Në mbështet­je të nen­eve 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

 

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Mar­rëvesh­ja ndër­m­jet Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë dhe Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë për rreg­ul­lim­in e mar­rëd­hënieve të ndërsjel­la”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij ligji.

 

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.
Shpal­lur me dekretin nr.6032, datë 29.1.2009 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA


Këshilli i Min­is­trave i Repub­likës së Shqipërisë dhe Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë, bazuar në parimet e lirisë së ndërgjeg­jes dhe të bes­im­it fetar, të sank­sionuara e garan­tu­ara në nenet 10 e 24 të Kushte­tutës së Repub­likës së Shqipërisë, në mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara me ligj, si dhe në lig­jet e tjera në fuqi (më poshtë sipas rastit do të cito­hen Kushte­tu­ta, lig­jet dhe/ose legjis­la­cioni në fuqi), lid­hin mar­rëvesh­jen si më poshtë (më poshtë do të cito­het “Mar­rëvesh­ja”):

 

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objek­ti

Kjo Mar­rëvesh­je rreg­ul­lon çësht­je të mar­rëd­hënieve e të bashkëpunim­it midis shtetit dhe Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë, në të mirë të secilit dhe të të gjithëve, mbi bazën e parimeve kushtetuese që garan­to­jnë lir­inë e shfaq­jes dhe të ushtrim­it të fesë dhe të bind­jeve fetare, si dhe të dëshirës së për­bashkët për të for­cuar dhe zhvil­lu­ar mar­rëd­hëni­et e ndërsjel­la.

 

Neni 2
Kup­ti­mi

Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë është bashkësi fetare në të cilën përf­shi­hen edhe tarikatet që kanë qenë pjesë e këtij Komu­niteti deri në vitin 1967, kur dekretet për komu­nitetet fetare u shfuqizuan me dekretin nr.4337, datë 13.11.1967.

Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë është orga­niz­im i per­son­ave bes­im­tarë mys­li­manë që shfaqin, shpre­hin dhe/ose ushtro­jnë bind­jet, parimet dhe prak­tikat fetare të për­cak­tu­ara në burimet e legjis­la­cionit islam, shkol­lën juridike fetare “Hane­fi” dhe statutin e Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë.

 

Neni 3
Qël­li­mi

Qël­li­mi i kësaj Mar­rëvesh­je­je është:

a) të garan­to­jë real­iz­imin e të drej­tave të sank­sionuara nga Kushte­tu­ta dhe lig­jet në fuqi në lid­hje me lir­inë e ndërgjeg­jes dhe të fesë;

b) të njo­hë e të garan­to­jë respek­timin e të drej­tave të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë, të statu­tit dhe tra­di­tave të tij, lid­hur me të drej­tat dhe detyrimet e bes­im­tarëve, respek­timin e riteve dhe prak­tikave tradi­cionale, të insti­tu­cion­eve dhe struk­tu­rave të tij, si dhe per­son­ave juridikë të themelu­ar prej tij, për të zhvil­lu­ar lirisht mision­in e tyre fetar, eduka­tiv e bamirës;

c) të njo­hë dhe të garan­to­jë paprek­sh­mërinë e insti­tu­cion­eve mys­li­mane të kul­tit, për aq sa veprim­taria e tyre nuk vjen në kundër­sh­tim me ushtrim­in e lirisë së ndërgjeg­jes dhe të fesë, me Kushte­tutën e lig­jet në fuqi, si dhe tra­ditën dhe statutin e Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë;

d) të garan­to­jë lir­inë e indi­vid­it për të ushtru­ar fenë islame, për ta shfaqur atë indi­vid­u­al­isht ose kolek­tivisht në insti­tu­cionet fetare mys­li­mane, ose jashtë tyre, nëpër­m­jet kul­tit, arsimim­it, prak­tikave ose kry­er­jes së riteve përkatëse fetare;

e) të sig­uro­jë lir­inë e indi­vid­it për të mos u ndalu­ar dhe as detyru­ar të bëjë pjesë në bashkës­inë fetare mys­li­mane, për të mar­rë pjesë në prak­tikat, ritet dhe në struk­tu­rat drejtuese të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë;

f) të njo­hë e të garan­to­jë reagimet dhe veprimet e vetë Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë ndaj deformimeve, prir­jeve ekstrem­izuese apo çdo shfaq­je­je tjetër ash­për­sie në mjedis­et e bes­im­tarëve të vet. Për të gjitha rastet e kësaj natyre, Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë njofton organet përkatëse.
Me anë të kësaj Mar­rëvesh­je­je, palët angazho­hen në sig­urim­in e lirisë së mendim­it, të ndërgjeg­jes dhe të fesë.Kjo liri nuk mund të bëhet objekt i kufiz­imeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligj, për­bëjnë masat e nevo­jshme në një shoqëri demokratike, për sig­urim­in pub­lik, për mbro­jt­jen e të drej­tave dhe lirive të të tjerëve.

 

Neni 4
Zba­ti­mi i Mar­rëvesh­jes

1. Kjo Mar­rëvesh­je i shtrin efek­tet mbi të gjitha organet dhe insti­tu­cionet shtetërore që kanë lid­hje me fenë dhe me Komu­nitetin Mys­li­man të Shqipërisë, si dhe me insti­tu­cionet dhe per­son­at juridikë të themelu­ar prej tij.

2. Indi­vidët ose grupimet e tyre për­fi­to­jnë nga të drej­tat e parashikuara nga kjo Mar­rëvesh­je, kur mar­rin pjesë në këtë bashkësi fetare ose në prak­tikat e saj.

 

Neni 5
Parime të përgjithshme

1. Shteti respek­ton Komu­nitetin Mys­li­man të Shqipërisë dhe njeh si për­faqë­sues të saj vetëm per­son­at e autor­izuar nga Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë dhe garan­ton mbro­jt­jen e Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë nga çdo per­son ose grup që pre­tendon emrin, objek­tet e kul­tit, pronat, sim­bo­let dhe vulën e saj.

2. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë respek­ton bashkësitë e tjera fetare të njo­hu­ra në Shqipëri, bes­im­tarët e tyre dhe ritet që ata prak­tiko­jnë.

3. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë të orga­ni­zo­het dhe të real­i­zo­jë mision­in e tij në mënyrë të pavarur nga shteti, duke respek­tu­ar parim­in e laicitetit të shtetit, Kushte­tutën dhe lig­jet në fuqi.

 

Neni 6
Bashkërendi­mi me organet shtetërore

1. Në mar­rëd­hëni­et e ndërsjel­la me Komu­nitetin Mys­li­man të Shqipërisë, shteti për­faqë­so­het nga Komiteti Shtetëror për Kul­tet. Komu­niteti Mys­li­man Shqip­tar bashkëpunon me Komitetin për mundësimin dhe real­iz­imin e një komu­niki­mi aktiv me organet dhe insti­tu­cionet shtetërore.

2. Në mar­rëd­hëni­et me organet dhe insti­tu­cionet shtetërore, Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë për­faqë­so­het nga organet e cak­tu­ara prej tij, si dhe për­dor vulën dhe shen­jat e tij iden­ti­fikuese.

 

KREU II
ORGANIZIMI DHE PERSONALITETI JURIDIK I KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË

 

 

Neni 7
Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë dhe per­son­at juridikë

1. Shteti njeh dhe respek­ton per­son­alitetin juridik të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë, të riregjistru­ar në për­puth­je me këtë Mar­rëvesh­je dhe me legjis­la­cionin shqip­tar në fuqi, si dhe të gjitha veprimet e der­i­tan­ishme të kry­era prej tij, për aq sa ato nuk vijnë në kundër­sh­tim me Kushte­tutën dhe legjis­la­cionin.

2. Theme­li­mi, struk­tu­ra, orga­niz­i­mi, objek­ti i veprim­tarisë, admin­istri­mi, rreg­ul­li­mi dhe mbari­mi i Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë si per­son juridik real­i­zo­het në për­puth­je me rreg­ul­lat e tra­di­tat e këtij Komu­niteti, me këtë Mar­rëvesh­je dhe me legjis­la­cionin në fuqi.

3. Shteti i njeh Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë të drejtën për të kri­juar insti­tu­cione e struk­tu­ra me karak­ter fetar ose jofe­tar, të cilat e fito­jnë ose e kanë sta­tusin e per­son­it juridik, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

4. Insti­tu­cionet e struk­tu­rat e kri­juara nga Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë mund të ushtro­jnë çdo lloj veprim­tarie shoqërore, arsi­more, shën­de­të­sore e ekonomike, në për­puth­je me rreg­ul­lat e këtij Komu­niteti, si dhe me legjis­la­cionin në fuqi, që rreg­ul­lo­jnë, ndër­m­jet të tjer­ave, edhe pajis­jen me licen­ca dhe lejet përkatëse.

5. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë, me vull­netin e tij të lirë, mund të kri­jo­jë bashkime fetare, nëpër­m­jet bashkim­it me bashkësi të tjera fetare, me qël­lim që të real­i­zo­hen synimet e përbashkëta.Këto bashkime, edhe nëse nuk regjistro­hen si per­sona juridikë, e fito­jnë per­son­alitetin juridik, automatik­isht, pas depoz­itim­it të akt­mar­rëvesh­jes për kri­jimin e tyre në Komitetin Shtetëror për Kul­tet.

6. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë, bashkimet fetare, si dhe per­son­at e tyre fizikë, në të gjitha for­mat e ligjshme të orga­nizim­it të tyre, janë per­sona juridikë jofitim­prurës.

 

Neni 8
Per­son­aliteti juridik i Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë

1. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë nji­het si per­son juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor Tiranë, bazuar në doku­mentet e mëposhtme:

a) Kërke­sa për regjistrim­in e per­son­it juridik, paraqi­tur nga për­faqë­sue­si ligjor i bashkë­sisë;

b) Akti i theme­lim­it të per­son­it juridik, i fir­mo­sur nga për­faqë­sue­si ligjor i bashkë­sisë fetare, sipas rreg­ullave të saj, ku, ndër­m­jet të tjer­ave, për­cak­to­hen selia, natyra dhe objek­ti i veprim­tarisë.
c) Statu­ti i per­son­it juridik, sipas rreg­ullave të bashkë­sisë fetare, ku, ndër­m­jet të tjer­ave, për­cak­to­hen struk­tu­ra e orga­nizim­it të bashkë­sisë, organet, drejtue­sit dhe funk­sion­arët, si dhe mënyra e emërim­it dhe e zgjed­hjes së tyre, për­faqë­sue­sit ligjorë të saj, detyrat dhe kom­pe­ten­cat përkatëse, burimet e financim­it dhe mënyrat e mbarim­it të per­son­it juridik.

d) Mendi­mi i dhënë nga Komiteti Shtetëror për Kul­tet, i cili kon­fir­mon njo­hjen e mision­it fetar të kërkue­sit.
2. Gjyka­ta e Rrethit Gjyqë­sor Tiranë, bren­da 30 ditëve nga data e paraqit­jes së kërkesës, të shoqëru­ar me doku­mentet e sipër­për­men­dura, bën njo­hjen e per­son­it juridik dhe regjistrim­in e tij, nëpër­m­jet nxjer­rjes së vendim­it përkatës.

 

Neni 9
Afati dhe ter­ri­tori i veprim­tarisë së per­son­ave juridikë të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë

Per­son­at juridikë të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë mund ta ushtro­jnë veprim­tar­inë e tyre me afat të paku­fizuar, në një pjesë ose në të gjithë ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, sipas përzg­jed­hjes së vetë Komu­nitetit.

 

Neni 10
Parimet e orga­nizim­it dhe të veprim­tarisë së Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë

1. Palët angazho­hen për respek­timin e parimeve kushtetuese mbi të cilat ndër­to­het kjo Mar­rëvesh­je dhe do të puno­het së bashku për zba­timin e legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi.

2. Shteti respek­ton pavarës­inë e Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë për t’u orga­nizuar e ushtru­ar veprim­tar­inë e tij, si dhe për të admin­istru­ar pasuritë që zotëron, në bazë të parimeve, rreg­ullave, tra­di­tave dhe statu­tit të tij.

3. Parimet , rreg­ul­lat dhe statu­ti i Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë dhe veprim­taria e tij duhet të respek­to­jë intere­sat kom­bë­tarë dhe tra­ditën shqiptare, bashkë­jetesën dhe tol­er­ancën fetare ndër­m­jet bashkë­sive fetare në Shqipëri.

 

Neni 11
Orga­niz­i­mi i Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë

1. Në mar­rëd­hëni­et me organet, insti­tu­cionet dhe orga­ni­zatat e tjera laike e fetare, bren­da dhe jashtë ven­dit, bes­im­tarët e Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë për­faqë­so­hen nga organet, funk­sion­arët dhe drejtue­sit e for­muar, të emëru­ar a zgjed­hur në për­puth­je me statutin.

2. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë të for­mo­jë organet e tij, të emëro­jë funk­sion­arët dhe drejtue­sit e tyre në mënyrë të pavarur, si dhe në për­puth­je me dis­poz­i­tat e parashikuara në statutin e tij.Titullari i Komu­nitetit Mys­li­man Shqip­tar cak­to­het sipas pro­ce­du­rave dhe kritereve të parashikuara në statutin e këtij Komu­niteti.

3. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë njofton Komitetin Shtetëror të Kul­teve për emërim­in e tit­ullarëve të tij.

4. Funk­sion­arëve, drejtuesve dhe organ­eve të bashkë­sisë u garan­to­het liri e plotë e ushtrim­it të veprim­tarisë fetare, orga­ni­za­tive e admin­is­tra­tive, në për­puth­je me aktet e këtij Komu­niteti, për aq sa kjo veprim­tari nuk vjen në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat kushtetuese dhe ligjore.

 

Neni 12
Mar­rëd­hëni­et me bashkësitë e hua­ja fetare

1. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë të kri­jo­jë dhe të mba­jë kon­tak­te me bashkësi fetare të një ven­di tjetër ose ndërkom­bëtare, të mar­rë pjesë në veprim­tar­itë e tyre fetare e bamirëse, për aq sa këto kon­tak­te nuk bien ndesh me rendin e brend­shëm kushtetues.

2. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë të për­fi­to­jë mbështet­je finan­cia­re dhe/ose mate­ri­ale nga entitete dhe/ose indi­vidë të huaj, për aq sa kjo mbështet­je nuk bie ndesh me këtë Mar­rëvesh­je dhe me legjis­la­cionin në fuqi.

 

KREU III
STATUSI FINANCIAR

 

Neni 13
Mbështet­ja finan­cia­re ose mate­ri­ale shtetërore

1. Shteti shqip­tar mund t’i japë Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë, apo sub­jek­teve juridike të themelu­ara prej saj, mbështet­je finan­cia­re ose mate­ri­ale.

2. Modalitetet dhe kriteret për sig­urim­in e kësaj mbështet­je­je finan­cia­re duhet të për­cak­to­hen me një ligj speci­fik për mbështet­je finan­cia­re nga bux­heti i shtetit për kul­tet fetare.

 

Neni 14
Regjistri­mi në organet tati­more

Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë, si dhe per­son­at e tij juridikë, duhet të regjistro­hen në organet tati­more, sikurse çdo per­son juridik jofitim­prurës, në për­puth­je me legjis­la­cionin përkatës.

Neni 15
Sta­tusi juridik dhe fiskal

1. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë njeh dhe respek­ton kuadrin ligjor në Repub­likën e Shqipërisë në fushën finan­cia­re, duke rua­j­tur tërë­sisht pavarës­inë në admin­istrim­in e bux­hetit të tij finan­ciar, të kri­juar qoftë nga burime të brend­shme edhe nga ato të jashtme, në for­më dhu­ratash nga orga­niz­ma ndërkom­bë­tarë simo­tra.

2. Për­jash­to­hen nga të gjitha llo­jet e tak­save:

a) Sub­ven­cionet finan­cia­re të çfarë­dol­lo­jti dhe çdo e ard­hur tjetër e ligjshme, si edhe dona­cionet mate­ri­ale të des­tin­uara për të real­izuar mision­in e vet, kur këto të ard­hu­ra apo dona­cione nuk për­doren për për­fitime nga orga­ni­za­torët.

b) Ndër­ti­mi i objek­teve të reja, ndërte­sat në pronësi ose në për­dorim të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë, ose të per­son­ave juridikë të themelu­ar prej tij të regjistru­ara pranë organ­eve kom­pe­tente shtetërore, në rastet kur ato për­doren pa qël­lim fiti­mi për ushtrim­in e bes­im­it, drej­timin dhe admin­istrim­in fetar, veprim­tar­inë fetare, human­itare e bamirëse, formimin e klerikëve, mësimin e teologjisë dhe shken­cave të tjera fetare, si dhe të per­son­elit fetar dhe laik në shër­bim të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë.

c) Tak­sa e trashëgimisë ose e kalim­it të pasurisë në pro­cesin e regjistrim­it të pasurive të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme të cilat i dhuro­hen Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë ose kur ato kalo­jnë mes entiteteve të vetë Komu­nitetit Mys­li­man.

3. Per­son­at juridikë të themelu­ar nga Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë, por që nuk e kanë zotës­inë juridike ose nuk janë regjistru­ar si orga­ni­za­ta jofitim­prurëse për­para rat­i­fikim­it të kësaj Mar­rëvesh­je­je, gëzo­jnë të drejtën që të regjistro­hen në Gjykatën e Rrethit Gjyqë­sor Tiranë sipas nen­it 8 të kësaj Mar­rëvesh­je­je, bren­da dy vjetëve nga dita e hyr­jes së saj në fuqi.

4. Për­jash­to­hen nga detyri­mi i derd­hjes së kon­tributeve për sig­urim shoqëror dhe shën­de­të­sor per­son­eli fetar dhe laik në shër­bim të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë, me kom­bësi të huaj, me ban­im të rreg­ullt në Shqipëri, të cilët nuk për­fi­to­jnë asnjë të ard­hur apo shpër­blim për kry­er­jen e veprim­tarisë së tyre dhe që i kanë derd­hur këto kon­tribute në vendet e origjinës.

5. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë, për per­son­elin klerik dhe laik të tij, si kat­e­gori pro­fe­sion­ale kre­jt e veçan­të, ka të drejtë shkallëz­imin e difer­en­cuar për nivelin e pagës, për efekt kon­tributesh të sig­urimeve shoqërore e shën­de­të­sore dhe tati­mi mbi të ard­hu­rat e per­son­it.

6. Për veprim­tar­itë me karak­ter insti­tu cional, si: ushtri­mi i kul­tit, drej­ti­mi dhe admin­istri­mi i komu­nitetit, veprim­taria fetare, human­itare dhe bamirëse, formi­mi i kler­it, mësi­mi i teologjisë dhe i shken­cave fetare, Komu­niteti Mys­li­man dhe per­son­at juridikë të themelu­ar prej tij nuk janë të detyru­ar të mba­jnë regjistër kontabël dhe t’u nën­shtro­hen stan­dard­eve admin­is­tra­tive, të parashikuara në aktet ligjore dhe nën­ligjore në fuqi për këtë çësht­je. Si paso­jë, për të tilla veprim­tari ato nuk e kanë detyrim që të paraqesin bilancin kontabël vje­tor tek organet kom­pe­tente shtetërore dhe as ta depoz­i­to­jnë atë pranë orga­niz­mave shtetërorë të cak­tu­ar nga legjis­la­cioni në fuqi.

KREU IV
BASHKËPUNIMI NË TË MIRË TË SHTETASVE

 

Neni 16
Fes­tat fetare

1. Ditët e fes­tave fetare që do të jenë ditë pushi­mi ven­dosen me ligj. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë mund të propo­zo­jë fes­ta fetare që, sipas mendim­it të tij, mund të shpallen ditë pushi­mi.
2. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë, në për­puth­je me nevo­jat fetare të bes­im­tarëve, ka të drejtë të për­cak­to­jë edhe fes­ta të tjera, veç atyre që do të tra­j­to­hen me ligj si fes­ta zyrtare, të cilat nuk janë të detyrueshme për sek­torin shtetëror pub­lik dhe pri­vat.

Neni 17
Insti­tu­cionet eduka­tive dhe arsi­more të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë


1. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë, në për­puth­je me kriteret e parashikuara nga legjis­la­cioni në fuqi, të ngre­jë dhe të admin­istro­jë insti­tu­cione eduka­tive dhe arsi­more të të gjitha niveleve.
2. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë dhe shteti angazho­hen të respek­to­jnë të drejtën e prindërve për të sig­u­ru­ar edukimin e fëmi­jëve në për­puth­je me bind­jet e tyre fetare.

3. Shteti e njeh vlef­sh­mërinë e doku­menteve të lëshuara nga këto insti­tu­cione, sipas kritereve të cak­tu­ara nga legjis­la­cioni në fuqi për arsimin.

4. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë dhe shteti har­to­jnë kur­riku­lat përkatëse për shkol­lat fetare jop­ub­like, si dhe bëjnë vlerësimin dhe cer­ti­fikimin e per­son­elit pedagogjik.Për mira­timin e tyre ngarko­het Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës.

5. Gjatë pro­ce­sit mësimd­hënës, shteti dhe Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë angazho­hen që arsim­i­mi i fëmi­jëve të bazo­het mbi të drej­tat e njeri­ut dhe parimet demokratike, të drej­to­het në për­gatit­jen e fëmi­jëve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë në frymën e mirëkup­ti­m­it, paqes, tol­er­ancës, barazisë gji­nore dhe vël­lazërisë midis njerëzve, gru­peve etnike, kom­bëtare dhe fetare, ose per­son­ave me origjinë tjetër, duke iu kundërvënë racizmit e fana­tizmit.

Neni 18
Kry­er­ja e veprim­tarive sociale

Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë të ushtro­jë veprim­tari sociale me karak­ter ekonomik, eduka­tiv e shëndetësor.Kjo e drejtë përf­shin edhe kri­jimin e mjedi­s­eve sociale të për­sh­tat­shme, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 19
Orga­ni­zatat bamirëse

Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë mund të themelo­jë orga­ni­za­ta bamirëse, duke respek­tu­ar rreg­ul­lat e përgjithshme dhe legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 20
Liria e shpre­hjes dhe e drej­ta për informim

1. Shteti dhe Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë njo­hin dhe pra­no­jnë mjetet e informim­it pub­lik si një ele­ment të rëndë­sishëm për mbro­jt­jen e lirisë së shpre­hjes dhe të ndërgjeg­jes.

2. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë të shpre­hë dhe të përhapë lirisht bind­jet e fesë islame nëpër­m­jet mjeteve të komu­nikim­it pub­lik, medies së shkru­ar dhe asaj pamore, si dhe në çfarë­do forme tjetër të njo­hur ose që do të nji­het në të ardhmen.

3. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë të themelo­jë struk­tu­ra të komu­nikim­it pub­lik në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.Në çdo rast përm­ba­jt­ja që jepet përmes mjeteve të komu­nikim­it masiv nuk duhet të për­shko­het nga ide që ceno­jnë rendin kushtetues, tol­er­ancën fetare, ose që diskrim­i­no­jnë bashkësitë fetare dhe nxisin grind­je ndër­fetare.

4. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë ka të drejtë të shpre­het nëpër­m­jet mjeteve të komu­nikim­it dhe informim­it pub­lik.

5. Komiteti Shtetëror i Kul­teve bashkëpunon me Komu­nitetin Mys­li­man të Shqipërisë për shkëm­bimin e të dhë­nave dhe infor­ma­cion­eve për nevo­ja studi­more.

 

Neni 21
Objek­tet e kul­tit

1. Ndërte­sat dhe objek­tet që shër­be­jnë për kry­er­jen e cer­e­monive fetare kon­sidero­hen të shen­j­ta nga Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë. Ndërhyr­ja e autoriteteve në to është e ndalu­ar, me për­jash­tim të rasteve të fla­grancës, kur një gjë e tillë kërko­het në zba­tim të një urdhri të prokuror­isë, të një vendi­mi gjyqë­sor ose tit­ul­li ekzeku­tiv, ose në rast të kanos­jes së një rreziku të afërm.
2. Insti­tu­cionet përkatëse e në veçan­ti Komiteti Shtetëror i Kul­teve, bashkëpuno­jnë me bashkësitë fetare për të për­cak­tu­ar vendin për ndër­timin e objek­teve fetare, në për­puth­je me nevo­jat fetare të per­son­ave, si dhe mbi bazën e plan­eve rreg­ul­luese urban­is­tike.

3. Këshilli i Min­is­trave merr për­sipër që për objek­tet e kul­tit të paregjistru­ara të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë të ndih­mo­jë në pro­cesin e legal­izim­it, i cili të kry­het me regjistrim në bazë të kërkesës dhe doku­menta­cionit teknik të paraqi­tur nga Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë, në bazë të legjis­la­cionit në fuqi.

KREU V
ÇËSHTJET E PRONËSISË

 

Neni 22
E drej­ta e pronës

1. Shteti i njeh Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë të drejtën e pronës mbi sende të lua­jt­shme dhe të palu­a­jt­shme me të gjitha ele­mentet për­bërëse të saj. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë rin­ji­het sipas kësaj Mar­rëvesh­je si trashëgim­tar i pron­ave përkatëse të tij.

2. Në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, shteti tra­j­ton me për­parësi kërke­sat e Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë për kthimin dhe kom­pen­simin e pron­ave të veta.

3. Në rastet kur objek­tet e kul­tit të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë nuk gjen­den të regjistru­ara në zyrat e regjistrim­it të pasurive të palu­a­jt­shme, Agjen­cia e Kthim­it dhe Kom­pen­sim­it të Pron­ave, pronës­inë do ta vërte­to­jë (provo­jë) nëpër­m­jet doku­menteve të Arkiv­it Qen­dror të Shtetit.

 

Neni 23
Mbro­jt­ja e trashëgimisë kul­tur­ore fetare

1. Objek­tet e kul­tit që kanë sta­tusin e Mon­u­men­tit të Kul­turës t’i kthe­hen në pronësi Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë dhe të mbro­hen e tra­j­to­hen nga ligji për trashëgim­inë kul­tur­ore.

2. Shteti mund të mar­rë në për­dorim një objekt të kul­tit vetëm për nevo­ja e intere­sa mad­horë dhe vetëm pasi të ketë mar­rë para­prak­isht pëlqimin e Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë.

3. Këshilli i Min­is­trave dhe Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë bien dako­rd të bashkëren­do­jnë për­p­jek­jet në të ardhmen për të evi­den­tu­ar, vlerë­suar e mbro­j­tur pasuritë kul­tur­ore, si dhe god­i­nat e kul­tit të Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë, të cilat bartin vlera të kul­turës kom­bëtare mate­ri­ale e shpirtërore.

4. Insti­tu­ti i Mon­u­menteve të Kul­turës merr pjesë në restau­rim­in, pro­jek­timin dhe ndër­timin e objek­teve të kul­tit në mar­rëvesh­je me bashkësitë fetare përkatëse, duke respek­tu­ar ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgim­inë kul­tur­ore”.

5. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë paraqet në MTKRS (Drej­tor­inë e Tur­izmit) listën e objek­teve të kul­tit që janë mon­u­mente kul­ture, për t’u përf­shirë ato në planin e tur­izmit kulturor.Përparësi në planin e tur­izmit kul­tur­or duhet të kenë ato objek­te që janë më të frekuentueshme.

KREU VI
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Neni 24
Zgjid­h­ja e mos­mar­rëvesh­jeve

1. Inter­pre­ti­mi dhe zba­ti­mi i kësaj Mar­rëvesh­je­je, si dhe zgjid­h­ja e çësht­jeve të diskutueshme, bëhen mbi bazën e mirëkup­ti­m­it midis palëve.

2. Ndryshimet e kësaj Mar­rëvesh­je­je mund të bëhen me mar­rëvesh­je ndër­m­jet palëve, në për­puth­je me Kushte­tutën, lig­jet në fuqi, si dhe me dis­poz­i­tat e kësaj Mar­rëvesh­je­je.

Neni 25
Dis­pozi­ta të fun­dit

1. Shteti i njeh Komu­nitetit Mys­li­man të Shqipërisë të drejtën të lid­hë mar­rëvesh­je të veçan­ta për zba­timin e dis­poz­i­tave të kësaj Mar­rëvesh­je­je.

2. Kjo Mar­rëvesh­je shër­ben si akt bazë për nën­shkrim­in e mar­rëvesh­jeve të veçan­ta me Komu­nitetin Mys­li­man të Shqipërisë, që rat­i­fiko­hen në Kuvend.

3. Komu­niteti Mys­li­man i Shqipërisë mund të tërhiqet nga kjo Mar­rëvesh­je duke paraqi­tur një kërkesë me shkrim.Hollësitë rreg­ul­lo­hen me mar­rëvesh­je të veçan­të.

Bërë në Tiranë, më 24.10.2008, në dy ekzem­plarë origji­nalë.

PËR KËSHILLIN E MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË SHQIPËRISË

MINISTRI I TURIZMIT,KULTURËSRINISË DHE SPORTEVE

 

Prof. Dr. Ylli Pan­go

 

PËR KOMUNITETIN MYSLIMAN
KRYETARI
Ing. Hax­hi Selim Muça

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim