(Ndryshuar me ligjin nr. 10 024, datë 27.11.2008)

 

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese” dhe në vijim të nen­it 462 të Kodit të Pro­ce­durës Penale të Repub­likës së Shqipërisë, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

PJESA E PARË

DISPOZITA Të PëRGJITHSHME

 

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Objek­ti i ligjit

( Shfuqizuar para­grafi i dytë me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 1)

Ky ligj ka për objekt vënien në ekzeku­tim të vendimeve penale dhe urd­hërimeve të tjera ligjore, si dhe mënyrën e vua­jt­jes së dën­imeve me për­jash­tim të dënim­it me burgim që rreg­ul­lo­het me ligj të posaçëm.

Sipas këtij ligji ekzeku­to­hen edhe vendimet e gjykatës lid­hur me masat e sig­urim­it për aq sa nuk për­cak­to­het ndryshe nga Kodi i Pro­ce­durës Penale.

 

Neni 2

Përm­ba­jt­ja e ekzeku­tim­it

Me ekzeku­tim të vendim­it penal kup­to­het zba­ti­mi i urd­hërimeve që përm­ban vendi­mi penal i for­mës së pre­rë dhe i vendimeve që, sipas Kodit të Pro­ce­durës Penale, kanë ekzeku­tim të men­jëher­shëm, me syn­imin e riedukim­it të të dënuarve, të riven­dos­jes së të drej­tave të per­son­ave të pro­ce­d­uar padrejtë­sisht dhe të drej­tave të sub­jek­teve juridike të cen­uara nga vepra penale, duke ndikuar në paran­dal­im­in e tyre.

 

Neni 3

Të drej­tat e të dënuar­it

Ekzeku­ti­mi i vendimeve që përm­ba­jnë dën­im, kufi­zon vetëm ato të drej­ta, në atë masë dhe kohë, sa për­cak­ton vendi­mi penal, duke respek­tu­ar të gjitha të drej­tat e tjera të njo­hu­ra ligjër­isht, përveç rasteve të për­cak­tu­ara shpre­himisht në këtë ligj.

Per­soni i dënuar në të gjitha fazat e ekzeku­tim­it të vendim­it, gëzon të drej­tat që i tako­jnë sipas këtij ligji dhe, kur nuk i nji­hen ose i ceno­hen ato, kërkon mbro­jt­jen dhe real­iz­imin e tyre në mënyrën që për­cak­to­het në këtë ligj.

 

Neni 4

Pari­mi i barazisë

Ky ligj zba­to­het në mënyrë të njëjtë për të gjithë per­son­at e gjykuar pa diskri­m­in­im për shkak të sek­sit, racës, shtetë­sisë, kom­bë­sisë, origjinës, pikë­pam­jeve dhe gjend­jes ekonomike, shoqërore e kul­tur­ore.

 

Neni 5

Tra­j­ti­mi i të miturve dhe grave

Ekzeku­ti­mi i vendimeve për të mitu­rit dhe gratë bëhet në vende dhe mënyra të veçan­ta e favorizues, të për­cak­tu­ara në këtë ligj ose me dis­pozi­ta të tjera.

 

Neni 6

Pari­mi i zba­tim­it vull­ne­tar

Vendimet penale vihen në ekzeku­tim vull­ne­tar­isht nga i dënuari në mënyrën, kohën dhe vendin e cak­tu­ar nga organi kom­pe­tent sipas këtij ligji. Vetëm në rast refuz­i­mi të zba­tim­it vull­ne­tar të tyre, bëhet ekzeku­ti­mi i detyrueshëm.

 

Neni 7

Mbro­jt­ja e të drej­tave

Për mbro­jt­jen dhe real­iz­imin e të drej­tave të tij, të dënuar­it i garan­to­het komu­niki­mi me organet kom­pe­tente, anki­mi në gjykatë dhe mbro­jt­ja me avokat.

Mbro­jtësi, mbi kërkesën e të dënuar­it ose kur e çmon, ka të drejtë të mar­rë takim me të dënuar­in, duke respek­tu­ar rreg­ul­lat përkatëse, të kërko­jë sqarime, të mar­rë infor­ma­cionet e nevo­jshme, t’u kërko­jë organ­eve të ngarkuara me ekzeku­timin e vendim­it, mar­rjen e masave në kom­pe­tencë të tyre, të kërko­jë ndërhyr­jen e prokuror­it, kur ka penge­sa dhe t’i paraqesë kërke­sa gjykatës për çësht­je në kom­pe­tencë të saj.

 

Neni 8

Përgjegjësia e organ­eve të ekzeku­tim­it

Organet dhe punon­jësit që ekzeku­to­jnë vendimet sipas këtij ligji, janë të detyru­ar të ushtro­jnë me kor­rek­tësi kom­pe­ten­cat, duke respek­tu­ar të drej­tat, nderin dhe din­jitetin e per­son­it.

Per­son­at e ngarkuar për ekzeku­timin e vendim­it penal mba­jnë përgjegjësi disi­plinore dhe, kur është rasti, edhe penale, për mosvënien, zvar­rit­jen ose ekzeku­timin e vendim­it në kundër­sh­tim me ligjin apo të drej­tat e per­son­it.

 

Neni 9

Prokurori

Prokurori është i detyru­ar të mar­rë të gjitha masat për ekzeku­timin e vendim­it në për­puth­je me urd­hërimet e gjykatës dhe kërke­sat e këtij ligji, të kon­trol­lo­jë rreg­ullsinë e ekzeku­tim­it, të ndërhyjë në organet kom­pe­tente ose të paraqesë kërkesë në gjykatë për riven­dos­jen e ligjit e të së drejtës së shkelur dhe vënien e shkak­tarëve para përgjegjë­sisë sipas ligjit.

 

Neni 10

Detyri­mi për njof­timin e fak­teve dhe rrethanave

Mosnjof­ti­mi i prokuror­it për fak­te dhe rrethana që ndiko­jnë në mënyrën dhe kohën e ekzeku­tim­it të një vendi­mi penal, kur nuk ka vend për përgjegjësi penale, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë deri në 100 mijë lekë.

Me kërkesën e prokuror­it çësht­ja shqyr­to­het nga gjyka­ta duke respek­tu­ar kriteret e ligjit “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”.

Me mar­rjen në dijeni të fak­teve e rrethanave të reja, prokurori pasi bën ver­i­fikimin, sipas rastit, ndërhyn sipas këtij ligji ose paraqet kërkesë në gjykatën kom­pe­tente.

Kur fak­ti ose rrethana ndikon në bazuesh­mërinë ose ligjsh­mërinë e vendim­it, zba­to­hen dis­poz­i­tat përkatëse të Kodit të Pro­ce­durës Penale.

 

PJESA II

VëNIA Në EKZEKUTIM E VENDIMEVE PENALE

 

KREU I

KOMPETENCAT PëR VëNIEN Në EKZEKUTIM

 

Neni 11

Gjyka­ta

Për vendimet penale me ekzeku­tim të men­jëher­shëm urd­hërimet i jep gjyka­ta që ka dhënë vendimin men­jëherë pas shpall­jes së tij.

 

Neni 12

Prokurori

Prokurori është organi që vë në lëviz­je pro­ce­durën e ekzeku­tim­it të të gjithë vendimeve të tjera penale dhe në mbështet­je të nen­eve 463 dhe 468 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, pro­ce­don vetë ose urd­hëron organet e tjera për vënien në ekzeku­tim të vendim­it sipas Kodit të Pro­ce­durës Penale, sipas këtij ligji dhe dis­poz­i­tave të tjera ligjore.

Prokurori mban evi­dencë të veçan­të për vendimet në ekzeku­tim dhe për të gjitha fak­tet e ndod­hu­ra gjatë ekzeku­tim­it.

 

Neni 13

Urdhri i ekzeku­tim­it

Urdhri i ekzeku­tim­it është akti pro­ce­duror mbi bazën e të cilit prokurori nis pro­ce­durën e ekzeku­tim­it të vendim­it penal.

Urdhri i ekzeku­tim­it përm­ban vendimin penal që vihet në ekzeku­tim, iden­titetin e të dënuar­it, vend­ndod­hjen e tij, llo­jin dhe masën e dënim­it krye­sor që do të vuhet efek­tivisht, llo­jin e dënim­it plotë­sues dhe kriteret e zba­tim­it të tij, detyrim­in civ­il në pro­cesin penal, si dhe organet që do të ekzeku­to­jnë ose mbikëqyrin ekzeku­timin e vendim­it.

 

Neni 14

Njof­ti­mi i mbro­jtësit

Për urdhrin njofto­het bren­da 30 ditëve mbro­jtësi i të dënuar­it dhe, kur nuk ka, mbro­jtësi i cak­tu­ar nga prokurori.

Për të dënuar­it e mitur organet e ekzeku­tim­it njofto­jnë para­prak­isht edhe prindin ose kujdestarin, ndër­sa për të dënuar­it me fëmi­jë të mitur, bashkëshort­in dhe, kur nuk ka ose nuk dihet ku ndod­het, këshillin e kujdestarisë së vend­ba­nim­it të të dënuar­it.

 

Neni 15

I dëm­tu­ari civ­il

Per­soni, që i janë njo­hur të drej­ta pasurore, kërkon vetë vënie në ekzeku­tim të vendim­it që përm­ban urd­hërime në favor të tij sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile.

Kur pala e dëm­tu­ar është shteti dhe nuk vepron organi kom­pe­tent, prokurori ka të drejtë të urd­hëro­jë ekzeku­timin e vendim­it nga organi i përm­barim­it.

 

KREU II

ORGANET QË EKZEKUTOJNË VENDIMIN PENAL TË FORMËS SË PRERË

 

Neni 16

Detyrat e Poli­cisë së Shtetit

(Ndryshuar me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 2)

 

Poli­cia e Shtetit mbi bazën e urdhrit të prokuror­it, në bashkëpunim me Policinë Gjyqë­sore dhe Policinë Ushtarake, kryen veprimet për ekzeku­timin vull­ne­tar të dënim­it me burgim, në të kundërtën, vepron for­cër­isht duke vënë të dënuar­in në dis­pozi­cion të Drej­torisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Dënimet plotë­suese parashikuar nga pikat 3, 7 dhe 8 të nen­it 30 të Kodit Penal ekzeku­to­hen nga vetë Poli­cia e Shtetit.

Poli­cia e Shtetit, në bazë të një kërkese ose me nis­mën e vet, mbështet veprimet e poli­cisë gjyqë­sore, të poli­cisë ushtarake, poli­cisë së burgjeve dhe të organ­eve të tjera përkatëse, të ngarkuara, sipas këtij ligji, për ekzeku­timin e vendimeve penale, që kanë mar­rë for­më të pre­rë apo që kanë ekzeku­tim të men­jëher­shëm.

 

Neni 17

Ekzeku­ti­mi nga shër­bi­mi i përm­barim­it gjyqë­sor

(Ndryshuar  me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 3)

Shër­bi­mi i përm­barim­it gjyqë­sor ekzeku­ton dën­imin me gjobë, dënimet plotë­suese, të parashikuara në pikën 2 të nen­it 30 të Kodit Penal, shpen­zimet gjyqë­sore dhe detyrim­in civ­il, të cak­tu­ar në vendimin penal.

 

Neni 18

Organet shtetërore dhe sub­jek­tet juridike

Vendimet që përm­ba­jnë dën­ime plotë­suese të parashikuara nga pikat 1, 4 dhe 6 të nen­it 30 të Kodit Penal ekzeku­to­hen nga organet përkatëse shtetërore ose per­son­at e tjerë juridikë shtetërorë ose pri­vatë mbi bazën e urdhrit të ekzeku­tim­it.

 

Neni 19

Ekzeku­ti­mi nga i dënuari

Dën­i­mi plotë­sues parashikuar nga pika 9 e nen­it 30 të Kodit Penal ekzeku­to­het nga vetë i dënuari sipas urd­hërim­it të gjykatës.

Në rast mosvepri­mi prej tij, vendi­mi ekzeku­to­het nga prokurori me shpen­zimet e të dënuar­it.

 

Neni 20

Njof­timet gjatë ekzeku­tim­it

Organet kom­pe­tente për ekzeku­timin e vendimeve penale njofto­jnë prokuror­in për fil­lim­in dhe për­fundimin e ekzeku­tim­it të vendimeve.

I dënuari i paraqet prokuror­it vërte­timin e organ­it që ka bërë pub­likimin e vendim­it.

Kur kërko­het, në bazë të këtij ligji ose me dis­pozi­ta të veçan­ta, bëhen njof­time peri­odike edhe gjatë ekzeku­tim­it.

Prokurori për fil­lim­in e ekzeku­tim­it dhe për­fundimin e tij njofton gjykatën.

 

PJESA III

MËNYRAT E EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE

 

KREU I

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE QË NUK KANË MARRË FORMË TË PRERË

 

Neni 21

Ekzeku­ti­mi i men­jëher­shëm

Ekzeku­to­hen me urd­hër të gjykatës men­jëherë pas shpall­jes së vendim­it:

1. Vendimet penale që përm­ba­jnë pafa­jësi, për­jash­timin e të gjykuar­it nga dën­i­mi ose pushimin e gjykim­it të çësht­jes sipas pikës 2 të nen­it 462 të Kodit të Pro­ce­durës Penale, si dhe kur gjen­det i paligjshëm arresti në fla­grancë ose ndal­i­mi, duke urd­hëru­ar lir­im­in e men­jëher­shëm, përveç kur ka një masë sig­urim me arrest për shkak tjetër.

2. Vendimet penale ndaj një per­soni me masë sig­uri­mi me arrest ndaj të cilit jepet një dën­im i barabartë ose më i vogël se koha e paraburgim­it ose një lloj dën­i­mi tjetër më të butë, duke u urd­hëru­ar lir­i­mi i men­jëher­shëm, përveç kur ka një masë sig­uri­mi me arrest për shkak tjetër.

3. Vendi­mi penal që përm­ban burgim dhe mira­tim të kërkesës së prokuror­it për masën e sig­urim­it me arrest.

4. Vendimet penale që përm­ba­jnë sekuestrim si masë provi­zore kur jepet një dën­im me kon­fiskim.

Për ekzeku­timin e men­jëher­shëm, gjyka­ta i jep para­prak­isht organ­it përkatës urdhrin me shkrim dhe bren­da 3 ditëve nga shpall­ja i dër­gon vendimin penal.

 

KREU II

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË FORMËS SË PRERË

DHE I DËNIMEVE ALTERNATIVE

(Ndryshuar  me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 4)

 

Neni 22

Veprimet para­prake të prokuror­it

Vendimet me burgim, me mar­rjen for­më të pre­rë, i dër­go­hen prokuror­it nga gjyka­ta men­jëherë ose tërhiqen prej tij për vënien në ekzeku­tim.

Kur vendi­mi i gjykatës nuk e për­cak­ton dhe prokurori kon­sta­ton se është ven­di për vua­jt­jen e dënim­it në bur­gun e sig­urisë së lartë, i paraqet kërkesë gjykatës që ka dhënë vendimin.

Kur i dënuari ka qenë i parabur­go­sur, në urdhrin e ekzeku­tim­it sak­të­so­hen koha e vua­j­tur dhe pje­sa që mbetet për të vua­j­tur sipas kritereve të nen­it 57 të Kodit Penal.

Kur i dënuari ka për të vua­j­tur më shumë se një dën­im, prokurori i paraqet kërkesë gjykatës për bashkimin e dën­imeve.

Mbi bazën e vendim­it të gjykatës dhe kritereve të ligjit “Për të drej­tat dhe tra­j­timin e të dënuarve me burgim”, prokurori për­cak­ton llo­jin e insti­tu­cionit ku i dënuari do të vua­jë dën­imin dhe nëpër­m­jet Drej­torisë së Përgjithshme të Burgjeve sak­të­son insti­tu­cionin konkret.

Kur gjyka­ta nuk e ka kon­stat­u­ar dhe prokurori ka të dhë­na se është ven­di për ven­dos­jen në insti­tu­cione të veçan­ta, ai urd­hëron kon­trol­lin mjekë­sor të të dënuarve dhe vepron sipas rezul­tat­eve.

 

Neni 23

Nxjer­r­ja dhe dërgi­mi i urdhrit të ekzeku­tim­it

Mbi bazën e vendim­it të gjykatës dhe të veprimeve sipas nen­it 22 të këtij ligji, prokurori nxjerr urdhrin e ekzeku­tim­it dhe ia dër­gon Poli­cisë së Shtetit të ven­dit ku ka vend­ba­n­imin, qën­drim­in e përher­shëm ose vendqën­drim­in e të dënuar­it.

Për të dënuar­it ushtarakë urdhri i dër­go­het poli­cisë ushtarake pranë repar­tit ku ka qenë efek­tiv i dënuari ose të ven­dit ku ai ndod­het.

Kur i dënuari është i parabur­go­sur urdhri i dër­go­het organ­it ku ai mba­het.

Kur vend­ba­n­i­mi i përher­shëm nuk dihet, urdhri i dër­go­het Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit të Min­istrisë së Ren­dit.

 

Neni 24

Njof­ti­mi për ekzeku­tim vull­ne­tar

Organi i ngarkuar me mar­rjen e urdhrit të ekzeku­tim­it, njofton me shkresë të dënuar­in duke i cak­tu­ar kohën dhe vendin e paraqit­jes vull­netare me par­ala­jmërim­in se në rast të kundërt vendi­mi do të ekzeku­to­het në mënyrë të detyru­ar.

 

Neni 25

Ekzeku­ti­mi i detyrueshëm

Kur i dënuari nuk paraqitet në ditën dhe vendin e cak­tu­ar, bëhet ekzeku­ti­mi i detyru­ar.

Me mira­tim të prokuror­it ekzeku­ti­mi i detyrueshëm zba­to­het drejt­për­drejt, kur ka arsye të men­do­het se i dënuari mund t’i shmanget ekzeku­tim­it ose në interes të sig­urim­it të ren­dit e të qetë­sisë pub­like.

Ekzeku­ti­mi i detyru­ar real­i­zo­het duke dër­guar for­cër­isht të dënuar­in në vendin e cak­tu­ar për vua­jt­jen e dënim­it. Për­para për­dorim­it të for­cës ose mjeteve shtrënguese fto­het gojar­isht për ekzeku­tim vull­ne­tar.

For­ca fizike dhe mjetet shtrënguese për­doren në masën që u përgjig­jen kundërveprimeve të të dënuar­it dhe syn­o­jnë par­al­iz­imin e veprimeve dhe jo ndëshkimin e tij.

Llo­ji i mjeteve shtrënguese për­cak­to­het sipas dis­poz­i­tave që të rreg­ul­lo­jnë veprim­tar­inë e organ­it që ekzeku­ton vendimin.

Për për­dorim­in e for­cës fizike dhe mjeteve të shtrëngim­it gjatë ekzeku­tim­it të detyru­ar njofto­het prokurori men­jëherë pas kry­er­jes së veprim­it.

Ekzeku­ti­mi i detyru­ar for­cër­isht zba­to­het vetëm për dënimet me burgim dhe për dënimet plotë­suese të parashikuara nga pikat 2 dhe 8 të nen­it 30 të Kodit Penal.

Për të gjitha llo­jet e dën­imeve të tjera, në rast mosparaqit­je­je ose shmang­ie nga ekzeku­ti­mi, prokurori paraqet kërkesë për ndryshimin e llo­jit të dënim­it sipas rreg­ullave të parashikuara në Kodin e Pro­ce­durës Penale.

 

Neni 26

Dërgi­mi në vendin e vua­jt­jes së dënim­it

Me paraqit­jen vull­netare të të dënuar­it ose me mar­rjen e tij for­cër­isht, organi i ngarkuar e shoqëron atë në insti­tu­cionin e cak­tu­ar të vua­jt­jes së dënim­it.

Mënyra e vua­jt­jes së dënim­it me burgim dhe të drej­tat e të dënuar­it rreg­ul­lo­hen sipas ligjit “Për tra­j­timin e të dënuarve me burgim”.

 

Neni 27

Kërki­mi

Kur i dënuari nuk gjen­det ose është larguar në drej­tim të padi­tur, prokurori kryen veprimet e parashikuara në nenin 247 të Kodit të Pro­ce­durës Penale dhe, kur është rasti, edhe ato të nen­it 504 të atij Kodi.

 

Neni 28

Lir­i­mi i të bur­go­surit

(Ndryshuar  me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 5)

Dën­i­mi me burgim vlerë­so­het i plotë­suar dhe i dënuari liro­het kur:

a) për­fun­don vua­jt­jen e dënim­it;

b) i falet dën­i­mi i mbe­tur;

c) amnis­to­het vepra penale apo dën­i­mi i mbe­tur;

ç) për­fi­to­het plotë­sisht nga shfuqiz­i­mi apo ndryshi­mi i një dis­pozite penale, për të cilën është dënuar;

d)  liro­het me vendim gjykate.

I dënuari nuk liro­het kur ndaj tij ka fil­lu­ar një pro­ced­im penal dhe është ven­do­sur një masë sig­uri­mi me arrest për një vepër tjetër penale, nga ajo për të cilën po vuan dën­imin.

Kur per­soni i dënuar liro­het, sipas parashikimeve të shkro­n­jave “a”, “b” dhe “c” të këtij neni, pro­ce­du­ra e lirim­it kry­het nga insti­tu­cioni i ekzeku­tim­it të vendim­it penal, ndër­sa në rastet e tjera lir­i­mi bëhet me urd­hër ekzeku­ti­mi të prokuror­it.

 

Neni 29

Ekzeku­ti­mi i vendim­it në gjys­mëliri

(Ndryshuar  me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 6)

Kur gjyka­ta ven­dos ekzeku­timin e vendim­it me burgim në gjys­mëliri, parashikuar në nenin 58 të Kodit Penal, ia dër­gon men­jëherë vendimin prokuror­it për ekzeku­tim.

Admin­is­tra­ta e burgjeve dhe shër­bi­mi i provës, në bazë të ven­dit të kry­er­jes së detyrimeve nga per­soni i dënuar, për­cak­ton insti­tu­cionin e ekzeku­tim­it të vendimeve penale, ku do të ven­doset i dënuari në gjys­mëliri, bazuar në detyrimet që ai duhet të përm­bushë.

Shër­bi­mi i provës har­ton pro­gramin ditor, që duhet të zba­to­jë per­soni i dënuar për peri­ud­hën kohore, që ai ndod­het jashtë insti­tu­cionit.

 

Neni 30

(Ndryshuar  me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 7)

 

Shër­bi­mi i provës mbikëqyr per­son­in e dënuar me gjys­mëliri, kur ndod­het jashtë insti­tu­cionit të ekzeku­tim­it të vendimeve penale.

Shër­bi­mi i provës i rapor­ton men­jëherë prokuror­it dhe, kur është e nevo­jshme, edhe drej­torit të insti­tu­cionit të ekzeku­tim­it të vendimeve penale, kur per­soni i dënuar me gjys­mëliri nuk përm­bush kushtet ose detyrimet e tij për qël­lim­in e këtij dën­i­mi.

Kur per­soni i dënuar me gjys­mëliri nuk kthe­het në insti­tu­cionin e ekzeku­tim­it të vendimeve penale, drej­tori i insti­tu­cionit, në bashkëpunim me shër­bimin e provës, pasi të kenë ver­i­fikuar fak­tet dhe rrethanat për mosk­thimin e tij, infor­mo­jnë men­jëherë prokuror­in.

 

Neni 31

Ekzeku­ti­mi i vendim­it me punë me interes pub­lik

(Ndryshuar  me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 8)

Kur gjyka­ta ven­dos pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të vendim­it me burgim dhe, me pëlqimin e të dënuar­it, zëvendësimin e tij me detyrim­in për kry­er­jen e një pune të papaguar me interes pub­lik, parashikuar në nenin 63 të Kodit Penal, ia dër­gon men­jëherë vendimin përkatës prokuror­it për ekzeku­timin e dënim­it alter­na­tiv.

Shër­bi­mi i provës, duke pasur parasysh aftësitë dhe formimin pro­fe­sion­al të per­son­it të dënuar, har­ton dhe zhvil­lon një pro­gram për kry­er­jen e punës me interes pub­lik.

Para fil­lim­it të kry­er­jes së punës me interes pub­lik, shër­bi­mi i provës, në bashkëpunim me sub­jek­tin, pranë të cilit do të kry­het puna, i bëjnë të ditur per­son­it të dënuar rreg­ul­lat e sig­urim­it teknik në punë. Shër­bi­mi i provës infor­mon per­son­in e dënuar për detyrim­in e tij, për të mba­j­tur kon­tak­te dhe për të përm­bushur udhëzimet e dhë­na nga ky shër­bim.

Shër­bi­mi i provës për­cak­ton listën e institucioneve/shoqërive, pub­like apo pri­vate, ku mund të kry­het puna me interes pub­lik.

 

Neni 31/1

Kon­tak­tet me shër­bimin e provës gjatë kry­er­jes së punës me interes pub­lik

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 9)

Gjyka­ta, me mar­rjen e vendim­it për pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të vendim­it të dënim­it dhe zëvendësimin e tij me detyrim­in për kry­er­jen e një pune me interes pub­lik, urd­hëron per­son­in e dënuar të mba­jë kon­tak­te me shër­bimin e provës.

Shër­bi­mi i provës mbikëqyr të dënuar­in, që kryen punë me interes pub­lik.

Shër­bi­mi i provës i rapor­ton men­jëherë prokuror­it, kur per­soni i dënuar nuk mban kon­tak­te me këtë shër­bim apo nuk përm­bush detyrim­in e ven­do­sur.

 

Neni 31/2

Moskry­er­ja e punës

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 9)

Kur i dënuari nuk e kryen punën në mënyrë të rreg­ullt, sub­jek­ti, pranë të cilit kry­het puna me interes pub­lik, njofton men­jëherë shër­bimin e provës.

Me moskry­er­je të punës në mënyrë të rreg­ullt nënkup­to­het paraqit­ja me vonesë e munge­sat pa arsye në punë apo mosre­spek­ti­mi i rreg­ullave për kry­er­jen, sjell­jen dhe rendi­mentin në punë.

 

Neni 31/3

Pezul­li­mi i vendim­it për punë me interes pub­lik

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 9)

Ekzeku­ti­mi i vendim­it për punë me interes pub­lik mund të pezul­lo­het për shkak:

a) të sëmund­jes së paprit­ur të per­son­it të dënuar, për të cilën është i nevo­jshëm tra­j­ti­mi mjekë­sor dhe e pen­gon atë të krye­jë punën;

b) të vdek­jes së një anë­tari të famil­jes, si paso­jë e së cilës per­soni i dënuar duhet të vepro­jë si kujdestar për anë­tarët e tjerë të famil­jes dhe e pen­gon atë për kry­er­jen e punës;

c) të rrethanave të tjera të jashtëza­kon­shme, të cilat kërko­jnë pran­inë e vazh­dueshme të të dënuar­it dhe e pen­go­jnë atë të krye­jë punën.

Per­soni i dënuar paraqet te prokurori kërkesën për pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të urdhrit për punën me interes pub­lik. Shër­bi­mi i provës ver­i­fikon ndryshimin e sit­u­atës, për të cilën i rapor­ton prokuror­it.

Detyri­mi për të kry­er punë me interes pub­lik pezul­lo­het deri kur gjyka­ta të japë vendimin për kërkesën e paraqi­tur.

Gjyka­ta, bren­da 5 ditëve nga mar­r­ja e kërkesës, merr vendimin për pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të urdhrit për punë me interes pub­lik, të cilin ia dër­gon men­jëherë prokuror­it. Në vendim gjyka­ta për­cak­ton peri­ud­hën kohore të pezul­lim­it.

 

Neni 31/4

Ekzeku­ti­mi i vendim­it me qën­drim në shtëpi

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 9)

 

Kur gjyka­ta ven­dos vua­jt­jen e dënim­it të dhënë, me qën­drim në shtëpi, parashikuar në shkro­n­jën “a” të nen­it 59 të Kodit Penal, ia dër­gon men­jëherë për ekzeku­tim vendimin prokuror­it dhe, në rast se ai mba­het në një insti­tu­cion të ekzeku­tim­it të vendimeve penale, edhe drej­torisë së këtij insti­tu­cioni.

Shër­bi­mi i provës mbikëqyr ekzeku­timin e vendim­it me qën­drim në shtëpi dhe bashkëpunon, sipas rastit, me autoritetet e pushtetit ven­dor, shër­bimet sociale, organet ven­dore të poli­cisë, si dhe sub­jek­te të tjera, pri­vate dhe shtetërore.

Shër­bi­mi i provës sig­uron infor­ma­cionin dhe asis­tencën e nevo­jshme për per­son­in e dënuar nga insti­tu­cionet shën­de­të­sore, insti­tu­cionet e ndih­mës sociale, si dhe orga­ni­zatat joqever­itare që bashkëpuno­jnë me të për zba­timin e vendim­it me qën­drim në shtëpi.

Shër­bi­mi i provës har­ton pro­grame për per­son­in, që vuan dën­imin me qën­drim në shtëpi.

Kur per­soni i dënuar nuk është në gjend­je të përm­bushë detyrimet e ven­do­sura nga gjyka­ta, për shkak të ndryshim­it të rrethanave, shër­bi­mi i provës i rishikon këto detyrime, për të cilat i rapor­ton men­jëherë  prokuror­it.

Nëse per­soni, që vuan dën­imin me qën­drim në shtëpi, nuk respek­ton detyrimet e ven­do­sura nga gjyka­ta, shër­bi­mi i provës, pasi të ketë ver­i­fikuar fak­tet dhe rrethanat, i rapor­ton prokuror­it dhe, sipas rastit, i propo­zon atij kërkesën për ndryshimin e detyrim­it.

 

Neni 31/5

Pezul­li­mi i ekzeku­tim­it të dënim­it me burgim dhe vënia në provë

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 9)

Kur gjyka­ta ven­dos pezul­lim­in e ekzeku­tim­it të vendim­it me burgim dhe zëvendësimin e tij me vënien në provë, parashikuar në nenin 59 të Kodit Penal, ia dër­gon vendimin prokuror­it dhe insti­tu­cion­eve të ekzeku­tim­it të vendim­it penal.

I dënuari i vënë në provë, gjatë kohës së provës, duhet të rapor­to­jë rreg­ull­isht te shër­bi­mi i provës, i cili duhet të infor­mo­jë rreg­ull­isht organet ven­dore të Poli­cisë së Shtetit.

Shër­bi­mi i provës mbikëqyr ekzeku­timin e vendim­it të gjykatës dhe i rapor­ton men­jëherë prokuror­it, kur per­soni i dënuar nuk mban kon­tak­te me këtë shër­bim apo nuk përm­bush detyrim­in e ven­do­sur.

 

Neni 31/6

Ekzeku­ti­mi i vendim­it të lirim­it me kusht

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 9)

I dënuari me burgim, në për­puth­je me nenin 64 të Kodit Penal, ka të drejtë të paraqesë kërkesë për lir­im me kusht në gjykatën e ven­dit të ekzeku­tim­it të dënim­it. Kërke­sa shqyr­to­het nga një gjyq­tar, i ndryshëm nga ai që ka dhënë vendimin e dënim­it me burgim.

Pas paraqit­jes së kërkesës për lir­im­in me kusht, drej­tori i insti­tu­cionit të ekzeku­tim­it të vendimeve penale paraqet në gjykatë një kop­je të dos­jes per­son­ale të per­son­it të dënuar dhe një raport për të. Në raport për­cak­to­hen natyra e veprës penale të kry­er, qën­dri­mi i per­son­it të dënuar ndaj veprës penale dhe ndaj vik­timës apo famil­jes së vik­timës, ndon­jë vepër e mëparshme penale, e kry­er prej tij, gjend­ja fizike dhe psikologjike e per­son­it të dënuar, si dhe dinami­ka e sjell­jes së tij në insti­tu­cionin e ekzeku­tim­it të vendimeve penale.

Gjyka­ta i kërkon shër­bim­it të provës të paraqesë një raport për kushtet famil­jare dhe pre­jard­hjen shoqërore të të dënuar­it, si dhe për plan­et konkrete, për të mundë­suar riin­te­grim­in e plotë të tij pas lirim­it.

Kur gjyka­ta ven­dos lir­im­in me kusht të per­son­it të dënuar, ia dër­gon vendimin prokuror­it të gjykatës së rrethit gjyqë­sor, ku do të jeto­jë i dënuari pas lirim­it dhe insti­tu­cionit të ekzeku­tim­it të vendim­it penal.

Per­soni i liru­ar me kusht duhet t’i rapor­to­jë rreg­ull­isht shër­bim­it të provës gjatë kohës së lirim­it me kusht.

Kur per­soni i liru­ar me kusht syn­on të ndrysho­jë vend­ba­n­imin, ai duhet të njofto­jë para­prak­isht shër­bimin e provës dhe organet ven­dore të Poli­cisë së Shtetit, duke dhënë motivet përkatëse.

Shër­bi­mi i provës mbikëqyr ekzeku­timin e vendim­it të lirim­it me kusht dhe, kur është e nevo­jshme, bashkëpunon me organet e pushtetit ven­dor dhe ato të poli­cisë së shtetit. shër­bi­mi i provës mund t’i kërko­jë prokuror­it ndryshimin e një ose të disa detyrimeve të per­son­it të liru­ar me kusht, kur ai nuk është në gjend­je t’i përm­bushë ato.

 

KREU II

 

Neni 31/7

Shër­bi­mi i provës

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 10)

Shër­bi­mi i provës është organi shtetëror, që mbikëqyr zba­timin e dën­imeve alter­na­tive, paraqet infor­ma­cion dhe raporte para prokuror­it ose gjykatës, sipas këtij ligji dhe ndih­mon në ekzeku­timin e dënim­it alter­na­tiv, si dhe ndih­mon per­son­in e dënuar në kapërcimin e vështirë­sive për riin­te­grim­in social.

Organet shtetërore qen­drore dhe organet e një­sive të qev­eris­jes ven­dore i japin shër­bim­it të provës ndih­mën e nevo­jshme për përm­bush­jen e detyrave ligjore. Shër­bi­mi i provës bashkëpunon me OJF-të dhe shër­bimin e ndër­m­jetësim­it, në bazë të rreg­ullave të hol­lë­sishme, të për­cak­tu­ara nga Min­istri i Drejtë­sisë.

Shër­bi­mi i provës ndih­mon per­son­in e dënuar në kapërcimin e vështirë­sive për riin­te­grim­in social, duke ven­do­sur kon­tak­te me famil­jen dhe mje­disin shoqëror të të dënuar­it, me orga­ni­zatat jofitim­prurëse dhe indi­vidët.

 

Neni 31/8

Rapor­ti i shër­bim­it të provës para vendim­it

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 10)

Shër­bi­mi i provës, me kërkesë të prokuror­it, paraqet një raport për vlerësimin e rrethanave shoqërore, për të ndih­muar mar­rjen e vendimeve gjatë fazës së het­imeve para­prake.

Rapor­ti duhet të përm­ba­jë infor­ma­cion dhe të dhë­na për per­son­alitetin e shkelësit të ligjit, punësimin e mëparshëm, sjell­jen e nivelin arsi­mor dhe fak­torët që ndiko­jnë apo mund të ndiko­jnë në sjell­jen e tij, me qël­lim që të ndih­mo­jë gjykatën në vlerësimin e duhur të dënim­it alter­na­tiv.

Rapor­ti mbështetet në fak­te, duhet të jetë i paan­shëm dhe objek­tiv, si dhe dër­go­het bren­da kohës së cak­tu­ar nga gjyka­ta.

Rapor­ti duhet të përm­ba­jë edhe reko­mandimin e shër­bim­it të provës për dën­imin e për­sh­tat­shëm alter­na­tiv për per­son­in, për inte­grim­in e tij në shoqëri dhe paran­dal­im­in e kry­er­jes së veprave të tjera penale.

 

Neni 31/9

Ekzeku­ti­mi i dënim­it alter­na­tiv

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 10)

Kur gjyka­ta ven­dos pezul­lim­in e vendim­it me burgim dhe zëvendësimin e tij me një dën­im alter­na­tiv, ia dër­gon men­jëherë vendimin prokuror­it, për ekzeku­timin e dënim­it alter­na­tiv.

Në qoftë se per­soni i dënuar është i bur­go­sur, gjyka­ta ia dër­gon një kop­je të vendim­it edhe insti­tu­cionit të ekzeku­timeve të vendimeve penale, ku mba­het i dënuari, për lir­im­in e tij.

Shër­bi­mi i provës mund t’i propo­zo­jë prokuror­it për të ndryshuar, sipas ligjit, kushtet dhe detyrimet për të dënuar­in, pasi ver­i­fikon fak­tet dhe rrethanat e mospërm­bush­jes së tyre nga i dënuari.

Në ekzeku­timin e dënim­it alter­na­tiv, shër­bi­mi i provës mbikëqyr përm­bush­jen e detyrimeve dhe të kushteve të për­cak­tu­ara në vendimin e gjykatës, asis­ton dhe këshillon të dënuar­in në përm­bush­jen e këtyre detyrimeve dhe jep ndih­më në inte­grim­in social të tij.

Me kërkesë të gjykatës ose të prokuror­it, shër­bi­mi i provës për­gatit një raport për zba­timin e vendim­it të gjykatës dhe të pro­gramit të mbikëqyr­jes.

Kur i dënuari nuk përm­bush kushtet dhe detyrimet e për­cak­tu­ara nga gjyka­ta, shër­bi­mi i provës paraqet raport para prokuror­it, i cili përm­ban infor­ma­cion për rrethanat e shkel­jes, shp­jegimet e dhë­na nga i dënuari, vlerësimin e punon­jësit të shër­bim­it të provës dhe propoz­imin, së bashku me arsyet përkatëse, për të cak­tu­ar detyrime sht­esë, për të zgjatur afatin e mbikëqyr­jes apo për të ndryshuar kushtet e detyrimet për ekzeku­timin e dënim­it.

 

Neni 31/10

Shqyr­ti­mi i kërkesës për ndryshimin ose revokimin e dënim­it alter­na­tiv

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 10)

Gjyka­ta, me kërkesë të prokuror­it, shqyr­ton shkel­jen e kushteve të dënim­it alter­na­tiv apo mospërm­bush­jen e detyrim­it të dhënë dhe mund të ven­dosë ndryshimin ose revokimin e pjesshëm a të plotë të dënim­it alter­na­tiv.

Gjatë peri­ud­hës që shqyr­ton masën e revokim­it të dënim­it alter­na­tiv, gjyka­ta mund të pezul­lo­jë ekzeku­timin e tij dhe të urd­hëro­jë që per­soni i dënuar të ven­doset në një insti­tu­cion të ekzeku­tim­it të vendimeve penale.

Kur gjyka­ta ven­dos ndryshimin ose revokimin e dënim­it alter­na­tiv, dën­i­mi me burgim jepet në mungesë të dën­imeve të tjera alter­na­tive të për­sh­tat­shme. Në çdo rast, gjyka­ta merr parasysh mënyrën dhe shkallën e mospërm­bush­jes së detyrimeve nga i dënuari.

Gjyka­ta, pasi dëgjon prokuror­in, të dënuar­in, mbro­jtësin e tij dhe provat e kërkuara prej tyre, merr vendim bren­da 7 ditëve nga data e paraqit­jes së kërkesës së prokuror­it. Vendi­mi i njofto­het per­son­it të dënuar, mbro­jtësit të tij, shër­bim­it të provës dhe prokuror­it.

Ndaj vendim­it të gjykatës mund të bëhet ankim, sipas rreg­ullave të për­cak­tu­ara në Kodin e Pro­ce­durës Penale.

 

Neni 31/11

Për­fundi­mi i peri­ud­hës së provës

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 10)

Kur i dënuari kryen dën­imin alter­na­tiv apo përm­bush detyrim­in e dhënë, shër­bi­mi i provës paraqet për­para prokuror­it raportin për për­fundimin e plotë të peri­ud­hës së mbikëqyr­jes. Prokurori nxjerr vendim të veçan­të për kry­er­jen e dënim­it alter­na­tiv.

Gjyka­ta mund të ven­dosë për­fundimin para afatit të dënim­it alter­na­tiv, me propoz­imin e prokuror­it, në të cilin vërte­to­het se i dënuari ka kry­er detyrimet dhe vlerë­so­het se nuk është më e nevo­jshme për t’i zbat­u­ar më tej ato, për të arrit­ur qël­lim­in e dënim­it alter­na­tiv. Kërke­sa e prokuror­it për për­fundimin para afatit përm­ban të dhë­na për prece­den­tët penalë të të dënuar­it, për­shkrim të dinamikës së sjell­jes së të dënuar­it e pro­gresin e arrit­ur gjatë ekzeku­tim­it të dënim­it dhe arsyet e paraqit­jes së kërkesës.

Kërke­sa për për­fundimin para afatit të dënim­it alter­na­tiv paraqitet pasi i dënuari ka ekzeku­tu­ar më shumë se gjys­mën e peri­ud­hës kohore dhe nuk paraqet rrezik­sh­mëri për kry­er­jen e ndon­jë vepre tjetër penale, rendin pub­lik apo palët e tre­ta.

 

Neni 31/12

Struk­tu­ra dhe orga­niz­i­mi i shër­bim­it të provës

(Shtu­ar   me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 10)

Shër­bi­mi i provës orga­ni­zo­het në niv­el qen­dror dhe ven­dor. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it të Provës në Min­istrinë e Drejtë­sisë për­bën nivelin qen­dror, ndër­sa zyrat ven­dore të shër­bim­it të provës vepro­jnë pranë gjykatave të rretheve gjyqë­sore.

Rreg­ul­lat e hol­lë­sishme për orga­niz­imin, të drej­tat e detyrimet dhe stan­dard­et e mbikëqyr­jes për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e brend­shme, të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.”.

 

KREU III

EKZEKUTIMI I DËNIMEVE ME GJOBË

 

Neni 32

Vënia në ekzeku­tim

Ekzeku­ti­mi i një vendi­mi dën­i­mi me gjobë bëhet me urdhrin e ekzeku­tim­it të prokuror­it në masën, afatet dhe mënyrën e pagim­it sipas vendim­it të gjykatës.

Ekzeku­ti­mi bëhet nga organi përm­ba­ri­mor në ter­ri­torin e të cilit ka vend­ba­n­imin i dënuari, sipas rreg­ullave të Kodit të Pro­ce­durës Civile për titu­jt ekzeku­tivë.

Kur i dënuari ndryshon vend­ba­n­imin, mbi njof­timin e tij, ekzeku­ti­mi i vendim­it trans­fer­o­het në organin përm­ba­ri­mor të vend­ba­nim­it të ri.

 

Neni 33

Pamundësia ose shman­gia nga ekzeku­ti­mi

Kur ekzeku­ti­mi i gjobës është i pamundur tërë­sisht ose pjesër­isht, me njof­tim të organ­it përm­ba­ri­mor, prokurori i paraqet kërkesë gjykatës së ven­dit të ekzeku­tim­it për kon­ver­timin e gjobës, duke zbat­u­ar rreg­ul­lat e nen­it 467 të Kodit të Pro­ce­durës Penale.

Kur nuk respek­to­hen afatet e pagim­it ose nuk njofto­het ndryshi­mi i vend­ba­nim­it, me kërkesë të prokuror­it, gjyka­ta e ven­dit të ekzeku­tim­it ven­dos zëvendësimin e gjobës së mbe­tur me burgim sipas Kodit Penal.

 

KREU IV

EKZEKUTIMI I DËNIMEVE PLOTËSUESE

 

Neni 34

Vënia në ekzeku­tim

Kur është dhënë dën­i­mi krye­sor me burgim, bashkë me të ekzeku­to­hen edhe dënimet plotë­suese të parashikuara nga pikat 2, 4 dhe 9 të nen­it 30 të Kodit Penal.

Dënimet e tjera plotë­sues ekzeku­to­hen pas vua­jt­jes së dënim­it krye­sor.

Urdhrin e ekzeku­tim­it, prokurori ia dër­gon organ­it kom­pe­tent për kry­er­jen e veprim­it që përm­ban dën­i­mi plotë­sues.

 

Neni 35

Përgjegjësia për veprime në kundër­sh­tim me vendimin

I dënuari ose organi i ngarkuar me ekzeku­timin e dënim­it plotë­sues kur krye­jnë veprime në kundër­sh­tim me vendimin e gjykatës, kanë përgjegjësi sipas nen­it 321 të Kodit Penal.

Organet shtetërore, të cilat kon­sta­to­jnë veprime në kundër­sh­tim me vendimin e gjykatës, dety­ro­hen të njofto­jnë prokuror­in, i cili edhe krye­sisht pro­ce­don sipas ligjit.

 

Neni 36

Heqia e deko­ratave ose tit­ul­lit

Për vendimet që përm­ba­jnë dën­imin plotë­sues parashikuar nga pika 4 e nen­it 30 të Kodit Penal, prokurori i dër­gon urdhrin e ekzeku­tim­it organ­it që ka ako­r­d­uar deko­ratën apo tit­ullin dhe kop­je të vendim­it të dënim­it, duke i kërkuar të bëhen shënimet përkatëse tërhe­q­ja e shen­jës dal­luese dhe e dësh­misë origji­nale nga i dënuari.

Kur për shkak të deko­ratës apo të tit­ul­lit ka priv­i­leg­je apo për­fitime, organi i mësipërm njofton organet përkatëse për ndër­pre­rjen e tyre.

 

Neni 37

Ndal­i­mi për të drej­tu­ar autom­jetet

Organet e Poli­cisë së Shtetit, në bazë të urdhrit të prokuror­it bëjnë shënimet në regjis­trat përkatës dhe i tërhe­qin të dënuar­it dësh­minë për aq kohë sa ka ven­do­sur gjyka­ta.

Poli­cia e Shtetit e kthen dësh­minë e aftë­sisë edhe para afatit të cak­tu­ar me urd­hër të prokuror­it ose të organ­eve të tjera kom­pe­tente, kur parashiko­het me ligj të veçan­të.

 

Neni 38

Ndal­i­mi i qën­drim­it

Mbi urdhrin e ekzeku­tim­it, Poli­cia e Shtetit merr masa për të mos lejuar hyr­jen e të dënuar­it në njësitë admin­is­tra­tive të cak­tu­ara dhe largimin e tij kur gjen­det në to.

Në zba­timin e kësaj mase organet e poli­cisë së shtetit në ter­ri­toret përkatëse krye­jnë veprime sikurse për kërkimin e per­son­it, për aq sa nuk vijnë në kundër­sh­tim me këtë ligj.

Kur per­soni i dënuar në kohën e ekzeku­tim­it të vendim­it është prind i vetëm me fëmi­jë të mitur dhe kur i dënuari nuk ka mundësi ta mba­jë, nëpër­m­jet këshillit të kujdestarisë bëhet sis­temi­mi i fëmi­jës.

 

Neni 39

Nxjer­r­ja jashtë ter­ri­torit

Dën­i­mi i nxjer­rjes jashtë ter­ri­torit ekzeku­to­het nga vetë i dënuari bren­da afatit të cak­tu­ar nga prokurori në urdhrin e ekzeku­tim­it, në të kundërt zba­to­hen rreg­ul­lat e ekzeku­tim­it të detyru­ar.

Kur i dënuari ka pasur dën­im krye­sor burgimin, nxjer­r­ja jashtë ter­ri­torit ekzeku­to­het nga poli­cia e burgjeve men­jëherë me për­fundimin e vua­jt­jes së dënim­it krye­sor.

Kur i dënuari nuk mund të kthe­het në vendin, shte­tas i të cilit është ose në një shtet tjetër, prokurori është i detyru­ar të sig­uro­jë hyr­jen në vendin e tij ose vizë, në të kundërtën paraqet kërkesë për ndryshimin e dënim­it plotë­sues.

Në çdo rast për të dënuar­it- shte­tas të huaj prokurori nëpër­m­jet Min­istrisë së Drejtë­sisë njofton Min­istrinë e Punëve të Jashtme për urdhrin e ekzeku­tim­it të këtij dën­i­mi.

 

Neni 40

Ekzeku­ti­mi i dënim­it me kon­fiskim

Vendimet penale që parashiko­jnë kon­fiskimin e mjeteve dhe për­fitimeve të rrjed­hu­ra nga vepra penale, zba­to­hen nga organi përm­ba­ri­mor kom­pe­tent, sipas dis­poz­i­tave të Kodit të Pro­ce­durës Civile për ekzeku­timin e detyrueshëm.

Organi përm­ba­ri­mor në ekzeku­tim të vendim­it nuk kufi­zo­het vetëm në objek­tet e sekuestru­ara, por në të gjithë objek­tet dhe për­fitimet që për­cak­to­hen shpre­himisht në vendimin e gjykatës.

 

Neni 41

Ndal­i­mi i ushtrim­it të detyrave shtetërore

Dën­i­mi plotë­sues i ndalim­it për të ushtru­ar detyra shtetërore ose në shër­bim pub­lik, zba­to­het nga organi që e ka emëru­ar ose që ka lid­hur mar­rëd­hëni­et e punës i dënuari, me largimin nga detyra përkatëse, duke respek­tu­ar rreg­ul­lat ligjore përkatëse.

Kur mar­rëd­hë­nia e punës është kri­juar me anë zgjed­hje­je, vendi­mi ekzeku­to­het nga organi kom­pe­tent.

Kur detyra në shër­bim pub­lik kushtë­zo­het me licencim, vendi­mi ekzeku­to­het nga organi që jep licencën.

 

Neni 42

Ndal­i­mi i ushtrim­it të një veprim­tarie apo mjeshtërie

Organi që është kom­pe­tent për dhënien e lejes apo të autor­izim­it për ushtrim­in e një veprim­tarie apo mjeshtërie të cak­tu­ar, është i detyru­ar mbi bazën e urdhrit të prokuror­it t’i heqë per­son­it të dënuar doku­mentin për kohën e cak­tu­ar në vendimin e gjykatës dhe njofton organin kom­pe­tent finan­ciar.

 

Neni 43

Heq­ja e të drejtës për ushtrim­in e detyrave drejtuese

Heq­ja e të drejtës për të ushtru­ar detyra drejtuese pranë per­son­ave juridikë, bëhet nga organi që e ka një të drejtë të tillë sipas statu­tit ose rreg­ullave përkatëse dhe njofton organin kom­pe­tent finan­ciar.

 

Neni 44

Detyri­mi për pub­likimin e vendim­it

Në ekzeku­tim të këtij vendi­mi, prokurori i vë në dis­pozi­cion të dënuar­it tek­stin e plotë ose ekstratin e tij sipas për­cak­tim­it të gjykatës.

I dënuari dety­ro­het të bëjë pub­likimin, me shpen­zimet e tij, në një ose disa organe të medias, në kohën dhe mënyrën e cak­tu­ar në vendim dhe, kur ka penge­sa, kërkon ndërhyr­jen e prokuror­it.

Kur organi i për­cak­tu­ar shpre­himisht nga gjyka­ta, kundër­sh­ton për shkaqe të arsyeshme ose pub­liki­mi në atë organ është i pamundur, prokurori i kërkon gjykatës ndryshimin e vendim­it. Në të kundërtën prokurori për­cak­ton vetë mënyrën e pub­likim­it.

 

KREU V

EKZEKUTIMI I URDHËRIMEVE TË TJERA

 

Neni 45

Ekzeku­ti­mi i masës mjekë­sore

Masa mjekë­sore me mjekim të detyru­ar ekzeku­to­het në insti­tu­cionin mjekë­sor të spe­cial­izuar sipas për­cak­tim­it që bën Min­is­tria e Shën­de­të­sisë mbi kërkesën e prokuror­it. Me urdhrin e ekzeku­tim­it, dërgi­mi në insti­tu­cion i të dënuar­it të arrestu­ar bëhet nga organi ku është mba­j­tur i dënuari, dhe kur është i lirë, nga poli­cia e shtetit.

Masa mjekë­sore me mjekim të detyru­ar ambu­la­tor ekzeku­to­het në insti­tu­cionet mjekë­sore të vend­ba­nim­it të të detyru­ar­it. Kur në to nuk ka spe­cial­istë përkatës, shoqëro­het në çdo rast nga këto insti­tu­cione në rrethin më të afërt ku ka të tillë.

Kur në ekzeku­tim të kësaj mase sillen penge­sa nga i detyru­ari, prokurori urd­hëron ekzeku­timin e detyru­ar nga Poli­cia e Shtetit dhe, kur është ven­di, i paraqet kërkesë gjykatës për ndryshimin e masës në mjekim të detyru­ar në një insti­tu­cion mjekë­sor.

 

Neni 46

Ekzeku­ti­mi i masës edukuese

Masa edukuese ekzeku­to­het në insti­tu­cionet e posaçme të edukim­it të të miturve dër­guar në mënyrë vull­netare nga prin­di ose kujdestari mbi urdhrin e ekzeku­tim­it të prokuror­it.

Kur nuk bëhet ekzeku­tim vull­ne­tar në datën e cak­tu­ar ose kur nuk ka prindër apo kujdestar, ekzeku­ti­mi bëhet nga Poli­cia e Shtetit.

 

Neni 47

Masat penale ndaj per­son­ave juridikë

Kur gjyka­ta ka ven­do­sur masë penale për per­son­at juridikë, prokurori i dër­gon urdhrin e ekzeku­tim­it organ­it përm­ba­ri­mor të ven­dit ku ka qen­drën per­soni juridik, i cili vepron sipas rreg­ullave të Kodit të Pro­ce­durës Civile për ekzeku­timin e detyrueshëm.

Për vënien në ekzeku­tim të vendim­it organi përm­ba­ri­mor njofton organin finan­ciar, ku është regjistru­ar per­soni juridik.

 

KREU VI

AFATET E EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE

 

Neni 48

Afatet e veprimeve të gjykatës

Veprimet për vënien në ekzeku­tim të vendim­it penal duhet të kry­hen men­jëherë, sapo të jenë plotë­suar kushtet ligjore, por jo më vonë se bren­da këtyre afat­eve:

1. Për vendimet që përm­ba­jnë dën­im me burgim dhe që nuk janë ankuar ose nuk është ushtru­ar rekurs, gjyka­ta i dër­gon prokuror­it kop­jen e vendim­it bren­da 24 orëve nga e nesër­m­ja e ditës që vendi­mi merr for­më të pre­rë.

2. Për vendimet që përm­ba­jnë dën­ime me burgim, për të cilin është ushtru­ar ankim ose rekurs, vendi­mi i dër­go­het prokuror­it për çësht­jet, me të arrestu­ar, bren­da 24 orëve nga data e ard­hjes nga gjyka­ta përkatëse dhe bren­da 48 orëve për të tjer­at.

3. Vendimet që përm­ba­jnë dën­ime penale ose urd­hërime të tjera, i dër­go­hen prokuror­it nga gjyka­ta jo më vonë se 3 ditë nga mar­r­ja for­më të pre­rë.

4. Kur është ven­do­sur pezul­li­mi ose shtyr­ja e ekzeku­tim­it të vendim­it, afatet e mësipërme fil­lo­jnë nga data që gjyka­ta anu­lon pezul­lim­in ose plotë­so­het afati i shtyr­jes.

 

Neni 49

Afatet e veprimeve të prokuror­it

Prokurori kryen veprimet para­prake dhe lëshon urdhrin e ekzeku­tim­it:

1. për dënimet me burgim ose mjekim të detyrueshëm në insti­tu­cionet mjekë­sore, me të parabur­go­sur, men­jëherë dhe në çdo rast, jo më vonë se 48 orë nga ard­h­ja e vendim­it penal;

2. për dënimet me burgim për të gjykuar­it në gjend­je të lirë, jo më vonë se 72 orë nga ard­h­ja e vendim­it;

3. për dënimet me gjobë, kur është dhënë vetëm dën­im plotë­sues dhe për urd­hërimet e tjera të gjykatës, bren­da 5 ditëve nga ard­h­ja e vendim­it;

4. për dënimet plotë­suese që ekzeku­to­hen njëko­hë­sisht me dën­imin krye­sor, urdhri i ekzeku­tim­it është i njëkohshëm;

5. për dënimet plotë­suese të tjera urdhri i ekzeku­tim­it nxir­ret pas për­fundim­it të dënim­it krye­sor.

 

Neni 50

Afatet e fil­lim­it të ekzeku­tim­it

Urdhrat e ekzeku­tim­it për vendime penale me burgim dhe masë mjekë­sore me mjekim të detyrueshëm për per­son­at e parabur­go­sur ekzeku­to­hen bren­da 48 orëve nga mar­r­ja e tij.

Për urdhrat e ekzeku­tim­it me dën­ime ose urd­hërime të tjera ekzeku­ti­mi duhet të fil­lo­jë men­jëherë, por jo më vonë se 15 ditë nga mar­r­ja e tij.

 

Neni 51

Shtyr­ja e afat­eve

Kur pas lëshim­it të urdhrit të ekzeku­tim­it gjyka­ta ven­dos pezul­lim­in ose shtyr­jen e ekzeku­tim­it, afatet e mësipërme fil­lo­jnë nga data e anulim­it të pezul­lim­it, plotësim­it të peri­ud­hës së shtyr­jes ose ndër­pre­ries së tyre me vendim të gjykatës.

 

PJESA IV

KONTROLLI NË EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE

 

KREU I

KONTROLLI I GJYKATËS DHE I PROKURORIT

 

Neni 52

Kom­pe­ten­ca

Kon­trol­li pro­ce­dur­al për ekzeku­timin e vendimeve bëhet nga prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin. Kur ekzeku­ti­mi i vendim­it bëhet në një rreth tjetër, autor­i­zo­het prej tij prokurori përkatës.

Gjyka­ta që ka dhënë vendimin ose gjyka­ta e ven­dit ku ekzeku­to­het dën­i­mi, për çësht­jet në kom­pe­tencë të saj që dalin gjatë ekzeku­tim­it, ka të drejtë të kërko­jë njof­time nga prokurori dhe organi ku ekzeku­to­het vendi­mi dhe, kur e sheh me vend, kon­trol­lon drejt­për­drejt rreg­ullsinë e ekzeku­tim­it.

 

Neni 53

For­mat e kon­trol­lit të prokuror­it

Prokurori real­i­zon kon­trol­lin nëpër­m­jet:

1. mar­rjes së njof­tim­it për fil­lim­in dhe për­fundimin e ekzeku­tim­it nga organi përkatës;

2. shqyr­tim­it të kërke­save dhe anke­save të të dënuarve dhe mbro­jtësit të tij;

3. kërkim­it të infor­ma­cion­eve dhe ver­i­fikimeve të drejt­për­drej­ta mbi doku­mente ose në vendin e vua­jt­jes së dënim­it në prani të per­son­it zyr­tar përkatës;

4. mar­rjes dhe ver­i­fikim­it të njof­timeve për fak­te dhe rrethana që ndiko­jnë në ekzeku­timin e vendimeve;

5. mar­rjes së mendim­it të spe­cial­istëve të fushave të ndryshme;

6. bashkëpunim­it me kon­trol­lin e brend­shëm të organ­it ku ekzeku­to­het vendi­mi ose të insti­tu­cion­eve shtetërore të kon­trol­lit admin­is­tra­tiv.

 

Neni 54

Doku­men­ti­mi i ver­i­fikimeve

Për ver­i­fikimet që bëhen në vende ku ekzeku­to­het vendi­mi ose në vende të tjera, prokurori mban pro­cesver­bal, i cili nën­shkruhet nga per­soni zyr­tar i pran­ishëm, i cili ka të drejtë të pasqy­ro­jë pre­tendimet e tij.

Për ver­i­fikimet mbi ankesën e të dënuar­it apo mbro­jtësit të tij, ky i fun­dit duhet të jetë i pran­ishëm kur e kërkon.

Kur prokurori e sheh të nevo­jshme, tërheq doku­mente, sende ose objek­te që kon­fir­mo­jnë rezul­tatin e ver­i­fikim­it, duke i pasqyru­ar në pro­cesver­bal, kop­je e të cilit u lihet të intere­suarve.

 

Neni 55

Veprimet e prokuror­it për kon­sta­timet

Prokurori i paraqet kërkesë gjykatës për riven­dos­jen e rreg­ul­lit të shkelur ose njo­hjen e së drejtës të të dënuar­it për rastet në kom­pe­tencë të saj.

Në rastet e tjera prokurori ndërhyn në organet e ngarkuara me ekzeku­timin e vendim­it ose në organe të tjera kom­pe­tente, për riven­dos­jen e ligjit ose të drejtës së cen­uar, duke cak­tu­ar dhe afatet përkatëse.

Kur nuk ka pengesë ligjore, prokurori urd­hëron riven­dos­jen e men­jëher­shme të ligjit dhe të së drejtës së shkelur.

 

Neni 56

Përgjegjësia për shkel­jet e kon­stat­u­ara

Kur është rasti, prokurori paraqet kërkesë në organin kom­pe­tent për vënien para përgjegjë­sisë disi­plinore e admin­is­tra­tive ose të zhdëm­tim­it ndaj per­son­ave që kanë lejuar ose kanë kry­er shkel­je.

Kërke­sa shqyr­to­het detyrim­isht nga organi kom­pe­tent dhe për­fundi­mi i njofto­het prokuror­it.

 

KREU II

KONTROLLE TË TJERA

 

Neni 57

Kon­trol­li i brend­shëm

Organet dhe insti­tu­cionet ku ekzeku­to­het vendi­mi ose që janë të ngarkuara me mbikëqyr­jen e ekzeku­tim­it, si dhe organet eprore të tyre në kuadrin e kon­trol­lit të brend­shëm, të bëjnë ver­i­fikimet përkatëse.

Për kon­sta­timet, kur janë kom­pe­tente, mar­rin masa përkatëse, në të kundërtën kërko­jnë ndërhyr­jen e prokuror­it dhe, kur është rasti, nëpër­m­jet tij kërko­jnë shqyr­timin e çësht­jes nga gjyka­ta.

 

Neni 58

Të drej­ta të organ­eve të tjera

Në vendet e vua­jt­jes së dën­imeve, mund të kërko­jnë infor­ma­cione dhe sqarime edhe organe të tjera shtetërore dhe orga­ni­zatat joqever­itare lid­hur me rreg­ullsinë e ekzeku­tim­it të vendim­it dhe respek­timin e të drej­tave të të dënuar­it, duke reko­man­d­uar mar­rjen e masave përkatëse dhe kur e shohin me vend, të kërko­jnë ndërhyr­jen e prokuror­it.

Nga rreg­ul­li i mësipërm bëjnë për­jash­tim insti­tu­cionet e vua­jt­jes së dënim­it me burgim, për të cilat zba­to­hen kriteret e për­cak­tu­ara me ligj të veçan­të.

 

KREU III

KOMISIONI MBIKËQYRËS I EKZEKUTIMIT TË DËNIMEVE ME BURGIM

 

Neni 59

Funk­sionet

 

Komi­sioni mbikëqyrës i ekzeku­tim­it të vendimeve penale që përm­ba­jnë dën­ime me burgim është organ këshillimor për zba­timin e ligjit në ekzeku­timin e dën­imeve me burgim dhe mbro­jt­jen e të drej­tave të të bur­go­surve.

Komi­sioni mbikëqyrës ngri­het pranë Min­istrit të Drejtë­sisë dhe e shtrin veprim­tar­inë në të gjithë vendin dhe e ka qen­drën në Tiranë.

 

Neni 60

Për­bër­ja

Komi­sioni për­bëhet nga 9 anë­tarë me votë të barabartë, që cak­to­hen një herë në katër vjet pa të drejtë ricak­ti­mi.

Mbled­h­ja e komi­sion­it është e vlef­shme kur janë të pran­ishëm më shumë se gjys­ma e anë­tarëve.

Kryetari i komi­sion­it dhe zëvendësi zgjid­hen nga mbled­h­ja e anë­tarëve.

 

Neni 61

Cak­ti­mi i anë­tarëve

(Ndryshuar para­grafi i parë me ligjin nr.10 024, datë 27.11.2008, neni 11)

Pres­i­den­ti i Repub­likës, Kryetari i Kuven­dit dhe Kryem­i­nistri cak­to­jnë si anë­tarë nga një per­son që nuk ka funk­sione pub­like.

Min­is­trat që mbu­lo­jnë shën­de­tës­inë, ushqimin, ndër­timin dhe kul­turën, cak­to­jnë nga një anë­tar prej punon­jësve të tyre, me kusht që të jenë spe­cial­istë në pro­filet përkatëse.

Min­istri i Drejtë­sisë cak­ton një anë­tar që nuk ka funk­sione pub­like, por që ka kushte për të qenë gjyq­tar.

Një anë­tar cak­to­het nga Dhoma Kom­bëtare e Avokatisë.

 

Neni 62

Sta­tusi i anë­tarëve

Anë­tarët e komi­sion­it gjatë ushtrim­it të detyrave kanë atributet dhe përgjegjësitë ligjore të nëpunësit pub­lik. Pub­liki­mi i të dhë­nave nga anë­tarët bëhet me leje të Min­istrit të Drejtë­sisë. Në çdo rast zba­to­hen rreg­ul­lat për rua­jt­jen e sekretit shtetëror.

Anë­tarët e komi­sion­it rez­er­vo­jnë të drejtën të japin infor­ma­cione për veprim­tar­inë dhe kon­sta­timet në organin që i ka cak­tu­ar.

 

Neni 63

Veprimet e komi­sion­it

Komi­sioni mblid­het rreg­ull­isht një herë në tre muaj dhe në raste të veçan­ta me kërkesë të kryetar­it edhe më parë.

Mbi bazën e anke­save ose njof­timeve të paraqi­tu­ra, komi­sioni ose anë­tari i autor­izuar prej tij ka të drejtë të krye­jë ver­i­fikime edhe pa par­ala­jmërim në insti­tu­cionet e dënim­it, të mar­rë takim në çdo kohë me të bur­go­sur të veçan­të, të kërko­jë sqarime dhe të këqyrë doku­mentet dhe mjedis­et, si dhe të bëjë ver­i­fikimet e tjera të nevo­jshme.

Veprimet kry­hen në prani të drej­torit të insti­tu­cionit ose të ngarkuar­it prej tij, me për­jash­tim të takim­it me të bur­go­surin, që mund të bëhet edhe pa pran­inë e tyre.

Komi­sioni reko­man­don mar­rjen e masave të men­jëher­shme për riven­dos­jen e ligjit apo të së drejtës së shkelur dhe i parashtron Min­istrit të Drejtë­sisë kon­sta­timet, duke i kërkuar mar­rjen e masave përkatëse. Min­istri i Drejtë­sisë duhet të kthe­jë përgjig­je për masat e mar­ra bren­da 30 ditëve.

Kur mar­r­ja e masave është në kom­pe­tencë të prokuror­it dhe gjykatës, Min­istri i Drejtë­sisë i paraqet mate­ri­alet prokuror­it kom­pe­tent.

Kur nga kon­sta­timet çmo­het se ka vend për ndryshime, sht­e­sa ose për akte të reja ligjore e nën­ligjore, komi­sioni bën propoz­ime në organet kom­pe­tente.

 

Neni 64

Shpër­bli­mi dhe shpen­zimet

Anë­tarët e komi­sion­it shpër­ble­hen sipas kritereve të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Min­istri i Drejtë­sisë nëpër­m­jet Drej­torisë së Përgjithshme të Burgjeve kri­jon kushtet e nevo­jshme për veprim­tar­inë e komi­sion­it.

 

DISPOZITA TRANSITORE DHE TË FUNDIT

 

Neni 65

Për zba­timin e këtij ligji ngarko­hen Prokurori i Përgjithshëm, Min­is­tria e Drejtë­sisë dhe min­is­tria përgjrgjëse për remdin pub­lik.

Mbi propoz­imin e tyre dhe në zba­tim të këtij ligji Këshilli i Min­is­trave nxjerr aktet nën­ligjore përkatëse.

Min­istri i Drejtë­sisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Min­istri i Brend­shëm mar­rin masat dhe nxjer­rin aktet e nevo­jshme nën­ligjore për të sig­u­ru­ar zba­timin e këtij ligji.

Deri në nxjer­rjen e akteve të reja nën­ligjore, aktet ekzistuese mbeten në fuqi për aq sa nuk vijnë në kundër­sh­tim me këtë ligj.

 

Neni 66

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim