Nëm­bështet­jetënen­eve 78 dhe 83 pika 1 tëKushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit­tëMin­is­trave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qël­li­mi

1. Ky ligj ka për qël­lim tra­j­timin ekonomik e finan­ciar të famil­jeve të punon­jësve të Poli­cisë së Shtetit, të Gardës së Repub­likës, të Shër­bim­it të Kon­trol­lit të Brend­shëm, të Poli­cisë së Mbro­jt­jes nga Zjar­ri dhe të Shpë­tim­it, të For­cave të Armato­sura, të Shër­bim­it Infor­ma­tiv Shtetëror dhe të Poli­cisë së Burgjeve, kur punon­jësit kanë hum­bur jetën në krye apo për shkak të detyrës.

2. Famil­jet e shte­tasve apo të punon­jësve të struk­tu­rave të tjera shtetërore, të cilët humbin jetën për shkak të kry­er­jes së detyrave në ndih­më të struk­tu­rave të për­men­dura në pikën 1 të këtij neni, për­fi­to­jnë, në mënyrë të ngjashme, çdo ndih­më dhe tra­j­tim të parashikuar nga ky ligj për punon­jësit e këtyre struk­tu­rave. Për­fitimet e ngjashme, për këtë kat­e­gori punon­jë­sish, cak­to­hen në bazë të pagës refer­uese të punon­jësit dhe, për shte­t­a­sit, në bazë të pagës refer­uese të gradës më të lartë të rolit zbat­ues.

 

Neni 2

1. Fëmi­jët e punon­jësve të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji, që kanë hum­bur jetën në detyrë apo për shkak të saj, për­fi­to­jnë pen­sion famil­jar të barabartë me pagën refer­uese të punon­jësit në çastin e hum­b­jes së jetës, deri kur secili prej fëmi­jëve të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe, pas kësaj peri­ud­he, bashkëshortja/bashkëshorti dhe anë­tarët e famil­jes në ngarkim për­fi­to­jnë pen­sion famil­jar e suple­men­tar, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.

2. Për­fitimet, që jepen në për­puth­je me këtë nen, ven­dosen në vlerën 100 përqind të pagës, sa herë që paga, sipas së cilës është llog­a­r­it­ur ky për­fitim, ndryshon.

 

Neni 3

Bashkëshortja/bashkëshorti, fëmi­jët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur krye­jnë studimet e lar­ta, prindërit bashkë­jetues dhe per­son­at në kujdestari, në çastin e hum­b­jes së jetës së punon­jësit të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji, për­fi­to­jnë ndih­më të men­jëher­shme finan­cia­re jo më pak se 200 000 lekë.

 

Neni 4

Famil­jarëve në ngarkim të punon­jësve të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji u jepet ndih­më e men­jëher­shme për për­bal­lim­in e shpen­z­imeve të var­rim­it.

 

Neni 5

Shteti merr për­sipër tra­j­timin me bursë të plotë për të gjithë fëmi­jët e punon­jësve të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji, të cilët kanë fitu­ar të drejtën e ndjek­jes së studimeve në insti­tu­cionet pub­like shtetërore të arsim­it të lartë bren­da ven­dit.

 

 

Neni 6

Famil­jet e punon­jësve të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji, që kanë hum­bur jetën në krye apo për shkak të detyrës, për­fi­to­jnë tra­j­tim me për­parësi për stre­him, sipas kritereve dhe pro­ce­du­rave të parashikuara në legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 7

Famil­jarëve dhe prindërve, me të cilët punon­jësi bashkë­je­tonte para hum­b­jes së jetës në krye të detyrës apo për shkak të saj, në ditën përku­j­ti­more të punon­jësit, u jepet ndih­më deri në një pagë mujore të gradë smë të lartë të nivelit zbat­ues.

 

Neni 8

1. Këshilli i Min­is­trave nxjerr aktet nën­ligjore në zba­tim të këtij ligji.

2. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton, me vendim, masën, kriteret dhe pro­ce­du­rat për ndih­mën, tra­j­timin ekonomik dhe finan­ciar, kom­pen­simin për dëm­timet tru­pore dhes hpen­zimet për reha­bil­itimin shën­de­të­sor të kat­e­gorisë së punon­jësve të plago­sur në krye apo për shkak të detyrës, që u përkasin struk­tu­rave shtetërore të për­cak­tu­ara në nenin 1 të këtij ligji.

 

Neni 9
Shfuqiz­ime

Vendimet e Këshillit të Min­is­trave nr.552, datë 27.11.1999 “Për tra­j­timin ekonomik e finan­ciar të famil­jeve të punon­jësve të poli­cisë, që humbin jetën ose plagosen për shkak të detyrës” dhe nr. 563, datë 13.10.2001 “Për dhënie ndihme të men­jëher­shme, për për­bal­lim­in e shpen­z­imeve të shër­bim­it të var­rim­it”, si dhe çdoa kt tjetër, ligjor dhe nën­ligjor, që bien desh me këtë ligj, shfuqi­zo­hen në atë pjesë ku tra­j­to­het kat­e­go­ria e punon­jësve që humbin jetën në kryea po për shkak të detyrës.

 

Neni 10

Hyr­janë­fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim