Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës,

me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi


Qël­li­mi i këtij ligji është mbro­jt­ja e shën­de­tit pub­lik nga për­dori­mi i pro­duk­teve të duhan­it dhe ekspoz­i­mi i pavull­net­shëm ndaj tymit të tyre.

Neni 2
Objek­ti

Objekt i këtij ligji janë:

a) për­cak­ti­mi i masave për kufiz­imin e për­dorim­it të pro­duk­teve të duhan­it dhe mbro­jt­jen e
pub­likut nga dëmet nga ekspoz­i­mi i pavull­net­shëm ndaj tymit të tyre;

b) për­cak­ti­mi i masave, që kri­jo­jnë premisa për ndërgjegjësimin e pub­likut për dëmet e duhan­it dhe garan­timin e një informi­mi efek­tiv dhe të vazh­dueshëm të për­doruesve të pro­duk­teve të duhan­it për këto dëme;

c) për­cak­ti­mi i masave për të paran­dalu­ar fil­lim­in, për të nxi­tur dhe mbështe­tur ndër­pre­rjen
e për­dorim­it dhe për të ulur kon­sum­in e prod­himeve të duhan­it.

 

Neni 3
Përku­fiz­ime

Për qël­lim të këtij ligji, ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “Pro­duk­te duhani” janë pro­duk­te të prod­huara, tërë­sisht apo pjesër­isht, nga gjeth­ja e
duhan­it, si lëndë e parë dhe që për­doren për t’u tymo­sur, thithur, për­ty­pur ose nuhatur.

2. “Paketë ose pako” është çdo kuti ose qese e mbyl­lur, që përm­ban pro­duk­te duhani e që
shitet me pakicë.

3. “Katran” është kon­den­si­mi i thatë e i pahol­lu­ar, pa nikot­inë, i tymit që çliro­het gjatë
duhan­pir­jes.
4. “Nikot­inë” janë alka­loide niko­tinike hel­muese, që gjen­den në tymin e duhan­it dhe që
vepro­jnë në sis­temin ner­vor.

5. “Monok­si­di i kar­bonit” është një lëndë kimike, që prod­ho­het gjatë dje­gies dhe çliro­het
me tymin e duhan­it.

6. “Treg­tim i pro­duk­teve të duhan­it” janë impor­ti dhe eksporti i pro­duk­teve të duhan­it,
depoz­iti­mi për qël­lime shit­je­je dhe bler­je­je.

7. “Pir­je duhani” është ndez­ja, thith­ja dhe mba­jt­ja në dorë e ndezur e çdo pro­duk­ti duhani
që dig­jet.

8. “Reklamë e pro­duk­teve të duhan­it” është çdo for­më komu­niki­mi, reko­mandi­mi ose vepri­mi treg­tar, ‑që ndikon në pro­movimin e një pro­duk­ti duhani ose në nxit­jen e për­dorim­it të duhan­it, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose të tërthortë, përf­shirë edhe spon­soriz­imin ose imazhin e një pro­duk­ti duhani, duke për­men­dur emrin apo markën etj.

9. “Markë” është shen­ja dal­luese, që u vihet pro­duk­teve të duhan­it për të treguar llo­jin, cilës­inë dhe prod­huesin e tyre, ku përf­shi­hen emrat, shkro­n­jat, num­rat, shen­jat fig­u­ra­tive, kom­binimet e ngjyrave apo të nuan­cave të tyre, si dhe ndërthur­ja e tyre.

10. “Spon­soriz­im duhani” është çdo for­më kon­tribu­ti për një ngjar­je, veprim­tari kul­tur­ore ose sportive apo për një indi­vid, që çon ose mund të çojë në pro­movimin apo për­dorim­in e pro­duk­teve të duhan­it në mënyrë të drejt­për­drejtë ose jo.

11. “Pro­movim i duhan­it” është çdo lloj veprim­tarie, ngjar­je apo veprim, që ka për qël­lim njo­hjen e pub­likut me pro­duk­te të reja të duhan­it, që janë hed­hur apo do të hid­hen në treg.

12. “Mjedis pub­lik” është një mjedis i mbyl­lur, i cak­tu­ar për qën­drime kolek­tive, si dhoma në ndërte­sa, ku parashiko­het të zhvil­lo­hen veprim­tari në fushën e shën­de­tit, mirëqe­nies shoqërore, edukim­it dhe tra­jnim­it, tregtisë, sportit, ushqim­it, artit dhe kul­turës, si dhe sal­la prit­je­je, dhoma kon­fer­en­cash, holle për mbled­hjen e pub­likut, sal­la lek­sionesh, mjete të trans­portit pub­lik, ashen­sorë etj.

13. “Mjedis pune” është çdo hapësirë e mbyl­lur, ku punon­jësit ushtro­jnë veprim­tar­inë dhe detyrat, për të cilat janë punë­suar, si dhe sal­la mbled­hjesh, kor­ri­dore, shkallë, ashen­sorë, dhoma tualeti dhe çdo mjedis tjetër i mbyl­lur, që frekuen­to­het gjatë orar­it të punës.

14. “Tavl­lë duhani/taketuke cig­a­resh” është një enë e vogël, ku shkun­det hiri i pro­duk­tit të
duhan­it që po dig­jet dhe ku lihen bish­tat e cig­a­reve.

15. “Masat paran­daluese të duhan­pir­jes” janë veprim­tar­itë sis­tem­atike, që syn­o­jnë të
sig­uro­jnë mbro­jt­jen e shën­de­tit të pop­ull­sisë, duke zgjatur jetën dhe për­mirë­suar cilës­inë e saj.

6. “KNMSHPD” është Komiteti Ndërsek­to­r­i­al për Mbro­jt­jen e Shën­de­tit nga Pro­duk­tet e
Duhan­it.
17. “ISO (Orga­ni­za­ta Ndërkom­bëtare e Stan­dard­eve)” është një sis­tem ref­er­en­cash, sipas të cilave ven­dosen speci­fikimet dhe kriteret që duhet të zba­to­hen në mënyrë të vazh­dueshme gjatë klasi­fikim­it të mate­ri­aleve në indus­tri dhe’ në furniz­imin e prod­himeve, tes­timin dhe anal­izën, ter­mi­nologjinë dhe ofrim­in e shër­bimeve.

 

KREU II
PARALAJMËRIMET E DETYRUARA SHËNDETËSORE NË PRODUKTET E DUHANIT

 

 

Neni 4

Në çdo njësi pakete apo pake­ti­mi të pro­duk­teve të duhan­it duhet të nguro­jnë mesazhe par­ala­jmëruese për dëmet që shkak­ton në shën­det për­dori­mi i duhanit.Këto mesazhe duhet të jenë të shkru­ara në gjuhën shqipe, qartë, duk­shëm dhe lexueshëm.Ato duhet të .zënë. 50 për qind ose më shumë të sipër­faqes së shfaqur, por jo më pak se 30 për qind të faqes krye­sore.
For­ma dhe tek­sti i mesazheve për­cak­to­hen nga KNMSH­PD-ja dhe rifor­mu­lo­hen peri­odik­isht.

 

Neni 5

1. Në pake­tat dhe pakot, që përm­ba­jnë pro­duk­te d uhani, duhet të fig­uro­jnë, gjithash­tu, të
— shkru­ara në gjuhën shqipe:

a) emri i pro­duk­tit;

b) emri, adresa e prod­hue­sit dhe e mba­jtësit të licencës;

c) num­ri i pjesëve të pro­duk­tit të duhan­it në pako apo paketë;

ç) sasia e nikot­inës në tym;

d) sasia e katran­it në tym;

dh) sasia e monok­sid­it të kar­bonit në tym.

2. Nëse pro­duk­ti nuk është pake­t­u­ar nga prod­hue­si i tij, pake­ta duhet të përm­ba­jë edhe emrin e paketue­sit. Të dhë­nat e për­men­dura në pikat 1 e 2 të këtij neni duhet të zënë 10 për qind të sipër­faqes së jashtme të paketës dhe ven­dosen në faqet anë­sore të saj.

3. Ndalo­hen prod­hi­mi në vend, impor­ti­mi dhe treg­ti­mi i pro­duk­teve të duhan­it, që
përm­ba­jnë më shumë se:

- 10 mg katran për cig­a­re;

- 1 mg nikot­inë për cig­a­re;

- 10 mg monok­sid kar­boni.

Testet për sas­inë e katran­it, nikot­inës dhe monok­sid­it të kar­bonit duhet të kry­hen në lab­o­ra­torë të akred­i­tu­ar nga autoritetet përkatëse, duke u bazuar në stan­dard­et ISO.

 

Neni 6

Ndalo­het shën­i­mi mbi pake­ta ose pakot e pro­duk­teve të duhan­it i shpre­hjeve, si: “me përm­ba­jt­je të ulët katrani”, “e lehtë”, “ultra e lehtë”, “e butë” apo ter­ma, shen­ja, foto, viza­time dhe ele­mente të tjera të ngjashme, që kanë qël­lim të kri­jo­jnë për­shtyp­je të gabuar se një pro­dukt duhani është më pak i dëmshëm për shën­detin se pro­duk­tet e tjera.

 

Neni 7

Min­is­tria e Shën­de­të­sisë ka për detyrë të njofto­jë pub­likun për nivelet e katran­it, nikot­inës dhe monok­sid­it të kar­bonit në prod­himin e pro­duk­teve të duhan­it, për ndikimin e tyre në shën­det, si dhe për çdo efekt që shkak­ton ose men­do­het se mund të shkak­to­jë varësi të për­dorue­sit ndaj pro­duk­tit të duhan­it.

 

Neni 8

Prod­hue­sit dhe/ose importue­sit e pro­duk­teve të duhan­it janë të detyru­ar të paraqesin në Min­istrinë e Shën­de­të­sisë, për pro­duk­tet e duhan­it që qarkul­lo­jnë në tre­gun ven­das, si dhe për çdo rast kur prej tyre hid­het në treg një pro­dukt i ri i duhan­it, një listë të të gjithë për­bërësve të për­dorur në fab­rikimin e pro­duk­tit të duhan­it dhe sasitë e tyre, arsyen apo qël­lim­in e për­dorim­it të këtyre për­bërësve, si dhe të për­cak­to­jnë funk­sion­imin dhe kat­e­gor­inë e për­bërësve. Kjo listë duhet të shoqëro­het me të dhë­na tok­sikologjike, të disponueshme prej fab­rikue­sit apo importue­sit, në lid­hje me këta për­bërës, në for­më të dje­gur apo të pad­je­gur , duke u shpre­hur në mënyrë të veçan­të për efek­tet e tyre mbi shën­detin dhe duke vlerë­suar çdo efekt që shkak­ton ose men­do­het se mund të shkak­to­jë varësi të për­dorue­sit ndaj pro­duk­tit të duhan­it.

 

KREU III
MASAT KUFIZUESE PËR PËRDORIMIN E PRODUKTEVE TË DUHANIT

 

Neni 9

Ndalo­het shit­ja ose furniz­i­mi, për qël­lime treg­ti­mi, i pro­duk­teve të duhan­it per­son­ave nën
moshën 18 vjeç.

Të gjitha pikat e shit­jes duhet të pajisen me tabelë të duk­shme dhe të lex­ueshme, ku të shkruhet:

“Ndalo­het shit­ja e pro­duk­teve të duhan­it per­son­ave nën 18 vjeç”.

 

Neni 10

Shit­ja e pro­duk­teve të duhan­it:

a) në insti­tu­cionet shën­de­të­sore;

b) në insti­tu­cionet arsi­more;

c) në insti­tu­cionet sportive;

ç) në mak­i­nat shitëse automatike;

d) me anë të vetëshër­bim­it;

dh) në rrugë nga shitësit ambu­lan­të;

e) nëpër­m­jet shër­bim­it postar.

 

Neni 11

Ndalo­het shit­ja me pakicë e pro­duk­teve të duhan­it të pa pake­t­u­ara ose me pake­tim të dëm­tu­ar.

 

Neni 12

Ndalo­het ofri­mi falas i pro­duk­teve të duhan­it nga sub­jek­tet që i prod­ho­jnë, i impor­to­jnë ose i treg­to­jnë ato.

 

KREU IV
REKLAMA, PROMOVIMI DHE SPONSORIZIMI

 

Neni 13

Ndalo­hen rekla­ma dhe pro­movi­mi i pro­duk­teve të duhan­it nëpër­m­jet medies së shkru­ar, trans­me­timeve tele­vizive e radio­fonike dhe shër­bimeve të shoqërive të informacionit.Ndalohen rekla­ma dhe pro­movi­mi i çdo llo­ji dhe forme tjetër të pro­duk­teve të duhan­it.
Ndalo­het, për qël­lime reklame apo pro­movi­mi, boti­mi i fotografive, viza­timeve etj., në të cilat shfaqen per­sona që pinë duhan dhe i imazheve që kri­jo­jnë për­shtyp­je të gabuar te pub­liku për karak­ter­is­tikat e pro­duk­teve të duhan­it, efek­tet e për­dorim­it të tyre në shën­det, rrez­iqet dhe/ose dëmet.

Nuk për­bëjnë reklamë dhe pro­movim të pro­duk­teve të duhan­it librat teknikë, revi­s­tat dhe botimet e tjera pro­fe­sion­ale për duhanin.

 

Neni 14

Ndalo­het spon­soriz­i­mi i pro­grameve radio­fonike, tele­vizive dhe i çdo veprim­tarie tjetër nga shoqëri që kanë për objekt të veprim­tarisë të tyre prod­himin, impor­timin apo treg­timin e pro­duk­teve të duhan­it dhe kur ky spon­soriz­im ka për qël­lim pro­movimin apo reklamën e pro­duk­teve të duhan­it.

 

KREU V

MBROJTJA PREJ EKSPOZIMIT TË PAVULLNETSHËM NDAJ TYMIT TË DUHANIT

Neni 15

Ndalo­het pir­ja e duhan­it në:

a) mjedis­et e punës;

b) insti­tu­cionet shën­de­të­sore, me për­jash­tim të insti­tu­cion­eve të shën­de­tit men­dor (vetëm për
pacien­tët);
c) insti­tu­cionet arsi­more;

ç) mjetet e trans­portit pub­lik;

d) mjedise tregtare, bare, restorante, diskote­ka dhe klu­bet e natës;

dh) mjedise të tjera pub­like.

Në mjediset/institucionet e mësipërme nxir­ret një rreg­ul­lore e brend­shme, ku thek­so­het ndal­i­mi i pir­jes së duhan­it në këto mjedise dhe për­cak­to­het qartë per­soni, i cili do të jetë përgjegjës për ra stet e shkel­jes së këtij ndal­i­mi nga çdo per­son.

 

Neni 16

Pronari ose admin­is­tra­tori i mjedi­s­eve të për­cak­tu­ara në nenin 15 të këtij ligji apo per­soni i cak­tu­ar prej tyre është përgjegjës për ven­dos­jen e shen­jave të duk­shme, që tre­go­jnë se pir­ja e duhan­it në këto mjedise është e ndalu­ar, si dhe të heqë e të mos lejo­jë ven­dos­jen e tavllave të duhan­it në këto mjedise.

 

KREU VIORGANIZIMI I STRUKTURAVE TË MBROJTJES SË SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT

 

Neni 17

Pranë Min­istrisë së Shën­de­të­sisë ngri­het Komiteti Ndërsek­to­r­i­al për Mbro­jt­jen e Shën­de­tit
nga Pro­duk­tet e Duhan­it (KNMSHPD).Kryetar i KNMSH­PD-së është Min­istri i Shën­de­të­sisë.
Mënyra e orga­nizim­it, e funk­sionim­it, e për­bër­jes, si dhe masa e shpër­blim­it të anë­tarëve të
Komitetit për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 18

KNMSH­PD-ja përgjig­jet për:

a) ori­en­timin e poli­tikave dhe strategjisë për mbro­jt­jen e shën­de­tit të pub­likut nga pro­duk­tet
e duhan­it;

b) ri shikimin e akteve në fuqi për mbro­jt­jen e shën­de­tit të pub­likut nga pro­duk­tet e duhan­it
dhe propoz­imin për për­mirësimin e ligjit;

c) propoz­imin e pro­grameve dhe të pro­jek­teve, për të sig­u­ru­ar uljen e për­dorim­it të pro­duk­teve të duhan­it dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit të qyte­tarëve, mon­i­torim­in dhe vlerësimin e këtyre pro­grameve dhe pro­jek­teve;

ç) ori­en­timin e burimeve drejt pro­grameve dhe pro­jek­teve, që syn­o­jnë uljen e për­dorim­it të
pro­duk­teve të duhan­it dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit prej tyre;

d) sig­urim­in e bashkëpunim­it me insti­tu­cione qever­itare dhe joqever­itare, bren­da dhe jashtë
ven­dit, për poli­tikat e kon­trol­lit të duhan­it;

dh) paraqit­jen e raporteve vje­tore pranë komi­sion­it par­la­men­tar përkatës.

 

KREU VII
KONTROLLI, MONITORIMI I ZBATIMIT TË LIGJIT DHE KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

 

Neni 19

Kon­trol­li për zba­timin:

a) e nen­eve 4, 5 dhe 6 është përgjegjësi e Inspek­toratit San­i­tar Shtetëror, admin­is­tratës doganore dhe Poli­cisë Tati­more. Në rastet kur këto insti­tu­cione zhvil­lo­jnë kon­trolle të për­bashkë­ta, ato duhet të bashkëren­do­jnë punën për këtë qël­lim;

b) e nen­it 9 është përgjegjësi e Poli­cisë Tati­more;

c) e shkro­n­jave “a”, “b” dhe “e” të nen­it 10 është përgjegjësi e Inspek­toratit San­i­tarShtetëror, ndër­sa e shkro­n­jave “ç”, “d” e “dh” të këtij neni është përgjegjësi e Poli­cisë Tati­more;

ç) e nen­eve 11, 12, 13 dhe 14 është përgjegjësi e Poli­cisë Tati­more;

d) e nen­eve 15 dhe 16 është përgjegjësi e Inspek­toratit San­i­tar Shtetëror, poli­cisë bashki­ake ose komunare, sipas ter­ri­torit të juridik­sion­it të tyre. Në rastet kur zhvil­lo­jnë kon­trolle të për­bashkë­ta, ato bashkëren­do­jnë punën për këtë qël­lim.

Ngarko­het Inspek­torati San­i­tar Shtetëror, i cili vepron në mbështet­je të ligjit nr.7643, datë 2.12.1992 “Për Inspek­toratin San­i­tar Shtetëror”, të ndryshuar, për mon­i­torim­in e zba­tim­it të këtij ligji.

 

Neni 20

Shkel­jet e dis­poz­i­tave të këtij ligji, kur nuk për­bëjnë vepër penale, për­bëjnë kundër­va­jt­je
admin­is­tra­tive dhe dëno­hen si më poshtë:

a) shkel­ja e nen­it 4, e nen­it 5 pika 1 shkro­n­jat “ç”, “d” e “dh” dhe pika 3, si dhe e nen­it 6 dëno­het me kon­fiskim, asgjësim të mallit dhe 5 000 000 (pesë mil­ionë) lekë gjobë, sipas rastit, për importuesin e pro­duk­tit apo prod­huesin ven­das;

b) shkel­ja e nen­it 9 dëno­het me kon­fiskim të pro­duk­teve të duhan­it dhe 100 000 (njëqind
mijë) lekë gjobë për sub­jek­tin shitës me shu­micë apo pakicë të pro­duk­teve të duhan­it;

c) shkel­ja e nen­it 10 dëno­het me kon­fiskim të pro­duk­teve të duhan­it dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë, sipas rastit, sub­jek­tit shitës me pakicë ose pronar i veprim­tarisë së parashikuar në shkro­n­jat “ç”, “d” dhe “e” të nen­it 10;

ç) shkel­ja e nen­it 11 dëno­het me kon­fiskim të pro­duk­teve të duhan­it dhe 20 000 (njëzet
mijë) lekë gjobë për shitësin me pakicë;

d) shkel­ja e nen­it 12 dëno­het me kon­fiskim të pro­duk­teve të duhan­it dhe 100 000 (njëqind
mijë) lekë gjobë, sipas rastit, sub­jek­tit prod­hues, importues apo tregtues, që ka kry­er shkel­jen;

dh) shkel­ja e nen­it 13, para­grafi i parë dhe i dytë, dëno­het me 3 000 000 (tre mil­ionë) lekë gjobë për pronar­in e veprim­tarisë së reklamës, medies së shkru­ar, trans­me­tim­it tele­viziv, radio­fonik apo të shër­bim­it të shoqërisë së infor­ma­cionit;

e) shkel­ja e nen­it 14 dëno­het me 3 000000 (tre mil­ionë) lekë gjobë për sub­jek­tin prod­hues,
importues apo tregtues të pro­duk­teve të duhan­it, që ka kry­er shkel­jen;

ë) mospërm­bush­ja e detyrimeve të parashikuara në para­grafin e parë të nen­it 16 nga pronari/administratori apo per­soni i cak­tu­ar përgjegjës prej tyre dëno­het me 50 000 (pesëd­hjetë mijë) lekë gjobë për pronarin/administratorin e mjedi­s­eve apo per­son­in e cak­tu­ar’ prej tyre.

Sank­sionet për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive, të parashikuara më sipër, ekzeku­to­hen menjëherë.Ankimi për to bëhet në për­puth­je me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për ndër­va­jt­je­tad­min­is­tra­tive”, të ndryshuar.

 

Neni 21

Para­grafi i tretë i nen­it 19/a dhe para­grafi i tretë i nen­it 19/b të ligjit nr.8691, datë 16.11.2000 “Për prod­himin dhe treg­ti­mi e duhan­it dhe të cig­a­reve”, të ndryshuar, shfuqi­zo­hen.

 

Neni 22

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave qe në zba­tim të nen­eve 17 e 19, të nxjer­rë akte nën­ligjore në zba­tim të këtij ligji.

 

Neni 23

Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare, ndër­sa zba­ti­mi i nen­it 6 të këtij ligji i shtrin efek­tet nga data 1 janar 2009.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim