(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,
K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1
Qel­li­mi i ligjit

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Me këtë ligj Repub­li­ka e Shqipërisë u njeh të drejtën për azil ose mbro­jt­je plotë­suese të gjithë të hua­jve që kanë nevo­jë për mbro­jt­je ndërkom­bëtare, qof­shin këta refug­jatë apo per­sona të tjerë dhe që kërko­jnë azil në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji dhe me kon­ven­tat ndërkom­bëtare ku Shqipëria është palë.

2. Ky ligj rreg­ul­lon kushtet dhe pro­ce­du­rat për dhënien dhe heq­jen e azilit në Repub­likën e
Shqipërisë, si dhe të drej­tat e detyrat e refug­jatëve dhe të per­son­ave nën mbro­jt­je plotë­suese.

 

Neni 1/1
Përku­fiz­ime

(Shtu­ar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “Kon­ven­ta e Gjenevës” është kon­ven­ta për sta­tusin e refug­jatëve, e datës 28 kor­rik 1951, e ndryshuar me pro­tokollin e Nju Jorkut, të datës 31 janar 1967.

2. “Azil” është mbro­jt­ja që Repub­li­ka e Shqipërisë u jep refug­jatëve ose per­son­ave në mbro­jt­je plotë­suese.

3. “Kërke­sa për azil” është çdo deklarim i bërë me shkrim, me gojë apo me gjeste, nga një shte­tas i huaj ose një per­son pa shtetësi, para organ­eve kom­pe­tente, në kufi apo bren­da ven­dit, e cila vlerë­so­het si një kërkesë për mbro­jt­je ndërkom­bëtare, sipas kon­ven­tës së Gjenevës. Çdo kërkesë për mbro­jt­je ndërkom­bëtare vlerë­so­het kërkesë për azil, përveç rastit kur një shte­tas i huaj ose pa shtetësi kërkon qar­tazi një lloj tjetër mbro­jt­je­je, për të cilën apliko­het veç­mas.

4. “Apliki­mi për azil” është kërke­sa zyrtare, drej­tu­ar Drej­torisë për Shtetës­inë dheRefug­jatët, në për­puth­je me pro­ce­du­rat e parashikuara në këtë ligj.

5. “Azilkërkues” është çdo shte­tas i huaj ose per­son pa shtetësi, i cili shpreh me çfarë­dol­loj mënyre se nuk dësh­i­ron të kthe­het në vendin e vet dhe ka bërë një kërkesë për azil në Repub­likën e Shqipërisë, për të cilën nuk është mar­rë ende një vendim për­fundim­tar.

6. “Refug­jat” është shte­tasi i huaj apo per­soni pa shtetësi që, për shkak të frikës së bazuar të perseku­tim­it, për arsye të racës, bes­im­it, kom­bë­sisë, anë­tarë­sisë në një grup të cak­tu­ar shoqëror ose bind­jes poli­tike, ndod­het jashtë ven­dit të shtetë­sisë së vet dhe nuk ka mundësi, ose për shkak të një frike të tillë, nuk ka dëshirë të kërko­jë mbro­jt­jen e atij ven­di, ose kur ai, duke mos pasur një shtetësi dhe ndod­het jashtë ven­dit të mëparshëm të banim­it të zakon­shëm të tij, si paso­jë e këtyre ngjar­jeve, nuk ka mundësi ose nuk ka dëshirë të kthe­het atje, për arsye të kësaj frike, në për­puth­je me kriteret e nen­it 1(A) të kon­ven­tës së Gjenevës.

7. “Sta­tusi i refug­jatit” është sta­tusi që i jepet per­son­it, i cili është njo­hur si refug­jat nga organi përkatës dhe është i pran­uar si i tillë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

8. “Të mitur të pashoqëru­ar” janë shte­t­a­sit e huaj apo per­son­at pa shtetësi nën 18 vjeç, të cilët vijnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë të pashoqëru­ar nga një per­son mad­hor, përgjegjës për ta, sipas ligjit ose sipas tra­ditës dhe për sa kohë ata nuk janë efek­tivisht nën kujdesin e një per­soni të tillë. Këtu përf­shi­hen edhe të mitu­rit, të cilët janë lënë të pashoqëru­ar, pasi kanë hyrë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

9. “Mbro­jt­je e përkohshme” është një pro­ce­durë e veçan­të mbro­jt­je­je, e cila u sig­uron mbro­jt­je të men­jëher­shme dhe të përkohshme per­son­ave të shpërn­gu­lur nga vendet e tjera, në rastet e fluk­seve masive, të cilët nuk mund të kthe­hen në vendin e tyre të origjinës, në veçan­ti, nëse ekzis­ton rreziku, që sis­te­mi i azilit të jetë i paaftë të pro­ce­do­jë me këtë fluks, pa efek­te të pafa­vor­shme në zhvil­lim­in e tij efek­tiv, në interes të per­son­ave të intere­suar dhe per­son­ave të tjerë që kërko­jnë mbro­jt­je.

10. “Fluks masiv” është arrit­ja në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë e një mase të mad­he të per­son­ave të shpërn­gu­lur, të cilët vijnë nga një shtet apo zonë gjeografike e cak­tu­ar, qoftë edhe nëse ard­h­ja e tyre ka qenë spon­tane apo e ndih­muar nga një pro­gram evakui­mi.

11. “Heq­ja e sta­tusit të refug­jatit” është vendi­mi i mar­rë nga organi përkatës për revokimin dhe/ose refuz­imin për përtërit­jen e sta­tusit të refug­jatit.

12. “For­ma plotë­suese e mbro­jt­jes” është for­ma e mbro­jt­jes, që i jepet të hua­jit, i cili, megjithëse nuk përm­bush kriteret e të qen­it refug­jat, siç është shpre­hur në këtë nen të këtij ligji, nuk do t’i nën­shtro­het asnjë urdhri dëbi­mi apo përzënieje, të lëshuar nga autoritetet përkatëse të Repub­likës së Shqipërisë, nisur nga arsyet përkatëse, të shpre­hu­ra në kon­ven­tën europi­ane “Për mbro­jt­jen e të drej­tave të njeri­ut dhe lirive themelore” të vitit 1950, në kon­ven­tat e Kombeve të Bashkuara kundër tor­turës, në ato për të drej­tat civile dhe poli­tike dhe çdo instru­ment tjetër ndërkom­bë­tar, ku Repub­li­ka e Shqipërisë është ose do të jetë palë.

 

Neni 2

Azili

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)


Neni 3

Azilk­erkues

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)


Neni 4
Refug­jati

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)


Neni 5
Per­son­at nën mbro­jt­je të përkohshme për arsye human­itare

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

 

 

Neni 5/1
Mbro­jt­ja e përkohshme në ra stet e fluk­sit masiv

(Shtu­ar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

Në rastet e një fluk­si masiv të per­son­ave të huaj, që kërko­jnë mbro­jt­je ndërkom­bëtare në ter­ri­torin shqip­tar, pro­ce­du­rat e parashikuara në kre­un IV të këtij ligji, për shqyr­tim indi­vid­ual të kërke­save për azil, mund të pezul­lo­hen, duke u dhënë të gjithë per­son­ave të një grupi mbro­jt­je të përkohshme. Kjo mbro­jt­je jepet nga Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët për një afat të për­cak­tu­ar në vendimin që del për këtë qël­lim.

Neni 6
Dhe­nia e azilit mbi bazen e parim­it te bashkim­it famil­jar

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Të drejtën e azilit, me të njëjtin sta­tus, e për­fi­to­jnë edhe bashkëshorti, fëmi­jët e moshës nën 18 vjeç dhe çdo i afërm në ngarkim ligjor të të hua­jit, të cilit i është dhënë azil, me kusht që ata të bano­jnë së bashku.

2. Per­soni mbi moshën 18 vjeç nuk mund të për­fi­to­jë azil në bazë të zba­tim­it të parim­it të bashkim­it famil­jar, sipas para­grafit 1 të këtij neni, veç në rastet kur ai/ajo është në ngarkimin ligjor të prindërve të tij ose të hua­jve të tjerë të cilëve iu është dhënë azil në Repub­likën e Shqipërisë. Ai/ajo duhet të paraqesë kërkesë indi­vid­uale për azil në rast se dësh­i­ron t’i ofro­het azil në Repub­likën e Shqipërisë.

3. Në rastin e zgjid­hjes së martesës, ndar­jes apo vdek­jes së të hua­jit që ka për­fi­tu­ar azil, anë­tarët e famil­jes që kanë për­fi­tu­ar azil në për­puth­je me para­grafin e parë të këtij neni, do të vazh­do­jnë të gëzo­jnë të drejtën e azilit. E njëj­ta gjë zba­to­het për fëmi­jët që gëzo­jnë azil në për­puth­je me parim­in e bashkim­it famil­jar, kur ata mbushin moshën 18 vjeç.

 

Neni 7
Mosk­thi­mi

Në kup­tim të këtij ligji, pavarë­sisht nga zba­ti­mi i nen­eve 8 dhe 9, Repub­li­ka e Shqipërisë njeh dhe respek­ton detyrim­in për të mos kthy­er dhe larguar jashtë ter­ri­torit të vet, per­son­at që kanë për­fi­tu­ar apo kërkuar të drejtën e azilit apo të mbro­jt­jes së përkohshme në këto raste:

a) Në një shtet ku jeta apo liria e tyre kër­cëno­hen për shkak të racës, bes­im­it, kom­bë­sisë, anë­tarë­sisë në një grup të cak­tu­ar shoqëror apo të bind­jeve poli­tike;

b) në një shtet ku ata do t’i nën­shtro­hen tor­turës dhe tra­j­tim­it a ndëshkim­it çnjerë­zor e poshtërues, ose çdo tra­j­tim tjetër të parashikuar në trak­tatet ndërkom­bëtare ku Shqipëria është palë;

c) në shtetin e tyre të origjinës, në rast së atyre u është dhënë mbro­jt­je e përkohshme, në për­puth­je me klau­zo­lat e këtij ligji;

ç) në një shtet të tretë, i cili mund të kthe­jë a dër­go­jë per­son­in në një nga shtetet e treguara në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

2. Azilkërkue­si, të cilit kërke­sa për azil i është refuzuar nga Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, nuk dëbo­het a kthe­het jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, për­para nën­shkrim­it a dhënies së mundë­sive ligjore për ushtrim­in e të drej­tave pro­ce­du­rale dhe garan­cive të parashikuara në këtë ligj.

 

Neni 8
Pushi­mi dhe heq­ja e azilit

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Refug­jatit, i cili e ka për­fi­tu­ar azilin në për­puth­je me këtë ligj, mund t’i hiqet kjo e drejtë, si rrjed­ho­jë e pushim­it të sta­tusit të refug­jatit, në njërën nga rastet e mëposhtme:

a) kur kërkon, me vull­netin e vet, mbro­jt­jen e shtetit ku gëzon shtetës­inë;

b) kur rimerr, me vull­netin e vet, shtetës­inë, të cilën e kishte hum­bur;

c) kur fiton një shtetësi të re dhe gëzon mbro­jt­jen e shtetit të shtetë­sisë së re;

ç) kur riven­doset, me vull­netin e vet, në shtetin nga ku është larguar ose jashtë të cilit ka qën­dru­ar për motive perseku­ti­mi;

d) kur kanë pushuar së ekzis­tu­ari rrethanat e parashikuara në pikën 6 të nen­it 1/1 të këtij ligji dhe nuk ka arsye për të refuzuar mbro­jt­jen e shtetit të shtetë­sisë së vet;

dh) kur është per­son pa shtetësi dhe kanë pushuar së ekzis­tu­ari rrethanat, për të cilat i është dhënë e drej­ta e azilit, si dhe i ka mundësitë e kushtet për t’u rik­thy­er në shtetin nga ku ishte larguar.
2. Përgjegjësia për mbro­jt­jen ndërkom­bëtare të per­son­ave të njo­hur si refug­jatë, në për­puth­je me kon­ven­tën e Gjenevës dhe pro­tokollin e vitit 1967, në Repub­likën e Shqipërisë mund të vlerë­so­het si e trans­fer­u­ar në një shtet të tretë, palë në instru­mentet e lart­për­men­dura ndërkom­bëtare, në rast se ky i fun­dit ka pran­uar që refug­jati të qën­dro­jë si i tillë në ter­ri­torin e tij, në mënyrë të vazh­dueshme dhe ka njof­tu­ar Repub­likën e Shqipërisë për këtë veprim.

3. Pushi­mi i azilit bëhet duke zbat­u­ar të njëj­tat pro­ce­du­ra të parashikuara edhe për dhënien e tij.

4. Refug­jatit, i cili e ka për­fi­tu­ar azilin, në për­puth­je me pikën 6 të nen­it 1/1 të këtij ligji, mund t’i hiqet kjo e drejtë, jo vetëm si rrjed­ho­jë e pushim­it të sta­tusit të refug­jatit, por edhe si dën­im plotë­sues, i dhënë nga gjyka­ta, për ta nxjer­rë të hua­jin nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë për vepra penale, për të cilat parashiko­het një dën­im me jo më pak se 10 vjet heq­je lirie, nga dis­poz­i­tat penale në fuqi në çastin e dhënies së vendim­it për­fundim­tar, me arsyetimin, në vendim, nga gjyka­ta se per­son­it, të cilit i hiqet azili, nuk do t’i kër­cëno­hen, në vendin e vet, të drej­tat e parashikuara nga Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 9
Për­jash­ti­mi nga e drej­ta për azil

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

Shte­t­a­sit e huaj apo per­son­at pa shtetësi, që ndod­hen në Repub­likën e Shqipërisë, për­jash­to­hen nga e drej­ta për azil, në rastin kur ka pro­va të mjaftueshme se:

a) kanë kry­er krim kundër paqes, krim lufte apo kundër njerëzim­it, sipas për­cak­timeve të parashikuara në kon­ven­tat ndërkom­bëtare;

b) për­bëjnë një rrezik për rendin pub­lik dhe sig­ur­inë kom­bëtare të Repub­likës së Shqipërisë, për shkak të kry­er­jes së një kri­mi të rëndë jopoli­tik jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë;

c) janë faj­torë për veprime, që bien ndesh me qël­limet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Neni 10
Kerke­sa dhe apliki­mi per azil

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)


KREU II
TE DREJTAT DHE DETYRIMET

Neni 11
Detyrimet e azilkërkuesve dhe të per­son­ave që kanë për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)


1. Azilkërkue­si apo per­soni, që ka për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë, ndalo­het të angazho­het në veprim­tari të tilla, që kri­jo­jnë prob­leme për rendin pub­lik, ceno­jnë sig­ur­inë kom­bëtare dhe mund të ndiko­jnë në mar­rëd­hëni­et e Repub­likës së Shqipërisë me vendet e tjera.

2. Azilkërkue­si apo per­soni, që ka për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë, nuk duhet të vepro­jë kundër parimeve dhe qël­limeve, që buro­jnë nga trak­tatet dhe kon­ven­tat e OKB-së, të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

3. Azilkërkue­si duhet të japë çdo infor­ma­cion, për të cilin men­do­het se ai ka dijeni, kur i kërko­het nga autoritetet e azilit dhe që shër­ben për mar­rjen e një vendi­mi, të bazuar dhe të drejtë, për aplikimin e tij për azil.

4. Azilkërkue­si duhet të jetë në dis­pozi­cion të autoriteteve të azilit gjatë të gjithë pro­ce­durës për azil

 

Neni 12
Te drej­tat e refug­jat­eve

(Ndryshuar pika 2 dhe 3 me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. I hua­ji, që ka për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë gëzon sta­tus ligjor në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar, me Sek­sion­in e Aktit Final të Kon­fer­encës së Plot­fuqish­mëve, me Kon­ven­tën e OKB-së së vitit 1951 “Për sta­tusin e refug­jatëve” dhe me trak­tatet e tjera ndërkom­bëtare ku Shqipëria është palë, si dhe të gjitha të drej­tat që legjis­la­cioni shqip­tar iu njeh të hua­jve.

2. Ai gëzon të gjitha të drej­tat, që u nji­hen refug­jatëve nga ky ligj dhe nga ligji nr.9098, datë 3.7.2003 “Për inte­grim­in dhe bashkimin famil­jar të per­son­ave, që kanë për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë”

3. Refug­jatët, që për­fi­to­jnë të drejtën e azilit në Repub­likën e Shqipërisë, në për­puth­je me nor­mat e për­cak­tu­ara në nenin 28 të kon­ven­tës së Gjenevës, pajisen nga Min­is­tria e Brend­shme me doku­ment udhë­ti­mi. Ky doku­ment, për aq kohë sa është i vlef­shëm, mund të për­doret për të udhë­tu­ar në të gjitha shtetet, me për­jash­tim të shtetit të origjinës dhe për t’u rik­thy­er në Shqipëri.

Neni 13
Të drej­tat e per­son­ave që u është dhënë mbro­jt­je plotë­suese

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

Çdo i huaj, i cili përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në këtë ligj dhe që i është dhënë mbro­jt­je plotë­suese indi­vid­u­al­isht nga autoritetet përkatëse të Repub­likës së Shqipërisë, për­fi­ton të drej­tat e parashikuara në këtë ligj, të cilat u jepen refug­jatëve, në për­puth­je me kon­ven­tën e Gjenevës, përveç doku­men­tit të udhë­tim­it

 

Neni 14
Të drej­tat e per­son­ave, që u ofro­het mbro­jt­je e përkohshme, si paso­jë e sit­u­atave të fluk­seve mas­sive

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

Çdo i huaj, të cilit i është dhënë mbro­jt­je e përkohshme, si paso­jë e sit­u­atave të fluk­seve masive, gëzon të drej­tat që u jepen refug­jatëve, përveçse kur ato kufi­zo­hen nga Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, siç është parashikuar në këtë ligj.

 

Neni 15
Te drej­tat e azilk­erkuesve

(Ndryshuar shkro­n­ja b) e pikës 2 me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Azilkërkue­si do të tra­j­to­het në për­puth­je me dis­poz­i­tat përkatëse të legjis­la­cionit shqip­tar që rreg­ul­lon sta­tusin e të hua­jve, përveç rasteve kur parashiko­het ndryshe me ligj.

2. Azilkërkue­sit do t’i garan­to­het:

a) e drej­ta e mosk­thim­it sipas nen­it 7 të para­grafit 2 të këtij ligji;

b) e drej­ta e stre­him­it, e ushqim­it, e ndih­mës finan­cia­re për nevo­ja ngushtë­sisht vet­jake, të ofru­ara në qen­drën kom­bëtare pritëse për azilkërkue­sit.

Neni 16
Ndal­i­mi i azilk­erkuesve

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Azilkërkue­sit që hyjnë në mënyrë të paligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë nuk do të ndiqen penal­isht për kalim të paligjshëm të kufir­it, me kusht që ata të paraqiten për­para autoriteteve përkatëse jo më vonë së 10 ditë nga dita e kalim­it të paligjshëm të kufir­it.

2. Azilkërkue­sit, të cilët paraqiten bren­da afatit, mund të ndalo­hen vetëm për arsyet e mëposhtme:
a) Për ver­i­fikimin e iden­titetit të tyre;

b) kur kanë zhdukur doku­mentet e iden­titetit apo të udhë­tim­it ose janë pajisur me doku­mente të rreme, për të mashtru­ar autoritetet përkatëse;

c) për të është lëshuar një man­dat arresti ndërkom­bë­tar;

ç) për mbro­jt­jen e sig­urisë kom­bëtare dhe të ren­dit pub­lik.

3. Masat shtrënguese ndaj një azilkërkue­si mer­ren në për­puth­je me rreg­ul­lat dhe pro­ce­du­rat e për­cak­tu­ara në Kodin e Pro­ce­durës Penale të Repub­likës së Shqipërisë.

Në këtë rast azilkërkue­sit i garan­to­het kon­tak­ti­mi me UNHCR-në dhe ushtri­mi i të drej­tave pro­ce­du­rale penale.

4. Në rast ndal­i­mi e arres­ti­mi, nëse është e mundur, azilkërkue­si mba­het në izolim, i veçuar nga per­son­at e tjerë, përveç kur këto masa shtrënguese mer­ren në bazë të pikës 2, shkro­n­ja “b” e këtij neni.
5. Në për­puth­je me nor­mat ndërkom­bëtare mbi të drej­tat e fëmi­jëve, të cilat Repub­li­ka e Shqipërisë i ka rat­i­fikuar, kur është fjala për azilkërkue­sit e mitur të pashoqëru­ar nën moshën 18 vjeç,  këta nuk bur­gosen, përveçse në raste ekstreme. Në çdo rast tjetër ndaj tyre mer­ren masat e duhu­ra dhe të për­sh­tat­shme për fëmi­jët.

 

KREU III
AUTORITETET E AZILIT

 

Neni 17
Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët në Min­istrinë e Brend­shme për­bëhet nga drej­tori, zëvendës­drej­tori dhe të pak­tën tre spe­cial­istë, të cilët janë përgjegjës për regjistrim­in e aplikimeve, drej­timin e dëgjimeve dhe grum­bul­lim­in e të dhë­nave të tjera, të nevo­jshme për plotësimin e doku­menta­cionit për çdo aplikim për azil.

2. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët është i vet­mi autoritet për dhënien, heq­jen dhe për­jash­timin nga e drej­ta e azilit.

3. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët është përgjegjëse për zba­timin e masave që duhen mar­rë për mbro­jt­jen dhe ndih­mën që u ofro­het azilkërkuesve dhe refug­jatëve. Autoritetet përkatëse bashkëpuno­jnë me Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët për zba­timin e rreg­ullave dhe të pro­ce­du­rave të nevo­jshme për dhënien e të drej­tave, që u tako­jnë azilkërkuesve dhe refug­jatëve.
4. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët admin­istron fondet pub­like, të dhë­na në bux­het, si dhe ndih­mat e tjera finan­cia­re ose mate­ri­ale për azilkërkue­sit dhe refug­jatët, të ofru­ara nga orga­ni­zatat ven­dase apo ndërkom­bëtare.

5. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët është orga­niz­mi drejtues në rastet e fluk­seve masive dhe, nën drej­timin e drej­torit të saj, orga­ni­zon punën për tra­j­timin e per­son­ave që u ofro­het mbro­jt­je e përkohshme. Ajo është përgjegjëse, në mënyrë të veçan­të, për regjistrim­in, sis­temimin dhe shpërn­dar­jen e ushqimeve per­son­ave që u është dhënë mbro­jt­je e përkohshme.

 

Neni 18

Komi­sioneri Kom­be­tar per Rrefug­jatet

(Shfuqizuar pikat 2 dhe 3 dhe ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Drej­tori i Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët është kryetari i Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët.

2. Shfuqizuar.

3. Shfuqizuar.

4. Komi­sion­ari kom­bë­tar për refug­jatët merr të gjitha masat e nevo­jshme ose i drej­to­het gjykatës për të cak­tu­ar, për çdo fëmi­jë azilkërkues të pashoqëru­ar apo per­son të rrit­ur, me të meta men­dore, një kujdestar, në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar për për­faqësimin dhe mbro­jt­jen e intere­save të tyre.

5. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët ini­cion me Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët­pro­ce­durën për heq­jen e azilit, në rast së ka arsye të bazuara, për të men­d­uar së refug­jati në fjalëpërf­shi­het në klau­zo­lat për heq­jen e azilit, të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji.

6. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët mbikëqyr regjistrim­in e per­son­ave që u është dhënë mbro­jt­je e përkohshme, si dhe bashkëren­don ndih­mat e ofru­ara nga autoritetet ven­dore dhe orga­ni­zatat ndërkom­bëtare.

7. Komi­sioneri Kom­bë­tar për Refug­jatët drej­to­het nga udhëzimet e lëshuara nga min­istri përkatës.

 

Neni 19
Komi­sioni kom­bë­tar për rrefug­jatët

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)



Neni 20
Komi­sioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Rrefug­jatët
(UNHCR)

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Azilkërkue­sit, refug­jatët dhe per­son­at nën mbro­jt­je të përkohshme kanë të drejtë të kon­tak­to­jnë me zyrën e Komi­sioner­it të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refug­jatët (UNHCR). Për­faqë­sue­sit e UNHCR-së kanë të drejtë të tako­hen me çdo azilkërkues, refug­jat apo per­son nën mbro­jt­je të përkohshme, që ndod­het në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

2. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët­dër­gon pranë UNHCR-së infor­ma­cionin e nevo­jshëm për azilkërkue­sit e regjistru­ar dhe në mënyre të veçan­të i mundë­son UNHCR-së, në bazë të kërkesës, shqyr­timin e dos­jeve indi­vid­uale të azilkërkuesve dhe refug­jatëve. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatëti dër­gon UNHCR-së listën e aplikimeve që shqyr­to­hen nga Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, si dhe të ape­limeve që janë paraqi­tur, me syn­imin për të sig­u­ru­ar bashkëpunimin ndër­m­jet autoriteteve ven­dase me UNHCR-në në për­puth­je me nenin 35 të Kon­ven­tës së Gjenevës së vitit 1951 “Për Sta­tusin e Refug­jatëve”.

3. UNHCR-ja mund t’u ofro­jë Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët­propoz­ime me karak­ter të përgjithshëm, si dhe reko­mandime për raste të veçan­ta, apo të fluk­seve masive.

4. UNHCR-ja mund të mar­rë pjesë me sta­tusin e vëzhgue­sit në mbled­hjet e Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatëtqë kanë të bëjnë me për­cak­timin e sta­tusit të refug­jatit.

 

KREU IV
PROCEDURA E AZILIT

 

Neni 21
Kërke­sa për azil

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Të hua­jt që dëshi­ro­jnë të kërko­jnë azil në Repub­likën e Shqipërisë duhet:

a. T’u drej­to­hen organ­eve kom­pe­tente në kufi apo bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë dhe të paraqesin kërkesën për azil;

b. T’i drej­to­hen drejt­për­drejt Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët­d­he të plotë­so­jnë dhe aplikimin për azil­në për­puth­je me for­mu­la­rët e mirat­u­ar nga Min­is­tria e Brend­shme.

2. Në rastet kur i hua­ji kërkon azil në për­puth­je me shkro­n­jën “a”, të pikës së parë të
këtij neni, organet kom­pe­tente bëjnë njof­timin dhe dërgimin e men­jëher­shëm të tij në Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët në Tiranë, në mënyrë që të regjistro­het dhe të plotë­so­jë aplikimin për azil.

 

Neni 22
Iden­titeti i azilkërkuesve

(Shfuqz­i­uar pika 3 dhe ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Autoritetet që dër­go­jnë azilkërkuesin në Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, ash­tu si dhe vetë Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, janë përgjegjëse për mar­rjen e masave të nevo­jshme për të për të për­cak­tu­ar të dhë­nat per­son­ale të azilkërkue­sit.

2. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët mund t’i drej­to­het me shkrim Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit për vërte­timin e sa më sipër. Në një rast të tillë, Drej­to­ria e Përgjithshme e Poli­cisë së Shtetit i kthen përgjig­je Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët bren­da një afati 15-ditor.

3. Shfuqizuar.

Neni 23
Apliki­mi për azil

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Apliki­mi për azil plotë­so­hetme shkrim, në gjuhën shqipe apo në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kombeve të Bashkuara, Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët. Apliki­mi, përveç iden­titetit duhet
të përm­ba­jë dhe shkaqet­për të cilat azilkërkue­si kërkon mbro­jt­je në ter­ri­torin e
Repub­likës së Shqipërisë.

2. Në Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatë­tazilkërkue­si është i detyru­ar të paraqesë të gjitha të dhë­nat per­son­aled­he të mbushë të gjithë for­mu­la­rët që për­gatiten nga Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët.
3. Në kohën e plotësim­it të aplikim­it për azil, Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët vë në dijeni azilkërkuesin për pro­ce­du­rat e për­cak­tim­it të sta­tusit të refug­jatit. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët mundë­son kon­tak­tin e azilkërkue­sit me një për­faqë­sues ligjor, spe­cial­ist në çësht­jet e refug­jatëve, për shër­bime ligjore falas.

4. Për peri­ud­hën deri në dhënien e vendim­it për­fundim­tar, lid­hur me aplikimin për azil, azilkërkue­si lejo­het të qën­dro­jë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 24

Detyrimet per bashkepunim

(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Azilkërkue­si është i detyru­ar të bashkëpuno­jë për sak­tësimin e fak­teve të parashtru­ara prej tij për aplikimin për azil. Ai është i detyru­ar:

a) të japë infor­ma­cionin e nevo­jshëm, gojar­isht apo me shkrim, sipas kërkesës së autoriteteve të azilit;
b) t’u paraqesë dhe t’u dorë­zo­jë autoriteteve përkatëse të gjitha doku­mentet që disponon, të nevo­jshme për vlerësimin e kërkesës së tij për azil;

c) të jetë i kon­tak­tueshëm, sipas kërkesës së autoriteteve dhe t’i njofto­jë ato men­jëherë për mundësitë e tij për të kon­tak­tu­ar.

2. Azilkërkue­si infor­mo­het mbi fak­tin se infor­ma­cionet që ai /ajo jep do të mba­hen kon­fi­den­ciale dhe shër­be­jnë si bazë për mar­rjen e vendim­it, e për rrjed­him ato duhet tëjenë të vërte­ta dhe të sak­ta.

 

Neni 25
Perk­thye­sit

1. Në rast se azilkërkue­si nuk ka njo­huri të mjaftueshme të gjuhës shqipe, atij i jepet një
përk­thyes i kual­i­fikuar në mënyrë që të komu­niko­jë lir­shëm në të gjitha fazat e
pro­cedim­it të parashikuara në këtë ligj.

2. Azilkërkue­si ka të drejtë të zgjed­hë, me shpen­zimet e veta, një përk­thyes tjetër.

 

Neni 26
Dëgji­mi
(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Azilkërkue­si dëgjo­het për aplikimin e tij për azil në Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët.

Azilkërkue­si njofto­het me shkrim për datën e dëgjim­it, e cila nuk mund të jetë më vonë se 21 ditë nga data kur ka plotë­suar aplikimin në Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët.

2. Azilkërkue­si mund të pyetet për fak­tet dhe ngjar­jet e deklaru­ara gjatë dëgjim­it, kur ka paqartësi në ato që ka thënë ai apo në infor­ma­cionet e mbled­hu­ra nga Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, bren­da një peri­ud­he prej jo më vonë se 20 ditësh nga data e dëgjim­it. Data e dëgjim­it i njofto­het me shkrim.

3. Azilkërkue­si, në çdo fazë të pro­ce­durës, shoqëro­het, këshillo­het apo për­faqë­so­het nga një për­faqë­sues ligjor, spe­cial­ist në çësht­jet e refug­jatëve.

4. Azilkërkue­set e sek­sit femër, nëse është e mundur, dëgjo­hen dhe pyeten nga punon­jëse fem­ra të per­son­elit të Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët. Edhe përk­thyes­ja, nëse është e mundur, duhet të jetë femër.Fëmijët azilkërkues, të pashoqëru­ar, dëgjo­hen dhe pyeten në prani edhe të një psiko­logu apo të një të rri­t­uri, që njeh mirë natyrën e fëmi­jës apo që gëzon bes­imin e tij.

5. Azilkërkue­si shp­je­gon fak­tet, ku mbështeten arsyet dhe motivet për perseku­timin e tij apo për shkel­jen e të drej­tave të njeri­ut dhe ofron të dhë­nat e nevo­jshme, ku përf­shi­hen infor­ma­cioni për vendin e rezi­dencës, për itin­er­arin, ndale­sat në vendet e tjera dhe kërke­sat e mund­shme për azil në vende të tjera, si dhe të dhë­na të tjera të nevo­jshme për sqarim­in e rrethanave të çësht­jes.

6. Dëgji­mi mund të ndiqet edhe nga një për­faqë­sues i UNHCR-së.

 

Neni 26/1

Kon­fi­den­cialiteti

(Shtu­ar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

Dëgji­mi nuk bëhet publik.Azilkërkuesit i shp­je­go­het detyri­mi ligjor i atyre që nji­hen me infor­ma­cionet e dhë­na prej tij, për ta rua­j­tur infor­ma­cionin si konfidencial.Atij i garan­to­het kon­fi­den­cialiteti i dëgjim­it.

 

Neni 27
Pro­ce­du­rat ne Drej­tor­inë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët regjistron të gjitha të dhë­nat e rëndë­sishme ofru­ar nga azilkërkue­si. Kur apliki­mi për azil të jetë plotë­suar me të gjitha të dhë­nat dhe for­mu­la­rët e nevo­jshëm, Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatëti jep azilkërkue­sit një doku­ment, ku verte­to­het iden­titeti i tij dhe pra­n­i­mi i aplikim­it për azil, duke e garan­tu­ar për mosk­thimin e tyre, në për­puth­je me para­grafin e katërt, të nen­it 23 të këtij ligji.

2. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët­drej­ton dëgjimin, ver­i­fikon fak­tet e dhë­na dhe plotë­son doku­menta­cionin e nevo­jshëm para mar­rjes së vendim­it. Në dos­je ven­doset edhe reko­mandi­mi i dhënë nga UNHCR-ja për aplikimin për azil.

3. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatëte mbështet vendimin e vet në deklarimet përkatëse të refug­jatit, të mar­ra sipas parashikimeve të këtij ligji. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, në mar­rjen e vendim­it mbështetet në parim­in e besuesh­mërisë dhe në prezu­mimin që azilkërkue­si ka të drejt.Ajo, gjithash­tu, merr parasysh reko­mandimet e paraqi­tu­ra nga UNHCR-ja.

4. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët merr vendim bren­da 30 ditëve nga data e dëgjim­it të azilkërkue­sit dhe u jep, pa vonesë, si azilkërkue­sit dhe UNHCR-së, një kop­je të vendim­it, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 ditë nga data e mar­rjes së vendim­it. Vendi­mi i Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët mer­ret në një mbled­hje të posaçme.Vendimi i Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët jepet me shkrim dhe duhet të jetë i arsyetuar.Ai mer­ret në mënyrë kolegjiale e, si rrjed­him, pro­ce­du­ra e mar­rjes së vendim­it u nën­shtro­het dis­poz­i­tave në fuqi për mar­rjen e vendimeve në organet kolegjiale.Vendimi mer­ret me shu­micë absolute votash.Pjesëtarët e Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët, të cilët janë në pakicë, mund ta shpre­hin me shkrim mendimin e tyre kundër.Ky mendim me shkrim duhet t’i bashkëlid­het vendim­it për­fundim­tar.

5. Në rast së apliki­mi për azil pra­nohet, Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët­in­for­mon azilkërkuesin për kushtet e azilit dhe se azili mund të hiqet vetëm në për­puth­je me nenin 8 të këtij ligji.

6. Në rast se apliki­mi për azil moho­het, Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët­in­for­mon azilkërkuesin me vendimin e saj të shkru­ar, indi­vid­ual e të arsyet­u­ar, ku do të shpre­het e drej­ta e tij për ankim në organin, ku mund të paraqitet ky ankimd­he për peri­ud­hën bren­da së cilës ai mund të për­fi­to­jë nga kjo e drejtë.

 

Neni 28
Pre­tendimet abuzive dhe duk­shëm të pabazuara

(Ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët mund ta vlerë­so­jë një aplikim si “abuziv”, kur është vërte­t­u­ar, në mënyrë të pakundër­shtueshme, se pre­tendi­mi i bërë nga azilkërkue­si është i rremë dhe me qël­lim për të mashtru­ar autoritetet.

2. Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët mund ta vlerë­so­jë një aplikim si duk­shëm të pabazuar, kur pre­tendi­mi i bërë nga azilkërkue­si nuk ka lid­hje, në asnjë mënyrë, me kriteret për dhënien e azilit, siç është për­cak­tu­ar nga ky ligj.

3. Në rastet kur Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët quan se një aplikim për azil është “abuziv” apo “duk­shëm i pabazuar”, ajo merr vendim të ndër­m­jetëm, me shkrim dhe të motivuar, i cili përf­shi­het në dos­jen e azilkërkue­sit. Kundër këtij vendi­mi azilkërkue­si ka të drejtë të bëjë ankim, sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara në këtë ligj.Si rrjed­him, do të zba­to­het pro­ce­du­ra e për­sh­pe­j­tu­ar e vlerësim­it të aplikim­it. Nëse në fazën e parë të pro­ce­durës së për­sh­pe­j­tu­ar, Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët nuk jep vendim bren­da 10 ditëve, apliki­mi do të pra­nohet vetvetiu në pro­ce­durën nor­male të për­cak­tim­it të sta­tusit të refug­jatit. Azilkërkue­sit i jepet një afat 7‑ditor për të ankimuar, nga data kur ai merr vendimin e Drej­torisë për Shtetës­inë dhe Refug­jatët.

 

Neni 28/1
Mos­d­hë­nia e azilit, si rrjed­ho­jë e ard­hjes nga një vend i tretë, i sig­urt

(Shtu­ar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

Azili mund t’i moho­het çdo të hua­ji që vjen nga një vend i tretë, i sig­urt, palë nën­shkruese e kon­ven­tës së Gjenevës apo pro­tokol­lit të saj të vitit 1967, vend ku azilkërkue­si nuk mund të paraqesë frikë të bazuar perseku­ti­mi, për të pak­tën për njërën prej arsyeve të përm­ba­j­tu­ra në nenin 1 (A) të kon­ven­tës së Gjenevës, as dhe ndon­jë shkel­je të të drej­tave të njeri­ut apo rrezik dëbi­mi, në kup­ti­min e dis­poz­i­tave të këtij ligji dhe, nëse ai mund të kthe­het ligjër­isht në këtë vend, ku apliki­mi i tij për sta­tus refug­jati do të shqyr­to­het në për­puth­je me stan­dard­et ndërkom­bëtare. Një listë e vendeve të tre­ta, të sig­ur­ta, mira­to­het dhe përditë­so­het për këtë qël­lim vetëm me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 29
Ape­li­mi

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

 

Neni 30
Refuz­i­mi dhe debi­mi

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

 


KREU V
MBROJTJA E PËRKOHSHME, SI PASOJË E SITUATAVE TË FLUKSIT MASIV

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

 

Neni 31
Te pergjithshme

(Shfuqizuar me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

 

Neni 32
Të drej­tat e të hua­jve që gëzo­jnë mbro­jt­je të përkohshme, si paso­jë e sit­u­atave të fluk­sit masiv

(Ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009)

1. Të hua­jt, që gëzo­jnë mbro­jt­je të përkohshme, si paso­jë e sit­u­atave të fluk­sit masiv, pra­nohen përko­hë­sisht në Repub­likën e Shqipërisë.

2. Të drej­tat e të hua­jve, që për­fi­to­jnë mbro­jt­je të përkohshme, veçanër­isht të drejtën për punë dhe lir­inë e lëviz­jes, mund të kufi­zo­hen, për arsye objek­tive, nga Drej­to­ria për Shtetës­inë dhe Refug­jatët gjatë tri viteve të para të qën­drim­it në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë

 

Neni 33
Munde­sia per te shfry­tezuar pro­ce­duren e azilit

(Shtu­ar fjalë me ligjin nr. 10060, datë 26.1.2009

Të hua­jt, që bëjnë pjesë në grupin e per­son­ave që gëzo­jnë mbro­jt­je të përkohshme, kanë të drejtën që, me mbarim­in e kësaj mbro­jt­je­je, të paraqesin aplikim indi­vid­u­alpër azilin, në për­puth­je me kushtet dhe pro­ce­du­rat e parashikuara në këtë ligj.

 

KREU VI
DISPOZITA TE FUNDIT

 

Neni 34

Anuli­mi

Neni 22 pika 1 dhe nenet 24, 25, 26, 27 dhe 28 të ligjit nr.7939, datë 25.5.1995 “Për emi­gra­cionin”, që i refer­o­het azilit në Repub­likën e Shqipërisë, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 35
Hyr­ja ne fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim