Në mbështet­je të nen­eve 18, 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­im të një grupi deputetësh,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

 

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti

Ky ligj rreg­ul­lon zba­timin dhe respek­timin e parim­it të barazisë në lid­hje me gjin­inë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, iden­titetin gji­nor, ori­en­timin sek­su­al, bind­jet poli­tike, fetare ose filo­zofike, gjend­jen ekonomike, arsi­more ose shoqërore, shtatzën­inë, përkatës­inë prindërore, përgjegjës­inë prindërore, moshën, gjend­jen famil­jare ose marte­sore, gjend­jen civile, vend­ba­n­imin, gjend­jen shën­de­të­sore, pre­dis­pozi­cione gjenetike, aftës­inë e kufizuar, përkatës­inë në një grup të veçan­të, ose me çdo shkak tjetër.

 

Neni 2
Qël­li­mi

Qël­li­mi i këtij ligji është të sig­uro­jë të drejtën e çdo per­soni për:

a) barazi për­para ligjit dhe mbro­jt­je të barabartë nga ligji;

b) barazi të shan­seve dhe mundë­sive për të ushtru­ar të drej­tat, për të gëzuar lir­itë dhe për të mar­rë pjesë në jetën pub­like;

c) mbro­jt­je efek­tive nga diskri­m­in­i­mi dhe nga çdo for­më sjell­je­je që nxit diskri­m­in­imin.

 

Neni 3
Përku­fizimet

1. “Diskri­m­in­i­mi” është çdo dal­lim, për­jash­tim, kufiz­im apo pref­er­encë, bazuar në cilin­do shkak të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji, që ka si qël­lim apo paso­jë pengesën apo bër­jen e pamundur të ushtrim­it në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drej­tave e lirive themelore të njo­hu­ra me Kushte­tutën e Repub­likës së Shqipërisë, me aktet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, si dhe me lig­jet në fuqi.

2. “Diskri­m­in­im i drejt­për­drejtë” është ajo for­më diskri­m­in­i­mi që ndodh kur një per­son apo grup per­sonash tra­j­to­hen në mënyrë më pak të favor­shme sesa një per­son tjetër, apo një grup tjetër per­sonash në një sit­u­atë të njëjtë a të ngjashme, bazuar në cilin­do shkak të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji.

3. “Diskri­m­in­im i tërthortë” është ajo for­më diskri­m­in­i­mi që ndodh kur një dis­poz­itë, krit­er apo prak­tikë, e paan­shme në duk­je, do ta vinte një per­son ose grup per­sonash në kushte jo të favor­shme, në lid­hje me shkaqet e parashtru­ara në nenin 1 të këtij ligji, në raport me një tjetër per­son ose grup per­sonash, si dhe kur ajo masë, krit­er a prak­tikë, nuk jus­ti­fiko­het objek­tivisht nga një syn­im i ligjshëm, ose kur mjetet e arrit­jes së këtij syn­i­mi, ose nuk janë të për­sh­tat­shme, ose nuk janë të domos­doshme dhe në për­p­jesë­tim të drejtë me gjend­jen që e ka shkak­tu­ar atë.

4. “Diskri­m­in­im për shkak të shoqërim­it” është ajo for­më diskri­m­in­i­mi që ndodh kur ka një dal­lim, kufiz­im ose pref­er­encë, për arsye të shoqërim­it me per­sona që u përkasin gru­peve të për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, si dhe për shkak të supozim­it për një shoqërim të tillë.

5. “Shqetësim” është ajo for­më e diskri­m­inim­it që ndodh në rastin e një sjell­je­je të padëshiru­ar, kur lid­het me cilën­do nga shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, që ka për qël­lim apo efekt cen­imin e din­jitetit të per­son­it dhe kri­jimin e një mje­disi frikë­sues, armiqë­sor, përç­mues, poshtërues a ofendues për atë per­son, si dhe në rastin e një tra­j­ti­mi më pak të favor­shëm, i kry­er si rezul­tat i kundër­sh­tim­it ose i mosnën­shtrim­it nga ana e per­son­it të cen­uar ndaj një sjell­je­je të tillë.

6. “Udhëz­im për të diskrim­in­uar” është një udhëz­im ose kërkesë, bazuar në mar­rëd­hënie hier­arkike, për të diskrim­in­uar një ose më shumë per­sona, në bazë të shkaqeve të për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji.

7. “Mohim i një për­sh­tat­je­je të arsyeshme” është ajo for­më diskri­m­in­i­mi që ndodh kur­do­herë kur ka një mohim ose kundër­sh­tim për të kry­er ndryshime ose rreg­ul­lime të domos­doshme e të për­sh­tat­shme që nevo­jiten në një rast të veçan­të dhe nuk impono­jnë një bar­rë të tepru­ar, me qël­lim që të sig­uro­het gëz­i­mi dhe ushtri­mi në baza të barabar­ta i të drej­tave dhe lirive themelore për per­son­at me aftësi të kufizuar, ose të ndod­hur në kushtet e tjera të për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji.

8. “Vik­timiz­i­mi” është tra­j­tim i dis­fa­vor­shëm apo paso­jë neg­a­tive, që vjen si reag­im ndaj një ankim­i­mi a një pro­ced­i­mi që syn­on zba­timin e parim­it të barazisë.

9. “Orga­ni­zatat me intere­sa legjitimë” janë ato orga­ni­za­ta, të cilat janë të regjistru­ara në Repub­likën e Shqipërisë dhe kanë si objekt të deklaru­ar të veprim­tarisë së tyre mbro­jt­jen e të drej­tave të njeri­ut, ose u ofro­jnë ndih­më vik­ti­mave të diskri­m­inim­it.

 

 

Neni 4
Sub­jek­tet

1. Ky ligj zba­to­het për të gjithë per­son­at, që jeto­jnë dhe qën­dro­jnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
2. Shte­t­a­sit shqip­tarë, me ban­im të përkohshëm ose të përher­shëm jashtë kufi­jve të Repub­likës së Shqipërisë, gëzo­jnë mbro­jt­jen, që ofron ky ligj, në mar­rëd­hëni­et me organet shtetërore shqiptare.

3. Per­son­at fizikë e juridikë të huaj, me ban­im, vendqën­drim apo seli jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, gëzo­jnë mbro­jt­jen, që ofron ky ligj, në mar­rëd­hëni­et me organet shtetërore shqiptare.

 

Neni 5
Ndal­i­mi i diskri­m­in­i­mi

1. Ndalo­het diskri­m­in­i­mi për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji dhe mos­mar­r­ja në shqyr­tim, sipas rasteve të për­men­dura në nenin 3 të këtij ligji, e një anki­mi ose pro­ce­dure, si dhe çdo forme tjetër sjell­je­je që pen­gon zba­timin e parim­it të tra­j­tim­it të barabartë.

2. Mohi­mi i mod­i­fikimeve dhe për­sh­tat­jeve të duhu­ra e të nevo­jshme për per­son­at me aftësi të kufizuar për­bën diskri­m­in­im.

 

 

Neni 6
Tra­j­ti­mi i ndryshëm i përligjur

1. Ndal­i­mi i diskri­m­inim­it i për­shkru­ar nga ky ligj nuk zba­to­het në raste kur ka një qël­lim objek­tivisht të jus­ti­fikueshëm dhe të përligjur në bazë të Kushte­tutës, të mar­rëvesh­jeve apo akteve ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë dhe legjis­la­cioni në fuqi.

2. Tra­j­ti­mi i ndryshëm që bazo­het në një karak­ter­is­tikë të lid­hur me shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, nuk për­bën diskri­m­in­im kur për shkak të natyrës së aktiviteteve pro­fe­sion­ale, ose të kushteve në të cilat pro­fe­sioni ose veprim­taria ushtro­het, këto karak­ter­is­ti­ka për­bëjnë një kërkesë të vërtetë dhe pro­fe­sion­ale të domos­doshme, me kusht që qël­li­mi i tra­j­tim­it të ndryshëm të jetë i përligjur dhe kërke­sa të mos kapërce­jë atë çfarë është e domos­doshme për real­iz­imin e saj.

 

Neni 7
Mbro­jt­ja nga diskri­m­in­i­mi

1. Çdo veprim ose mosveprim i autoriteteve pub­like ose i per­son­ave fizikë a juridikë që mar­rin pjesë në jetën dhe sek­torët pub­likë ose pri­vatë, që kri­jo­jnë baza për mohimin e barazisë ndaj një per­soni apo grupi per­sonash, ose që i ekspo­zon ata ndaj një tra­j­ti­mi të padrejtë dhe jo të barabartë, kur ata ndod­hen në rrethana të njëj­ta ose të ngjashme, në kra­hasim me per­sona të tjerë ose grupe të tjera per­sonash, për­bën diskri­m­in­im.

2. Eli­m­in­i­mi i të gjitha priv­i­leg­jeve dhe i diskri­m­inim­it të padrejtë, garan­to­het për cilin­do, në bazë të të drej­tave vet­jake, poli­tike, ekonomike, shoqërore dhe kul­tur­ore të sig­u­ru­ara nga Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë dhe aktet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, si dhe nga lig­jet në fuqi.

 

Neni 8
Rekla­mat diskrim­in­uese

Ndalo­het pub­liki­mi i rekla­mave dhe njof­timeve të ndryshme, nëse ato paraqesin, hap­tazi apo në mënyrë të nënkup­tuar, qël­lim për të diskrim­in­uar, për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji.

 

Neni 9
Pjesë­mar­r­ja në poli­tikë

Ndalo­het diskri­m­in­i­mi në ushtrim­in e së drejtës për të zgjed­hur, për t’u zgjed­hur dhe për t’u emëru­ar në një detyrë pub­like, për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji.

 

Neni 10
Ndërgjegj­ja dhe feja

1. Ndalo­het diskri­m­in­i­mi lid­hur me ushtrim­in e lirisë së ndërgjeg­jes dhe fesë, veçanër­isht kur ka të bëjë me shpre­hjen e tyre indi­vid­u­al­isht ose kolek­tivisht, në pub­lik ose në jetën pri­vate, nëpër­m­jet kul­tit, arsimim­it, prak­tikave ose kry­er­jes së riteve.

2. Për­jash­ti­mi nga kjo dis­poz­itë mund të lejo­het vetëm kur ekzis­ton një përligj­je e arsyeshme dhe objek­tive. Megjithatë, në çdo rast, leji­mi i diskri­m­inim­it për shkak të ushtrim­it të lirisë së ndërgjeg­jes dhe fesë mund të ven­doset vetëm me ligj për një interes pub­lik ose për mbro­jt­jen e të drej­tave të të tjerëve.Përjashtimi për këtë shkak duhet të jetë në për­p­jesë­tim me gjend­jen që e ka dik­tu­ar nevo­jën për diskriminimin.Në çdo rast leji­mi i diskri­m­inim­it për shkak të ushtrim­it të lirisë së ndërgjeg­jes dhe fesë nuk mund të ceno­jnë thel­bin e lirive dhe të të drej­tave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalo­jnë kufizimet e parashikuara në Kon­ven­tën Evropi­ane për të Drej­tat e Njeri­ut.

 

Neni 11

Veprime pos­i­tive

çan­të që syn­on për­sh­pe­j­timin e ven­dos­jes reale të barazisë, kur munge­sa e barazisë është shkak­tu­ar nga diskri­m­in­i­mi për çdo shkak të për­men­dur në nenin 1 të këtij ligji, kon­sidero­het veprim poz­i­tiv dhe nuk për­bën diskri­m­in­im, sipas këtij ligji. Kjo masë ndër­pritet sapo të jenë arrit­ur objek­ti­vat e tra­j­tim­it dhe ofrim­it të mundë­sive të barabar­ta.

 

KREU II
MBROJTA NGA DISKRIMINIMI NË PUNËSIM

 

Neni 12
Ndal­i­mi i diskri­m­inim­it

1. Ndalo­het diskri­m­in­i­mi i per­son­it në lid­hje me të drejtën e tij për punësim. Diskri­m­in­i­mi përf­shin çdo dal­lim, kufiz­im ose për­jash­tim që bazo­het në shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji dhe që, ndër të tjera, ka lid­hje me:

a) shpall­jen e vendeve të lira të punës;

b) rekru­timin dhe përzg­jed­hjen e punë­mar­rësve;

c) tra­j­timin e punë­mar­rësve në vendin e punës, duke përf­shirë tra­j­timin e tyre gjatë ven­dos­jes ose ndryshim­it të kushteve të punës, shpër­blim­in, për­fitimet dhe mje­disin e punës, tra­j­timin lid­hur me tra­jnimet pro­fe­sion­ale ose gjatë pro­ce­sit disi­plinor apo lid­hur me pushimin nga puna ose zgjid­hjen e kon­tratës së punës;

ç) anë­tarës­inë në sindika­ta dhe mundës­inë për të për­fi­tu­ar nga lehtësitë që sig­uron kjo anë­tarësi.

2. Ndalo­het çdo lloj shqetësi­mi, përf­shirë edhe shqetësimin sek­su­al, nga punëd­hënësi përkun­drejt një punë­mar­rësi ose një kërkue­si për punë ose midis punë­mar­rësve.

3. Zba­ti­mi i masave të posaçme dhe të përkohshme, bazuar në shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, me qël­lim për­sh­pe­j­timin e barazisë në fushën e punësim­it, nuk kon sidero­het diskri­m­in­im. Zba­ti­mi i masave të tilla, në asnjë rast, nuk mund të nënkup­to­jë mba­jt­jen në mënyrë të përher­shme të stan­dard­eve të pabarabar­ta ose të ndryshme dhe masat e posaçme ndër­priten kur arri­het objek­tivi i tra­j­tim­it dhe ofrim­it të mundë­sive të barabar­ta.

 

Neni 13
Detyrimet e punëd­hënësit

1. Punëd­hënësi është i detyru­ar:

a) të zba­to­jë, të mbro­jë e të nxisë parim­in e barazisë dhe të ndalim­it të çdo lloj diskri­m­in­i­mi;

b) të mar­rë masat e nevo­jshme, përf­shirë dhe masa disi­plinore, për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga diskri­m­in­i­mi dhe vik­timiz­i­mi, bren­da një mua­ji nga mar­r­ja e dijenisë;
c) t’u përgjig­jet efek­tivisht dhe në për­puth­je me këtë ligj ankimeve të mar­ra për shkak të diskri­m­inim­it të kry­er nga punë­mar­rësit e tij, bren­da një mua­ji nga mar­r­ja e tyre.

2. Punëd­hënësi dety­ro­het të rrisë ndërgjegjësimin për këtë ligj edhe duke e afishuar atë në mjedis­et pub­like të ven­dit të punës, si dhe të mundë­so­jë kup­ti­min e plotë të tij me mjetet e veta ose me ndih­mën e sub­jek­teve të spe­cial­izuara.

 

Neni 14
Detyrat e Këshillit të Min­is­trave, Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta dhe Min­istrit të Brend­shëm

Këshilli i Min­is­trave, Min­istri i Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta dhe Min­istri i Brend­shëm janë secili përgjegjës për mar­rjen e masave me karak­ter poz­i­tiv për të luftu­ar diskri­m­in­imin në lid­hje me të drejtën për punësim. Masat që mer­ren, ndër të tjera, janë:

a) rrit­ja e ndërgjegjësim­it për këtë ligj te punë­mar­rësit dhe punëd­hënësit, ndër të tjera, duke dhënë infor­ma­cion për këtë ligj;

b) ven­dos­ja e poli­tikave të posaçme dhe të përkohshme, në bazë të shkaqeve të për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, me qël­lim nxit­jen e barazisë, në veçan­ti midis bur­rit dhe gruas, si dhe midis per­son­ave me aftësi të plotë fizike dhe atyre me aftësi të kufizuar.

 

Neni 15
Të drej­tat e punë­mar­rësit

1. Çdo punë­mar­rës ka të drejtë të anko­het te punëd­hënësi, te Komi­sioneri për Mbro­jt­jen nga Diskri­m­in­i­mi, ose në gjykatë, nëse beson se ka pësuar diskri­m­in­im. Kjo dis­poz­itë nuk e kufi­zon të drejtën e ankim­it në insti­tu­cione të veçan­ta, të ngrit­u­ra pranë sek­torëve të ndryshëm të punësim­it.
2. Gjatë peri­ud­hës së shqyr­tim­it të ankesës, punë­mar­rësi ka të drejtë të vazh­do­jë punën sipas kushteve të kon­tratës.

3. Punë­mar­rësi ka të drejtë të mar­rë infor­ma­cion në çdo kohë në lid­hje me tra­j­timin e ankesës, si dhe të mar­rë shp­jegime për vendimet e mar­ra nga punëd­hënësi, në përgjig­je të ankesës së tij, men­jëherë pas shqyr­tim­it.

4. Në rast se punëd­hënësi nuk merr masa për të het­u­ar dhe për të zgjid­hur ankesën për diskri­m­in­im, punë­mar­rësi që ka bërë ankesën ka të drejtë ta ndër­presë punën, pa hum­bur të drejtën e pagës, për aq kohë sa është e nevo­jshme për t’u mbro­j­tur nga diskri­m­in­i­mi. Punë­mar­rësi kthen pagën e mar­rë, sipas këtij neni, në rast se diskri­m­in­i­mi i pre­tend­uar nuk rezul­ton i vërte­t­u­ar me vendim të for­mës së pre­rë.

 

Neni 16
Zba­ti­mi i ligjit për per­son­at e vetëpunë­suar

Dis­poz­i­tat e kreut II të këtij ligji zba­to­hen në lid­hje me kushtet për pra­n­imin në pro­fe­sion dhe mar­rjen e lejeve të ushtrim­it të pro­fe­sion­it, sido­mos në rastet kur per­son­at janë të vetëpunë­suar.

 

KREU III
MBROJTJA NGA DISKRIMINIMI NË FUSHËN E ARSIMIMIT

 

Neni 17
Ndal­i­mi i diskri­m­inim­it

1. Ndalo­het çdo dal­lim, kufiz­im ose për­jash­tim që bazo­het në shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji dhe që, ndër të tjera, ka lid­hje me:

a) kri­jimin e insti­tu­cion­eve pub­like ose pri­vate që ofro­jnë shër­bime arsi­more ose pro­fe­sion­ale;

b) financimin e insti­tu­cion­eve pub­like që ofro­jnë shër­bime arsi­more ose pro­fe­sion­ale;

c) përm­ba­jt­jen e parimeve dhe kritereve të veprim­tarisë arsi­more, duke përf­shirë pro­gram­et mësi­more dhe meto­dat e mësimd­hënies;

ç) tra­j­timin e stu­den­tëve ose nxënësve, duke përf­shirë pra­n­imin, vlerësimin, zba­timin e masave disi­plinore ose për­jash­timin e tyre.

2. Ndalo­het t’i refu­zo­het një per­soni ose një grupi per­sonash pra­n­i­mi në një insti­tu­cion arsi­mor pub­lik, për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji.

3. Ndalo­het çdo lloj shqetësi­mi, veçanër­isht shqetësi­mi sek­su­al, i stu­den­tëve, nxënësve dhe punë­mar­rësve në insti­tu­cionet arsi­more.

4. Zba­ti­mi i masave të posaçme dhe të përkohshme, bazuar në shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, me qël­lim për­sh­pe­j­timin e barazisë në arsim, nuk kon­sidero­het diskri­m­in­im. Zba­ti­mi i masave të tilla, në asnjë rast, nuk mund të nënkup­to­jë mba­jt­jen e përher­shme të stan­dard­eve të pabarabar­ta ose të ndryshme dhe këto masa ndër­priten kur arri­het objek­tivi i tra­j­tim­it dhe ofrim­it të mundë­sive të barabar­ta.

 

Neni 18
Detyrat e Këshillit të Min­is­trave dhe Min­istrit të Arsim­it dhe Shkencës

1. Këshilli i Min­is­trave dhe Min­istri i Arsim­it dhe Shkencës janë secili përgjegjës për mar­rjen e masave me karak­ter poz­i­tiv për të luftu­ar diskri­m­in­imin në lid­hje me të drejtën për arsim­im.

2. Këshilli i Min­is­trave dhe Min­istri i Arsim­it dhe Shkencës, ndër të tjera, mar­rin secili masa për:

a) rrit­jen e ndërgjegjësim­it për këtë ligj në sis­temin arsi­mor, ndër të tjera duke përf­shirë infor­ma­cion për të në pro­gram­et mësi­more;

b) përf­shir­jen në pro­gram­et mësi­more të kon­cepteve dhe veprimeve kundër mod­eleve të sjell­jes diskrim­in­uese;
c) arsim­imin e të gjithë pop­ull­sisë, në mënyrë të veçan­të, duke mar­rë masa në favor të grave dhe vajzave, paki­cave, per­son­ave me aftësi të kufizuar, si dhe per­son­ave që janë, ose kanë më shumë mundësi të jenë objekt i diskri­m­inim­it, për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji;

ç) respek­timin dhe sig­urim­in e së drejtës për arsim­im në gjuhët e paki­cave, si dhe në mënyrat e për­sh­tat­shme për per­sona me aftësi të kufizuar.

 

Neni 19
Detyrat e drejtue­sit të insti­tu­cionit arsi­mor

Drejtue­si i insti­tu­cionit arsi­mor është përgjegjës për mar­rjen e masave me karak­ter poz­i­tiv në insti­tu­cionin përkatës, për të luftu­ar diskri­m­in­imin në lid­hje me të drejtën për arsim­im. Masat që mer­ren, ndër të tjera, janë:

a) rrit­ja e ndërgjegjësim­it për këtë ligj bren­da insti­tu­cionit, ndër të tjera duke afishuar ligjin në një vend të duk­shëm;

b) lufta kundër mod­eleve të sjell­jes diskrim­in­uese që për­bëjnë ose nxisin diskri­m­in­im bren­da insti­tu­cionit;
c) të mar­rë masat e nevo­jshme, përf­shirë dhe masa disi­plinore, për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga diskri­m­in­i­mi dhe vik­timiz­i­mi, bren­da një mua­ji nga mar­r­ja e dijenisë;

ç) tra­j­ti­mi efek­tiv i anke­save për diskri­m­in­im në insti­tu­cion, duke shqyr­tu­ar çdo ankim bren­da 30 ditëve nga paraqit­ja e tij;

d) ven­dos­ja e masave disi­plinore ndaj çdo per­soni që ver­i­fiko­het të ketë kry­er një veprim diskrim­in­ues kur një gjë e tillë është e për­sh­tat­shme, pro­por­cionale dhe në për­puth­je me kom­pe­ten­cat e drej­torit.

KREU IV
NDALIMI I DISKRIMINIMITNË FUSHËN E TË MIRAVE DHE TË SHËRBIMEVE

 

Neni 20
Të mirat dhe shër­bimet

1. Per­soni fizik ose juridik që ofron të mira apo shër­bime për pub­likun, me pagesë ose jo, ndalo­het të diskrim­i­no­jë një per­son tjetër, i cili kërkon t’i arri­jë ose t’i për­dorë ato:

a) duke refuzuar t’i japë një per­soni apo grupi per­sonash të mira apo shër­bime për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji;

b) duke refuzuar t’i ofro­jë një per­soni të mira apo shër­bime në mënyrë të ngjashme, ose me cilësi të ngjashme, ose në kushte të ngjashme me ato në të cilat këto të mira apo shër­bime i ofro­hen pub­likut në përgjithësi.

2. Pika 1 e këtij neni zba­to­het veçanër­isht për:

a) mundësi për të hyrë në një vend ku pub­liku lejo­het të hyjë ose për të për­dorur një vend, i cili lejo­het për t’u për­dorur nga pub­liku;

b) mundësi për të mar­rë ose për të për­fi­tu­ar nga të mirat apo shër­bimet që kanë të bëjnë me shën­detin;
c) kon­tributin dhe mundës­inë për të për­fi­tu­ar të mira nga ske­mat e mbro­jt­jes shoqërore, duke përf­shirë asis­tencë sociale, sig­urime shoqërore, mbro­jt­je të fëmi­jëve, për­fitim për shkak të aftë­sisë së kufizuar, apo ndon­jë skemë tjetër të mbro­jt­jes sociale ose avan­tazh tjetër social të ofru­ar për pub­likun;

ç) mundësi për të për­dorur ose për të hyrë në një insti­tu­cion arsi­mor;

d) sis­temimin në një vend ku ofro­het stre­him;

dh) shit­jen ose dhënien me qira të bane­save dhe të mjedi­s­eve të tjera;

e) shër­bimet e bankës dhe mundësi për të sig­u­ru­ar grande, huad­hënie, depozi­ta bankare ose financim;
ë) lehtësi për argë­tim, çlod­hje e freskim;
f) lehtësi për trans­port ose udhë­tim;

g) shër­bimet e pro­fe­sion­eve të lira.

3. Ndalo­het për një per­son fizik ose juridik, që ofron të mira dhe shër­bime për pub­likun, të mos pra­no­jë ose të kundër­sh­to­jë real­iz­imin e ndryshimeve ose për­sh­tat­jeve të nevo­jshme dhe të duhu­ra, të cilat syn­o­jnë të mundë­so­jnë për­fitimin e këtyre të mirave dhe shër­bimeve nga një per­son me aftësi të kufizuara, për sa kohë që këto mod­i­fikime apo për­sh­tat­je nuk impono­jnë një bar­rë të shpër­p­jesë­tu­ar ose të paligjshme mbi per­son­in që ofron të mirat dhe shër­bimet.

4. Refuz­i­mi, sipas pikës 1 të këtij neni, përf­shin edhe sit­u­a­ta kur refuz­i­mi në fakt bazo­het në shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, por nga sub­jek­ti diskrim­in­ues deklaro­hen shkaqe të tjera, apo nuk deklaro­het asnjë arsye si shkak i refuzim­it.

5. Nuk për­bëjnë diskri­m­in­im dal­limet në shpër­blime dhe për­fitime, të ven­do­sura për shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, kur këto dal­lime janë të arsyeshme dhe në për­p­jesë­tim me një rrezik, i cili vlerë­so­het në bazë të të dhë­nave aktuale dhe sta­tis­tiko­re të vërtetueshme dhe të lid­hu­ra ngushtë me rrezikun.

6. Kos­tot lid­hur me shtatzën­inë dhe amës­inë nuk mund të rezul­to­jnë shkak për dal­lime në shpër­blimet dhe për­fitimet e indi­vid­it.

7. Ndal­i­mi i diskri­m­inim­it nuk zba­to­het për cak­timin e një moshe të veçan­të për mundësi të për­fitimeve sociale, të të mirave, lehtë­sive dhe shër­bimeve, nëse ekzis­to­jnë kritere të arsyeshme e objek­tive për cak­timin, pa cen­uar thel­bin e së drejtës për për­fitime dhe kur cak­ti­mi syn­on të arri­jë një qël­lim të ligjshëm për një interes pub­lik, ose për të mbro­j­tur të drej­tat e të tjerëve, gjith­monë në për­p­jesë­tim të drejtë me gjend­jen që e ka shkak­tu­ar cak­timin.

 

KREU V
KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKR IMINIMI

 

Neni 21
Komi­sion­ari

1. Komi­sion­ari për Mbro­jt­jen nga Diskri­m­in­i­mi, më poshtë komi­sion­ari, sig­uron mbro­jt­jen efek­tive nga diskri­m­in­i­mi dhe nga çdo for­më sjell­je­je që nxit diskri­m­in­imin. Komi­sion­ari është per­son juridik pub­lik.

2. Komi­sion­ari mbështetet nga Zyra e Komi­sion­ar­it për Mbro­jt­jen nga Diskri­m­in­i­mi (zyra). Zyra ka per­son­elin dhe pajis­jet e nevo­jshme për të mbështe­tur komi­sion­ar­in në përm­bush­jen e detyrave të ngarkuara me ligj.

3. Kuven­di ven­dos për pagën e komi­sion­ar­it, struk­turën orga­ni­za­tive dhe klasi­fikimin e pagave për punon­jësit e Zyrës së Komi­sion­ar­it për Mbro­jt­jen nga Diskri­m­in­i­mi. Punon­jësit e kësaj zyre gëzo­jnë sta­tusin e nëpunësit civ­il.

4. Komi­sion­ari ka bux­hetin e vet të pavarur, i cili finan­co­het nga Bux­heti i Shtetit dhe nga dona­cione të ndryshme.

 

Neni 22
Sta­tusi

Komi­sion­ari është i pavarur në ushtrim­in e detyrës dhe u nën­shtro­het vetëm Kushte­tutës dhe ligjit.

 

 

Neni 23
Mënyra e zgjed­hjes së komi­sion­ar­it

1. Komi­sion­ari zgjid­het nga shu­mi­ca e të gjthë anë­tarëve të Kuven­dit.

2. Kan­di­datët e mund­shëm për komi­sion­ar i propo­zo­hen Kuven­dit nga një grup deputetësh.

3. Para mar­rjes ose rimar­rjes së detyrës, komi­sion­ari bën betimin para Kuven­dit.

4. For­mu­la e betim­it është: “Beto­hem se gjatë kry­er­jes së detyrave të mia do të mbroj kur­do­herë parim­in e barazisë, në për­puth­je me Kushte­tutën dhe me lig­jet e Repub­likës së Shqipërisë”.

 

Neni 24
Kushtet për t’u zgjed­hur komi­sion­ar

Komi­sion­ar mund të zgjid­het çdo shte­tas shqip­tar që plotë­son kërke­sat e mëposhtme:

a) të ketë cilësi të lar­ta morale e veprim­tari të shquar në komu­nitet;

b) të ketë një diplomë uni­ver­sitare;

c) të ketë njo­huri dhe veprim­tari të shquara në fushën e lirive dhe të drej­tave të njeri­ut dhe të ligjit;
ç) të mos jetë dënuar me vendim të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale;

d) të mos jetë deputet në legjis­laturën e Kuven­dit që bën propoz­imin ose zgjed­hjen e tij.

 

Neni 25
Kohëzg­jat­ja në detyrë

Komi­sion­ari zgjid­het për një man­dat prej pesë vjetësh, me të drejtë rizg­jed­hje­je vetëm një herë.

 

Neni 26
Rapor­ti­mi

Komi­sion­ari paraqet raport të pak­tën një herë në vit për­para komi­sion­eve të Kuvendit.Raporti përf­shin anal­izë për zba­timin e këtij ligji në përgjithësi, si dhe për punën e komi­sion­ar­it dhe të zyrës.

 

Neni 27
Mbari­mi i man­datit

Man­dati i komi­sion­ar­it mbaron kur:

a) mbaron afati 5‑vjeçar;

b) shkarko­het;

c) i paraqet Kuven­dit dorëhe­q­je me shkrim;

ç) vdes.

 

Neni 28
Rastet e shkarkim­it nga detyra të komi­sion­ar­it

1. Komi­sion­ari shkarko­het nga detyra vetëm në rastet kur:

a) është dënuar me një vendim gjykate të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale;

b) është i paaftë mendër­isht ose fizik­isht për të ushtru­ar funk­sionet e tij;

c) kryen veprim­tari në kundër­sh­tim me parashikimet e këtij ligji, me Kushte­tutën ose me legjis­la­cionin në fuqi.

2. Mocioni për shkarkimin e komi­sion­ar­it propo­zo­het nga jo më pak se 1/3 e deputetëve të Kuven­dit. Vendi­mi për shkarkimin nga detyra të komi­sion­ar­it mer­ret me shu­micën e votave të të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit.

 

Neni 29
Zgjed­h­ja e komi­sion­ar­it

Kuven­di zgjedh komi­sion­ar­in e ri bren­da një mua­ji të mbet­jes së ven­dit vakant. Kur mbaron man­dati 5‑vjeçar i komi­sion­ar­it, ai qën­dron në detyrë derisa të zgjid­het komi­sion­ari i ri.

 

Neni 30
Papa­jtuesh­mëria me funk­sion­in e komi­sion­ar­it

Komi­sion­ari ndalo­het të bëjë pjesë në par­ti apo orga­ni­za­ta poli­tike, të krye­jë veprim­tari poli­tike, shtetërore e pro­fe­sion­ale, si dhe të mar­rë pjesë në organet drejtuese të orga­ni­zatave shoqërore, ekonomike dhe tregtare.Komisionari mund të ushtro­jë mësimd­hënien dhe botimin e veprave letrare dhe shken­core, pa cen­uar ushtrim­in e funk­sion­eve të tij në mënyrë nor­male.

 

Neni 31
Sig­uri­mi i punës së mëvon­shme të komi­sion­ar­it

Me mbarim­in e funk­sion­it, sipas shkro­n­jave “a” e “c” të nnit 27 të këtij ligji komi­sion­ari, i cili, në kohën e emërim­it, kishte punuar në funk­sion shtetëror ose punë pub­like, ka të drejtë të rimar­rë funk­sion­in ose punën që kishte para zgjed­hjes si komi­sion­ar. Kur kjo nuk është e mundur, atij i sig­uro­het një punë e barasvler­shme me atë që ai kishte për­para zgjed­hjes në detyrën e komi­sion­ar­it.

 

Neni 32
Kom­pe­ten­cat

1. Komi­sion­ari ka kom­pe­tencë:

a) të shqyr­to­jë anke­sat nga per­son­at ose gru­pet e per­son­ave që pre­tendo­jnë se janë diskrim­in­uar, siç parashiko­het në këtë ligj;

b) të shqyr­to­jë anke­sat nga orga­ni­zatat që kanë një interes të ligjshëm për të vepru­ar në emër dhe me pëlqimin me shkrim të indi­vidëve ose gru­peve të indi­vidëve që pre­tendo­jnë se ka ndod­hur diskri­m­in­i­mi;
c) të krye­jë het­ime admin­is­tra­tive pas mar­rjes së infor­ma­cionit të besueshëm për shkel­je të këtij ligji;
ç) të ven­dosë sank­sione admin­is­tra­tive sipas për­cak­tim­it të këtij ligji;

d) të nxisë parim­in e barazisë dhe mos­diskri­m­inim­it, veçanër­isht duke sen­si­bi­lizuar dhe infor­muar për këto çësht­je, përf­shirë edhe ofrim­in e infor­ma­cion­eve të shkru­ara, ndër të tjera për këtë ligj, në gjuhën shqipe, në gj uhët e paki­cave, si dhe në for­mate të për­dor­shme nga per­sona me aftësi të kufizuar;

dh) të mon­i­toro­jë zba­timin e këtij ligji;

e) të krye­jë son­dazhe në lid­hje me diskri­m­in­imin;

ë) t’u bëjë reko­mandime autoriteteve kom­pe­tente, sido­mos duke propozuar mira­timin e legjis­la­cionit të ri, ose ndryshimin apo reformimin e legjis­la­cionit ekzistues;

f) të pub­liko­jë raporte dhe të bëjë reko­mandime për çfarë­do lloj çësht­je­je që lid­het me diskri­m­in­imin;
g) t’i drej­to­het drejt­për­drejt opin­ion­it pub­lik për çfarë­do lloj çësht­je­je që lid­het me diskri­m­in­imin;

gj) me kërkesën e gjykatës që shqyr­ton çësht­jen, të parashtro­jë mendim me shkrim për çfarë­do lloj çësht­je­je që lid­het me diskri­m­in­imin;

h) të kon­tribuo­jë në rapor­timet dhe sipas rastit të paraqesë raporte para orga­niz­mave ndërkom­bë­tarë dhe rajon­alë;

i) të për­faqë­so­jë ankuesin në organet gjyqë­sore në çësht­je civile me mira­timin e tij në për­puth­je me pikën 3 të nen­it 34 të këtij ligji;

j) të infor­mo­jë për të drejtën e mbro­jt­jes nga diskri­m­in­i­mi dhe për mjetet ligjore të disponueshme për këtë mbro­jt­je;

k) të zhvil­lo­jë dia­lo­gun e rreg­ullt në lid­hje me çësht­jet e diskri­m­inim­it me gru­pet përkatëse sociale, duke përf­shirë orga­ni­zatat joqever­itare;

l) të zhvil­lo­jë aktivitete ndërgjegjësi­mi dhe eduki­mi që ndih­mo­jnë në zba­timin e këtij ligji.

2. Të gjitha insti­tu­cionet pub­like dhe sub­jek­tet pri­vate janë të detyru­ara të mbësht­esin komi­sion­ar­in në përm­bush­jen e detyrave të tij, veçanër­isht duke dhënë infor­ma­cionin që i nevo­jitet atij.

3. Për shqyr­timin e anke­save që i drej­to­hen, komi­sion­ari zba­ton nor­mat e parashikuara në Kodin e Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive, me për­jash­tim të pro­ce­du­rave që parashiko­hen nga ky ligj.

4. Detyri­mi i për­men­dur në pikën 2 të këtij neni përm­bushet në për­puth­je me ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale”.

 

Neni 33
Pro­ce­du­rat

1. Një per­son ose grup per­sonash që pre­tendo­jnë se janë diskrim­in­uar, ose një orga­ni­za­të me intere­sa legjitimë që pre­tendon diskri­m­in­im në emër të një per­soni apo grupi per­sonash, mund të paraqesë ankesë së bashku me provat e disponueshme para komi­sion­ar­it, me shkrim ose, në raste për­jash­ti­more, gojar­isht, në mënyrë që të mund të mba­het pro­cesver­bal.

2. Orga­ni­za­ta me intere­sa legjitimë paraqet prokurë të posaçme për të për­faqë­suar per­son­in ose grupin e per­son­ave.

3. Anke­sa përm­ban, të pak­tën:

a) emrin e ankue­sit;

b) shp­jegimin se si mund të kon­tak­to­het ankue­si;

c) sub­jek­tin që pre­tendo­het të ketë kry­er diskri­m­in­imin, ose shp­jegim për pamundës­inë e iden­ti­fikim­it të tij;

ç) shp­jegimin e diskri­m­inim­it të pre­tend­uar;

d) masat që kërko­hen nga komi­sion­ari;

dh) datën dhe fir­mën e ankue­sit ose të për­faqë­sue­sit të tij.

4. Anke­sa nuk pra­nohet nëse:

a) është anon­ime;

b) për­bën abuz­im me të drejtën e ankimim­it para komi­sion­ar­it, ose është e papa­jtueshme me dis­poz­i­tat e këtij ligji;

c) e njëj­ta çësht­je është duke u shqyr­tu­ar në kuadër të një ankese tjetër ose për të është mar­rë një vendim i mëparshëm dhe nuk ka të dhë­na të reja;

ç) është hap­tazi e pabazuar ose nuk ka infor­ma­cion të mjaftueshëm për të bërë të mundur një het­im;
d) të gjitha fak­tet që për­bëjnë thel­bin e ankesës kanë ndod­hur para hyr­jes në fuqi të këtij ligji;

dh) paraqitet më vonë se tre vjet nga ndod­h­ja e diskri­m­inim­it ose më vonë se një vit nga mar­r­ja dijeni nga i dëm­tu­ari, për këtë fakt.

5. Per­son­at fizikë ose juridikë, kundër të cilëve është paraqi­tur anke­sa, njofto­hen me shkrim nga komi­sion­ari bren­da 15 ditëve nga dita e mar­rjes së ankesës.

6. Komi­sion­ari nuk i ngarkon ankue­sit me ndon­jë tar­ifë për shqyr­timin e ankesës.

7. Me mar­rjen e ankesës, komi­sion­ari ver­i­fikon fak­tet. Për këtë qël­lim, komi­sion­ari mund t’u kërko­jë ankue­sit dhe per­son­it kundër të cilit është drej­tu­ar anke­sa, të paraqesin parashtrime me shkrim bren­da 30 ditëve nga dita që palët mar­rin njof­timin. Kur e çmon të nevo­jshme, komi­sion­ari merr infor­ma­cion edhe nga çdo per­son ose burim tjetër.

8. Kur e sheh të për­sh­tat­shme, komi­sion­ari zhvil­lon një seancë dëgji­more pub­like dhe fton palët dhe çdo per­son tjetër të intere­suar.

9. Kur e sheh të për­sh­tat­shme, komi­sion­ari kërkon të arri­jë mar­rëvesh­je paj­ti­mi mes ankue­sit dhe per­son­it kundër të cilit është paraqi­tur anke­sa.

10. Komi­sion­ari shpre­het me vendim, i cili u njofto­het palëve bren­da 90 ditëve nga dita e mar­rjes së ankesës ose nëse është zhvil­lu­ar një seancë dëgji­more pub­like, bren­da 90 ditëve nga dita e seancës. Vendi­mi përm­ban rreg­ul­limet dhe masat e duhu­ra, duke cak­tu­ar edhe një afat për kry­er­jen e tyre.
11. Nëse komi­sion­ari urd­hëron rreg­ul­lime ose masa, per­soni kundër të cilit është paraqi­tur anke­sa, rapor­ton bren­da 30 ditëve para komi­sion­ar­it në lid­hje me veprimet e ndër­mar­ra për zba­timin e vendim­it. Në rast se per­soni, kundër të cilit është paraqi­tur anke­sa nuk e infor­mon komi­sion­ar­in ose nuk e zba­ton vendimin, komi­sion­ari ven­dos masë për ndëshkimin me gjobë për per­son­in kundër të cilit është paraqi­tur anke­sa. Sank­sioni me gjobë shfuqi­zo­het nëse per­soni kundër të cilit është paraqi­tur anke­sa, e zba­ton vendimin bren­da shtatë ditëve pasi është ven­do­sur sank­sioni.
12. Kur ven­dos masën, komi­sion­ari sig­uron që ajo të jetë:

a) e efek­t­shme dhe paran­daluese; dhe

b) në për­p­jesë­tim me gjend­jen që e shkak­toi ven­dos­jen e masës. Nëse ven­doset gjobë,komisionari për­cak­ton shumën e gjobës duke mar­rë parasysh:

i) natyrën dhe fushën e veprim­it të shkel­jes dhe ndikimin mbi vik­timën; dhe

ii) rrethanat per­son­ale e finan­cia­re të shkelësit, veçanër­isht duke mar­rë në kon­sid­er­atë të gjitha burimet e të ard­hu­rave dhe nëse shkel­ja kry­het nga një per­son juridik pri­vat, mer­ren parasysh aktivet e bilancit dhe fiti­mi, si dhe pagat totale të paguara punon­jësve;

c) nëse e njëj­ta shkel­je diskrim­i­non disa per­sona, ven­doset vetëm një gjobë, por duke mar­rë parasysh kërke­sat e shkro­n­jës “b” të këtij neni.

13. Çdo per­son që shkel dis­poz­i­tat e këtij ligji dëno­het me gjobë si më poshtë:

a) per­soni fizik, nga 10 000 deri në 60 000 lekë;

b) per­soni juridik nga 60 000 deri në 600 000 lekë;

c) per­soni fizik bren­da per­son­it juridik, i cili është përgjegjës për shkel­je, nga 30 000 deri në 80 000 lekë;

ç) per­soni, i cili ushtron funk­sion pub­lik dhe është përgjegjës për shkel­je në bazë të këtij ligji, nga 30 000 deri në 80 000 lekë.

14. Vendi­mi për vënien e një mase ndëshki­more me gjobë cak­ton gjithash­tu afatin e arsyeshëm, bren­da të cilit paguhet gjo­ba.

15. Si mjet të fun­dit, veçanër­isht kur sub­jek­ti fizik ose juridik nuk i përm­ba­het vendim­it të komi­sion­ar­it ose nuk e paguan gjobën bren­da tre mua­jve pas afatit të cak­tu­ar nga komi­sion­ari dhe sank­sioni nuk është kundër­sh­tu­ar në gjykatë, komi­sion­ari mund t’u kërko­jë autoriteteve kom­pe­tente heq­jen apo pezul­lim­in e lejes ose autor­izim­it të sub­jek­tit fizik ose juridik për ta ushtru­ar veprim­tar­inë e tij.

16. Sub­jek­ti fizik ose juridik, ndaj të cilit mer­ret masa ndëshki­more me gjobë, ka të drejtë të anko­het në gjykatën kom­pe­tente, sipas Kodit të Pro­ce­durës Civile.

17. Gjo­ba derd­het në Bux­hetin e Shtetit.

KREU VI
PROCEDURAT PËRPARA GJYKATËS

 

Neni 34
Sub­jek­tet që kanë të drejtë të paraqesin padi për diskri­m­in­im

1. Çdo per­son ose grup per­sonash që pre­tendo­jnë se ndaj tyre është ushtru­ar diskri­m­in­im për një nga shkaqet e për­men­dura në nenin 1 të këtij ligji, mund të paraqesin kërkesë­pa­di për­para gjykatës kom­pe­tente sipas për­cak­timeve të Kodit të Pro­ce­durës Civile për dëmsh­për­blim sipas ligjit ose, sipas rastit, të krye­jnë kallëz­imin për­para organ­eve kom­pe­tente për ndjek­je penale.

2. Paraqit­ja e ankim­it për­para komi­sion­ar­it nuk është kusht për të paraqi­tur një kërkesë­pa­di dhe nuk për­bën pengesë për per­son­in e dëm­tu­ar t’i drej­to­het gjykatës ose organ­eve të ndjek­jes penale.

3. Një orga­ni­za­të me interes të ligjshëm ose komi­sion­ari mund të paraqesë padi në emër të një per­soni ose grupi per­sonash, me kusht që komi­sion­ari ose orga­ni­za­ta të ketë pëlqimin me prokurë të posaçme ose me deklarim për­para gjykatës të per­son­it ose grupit të per­son­ave të dëm­tu­ar nga diskri­m­in­i­mi.

 

Neni 35
Përgjegjësia indi­vid­uale

Çdo per­son mban përgjegjësi në bazë të dis­poz­i­tave të këtij ligji, kur, me veprimet ose mosveprimet e tij, ka kry­er një akt diskrim­in­ues në kup­ti­min e këtij ligji.Përgjegjësia indi­vid­uale nuk e për­jash­ton përgjegjës­inë e shtetit ose të per­son­it juridik pri­vat.

 

Neni 36
Pro­ce­du­ra para gjykatës

1. Padia i paraqitet gjykatës kom­pe­tente nga një prej sub­jek­teve të parashikuara në nenin 34 të këtij ligji jo më vonë se 5 vjet nga dita që ka ndod­hur sjell­ja e pre­tend­uar diskrim­in­uese dhe jo më vonë se 3 vjet nga dita që i dëm­tu­ari merr dijeni për këtë sjell­je.

2. I dëm­tu­ari nuk ka detyrim të njofto­jë komi­sion­ar­in para se të paraqesë një padi për diskri­m­in­im në gjykatë.

3. Gjyka­ta e njofton komi­sion­ar­in për paraqit­jen e çdo padie për diskri­m­in­im.

4. Gjyka­ta mund t’i kërko­jë komi­sion­ar­it, në çdo fazë të pro­cedim­it, që të paraqesë një mendim me shkrim, rezul­tatet e hetim­it të tij, në qoftë se është bërë het­i­mi, ose çdo infor­ma­cion tjetër që ka rëndësi për çësht­jen.

5. Paditësi ka detyrim të sjel­lë pro­va në mbështet­je të padisë, duke për­dorur çdo lloj prove të ligjshme që mund të provo­jë sjell­jen diskrim­in­uese.

6. Pasi paditësi paraqet pro­va, mbi të cilat bazon pre­tendimin e tij dhe në bazë të të cilave gjyka­ta mund të prezu­mo­jë sjell­jen diskrim­in­uese, i padi­turi dety­ro­het të provo­jë se fak­tet nuk për­bëjnë diskri­m­in­im sipas këtij ligji.

 

Neni 37
Vendi­mi i gjykatës

1. Vendi­mi i gjykatës cak­ton dëmsh­për­blim nëse gjyka­ta ven­dos që ka shkel­je të këtij ligji, duke përf­shirë edhe një afat kohor për kry­er­jen e zhdëm­tim­it.

2. Vendi­mi i gjykatës u komu­niko­het të gjitha palëve të intere­suara, përf­shirë komi­sion­ar­in.

3. Ven­dos­ja e masave, sipas këtij ligji, nuk për­jash­ton ven­dos­jen e masave sipas lig­jeve të tjera.

 

Neni 38
Dëmsh­për­bli­mi

Dëmsh­për­bli­mi përf­shin, ndër të tjera, ndreq­jen e shkel­jeve ligjore dhe të paso­jave të tyre përmes kthim­it në gjend­jen e mëparshme, kom­pen­simin e duhur për dëmet pasurore si dhe jopa­surore, ose përmes masave të tjera të për­sh­tat­shme.

 

KREU VII
DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

 

Neni 39
Aktet nën­ligjore

1. Ngarko­het komi­sion­ari të nxjer­rë rreg­ul­loren e funk­sionim­it të zyrës bren­da 3 mua­jve nga data e emërim­it të tij.

2. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­it 18 të këtij ligji bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e tij.

 

Neni 40
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

________________________
1. Përafru­ar plotë­sisht me:

  1. 32000L0043, Direk­tivën e Këshillit 2004/43/KE të 29 qer­shorit 2000 për “Zba­timin e parim­it të tra­j­tim­it të barabartë ndër­m­jet per­son­ave pavarë­sisht pre­jard­hjes racore apo etnike”.
  2. 32000L0078, Direk­tivën e Këshillit 2000/78/KE të 27 nën­torit 2000 për “Për­cak­timin e një kuadri të përgjithshëm për tra­j­timin e barabartë në punësim dhe mar­rëd­hëni­et gjatë punës”.
  3. 32004L0113, Direk­tivën e Këshillit 2004/113/KE të 13 dhje­torit 2004 për “Zba­timin e parim­it të tra­j­tim­it të barabartë ndër­m­jet bur­rave dhe grave në mundës­inë për të pasur dhe për t’u furnizuar me mall­ra dhe shër­bime”.
  4. 32006L0054, Direk­tivën e Par­la­men­tit Evropi­an dhe të Këshillit 2006/54/KE të 5 kor­rikut 2006 për “Zba­timin e parim­it të mundë­sive të barabar­ta dhe të tra­j­tim­it të barabartë të bur­rave dhe grave në çësht­jet e punësim­it dhe mar­rëd­hëni­et gjatë punës”.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim