Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 92 shkro­n­ja “b” të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti


Ky ligj për­cak­ton kriteret dhe pro­ce­du­rat e dhënies së fal­jes për per­son­in që vuan dën­im për vepra penale të kry­era dhe në vijim quhet “per­son i dënuar”.

 

Neni 2
Kup­ti­mi i fal­jes

1. Fal­ja është një akt human i jashtëza­kon­shëm mëshire, me natyrë indi­vid­uale, që syn­on të rivlerë­so­jë per­son­alitetin e per­son­it të dënuar. Fal­ja e dënim­it jepet kur çmo­het se dën­i­mi i vua­j­tur ka arrit­ur qël­lim­in edukues dhe riin­te­grues të të dënuar­it dhe vua­jt­ja e mëte­jshme e dënim­it bie ndesh me thel­bin e drejtësisë.Akti i fal­jes nuk prek fuqinë juridike ose ligjsh­mërinë e një vendi­mi gjyqë­sor.

2. Fal­ja nuk shuan dënimet plotë­suese, përveç kur dekreti i Pres­i­den­tit të Repub­likës parashikon ndryshe. Në çdo rast fal­ja nuk shuan efek­tet e tjera penale apo civile të dënim­it.
3. Fal­ja tërë­sisht e dënim­it nënkup­ton për­jash­timin nga vua­jt­ja e dënim­it krye­sor në tërës­inë e tij dhe, nëse ka, edhe atij plotë­sues.

4. Fal­ja pjesër­isht e dënim­it nënkup­ton për­jash­timin nga vua­jt­ja e një pjese të cak­tu­ar të tij, të llog­a­r­it­ur në raport me dën­imin në tërësi dhe pjesën e dënim­it që ka mbe­tur për t’u ekzeku­tu­ar, ose për­jash­timin nga vua­jt­ja e një prej llo­jeve të dën­imeve të dhë­na. Në rastin e fal­jes së pjesshme të dënim­it, në dekretin e Pres­i­den­tit të Repub­likës cak­to­het shpre­himisht masa dhe llo­ji i dënim­it të falur.

5. Zëvendësi­mi i dënim­it nënkup­ton ndryshimin e llo­jit të dënim­it krye­sor me një lloj dën­i­mi më të butë.

 

Neni 3
Fal­ja e dën­imeve të dhë­na për kry­er­jen e disa veprave penale

Në rastin e per­son­it të dënuar për kry­er­jen e disa veprave penale, fal­ja e dënim­it cak­to­het mbi vendimin gjyqë­sor që ka bashkuar dënimet.Në dekretin e Pres­i­den­tit të Repub­likës për­menden dënimet krye­sore dhe, sipas rastit, ato plotë­suese, për veprat penale të veçan­ta, për të cilat jepet fal­ja e dënim­it.

 

Neni 4
Peri­ud­ha për ushtrim­in e fal­jes

Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk mund të dekre­to­jë fal­jen e një të dënuari tre muaj para dhe tre muaj pas datës së zgjed­hjeve të përgjithshme, të dekre­t­u­ara prej tij.

 

KREU II
KRITERET PËR FALJEN E DËNIMIT

 

Neni 5
Kritere për fal­jen e dënim­it


Fal­ja e dënim­it mund të jepet kur:

a) nuk ekzis­to­jnë kriteret ndaluese të parashikuara në ligj;

b) per­soni i dënuar ka vua­j­tur më shumë se një të tretën e dënim­it të dhënë;

c) per­soni i dënuar me sjell­jen, punën dhe veprimet e tij tre­gon se nëpër­m­jet dënim­it të vua­j­tur është arrit­ur qël­li­mi për edukimin dhe reha­bil­itimin shoqëror të tij;

ç) përm­bushet të pak­tën njëri prej kritereve të mëposhtme:

i) per­soni i dënuar në kohën e kry­er­jes së veprës penale ka qenë i mitur;

ii) kur për shkak të sëmund­jes dhe moshës së per­son­it të dënuar nuk jus­ti­fiko­het më vazhdi­mi i mëte­jshëm i vua­jt­jes së dënim­it; ose

iii) kur e dënuara është me fëmi­jë të mitur.

 

Neni 6
Kritere ndaluese për fal­jen e dënim­it

1 .Fal­ja e dënim­it nuk jepet në rastet kur:

a) vendi­mi gjyqë­sor nuk ka mar­rë for­më të pre­rë apo nuk është bërë i ekzekutueshëm;

b) ka për­fun­d­uar ekzeku­ti­mi i vendim­it;

c) ekzeku­ti­mi i vendim­it nuk ka fil­lu­ar, për shkak se i dënuari i është shman­gur ekzeku­tim­it;

ç) per­soni i dënuar ka kry­er veprën penale me egër­si dhe mizori, apo kundër fëmi­jëve,
grave shtatzë­na a per­son­ave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbro­hen;

d) per­soni është dënuar për veprat penale të parashikuara në dis­poz­i­tat e mëposhtme të Kodit Penal: neni 73 “Gjeno­ci­di”; neni 74 “Krime kundër njerëzim­it”; neni 75 “Krimet e luftës”; neni 78 para­grafi 2 “Vras­ja me para­mendim”; neni 100 “Mar­rëd­hënie sek­suale ose homosek­suale me të mitur”; neni 114/a “Shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit në rrethana rën­duese”; neni 114/b “Trafiki­mi i fem­rave”; neni 128/b “Trafiki­mi i të miturve”; neni 230 “Vepra me qël­lime ter­ror­iste”; neni 234/a “Orga­ni­za­ta ter­ror­iste”; neni 333 “Orga­ni­za­ta krim­i­nale”;

dh) per­soni është dënuar me burgim të për­jet­shëm;

e) per­soni ka kry­er një vepër penale, pasi ka për­fi­tu­ar nga fal­ja tërë­sore, fal­ja e pjesshme ose zëvendësi­mi i dënim­it;

ë) ndalo­het shpre­himisht me ligj.

2. Fal­ja e dënim­it nuk jepet edhe në rastin kur per­soni është dënuar për disa vepra penale dhe njëra prej tyre përf­shi­het në kriteret ndaluese të këtij neni.

 

Neni 7
Vlerësi­mi i rrethanave për fal­jen e pjesshme ose zëvendësimin e dënim­it

Pres­i­den­ti i Repub­likës, në ushtrim­in e së drejtës së fal­jes së pjesshme ose të zëvendësim­it të dënim­it, përveç kritereve të për­cak­tu­ara në nenin 5 të këtij ligji, vlerë­son edhe këto rrethana:

a) rrezik­sh­mërinë e veprës penale të kry­er;

b) pendimin e thel­lë;

c) sjell­jen e per­son­it të dënuar; si dhe

ç) çdo rrethanë tjetër të veçan­të të per­son­it të dënuar, që jus­ti­fikon fal­jen e pjesshme ose zëvendësimin e dënim­it.

 

Neni 8
Rrethi i per­son­ave kërkues për fal­jen e dënim­it

Kërke­sa për fal­jen e dënim­it b ëhet per­son­al­isht nga per­soni i dënuar ose per­soni i pajisur me autor­iz­im prej tij, sipas rreg­ullave të legjis­la­cionit në fuqi.Në rastin e per­son­ave të dënuar të mitur kërke­sa për fal­je bëhet nga njëri prej prindërve, nga per­soni i autor­izuar me prokurë prej tyre ose nga kujdestari.

 

KREU III
PROCEDURA E FALJES SË DËNIMIT

 

 

Neni 9
Paraqit­ja dhe shqyr­ti­mi i kërkesës për fal­jen e dënim­it

1. Kërke­sa drej­tu­ar Pres­i­den­tit të Repub­likës për fal­je depoz­i­to­het në Min­istrinë e Drejtë­sisë dhe duhet të përm­ba­jë:

a) kop­je të vendim­it penal të dënim­it, për të cilin kërko­het fal­ja;

b) shkaqet ligjore të kërkim­it të fal­jes së dënim­it;

c) kop­je të letërn­jof­tim­it të per­son­it të dënuar;

ç) doku­menta­cionin për gjend­jen famil­jare të tij;

d) çdo doku­ment tjetër që tre­gon përm­bush­jen e kritereve ose rrethanave të për­cak­tu­ara në këtë ligj për dhënien e fal­jes.

2. Min­istri i Drejtë­sisë, bren­da shtatë ditëve nga mar­r­ja e kërkesës së të dënuar­it, i kërkon Drej­torisë së Përgjithshme të Burgjeve infor­ma­cion për:

a) veprën penale, për të cilën është dënuar, llo­jin dhe masën e dën­imeve të dhë­na;

b) peri­ud­hën e vua­j­tur të dënim­it me burgim apo të çdo dën­i­mi tjetër krye­sor ose plotë­sues;

c) vlerësimin peri­odik për sjell­jen dhe per­son­alitetin e per­son­it të dënuar nga insti­tu­cioni ku vuan dën­imin dhe organet e shër­bim­it të provës për të, nëse ka.

3. Pasi merr infor­ma­cionin nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Burgjeve dhe jo më vonë se pesëm­bëd­hjetë ditë nga mar­r­ja e kërkesës për fal­je, Min­istri i Drejtë­sisë, në varësi të rrethanave të çësht­jes, mund t’i kërko­jë:

a) gjyq­tar­it që ka dhënë vendimin e dënim­it, të paraqesë mendimin e tij për kërkesën e të dënuar­it për fal­je. Ky mendim mbetet kon­fi­den­cial dhe nuk i jepet per­son­ave të tretë;

b) prokuror­it që ka het­u­ar çësht­jen, të paraqesë me shkrim mendimin e tij për kërkesën e të dënuar­it për fal­je. Ky mendim mbetet kon­fi­den­cial dhe nuk i jepet per­son­ave të tretë;

c) insti­tu­cion­eve shtetërore ose sub­jek­teve të tjera të intere­suara, të paraqesin mendimin mbi kërkesën për fal­je dhe doku­mente të tjera, që mund të jenë të nevo­jshme për propoz­imin e fal­jes së dënim­it.

4. Insti­tu­cionet dhe sub­jek­tet e për­men­dura në pikën 3 të këtij neni i paraqesin Min­istrit të Drejtë­sisë infor­ma­cionin e kërkuar bren­da trid­hjetë ditëve nga data e mar­rjes së kërkesës.

 

Neni 10
Dërgi­mi i akteve te Pres­i­den­ti i Repub­likës

1. Min­istri i Drejtë­sisë, jo më vonë se gjashtëd­hjetë ditë nga data e depoz­itim­it të kërkesës, i paraqet Pres­i­den­tit të Repub­likës prak­tikën përkatëse, të për­gat­i­tur sipas kërke­save të këtij ligji, veçanër­isht të kërke­save të kreut II të tij, së bashku me propoz­imin e tij për pra­n­imin e kërkesës apo refuz­imin e kërkesës për fal­je. Propoz­i­mi i Min­istrit të Drejtë­sisë shoqëro­het me arsyetimin e plotë ligjor për çdo kërkesë.

2. Pres­i­den­ti i Repub­likës, nëse çmon se prak­ti­ka e për­c­jel­lë për fal­jen e dënim­it nuk është e plotë nga aktet, bren­da trid­hjetë ditëve nga data e paraqit­jes së kërkesës, njofton Min­istrin e Drejtë­sisë për rishqyr­timin dhe plotësimin e të metave.

3. Min­istri i Drejtë­sisë, bren­da trid­hjetë ditëve nga data e mar­rjes së njof­tim­it, sipas pikës 2 të këtij neni, merr masa për plotësimin e kërkesës për fal­je dën­i­mi dhe ia ridër­gon Pres­i­den­tit të Repub­likës për shqyr­tim.

 

Neni 11
Përm­ba­jt­ja e dekretit të Pres­i­den­tit të Repub­likës për fal­jen e dënim­it

1. Fal­ja e dënim­it ushtro­het nga Pres­i­den­ti i Repub­likës, me propoz­imin e Min­istrit të Drejtë­sisë.
2. Dekreti i Pres­i­den­tit të Repub­likës për fal­jen e dënim­it përm­ban:

a) gje­nealitetet e per­son­it të dënuar;

b) të dhë­na mbi vendimin gjyqë­sor të dënim­it, duke treguar gjykatën që e ka dhënë, num­rin dhe datën e tij, veprën penale, për të cilën është dënuar, llo­jin dhe masën e dënim­it që kërko­het të falet dhe masën e vua­j­tur të dënim­it deri në datën e dhënies së fal­jes;

c) ref­er­encën në këtë ligj dhe arsyetimin ligjor përkatës;

ç) mënyrën e fal­jes së dënim­it, sipas rastit, tërë­sisht apo pjesër­isht, duke për­cak­tu­ar shpre­himisht pjesën e dënim­it të falur apo llo­jin dhe masën e dënim­it më të butë, që zëvendë­son dën­imin e dhënë me vendimin gjyqë­sor.

 

Neni 12
Shpall­ja e dekretit për fal­jen e dënim­it

1. Dekreti i Pres­i­den­tit të Repub­likës për fal­jen e dënim­it hyn në fuqi në datën e cak­tu­ar shpre­himisht në të dhe boto­het në Fle­toren Zyrtare.

2. Kop­je e dekretit të Pres­i­den­tit të Repub­likës për fal­jen e dënim­it i dër­go­het për ekzeku­tim, sipas rreg­ullave të legjis­la­cionit në fuqi, Min­istrit të Drejtë­sisë, Prokuror­it të Përgjithshëm, Drej­torit të Përgjithshëm të Burgjeve, Min­istrit të Brend­shëm dhe Drej­torit të Përgjithshëm të Poli­cisë së Shtetit.

 

Neni 13
Rrëz­i­mi i kërkesës për fal­je dën­i­mi

1. Nëse Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk shpre­het bren­da afatit prej trid­hjetë ditësh, sipas nen­it 10 të këtij ligji, kërke­sa për fal­je dën­i­mi kon­sidero­het e rrëzuar. Në këtë rast Min­istri i Drejtë­sisë njofton kërkuesin për kalim­in e afatit, sipas këtij neni.

2. Kërke­sa nuk mund të përsëritet nga i dënuari për­para se të kenë kalu ar gjashtë muaj nga data e kalim­it të afatit të për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij neni.

 

Neni 14
Arkivi­mi i akteve

1. Në arkivin e Min­istrisë së Drejtë­sisë mba­het kop­je e plotë e dos­jes së fal­jes për çdo kërkues, e cila përm­ban, sipas rastit, edhe:

a) dekretin e Pres­i­den­tit të Repub­likës për fal­jen e dënim­it;

b) njof­timin e Min­istrit të Drejtë­sisë, sipas pikës 1 të nen­it 13 të këtij ligji.

2. Min­is­tria e Drejtë­sisë mban një regjistër pub­lik, në të cilin evi­den­to­hen të gjitha kërke­sat e paraqi­tu­ra për fal­je, duke shënuar datën e depoz­itim­it të kërkesës në Min­istrinë e Drejtë­sisë, gje­nealitetet e të dënuar­it, llo­jin dhe masën e dënim­it të dhënë nga gjyka­ta, masën e dënim­it të vua­j­tur, si dhe datën e dërgim­it të prak­tikës te Pres­i­den­ti i Repub­likës.

 

 

KREU IV
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

Neni 15
Dis­poz­itë kalimtare

1. Rreg­ul­lat e këtij ligji zba­to­hen edhe për kërke­sat e paraqi­tu­ra para hyr­jes në fuqi të tij, për të cilat Pres­i­den­ti i Repub­likës nuk është shpre­hur me dekret.

2. Me hyr­jen në fuqi të këtij ligji, Min­is­tria e Drejtë­sisë kri­jon regjistrin pub­lik, sipas pikës 2 të nen­it 14 të këtij ligji.

 

Neni 16
Shfuqiz­im

Ligji nr.6299, datë 27.3.1981 “Për fal­jen”, i ndryshuar, shfuqi­zo­het.

 

Neni 17
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim