Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti i ligjit

1. Ky ligj për­cak­ton:

a) rreg­ul­lat për ligjin që zba­to­het në mar­rëd­hëni­et juridike civile, të cilat kanë ele­mente të hua­ja;

b) juridik­sion­in dhe rreg­ul­lat pro­ce­du­rale të gjykatave shqiptare për mar­rëd­hëni­et juridike civile, të cilat kanë ele­mente të hua­ja.

2. “Ele­men­ti i huaj”, për qël­lime të zba­tim­it të këtij ligji, nënkup­ton çdo rrethanë juridike që lid­het me sub­jek­tin, përm­ba­jt­jen ose objek­tin e një mar­rëd­hënieje juridiko-civile dhe që bëhet shkak për lid­hjen e kësaj mar­rëd­hënieje me një sis­tem ligjor të cak­tu­ar.

 

Neni 2

Epër­sia e mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare

Mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara me ligj kanë epër­si mbi dis­poz­i­tat e këtij ligji, kur dis­poz­i­tat e tij nuk paj­to­hen me to.

 

Neni 3
Refer­i­mi në ligjin e një shteti tjetër

1. Kur ky ligj refer­on në ligjin e një shteti tjetër, zba­to­hen edhe rreg­ul­lat e së drejtës pri­vate ndërkom­bëtare të atij shteti. Kur rreg­ul­lat e atij shteti refer­o­jnë në ligjin shqip­tar, zba­to­hen rreg­ul­lat e këtij të fun­dit, përveçse kur ligji parashikon ndryshe.Kur ligji i një shteti të huaj refer­on në ligjin e një shteti të tretë, zba­to­het ligji i këtij të fun­dit.

2. Rreg­ul­lat e së drejtës ndërkom­bëtare pri­vate të një shteti tjetër nuk zba­to­hen në lid­hje me:

a) sta­tusin e per­son­ave juridikë;

b) zgjed­hjen e ligjit të zbat­ueshëm;

c) for­mën e veprim­it juridik;

ç) detyrim­in ushqi­mor;

d) detyrimet kon­trak­tore;

dh) detyrimet jashtëkon­trak­tore.

 

Neni 4
Refer­i­mi në ligjin e shtetit që ka disa sis­teme ligjore

Kur një shtet ka disa sis­teme ligjore të zbat­ueshme mbi baza ter­ri­to­ri­ale ose per­son­ale, çdo refer­im në ligjin e atij shteti është refer­im në sis­temin ligjor të për­shkru­ar nga rreg­ul­lat në fuqi në atë vend. Në mungesë të këtyre rreg­ullave, zba­to­het ai sis­tem ligjor, me të cilin objek­ti i çësht­jes ka lid­hjen më të ngushtë.

 

Neni 5
Për­cak­ti­mi i ligjit të huaj

1. Gjyka­ta nji­het krye­sisht me përm­ba­jt­jen e ligjit të huaj që zba­to­het. Përveç instru­menteve të për­cak­tu­ara në kon­ven­tat ndërkom­bëtare dhe infor­ma­cion­eve të sig­u­ru­ara nga Min­is­tria e Drejtë­sisë, për këtë qël­lim mund të thirren ekspertë ose insti­tu­cione të spe­cial­izuara.

2. Palët gjatë pro­ce­sit mund të sig­uro­jnë doku­mente të vërte­t­u­ara nga organet kom­pe­tente të shtetit tjetër, lid­hur me dis­poz­i­tat e ligjit të huaj, të kërkuar.

3. Kur gjyka­ta nuk arrin të njo­hë as krye­sisht dhe as me ndih­mën e palëve përm­ba­jt­jen e ligjit të huaj, ajo zba­ton ligjin shqip­tar.

Neni 6
Inter­pre­ti­mi dhe zba­ti­mi i ligjit të huaj

Ligji i huaj inter­pre­to­het dhe zba­to­het në paj­tim me kriteret për inter­pre­timin dhe zba­timin në shtetin e origjinës.

 

Neni 7
Për­jash­ti­mi për shkak të ren­dit pub­lic

Ligji i huaj nuk zba­to­het kur efek­tet e zba­tim­it të tij janë duk­shëm në kundër­sh­tim me rendin pub­lik apo mund të sjellin paso­ja, të cilat janë hap­tazi të papa­jtueshme me parimet themelore, të për­cak­tu­ara në Kushte­tutë dhe në ligjin shqip­tar. Në rast papa­jtuesh­mërie, zba­to­het një dis­poz­itë tjetër e për­sh­tat­shme, që i për­ket së drejtës së shtetit të huaj dhe, kur kjo mungon, zba­to­het ligji shqip­tar.

 

KREU II
SUBJEKTET E SË DREJTËS

SEKSIONI I
Per­son­at fizikë

 

Neni 8
Per­soni me disa shtetësi

1. Nëse shte­tasi shqip­tar ka edhe shtetësi të ndon­jë shteti tjetër, për qël­lim të zba­tim­it të këtij ligji, shtetësia shqiptare ka epër­si.

2. Nëse shte­tasi i huaj ka dy ose më shumë shtetësi, zba­to­het ligji i shtetit të shtetë­sisë, në të cilin ky per­son ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm.

3. Nëse shte­tasi i huaj nuk ka vendqën­drim të zakon­shëm në asnjë prej shteteve, shtetës­inë e të cilave mban, për efekt të zba­tim­it të këtij ligji, kon­sidero­het se ai ka shtetës­inë e shtetit, me të cilin ka lid­hje më të ngush­ta.

 

Neni 9
Per­soni pa shtetësi

1. Kur per­soni është pa shtetësi ose shtetësia e tij nuk mund të për­cak­to­het, zba­to­het ligji i shtetit, në të cilin ky per­son ka vendqën­drim­in e zakon­shëm.

2. Kur per­soni nuk ka vendqën­drim të zakon­shëm apo ky nuk mund të për­cak­to­het, zba­to­het ligji i shtetit, me të cilin ky per­son ka lid­hjen më të ngushtë.

Neni 10
Zotësia juridike


Zotësia juridike e per­son­it fizik rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ai ka.

Neni 11
Zotësia për të vepru­ar

1. Zotësia për të vepru­ar e per­son­it fizik dhe kufiz­i­mi apo heq­ja e zotë­sisë për të vepru­ar rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ai ka.

2. Nëse zotësia për të vepru­ar është fitu­ar një herë, ajo nuk hum­bet për shkak të ndryshim­it të shtetë­sisë.

3. Kur një kon­tratë lid­het ndër­m­jet per­son­ave, që ndod­hen në të njëjtin shtet, një per­son fizik, i cili, në bazë të ligjit të këtij shteti, ka zotësi për të vepru­ar, mund të pre­tendo­jë pazotës­inë e tij për të vepru­ar në bazë të një ligji tjetër, vetëm kur pala tjetër kon­trak­tore ka pasur dijeni për pazotës­inë për të vepru­ar, ose nuk ka pasur dijeni për shkak të paku­jde­sisë në kohën e lid­hjes së kon­tratës.

Neni 12
Vendqën­dri­mi i zakon­shëm dhe lid­hjet më të ngush­ta

1. Për qël­lime të këtij ligji, me “vendqën­drim të zakon­shëm të një per­soni fizik” kup­to­het ven­di, në të cilin ai ka ven­do­sur për të qën­dru­ar në pjesën më të mad­he të kohës, qoftë dhe në mungesë të regjistrim­it dhe pavarë­sisht nga leja apo autor­iz­i­mi për të qën­dru­ar. Në për­cak­timin e këtij ven­di gjyka­ta mban parasysh rrethanat e natyrës per­son­ale apo pro­fe­sion­ale, që tre­go­jnë lid­hje të qën­drueshme me këtë vend, apo syn­imin e per­son­it për të kri­juar lid­hje të tilla.

2. Për qël­lime të këtij ligji, lid­h­ja më e ngushtë për­cak­to­het nga gjyka­ta, sipas rrethanave të fak­tit.

 

Neni 13
E drej­ta e emrit

1. Emri, emrat e ndër­m­jetëm dhe mbiem­ri i per­son­it, si dhe ndryshi­mi i tyre rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shte­tas i të cilit ai është.

2. Emri, emrat e ndër­m­jetëm dhe mbiem­ri i per­son­it, si dhe ndryshi­mi i tyre rreg­ul­lo­hen nga ligji shqip­tar, nëse kjo kërko­het nga një per­son, i cili ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Shqipëri.

 

Neni 14
Shpall­ja e zhduk­jes dhe e vdek­jes së një per­soni fizik

1. Kushtet dhe paso­jat për shpall­jen të zhdukur ose të vdekur të një per­soni rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ka pasur ky per­son në ditën e lajmeve të fun­dit për të.

2. Në qoftë se per­soni në këtë kohë ka qenë shte­tas i një shteti tjetër dhe ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në Shqipëri, ai mund të deklaro­het i zhdukur ose i vdekur, sipas ligjit shqip­tar, në qoftë se ekzis­ton një interes i ligjshëm për këtë.

SEKSIONI II
Per­son­at juridikë, shoqatat dhe orga­ni­zatat pa per­son­alitet juridik

 

Neni 15
Per­son­at juridikë

1. Per­son­at juridikë rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, në të cilin janë regjistru­ar.

2. Në veçan­ti, për­cak­to­hen nga ligji rreg­ul­lues i per­son­it juridik:

a) natyra juridike;

b) theme­li­mi, trans­formi­mi dhe mbari­mi;

c) zotësia juridike dhe ajo për të vepru­ar;

ç) emri i per­son­it juridik;

d) struk­tu­ra, kom­pe­ten­cat dhe mënyra e funk­sionim­it të organ­eve drejtuese të per­son­it juridik;

dh) për­faqësi­mi i per­son­it juridik;

e) mënyra dhe for­ma, sipas së cilave fito­het apo hum­bet anë­tarësia apo e drej­ta për të qenë ortak, si dhe të drej­tat e detyrimet që buro­jnë prej tyre;

ë) përgjegjësia e per­son­it juridik, e drejtuesve dhe e anë­tarëve të saj për detyrimet ndaj të tretëve;

f) paso­jat e shkel­jes së ligjit apo të aktit të theme­lim­it.

 

Neni 16
Shoqatat dhe orga­ni­zatat pa per­son­alitet juridik

Shoqatat dhe orga­ni­zatat pa per­son­alitet juridik rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, në të cilin janë organizuar.Për mënyrën e rreg­ul­lim­it të tyre zba­to­hen dis­poz­i­tat e pikës 2 të nen­it 15 të këtij ligji.

 

Neni 17
Vendqën­dri­mi i zakon­shëm


1. Për qël­lime të këtij ligji, vendqën­drim i zakon­shëm i per­son­it juridik, i shoqatave apo orga­ni­zatave pa per­son­alitet juridik është ven­di ku ndod­het selia qen­drore. Vendqën­dri­mi i zakon­shëm i një per­soni fizik, që ushtron veprim­tari biz­ne­si, është ven­di i tij krye­sor i biz­ne­sit.

2. Kur kon­tra­ta lid­het gjatë opera­cion­eve të një dege, agjen­cie a insti­tu­cioni tjetër ose, nëse sipas kon­tratës, përm­bush­ja është përgjegjësi e kësaj dege, agjen­cie ose insti­tu­cioni, ven­di ku ndod­het dega, agjen­cia ose një insti­tu­cion tjetër tra­j­to­het si ven­di i vendqën­drim­it të zakon­shëm.

3. Për qël­limet e për­cak­tim­it të vendqën­drim­it të zakon­shëm, momen­ti përkatës në kohë është koha e lid­hjes së kon­tratës.

KREU III
VEPRIMET JURIDIKE

 

Neni 18
For­ma e veprim­it juridik

1. Vepri­mi juridik është i vlef­shëm, nëse përm­bush kriteret e for­mës, sipas ligjit të shtetit, në të cilin është kry­er vepri­mi juridik, ose kriteret e për­cak­tu­ara, sipas ligjit, i cili rreg­ul­lon përm­ba­jt­jen e veprim­it juridik.

2. Vepri­mi juridik, i lid­hur midis per­son­ave, të cilët ndod­hen në shtete të ndryshme, ka for­më të vlef­shme, nëse ai përm­bush kriteret e të pak­tën njërit prej këtyre shteteve.
3. Vepri­mi juridik, i cili ka për objekt sende të palu­a­jt­shme, rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, në të cilin ndod­het sen­di i palu­a­jt­shëm.

 

Neni 19
Për­faqësi­mi vull­ne­tar

1. Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet për­faqë­sue­sit dhe të për­faqë­suar­it rreg­ul­lo­hen nga ligji i zgjed­hur mes tyre.
2. Kur ky ligj nuk është zgjed­hur sipas pikës 1 të këtij neni, ligji i zbat­ueshëm është ligji i shtetit, ku, në kohën e kri­jim­it të mar­rëd­hënies së për­faqësim­it vull­ne­tar, për­faqë­sue­si ka vendin e tij të punës ose, kur nuk ka asnjë të tillë, vendqën­drim­in i tij zakon­shëm.

Megjithatë, nëse për­faqë­sue­si vepron duke ushtru­ar veprim­tar­inë pro­fe­sion­ale të tij, për­faqësi­mi rreg­ul­lo­het sipas ligjit të shtetit, në të cilin për­faqë­sue­si ka qen­drën e ushtrim­it të kësaj veprim­tarie, nëse kjo është e njo­hur ose mund të nji­het nga një i tretë.

3. Në mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet të për­faqë­suar­it dhe palës së tretë, ekzis­ten­ca dhe shtrir­ja e tagrave të për­faqë­sue­sit dhe efek­tet e ushtrim­it nga për­faqë­sue­si apo ushtri­mi i synuar i këtyre tagrave prej tij rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, në të cilin ky për­faqë­sues ka qen­drën e ushtrim­it të kësaj veprim­tarie në kohën e kry­er­jes së akteve përkatëse.

Neni 20
Parashkri­mi i të drej­tave

Parashkri­mi i të drej­tave rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, i cili rreg­ul­lon këtë pre­tendim.

 

KREU IV
DISPOZITA PËR MARTESËN DHE FAMILJEN

 

Neni 21
Kushtet për lid­hjen e martesës


1. Kushtet për lid­hjen e martesës rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ka secili prej bashkëshort­ëve të ardhshëm në kohën e lid­hjes së martesës.

2. Shte­t­a­sit e huaj apo pa shtetësi, që lid­hin martesë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, duhet të përm­bushin edhe kushtet thel­bë­sore për lid­hjen e martesës, sipas për­cak­timeve të Kodit të Famil­jes.

3. Nëse, sipas ligjit që duhet të zba­to­het në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni, mungon ndon­jë nga kushtet për lid­hjen e martesës, marte­sa mund të lid­het sipas ligjit shqip­tar, kur njëri prej bashkëshort­ëve është shqip­tar ose ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në Shqipëri.

4. Një martesë e lid­hur sipas pikës 1 të këtij neni mund të nji­het në Shqipëri, nëse plotë­son kushtet për lid­hjen e martesës, sipas ligjit shqip­tar.

 

Neni 22
For­ma e lid­hjes së martesës

1. For­ma e lid­hjes së martesës rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku lid­het marte­sa.

2. Marte­sa ndër­m­jet per­son­ave, ku asnjëri prej tyre nuk është shte­tas shqip­tar, mund të lid­het para për­faqë­sisë diplo­matike apo kon­sul­lore të një shteti të huaj, nëse ligji i këtij shteti e lejon këtë.
3. For­ma e lid­hjes së martesës, e cila kon­sidero­het e vlef­shme në bazë të ligjit të shtetit, sipas të cilit është lid­hur, mund të nji­het si e tillë edhe në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 23
Mar­rëd­hëni­et per­son­ale të bashkëshort­ëve


1. Mar­rëd­hëni­et per­son­ale të bashkëshort­ëve rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetë­sisë së për­bashkët.

2. Nëse bashkëshort­ët kanë shtetësi të ndryshme, zba­to­het ligji i shtetit, në të cilin ata kanë vendqën­drim­in e për­bashkët.

3. Nëse ligji i zbat­ueshëm nuk mund të për­cak­to­het sipas pikës 1 ose 2 të këtij neni, zba­to­het ligji i shtetit, me të cilin mar­rëd­hë­nia bashkëshort­ore ka lid­hjen më të ngushtë.

 

Neni 24
Regji­mi pasuror marte­sor

1. Regji­mi pasuror marte­sor për­cak­to­het nga ligji i shtetit, që rreg­ul­lon mar­rëd­hëni­et per­son­ale të bashkëshortëve.Ndryshimi i regjim­it pasuror nuk prek të drej­tat e fitu­ara më parë nga bashkëshort­ët.
2. Bashkëshort­ët, në mar­rëvesh­je midis tyre, të bërë me akt note­r­i­al apo me akt tjetër të barasvler­shëm dhe të lëshuar nga një organ pub­lik, mund të ven­dosin që për regjimin pasuror marte­sor, pavarë­sisht nga për­cak­ti­mi i pikës 1 të këtij neni, të zba­to­het ligji i shtetit:

a) shtetës­inë e të cilit ka njëri nga bashkëshort­ët;

b) në të cilin ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm njëri nga bashkëshort­ët;

c) në të cilin ndod­het pasuria e palu­a­jt­shme.

3. Kur regji­mi pasuror marte­sor rreg­ul­lo­het nga ligji i huaj, i për­cak­tu­ar sipas pikës 2 të këtij neni, pre­tendimet, që lindin në lid­hje me vlef­sh­mërinë e mar­rëvesh­jes, kanë paso­ja ndaj një të treti, vetëm nëse ai e dinte ekzis­tencën e këtij fak­ti ose nuk ka qenë në dijeni të tij për fajin e vet.

 

Neni 25
Zgjid­h­ja e martesës

1. Zgjid­ha e martesës rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetë­sisë së bashkëshort­ëve në kohën e paraqit­jes së padisë. Kur bashkëshort­ët kanë shtetësi të ndryshme, zgjid­h­ja e martesës rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, në ter­ri­torin e të cilit bashkëshort­ët kanë vendqën­drim­in e zakon­shëm të tyre ose vendqën­drim­in e fun­dit të për­bashkët në kohën e paraqit­jes së padisë.

2. Kur ligji i për­cak­tu­ar, sipas pikës 1 të këtij neni, nuk lejon zgjid­hjen e martesës, ajo bëhet në për­puth­je me ligjin shqip­tar, nëse kërkue­si është një shte­tas shqip­tar ose ka qenë shte­tas shqip­tar në kohën e lid­hjes së martesës.

 

Neni 26
Detyri­mi për ushqim

ullo­het nga ligji i shtetit, në të cilin per­soni, që ka të drejtën e për­fitim­it të këtij detyri­mi (kred­i­tori), ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në kohën kur e kërkon atë.

2. Kur deb­itori dhe kred­i­tori kanë shtetësi të njëjtë dhe deb­itori ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në këtë shtet, zba­to­het ligji i shtetë­sisë së tyre.

3. Kur kred­i­tori nuk për­fi­ton të drejtën për ushqim, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, zba­to­het ligji shqip­tar.

4. Kur marte­sa është zgjid­hur ose është shpal­lur e pavlef­shme në Repub­likën e Shqipërisë apo kur vendi­mi për zgjid­hjen a shpall­jen e pavlef­shme të saj është njo­hur në Repub­likën e Shqipërisë, detyri­mi për ushqim rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, që është zbat­u­ar për zgjid­hjen ose për shpall­jen e pavlef­shme të saj.

 

Neni 27
Fusha e ligjit të zbat­ueshëm për detyrim­in ushqi­mor

1. Ligji i zbat­ueshëm për detyrim­in ushqi­mor për­cak­ton në veçan­ti:

a) masën dhe kred­i­to rin, prej të cilit mund të kërko­het detyri­mi ushqi­mor;

b) per­son­in që ka të drejtë të paraqesë padi dhe afatet e paraqit­jes së saj;

c) shkakun dhe kushtet kur mund të ndrysho­jë detyri­mi ushqi­mor;

ç) masën e detyrim­it të deb­itorit, kur një insti­tu­cion shtetëror, i cili ka paguar detyrim­in ushqi­mor kred­i­torit, kërkon kthimin e shpen­z­imeve.

2. Në për­cak­timin e shumës së detyrim­it ushqi­mor mer­ren parasysh aftësia paguese e deb­itorit dhe nevo­jat e kred­i­torit edhe nëse ligji i zbat­ueshëm parashikon ndryshe.

 

Neni 28
Atësia dhe amësia

1. Njo­h­ja dhe kundër­sh­ti­mi i atë­sisë dhe amë­sisë së fëmi­jës rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ka fëmi­ja në kohën e lind­jes, ose kur kjo njo­hje rezul­ton nga një akt i vull­net­shëm në kohën e këtij akti.

2. Pavarë­sisht nga përm­ba­jt­ja e pikës 1 të këtij neni, nëse është në interesin më të lartë të fëmi­jës, mund të zba­to­het:

a) ligji i shtetit, ku fëmi­ja ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në kohën paraqit­jes së kërkesës;

b) ligji që zba­to­het për mar­rëd­hëni­et per­son­ale ndër­m­jet prindërve në kohën e lind­jes.

 

Neni 29
Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet prindërve dhe fëmi­jëve

Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet prindërve dhe fëmi­jëve rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, ku fëmi­ja ka vendqën­drim­in e zakon­shëm, ose ligji i shtetë­sisë së fëmi­jës, kur ai mund të jetë në interesin më të lartë të fëmi­jës.

 

Neni 30
Birësi­mi

1. Kushtet për birësim dhe për­fundi­mi i tij rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit kanë birë­sue­sit në kohën e birësim­it.

2. Nëse birë­sue­sit kanë shtetësi të ndryshme, birësi­mi rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, në të cilin birë­sue­sit kanë vendqën­drim­in e për­bashkët.

3. Në çdo rast, birësi­mi nuk duhet të ceno­jë rastet e ndalim­it të birësim­it ndër­ven­das, sipas për­cak­timeve të Kodit të Famil­jes.

 

Neni 31
Efek­tet e birësim­it

1. Efek­tet e birësim­it rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit kanë birë­sue­sit në kohën e birësim­it.
2. Nëse birë­sue­sit kanë shtetësi të ndryshme, efek­tet e birësim­it rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, në të cilin birë­sue­sit kanë vendqën­drim­in e zakon­shëm të për­bashkët.

 

Neni 32
Kujdestaria

1. Ven­dos­ja në kujdestari, ndryshi­mi i kujdestar­it, pushi­mi i kujdestarisë, si dhe masa të tjera të ndër­mar­ra në kuadrin e saj mbi një per­son ose pasur­inë e tij rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ka per­soni mbi të cilin është ven­do­sur kujdestaria.

2. Shte­tasi i huaj ose per­soni pa shtetësi, i cili ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, ven­doset në kujdestari të përkohshme, sipas ligjit shqip­tar, derisa shteti përkatës të ven­dosë dhe të mar­rë masat e nevo­jshme.

3. Pasuria, që ndod­het në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në pronësi të një shte­tasi të huaj ose pa shtetësi, ven­doset në kujdestari të përkohshme, sipas ligjit shqip­tar, derisa shteti tjetër të ven­dosë dhe të mar­rë masat e nevo­jshme.

KREU V
TRASHËGIMIA

 

Neni 33
Ligji i zbat­ueshëm

1. Trashëgimia e sendeve të lua­jt­shme rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, në të cilin trashëgim­lënësi ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në kohën e vdek­jes.

2. Trashëgimia mbi sendet e palu­a­jt­shme rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, në ter­ri­torin e të cilit ndod­het sen­di i palu­a­jt­shëm.

3. Trashëgim­lënësi mund të zgjed­hë si ligj të zbat­ueshëm për gjithë trashëgim­inë e tij ligjin e një shteti të cak­tu­ar. Zgjed­h­ja e ligjit ka efekt vetëm nëse në kohën e për­cak­tim­it të tij apo të vdek­jes, trashëgim­lënësi ishte shte­tas i atij shteti ose kishte vendqën­drim­in e zakon­shëm të tij në këtë shtet.Zgjedhja e ligjit nuk mund të ketë si paso­jë priv­imin e një trashëgim­tari nga e drej­ta e rez­ervës ligjore, që i takon nga ligji i zbat­ueshëm, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni.

4. Zgjed­h­ja, revoki­mi ose ndryshi­mi i ligjit të zbat­ueshëm bëhen sipas rreg­ullave për for­mën që zba­to­het për revokimin e disponim­it tes­ta­men­tar.

Neni 34
Zotësia për të disponuar me tes­ta­ment

Zotësia për të disponuar me tes­ta­ment rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ka tes­ta­mentlënësi në kohën e bër­jes, ndryshim­it ose revokim­it të tes­ta­men­tit.

Neni 35
Vlef­sh­mëria e tes­ta­men­tit

1. Tes­ta­men­ti është i vlef­shëm, për sa i për­ket for­mës, nëse ai plotë­son kriteret e vlef­sh­mërisë, sipas njërit prej lig­jeve të mëposhtme:

a) ligjit të shtetit, në të cilin trashëgim­lënësi ka bërë tes­ta­mentin;

b) ligjit të shtetit, shtetës­inë e të cilit ka trashëgim­lënësi në kohën e bër­jes së tes­ta­men­tit ose në kohën e vdek­jes së tij;

c) ligjit të shtetit, në të cilin trashëgim­lënësi, në kohën e bër­jes së tes­ta­men­tit ose në kohën e vdek­jes së tij, ka pasur vendqën­drim­in e zakon­shëm;

ç) ligjit të shtetit, në të cilin ndod­het pasuria e palu­a­jt­shme e disponuar në tes­ta­ment.

2. Rreg­ul­lat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni zba­to­hen edhe për ndryshimin ose revokimin e tes­ta­men­tit.

KREU VI
PRONËSIA

SEKSIONI I

Të drej­tat reale

 

Neni 36
Pronësia, posed­i­mi dhe të drej­tat reale mbi sendin

1. Pronësia, posed­i­mi dhe të drej­tat e tjera reale mbi sende të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit në të cilin ndod­het sen­di.

2. Fiti­mi apo hum­b­ja e pronë­sisë, posedim­it dhe e të drej­tave reale rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, në ter­ri­torin e të cilit ndod­het sen­di në kohën e ver­i­fikim­it të rrethanave fak­tike, që për­cak­to­jnë fitimin ose hum­b­jen e këtyre të drej­tave.

3. Për­cak­ti­mi nëse një send është i lua­jt­shëm apo i palu­a­jt­shëm bëhet sipas ligjit të shtetit ku ndod­het sen­di.

 

Neni 37
Letrat me vlerë

1. Të drej­tat mbi titu­jt e regjistrueshëm dhe të nego­ci­ueshëm rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit në të cilin ndod­het regjistri.

2. Fiti­mi dhe hum­b­ja e këtyre të drej­tave rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit në të cilin ndod­het letra me vlerë, në kohën e kry­er­jes së aktit, mbi të cilin bazo­het fiti­mi apo hum­b­ja e së drejtës.

Neni 38
Të drej­tat e fitu­ara

Në rast të ndryshim­it të vend­ndod­hjes së sendit, të drej­tat e fitu­ara, sipas ligjit të shtetit ku gjen­dej sen­di, nuk mund të ushtro­hen në kundër­sh­tim me ligjin e shtetit të vend­ndod­hjes së re të tij.

 

Neni 39
Sendet në tran­sit

Vend në tran­sit rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit të des­ti­na­cionit.

 

Neni 40
Mbro­jt­ja e trashëgimisë kul­tur­ore

1. Kur sendet, që përf­shi­hen në trashëgim­inë kul­tur­ore të një shteti, dalin jashtë ter­ri­torit të tij në mënyrë të paligjshme, rivendiki­mi i tyre rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit nga ku ka dalë sen­di, në fuqi në kohën e dal­jes së sendit. Shteti, nga i cili ka dalë sen­di, mund të zgjed­hë të zba­to­jë ligjin e shtetit, në ter­ri­torin e të cilit gjen­det sen­di në kohën e rivendikim­it të tij.

2. Megjithatë, nëse ligji i shtetit, ku sen­di përf­shi­het në trashëgim­inë e tij, nuk merr parasysh mbro­jt­jen e pose­due­sit në mirëbes­im, ky i fun­dit mund të kërko­jë mbro­jt­jen që i sig­uron ligji i shtetit, në ter­ri­torin e të cilit gjen­det sen­di në kohën e rivendikim­it të tij.

 

Neni 41
Mjetet e trans­portit

Të drej­tat mbi mjetet e flu­turim­it, ani­jet dhe mbi të gjitha mjetet e tjera të trans­portit, të regjistru­ara në një regjistër pub­lik, rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, në ter­ri­torin e të cilit janë regjistru­ar.

 

SEKSIONI II
Të drej­tat mbi pronës­inë intelek­tuale

 

Neni 42
Ter­ri­to­ri­aliteti i të drej­tave mbi pronës­inë intelek­tuale

1. Ekzis­ten­ca, vlef­sh­mëria, objek­ti, pronësia, trans­fer­uesh­mëria, kohëzg­jat­ja dhe shkel­ja e së drejtës së autorit, e të drej­tave që lid­hen me të dhe e të drej­tave të tjera intelek­tuale të paregjistru­ara rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit, për të cilin kërko­het mbro­jt­ja.

2. Ekzis­ten­ca, vlef­sh­mëria, objek­ti, pronësia, trans­fer­uesh­mëria, kohëzg­jat­ja dhe shkel­ja e të drej­tave indus­tri­ale të regjistru­ara rreg­ul­lo­hen nga ligji i ven­dit, që ka dhënë ose regjistru­ar të drejtën.

 

Neni 43
Të drej­tat e pronë­sisë intelek­tuale, të kri­juara gjatë mar­rëd­hënieve të punës

E drej­ta e pronë­sisë intelek­tuale, që rrjedh nga një mar­rëd­hënie pune, rreg­ul­lo­het nga ligji që rreg­ul­lon kon­tratën e punës.

 

Neni 44
Kon­tratat që kanë të bëjnë me të drej­tat e pronë­sisë intelek­tuale


Për kon­tratat, që kanë të bëjnë me të drej­tat e pronë­sisë intelek­tuale, zba­to­hen rreg­ul­lat e parashikuara në kre­un VII të këtij ligji.

 

KREU VII
DETYRIMET DHE KONTRATAT

 

Neni 45
Liria e zgjed­hjes së ligjit të zbat­ueshëm


1. Kon­tra­ta rreg­ul­lo­het nga ligji i zgjed­hur nga palët. Me vull­netin e tyre, palët mund të zgjed­hin ligjin e zbat­ueshëm për të gjithë ose për një pjesë të veçan­të të kontratës.Nëse palët kanë cak­tu­ar juridik­sion­in për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve që rrjed­hin nga kon­tra­ta, prezu­mo­het se kanë zgjed­hur ligjin e atij shteti për rreg­ul­lim­in e kon­tratës.

2. Zgjed­h­ja e ligjit duhet të jetë e shpre­hur ose të rezul­to­jë e qartë nga kushtet e kon­tratës ose rrethana të tjera të çësht­jes.

3. Palët mund të bien në çdo kohë dako­rd që kon­tra­ta të rreg­ul­lo­het nga një ligj tjetër, i ndryshëm nga ai që ishte për­cak­tu­ar në fil­lim në kon­tratë. Çdo ndryshim i mëvon­shëm i ligjit të zbat­ueshëm, pas lid­hjes së kon­tratës, nuk cenon vlef­sh­mërinë for­male të kon­tratës apo të drej­tat e të tretëve.

4. Kur të gjitha ele­mentet e tjera të rëndë­sishme të sit­u­atës në kohën e zgjed­hjes së ligjit ndod­hen në një vend tjetër, zgjed­h­ja e ligjit nga palët nuk cenon zba­timin e dis­poz­i­tave të ligjit të shtetit tjetër, të cilat nuk mund të shman­gen nga mar­rëvesh­ja.

5. Ekzis­ten­ca dhe vlef­sh­mëria e kon­tratës apo e njërit prej kushteve të saj rreg­ul­lo­hen nga ligji i zbat­ueshëm për kon­tratën.

 

Neni 46
Ligji i zbat­ueshëm në mungesë të zgjed­hjes

1. Në masën që ligji i zbat­ueshëm për kon­tratën nuk është zgjed­hur në paj­tim me nenin 45 të këtij ligji, ligji që rreg­ul­lon kon­tratën për­cak­to­het si më poshtë:

a) një kon­tratë shit­je­je rreg­ul­lo­het nga ligji i ven­dit ku shitësi ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm;
b) një kon­tratë për furniz­imin e shër­bimeve rreg­ul­lo­het nga ligji i ven­dit ku ofrue­si i shër­bim­it ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm;

c) një kon­tratë në lid­hje me të drej­tat reale mbi pasur­inë e palu­a­jt­shme apo të drejtën e për­dorue­sit të një pasurie të palu­a­jt­shme rreg­ul­loh et nga ligji i ven­dit ku ndod­het pasuria;

ç) pavarë­sisht nga shkro­n­ja “c” e kësaj pike, një kon­tratë qira­je e lid­hur për për­dorim indi­vid­ual të përkohshëm të një pasurie të palu­a­jt­shme, për një peri­ud­hë prej jo më shumë se gjashtë mua­jsh të një­pas­njëshëm, rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku qirad­hënësi ka vend­ba­n­imin e tij të zakon­shëm, me kusht që qira­mar­rësi të jetë per­son fizik dhe të ketë vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në të njëjtin shtet;

d) një kon­tratë fran­shizin­gu rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku fran­shiz­ing­mar­rësi ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm;

dh) një kon­tratë për furniz­imin e mall­rave rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku furnizue­si ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm;

e) një kon­tratë për shit­jen e mall­rave me ankand rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku zhvil­lo­het ankan­di, nëse ky shtet mund të për­cak­to­het;

ë) një kon­tratë e lid­hur bren­da një sis­te­mi shumë­palësh, që bashkon ose lehtë­son bashkimin e shumë palëve të tre­ta, që ble­jnë dhe shesin intere­sa në instru­mentet finan­cia­re, në për­puth­je me rreg­ul­lat e legjis­la­cionit përkatës, dhe e rreg­ul­lu­ar nga një ligj i vetëm, rreg­ul­lo­het nga ai ligj.

2. Kon­tratat, të cilat nuk janë për­men­dur shpre­himisht në pikën 1 të këtij neni, ose kur ele­mentet e kon­tratës përf­shi­jnë tiparet e më shumë se një nga llo­jet e kon­tratave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, kon­tra­ta rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, ku pala që duhet të përm­bushë shër­bimin që karak­ter­i­zon kon­tratën ka vend­ba­n­imin e saj të zakon­shëm në çastin e lid­hjes së kon­tratës.

3. Kur është e qartë nga të gjitha rrethanat e çësht­jes se kon­tra­ta është hap­tazi e lid­hur më ngushtë me një shtet të ndryshëm nga ai i për­cak­tu­ar në pikën 1 ose 2 të këtij neni, zba­to­het ligji i atij shteti.

4. Kur ligji i zbat­ueshëm nuk mund të për­cak­to­het sipas pikës 1 ose 2 të këtij neni, kon­tra­ta rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, me të cilin ka lid­hje më të ngushtë.

Neni 47
Fusha e zba­tim­it të ligjit, i cili rreg­ul­lon kon­tratat

1. Ligji i zbat­ueshëm për kon­tratat rreg­ul­lon veçanër­isht:

a) inter­pre­timin e saj;

b) përm­bush­jen e detyrimeve, që rrjed­hin nga kon­tratat;

c) bren­da kom­pe­ten­cave të dhë­na gjykatës nga ligji pro­ce­dur­al, paso­jat e mospërm­bush­jes së plotë ose të pjesshme të këtyre detyrimeve, përf­shirë edhe vlerësimin e dëmit, për sa kohë që këto rrjed­hin nga dis­poz­i­tat ligjore dhe nuk i kapërce­jnë kufi­jtë e për­cak­tu­ar nga ligji shqip­tar;

ç) mënyrat e ndryshme të shuar­jes së detyrimeve, si dhe parashkrim­in e padisë dhe dekadencën;

d) paso­jat e pavlef­sh­mërisë së kon­tratave.

2. Mënyra e përm­bush­jes së detyrim­it, si dhe masat që duhet të mar­rë kred­i­tori në rastet e mospërm­bush­jes si duhet të detyrimeve rreg­ul­lo­hen nga ligji i shtetit ku përm­bushet detyri­mi.

 

Neni 48
Kon­tra­ta e punës

1. Kon­tra­ta indi­vid­uale

e punës rreg­ul­lo­het nga ligji i zgjed­hur nga palët.
2. Kur palët nuk kanë zgjed­hur ligjin e zbat­ueshëm, ndiqen rreg­ul­lat e parashikuara në nenin 3 të Kodit të Punës.

 

Neni 49

Kali­mi i kre­disë dhe zëvendësi­mi kon­trak­tu­al

1. Kali­mi i kre­disë nga njëri kred­i­tor te tjetri apo zëvendësi­mi i deb­itorit me një tjetër rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, i cili rreg­ul­lon kon­tratën e tyre.

2. Ligji i zbat­ueshëm për­cak­ton nëse kre­dia mund të kalo­het, mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet kred­i­torit të ri ose të zëvendë­suar­it dhe deb­itorit, kushtet e kun­drej­tim­it të kalim­it të kre­disë apo zëvendësim­it ndaj deb­itorit, si dhe shkarkimin nga detyri­mi të deb­itorit.

3. Kali­mi i kre­disë, sipas këtij neni, përf­shin trans­ferimet e plota të kre­dive, trans­fer­im­in e kre­dive në for­më garan­cie ose të të drej­tave të tjera të garan­cisë mbi kred­itë.

 

Neni 50
Kon­tra­ta e trans­portit

1. Palët mund të zgjed­hin si ligj të zbat­ueshëm të kon­tratës së trans­portit të udhë­tarëve vetëm ligjin e shtetit ku:

a) udhë­tari ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm;

b) trans­portue­si ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm;

c) trans­portue­si ka vendin e selisë qen­drore;

ç) ndod­het ven­di i nis­jes;

d) ndod­het ven­di i des­ti­na­cionit.

2. Kur ligji i zbat­ueshëm për një kon­tratë trans­porti të udhë­tarëve nuk është zgjed­hur nga palët, zba­to­het ligji i shtetit ku pasag­jeri ka vendqën­drim­in e zakon­shëm, me kusht që edhe ven­di i nis­jes dhe ven­di i des­ti­na­cionit ndod­hen, gjithash­tu, në këtë shtet. Kur nuk plotë­so­het ky kusht, zba­to­het ligji i shtetit ku trans­portue­si ka vendqën­drim­in e zakon­shëm.

3. Kur ligji i zbat­ueshëm për një kon­tratë trans­porti të mall­rave nuk është zgjed­hur nga palët, zba­to­het ligji i shtetit ku trans­portue­si ka vendqën­drim­in e zakon­shëm, me kusht që ven­di i mar­rjes apo dorëzim­it ose vendqën­dri­mi i zakon­shëm i dorëzue­sit ndod­het, gjithash­tu, në këtë shtet.

4. Kur rezul­ton e qartë nga të gjitha rrethanat e çësht­jes se kon­tra­ta, në mungesë të zgjed­hjes së ligjit nga palët, është duk­shëm e lid­hur ngushtë me një shtet të ndryshëm nga ai i treguar në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, zba­to­het ligji i këtij shteti.

 

Neni 51
Kon­tra­ta e sig­urim­it

1. Ligji i zbat­ueshëm për kon­tratën e sig­urim­it, që mbu­lon një rrezik të madh, është li gji i zgjed­hur nga palët.

2. Kur ligji i zbat­ueshëm nuk është zgjed­hur nga palët, kon­tra­ta e sig­urim­it, që mbu­lon një rrezik të madh, rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku sig­u­rue­si ka vendqën­drim­in e zakon­shëm.

3. Kur është e qartë nga të gjitha rrethanat e çësht­jes se kon­tra­ta është duk­shëm e lid­hur ngushtë me një shtet tjetër, zba­to­het ligji i këtij shteti.

4. Në rastin e kon­tratave të tjera të sig­urim­it, të ndryshme nga kon­tra­ta e sig­urim­it, që mbu­lon një rrezik të madh, palët mund të zgjed­hin:

a) ligjin e shtetit ku ndod­het rreziku në kohën e lid­hjes së kon­tratës;

b) ligjin e shtetit ku mba­jtësi i policës së sig­urim­it ka vendqën­drim­in e zakon­shëm;

c) ligjin e shtetit, shte­tas i të cilit është mba­jtësi i policës së sig­urim­it në rastin e sig­urim­it të jetës;
ç) ligjin e shtetit përkatës ose ligjin në fuqi në vendqën­drim­in e zakon­shëm të mba­jtësit të policës, kur mba­jtësi i policës së sig­urim­it të një kon­trate kryen një veprim­tari ekonomike dhe kon­tra­ta e sig­urim­it mbu­lon dy apo më shumë rrez­iqe, të cilat lid­hen me këto veprim­tari dhe ndod­hen në shtete të ndryshme.

5. Kur ligji zbat­ueshëm nuk është zgjed­hur nga palët, kon­tra­ta e sig­urim­it, sipas pikës 4 të këtij neni, rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit ku ndod­het rreziku në kohën e lid­hjes së kon­tratës.

6. Rreg­ul­lat e kësaj dis­pozite nuk zba­to­hen për kon­tratat e risig­urim­it.

 

Neni 52
Kon­tratat me kon­suma­torin

1. Pa cen­uar nenet 50 dhe 51 të këtij ligji, kon­tra­ta e lid­hur ndër­m­jet një kon­suma­tori dhe një per­soni, që vepron në ushtrim të veprim­tarisë së tij tregtare apo pro­fe­sion­ale, rreg­ul­lo­het nga ligji i shtetit, në të cilin kon­suma­tori ka vendqën­drim­in e zakon­shëm, me kusht që:

a) treg­tari ose pro­fe­sion­isti:

i) të zhvil­lo­jë veprim­tar­inë e tij tregtare apo pro­fe­sion­ale në shtetin e vendqën­drim­it të kon­suma­torit;
ii) të drej­to­jë këto veprim­tari, me çfarë­do mjeti, drejt këtij shteti apo në shtete të ndryshme, ku përf­shi­het edhe ky i fun­dit;

b) kon­tra­ta të hyjë në sfer­ën e këtyre veprim­tarive.

2. Për­jash­timisht nga pika 1 e këtij neni, palët mund të zgjed­hin ligjin e zbat­ueshëm të kon­tratës, që plotë­son kushtet e pikës 1, në për­puth­je me nenin 45 të këtij ligji. Megjithatë, zgjed­h­ja e ligjit nuk mund të privo­jë kon­suma­torin nga mbro­jt­ja, që i sig­uro­het nga dis­poz­i­tat, të cilat nuk mund të shman­gen me mar­rëvesh­je, sipas ligjit që, në mungesë të zgjed­hjes, zba­to­heshin në bazë të pikës 1.

3. Nëse nuk plotë­so­hen kushtet, sipas shkro­n­jës “a” të pikës 1 të këtij neni, ligji i zbat­ueshëm në kon­tratën ndër­m­jet kon­suma­torit dhe pro­fe­sion­is­tit për­cak­to­het sipas nen­eve 45 dhe 46 të këtij ligji.
4. Pikat 1 e 2 të këtij neni nuk zba­to­hen për:

a) kon­tratat për furniz­imin e shër­bimeve, ku shër­bimet duhet të furni­zo­hen te kon­suma­tori ekskluzivisht në një shtet tjetër nga ai në të cilin kon­suma­tori ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm;
b) kon­tratat e trans­portit, të ndryshme nga kon­tratat që kanë të bëjnë me paketë udhë­ti­mi;

c) kon­tratat, që kanë të bëjnë me një të drejtë reale ose të drejtë për­dorue­si në pasur­inë e palu­a­jt­shme, të ndryshme nga kon­tratat që kanë të bëjnë me të drejtën për të për­dorur pronën me kohë të pjesshme;

ç) të drej­tat dhe detyrimet, të cilat për­bëjnë një instru­ment finan­ciar, apo kushtet për eme­timin ose ofrim­in për pub­likun, dhe ofer­tat për bler­jen e letrave me vlerë të trans­fer­ueshme, si dhe bler­je e një­sive në sipër­mar­rjet kolek­tive, për sa kohë që këto veprim­tari nuk për­bëjnë furniz­im të një shër­bi­mi finan­ciar;

d) një kon­tratë të lid­hur në llo­jin e sis­temit, sipas për­cak­timeve në shkro­n­jën “ë” të pikës 1 të nen­it 46 të këtij ligji.

 

Neni 53
Zëvendësi­mi ligjor

Kur, në bazë të një detyri­mi kon­trak­tor, kred­i­tori ka një të drejtë ndaj deb­itorit dhe një per­son i tretë dety­ro­het të shlye­jë kred­i­torin ose e ka shly­er atë në përm­bush­je të këtij detyri­mi, ligji, që rreg­ul­lon detyrim­in e per­son­it të tretë për të shly­er kred­i­torin, zba­to­het edhe për për­cak­timin e masës dhe të shkakut pse per­soni i tretë ka të drejtë të ushtro­jë kundër deb­itorit të drej­tat që kred­i­tori kishte kundër deb­itorit, sipas ligjit që rreg­ul­lon mar­rëd­hëni­et e tyre.

 

Neni 54
Detyrimet sol­i­dare

Nëse kred­i­tori ka të drejtën e një kredie kundër disa deb­itorëve sol­i­darë dhe një prej tyre ka përm­bushur detyrim­in, tërë­sisht ose pjesër­isht, ligji, që rreg­ul­lon detyrim­in e këtij deb­itori ndaj kred­i­torit, rreg­ul­lon edhe të drejtën e deb­itorit për të kërkuar përm­bush­jen e detyrim­it nga deb­itorët e tjerë. Deb­itorët e tjerë mund të kun­drej­to­jnë prapësimet, që mund t’i kun­drej­tonin kred­i­torit, në masën e lejuar nga ligji që rreg­ul­lon detyrim­in e tyre ndaj kred­i­torit.

 

Neni 55
Kom­pen­si­mi ligjor

Kur palët nuk kanë rënë dako­rd për të drejtën e kom­pen­sim­it, kjo e drejtë rreg­ul­lo­het nga ligji i zbat­ueshëm ndaj kre­disë, për të cilën kërko­het e drej­ta e kom­pen­sim­it.

KREU VIII
DETYRIMET JASHTËKONTRAKTORE

SEKSIONI I
Rreg­ul­la të përgjithshme

 

 

Neni 56
Dëmet jashtëkon­trak­tore

1. Ligji i aplikueshëm për një detyrim jashtëkon­trak­tor është ligji i shtetit, në të cilin ndod­hi dëmi, pavarë­sisht nga shteti, në të cilin ngjar­ja që shkak­toi dëmin ndod­hi dhe pavarë­sisht nga shteti apo shtetet në të cilin/cilat ndod­hin paso­jat indi­rek­te, përveç kur nuk parashiko­het ndryshe në dis­poz­i­tat e këtij kreu.

2. Pavarë­sisht nga pika 1 e këtij neni, kur per­soni përgjegjës për dëmin dhe per­soni që ka pësuar dëmin kanë vendqën­drim­in e tyre të për­bashkët në të njëjtin shtet, në kohën kur ndod­hi ngjar­ja, zba­to­het ligji i këtij shteti.

3. Kur është e qartë nga të gjitha rrethanat e çësht­jes se dëmi jashtëkon­trak­tor është duk­shëm i lid­hur më ngushtë me një vend të ndryshëm nga ai që tre­go­het në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, zba­to­het ligji i këtij shteti.

4. Lid­h­ja duk­shëm më e ngushtë me një shtet tjetër mund të bazo­het në veçan­ti në mar­rëd­hëni­et e mëparshme ndër­m­jet palëve, të tilla si kon­tra­ta, e cila është duk­shëm e lid­hur ngushtë me dëmin jashtëkon­trak­tor.

 

Neni 57
Liria e zgjed­hjes së ligjit të zbat­ueshëm për detyrime jashtëkon­trak­tore

1. Palët mund të zgjed­hin ligjin e zbat­ueshëm për një detyrim jashtëkon­trak­tor, pavarë­sisht nga për­cak­timet e dis­poz­i­tave të këtij kreu:

a) me mar­rëvesh­je të lid­hur pas ngjar­jes që ka shkak­tu­ar dëmin;

b) me mar­rëvesh­je të lid­hur lirisht, për­para ngjar­jes që ka shkak­tu­ar dëmin, kur të gjitha palët ndjekin një veprim­tari tregtare.

2. Zgjed­h­ja e ligjit duhet të shpre­het ose të shfaqet me sig­uri të arsyeshme nga të gjitha rrethanat e çësht­jes dhe nuk duhet të ceno­jë të drej­tat e palëve të tre­ta.

3. Kur të gjitha ele­mentet, që kanë të bëjnë me sit­u­atën në kohën e ver­i­fikim­it të ngjar­jes, që ka shkak­tu­ar dëmin, ndod­hen në një shtet tjetër nga shteti, ligjin e të cilit kanë zgjed­hur palët, zgjed­h­ja e ligjit nga palët nuk cenon zba­timin e dis­poz­i­tave të ligjit të këtij shteti, të cilat nuk mund të shman­gen me mar­rëvesh­je të palëve.

 

Neni 58
Fusha e ligjit të zbat­ueshëm

Ligji i zbat­ueshëm për detyrimet jashtëkon­trak­tore rreg­ul­lon në veçan­ti:

a) bazën dhe shkallën e përgjegjë­sisë, përf­shirë edhe për­cak­timin e per­son­ave, të cilët mund të kon­sidero­hen përgjegjës për aktet e kry­era prej tyre;

b) shkaqet për për­jash­timin, kufiz­imin dhe ndar­jen e përgjegjë­sisë;

c) ekzis­tencën, natyrën dhe vlerësimin e dëmit ose dëmsh­për­blim­in e pre­tend­uar;

ç) masat që gjyka­ta mund të mar­rë për të paran­dalu­ar, për të pushuar ose për të kom­pen­suar dëmin, bren­da kufi­jve të kom­pe­ten­cave të gjykatës, sipas ligjit të saj pro­ce­dur­al;

d) çësht­jen nëse e drej­ta për të kërkuar dëmet ose dëmsh­për­blim­in mund të trans­fer­o­het, përf­shirë edhe me trashëgi­mi;

dh) per­son­at që kanë të drejtë për kom­pen­simin e dëmit të pësuar per­son­al­isht;

e) përgjegjës­inë për aktet e një per­soni tjetër;

ë) mënyrën, në të cilën një detyrim mund të shuhet dhe rreg­ul­lat e parashkrim­it, përf­shirë rreg­ul­lat për fil­lim­in, ndër­pre­rjen e pezul­lim­in e parashkrim­it dhe dekadencën.

 

Neni 59
Rreg­ul­lat e sig­urisë dhe sjell­jes

Në vlerësimin e sjell­jes së per­son­it, që pre­tendo­het përgjegjës, mba­hen në kon­sid­er­atë, si çësht­jet e fak­tit dhe kur është e për­sh­tat­shme, rreg­ul­lat e sig­urisë dhe të sjell­jes në fuqi në vendin dhe kohën e ngjar­jes që pass­jell përgjegjës­inë.

 

Neni 60
Vepri­mi i drejt­për­drejtë kundër sig­u­rue­sit të per­son­it përgjegjës

Pala e dëm­tu­ar mund të kërko­jë dëmsh­për­blim për dëmet e pësuara drejt­për­drejt nga sig­u­rue­si i per­son­it të detyru­ar për dëmsh­për­blim, nëse parashiko­het nga ligji i zbat­ueshëm ndaj detyrim­it jashtëkon­trak­tor ose ligji i zbat­ueshëm i kon­tratës së sig­urim­it.

 

Neni 61
Zëvendësi­mi

Kur, në bazë të një detyri­mi jashtëkon­trak­tor, kred­i­tori ka një të drejtë ndaj deb­itorit dhe një per­son i tretë dety­ro­het të shlye­jë kred­i­torin ose e ka shly­er atë në përm­bush­je të këtij detyri­mi, ligji, që rreg­ul­lon detyrim­in e per­son­it të tretë për të shly­er kred­i­torin, zba­to­het edhe për për­cak­timin e masës e të shkakut pse per­soni i tretë ka të drejtë të ushtro­jë kundër deb­itorit të drej­tat që kred­i­tori kishte kundër deb­itorit, sipas ligjit që rreg­ul­lon mar­rëd­hëni­et e tyre.

 

Neni 62
Detyrimet sol­i­dare

Nëse kred­i­tori ka të drejtë të kërko­jë përm­bush­jen e të njëjtit detyrim nga disa deb­itorë sol­i­darë dhe njëri prej tyre ka përm­bushur detyrim­in, tërë­sisht ose pjesër­isht, e drej­ta e deb­itorit për të kërkuar pag­imin nga deb­itorët e tjerë të detyrim­it të përm­bushur rreg­ul­lo­het nga ligji i zbat­ueshëm për detyrim­in jashtëkon­trak­tor të këtij deb­itori ndaj kred­i­torit.

SEKSIONI II
Rreg­ul­la të veçan­ta

 

Neni 63
Përgjegjësia nga pro­duk­tet


1. Përgjegjësia për dëmin që rrjedh nga pro­duk­tet rreg­ul­lo­het me rad­hë nga:

a) ligjit i shtetit, në të cilin per­soni që ka pësuar dëmin ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në kohën kur është shkak­tu­ar dëmi, nëse pro­duk­ti ishte hed­hur në treg në atë shtet;

b) ligji i shtetit, në të cilin pro­duk­ti u ble, nëse pro­duk­ti ishte hed­hur në treg në atë shtet;

c) ligji i shtetit, në të cilin u shkak­tua dëmi, nëse pro­duk­ti ishte hed­hur në treg në atë shtet.

2. Nëse per­soni, që pre­tendo­het se është përgjegjës, nuk mund të parashikonte në mënyrë t ë arsyeshme hed­hjen në treg të pro­duk­tit ose të një pro­duk­ti të të njëjtit lloj, zba­to­het ligji i shtetit ku ai ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm.

3. Kur është e qartë nga të gjitha rrethanat e çësht­jes se dëmi jashtëkon­trak­tor është duk­shëm i lid­hur më ngushtë me një shtet tjetër nga ai që tre­go­het në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, zba­to­het ligji i këtij shteti.

 

Neni 64
Konkur­ren­ca e padrejtë dhe veprimet që kufi­zo­jnë konkur­rencën e lire

1. Ligji i zbat­ueshëm për një detyrim jashtëkon­trak­tor, që rrjedh nga një veprim që për­bën konkur­rencë të padrejtë, është ligji i shtetit ku mar­rëd­hëni­et konkur­ruese apo të intere­save kolek­tivë të kon­suma­torëve janë ose mund të jenë prekur.

2. Pavarë­sisht nga pika 1 e këtij neni, kur per­soni që pre­tendo­het përgjegjës për konkur­rencën e pan­der­shme dhe per­soni që ka pësuar dëmin kanë vendqën­drim­in e tyre të zakon­shëm në të njëjtin shtet, kur ka ndod­hur ngjar­ja, zba­to­het ligji i atij shteti.

3. Kur një veprim i konkur­rencës së pan­der­shme prek në mënyrë ekskluzive intere­sat e një konkur­rue­si speci­fik, zba­to­het ligji i shtetit, në të cilin ka ndod­hur dëmi, pavarë­sisht nga shteti në të cilin ka ndod­hur ngjar­ja që ka shkak­tu­ar dëmin apo pavarë­sisht nga shteti ose shtetet, në të cilin/cilat kanë ndod­hur paso­jat indi­rek­te të ngjar­jes.

4. Ligji i zbat­ueshëm për një detyrim jashtëkon­trak­tor, që rrjedh nga një kufiz­im i konkur­rencës, është ligji i shtetit ku tregu është ose mund të jetë prekur.

5. Kur tregu është prekur ose ka të ngjarë të jetë prekur në më shumë se një shtet, per­soni, i cili kërkon kom­pen­sim për dëmin dhe bën padi në gjykatën e vend­ba­nim­it të të padi­tu­rit, në vend të kësaj mund të zgjed­hë që kërke­sa e tij të bazo­het në zba­timin e ligjit të gjykatës në shtetin tjetër, me kusht që tregu në atë shtet është mes atyre që drejt­për­drejt dhe në thelb janë të preku­ra nga kufiz­i­mi i konkur­rencës, nga e cila ka lin­dur detyri­mi dhe është bazuar kërke­sa për detyrim­in jokon­trak­tu­al.
6. Kur paditësi padit, në për­puth­je me rreg­ul­lat e zbat­ueshme të juridik­sion­it, më shumë se një të padi­tur në atë gjykatë, paditësi mund të zgjed­hë të bazo­jë kërkesën e tij në ligjin e kësaj gjykate, vetëm nëse kufiz­i­mi i konkur­rencës, për të cilën kërke­sa kundër secilit prej këtyre të padi­turve mbështetet drejt­për­drejt dhe ndikon në thelb edhe tre­gun e shtetit të kësaj gjykate.

7. Ligji i zbat­ueshëm, sipas këtij neni, nuk mund të shmanget me mar­rëvesh­je, sipas nen­it 57 të këtij ligji.

 

Neni 65
Shkel­ja e të drej­tave të pronë­sisë intelek­tuale

1. Ligji i zbat­ueshëm për detyrimet jashtëkon­trak­tore, që rrjed­hin nga shkel­ja e të drej­tave të pronë­sisë intelek­tuale, është ligji i shtetit, për të cilin është kërkuar mbro­jt­ja.

2. Ligji i zbat­ueshëm nuk mund të shmanget nga mar­rëvesh­ja e palëve për zgjed­hjen e ligjit, që rreg­ul­lon detyrimet jashtëkon­trak­tore që rrjed­hin nga shkel­ja e pronë­sisë intelek­tuale.

 

Neni 66
Dëmi mjedis­or

1. Ligji i zbat­ueshëm për një detyrim jashtëkon­trak­tor, që rrjedh nga dëmi mjedis­or ose dëmi i pësuar nga per­sona apo prona, si rezul­tat i këtij dëmi, është ligji i ven­dit, ku ka ndod­hur dëmi, pavarë­sisht nga ven­di në të cilin ndod­hi ngjar­ja dhe pavarë­sisht nga ven­di ose vendet në të cilin/cilat paso­jat indi­rek­te të kësaj ngjar­je­je ndod­hën.

2. Pavarë­sisht nga pika 1 e këtij neni, per­soni që kërkon kom­pen­sim për dëmet zgjedh që ta bazo­jë kërkesën e tij në ligjin e ven­dit, në të cilin ndod­hi ngjar­ja që shkak­toi dëmin.

 

Neni 67
Cen­i­mi i të drej­tave morale

1. Dëmet jashtëkon­trak­tore, që rrjed­hin nga cen­i­mi i të drej­tave të per­son­alitetit, sipas zgjed­hjes së per­son­it të dëm­tu­ar, rreg­ul­lo­hen nga:

a) ligji i shtetit, ku ai ka vend­ba­n­imin e zakon­shëm;

b) ligji i shtetit, në ter­ri­torin e të cilit ka ndod­hur dëmi moral;

c) ligji i shtetit, ku gjen­det vendqën­dri­mi i zakon­shëm i per­son­it përgjegjës për dëmin.

2. Rastet e shkro­n­jave “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni zba­to­hen nëse per­soni përgjegjës duhej të kishte parashikuar në mënyrë të arsyeshme se dëmi ndod­hte në ter­ri­torin e këtij shteti.

 

Neni 68
Bega­ti­mi pa shkak dhe pag­i­mi i pade­tyru­ar

1. Detyri­mi jashtëkon­trak­tor, që rrjedh nga bega­ti­mi pa shkak apo pag­i­mi i pade­tyru­ar, që lid­het me një mar­rëd­hënie ekzistuese ndër­m­jet palëve, të tilla si kon­tra­ta apo dëme jashtëkon­trak­tore, që kanë lid­hje të ngushtë me atë bega­timin pa shkak apo pag­imin e pade­tyru­ar, rreg­ul­lo­het nga ligji që zba­to­het për atë mar­rëd­hënie.

2. Kur ligji i zbat­ueshëm nuk mund të për­cak­to­het sipas pikës 1 të këtij neni dhe palët kanë vendqën­drim­in e zakon­shëm në të njëjtin shtet ku ndod­hi ngjar­ja, nga e cila rrjedh bega­ti­mi pa shkak apo pag­i­mi i pade­tyru­ar, zba­to­het ligji i këtij shteti.

3. Kur ligji i zbat­ueshëm nuk mund të për­cak­to­het, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, zba­to­het ligji i shtetit ku ndod­hi bega­ti­mi pa shkak apo pag­i­mi i pade­tyru­ar.

4. Kur është e qartë nga të gjitha rrethanat e çësht­jes se detyri­mi, që rrjedh nga bega­ti­mi pa shkak apo pag­i­mi i pade­tyru­ar është duk­shëm i lid­hur ngushtë me një shtet tjetër nga ai që tre­go­het në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, zba­to­het ligji i këtij shteti.

 

Neni 69
Gjer­i­mi i punëve të të tjerëve

1. Detyri­mi jashtëkon­trak­tor, që rrjedh nga gjer­i­mi i punëve të të tjerëve, që lid­het me një mar­rëd­hënie që ekzis­ton ndër­m­jet palëve, të tilla si kon­tra­ta apo dëme jashtëkon­trak­tore, që kanë lid­hje të ngushtë me gjer­im­in e punëve të të tjerëve, rreg­ul­lo­het nga ligji që zba­to­het për atë mar­rëd­hënie.

2. Kur ligji i zbat­ueshëm nuk mund të për­cak­to­het sipas pikës 1 të këtij neni dhe palët kanë vendqën­drim­in e zakon­shëm në të njëjtin shtet ku ndod­hi ngjar­ja, nga e cila rrjedh dëmi, zba­to­het ligji i këtij shteti.

3. Kur ligji i zbat­ueshëm nuk mund të për­cak­to­het sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, zba­to­het ligji i shtetit ku u krye vepri­mi.

4. Kur është e qartë nga të gjitha rrethanat e çësht­jes se detyri­mi që rrjedh nga gjer­i­mi është duk­shëm i lid­hur më ngushtë me një shtet tjetër nga ai që tre­go­het në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, zba­to­het ligji i këtij shteti.

 

Neni 70
Përgjegjësia parakon­trak­tore

1. Ligji i zbat­ueshëm për detyrimet jashtëkon­trak­tore, që rrjed­hin nga mar­rëvesh­jet para lid­hjes së kon­tratës, pavarë­sisht nga fak­ti i lid­hjes ose jo të kon­tratës, është ligji që zba­to­het për kon­tratën ose që do të zba­to­hej në rast se ajo do të ishte lid­hur.

2. Kur ligji i zbat­ueshëm nuk mund të për­cak­to­het sipas pikës 1 të këtij neni, zba­to­het:

a) ligji i shtetit, në të cilin ndod­hi dëmi, pavarë­sisht nga shteti, në të cilin ngjar­ja që shkak­toi dëmin ndod­hi apo nga shteti ose shtetet, në të cilin/cilat paso­jat indi­rek­te të kësaj ngjar­je­je ndod­hën;
b) ligji i shtetit ku palët kanë vendqën­drim­in e tyre të zakon­shëm, nëse është i njëjtë me shtetin ku ndod­hi ngjar­ja, nga e cila rrjedh dëmi.

3. Kur është e qartë nga të gjitha rrethanat e çësht­jes se detyri­mi që rrjedh nga bisedimet para lid­hjes së kon­tratës është duk­shëm i lid­hur më ngushtë me një shtet tjetër nga ai që parashiko­het në pikën 2 të këtij neni, zba­to­het ligji i këtij shteti.

KREU IX
JURIDIKSIONI I GJYKATAVE SHQIPTARE NË SHQYRTIMIN E ÇËSHTJEVE ME ELEMENTE TË HUAJA

Neni 71
Rreg­ul­li i përgjithshëm i juridik­sion­it ndërkom­bë­tar


Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion në zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve juridiko-civile me ele­mente të hua­ja, nëse pala e padi­tur ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë, përveçse kur rreg­ul­lat e këtij kreu parashiko­jnë ndryshe.

 

Neni 72
Juridik­sioni ekskluziv

Pavarë­sisht nga rreg­ul­lat e këtij ligji, gjykatat shqiptare kanë juridik­sion ekskluziv në çdo rast për gjykimin e:

a) çësht­jeve me objekt të drejtën e pronë­sisë dhe të drej­ta të tjera reale mbi sende të palu­a­jt­shme, si dhe qiranë dhe të drej­tat që rrjed­hin nga për­dori­mi i pasurive të palu­a­jt­shme kun­drejt shpër­blim­it, kur këto ndod­hen në Repub­likën e Shqipërisë;

b) çësht­jeve me objekt vendimet e organ­eve të shoqërive tregtare, kur shoqëria ka vendqën­drim­in e zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë;

c) çësht­jeve me objekt theme­lim­in, mbarim­in e per­son­ave juridikë, si dhe paditë me objekt vendimet e organ­eve të tyre, kur per­soni juridik ka selinë në Repub­likën e Shqipërisë;

ç) çësht­jeve me objekt vlef­sh­mërinë e regjistrim­it në regjis­trat e gjykatave ose organ­eve shtetërore shqiptare;

d) çësht­jeve me objekt vlef­sh­mërinë e regjistrim­it të të drej­tave intelek­tuale, për sa kohë që këto regjistrime ose kërke­sa për këto regjistrime është bërë në Repub­likën e Shqipërisë;

dh) çësht­jeve, të cilat lid­hen me ekzeku­timin në Repub­likën e Shqipërisë të titu­jve ekzeku­tivë.

 

Neni 73
Juridik­sioni i cak­tu­ar me mar­rëvesh­je

1. Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion ndërkom­bë­tar edhe kur palët cak­to­jnë me mar­rëvesh­je juridik­sion­in ndërkom­bë­tar të gjykatave shqiptare.

2. Një mar­rëvesh­je e tillë duhet:

a) të lid­het me shkrim ose me gojë, por duke u vërte­t­u­ar kjo e fun­dit me shkrim;

b) të jetë në për­puth­je me zakonet tregtare ndërkom­bëtare, të cilat janë ose kon­sidero­hen të njo­hu­ra nga palët.

3. Gjyka­ta shqiptare, në të cilën është ngrit­ur padia, ka juridik­sion ndërkom­bë­tar, nëse I padi­turi merr pjesë në gjykim pa ngrit­ur pre­tendime për mungesën e juridik­sion­it ndërkom­bë­tar, megjithëse është i për­faqë­suar në pro­ces nga një avokat, ose gjyka­ta e ka sqaru­ar për mundës­inë e kundër­sh­tim­it të juridik­sion­it dhe ky sqarim është shënuar në pro­cesver­balin e séances gjyqë­sore.

Neni 74
Juridik­sioni për shpall­jen e zhduk­jes dhe të vdek­jes së një per­soni

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion për shpall­jen e një per­soni të zhdukur ose të vdekur kur:

a) per­soni, i cili shpal­let i zhdukur ose i vdekur, ka pasur shtetës­inë shqiptare në kohën e zhduk­jes ose të vdek­jes;

b) per­soni, i cili shpal­let i zhdukur ose i vdekur, ka pasur vendqën­drim­in e fun­dit në Repub­likën e Shqipërisë;

c) per­soni, i cili paraqet kërkesën, ka një interes të ligjshëm në shpall­jen e zhduk­jes ose të vdek­jes së një per­soni nga një gjykatë shqiptare.

Neni 75
Juridik­sioni për martesën

1. Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion në gjykimin e çësht­jeve që lid­hen me martes ën kur:

a) njëri nga bashkëshort­ët është ose ka qenë në kohën e lid­hjes së martesës shte­tas shqip­tar;

b) bashkëshorti, kundër të cilit është ngrit­ur padia, apo paditësi, në rastin për zgjid­hjen e martesës, ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë;

c) njëri nga bashkëshort­ët është pa shtetësi dhe ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë.

2. Paditë, që lid­hen me martesën, sipas pikës 1 të këtij neni, janë paditë për zgjid­hjen dhe shpall­jen e pavlef­sh­mërisë së martesës, vërte­timin e lid­hjes së martesës, si dhe ato që lid­hen me regjimet pasurore marte­sore.

3. Juridik­sioni, sipas pikës 1 të këtij neni, shtri­het edhe mbi paso­jat, që vijnë nga zgjid­h­ja, shpall­ja e pavlef­sh­mërisë së martesës, nga regjimet pasurore marte­sore, si dhe mbi masat e përkohshme, të cilat mer­ren nga gjyka­ta në këto raste.

 

Neni 76
Juridik­sioni për mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet bashkëshort­ëve, prindërve dhe fëmi­jëve, atësia, amësia

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion të gjyko­jnë çësht­jet, që lid­hen me të drej­tat dhe detyrimet, që rrjed­hin nga marte­sa midis prindërve dhe fëmi­jëve, njo­hjen apo kundër­sh­timin e atë­sisë dhe të amë­sisë, kur njëra nga palët ka shtetës­inë shqiptare ose ka vendqën­drim­in e saj në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 77
Juridik­sioni për birësimin

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion në gjykimin e çësht­jeve, që lid­hen me birësimin, nëse të pak­tën njëri nga birë­sue­sit është shte­tas shqip­tar, si dhe kur fëmi­ja që birë­so­het është shte­tas shqip­tar ose ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë.

Neni 78
Juridik­sioni për heq­jen ose kufiz­imin e zotë­sisë për të vepru­ar

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion në gjykimin e çësht­jeve, që lid­hen me heq­jen ose kufiz­imin e zotë­sisë për të vepru­ar, kur per­soni, të cilit do t’i kufi­zo­het ose do t’i hiqet ajo, është shte­tas shqip­tar ose ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë.

Neni 79
Juridik­sioni për kujdestar­inë

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion në gjykimin e çësht­jeve, që lid­hen me kujdestar­inë, nëse i mituri ose per­soni, i cili vihet në kujdestari, është shte­tas shqip­tar ose ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 80
Raste të tjera të juridik­sion­it ndërkom­bë­tar

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion ndërkom­bë­tar edhe në rastet e mëposhtme:

a) kur paditen njëko­hë­sisht disa per­sona së bashku dhe njëri prej tyre ka vendqën­drim­in e tij në Repub­likën e Shqipërisë, si dhe kur per­soni juridik i padi­tur ka selinë e tij në Repub­likën e Shqipërisë;

b) kur padia ka për objekt një kon­tratë ose pre­tendime që rrjed­hin nga një kon­tratë dhe ven­di, në të cilin është përm­bushur ose duhej përm­bushur detyri­mi, ndod­het në Repub­likën e Shqipërisë;

c) nëse objekt i gjykim­it janë pre­tendimet, që rrjed­hin nga shkak­ti­mi i dëmit dhe ven­di, ku është kry­er apo ka ndod­hur vepri­mi që ka shkak­tu­ar dëmin, është në Repub­likën e Shqipërisë;

ç) kur padia ka për objekt mos­mar­rëvesh­je, që rrjed­hin nga veprim­taria e një dege ose fil­iali të një per­soni juridik, me seli në Repub­likën e Shqipërisë;

d) kur padia rrjedh nga detyri­mi për ushqim që ka një per­son kun­drejt një per­soni, i cili ka vendqën­drim­in e tij të zakon­shëm në Repub­likën e Shqipërisë;

dh) paditë, që buro­jnë nga trashëgimia ligjore dhe ajo tes­ta­mentare kur:

i) trashëgim­lënësi ka pasur vendqën­drim­in e tij, në kohën e vdek­jes, në Repub­likën e Shqipërisë;

ii) pasuria trashëgi­more ose pje­sa më e mad­he e saj ndod­het në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 81
Juridik­sioni për masat për sig­urim­in e padisë

Gjykatat shqiptare kanë juridik­sion për masat për sig­urim­in e padisë, kur ato duhet të ekzeku­to­hen në Repub­likën e Shqipërisë ose nëse gjykatat shqiptare kanë juridik­sion ndërkom­bë­tar për objek­tin e gjykim­it.

KREU X
DISPOZITA PROCEDURALE

 

Neni 82
Parim i përgjithshëm


1. Gjyki­mi i çësht­jeve gjyqë­sore me ele­mente të hua­ja para gjykatave shqiptare bëhet sipas ligjit pro­ce­dur­al shqip­tar.

2. Sub­jek­tet e hua­ja, si dhe per­soni pa shtetësi gëzo­jnë në gjykimet civile, të cilat zhvil­lo­hen para gjykatave shqiptare, të njëj­tat të drej­ta dhe garan­ci pro­ce­du­rale si sub­jek­tet shqiptare.

Neni 83
Shpen­zimet gjyqë­sore


1. Nëse paditësi është per­son fizik ose per­son juridik i huaj apo është per­son pa shtetësi dhe nuk e ka vendqën­drim­in a selinë e tij në Repub­likën e Shqipërisë, atëherë, me kërkesë të palës së padi­tur, gjyka­ta ven­dos që pala paditëse, bren­da një afati të për­sh­tat­shëm, të cak­tu­ar prej saj, të depoz­i­to­jë si garan­ci për mbu­lim­in e shpen­z­imeve gjyqë­sore një shumë të cak­tu­ar ose një send.

2. Pala e padi­tur nuk ka të drejtë të kërko­jë vënien e garan­cisë nga pala paditëse kur:

a) ligji i shtetit, shtetës­inë e të cilit ka paditësi, nuk kërkon vënien e garan­cisë për shte­t­a­sit ose per­son­at juridikë shqip­tarë, ose kur vënia e garan­cisë është për­jash­tu­ar në bazë të parim­it të rec­i­procitetit me shtetin, shtetës­inë e të cilit ka paditësi;

b) nuk ka paraqi­tur kërkesë për vënien e garan­cisë në seancën gjyqë­sore në kohën kur i lind e drej­ta që t’i kërko­jë gjykatës ushtrim­in e saj;

c) pala paditëse ka fitu­ar të drejtën e azilit në Repub­likën e Shqipërisë;

ç) nuk është në gjend­je të tre­go­jë se, bazuar në rrethanat e çësht­jes, ka një interes të ligjshëm për vënien e garan­cisë;

d) vënia e garan­cisë është për­jash­tu­ar në bazë të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare, të njo­hu­ra nga shteti shqip­tar.

3. Nëse bren­da afatit të cak­tu­ar nuk vihet garan­cia, me kërkesë të palës së padi­tur, gjyka­ta ven­dos pushimin e gjykim­it.

 

Neni 84
Imu­niteti diplo­matik

Prona dhe pasuritë e per­son­ave fizikë dhe juridikë, që gëzo­jnë imu­nitet diplo­matik, i nën­shtro­hen juridik­sion­it të gjykatave shqiptare, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, ose në rast se një gjë e tillë pra­nohet vull­ne­tar­isht.

 

Neni 85
Emëri­mi i një per­soni të ngarkuar për të pran­uar akte

1. Nëse një palë ka vendqën­drim­in ose selinë jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, si dhe nuk ka një për­faqë­sues në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, gjyka­ta mund të kërko­jë që kjo palë, bren­da një afati të arsyeshëm, të emëro­jë një per­son të autor­izuar, të cilit mund t’i njofto­hen akte në Repub­likën e Shqipërisë.

2. Nëse pala nuk emëron bren­da këtij afati një per­son të autor­izuar për të pran­uar akte, asaj do t’i njofto­hen të gjitha aktet me postë reko­mande. Prezu­mo­het që kjo palë i ka mar­rë aktet e dër­guara 30 ditë pas dorëzim­it në postë edhe nëse nuk ka një vërte­tim për dorëz­imin e tyre.

 

Neni 86
Ndih­ma juridike me gjykatat e shteteve të hua­ja

Ndih­ma e ndërsjel­lë juridike me gjykatat e shteteve të hua­ja rreg­ul­lo­het nga mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, si dhe nga legjis­la­cioni në fuqi.

KREU XI
DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

Neni 87
Dis­pozi­ta kalimtare


Çësht­jet gjyqë­sore të papër­fun­d­uara, që janë në gjykim në gjykatë deri në datën e hyr­jes në fuqi të këtij ligji, gjyko­hen sipas ligjit në fuqi në kohën e depoz­itim­it të padisë.

Neni 88
Shfuqiz­ime


Me hyr­jen në fuqi të këtij ligji, shfuqi­zo­het ligji nr.3920, datë 21.11.1964 “Për gëz­imin e të drej­tave civile nga të hua­jt”, si dhe çdo dis­poz­itë tjetër, që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj.

Neni 89
Hyr­ja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.


[1]Rreg­ul­lore (EC) nr.593/2008 e Par­la­men­tit Europi­an dhe e Këshillit “Mbi ligjin e zbat­ueshëm për detyrimet kon­trak­tore”;
Rreg­ul­lore (EC) nr.864/2007 e Par­la­men­tit Europi­an dhe e Këshillit “Mbi ligjin e zbat­ueshëm për detyrimet jashtëkon­trak­tore”.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim