(Ndryshuar me ligjin nr. 8442, datw 21.1.1999)


Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, date 29.04.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave, Kuven­di Pop­ul­lor i Repub­likës së Shqipërisë,
VENDOSI:

 

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

 

Neni 1

Shtetësia shqiptare është një lid­hje e qën­drueshme juridike, që shpre­het në të drej­tat dhe detyrat e ndërsjel­la të per­son­it fizik dhe të shtetit shqip­tar.

Shtetësia shqiptare fito­het, rifi­to­het, hum­bet apo lihet në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji, i cili respek­ton nor­mat e parimet e njo­hu­ra të së drejtës ndërkom­bëtare në fushën e shtetë­sisë të pran­uara nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

 

Neni 2

Është shte­tas shqip­tar:

a) Çdo per­son, i cili ka pasur shtetës­inë shqiptare deri në hyr­jen në fuqi të këtij ligji;

b) Çdo per­son, që fiton shtetës­inë shqiptare në bazë të këtij ligji.

 

Neni 3

Shte­tasi shqip­tar mundet të jetë edhe shte­tas i një shteti tjetër.

 

Neni 4

Asku­jt nuk mund t’i hiqet arbi­trar­isht shtetësia shqiptare.

Çdo shte­tas shqip­tar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një shtetësi tjetër, të ketë fitu­ar një shtetësi tjetër apo t’i jetë garan­tu­ar nga organet kom­pe­tente të shtetit të huaj dhë­nia e një shtetësie tjetër.

 

Neni 5

Fiti­mi dhe rifiti­mi i shtetë­sisë shqiptare, si dhe heq­ja dorë prej saj, nga të mitu­rit bëhet me mira­timin e prindërve.Çdo ndryshim në shtetës­inë e të miturve, të moshës 14–18 vjeç, bëhet duke mar­rë edhe pëlqimin e fëmi­jës.

 

KREU II
FITIMI I SHTETESISE SHQIPTARE

Neni 6

Shtetësia shqiptare fito­het me:

a) lind­je;

b) natyral­iz­im;

c) birësim.

Neni 7

Fiti­mi i shtetë­sisë me lind­je

(Ndryshuar me ligjin nr. 8442, datw 21.1.1999)

Kush­do qe lind duke pasur qofte edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetës­inë shqiptare.

 

Neni 8

1. Një fëmi­jë i lin­dur ose i gje­tur bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë merr shtetës­inë shqiptare në rast se ai është lin­dur nga prindër të pan­jo­hur, dhe si paso­jë fëmi­ja do të mbetej pa shtetësi.
Në rast se prindërit e fëmi­jës bëhen të njo­hur për­para se fëmi­ja të ketë arrit­ur moshën 14 vjeç, dhe ata janë me shtetësi të huaj, shtetësia shqiptare mund të hiqet më kërkesë të prindërve të njo­hur ligjër­isht, me kusht që fëmi­ja të mos mbetet pa shtetësi si paso­jë e këtij vepri­mi.

2. Një fëmi­jë i lin­dur bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët janë rezi­den­të të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë , mund të mar­rë shtetës­inë shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.

 

Neni 9
Mar­r­ja e shtetë­sisë me natyral­iz­im

Një i huaj që ka paraqi­tur kërkesë për mar­rjen e shtetë­sisë shqiptare me natyral­iz­im e fiton atë në rast se plotë­son kushtet e mëposhtme:

1. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

2. Të ketë ban­uar ligjër­isht në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë , në mënyrë të vazh­dueshme, për jo më pak se 5 vjet.

3. Të kete banesë dhe të dispono­je të ard­hu­ra të mjaftueshme.

4. Të mos ketë qenë ndon­jëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Repub­likën e Shqipërisë ose në ndon­jë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dën­ime me jo më pak se 3 vjet heq­je lirie.

Për­jash­tim nga ky rreg­ull bëhet vetëm në ato raste kur vërte­to­het se dën­i­mi është dhënë për motive poli­tike.

5. Të ketë njo­huri, të pak­tën fillestare, të gjuhës shqipe;

6. Pra­n­i­mi i tij si shte­tas shqip­tar të mos prekë sig­urim­in dhe mbro­jt­jen e Repub­likës së Shqipërisë ;

7. Të hua­jit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyral­iz­im edhe në qoftë se nuk plotë­son kushtet e këtij ligji, me për­jash­tim të pikës 6, në qoftë së Repub­li­ka e Shqipërisë ka një interes shken­cor, ekonomik, kul­tur­or dhe kom­bë­tar.

Në rast se per­soni është pa shtetësi, kushtet e pikës 1, 3, 4 dhe 5 të këtij neni nuk mer­ren parasysh.

Në rast se i hua­ji vërte­ton se është me origjinë shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, koha e qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë , e për­men­dur në pikën 2 të këtij neni, duhet të jetë të pak­tën 3 vjet. Të gjitha kushtet e tjera për fitimin e shtetë­sisë shqiptare të treguara në këtë nen, mbeten të papreku­ra.

 

Neni 10

I hua­ji që është i mar­tu­ar me një shte­tas shqip­tar prej jo me pak se 3 vjetësh, në rast se dësh­i­ron, mund të fito­je shtetës­inë shqiptare me natyral­iz­im edhe në qofte se nuk plotë­son kushtet e neni, 9, pikat 2 dhe 5. në këtë rast i hua­ji duhet të kete ban­uar, në mënyrë të vazh­dueshme dhe të ligjshme, në ter­ri­torin e Repub­likës se Shqipërisë të pak­tën një vit.

 

Neni 11

Në rast se të dy prindërit fito­jnë shtetës­inë shqiptare me natyral­iz­im, fëmi­ja i tyre, nën moshën l8vjeç, kur jeton me prindërit, bëhet gjithash­tu shte­tas shqip­tar me kërkesën e prindërve dhe me pëlqimin e fëmi­jës, në qoftë se ky është në moshën 14–18 vjeç.

Në rast se njëri prej prindërve fiton shtetës­inë shqiptare, fëmi­ja i tij nën 18 vjeç bëhet shte­tas shqip­tar, në se kjo kërko­het nga të dy prindërit, ose nga njëri prej prindërve kur prin­di tjetër është pa shtetësi dhe fëmi­ja ka vend­ba­n­imin në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 12
Fiti­mi i shtetë­sisë me birësim

Në rast se dy prindërit me shtetësi shqiptare birë­so­jnë një të mitur të një shtetësie tjetër apo pa shtetësi, fëmi­ja fiton shtetës­inë shqiptare.

I mituri i birë­suar e fiton shtetës­inë shqiptare edhe kur njëri prej prindërve është shqip­tar dhe të dy prindërit, në çastin e birësim­it, bano­jnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë , si dhe në çdo do rast tjetër kur fëmi­ja rrezikon të mbetet pa shtetësi, si rezul­tat i birësim­it.

 

Neni 13
Revoki­mi i vendim­it për dhënien e shtetë­sisë

Vendi­mi për dhënien e shtetë­sisë shqiptare mund të revoko­het në se vërte­to­het se i hua­ji ose per­soni pa shtetësi, me vetëdi­je, kërkesën për mar­rjen e shtetë­sisë shqiptare e ka bazuar në të dhë­na të pasak­ta ose në doku­mente të fal­si­fikuara.

Vendi­mi për mar­rjen e shtetë­sisë shqiptare, i dhënë në kushtet e para­grafit të mësipërm, revoko­het edhe për fëmi­jët nën moshën 18 vjeç, të cilët e kanë fitu­ar shtetës­inë së bashku me prindërit e tyre, duke pasur gjith­n­jë parasysh interesin e fëmi­jës, si dhe fak­tin që fëmi­ja të mos mbetet pa shtetësi.

 

Neni 14

Per­soni, i cili ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të prem­tim­it për fitimin e një shtetësie tjetër, e rifi­ton shtetës­inë shqiptare në qoftë se nuk fiton shtetës­inë e prem­tu­ar bren­da një kohe të arsyeshme.

Edhe në këtë rast bëhet një kërkesë dhe paraqiten doku­mentet e nevo­jshme.

 

KREU III
MBARIMI I SHTETESISE SHQIPTARE

 

Neni 15

Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të per­son­it, kur ai plotë­son kushtet e mëposhtme:

1. Ka mbushur moshën 18 vjeç.

2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezul­tat i heq­jes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka
shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garan­ton se do të fito­jë shtetësi të huaj.

3. Është rezi­dent në një shtet të huaj.

4. Nuk është në ndjek­je penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjis­la­cionit shqip­tar, parashiko­het dën­im me burgim jo me pak se 5 vjet.

5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, per­son­ave juridikë dhe fizikë.

Vendi­mi për njo­hjen e fak­tit të heq­jes dore nga shtetësia shqiptare mund të revoko­het, kur vërte­to­het se ish-shte­tasi shqip­tar, me vetëdi­je, ka për­dorur të dhë­na të pasak­ta ose doku­mente të fal­si­fikuara për lënien e shtetë­sisë.

 

Neni 16

(Ndryshuar para­grafi i parw me ligjin nr. 8442, datw 21.1.1999)

Për te mitu­rit, shtetësia shqiptare mund te mbaro­je kur te pak­tën njeri nga prindërit ka hequr dore nga shtetësia shqiptare. Ne kete rast pëlqi­mi i prindërve.

Edhe kur njëri prej prindërve nuk është dako­rd që fëmi­ja të hum­basë shtetës­inë shqiptare, fëmi­jës mund t’i hiqet shtetësia, në se çmo­het se një gjë e tillë është në dobi të fëmi­jës dhe nëse fëmi­ja ka apo do të mar­rë një shtetësi tjetër.

Fëmi­ja i mitur e hum­bet shtetës­inë shqiptare kur birë­so­het nga prindër të huaj dhe fiton, me këtë rast, një shtetësi të re.

 

KREU IV
PROCEDURA QE NDIQET PER HEQJEN DORE NGA SHTETESIA SHQIPTARE, SI
DHE PER FITIMIN E RIFITIMIN E SAJ ME NATYRALIZIM

 

Neni 17

Kërke­sa për fitimin, rifitimin ose heq­jen dorë nga shtetësia shqiptare paraqitet në organet e Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik të vend­ba­nim­it të per­son­it ose, në rast se per­soni banon jashtë shtetit, në për­faqësitë diplo­matike ose kon­sul­lore të Repub­likës së Shqipërisë jashtë shtetit. e shoqëru­ar me doku­mentet e kërkuara nga ky ligj.

 

Neni 18

Në rast se doku­mentet e nevo­jshme nuk janë të plota, organet kom­pe­tente, bren­da një mua­ji, ia kthe­jnë kërkue­sit për plotësime të mëte­jshme.

 

Neni 19

Min­is­tria e Ren­dit Pub­lik bren­da 6 mua­jve nga dita e paraqit­jes se kërkesës se indi­vid­it, në baze te kushteve të për­cak­tu­ara në kete ligj për fitimin, rifitimin ose hum­b­jen e shtetë­sisë shqiptare, ven­dos për paraqit­jen ose jo të kërkesës për fitimin, rifitimin ose hum­b­jen e shtetë­sisë pranë Pres­i­den­tit të Repub­likës.

Kërke­sa e Min­istrisë se Ren­dit Pub­lik shoqëro­het me dos­jen e plote indi­vid­uale te kërkue­sit.
Vendi­mi për bër­jen ose jo të kërkesës nga ana e Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik i behet e njo­hur sub­jek­teve të intere­suara, të cilat, në rast se nuk janë dako­rd me përm­ba­jt­jen e tij, mund të ngrenë padi në gjykatën e rrethit Tirane.

 

Neni 20

Pres­i­den­ti i Repub­likës, bren­da 3 mua­jve nga paraqit­ja e k ërkesës së Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërke­sa nuk është e plotë, mate­ri­ali i kthe­het për t’u plotë­suar Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik bren­da 1 mua­ji nga dita e paraqit­jes.

Kur janë kushtet e pikës 7 të nen­it 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e shtetë­sisë shqiptare nxir­ret edhe pa ndjekur pro­ce­durën e mësipërme.

 

Neni 21

Kop­je e dekretit për fitimin ose hum­b­jen e shtetë­sisë shqiptare u dër­go­het Min­istrisë së Ren­dit Pub­lik dhe Min­istrisë së Drejtë­sisë për të bërë veprimet e duhura.Dekreti boto­het në Fle­toren Zyrtare.

 

Neni 22

Per­son­it që ka fitu­ar shtetës­inë shqiptare i jepet doku­men­ti përkatës, ndër­sa atij që e ka hum­bur shtetës­inë shqiptare i jepet një doku­ment iden­ti­fiki­mi i përkohshëm

 

Neni 23

Per­soni që fiton shtetës­inë shqiptare me natyral­iz­im beto­het para nëpunësit të zyrës së regjistrim­it të shte­tasve për besnikëri ndaj shtetit shqip­tar dhe për respek­timin e Kushte­tutës e të lig­jeve të Repub­likës së Shqipërisë.

Shtetësia shqiptare quhet efek­tivisht e fitu­ar që nga dita e bër­jes së betim­it.

 

KREU V
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 24

Per­son­it që ka hequr dore nga shtetësia shqiptare para hyr­jes në fuqi të këtij ligji dhe nuk ka shtetësi tjetër, i rijipet shtetësia men­jëherë, mbi bazën e kërkesës së paraqi­tur prej tij.

 

Neni 25

Ngarko­hen Min­is­tria e Ren­dit Pub­lik, Min­is­tria e Finan­cave, Min­is­tria e Drejtë­sisë dhe Min­is­tria e Punëve të Jashtme që, në bashkëpunim, të nxjer­rin aktet nën­ligjore për zba­timin e pro­ce­du­rave të për­men­dura në këtë ligj.

 

Neni 26

Dekreti nr. 1874, datë 7.6.1954 ” Mbi shtetës­inë shqiptare”, si dhe ndryshimet e tij te mëvon­shme shfuqi­zo­hen.

 

Neni 27

Shteti shqip­tar ruan të drejtën që, në për­puth­je me frymën e kon­ven­tave ndërkom­bëtare për mën­ja­n­imin e rasteve të dyshtetë­sisë dhe të pashtetë­sisë , t’i kërko­jë shte­t­a­sit të vet ose kërkue­sit të shtetë­sisë shqiptare të zgjed­hë vetëm një shtetësi.

 

Neni 28

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim