Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

 

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qël­li­mi

Qël­li­mi i këtij ligji është të sig­uro­jë, nëpër­m­jet Inspek­toratit Shtetëror të .Punës, zba­timin e legjis­la­cionit të punës nga sub­jek­tet, mbi të cilat vepron ky ligj, në për­puth­je me pro­ce­du­rat e kry­er­jes së inspek­tim­it në punë.

 

Neni 2

Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

1. “Inspek­torat” janë të gjitha struk­tu­rat e Inspek­toratit Shtetëror të Punës.

2. “Inspek­tim në punë” është pro­ce­si i inspek­tim­it dhe veprim­taria e kry­er nga Inspek­torati. 3. “Legjis­la­cion i punës” janë:

a) kon­ven­tat e rat­i­fikuara nga Kuven­di i Repub­likës së Shqipërisë;

b) ligji nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”;

c) ligji nr. 7995, datë 20.9.1995 “Për nxit­jen e punësim­it”, i ndryshuar;

ç) ligj i nr. 9136, datë 11. 9.2003 “Për mbled­hjen e kon­tributeve të detyrueshme të sig­urimeve
shoqërore dhe shën­de­të­sore në Repub­likën e Shqipërisë”;

d) lig­jet që duhet të zba­to­jë inspek­torati;

dh) aktet nën­ligjore, që dalin në ‚zba­tim të shkro­n­jave “b”, “c”, “ç” dhe “d” të pikës 3 të
këtij neni.

4. “Min­istër” është min­istri, i cili mbu­lon çësht­jet që kanë të bëjnë me legjis­la­cionin e punës. 5. “Per­son fizik” , “Per­son juridik” apo “Sub­jek­te” është çdo per­son fizik apo juridik, sipas
për­cak­tim­it të bërë në Kodin Civ­il.

6. “Inspek­tor pune” është çdo per­son i rekru­tu­ar në shër­bimin e inspek­tim­it, që ushtron kom­pe­ten­cat në bazë të këtij’ ligji, për të sig­u­ru­ar zba­timin e legjis­la­cionit të punës në çdo vend pune të kon­trol­lu­ar prej tij.

7. “Kon­trol­lor pune” është çdo per­son i rekru­tu­ar në shër­bimet e inspek­tim­it me të drejtën e ushtrim­it të kon­trol­lit në çdo vend pune që lejon ligji dhe me detyrim­in për të rapor­tu­ar tek inspek­tori i punës.

8. “Sig­uria në punë” janë masat kolek­tive dhe indi­vid­uale, të mar­ra për të paran­dalu­ar apo për të shman­gur aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale, nëpër­m­jet formim­it dhe rreg­ul­loreve.

9. “Shën­de­ti në punë” janë ele­mentet fizike dhe men­dore që ndiko­jnë në shën­det, të cilat kanë
të bëjnë drejt­për­drejt me sig­ur­inë dhe higjienën në punë.

10. “Mirëqe­nie” janë të gjitha lehtësitë sociale, që duhet t’u kri­jo­jë punëd­hënësi punë­mar­rësve si:

shër­bi­mi i ushqim­it, shër­bi­mi i shën­de­tit në punë, shër­bi­mi i kohës së lirë, shër­bi­mi i trans­portit të punë­mar­rësve, si dhe shër­bi­mi i per­son­elit.

11. “Kushte pune” janë ele­mentet, që lid­hen me mje­disin, në të cilin një punë­mar­rës ushtron veprim­tar­inë e vet, si dhe ele­mentet sociale dhe admin­is­tra­tive të tilla, si pagat, kohëzg­jat­ja e punës, puna e natës, pushi­mi javor dhe ai vje­tor.

12. “Aksi­dent në punë” është dëm­ti­mi i men­jëher­shëm i punë­mar­rësit gjatë kry­er­jes së punës, gjatë rrugës për në/nga punë/na, ose gjatë një pro­ce­si që ka lid­hje me punën, i cili çon në hum­b­jen e përkohshme ose të përher­shme të aftë­sisë për punë ose/dhe vdek­je.

13. “Sëmund­je pro­fe­sion­ale” është çdo sëmund­je e shkak­tu­ar si rezul­tat i ekspozim­it ndaj
rrez­iqeve, që rrjed­hin nga veprim­taria e punës.

14. “Vend pune” janë të gjitha vendet e punës, ku punë­mar­rës i duhet të jetë ose shkon për
qël­lime pune dhe që janë nën kon­trol­lin e drejt­për­drejtë ose jo të punëd­hënësit.

15. “Degë e veprim­tarisë ekonomike” është çdo degë, ku punë­so­het punë­mar­rësi, përf­shirë
dhe shër­bimin pub­lik.

16. “Komi­sion rajon­al i ape­lim­it të gjobave” është struk­tu­ra e ngrit­ur nga Inspek­tori i Përgjithshëm në drej­tor­inë rajonale, e cila ka autoritetin e shqyr­tim­it dhe të vendim­mar­rjes për anke­sat drej­tu­ar kësaj struk­ture nga sub­jek­tet e intere­suara për gjo­bat e ven­do­sura nga inspek­torët e punës.

17. “Komi­sion Qen­dror i Ape­lim­it të Gjobave” është struk­tu­ra e ngrit­ur nga min­istri, e cila ka autoritetin e shqyr­tim­it dhe të vendim­mar­rjes për anke­sat drej­tu­ar kësaj struk­ture nga sub­jek­tet e intere­suara për vendimet e komi­sion­it rajon­al të ape­lim­it të gjobave.

18. “Kartë legjitimiteti” është doku­men­ti iden­ti­fikues i inspek­torit të punës, i lëshuar nga min­istri.
19. “Sub­stan­ca të rrezik­shme” janë sub­stan­cat që, për vetitë e tyre fizike, kimike apo biologjike, paraqesin rrezik për jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësve. Në sub­stan­ca të tilla përf­shi­hen lëndët plasëse, radioak­tive, djegëse, hel­muese, gër­ryese, infek­tuese, kancerog­jene dhe lëndët dëmtuese, siç për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.

20. “Objek­te të rrezik­shme” janë ndërte­sat, pajis­jet dhe makiner­itë, instalimet apo objek­te të tjera, që paraqesin rrezik për jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësve. Në objek­tet e rrezik­shme përf­shi­hen ashen­sorët, vinçat dhe mjetet e tjera të veçan­ta të trans­portit, sipas për­cak­tim­it nga Këshilli i Min­is­trave.

21. “Punë­mar­rës ile­gal” është çdo per­son i punë­suar, që kryen një punë me pagesë, të
padeklaru­ar në organet tati­more sipas legjis­la­cionit në fuqi.

22. “Këshillim dhe inf ormim” është ofri­mi i këshillave dhe i infor­ma­cion­eve punëd­hënësve
dhe punë­mar­rësve për mjetet më efikase të njo­hjes së dis­poz­i­tave ligjore.

 

Neni 3
Fusha e zba­tim­it dhe shtrir­ja në hapësirë

Ky ligj zba­to­het mbi per­son­at fizikë dhe juridikë..vendas ose të huaj, pri­vatë ose pub­likë, që ushtro­jnë veprim­tari ekonomike fitim­prurëse apo jofitim­prurëse në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

 

Neni 4
Për­jash­timet

1. Për­jash­to­hen nga fusha e zba­tim­it të këtij ligji:

a) insti­tu­cionet apo veprim­tar­itë, ku hyr­ja e inspek­torit të punës vë në rrezik interesin esig­urisë kom­bëtare;
b) të gjitha vendet e punës, ku inspek­ti­mi për mar­rëd­hëni­et e punës, sig­ur­inë dhe shën­detin nëpunë janë të rreg­ul­lu­ara me lig­je të veçan­ta.

2. Për rastet e veçan­ta, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në shkro­n­jat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni, inspek­torët e punës duhet të pajisen me autor­iz­im nga insti­tu­cionet përkatëse.

 

KREU II
SISTEMI I INSPEKTIMIT TË PUNËS

 

Neni 5
Poli­tikat shtetërore të inspek­tim­it në punë

1. Shteti për­cak­ton, për të gjitha vendet e punës, një sis­tem të inspek­tim­it në punë, në bazë të të cilit kërko­het zba­ti­mi i dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës, kon­tratës kolek­tive dhe mbro­jt­jes gjatë pro­ce­sit të punës të punë­mar­rësve dhe që sig­uro­het nga inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës.

2. Min­istri har­ton poli­ti­ka dhe merr masa, që syn­o­jnë zba­timin e tyre nëpër­m­jet:

a) zba­tim­it të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës në të gjitha vendet e punës;

b) nxit­jes së masave të sig­urim­it në vendet e punës, ku për­doren sub­stan­ca të rrezik­shme;

c) fuqizim­it të masave për paran­dal­im­in e aksi­den­teve në punë dhe të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale.

 

Neni 6
Misioni i Inspek­toratit Shtetëror të Punës

1. Misioni i përgjithshëm i Inspek­toratit Shtetëror të Punës është kon­trol­li, kon­sta­ti­mi, këshilli­mi, njof­ti­mi, formi­mi, zbut­ja e kon­flik­teve, paran­dal­i­mi dhe sank­sion­i­mi.

2. Inspek­torati Shtetëror i Punës ngarko­het:

a) të sig­uro­jë zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore për kushtet e punës dhe mbro­jt­jen e punë­mar­rësve në ushtrim­in e pro­fe­sion­it të tyre, për kohëzg­jat­jen e punës, pagat, sig­urim­in, higjienën dhe mirëqe­nien, punësimin e fëmi­jëve, të të miturve dhe grave, si dhe për çësht­je të tjera, që lid­hen ngushtë me to, në atë masë, që inspek­torët e punës ngarko­hen të sig­uro­jnë zba­timin e këtyre­dis­poz­i­tave;
b) t’u japë të dhë­na dhe këshilla teknike punëd­hënësit dhe punë­mar­rës it për mjetet më efikase
të shqyr­tim­it të dis­poz­i­tave ligjore;

c) të vërë në dijeni autoritetin përgjegjës për mangësitë dhe abuzimet, që nuk mbu­lo­hen nëmënyrë të veçan­të nga dis­poz­i­tat ligjore në fuqi, si dhe të propo­zo­jë mjetet dhe instru­mentet e nevo­jshme për për­mirësimin e gjend­jes.

 

Neni 7
Autoriteti dhe kom­pe­ten­cat e min­istrit

1. Min­istri është autoriteti përgjegjës për poli­tikat e inspek­tim­it në punë dhe për zba­timin e
legjis­la­cionit të punës.

2. Për real­iz­imin e poli­tikave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, min­istri:

a) nxjerr udhëz­ime, mira­ton rreg­ul­lore dhe për­cak­ton pro­ce­du­ra për ushtrim­in e veprim­tarisë
së Inspek­toratit apo të komi­sion­eve të ape­lim­it të gjobave;

b) mira­ton doku­menta­cionin e inspek­tim­it për inspek­torët e punës;

c) mira­ton for­mën dhe përm­ba­jt­jen e kartës së legjitimitetit të inspek­torit të punës;

ç) kri­jon Komi­sion­in Qen­dror të Ape­lim­it të Gjobave.

 

Neni 8
Orga­niz­i­mi dhe drej­ti­mi i Inspek­toratit Shtetëror të Punës

1. Inspek­torati Shtetëror i Punës (ISHP) është insti­tu­cion pub­lik qen­dror në varësi të min­istrit, i cili për­bëhet nga Drej­to­ria e Përgjithshme, në niv­el qen­dror, drej­toritë rajonale dhe zyrat ven­dore të inspek­tim­it në punë.

2. Per­son­eli i ISHP-së për­bëhet nga nëpunës pub­likë dhe per­son­eli ndih­mës.

3. Për nëpunësit pub­likë të ISHP-së zba­to­hen të drej­tat, detyrimet dhe pro­ce­du­rat e
parashikuara në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Sta­tusi i nëpunësit civ­il”.

4. Orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i Inspek­toratit Shtetëror të Punës rreg­ul­lo­hen me vendim të
Këshillit të Min­is­trave.

 

Neni 9
Autoriteti i Inspek­torit të Përgjithshëm

1. Inspek­torati Shtetëror i Punës drej­to­het nga Inspek­tori i Përgjithshëm, i cili rapor­ton te
min­istri.
2. Inspek­tori i Përgjithshëm emëro­het, liro­het ose shkarko­het nga Kryem­i­nistri, me propoz­imin e min­istrit. Min­istri paraqet propoz­imin për emrin në për­fundim të një pro­ce­dure konkur­ri­mi të hapur, me doku­mente.

3. Kan­di­dati për Inspek­tor i Përgjithshëm duhet të ketë jo më pak se 5 vjet për­vo­jë në punë.

 

Neni 10
Kom­pe­ten­cat dhe detyrat e Inspek­torit të Përgjithshëm

Inspek­tori i Përgjithshëm ka këto detyra:

1. Drej­ton veprim­tar­inë e Inspek­toratit Shtetëror të Punës;

2. Për­gatit udhëz­ime dhe metodi­ka për inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës, në zba­tim të
këtij ligji dhe të akteve nën­ligjore në zba­tim të tij;

3. Orga­ni­zon dhe real­i­zon, nëpër­m­jet admin­is­tratës së Drej­torisë së Përgjithshme, kual­i­fikimin dhe tra­jn­imin pro­fe­sion­al të inspek­torëve dhe të kon­trol­lorëve të punës.

4. Propo­zon te min­istri struk­turën orga­ni­za­tive të Inspek­to ratit Shtetëror të Punës.

5. Për­cak­ton kriteret e veçan­ta për përzg­jed­hjen e inspek­torëve dhe të kon­trol­lorëve të punës, në për­puth­je me veprim­tar­inë parë­sore në zonën që ka në juridik­sion­in e vet.

6. Har­ton dhe boton raportin vje­tor.

7. Kri­jon komi­sion­in rajon­al të ape­lim­it të gjobave.

 

Neni 11
Kom­pe­ten­cat dhe detyrat e drej­torit të drej­torisë rajonale

Drej­tori i drej­torisë rajonale ka këto detyra:

1. Për­faqë­son dhe drej­ton veprim­tar­inë e drej­torisë rajonale të inspek­tim­it të punës.

2. Për­cak­ton objek­ti­vat e punës, që dalin nga për­parësitë e inspek­tim­it.

3. Rapor­ton tek Inspek­tori i Përgjithshëm sa herë që i kërko­het.

4. Rapor­ton, bren­da javës së parë të mua­jit pasard­hës, për të gjithë tregue­sit e inspek­tim­it të
real­izuar, sipas pro­gramit të mirat­u­ar nga Inspek­tori i Përgjithshëm.

5. Ushtron kon­troll për vlerësimin e efek­tivitetit të punës së inspek­torit dhe të kon­trol­lorit të
punës.
6. Har­ton raportin vje­tor të veprim­tarisë së drej­torisë rajonale, të cilin ia paraqet Inspek­torit
të Përgjithshëm.

7. I propo­zon Inspek­torit të Përgjithshëm për mar­rjen e masave disi­plinore ndaj inspek­torëve
dhe kon­trol­lorëve të punës për rastet e shkel­jes së etikës në punë.

 

Neni 12
Bashkëpuni­mi me insti­tu­cionet e tjera

1. Gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë, Inspek­torati Shtetëror i Punës sig­uron bashkëpunimin me:

a) min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre, si dhe me insti­tu­cione të tjera shtetërore;

b) punë­mar­rësit dhe me punëd­hënësit, si dhe me orga­ni­zatat e tyre;

e) shër­bime pri­vate, që krye­jnë veprim­tari të ngjashme.

2. Bashkëpuni­mi me sub­jek­tet e sipër­për­men­dura rreg­ul­lo­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

KREU III

KOMPETENCAT DHE DETYRAT E INSPEKTORIT DHETË KONTROLLORIT TË PUNËS

 

Neni 13

Kom­pe­ten­cat e përgjithshme të inspek­torit dhe të kon­trol­lorit të punës

1. Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, të pajisur me kartën e legjitimitetit nga min­istri, janë të autor­izuar të hyjnë në mjedis­et e punës së çdo sub­jek­ti, me për­jash­tim të mjedi­s­eve të banim­it, pa bërë njof­tim para­prak, në çdo orë të ditës ose të natës, në të gjitha sub­jek­tet, fil­ialet, kantieret, që i nën­shtro­hen inspek­tim­it.

2. Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, për të kon­trol­lu­ar zba­timin e dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës, në mjedis­et që shër­be­jnë për ban­im, autor­i­zo­hen të hyjnë nëse ka tregues të mjaftueshëm apo motive ligjore, të cilat e prezu­mo­jnë këtë.

Për kry­er­jen e këtij kon­trol­li, inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës dety­ro­hen të njofto­jnë Inspek­torin e Përgjithshëm për vazhdimin e pro­ce­du­rave të mëte­jshme ligjore për inspek­tim.
3. Me fil­lim­in e ushtrim­it të kon­trol­lit, të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës janë të detyru­ar të njofto­jnë për pran­inë e tyre punëd­hënësin apo për­faqë­suesin e tij, si dhe për­faqë­suesin e sindikatës, nëse ekzis­ton një e tillë, ose për­faqë­suesin e punë­mar­rësve.
Kur inspek­tori apo kon­trol­lori gjykon se shoqëri­mi ose pra­nia e punëd­hënësit ose e
për­faqë­sue­sit të tij për­bën pengesë për kry­er­jen e detyrës, ai kryen inspek­timin pa pran­inë e tyre.

4. Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, gjatë inspek­tim­it, janë të autor­izuar:

a) të kërko­jnë të dhë­nat e nevo­jshme për per­son­at e pran­ishëm në vendet e punës dhe të
provo­jnë iden­titetin, duke“kërkuar pro­va iden­ti­fiki­mi;

b) të kon­trol­lo­jnë pagesën e kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe
shën­de­të­sore për të gjithë të punë­suar­it në vendin e punës;

c) të krye­jnë inspek­timin e vendeve të punës aq herë dhe në atë masë sa është e nevo­jshme
për të sig­u­ru­ar zba­timin efek­tiv të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës në fuqi.

5. Inspek­tori i punës ka: për detyrë të njofto­jë autoritetin përgjegjës-për par­reg­ull­sitë, që nuk mbu­lo­hen në mënyrë të veçan­të nga dis­poz­i­tat e legjis­la­cionit të punës.

6. Kon­trol­lori i punës nuk gëzon autoritetin e ven­dos­jes së gjobës, for rapor­ton tek inspek­tori i punës për shkel­jen e vënë re.

 

Neni 14
Kom­pe­ten­cat e veçan­ta të inspek­torit dhe të kon­troll rit të punës

Për të sig­u­ru­ar zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore, nën­ligjore dhe admin­is­tra­tive, inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës janë të autor­izuar:

1. Të krye­jnë ekza­min­ime, kon­trolle dhe het­ime në mjedis­et punës.

2. Të inter­vis­to­jnë punë­mar­rësit vetëm ose në pran­inë e punëd­hënësit apo të për­faqë­sue­sit të
tij për kushtet e punës.

3. Të doku­men­to­jnë të gjitha shkel­jet e vëna re gjatë inspek­tim­it nëpër­m­jet fotografim­it, regjistrimeve audio dhe video.

4. Të ver­i­fiko­jnë regjis­trat apo doku­mentet e tjera dhe të bëjnë kop­jet e tyre kur e shohin të arsyeshme. Në rast pamundësie për bër­jen e kop­jeve në ter­ri­torin e ndër­mar­rjes, inspek­tori i punës mund të kërko­jë ta mar­rë me vete doku­menta­cionin përkatës. Punëd­hënësi ose për­faqë­sue­si i tij, së bashku me inspek­torin e punës har­to­jnë listën e doku­menta­cionit që do të kopjo­het. Lista har­to­het në dy kop­je dhe nën­shkruhet nga punëd­hënësi ose për­faqë­sue­si i tij dhe inspek­tori i punës. Në çdo rast, ky doku­menta­cion duhet të kthe­het bren­da tre ditëve pun e. Gjatë kësaj kohe inspek­tori i punës duhet të rua­jë kon­fi­den­cialitetin e të dhë­nave përkatëse. Këto të dhë­na duhet të për­doren dhe kanë vlerë vetëm për kohën e inspek­tim­it të sub­jek­tit përkatës.

5. Të kërko­jnë ven­dos­jen e sin­jal­is­tikës së nevo­jshme sipas pro­ce­seve të punës.

6. Të urd­hëro­jnë punëd­hënësin të njofto­jë punë­mar­rësit nëpër­m­jet afishim­it dhe/ose
nëpër­m­jet një mjeti tjetër komu­niki­mi të për­sh­tat­shëm për:

a) vendimet e mar­ra nga inspek­tori i punës për ndër­mar­rjen;

b) udhëzimet apo rreg­ul­loret mbi të drejtën e punës, sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve;

c) instruk­timin teknik të sig­urisë, të shpre­hur me fjalë apo të shpre­hur në mënyrë grafike.

7. Të mar­rin apo të nxjer­rin, për qël­lime anal­izash, mostra të lëndëve dhe sub­stan­cave, që për­doren gjatë pro­ce­sit të punës. Në çdo rast duhet që punëd­hënësi apo për­faqë­sue­si i tij të jetë në dijeni për qël­lim­in e mar­rjes së tyre.

8. Të kërko­jnë nga punëd­hënësi kry­er­jen e mat­jeve teknike, me qël­lim respek­timin e stan­dard­eve, për sa i për­ket shën­de­tit dhe sig­urisë së punë­mar­rësve, në rastet kur I\ië gjë e tillë është e motivuar në mënyrë të ndjeshme.

9. Të kon­trol­lo­jnë pagesën e kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore për të gjithë të punë­suar­it, sipas vendeve të punës.

 

Neni 15

Mjetet e ndërhyr­jes në rastin e shkel­jeve të legjis­la­cionit të punës

Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, me qël­lim për­mirësimin e gjend­jes dhe shmang­ien e shkel­jeve të dis­poz­i­tave ligjore, të cilat i janë ngarkuar për zba­tim Inspek­toratit të Punës, janë të autor­izuar të urd­hëro­jnë mar­rjen e masave të men­jëher­shme për:

1. Respek­timin e dis­poz­i­tave ligjore për kushtet e punës dhe të punësim­it për detyrim­in e
punëd­hënësit:
a) për të për­fun­d­uar me shkrim kon­tratën indi­vid­uale të punës për ata punë­mar­rës që nuk e
kanë një doku­ment të tillë në çastin e kon­trol­lit dhe kon­tratën kolek­tive;

b) për kor­rigjimin e atyre nen­eve të kon­tratës indi­vid­uale, të cilat parashiko­jnë kushte më të
dis­fa­vor­shme se ato të parashikuara në legjis­la­cionin dhe kon­tratën kolek­tive të punës;

c) për të paraqi­tur doku­mentin e degës përkatëse të tatimeve për deklarim­in dhe pagesën e
kon­tributeve për sig­urimet e detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore për të gjithë punë­mar­rësit;

ç) për të respek­tu­ar punësimin e per­son­ave me aftësi të kufizuar;

d) për të respek­tu­ar punësimin e të miturve, grave shtatzë­na dhe nënave me fëmi­jë në gji;

dh) për pezul­lim­in e punës në rastet kur nuk zba­to­hen:

i) detyrimet e parashikuara në ligj për kohëzg­jat­jen e punës dhe të pushim­it;

ii) detyrimet ligjore për punën e natës, si dhe për mbro­jt­jen e të mitu­rit dhe të gruas shtatzënë
në punë;

e) për të respek­tu­ar pajis­jen me leje pune për punë­mar­rësit e huaj, në për­puth­je me ligjin “Për
të hua­jt”;

ë) për të paraqi­tur vërte­timin e zyrës përkatëse të punësim­it për regjistrim­in e punë­mar­rësve
pranë kësaj zyre;

f) për respek­timin e pagës min­i­male, të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave;

g) për respek­timin e lirive dhe të drej­tave sindikale.

2. Respek­timin e dis­poz­i­tave ligjore për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë të punë­mar­rësve për detyrim­in e punëd­hënësit:

a) për riparim­in e defek­teve, që vëre­hen gjatë funk­sionim­it të pajis­jeve apo të për­dorim­it të meto­dave të punës, për të cilat inspek­tori vlerë­son se ka shkaqe të arsyeshme dhe se ato për­bëjnë një kër­cën­im për shën­detin apo sig­ur­inë e punë­mar­rësve;

b) për kry­er­jen e kon­trolleve teknike të instal­imeve të aparat­u­rave e të makiner­ive;

c) për mod­i­fikimin e instal­imeve të nevo­jshme bren­da një afati të cak­tu­ar kohor;

ç) për pezul­lim­in e punës, në rast se vazhdi­mi i saj për­bën rrezik për punë­mar­rësit dhe evakuimin e tyre nga ven­di i punës, në rast të paraqit­jes së një rreziku të duk­shëm, të thek­suar dhe të pae­vitueshëm për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve.

 

Neni 16
Pengi­mi i inspek­torit dhe kon­trol­lorit të punës

Në rastet kur inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës pen­go­hen në ushtrim­in e detyrës, ata mund të mbështeten nga organet e Poli­cisë së Shtetit, në për­puth­je me detyrimet që rrjed­hin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”.

 

Neni 17
Shman­gia e kon­flik­tit të intere­save

1. Inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës janë të ndalu­ar të kon­trol­lo­jnë sub­jek­tet, që u përkasin të afër­mve të tyre deri në shkallën e dytë, si dhe nuk mund të përf­shi­hen në këto kon­trolle në rastet kur ekzis­ton një mar­rëd­hënie e drejt­për­drejtë apo e tërthortë, kon­flikt intere­si ose mos­mar­rëvesh­je vet­jake ndër­m­jet tyre dhe sub­jek­tit që do të kon­trol­lo­het.

2. Në çdo rast, kur ekzis­ton një mar­rëd­hënie e drejt­për­drejtë apo e tërthortë, kon­flikt intere­si ose mos­mar­rëvesh­je vet­jake ndër­m­jet sub­jek­tit që do të kon­trol­lo­het dhe inspek­torit e kon­trol­lorit të punës, këta të fun­dit bëjnë një deklaratë pranë epror­it direkt.

3. Nëpunësit e nivelit qen­dror, rajon­al dhe ven­dor, inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës nuk lejo­hen të ushtro­jnë veprim­tari pri­vate, si dhe të jenë të punë­suar në sek­torin pri­vat.

 

Neni 18
Mosz­ba­ti­mi i ligjit nga inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës

detyrës, shke­lin nenet 13, 14, 15, 16, 17, 19, 20, 26, 27, 30, 31, 32, 33, 35 dhe 37 të këtij ligji, zba­to­hen pro­ce­du­rat dhe masat disi­plinore, të parashikuara në ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Sta­tusi i nëpunësit civ­il”.

2. Në rastet kur shkel­ja për­bën vepër penale, zba­to­hen dis­poz­i­tat e Kodit Penal.

 

Neni 19
Rreg­ul­lat e sjell­jes së inspek­torit dhe të kon­trol­lorit të punës

Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, përveç ligjit nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rreg­ul­lat e etikës në admin­is­tratën pub­like”, duhet të respek­to­jnë edhe rreg­ul­lat e veçan­ta të nxjer­ra nga min­istri.

 

Neni 20
Rua­jt­ja e kon­fi­den­cialitetit

Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës duhet të rua­jnë kon­fi­den­cialitetin e të dhë­nave përkatëse, që ata mund të kenë për sub­jek­tet ku kanë ushtru­ar kon­troll për një peri­ud­hë trevjeçare pas largim­it nga detyra.

KREU IV
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PUNËD HËNËSVE DHE TË PUNËMARRËSVE

 

Neni 21
Të drej­tat e punëd­hënësit

Punëd­hënësi ka të drejtë:

a) të mar­rë nga Inspek­torati të gjitha të dhë­nat e kërkuara në lid­hje me legjis­la­cionin e punës;

b) të kërko­jë, me shkrim, mendimin e Inspek­toratit për çdo çësht­je ose prob­lem të veçan­të, që lid­het me zba­timin e legjis­la­cionit të punës.

 

Neni 22
Detyrimet e punëd­hënësit

1. Punëd­hënësi duhet të njofto­jë men­jëherë Inspek­toratin për të gjitha aksi­den­tet në punë, që
shoqëro­hen me vdek­je ose jo, si dhe për sëmund­jet pro­fe­sion­ale.

2. Punëd­hënësi duhet të sig­uro­jë të gjitha të dhë­nat e nevo­jshme, që lid­hen me zba­timin e
legjis­la­cionit të punës, kur e kërko­jnë inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës.

3. Punëd­hënësi ka për detyrë të rapor­to­jë tek inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës për rezul­tatet
e kon­trol­lit teknik që ai kryen në instalimet, aparat­u­rat dhe makiner­itë që zotëron.

4. Punëd­hënësi, që është i regjistru­ar për t’iu nën­shtru­ar një inspek­ti­mi të rreg­ullt, duhet t’i rapor­to­jë çdo vit Inspek­toratit të Punës për të gjitha vendet e punës që i nën­shtro­hen këtij inspek­ti­mi, për num­rin e per­son­ave të punë­suar, si dhe adresën ku ushtron veprim­tar­inë e vet.

5. Në rastet kur punëd­hënësi ndryshon teknologjinë e prod­him­it, kushtet e punës, num­rin e punë­mar­rësve, si dhe adresën ku ushtron veprim­tar­inë, duhet të njofto­jë zyr­tar­isht Inspek­toratin para këtij ndryshi­mi.

6. Punëd­hënësi ose për­faqë­sue­si i tij është i detyru­ar të paraqitet në zyrën e inspek­torit të
punës pas mar­rjes së njof­tim­it të bërë nga inspek­tori i punës në ndër­mar­rjen e tij.

 

Neni 23
Bashkëpuni­mi i punëd­hënësit me punë­mar­rësit

Punëd­hënësi duhet të bashkëpuno­jë me punë­mar­rësit ose me orga­ni­za­tën sindikale të punë­mar­rësve, në rastet kur ekzis­ton një e tillë, me qël­lim për­mirësimin e kushteve që ndiko­jnë në shën­detin dhe sig­ur­inë në punë.

 

Neni 24
E drej­ta e punë­mar­rësit

Punë­mar­rësi apo orga­ni­za­ta sindikale e punë­mar­rësve, nëse ka një të tillë, ku ai bën pjesë, ka të drejtë të anko­het, me shkrim apo me gojë, pranë Inspek­toratit, nëse punëd­hënësi shkel një dis­poz­itë të legjis­la­cionit të punës.

Inspek­torati, në rastet e kon­trol­lit në vijim të një ankese, duhet të tra­j­to­jë tërë­sisht kon­fi­den­cial burim­in e çdo ankim­i­mi, si në rastet e depoz­itim­it me shkrim pranë Inspek­toratit, ash­tu dhe në rastet e pro­cedim­it gjatë viz­itës së inspek­tim­it.

 

Neni 25
Detyrimet e punë­mar­rësit

Punë­mar­rës it duhet të mar­rin pjesë në pro­cesin e formim­it për masat e sig­urim­it dhe të për­dorin të gjitha pajis­jet indi­vid­uale të sig­urim­it, si dhe të respek­to­jnë të gjitha rreg­ul­lat e sig­urim­it në pro­cesin e punës që ata bëjnë.

KREU V

DETYRIMI I INSPEKTORATIT PËR INFORMIM

 

Neni 26

Informi­mi

Inspek­torati këshillon dhe instruk­ton punëd­hënës it dhe punë­mar­rës it për legjis­la­cionin e punës dhe për çësht­jet që lid­hen me sig­urim­in në punë nëpër­m­jet:

a) lek­sion­eve, bise­dave në media, poster­ave, fletë­palos­jeve, fil­mave, si dhe mjeteve të tjera që shp­je­go­jnë dis­poz­i­tat e legjis­la­cionit të punës dhe sug­jero­jnë meto­dat për zba­timin e tyre dhe masat paran­daluese për aksi­den­tet në punë e sëmund­jet pro­fe­sion­ale;

b) udhëz­imeve për shën­detin dhe sig­ur­inë në punë.

 

Neni 27
Detyri­mi i inspek­torëve dhe i kon­trol­lorëve të punës për paraqit­jen e raporteve peri­odike

Zyrat ven­dore dhe drej­toritë rajonale dety­ro­hen t’u paraqesin autoriteteve qen­drore të
inspek­tim­it të punës raporte peri­odike për rezul­tatet e veprim­tarisë së tyre.

Këto raporte har­to­hen sipas mënyrës së parashikuar nga Drej­to­ria e Përgjithshme e
Inspek­toratit të Punës dhe në to tra­j­to­hen tema që dik­to­hen, kohë pas kohe, nga ky i fun­dit.

 

Neni 28
Rapor­ti vje­tor

1. Inspek­torati Shtetëror i Punës har­ton dhe boton një raport të përgjithshëm vje­tor për punën
e shër­bimeve të inspek­tim­it, të ven­do­sura nën kon­trol­lin e tij, të cilin Inspek­tori i Përgjithshëm, para­prak­isht, ia paraqet bren­da mua­jit janar të vitit pasard­hës min­istrit. Ky i fun­dit, bren­da tremu­jorit të parë të vitit pasard­hës, ia paraqet komi­sion­it përkatës të përher­shëm par­la­men­tar të Kuven­dit.
2. Rapor­ti i mësipërm duhet t’i dër­go­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës ren­da tremu­jorit të parë të vitit pasard­hës.

 

Neni 29
Përm­ba­jt­ja e rapor­tit

Rapor­ti i përgjithshëm vje­tor i Inspek­toratit Shtetëror të Punës duhet të përm­ba­jë:

a) lig­jet dhe rreg­ul­lat, për të cilat nuk është folur në raportet e mëparshme, që kanë të bëjnë
me fushën e inspek­tim­it të punës;

b) per­son­elin e inspek­tim­it të punës;

c) sta­tis­tikat e sub­jek­teve, që i nën­shtro­hen inspek­tim­it të punës dhe num­rin e punon­jësve të
punë­suar në këto sub­jek­te;

ç) sta­tis­tikat e viz­itave të inspek­tim­it;

d) sta­tis­tikat e shkel­jeve të kry­era dhe të sank­sion­eve të ven­do­sura;

dh) sta­tis­tikat e aksi­den­teve në punë;

e) sta­tis­tikat e sëmund­jeve pro­fe­sion­ale;

ë) të dhë­na të tjera, që lid­hen me aspek­tet e inspek­tim­it në punë, të cilat gjyko­hen të nevo­jshme nga min­istri dhe Inspek­tori i Përgjithshëm.

KREU VI
SANKSIONE DHE PROCEDURA

 

Neni 30
Zbu­li­mi i shkel­jeve

1. Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, gjatë pro­ce­sit të inspek­tim­it që krye­jnë në sub­jekt për
zba­timin e legjis­la­cionit të punës, har­to­jnë aktin e inspek­tim­it.

2. Pro­ce­du­ra e dorëzim­it të aktit të inspek­tim­it dhe ele­mentet e përm­ba­jt­jes së tij për­cak­to­hen
me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 31

Sank­sionet

1. Inspek­tori i punës, për shkel­je të legjis­la­cionit të punës, ven­dos për njërin nga këto
sank­sione:
a) par­ala­jmërim, sipas nen­it 32 pika 1 të këtij ligji;

b) gjobë, sipas nen­it 32 pika 2 dhe nen­it 33 të këtij ligji;

c) pezul­lim të punës.

2. Vendi­mi për gjobë i inspek­torit të punës merr for­më të pre­rë kur:

a) sub­jek­ti ndaj të cilit është mar­rë vendi­mi nuk ka ushtru­ar të drejtën e ankimim­it;

b) sub­jek­ti ushtron të drejtën e ankimim­it jashtë afat­eve të për­cak­tu­ara në këtë ligj;

c) sub­jek­ti nuk ushtron të drejtën e ankimim­it ndaj vendim­it të komi­sion­it rajon­al të ape­lim­it të gjobave dhe vendim­it të Komi­sion­it Qen­dror të Ape­lim­it të Gjobave;

ç) gjo­ba, në për­fundim të pro­ce­du­rave gjyqë­sore, ka mbe­tur në fuqi.

 

Neni 32

Par­ala­jmëri­mi

1. Në rast se inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës kon­sta­to­jnë se punëd­hënësi nuk ka zbat­u­ar dis­poz­i­tat ligjore për orët e punës, ditët e pushim­it, fes­tat zyrtare, pagesën e kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore për të gjithë punë­mar­rësit, si dhe për kushtet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, ai par­ala­jmëro­het që të mar­rë masa për zba­timin në mënyrë të plote të dis­poz­i­tave ligjore bren­da afatit të cak­tu­ar në aktin e inspek­tim­it.

2. Nëse punëd­hënësi nuk ka mar­rë masat për zba­timin në mënyrë të plotë të dis­poz­i­tave ligjore, bren­da afatit të për­cak­tu­ar në aktin e inspek­tim­it të inspek­torit të punës, ky i fun­dit ven­dos gjobë, sipas rasteve të për­cak­tu­ara në nenin 33 të këtij ligji.

 

Neni 33

Ven­dos­ja e gjobës

1. Për rastet e shkel­jes së legjis­la­cionit të punës, inspek­tori i punës ven­dos gjobë si më
poshtë:
a) për shkel­je të dis­poz­i­tave të Kodit të Punës të Repub­likës së Shqipërisë, inspek­tori i punës
ven­dos gjobë në masën e për­cak­tu­ar në pikat 1,2, 3 e 5 të nen­it 202 të Kodit të Punës;

b) për shkel­je të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës, për­jash­tu­ar ato të parashikuara në shkro­n­jën “a” të pikës 1 të këtij neni, inspek­tori i punës ven­dos gjobë nga 30 deri në 50-fishin e pagës min­i­male;

c) në rastet e mosnjof­tim­it bren­da 24 or ve të aksi­den­teve në punë, me paso­jë vdek­jen, apo të
aksi­den­teve të rën­da, inspek­tori i punës ven­dos gjobë në masën 100 000 ( njëqind mijë) lekë.

2. Për shkel­je të përsërit­u­ra nga punëd­hënësi, të kon­stat­u­ara më parë nga inspek­tori i punës,
ky i fun­dit ven­dos gjobë sa dyfishi i vlerës mak­si­male të parashikuar për atë lloj shkel­je­je.

3. Kur inspek­tori i punës kundër­sh­to­het apo pen­go­het në kry­er­jen e detyrës, sub­jek­ti dëno­het me gjobë me vlerë dhjetë­fishin e pagës min­i­male. Rastet e kundër­sh­tim­it ose të pengim­it, si dhe pro­ce­du­ra për evi­den­timin e tyre për­cak­to­hen me udhëz­im të min­istrit.

4. Inspek­tori i punës, në cak­timin e masës së gjobës ka parasysh përsërit­jen e shkel­jes,
kohëzg­jat­jen e saj, shkallën e dëmit dhe num­rin e të punë­suarve të prekur nga kjo shkel­je.

 

Neni 34
Ankim­i­mi

1. Kundër vendim­it të inspek­torit të punës për gjobë, sub­jek­ti ka të drejtën e ankimim­it te komi­sioni rajon­al i ape­lim­it të gjobave bren­da 30 ditëve nga data e mar­rjes së njof­tim­it. Komi­sioni rajon­al i ape­lim­it të gjobave shpre­het me vendim bren­da 10 ditëve nga data e regjistrim­it të ankim­it.

2. Kundër vendim­it të komi­sion­it rajon­al të ape­lim­it të gjobave, sub­jek­ti mund të bëjë ankim pranë Komi­sion­it Qen­dror të Ape­lim­it të Gjobave bren­da 30 ditëve nga data e njof­tim­it të vendim­it të komi­sion­it rajon­al. Komi­sioni Qen­dror i Ape­lim­it të Gjobave shpre­het me vendim bren­da 20 ditëve nga data e regjistrim­it të ankim­it.

3. Kur vendi­mi i inspek­torit të punës për detyrim­in e pagesës së gjobës merr for­më të pre­rë, ai është tit­ull ekzeku­tiv dhe ekzeku­to­het nga zyra e përm­barim­it.

Neni 35
Pezul­li­mi i punimeve

Në rastet e shkel­jeve fla­grante të pikës 1 shkro­n­ja “dh” dhe pikës 2 shkro­n­ja “ç” të nen­it 15 të këtij ligji, inspek­tori i punës urd­hëron pezul­lim­in e punës dhe rapor­ton tek Inspek­tori i Përgjithshëm, i cili, bren­da 48 orëve nga çasti i mar­rjes së njof­tim­it, shpre­het për vendimin dhe kohëzg­jat­jen e pezul­lim­it.

 

Neni 36
Pro­ce­du­ra për ekzeku­timin e urdhrit të pezul­lim­it të inspek­torit të punës

1. Për punëd­hënësin, i cili vazh­don ushtrim­in e veprim­tarisë edhe pas urdhrit për pezul­lim­in e punës, inspek­tori i punës kërkon bashkëpunimin e organ­eve të Poli­cisë së Ren­dit për pezul­lim­in e veprim­tarisë.

2. Organet e Poli­cisë së Ren­dit mbësht­esin inspek­torët e punës, në për­puth­je me ligjin “Për
Policinë e Shtetit” .

3. Nëse masat e mësipërme nuk mjafto­jnë për pezul­lim­in e veprim­tarisë, inspek­tori i punës
bën denoncim në organet e prokuror­isë, në mbështet­je të nen­it 289 të Kodit Penal.

 

Neni 37
Sank­sione penale


Për të gjitha shkel­jet, që për­bëjnë vepra penale, zba­to­hen dis­poz­i­tat e parashikuara në Kodin Penal.

 

 

KREU VII
FINANCIMI

 

Neni 38
Financi­mi

Fondet për funk­sion­imin e Inspek­toratit Shtetëror të Punës sig­uro­hen nga Bux­heti i Shtetit, nga dona­cione të ndryshme, si dhe nga të ard­hu­ra të tjera të lejuara me ligj.

 

KREU VIII
DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 39

Ligji nr.7986, datë 13.9.1995 “Për Inspek­toratin Shtetëror të Punës”, i ndryshuar, shfuqi­zo­het.

 

Neni 40

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave të nxjer­rë aktet nën­ligjore për zba­timin e nen­eve 2 pikat 19 e 20, 8 pika 4, 12 pika 2 dhe 30 pika 2 të këtij ligji.

 

Neni 41

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim