Në mbështet­je të nen­eve 78 e 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Objek­ti i ligjit

Ky ligj për­cak­ton kushtet, llo­jin, mënyrën dhe pro­ce­du­rat për dhënien e ndih­mës juridike nga shteti, për mbro­jt­jen e lirive e të të drej­tave themelore të indi­vid­it, si dhe të intere­save të tjerë të ligjshëm të tij.

 

Neni 2

Parimet themelore për dhënien e ndih­mës juridike

Dhë­nia e ndih­mës juridike nga shteti për indi­vidët mbështetet në parimet:

a) e barazisë së të drej­tave për të gjithë indi­vidët, që për­fi­to­jnë nga ndih­ma juridike;

b) e pro­fe­sion­al­izmit të per­son­ave, që japin ndih­mën juridike;

c) e cilë­sisë, efiçencës dhe efek­tivitetit të shër­bim­it të ndih­mës juridike;

ç) e rua­jt­jes së kon­fi­den­cialitetit;

d) e papranuesh­mërisë së kon­flik­tit të intere­sit.

 

KREU II

ADMINISTRIMI I SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE

 

Neni 3

Admin­istri­mi

Shër­bi­mi i ndih­mës juridike për indi­vidët, të dhënë nga shteti, është përgjegjësi e Min­istrisë së Drejtë­sisë, e Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë dhe e Komi­sion­it Shtetëror për Ndih­mën Juridike.

 

Neni 4

Detyrat e Min­istrisë së Drejtë­sisë

Min­is­tria e Drejtë­sisë, në fushën e shër­bim­it të ndih­mës juridike për indi­vidët, kryen këto detyra:

a) zhvil­lon poli­tikën shtetërore;

b) ndih­mon në për­gatit­jen e akteve të nevo­jshme ligjore/nënligjore, në bashkëpunim me Dhomën Kom­bëtare të Avokatisë dhe Komi­sion­in Shtetëror për Ndih­mën Juridike;

c) kujde­set për zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore e nën­ligjore dhe ndih­mon në vlerësimin e cilë­sisë së ndih­mës juridike të dhënë;

ç) për­gatit pro­jek­t­bux­hetin, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

 

Neni 5

Detyrat e Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë

Dhoma Kom­bëtare e Avokatisë, në fushën e shër­bim­it të ndih­mës juridike për indi­vidët, kryen këto detyra:

a) merr pjesë në për­cak­timin e kritereve për përzg­jed­hjen e avokatëve, që do të japin këtë ndih­më;

b) merr pjesë në për­cak­timin e kritereve për vlerësimin e cilë­sisë së shër­bim­it të dhënë nga avokatët;

c) merr masa disi­plinore ndaj avokatëve, që japin ndih­më juridike, në për­puth­je me ligjin nr.9109, datë 17.7.2003 “Për pro­fe­sion­in e avokatit në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Neni 6

Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike

1. Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike është organ shtetëror kolegjial dhe ka sta­tusin e per­son­it juridik pub­lik.

2. Komi­sioni për­bëhet nga 5 anë­tarë, nga të cilët njëri zgjid­het nga Min­istri i Drejtë­sisë, njëri nga Min­istri i Finan­cave, njëri nga Dhoma Kom­bëtare e Avokatisë, i katër­ti nga Këshilli i Lartë i Drejtë­sisë dhe i pesti nga orga­ni­zatat jofitim­prurëse, që vepro­jnë në fushën e ndih­mës ligjore. Anë­tari nga orga­ni­zatat jofitim­prurëse zgjid­het prej 4 anë­tarëve të zgjed­hur më sipër, nga lista e kan­di­datëve të propozuar nga këto orga­ni­za­ta.

3. Man­dati i anë­tarëve të komi­sion­it është 4‑vjeçar, me të drejtë rizg­jed­hje­je të men­jëher­shme vetëm një herë.

4. Komi­sioni është organ kolegjial, me kohë të pjesshme, me për­jash­tim të kryetar­it, i cili është funk­sion­ar me kohë të plotë.

5. Asis­ten­ca teknike, logjis­tike dhe finan­cia­re sig­uro­hen nga sekre­tariati i komi­sion­it.

6. Komi­sioni orga­ni­zo­het dhe funk­sionon sipas rreg­ul­lores së brend­shme, që propo­zo­het prej tij dhe mira­to­het nga Min­istri i Drejtë­sisë.

7. Paga e kryetar­it të komi­sion­it është e njëjtë me pagën e zëvendës­min­istrit, ndër­sa shpër­bli­mi i anë­tarëve, struk­tu­ra e komi­sion­it, organi­ka dhe niveli i pagave të sekre­tari­atit cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 7

Kushtet për t’u zgjed­hur anë­tar i komi­sion­it dhe kryetar i tij

1. Anë­tar i komi­sion­it mund të zgjid­het per­soni që:

a) ka shtetësi shqiptare;

b) ka zotësi të plotë për të vepru­ar;

c) ka mbaru­ar arsimin e lartë juridik, ekonomik ose menax­him pub­lik;

ç) gëzon një fig­urë të pastër morale dhe për­gatit­je të lartë pro­fe­sion­ale;

d) ka një për­vo­jë jo më pak se 5 vjet në pro­fe­sion.

2. Kryetari i komi­sion­it emëro­het në detyrë me urd­hër të Min­istrit të Drejtë­sisë, pasi është mar­rë më parë mendi­mi i Këshillit Drejtues të Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë.

Kryetari i komi­sion­it duhet të ketë arsim të lartë juridik.

3. Kryetari i komi­sion­it liro­het nga detyra me urd­hër të Min­istrit të Drejtë­sisë, me propoz­imin e Këshillit Drejtues të Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë.

4. Detyra e kryetar­it është e papa­jtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore ose pri­vate.

 

Neni 8

Lir­i­mi i anë­tarëve të komi­sion­it

Lir­i­mi nga detyra i anë­tar­it të Komi­sion­it Shtetëror për Ndih­mën Juridike bëhet nga organi që e ka emëru­ar kur:

a) jep dorëhe­q­jen;

b) mbush moshën e pen­sion­it;

c) dëno­het me vendim gjyqë­sor penal të for­mës së pre­rë;

ç) ndër­pret mar­rëd­hëni­et e punës me insti­tu­cionin që e ka emëru­ar;

d) nuk merr pjesë, pa arsye, në më shumë se tri mbled­hje rresht të komi­sion­it;

dh) i mbaron man­dati i qën­drim­it në detyrë.

 

Neni 9

Fuqia detyruese e vendimeve

Vendimet e mar­ra nga Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike janë detyruese për zba­tim nga avokatët që japin ndih­mën juridike, sipas këtij ligji. Në rast të mosz­ba­tim­it të tyre, komi­sioni ka të drejtë të kërko­jë mar­rjen e masave disi­plinore ndaj avokatëve, sipas ligjit nr.9109, datë 17.7.2003 “Për pro­fe­sion­in e avokatit në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Neni 10

Detyrat e komi­sion­it

Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike kryen këto detyra:

a) zba­ton poli­tikën shtetërore në dhënien e ndih­mës juridike për indi­vidët;

b) menax­hon bux­hetin e dhënë për ofrim­in e ndih­mës juridike nga shteti;

c) mira­ton rreg­ul­lat e cak­tim­it të avokatëve, zyrave të avokatisë dhe orga­ni­zatave jofitim­prurëse, që do të ofro­jnë ndih­mën juridike dhe kujde­set për zba­timin e tyre;

ç) vlerë­son kos­tot dhe plan­i­fikon shpen­zimet për ofrim­in, nga ana e shtetit, të ndih­mës juridike dhe ia paraqet Min­istrit të Drejtë­sisë, për t’u përf­shirë në Bux­hetin e Shtetit;

d) lidh kon­tratat e shër­bim­it me avokatët, zyrat e avokatisë dhe orga­ni­zatat jofitim­prurëse, që do të ofro­jnë shër­bimin e ndih­mës juridike;

dh) ven­dos masën e shpër­blim­it të avokatëve në ofrim­in e ndih­mës juridike ndaj indi­vidëve, pasi të ketë mar­rë më parë mendimin e Min­istrit të Finan­cave dhe të Min­istrit të Drejtë­sisë, por, në çdo rast, shpër­blimet duhet të jenë jo më të vogla se tar­i­fat e mirat­u­ara për shër­bimin e avokatisë;

e) paraqet, në fund të çdo viti, raportin vje­tor para Min­istrit të Drejtë­sisë, Min­istrit të Finan­cave dhe Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë, si dhe rapor­ton sa herë që i kërko­het;

ë) për­cak­ton dhe rishikon stan­dard­et e ndih­mës juridike, si dhe kujde­set për tra­jnimet pro­fe­sion­ale për avokatët që japin këtë ndih­më;

f) bashkëpunon me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare dhe orga­ni­zatat jofitim­prurëse, ven­dase ose të hua­ja, që vepro­jnë në fushën e ndih­mës juridike;

g) ven­dos kriteret, në bazë të të cilave do të vlerë­so­het cilësia e shër­bim­it të ndih­mës juridike të dhënë;

gj) mban të dhë­na për per­son­at, që për­fi­to­jnë ndih­më juridike dhe boton, në fund të çdo viti, bule­tinin sta­tis­tikor për to;

h) merr vendim dhe urd­hëron kry­er­jen e pagesës së avokatëve për dhënien e ndih­mës juridike, pas paraqit­jes së doku­menteve, që për­cak­to­hen me vendim të veçan­të;

i) cak­ton për­parësitë për çësht­jet, për të cilat ofro­het ndih­më juridike, me kufizimet e imponuara për shkak të burimeve dhe mjeteve finan­cia­re në dis­pozi­cion;

j) bashkëren­don sis­temin e ndih­mës juridike, duke përf­shirë ofrim­in e saj në të gjitha for­mat.

 

KREU III

SHËRBIMET E NDIHMËS JURIDIKE DHE PËRFITUESIT E SAJ

 

Neni 11

Ndih­ma juridike dhe për­fitue­sit

1. Ndih­ma juridike nga shteti jepet nga avokatët e autor­izuar, sipas këtij ligji, në kushtet e për­cak­tu­ara në këtë ligj dhe në for­mën e ndih­mës juridike parë­sore e të ndih­mës juridike dytë­sore.

Ndih­ma juridike parë­sore është dhë­nia e infor­ma­cionit për sis­temin ligjor në Repub­likën e Shqipërisë, për aktet nor­ma­tive në fuqi, të drej­tat dhe detyrimet e sub­jek­teve të ligjit, mënyrat e ushtrim­it të të drej­tave të indi­vid­it, në pro­ce­set gjyqë­sore dhe ato jashtëgjyqë­sore, si dhe dhë­nia e asis­tencës në har­timin e doku­menteve juridike apo në for­ma të tjera.

Ndih­ma juridike dytë­sore është dhë­nia e shër­bimeve të këshillim­it, për­faqësim­it apo mbro­jt­jes në pro­ce­set gjyqë­sore penale, pro­ce­set gjyqë­sore civile dhe admin­is­tra­tive, si dhe të paraqit­jes para organ­eve admin­is­tra­tive shtetërore.

2. Ndih­ma juridike jepet edhe nëpër­m­jet edukim­it ligjor të pub­likut, përmes ndih­mës që i ofro­het komu­nitetit me klini­ka lëvizëse, pub­likime, fusha­ta tele­vizive dhe në medi­en e shkru­ar, si dhe masa të tjera të ngjashme, duke u kush­tu­ar vëmend­je të veçan­të prob­le­meve të gru­peve më në nevo­jë.

 

Neni 12

For­mat e dhënies së ndih­mës juridike

Ndih­ma juridike jepet nëpër­m­jet:

a) sig­urim­it të infor­ma­cionit, dhënies së këshillimeve dhe shp­jegimeve të çësht­jeve juridike, inter­vis­tave të drejt­për­drej­ta apo komu­nikim­it në dis­tancë;

b) plotësim­it të akteve juridike;

c) këshillim­it në vazhdimësi të per­son­ave që paraqiten vetë në gjykatë;

ç) për­faqësim­it para organ­eve admin­is­tra­tive;

d) mbro­jt­jes dhe për­faqësim­it te intere­save të të dyshuar­it, të të akuzuar­it dhe të të dëm­tu­ar­it në pro­cesin penal;

dh) mbro­jt­jes dhe për­faqësim­it të intere­save të per­son­ave në çësht­jet civile ose admin­is­tra­tive.

 

Neni 13

Per­son­at që kanë të drejtë të për­fi­to­jnë ndih­më juridike

1. Të drejtën për të për­fi­tu­ar ndih­më juridike e kanë per­son­at, të cilët:

a) kërko­jnë të mbro­hen me avokat në pro­cesin penal në të gjitha fazat e tij dhe, për shkak të pamundë­sive finan­cia­re, nuk kanë mundur të zgjed­hin një avokat apo kanë mbe­tur pa të;

b) kanë nevo­jë për ndih­më juridike në çësht­jet civile ose admin­is­tra­tive, por nuk kanë mjete të mjaftueshme për ta paguar këtë ndih­më juridike apo çësht­jet janë tepër kom­plekse, nga ana e përm­ba­jt­jes dhe e pro­ce­durës. Në këtë rast, per­soni, që ta për­fi­to­jë ndih­mën juridike, duhet të vërte­to­jë se përf­shi­het në pro­gram­et e mbro­jt­jes sociale ose plotë­son kushtet për t’u përf­shirë në to.

2. Ndih­mën juridike e për­fi­to­jnë edhe të mitu­rit, për të cilët mbro­jt­ja në pro­ced­imin penal dhe në gjykim është e detyrueshme me ligj.

3. Ndih­ma juridike mund të kërko­het para, gjatë dhe pas zhvil­lim­it të pro­ce­sit gjyqë­sor.

4. Per­soni, i cili për­fi­ton ndih­më juridike, ka detyrim­in të bashkëpuno­jë me avokatin, që sig­uron ndih­mën juridike, të japë infor­ma­cion të vërtetë, për të cilin është kërkuar ndih­ma juridike, si dhe të sig­uro­jë në kohë çdo infor­ma­cion për rrethanat dhe kushtet, që kanë ndryshuar shkakun e dhënies së ndih­mës.

5. Mosz­ba­ti­mi i pikës 4 të këtij neni nga per­soni, që për­fi­ton ndih­mën juridike për çësht­jet civile ose admin­is­tra­tive, për­bën shkak për ndër­pre­rjen e men­jëher­shme të për­fitim­it të kësaj ndihme juridike.

 

Neni 14

Kthi­mi i shpen­z­imeve për ndih­mën juridike të dhënë

1. Në rast se për­fitue­si i ndih­mës juridike, në për­fundim të pro­ce­sit gjyqë­sor, për­fi­ton rim­bur­simin e shpen­z­imeve gjyqë­sore të para­paguara, ai dety­ro­het t’i kthe­jë Komi­sion­it Shtetëror për Ndih­mën Juridike shpen­zimet e kry­era nga ky i fun­dit, për ofrim­in e ndih­mës juridike në çësht­jen përkatëse.

2. Per­soni që ka për­fi­tu­ar ndih­më juridike, duke paraqi­tur të dhë­na të rreme ose të pavërte­ta, përf­shirë edhe të dhë­nat për gjend­jen e tij finan­cia­re, është i detyru­ar të kthe­jë të gjitha shpen­zimet e kry­era për ofrim­in e kësaj ndihme.

3. Kthi­mi i shpen­z­imeve, sipas pikës 2 të këtij neni, bëhet sipas urdhrit të lëshuar nga Kryetari i Komi­sion­it Shtetëror për Ndih­mën Juridike. Urdhri i kryetar­it të komi­sion­it për­bën tit­ull ekzeku­tiv dhe ngarko­het shër­bi­mi i përm­barim­it gjyqë­sor për ekzeku­timin e tij.

 

Neni 15

Ofri­mi i ndih­mës juridike

1. Ndih­ma juridike në çësht­jet civile dhe admin­is­tra­tive jepet duke pasur parasysh:

a) vlerën rel­a­tive të ankesës apo pasurisë së përf­shirë;

b) bazuesh­mërinë në ligj të argu­menteve ligjore dhe pre­tendimeve, të cilat paraqiten në emër të kërkue­sit apo për­fitue­sit;

c) mundës­inë e suk­sesit të ankesës apo të mbro­jt­jes;

ç) kom­plek­sitetin e çësht­jes;

d) aftës­inë e kërkue­sit apo të për­fitue­sit, që të vetëpër­faqë­so­het.

2. Dhë­nia e ndih­mës juridike nuk refu­zo­het në çësht­jet penale, parashikuar nga pika 1 shkro­n­ja “a” dhe pika 2 e nen­it 13 të këtij ligji.

 

KREU IV

PROCEDURA PËR DHËNIEN E NDIHMËS JURIDIKE

 

Neni 16

Paraqit­ja e kërkesës

1. Kërke­sa për dhënien e ndih­mës juridike, në for­mën e për­faqësim­it në gjykatë, për një çësht­je civile ose admin­is­tra­tive, duhet të paraqitet per­son­al­isht nga kërkue­si apo për­faqë­sue­si i tij, i autor­izuar me prokurë. For­mu­la­ri i kërkesës dhe doku­mentet shoqëruese për­cak­to­hen me vendim te Komi­sion­it Shtetëror për Ndih­mën Juridike.

2. Kërke­sa për dhënien e ndih­mës juridike në for­mat e tjera, të parashikuara në nenin 12 të këtij ligji, nuk i nën­shtro­het asnjë forme. Ajo mund të paraqitet edhe gojar­isht te per­soni i autor­izuar për dhënien e ndih­mës juridike apo për cak­timin e ofrue­sit të kësaj ndihme.

3. Rreg­ul­lat e hol­lë­sishme në zba­tim të pikave 1 e 2 të këtij neni, për paraqit­jen e kërke­save, për­cak­to­hen nga Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike.

 

Neni 17

Refuz­i­mi i dhënies së ndih­mës juridike

1. Organi, që ka të drejtën e refuzim­it të dhënies së ndih­mës juridike, është Kryetari i Komi­sion­it Shtetëror për Ndih­mën Juridike. Ndaj vendim­it të kryetar­it mund të bëhet ankim në Komi­sion­in Shtetëror për Ndih­mën Juridike bren­da 10 ditëve nga data e njof­tim­it të tij.

2. Kundër vendim­it të refuzim­it të dhënies së ndih­mës juridike mund të bëhet ankim në gjykatën që ka kom­pe­tencë gjykimin e mos­mar­rëvesh­jeve admin­is­tra­tive.

 

Neni 18

Vendi­mi i refuzim­it të dhënies së ndih­mës juridike

1. Vendi­mi për refuz­imin e dhënies së ndih­mës juridike duhet të përm­ba­jë:

a) datën dhe vendin e vendim­it;

b) emrin dhe mbiem­rin e kërkue­sit;

c) for­mën e ndih­mës juridike të kërkuar;

ç) arsyet e refuzim­it të dhënies së ndih­mës juridike;

d) pro­ce­durën e ankim­it;

dh) të dhë­na të tjera të nevo­jshme.

2. Avokati i cak­tu­ar për të dhënë ndih­mën juridike mund të zëvendë­so­het nga komi­sioni:

a) nëse paraqitet kërke­sa me shkrim nga vetë per­soni i intere­suar për zëvendësimin e tij;

b) me kërkesë të avokatit të cak­tu­ar për dhënien e ndih­mës juridike;

c) në rast të kon­flik­tit të intere­sit.

 

Neni 19

Bashkëpuni­mi me orga­ni­zatat jofitim­prurëse

1. Orga­ni­zatat jofitim­prurëse, të spe­cial­izuara në fushën e dhënies së ndih­mës juridike, japin ndih­më juridike me avokatë, duke respek­tu­ar për­cak­timet e bëra në këtë ligj.

2. Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike lidh kon­tratë bashkëpuni­mi me këto orga­ni­za­ta, për të mundë­suar dhënien e ndih­mës juridike, në për­puth­je me for­mat dhe kushtet e parashikuara nga ky ligj.

 

Neni 20

Avokatët që japin ndih­më juridike

1. Ndih­ma juridike parë­sore dhe ndih­ma juridike dytë­sore jepen vetëm nga per­son­at që ushtro­jnë pro­fe­sion­in e avokatit.

2. Dhoma Kom­bëtare e Avokatisë dhe Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike për­cak­to­jnë listën e avokatëve që autor­i­zo­hen, në për­puth­je me këtë ligj, të japin ndih­më juridike, si dhe vendin e shtrir­jes së veprim­tarisë së tyre. Nëse është e nevo­jshme, komi­sioni dhe Dhoma Kom­bëtare e Avokatisë mund të orga­ni­zo­jnë konkurs për për­cak­timin e avokatëve që do të japin ndih­më juridike.

3. Lista e avokatëve, që autor­i­zo­hen për dhënien e ndih­mës juridike, bëhet pub­like.

 

Neni 21

Kon­trol­li i cilë­sisë së ndih­mës juridike

1. Kon­trol­li i cilë­sisë së ndih­mës juridike të ofru­ar real­i­zo­het nga Komi­sioni Shtetëror për Ndih­mën Juridike. Me kërkesë të të intere­suar­it, krye­sisht apo me kërkesë të Min­istrit të Drejtë­sisë, komi­sioni ver­i­fikon dhe kon­trol­lon cilës­inë e ndih­mës juridike për një rast konkret dhe, në bazë të rezul­tat­eve, ka të drejtë të zgjid­hë kon­tratën e shër­bim­it me avokatin e autor­izuar për dhënien e ndih­mës juridike.

2. For­ma dhe stan­dard­et e kon­trol­lit mira­to­hen me vendim të Komi­sion­it Shtetëror për Ndih­mën Juridike.

3. Rezul­tatet e kon­trol­lit i dër­go­hen Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë dhe mund të shër­be­jnë si bazë për mar­rjen e masave disi­plinore ndaj avokatëve.

 

KREU V

DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 22

Bux­heti

1. Dhë­nia e ndih­mës juridike parë­sore dhe e ndih­mës juridike dytë­sore për­bal­lo­hen nga Bux­heti i Shtetit ose edhe nga burime të tjera të ligjshme.

2. Fondet për dhënien e ndih­mës juridike për­bëjnë zë të veçan­të në bux­hetin e Komi­sion­it Shtetëror për Ndih­mën Juridike.

 

Neni 23

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të pikës 7 të nen­it 6 të këtij ligji.

 

Neni 24

Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim