Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti

Ky ligj rreg­ul­lon çësht­jet themelore të barazisë gji­nore në jetën pub­like, të mbro­jt­jes dhe tra­j­tim­it të barabartë të grave e bur­rave, për mundësitë dhe shanset e barabar­ta për ushtrim­in e të drej­tave, si dhe për pjesë­mar­rjen e ndihmesën e tyre në zhvil­lim­in e të gjitha fushave të jetës shoqërore.

 

Neni 2
Qël­li­mi

Qël­li­mi i këtij ligji është:

a) të sig­uro­jë mbro­jt­je efikase nga diskri­m­in­i­mi për shkak të gjin­isë dhe nga çdo for­më sjell­je­je, që nxit diskri­m­in­imin për shkak të gjin­isë;

b) të për­cak­to­jë masa për garan­timin e mundë­sive të barabar­ta ndër­m­jet grave e bur­rave, për të elimin­uar diskri­m­in­imin e bazuar në gji­ni, në çfarë­do forme me të cilën shfaqet;

c) të për­cak­to­jë përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore, qen­drore dhe ven­dore, për të har­tu­ar dhe zbat­u­ar aktet nor­ma­tive, si dhe poli­tikat që mbësht­esin zhvil­lim­in dhe nxit­jen e barazisë gji­nore në shoqëri.

 

Neni 3
Parimet themelore

1. Ky ligj bazo­het në parim­in e barazisë e të mos­diskri­m­inim­it dhe në parimet e tjera, të sank­sionuara nga Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë, nga kon­ven­ta “Për eli­m­in­imin e të gjitha for­mave të diskri­m­inim­it ndaj gruas”, si dhe nga të gjitha aktet e tjera ndërkom­bëtare, të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

2. Dis­poz­i­tat e këtij ligji nuk duhet të inter­pre­to­hen apo zba­to­hen në mënyrë që të kufi­zo­jnë apo reduk­to­jnë garancitë për arrit­jen e barazisë gji­nore, të shpre­hu­ra në aktet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, acquis com­mu­nau­taire të Bashkim­it Europi­an, kon­ven­ta “Për eli­m­in­imin e të gjitha for­mave të diskri­m­inim­it ndaj gruas”.

 

 

Neni 4
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “Barazi gji­nore” është pjesë­mar­r­ja e barabartë e fem­rave dhe e meshku­jve në të gjithat fushat e jetës, pozi­ta e barabartë ndër­m­jet tyre, mundësi e shanse të barabar­ta, për të gëzuar të drej­tat dhe për të përm­bushur detyrimet në shoqëri, duke për­fi­tu­ar njël­loj nga arrit­jet e zhvil­lim­it të saj.

2. “Përkatësi gji­nore” janë mundësitë dhe atributet shoqërore, të lid­hu­ra me të qen­it femër apo mashkull, si dhe mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet tyre.

3. “Diskri­m­in­im për shkak të gjin­isë” është çdo dal­lim, për­jash­tim ose kufiz­im mbi baza gji­nore, që ka për qël­lim ose për paso­jë dëm­timin, mosnjo­hjen, mos­gëz­imin dhe mosushtrim­in, në mënyrë të barabartë, nga secila gji­ni, të të drej­tave të njeri­ut dhe lirive të parashikuara në Kushte­tutë dhe në lig­je, në fushat poli­tike, ekonomike, shoqërore, kul­tur­ore e civile.

4. “Inte­grim gji­nor” është pro­ce­si që zhvil­lo­het ndër­m­jet fem­rave dhe meshku­jve, si një pro­ces që nuk i për­ket vetëm njërës gji­ni si grup i veçuar, por shoqërisë në tërësi. Si i tillë, inte­gri­mi gji­nor është rru­ga për arrit­jen e barazisë gji­nore në shoqëri, nëpër­m­jet përf­shir­jes së per­spek­tivës së secilës nga gjinitë në të gjitha pro­ce­set ligjvënëse, poli­tikëbërëse, plan­i­fikuese, zbat­uese e mon­i­toruese.
5. “Për­faqësim i barabartë gji­nor” është për­faqësi­mi i secilës prej gjinive me jo më pak se 30 për qind në një insti­tu­cion, në niv­el drejtues, organ të emëru­ar, par­ti poli­tike.

6. “Masa të veçan­ta të përkohshme” janë masat e ndër­mar­ra nga organet shtetërore, që syn­o­jnë për­sh­pe­j­timin e ven­dos­jes së barazisë fak­tike ndër­m­jet fem­rave dhe meshku­jve në shoqëri.

7. “Nëpunës që mer­ret me çësht­jet e barazisë gji­nore” është punon­jësi i admin­is­tratës pub­like, qen­drore apo ven­dore, i cili ka formim dhe njo­huri të posaçme në fushën e barazisë gji­nore dhe ia kush­ton kohën e punës arrit­jes së barazisë gji­nore dhe inte­grim­it gji­nor në sek­torin apo ter­ri­torin që mbu­lon.

8. “Punë me vlerë të barabartë” është veprim­taria e paguar, e cila, e kra­ha­suar me të njëjtët tregues ose njësi matëse të një veprim­tarie tjetër, pasqy­ron njo­hu­ritë e ngjashme ose të barabar­ta dhe aftësitë pro­fe­sion­ale në real­iz­imin e një sasie të barabartë dhe të përafërt të për­p­jek­jeve fizike e intelek­tuale.

9. “Ngacmim për shkak të përkatë­sisë gji­nore” është çdo for­më sjell­je­je e padëshiru­ar, që lid­het me gjin­inë e një per­soni dhe ka për qël­lim dhe/ose sjell si paso­jë cen­imin e din­jitetit per­son­al ose kri­jimin e një mje­disi kër­cënues, armiqë­sor, poshtërues, përç­mues apo fyes.

10. “Shqetësim sek­su­al” është çdo for­më e padëshiru­ar sjell­je­je, e shpre­hur me fjalë ose veprime fizike dhe sim­bo­like, me natyrë sek­suale, e cila ka për qël­lim ose sjell si paso­jë cen­imin e din­jitetit per­son­al, në mënyrë të veçan­të kur kri­jon një mjedis kër­cënues, armiqë­sor, poshtërues, përç­mues apo fyes.

 

Neni 5
Zba­ti­mi i ligjit

1. Ky ligj mbron nga diskri­m­in­i­mi për shkak të gjin­isë të gjithë per­son­at, që jeto­jnë dhe qën­dro­jnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

2. Shte­t­a­sit shqip­tarë, me ban­im të përkohshëm ose të përher­shëm jashtë kufi­jve të Repub­likës së S hqipërisë, gëzo­jnë mbro­jt­jen, që ofron ky ligj, në mar­rëd­hëni­et me organet shtetërore shqiptare.

3. Per­son­at fizikë e juridikë të huaj, me ban­im, vendqën­drim apo seli jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, gëzo­jnë mbro­jt­jen, që ofron ky ligj, në mar­rëd­hëni­et me organet shtetërore shqiptare.

 

Neni 6
Ndal­i­mi i diskri­m­inim­it për shkak të gjin­isë

1. Çdo tra­j­tim më pak i favor­shëm i një per­soni për shkak të gjin­isë, në kra­hasim me tra­j­timin që i bëhet, i është bërë ose do t’i bëhej një per­soni të gjin­isë tjetër, në një sit­u­atë të ngjashme, për­bën diskri­m­in­im të drejt­për­drejtë për shkak të gjin­isë dhe ndalo­het.

2. Har­ti­mi, zba­ti­mi, nxit­ja dhe kri­ji­mi i dis­poz­i­tave, kushteve, kritereve apo prak­tikave, në duk­je neu­trale, por që sjellin ven­dos­jen në një sit­u­atë më pak të favor­shme të një per­soni të njërës gji­ni, kra­ha­suar me per­son­at e gjin­isë tjetër, për­bën diskri­m­in­im të tërthortë për shkak të gjin­isë dhe ndalo­het. Nga ky ndal­im bëjnë për­jash­tim rastet kur këto dis­pozi­ta, kushte, kritere apo prak­ti­ka jus­ti­fiko­hen nga një qël­lim i përligjur dhe mjetet apo rrugët për arrit­jen e këtij qël­li­mi janë të nevo­jshme dhe të për­sh­tat­shme.

 

Neni 7
Masat e nevo­jshme për sig­urim­in e barazisë gji­nore

Për sig­urim­in e barazisë gji­nore dhe eli­m­in­imin e diskri­m­inim­it për shkak të gjin­isë, organet shtetërore, në bazë të kom­pe­ten­cave të tyre:

1. Sig­uro­jnë, përmes masave legjisla­tive ose me mjete të tjera të për­sh­tat­shme, zba­timin prak­tik të parim­it të barazisë gji­nore.

2. Sig­uro­jnë, përmes masave legjisla­tive ose me mjete të tjera të për­sh­tat­shme, të shoqëru­ar edhe me sank­sione, kur është rasti, ndal­im­in e çdo diskri­m­in­i­mi për shkak të gjin­isë.

3. Sig­uro­jnë, përmes rreg­ul­limeve ligjore dhe nën­ligjore ose me mjete të tjera të për­sh­tat­shme, ndryshimin ose shfuqiz­imin e çdo akti ligjor, zakoni apo prak­tike, që për­bën diskri­m­in­im për shkak të gjin­isë.

4. Mar­rin të gjitha masat e për­sh­tat­shme, për të kri­juar lehtësitë e nevo­jshme e të përligju­ra objek­tivisht, për mundësi të barabar­ta dhe akses të barabartë për të dyja gjinitë.

5. Sig­uro­jnë, përmes insti­tu­cion­eve pub­like dhe gjykatave kom­bëtare, mbro­jt­jen efek­tive të të dyja gjinive ndaj çdo vepri­mi diskrim­in­ues.

Neni 8
Masat e veçan­ta të përkohshme

1. Masat e veçan­ta të përkohshme përf­shi­jnë kuo­tat për të arrit­ur për­faqësim të barabartë gji­nor, rrit­jen e pjesë­mar­rjes së gjin­isë më pak të për­faqë­suar në vendim­mar­rje dhe në jetën pub­like, fuqiz­imin ekonomik dhe të poz­itës së per­son­ave të secilës gji­ni në fushën e punës, për­mirësimin në mënyrë të barabartë të nivelit arsi­mor, si dhe masa të tjera në çdo fushë, ku per­son­at e njërës gji­ni nuk gëzo­jnë poz­itë të barabartë me per­son­at e gjin­isë tjetër.

2. Nuk për­bëjnë diskri­m­in­im për shkak të gjin­isë rastet kur organet shtetërore mar­rin masa të veçan­ta të përkohshme, përf­shirë edhe dis­pozi­ta ligjore, që syn­o­jnë për­sh­pe­j­timin e ven­dos­jes së barazisë fak­tike ndër­m­jet fem­rave dhe meshku­jve. Këto masa duhet të pusho­jnë së ekzis­tu­ari sapo të jenë arrit­ur objek­ti­vat e barazisë gji­nore, për të cilat janë kri­juar.

 

Neni 9
Masat e veçan­ta

Nuk për­bëjnë diskri­m­in­im për shkak të gjin­isë rastet kur shteti merr masa të veçan­ta, përf­shirë edhe dis­pozi­ta ligjore, që syn­o­jnë:

a) mbro­jt­jen e posaçme të grave gjatë shtatzënë­sisë dhe lind­jes, të nënave të reja, si dhe të prindërve të rinj, për shkak të lind­jes naty­rore ose të adop­ti­m­it të fëmi­jës, duke kri­juar kushte për mbro­jt­jen dhe lehtësimin e tyre në punë; në sig­urimet shoqërore e ndih­mat sociale; në sig­urim­in e ndih­mës së nevo­jshme shën­de­të­sore për nënën dhe fëmi­jën; në sig­urim­in dhe nxit­jen e sis­temit të shër­bimeve sociale, duke favorizuar zhvil­lim­in e rrjetit të çerd­heve e kop­shteve;

b) lehtësimin e ndih­mën për per­son­at, që kanë përgjegjësi të veçan­ta në famil­je, për shkak të përku­jdesjes së përdit­shme ndaj anë­tarëve të paaftë të famil­jes, për shkak të moshës, paaftë­sisë fizike apo men­dore ose për shkaqe të tjera paaftësie.

c) kufizimet për të punuar në disa sek­torë të punëve të rën­da dhe të rrezik­shme për gratë shtatzë­na dhe ato me fëmi­jë në gji. Këto kufiz­ime do të rishiko­hen peri­odik­isht, në varësi të njo­hurive shken­core e teknike dhe sipas nevo­jave që paraqiten.

PJESA II
ORGANET PËRGJEGJËSE PËR MBARËVAJTJEN E BARAZISË GJINOREDHE DETYRAT E TYRE

 

Neni 10
Këshilli i Min­is­trave

1. Këshilli i Min­is­trave mira­ton strategjinë kom­bëtare dhe planin e veprim­it për arrit­jen e barazisë gji­nore në Shqipëri.

2. Pro­jek­tlig­jet e për­gat­i­tu­ra nga Këshilli i Min­is­trave, që i paraqiten Kuven­dit për mira­tim, nëse është rasti, duhet të shoqëro­hen edhe me një vlerësim të efek­teve për secilën gji­ni.

 

Neni 11
Këshilli Kom­bë­tar i Barazisë Gji­nore

1. Këshilli Kom­bë­tar i Barazisë Gji­nore është organ këshillimor që ngri­het me urd­hër të Kryem­i­nistrit, me propoz­im të min­istrit që mbu­lon çësht­jet e barazisë gjinore.Përbërja e tij mira­to­het mbi bazën e për­faqësim­it të barabartë, sipas përkatë­sisë gji­nore.

2. Këshilli Kom­bë­tar i Barazisë Gji­nore krye­so­het nga mi nistri që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore dhe në për­bër­je ka dhjetë për­faqë­sues të për­cak­tu­ar nga Qev­e­ria dhe tre nga shoqëria civile.Përfaqësuesit nga shoqëria civile duhet të jenë shte­tas shqip­tarë, me arsim të lartë dhe të njo­hur, për shkak të veprim­tarisë së tyre në fushën e barazisë gji­nore.

3. Man­dati i anë­tarëve të Këshillit Kom­bë­tar të Barazisë Gji­nore është 4 vjet, me të drejtë riemëri­mi, me për­jash­tim të anë­tarëve që janë zgjed­hur për shkak të detyrës. Në çdo rast, ripërtërit­ja e të gjithë anë­tarëve të këshillit në të njëjtën kohë ndalo­het.

4. Rreg­ul­lat pro­ce­du­rale të funk­sionim­it të Këshillit Kom­bë­tar të Barazisë Gji­nore, si dhe shpër­bli­mi i anë­tarëve të tij mira­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave në Rreg­ul­loren e Këshillit Kom­bë­tar të Barazisë Gji­nore.

 

Neni 12
Detyrat e Këshillit Kom­bë­tar të Barazisë Gji­nore

Detyrat e Këshillit Kom­bë­tar të Barazisë Gji­nore janë:

a) këshillon Qev­er­inë për për­cak­timin e drej­tim­it të poli­tikave shtetërore për barazi gji­nore, me për­jash­tim të çësht­jeve që mer­ren në shqyr­tim nga Këshilli Kom­bë­tar i Punës. Për çësht­je të një rëndësie të veçan­të, Këshilli Kom­bë­tar i Barazisë Gji­nore mund të zhvil­lo­jë mbled­hje të për­bashkë­ta me Këshillin Kom­bë­tar të Punës;

b) sig­uron inte­grim­in gji­nor në të gjitha fushat, sido­mos në ato poli­tike, shoqërore, ekonomike dhe kul­tur­ore;

c) i propo­zon Këshillit të Min­is­trave pro­gram­et krye­sore për nxit­jen dhe arrit­jen e barazisë gji­nore në Shqipëri;

ç) vlerë­son gjend­jen konkrete të barazisë gji­nore në vend, duke dalë me udhëz­ime për struk­turën e çësht­jeve të barazisë gji­nore në min­istrinë që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore, si dhe propoz­ime e reko­mandime për Qev­er­inë, për për­mirësimin e gjend­jes;

d) mira­ton raportin vje­tor për çësht­jet e barazisë gji­nore të min­istrisë që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore.

 

Neni 13
Autoriteti shtetëror përgjegjës për zba­timin e ligjit dhe të pro­grameve shtetërore për baraz­inë gji­nore

1. Autoriteti shtetëror përgjegjës për zba­timin e këtij ligji, si dhe të pro­grameve shtetërore për baraz­inë gji­nore është min­istri që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore.

2. Min­istri që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore:

a) zba­ton dhe mbikëqyr zba­timin e këtij ligji, strategjisë kom­bëtare dhe plan­it të veprim­it për arrit­jen e barazisë gji­nore, si dhe të detyrimeve ndërkom­bëtare të Repub­likës së Shqipërisë në fushën e barazisë gji­nore;

b) i propo­zon Këshillit të Min­is­trave ndryshime ligjore e nën­ligjore, nën­shkrim­in e akteve ndërkom­bëtare në fushën e barazisë gji­nore dhe të të drej­tave të grave, si dhe ndër­mar­rjen e masave të tjera, që syn­o­jnë të zhdukin dal­limet ndër­m­jet gjinive në gëz­imin e të drej­tave dhe ofrim­in e mundë­sive, pasi këshillo­het me Këshillin Kom­bë­tar të Barazisë Gji­nore;

c) bashkëpunon dhe u ofron mbështet­je orga­ni­zatave jofitim­prurëse, aktive në fushën e barazisë gji­nore;
ç) orga­ni­zon edukimin dhe për­gatit­jen pro­fe­sion­ale të nëpunësve për çësht­jet e barazisë gji­nore;
d) ndër­ton mekaniz­mat e mbled­hjes së sta­tis­tikave, të ndara sipas gjin­isë, në bashkëpunim me Insti­tutin e Sta­tis­tikave dhe me insti­tu­cionet e tjera shtetërore, si dhe mbikëqyr mbled­hjen dhe për­punimin e tyre;

dh) orga­ni­zon grum­bul­lim­in, anal­izën dhe përhap­jen e infor­ma­cionit për prob­lemet e përkatë­sisë gji­nore;
e) vetë ose në bashkëpunim me insti­tu­cione të tjera, ndër­ton dhe real­i­zon veprim­tari për edukimin, tra­jn­imin, informimin dhe ndërgjegjësimin e qyte­tarëve, si dhe punon­jësve e funk­sion­arëve të admin­is­tratës pub­like e sis­temit gjyqë­sor mbi kon­ceptin e barazisë gji­nore, mos­diskri­m­in­imin e gruas, eli­m­in­imin e stereoti­pave gji­norë, kup­ti­min e drejtë të rolit të fem­rës e të mashkul­lit, të nënës e të babait në famil­je dhe shoqëri;

ë) bren­da tremu­jorit të parë të çdo viti, i paraqet Këshillit Kom­bë­tar të Barazisë Gji­nore raportin e vitit paraard­hës për veprim­tar­inë e real­izuar, ecur­inë e punës për arrit­jen e barazisë gji­nore, prob­lemet e hasura dhe rrugët për kapërcimin e tyre;

f) orga­ni­zon mbled­hjet e Këshillit Kom­bë­tar të Barazisë Gji­nore dhe për­gatit mate­ri­alet, aktet dhe doku­mentet e nevo­jshme që para­pri­jnë ose paso­jnë këto mbled­hje.

3. Insti­tu­cionet shtetërore, në niv­el qen­dror dhe ven­dor, kanë detyrim­in ligjor për të bashkëpunuar me min­istrin përkatës, për shkëm­bimin e infor­ma­cionit dhe lehtësimin e përm­bush­jes së funk­sion­it të tij. Për këtë qël­lim, në çdo min­istri emëro­het një nëpunës që mer­ret me çësht­jet e barazisë gji­nore.

4. Min­istri real­i­zon detyrat e për­cak­tu­ara në pikën 2 të këtij neni, si dhe mbikëqyr veprim­tar­inë për çësht­jet e barazisë gji­nore nëpër­m­jet struk­turës që ai ka për këtë qël­lim. Drejtue­si i kësaj struk­ture drej­ton këtë veprim­tari, si dhe e për­faqë­son struk­turën në mar­rëd­hëni­et me të tretët.

5. Min­is­tria për çësht­jet e barazisë gji­nore ka burime financi­mi:

a) Bux­hetin e Shtetit;

b) dona­torë të ndryshëm.

Neni 14
Organet e qev­eris­jes ven­dore

1. Organet e qev­eris­jes ven­dore bashkëpuno­jnë me organet e qev­eris­jes qen­drore për zba­timin e legjis­la­cionit dhe poli­tikave shtetërore p ër baraz­inë gji­nore.

2. Organet e qev­eris­jes ven­dore bashkëpuno­jnë ngushtë me orga­ni­zatat jofitim­prurëse për arrit­jen e barazisë gji­nore në fusha të ndryshme, në ter­ri­torin që mbu­lo­jnë.

3. Organet e qev­eris­jes ven­dore krye­jnë mbled­hjen dhe për­punimin e sta­tis­tikave ven­dore, të ndara sipas gjin­isë.

4. Organet e qev­eris­jes ven­dore emëro­jnë një ose disa nëpunës ven­dorë, që mer­ren me çësht­je të barazisë gji­nore, pranë tyre.

PJESA III

PJESËMARRJA E BARABARTË GJINORE NË PROCESINE VENDIMMARRJES

 

Neni 15
Pjesë­mar­r­ja në pro­cesin e vendim­mar­rjes

1. Për­faqësi­mi i barabartë gji­nor në të gjitha organet e pushtetit legjisla­tiv, ekzeku­tiv dhe gjyqë­sor dhe në insti­tu­cionet e tjera pub­like arri­het kur:

a) sig­uro­het për­faqësim në masën mbi 30 për qind për secilën gji­ni, përf­shirë edhe në organet e tyre drejtuese;

b) sig­uro­het respek­ti­mi në mënyrë të njëjtë për secilën gji­ni i pro­ce­du­rave dhe kritereve të konkur­rim­it, gjatë emërim­it në këto organe;

c) sig­uro­het përf­shir­ja mbi 30 për qind e secilës gji­ni në listën e kan­di­datëve për zgjed­hjet në organet për­faqë­suese ven­dore;

ç) sig­uro­het përf­shir­ja jo më pak se 30 për qind e secilës gji­ni në listën e kan­di­datëve të paraqi­tur nga par­titë poli­tike për sis­temin pro­por­cional për zgjed­hjet e Kuven­dit të Repub­likës së Shqipërisë;
d) sig­uro­het përf­shir­ja mbi 30 për qind të secilës gji­ni në organet admin­istruese të pro­ce­sit të zgjed­hjeve qen­drore dhe ven­dore.

2. Par­titë poli­tike për­cak­to­jnë mënyrat dhe masat për të përm­bushur kërke­sat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni.

3. Par­titë poli­tike pagua­jnë një gjobë deri në një të dhjetën e fon­dit shtetëror për financimin e fushatës zgjed­hore, nëse shke­lin dis­poz­i­tat e këtij neni, deri në ndreq­jen e shkel­jes.

PJESA IV
MBROJTJA DHE TRAJTIMI I BARABARTË, NË BAZË TË PËRKATËSISË GJINORE, NË MARRËDHËNIET E PUNËS

 

Neni 16
Detyrimet e punëd­hënësit në mar­rëd­hëni­et e punës

Punëd­hënësi dhe çdo indi­vid, që vepron në emër dhe për llog­a­ri të tij, me cilës­inë e ndër­m­jetësit, të agjen­tit apo të për­faqë­sue­sit, dety­ro­het që, për pro­movimin e barazisë gji­nore para dhe gjatë mar­rëd­hënieve të punës:

1. Të mos përf­shi­jë ele­mente të diskri­m­inim­it në bazë të gjin­isë në shpall­jen e ven­dit të lirë të punës dhe të sig­uro­jë mundësi të barabar­ta për fem­rat dhe meshku­jt për të aplikuar në vendet e lira të punës.Kur për një vend të lirë pune ose për një kat­e­gori të cak­tu­ar pune ka një shpërn­dar­je të pabarabartë të fem­rave dhe meshku­jve, nuk për­bën diskri­m­in­im nëse shpall­ja vë në duk­je qël­lim­in e ven­dos­jes së parimeve të barazisë.

2. Të zba­to­jë kritere të njëj­ta në të gjitha pro­ce­du­rat e rekru­tim­it, me për­jash­tim të rasteve të veçan­ta, të për­cak­tu­ara në nenin 9 të këtij ligji.

Punëd­hënësi nuk mund të dis­fa­vorizo­jë një punëkërkues, duke ven­do­sur rreg­ul­la, kritere ose meto­da pro­ce­du­rale, që në duk­je janë neu­trale, por që në prak­tikë janë më pak të favor­shme për per­son­at e gjin­isë tjetër, përveçse për shkaqe objek­tive dhe të arsyeshme.
3. Të punë­so­jë pa difer­encim gji­nor, në çdo pozi­cion ose vend të lirë, në të gjitha nivelet e hier­ark­isë pro­fe­sion­ale.

4. Të pro­movo­jë shpërn­dar­je të barabartë, ndër­m­jet fem­rave dhe meshku­jve, në llo­je të ndryshme të vendeve të punës dhe bren­da kat­e­gorive të ndryshme të punë­mar­rësve, përmes tra­jnim­it dhe zhvil­lim­it të aftë­sive pro­fe­sion­ale e të masave të tjera të përkohshme.

5. Të kri­jo­jë kushte pune të barabar­ta dhe të për­sh­tat­shme, mundësi të barabar­ta për infor­ma­cion, tra­jn­im e kual­i­fikim dhe tra­j­tim të barabartë të punë­mar­rësve gjatë mar­rëd­hënieve të punës.

6. Të zba­to­jë kritere të barabar­ta në vlerësimin e cilë­sisë së punës. Punëd­hënësi nuk mund të zba­to­jë një krit­er vlerë­sues, në duk­je neu­tral, por që në prak­tikë është në dis­a­van­tazh të per­son­ave të gjin­isë tjetër.

7. Të japë pagesë të barabartë për punë me vlerë të barabartë.

8. Të mar­rë masa për ndal­im­in e diskri­m­inim­it, ngacmimeve dhe shqetësimeve sek­suale ndaj punë­mar­rësit.
9. Të mos ven­dosë në poz­itë të dis­fa­vor­shme ose të mos mar­rë masa disi­plinore ndaj punë­mar­rësit, i cili kundër­sh­ton ose anko­het për diskri­m­in­im, ngacmim ose shqetësim sek­su­al, si edhe ndaj punë­mar­rësit që dësh­mon për veprime diskrim­in­uese, ngacmim ose shqetësim sek­su­al, të kry­era prej punëd­hënësit ose punë­mar­rësve të tjerë.

 

Neni 17
Veprimet diskrim­in­uese të punëd­hënësit

1. Veprimet e punëd­hënësit në sek­torin pub­lik ose pri­vat janë diskrim­in­uese, nëse, për shkak të gjin­isë:
a) për­dor stan­darde ose/dhe pro­ce­du­ra të difer­en­cuara ndaj punë­mar­rësve për rekru­timin, tra­jn­imin dhe ritra­jn­imin, pro­movimin në detyrë, nxit­jen pro­fe­sion­ale, menax­himin dhe shpërn­dar­jen e punës, kohëzg­jat­jen dhe kushtet e provës, sig­urimet shoqërore dhe për­fitimet në rastet e dal­jes në pen­sion, papunë­sisë, sëmund­jes, inva­liditetit, paaftë­sisë për punë, të drejtën e lejes dhe të lejes së paguar, mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe të sig­urisë në punë, pagesën për punë me vlerë të barabartë, pjesë­mar­rjen në orga­ni­zatat sindikale, përveçse për shkaqe objek­tive dhe të arsyeshme, të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji;

b) kri­jon kushte pune të difer­en­cuara për punë­mar­rësit e të njëjtit niv­el;

c) ndërmerr dën­im disi­plinor ndaj punë­mar­rësit, ndryshon kushtet e punës, e trans­fer­on në një punë tjetër, shkur­ton vende pune, pushon apo largon nga puna ose për­fun­don kon­tratën e punës;

ç) ven­dos në poz­itë të dis­fa­vor­shme punë­mar­rësin, për shkak të një ankese ndaj veprimeve të mësipërme të punëd­hënësit.

2. Ndalo­het diskri­m­in­i­mi në përzg­jed­hjen e një kan­di­dati për punë dhe për­fundi­mi i mar­rëd­hënieve të punës nga punë­mar­rësi për shkaqe të mëmë­sisë, mundë­sisë për shtatzënësi në të ardhmen, shtatzënë­sisë, përgjegjë­sisë prindërore, gjend­jes civile, përgjegjë­sive famil­jare. Nuk për­bën diskri­m­in­im nëse ven­di i punës është për­cak­tu­ar nga Këshilli i Min­is­trave si i vështirë ose i rrezik­shëm për shën­detin e nënave me fëmi­jë në gji dhe për gratë shtatzë­na.

3. Gjatë pro­ce­seve të rior­ga­nizim­it dhe reformim­it të vendeve të punës, punëd­hënësi respek­ton rreg­ul­lat e për­faqësim­it të barabartë gji­nor në për­fundimin e mar­rëd­hënieve të punës.

 

 

Neni 18

Përgjegjësitë e punëd­hënësit për mbro­jt­jen e punë­mar­rësit nga diskri­m­in­i­mi, ngacmi­mi dhe shqetësi­mi sek­su­al

1. Çdo diskri­m­in­im, ngacmim apo shqetësim sek­su­al në vendin e punës nga punëd­hënësi dhe/ose punë­mar­rësi është i ndalu­ar.

2. Punëd­hënësi, për të mbro­j­tur punë­mar­rësit nga diskri­m­in­i­mi, ngacmi­mi e, veçanër­isht, nga shqetësi­mi sek­su­al, dety­ro­het:

a) të mar­rë masa paran­daluese dhe të për­cak­to­jë masa (sank­sione) disi­plinore në rreg­ul­loren e brend­shme, për ndal­im­in e ngacmimeve dhe të shqetësimeve sek­suale ndaj punë­mar­rësit, në për­puth­je me këtë ligj;

b) nëse merr dijeni, në mënyrë të tërthortë ose me ankesë nga një punë­mar­rës, i cili pre­tendon se është diskrim­in­uar, ngac­muar ose shqetë­suar sek­su­al­isht nga një punë­mar­rës tjetër, pasi bindet, merr masat e duhu­ra orga­ni­za­tive për ndal­im­in e vazhdim­it dhe paran­dal­im­in e diskri­m­inim­it, të ngacmim­it ose shqetësim­it sek­su­al dhe zba­ton sank­sionet disi­plinore;

c) të infor­mo­jë të gjithë punë­mar­rësit për ndal­im­in e diskri­m­inim­it, të ngacmim­it dhe shqetësim­it sek­su­al në vendin e punës.

3. Punëd­hënësi ven­dos në kon­tratën kolek­tive të punës rreg­ul­la për të paran­dalu­ar diskri­m­in­imin për shkak të gjin­isë dhe për mënyrën e zgjid­hjes së anke­save të bëra prej per­son­ave të dëm­tu­ar nga akte të tilla.

4. Çdo mar­rëvesh­je indi­vid­uale ose kon­tratë kolek­tive, që vjen në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji, është e pavlef­shme.

5. Dis­poz­i­tat e këtij ligji i shtri­jnë efek­tet e tyre edhe tek të vetëpunë­suar­it, si dhe për punë­mar­rësit, për punët që kry­hen në kushtet e shtëpisë.

Neni 19
Autoriteti pub­lik përgjegjës për baraz­inë gji­nore në fushën e punës


1. Min­istri që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore është autoriteti pub­lik përgjegjës për të zbat­u­ar dhe kon­trol­lu­ar respek­timin e këtij ligji në fushën e punës dhe të punësim­it.

2. Me qël­lim që të zba­to­jnë masat për për­mirësimin e mundë­sive të barabar­ta ndër­m­jet fem­rave dhe meshku­jve, për eli­m­in­imin e diskri­m­inim­it të drejt­për­drejtë apo të tërthortë, për shkak të përkatë­sisë gji­nore, min­istri që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore orga­ni­zon mbikëqyr­jen dhe ushtron kon­troll ndaj insti­tu­cion­eve që varen prej tij, të cilat ndjekin prob­lemet e barazisë gji­nore, si më poshtë:

a) Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it sig­uron zba­timin e masave për mbikëqyr­jen e mundë­sive dhe të tra­j­tim­it të barabartë ndër­m­jet bur­rit dhe gruas në fushën e shër­bim­it të punësim­it dhe të formim­it pro­fe­sion­al, si dhe në mbështet­jen me të ard­hu­ra nga papunësia, kon­trol­lon mar­rjen dhe zba­timin e masave të veçan­ta, të përkohshme, nga punëd­hënësi, si dhe i paraqet min­istrit që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore propoz­ime për ndryshime në lig­je e akte nën­ligjore, çdo nis­më e pro­jek­te, studime e bashkëpunime të tjera në fushën e barazisë gji­nore;

b) Inspek­torati Shtetëror i Punës sig­uron kon­trol­lin dhe zba­timin e masave për respek­timin e barazisë gji­nore në fushën e mar­rëd­hënieve të punës e të punësim­it, të sig­urimeve shoqërore e shën­de­të­sore, të sig­urisë në punë prej punëd­hënësit dhe per­son­ave të punë­suar në sek­torin pub­lik e pri­vat, si dhe kon­trol­lon mar­rjen dhe zba­timin e masave të veçan­ta të përkohshme nga punëd­hënësi;
c) Shër­bi­mi Social Shtetëror inspek­ton dhe përgjig­jet për zba­timin e masave për respek­timin e parimeve të barazisë gji­nore në fushën e zba­tim­it të poli­tikave dhe të legjis­la­cionit të ndih­mës ekonomike, pagesës për per­son­at me aftësi të kufizuar dhe shër­bimeve të përku­jde­sit shoqëror në të gjithë vendin.

3. Min­istri që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore bashkëpunon me Min­istrin e Finan­cave, me qël­lim që Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore të sig­uro­jë zba­timin e masave për mbikëqyr­jen e barazisë gji­nore në fushën e admin­istrim­it dhe të menax­him­it të sis­temit pub­lik të pen­sion­eve dhe të të drej­tave të tjera të sig­urim­it shoqëror.

4. Mënyrat, for­mat dhe fushat konkrete të bashkëpunim­it në fushën e barazisë gji­nore ndër­m­jet insti­tu­cion­eve, në varësi të min­istrisë që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore d he min­istrive të tjera, për­cak­to­hen me akte nën­ligjore.

 

Neni 20
Njof­timet diskrim­in­uese

1. Për­bën diskri­m­in­im një njof­tim pune, arsim­i­mi, kual­i­fiki­mi ose tra­jn­i­mi, kur në të për­cak­to­hen kërke­sa ose pref­er­en­ca, të cilat i japin për­parësi aplikue­sit të një gjinie të cak­tu­ar, me për­jash­tim të rasteve të veçan­ta, të për­cak­tu­ara në nenin 9 të këtij ligji, për shkak të natyrës së veçan­të të punës.
2. Për­bën diskri­m­in­im një njof­tim pune/arsimimi, i cili përm­ban kërke­sa, që nuk kanë lid­hje me vendin e punës/arsimit ose që mund të për­jash­to­jë një femër/mashkull nga apliki­mi, ose që të lë për­shtyp­jen e para­pëlqimeve ndaj një gjinie të cak­tu­ar, përveçse për shkaqe objek­tive dhe të arsyeshme.
3. Për­bën diskri­m­in­im speci­fiki­mi në njof­tim i kërke­save ose para­pëlqimeve, që kanë të bëjnë me gjend­jen famil­jare e marte­sore apo me detyrimet famil­jare.

4. Në njof­timet e punës është e ndalu­ar të kërko­het nga njoftue­si infor­ma­cion rreth jetës pri­vate ose famil­jare të aplikue­sit.

5. Njof­ti­mi nuk është diskrim­in­ues nëse gjinia e për­faqë­suar në nivelin më të ulët (duke pasur parasysh vendin e punës dhe postin) nxitet të apliko­jë.

 

Neni 21
Të drej­tat e punë­mar­rësit për respek­timin e parimevetë barazisë gji­nore

Punë­mar­rësit fem­ra dhe meshkuj kanë të drejtë që pa asnjë diskri­m­in­im për shkak të gjin­isë:

a) të zgjed­hin lirisht pro­fe­sion­in dhe vendin e punës, sis­temin e për­gatit­jes dhe për­sos­jes pro­fe­sion­ale dhe të kual­i­fikim­it të pandër­pre­rë, të mësim­it të zanat­eve, të ngri­hen në përgjegjësi, të kenë punë të qën­drueshme;

b) të kenë të njëj­tat mundësi punësi­mi, përf­shirë zba­timin e të njëj­tave kritere të përzg­jed­hjes për punësim;
c) të infor­mo­hen nga punëd­hënësi për vendet e lira të punës dhe të drej­tat e tyre mbi mundësitë e barabar­ta në mar­rëd­hëni­et e punës;

ç) të kenë pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë, përf­shirë shpër­blimet, për tra­j­tim të barabartë për punë me vlerë të barabartë, si dhe për tra­j­tim të barabartë lid­hur me vlerësimin e cilë­sisë së punës;

d) të kenë sig­urime shoqërore, veçanër­isht në rastet e dal­jes në pen­sion, të papunë­sisë apo të hum­b­jes së aftë­sisë së përkohshme për punë;

dh) të kenë mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe sig­urim­in në punë, përf­shirë rua­jt­jen e funk­sion­it të riprod­him­it;
e) të mos diskrim­i­no­hen ose pushohen nga puna për shkak të martesës ose gratë për shkak të shtatzënë­sisë ose amë­sisë dhe të garan­to­het e drej­ta efek­tive për punë;

ë) të kenë të drejtë të për­fi­to­jnë kom­pen­sime për fëmi­jët që kanë në ngarkim;

f) të kenë mbështet­jen dhe inku­ra­jimin e sis­temit të shër­bimeve sociale të nevo­jshme, për t’u lejuar prindërve punë­mar­rës të gër­sheto­jnë detyrimet famil­jare me përgjegjësitë pro­fe­sion­ale;

g) të mar­rin infor­ma­cion me shkrim nga punëd­hënësi, pas paraqit­jes së një kërkese, lid­hur me natyrën dhe qël­lim­in e tra­jnim­it, ekspe­ri­encën në punë dhe të kual­i­fikimeve të tjera që pati per­soni i gjin­isë tjetër, i cili fitoi të drejtën, u përzgjodh, u pro­movua në një pozi­cion ose vend të lirë pune;

gj) të anë­tarë­so­hen dhe të aktivi­zo­hen në orga­ni­zatat sindikale dhe në çdo orga­ni­za­të tjetër pro­fe­sion­ale.

 

Neni 22
Masat e veçan­ta të përkohshme në fushën e mar­rëd­hënieve të punës

1. Për të sig­u­ru­ar për­faqësim të barabartë në fushën e mar­rëd­hënieve të punës, nuk për­bën diskri­m­in­im nëse shpall­ja për një vend të lirë pune deklaron para­pëlqim për kan­di­datin e gjin­isë më pak të për­faqë­suar.

2. Për të sig­u­ru­ar për­faqësim të barabartë në fushën e mar­rëd­hënieve të punës, në pro­cesin e përzg­jed­hjes për mar­rjen në punë, ngrit­jen në detyrë, zhvil­lim­in e aftë­sive pro­fe­sion­ale, kur kan­di­datët kanë rezul­tate ose nivele të barabar­ta, punë­mar­rësi i jep për­parësi kan­di­datit të gjin­isë më pak të për­faqë­suar.

 

Neni 23
Vlerësi­mi i punës së papaguar

1. Puna e papaguar e fem­rave dhe e meshku­jve vlerë­so­het kon­tribut për zhvil­lim­in e famil­jes dhe të shoqërisë, në rast kur ai/ajo:

a) kujde­set për mirëqe­nien e famil­jes;

b) kujde­set për fëmi­jët;

c) kujde­set për anë­tarë të tjerë të famil­jes;

ç) punon në bujqësi dhe ekono­mi famil­jare.

2. Sub­jek­tet e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni për­fi­to­jnë nga shër­bimet në komu­nitet, poli­tikat e punës dhe të punësim­it, si dhe të formim­it pro­fe­sion­al në bazë të legjis­la­cionit në fuqi.

 

PJESA V
TRAJTIMI I BARABARTË DHE MBROJTJA NGA DISKRIMINIMIPËR SHKAK TË GJINISË NË ARSIM DHE KUALIFIKIM

 

Neni 24
Ndal­i­mi i pabarazisë për shkak të përkatë­sisë gji­nore

1. Ndalo­het diskri­m­in­i­mi, për shkak të përkatë­sisë gji­nore, ndaj per­son­ave nga/në insti­tu­cionet arsi­more të të gjitha niveleve, pub­like ose pri­vate.

2. Për­bëjnë diskri­m­in­im rastet kur:

a) parashiko­hen nor­ma kufizuese, bazuar në dal­lime gji­nore dhe pen­go­het kri­ji­mi i lehtë­sive të nevo­jshme për t’u arsimuar pranë insti­tu­cion­eve shtetërore ose pri­vate, që ofro­jnë arsim­im apo shër­bime të tjera kual­i­fiki­mi e tra­jn­i­mi;

b) kri­jo­hen mundësi të ndryshme e të pajus­ti­fikuara objek­tivisht ndaj bur­rit dhe gruas, për zgjed­hjen e një fushe të veçan­të studi­mi, tra­jn­i­mi, diplomi­mi, si dhe për kohëzg­jat­je n e mësim­it.

 

Neni 25
Eduki­mi i barazisë gji­nore

1. Sub­jek­tet, që ofro­jnë arsim­im, kual­i­fikim e tra­jn­im, si dhe ata që for­mu­lo­jnë tek­stet, pro­gram­et dhe mate­ri­alet e tjera mësi­more, në të gjitha nivelet, sig­uro­jnë mësimd­hënien e njo­hurive të nevo­jshme dhe për­dorin meto­da mësimd­hënieje, tra­jn­i­mi e kual­i­fiki­mi, në mënyrë të tillë që të ndih­mo­jnë në pro­movimin, nxit­jen dhe formimin e edukatës së barazisë dhe në ndal­im­in e diskri­m­inim­it për shkak të gjin­isë, të stereoti­pave neg­a­tivë, paragjykimeve dhe prak­tikave zakonore ose të çdo llo­ji tjetër, që ceno­jnë parimet e barazisë gji­nore.

2. Insti­tu­cionet e arsim­it të lartë, në mënyrë të veçan­të, sipas fushave përkatëse, ndër­mar­rin nis­ma për kry­er­jen e studimeve në fushën e barazisë gji­nore, ose e përf­shi­jnë atë në studimet e kry­era, për të sig­u­ru­ar mate­ri­ale me infor­ma­cionin përkatës, si dhe për t’i para­prirë zhvil­lim­it prak­tik e shken­cor të kësaj fushe.

 

PJESA VI
TRAJTIMI I BARABARTË DHE MBROJTJA NGA DISKRIMINIMIPËR SHKAK TË GJINISË NË MEDIA

 

Neni 26
Barazia gji­nore në media

1. Media ndih­mon në rrit­jen e vetëdi­jes së përgjithshme për baraz­inë e fem­rave dhe të meshku­jve:
a) përmes rapor­tim­it jodiskrim­in­ues mbi baza gji­nore;

b) përmes për­dorim­it të ter­mi­nologjisë neu­trale në aspek­tin gji­nor;

c) përmes shman­g­ies së stereoti­pave gji­norë në veprim­tar­inë e vet.

2. Ndalo­het trans­me­ti­mi, boti­mi dhe pub­liki­mi i mate­ri­aleve dhe i infor­ma­cion­eve, që përm­ba­jnë apo nënkup­to­jnë dal­lime poshtëruese apo fyese, për­jash­time apo kufiz­ime të njërës prej gjinive, në bazë të diskri­m­inim­it për shkak të gjin­isë.

 

PJESA VII
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE DHE SANKSIONET

 

Neni 27
Masat disi­plinore


Shkel­ja e nen­it 18 pika 2 shkro­n­ja “b” të këtij ligji sjell përgjegjësi disiplinore.Masat disi­plinore jepen nga eprori i drejt­për­drejtë, sipas legjis­la­cionit përkatës.

Neni 28
Gjo­ba

1. Shkel­ja e nen­eve 16, 17, 18 pika 2 shkro­n­jat “a” dhe “c” dhe 20 pika 3 të këtij ligji dëno­hen me gjobë nga Inspek­torati Shtetëror i Punës.

2. Shkel­ja e nen­eve 24 pika 2 dhe 26 të këtij ligji për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë nga Inspek­torati Shtetëror i Punës.

3. Çdo per­son që shkel dis­poz­i­tat e këtij ligji dëno­het me gjobë si më poshtë:

a) per­soni fizik, nga 30 000 deri 60 000 lekë;

b) per­soni juridik nga 60 000 deri 100 000 lekë;

c) per­soni fizik bren­da per­son­it juridik, i cili është përgjegjës për shkel­je, nga 30 000 deri 80 000 lekë;
ç) per­soni, i cili ushtron funk­sion pub­lik dhe është përgjegjës për shkel­je në bazë të këtij ligji, nga 30 000 deri 80 000 lekë.

4. Shkel­jet e dis­poz­i­tave të këtij ligji, në rastet kur për­bëjnë vepër penale, dëno­hen sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal.

 

Neni 29

Shpër­bli­mi i demit

Shpër­bli­mi për dëmin mate­r­i­al dhe moral, të shkak­tu­ar nga cen­i­mi i dis­poz­i­tave të këtij ligji, përf­shirë rik­thimin e të drej­tave të shkelu­ra, bëhet në rrugë gjyqë­sore në bazë të Kodit Civ­il.

Neni 30
Pro­ce­du­rat për zgjid­hjen e mos­mar­rëvesh­jeve

1. Çdo ankesë për shkel­jen e barazisë gji­nore, sipas këtij ligji, shqyr­to­het ose gjyko­het nga organet admin­is­tra­tive, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e Kodit të Pro­ce­du­rave Administrative.Organet admin­is­tra­tive ven­dosin sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji.

2. Palët, sipas zgjed­hjes së tyre të lirë, kur është rasti, mund të përm­bushin çdo pro­ce­durë ndër­m­jetësi­mi ose të zgjid­hjes me paj­tim, të parashikuar nga legjis­la­cioni në fuqi, për të adresuar shkel­jet në bazë të këtij ligji. Përm­bush­ja e këtyre pro­ce­du­rave nuk i heq të drejtën ankue­sit ta ndjekë çësht­jen pranë organ­it admin­is­tra­tiv ose gjykatës kom­pe­tente.

3. Nëse shkel­ja është bërë nga nëpunësit e admin­is­tratës pub­like, zba­to­hen dis­poz­i­tat e ligjit nr.8510, datë 15.7.1999 “Për përgjegjësitë jashtëkon­trak­tore të organ­eve të admin­is­tratës shtetërore”.
4. Orga­ni­zatat jofitim­prurëse, të licen­cuara për ofrim shër­bi­mi social, mund të për­faqë­so­jnë ose të mbësht­esin në pro­cese ligjore, në emër ankue­sit, sipas parashikimeve të këtij ligji.

PJESA VIII
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

 

Neni 31
Shfuqizimet


Ligji nr.9198, datë 1.7.2004 “Për baraz­inë gji­nore në shoqëri”, i ndryshuar dhe aktet nën­ligjore, të dala në zba­tim të tij, shfuqi­zo­hen.

Neni 32
Aktet nën­ligjore

1. Ngarko­het min­istri që mbu­lon çësht­jet e barazisë gji­nore për nxjer­rjen e akteve nën­ligjore në zba­tim të nen­it 13 shkro­n­ja “d” dhe të nen­it 19 pika 4 të këtij ligji, bren­da 3 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e tij.

2. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave për nxjer­rjen e akteve nën­ligjore në zba­tim të nen­it 11 pikat 1 dhe 4 të këtij ligji, bren­da 3 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e tij.

Neni 33
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim