub­likës si Koman­dant i Përgjithshëm i For­cave të Armato­sura dhe ato të Koman­dan­tit të For­cave të Armato­sura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, cak­to­hen me ligj.

 

PJESA E GJASHTEMBËDHJETË

MASAT E JASHTËZAKONSHME

 

Neni 170

1. Masat e jashtëza­kon­shme mund të ven­dosen për shkak të gjend­jes së luftës, gjend­jes së jashtëza­kon­shme ose gjend­jes së fatke­që­sisë naty­rore dhe zgjatin për aq kohë sa vazh­do­jnë këto gjend­je.

2. Parimet e veprim­tarisë së organ­eve pub­like dhe shkalla e kufizim­it të të drej­tave dhe lirive të njeri­ut gjatë gjithë peri­ud­hës së ekzis­tencës së gjend­jeve që kërko­jnë mar­rjen e masave të jashtëza­kon­shme, për­cak­to­hen me ligj.

3. Ligji duhet të për­cak­to­jë parimet, fushat dhe mënyrën e kom­pen­sim­it të hum­b­jeve që vijnë si rezul­tat i kufizim­it të të drej­tave dhe lirive gjatë mar­rjes së masave të jashtëza­kon­shme.

4. Aktet që ndërmer­ren si paso­jë e mar­rjes së masave të jashtëza­kon­shme, duhet të jenë në për­p­jesë­tim me shkallën e rrezikut dhe duhet të syn­o­jnë riven­dos­jen sa më të shpe­jtë të kushteve për funk­sion­imin nor­mal të shtetit.

5. Gjatë gjend­jeve që kërko­jnë mar­rjen e masave të jashtëza­kon­shme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushte­tu­ta, lig­jet për zgjed­hjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit ven­dor, si dhe lig­jet për masat e jashtëza­kon­shme.

6. Gjatë peri­ud­hës së zba­tim­it të masave të jashtëza­kon­shme nuk mund të zhvil­lo­hen zgjed­hje ven­dore, nuk mund të zhvil­lo­het ref­er­en­dum, si dhe nuk mund të zgjid­het një Pres­i­dent i ri i Repub­likës.  Zgjed­hjet ven­dore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zba­to­hen masat e jashtëza­kon­shme.

 

Neni 171

1. Në rast agre­sioni të armato­sur kundër Repub­likës së Shqipërisë, Pres­i­den­ti i Repub­likës, me kërkesë të Këshillit të Min­is­trave, shpall gjend­jen e luftës.

2. Në rast kër­cën­imesh të jashtme ose kur detyri­mi për mbro­jt­je të për­bashkët buron nga një mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare, Kuven­di, me propoz­im të Pres­i­den­tit të Repub­likës, shpall gjend­jen e luftës, ven­dos gjend­jen e mobi­lizim­it dhe të çmo­bi­lizim­it të përgjithshëm ose të pjesshëm.

 

Neni 172

1. Në rastin e nen­it 171 para­grafi 1, Pres­i­den­ti i Repub­likës i paraqet Kuven­dit dekretin për ven­dos­jen e gjend­jes së luftës bren­da 48 orëve nga nën­shkri­mi i tij, duke speci­fikuar të drej­tat që kufi­zo­hen.

2. Kuven­di merr në shqyr­tim men­jëherë dhe ven­dos me shu­micën e të gjithë anë­tarëve për dekretin e Pres­i­den­tit.

 

Neni 173

1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sig­ur­inë pub­like, Kuven­di, me kërkesë të Këshillit të Min­is­trave, mund të ven­dosë në një pjesë ose në të gjithë ter­ri­torin e shtetit gjend­jen e jashtëza­kon­shme, e cila zgjat për aq kohë sa vazh­don rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.

2. Me ven­dos­jen e gjend­jes së jashtëza­kon­shme ndërhyr­ja e for­cave të armato­sura bëhet me vendim të Kuven­dit dhe vetëm kur for­cat e poli­cisë nuk janë në gjend­je të riven­dosin rendin.

3. Zgjat­ja e afatit të gjend­jes së jashtëza­kon­shme mund të bëhet vetëm me pëlqim të Kuven­dit çdo 30 ditë, për një peri­ud­hë jo më shumë se 90 ditë.

 

Neni 174

1. Për paran­dal­im­in ose mën­ja­n­imin e paso­jave të një fatke­qësie naty­rore ose aksi­den­ti teknologjik, Këshilli i Min­is­trave mund të ven­dosë, për një peri­ud­hë jo më të gjatë se 30 ditë, gjend­jen e fatke­që­sisë naty­rore në një pjesë ose në të gjithë ter­ri­torin e shtetit.

2. Zgjat­ja e gjend­jes së fatke­që­sisë naty­rore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuven­dit.

 

Neni 175

1. Gjatë gjend­jes së luftës ose gjend­jes së jashtëza­kon­shme nuk mund të kufi­zo­hen të drej­tat dhe lir­itë e parashikuara nga nenet: 15, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 29, 30, 31, 32, 34, 39 para­grafi 1, 41 para­grafët 1, 2, 3 dhe 5, 42, 43, 48, 54, 55.

2. Gjatë gjend­jes së fatke­që­sisë naty­rore mund të kufi­zo­hen të drej­tat dhe lir­itë e parashikuara nga nenet: 37, 38, 41 para­grafi 4, 49, 51.

3. Aktet për shpall­jen e gjend­jes së luftës, gjend­jes së jashtëza­kon­shme ose të gjend­jes së fatke­që­sisë naty­rore duhet të cilë­so­jnë të drej­tat dhe lir­itë që kufi­zo­hen sipas para­grafëve 1 dhe 2 të këtij neni.

 

Neni 176

Kur Kuven­di nuk mund të mblid­het gjatë gjend­jes së luftës, Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­im të Këshillit të Min­is­trave, ka të drejtë të nxjer­rë akte që kanë fuqinë e ligjit, të cilat duhet të mira­to­hen nga Kuven­di në mbled­hjen e tij më të parë.

 

PJESA E SHTATËMBËDHJETË

RISHIKIMI I KUSHTETUTËS

 

Neni 177

1. Nis­ma  për rishikimin e Kushte­tutës mund të ndërmer­ret nga jo më pak se një e pes­ta e anë­tarëve të Kuven­dit.

2. Asnjë rishikim i Kushte­tutës nuk mund të ndërmer­ret gjatë kohës kur janë ven­do­sur masat e jashtëza­kon­shme.

3. Pro­jek­ti mira­to­het nga jo më pak se dy të tre­tat e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

4. Kuven­di mund të ven­dosë, me dy të tre­tat e të gjithë anë­tarëve të tij, që pro­jek­ta­men­da­mentet kushtetuese të voto­hen me ref­er­en­dum. Pro­jek­tligji për rishikimin e Kushte­tutës hyn në fuqi pas rat­i­fikim­it me ref­er­en­dum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga mira­ti­mi i tij në Kuvend.

5. Amen­da­men­ti kushtetues i mirat­u­ar i nën­shtro­het ref­er­en­du­mit, kur këtë e kërkon një e pes­ta e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

6. Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk ka të drejtë ta kthe­jë për rishqyr­tim ligjin e mirat­u­ar nga Kuven­di për rishikimin e Kushte­tutës.

7. Ligji i mirat­u­ar në ref­er­en­dum shpal­let nga Pres­i­den­ti i Repub­likës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.

8. Rishiki­mi i Kushte­tutës për të njëjtën çësht­je nuk mund të bëhet për­para se të ketë kalu­ar një vit nga dita e rrëzim­it të pro­jek­tligjit në Kuvend dhe jo më për­para se të kenë kalu­ar 3 vjet nga dita e rrëzim­it të tij në ref­er­en­dum.

 

PJESA E TETËMBËDHJETË

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

Neni 178

1. Lig­jet dhe aktet e tjera nor­ma­tive të mirat­u­ara para datës së hyr­jes në fuqi të kësaj Kushte­tute do të zba­to­hen derisa nuk janë shfuqizuar.

2. Këshilli i Min­is­trave i paraqet Kuven­dit pro­jek­tlig­jet e nevo­jshme për vënien në zba­tim të kësaj Kushte­tute.

 

Neni 179

1. Man­dati i organ­eve kushtetuese që do të ekzis­to­jnë me hyr­jen në fuqi të kësaj Kushte­tute mbaron me afatet e parashikuara në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me ndryshimet dhe plotësimet përkatëse.

2. Anë­tarët e Gjykatës së Kasa­cionit vazh­do­jnë veprim­tar­inë e tyre si anë­tarë të Gjykatës së Lartë, sipas man­datit të mëparshëm.

3. Anë­tarët e Këshillit të Lartë të Drejtë­sisë të zgjed­hur nga rad­hët e prokurorëve zëvendë­so­hen me anë­tarë të rinj të zgjed­hur nga mbled­h­ja e përgjithshme e gjyq­tarëve.

4. Organet e pushtetit ven­dor vazh­do­jnë veprim­tar­inë deri në mbarim të man­datit të tyre.

 

Neni 180

1. Mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë para hyr­jes në fuqi të kësaj Kushte­tute kon­sidero­hen të rat­i­fikuara sipas kësaj Kushte­tute.

2. Këshilli i Min­is­trave i paraqet Gjykatës Kushtetuese mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, të cilat përm­ba­jnë dis­pozi­ta që vijnë në kundër­sh­tim me këtë Kushte­tutë.

 

Neni 181

1. Kuven­di, bren­da dy deri tre vjetëve nga hyr­ja në fuqi e kësaj Kushte­tute, nxjerr lig­je për rreg­ul­lim­in e drejtë të çësht­jeve të ndryshme që lid­hen me shpronësimet dhe kon­fiskimet e kry­era para mira­tim­it të kësaj Kushte­tute, duke u udhëhe­qur nga kriteret e nen­it 41.

2. Lig­jet dhe aktet e tjera nor­ma­tive të mirat­u­ara para datës së hyr­jes në fuqi të kësaj Kushte­tute dhe që kanë të bëjnë me shpronësimet dhe kon­fiskimet, do të zba­to­hen kur nuk vijnë në kundër­sh­tim me të.

 

Neni 182

Ligji nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, si dhe lig­jet e tjera kushtetuese shfuqi­zo­hen ditën e hyr­jes në fuqi të kësaj Kushte­tute.

 

Neni 183

Kjo Kushte­tutë hyn në fuqi me shpall­jen nga Pres­i­den­ti i Repub­likës.

 

Dis­pozi­ta kalimtare të parashikuara me ligjin nr.9675,datë 13.1.2007

 

1. Man­dati katërv­jeçar, i për­cak­tu­ar në nenin 1 të këtij ligji, zba­to­het për herë të parë për këshillat dhe kryetarët e bashkive e të komu­nave që zgjid­hen në zgjed­hjet e para pas hyr­jes në fuqi të këtij ligji.

2. Njëri nga man­datet e dy anë­tarëve të KQZ-së, të zgjed­hur në bazë të nen­it 2 të këtij ligji, mbaron më 31 mars 2010, kurse tjetri më 31 mars 2013. Kuven­di për­cak­ton me short se cili nga man­datet për­fun­don më 31 mars 2010. Pro­ce­du­rat e short­it për­cak­to­hen nga Këshilli për Rreg­ul­loren, Man­datet dhe Imu­nitetin të Kuven­dit të Shqipërisë.

 

Mirat­u­ar me ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 të Kuven­dit Pop­ul­lor

Mirat­u­ar me ref­er­en­dum më 22.11.1998

Shpal­lur me dekretin nr.2260, datë 28.11.1998 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim