Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti

Ky ligj ka për objekt për­cak­timin e masave, që syn­o­jnë garan­timin e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë të punë­mar­rësve.

 

Neni 2
Qël­li­mi

Ligji ka për qël­lim:

a) të garan­to­jë sig­ur­inë dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit, nëpër­m­jet paran­dalim­it të rrez­iqeve pro­fe­sion­ale, elem­i­nim­it të fak­torëve që për­bëjnë rrezik dhe aksi­dent, informim­it, këshillim­it, pjesë­mar­rjes së bal­an­cuar, në për­puth­je me ligjin, formim­it të punë­mar­rësve e të për­faqë­suesve të tyre;

b) të për­cak­to­jë udhëzimet e përgjithshme për zba­timin e këtij qël­li­mi.

 

Neni 3
Fusha e zba­tim­it

1. Dis­poz­i­tat e këtij ligji zba­to­hen në të gjithë sek­torët e veprim­tarisë pri­vate dhe pub­like.

2. Nuk do të zba­to­hen dis­pozi­ta të cak­tu­ara të këtij ligji, kur në dis­poz­i­tat e tjera ligjore për fushat përkatëse jepen tra­j­time më të favor­shme për mbro­jt­jen e sig­urisë e të shën­de­tit në punë të punë­mar­rësve.
3. Ky ligj nuk do të zba­to­het, kur veçoritë karak­ter­is­tike të disa veprim­tarive të veçan­ta të shër­bim­it pub­lik, si for­cat e armato­sura, poli­cia e shtetit, ose disa veprim­tari për menax­himin e emergjen­cave civile, janë në kundër­sh­tim me për­cak­timet e këtij ligji. Në këto raste sig­uria dhe shën­de­ti në punë duhet të sig­uro­hen sa më shumë të jetë e mundur, në për­puth­je me kërke­sat e këtij ligji.

 

Neni 4
Parime të përgjithshme për punëd­hënësin

1. Punëd­hënësi dety­ro­het të sig­uro­jë mbro­jt­jen e punë­mar­rësve në të gjitha aspek­tet që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.

2. Punëd­hënësi nuk shkarko­het nga përgjegjësia edhe në rastet kur ai kon­trak­ton per­sona ose kur kryen shër­bime të spe­cial­izuara jashtë ndërmarrjes/institucionit, në zba­tim të pikës 3 të nen­it 7 të këtij ligji.

3. Punëd­hënësi, në mar­rjen e masave për mbro­jt­jen e sig­urisë e të shën­de­tit në punë, udhëhiqet nga pari­mi i tra­j­tim­it të barabartë gji­nor.

4. Detyrimet e punë­mar­rësve në fushën e sig­urisë e të shën­de­tit në punë nuk ceno­jnë parim­in e përgjegjë­sisë së punëd­hënësit.

5. Detyrimet e punëd­hënësit për mar­rjen e masave të veçan­ta për mbro­jt­jen e sig­urisë e të shën­de­tit në punë të punë­mar­rësve, gra shtatzë­na, të atyre që sapo kanë lin­dur e të atyre me fëmi­jë në gji, nuk vlerë­so­hen diskrim­in­uese, për shkak të gjin­isë.

 

Neni 5
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

l. “Aksi­dent në punë ose për shkak të punës” është çdo ngjar­je e paprit­ur, që shkak­ton dëm­timin e men­jëher­shëm tru­por, që ndodh gjatë kry­er­jes së punës apo të një shër­bi­mi lid­hur me të, si dhe çdo dëm­tim tjetër i shën­de­tit, që nuk rrjedh nga sëmund­je e përgjithshme, por që sjell paaftësi të përkohshme ose të përher­shme në punë ose vdek­je.

2.“Dokument i vlerësim­it të rrezikut” është doku­men­ti, ku për­shkruhen karak­ter­is­tikat e pro­ce­sit të punës, që përm­ban iden­ti­fikimin e vlerësim­it të rrezikut për sig­ur­inë e shën­detin në punë dhe për­cak­ton mbro­jt­jen e duhur.

3. “I mitur” është per­son nën moshën 18 vjeç.

4. “Gru­pet e rrezikuara” janë gratë shtatzë­na, gratë me fëmi­jë në gji, të mitu­rit, si dhe per­son­at me aftësi të kufizuar, të cilët, për shkak të gjend­jes së tyre të veçan­të, janë të rrezikuar ndaj ekspozim­it të agjen­tëve të rrezik­shëm, pro­ce­seve ose kushteve të punës.

5. “Inci­dent i rrezik­shëm” është veprim­taria e iden­ti­fikueshme, e tillë si shpërthi­mi, zjar­ri, aksi­den­ti teknik, çlirimet e rrezik­shme në ajër, si rezul­tat i keq­funk­sionim­it të një veprim­tarie ose i një pajis­je­je pune dhe sjell­ja e papër­sh­tat­shme e fak­torit njerë­zor, që nuk shkak­ton dëme në njerëz, por që mund të kishte pasur paso­ja të tilla dhe që ka shkak­tu­ar ose mund të kishte shkak­tu­ar dëm­time mate­ri­ale.

6. “Koor­di­na­tor i sig­urisë dhe shën­de­tit në punë” është per­soni i cak­tu­ar nga punëd­hënësi për të bashkëren­d­uar punën me kon­trak­torët.

7. “Min­istër përgjegjës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë” është min­istri që mbu­lon poli­tikat për çësht­jet e sig­urisë e të shën­de­tit në punë në fushën e veprim­tarisë përkatëse.

8. “Mjekësia e punës” është një spe­cial­iz­im mjekë­sor, për të ofru­ar shër­bimin e duhur mjekë­sor, në bazë të angazhim­it të mar­rë nga punëd­hënësi, qël­li­mi i të cilit është pro­movi­mi dhe mbështet­ja e nivelit më të lartë të mirëqe­nies fizike, men­dore dhe sociale të punë­mar­rësve.

9. “Ngjar­je” është aksi­den­ti, që çon në vdek­jen ose dëm­timet e trupit të njeri­ut, që shkak­to­het gjatë pro­ce­sit të punës ose gjatë real­izim­it të detyrave të punës, si dhe rastet e dyshuara si sëmund­je pro­fe­sion­ale.

10. “Ndër­mar­rje” është çdo per­son fizik ose juridik, pri­vat a pub­lik, që kryen veprim­tari ekonomike.
11. “Pajis­je pune” është çdo makineri, aparat apo instal­im, që për­doret në punë.
12. “Pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale (PMI)” është çdo pajis­je e për­dorur nga punë­mar­rësi për të mbro­j­tur veten kun­drejt një ose më shumë rrez­iqesh.

13. “Paran­dal­im” është tërësia e masave të mar­ra ose të parashikuara në të gjitha fazat e ushtrim­it të veprim­tarisë në ndër­mar­rje, për paran­dal­im­in ose zvogëlim­in e rrez­iqeve pro­fe­sion­ale.

14. “Për­faqë­sues i punë­mar­rësve” është çdo per­son, që ka një funk­sion të veçan­të në fushën e mbro­jt­jes së sig­urisë e të shën­de­tit të punë­mar­rësve, i zgjed­hur ose i cak­tu­ar, në për­puth­je me legjis­la­cionin, për të për­faqë­suar punë­mar­rësit për prob­lemet e sig­urisë dhe të mbro­jt­jes së shën­de­tit në punë të punë­mar­rësve.

15. “Per­soni i ngarkuar përgjegjës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë” është një pro­fe­sion­ist, i mar­rë në punë nga punëd­hënësi dhe i cak­tu­ar për të kry­er detyra, që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.

16. “Per­sona ose shër­bime të spe­cial­izuara” janë per­son­at fizikë ose juridikë, jashtë veprimtarisë/ndërmarrjes së kual­i­fikuar, për të kry­er, sipas ligjit, shër­bime mbro­jt­je­je dhe paran­dal­i­mi në fushën e sig­urisë e të shën­de­tit në punë.

17. “Per­son me aftësi të kufizuar (PAK)” është indi­vi­di i deklaru­ar i tillë me vendim të Komi­sion­it Mjekë­sor të Posaçëm, të cilit i është kufizuar aftësia si paso­jë e dëm­tim­it fizik, shqisor të intelek­tit psikiko-men­dor, të lin­dura apo të fitu­ara gjatë jetës, nga aksi­dente apo sëmund­je të përkohshme apo të përher­shme pro­fe­sion­ale, të cilat vijnë nga shkaqe që lid­hen ose jo me punësimin.

18. “Punë­mar­rës” është çdo per­son i punë­suar nga një punëd­hënës, përf­shirë prak­tikan­tët, me qël­lim formimin ose fut­jen në tre­gun e punës, duke për­jash­tu­ar punon­jësit shtëpi­akë.
19. “Punëd­hënës” është çdo per­son fizik ose juridik, që punë­son punë­mar­rës dhe që është përgjegjës për ndërmarrjen/institucionin.

20. “Sëmund­je pro­fe­sion­ale” është çdo sëmund­je e shkak­tu­ar si rezul­tat i ekspozim­it ndaj rrez­iqeve, që rrjed­hin nga veprim­taria e punës.

21. “Sig­uria dhe shën­de­ti në punë” janë masat e mar­ra, që kanë si syn­im për­mirësimin e kushteve gjatë pro­ce­sit të punës, rua­jt­jen e jetës, integritetin e shën­de­tit, mbro­jt­jen fizike dhe psikike të punë­mar­rësve të tjerë, që mar­rin pjesë në pro­cesin e prod­him­it.

22. “Shën­det në punë” është jo vetëm munge­sa e sëmund­jes ose dobë­sisë, por përf­shin, gjithash­tu, ele­mentet fizike dhe men­dore, që ndiko­jnë në shën­det e që kanë të bëjnë drejt­për­drejt me sig­ur­inë dhe higjienën në punë.

23. “Rrezik seri­oz dhe i men­jëher­shëm aksi­den­ti” është veprim­taria e iden­ti­fikueshme, që paraqet rrezik, e cila, në një peri­ud­hë kohore të shpe­jtë, shkak­ton dëm­time në njerëz dhe mate­ri­ale.

24. “Rrezik” janë të gjitha karak­ter­is­tikat e një mjeti, të një makiner­ie, një pro­duk­ti, një mate­ri­ali, një metode pune, një mje­disi apo të një mënyre orga­niz­i­mi pune, që paraqesin mundës­inë që punë­mar­rësit t’i shkak­to­het një plagë, sëmund­je ose prob­lem shën­de­të­sor i men­jëher­shëm apo i mëvon­shëm, që vjen si rezul­tat i ekspozim­it ndaj tyre gjatë veprim­tarisë në punë.

25. “Vend pune” janë të gjitha vendet e punës, ku punë­mar­rësit duhet të jenë ose duhet të shko­jnë për qël­lime pune dhe që janë nën kon­trol­lin e drejt­për­drejtë ose të tërthortë të punëd­hënësit.

26. “Inspek­torati Shtetëror i Punës” është struk­tu­ra admin­is­tra­tive, në varësi të min­istrit përgjegjës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, në niv­el qen­dror, rajon­al dhe ven­dor, përgjegjëse për mon­i­torim­in e zbat­uesh­mërisë së legjis­la­cionit të punës, përf­shirë dhe këtë ligj, sipas për­cak­tim­it të bërë në ligjin nr. 9634, datë 30.10.2006 “Për inspek­timin në punë dhe Inspek­toratin Shtetëror të Punës”.

27. “Min­istri përgjegjës për shën­de­tës­inë” është min­istri përgjegjës për poli­tikat e shën­de­tit pub­lik, përf­shirë dhe ato të shën­de­tit në punë.

28. “Inspek­torati San­i­tar Shtetëror” është struk­tu­ra admin­is­tra­tive, në varësi të min­istrit përgjegjës për shën­de­tës­inë, përgjegjëse për mon­i­torim­in e zbat­uesh­mërisë së ligjit të shën­de­tit pub­lik, përf­shirë dhe shën­detin në punë, në niv­el qen­dror, rajon­al dhe ven­dor.

KREU II
DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

 

Neni 6
Detyrime të përgjithshme të punëd­hënësve

1. Punëd­hënësi, për sig­urim­in e mbro­jt­jes së punë­mar­rësve në të gjitha aspek­tet, që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, merr masat e nevo­jshme nëpër­m­jet:

a) paran­dalim­it të rrez­iqeve për aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale;

b) informim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al të punë­mar­rësve e të për­faqë­suesve të tyre;

c) orga­nizim­it të mbro­jt­jes kolek­tive dhe indi­vid­uale;

ç) sig­urim­it të orga­nizim­it të ven­dit të punës e të mjeteve të nevo­jshme.

2. Punëd­hënësi kujde­set për përditësimin e masave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duke mar­rë parasysh ndryshimet e rrethanave, për për­mirësimin e sit­u­atave ekzistuese.

3. Punëd­hënësi zba­ton masat e parashikuara në shkro­n­jën “a” të pikës 1 të këtij neni, në bazë të parimeve të përgjithshme të paran­dalim­it, si:

a) shmang­ien e rrez­iqeve;

b) vlerësimin e rrez­iqeve, të cilat nuk mund të shman­gen;

c) luftën ndaj rrezikut që në burim;

ç) për­sh­tat­jen e pro­ce­sit të punës me punë­mar­rësin, veçanër­isht për sa i për­ket kon­cep­ti­m­it të ven­dit të punës, zgjed­hjes së pajis­jeve të punës, si dhe meto­dave të punës e të prod­hi­mi t, me qël­lim që të zbusë, në mënyrë të veçan­të, punën një­tra­jtë­sisht të përsërit­shme dhe punën e nor­muar e të zvogëlo­jë efek­tet e tyre mbi shën­detin;

d) për­sh­tat­jen e pro­ce­sit të punës me zhvil­lim­in e teknologjive;

dh) zëvendësimin e asaj që është e rrezik­shme me atë që nuk është e rrezik­shme, ose me atë që është më pak e rrezik­shme;

e) ndër­mar­rjen e masave paran­daluese, gjithëpërf­shirëse dhe koher­ente, të cilat mbu­lo­jnë teknologjinë, orga­niz­imin e punës, kushtet e punës, mar­rëd­hëni­et sociale dhe ndikimin e fak­torëve, që lid­hen me mje­disin e punës;

ë) dhënien e për­parë­sisë për masat e mbro­jt­jes kolek­tive, në raport me ato të mbro­jt­jes indi­vid­uale;
f) dhënien e udhëz­imeve të duhu­ra punë­mar­rësve.

4. Punëd­hënësi, pa cen­uar dis­poz­i­tat e tjera të këtij ligji, duke pasur parasysh natyrën e veprim­tarive të ndërmarrjes/institucionit, vlerë­son rrez­iqet për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, përf­shirë përzg­jed­hjen e pajis­jeve, të sub­stan­cave ose preparat­eve kimike dhe mënyrën e rreg­ul­lim­it të vendeve të punës, në për­puth­je me masat e duhu­ra mbro­jtëse.

5. Pas kry­er­jes së vlerësim­it të për­cak­tu­ar në pikën 4 të këtij neni dhe nëse është e nevo­jshme, punëd­hënësit duhet:

a) të garan­to­jnë një niv­el më të mirë të mbro­jt­jes së sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve;

b) të inte­gro­hen në tërës­inë veprim­tarive të ndër­mar­rjes e të insti­tu­cionit, si dhe në të gjitha nivelet hier­arkike;

c) të mar­rin parasysh aftësitë e punë­mar­rësit në fushën e shën­de­tit e të sig­urisë për çdo detyrë që i cak­to­het;

ç) të zhvil­lo­jnë këshillime me punë­mar­rësit dhe me për­faqë­sue­sit e tyre, me objekt plan­i­fikimin e fut­jen e teknologjive të reja, duke vënë në duk­je paso­jat e tyre për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, paso­ja të cilat lid­hen me përzg­jed­hjen e pajis­jeve, rreg­ul­lim­in e kushteve të punës dhe ndikimin e kushteve të mje­dis­it;

d) të mar­rin masat e duhu­ra, me qël­lim që vetëm punë­mar­rësit, të cilët kanë mar­rë udhëz­ime të për­sh­tat­shme, të futen në zonat me rrezik të madh dhe speci­fik.

6. Në rastin kur punë­mar­rësit e shumë ndër­mar­rjeve për­dorin të njëjtin vend pune, punëd­hënësit duhet:
a) të bashkëpuno­jnë për zba­timin e dis­poz­i­tave për sig­ur­inë, higjienën dhe shën­detin, duke pasur parasysh natyrën e veprim­tarisë së punës;

b) të bashkëren­do­jnë veprim­tar­itë e tyre, me qël­lim mbro­jt­jen dhe paran­dal­im­in e rrez­iqeve pro­fe­sion­ale, duke cak­tu­ar një koor­di­na­tor për sig­ur­inë dhe shën­detin;

c) të shkëm­be­jnë rec­i­prok­isht infor­ma­cione për këto rrez­iqe, për të cilat të vënë në dijeni punë­mar­rësit përkatës ose për­faqë­sue­sit e tyre.

7. Masat që mar­rin punëd­hënësit për sig­ur­inë, higjienën dhe shën­detin në punë nuk kanë efekt finan­ciar për punë­mar­rësit.

 

Neni 7
Shër­bimet e mbro­jt­jes dhe të paran­dalim­it

1. Punëd­hënësi ngarkon një ose disa punë­mar­rës, që të mer­ren me çësht­jet e mbro­jt­jes, të sig­urisë e shën­de­tit në punë dhe të paran­dalim­it të rrez­iqeve pro­fe­sion­ale në ndërmarrje/institucion.

2. Në për­puth­je me pikën 1 të këtij neni:

a) punëmarrësi/punëmarrësit i/e ngarkuar nuk mund të ceno­hen për shkak të veprim­tarisë së tij/tyre, lid­hur me mbro­jt­jen dhe paran­dal­im­in e rrez­iqeve pro­fe­sion­ale;

b) punëmarrësit/punëmarrësve i/u jepet koha e nevo­jshme për të real­izuar detyrimet që rrjed­hin nga ky ligj;

c) punëmarrësit/punëmarrësve i/u sig­uro­hen nga punëd­hënësi mjetet dhe tra­jn­i­mi i nevo­jshëm për të real­izuar detyrimet që rrjed­hin nga ky ligj.

3. Punëd­hënësi u drej­to­het per­son­ave ose shër­bimeve të spe­cial­izuara jashtëndërmarrjes/institucionit, duke hyrë në mar­rëd­hënie kon­trak­tore me ta, nëse kapacitetet e ndërmarrjes/institucionit janë të pam­jaftueshme për të orga­nizuar veprim­tari për mbro­jt­jen dhe paran­dal­im­in.
4. Punëd­hënësi është i detyru­ar që sub­jek­teve të kon­trak­tu­ara prej tij, sipas pikës 3 të këtij neni:

a) t’u japë të gjithë infor­ma­cionin për fak­torët e njo­hur ose të dyshuar, që kanë efek­te për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve;

b) t’u kri­jo­jë mundësi për mar­rjen e infor­ma­cionit të parashikuar në shkro­n­jat “a” e “b” të pikës 1 të nen­it 12 të këtij ligji.

5. Për orga­nizmin e veprim­tarive paran­daluese dhe mbro­jtëse, në për­sh­tat­je me mad­hës­inë e ndërmarrjes/institucionit, punë­mar­rësit dhe per­son­at e shër­bimeve të spe­cial­izuara, të për­cak­tu­ara sipas pikave 1 e 3 të këtij neni, duhet:

a) të kenë aftësitë dhe kual­i­fikimin e duhur;

b) të dispono­jnë mjetet dhe pajis­jet e duhu­ra dhe pro­fe­sion­ale, si dhe aparat­u­rat matëse;

c) të jenë mjaftueshëm në numër për të mar­rë në ngarkim veprim­tar­itë për mbro­jt­jen dhe paran­dal­im­in e rrez­iqeve, ndaj të cilave ekspo­zo­hen punë­mar­rësit, si dhe shpërn­dar­jen e tyre në ndërmarrje/institucion.
6. Per­son­at përgjegjës për sig­ur­inë e shën­detin në punë, të cak­tu­ar nga ndër­mar­r­ja dhe shër­bimet e spe­cial­izuara të kon­trak­tu­ara, bashkëpuno­jnë, kur është e nevo­jshme, për çësht­je të sig­urisë e të mbro­jt­jes së shën­de­tit në punë.

7. Këshilli i Min­is­trave me vendim për­cak­ton:

a) aftësitë dhe mundësitë e nevo­jshme, që duhet të plotë­so­jnë punë­mar­rësit dhe per­son­at ose shër­bimet e spe­cial­izuara, të për­cak tuara në pikat 1 e 3 të këtij neni;

b) num­rin e punë­mar­rësve, që mer­ren me çësht­jet e mbro­jt­jes, të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë dhe të paran­dalim­it të rrez­iqeve pro­fe­sion­ale, i cili kon­sidero­het i mjaftueshëm për një punëd­hënës.

 

Neni 8
Ndih­ma e parë, mbro­jt­ja kundër zjar­rit dhe evakui­mi i punë­mar­rësve, rrez­iqet e rën­da dhe të men­jëher­shme

l. Punëd­hënësi:

a) merr masa para­prake për të orga­nizuar dhënien e ndih­mës së parë, mbro­jt­jen nga zjar­ri dhe evakuimin në rastet kur ka rrezik për të ndod­hur ngjar­je;

b) merr masa për të ulur, sa më shumë të jetë e mundur, kër­cënimet për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë të punë­mar­rësve e të per­son­ave të tjerë të pran­ishëm;

c) orga­ni­zon dhe sig­uron evakuimin e shpë­timin e punë­mar­rësit në rast ngjar­jesh ose aksi­den­tesh të paprit­u­ra, që kër­cëno­jnë sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre;

ç) tra­jnon per­son­at, që do të krye­jnë evakuimin e shpë­timin dhe sig­uron, me anë të per­son­ave të tra­jnuar, real­iz­imin e evakuim­it e të shpë­tim­it, fik­jen e zjar­rit dhe dhënien e ndih­mës së shpe­jtë me pajis­jet e nevo­jshme;

d) har­ton një plan për evakuimin dhe shpë­timin në sit­u­a­ta emergjente, të cilin ia bën të ditur të gjithë punë­mar­rësve, si dhe kryen ushtrime prak­tike, të pak­tën një herë në dy vjet, në për­puth­je me këtë plan;

dh) orga­ni­zon dhe jep ndih­mën e shpe­jtë për punë­mar­rësit e dëm­tu­ar në punë ose punë­mar­rësit, që pëso­jnë sëmund­je të paprit­u­ra, derisa ata të dër­go­hen në një insti­tu­cion të kujde­sit shën­de­të­sor;

e) cak­ton të pak­tën një punë­mar­rës të tra­jnuar, i cili mund të japë ndih­mën e shpe­jtë, të fikë zjar­rin ose të krye­jë veprime shpë­ti­mi a evakui­mi dhe, nëse ka më tepër se 20 per­sona, që puno­jnë në të njëjtin mjedis pune, duhet të ketë të pak­tën dy punë­mar­rës të tra­jnuar për ofrim­in e këtyre shër­bimeve.

2. Punëd­hënësi ven­dos pajis­je të nevo­jshme në dis­pozi­cion të punë­mar­rësve përgjegjës për ndih­mën e shpe­jtë, shpë­timin dhe evakuimin në rast zjar­ri.

3. Punëd­hënësi duhet:

a) të infor­mo­jë, sa më shpe­jt të jetë e mundur, të gjithë punë­mar­rësit që janë ose mund të jenë të ekspozuar ndaj një rreziku të rëndë dhe të men­jëher­shëm, për rrezikun e për masat e mar­ra ose që do të mer­ren për mbro­jt­jen e tyre;

b) të japë udhëzimet e duhu­ra e të mar­rë masa për t’i lejuar punë­mar­rësit, në rast rreziku të rëndë, të men­jëher­shëm dhe të pash­mang­shëm, të ndalo­jnë veprim­tar­inë e tyre dhe të lënë në mënyrë të men­jëher­shme vendin e punës, duke kalu­ar në një vend të sig­urt;

c) me për­jash­tim të ndon­jë rasti shumë të motivuar, të mos u kërko­jë punë­mar­rësve rifil­lim­in e punës, kur rreziku i rëndë dhe i men­jëher­shëm vazh­don (është prezent).

4. Punë­mar­rësi, i cili në rast rreziku të rëndë, të men­jëher­shëm dhe të pash­mang­shëm, largo­het nga ven­di i punës ose zona e rrezik­shme, nuk mund të ceno­het nga punëd­hënësi, por duhet të mbro­het kun­drejt çdo paso­je dëmtuese dhe të pajus­ti­fikuar.

5. Punëd­hënësi sig­uron që çdo punë­mar­rës, në rast rreziku të rëndë dhe të men­jëher­shëm për sig­ur­inë e tij vet­jake dhe atë të per­son­ave të tjerë dhe në rast pamundësie kon­tak­ti me supe­ri­or­in hier­arkik përgjegjës, duke u mbështe­tur në njo­hu­ritë e tij e në mjetet teknike që disponon, të mund të mar­rë masat e duhu­ra për të shman­gur paso­jat e një rreziku të tillë. Vepri­mi i tij nuk cenon atë, me për­jash­tim të rasteve, kur ai ka vepru­ar me paku­jde­si ose ka neglizhuar rëndë.

 

Neni 9
Detyrime të veçan­ta të punëd­hënësit

l. Punëd­hënësi ka këto detyrime të veçan­ta:

a) kryen një vlerësim të rrez­iqeve për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, përf­shirë edhe gru­pet e punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj rrez­iqeve të veçan­ta;

b) për­cak­ton masat mbro­jtëse që duhen mar­rë dhe, nëse është e nevo­jshme, pajis­jet mbro­jtëse që do të për­doren;

c) mban regjistër të aksi­den­teve në punë, për rastet kur punë­mar­rësit për­fi­to­jnë paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 3 ditë pune, për shkak të aksi­den­teve e të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale;
ç) har­ton raporte për aksi­den­tet në punë e sëmund­jet pro­fe­sion­ale, të cilat ia vë në dis­pozi­cion autoriteteve përkatëse.

2. Min­istri përgjegjës për çësht­jet e sig­urisë e të shën­de­tit në punë nxjerr udhëz­im për detyrimet që kanë sub­jek­tet pub­like dhe pri­vate për har­timin e doku­menteve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

 

Neni 10
Detyrime të punëd­hënësit për har­timin e masave për paran­dal­im­in e aksi­den­teve në punë e të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale

Punëd­hënësi, për har­timin e masave për të paran­dalu­ar aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale, ka këto detyrime:

a) mira­ton, në fazën e kërkim­it, të pro­jek­tim­it dhe ndër­tim­it të ndërte­save, të vënies në punë të pajis­jeve të punës e të teknologjive, që do të për­doren, zgjed­hje në për­puth­je me dis­poz­i­tat ligjore në fuqi, që çojnë në zvogëlim­in dhe shmang­ien e rrez­iqeve për aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale;

b) për­pi­lon, duke vlerë­suar rrezikun, një doku­ment vlerësi­mi dhe paran­dal­i­mi të rrezikut, që përm­ban masat me karak­ter teknik, orga­ni­za­tiv, higjieno-san­i­tar, të cilat do të zba­to­hen sipas kushteve speci­fike të vendeve të punës të veprimt arisë;

c) merr autor­izimet përkatëse, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi, para fil­lim­it të çdo veprim­tarie, për mënyrën e veprim­it për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë;

ç) për­cak­ton, në për­shkrimet e punës, cilësitë dhe përgjegjësitë e punë­mar­rësit në fushën e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë, sipas pozi­cionit përkatës të punës;

d) har­ton, në zba­tim të ligjit, udhëzimet e tyre, në mënyrë që të plotë­so­jnë dhe zba­to­jnë rreg­ul­loret për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë për veprim­tari të veçan­ta dhe vendet e punës në përgjegjësi të tyre.

 

Neni 11
Detyrime të punëd­hënësit për garan­timin e zba­tim­it të masave për paran­dal­im­in e aksi­den­teve në punë dhe të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale

1. Punëd­hënësi, për garan­timin e zba­tim­it të masave për të paran­dalu­ar aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale, ka këto detyrime:

a) sig­uron dhe kon­trol­lon cilës­inë e kry­er­jes së shër­bimeve të per­son­ave përgjegjës ose të shër­bimeve të jashtme të kon­trak­tu­ara prej tij për sig­ur­inë e shën­detin në punë, në mënyrë që të gjithë punë­mar­rësit të dinë dhe të zba­to­jnë masat e parashikuara në doku­mentin e vlerësim­it dhe paran­dalim­it të rrezikut, të për­cak­tu­ar në shkro­n­jën “b” të nen­it 10 të këtij ligji;

b) merr masat për të sig­u­ru­ar mate­ri­alet e nevo­jshme për informimin dhe tra­jn­imin e punë­mar­rësve, si për shem­bull postera, fle­tush­ka, fil­ma, filmime të lid­hu­ra me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë;

c) sig­uron informimin e çdo per­soni për­para fil­lim­it të punës, për rrez­iqet ndaj të cilave ai mund të ekspo­zo­het në vendin e punës, si dhe për masat paran­daluese dhe mbro­jtëse që nevo­jiten;

ç) sig­uron që punë­mar­rësit të jenë të pajisur me lejet e ushtrim­it të pro­fe­sion­eve, të cilat parashiko­hen me akte ligjore të veçan­ta;

d) sig­uron funk­sion­imin e vazh­dueshëm dhe të duhur të sis­te­meve dhe mjeteve mbro­jtëse, mjeteve të mat­jes dhe të kon­trol­lit, si dhe të pajis­jeve të dik­tim­it, mba­jt­jes nën kon­troll dhe neu­tral­izim­it të sub­stan­cave të rrezik­shme, që çliro­hen gjatë zhvil­lim­it të pro­ce­seve teknologjike;

dh) merr në punë çdo punë­mar­rës, në bazë të ekza­minim­it mjekë­sor të tij, në varësi të ven­dit të punës;
e) vë në dis­pozi­cion të inspek­torëve të punës, gjatë inspek­tim­it ose hetim­it të ngjar­jeve, doku­menta­cionin e nevo­jshëm dhe infor­ma­cionin e kërkuar;

ë) bën rreg­ul­limet e nevo­jshme për të real­izuar masat, që kërko­hen nga inspek­torët e punës gjatë inspek­timeve ose het­imeve të ngjar­jeve;

f) lejon për­faqë­suesin e punë­mar­rësve, me kërkesën e këtij të fun­dit, të mar­rë pjesë gjatë viz­itës së inspek­tim­it, si dhe në rastet e hetim­it të ngjar­jeve;

g) ngarkon, me kërkesën e inspek­torit të punës, punë­mar­rësit të mar­rin pjesë në inspek­timin dhe het­imin e ngjar­jeve;

gj) ruan të gjitha provat në vend­ng­jar­jen e një aksi­den­ti me paso­jë vdek­je, qoftë ky dhe kolek­tiv, me për­jash­tim të rasteve kur rua­jt­ja e vend­ng­jar­jes çon në një tjetër aksi­dent ose rrezikon jetën, si të per­son­ave të dëm­tu­ar, ash­tu dhe të per­son­ave të tjerë;

h) pajis punë­mar­rësit, në mënyrë të detyrueshme, me pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale, në rast të dëm­tim­it ose hum­b­jes së cilë­sive mbro­jtëse të pajis­jeve të mëparshme.

2. Këshilli i Min­is­trave me vendim për­cak­ton rreg­ul­lat, pro­ce­du­rat dhe llo­jet e testeve ekza­min­uese mjekë­sore, që do të kry­hen në varësi të punës që krye­jnë punë­mar­rësit.

 

Neni 12
Informi­mi i punë­mar­rësve

1. Punëd­hënësi:

a) infor­mon punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e tyre për çdo rrezik në vendin e punës, si dhe për masat e sig­urisë, që duhen mar­rë për të kon­trol­lu­ar këto rrez­iqe dhe për të shman­gur paso­jat e rrezik­shme;
b) infor­mon punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e tyre për ndih­mën e parë, masat në rast zjar­ri, evakuimin, si dhe përgjegjësitë e veçan­ta të secilit për mar­rjen e këtyre masave;

c) i paraqet punë­mar­rësit rezul­tatet nga vlerësi­mi i rrezikut, si dhe masat e ndër­mar­ra për të sig­u­ru­ar shën­detin dhe mbro­jt­jen e punës për punë­mar­rësit, fëmi­jët, të rin­jtë, gratë shtatzë­na dhe me fëmi­jë në gji dhe per­son­at me aftësi të kufizuar.

2. Nëse punëd­hënësi ka vënë në rrezik punë­mar­rës të tjerë të sub­jek­tit të angazhuar mbi bazë kon­trak­tore:
a) i pajis këta punë­mar­rës me të njëj­tat udhëz­ime;

b) i infor­mon më parë ata për rrez­iqet e shën­de­tit dhe sig­ur­inë në punë;

c) u jep atyre infor­ma­cion për punë­mar­rësit me përgjegjësi të veçan­ta për ndih­mën e parë, mbro­jt­jen nga zjar­ri dhe evakuimin.

3. Në për­puth­je me dis­poz­i­tat e posaçme, punëd­hënësi duhet të ven­dosë në vendin e punës dhe mbi pajisjet/makineritë e punës par­ala­jmërime të veçan­ta dhe shen­ja sig­urie, si dhe udhëz­ime për shën­detin dhe mbro­jt­jen në punë.

4. Punëd­hënësi u vë në dis­pozi­cion punë­mar­rësve udhëz­imin e hol­lë­sishëm, në zba­tim të doku­men­tit të vlerësim­it dhe paran­dalim­it të rrezikut, për çdo vend pune, i doku­men­tu­ar nëpër­m­jet një pro­cesver­bali, që mba­het ndër­m­jet palëve.

 

Neni 13
Këshilli­mi i punë­mar­rësve

l. Punëd­hënësi i lejon punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e tyre të mar­rin pjesë në disku­time për të gjitha çësht­jet, që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, sipas nen­eve 10 e 11 të këtij ligji dhe akteve nën­ligjore që dalin në zba­tim të tij.

2. Punëd­hënësi këshillo­het me punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e tyre ose me këshillin e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë për:

a) masat që mund të kenë ndikim të kon­siderueshëm mbi sig­ur­inë dhe shën­detin në punë;

b) cak­timin e një per­soni përgjegjës ose të një per­soni juridik ose fizik përgjegjës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, ndih­mën e parë, mbro­jt­jen kundër zjar­rit dhe evakuimin e punë­mar­rësve;

c) infor­ma­cionin për vlerësimin e rrez­iqeve, masat mbro­jtëse, regjistrin dhe raportet e aksi­den­teve në punë, si dhe raportet nga inspek­toratet ose insti­tu­cionet përgjegjëse për sig­ur­inë e shën­detin në punë;

ç) listën e per­son­ave ose të shër­bimeve të jashtme, që kon­trak­to­hen për të kry­er shër­bime sipas pikës 3 të nen­it 7 të këtij ligji;

d) planin dhe orga­niz­imin e tra­jn­imeve, që orga­ni­zo­hen sipas nen­it 19 të këtij ligji.

 

Neni 14
Këshilli i sig­urisë dhe shën­de­tit në punë

1. Në ndër­mar­rje ngri­het këshilli i sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, i cili ka si mision të kon­tribuo­jë në mbro­jt­jen e shën­de­tit fizik dhe men­dor dhe të sig­urisë së punë­mar­rësve, si dhe në për­mirësimin e kushteve të punës.

2. Këshilli është organ part­ner­iteti këshillues me për­faqë­sues të punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve, të për­faqë­suar në mënyrë të barabartë, i cili ka si qël­lim këshillim­in e rreg­ullt dhe peri­odik të veprim­tarisë së ndër­mar­rjes, për paran­dal­im­in e rrez­iqeve në punë.
3. Për­faqë­sue­sit e këshillit kanë të drejtë të mar­rin pjesë dhe të anal­i­zo­jnë prob­lemet për paran­dal­im­in e rrez­iqeve në punë në ndër­mar­rje.

4. Për­bër­ja dhe rreg­ul­lat për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e këshillit të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 15
Kom­pe­ten­cat e këshillit të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë

1. Këshilli i sig­urisë dhe shën­de­tit në punë ka këto kom­pe­ten­ca:

a) merr pjesë në vlerësimin, har­timin dhe vënien në jetë të pro­grameve të paran­dalim­it të rrez­iqeve në ndër­mar­rje;

b) nxit nis­ma për mënyrat dhe pro­ce­du­rat për paran­dal­im­in efek­tiv të rrez­iqeve, duke i propozuar ndër­mar­rjes për­mirësimin e kushteve dhe mën­ja­n­imin e rrez­iqeve.

2. Punëd­hënësi është i detyru­ar të zba­to­jë propozimet e bëra nga këshilli i sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, duke bashkëpunuar me Inspek­toratin Shtetëror të Punës dhe Inspek­toratin San­i­tar Shtetëror.

 

Neni 16
Num­ri i për­faqë­suesve të punë­mar­rësve në këshillin e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë

1. Num­ri i për­faqë­suesve të punë­mar­rësve në këshillin e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, sipas nen­it 14 të këtij ligji, për­cak­to­het në varësi të num­rit të punë­mar­rësve.

2. Në ndër­mar­rjet me deri në 50 punë­mar­rës zgjid­het një për­faqë­sues në këshillin e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, të ngrit­ur në niv­el pro­fe­sion­al ose ndër­pro­fe­sion­al.

3. Në ndër­mar­rjet me mbi 50 punë­mar­rës, ngri­het këshilli i sig­urisë dhe shën­de­tit në punë.

4. Në mjedis­et e punës, ku ka rrezik­sh­mëri të lartë për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, për­faqë­sue­si zgjid­het pavarë­sisht nga num­ri i punë­mar­rësve, sipas për­cak­tim­it të pikës 2 të këtij neni.

 

Neni 17

Të drej­tat e për­faqë­suesve të punë­mar­rësve

Punë­mar­rësit dhe për­faqë­sue­sit e tyre duhet të kenë mundës­inë:
a) për të paraqi­tur vëzhgimet, vlerësimet dhe ver­i­fikimet e bëra prej tyre në Inspek­toratin Shtetëror të Punës;
b) për t’iu drej­tu­ar Inspek­toratit Shtetëror të Punës, kur men­do­jnë se masat e mar­ra dhe mjetet e për­doru­ra nga punëd­hënësi nuk janë të mjaftueshme për të garan­tu­ar sig­urim­in e shën­de­tit në punë.

 

Neni 18
Të drej­tat e për­faqë­sue­sit të punë­mar­rësve

l. Për­faqë­sue­si i punë­mar­rësve për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë ka të drejtë:

a) të viz­ito­jë vendet e punës për të vlerë­suar sig­ur­inë e tyre;

b) t’i kërko­jë punëd­hënësit mar­rjen e masave të nevo­jshme për shmang­ien e rrezikut;

c) të infor­mo­jë Inspek­toratin Shtetëror të Punës për vlerësimin për kushtet e sig­urisë në punë, të jetë i pran­ishëm, si edhe të shpre­hë pikë­pam­jet e tij në akt-inspek­timet e mba­j­tu­ra nga inspek­tori;

ç) të kërko­jë infor­ma­cion nga punëd­hënësi dhe të mar­rë pjesë në har­timin e doku­men­tit të vlerësim­it dhe paran­dalim­it të rrezikut, si edhe në doku­mente të tjera, që lid­hen me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.

2. Për­faqë­sue­si i punë­mar­rësve për sig­ur­inë e shën­detin në punë nuk duhet të vihet në pozi­ta të dis­fa­vor­shme, për arsye të veprim­tarisë që kryen, bazuar në këtë kre.

3. Punëd­hënësi duhet t’i japë për­faqë­suesve të punë­mar­rësve për sig­ur­inë e shën­detin në punë kohën e nevo­jshme (duke mos cen­uar pagën e zakon­shme për punën që bën), me qël­lim që punë­mar­rësit e cak­tu­ar të mund të real­i­zo­jnë detyrimet që rrjed­hin nga ky kre.

4. Mënyra e funk­sionim­it të për­faqë­sue­sit të punë­mar­rësve për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë për­cak­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 19
Formi­mi i punë­mar­rësve

1. Punëd­hënësi, para mar­rjes në punë dhe gjatë saj, sig­uro­het që çdo punë­mar­rës të mar­rë formimin e nevo­jshëm:

a) nëse prezan­to­hen teknologji të reja ose mjete të reja pune;

b) kur pro­ce­si i punës ndryshon, në një mënyrë që rreziku ndikon në nivelin e shën­de­tit dhe të mbro­jt­jes në punë;

c) në rastet e trans­ferim­it dhe ndryshim­it të ven­dit të punës.

2. Formi­mi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë duhet të për­sh­tatet me vendin speci­fik të punës dhe duhet të kry­het sipas një pro­gra­mi, që përditë­so­het e ndryshohet sipas for­mave dhe llo­jeve të reja të rrezikut.

3. Formimet teorike dhe prak­tike për kry­er­jen e punës në kushte sig­urie bëhen gjatë orëve të punës dhe real­i­zo­hen me shpen­zimet e punëd­hënësit, pavarë­sisht mjedi­s­eve ku kry­het ky formim.
4. Punëd­hënësi orga­ni­zon tes­time të detyru­ara, teorike dhe prak­tike, për përm­bush­jen e punës nga të gjithë punë­mar­rësit në vendet e punës.

5. Inspek­tori i punës, pas kry­er­jes së inspek­tim­it, mund të kërko­jë për­sh­tat­jen e formim­it ekzistues për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë me speci­fikat e ven­dit të punës, duke mar­rë parasysh for­mat dhe llo­jet e rrez­iqeve.

6. Rreg­ul­lat e kry­er­jes së tes­timeve, sipas pikave 1 e 4 të këtij neni, për­cak­to­hen me akte nën­ligjore të min­istrive ose insti­tu­cion­eve përgjegjëse, sipas fushave përkatëse.

 

KREU III
DETYRIMET E PUNËMARRËSVE

 

Neni 20
Kushtet e veprim­it të punë­mar­rësit

Çdo punë­mar­rës vepron në për­puth­je me arsimin dhe kual­i­fikimin e tij, si dhe me udhëzimet e dhë­na nga punëd­hënësi, me qël­lim që punë­mar­rësi ose per­son­at të tjerë, që mund të preken nga veprimet/mosveprimet apo nga neglizhen­ca e tij gjatë pro­ce­sit të punës, të mos ekspo­zo­hen me rrezikun e një aksi­den­ti ose të një sëmund­je­je pro­fe­sion­ale.

 

Neni 21
Detyrime të veçan­ta të punë­mar­rësit

Punë­mar­rësi duhet që, në për­puth­je me formimin e tij, me instruk­sionet e dhë­na nga punëd­hënësi dhe me man­ualet e udhëzimet dhe rreg­ul­loret teknike:

a) të për­dorë me kor­rek­tësi makiner­itë, aparat­u­rat, veg­lat, sub­stan­cat e rrezik­shme, pajis­jet e trans­portit dhe mjetet e tjera;

b) të për­dorë me kor­rek­tësi pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale, të vëna në dis­pozi­cion të tyre dhe, pas për­dorim­it, rik­thimin e tyre në vendin që është plan­i­fikuar rua­jt­ja e tyre e sig­urt;

c) të mos nxjer­rë jashtë shër­bim­it, të ndrysho­jë ose të zhven­dosë arbi­trar­isht mekaniz­mat e sig­urisë të mon­tu­ara në makineri, të aparat­u­rave, veglave, impianteve dhe ndërte­save dhe t’i për­dorë si duhet këta mekaniz­ma;

ç) të njofto­jë, në mënyrë të men­jëher­shme, punëd­hënësin, punë­mar­rësin e ngarkuar për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë dhe për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve, për çdo sit­u­atë pune, për të cilën kanë një motiv të arsyeshëm për ta vlerë­suar si rast që paraqet një rrezik të rëndë të men­jëher­shëm për sig­ur­inë dhe shën­detin, si dhe për çdo defekt të kon­stat­u­ar në sis­temin e mbro­jt­jes;
d) të bashkëpuno­jë me punëd­hënësin, punë­mar­rësin e ngarkuar për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë dhe për­faqë­sue­sit e punë­mar­rësve:

i) deri në kry­er­jen e të gjitha detyrave ose të kërke­save të për­cak­tu­ara nga inspek­tori i punës, me qël­lim që të mbro­het sig­uria dhe shën­de­ti i punë­mar­rësve në punë;

ii) derisa të jetë e nevo­jshme për t’i lejuar punëd­hënësit të sig­uro­jë që mje­disi dhe kushtet e punës të jenë të sig­ur­ta dhe pa rrezik për sig­ur­inë dhe shën­detin, bren­da fushës së tyre të veprim­tarisë.

 

KREU IV
KONTROLLI I SHËNDETIT

 

Neni 22
Për­cak­ti­mi i masave për kon­trol­lin e shën­de­tit


Masat për të sig­u­ru­ar kon­trol­lin e shën­detin e punë­mar­rësit, në funk­sion të rrez­iqeve, që kanë lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, për­cak­to­hen në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 23
Shër­bi­mi mjekë­sor i punës

1. Çdo punëd­hënës i një sub­jek­ti pub­lik apo pri­vat, ven­das apo i huaj, është i detyru­ar të mbu­lo­jë me shër­bim mjekë­sor, nëpër­m­jet mjekut të punës, të për­sh­tat­shëm për rrez­iqet që paraqet ven­di i punës.
2. Kon­trol­li i shën­de­tit, në varësi të num­rit të punë­mar­rësve dhe të natyrës së punës, është i orga­nizuar në:

a) shër­bim mjekë­sor në punë, i vlef­shëm për degët/filialet në varësi;

b) shër­bim mjekë­sor në punë, ndër­sub­jek­tor.

3. Mënyra e funk­sionim­it të shër­bim­it mjekë­sor në punë, përf­shirë nor­mat, rreg­ul­lat dhe pro­ce­du­rat për të sig­u­ru­ar kon­trol­lin mjekë­sor të pra­nim­it në punë dhe ato peri­odike për punë­mar­rësin, për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

 

KREU V
NJOFTIMI, HETIMI, REGJISTRIMI DHE RAPORTIMI I NGJARJEVE DHE AKSIDENTEVE NË PUNË

 

Neni 24
Ngjar­jet

Çdo ngjar­je i komu­niko­het men­jëherë punëd­hënësit nga per­soni përgjegjës në vendin e punës ose nga çdo per­son tjetër, që ka dijeni për ndod­hjen e saj.

 

Neni 25
Detyri­mi për njof­tim dhe deklarim

1. Punëd­hënësi dety­ro­het të njofto­jë men­jëherë për ngjar­jet:

a) Inspek­toratin Shtetëror të Punës;

b) Insti­tutin e Sig­urimeve Shoqërore;

c) organet e prokuror­isë, në rastet e aksi­den­teve fatale ose në të gjitha rastet e ngjar­jeve të tjera, kur men­do­het se ngjar­ja për­bën vepër penale;

ç) insti­tu­cionet e tjera, sipas për­cak­timeve të rreg­ul­lu­ara me ligj të veçan­të.

2. Mjeku i shër­bim­it mjekë­sor në punë, mjeku i famil­jes apo insti­tu­cionet shën­de­të­sore të tjera pub­like ose pri­vate deklaro­jnë sëmund­jen pro­fe­sion­ale të zbu­lu­ar gjatë ekza­min­imeve mjekë­sore.

3 .Deklari­mi i sëmund­jes pro­fe­sion­ale, sipas për­cak­tim­it të pikës 2 të këtij neni, bëhet men­jëherë tek Inspek­torati Shtetëror i Punës dhe Inspek­torati San­i­tar Shtetëror, pasi iden­ti­fiko­het nga mjeku spe­cial­ist se rasti është i sig­urt.

4. Lista e sëmund­jeve pro­fe­sion­ale për­cak­to­het nga Këshilli i Min­is­trave.

 

Neni 26
Njof­ti­mi për aksi­den­tet rru­gore

Autoriteti përgjegjës i Poli­cisë Rru­gore, në rast të aksi­den­teve rru­gore, kur ndër­m­jet të dëm­tu­arve ka edhe per­sona të angazhuar me real­iz­imin e një detyre pune, përf­shirë aksi­den­tet e për­cak­tu­ara në nenin 28 pika 1 shkro­n­ja “d” dhe pika 2 të këtij ligji, i komu­nikon, bren­da pesë ditëve nga data e mar­rjes së kërkesës, insti­tu­cionit dhe per­son­ave fizikë ose juridikë, të për­cak­tu­ar në shkro­n­jat “a” dhe “b” të pikës 1 të nen­it 2 të këtij ligji, një kop­je të pro­cesver­balit të mba­j­tur në vendin e ngjar­jes.

 

Neni 27
Het­i­mi admin­is­tra­tiv i ngjar­jes

1. Het­i­mi i ngjar­jes është i detyrueshëm dhe kry­het nga:

a) punëd­hënësi, kur ngjar­jet kanë çuar në paaftësi të përkohshme në punë;

b) drej­toritë rajonale/autoritetet ven­dore të inspek­tim­it në punë, kur ngjar­jet çojnë në paaftësi të duk­shme për punë, vdek­je, aksi­dente kolek­tive, inci­dente të rrezik­shme, si dhe në sit­u­a­ta të per­son­ave që nuk gjen­den;

c) autoritetet ven­dore të shën­de­tit pub­lik, në rast të dyshim­it për sëmund­jet pro­fe­sion­ale dhe të sëmund­jeve që lid­hen me pro­fe­sion­in.

2. Cak­ti­mi i shkallës së hum­b­jes së aftë­sisë për punë, shkak­tu­ar nga sëmund­je pro­fe­sion­ale, është indi­vid­ual dhe bazo­het në studimin mor­fo­funk­sion­al të indi­vid­it, në kushtet e punës. Komi­sioni Mjekë­sor për Cak­timin e Aftë­sisë për Punë (KMCAP) bën vlerësimin për shkallën e hum­b­jes së aftë­sisë për punë.

3. Rezul­tati i hetim­it të një ngjar­je­je regjistro­het në një pro­cesver­bal.

 

Neni 28
Vlerësi­mi i aksi­den­tit në punë

l. Aksi­den­ti vlerë­so­het se ka ndod­hur në punë ose për shkak të punës, kur punë­mar­rësi dëm­to­het gjatë:
a) kry­er­jes së punës, sipas për­shkrim­it të saj;

b) kry­er­jes së një pune tjetër, pa urd­hër të punëd­hënësit, por për arsye mad­hore, në interes të punës;
c) kry­er­jes së një pune tjetër me porosi të punëd­hënësit;

ç) kohës së pushim­it në vendin e për­cak­tu­ar nga punëd­hënësi, ose për vënien në rreg­ull të makiner­ive, veglave të punës, veshm­bat­h­jeve, para ose pas mbarim­it të punës;

d) rrugës në lin­jën e drejt­për­drejtë, nga bane­sa për në punë dhe anas­jell­tas, në rastet kur trans­porti është i orga­nizuar nga punëd­hënësi apo indi­vid­u­al­isht nga punë­mar­rësi;

dh) kry­er­jes së kur­se­ve të formim­it pro­fe­sion­al;

e) dhënies së ndih­mës së parë, për motive të kry­er­jes së detyrës, në rastet e fatke­që­sive naty­rore.
2. Në rastet e parashikuara në shkro­n­jën “d” të pikës 1 të këtij neni, vlerë­so­hen rastet kur rru­ga e për­shkru­ar nga punë­mar­rësi është bërë pa devi­jim të pajus­ti­fikuar nga rru­ga e zakon­shme, apo trans­porti është bërë në kushtet e parashikuara nga rreg­ul­loret e sig­urisë dhe të shën­de­tit ose nga rreg­ul­loret e qarkul­lim­it rru­gor në fuqi.

 

Neni 29
Klasi­fiki­mi i aksi­den­teve në punë

Aksi­den­tet në punë, bazuar në paso­jat dhe num­rin e per­son­ave të dëm­tu­ar, klasi­fiko­hen si më poshtë:
a) aksi­dente që shkak­to­jnë paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 3 ditë kalen­darike;

b) aksi­dente që shkak­to­jnë inva­liditet të përkohshëm ose të përher­shëm;
c) aksi­dente me vdek­je;

ç) aksi­dente masive, ku të pak­tën dy apo më shumë per­sona dëm­to­hen në të njëjtën kohë dhe për shkak të së njëjtës arsye.

 

Neni 30
Regjistri­mi i aksi­den­tit në punë

1. Regjistri­mi i aksi­den­tit në punë bëhet në bazë të një pro­cesver­bali. Përm­ba­jt­ja dhe udhëzimet përkatëse për plotësimin e tij mira­to­hen nga min­istri përgjegjës për çësht­jet e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë, me propoz­imin e Inspek­toratit Shtetëror të Punës dhe Insti­tu­tit të Sig­urimeve Shoqërore.

2. Aksi­den­ti në punë, i regjistru­ar nga punëd­hënësi sipas ligjit, i rapor­to­het drej­torisë rajonale/zyrës ven­dore të inspek­tim­it në punë, si dhe drej­torisë rajonale të sig­urimeve shoqërore, në juridik­sion­in e të cilave ushtron veprim­tar­inë e tij punëd­hënësi.

 

KREU VI
GRUPET QË JANË TË NDJESHME NDAJ RREZIKUT

 

Neni 31
Gru­pet e rrezikuara

1. Gratë shtatzë­na, gratë me fëmi­jë në gji, të mitu­rit, si dhe per­son­at me aftësi të kufizuar mbro­hen ndaj rrez­iqeve, që i prekin ata në mënyrë të veçan­të.

2. Punëd­hënësit dety­ro­hen të për­sh­tatin vendet e punës, duke mar­rë parasysh pran­inë e gru­peve, që janë të ndjeshme ndaj rrez­iqeve.

3. Mbro­jt­ja e sig­urisë dhe e shën­de­tit për gru­pet, që janë të ndjeshme ndaj rrez­iqeve, nuk duhet të për­bëjë shkak për të kri­juar sit­u­a­ta të pafa­vor­shme për gru­an në tre­gun e punës.

 

Neni 32
Vlerësi­mi dhe informi­mi

1. Punëd­hënësi duhet të bëjë vlerësimin për rrez­iqet dhe ekspoz­imin ndaj agjen­tëve të rrezik­shëm në pro­ce­set dhe kushtet e punës, për ato lloj veprim­tar­ish, që mund të për­bëjnë rrezik të veçan­të për gru­pet e rrezikuara, duke për­cak­tu­ar natyrën, shkallën dhe kohëzg­jat­jen e tyre.

2. Rezul­tatet e vlerësim­it, sipas pikës 1 të këtij neni, si dhe masat që do të ndërmer­ren nga punëd­hënësi, duhet t’u komu­niko­hen gru­peve të rrezikuara dhe për­faqë­suesve të tyre.

 

Neni 33
Masat që mer­ren nga punëd­hënësi për gratë shtatzë­na dhe gratë me fëmi­jë në gji

l. Kur ekspoz­i­mi ndaj agjen­tëve të rrezik­shëm, pro­ce­seve apo kushteve të punës për­bën një rrezik për sig­ur­inë dhe shën­detin, apo ka efekt mbi shtatzën­inë dhe ushqimin e fëmi­jës me gji, punëd­hënësi duhet të mar­rë masa për shmang­ien e rrezikut, ose t’i për­sh­tatë vendin e punës punë­mar­rësit në për­puth­je me shkro­n­jat “a” dhe “ë” të pikës 3 të nen­it 6 të këtij ligji.

2. Nëse masat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni nuk mund të zba­to­hen për arsye teknike dhe/ose objek­tive, punëd­hënësi duhet të për­sh­tatë përko­hë­sisht kushtet e punës dhe/ose oraret e punës për punë­mar­rësen, derisa të elim­i­no­het ekspoz­i­mi ndaj atyre rrez­iqeve.

3. Nëse për shkaqe teknike dhe/ose objek­tive nuk mund të ndërmer­ren masat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, ose nuk mund të kërko­het zba­ti­mi i tyre mbi baza të jus­ti­fikuara dhe të vërte­t­u­ara, punëd­hënësi duhet të sig­uro­jë lëviz­jen e punë­mar­rës­es në një punë tjetër, njël­loj të vlerë­sueshme.
4. Nëse punëd­hënësi, për shkaqe teknike dhe/ose objek­tive, nuk mund të mar­rë masat e parashikuara në pikën 3 të këtij neni, ose nuk mund të kërko­het zba­ti­mi i tyre mbi baza të jus­ti­fikuara dhe të vërte­t­u­ara, ai duhet të japë pushim të paguar punë­mar­rës­es grua derisa të shmanget rreziku.

 

Neni 34
Të mitu­rit

l. Të mitu­rit mbro­hen nga çdo lloj rreziku, që vë në rrezik mirëqe­nien si dhe zhvil­lim­in e tyre, si rrjed­ho­jë e mungesës së për­vo­jës, infor­ma­cionit për një rrezik poten­cial të mund­shëm apo për shkak se ende nuk kanë arrit­ur plotë­sisht pjekur­inë e tyre.

2. Puna e të miturve ndalo­het në rast se ajo:

a) objek­tivisht kalon përtej kapacitetit fizik dhe psikik të tij;

b) përf­shin ekspoz­im të agjen­tëve tok­sikë, kancerog­jenë, shkak­ton dëm­time të trashëgueshme gjenetike apo dëm­time, të cilat kanë efek­te kro­nike në dëm të shën­de­tit përg­jatë të gjithë jetës;

c) përf­shin ekspoz­im në rreza­time radioak­tive;

ç) përf­shin rrezikun e aksi­den­teve, të cilat mund të ndod­hin, të cilat nuk mund të nji­hen apo të shman­gen nga të mitu­rit, për shkak të paku­jde­sisë së vëmend­jes apo të pam­jaftuesh­mërisë së për­vo­jës apo të formim­it;

d) për­bën rrezik për shën­detin si paso­jë e të fto­htit apo të nxe­htit ekstrem, zhur­mave apo drid­hjeve.

 

Neni 35
Masat që mer­ren nga punëd­hënësi për të mitu­rit

1. Punëd­hënësi merr masa të nevo­jshme në mbro­jt­je të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë për të mitu­rit, duke mar­rë parasysh rrez­iqet speci­fike, sipas për­cak­timeve në pikën 2 të nen­it 34 të këtij ligji.

2. Punëd­hënësi merr masa për vlerësimin e rrez­iqeve për të mitu­rit në punën e tyre, i cili duhet të kry­het para fil­lim­it të punës.

3. Punëd­hënësi, pas vlerësim­it të kry­er sipas pikës 2 të këtij neni, nëse kon­sta­ton ekzis­tencën e rrezikut për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, si dhe për zhvil­lim­in men­dor e fizik të të miturve, kryen një vlerësim peri­odik dhe kon­troll mbi shën­detin e të mitu­rit, sipas për­cak­timeve në legjis­la­cionin në fuqi.

4. Nëse gjatë mar­rëd­hënieve të punës së të mitu­rit ndodh një ndryshim i rëndë­sishëm në kushtet e punës, punëd­hënësi tre­gon kujdes për:

a) plan­i­fikimin, ekspoz­imin e ven­dit të punës;

b) natyrën, llo­jin, nivelin dhe kohëzg­jat­jen e ekspozim­it ndaj agjen­tëve fizikë, biologjikë, kimikë dhe ergo­tamikë e psiko-socialë;

c) for­mën, shtrir­jen dhe për­dorim­in e aparat­u­rave të punës, në veçan­ti të agjen­tëve, të makiner­ive, aparat­u­rave dhe mekaniz­mave, si dhe mënyrat e për­dorim­it;

ç) masat e orga­nizim­it të pro­ce­sit të punës, si dhe mënyrat e kom­binim­it të tyre;

d) nivelin e formim­it dhe instruk­sionet që jepen për të mitu­rit.

5. Punëd­hënësit për­cak­to­jnë shër­bime mbro­jtëse dhe paran­daluese për plan­i­fikimin, zba­timin dhe mon­i­torim­in e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë për të mitu­rit.

KREU VII
AUTORITETET SHTETËRORE PËRGJEGJËSE

 

Neni 36
Këshilli ndër­min­istror për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë

l. Këshilli ndër­min­istror për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë është organ këshillimor, që ngri­het me urd­hër të Kryem­i­nistrit, me propoz­imin e min­istrit përgjegjës për çësht­jet e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë.

2. Rreg­ul­lat pro­ce­du­rale të funk­sionim­it të këshillit ndër­min­istror për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë mira­to­hen nga Kryem­i­nistri.

 

Neni 37
Detyrat e këshillit ndër­min­istror për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë

Këshilli ndër­min­istror për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë ka për detyrë:

a) të këshillo­jë Këshillin e Min­is­trave për për­cak­timin e drej­tim­it të poli­tikave shtetërore për çësht­jet e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë. Për çësht­je të një rëndësie të veçan­të, këshilli kom­bë­tar ndër­min­istror për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë mund të zhvil­lo­jë mbled­hje të për­bashkë­ta me Këshillin Kom­bë­tar të Punës;

b) të propo­zo­jë në Këshillin e Min­is­trave pro­gram­et krye­sore për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë;

c ) të vlerë­so­jë gjend­jen konkrete të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë dhe të paraqesë propoz­ime e reko­mandime për për­mirësimin e gjend­jes, për min­istrinë përgjegjëse për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë dhe autoritetet e tjera shtetërore përgjegjëse, sipas për­cak­timeve të këtij ligji;
ç) të mira­to­jë raportin vje­tor për çësht­jet e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë, të paraqi­tur nga min­istri përgjegjës për këto çësht­je.

 

Neni 38
Autoriteti shtetëror përgjegjës për çësht­jet e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë

1. Min­istri përgjegjës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë është autoriteti përgjegjës për poli­tikat në këtë fushë.

2. Për real­iz­imin e poli­tikave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, min­istri, nëpër­m­jet struk­turës përkatëse, të ngrit­ur për këtë qël­lim, është përgjegjës për:

a) har­timin e doku­men­tit të poli­tikave në fushën e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, në bashkëpunim me min­istrinë përgjegjëse për shën­de­tës­inë dhe në këshillim me insti­tu­cionet dhe përgjegjësit e tjerë në këtë fushë, si dhe me part­nerët socialë;

b) har­timin e pro­jek­tak­teve nor­ma­tive, për zba­timin e poli­tikave dhe për të real­izuar për­puthsh­mërinë me acquis com­mu­nau­taire në këtë fushë;

c) mira­timin e rreg­ul­loreve në zba­tim dhe sipas për­cak­timeve të këtij ligji, sipas fushës së veprim­tarisë që mbu­lon;

ç) mon­i­torim­in e real­izim­it të kon­trol­lit për zba­timin e legjis­la­cionit mbi bazën e të dhë­nave, për infor­ma­cionin dhe propozimet që dër­go­hen nga insti­tu­cionet e varë­sisë ose të koordinuara, si dhe nga infor­ma­cioni, që dorë­zo­het nga insti­tu­cionet, me të cilat bashkëpuno­jnë;

d) licencimin e shër­bimeve të spe­cial­izuara, sipas pikës 3 të nen­it 7 të këtij ligji, sipas për­cak­timeve ligjore dhe nën­ligjore në fuqi.

3. Kriteret, pro­ce­du­ra dhe doku­menta­cioni për licencimin e shër­bimeve të spe­cial­izuara, sipas shkro­n­jës “d” të pikës 2 të këtij neni, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 39
Autoriteti shtetëror përgjegjës për shën­de­tës­inë

1. Min­is­tria përgjegjëse për shën­de­tës­inë drej­ton, orga­ni­zon dhe ka këto detyra krye­sore në fushën e shën­de­tit të punë­mar­rësve:

a) bashkëren­don veprim­tar­inë e mjekë­sisë së punës dhe të mjekë­sisë së sëmund­jeve pro­fe­sion­ale në niv­el kom­bë­tar;

b) har­ton rreg­ul­loret për mbro­jt­jen e shën­de­tit, në lid­hje me mje­disin e punës dhe për nxit­jen e shën­de­tit në vendin e punës, si dhe të mjekë­sisë së punës dhe për sëmund­jet pro­fe­sion­ale, të cilat mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave;

c) mon­i­toron me struk­tu­rat e saj ndikimet e kushteve të punës në shën­detin e punë­mar­rësve;

ç) sig­uron tra­jn­im pro­fe­sion­al dhe ritra­j­tim në fushën e mjekë­sisë të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe të mjekë­sisë së punës;

d) bashkëren­don punën për kërkimin, deklarim­in, regjistrim­in dhe mba­jt­jen e regjis­trave për sëmund­jet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale;

dh) ushtron kon­troll me struk­tu­rat e saj të spe­cial­izuara për cilës­inë e shër­bimeve mjekë­sore, që u jepen punë­mar­rësve në vendin e punës;

e) bashkëpunon me insti­tu­cionet e tjera, të përf­shi­ra në veprim­tar­itë që kanë ndikim në shën­detin e punë­mar­rësve;

ë) real­i­zon detyra të tjera, në për­puth­je me kom­pe­ten­cat në këtë fushë, të cilat rreg­ul­lo­hen nga lig­je të veçan­ta;

f) ushtron kon­troll, nëpër­m­jet Inspek­toratit San­i­tar Shtetëror, për gjend­jen shën­de­të­sore të punë­mar­rësve;
g) mira­ton orga­niz­imin dhe detyrat e shër­bim­it shën­de­të­sor të mjekë­sisë së punës;

gj) akred­i­ton, licen­con dhe cer­ti­fikon shër­bimin shën­de­të­sor të mjekë­sisë së punës, në zba­tim të legjis­la­cionit në fuqi;

h) har­ton nor­mat e lejueshme të lëndëve të dëmshme në mjedis­et e punës;

i) për­cak­ton afatin kohor të viz­itave peri­odike të punë­mar­rësve, sipas llo­jit të indus­trisë;

j) për­cak­ton llo­jet e anal­izave speci­fike për çdo lloj indus­trie, që duhen bërë për vlerësimin e shën­de­tit në punë.

2. Rreg­ul­lat, detyrat, pajis­jet dhe medika­mentet, me të cilat duhet të pajiset një struk­turë e shër­bim­it shën­de­të­sor në ndër­mar­rje, për­cak­to­hen me akt nën­ligjor të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

 

Neni 40
Autoriteti shtetëror përgjegjës për kon­trol­lin e zba­tim­it të ligjit për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë

Inspek­torati Shtetëror i Punës është organi përgjegjës për kon­trol­lin e zba­tim­it të legjis­la­cionit në fushën e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë, për per­son­at juridikë ose fizikë, pub­likë ose pri­vatë, sipas për­cak­timeve të nen­it 3 të këtij ligji dhe ka përgjegjësitë e mëposhtme:

a) kon­trol­lon har­timin dhe zba­timin e doku­men­tit të vlerësim­it dhe paran­dalim­it të rrez­iqeve në punë;
b) kërkon nga insti­tu­cionet shtetërore përgjegjëse dhe shër­bimet e spe­cial­izuara të licen­cuara kry­er­jen e mat­jeve dhe mar­rjen për anal­iza të kam­pi­on­eve të mate­ri­aleve, të lëndëve dhe sub­stan­cave të rrezik­shme, që për­doren gjatë pro­ce­sit të punës. Në çdo rast, duhet që punëd­hënësi apo për­faqë­sue­si i tij të jetë në dijeni për qël­lim­in e mar­rjes së kam­pi­on­eve;

c) urd­hëron ndal­im­in e veprim­tarisë, riparim­in e defek­teve, që vëre­hen gjatë funk­sionim­it të pajis­jeve apo gjatë për­dorim­it të meto­dave të punës ose mod­i­fik imin e instal­imeve bren­da një afati kohor, në rastin kur kon­sta­to­het ekzis­ten­ca e një rreziku seri­oz dhe të men­jëher­shëm ose të një sëmund­je­je pro­fe­sion­ale dhe njofton, nëse është e nevo­jshme, organet përkatëse të prokuror­isë;
ç) het­on ngjar­je, në për­puth­je me kom­pe­ten­cat e tij, autor­i­zon het­imin e kon­fir­mon karak­terin e aksi­den­teve;
d) bashkëren­don punën, së bashku me Insti­tutin e Sig­urimeve Shoqërore dhe, nëse është e nevo­jshme, edhe me insti­tu­cionet e tjera, të përf­shi­ra në pro­ces, për sis­temin e rapor­tim­it dhe të mba­jt­jes së pro­cesver­baleve për aksi­den­tet në punë;

dh) kryen inspek­time të për­bashkë­ta me insti­tu­cionet e tjera të përf­shi­ra në pro­ces, për raste të ngjar­jeve;
e) bashkëren­don punën me min­istrinë përgjegjëse për shën­de­tës­inë, për sis­temin e rapor­tim­it të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe të sëmund­jeve që lid­hen me pro­fe­sion­in;

ë) anal­i­zon veprim­tar­inë e per­son­ave dhe të shër­bimeve të spe­cial­izuara, sipas për­cak­timeve të pikës 3 të nen­it 7 të këtij ligji dhe propo­zon heq­jen e licencës për to;

f) i rapor­ton min­istrit përgjegjës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë për real­iz­imin e detyrimeve, që buro­jnë nga ky ligj dhe legjis­la­cioni në fuqi;

g) i propo­zon min­istrit përgjegjës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë ndryshime në legjis­la­cionin e fushës së sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë.

 

Neni 41
Autoriteti shtetëror përgjegjës për sig­urim­in shoqëror të aksi­den­teve në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale

l. Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore është autoriteti shtetëror përgjegjës në fushën e sig­urimeve shoqërore për aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale.

2. Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore ka për detyrë:

a) të mar­rë masa për pagesën e të ard­hu­rave në rast aksi­den­ti në punë/sëmundjeje pro­fe­sion­ale, pen­sioni inva­liditeti apo pen­sioni famil­jar të të dëm­tu­arve nga aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale, sipas legjis­la­cionit në fuqi për sig­urimet shoqërore;

b) të bashkëpuno­jë me min­istrinë përgjegjëse për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, për rrethana të veçan­ta, të cilat kanë nevo­jë për për­mirësim të rreg­ullave në fushën e sig­urisë dhe të shën­de­tit ne punë.

 

Neni 42
Autoritete të tjera shtetërore përgjegjëse

l. Min­is­tria e Mbro­jt­jes, Min­is­tria e Brend­shme, Min­is­tria e Drejtë­sisë, Min­is­tria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Min­is­tria e Punëve Pub­like, Trans­portit dhe Teleko­mu­nika­cionit, Shër­bi­mi Infor­ma­tiv Shtetëror, për zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij ligji, të bashkëren­do­jnë punën dhe të kon­trol­lo­jnë veprim­tar­itë e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë, bren­da veprim­tarive dhe ndër­mar­rjeve, të cilat janë në juridik­sion­in e tyre, nëpër­m­jet struk­tu­rave dhe shër­bimeve mbro­jtëse dhe paran­daluese që ato kanë për këto çësht­je.

2. Het­i­mi admin­is­tra­tiv, regjistri­mi i aksi­den­teve në punë dhe i sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, që ndod­hin bren­da veprim­tarisë dhe ndër­mar­rjeve, të cilat janë në juridik­sion­in e autoriteteve shtetërore përgjegjëse, të për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, kry­hen nga struk­tu­rat dhe shër­bimet e tyre.

3. Për zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij ligji, autoritetet shtetërore përgjegjëse, të për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, har­to­jnë rreg­ul­loret sipas fushës së veprim­tarisë së tyre, për për­cak­timin e pro­ce­du­rave dhe të struk­tu­rave për kon­trol­lin e zba­tim­it të dis­poz­i­tave të këtij ligji, të cilat mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

KREU VIII
SANKSIONET

 

Neni 43

l. Për shkel­je të dis­poz­i­tave të këtij ligji, me për­jash­tim të rasteve kur ato nuk për­bëjnë vepër penale, ven­dosen sank­sionet e për­cak­tu­ara në nenet 31, pika 1, 32, 33 e 35 të ligjit nr. 9634, datë 30.10.2006 “Për inspek­timin e punës dhe Inspek­toratin Shtetëror të Punës”.

2. Pro­ce­du­rat e ankimim­it ndaj sank­sion­eve të ven­do­sura nga inspek­tori i punës, si edhe pro­ce­du­ra për ekzeku­timin e urdhrit të pezul­lim­it të inspek­torit të punës është sipas për­cak­timeve të nen­eve 34 e 36 të ligjit nr. 9634, datë 30.10.2006 “Për inspek­timin e punës dhe Inspek­toratin Shtetëror të Punës”.

 

KREU IX
DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 44

l. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, në për­puth­je me parim­in e ligjsh­mërisë, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rë aktet nën­ligjore, në zba­tim të nen­eve 7 pika 7, 11 pika 2, 14 pika 4, 18 pika 4, 23 pika 3, 25 pika 4, 38 pika 3, 39 pika 1 shkro­n­ja “b” dhe 42 pika 3 të këtij ligji.
2. Ngarko­het min­istri përgjegjës për çësht­jet e sig­urisë dhe shën­detin në punë për nxjer­rjen e udhëzim­it në zba­tim të pikës 2 të nen­it 9 të këtij ligji.

3. Ngarko­het Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore për zba­timin e pikës 1 të nen­it 30 të këtij ligji.

4. Ngarko­het min­is­tria përgjegjëse për shën­de­tës­inë për nxjer­rjen e aktit nën­ligjor në zba­tim të pikës 2 të nen­it 39 të këtij ligji.

 

Neni 45

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim