Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

 

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Objek­ti i ligjit

Ky ligj rreg­ul­lon regjimin e hyr­jes, të qën­drim­it, punësim­it, tra­j­tim­it dhe të dal­jes së të hua­jve në/nga Repub­li­ka e Shqipërisë. Ligji për­cak­ton funk­sionet dhe kom­pe­ten­cat e autoriteteve shtetërore dhe të sub­jek­teve të tjera, pub­like dhe pri­vate, shqiptare ose të hua­ja, të cilat kanë të bëjnë me të hua­jt.

 

Neni 2
Fusha e zba­tim­it

1. Sub­jekt i këtij ligji janë të hua­jt, të cilët hyjnë ose syn­o­jnë të hyjnë në Repub­likën e Shqipërisë, me qël­lim qën­drim­in, tran­sitimin, punësimin, studimin ose ripra­n­imin.

2. Të hua­jt që janë sub­jekt i këtij ligji, tra­j­to­hen në për­puth­je me të drej­tat dhe lir­itë themelore të njeri­ut dhe mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare, të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë, duke respek­tu­ar parim­in e rec­i­procitetit, të mos­diskri­m­inim­it dhe tra­j­tim­it jo më pak të favor­shëm se shte­t­a­sit shqip­tarë.

 

Neni 3

Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “Anë­tarë të famil­jes” janë bashkëshorti/bashkëshortja, fëmi­jët nën 18 vjeç, fëmi­jët e birë­suar ose në kujdestar­inë e të hua­jit, fëmi­jët e bashkëshortit/bashkëshortes së tij/saj, prindërit e moshuar, në ngarkim të të hua­jit.

2. “Azilkërkues” është i hua­ji, që kërkon azil për njërën nga arsyet e parashikuara në ligjin nr.8432, datë 14.12.1998 “Për azilin”.

3. “Autoritete shtetërore përgjegjëse” janë organet shtetërore, si dhe çdo struk­turë tjetër në varësi të tyre, të cilat ushtro­jnë funk­sione në fushën e legjis­la­cionit për të hua­jt, sipas kom­pe­ten­cave që u njeh ky ligj ose aktet nën­ligjore në zba­tim të tij.

4. “Cer­ti­fikatë e regjistrim­it të punës” është doku­men­ti zyr­tar, i mirat­u­ar nga autoriteti përkatës përgjegjës, i cili ka për qël­lim të cer­ti­fiko­jë ligjsh­mërinë e punës së të hua­jit në Repub­likën e Shqipërisë.
5. “Depar­ta­men­ti për Kufirin dhe Migra­cionin” është autoriteti përgjegjës në struk­turën e Poli­cisë së Shtetit, i cili ka kom­pe­ten­ca dhe detyra në fushën e tra­j­tim­it të të hua­jve.

6. “Doku­ment i vlef­shëm udhë­ti­mi” është doku­men­ti i lëshuar nga autoritetet e hua­ja kom­pe­tente dhe i njo­hur nga Repub­li­ka e Shqipërisë ose çdo cer­ti­fikatë apo doku­ment, në për­puth­je me një mar­rëvesh­je ose legjis­la­cion ndërkom­bë­tar, që vërte­ton iden­titetin dhe (ose) shtetës­inë (sta­tusin pa shtetësi) e mba­jtësit, si dhe i jep të drejtë atij të udhë­to­jë jashtë shtetit.

7. “Drej­to­ria e Poli­tikave të Migra­cionit” është autoriteti përgjegjës në struk­turën e Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, që ka kom­pe­ten­ca dhe detyra në fushën e punësim­it e të vetëpunësim­it të të hua­jve.

8. “Garan­ci pasurore” është shu­ma e nevo­jshme finan­cia­re, që depoz­i­to­het nga vetë i hua­ji ose nga garan­ti për llog­a­ri të të hua­jit, me qël­lim që të mbu­lo­hen shpen­zimet e jetesës dhe paso­jat e një dëmi, që mund të shkak­to­het nga një veprim apo mosveprim i të hua­jit në kundër­sh­tim me legjis­la­cionin në fuqi.

9. “Garant” është shte­tasi shqip­tar ose një rezi­dent i huaj në Repub­likën e Shqipërisë, i cili deklaro­het, nëpër­m­jet një doku­men­ti ligjor, se merr për­sipër përgjegjësitë për qën­drim­in dhe largimin e të hua­jit në/nga Repub­li­ka e Shqipërisë, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.

10. “I huaj” është çdo per­son, me ose pa shtetësi, i cili, sipas legjis­la­cionit shqip­tar, nuk është shte­tas shqip­tar.

1l. “I mitur i pashoqëru­ar” është i mituri nën 18 vjeç, i cili ka ard­hur në Shqipëri i pashoqëru­ar nga prindërit ose kujdestari i vet ligjor apo nga ndon­jë anë­tar tjetër i famil­jes.

12. “Infor­ma­cion i rremë” është çdo lloj infor­ma­cioni, që nuk është i vërtetë dhe i sak­të.

13. “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë (me gojë, me shkrim ose me gjeste) e një të hua­ji, përmes së cilës ai kërkon mbro­jt­je në Repub­likën e Shqipërisë.

14. “Leje pune” është autor­iz­i­mi i lëshuar nga autoriteti shtetëror përgjegjës një të hua­ji, për qël­lime biz­ne­si, për t’u punë­suar, vetëpunë­suar ose për formim pro­fe­sion­al.

15. “Leje qën­dri­mi” është leja e lëshuar nga autoritetet kom­pe­tente, e cila lejon të hua­jin të qën­dro­jë në Repub­likën e Shqipërisë.

16. “Leje qën­dri­mi për efekt studi­mi” është leja e lëshuar nga autoriteti shtetëror kom­pe­tent një të hua­ji, për qël­lim arsim­i­mi ose studi­mi në një insti­tu­cion arsi­mor pub­lik apo pri­vat, i regjistru­ar sipas legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi.

17. “Pas­aportë për të hua­jt” është doku­ment udhë­ti­mi, i lëshuar nga autoritetet kom­pe­tente shqiptare të hua­jit, për të mundë­suar udhë­timin e tij jashtë Repub­likës së Shqipërisë.

18. “Per­son pa shtetësi” është çdo per­son, të cilit, sipas kon­ven­tës për sta­tusin e per­son­ave pa shtetësi, nuk mund t’i provo­het shtetësia e ndon­jë shteti.

19. “Per­son i padëshirueshëm” është i hua­ji, i për­cak­tu­ar si i tillë me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm ose të një instance tjetër, të autor­izuar prej tij, për shkak se qën­dri­mi i të hua­jit në Rep ublikën e Shqipërisë është i pale­jueshëm, për shkaqe të për­cak­tu­ara në këtë ligj.

20. “Per­son­el kyç” janë per­son­at që krye­jnë:

a) drej­timin e ndër­mar­rjes ose të një departamenti/sektori;

b) mbikëqyr­jen dhe kon­trol­lin e punës së të punë­suarve të tjerë.

21. “Per­son i vetëpunë­suar” është per­soni që kryen një veprim­tari të autor­izuar, në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar në këtë fushë, për llog­a­ri të tij, në shkëm­bim të një pagese ose forme tjetër shpër­bli­mi.
22. “Për­faqë­sues” është një per­son, i cili kryen, bren­da tagrave që i janë dhënë nga ligji, nga proku­ra e posaçme ose gjyka­ta, veprime juridike, në emër dhe për llog­a­ri të një per­soni fizik ose juridik tjetër.

23. “Punësim ndërku­fi­tar” është punësi­mi i të hua­jve, që lëvizin nga ter­ri­tori i zon­ave në afër­si të kufir­it ndër­m­jet dy vendeve, për në Repub­likën e Shqipërisë, për ushtrim­in e veprim­tarive të punësim­it, me kusht që të rik­the­hen në vend­ba­n­imin e tyre të përher­shëm, çdo ditë ose të pak­tën një ditë në javë, duke rua­j­tur vend­ba­n­imin në vendin e tyre të origjinës.

24. “Punësim sti­nor” është punësi­mi i të hua­jit, që kry­het vetëm gjatë një peri­ud­he të vitit dhe në varësi të kushteve sti­nore, i cili nuk zgjat më shumë se gjashtë muaj në një vit kalen­darik.

25. “Refug­jat” është çdo per­son, i qua­j­tur i tillë, në për­puth­je me ligjin nr.8432, datë 14.12.1998 “Për azilin”.

26. “Regjistri kom­bë­tar për të hua­jt” është doku­men­ti zyr­tar, që ndod­het pranë autoriteteve përgjegjëse shtetërore, me të dhë­nat e hol­lë­sishme të të hua­jve, për hyr­jen, qën­drim­in, lëviz­jen, punësimin në Repub­likën e Shqipërisë. For­ma dhe përm­ba­jt­ja e këtij regjistri rreg­ul­lo­hen me udhëz­im të Min­istrit të Brend­shëm.

27. “Rezi­dent” është i hua­ji, i cili disponon leje qën­dri­mi të vazh­dueshme, të lëshuar nga autoritetet kom­pe­tente shqiptare.

28. “Ripran­im” është detyri­mi i shtetit shqip­tar të ripra­no­jë të hua­jt e kthy­er nga shteti, me të cilin ka një mar­rëvesh­je ndërkom­bëtare ripra­n­i­mi, sipas detyrimeve të mar­ra për­sipër në mar­rëvesh­je.
29. “Studi­ues dhe spe­cial­istë” janë per­sona që zotëro­jnë njo­huri të spe­cial­izuara, thel­bë­sore për shër­bimin, pajis­jet kërki­more ose drej­timin e ndër­mar­rjes.

30. “Të for­muar pro­fe­sion­al­isht” janë të hua­jt, pra­nia e të cilëve në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë është e kufizuar në kohëzg­jat­je dhe është e lid­hur ngushtë me zgjer­im­in e aftë­sive dhe të kual­i­fikimeve në pro­fe­sion­in e zgjed­hur prej tyre, para se të rik­the­hen në vendin e origjinës, për të vazh­d­uar kar­ri­erën pro­fe­sion­ale.

31. “Të trans­fer­u­ar bren­da ndër­mar­rjes” janë të hua­jt, që puno­jnë bren­da një shoqërie dhe që trans­fer­o­hen përko­hë­sisht në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, si në vendin krye­sor të biz­ne­sit, ash­tu edhe në një ndërmarrje/degë të kësaj shoqërie, me kusht që ato të kenë qenë të punë­suar për këtë sub­jekt, të pak­tën për një peri­ud­hë 12-mujore, që para­prin men­jëherë këtë trans­fer­im.
32. “Trans­portues” është per­soni fizik ose juridik, i cili, në rrugë ajrore, tokë­sore ose detare, trans­porton per­sona në /nga Repub­li­ka e Shqipërisë.

33. “Vik­ti­ma të trafikim­it” janë shte­t­a­sit e huaj ose per­son­at pa shtetësi, të cilët kanë qenë sub­jek­te të trafikim­it të qenieve njerë­zore, pra vik­ti­ma të krim­it të trafikim­it të qenieve njerë­zore, siç është parashikuar nga pro­tokol­li i Paler­mos i vitit 2000 “Për paran­dal­im­in, shtyp­jen dhe ndëshkimin e trafikim­it të njerëzve, veçanër­isht të fem­rave dhe fëmi­jëve”, nga kon­ven­ta e OKB-së kundër krim­it të orga­nizuar ndërkom­bë­tar dhe nga legjis­la­cioni shqip­tar në fuqi.

34. “Vizë” është një autor­iz­im, i lëshuar në for­mën e një vize pul­lë nga autoritetet kom­pe­tente, sipas pro­ce­du­rave të këtij ligji, në një doku­ment të vlef­shëm udhë­ti­mi, i cili i lejon të hua­jit të hyjë, të qën­dro­jë ose të kalo­jë tran­sit në Repub­likën e Shqipërisë, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

35. “Viz­itor biz­ne­si” është i hua­ji i intere­suar për njo­hjen e zhvil­lim­it makroekonomik të ven­dit, zhvil­lim­in e nego­ci­atave apo nën­shkrim­in e mar­rëvesh­jeve të biz­ne­sit.

 

Neni 4
Autoritetet përgjegjëse për tra­j­timin e të hua­jve

Sipas këtij ligji:

a) Autoriteti shtetëror qen­dror përgjegjës për tra­j­timin e të hua­jve është Depar­ta­men­ti për Kufirin dhe Migra­cionin, në varësi të Drej­torisë së Përgjithshme të Poli­cisë së Shtetit.

b) Autoriteti shtetëror përgjegjës, në niv­el rajonal/vendor, për tra­j­timin e të hua­jve është Drej­to­ria Rajonale për Kufirin dhe Migra­cionin.

c) Autoriteti shtetëror qen­dror, përgjegjës për lëshimin e vizave, është Drej­to­ria Kon­sul­lore në Min­istrinë e Punëve të Jashtme dhe për­faqësitë tona diplo­matike, zyrat kon­sul­lore jashtë shtetit.

ç) Autoriteti shtetëror qen­dror, përgjegjës për tra­j­timin e mar­rëd­hënieve të punësim­it të të hua­jve në Shqipëri, është Drej­to­ria e Poli­tikave të Migra­cionit në min­istrinë e ngarkuar me çësht­jet e punësim­it dhe çësht­jet sociale.

d) Autoriteti shtetëror përgjegjës, në niv­el ven­dor, për punësimin e të hua­jve, është zyra përkatëse e punësim­it.

dh) Autoriteti shtetëror qen­dror, përgjegjës për vlerësimin e për­fitim­it ekonomik të veprim­tarisë së të vetëpunë­suar­it, si kusht për pajis­jen e të huajit/së hua­jës me leje pune, është Min­is­tria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

e) Autoriteti shtetëror qen­dror përgjegjës për har­timin dhe zba­timin e pro­gramit kom­bë­tar të inte­grim­it social të të hua­jve, me qën­drim të ligjshëm në Repub­likën e Shqipërisë, janë Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës dhe Min­is­tria e Tur­izmit, Kul­turës, Rin­isë dhe Sporteve.

 

KREU II
PARIME TË PËRGJITHSHME PËR TRAJTIMIN E TË HUAJVE

 

 

Neni 5
Të drej­tat e të hua­jve

1. I hua­ji në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë gëzon të drej­tat dhe lir­itë themelore, si dhe respek­ton detyrimet e parashikuara në Kushte­tutë dhe në legjis­la­cionin kom­bë­tar për shte­t­a­sit shqip­tarë, me për­jash­tim të rasteve, kur Kushte­tu­ta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetës­inë shqiptare ushtrim­in e të drej­tave dhe të lirive të cak­tu­ara.
2. I hua­ji, që qën­dron ligjër­isht në ter­ri­torin shqip­tar, ka të drejtën të zotëro­jë doku­mente, që vërte­to­jnë iden­titetin e tij, lëshuar nga autoritetet kom­pe­tente të ven­dit të origjinës, si dhe të doku­menteve që vërte­to­jnë sit­u­atën e tij në Repub­likën e Shqipërisë. I hua­ji nuk do të privo­het nga doku­menta­cioni i tij, me për­jash­tim të rasteve dhe të kërke­save të parashikuara në këtë ligj.
3. I hua­ji, që qën­dron ligjër­isht në ter­ri­torin shqip­tar, sipas për­cak­timeve të këtij ligji, gëzon të drejtën të lëvizë lirisht, bren­da ter­ri­torit shqip­tar dhe të zgjed­hë vendin e punësim­it, pa kufiz­im, përveç rasteve të parashikuara nga ky ligj.
4. I hua­ji ka të drejtën e orga­nizim­it, në zba­tim të lig­jeve që vepro­jnë për shte­t­a­sit shqip­tarë, të cilën mund ta ushtro­jë kur ka mar­rë leje qën­dri­mi.
5. I hua­ji me qën­drim të ligjshëm në Shqipëri gëzon të drejtën e ankimim­it në një pro­ce­durë admin­is­tra­tive dhe gjyqë­sore, si dhe të drejtën e dëmsh­për­blim­it, sipas për­cak­timeve të legjis­la­cionit shqip­tar.

 

Neni 6
Detyrime dhe kufiz­ime speci­fike për të hua­jt

1. Gjatë qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë, i hua­ji respek­ton rendin kushtetues të Repub­likës së Shqipërisë, si dhe vepron në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

. Të hua­jt janë të detyru­ar t’u paraqesin për­faqë­suesve të autoriteteve kom­pe­tente shqiptare doku­mentet dhe të dhë­nat e kërkuara, sipas këtij ligji dhe akteve të tjera nën­ligjore në fuqi.

3. Të hua­jt nuk mund të orga­ni­zo­jnë, finan­co­jnë, mbësht­esin apo nxisin kri­jimin e partive dhe të orga­ni­zatave, për qël­lime poli­tike, si dhe mbled­hjet dhe man­i­fes­timet, që ceno­jnë integritetin ter­ri­to­r­i­al, rendin dhe sig­ur­inë pub­like në Repub­likën e Shqipërisë.

4. Të hua­jt nuk mund të mar­rin poste drejtuese në admin­is­tratën pub­like.

 

KREU III
HYRJA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

Neni 7
Kushte të përgjithshme për hyr­jen, kalim­in tran­sit dhe dal­jen

1. I hua­ji, i cili ka për qël­lim të hyjë, të dalë ose të kalo­jë tran­sit në Repub­likën e Shqipërisë, duhet të paraqitet në pikën e kalim­it kufi­tar, para punon­jësit të Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, me doku­menta­cionin e mjaftueshëm të udhë­tim­it, në për­puth­je me këtë ligj dhe të plotë­so­jë kushtet, si më poshtë:

a) të ketë një doku­ment të vlef­shëm, të për­cak­tu­ar në këtë ligj, me një afat vlef­sh­mërie të pak­tën 3 muaj para datës së për­fundim­it të saj, ose të mos tejkalo­jë peri­ud­hën prej 3 mua­jsh nga data e lejueshme e qën­drim­it për per­son­at, që kanë të drejtë të hyjnë pa vizë në Repub­likën e Shqipërisë;

b) të ketë një doku­ment kufi­tar, të lëshuar në zba­tim të një mar­rëvesh­je­je ndërkom­bëtare, për qarkul­lim të vogël ndërku­fi­tar;

c) të ketë leje kali­mi, të lëshuar nga orga­ni­zatat ndërkom­bëtare, në kuadër të kry­er­jes së detyrave dhe mision­eve të ngarkuara prej tyre, si Orga­ni­za­ta e Kombeve të Bashkuara, për per­son­elin e vet dhe agjencitë në varësi; nga Bashki­mi Europi­an; nga Këshilli i Europës; NATO-ja, si dhe ndon­jë doku­ment tjetër, që është i vlef­shëm në kuadër të ndon­jë mar­rëvesh­je­je ndërkom­bëtare, të rat­i­fikuar nga Repub­li­ka e Shqipërisë;

ç) të jetë i pajisur me vizë hyrëse, në rast se kërko­het (shoqëru­ar me doku­mente mbështetëse, në bazë të të cilave është lëshuar viza, ose që vërte­to­jnë motivin e hyr­jes) dhe të ketë mjete finan­cia­re, të për­cak­tu­ara në këtë ligj dhe me vendim të Këshillit të Min­is­trave;

d) të jetë i pajisur me leje qën­dri­mi, të lëshuar nga autoriteti qen­dror kom­pe­tent shqip­tar;

dh) të mos jetë sub­jekt i një urdhri largi­mi, largi­mi me for­cë, dëbi­mi apo ndal­i­mi për hyr­je ose qën­drim në Repub­likën e Shqipërisë;

e) të mos për­bëjë kër­cën­im për rendin ose sig­ur­inë pub­like, për sig­ur­inë kom­bëtare, si dhe të mos ceno­jë mar­rëd­hëni­et ndërkom­bëtare të Repub­likës së Shqipërisë me vende të tjera;

ë) të mos jetë shpal­lur per­son i padëshirueshëm, sipas këtij ligji.

2. Në rast tran­si­ti në Repub­likën e Shqipërisë, i hua­ji duhet të paraqesë pro­va se i lejo­het hyr­ja në vendin e des­ti­na­cionit dhe se do të largo­het nga ter­ri­tori shqip­tar.

3. Me për­jash­tim të azilkërkuesve, i mituri nën 18 vjeç aplikon për vizë ose leje qën­dri­mi, si dhe kalon në pikat e kalim­it kufi­tar i shoqëru­ar ose jo nga per­sona mad­horë. Në rastet kur nuk është i shoqëru­ar nga per­son­at mad­horë, apliki­mi dhe kali­mi në pikat e kalim­it kufi­tar bëhet duke qenë i pajisur me leje nga prindërit ose nga kujdestari ligjor.

 

Neni 8
Per­son­at e padëshirueshëm

1. Min­istri i Brend­shëm, për intere­sa të rëndë­sishëm të shtetit, të ren­dit kushtetues dhe atij juridik, të sig­urim­it kom­bë­tar e të ren­dit pub­lik, me urd­hër të argu­men­tu­ar shpall per­son të padëshirueshëm një të huaj në rast se:

a) vepron ose pro­pa­gan­don kundër sovran­itetit të Repub­likës së Shqipërisë, sig­urim­it kom­bë­tar, ren­dit kushtetues dhe ren­dit e sig­urisë pub­like;

b) është dënuar me burgim për një vepër penale, të kry­er me dash­je në Repub­likën e Shqipërisë, për të cilën legjis­la­cioni shqip­tar parashikon një dën­im min­i­mal jo më pak se tre vjet burg;

c) është anë­tar i orga­ni­zatave ter­ror­iste, ose përkrah e kryen veprime anark­iste kundër shtetit ligjor;
ç) është shpal­lur në kërkim nga insti­tu­cione ndërkom­bëtare për krime kundër njerëzim­it, krime lufte ose për krime të tjera të rën­da;

d) për­bën kër­cën­im për vendin, ose cenon mar­rëd­hëni­et e Repub­likës së Shqipërisë me shtete të tjera;
dh) ekzis­to­jnë dyshime të bazuara se do të hyjë ose do të qën­dro­jë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, për të kry­er një krim apo veprime, që për­bëjnë kër­cën­im për Repub­likën e Shqipërisë;
e) është i përf­shirë në krim­in e orga­nizuar, në trafiqe të qenieve njerë­zore, drogë, kalime të paligjshme në/ose nëpër­m­jet Repub­likës së Shqipërisë, si dhe në çdo trafik apo akt tjetër të paligjshëm, sipas të dhë­nave të mar­ra nga insti­tu­cionet përgjegjëse të sig­urisë kom­bëtare.

2. I hua­ji shpal­let “per­son i padëshirueshëm” për një peri­ud­hë jo më pak se dhjetë vjet nga data e shpall­jes dhe i refu­zo­het hyr­ja ose qën­dri­mi në Repub­likën e Shqipërisë gjatë kësaj peri­ud­he.

3. Min­istri i Brend­shëm, me kërkesë të të hua­jit, rishikon kërkesën për hyr­je, vizë ose leje qën­dri­mi, në rast se i hua­ji mad­hor ka kry­er njërin nga aktet e për­men­dura më sipër në moshë të mitur.
4. Kundër urdhrit të Min­istrit të Brend­shëm për shpall­jen e një të hua­ji “per­son i padëshirueshëm”, i hua­ji ose famil­jarët e tij, me qën­drim në Shqipëri, kanë të drejtë të anko­hen në gjykatën e shkallës së parë, bren­da 10 ditëve nga data e mar­rjes dijeni për këtë urd­hër.

 

Neni 9

Refuz­i­mi i hyr­jes

1. Përveç rasteve të përgjithshme, të për­cak­tu­ara në nenin 8 të këtij ligji, Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit refu­zon hyr­jen e të hua­jit, të pajisur ose jo me vizë, në rast se:

a) kanë ndryshuar kushtet konkrete, në bazë të të cilave është bërë i mundur lëshi­mi i vizës ose i lejes së qën­drim­it;

b) i hua­ji është sub­jekt i një urdhri largi­mi, largi­mi me for­cë, dëbi­mi apo është shpal­lur per­son i padëshirueshëm.
2. Refuz­i­mi i hyr­jes së të hua­jit bëhet për një peri­ud­hë mak­si­male deri në 5 vjet. Peri­ud­ha e refuzim­it të hyr­jes, në varësi të shkel­jes që i është bërë këtij ligji, cak­to­het me udhëz­im të për­bashkët të Min­istrisë së Punëve të Jashtme me Min­istrinë e Brend­shme.

3. Refuz­i­mi i hyr­jes bëhet i pavlef­shëm në rast se pushon së ekzis­tu­ari arsye­ja për të cilën ka dalë urdhri i refuzim­it.

4. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit njofton organet e tjera kom­pe­tente për ndal­im­in e hyr­jes dhe të qën­drim­it të të hua­jit.

5. Kundër ankimim­it të refuzim­it, i hua­ji ka të drejtë të anko­het tek organi epror admin­is­tra­tiv bren­da 5 ditëve. Organi epror admin­is­tra­tiv, bren­da 5 ditëve nga data e mar­rjes se ani­mim­it, shqyr­ton ankesën dhe njofton të hua­jin. I hua­ji ka të drejte të anko­het në gjykatën e shkallës së parë bren­da 30 ditëve nga mar­r­ja e njof­tim­it nga organi epror admin­is­tra­tiv.

 

Neni 10
Mjetet finan­cia­re për hyr­je dhe qën­drim

1. I hua­ji, i cili kërkon të qën­dro­jë në Repub­likën e Shqipërisë, duhet të provo­jë se zotëron mjete finan­cia­re të mjaftueshme për hyr­jen dhe qën­drim­in në vend. Për këtë ai duhet të ketë:
a) para shqiptare apo të hua­ja, që mund të shkëm­be­hen në një agjen­ci këm­bi­mi në Repub­likën e Shqipërisë apo for­ma të tjera pagese, që pra­nohen në transak­sionet tregtare në Repub­likën e Shqipërisë (çek, kartë kred­i­ti) ose doku­mente, që i japin të drejtë të tërhe­që para nga një insti­tu­cion finan­ciar në Repub­likën e Shqipërisë (kon­tratë llog­a­rie bankare, librezë depozite), ose deklaratë garan­cie apo garan­ci pasurore, në for­mën e depoz­itës bankare, sipas për­cak­timeve të bëra në pikën 2 të nen­it 12 të këtij ligji, në masën e për­cak­tu­ar me udhëz­im të për­bashkët të Min­istrisë së Punëve të Jashtme dhe Min­istrisë së Brend­shme; një ftesë të bërë nga një per­son fizik ose juridik, shqip­tar apo i huaj, i cili banon në Repub­likën e Shqipërisë prej më shumë se një viti;

b) biletën e udhë­tim­it ose faturën e rez­ervim­it të vendqën­drim­it;

c) çdo provë tjetër të besueshme për këtë qël­lim.

2. Bëjnë për­jash­tim nga kushtet e paraqi­tu­ra në pikën 1 të këtij neni të hua­jt, të cilët kërko­jnë të hyjnë në Repub­likën e Shqipërisë për një peri­ud­hë të shkurtër kohe, për të viz­itu­ar anë­tarët e famil­jes, shte­tas shqip­tarë apo të h uaj, me qën­drim të rreg­ullt në Repub­likën e Shqipërisë, ose që gëzo­jnë sta­tusin e refug­jatit, apo shte­tas të huaj, që kërko­jnë azil për kohën deri në dhënien e vendim­it për­fundim­tar për këtë kërkesë.

 

Neni 11
Fte­sa dhe ftue­si

1. Një per­son fizik ose juridik, shqip­tar ose i huaj, me leje qën­dri­mi të pak­tën njëv­jeçare në Repub­likën e Shqipërisë, i cili ushtron një veprim­tari të rreg­ullt në vend, mund t’i bëjë ftesë një të hua­ji të hyjë në vend, nëse plotë­son kushtet e për­men­dura në këtë nen, sipas for­mës së kërkuar ligjore.
2. Për këtë ftue­si merr angazhim me shkrim që:

a) t’i sig­uro­jë të hua­jit sis­temimin dhe vendqën­drim­in gjatë kohës së qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë;
b) të mbu­lo­jë kos­ton e kujde­sit shën­de­të­sor dhe largimin;

c) të shpër­ble­jë të tretët nga dëmet, që i kanë ard­hur për mospërm­bush­je të detyrimeve, të mar­ra për­sipër në ftesë;

ç) të mbu­lo­jë shpen­zimet e kthim­it në vendin e des­ti­na­cionit, në rast se për të hua­jin është nxjer­rë një urd­hër largi­mi, largi­mi me for­cë ose dëbi­mi dhe ky nuk ka mjete finan­cia­re.

 

Neni 12
Depozi­ta bankare

1. I hua­ji, i cili aplikon për vizë ose për leje qën­dri­mi dhe dyshohet se mund të bëhet bar­rë pub­like, depozi­ton një shumë të cak­tu­ar të hol­lash në llog­a­ri bankare, me qël­lim garan­cie.
2. Kufiri i depoz­itës bankare cak­to­het me urd­hër të për­bashkët të Min­istrit të Brend­shëm dhe të Min­istrit të Finan­cave çdo vit, sipas stan­dard­eve nor­male të jetesës.

3. Depozi­ta e garan­cisë i kthe­het të hua­jit, kur pajiset me leje qën­dri­mi ose nëse largo­het nga ven­di.
4. Kthi­mi i depoz­itës bankare mund të blloko­het me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm deri në për­fundim të lejes së përkohshme të qën­drim­it, por jo më vonë se një vit nga depoz­iti­mi në bankë.

KREU IV
VIZAT DHE LEJET E QËNDRIMIT

SEKSIONI I
VIZAT

 

Neni 13
Llo­jet e vizave

1. Min­is­tria e Punëve të Jashtme pajis me njërën nga llo­jet e vizave të mëposhtme të hua­jin, i cili kërkon të hyjë ose të kalo­jë në Repub­likën e Shqipërisë:

a) Me vizë, me vlef­sh­mëri jo më shumë se pesë vjet, e cila, në varësi të qël­lim­it të hyr­jes dhe të qën­drim­it, mund të jetë:

i) vizë tran­si­ti në aero­port (vizë e tip­it “A”), e cila është me një hyr­je dhe i jep të drejtën mba­jtësit të hyjë dhe të qën­dro­jë në zonën për qarkul­lim ndërkom­bë­tar të aero­por­tit deri në nis­jen e flu­turim­it për në shtetin e des­ti­na­cionit. Lista e shteteve, për të cilat apliko­het kjo vizë, për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave;

ii) vizë tran­si­ti (vizë e tip­it “B”), e cila është me një, dy ose më shumë hyr­je dhe i jep të drejtë mba­jtësit për një ose shumë kalime tran­sit, përmes ven­dit tonë, me afat qën­dri­mi jo më shumë se pesë ditë për çdo kalim;

iii) vizë hyr­je­je qën­dri­mi afat­shkurtër (vizë e tip­it “C”), e cila i jep të drejtë mba­jtësit të hyjë për një qën­drim deri në 90 ditë, bren­da 180 ditëve, duke fil­lu­ar nga data e hyr­jes së parë.
b) Me vizë afat­g­jatë, me vlef­sh­mëri njëv­jeçare (vizë e tip­it “D”), e cila i jep të drejtë mba­jtësit të hyjë një ose më shumë herë dhe të qën­dro­jë deri në 180 ditë.

2. Kriteret, pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni për pajis­jen me vizë, sipas llo­jeve të për­cak­tu­ara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 14
Vizat afat­g­ja­ta

1. Min­is­tria e Punëve të Jashtme pajis me viza afat­g­ja­ta, të tip­it “D”, të hua­jin, i cili hyn në Repub­likën e Shqipërisë për:

a) veprim­tari ekonomike D/AE;

b) veprim­tari pro­fe­sion­ale D/AP;

c) veprim­tari tregtare D/AT;

ç) veprim­tari punësi­mi D/APU;

d) qël­lime studi­mi D/ST;

dh) rib­ashkim famil­jar D/BF;

e) hyr­je në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë si bashkëshort/e dhe fëmi­jë të një shtetasi/e shqiptar/e D/AF;

ë) veprim­tari human­itare ose fetare D/VHF;

f) vizë diplo­matike ose vizë shër­bi­mi D/DS;

g) qël­lime të tjera D/QT;

gj) vizë për qël­lime punësi­mi sti­nor D/PS;

h) vizë për motive human­itare D/H

2. Viza e tip­it “D/PS”, e lëshuar për qël­lime punësi­mi sti­nor, i jep të drejtë mba­jtësit të qën­dro­jë pa ndër­pre­rje, për një peri­ud­hë deri në gjashtë muaj bren­da një viti.

3. Viza e tip­it “D/H”, e lëshuar për motive human­itare, i jep të drejtë mba­jtësit të qën­dro­jë deri në gjashtë muaj bren­da 1 viti.

4. Për pikat 1 dhe 2 të këtij neni, doku­menta­cioni i parashikuar në këtë ligj paraqitet i plotë në dos­jen e aplikim­it në për­faqës­inë diplo­matike përkatëse.

5. Kriteret, pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni për pajis­jen me vizë, sipas llo­jeve të për­cak­tu­ara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 15
Kërke­sa për vizë

1. I hua­ji bën kërkesën për vizë, sipas for­mu­la­rit të cak­tu­ar dhe e dorë­zon pranë për­faqë­sive diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë jashtë shtetit, duke u paraqi­tur per­son­al­isht. Për­jash­ti­mi nga detyri­mi i paraqit­jes per­son­ale bëhet vetëm për raste të veçan­ta, të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2. Në rast se nuk ka për­faqësi shqiptare në vendin e aplikan­tit ose në vendin ku është rezi­dent, kërke­sa bëhet në për­faqës­inë shqiptare të ven­dit fqinj me të.

3 .Nëse nuk ka as në vendin fqinj për­faqësi diplo­matike shqiptare, i hua­ji bën kërkesë në për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë në vendin e parashikuar sipas një liste, e cila për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

4. Sipas mar­rëvesh­jeve dypalëshe, mund t’u dele­go­het nxjer­r­ja e vizës për­faqë­sive të shteteve të tjera.
5. Skadi­mi i vlef­sh­mërisë së vizës duhet të jetë jo më vonë se tre muaj para skadim­it të vlef­sh­mërisë së pas­aportës.

 

Neni 16
Lëshi­mi i vizës nga autoritetet kom­pe­tente

1. I hua­ji, i cili kërkon të hyjë në Repub­likën e Shqipërisë, pajiset me vizë nga Min­is­tria e Punëve të Jashtme dhe nga njësitë diplo­matike dhe kon­sul­lore të Repub­likës së Shqipërisë jashtë shtetit, duke e stam­puar vizën në doku­mentin e udhë­tim­it, me qël­lim që të lejo­het hyr­ja në Repub­likën e Shqipërisë.

2. Autoritetet kom­pe­tente, për­para se të lësho­jnë vizën, ver­i­fiko­jnë nëse i hua­ji përm­bush kriteret e hyr­jes, të për­cak­tu­ara në këtë ligj, si dhe nëse nuk bën pjesë në kat­e­gor­inë e per­son­ave, të cilëve u refu­zo­het hyr­ja në Repub­likën e Shqipërisë, duke u kon­sul­tu­ar me Min­istrinë e Brend­shme dhe me Shër­bimin Infor­ma­tiv të Shtetit.

3. Bashkëpuni­mi ndër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme, Min­istrisë së Brend­shme dhe Shër­bim­it Infor­ma­tiv të Shtetit për­cak­to­hen me udhëz­im të për­bashkët të këtyre insti­tu­cion­eve.

4. For­ma, përm­ba­jt­ja dhe ele­mentet e sig­urisë së vizës pul­lë për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 17
Lëshi­mi i vizës nga Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit

Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, mund të lësho­jë viza për inter­vale kohore (por jo për zgjat­je vize) prej 15 ditësh, për rastet e vizave me afat të shkurtër dhe për 5 ditë, për vizat tran­sit, në raste të cak­tu­ara, si më poshtë:

a) në kushte emergjence, shkak­tu­ar nga fatke­qësi naty­rore, përm­byt­je apo aksi­dente;

b) në raste vdek­je­je, sëmund­jesh të rën­da, të vërte­t­u­ara me doku­mente përkatëse;

c) në rast fatke­qësie, kur, për shkak të një defek­ti teknik, moti të keq apo rreziku nga ndon­jë sulm ter­ror­ist, ekuipazhi i ani­jeve ose avionëve duhet të futet në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
ç) në rastet e mari­narëve të huaj, të cilët kërko­jnë leje për t’u imbarkuar apo riim­barkuar, për t’u kthy­er në vendin e tyre pas mbarim­it të kon­tratës së punës, si dhe në rastet e ndryshim­it të ekuipazhit;
d) sipas kërkesës së Min­istrisë së Punëve të Jashtme, për rastet e intere­save shtetërorë dhe të detyrimeve ndërkom­bëtare.

 

Neni 18

Viza për të mitu­rit

1. I mituri pajiset me vizë vet­jake, pasi për të ka aplikuar prin­di, që e ka në ngarkim ose në kujdestari ligjore.

2. I mituri, i cili, për arsye të ndryshme, nuk është pajisur me pas­aportë vet­jake, viza i shëno­het në vizën e prindit ose të kujdestar­it ligjor, në pas­aportën e të cilit i mituri është regjistru­ar.

 

Neni 19
Anuli­mi, pavlef­sh­mëria dhe refuz­i­mi i vizës

1. Viza mund të anu­lo­het dhe të shpal­let e pavlef­shme nga ambasa­dat apo zyrat kon­sul­lore të Repub­likës së Shqipërisë jashtë shtetit ose nga zyra kon­sul­lore e Min­istrisë së Punëve të Jashtme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë për shkaqet e mëposhtme:

a) në rast se në çastin e hyr­jes dhe gjatë qën­drim­it i hua­ji nuk përm­bush më kushtet, për të cilat është lëshuar viza, ose qël­li­mi, për të cilin është lëshuar ajo, ka ndryshuar apo nuk ekzis­ton më;

b) viza është lëshuar në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat ligjore në fuqi;
c) në rast se i hua­ji ka paraqi­tur të dhë­na të rreme ose doku­mente të fal­si­fikuara për mar­rjen e vizës;
ç) në rast se viza i është lëshuar gabimisht per­son­it;

d) në rast se i hua­ji është shpal­lur “per­son i padëshiru­ar” më vonë nga data e lëshim­it të vizës;

dh) në rast se, në mënyrë të përsërit­ur, i hua­ji nuk respek­ton rreg­ul­lat e ven­do­sura nga autoritetet doganore dhe nga Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, për kalim të kufir­it shtetëror.

2. Anuli­mi i vizës i komu­niko­het per­son­it men­jëherë, duke ven­do­sur në doku­mentin e tij të udhë­tim­it, ku është stam­puar viza, mbishkrim­in “ANULUAR”.

3. Viza mund të anu­lo­het edhe nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Kufir­it dhe Migra­cionit, në rastet kur ajo është lëshuar sipas nen­it 16 të këtij ligji.

4. Të hua­jit, të cilit i refu­zo­het dhë­nia, i anu­lo­het ose i shpal­let e pavlef­shme viza, i nji­het e drej­ta e ankim­it admin­is­tra­tiv dhe gjyqë­sor.

5. Page­sa për vizën, në fakt, është pagesë për aplikimin për vizë dhe nuk kthe­het në rastet e refuzim­it të saj.

6. Në rastet e anulim­it ose të pavlef­sh­mërisë së vizës, kur i hua­ji ndod­het në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, ai tra­j­to­het sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 20
Hyr­ja pa vizë

Të hua­jt, të cilët janë shte­tas të shteteve, me të cilat Repub­li­ka e Shqipërisë ka mar­rëvesh­je dypalëshe ose ka një qën­drim të njëan­shëm të Repub­likës së Shqipërisë, që i për­jash­ton nga detyri­mi për t’u pajisur me vizë, kanë të drejtë të hyjnë dhe të qën­dro­jnë në vend për një afat të shumtën deri në 90 ditë bren­da 180 ditëve nga hyr­ja e parë. Ata duhet të paraqiten pranë Drej­torisë Rajonale të Kufir­it dhe Migra­cionit bren­da 30 ditëve, pasi kanë hyrë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 21
Vizat diplo­matike dhe të shër­bim­it

1. Anë­tarët e trupit diplo­matik dhe kon­sul­lor, të akred­i­tu­ar nga shtetet e hua­ja në Repub­likën e Shqipërisë (ash­tu si dhe famil­ja e tyre, bashkëshortja/i, part­neri civ­il, djemtë deri në moshën 21 vjeç dhe vajzat deri në moshën 25 vjeç) apliko­jnë për vizë pranë për­faqë­sive diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, sipas lis­tave të mirat­u­ara të vendeve. Ata për­fi­to­jnë vizë qën­dri­mi afat­shkurtër 90 ditë bren­da 180 ditëve. Kjo vlen, me për­jash­tim të rasteve kur me mar­rëvesh­je dypalëshe është ven­do­sur ndryshe.

2. Për më tej, Pro­tokol­li i Shtetit pranë Min­istrisë së Punëve të Jashtme i pajis ata me leje qën­dri­mi diplo­matike, me vlef­sh­mëri gjatë të gjithë kohës së akred­itim­it.

3. Të njëjtin regjim vizash dhe pajis­je me leje qën­dri­mi diplo­matike për­fi­to­jnë dhe për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave ndërkom­bëtare, që kanë mar­rëvesh­je të veçan­ta me Repub­likën e Shqipërisë.

SEKSIONI II
LEJET E QËNDRIMIT

 

Neni 22
Pajis­ja me leje qën­dri­mi

1. I hua­ji, i cili qën­dron në Repub­likën e Shqipërisë me një vizë qën­dri­mi afat­g­jatë, të tip­it “D”, ose ai që hyn pa vizë, bren­da afat­eve të për­cak­tu­ara në këtë ligj, për qën­drim­in e të hua­jve që hyjnë pa vizë, i bën një kërkesë Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, për t’u pajisur me leje qën­dri­mi ose për ta ripërtërit­ur atë. Motivi i lejes së qën­drim­it duhet të për­pu­thet me motivin e vizës, me të cilën shte­tasi i huaj ka hyrë në Repub­likën e Shqipërisë.

2. Autoriteti shtetëror qen­dror përgjegjës për tra­j­timin e të hua­jve mira­ton lejen e qën­drim­it, ndër­sa autoriteti shtetëror përgjegjës në niv­el rajonal/vendor për tra­j­timin e të hua­jve pajis të hua­jin me lejen e qën­drim­it.

3. Leja e qën­drim­it jepet me një afat:

a) 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, e cila mund të ripërtëri­het jo më shumë se 5 herë rad­hazi;

b) 2 vjet, e cila mund të ripërtëri­het jo më shumë se një herë;

c) e përher­shme, në rast se i hua­ji ka pasur qën­drim të ligjshëm për 5 vjet rad­hazi në Shqipëri dhe ka lid­hje ose veprim­tari të qën­drueshme në vend.

4. For­mati i lejes së qën­drim­it mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 23

Pajis­ja me leje të përkohshme qën­dri­mi

1. I hua­ji pajiset me leje të përkohshme qën­dri­mi, e cila është e vlef­shme për peri­ud­hën e për­cak­tu­ar në aplikim, por jo më shumë se një vit kur apliko­het për herë të parë.

2. I hua­ji i pajisur me leje të përkohshme qën­dri­mi, i cili largo­het përko­hë­sisht nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, ka të drejtë për të rihyrë në vend bren­da afatit të lejes së qën­drim­it.

3. Leja e përkohshme e qën­drim­it për qël­lim studi­mi jepet me afat mak­si­mal deri në një vit dhe ripërtëri­het aq herë sa është e nevo­jshme, për të për­fun­d­uar peri­ud­hën e studimeve. Pas për­fundim­it të studimeve, në rastet kur kërko­het kon­sid­er­atë e veçan­të, leja e përkohshme e qën­drim­it për qël­lime studi­mi mund të ripërtëri­het si leje për qël­lime punësi­mi.

4. Ka të drejtë të apliko­jë për leje të përkohshme qën­dri­mi bashkëshort­ja e të hua­jit, që ka sta­tusin e refug­jatit dhe qën­dron prej të pak­tën një viti në Repub­likën e Shqipërisë, përf­shirë edhe fëmi­jët deri në 18 vjeç dhe, në rastin kur ata janë stu­den­të, deri në 27 vjeç.

Neni 24
Kërke­sa për pajis­je me leje qën­dri­mi dhe ripërtërit­jen e saj

1. I hua­ji paraqet, bren­da 30 ditëve për­para për­fundim­it të afatit të qën­drim­it, kërkesën për lëshimin ose ripërtërit­jen e lejes së përkohshme të qën­drim­it, duke plotë­suar for­mu­la­rin stan­dard dhe listën e doku­menteve të për­cak­tu­ara me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2. For­mu­la­ri i kërkesës përm­ban të dhë­nat per­son­ale të të hua­jit, shtetës­inë e tij (sta­tusi nëse është pa shtetësi), të dhë­na të tjera të pas­aportës, kual­i­fikimet arsi­more, pro­fe­sion­in, gjend­jen civile, qël­lim­in, vendin dhe mjetet finan­cia­re, arsyet për qën­drim­in e tij të plan­i­fikuar, të dhë­nat e regjistrim­it të autom­jetit (kur gjatë qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë ka në për­dorim një autom­jet të regjistru­ar në një vend jashtë Shqipërisë), si dhe një cer­ti­fikatë mjekë­sore, që deklaron se i hua­ji nuk vuan nga ndon­jë sëmund­je, që mund të për­bëjë rrezik për shën­detin pub­lik, dësh­mi penaliteti të legal­izuar.

3. Autoritetet përgjegjëse të kufir­it dhe migra­cionit bren­da 30 ditëve shqyr­to­jnë kërkesën për pajis­jen ose ripërtërit­jen e lejes së qën­drim­it.

4. Gjatë shqyr­tim­it të kërkesës, i hua­ji pajiset me një leje provi­zore, e cila zëvendë­son kre­jtë­sisht, në for­më dhe funk­sion, lejen, për të cilën ka aplikuar i hua­ji dhe dorë­zo­het në çastin e mar­rjes së lejes së qën­drim­it. For­mati i lejes provi­zore të qën­drim­it mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 25
Refuz­i­mi i lëshim­it ose ripërtërit­jes së lejes së qën­drim­it

1. Lëshi­mi ose ripërtërit­ja e lejes së qën­drim­it mund të refu­zo­het ose të tërhiqet nëse:

a) i hua­ji nuk ka arrit­ur ta dorë­zo­jë kërkesën bren­da datës së për­cak­tu­ar, duke mos pasur arsye që të jus­ti­fiko­jë moskry­er­jen e këtij vepri­mi;

b) i hua­ji nuk është në gjend­je të vërte­to­jë se plotë­son kushtet e kërkuara për qën­drim, sipas kritereve të kërkuara;

c) i hua­ji vuan nga një sëmund­je, që vë në rrezik shën­detin pub­lik, ose nuk ka vepru­ar në për­puth­je me legjis­la­cionin shqip­tar në fuqi, për kujdesin shën­de­të­sor, gjatë qën­drim­it të tij në Shqipëri;
ç) ekzis­to­jnë kushtet për të urd­hëru­ar largimin e tij;

d) i hua­ji është bërë sub­jekt i largim­it ose i ndalim­it të hyr­jes apo të qën­drim­it;

dh) është zgjid­hur marte­sa, në rast se i hua­ji ka për­fi­tu­ar lejen e qën­drim­it për shkak të bashkim­it famil­jar;
e) qël­li­mi i qën­drim­it ka ndryshuar ose ka dësh­tu­ar, me për­jash­tim të dis­poz­i­tave të për­cak­tu­ara në pikën 2 të këtij neni.

2. Në rrethana të jashtëza­kon­shme, leja e qën­drim­it mund të ripërtëri­het, nëse qël­li­mi i qën­drim­it ka ndryshuar për shkak të tra­j­tim­it mjekë­sor, rib­ashkim­it famil­jar ose për ndon­jë arsye tjetër, që kërkon vlerësim të veçan­të.

3. For­mati i refuzim­it të lejes së qën­drim­it mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

 

Neni 26
Pajis­ja me leje të përher­shme qën­dri­mi

1. I hua­ji pajiset me leje të përher­shme qën­dri­mi, në rast se përm­bush kushtet si më poshtë:

a) ka qën­dru­ar në mënyrë të ligjshme e të rreg­ullt në Repub­likën e Shqipërisë për të pak­tën 5 vjet nga hyr­ja e tij, përveç rasteve kur ka qën­dru­ar për qël­lime studi­mi, ka të garan­tu­ar vendqën­drim­in dhe jetesën në Shqipëri, si dhe kundër tij nuk ekzis­to­jnë arsye të refuzim­it të hyr­jes ose të qën­drim­it, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji;

b) i lejo­het qën­dri­mi për arsye të veçan­ta, me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm;

c) është per­son, që ka për­fi­tu­ar azil në Repub­likën e Shqipërisë.

2. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, regjistron lejen e përher­shme të qën­drim­it në doku­mentin e udhë­tim­it të të hua­jit, i cili ka të drejtë të largo­het nga ter­ri­tori i ven­dit dhe të rik­the­het përsëri.

3. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, kon­trol­lon të pak­tën një herë në dy vjet kushtet e qën­drim­it të të hua­jit, të pajisur me leje qën­dri­mi të përher­shme.

Neni 27

Kërke­sa për leje të përher­shme qën­dri­mi

1. I hua­ji vetë ose një anë­tar mad­hor i famil­jes paraqet kërkesën për leje të përher­shme qën­dri­mi te Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, ku ka vendqën­drim­in.

2. Kërke­sa për leje të përher­shme qën­dri­mi përm­ban:

a) të dhë­nat per­son­ale dhe doku­mentet, që vërte­to­jnë shtetës­inë e tij (sta­tusin pa shtetësi);

b) cer­ti­fikatën e lind­jes dhe të martesës, një vendim gjykate, që vërte­ton zgjid­hjen e martesës, një doku­ment origji­nal, që vërte­ton se aplikan­ti i mitur nuk ka penge­sa ligjore për qën­drim­in e tij jashtë shtetit;

c) dësh­mi penaliteti, të lëshuar jo më herët sesa gjashtë muaj për­para dorëzim­it të kërkesës:

ç) vërte­tim mjekë­sor zyr­tar, ku deklaro­het se nuk vuan nga ndon­jë sëmund­je, që për­bën rrezik për shën­detin pub­lik, të lëshuar jo më herët se tre muaj për­para bër­jes së kërkesës;

d) doku­mente, që vërte­to­jnë kual­i­fikimet arsi­more ose pro­fe­sion­ale;

dh) doku­mente, që vërte­to­jnë sis­temimin dhe jetesën e për­sh­tat­shme në Repub­likën e
Shqipërisë.
e) doku­mente, që vërte­to­jnë arsyen pse të hua­jit i është dhënë leje qën­dri­mi deri në çastin e kërkesës, të tilla, si vendi­mi i shkur­tu­ar i autoritetit kom­pe­tent për refug­jatët për njo­hjen e një per­soni si refug­jat apo per­son, në mbro­jt­je të Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 28
Refuz­i­mi i lëshim­it të lejes së përher­shme të qën­drim­it

Të hua­jit i refu­zo­het lëshi­mi i lejes së përher­shme të qën­drim­it në rast se:

a) nuk ka të garan­tu­ar sis­temimin dhe jetesën në Repub­likën e Shqipërisë;

b) ndaj tij ka fil­lu­ar një pro­ced­im penal nga organet e drejtë­sisë shqiptare ose është në kërkim, për shkak të një pro­ce­dure penale, apo ndaj tij ka dos­je penale, e cila nuk është mbyl­lur;

c) qën­dri­mi i tij në vend do të për­bënte kër­cën­im për sig­ur­inë kom­bëtare ose rendin dhe sig­ur­inë pub­like;
ç) vuan nga një sëmund­je, që për­bën rrezik për shën­detin pub­lik, përveç rastit kur bën kërkesë për leje të përher­shme qën­dri­mi, për qël­lim rib­ashki­mi famil­jar me bashkëshort­in ose fëmi­jën e mitur, të cilët kanë shtetësi shqiptare dhe jeto­jnë në Repub­likën e Shqipërisë, si dhe në rast se merr tra­j­tim mjekë­sor të detyru­ar dhe sis­tem­atik.

 

Neni 29
Heq­ja e lejes së qën­drim­it

1. Të hua­jit mund t’i hiqet leja e përkohshme e qën­drim­it në rast se:

a) ka paraqi­tur të dhë­na ose fak­te të rreme për lëshimin e lejes;

b) kanë ndryshuar kushtet, në bazë të të cilave është lëshuar leja, në mënyrë të tillë që bëjnë të pamundur qën­drim­in dhe nuk kanë kalu­ar pesë vjet nga lëshi­mi i lejes së parë të qën­drim­it;

c) është sub­jekt dëbi­mi ose për të është urd­hëru­ar ndal­i­mi i hyr­jes dhe i qën­drim­it;

ç) është lëshuar për shkak të rib­ashkim­it famil­jar dhe marte­sa është zgjid­hur bren­da tre vjetëve nga mar­r­ja e lejes (jo për shkak të vdek­jes së bashkëshort­it), si dhe kanë pushuar të drej­tat për kujdestari prindërore, me për­jash­tim të rastit kur i hua­ji ka qën­dru­ar në Repub­likën e Shqipërisë me leje qën­dri­mi për të pak­tën 5 vjet;

d) prindit, që ka kujdes­ta rinë ligjore, i është hequr leja e qën­drim­it dhe të mitu­rit nuk i garan­to­het qën­dri­mi nga prin­di tjetër kujdestar ligjor;

dh) në rastin e rib­ashkim­it famil­jar, bashkëshortja/i me shtetësi shqiptare i/e të hua­jit është larguar nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, me qël­lim qën­dri­mi të përher­shëm jashtë, ose kur leja e qën­drim­it të bashkëshort­it të huaj ka për­fun­d­uar.

2. Në rast se i hua­ji është larguar nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë për një peri­ud­hë, pa ndër­pre­rje, më shumë se 6 muaj, atëherë leja e përkohshme e qën­drim­it vlerë­so­het e për­fun­d­uar me kalim­in e afatit të vlef­sh­mërisë.

 

Neni 30
Të drej­tat e banorëve të përher­shëm

1. Të hua­jt e pajisur me leje të përher­shme qën­dri­mi quhen rezi­den­të të përher­shëm dhe duhet të regjistro­hen në gjend­jen civile. Ata pajisen, nëse plotë­so­jnë kriteret, me kartë iden­titeti dhe pas­aportë për të hua­jt, si dhe mund të punë­so­hen, vetëpunë­so­hen ose të mer­ren me veprim­tari biz­ne­si drejt­për­drejt, pa pasur nevo­jë të pajisen me leje punësi­mi.

2. Banorët e përher­shëm kanë të drej­ta për arsim­im dhe për­fitime nga ske­ma e sig­urimeve shoqërore, njël­loj si shte­t­a­sit shqip­tarë, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi në këtë fushë.

3. For­mati i kartës së iden­titetit dhe i pas­aportës për të hua­jt për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 31
Pajis­ja me leje qën­dri­mi në raste për­jash­ti­more

1. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, për motive human­itare, pajis me leje të përkohshme qën­dri­mi të hua­jin, edhe nëse kushtet e qën­drim­it, të për­cak­tu­ara në nenin 22 të këtij ligj, nuk plotë­so­hen, në rast se i hua­ji:

a) ka paraqi­tur për­para autoriteteve të azilit një kërkesë për t’u njo­hur si refug­jat;

b) është vik­timë e trafikim­it dhe ka nevo­jë për mbro­jt­je të përkohshme;

c) ka bashkëpunuar ose pra­non të bashkëpuno­jë me organet e drejtë­sisë, me propoz­im të organ­eve shtetërore ose të atyre të sig­urisë kom­bëtare;

ç) është për­cak­tu­ar nga autoritetet kom­pe­tente se është per­son pa shtetësi;

d) ka lin­dur në Repub­likën e Shqipërisë dhe ka mbe­tur pa kujdestari ligjore, sipas legjis­la­cionit shqip­tar, por nuk e ka fitu­ar shtetës­inë shqiptare apo të drejtën e qën­drim­it për motive të tjera.

2. I hua­ji, të cilit i jepet leje e përkohshme qën­dri­mi, sipas pikës 1 të këtij neni, gëzon të drej­tat e garan­tu­ara për të hua­jt, që kanë leje qën­dri­mi të përkohshme, sipas pro­ce­du­rave nor­male.

Ai bashkëpunon me organet kom­pe­tente për për­cak­timin e iden­titetit të vet, por munge­sa e provës, që vërte­ton iden­titetin, nuk mjafton si bazë për refuz­imin e lëshim­it të lejes së përkohshme të qëndrimit.I hua­ji për­fi­ton kujdes shën­de­të­sor, ndih­më finan­cia­re dhe mbështet­je, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.

 

Neni 32
Rib­ashki­mi famil­jar

1. I hua­ji, i pajisur me leje qën­dri­mi, i cili qën­dron dhe punon në Repub­likën e Shqipërisë, mund të bëjë kërkesë pranë Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, për të sjel­lë famil­jen, për efekt të rib­ashkim­it famil­jar, nëse plotë­son kushtet e mëposhtme:

a) ka hyrë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji;

b) qën­dron prej jo më pak se 1 viti në Repub­likën e Shqipërisë;

c) sig­uron jetesën, në mënyrë të rreg­ullt, në Repub­likën e Shqipërisë nga të ard­hu­rat apo pronat e bashkëshort­it, që qën­dron në Repub­likën e Shqipërisë ose, në rastin e të miturve, nga të ard­hu­rat apo pronat e prindërve;

ç) derdh kon­tribute në sig­urimet shën­de­të­sore, për të mbu­lu­ar shër­bimet e kujde­sit shën­de­të­sor;

d) garan­ton mjedise dhe kushte të për­sh­tat­shme qën­dri­mi për famil­jen;

dh) paraqet doku­menta­cionin, sipas për­cak­timeve të vendim­it të Këshillit të Min­is­trave.

2. Leja e qën­drim­it për rib­ashkim famil­jar jepet për një peri­ud­hë kohe jo më shumë se leja e qën­drim­it të per­son­it, i cili bën kërkesën për rib­ashkim famil­jar.

3. Në rast se i refu­zo­het dhë­nia e lejes për rib­ashkim famil­jar, i hua­ji ka të drejtë të anko­het pranë min­istrit bren­da 15 ditëve nga data e mar­rjes së njof­tim­it me shkrim.

 

Neni 33
Rreg­ul­la të përgjithshme për famil­jen e huaj

1. Legjis­la­cioni shqip­tar njeh dhe garan­ton rib­ashkimin famil­jar, që rrjedh vetëm nga një martesë e të hua­jit, ajo për të cilin ai aplikon për herë të parë për rib­ashkim famil­jar.

2. Të gjithë anë­tarët e famil­jes së të hua­jit gëzo­jnë të njëj­tat të drej­ta dhe detyrime, që rrjed­hin nga ky ligj, njël­loj edhe si vetë i hua­ji.

3. Anë­tarët e famil­jes së të hua­jit në moshë mad­hore, të cilët kanë hyrë në Repub­likën e Shqipërisë, për efekt të rib­ashkim­it famil­jar, kanë të drejtë të apliko­jnë vetë për leje qën­dri­mi, në qoftë se qën­dro­jnë prej jo më pak se 5 vjet në Shqipëri.

4. I mituri, i cili ka hyrë në Repub­likën e Shqipërisë për shkak të rib­ashkim­it famil­jar, kur mbush moshën mad­hore, aplikon në mënyrë të pavarurn­ga anë­tarët e famil­jes, për t’u pajisur me leje qën­dri­mi në Repub­likën e Shqipërisë.

5. Në rast se pas hyr­jes marte­sa zgjid­het, ose bashkëshorti vdes, të hua­jit nuk i zgjatet leja e qën­drim­it, me për­jash­tim të rastit kur nga marte­sa ka lin­dur fëmi­jë me shtetësi shqi ptare dhe bashkëshorti është kujdestar ligjor, apo kur atij i është lëshuar një leje e përkohshme qën­dri­mi dyv­jeçare që për­para zgjid­hjes së martesës.

6. I hua­ji, i pajisur me leje të përkohshme qën­dri­mi, i cili ka lin­dur një fëmi­jë në Repub­likën e Shqipërisë, njofton Policinë Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, për aktin e lind­jes bren­da 30 ditëve, e cila lëshon leje të përkohshme qën­dri­mi për fëmi­jën, pa mar­rë parasysh kushtet e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni.

 

Neni 34
Rib­ashki­mi famil­jar i të hua­jit me një shtetas/e shqiptar/e

Leje qën­dri­mi për të hua­jin, i cili mar­to­het me një shtetas/e shqiptar/e.

1. Të hua­jit, i cili është bashkëshort i një shtetasi/e shqiptar/e, i garan­to­het leje qën­dri­mi me afat jo më shumë se një vit për herë të parë, pa pasur nevo­jë të paraqesë leje pune. Kjo leje qën­dri­mi ripërtëri­het më pas për një peri­ud­hë dyv­jeçare dhe ka vlerë juridike edhe për të miturin nën 18 vjeç, i cili nuk është i mar­tu­ar dhe për të cilin i hua­ji është kujdestar ligjor.

2. Nuk do të pajiset me leje qën­dri­mi i hua­ji ose, kur është pajisur me të, i anu­lo­het leja e qën­drim­it, nëse provo­het se marte­sa është bërë me qël­lim që të anashkalo­hen detyrimet e këtij ligji, në mënyrë që i hua­ji të për­fi­to­jë leje qën­dri­mi apo shtetës­inë shqiptare. Kjo martesë vlerë­so­het se është bërë për këtë qël­lim kur është e pamundur për bashkëshort­ët të jeto­jnë dhe të komu­niko­jnë së bashku, ose njëri bashkëshort nuk njeh të dhë­nat per­son­ale të tjetrit.

 

Neni 35
Anuli­mi i lejes së qën­drim­it për shkak të rib­ashkim­it famil­jar

Autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit anu­lon lejen e qën­drim­it për të hua­jin, i cili e ka mar­rë atë për shkak të rib­ashkim­it famil­jar, në rast se zbu­lo­het se i hua­ji aplikues ose për­fitue­si:
a) ka lid­hur një martesë fik­tive, për për­fitimin e lejes së qën­drim­it;

b) ka mashtru­ar në paraqit­jen e të dhë­nave ose ka paraqi­tur të dhë­na të rreme.

 

Neni 36
Leja e përher­shme e qën­drim­it për raste të veçan­ta

1. I hua­ji, i cili zotëron një leje të përkohshme qën­dri­mi dhe bashkë­je­ton me famil­jen, pajiset me leje të përher­shme qën­dri­mi, me kusht që:

a) të ketë hyrë në Repub­likën e Shqipërisë për shkak të rib­ashkim­it famil­jar dhe të ketë jet­u­ar ligjër­isht me një shtetas/e shqiptar/e ose të huaj, që ka leje të përher­shme qën­dri­mi;

b) të ketë prindërit ose gjyshërit me shtetësi shqiptare;

c) fëmi­ja të ketë lin­dur në Repub­likën e Shqipërisë, me prindër që kanë leje të përher­shme qën­dri­mi, pa mar­rë parasysh kriteret, që duhet të plotë­so­hen për t’u pajisur me leje qën­dri­mi.

2. Të hua­jit, i cili sëmuret ose bëhet i paaftë pas pajis­jes me leje qën­dri­mi, nuk mund t’i refu­zo­het ripërtërit­ja e lejes së përkohshme, për këtë shkak dhe as nuk mund t’i hiqet leja e përher­shme e qën­drim­it.
3. Doku­menta­cioni dhe pro­ce­du­rat për mar­rjen e lejes së përher­shme të qën­drim­it, për raste të veçan­ta, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 37
Leja e qën­drim­it për qël­lime studi­mi

1. I hua­ji, i cili ka hyrë dhe qën­dron në Shqipëri për qël­lime studi­mi, pranë një insti­tu­cioni arsi­mor të licen­cuar nga shteti shqip­tar, ka të drejtë të apliko­jë për leje qën­dri­mi, sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara në nenin 22 të këtij ligji.

2. I hua­ji, që ndjek studimet e lar­ta ose merr pjesë në tra­jn­ime apo prak­tikë pro­fe­sion­ale, pajiset me leje qën­dri­mi, me afat jo më shumë se një vit, kur lëshohet për herë të parë dhe mund të shty­het çdo herë me një vit deri në për­fundimin e studimeve apo të prak­tikës.

3. I hua­ji duhet të provo­jë se është pran­uar nga insti­tu­cioni arsi­mor dhe se disponon mjete finan­cia­re të mjaftueshme për jetesën në Repub­likën e Shqipërisë gjatë studimeve.

4. Doku­menta­cioni dhe pro­ce­du­rat e lejes së qën­drim­it, për qël­lime studi­mi, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 38
Leja e qën­drim­it për trupin diplo­mat­ic

Min­is­tria e Punëve të Jashtme pajis me leje qën­dri­mi edhe famil­jarët e pjesë­tarëve të për­faqë­sive diplo­matike ose kon­sul­lore në Shqipëri, sipas për­cak­tim­it të bërë në pikën 1 të nen­it 21 të këtij ligji, si dhe shtyn afatin e lejeve të përkohshme të qën­drim­it të tyre.

KREU V
LEJET E PUNËS

 

Neni 39
Për­jash­ti­mi nga detyri­mi i pajis­jes me leje pune

1. Për­jash­to­hen nga detyri­mi për t’u pajisur me leje pune sub­jek­tet e mëposhtme:

a) kon­sulen­të apo këshill­tarë pranë insti­tu­cion­eve qen­drore shtetërore;

b) misione asis­tence teknike, pranë insti­tu­cion­eve qen­drore, nga orga­ni­za­ta ndërkom­bëtare;

c) për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave ndërkom­bëtare me sta­tus diplo­matik;

ç) i hua­ji, që gëzon priv­i­leg­je dhe imu­nitete, diplo­matike dhe kon­sul­lore, sipas së drejtës ndërkom­bëtare;
d) per­son­eli i trans­portit ndërku­fi­tar të mall­rave dhe njerëzve, kur ato nuk qën­dro­jnë në ter­ri­torin shqip­tar më shumë se tre muaj dhe selitë e të cilave janë regjistru­ar jashtë ven­dit;

dh) i hua­ji, pjesë­tar i for­cave ushtarake apo i një njësie civile të një anë­tari të NATO‑s;

e) per­soni, që mban më shumë se një shtetësi, njëra prej të cilave është ajo shqiptare;

ë) për­faqë­sues të mas medias, reporterë apo kor­re­spon­den­të të huaj, të akred­i­tu­ar në Repub­likën e Shqipërisë, që puno­jnë për një punëd­hënës të huaj;

f) per­sona, që nego­cio­jnë për një mar­rëvesh­je apo përku­jde­sen për një pavi­jon në një panair, me kohëzg­jat­je deri në një muaj;

g) per­sona, që instalo­jnë makiner­itë apo kon­struk­sionet, që dorë­zo­hen nga një shoqëri e huaj dhe bëjnë shër­bimin e riparim­in e makiner­ive, si dhe tra­jn­imin e punon­jësve, shqip­tarë ose të huaj, për shfry­tëz­imin e tyre, deri në një muaj;

gj) drejtue­sit krye­sorë të orga­ni­zatave jofitim­prurëse, të cilët nuk shpër­ble­hen për punën e tyre;

h) për­faqë­sues të insti­tu­cion­eve apo fon­da­cion­eve fetare dhe human­itare, të njo­hu­ra dhe të regjistru­ara në organet përgjegjëse të shtetit shqip­tar, të cilët nuk shpër­ble­hen për punën e tyre;

i) pjesë­tarë të ekuipazheve të ani­jeve apo të avionëve, me qën­drim të përkohshëm deri në tre muaj në Repub­likën e Shqipërisë;

j) viz­itorë biz­ne­si, që qën­dro­jnë më pak se një muaj në Repub­likën e Shqipërisë;

k) lek­torë, studi­ues apo spe­cial­istë të huaj, që vijnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në kuadër të mar­rëvesh­jeve dypalëshe qever­itare apo të vetë insti­tu­cion­eve arsi­more.

2. Pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni për për­jash­timin e sub­jek­teve të për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni, nga detyri­mi për t’u pajisur me leje pune, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 40
Nevo­jat e tregut të punës për punë­mar­rësit

1. Leja e punës për të hua­jin, si punë­mar­rës, lëshohet duke mba­j­tur parasysh zhvil­limet dhe nevo­jat e tregut të punës në Repub­likën e Shqipërisë, pas tes­tim­it të ven­dit të lirë të punës.

2. Autoriteti shtetëror përgjegjës, për­para mira­tim­it të kërkesës së një të hua­ji për plotësimin e një ven­di të lirë pune, duhet të bëjë vlerësimin, nëse ky vend mund të zihet nga:

a) punëkërkues të papunë shqip­tarë;

b) të huaj, anë­tarë të famil­jes së shte­tasve shqip­tarë;

c) anë­tarë të famil­jes së të hua­jit, me qën­drim të rreg­ullt në Repub­likën e Shqipërisë;

ç) shte­tas të shteteve anëtare të BE-së ose të vendeve, me të cilat Repub­li­ka e Shqipërisë ka nën­shkru­ar mar­rëvesh­je dy apo shumë­palëshe;

d) të huaj, që gëzo­jnë për­parësi për përf­shir­je në tre­gun shqip­tar të punës, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji;

dh) të huaj me qën­drim të ligjshëm në Repub­likën e Shqipërisë dhe që ushtro­jnë ose kanë ushtru­ar veprim­tari të ligjshme, pa ndër­pre­rje, në Repub­likën e Shqipërisë, për më shumë se dy vjet, bren­da pesë viteve paraard­hëse.

3. Për­jash­tim nga rreg­ul­li i për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij neni gëzo­jnë të hua­jt, të cilët kanë aplikuar për leje pune, në mënyrë të vazh­dueshme, për një peri­ud­hë dyv­jeçare.

4. Kërke­sa për plotësimin e një ven­di të lirë pune bëhet pub­like nga punëd­hënësi apo autoritetet shtetërore përgjegjëse, për një peri­ud­hë të pak­tën katër­ja­vore.

5. Autoriteti shtetëror përgjegjës për­cak­ton rad­hën e shqyr­tim­it të para­pëlqy­er, për­parësitë e kërkue­sit dhe paraqit­jen kro­nologjike të kërkesës, në rastet kur kërke­sat për vende të lira pune tejkalo­jnë num­rin e vendeve të lira të pub­likuara.

6. Min­istri i ngarkuar me çësht­je të migrim­it për punësim mund të lejo­jë mira­timin e lëshim­it të lejeve të punës nga Drej­to­ria e Poli­tikave të Migra­cionit, për raste të veçan­ta, kur num­ri i të hua­jve, që puno­jnë për një punëd­hënës, nuk tejkalon 10 për qind të num­rit të përgjithshëm të per­son­elit në listë­page­sat për 12 mua­jt paraard­hës.

 

Neni 41
Nevo­jat e tregut të punës për të vetëpunë­suar­it

1. Leja e punës për të hua­jin, si i vetëpunë­suar, lëshohet duke mba­j­tur parasysh zhvil­limet dhe nevo­jat e tregut të punës në Repub­likën e Shqipërisë, pas vlerësim­it të për­fitim­it ekonomik të veprim­tarisë së të vetëpunë­suar­it.

2. Leja e punës për të hua­jin, si i vetëpunë­suar, lëshohet duke mos mba­j­tur parasysh zhvil­limet dhe nevo­jat e tregut të punës në Repub­likën e Shqipërisë, në rastet e mëposhtme:

a) për veprim­tari të veçan­ta, të për­sh­tat­shme në Repub­likën e Shqipërisë, në një rajon apo sek­tor speci­fik;

b) kur i hua­ji ka pasur qën­drim të ligjshëm në Repub­likën e Shqipërisë dhe ka ushtru­ar ligjër­isht veprim­tari, si per­son i vetëpunë­suar, për më shumë se dy vjet, bren­da pesë viteve paraard­hëse;

c) për veprim­tari, që do të kri­jo­jnë mundësi punësi­mi në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 42

Për­parësia në lëshimin e lejes së punës

Leja e punës do të lëshohet pa mar­rë parasysh gjend­jen dhe zhvil­limet e tregut të punës dhe pa kufiz­ime të tjera, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji, nëse i hua­ji:

a) është bashkëshort/e e një shtetasi/e shqiptar/e, zotëron një leje qën­dri­mi njëv­jeçare dhe për sa kohë bashkëshorti/ja vazh­don jetën bashkëshort­ore, sipas legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi;

b) është punë­suar në kuadër të zba­tim­it të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare apo ndërqever­itare, përveçse kur mar­rëvesh­jet parashiko­jnë ndryshe;

c) është me kom­bësi shqiptare, pavarë­sisht nga shtetësia e tij/saj;

ç) ka për­fun­d­uar një shkol­lë të mesme pro­fe­sion­ale, pub­like ose pri­vate, në Repub­likën e Shqipërisë;
d) ka ard­hur për formim pro­fe­sion­al;

dh) ka statu sin e të trans­fer­u­ar­it bren­da ndër­mar­rjes.

 

Neni 43
Detyri­mi për t’iu përm­ba­j­tur motiv­it të punësim­it

I hua­ji në Repub­likën e Shqipërisë ka detyrim­in t’i përm­ba­het motiv­it të lëshim­it të lejes së punës, për të cilin ka imi­gru­ar.

 

Neni 44
Për­fundi­mi i lejes së punës

Leja e punës për­fun­don kur:

a) plotë­so­het afati kohor, për të cilën ajo është lëshuar;

b) i hua­ji largo­het nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë për një peri­ud­hë të pandër­pre­rë mbi 6 muaj, bren­da peri­ud­hës së vlef­sh­mërisë së lejes së punës;

c) i hua­ji nuk fil­lon veprim­tar­inë bren­da tre mua­jve nga data e lëshim­it të lejes së punës.

 

Neni 45
Ripërtërit­ja e lejes së punës

Kërke­sa për ripërtërit­jen e lejes së punës, përveç lejes së punës sti­nore, bëhet 15 ditë para mbarim­it të afatit të lejes ekzistuese, nëse kushtet krye­sore të lëshim­it të lejes së mëparshme të punës nuk kanë ndryshuar. Ajo ripërtëri­het bren­da një peri­ud­he prej 30 ditëve pune.

 

Neni 46
Doku­men­ti zëvendë­sues i lejes se punës

1. Për peri­ud­hën gjatë së cilës kry­het pro­ce­du­ra e lëshim­it të doku­men­tit zëvendë­sues të lejes së punës, i hua­ji do të pajiset me një leje pune të përkohshme, me afat vlef­sh­mërie deri në pajis­jen e tij me leje të re pune.

2. Nëse leja e punës hum­bet, dëm­to­het apo bëhet e pavlef­shme, sipas nen­it 47 të këtij ligji, i hua­ji duhet të njofto­jë men­jëherë me shkrim autoritetet shtetërore përgjegjëse dhe të kërko­jë t’i lëshohet një dub­likatë e lejes së punës.

 

Neni 47
Pavlef­sh­mëria e lejes së punës

Leja e punës bëhet e pavlef­shme, pavarë­sisht për­fundim­it të vlef­sh­mërisë së saj, kur:

a) nuk mund te ripërtëri­het peri­ud­ha e vlef­sh­mërisë së saj, për çfarë­do lloj arsye;

b) vlef­sh­mëria kohore e pas­aportës apo e doku­men­tit të iden­ti­fikim­it të të hua­jit nuk mund të shty­het;
c) i hua­ji qën­dron jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë për më shumë se gjashtë muaj të pandër­pre­rë, duke për­jash­tu­ar rastet e arsyes mad­hore për këtë mungesë;

ç) i hua­ji nuk fil­lon veprim­tar­inë bren­da tre mua­jve nga data e lëshim­it të lejes së punës.

 

Neni 48
Tipat e lejeve të punës

1. I hua­ji, që do të ushtro­jë një veprim­tari ekonomike në ter­ri­torin e Repub­likës së
Shqipërisë, pajiset me:

a) leje pune të tip­it “A”, për veprim­tari ekonomike, si punë­mar­rës;

i) leje pune të tip­it “A/P”, për punë­mar­rësit;

ii) leje pune të tip­it “A/PS”, për punë sti­nore;

iii) leje pune të tip­it “A/TN”, për të trans­fer­u­ar­it bren­da ndër­mar­rjes;

iv) leje pune të tip­it “A/S”, për stu­den­tët;

v) leje pune të tip­it “A/NK”, për punësim ndërku­fi­tar;

vi) leje pune të tip­it “A/FP”, për formim pro­fe­sion­al;

vii) leje pune të tip­it “A/SHV”, për per­son­at, që ofro­jnë shër­bime vull­netare;

viii) leje pune të tip­it “A/AF“ ‘, për anë­tarët e famil­jes, të cilët vijnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në kuadër të rib­ashkim­it famil­jar;

b) leje pune të tip­it “B”, për veprim­tari të pavarur ekonomike:

i) leje pune të tip­it “B/VP”, për të vetëpunë­suar­it;

ii) leje pune të tip­it “B/I”, për investi­torët;

c) leje pune të tip­it “C”, për raste të veçan­ta;

ç) leje pune të tip­it “D”, për të hua­jt, që kanë mar­rë leje pune të vazh­dueshme.

2. Kriteret, doku­menta­cioni dhe pro­ce­du­ra për pajis­jen, ripërtërit­jen, refuz­imin, anulim­in e lejes së punës së të hua­jve, sipas tipave të për­shkru­ar në pikën 1 shkro­n­jat “a”, “b”, “c” e “ç” të këtij neni, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

3. For­mati dhe përm­ba­jt­ja e lejes së punës, sipas tipave të për­shkru­ar në pikën 1 shkro­n­jat “a”, “b”, “c” e “ç” të këtij neni, mira­to­hen me urd­hër të min­istrit të ngarkuar me çësht­jet e migrim­it për punësim.

 

Neni 49
Leje pune për punë­mar­rësit e tip­it “A/P”

Punë­mar­rësit i jepet leje pune:

a) me afat njëv­jeçar, për lejen fillestare të punës;

b) e ripërtërit­ur, dy herë rad­hazi, me afat dyv­jeçar, nëse nuk kanë ndryshuar kushtet, për të cilat është dhënë leja e mëparshme fillestare e punës;

c) e vazh­dueshme, pas për­fundim­it të afatit të vlef­sh­mërisë së lejes së dytë, me afat dyv­jeçar, nëse nuk kanë ndryshuar kushtet, për të cilat është lëshuar leja e fun­dit e punës.

 

Neni 50

Leje pune për punë­torët sti­norë e tip­it “A/PS”

1. Punë­torit sti­nor i jepet leje pune, me afat deri në gjashtë muaj, për çdo vit kalen­darik, për rajone, punëd­hënës, pro­fe­sione dhe kon­tratë pune, me afat kohor të për­cak­tu­ar, me kusht që të mos ketë ban­im të vazh­dueshëm në Repub­likën e Shqipërisë dhe të rik­the­het në vendin e origjinës pas për­fundim­it të kon­tratës së punës.

2. Kërke­sat për punë sti­nore rreg­ul­lo­hen me mar­rëvesh­je dypalëshe ndër­m­jet Repub­likës së Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

3. Në vitin pasard­hës kalen­darik, punëd­hënësi mund të paraqesë kërkesë për leje pune, si punë­tor sti­nor, për të njëjtin të huaj, me kusht që të jetë përm­bushur një ndër­pre­rje e detyrueshme kohore prej 6 mua­jsh.

 

Neni 51
Leje pune për të trans­fer­u­ar­it bren­da ndërmarrjes/shoqërisë e tip­it “A/TN”

1. Të trans­fer­u­arve bren­da ndërmarrjes/shoqërisë i jepet leje pune, pa qenë e nevo­jshme të paraqesin doku­mente, për të provuar se plotës ojnë kërke­sat e për­cak­tu­ara në nenin 40 të këtij ligji, por me kusht që të vlerë­so­hen si “per­son­el krye­sor” apo “spe­cial­istë”.

2. Peri­ud­ha fillestare e vlef­sh­mërisë së lejes së punës për të trans­fer­u­ar­it bren­da ndërmarrjes/shoqërisë është e barabartë me kohëzg­jat­jen e kërkuar për kry­er­jen e punës së për­cak­tu­ar, deri në një peri­ud­hë mak­si­male të vlef­sh­mërisë prej pesë vitesh.

3. Në mungesë të mar­rëvesh­jeve dypalëshe apo shumë­palëshe, i hua­ji që pajiset me leje pune të tip­it “A/TN” i nën­shtro­het legjis­la­cionit ven­das të mbro­jt­jes shoqërore.

 

Neni 52
Leje pune për stu­den­tët e tip­it “A/S”

1. Stu­den­tit i jepet leje pune për punësim, me kohë të pjesshme apo me kohë të për­cak­tu­ar, në veprim­tari me pagesë, me kusht që:

a) punëd­hënësi i tij të njofto­jë autoritetet shtetërore përgjegjëse për fil­lim­in dhe për­fundimin
e punësim­it;

b) insti­tu­cionet arsi­more të dësh­mo­jnë se pro­ce­si mësi­mor nuk ceno­het nga punësi­mi i tij;
c) i hua­ji të puno­jë deri në 20 orë në javë.

2. Leja do të ripërtëri­het çdo vit, nëse mba­jtësi i saj provon se vazh­don të plotë­so­jë kërke­sat për lëshimin e lejes së parë dhe se po plotë­son edhe kërke­sat e insti­tu­cionit arsi­mor që ndjek, duke vërte­t­u­ar se ka kry­er me suk­ses studimet.

 

Neni 53
Leje pune për punësim ndërku­fi­tar e tip­it “A/NK”

1. Të hua­jit i jepet leje pune për punësim ndërku­fi­tar, me kusht që të rik­the­het në vend­ba­n­imin e tij të përher­shëm, çdo ditë ose të pak­tën një ditë në javë, duke rua­j­tur vend­ba­n­imin në vendin e origjinës.
2. Në mungesë të mar­rëvesh­jeve dypalëshe apo shumë­palëshe, i hua­ji që pajiset me leje pune të tip­it “A/NK” i nën­shtro­het legjis­la­cionit ven­das të mbro­jt­jes shoqërore.

 

Neni 54
Leje pune për formim pro­fe­sion­al e tip­it “A/FP”

Të hua­jit i jepet leje pune për formim pro­fe­sion­al, me vlef­sh­mëri kohore të njëjtë me atë të veprim­tarisë së formim­it pro­fe­sion­al të tij, për aq kohë sa zgjat veprim­taria për formim pro­fe­sion­al, me kusht që të provo­jë se ky formim është i lid­hur ngushtë me rrit­jen e aftë­sive dhe të kual­i­fikimit­të tij.

 

Neni 55
Leje pune për anë­tarë të famil­jes e tip­it “A/AF”

Çdo anë­tar i famil­jes së të hua­jit, me qën­drim të rreg­ullt në Repub­likën e Shqipërisë, pajiset me leje pune për një vit. Kjo leje pune lëshohet me kusht që ky anë­tar të ketë ban­uar me të hua­jin, ligjër­isht dhe pa ndër­pre­rje, të pak­tën për tre vjet.

 

Neni 56
Leje pune për shër­bime vull­netare e tip­it “A/SHV”

Të hua­jt, që ndjekin veprim­tari si per­sona të punë­suar, në kuadër të shkëm­bimeve rinore, pajisen me leje pune, pa qenë e nevo­jshme të provo­jnë se plotë­so­jnë kushtet e për­cak­tu­ara në nenin 40 të këtij ligji, me kusht që veprim­taria e tyre të jetë e kufizuar në kohëzg­jat­je deri në një vit, me për­jash­tim të rasteve, kur legjis­la­cioni i Repub­likës së Shqipërisë në fuqi e parashikon ndryshe.

 

Neni 57
Leje pune për të vetëpunë­suar e tip­it “B/VP”

Të hua­jit për veprim­tari të pavarur ekonomike, si i vetëpunë­suar, i jepet leja e punës e tip­it “B/VP”, e kufizuar në kohë, hapësirë dhe pro­fe­sion.

 

Neni 58
Leje pune për investi­torë e tip­it “B/I”

1. Të hua­jit për veprim­tari të pavarur ekonomike, si investi­tor, i jepet leja e punës e tip­it “B/I”, me një afat kohor trevjeçar, kur ai zotëron të pak­tën 10 për qind të kap­i­tal­it të një ndër­mar­rje­je apo 10 për qind të shu­micës së vendim­mar­rjes në një shoqëri, si dhe kur ai bën një inves­tim, që është të pak­tën në vlerën 100 mijë euro.

2. Kriteret, doku­menta­cioni dhe pro­ce­du­ra për pajis­jen, refuz­imin, ripërtërit­jen dhe anulim­in e lejes së punës, si investi­tor, sipas këtij neni, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 59
Ripërtërit­ja dhe anuli­mi i lejeve të punës

1. Lejet e punës mund të ripërtëri­hen për të njëj­tat peri­ud­ha kohore, nëse:

a) ushtro­het ende veprim­taria e mirat­u­ar;

b) është e njëj­ta veprim­tari apo një zgjer­im i saj;

c) janë shly­er të gjitha detyrimet tati­more dhe të sig­urimeve shoqërore.

2. Nëse leja e punës anu­lo­het apo nuk ripërtëri­het, të hua­jit, për largimin e tij nga Repub­li­ka e Shqipërisë, mund t’i bëhet një zgjat­je e lejes së qën­drim­it prej gjashtë mua­jsh, nëse kjo peri­ud­hë vlerë­so­het e domos­doshme për likuidimin e shoqërisë.

 

Neni 60
Leje pune për raste të veçan­ta e tip­it “C”

1. Të hua­jit i jepet leje pune për raste të veçan­ta, deri në një vit, kur bën pjesë në një apo më shumë nga kat­e­goritë e mëposhtme:

a) është rezi­dent në Repub­likën e Shqipërisë për një peri­ud­hë kohore jo më shumë se një vit;

b) per­son­eli i trans­portit ndërku­fi­tar të mall­rave dhe njerëzve, kur ato qën­dro­jnë në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë më shumë se tre muaj dhe selitë e të cilave janë regjistru­ar jashtë ven­dit;
c) nxënës apo stu­den­të, që krye­jnë punë për mësimin e pro­fe­sion­it, në bazë të mar­rëvesh­jeve për shkëm­bimet stu­den­tore dhe që mar­rin pjesë në një shkëm­bim të punëve gjatë pushimeve verore;

ç) per­sona, që instalo­jnë makiner­itë apo kon­struk­sionet, që dorë­zo­hen nga një shoqëri e huaj dhe bëjnë shër­bimin e riparim­in e makiner­ive, si dhe tra­jn­imin e punon­jësve, shqip­tarë ose t ë huaj, për shfry­tëz­imin e tyre, të cilët qën­dro­jnë më shumë se një muaj në Repub­likën e Shqipërisë;

d) për­faqë­sues të orga­ni­zatave jofitim­prurëse, të cilët shpër­ble­hen për punën e tyre;

dh) punon­jës të insti­tu­cion­eve fetare dhe human­itare, të njo­hu­ra dhe të regjistru­ara në organet përgjegjëse të shtetit shqip­tar, të cilët shpër­ble­hen për punën e tyre;

e) pjesë­tarë të ekuipazheve të ani­jeve apo avionëve, me qën­drim të përkohshëm, më shumë se një vit, në Repub­likën e Shqipërisë;

ë) viz­itorë biz­ne­si, që qën­dro­jnë më shumë se një muaj në Repub­likën e Shqipërisë;

f) refug­jat, në për­puth­je me legjis­la­cionin për azilin dhe inte­grim­in e azi­lan­tëve;

g) vik­ti­mat e trafikim­it apo vik­ti­mat e mund­shme, sipas vlerësim­it të bërë nga insti­tu­cionet përgjegjëse shtetërore.

2. Tipat e mësipërm të lejeve të veçan­ta apo tipa të tjerë, që nuk përf­shi­hen në tipat e lart­për­men­dur, pro­ce­du­rat dhe doku­menta­cioni lid­hur me ta për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 61
Leje pune e vazh­dueshme e tip­it “D”

1. I hua­ji pajiset me leje pune të vazh­dueshme të tip­it “D”, pasi të ketë mar­rë lejen e dytë, me afat dyv­jeçar dhe kur plotë­son kushtet e mëposhtme:

a) ka qën­dru­ar dhe është punë­suar, ligjër­isht dhe pa ndër­pre­rje, bren­da ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë për 5 vjet, përveç rasteve kur parashiko­het ndryshe në mar­rëvesh­jet dy apo shumë­palëshe, ku Repub­li­ka e Shqipërisë është palë;

b) ka të ard­hu­ra vet­jake, të qën­drueshme dhe të mjaftueshme, për vete dhe anë­tarët e famil­jes në ngarkim, të pak­tën deri në shumën e pagës min­i­male vje­tore të shte­t­a­sit shqip­tar, sipas legjis­la­cionit në fuqi;

c) ka sig­urime të plota shën­de­të­sore dhe shoqërore për vete dhe anë­tarët e famil­jes në ngarkim, për një tra­j­tim jo më pak të favor­shëm se shte­t­a­sit shqip­tarë, sipas legjis­la­cionit në fuqi;

ç) ka stre­him të për­sh­tat­shëm për vete dhe anë­tarët e famil­jes në ngarkim;

d) zotëron njo­huri të mira të gjuhës dhe kul­turës shqiptare.

2. Peri­ud­hat e largim­it nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë nuk e ndër­presin peri­ud­hën pesëv­jeçare dhe mer­ren parasysh në për­l­log­a­r­it­jen e saj, kur janë më të shkur­tra se gjashtë muaj të pandër­pre­rë dhe nuk tejkalo­jnë, në total, 10 muaj bren­da peri­ud­hës pesëv­jeçare.

3. Kjo leje pune lëshohet pa pasur parasysh zhvil­limet dhe nevo­jat e tregut të punës në Repub­likën e Shqipërisë dhe pa kufiz­ime, lid­hur me një ndër­mar­rje, pro­fe­sion, qark/rajon apo njësi të qev­eris­jes ven­dore.

4. Nuk pajisen me leje pune të vazh­dueshme kat­e­goritë e mëposhtme:

a) i hua­ji, që zotëron një leje pune të tip­it “A/S”, të tip­it “A/FP”, të tip­it “A/PS” dhe të tip­it “C”;

b) i hua­ji, që zotëron një leje qën­dri­mi për mbro­jt­je të përkohshme, apo ka paraqi­tur kërkesë për këtë tip leje-qën­dri­mi dhe është në prit­je të një vendi­mi për sta­tusin e tij, në zba­tim të detyrimeve ndërkom­bëtare.

 

Neni 62
Rreg­ul­li­mi i çësht­jeve që lid­hen me rezi­den­tët afat­g­jatë

Këshilli i Min­is­trave, me propoz­imin e Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Min­istrit të Brend­shëm, Min­istrit të Punëve të Jashtme, Min­istrit të Inte­grim­it, Min­istrit të Arsim­it dhe Shkencës dhe Min­istrit të Tur­izmit, Kul­turës, Rin­isë dhe Sporteve, rreg­ul­lon të gjitha çësht­jet për doku­menta­cionin e nevo­jshëm dhe pro­ce­du­rat për fitimin e sta­tusit të rezi­den­tit afat­g­jatë, si dhe çësht­jet përkatëse për anulim­in ose hum­b­jen e këtij sta­tusi, duke sig­u­ru­ar të drej­tat që lindin prej tij, për­cak­timin e së drejtës së lëviz­jes së lirë dhe kushtet e posaçme për mbro­jt­jen nga dëbi­mi.

 

Neni 63
Refuz­i­mi i lëshim­it dhe ripërtërit­jes së lejes së punës

Leja e punës refu­zo­het kur:

a) punëd­hënësi, 6‑muaj para se të paraqesë kërkesë për leje pune për një të huaj, ka larguar punë­mar­rësin për një peri­ud­hë të pacak­tu­ar kohore;

b) mar­rëd­hëni­et dhe kushtet e shpre­hu­ra në kon­tratë nuk përm­bushin kërke­sat e legjis­la­cionit shqip­tar dhe të kon­ven­tave ndërkom­bëtare për kushtet e punës e të punësim­it;

c) infor­ma­cioni dhe doku­mentet e kërkuara nuk janë të plota ose pasqy­ro­jnë të dhë­na apo fak­te të rreme;
ç) punë­mar­rësi i huaj nuk e paraqet kërkesën bren­da afatit të për­cak­tu­ar në dis­poz­i­tat e këtij ligji për ripërtërit­jen e lejes së punës;

d) punëd­hënësi ka refuzuar të punë­so­jë një punëkërkues të papunë, ofru­ar nga zyra përkatëse e punësim­it, i cili plotë­sonte kushtet e për­cak­tu­ara nga autoritetet shtetërore përgjegjëse, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji;

dh) punëd­hënësi paraqet kërkesën për leje pune për një të huaj, bren­da peri­ud­hës kohore prej 12 mua­jsh nga data e ndëshkim­it për shkel­je, të parashikuara në dis­poz­i­tat e këtij ligji, si dhe për shkel­je të legjis­la­cionit të punës në fuqi;

e) pagat e mar­ra nga punë­torët kanë qenë nën nivelin e për­cak­tu­ar nga mar­rëvesh­jet kolek­tive;

ë) punëd­hënësi nuk ka shly­er detyrimet për tak­sat dhe kon­tributet e sig­urimeve shoqërore;

f) ka arsye të rëndë­sishme, që për­bëjnë rrezik për rendin, sig­ur­inë dhe shën­detin pub­lik të Repub­likës së Shqipërisë, me për­jash­tim të rasteve kur gjend­ja shën­de­të­sore e të hua­jit nuk ka ndikim në punën, për të cilën ai rekru­to­het.

 

Neni 64
Anuli­mi i lejes së punës

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse kanë të drejtë të anu­lo­jnë një leje pune për­para afatit kohor të vlef­sh­mërisë së saj, kur:

a) është mar­rë me mashtrim ose duke paraqi­tur infor­ma­cion të rremë;

b) doku­menta­cioni, që shoqëron kërkesën, nuk është i sak­të, ndryshimet e propozuara, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji, nuk janë mirat­u­ar prej tyre;

c) i hua­ji vepron ose pro­pa­gan­don kundër sovran­itetit të Repub­likës së Shqipërisë, sig­urisë kom­bëtare, ren­dit kushtetues dhe ren­dit pub­lik;

ç) ka për­fun­d­uar leja e qën­drim­it të përkohshëm;

d) i hua­ji nuk është i pran­ishëm në Repub­likën e Shqipërisë për një peri­ud­hë të pandër­pre­rë mbi gjashtë muaj, përveç rasteve kur dër­go­het nga punëd­hënësi në një vend tjetër, ose nuk është i pran­ishëm për shkak arsim­i­mi dhe formi­mi pro­fe­sion­al, sëmund­je­je, përku­jdesje­je për fëmi­jët apo për shkak të shër­bim­it ushtarak të detyrueshëm;

dh) i hua­ji kryen punë tjetër nga ajo, për të cilën është lëshuar leja e punës, me për­jash­tim të të hua­jve, të cilët kanë një leje pune të vazh­dueshme.

2. Papunësia nuk do të për­bëjë arsye të mjaftueshme për anulim­in e një leje pune, përveçse kur peri­ud­ha e papunë­sisë vazh­don më shumë se:

a) tre muaj, bren­da peri­ud­hës 12-mujore, në rastin e mba­jtësit të një leje qën­dri­mi për punë­mar­rësin, i cili ka ushtru­ar ligjër­isht veprim­tari si punë­mar­rës apo i vetëpunë­suar në Repub­likën e Shqipërisë, për më pak se tre vjet;

b) gjashtë muaj, bren­da peri­ud­hës 12-mujore, në rastin e mba­jtësit të një leje qën­dri­mi për punë­mar­rësin, i cili ka ushtru­ar ligjër­isht veprim­tari, si punë­mar­rës apo i vetëpunë­suar në Repub­likën e Shqipërisë, për tre vjet dhe më shumë.

3. Autoritetet shtetërore përkatëse, pas anulim­it të një leje pune, bren­da shtatë ditëve pune, duhet të njofto­jnë Min­istrinë e Brend­shme.

4. Vështirësitë finan­cia­re nuk për­bëjnë arsye të mjaftueshme për anulim­in e lejes së punës si per­son i vetëpunë­suar, përveç rastit kur mba­jtësi nuk është në gjend­je të për­bal­lo­jë kos­ton e jetesës.

 

Neni 65
Anki­mi ndaj refuzim­it apo anulim­it të lejes së punës

1. Në rast refuz­i­mi apo anuli­mi të lejes së punës, i hua­ji njofto­het me shkrim.
2. Bren­da 15 ditëve nga data e njof­tim­it të refuzim­it apo anulim­it të lejes së punës, i hua­ji mund të anko­het me shkrim te min­istri i ngarkuar me çësht­je të migrim­it për punësim, i cili jep vendim bren­da 15 ditëve nga data e mar­rjes së ankesës. I hua­ji ka të drejtën e ankimim­it ndaj vendim­it të min­istrit, në gjykatën e ven­dit ku është regjistru­ar ose banon, bren­da 15 ditëve nga data e njof­tim­it me shkrim të vendim­it të min­istrit.

 

Neni 66
Sank­sionet

Sank­sionet për shkel­jen e dis­poz­i­tave të këtij kreu ven­dosen sipas ligjit nr.9634, datë 30.10.2006 “Për inspek­timin në punë dhe Inspek­toratin Shtetëror të Punës”.

 

Neni 67
Tar­i­fat shtetërore për lëshimin e lejes së punës dhe të qën­dri­mi

1. I hua­ji paguan tar­ifën shtetërore para mar­rjes së lejes së punës apo të lejes së qën­drim­it. Masa e tar­i­fave për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

2. Të ard­hu­rat nga tar­i­fat shtetërore trans­fer­o­hen në Bux­hetin e Shtetit.

 

KREU VI
KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR REFUZIMIN, LARGIMIN DHE DËBIMIN E TË HUAJVE

 

SEKSIONI I
REFUZIMI I HYRJES DHE I QËNDRIMIT

 

Neni 68
Masa për ekzeku­timin e refuzim­it të hyr­jes

1. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, ekzeku­ton urdhrin e refuzim­it të hyr­jes ose të qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë, sipas nen­eve 8 e 9 të këtij ligji.

2. Kur refu­zo­het hyr­ja, Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit merr masa që i hua­ji:

a) të kthe­het në vendin e origjinës;

b) të kthe­het në ter­ri­torin e ven­dit, nga i cili ka ard­hur;

c) të niset në vendin, me të cilin ka një mar­rëvesh­je ripra­n­i­mi, nëse është bërë sub­jekt ripra­n­i­mi;

ç) të shko­jë në çdo shtet tjetër, ku ka të drejtë të hyjë apo të qën­dro­jë.

3. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, fil­lim­isht, vlerë­son nëse i hua­ji nuk po dëbo­het për shkaqe diskrim­in­uese, ose nëse në vendin e ripra­nim­it ai nuk do t’i nën­shtro­het tor­turës apo dënim­it me vdek­je, për shkak të përkatë­sisë gji­nore. racore, etnike, gjuhë­sore, të bind­jeve poli­tike, fetare apo filo­zofike, të gjend­jes ekonomike, arsi­more, sociale apo të përkatë­sisë prindërore.

4. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, në rast se refu­zon hyr­jen e të hua­jit, për shkaqe të për­men­dura në këtë nen, ven­dos shën­imin “REFUZUAR” në pas­aportë apo në doku­mentin e udhë­tim­it, të barasvler­shëm me të, si dhe njofton men­jëherë të intere­suar­in në gjuhën që ai kup­ton, me anë të një akti refuz­i­mi, të mirat­u­ar me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

5. I hua­ji, i cili ka mbër­rit­ur në Repub­likën e Shqipërisë dhe nuk mund të kthe­het men­jëherë, për arsye të ndryshme, qën­dron në zonën e cak­tu­ar për këtë kat­e­gori per­sonash deri në mbër­rit­jen e shoqërisë apo të sub­jek­tit të trans­portit që e ka sjel­lë.

6. I hua­ji ka të drejtë të anko­het kundër veprim­it të Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, të për­men­dur në pikën 4 të këtij neni, tek autoriteti i një shkalle më të lartë të Poli­cisë së Shtetit, bren­da 5 ditëve nga data e mar­rjes dijeni.

 

Neni 69
Bashkëpuni­mi me autoritete të tjera për refuz­imin e hyr­jes dhe të qën­drim­it

1. Shër­bi­mi Infor­ma­tiv i Shtetit, Min­is­tria e Punëve të Jashtme dhe organet e tjera shtetërore, që ushtro­jnë kom­pe­ten­ca ligjore në fushën e legjis­la­cionit për të hua­jt, mund t’i propo­zo­jnë Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit refuz­imin e hyr­jes ose të qën­drim­it në vend të të hua­jit, në rast se ekzis­ton njëra nga arsyet e për­men­dura në nenin 9 të këtij ligji.

2. Në aktin e propozim­it, autoriteti propozues për­cak­ton edhe peri­ud­hën e ndalim­it të hyr­jes ose të qën­drim­it.

3. For­ma e bashkëpunim­it me autoritetet e tjera shtetërore mira­to­het me udhëz­im të për­bashkët të këtyre autoriteteve.

 

SEKSION II
LARGIMI I TË HUAJIT

 

Neni 70
Urdhri i largim­it dhe afati i ekzeku­tim­it

1. Autoriteti përgjegjës rajon­al ven­dor për kufirin dhe migra­cionin nxjerr urdhrin e largim­it për të hua­jt ndaj të hua­jve që nuk plotë­so­jnë kushtet e qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë, sipas për­cak­timeve në nenet 8, 25, 28 dhe 35 të këtij ligji.

2. Urdhri i largim­it, sipas këtij neni, është një akt admin­is­tra­tiv, i cili përm­ban shkakun e refuzim­it, afatin, bren­da të cilit i hua­ji duhet të largo­het nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, si dhe pikën e kalim­it kufi­tar nga duhet të kalo­jë.

3. Afati mak­si­mal, bren­da të cilit i hua­ji duhet të ekzeku­to­jë urdhrin e largim­it, është si më poshtë:
a) për të hua­jin, të cilit i është anu­lu­ar ose revokuar viza, si dhe të cilit i është dhënë qën­dri­mi në mënyrë të par­reg­ullt, jo më shumë se 10 ditë nga data e njo­tim­it;

b) për të hua­jin, të cilit i është refuzuar rinovi­mi i lejes së qën­drim­it ose i është anu­lu­ar apo revokuar ajo, jo më shumë se 30 ditë nga data e njof­tim­it.

4. Të hua­jit, që ka një detyrim finan­ciar dhe duhet të likuido­jë një inves­tim, i jepet një afat kohor prej 3 mua­jsh nga data e njof­tim­it.

5. Të hua­jit i komu­niko­het, në gjuhën që kup­ton, urdhri i largim­it, duke e njo­hur me pro­ce­du­rat e ankimim­it, sipas nen­it 71 të këtij ligji. For­mati dhe përm­ba­jt­ja e urdhrit të largim­it për­cak­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

 

Neni 71
Anki­mi kundër urdhrit të largim­it

1. I hua­ji, sub­jekt i një urdhri largi­mi, ka të drejtë, bren­da 30 ditëve, të anko­het tek autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, i cili zgjidh çësht­jen bren­da 5 ditëve.

2. Pasi është dhënë vendi­mi, sipas pikës l të këtij neni, i hua­ji mund të anko­het në gjykatën e shkallës së parë bren­da 10 ditëve nga data e përgjig­jes së autoritetit qen­dror të Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit. Gjyka­ta zgjidh çësht­jen bren­da 30 ditëve nga data e bër­jes së ankim­it.

3. Ekzeku­ti­mi i urdhrit të largim­it për të hua­jin bëhet bren­da 60 ditëve nga data e mar­rjes së njof­tim­it nga i hua­ji për nxjer­rjen e urdhrit të largim­it, për­jash­tu­ar kushtet sipas pikës 4 të nen­it 70 të këtij ligji, ku afati i ekzeku­tim­it të urdhrit të largim­it është 90 ditë.

 

Neni 72

Ekzeku­ti­mi vull­ne­tar i urdhrit të largim­it

1. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit nuk ekzeku­ton urdhrin e largim­it, në rast se i hua­ji deklaron se do të largo­het vull­ne­tar­isht nga ter­ri­tori i ven­dit.

2. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, i jep për­parësi ekzeku­tim­it të kthim­it vull­ne­tar, sido­mos për këtë kat­e­gori per­sonash:

a) të hua­jin e kapur, i cili ka qën­dru­ar në mënyrë të par­reg­ullt në ter­ri­torin e ven­dit, por që nuk ka sjel­lë paso­ja të dëmshme për rendin dhe sig­ur­inë pub­like;

b) të mitu­rit e pashoqëru­ar;

c) per­son­at e sëmurë, invalidë ose me aftësi të kufizuara;

ç) prindërit me fëmi­jë të veg­jël;

d) vik­ti­mat e trafikim­it, që duan të kthe­hen në vendin e tyre të origjinës;

dh) azilkërkue­sit, të cilëve u është refuzuar kërke­sa për azil ose që kanë tërhe­qur kërkesën për azil dhe nuk kanë asnjë të ard­hur;

e) të hua­jin e pajisur me doku­mente të rreg­ull­ta, por që nuk ka mjetet finan­cia­re të nevo­jshme për qën­drim.
3. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, në bashkëpunim me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare, që ushtro­jnë veprim­tari dhe detyra për të hua­jt, ndërmerr pro­grame të për­bashkë­ta për sig­urim­in e mjeteve finan­cia­re, për të mundë­suar kthimin e të hua­jve të për­men­dur në këtë nen në vendin e origjinës.

 

SEKSION III
LARGIMI ME FORCË I TË HUAJIT

 

Neni 73
Largi­mi me for­cë nga Repub­li­ka e Shqipërisë

1. Largi­mi me for­cë është një masë admin­is­tra­tive, e cila ndërmer­ret nga Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit për largimin e të hua­jit nga ter­ri­tori shqip­tar, për arsye se:

a) nuk është larguar nga ven­di bren­da afat­eve kohore, të parashikuara në urdhrin e largim­it;

b) nuk është larguar nga ter­ri­tori shqip­tar deri në 60 ditë pas për­fundim­it të afatit të qën­drim­it të vizës ose afatit të qën­drim­it, të parashikuar në këtë ligj për shte­t­a­sit që hyjnë pa vizë;

c) nuk ka kërkuar ripërtërit­jen e lejes së qën­drim­it pas për­fundim­it të peri­ud­hës së vlef­sh­mërisë së saj dhe peri­ud­ha e për­fundim­it të vlef­sh­mërisë ka kalu­ar 60 ditë;

ç) i është refuzuar azili, në mënyrë të pak­thyeshme dhe të pare­vokueshme dhe nuk është larguar nga ven­di, sipas dis­poz­i­tave të parashikuara në këtë ligj;

d) ka vua­j­tur dën­imin e dhënë nga një gjykatë shqiptare për një krim të kry­er me dash­je, për të cilin legjis­la­cioni penal shqip­tar parashikon dën­im min­i­mal me një vit burg.

2. Në rast se i hua­ji bëhet sub­jekt i largim­it me for­cë, sipas këtij neni, ai mba­het i ndalu­ar në një qendër të mbyl­lur, sipas nen­it 83 të këtij ligji, derisa të ekzeku­to­het urdhri i largim­it me for­cë.

3. I hua­ji, i cili nuk disponon një doku­ment udhë­ti­mi duhet të paraqitet vetë ose i shoqëru­ar nga autoritetet kom­pe­tente, pranë për­faqë­sive diplo­matike dhe kon­sul­lore, të akred­i­tu­ara në Repub­likën e Shqipërisë, për t’u pajisur me një doku­ment të tillë.

4. Nëse në Repub­likën e Shqipërisë nuk ka për­faqësi diplo­matike dhe kon­sul­lore të ven­dit të shte­t­a­sit të huaj, autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit kërkon pajis­jen me doku­ment udhë­ti­mi në vendin e origjinës ose në për­faqësitë diplo­matike dhe kon­sul­lore, që ndod­hen pranë Repub­likës së Shqipërisë, nëpër­m­jet Drej­torisë Kon­sul­lore në Min­istrinë e Punëve të Jashtme.

5. Në rast se për­faqësia diplo­matike nuk pra­non të lësho­jë doku­ment udhë­ti­mi, autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, në bashkëpunim me Min­istrinë e Punëve të Jashtme, pajis të hua­jin me doku­ment udhë­ti­mi, i cili ka për qël­lim zba­timin e largim­it me for­cë të të hua­jit.

6. Në zba­tim të këtij ligji, autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit mund të nxjer­rë leje kali­mi, nëse i hua­ji nuk pajiset me doku­ment udhë­ti­mi, sipas pikave 3 e 4 të këtij neni.

7. Të hua­jit i komu­niko­het, në gjuhën që kup­ton, se ndaj tij do të ekzeku­to­het masa admin­is­tra­tive e largim­it me for­cë, duke i shp­jeguar shkakun e nxjer­rjes së urdhrit, datën dhe vendin ku do të ekzeku­to­het, mënyrën e trans­portim­it të tij për në vendin e des­ti­na­cionit dhe afatin e ndalim­it të hyr­jes. For­mati i urdhrit të largim­it me for­cë mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

 

Neni 74
Anki­mi ndaj urdhrit të largim­it me force

1. I hua­ji ka të drejtë të anki­mo­jë, bren­da 5 ditëve, urdhrin e largim­it me for­cë tek autoriteti më i lartë admin­is­tra­tiv i poli­cisë, i cili e zgjidh çësht­jen bren­da 5 ditëve.

2. I hua­ji ka të drejtë t’i drej­to­het gjykatës së shkallës së parë për ankim kundër urdhrit të largim­it me for­cë, bren­da 5 ditëve nga data e përgjig­jes së autoritetit më të lartë admin­is­tra­tiv të poli­cisë. Gjyka­ta duhet të zgjid­hë çësht­jen bren­da 10 ditëve.

3. Deri në dhënien e vendim­it nga gjyka­ta e shkallës së parë, i hua­ji mba­het në qen­drën e mbyl­lur, në kushtet e largim­it të men­jëher­shëm.

 

SEKSIONI IV
DËBIMI I TË HUAJIT

 

Neni 75
Urdhri i dëbim­it

1. I hua­ji mund të dëbo­het nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë vetëm me:

a) urd­hër dëbi­mi, të nxjer­rë nga Min­istri i Brend­shëm, nëse është shpal­lur per­son i padëshirueshëm, sipas nen­it 8 të këtij ligji, ose i është mohuar, me vendim për­fundim­tar të for­mës së pre­rë, kërke­sa për azil dhe i hua­ji nuk pra­non të largo­het vull­ne­tar­isht.

b) urd­hër dëbi­mi, të nxjer­rë nga autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, pasi, për shkak të tij, nuk është bërë i mundur ekzeku­ti­mi i urdhrit të largim­it me for­cë.

2. Në urdhrin e dëbim­it për­cak­to­hen:

a) arsyet, për të cilat po dëbo­het, peri­ud­ha e ndalim­it të hyr­jes në Shqipëri;

b) në rast ripra­n­i­mi, shteti ku do të kry­het ky ripran­im;

c) data e largim­it;

ç) pika e kalim­it kufi­tar nga do të largo­het;

For­mati i urdhrit të dëbim­it mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

 

Neni 76
Pro­ce­du­rat dhe ekzeku­ti­mi i urdhrit të dëbim­it

1. Urdhri i dëbim­it ekzeku­to­het nga Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, e cila:

a) merr masa për ndal­im­in e të hua­jit në qen­drën e mbyl­lur, sipas nen­it 83 të këtij ligji, derisa të ekzeku­to­het urdhri i dëbim­it, i cili do të real­i­zo­het bren­da dhjetë ditëve nga data e ndalim­it ose e ripra­nim­it;
b) merr shen­jat e gishtërin­jve dhe të pël­lëm­bës së të hua­jit, si dhe fotografinë;

c) regjistron urdhrin e dëbim­it në evi­den­ca të veçan­ta, ku shënon peri­ud­hën e ndalim­it të hyr­jes në Repub­likën e Shqipërisë dhe pikën e kalim­it kufi­tar nga do të dalë i hua­ji;

ç) anu­lon lejen e qën­drim­it;

d) merr masa që i hua­ji të pajiset me doku­ment udhë­ti­mi, me vizë dhe me biletë udhë­ti­mi.

2. Urdhri i dëbim­it hyn në fuqi men­jëherë, në rast se pra­nia e të hua­jit për­bën kër­cën­im për rendin dhe sig­ur­inë kom­bëtare.

3. Urdhri i dëbim­it dhe peri­ud­ha e ndalim­it të hyr­jes dhe qën­drim­it shëno­hen në doku­mentin e udhë­tim­it të të hua­jit.

4. Në rast se as i hua­ji e as ftue­si nuk kanë mundësi finan­cia­re për të për­bal­lu­ar shpen­zimet e kthim­it të të hua­jit në vendin e des­ti­na­cionit, kos­to­ja e udhë­tim­it do të jepet si hua në parad­hënie nga Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore dhe do të kthe­het nga ftue­si ose nga punëd­hënësi, në rast se i hua­ji ka ard­hur në Repub­likën e Shqipërisë, në bazë të një kon­trate pune.

 

Neni 77
Kat­e­go­ria e per­son­ave që nuk dëbo­hen

1. Nuk është sub­jekt i një urdhri dëbi­mi i hua­ji, i cili plotë­son njërën nga kushte t e mëposhtme:

a) është i pajisur me leje të përher­shme qën­dri­mi;

b) ka lin­dur në Repub­likën e Shqipërisë ose ka hyrë si i mitur, i pashoqëru­ar dhe është pajisur me leje të përher­shme qën­dri­mi;

c) është i pajisur me leje të përkohshme qën­dri­mi dhe është mar­tu­ar me një të huaj, i cili ka leje të përher­shme qën­dri­mi ose me një shte­tas shqip­tar;

ç) ka arsye të bazuara për të dyshuar se i hua­ji, në vendin e origjinës apo në një vend tjetër, do të dëno­het me vdek­je, do t’i nën­shtro­het tor­turës, tra­j­tim­it çnjerë­zor e degradues apo dën­imeve për shkaqe diskrim­in­uese;

d) i mituri i pashoqëru­ar, me për­jash­tim kur nuk plotë­son kushtet e qën­drim­it, mund të dëbo­het vetëm në qoftë se nga ven­di i origjinës, një vend tjetër ose nga insti­tu­cione të tjera garan­to­het rib­ashki­mi famil­jar ose kujde­si i duhur shën­de­të­sor;

dh) është anë­tar i famil­jes së të hua­jit, i cili nji­het si refug­jat apo per­son nën mbro­jt­jen e Repub­likës së Shqipërisë.

2. Për­jash­timisht, i hua­ji mund të dëbo­het, megjithëse plotë­so­hen kushtet e për­men­dura në pikën 1 të këtij neni, në qoftë se qën­dri­mi i tij rrezikon rendin dhe sig­ur­inë pub­like, si dhe për­bën kër­cën­im për sig­ur­inë kom­bëtare.

3. Dis­poz­i­tat e pikës 1 të këtij neni nuk zba­to­hen për dëbimin, si dën­im plotë­sues i dhënë nga gjyka­ta për një vepër penale, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal të Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 78
Ankim­i­mi ndaj urdhrit të dëbim­it

1. Ndaj urdhrit të dëbim­it i hua­ji ose famil­jarët e tij kanë të drejtë të anko­hen në gjykatën e shkallës së parë, bren­da 15 ditëve nga data e mar­rjes dijeni me shkrim për këtë urd­hër dëbi­mi.

2. Vendi­mi i gjykatës së shkallës së parë mund të anki­mo­het në gjykatën përkatëse të apelit bren­da 5 ditëve, e cila e shqyr­ton çësht­jen me për­parësi.

SEKSIONI V
NDALIMI I TË HUAJIT

 

Neni 79
Ndal­i­mi në qendër të mbyl­lur

1. Ndal­i­mi në qen­drën e mbyl­lur është një masë admin­is­tra­tive, që mer­ret dhe ekzeku­to­het nga autoriteti shtetëror përgjegjës në niv­el rajonal/vendor për tra­j­timin e të hua­jve, ndaj të hua­jit, për të cilin është nxjer­rë një urd­hër largi­mi me for­cë apo dëbi­mi, ose për të hua­jin e ripran­uar në bazë të mar­rëvesh­jeve ndërkom­bëtare.

2. I hua­ji qën­dron i ndalu­ar në qendër të mbyl­lur, derisa të kry­hen pro­ce­du­rat ligjore, për të mundë­suar largimin e tij nga Repub­li­ka e Shqipërisë për në vendin e des­ti­na­cionit ose, në rast se largi­mi nuk mund të real­i­zo­het, vepro­het sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji.

3. Autoriteti shtetëror përgjegjës në niv­el rajonal/vendor për tra­j­timin e të hua­jve mund ta ndalo­jë, për arsye të sig­urisë pub­like, të hua­jin, iden­titeti apo arsyet e qën­drim­it të të cilit nuk janë të qar­ta.

4. I hua­ji njofto­het në gjuhën që kup­ton se ka të drejtë të sig­uro­jë mbro­jt­je ligjore, me një avokat të zgjed­hur prej tij ose krye­sisht, si dhe të kon­tak­to­jë me të afër­mit e vet.

 

Neni 80
Sub­jek­tet e ndalim­it në qendër të mbyl­lur

I hua­ji ndalo­het nga Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit në qen­drën e mbyl­lur kur:
a) është bërë sub­jekt largi­mi, për shkak se:

i) refu­zon të largo­het ose ka arsye të bazuara për të men­d­uar se ai do të kri­jonte vone­sa ose do të pen­gonte zba­timin e urdhrit të largim­it;

ii) për­para dal­jes së urdhrit të largim­it ka kry­er një shkel­je admin­is­tra­tive;

iii) edhe pse është njof­tu­ar, nuk ka respek­tu­ar afatet për t’u paraqi­tur pranë Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore;

iv) ka vua­j­tur një dën­im me burgim për një krim me dash­je dhe është në prit­je për për­fundimin e pro­ce­du­rave të largim­it;

b) është sub­jekt i një urdhri largi­mi me for­cë;

c) është sub­jekt i një urdhri dëbi­mi;

ç) në bazë të një mar­rëvesh­je­je ndërkom­bëtare, është në prit­je për t’u kthy­er në vendin e tij të origjinës apo në vendin nga ka ard­hur fil­lim­isht në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 81
Anki­mi ndaj urdhrit të ndalim­it

1. I hua­ji, ndaj të cilit është nxjer­rë një urd­hër ndal­i­mi në qendër të mbyl­lur, ka të drejtë të anko­het në gjykatën e shkallës së parë për këtë masë, bren­da 10 ditëve nga njof­ti­mi me shkrim, për ndal­im­in ose zgjat­jen e ndalim­it.

2. Gjyka­ta e shkallës së parë shqyr­ton mbështet­jen ligjore të masës së ndalim­it të të hua­jit dhe ven­dos mba­jt­jen e tij në qen­drën e mbyl­lur ose lënien e tij të lirë.

3. Ankim­i­mi ndaj vendim­it të gjykatës bëhet bren­da 10 ditëve nga data e shpall­jes së vendim­it dhe shqyr­to­het me për­parësi bren­da një afati prej 10 ditëve në gjykatën përkatëse të apelit.

 

Neni 82
Kohëzg­jat­ja e ndalim­it në qendër të mbyl­lur

1. I hua­ji mba­het i ndalu­ar në qendër të mbyl­lur për një kohë prej mak­si­mu­mi 6 mua­jsh.

2. Nëse ndal­i­mi ka zgjatur gjashtë muaj, Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, e cila jep vendimin e ndalim­it në qendër të mbyl­lur, mund të zgjasë peri­ud­hën e ndalim­it, në rast se vazh­do­jnë të ekzis­to­jnë shkaqet e ndalim­it, por jo më shumë se 12 muaj.

3. Në rast se i hua­ji kryen një vepër penale gjatë kohës së qën­drim­it në qen­drën e mbyl­lur, ndaj tij fil­lon ndjek­ja penale, sipas dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit penal në fuqi.

 

Neni 83
Qen­dra e mbyl­lur

1. Kur ven­doset një masë ndal­i­mi, i hua­ji mba­het i mbyl­lur në një qendër, të ngrit­ur posaçër­isht për të hua­jt, me qël­lim plotësimin e kushteve, për kthimin në vendin e origjinës ose në vendin nga ka ard­hur.

2. Ngrit­ja dhe funk­sion­i­mi i qen­drës së mbyl­lur bëhen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

3. Ndal­i­mi bëhet në insti­tu­cionin përkatës, nëse i hua­ji është liru­ar pas kry­er­jes së një kri­mi me dash­je. I hua­ji, i ndalu­ar në një insti­tu­cion burgi­mi, mba­het i veçuar nga per­son­at e tjerë, në paraburgim, ose nga të bur­go­surit e tjerë dhe gëzon të gjitha të drej­tat dhe detyrimet që gëzo­jnë të ndalu­ar­it e tjerë, sipas legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi.

4. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, merr masa të men­jëher­shme për kujdesin ndaj anë­tarëve të famil­jes së të hua­jit të ndalu­ar, të cilët kanë mbe­tur pa mbikëqyr­je, duke i ven­do­sur në qen­drën e mbyl­lur.

 

Neni 84
Vënia në dijeni e për­faqë­sue­sit diplo­mat­ic

1. Me kërkesën e të hua­jit, ose kur për­cak­to­het nga një mar­rëvesh­je dypalëshe, Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton men­jëherë për­faqë­suesin kon­sul­lor ose diplo­matik të ven­dit të të hua­jit në Shqipëri për ndal­im­in e të hua­jit në qen­drën e mbyl­lur, si dhe për zgjat­jen e peri­ud­hës së ndalim­it.

2. Në rast se i hua­ji ka kërkuar azil ose gëzon sta­tusin e refug­jatit apo të një mbro­jt­je­je tjetër nga Repub­li­ka e Shqipërisë, ky infor­ma­cion nuk do t’i bëhet i ditur për­faqë­sue­sit kon­sul­lor apo diplo­matik të ven­dit të tij.

 

Neni 85
Të drej­tat e të hua­jit të ndalu­ar në qen­drën e mbyl­lur

1. I hua­ji, i cili qën­dron në një qendër të mbyl­lur, sipas dis­poz­i­tave të këtij kreu, nji­het, në gjuhën që kup­ton, me çdo veprim, i cili kry­het nga autoritetet kom­pe­tente, për mba­jt­jen e tij në qendër.

2. I hua­ji gëzon të drejtën për një tra­j­tim njerë­zor me ushqim të mjaftueshëm, asis­tencë ligjore në çdo çast, përku­jdesje shën­de­të­sore.

3. I hua­ji gëzon të drejtën për të infor­muar për­faqë­suesin kon­sul­lor për ndal­im­in e tij. I hua­ji gëzon të drejtën për t’u ankuar në gjykatën e shkallës së parë për shkel­jen në qendër të të drej­tave të tij themelore.

4. Në rast se ripra­nohet, i hua­ji infor­mo­het për të drej­tat dhe detyrimet, që ka në bazë të legjis­la­cionit kom­bë­tar shqip­tar, në gjuhën që kup­ton.

 

Neni 86
Qën­dri­mi i detyrueshëm në një ter­ri­tor të cak­tu­ar

1. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, ven­dos kufiz­imin e lirisë per­son­ale të të hua­jit, duke e urd­hëru­ar atë të qën­dro­jë në një ter­ri­tor të cak­tu­ar, në rastin kur:

a) rik­thi­mi, refuz­i­mi i hyr­jes ose dëbi­mi nuk mund të urd­hëro­het apo zba­to­het, për shkak të një detyri­mi të mar­rë për­sipër nga ven­di ynë, në kuadër të një mar­rëvesh­je­je ndërkom­bëtare;

b) ka një leje qën­dri­mi për motive human­itare.

2. I hua­ji ka të drejtë të anki­mo­jë në gjykatën e shkallës së parë urdhrin e qën­drim­it në një ter­ri­tor të cak­tu­ar, sipas dis­poz­i­tave ligjore për urdhrin e ndalim­it të të hua­jit në qen­drën e mbyl­lur.
3. Rishiki­mi gjyqë­sor i ndalim­it për qël­lime të mbikëqyr­jes së të hua­jve dhe i vendim­it të qën­drim­it në një ter­ri­tor të cak­tu­ar nuk i nën­shtro­hen pagesës së shpen­z­imeve gjyqë­sore.

4. For­mati i urdhrit të qën­drim­it të detyrueshëm në një ter­ri­tor të cak­tu­ar mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

 

Neni 87
Ndal­i­mi i të miturve të pashoqëru­ar

Për­jash­timisht, i mituri i pashoqëru­ar, ndaj të cilit është nxjer­rë një urd­hër ndal­i­mi, mba­het në një qendër sociale, të hapur posaçër­isht për këtë qël­lim nga Min­is­tria e Brend­shme ose në bashkëpunim me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare, që krye­jnë misione për fëmi­jët, vik­ti­mat e trafikim­it ose kat­e­gori të tjera indi­vidësh në nevo­jë.

 

Neni 88
Rreg­ul­la të qën­drim­it në një ter­ri­tor të cak­tu­ar

1. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, për­cak­ton, në urdhrin e qën­drim­it në një ter­ri­tor të cak­tu­ar, rreg­ul­lat e përgjithshme të qën­drim­it, vendin dhe kohëzg­jat­jen e qën­drim­it, si dhe njofton të hua­jin të paraqitet për­para autoriteteve çdo muaj. For­mati i urdhrit të qën­drim­it në një vend të cak­tu­ar mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

2. Gjatë qën­drim­it në një ter­ri­tor të cak­tu­ar, me mira­timin e Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, i hua­ji mund të hyjë në mar­rëd­hënie pune me kon­trak­tues shqip­tarë ose të huaj, sipas kushteve të parashikuara me akte nën­ligjore në zba­tim të këtij ligji.

Neni 89
Sekuestri­mi i biletës ose i doku­men­tit të udhë­tim­it

1. Në rast se i hua­ji është sub­jekt i një urdhri largi­mi me for­cë ose dëbi­mi, struk­tu­ra ven­dore e Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit mund të sekue­stro­jë biletën e udhë­tim­it ose, kur mbu­li­mi finan­ciar nuk mund të sig­uro­het në mënyrë tjetër, shumën e nevo­jshme të kërkuar për bler­jen e biletës dhe të doku­men­tit të udhë­tim­it, për garan­timin e mbu­lim­it të kos­tos së udhë­tim­it. Pro­ce­du­rat e sekuestrim­it mira­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

2. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, bllokon doku­mentet e udhë­tim­it të të hua­jit deri kur vendi­mi, nga një pro­ce­durë admin­is­tra­tive, merr for­më të pre­rë ose deri kur të paguhet gjo­ba apo deri në për­fundimin e afatit të ven­do­sur nga gjyka­ta apo nga prokuro­r­ia.

3. Gjatë kohës së bllokim­it të doku­menteve të udhë­tim­it, të hua­jit i lëshohet një doku­ment, me cilës­inë e një doku­men­ti iden­ti­fiki­mi. For­mati i këtij doku­men­ti mira­to­het me urd­hër të Min­istrit të Brend­shëm.

 

Neni 90
E drej­ta e dëmsh­për­blim­it

1. I hua­ji, ndaj të cilit është mar­rë një vendim i for­mës së pre­rë, që shpall të pavlef­shëm urdhrin e ndalim­it në qen­drën e mbyl­lur ose të detyrim­it të qën­drim­it në një ter­ri­tor të cak­tu­ar, mund të pre­tendo­jë dëmsh­për­blim për hum­b­jet e shkak­tu­ara nga ndal­i­mi ose qën­dri­mi në një ter­ri­tor të cak­tu­ar.
2. Bëjnë për­jash­tim nga pika 1 e këtij neni rastet kur i hua­ji:

a) u është fshe­hur autoriteteve, është arratisur ose ka bërë për­p­jek­je për një gjë të tillë;

b) me veprimet e veta ka pen­guar zhvil­lim­in e pro­ce­du­rave ligjore, për nxjer­rjen e urdhrit të ndalim­it apo të qën­drim­it në një ter­ri­tor të cak­tu­ar;

c) nuk ka deklaru­ar ose ka fshe­hur mjetet finan­cia­re, që ka në dis­pozi­cion për qën­drim­in ose largimin e tij;

ç) ka dhënë infor­ma­cione të rreme, për të pen­guar urdhrin e ndalim­it ose të qën­drim­it në një ter­ri­tor të cak­tu­ar.

 

 

KREU VII
MBIKËQYRJA DHE KONTROLLI I TË HUAJVE

 

Neni 91
Kon­trol­li i të hua­jve

Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, në ushtrim të detyrave të parashikuara në ligj:

a) mbikëqyr zba­timin nga të hua­jt të rreg­ullave të ven­do­sura sipas këtij ligji;

b) kryen kon­trolle dhe hyn në mjedise pri­vate, ku qën­dron i hua­ji, në rast se ekzis­to­jnë dyshime të bazuara;

c) kërkon doku­mentet e udhë­tim­it, lejen e qën­drim­it ose doku­mentin e iden­ti­fikim­it;

ç) shoqëron në rajonin e poli­cisë të hua­jin, i cili nuk disponon doku­ment iden­ti­fiki­mi, leje qën­dri­mi, doku­ment udhë­ti­mi ose ndon­jë doku­ment tjetër, që provon iden­titetin e tij dhe është bren­da afatit të vlef­sh­mërisë;

d) trans­porton të hua­jin, për të cilin ka një urd­hër largi­mi, largi­mi me for­cë ose dëbi­mi, për në pikën e kalim­it kufi­tar;

dh) trans­porton të hua­jin e ndalu­ar, kur është e nevo­jshme, në insti­tu­cionin shën­de­të­sor, për të mar­rë tra­j­tim mjekë­sor;

e) shoqëron dhe merr masa për kthimin e të hua­jve të par­reg­ullt në vendin e des­ti­na­cionit;

ë) merr masa që i hua­ji i ndalu­ar të paraqitet për­para gjykatës;

f) merr masa sig­urie për të hua­jin e ven­do­sur në qendër të mbyl­lur, që të paraqitet për­para autoriteteve gjyqë­sore;

g) shoqëron të hua­jin në për­faqës­inë diplo­matike ose kon­sul­lore, me syn­im zhvil­lim­in e inter­vistës së kërkuar, për të sig­u­ru­ar doku­mente udhë­ti­mi dhe e kthen atë në insti­tu­cionin ku zba­to­het ndal­i­mi.

 

Neni 92
Detyri­mi i shte­t­a­sit të huaj për njof­timin e ven­dit të qëndrimit/banimit

I hua­ji vë në dijeni, bren­da 30 ditëve, Policinë Kufitare dhe Migra­cionit për vendqën­drim­in ose vend­ba­n­imin e tij, duke paraqi­tur të dhë­nat e mëposhtme:

a) të dhë­nat iden­ti­fikuese, si shtetës­inë dhe adresën e vendqën­drim­it;

b) datën e lëshim­it dhe num­rin ser­i­al të vizës;

c) datën e fil­lim­it të qën­drim­it dhe datën e prit­shme të për­fundim­it të qën­drim­it në vendqën­drim­in në fjalë;

ç) vendin, kohën dhe datën e hyr­jes;

d) datën e lëshim­it dhe num­rin ser­i­al të lejes së qën­drim­it

 

Neni 93
Humbja/dëmtimi i doku­menteve të lëshuara

1. I hua­ji rapor­ton men­jëherë, por jo më vonë se 10 ditë, hum­b­jen ose dëm­timin e doku­men­tit të udhë­tim­it ose të lejes së qën­drim­it tek autoriteti lëshues ose te Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, ku ka vendqën­drim­in e përkohshëm, të cilët, në këtë rast, i lësho­jnë një cer­ti­fikatë të përkohshme.
2. Cer­ti­fika­ta e lëshuar, sipas pikës 1 të këtij neni, është e vlef­shme deri në mar­rjen e doku­men­tit të ri të iden­ti­fikim­it ose të lejes së qën­drim­it të hum­bur, e cila i dorë­zo­het autoritetit përgjegjës lëshues. For­mati i cer­ti­fikatës së lëshuar, sipas kësaj pike, mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
3. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, shpall në kërkim doku­mentin e udhë­tim­it ose lejen e qën­drim­it të të hua­jit.

 

Neni 94
Pajis­ja me doku­ment udhë­ti­mi

1. Për­faqësitë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë lësho­jnë doku­mente të vlef­shme udhë­ti­mi, me një hyr­je për të hua­jin, i cili ka emi­gru­ar në mënyrë të rreg­ullt ose ka leje qën­dri­mi, doku­mentet e të cilit kanë hum­bur ose janë dëm­tu­ar jashtë e nuk mund të zëvendë­so­hen atje dhe, për rrjed­ho­jë, nuk mund të kthe­het në Repub­likën e Shqipërisë.

2. Autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit i lëshon, me kërkesën e të intere­suar­it, doku­ment udhë­ti­mi të hua­jit, i cili ka leje qën­dri­mi dhe do të udhë­to­jë jashtë ven­dit, për një afat deri në 2 vjet, duke i dhënë të drejtë atij të kthe­het në vend edhe pse nuk ka një doku­ment të vlef­shëm udhë­ti­mi të ven­dit të origjinës e nuk mund ta zëvendë­so­jë atë, për arsye që nuk varen prej tij.

3. Autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit lëshon doku­ment udhë­ti­mi, duke i dhënë të drejtën e një hyr­je­je të hua­jit, për t’u rik­thy­er në vendin e qën­drim­it të tij të përher­shëm, kur ky doku­ment ka hum­bur ose është shkatër­ru­ar dhe nuk mund të zëvendë­so­het.

4. Për qël­lime udhë­ti­mi jashtë, autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit i lëshon një doku­men t udhë­ti­mi per­son­it pa shtetësi, i cili jeton në Repub­likën e Shqipërisë, duke i dhënë të drejtën të rik­the­het në vend bren­da peri­ud­hës së vlef­sh­mërisë. Ky doku­ment është i vlef­shëm për një peri­ud­hë dyv­jeçare nga data e lëshim­it.

5. Doku­mentet e udhë­tim­it mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 95
Detyrimet e trans­portue­sit

1. Agjen­cia e trans­portit, për­para nis­jes, duhet të ver­i­fiko­jë nëse të hua­jt, që udhë­to­jnë drejt Repub­likës së Shqipërisë, kanë doku­mente të vlef­shme udhë­ti­mi dhe vizë, në rast se kërko­het, si dhe të paraqesin në mënyrë të plotë e të sak­të listën e per­son­elit dhe të udhë­tarëve.

2. Agjen­cia e trans­portit mban përgjegjësi për kthimin e të hua­jit në vendin e origjinës ose në vendin që është i detyru­ar ta pra­no­jë, në bazë të një mar­rëvesh­je­je ripra­n­i­mi, në rast se të hua­jit i real­i­zo­het hyr­ja për shkak të mungesës së doku­menteve të nevo­jshme për hyr­je në Repub­likën e Shqipërisë.
3. Kur kthi­mi nuk mund të real­i­zo­het men­jëherë, trans­portue­si për­bal­lon kos­ton e qën­drim­it të të hua­jit deri në çastin e kthim­it.

4. Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit, ven­dore, e cila refu­zon hyr­jen, mund të ven­dosë gjobë ndaj agjen­cisë që trans­porton të hua­jin e refuzuar, përveç kur hyr­ja është refuzuar për shkak të mosplotësim­it të kushteve të hyr­jes dhe qën­drim­it të të hua­jit në Repub­likën e Shqipërisë apo të pavlef­sh­mërisë së vizës.

 

Neni 96
Detyrime për shër­bimet sociale dhe punëd­hënësit

1. Shër­bimet pub­like, orga­ni­zatat dhe admin­is­tra­ta lokale, kom­pan­itë e intere­sit pub­lik dhe insti­tu­cionet e sig­urimeve shoqërore janë të detyru­ara të mos i ofro­jnë shër­bimet e tyre shte­tasve të huaj, të cilët nuk janë të pajisur me një doku­ment të vlef­shëm udhë­ti­mi dhe qën­dri­mi të njo­hur nga ky ligj, vizë ose leje qën­dri­mi të vlef­shme dhe që nuk vërte­to­jnë që kanë hyrë dhe qën­dro­jnë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­tor. Spi­talet dhe qen­drat shën­de­të­sore janë të për­jash­tu­ara nga detyri­mi i mësipërm, në rast se shte­t­a­sit e huaj duhet të mar­rin shër­bim mjekë­sor.

2. Punëd­hënësit, të cilët kanë punë­suar shte­tas të huaj, duhet të infor­mo­jnë men­jëherë autoritetin shtetëror përgjegjës në niv­el rajonal/vendor për tra­j­timin e të hua­jve dhe autoriteti shtetëror përgjegjës në niv­el ven­dor për punësimin e të hua­jve për çdo shte­tas të huaj, të cilët ata punë­so­jnë dhe për çdo ndryshim të sta­tusit të tyre të punësim­it, si zgjat­jen e kon­tratës së punësim­it apo për­fundimin e saj.

 

Neni 97
Detyrimet për noterët

Gjatë për­gatit­jes së deklaratave note­ri­ale, në të cilat shte­t­a­sit e huaj janë pjesë­tarë dhe janë prezent në ter­ri­tor apo deklaro­jnë ako­mod­imin ose qën­drim­in në Shqipëri, noterët janë të detyru­ar të kërko­jnë nëse ata janë me qën­drim të rreg­ullt në Shqipëri, nëse mba­jnë vizë apo leje qën­dri­mi dhe t’i ven­dosin ato në deklaratën note­ri­ale. Janë të për­jash­tu­ara rastet e autor­izim­it të avokatëve për paraqit­je para gjykatës në vend të shte­tasve të huaj.

 

Neni 98
Detyrime për indi­vidë dhe sub­jek­te

1. Është e ndalu­ar dhë­nia me qira e pasurive të palu­a­jt­shme për shte­t­a­sit e huaj, të cilët nuk janë të pajisur me një doku­ment të vlef­shëm të njo­hur nga ky ligj, apo nuk kanë vizë dhe leje qën­dri­mi të vlef­shme.

2. Menax­herët e hoteleve dhe qen­drave të pushim­it duhet të infor­mo­jnë autoritetin shtetëror përgjegjës në niv­el rajonal/vendor për tra­j­timin e të hua­jve për mbër­rit­jen dhe largimin e shte­tasve të huaj, të cilët ata presin në mjedis­et e tyre.

 

KREU VIII
MBLEDHJA DHE ADMINISTRIMI I TË DHËNAVE VETJAKE

 

Neni 99
Mbled­h­ja e të dhë­nave dhe evi­den­cat

1. Autoritetet kom­pe­tente shtetërore mbled­hin dhe admin­istro­jnë të dhë­nat për të hua­jt, të cilat regjistro­hen në regjistrin kom­bë­tar për të hua­jt, për iden­ti­fikimin e tyre. Mbled­h­ja dhe evi­den­ti­mi i të dhë­nave rreg­ul­lo­hen më tej me urd­hër të për­bashkët të Min­istrit të Brend­shëm, Min­istrit të Punëve të Jashtme dhe të Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.
2. Regjistri kom­bë­tar për të hua­jt për­bëhet nga regjis­tra, që përm­ba­jnë të dhë­nat e mbled­hu­ra, sipas këtij ligji, për:

a) të hua­jt, të cilët hyjnë, kalo­jnë ose dalin në/nga Repub­li­ka e Shqipërisë;

b) per­son­at fizikë ose juridikë, shqip­tarë ose të huaj, të cilët bëjnë ftesë ose lësho­jnë garan­ci për hyr­jen e një të hua­ji në Repub­likën e Shqipërisë;

c) të hua­jt, të cilët kanë bërë kërkesë për vizë, leje qën­dri­mi, leje punësi­mi ose vetëpunësi­mi, duke dhënë edhe motivin e lëshim­it apo të refuzim­it të tyre;

ç) vizat, lejet e qën­drim­it dhe të punësim­it, të lëshuara, si dhe afatin e tyre;

d) të hua­jt, të cilët rapor­to­jnë hum­b­jen e doku­menteve të udhë­tim­it;

dh) të hua­jt, të cilëve u refu­zo­het hyr­ja ose qën­dri­mi në Repub­likën e Shqipërisë, duke dhënë arsyet, afatin dhe masën e ndalim­it, si dhe për ata të kthy­er në bazë të një mar­rëvesh­je­je ripra­n­i­mi;
e) të hua­jt, të cilët mba­hen në qen­drën e mbyl­lur, ose që duhet të qën­dro­jnë në një zonë të cak­tu­ar ter­ri­tori.

3. Autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit mbledh dhe admin­istron këto të dhë­na vet­jake për të hua­jt, me qën­drim të përkohshëm në Shqipëri, si më poshtë:

a) datën e hyr­jes në vend dhe vendqën­drim­in, si dhe arsyet e qën­drim­it;

b) të dhë­nat e iden­ti­fikim­it të doku­men­tit të udhë­tim­it;

c) fotografinë dhe nën­shkrim­in;

ç) shen­jat e gishtërin­jve;

d) motivin e hyr­jes në Repub­likën e Shqipërisë;

dh) num­rin e lejes, peri­ud­hën e vlef­sh­mërisë, ripërtërit­jen;

e) refuz­imin e një kërkese për lëshimin apo zgjat­jen e një leje­je, tërhe­q­jen e lejes dhe arsyet;

ë) gjend­jen civile të të hua­jit;

f) pro­fe­sion­in dhe kual­i­fikimet e tij;

g) datën e dal­jes së fun­dit;

gj) të dhë­nat e regjistrim­it për autom­jetin e për­dorur dhe të regjistru­ar jashtë.

 

Neni 100
Për­dori­mi i të dhë­nave

1. Autoritetet kom­pe­tente për tra­j­timin e të hua­jve admin­istro­jnë dhe për­dorin të dhë­nat e grum­bul­lu­ara për të hua­jt, si dhe i vënë ato në dis­pozi­cion të organ­eve të drejtë­sisë, organ­eve të sig­urisë kom­bëtare, autoriteteve për refug­jatët dhe autoriteteve rajonale, që kanë të bëjnë me të hua­jt dhe që janë të intere­suara në këtë fushë.

2. Autoritetet kom­pe­tente, në bashkëpunim, mbled­hin dhe regjistro­jnë këto të dhë­na për të hua­jt, për të cilët ekzis­ton urd­hër largi­mi, urd­hër largi­mi me for­cë ose urd­hër dëbi­mi apo që janë sub­jekt i ndalim­it të hyr­jes e të qën­drim­it:

a) të dhë­nat vet­jake;

b) shtetës­inë (sta­tusin pa shtetësi);

c) vendqën­drim­in e përher­shëm jashtë;

ç) bazën ligjore të ven­dos­jes së ndalim­it dhe afatin e tij;

d) emrin e agjen­cisë që ka mar­rë vendimin;

dh) shen­jat e gishtërin­jve të per­son­it të larguar (dëbuar).

3. Të dhë­nat e mbled­hu­ra dhe të admin­istru­ara, sipas këtij ligji dhe në zba­tim të ligjit për mbled­hjen dhe admin­istrim­in e të dhë­nave, ruhen dhe për­doren nga Poli­cia Kufitare dhe Migra­cionit.
4. Për shkaqe të ligjshme, kanë të drejtë të mbled­hin, të admin­istro­jnë, të shkëm­be­jnë dhe të kërko­jnë vënie në dispon­im të të dhë­nave për të hua­jt:

a) autoritetet kom­pe­tente për çësht­jet e shtetë­sisë;

b) autoritetet kom­pe­tente për punësimin e të hua­jve;

c) autoritetet kom­pe­tente finan­cia­re dhe doganore;

ç) autoritetet kom­pe­tente të gjend­jes civile në zonën admin­is­tra­tive, ku jeton i hua­ji.

5. Autoriteti qen­dror i Poli­cisë Kufitare dhe Migra­cionit, në bashkëpunim me organe të tjera shtetërore për tra­j­timin e të hua­jve, mbledh, admin­istron, shkëm­ben dhe ruan këto të dhë­na vet­jake të per­son­it fizik apo juridik, që ka bërë ftesën:

a) gjen­er­alitetet dhe nën­shtetës­inë e tij (sta­tusin pa shtetësi);

b) adresën ose selinë;

c) kohëzg­jat­jen e ftesës, për të cilën është mar­rë për­sipër angazhi­mi;

ç) num­rin ser­i­al të regjistrim­it të ftesës ose, nëse ka, refuz­imin e ftesës nga autoritetet.

 

Neni 101
Rua­jt­ja e të dhë­nave

1. Autoritetet kom­pe­tente për tra­j­timin e të hua­jve, të cilat mbled­hin dhe admin­istro­jnë të dhë­nat për të hua­jt, sipas nen­eve 99 e 100 të këtij ligji, i rua­jnë ato për një peri­ud­hë 5‑vjeçare pas skadim­it të vlef­sh­mërisë së vizës ose të lejes së përkohshme të qën­drim­it.
2. Të dhë­nat e mbled­hu­ra nga poli­cia ruhen për një peri­ud­hë pesëv­jeçare nga bër­ja e kërkesës për vizë ose leje të përkohshme qën­dri­mi apo njëv­jeçare nga për­fundi­mi i pro­ce­durës admin­is­tra­tive ose penale.

 

KREU IX
INTEGRIMI I TË HUAJVE NË JETËN EKONOMIKE, KULTURORE DHE SHOQËRORE

 

Neni 102
Asis­ten­ca për inte­grim­in e të hua­jve

1. Autoritetet përgjegjëse për zba­timin e ligjit duhet të sig­uro­jnë kushtet për inte­grim në jetën ekonomike, kul­tur­ore dhe shoqërore të të hua­jve, që kanë të drejtën e qën­drim­it në Repub­likën e Shqipërisë.
2. Për inte­grim­in e të hua­jve:

a) orga­ni­zo­hen kurse të gjuhës shqipe, si dhe kurse e for­ma të tjera të për­fitim­it të rrit­jes pro­fe­sion­ale dhe të formim­it;

b) sig­uro­het infor­ma­cioni për të drej­tat e të hua­jve dhe mundësitë e inte­grim­it në shoqërinë shqiptare;
c) orga­ni­zo­hen veprim­tari për mësimin e his­torisë, të kul­turës, qytetërim­it dhe sis­temit ligjor të Repub­likës së Shqipërisë;

ç) orga­ni­zo­hen takime me rastin e ndod­hive të ndryshme, ku mar­rin pjesë edhe shte­tas shqip­tarë, për një pro­movim, njo­hje dhe mirëkup­tim të ndërsjel­lë.

 

Neni 103
Insti­tu­cionet dhe orga­ni­zatat e përf­shi­ra

1. Insti­tu­cionet pub­like bashkëpuno­jnë, sipas kom­pe­ten­cave, me part­nerët socialë, orga­ni­zatat jofitim­prurëse dhe orga­ni­zatat ndërkom­bëtare, për pro­movimin dhe zba­timin e pro­grameve të inte­grim­it të të hua­jve në shoqëri.

2. Në të gjitha veprim­tar­itë e ushtru­ara, insti­tu­cionet pub­like dhe OJF-të u ofro­jnë të hua­jve mbro­jt­je kundër çdo lloj forme diskri­m­in­i­mi.

3. Ndalo­het diskri­m­in­i­mi i drejt­për­drejtë dhe jo i drejt­për­drejtë nga per­son­at juridikë, pub­likë dhe pri­vatë, gjatë të gjithë pro­ce­sit të migrim­it për punësim.

 

KREU X
SANKSIONET

 

Neni 104
Masat ndëshki­more

1. Shkel­ja e dis­poz­i­tave të këtij ligji, kur nuk për­bën vepër penale, sipas legjis­la­cionit shqip­tar, për­bën kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­het me gjobë nga autoritetet përkatëse, në për­puth­je me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”, si më poshtë:

a) i hua­ji, i cili kundër­sh­ton ose nuk përm­bush kërke­sat për ver­i­fikim iden­titeti, shtetësie ose l idhur me çësht­je të tjera, në për­puth­je me këtë ligj dhe aktet në zba­tim të tij, dëno­het me gjobë nga 10 000 lekë deri në 20 000 lekë;

b) i hua­ji, i cili shkel afatet e për­cak­tu­ara në këtë ligj, nuk njofton apo infor­mon për çësht­je, sipas për­cak­timeve të bëra nga legjis­la­cioni për të hua­jt, dëno­het me gjobë nga 10 000 lekë deri në 15 000 lekë;

c) per­son­at shqip­tarë ose të huaj, të cilët pra­no­jnë të stre­ho­jnë ose të mbësht­esin shte­tas të huaj, në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji, pa rapor­tu­ar tek autoritetet e imi­gra­cionit, dëno­hen me gjobë nga 300 000 lekë deri në 400 000 lekë;

ç) per­son­at shqip­tarë ose të huaj, të cilët nuk mba­jnë regjistër të dhë­nash për të hua­jt, sipas këtij ligji e akteve në zba­tim të tij, dëno­hen me gjobë nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë;

d) i hua­ji, i cili humb pas­aportën për të hua­jt ose doku­mentet e lëshuara nga autoritetet e migra­cionit dhe nuk njofton për këtë bren­da afatit të parashikuar, dëno­het me gjobë nga 10 000 lekë deri në 15 000 lekë;

dh) i hua­ji, i cili nuk paraqitet për ekza­min­im tek inspek­tori san­i­tar shtetëror bren­da 10 ditëve pas njof­tim­it të kësaj kërkese të organ­eve kom­pe­tente, dëno­het me gjobë nga 10 000 lekë deri në 20 000 lekë;

e) i hua­ji, i cili ndryshon des­ti­na­cionin e veprim­tarisë nga ajo, për të cilën ka mar­rë lejen nga organet kom­pe­tente, ose qën­dron në Repub­likën e Shqipërisë për një motiv të ndryshëm nga ai, për të cilin i është lëshuar leja e qën­drim­it apo viza, dëno­het me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë;

ë) organet shtetërore, per­son­at pub­likë, juridikë ose fizikë, të cilët nuk zba­to­jnë detyrimet, që rrjed­hin nga dis­poz­i­tat e këtij ligji, dëno­hen me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë;

f) trans­portue­sit, të cilët nuk rapor­to­jnë ose nuk paraqesin, në mënyrë të plotë e të sak­të, listën e per­son­elit dhe të udhë­tarëve, dëno­hen me gjobë nga 300 000 lekë deri në 400 000 lekë;

g) prindërit ose kujdestarët ligjorë, të cilët nuk krye­jnë, për fëmi­jët nën 18 vjeç, përgjegjësitë ligjore, sipas dis­poz­i­tave të këtij ligji, dëno­hen me gjobë nga 300 000 lekë deri në 400 000 lekë;

gj) punëd­hënësi ose punë­mar­rësi, i cili hyn në mar­rëd­hënie pune, në mënyrë të paligjshme, duke shkelur dis­poz­i­tat e për­cak­tu­ara nga ky ligj dhe aktet nën­ligjore në zba­tim të tij për punësimin e të hua­jve, dëno­het me gjobë nga 350 000 lekë deri në 400 000 lekë;

h) i hua­ji ose shte­tasi shqip­tar, i cili lidh një martesë fik­tive, për të për­fi­tu­ar leje qën­dri­mi, pa pasur qël­lime seri­oze marte­sore, dëno­het me gjobë nga 350 000 lekë deri në 400 000 lekë.

2. For­mati i masës admin­is­tra­tive mira­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 105
Ekzeku­ti­mi i masave ndëshki­more

1. Anki­mi dhe ekzeku­ti­mi i masave ndëshki­more bëhen në për­puth­je me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”.

2. Kundër vendim­it për vënien e gjobës mund të bëhet ankim tek organi drejt­për­drejt më i lartë ose në gjykatën e rrethit, vendi­mi i të cilëve është i for­mës së pre­rë.

3. I hua­ji mund ta pagua­jë gjobën edhe në val­utë, sipas kur­sit ditor të këm­bim­it me lekun shqip­tar.

 

KREU XI
DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Neni 106
Dis­poz­itë kalimtare për lejet e punës

1. Të hua­jt, të cilët kanë fitu­ar leje pune njëv­jeçare, sipas ligjit nr.8492, datë 27.5.1999 “Për të hua­jt”, afati i së cilës për­fun­don pas hyr­jes në fuqi të këtij ligji, nëse kushtet, për të cilat është dhënë kjo leje, mbeten të njëj­ta, do të për­fi­to­jnë leje pune:

a) të ripërtërit­u­ra, dy herë rad­hazi, me afat dyv­jeçar vlef­sh­mërie;

b) të vazh­dueshme, pas për­fundim­it të vlef­sh­mërisë së lejes së dytë, me afat dyv­jeçar.

2. Të hua­jt, të cilët kanë fitu­ar leje pune njëv­jeçare të ripërtërirë një herë rad­hazi, sipas ligjit nr.8492, datë 27.5.1999 “Për të hua­jt”, afati i së cilës për­fun­don pas hyr­jes në fuqi të këtij ligji, nëse kushtet, për të cilat është dhënë leja, mbeten të njëj­ta, do të për­fi­to­jnë leje pune:

a) të ripërtërit­ur, me afat njëv­jeçar vlef­sh­mërie;

b) të ripërtërit­ur, me afat dyv­jeçar vlef­sh­mërie, pasi të për­fun­do­jë afati i vlef­sh­mërisë, sipas shkro­n­jës “a” të pikës 2 të këtij neni;

c) të vazh­dueshme, pas për­fundim­it të vlef­sh­mërisë së lejes me afat dyv­jeçar, sipas shkro­n­jës “b” të pikës 2 të këtij neni.

3. Të hua­jt, të cilët kanë fitu­ar leje pune njëv­jeçare të ripërtërirë dy herë rad­hazi, sipas ligjit nr.8492, datë 27.5.1999 “Për të hua­jt”, afati i së cilës për­fun­don pas hyr­jes në fuqi të këtij ligji, nëse kushtet, për të cilat është dhënë leja, mbeten të njëj­ta, do të për­fi­to­jnë leje pune:

a) të ripërtërit­ur, me afat dyv­jeçar vlef­sh­mërie, pasi të për­fun­do­jë afati i vlef­sh­mërisë për lejen e punës pararendëse të ripërtërirë;

b) të vazh­dueshme, pas për­fundim­it të vlef­sh­mërisë së lejes me afat dyv­jeçar, sipas shkro­n­jës “a” të pikës 3 të këtij neni.

4. Të hua­jt, të cilët kanë fitu­ar leje pune afat­g­jatë pesëv­jeçare, sipas ligjit nr.8492, datë 27.5.1999 “Për të hua­jt”, nëse afati pesëv­jeçar i lejes plotë­so­het pas hyr­jes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të për­fi­to­jnë leje pune të vazh­dueshme të tip­it “D”, në për­puth­je me pro­ce­du­rat dhe kërke­sat e parashikuara në këtë ligj.

5. Të hua­jt, të cilët kanë fitu­ar leje pune afat­g­jatë pesëv­jeçare dhe kanë paraqi­tur kërkesën për ripërtërit­jen e saj para hyr­jes në fuqi të këtij ligji, fito­jnë pajisen me leje pune të vazh­dueshme të tip­it “D”, në për­puth­je me pro­ce­du­rat dhe kërke­sat e parashikuara në këtë ligj.

6. Kriteret, doku­menta­cioni dhe pro­ce­du­ra për pajis­jen, ripërtërit­jen, refuz­imin e anulim­in e lejes së punës së të hua­jve, sipas pikave 1, 2, 3, 4 e 5 të këtij neni, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 107
Dis­pozi­ta për­fundimtare për lejet e punës

Lejet e punës, lëshuar punë­mar­rësve apo të vetëpunë­suarve, në zba­tim të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit në fuqi, para datës së hyr­jes në fuqi të këtij ligji, janë të vlef­shme deri në për­fundim të datës së për­fundim­it të tyre, sa kohë që nuk anu­lo­hen nga autoritetet shtetërore përgjegjëse ose nuk bëhen të pavlef­shme, në zba­tim të dis­poz­i­tave të këtij ligji.

 

Neni 108
Aktet nën­ligjore në zba­tim të ligjit

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, bren­da 4 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rë akte nën­ligjore në zba­tim të nen­eve 13 pikat 1 e 2, 14 pika 5, 15 pikat 1 e 3, 16 pika 4, 19 pika 6, 24 pikat 1 e 4, 30 pika 3, 32 pika 1 shkro­n­ja “dh”, 36 pika 3, 37 pika 4, 39 pika 2, 48 pika 2, 58 pika 2, 60 pika 2, 62, 67 pika 1, 83 pika 2, 93 pika 2, 94 pika 5 e 104 pika 2.

 

Neni 109
Shfuqiz­ime

Ligji nr.8492, datë 27.5.1999 “Për të hua­jt”, si dhe çdo akt tjetër ligjor dhe nën­ligjor, i cili bie në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji, shfuqi­zo­hen.

Neni 110
Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1 dhje­tor 2008.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim