Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi i ligjit

Ky ligj ven­dos rreg­ul­lat për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin në mar­rjen e masave për HIV/AIDS-in, kujdesin, tra­j­timin dhe mbështet­jen për per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS.

 

Neni 2
Fusha e zba­tim­it

Ky ligj zba­to­het nga/ndaj personat/personave fizikë dhe juridikë, ven­das ose të huaj, me vendbanim/vendqëndrim ose seli në Repub­likën e Shqipërisë.

 

Neni 3
Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “HIV” është bashki­mi i shkro­n­jave fillestare të emrit të virusit, që shkak­ton AIDS-in, sipas ter­mi­nologjisë anglo-sak­sone, “Human Immun­od­e­fi­cien­cy Virus” (Virusi i pam­jaftuesh­mërisë imu­nitare njerë­zore). Përku­fiz­i­mi shken­cor i refer­o­het atij të dhënë nga Orga­ni­za­ta Botërore e Shën­de­të­sisë.
2. “AIDS” është shkur­ti­mi i shpre­hjes në anglisht të “Acquired Immune Defi­cien­cy Syn­drome” (Sin­dro­ma e pam­jaftuesh­mërisë imu­nitare të fitu­ar), e cila është for­ma më e rëndë e infek­sion­it nga virusi HIV. Sin­dro­ma e pam­jaftuesh­mërisë imu­nitare të fitu­ar (AIDS) është bashkësia e shen­jave dhe çrreg­ul­limeve të orga­nizmit, që shfaqet si rezul­tat i pam­jaftuesh­mërisë së gjend­jes mbro­jtëse të tij nga vepri­mi i virusit HIV dhe e ekspo­zon atë ndaj infek­sion­eve të tjera.

3. “Infek­sione opor­tuniste” janë infek­sionet që shkak­to­hen nga mikrobe (bak­terie, pro­to­zo­rare, kër­pud­ha dhe viruse), që shfry­të­zo­jnë gjend­jen e dobë­suar mbro­jtëse të orga­nizmit, në rastin konkret të shkak­tu­ar nga virusi HIV. Nëse nuk do të ekzis­tonte kjo gjend­je e dobë­suar mbro­jtëse, këto mikrobe nuk do të shkak­tonin infek­sion.
4. “Stig­ma­tiz­im” është sjell­ja e për­buz­jes ose e mosre­spek­tim­it të një per­soni, për shkak të qenies ose të dyshim­it se është i infek­tu­ar me HIV, ose se ka mar­rëd­hënie të ngush­ta me një per­son të infek­tu­ar apo të dyshuar si të infek­tu­ar me HIV.

5. “Diskri­m­in­im” është akti i largim­it, kundër­sh­tim­it, izolim­it, keq­tra­j­tim­it, tur­përim­it, paragjykim­it ose kufizim­it të të drej­tave të një per­soni tjetër, për shkak të qenies ose të dyshim­it se është i infek­tu­ar me HIV, ose ka mar­rëd­hënie të ngush­ta me një per­son të infek­tu­ar apo të dyshuar si të infek­tu­ar me HIV.

6. “Sjell­je me rrezik­sh­mëri të lartë” janë të gjitha sjell­jet e vërte­t­u­ara, që favorizo­jnë trans­me­timin e virusit HIV.

7. “Ekspoz­im ndaj HIV-it” është ekspoz­i­mi ndaj kon­tak­tit të drejt­për­drejtë me fak­torë të mund­shëm, të vërte­t­u­ar, që favorizo­jnë trans­me­timin e virusit HIV.

8. “Mbikëqyr­je (surve­jancë) epi­demi­ologjike e HIV/AIDS-it” është grum­bul­li­mi, në mënyrë të rreg­ullt dhe sis­tem­atike, i infor­ma­cionit për tregue­sit epi­demi­ologjikë të HIV/AIDS-it, për gru­pet me rrezik­sh­mëri të lartë, për të njo­hur prir­jen në kohë dhe rezul­tatet për kon­trol­lin dhe paran­dal­im­in e HIV/AIDS-it, si dhe për të sig­u­ru­ar infor­ma­cion për plan­i­fikimin, paran­dal­im­in, kon­trol­lin dhe zhvil­lim­in e efek­t­shmërisë së masave të mar­ra.

9. “Mbikëqyr­je (surve­jancë sen­tinel) e HIV/AIDS-it” është grum­bul­li­mi i infor­ma­cionit, nëpër­m­jet tes­timeve të rreg­ull­ta dhe sis­tem­atike, për virusin HIV, të gru­peve të përzg­jed­hu­ra për këtë objekt, për të mon­i­toru­ar rit­met dhe prir­jen në kohë të HIV-it, si dhe për të sig­u­ru­ar infor­ma­cion për plan­i­fikimin, paran­dal­im­in, kon­trol­lin dhe zhvil­lim­in e efek­t­shmërisë së masave të mar­ra.

10. “Këshillim për HIV/AIDS-in” është bashkëbised­i­mi në mirëbes­im ndër­m­jet një per­soni dhe një këshillue­si, i cili syn­on të për­gatisë per­son­in të për­bal­lo­jë paso­jat e stre­sit të mund­shëm dhe të mar­rë vendime, bazuar në infor­ma­cione për HIV/AIDS-in. Kjo përf­shin informimin, edukimin dhe mbështet­jen psiko-sociale, të cilat i mundë­so­jnë per­son­it të jeto­jë me HIV-AIDS dhe të mos përhapë më tej infek­sion­in.

11. “Tes­tim për HIV-in” është diag­noza lab­o­ra­torike, që kry­het në mostrat e gjakut ose të lëng­jeve të tjera biologjike të një per­soni, nëpër­m­jet të cilave vërte­to­het sta­tusi i tij lid­hur me infek­sion­in HIV.

12. “HIV poz­i­tiv” është rezul­tati i tes­tim­it të gjakut apo i lëng­jeve të tjera biologjike, ku është zbu­lu­ar pra­nia e virusit apo e antitru­pave anti-HIV, nëpër­m­jet të cilit vërte­to­het se per­soni është i infek­tu­ar me HIV.

13. “Grup eduka­tiv shoqëror” është një grup i cak­tu­ar njerëzish, me karak­ter­is­ti­ka të për­bashkë­ta, si mosha, gjinia, niveli arsi­mor etj. që, me punë infor­muese dhe edukuese, sjell ndryshime në njo­hu­ritë, qën­drimet, bes­imin, sjell­jen ndër­m­jet vetë anë­tarëve të grupit.

14. “Grup i lëvizshëm” është grupi i pop­ull­sisë që, rreg­ull­isht, jeton larg nga famil­ja dhe që ndryshon vendin e banim­it dhe të punësim­it.

15. “Masa ndërhyrëse për pakësimin e dëmit për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të HIV-it” janë informi­mi, nxit­ja e për­dorim­it të mbro­jtësve, gjilpërave dhe shiringave njëpër­dorimshme nga për­dorue­sit e dro­gave me injek­tim, tra­j­ti­mi me ter­api zëvendë­suese pas drogim­it dhe të tjera masa ndërhyrëse për reduk­timin e dëmit, për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të HIV-it.

16. “Masa të paran­dalim­it uni­ver­sal” është tërësia e pro­ce­du­rave dhe e rreg­ullave, për paran­dal­im­in e infek­sion­eve, me origjinë nga gjaku dhe lëng­jet biologjike.
17. “Ndih­më shoqërore” është ndih­ma në shër­bime ose në të hol­la, që i jepet një per­soni me HIV/AIDS.
18. “Tra­j­tim speci­fik” përf­shin ato bar­na, që shër­be­jnë për tra­j­timin dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

 

Neni 4
Parimet e paran­dalim­it dhe të kon­trol­lit të HIV/AIDS-it

Parimet e paran­dalim­it dhe të kon­trol­lit të HIV/AIDS-it janë:

1. Ndërthur­ja e masave finan­cia­re, psiko-sociale, teknike, mjekë­sore dhe shken­core për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, përmes informim­it, edukim­it dhe komu­nikim­it për ndryshimin e sjell­jes së indi­vidëve.

2. Bashkëpuni­mi ndërsek­to­r­i­al dhe përf­shir­ja e shoqërisë në paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it në pro­gram­et e zhvil­lim­it shoqëror dhe ekonomik.

3. Ndërthur­ja e masave për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it me masat për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e abuzim­it me dro­gat dhe punon­jësit e sek­sit, kon­trol­lin e infek­sion­eve spi­talore dhe atyre të trans­me­t­u­ara nëpër­m­jet gjakut dhe lëng­jeve biologjike për reduk­timin e dëmit.

4. Reduk­ti­mi i stig­mës dhe i diskri­m­inim­it të per­son­ave të infek­tu­ar me HIV dhe të anë­tarëve të famil­jeve të tyre, kri­ji­mi i lehtë­sive për per­son­at e infek­tu­ar me HIV dhe famil­jet, me syn­im përf­shir­jen e tyre në jetën shoqërore.

 

Neni 5
Poli­tikat shtetërore për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

Poli­tikat shtetërore për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it përf­shi­jnë:

1. Nxit­jen e orga­ni­zatave dhe të indi­vidëve të bashkëpuno­jnë dhe të mbësht­esin, me të gjitha for­mat, paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

2. Nxit­jen e sub­jek­teve pub­like ose pri­vate për të tra­jnuar dhe punë­suar per­son­at e infek­tu­ar me HIV dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre, si dhe për të inves­tu­ar për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.
3. Bashkërendimin e burimeve për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, në për­sh­tat­je me kushtet kom­bëtare ekonomiko-shoqërore dhe sit­u­atën epi­demike të HIV/AIDS-it në çdo peri­ud­hë.
4. Mbështet­jen e kërkimeve shken­core, si dhe trans­fer­im­in e teknologjive, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

5. Mbështet­jen për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e trans­me­tim­it nga nëna te fëmi­ja dhe mbështet­jen e per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS.

6. Mar­rjen e masave të gjithanshme për të garan­tu­ar gjak të sig­urt.

 

Neni 6
Menax­hi­mi për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

1. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë është insti­tu­cioni krye­sor përgjegjës për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

2. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë bashkëren­don punën me min­istritë dhe insti­tu­cionet përgjegjëse shtetërore, për kry­er­jen e menax­him­it shtetëror për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

3. Min­istri i Shën­de­të­sisë për­cak­ton, me akte nën­ligjore, mënyrat e paran­dalim­it, të diag­nos­tikim­it dhe tra­j­tim­it të infek­sion­it nga HIV‑i, si dhe të kon­trol­lit për HIV-in të lëng­jeve biologjike e të indeve, që për­doren për diag­nos­tikim ter­apeu­tik ose shken­cor.

4. Njësitë e qev­eris­jes ven­dore duhet të përf­shi­jnë në veprim­tar­inë e tyre mar­rjen e masave dhe shër­bimeve për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

 

Neni 7
Sub­jek­tet përgjegjëse për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

1. Insti­tu­cionet përgjegjëse shtetërore kanë detyrë har­timin e poli­tikave, zba­timin e ligjit, informimin e vazh­dueshëm, si dhe zba­timin e pro­grameve të veprim­it, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

2. Famil­jet kujde­sen për zba­timin e masave për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

 

Neni 8
Të drej­tat dhe detyrimet e per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS

1. Per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS gëzo­jnë këto të drej­ta:

a) kujdesin shën­de­të­sor, bar­nat për mjekim, ambu­la­tor ose spi­talor, falas në insti­tu­cionet shën­de­të­sore pub­like;

b) arsim­imin në të gjitha nivelet e sis­temit arsi­mor, pub­lik ose pri­vat;

c) punësimin, në për­sh­tat­je me kërke­sat e ven­dit të punës;

ç) kon­fi­den­cialitetin për infek­timin e tyre me HIV/AIDS;

d) refuz­imin e tra­j­tim­it dhe të ekza­minim­it mjekë­sor, kur janë duke mar­rë tra­j­tim të plotë për AIDS;
dh) inte­grim­in në komu­nitet dhe shoqëri;

e) trans­portin falas për në qen­drat e tra­j­tim­it dhe të kujde­sit;

ë) të drej­ta të tjera, të parashikuara nga ky ligj dhe lig­je të tjera në fuqi.

2. Per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS kanë këto detyrime:

a) zba­timin e masave për paran­dal­im­in dhe trans­me­timin e HIV-it te per­sona të tjerë;

b) informimin për rezul­tatin e tes­tim­it HIV poz­i­tiv të bashkëshortit/bashkëshortes ose bashkëjetuesit/bashkëjetueses;
c) detyrime të tjera, të parashikuara nga ky ligj dhe lig­je të tjera në fuqi.

 

 

Neni 9
Akte të ndalu­ara

Akte të ndalu­ara janë:

1. Trans­me­ti­mi i qël­limshëm ose shkak­ti­mi i trans­me­tim­it të virusit HIV te një per­son tjetër.

2. Kër­cën­i­mi për trans­me­tim të HIV-it te një per­son tjetër.

3. Stig­ma­tiz­i­mi dhe diskri­m­in­i­mi i një per­soni që jeton me HI V/AIDS.

4. Brak­tis­ja nga prindërit e fëmi­jës së mitur, të infek­tu­ar me HIV; brak­tis­ja nga kujdestari ligjor i fëmi­jës, nën kujdestari, të infek­tu­ar me HIV.

5. Bër­ja pub­like e emrit, adresës dhe pam­jes (imazhit) së per­son­it të infek­tu­ar me HIV ose zbu­li­mi i infor­ma­cionit të një per­soni të infek­tu­ar nga një tjetër, pa mira­timin e tij, me për­jash­tim të rastit të për­cak­tu­ar në nenin 29 të këtij ligji.

6. Fal­si­fiki­mi i rapor­tit të infek­tim­it me HIV nga një per­son, që nuk është i infek­tu­ar.

7. Detyri­mi për të kry­er tes­timin e HIV-it, me për­jash­tim të rasteve të për­men­dura në nenin 29 të këtij ligji.

8. Refuz­i­mi për t’i dhënë tra­j­tim ose ekza­min­im mjekë­sor një per­soni, që dihet ose dyshohet se është i infek­tu­ar me HIV.

9. Trans­fuzioni i gjakut apo i pro­duk­teve të gjakut të infek­tu­ar me HIV, trans­plan­ti­mi i pjesëve të ndryshme të trupit të një per­soni të infek­tu­ar me HIV te një per­son tjetër, kur mjekët kanë dijeni apo të dhë­na të mjaftueshme se dhu­rue­si i gjakut është i infek­tu­ar me HIV.

10. Dhë­nia e avan­tazheve për kon­trol­lin dhe paran­dal­im­in e HIV/AIDS-it për për­fitim per­son­al, ose kry­er­ja e veprimeve të paligjshme.

11. Akte të tjera, të ndalu­ara nga legjis­la­cioni shqip­tar në fuqi.

 

KREU II
MASAT SHOQËRORE PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT

 

SEKSIONI I
INFORMIMI, EDUKIMI DHE KOMUNIKIMI

 

 

Neni 10
Qël­limet dhe kërke­sat e informim­it, të edukim­it dhe komu­nikim­it

1. Informi­mi, eduki­mi dhe komu­niki­mi për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it kanë për qël­lim rrit­jen e njo­hurive për ndryshimin e sjell­jeve, të qën­drimeve, si edhe për pakësimin e stig­ma­tizim­it dhe të diskri­m­inim­it për per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS.

2. Informi­mi, eduki­mi dhe komu­niki­mi për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it duhet të jenë:
a) të sak­të, të qartë, të thjeshtë dhe prak­tikë;

b) të për­sh­tat­shëm për ata, të cilëve u drej­to­het, për shkallën e tyre të edukim­it, moshën, gjin­inë dhe tra­di­tat, kul­turën, iden­titetin etnik, fenë, bes­imet dhe zakonet;

c) jodiskrim­in­ues dhe pa keqpër­dorur infor­ma­cionet ose pam­jet e per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS.

 

Neni 11
Përm­ba­jt­ja e informim­it, edukim­it dhe komu­nikim­it për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

Informi­mi, eduki­mi dhe komu­niki­mi për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it duhet të përm­ba­jnë të dhë­na për:

1. Mënyrën e infek­tim­it me HIV, rrugët e trans­me­tim­it të HIV-it, masat paran­daluese e të kujde­sit për tra­j­timin e per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS.

2. Ndikimet e HIV/AIDS-in në shën­detin njerë­zor dhe zhvil­lim­in e jetës shoqërore-ekonomike të ven­dit.
3. Të drej­tat dhe detyrimet e indi­vidëve, të famil­jeve dhe per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

4. Tes­timin, kujdesin, mbështet­jen, mënyrat e tra­j­tim­it dhe të shër­bim­it, të për­cak­tu­ara për per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS.

5. Përgjegjësitë e insti­tu­cion­eve përgjegjëse shtetërore, të një­sive të qev­eris­jes ven­dore, orga­ni­zatave jofitim­prurëse ose komu­niteteve të ndryshme për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.
6. Masat për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të HIV-it.

7. Reduk­timin e stig­ma­tizim­it dhe të diskri­m­inim­it të per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS.

8. Poli­tikat shtetërore dhe lig­jet për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

 

Neni 12
Gru­pet e intere­suara për informimin, edukimin dhe komu­nikimin, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

1. Cili­do ka të drejtë të ketë akses për informimin, edukimin dhe komu­nikimin, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

2. Gru­pet e intere­suara, që kanë për­parësi për informimin, edukimin dhe komu­nikimin, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, janë:

a) per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS dhe anë­tarët e famil­jeve të tyre;

b) për­dorue­sit e dro­gave;

c) per­son­at, që kanë infek­sione sek­su­al­isht të trans­metueshme;

ç) meshku­jt, që krye­jnë mar­rëd­hënie sek­suale me meshkuj;

d) punon­jëset e sek­sit;

dh) gru­pet e lëvizshme të pop­ull­sisë;

e) gratë shtatzë­na;

ë) të rin­jtë.

 

Neni 13
Insti­tu­cionet përgjegjëse për informimin, edukimin dhe komu­nikimin, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

1. Insti­tu­cionet shtetërore përgjegjëse e orga­ni­zatat jofitim­prurëse për­gatisin dhe e shpërn­da­jnë infor­ma­cionin, si dhe real­i­zo­jnë edukimin dhe komu­nikimin, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, në për­puth­je me pikën 2 të nen­it 10 të këtij ligji.

2. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë është përgjegjëse për bashkëpunimin me palët e përf­shi­ra në pro­ces, për të sig­u­ru­ar infor­ma­cion të sak­të dhe shken­cor për HIV/AIDS-in.

3. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë është përgjegjëse për për­gatit­jen dhe shpërn­dar­jen rreg­ull­isht të infor­ma­cionit në media dhe inte­grim­in e pro­grameve për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it në pro­grame të tjera të informim­it dhe të komu­nikim­it.

4. Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës ka për detyrë të fusë në sis­temin kom­bë­tar të arsim­it pro­gram mësi­mor dhe tek­ste mësi­more, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, duke e ndërthu­rur këtë infor­ma­cion me edukimin sek­su­al dhe atë të shënd etit riprod­hues.

5. Insti­tu­cionet përgjegjëse shtetërore e real­i­zo­jnë informimin, edukimin dhe komu­nikimin, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it në insti­tu­cionet e shër­bim­it social, shtetëror, insti­tu­cionet rezi­den­ciale të përku­jde­sit social, insti­tu­cionet e tra­j­tim­it mjekë­sor, insti­tu­cionet e edukim­it dhe të riedukim­it, burgjet dhe vendet e paraburgim­it.

6. Radiotele­vizioni Pub­lik Shqip­tar duhet t’u kri­jo­jë hapësira dhe për­parësi pro­grameve për informimin, edukimin dhe komu­nikimin, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

SEKSIONI II
NDËRGJEGJËSIMI I FAMILJES, I ORGANIZATAVE DHE INDIVIDËVE
PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT

 

Neni 14
Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i HIV/AIDS-it në famil­je

1. Famil­jet kujde­sen dhe mar­rin masa për edukimin e anë­tarëve të tyre, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

2. Çiftet, para martesës, apo gru­a­ja shtatzënë, para lind­jes së fëmi­jës, nxiten për kry­er­jen vull­ne­tar­isht të testit të HIV-it.

3. Famil­jet, që kanë per­sona që jeto­jnë me HIV/AIDS, në bashkëpunim me insti­tu­cionet përgjegjëse shtetërore dhe orga­ni­zatat që mer­ren me paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, kujde­sen dhe mbësht­esin këta per­sona për inte­grim­in e tyre në famil­je, komu­nitet dhe shoqëri.

 

Neni 15
Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i HIV/AIDS-it në vendin e punës

1. Punëd­hënësi ka detyrë:

a) të bashkëpuno­jë për informimin, edukimin dhe komu­nikimin e vazh­dueshëm të punon­jësve, me syn­im paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, anti­stig­ma­tiz­imin dhe antidiskri­m­in­imin e per­son­ave me HIV/AIDS;

b) të kri­jo­jë kushte të favor­shme pune për shën­detin dhe kual­i­fikime pro­fe­sion­ale për punon­jësit që jeto­jnë me HIV/AIDS;

c) të lehtë­so­jë pjesë­mar­rjen e punë­mar­rësve në veprim­tar­itë për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it;
ç) të zba­to­jë përgjegjësi të tjera, sipas dis­poz­i­tave ligjore në fuqi.

2. Punëd­hënësit i ndalo­het:

a) të dety­ro­jë punë­mar­rësin të ndrysho­jë vendin e punës, apo të kalo­jë te një punëd­hënës tjetër, për shkak se është me HIV/AIDS;

b) të kundër­sh­to­jë rrit­jen e pagës, ngrit­jen në detyrë të punë­mar­rësit ose t’i moho­jë të drej­tat ligjore, të lid­hu­ra me punën, për shkak se është me HIV/AIDS;

c) të kërko­jë, në doku­menta­cionin që shoqëron kërkesën për punësim, rezul­tatin e tes­tim­it të HIV-it, ose të kundër­sh­to­jë mar­rjen në punë të një per­soni që jeton me HIV/AIDS, përveç rastit të për­men­dur në pikën 3 të nen­it 28 të këtij ligji.

 

Neni 16
Detyri­mi i insti­tu­cion­eve arsi­more, pub­like ose pri­vate

1. Në rastet kur nxënësi apo stu­den­ti është me HIV/AIDS, insti­tu­cion­eve arsi­more, pub­like ose pri­vate, nuk u lejo­het:

a) të kundër­sh­to­jnë pra­n­imin e tij në insti­tu­cion;

b) të mar­rin masë disi­plinore ose ta për­jash­to­jnë atë nga insti­tu­cioni për shkak të HIV/AIDS-it.

2. Insti­tu­cionet arsi­more, pub­like ose pri­vate, nuk duhet të bëhen pengesë për nxënësin ose stu­dentin, që të krye­jë tes­timin e HIV-it ose të mar­rë rezul­tatin e tij.

Neni 17
Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i HIV/AIDS-it në gru­pet e lëvizshme të pop­ull­sisë


1. Njësitë e qev­eris­jes ven­dore kanë për detyrë orga­niz­imin e informim­it të vazh­dueshëm, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, për gru­pet e lëvizshme të pop­ull­sisë.

2. Per­son­at fizikë dhe juridikë, në bashkëpunim me insti­tu­cionet ven­dore shtetërore, të ngarkuara për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, kanë detyrë të për­c­jellin informim të vazh­dueshëm, si dhe të zba­to­jnë kufiz­imin e masave dëmtuese për trans­me­timin e infek­sion­it HIV.
3. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore në niv­el ven­dor, në pikat kufitare kanë detyrë të orga­ni­zo­jnë në pikat hyrëse, dalëse ose në tran­sit, informimin e vazh­dueshëm për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

Neni 18
Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i HIV/AIDS-it nga njësitë e qev­eris­jes ven­dore


Njësitë e qev­eris­jes ven­dore kanë detyrë:

a) të orga­ni­zo­jnë informim të vazh­dueshëm, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, si dhe veprim­tari edukuese për kujdesin dhe mbështet­jen e per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS;

b) të mbësht­esin dhe të kujde­sen për per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS e famil­jet e tyre, duke lehtë­suar inte­grim­in në komu­nitet dhe shoqëri, nëpër­m­jet pro­grameve dhe shër­bimeve të cak­tu­ara.

 

Neni 19
Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i HIV/AIDS-it në insti­tu­cionet e arsim­it, të riedukim­it, insti­tu­cionet e tra­j­tim­it mjekë­sor, insti­tu­cionet rezi­den­ciale të përku­jde­sit social, burgjet dhe vendet e paraburgim­it


1. Per­son­at përgjegjës në insti­tu­cionet e edukim­it, të riedukim­it, insti­tu­cionet e tra­j­tim­it mjekë­sor, insti­tu­cionet rezi­den­ciale të përku­jde­sit social, në burgjet dhe vendet e paraburgim­it kanë detyrë:

a) të orga­ni­zo­jnë informim të vazh­dueshëm për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it;

b) të kujde­sen, të këshillo­jnë dhe të tra­j­to­jnë per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS, të cilët qën­dro­jnë në këto insti­tu­cione.

2. Rreg­ul­lat për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të HIV-it, në insti­tu­cionet e për­men­dura në pikën 1 të këtij neni, si dhe për kujdesin, këshillim­in dhe tra­j­timin e per­son­ave që jeto­jn ë me HIV/AIDS në këto insti­tu­cione për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 20

Pjesë­mar­r­ja e orga­ni­zatave jofitim­prurëse në paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

Shteti nxit dhe mbështet orga­ni­zatat jofitim­prurëse, si dhe orga­ni­zatat e tjera të ndër­mar­rin veprim­tari human­itare dhe bamirësie për përku­jdesjen dhe tra­j­timin e per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS, si dhe çdo lloj veprim­tarie tjetër, që ka si qël­lim paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

 

Neni 21
Pjesë­mar­r­ja e per­son­ave të infek­tu­ar me HIV në paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

1. Per­son­at e infek­tu­ar me HIV kanë të drejtë të mar­rin pjesë në veprim­tar­itë për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

2. Shteti nxit dhe ndih­mon per­son­at e infek­tu­ar me HIV të mar­rin pjesë:

a) në grupe eduki­mi bashkë­moshatarësh, klube dhe for­ma të tjera veprim­tar­ish, të orga­nizuara nga per­son­at e infek­tu­ar me HIV, në për­puth­je me për­cak­timet e këtij ligji;

b) në veprim­tari infor­muese për masat që duhen mar­rë për reduk­timin e dëmit dhe paran­dal­im­in e HIV/AIDS-it;

c) në veprim­tari për përku­jdesjen dhe mbështet­jen e per­son­ave të tjerë të infek­tu­ar me HIV;

ç) në for­mulim­in e pro­grameve, të poli­tikave dhe lig­jeve për HIV/AIDS-in;

d) në çdo lloj veprim­tarie tjetër, që lid­het me paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

 

SEKSIONI III
MASA TË TJERA SHOQËRORE PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT

 

Neni 22
Masat ndërhyrëse për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të HIV-it

Masat ndërhyrëse për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të HIV/AIDS-it zba­to­hen në gru­pet me sjell­je me rrezik­sh­mëri të lartë, nëpër­m­jet pro­grameve dhe pro­jek­teve të për­sh­tat­shme me kushtet shoqërore dhe ekonomike.

 

Neni 23
Këshilli­mi për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it


1. Cili­do ka të drejtë të për­fi­to­jë shër­bime këshilli­mi për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.
2. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore dhe insti­tu­cionet shoqërore, pub­like ose pri­vate, kanë për detyrë të sig­uro­jnë këshillim­in për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, në për­puth­je me rreg­ul­loret e Min­istrisë së Shën­de­të­sisë.

3. Këshilli­mi, para dhe pas tes­tim­it, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, bëhet në për­puth­je me parashikimet e nen­it 27 të këtij ligji.

Neni 24
Kujde­si pas ekspozim­it ndaj HIV-it

Në rastin e ekspozim­it, pro­fe­sion­al dhe jopro­fe­sion­al, per­son­ave të ekspozuar ndaj HIV-it u sig­uro­het këshillim dhe tra­j­tim pro­fi­lak­tik për paran­dal­im­in e infek­tim­it me HIV.

KREU III
MASAT MJEKËSORE TEKNIKE PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT

 

 

Neni 25
Mbikëqyr­ja epi­demi­ologjike dhe rapor­ti­mi i HIV/AIDS-it

1. Mbikëqyr­ja epi­demi­ologjike e HIV/AIDS-it përf­shin tes­timin HIV dhe mbikëqyr­jen e HIV-it për iden­ti­fikimin e rapor­tit të përhap­jes së tij dhe shpërn­dar­jen e infek­sion­it HIV/AIDS në gru­pet e pop­ull­sisë, mon­i­torim­in e prir­jeve të HIV-it në kohën e përhap­jes së këtij virusi, iden­ti­fikimin e gru­peve, që kanë sjell­je me rrezik­sh­mëri të lartë, infek­timin me HIV, për të iden­ti­fikuar ndryshimet në for­mën e trans­me­tim­it të HIV-it dhe për të parashikuar sit­u­atat e përhap­jes së infek­sion­it HIV/AIDS.

2. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore që diag­nos­tiko­jnë, tra­j­to­jnë dhe kujde­sen për per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS, janë të detyru­ara të rapor­to­jnë rastet pranë struk­tu­rave të Insti­tu­tit të Shën­de­tit Pub­lik.
3. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton, me urd­hër, rreg­ul­loret për pro­ce­du­rat, mënyrat e mbikëqyr­jes epi­demi­ologjike HIV dhe ato të rapor­tim­it të HIV/AIDS-it.

 

Neni 26
Mbikëqyr­ja sen­tinel e HIV/AIDS-it

1. Insti­tu­cioni shën­de­të­sor përgjegjës, gjatë kry­er­jes së mbikëqyr­jes sen­tinel të HIV/AIDS-it, mund të krye­jë tes­time për HIV-in te gru­pet, që kanë sjell­je me rrezik­sh­mëri të lartë, në për­puth­je me rreg­ul­loret e Min­istrisë së Shën­de­të­sisë.

2. Gjatë kry­er­jes së mbikëqyr­jes sen­tinel të HIV/AIDS-it, tes­timet për HIV-in bëhen me metodën anon­ime të tes­tim­it HIV.

3. Per­son­eli dhe insti­tu­cionet, që krye­jnë tes­timin për HIV, janë përgjegjës për mba­jt­jen sekret të rezul­tatit të tes­tim­it dhe duhet ta për­dorin këtë rezul­tat vetëm për qël­lime të mbikëqyr­jes epi­demi­ologjike dhe të kërkimeve shken­core për HIV/AIDS-in.

Neni 27
Këshilli­mi para dhe pas tes­tim­it

1. Këshilli­mi sig­uro­het si para dhe pas tes­tim­it në çdo rast tes­ti­mi për HIV-in.

2. Insti­tu­cionet, që krye­jnë tes­timin për HIV-in, janë përgjegjëse për orga­niz­imin e këshillim­it para dhe pas tes­tim­it.

3. Këshilli­mi para dhe pas tes­tim­it kry­het vetëm nga një per­son­el i tra­jnuar për këtë qël­lim, për këshillim­in për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

 

Neni 28
Tes­ti­mi vull­ne­tar për HIV-in

1. Tes­ti­mi për HIV-in kry­het në mënyrë vull­netare nga per­soni që testo­het.

2. Tes­ti­mi vull­ne­tar për HIV-in kry­het falas në insti­tu­cionet shën­de­të­sore pub­like.

3. Per­soni që kërkon, në mënyrë vull­netare, t’i bëhet tes­ti­mi për HIV-in, duhet të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe të ketë zotësi të plotë për të vepru­ar.

4. Tes­ti­mi për HIV-in, për per­son­at nën 18 vjeç ose për per­son­at, të cilëve u ësh të hequr zotësia për të vepru­ar, kry­het vetëm pas dhënies së lejes me shkrim nga prin­di ose kujdestari ligjor.


Neni 29
Tes­ti­mi i detyrueshëm për HIV-in

1. Dhu­rue­sit e gjakut, dhu­rue­sit e indeve dhe të organ­eve për trans­plant, dhu­rue­sit për insem­i­nim arti­fi­cial janë të detyru­ar t’i nën­shtro­hen tes­tim­it për HIV-in. Ky tes­tim është i detyrueshëm edhe për per­son­at, për të cilët kërko­het zyr­tar­isht, me vendim gjyqë­sor ose me kërkesë të prokuror­it.

2. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton rreg­ul­loret për tes­timin e detyrueshëm, në raste të cak­tu­ara, për qël­lime diag­nos­tiki­mi dhe tra­j­ti­mi.

3. Shpen­zimet për real­iz­imin e tes­tim­it HIV, për rastet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, mbu­lo­hen nga Bux­heti i Shtetit.

 

Neni 30

Insti­tu­cionet e tes­tim­it për HIV-in, që plotë­so­jnë kushtet për kon­fir­mimin e rasteve me HIV poz­i­tiv

1. Insti­tu­cionet e licen­cuara nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë për real­iz­imin e tes­timeve për HIV-in janë përgjegjëse për real­iz­imin dhe kon­fir­mimin e rezul­tat­eve për rastet me HIV poz­i­tiv, për të cilat mba­jnë përgjegjësi për­para ligjit.

2. Këshilli i Min­is­trave për­cak­ton kushtet, pro­ce­du­rat dhe rreg­ul­lat për licencimin e insti­tu­cion­eve përgjegjëse për kry­er­jen e tes­tim­it për HIV-in dhe për kon­fir­mimin e rasteve me HIV poz­i­tiv.

 

Neni 31
Njof­ti­mi i rezul­tatit HIV poz­i­tiv të tes­tim­it

1. Rezul­tati HIV poz­i­tiv i tes­tim­it u njofto­het vetëm per­son­ave të mëposhtëm:

a) per­son­it të tes­tu­ar;

b) bashkëshortit/bashkëshortes ose bashkëjetuesit/bashkëjetueses së per­son­it të tes­tu­ar, prindërve apo kujdestar­it ligjor të per­son­it të tes­tu­ar, kur ky i fun­dit është i mitur ose ka hum­bur zotës­inë për të vepru­ar;

c) per­son­elit, i cili ka për detyrë të drejt­për­drejtë të mer­ret me këshillim­in dhe informimin, për rezul­tatin HIV poz­i­tiv të tes­tim­it, të per­son­ave të tes­tu­ar;

ç) per­son­ave, të cilët janë përgjegjës për përku­jdesjen dhe tra­j­timin e per­son­ave të infek­tu­ar me HIV, në insti­tu­cionet shën­de­të­sore, përf­shirë she­fat e klinikave shën­de­të­sore ose she­fat e punon­jësve në ato insti­tu­cione, të cilat kanë detyrë të drejt­për­drejtë tra­j­timin dhe kujdesin e per­son­ave të infek­tu­ar me HIV;

d) drej­torëve, per­son­elit mjekë­sor dhe kujdestarëve, të cilët kanë detyrë të drejt­për­drejtë të kujde­sen për per­son­at e infek­tu­ar me HIV, të cilët mba­hen në insti­tu­cionet e tra­j­tim­it mjekë­sor, insti­tu­cionet riedukuese, rezi­den­ciale të përku­jde­sit social, burgjet apo vendet e paraburgim­it;

dh) drejtuesve dhe per­son­ave të autor­izuar të insti­tu­cion­eve të për­men­dura në pikën 1 të nen­it 30 të këtij ligji.

2. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 1 të këtij neni janë përgjegjës për rua­jt­jen e sekretit për rezul­tatin HIV poz­i­tiv të tes­tim­it, përveç rasteve të për­cak­tu­ara në shkro­n­jën “a” të pikës 1 të këtij neni.

KREU IV
MASA TË TJERA TEKNIKO-MJEKËSORE PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT

 

Neni 32
Trans­fuzioni i sig­urt i gjakut

1. Të gjitha njësitë e gjakut dhe të pro­duk­teve të tij nuk duhet ta për­dorin gjakun e pro­duk­tet e tij, të dhu­ru­ara për qël­lime klinike apo lab­o­ra­torike, pa iu nën­shtru­ar më parë kon­trol­lit të detyru­ar për HIV-in, mad­je edhe në rastet e urgjencës.

2. Për kon­trol­lin e gjakut dhe të pro­duk­teve të tij për HIV-in duhet të për­doren reag­jen­të të kon­trol­lu­ar dhe të regjistru­ar, të lejuar me udhëz­im të Min­istrit të Shën­de­të­sisë.

3. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton rreg­ul­lore të hol­lë­sishme për mënyrat e tes­tim­it për HIV-in, plotësimin e rezul­tat­eve të tes­tim­it, rua­jt­jen dhe shkatër­rim­in e kam­pi­on­eve të gjakut, të një­sive të gjakut, pro­duk­teve të tij dhe mate­ri­aleve patologjike të infek­tu­ara me HIV.

Neni 33

Detyri­mi për masat e paran­dalim­it uni­ver­sal në insti­tu­cionet shën­de­të­sore


Në insti­tu­cionet shën­de­të­sore, ku kry­hen opera­cione, pro­ce­du­ra kirurgjikale apo injek­sione, duhet të zba­to­hen rreg­ul­lat për masat e paran­dalim­it uni­ver­sal, për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të HIV-it.

 

Neni 34
Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i trans­me­tim­it të HIV-it në insti­tu­cionet e shër­bim­it social

Insti­tu­cionet rezi­den­ciale të përku­jde­sit social, të cilat për­dorin injek­sione dhe mjete të tjera pre­rëse dhe shpuese, që rreziko­jnë të shkak­to­jnë gjakr­rjed­hje te për­dorue­sit e shër­bim­it, janë përgjegjëse për zba­timin e rreg­ul­loreve të Min­istrisë së Shën­de­të­sisë për masat e paran­dalim­it uni­ver­sal.

 

Neni 35
Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i infek­sion­eve sek­su­al­isht të trans­metueshme

1. Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i trans­me­tim­it të HIV/AIDS-it bëhet në ndërthur­je me paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e infek­sion­eve sek­su­al­isht të trans­metueshme.

2. Min­istri i Shën­de­të­sisë mira­ton, me urd­hër, rreg­ul­lore për mon­i­torim­in e infek­sion­eve sek­su­al­isht të trans­metueshme, ku për­cak­to­hen përgjegjësitë e insti­tu­cion­eve mjekë­sore për bashkëpunimin në kon­trol­lin për trans­me­timin e HIV-it në rrugë sek­suale.

Neni 36
Paran­dal­i­mi dhe kon­trol­li i trans­me­tim­it të HIV-it nga nëna te fëmi­ja

1. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore kanë detyrë të ofro­jnë këshillim dhe tes­tim për HIV-in, për gratë shtatzë­na, pas mar­rjes së pëlqim­it, bazuar mbi informim.

2. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore janë të detyru­ara të mar­rin të gjitha masat e nevo­jshme për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të infek­sion­it HIV nga nëna te fëmi­ja.

3. Gratë shtatzë­na me HIV kanë për­parësi në mar­rjen e infor­ma­cionit për paran­dal­im­in e trans­me­tim­it të këtij virusi nga nëna te fëmi­ja

KREU V
TRAJTIMI, PËRKUJDESJA DHE MBËSHTETJA PËR PERSONAT QË JETOJNË MEHIV/AIDS

 

Neni 37
Përgjegjësia për sig­urim­in e tra­j­tim­it për per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS

1. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore, që krye­jnë tra­j­timin e per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS, duhet të plotë­so­jnë të gjitha kushtet e për­cak­tu­ara në rreg­ul­loret e Min­istrisë së Shën­de­të­sisë, si dhe të real­i­zo­jnë edukimin dhe informimin e këtyre per­son­ave, që ata të kujde­sen për veten dhe të paran­dalo­jnë trans­me­timin e virusit HIV te per­son­at e tjerë.

2. Insti­tu­cionet shën­de­të­sore pub­like kanë për detyrë të sig­uro­jnë ekza­minimet mjekë­sore speci­fike për per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS.

3. Per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS, të cilët kanë infek­sione opor­tune ose infek­sione të tjera, që kanë lid­hje me HIV/AIDS-in, duhet të mar­rin tra­j­tim në insti­tu­cionet shën­de­të­sore të spe­cial­izuara për këto infek­sione.

4. Min­istri i Shën­de­të­sisë nxjerr udhëz­ime për tra­j­timin speci­fik të këtyre per­son­ave.

Neni 38
Aksesi në tra­j­timin spe­cif­ic

1. Shteti garan­ton tra­j­timin speci­fik falas për per­son­at e infek­tu­ar me HIV/AIDS.

2. Këshilli i Min­is­trave ven­dos për mënyrën e menax­him­it, të shpërn­dar­jes dhe për­dorim­it të medika­menteve speci­fike për HIV/AIDS dhe, në raste emergjence, sig­uron zba­timin e masave të nevo­jshme për t’iu përgjigjur kërke­save për këto medika­mente.

 

Neni 39
Dëmsh­për­bli­mi në rast infek­ti­mi me HIV

Insti­tu­cionet shën­de­të­sore dëmsh­për­ble­jnë per­son­in e infek­tu­ar me HIV, sipas legjis­la­cionit në fuqi, në rastet kur ky infek­tim është paso­jë e dhënies së shër­bim­it shën­de­të­sor ose e zba­tim­it të pro­ce­du­rave mjekë­sore.

 

Neni 40
Ndih­ma shoqërore për per­son­at që jeto­jnë me HIV/AIDS

1. Per­son­at nën 18 vjeç, të infek­tu­ar me HIV/AIDS, për­fi­to­jnë ndih­më shoqërore në të hol­la ose shër­bime, kur ata nuk janë të punë­suar.

2. Llo­ji dhe masa e ndih­mës shoqërore, si dhe kriteret e pro­ce­du­rat për shpërn­dar­jen e tyre për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 41
Kujde­si për per­son­at e infek­tu­ar me HIV/AIDS

1. Per­son­at e infek­tu­ar me HIV/AIDS duhet të mer­ren në përku­jdesje nga famil­jet e tyre dhe nga insti­tu­cionet shën­de­të­sore dhe sociale shtetërore.

2. Fëmi­jët e infek­tu­ar me HIV/AIDS, të cilët janë të brak­tisur dhe ata që kanë hum­bur lid­hjet me famil­jet e tyre ose aftës­inë për të punuar, mer­ren në përku­jdesje nga insti­tu­cionet e shër­bimeve sociale shtetërore (insti­tu­cionet rezi­den­ciale të përku­jdesjes sociale) ose pri­vate.

3. Orga­ni­zatat jofitim­prurëse apo të çdo llo­ji tjetër mund të ngrenë insti­tu­cione rezi­den­ciale për përku­jdesje ndaj per­son­ave që jeto­jnë me HIV/AIDS.

KREU VI
KUSHTET PËR GARANTIMIN E ZBATIMIT TË PARANDALIMIT DHE KONTROLLIT TË HIV/AIDS-IT

 

Neni 42
Burimet finan­cia­re për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it


Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, në bux­hetin vje­tor, plan­i­fikon një fond të veçan­të për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

 

Neni 43
Tra­jn­i­mi i per­son­ave të angazhuar në paran­dal­i­mind­he kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

1. Per­son­eli që sig­uron drejt­për­drejt këshillim­in, që kryen tes­timin e HIV-it, ose që sig­uron kujdesin dhe tra­j­timin e per­son­ave të infek­tu­ar me HIV për­fi­ton tra­jn­im.

2. Bashkëpunë­torëve, vull­ne­tarëve, psikologëve në shkol­la, mësuesve, per­son­ave të infek­tu­ar me HIV dhe famil­jeve të tyre, që mar­rin pjesë në paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it, u sig­uro­het tra­jn­im, për të për­mirë­suar aftësitë.

3. Min­istri i Shën­de­të­sisë përgjig­jet për bashkërendimin e punës me Min­istrinë e Arsim­it dhe Shkencës, Min­istrinë e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Min­istrinë e Drejtë­sisë dhe agjen­ci të tjera të fushës, për orga­niz­imin e tra­jn­imeve të per­son­ave të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni.

 

Neni 44
Bashkëpuni­mi ndërkom­bë­tar për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it

1. Shte­t­a­sit shqip­tarë dhe orga­ni­zatat nxiten për të bashkëpunuar me orga­ni­zatat ven­dase dhe të hua­ja dhe me indi­vidë për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e HIV/AIDS-it.

2. Min­is­tria e Shën­de­të­sisë sig­uron bashkërendimin e punës ndër­m­jet min­istrive, admin­is­tratës ven­dore dhe agjen­cive simo­tra të shteteve në kufi me Shqipërinë, për paran­dal­im­in dhe kon­trol­lin e trans­me­tim­it ndërku­fi­tar të HIV/AIDS-it.

 

Neni 45
Sank­sionet

1. Kur nuk për­bëjnë vepër penale, shkel­jet e nen­eve 9, 15 pika 2, 16 pika 2 e 26 pika 3 të këtij ligji për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me gjobë nga pesë­fishi deri në dhjetë­fishin e pagës min­i­male në shkallë ven­di.

2. Autoriteti përgjegjës për vënien dhe ekzeku­timin e gjobës është Min­is­tria e Shën­de­të­sisë.
3. Pro­ce­du­rat për vënien e gjobës dhe ankim­imin rreg­ul­lo­hen me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”, të ndryshuar.

 

Neni 46
Nxjer­r­ja e akteve nën­ligjore

1. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­eve 19 pika 2, 30 pika 2, 38 pika 2 dhe 40 pika 2.

2. Ngarko­het Min­istri i Shën­de­të­sisë që, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rë aktet nor­ma­tive në zba­tim të nen­eve 6 pika 3, 25 pika 3, 29 pika 2, 32 pika 3, 35 pika 2 e 37 pika 3.

 

Neni 47

Shfuqiz­ime

Ligji nr.8689, datë 16.11.2000 “Për paran­dal­im­in e përhap­jes së infek­sion­it HIV/AIDS në Repub­likën e Shqipërisë”, si dhe të gjitha aktet nën­ligjore, që bien në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 48

Hyr­ja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim